Wednesday, March 2, 2011

Dinamika e Kapitalizmit Global dhe Kooptimi “Superelitar”: Luftë Pa Krye!

Abstrakt
Ndërsa revoltat popullore kanë filluar anë e mban globit dhe tensioni’ tyre për ditë shtohet, sidomos në ato vende ku ka shkelur “putra” e FMN-së, bota po ndeshet ― (për herë të parë në historinë e saj), me dinamikën e ‘kapitalizmit financiar global’; një kapitalizëm që karakterizohet nga forca monetare të cilat për herë e më shumë përqëndrojnë kapitalin ― (kapital i cili është në formë kartë-monedhe, aktive dhe resurse natyrale), në pak duar globale!

Natyrisht, në anën tjetër, nëse dikush do që të kuptoj se cilët zotërojnë këtë ‘pushtet monetar’ apo ‘pasuri aktive’, këtë gjë mund t’a kuptojnë qartë dhe dukshëm te të gjithë ata që mblidhen çdo vit në ‘Forumin Ekonomik Global’, në Davos të Zvicrës, të cilët janë pak më shumë se 2500 pronarë ndërmarrjesh shumë-kombëshe dhe 35 leader shtetesh, që ruhen nga më shumë se 4 mijë policë, në varësi të situatave revolucionare, dhe që këtë vit u zhvillua në fund të muajit janar, 2011. Kështu, sipas shumë raporteve të atyre që janë punësuar nga ‘superelita’ dhe ‘elita kombëtare’, (kjo e fundit i nënshtrohet superelitës)―ekonomistë dhe jo, vëmë ré, se superelita nuk ka asnjë propozim konkret për zgjidhjen e krizave ekonomike dhe sistemike, të cilat i kanë shkaktuar vet ata, me politikat e tyre të marketingut dhe ato monetare, politika të cilat e kemi cituar dhe analizuar në tekstet e kaluar.[i] Kështu, në këtë tekst, do të analizojmë politikën e jashtme amerikane dhe britanike, dhe disa individë që dominojnë ‘konsesusin neoliberal’. Do të ofrojmë edhe disa ide se si mund t’i shmangemi këtij kurthi gjeopolitikë i cili ka për nxitës dështimin ekonomikë të atyre vendeve që e promovojnë paturpësisht dhe deri në të vjellë, duke u ndjekur nga lakéj të nën-shteteve post-medern!

1.  Para-Orkestrimi i “Revolucioneve” Global: Rezultat i Kaosit të “Korpokracisë”!

Të para-fabrikosh disidentë dhe revolucione nuk është e vështirë: pushtetet despotikë e kanë bër këtë gjë gjatë gjithë kohës së tyre. Një lloj bën sot ‘pushteti neoliberal’: ai parafabrikon disidentë, të cilët në mënyrë mediokre, ua atribuojnë krizat e sotme vendore dhe globale ‘individëve’ dhe jo ‘sistemit’, një sistem i cili i ka rrënjët e tij thellë në histori dhe që është produkt direkt i politikës së ‘imponuar’ monetare. Ai fillon me mbretin Kroesus, mbret i cili spekuloi për herë të parë në historinë humane me ‘politikën monetare’, dhe që u përcoll te mbrétërit e tjerë mesjetarë dhe deri te themelimi i parë i këtij sistemi, në vitin 1694, në Angli, ku u themelua edhe ‘banka e parë fraksionale’. Pra ishte themelimi i bankave që sollën format e para shtetërore dhe jo e kundërta. Kështu, duke u ekspansionuar politika monetare, një lloj u ekspansionua edhe shteti. Ai u konceptua universal, sipas konceptit Platonian, vetëm se ky i fundit, nën-kuptonte një qytet, jo një shtet konvencional! Këtë keqinterpretim e bëri në menyrë mediokre Monteskie, babai i demokracisë Amerikane. Në të njëjtën periudhë, lindën edhe ideologjitë universale, me atë që spikati më fortë: komunizmin! Autor i kësaj ideologjie, ishte vet Karkl Marksi.

Por sidoqoftë, sot jetojmë jashtë dëshmisë së Marksit: ekonomisë shtetërore. Sot jetojmë ‘ekonominë globale’, që sikurse e kam cituar në vend tjetër[ii], ajo është një marrëzi totale. Dhe sot ekonomia nuk mbeshtetet thjesht në tre instrumente bazë, sikurse Marksi ishte i detyruar të analizonte, pra në bronx-flori dhe ‘pará dekrete’, por në shumë të tjerë: bonde qeverish dhe ndërrmarrjesh private dhe shtetërore; derivativë; swap-e ose tramba; aksione; stoqe bursash; CDR-ët ose bondet e FMN-së; kontrata CDS për bonde, eurobonde, etj si këto janë brenda sistemit kapilasit. Pra jetojmë një kaos të vërtet ekonomikë që për forcë ka manipulimin popullor! Në këtë mënyrë, me shpërthimin e dogmës neoliberale, pas vitit 1970-, e cila favorizon korporatat shumë-kombëshe, shteti u kredh ngadalë nga faqja e dheut, psh: në vitin 2007, sipas një studimi, PPB-ja globale ishte $47 trillionë. Në të njëjtin vit, 250 korporatat globale kishin prodhuar më shumë se $14.87 trilionë, sasi kjo e barabartë me pothuajse një të tretën e PBB-së globale dhe një sasi që tejkalonte PBB-në e SHBA-së ose atë të Unionit Europian ($13.20 trilionë dhe $13.74 trilionë respektivisht). Vetëm maja i 100 korporatave globale realizoi eksporte të shumës prej $9.72 trilionë, dhe eksporti i kombinuar i pesë korporatave më të mëdha globale ―(Wal-Mart, ExxonMobile, Royal Duch Shell, BP, dhe General Motors) ishte pothuajse $1.5 trilionë―më shumë se PBB-ja e më shumë se shtatë vendeve “sovrane”.[iii] Nuk është çuditshme atëherë, që sot të shohim një zgjatje të pushtetit, nga ai kombëtar në atë supranacional, respektivisht, B.E., me gjithë institucionet e tjerë globalë, FMN etj; ku tashmë ky pushtet konsiderohet ‘centrifugal’ dhe jo ‘centripetal’.[iv] Centrifugal, sepse pushteti ekonomik dhe politik nuk bazohet më te vendimet demokratike, por te vendimet e kësaj ‘kaste globale’, ku interesat e tyre, dominojnë ato kombëtare. Kjo është arsyeja, që shumë vende, sikurse është Britania e Madhe, ndonëse e udhëhequr nga të ashtu-quajtur “konservatorë”, ka ndezur motorrët për të privatizuar gjithçka, nën justifikimin dhe propagandën e “Big Society”. Në fakt, kryeministri David Cameron, e justifikon propagandën e fundit të tij rreth “Shoqërisë së Madhe”, sipas zhvillimit të më poshtëm:

Zhvillimin e pushtetit nga niveli më i ulët me qëllim që lokalitetet të marrin nën kontroll fatin e tyre; duke hapur shërbimet tona publike, duke ngarkuar me besim profesionistët dhe me pushtet duart e njerëzve që ata u shërbejnë; duke nxitur vullnetarët dhe veprimet sociale me qëllim që njerëzit të kontribuojnë më shumë në komunitetin e tyre.[v] (theksi u shtua) 
 
Ai n’a jep edhe disa shembuj se si do të pushtetojë nivelet e ulëta popullore, dhe ai citon: nëse fqinjët duan të marrin në dorë një Postë, park apo kënd lojrash, ne do t’i ndihmojmë ata. Nëse një institucion bamirësie ose një grup besimtarësh do të organizojë një shkollë të re dhe të madhe në sektorin shtetëror, ne do t’i lëmë ata. Dhe nëse dikush do që të ndihmojë fëmijë, ne do të fshijmë proceverbalet kriminale, shëndetësore dhe ligjet e sigurisë që i ndalon ata...ne jemi në procesin e hapjes së biliona stërlinash që kanë vlerën e kontratave qeveritare me qëllim që insitucionet bamirëse dhe ndërrmarrjet sociale mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën![vi] (theksi u shtua)
Ndërkohë, Nick Clegg, zëvendëskryeministër, luan rolin e “fraksionistit” konservator, duke cituar: ju nuk duhet të besoni asnjë qeveri, në të vërtet, as edhe këtë. Ju nuk duhet të besoni qeveri ― dhe pikë. Prirja natyrale është të mbledhësh pushtet dhe informacion.[vii] Pa u çuditur, një studim i rradhës zbulon se partia në pushtet u sponsorizua nga finacierë Londinez, vitin e kalur, në më shumë se 50%, të gjithë kapitalit të saj, duke nxitur pretendimet se kjo qeveri është ‘skllave’ e bankave![viii] Dhe pas avokatimit të tij politikë për pushtetimin e popullit, Cameron, harron të shfuqizojë ‘ligjin e konkurrencës’, i cili, pikërisht, përpjekjet lokale i sfidon duke i nxjerrë në tender, dhe  kompanitë globale, ku ligji komercial dominon, vendosin për të ardhmen e një komuniteti! Sa mundësi ka atëherë, pushteti lokal, që të pushtetojë popullin, në kuadrin financiar që Anglia dhe vende të tjerë gjënden? Kuadri financiar, sikurse u tha më lart, tashmë dihet: ai është global dhe ai që dominon quhet ‘globalist’! E thënë në fjalë të tjera: tregu lokal nuk ka mundësi të vetë-menaxhohet, për të vetmen arsye, se ai gjëndet nën konkurrencën e spekulimeve globale dhe në dritën e tenderave ku shteti konvencional e ka legjitimuar këtë të drejtë përmes “demokracisë” parlamentare dhe jo vendimeve popullore! Pra tregu i sotshëm është monopol. Ai ka akses në të gjithë vendet e botës dhe ajo që kërkon me ngulm është privatizimi i burimeve natyrale globale, me qëllim që të avancojë ideologjinë e tij pushtuese dhe natyrisht uzurpuese. Në terma praktikë kjo dtth se çfarëdo lloj ndërrmerrjeje që dikush do të ndërmerrte në nivel lokal, kolektiv apo individual, kjo përpjekje do të dështonte shumë shpejt. Dhe do të dështonte, sepse, tregjet janë të hapur; kapitali dhe të mirat materiale qarkullojnë lirshëm; punëtorët gjithashtu; dhe shërbimet financiare janë universale[ix] dhe përpara se kapitali të shkojë në shërbim të komunitetit ai filtrohet më parë nga instrumentët e shumë-kombsheve. Ato duhet të jenë kështu sepse vetëm në një situatë të tillë favorizohet shfrytëzimi maksimal i dinamikës punëtore. Dhe jo vetëm: ato i shërbejnë absolutisht hegjemonizmit amerikanë. Për fat të keq, ky hegjemonizëm, ka marrë forma shumë më negative në terren në krahasim me të kaluarën dhe tashmë globi gjëndet me të vërtet përpara degradimit total, si rezultat i politikave kaotike dhe sistemike!

2.  “Kaosi” Global: Rruga e vetme për të mbijetuar ‘Hegjemonizmi Amerikanë’!

Perandoritë, që nga lashtësia, përveç rrugëve të shtypjes së popujve dhe ekspansionit të tyre territorial, kanë përdorur mjaft mirë dogma të cilat kanë për qëllim ‘ndarjen pushteteve’ në forma më të vogla, që në histori është përcjellë, si maksimë, dhe kjo është: ‘Përça dhe Sundo’, skalitur nga latinët, të cilët, këtë maksimë e quanin ‘Divide ud Regnes’, praktikuar për herë të parë historikisht nga Izraeliti Gabinius, dhe më vonë nga Jul Çezari. Ky është një princip kryesisht ushtarak, por edhe politikë dhe ekonomikë, që ka për qëllim të fitojë pushtet duke ndarë pushtete të tjerë, në pushtete më të vegjël, me qëllim që të mos fuqizohen. Ndërkohë sot, në nivelin ekonomikë, kjo dogmë është arritur përmes promovimit të individualizmit brenda kapitalizmit; ky i fundit është produkt i bankave dhe i kompanive të para kapitaliste duke u ndihmuar këto të fundit nga teoritë universale, përpunuar nga autorë të ndryshëm, sidomos ato pozitivistë me arkitekt Auguste Compte. Kjo dogmë është përdorur edhe nga Rusët, në revolucionin e Tetorit kundër lëvizjes së Bardhë, me qëllim që të themelonin një Parti Komuniste.[x] Sot kjo dogmë, praktikohet mjaft thekur nga Britanikët, duke u ndjekur nga Amerikanët. Pikërisht, ky është roli i institucioneve globale: të ruajnë një regjim ku ndarja e pushteteve të rezultojë në efiçencë të pushtetit më të madh. Dhe natyrisht, ia kanë arritur mjaft mirë qëllimit! Kështu, pas krizës së tanishme, e cila është një krizë që shfaqet pothuajse çdo tre dekada, në një sistem të tillë universal, autoritativ, monetar dhe ekspansionist, dhe që shpërtheu në fillim të vitit 2008-të, solli një reformë të re për hegjemonizmin amerikanë: ‘reformën e krijimit të kaosit global’, më qëllim ruajtjen e dominancës globale.
Kaosi krijohet pikërisht nga këto institucione globale, të cilat, herë-pas-here, pohojnë se nuk mundën të parashikonin dukuri ‘fluskash’ dhe krizash ekonomike, sidomos ajo e FMN-së, e cila ka marrë një pjesë të rolit të promotorit të kësaj dogme![xi] Por krijimi i institucioneve të tilla ka çuar në luftë ekspansioniste globale midis protagonistëve; një luftë që karakterizohet nga një përpjekje për të penetruar dhe uzurpuar të mirat materiale globale, qoftë edhe përmes kaosit, e cila, natyrisht, udhëhiqet nga amerika. Në fakt, Zbigniew Brzezinski, një polako-amerikan gjeopolitikan, këshilltar i Presidentit Jimmy Carter (1977-1981), për marrë-dhëniet me jashtë, është frymëzuesi i kaosit të tanishëm global, përmes një kombinimi “teknetronik”, i cili, përshkruhet si teknikë superelitare, e cila duhet të ketë për synim mbajtjen nën mbikqyrje dhe nën kontroll sjelljen e masës, dhe që i takon asaj t’a ushtrojë këtë teknikë duke qënë e pajisur teknologjikisht, e cila, gjoja di se si zgjidhen proplemet konkrete me metodologji shkencore dhe që në esencë, ky kontroll duhet t’i ushtrohet kaosit, me qëllim që të mbajë hegjemoninë amerikane në përjetësi! ‘Divide ut regnes’ nuk është e mjaftueshme për të; kështu SHBA duhet të krijojë kaos me qëllim që të mbajë nën kontroll ‘zgjimin’ e tanishëm global ose e thënë në fjalët e tij: e vetmja alternativë për një rol Amerikanë konstruktivë është kaosi global![xii] Ngaqë situata ku ne jetojmë konsiderohet si ‘zgjim global’ i forcave punëtore, kundrejtë elitave, Brzezinski propozon, se presidenti amerikanë duhet të ri-fitojë legjitimitetin global duke drejtuar një përpjekje kolektive për më shumë sistem gjithëpërfshirës të drejtimit global. Pa u çuditur, ky interpretim, nga proponent të elitës universitare vendore[xiii], paraqitet në mënyrë mediokre, skajshmërisht i rrezikshëm, sepse arkitekti i mësipërm konsiderohet si realist, profet dhe proponent i vlerave demokratike!

Kështu, me qëllim që të ri-fitojë këtë legjitimitet SHBA duhet të aplikojë, sipas Brzezinski, katër hapa ose faza strategjike: bashkim, shtrirje, angazhim dhe paqe. Bashkimi lidhet me përpjekjen e ri-themelimit të një sensi qëllimplotë të ndarë midis Amerikës dhe Europës... . E vetmja zgjidhje praktike është të kultivosh një dialog të matur midis SHBA-së dhe tre vëndeve Europiane, që kanë një orjentim global: Britani, Franca dhe Gjermania. Të shtrish, ka lidhje me një përpjekje të matur për të ushqyer një koalicion më të gjerë të lidhur me principet e ndërvarjes dhe përgatitje për të luajtur një rol duke promovuar një drejtim më efektivë global. Në këtë mënyrë, disa formula për këshillime të shpeshta me qëllim rradhitjen e një kompozicioni nga G-14 në G-16 duhet të ndahet për të sjellë bashkë vendet me influencë gjeopolitike por edhe me peshë ekonomike. Të angazhosh dtth kultivimin e zyrtarëve të lartë përmes bisedave jozyrtare midis pushteteve kyç, sidomos SHBA., triada Europiane, Kina, Japonia, Rusia dhe mundësisht India. Dhe, të paqësosh kërkon një përpjekje të matur nga SHBA për t’iu shmangur moçalimit në hapësirën midis Suezit dhe Indisë. Me këto politika të ravijëzuara, Brzezinki përfundon se Obama me dhuntitë e tij intelektuale dhe retorike mund të promovojë hegjemonizmin Amerikanë![xiv] Por si mund të flasësh për paqe, kur në thelb është lufta për hegjemoninë amerikane, e cila kultivohet dhe ruhet me kaosin global, që Brzezinki propozon, duke ‘kooptuar’ elitat vendore, lëvizjet popullore dhe organizata të ndryshme?! A s’duket ky një këndvështrim pezhorativ? Si mund të krijosh paqe kur krijon kaos?! A s’është kaosi luftë? Natyrisht, ky arkitekt i elitave, zëvendëson fjalën ‘luftë’ me ‘paqe’! Psh, ‘Lëvizja e të Drejtave Civile’, themeluar në vitin 1950, nga zezakët e Amerakës, nën regjimin e mafies Hoover, me udhëheqës Martin Luther King, i vrarë ky i fundit nga elita amerikane, në 4 prill të vitit 1968, një vrasje e cila iu atribua ‘viktimës shlyese’, James Earl Ray-it, (por që në fakt ‘cjap i shushavës’ ishte vet Hoover), i cili vdiq në burg, dhe që në vitin 1999 kjo vrasje u ri-gjykua, duke dhënë verdiktin e mëposhtëm:

Loyd Jowers, pronar i Grill-it të Jim-it, kishte marrë-pjesë në një konspiracion për të vrarë King-un, një konspiracion që përfshinte J. Edgar Hoover dhe FBI-në, Richard Helms dhe CIA-n, ushtrinë, Departamentin Policor Memphis (DPM), dhe krimin e organizuar. Ky verdik shfajësoi James Earl Ray i cili kishte vdekur në burg![xv]

Kështu, pas vdekjes së King, kjo lëvizje gradualisht u kooptua nga konsesusi që parashtrojmë më poshtë. Kooptim s’do të thotë asgjë tjetër sesa sponsorizim elitar mbi këto lëvizje me qëllim që të justifikohen dhe mos të kundërshtohen veprimet e elitave; ose të kundërshtohen aq sa elita të mos pësojë asgjë. Në fakt, Brzezinski u integrua në Këshillin Amerikanë të Marrdhënieve me Jashtë, nga David Rockfeller, pas publikimit të librit të tij, në vitin 1965, ku të dy prezantuan idenë e takimit të grupit tripalësh (SHBA, Europë, dhe Japoni) në takimet vjetore të Bilderbergut. Kështu, në Korrik të vitit 1972, shtatëmbëdhjetë burra të fuqishëm u takuan në pronën e David Rockfeller, në Nju Jork, për të planifikuar krijimin e një komisioni tripalësh, komision i cili përfundimisht u krijua në vitin 1973. Ky komision më vonë u dominua nga konkluzionet e Samuel Huntington, i cili në librin e tij aludonte se bota ka nevojë më shumë për autoritet sesa për demokraci![xvi] Ky është principi ideologjikë pas kuintave politike, ekonomike dhe institucioneve shoqërore dhe aparatit pushtet: të kontrollojë popullin dhe të ruaj ekspansionin e autoritetit qëndror. Demokraci dtth në këtë kuptim thjesht një ruajtje e një ‘imazhi’ demokracie, për legjislativin, gjyqësorin, dhe ekzekutivin, dhe natyrisht votimet! Nga ana tjetër, ky kaos global dhe autoritativë i parafabrikuar, krijon kushtet për luftë dhe revolucione; kjo është arsyeja, që sot shohim revolta popullore anë e mban globit, revolta të cilat do të shtohen më shumë.  

3. Kaosi global kërkon shpenzime marramendëse për t’u ruajtur!

Në fakt, vetë ekonomia kapitaliste është kaotike. Kjo ekonomi, është praktikuar në këtë mënyrë, jo sepse ishte ‘gjenealogjike’ dhe e natyralizuar mbi qënien humane, por sepse ishte produkt i imponuar nga politika monetare, e cila ka qënë pronë e mbretërve, denbabadén. Sot kjo politikë, ka përfshirë edhe grupe të tjerë pushtetar: politikanët vendor dhe gjithë fraksionet e tyre subjektive; pronarët e shumë-kombsheve me gjithë konceptet e tyre eugjenike, dmth, domonimi dhe përkryerja e një specieje super-elitare e cila të nënshtrojë dhe kontrollojë ato specie që s’janë të denja për t’u vet-kontrolluar; elitat fetare me gjithë konceptet e tyre qyl-synuese etj., ku mbreti luan një rol dytësor dhe jo esencial. Të gjithë këto pushtete mbështeten te spekulimet monetare, cituar më lart. Por, akumulimi i pushtetit ekonomik, ka çuar superelitën në shpenzime marramendëse, shpenzime të cilat janë në sektorë të ndryshëm të shoqërisë civile:
  • superelita sponsorizon dhe promovon studimet që asaj i shkojnë për shtat; disa prej tyre, janë të gjithë ato studime që dikush ndesh në pjesën më të madhe të universiteteve, sidomos ata që konsiderohen super-elitar. Disa prej tyre janë Harvard; Yale; Cambridge etj., ku studiojnë bij dhe bija, të superelitës. Këto studime karakterizohen më shumë nga njëjtësimi e metodologjive shkencore, sesa nga respektimi i metodologjive gjenealogjike, dmth, ato synojnë të zhdukin gradualisht metodologjitë ‘etnologjike’, (përtej atyre që citojnë në preambulatë e tyre) të cilat kanë për qëllim të unifikojnë shkencën teknike në një të tërë, në shërbim dhe interes të plotë të shumë-kombsheve. Në vija të përgjithshme, këto studime justifikojnë eksplorimin e tyre nën arsyen se bota ka nevojë të shmang problemet e saj përmes një mobilizimi dhe vendimi global. Më konkretisht, dtth se diçka e tillë kërkon një ‘qeveri globale’, e cila do të jetë pronë e atyre që menaxhojnë burimet natyrale të mëmës tokë, cituar më lart. Ky zhvillim gjeneron kuadro dhe punëtorë ri-ciklues të cilët natyrisht janë pronë e korporatve dhe hierarkisë globale. Gjithashtu, këta universitete elitarë, tentojnë të uzurpojnë njohurinë dhe autonominë e universiteteve kombëtar. Një shembull konkret është Deklarata e Bollonjës, e cila, kishte për qëllim unifikimin e kualifikimit universitar, me qëllim që të siguronte konkurrencën ndërkombëtare të ekonomisë europiane kundrejtë ekonomive konkurrente të bllokut Perndimoro-atlantik (NAFTA) dhe të ekonomive Aziatike. Natyrisht që ky zhvillim ishte si rezultat i ekonomisë së marketingut dhe fleksibilizimit të tregut të punës që ekonomia globale e marketingut imponon, dmth, të ofrojë unifikim esencial të tregut të punës për sa i përket deregullimit të tregut—por jo lëvizjen e tij i cili pengohet me çdo lloj mënyre, sidomos nga Jugu drejt Veriut, me qëllim që i pari të ofrojë avantazhet krahasuese ku ofrohen te shumë-kombshet e të dytëve. Në fjalë të tjera, unifikimi i sistemeve kualifikuese përbën homogjenizimin e tregut të punës që imponon ndërkombtarizimi i ekonomisë së tregut.[xvii]
  • superelita me qëllim që të sigurojë ‘mbledhje’ të qeta dhe pa dëme fizike nga anti-globalistët, ndonëse këta të fundit kooptohen lehtë, duhet të paguaj shuma të mëdha për të ruajtur këtë rend. Psh, Forumi Ekonomik Global është një organizatë e dominuar dhe e paguar nga korporatat e mëdha: më shumë se tridhjetë sponzorizues paguajnë çdo vit $300,000, si pagesë e rregullt, ndërsa një grup i përbërë nga pothuajse njëqind persona paguajnë mesatarisht $150,000, dhe më shumë se dyqind anëtarë të tjerë paguajnë më shumë se $30,000 në vit për pjesë-marrjen.[xviii] Pra flasim për një shumë prej $25 milionë dollarë të cilat shërbejnë për të siguruar mbledhjet e superelitës. Natyrisht që në këtë shumë futen 4000 mijë policët, cituar më lart, dhe gjithashtu, kamerat dhe televizionet me amplitudë globale. Por ajo që është e rëndësishme të citojmë, është se të gjitha këto mbledhje superelitare nuk ofrojnë asnjë zgjidhje konkrete në terren, por vetëm varfërim, izolim dhe degradim të mëtejshëm të kombeve dhe të klasës punëtore globale!    
  • nëse dje, pra në antikitet, mbretërit kishin nevojë për ushtarë, me qëllim që të ruanin sigurinë e mbretërisë së tyre, sot, ngaqë mbretëria është globale, përveç ushtrisë, që në rastin konkret është NATO, e cial luan rolin e kësaj ushtrie, superelita ka adoptuar një sërë masash të tjera për të siguruar hegjemoninë korporative: telekamera brenda qyteteve me qëllim që të ruhet rendi dhe paqja brenda mbretërive të tyre. Në këtë rast, telekamera luan rolin e syrit ndëshkimor, meqënse, syri magjikë jashtë-tokësor po venitet, kundrejtë atyre, që nuk mbushin dot barkun me bukë; pasaporta biometrike, ku informacioni është nën pronësinë e po të njëjtës kastë, pra private; në rastin e Shqipërisë, informacioni i qytetarëve të saj ka shkuar në Bruksel me vendim të Parlamentit Europian dhe nën justifikimin e direktivave europiane të sigurisë!
  • por kontrollet kanë marrë edhe forma të tjera, si psh, lindshëmria të kotrollohet përmes sterilizimit të organeve riprodhuese ku medikamenteve u injektohen substanca qe shkaktojnë sterilizim, të cilat janë pronë e monopoleve të po të njëjtës elitë, dhe që shkojnë tek ata popuj që konsiderohen se kërcënojnë ekuilibrin e ekosistemit, ose janë të papërshtatshëm dhe të padëshirueshëm për të jetuar, me qëllim që të bier numri i popullsisë, ose duke emetuar në hapësirë, sëmundje gripale, të cilat dëmtojnë ato masa njerëzish që kanë një sistem imunitar të dobësuar; zakonisht janë ata njerëz që vuajnë për bukën e gojës, vuajtje që shkaktohet nga monopoli i drethërave superelitar; etj.
Pra flasim për një perandori të padukshme dhe të pa-kapshme nga televizionet global dhe vendor. Kjo natyrisht nuk është se s’kanë mundësi, por televizionet transmetojnë ato lajme që nuk dëmtojnë avancimin e ideologjisë neoliberale, ku fundja, janë pak ata, që merren me dekonspirimin e kësaj kasaphane korporative; ku fundja televizionet janë pronë e elitave vendore dhe të superelitave, që dtth më tej se, gazetarët janë pjesë e krimit masivë global, ndoshta edhe pa e ditur, por sidoqoftë, bashkëpunimi në krim, është i pashmangshëm!
Vazhdon...                      

Literatura:
1.   Shih psh, Ylli Përmeti, Shqipëria: Në “Revolucion të Përjetshëm.
2.   Po aty
3.   Shih, Ylli Përmeti, “Beyond an Autonomic Democracy: Economics vs. Phronesis”, nën titullin, “The end of the state; corpocracy leads the world!, f, 58.
4.   Po aty, The Lingering of Power: From Centripetal to Centrifugal: Towards a Transnational Elite, f, 39.
5.   Have no doubt, the big society is on its way, By David Cameron, The Observer, Sat 12 Feb 11.
6.   Po aty.
7.   David Cameron to rescue ‘big society’ with extra cash, By Toby Helm, The Guardian, Sat 12 Feb 11.
8.   Revealed: 50% of Tory funds come from City, By Nicholas Watt and Jill Treanor, The Guardian, Tue 8 Feb 11.
9.   Shih, Ylli Përmeti, “Katër Liritë” e FMN-së: Një Kurs Drejt “Rragamit”
10.  Shih psh, “Divide and Rule”, në Wikipedia.
11. Shih, Ylli Përmeti,  Economics: IMF: The Instrument of a Global Government through a Global Currency! ff, 83-87.
12. The global political awakening, By Zbigniew Brzezinski, December 16, 2008, New York Times.
13. ZBIGNIEV BRZEZINSKI, RIZGJIMI POLITIK GLOBAL, Shqip, 2011-02-26, nga Moikom Zeqo.   
14. Shih, Ylli Përmeti, Economics: The implosion of economic disaster in America: off shore corporations collecting world‘s resources! ff, 50-53.  
15.  Maria Gilardin, Who Killed Martin Luther King? Dissident Voice: April 4, 2008  ose “The American Oligarchy, Civil Rights and the Murder of Martin Luther King, The ‘Foundations’ of Social Control”, By Andrew Gavin Marshall.
16. Po aty.
17.  Η ΕΛΛΑΔΑ ΩΣ ΠΡΟΤΕΚΤΟΡΑΤΟ ΤΗΣ ΥΠΕΡΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΙΤ: Η ανάγκη για άμεση έξοδο από την Ε.Ε. και για μια Αυτοδύναμη Οικονομία, Nga Taki Fotopoulos, f, 211.

18. “SUPERCLASS”, Nga David Rothkopf, f, 272.                        

Ylli Përmeti

Intervistë me Federik Pistono – koordinator i Lëvizjes Zeitgeist Italia

Ripërcaktimi i Kulturës dhe i Shpirtit të Kohës
Arkitektura kulturore e shoqërisë së sotme është kthyer në mënyrë paradoksale në atë të një shoqërie të sëmurë e të shformuar deri në vlerat e saj etike më intime.  
Çekuilibri në të cilin jemi zhytur – qoftë në nivel individual ashtu edhe kolektiv – përceptohet në garën për të kapur dhe kontrolluar përfitimin ekonomik, në krijimin e konkurrencës për të krijuar skarcitet burimesh dhe shtresëzimin e shoqërisë. Por në Teoritë e Sistemeve të avancuara, Kultura është kyçi i ndërveprimit në të cilën e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë gjen arsye për të egzistuar, për të bashkëvepruar dhe për të patur një vazhdimësi.

Prej një kohe të gjatë, Kultura, ka luajtur vetëm rolin e nje faktori botëformues të një mase homogjene mendimi. Në shumë raste, politika ka përvetsuar ekuivalencën e zakonshme të “Kulturës” duke e përdorur atë banalisht dhe në mënyre instrumentalizuese: si rrjedhojë ajo ka ndjekur një cilësi të reduktuar të diskursit civil, politik, ndër-gjeneracional, të sensit kritik të rinisë dhe të ardhmërisë së gjeneratave të reja. Nëse sot, gabimisht, koncepti i “Kulturës” është i lidhur me atë të “Biznesit” ashtu si ai i “Kapitalit” i është bashkangjitur atij “Njerëzor”, ndoshta fëmijët tanë nuk do të kenë në drejtim të Kulturës, të Njeriut dhe Jetës, të njëjtën ide dhe respekt që ne ruajmë ende. Me Lëvizjen Zeitgeist duam ti ri-japim Kulturës atë vlerë ideale – përtej tundimeve njerzore – të ciles i përkiste fillimisht.

Brunilda Ternova: Federik, më lejo të filloj këtë intervistë me një pyetje të thjeshtë: Çfarë është Lëvizja Zeitgeist, si ka lindur dhe si është zhvilluar?
Federik Pistono: Lëvizja është themeluar në vitin 2009 nga regjizori amerikan Peter Joseph, me daljen e filmit ‘Zeitgeist Addendum’, dhe shumë shpejt mori përmasa ndërkombëtare. Kjo është një lëvizje sociale, jo-fitimprurëse që kërkon një ndryshim vlerash në një shkallë globale. Qëllimi është ngritja e Shpirtit të Kohës (gjer. Zeitgeist), pra e shpirtit kulturor të shoqërisë, në një nivel më human e të shëndetshëm, të bazuar në burimet e planetit, në njohuritë tona shkencore dhe teknologjike, në çlirimin e njerzve – me qëllim që të kuptojnë përfundimisht potencialin e tyre duke respektuar natyrën.
Brenda harkut kohor të një viti, Lëvizja ka arritur të kapë gjysëm milion anëtarë në mbarë botën, ka prodhuar dy filma, ka publikuar libra të ndryshëm, ka qindra grupe aktivistësh të shpërndare në 100 vende të botës që përkthejnë materiale në më shumë se 30 gjuhë, ka organizuar konferenca, shfaqje, diskutime, podcast, artikuj, muzikë, art, etj. Të gjitha këto të realizuara dhe të shpërndara falas nga vullnetarët në internet nëpërmjet Creative Commons. Egziston një projekt i quajtur ‘Zeitgeist Media Project’ – dedikuar artistëve të cilët krijojnë në ambiente 3D qytetet e së ardhmes, pjesë muzikore, piktura, video origjinale e remix, shkrime, etj.
Brunilda Ternova: Peter Joseph – përveçse është themelues i Lëvizjes Zeitgeist – ka shkruar,  drejtuar, prodhuar, dhe realizuar tre dokumentarë të rëndësishëm:Zeitgeist The Movie’ në vitin 2007, Zeitgeist Addendum në 2008 e Zeitgeist Moving Forward në 2011. A mund ti shpjegojmë lexuesit shqiptar se çfarë tematikash trajtojnë këta dokumentarë?

Federik Pistono: Fillimisht, Zeitgeist The Movie, nuk ishte një dokumentar, por ishte pjesë e një shfaqeje multimediale vaudeviliane (zhanër teatral) me muzikë, instrumenta dhe video drejtëpersedrejti. Shfaqja u dha për 6 netë rresht në Nju Jork e pastaj u publikua në internet. Ky realizim nuk u konceptua si një dokumentar në kuptimin tradicional, por si një shprehje krijuese, provokuese dhe emocionalisht stimuluese, me përmbajtje artistike të stilizuar. Megjithatë, pasi u publikua në internet, filloi të ngjallë një interes të madh e të papritur e në pak muaj arriti në më shumë se 100 milion shikues. Papritmas shfaqja “Zeitgeist” u kthye në “Zeitgeist The Movie”, dokumentari më i shikuar në historinë e internetit.  Ndërkohë, Jacque Fresco vihet në kontakt me Peter Joseph, dhe i shprehet këtij të fundit pak a shumë kështu: “Shumë interesante, por nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke nxjerrë në dritë probleme. Më sakt, a je i interesuar në gjetjen e zgjidhjeve të tyre?”.
Nëpërmjet Zeitgeist Addendum’ lind idea e një shoqërie me të vërtetë të qëndrueshme nëpërmjet përdorimit të mençur të shkencës dhe ndryshimit të vlerave në shkallë të gjërë. Në këtë mënyrë u krijua një lëvizje globale paqësore, racionale, njerzore dhe e pandalshme. Dokumentarët Zeitgeist, pavarësisht se ishin një frymëzim për Lëvizjen – me të cilën ndan të njejtin emer -, nuk duhet të ngatërrohen me përmbajtjen dhe vizionet e kësaj të fundit e cila është në thelb një lëvizje shoqëroro-sociale. Edhe pse dokumentarët janë gjithmon e më shumë duke lëvizur në drejtim të promovimit të Lëvizjes, ata mbeten akoma një analizë intelektualo – artistike.
Dokumentari ‘Zeitgeist Moving Forward’ është një punim dokumentues i plotë që përshkruan nevojën për një tranzicion përtej modelit të tanishëm që qeveris shoqërinë monetare botërore. Në dokumentar, morën pjesë ekspertë në fushën e shëndetit publik, antropologjisë, neurobiologjisë, ekonomisë, energjisë, teknologjisë, shkencave sociale e të fushave të tjera të rëndësishme që ndikojnë në funksionimin e shoqërisë dhe kulturës. Temat kryesore kanë të bëjnë me sjelljen njerzore, ekonominë monetare dhe shkencat e aplikuara. Nëse i gërshetojmë këto tematika, kemi krijuar një model për të kuptuar paradigmën e tanishme sociale dhe arsyet e rëndësishme, pse duhet që të dalim jashtë saj. Aplikimi i një përqasje të re sociale praktike, të bazuar në njohuritë e përparuara, do të zgjidhte problemet e rënda sociale me të cilat ballafaqohet bota sot.

Brunilda Ternova: Në dokumentarin Zeitgeist Addendum’, një pjesë të mirë e zë Projekti Venus (ang. Venus Project), krijuar nga inxhinieri social dhe projektuesi industrial, Jacque Fresco. Çfarë pozicioni ka Projekti Venus brenda Lëvizjes?

Federik Pistono: Propozimet e Lëvizjes Zeitgeist çojnë në mënyrë të paevitueshme drejt realizimit të asaj që synon Projekti Venus, ose më saktë drejt një Ekonomie të Bazuar në Burime (ang. Resource Based Economy) në shkallë globale. Projekti Venus përkrah ndryshimin dhe dallimet në mes njerëzve, duke e identifikuar shoqërinë si një organizëm në zhvillim dhe si një sistem emergjent që duhet të përshtatet. I vetmi model ekonomik që mund të ketë sukses në çdo qytetërim duhet të jetë i bazuar në menaxhimin dhe ruajtjen e burimeve, dhe jo tek paratë. Sistemi aktual i tregut nuk është i bazuar në menaxhimin inteligjent të burimeve të kufizuara të planetit, por në shfrytëzimin dhe përdorimin e vazhdueshëm të tyre për arsye përfitimi. Rritje e pafundme dhe burime të kufizuara: herët a vonë, njërës ose tjetrës detyrimisht do ti vijë fundi. Lëvizja Zeitgeist, është për nga vet përkufizimi i saj Jo-Utopike, ndërsa bindja, se sistemi aktual i tregut të bazuar tek përfitimi mund të ketë një jetë të gjatë, është shumë më utopike. E vetmja mënyrë realiste për të ecur përpara është rritja e kulturës dhe edukimi i njerëzve, dhe është pikërisht kjo gjë që ne si Lëvizje po bëjmë. Ajo që ka rëndësi është se po ndryshojmë kulturën dhe vlerat tona për t’i bërë ato më njerëzore dhe të qëndrueshme.

Brunilda Ternova: Cilat janë aspektet efektive të metodave dhe modeleve të reja të edukimit dhe si mendon se ka për të ndryshuar bota në vitet e ardhshme?

Federik Pistono: Mendoj se ne kemi dy mundësi.
Mundësia Zero: duke vazhduar gabimisht në situatën e tanishme. Nga studimi i së kaluarës mund të themi se ka për të egzistuar një oligopol korporatash që do kontrollojnë gjithshka: do të kenë kontrollin e patentave mbi idetë, mbi shpikjet, mbi teknologjitë, mbi mjekësinë dhe mbi vetë Jetën. Teknologjia do të rritet në një shkallë të tillë që njeriu mesatar nuk do të jetë në gjendje të kuptojë se çfarë po ndodh. Hendeku midis zhvillimit teknologjik dhe kulturës së përgjithshme të njerzve, do të rritet në mënyrë dramatike, duke na bërë të pafuqishëm për të ndikuar mbi ngjarjet në botë. Brenda 20 vjetëve, do të kemi mikroçipa të madhësisë së një qelize, nanoteknologji të avancuara dhe aftësi për të ndryshuar materjen në nivel molekular. Problemi është: Kush e kontrollon këtë teknologji? Një pjesë e vogël korporatash multinacionale dhe ushtarakësh, qëllimi i të cilëve është fitimi? Në shkencën e mirë të gjitha njohuritë janë të përdorura bashkarisht, në të kundërt, ajo është një shkencë e keqe, është një lloj tiranie. Pushteti i centralizuar, burimet e shkatërruara, mendjet e dëmtuara, çdo gjë e diktuar nga llogjika e fitimit dhe mungesa e perspektivës për atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Së fundi, rrezikojmë zhdukjen e mundshme të rraces njerzore nga paaftësia për të jetuar në ekuilibër dinamik me mjedisin. Kjo mundësi nuk ështe aspak joshëse.
Mundësia numër një: duhet të fillojmë një proces evolucioni kulturor të përshtatshëm për njohuritë teknologjike. Duhet të aplikojmë metoda shkencore e të braktisim gradualisht bestynitë dhe dogmat paralizuese, duhet të riformojmë aktivitetet tona në bazë të asaj që planeti mund të ofrojë e jo në bazë të asaj që ne duam të marrim. Të gjitha njohuritë janë të përbashkëta, çdo gjë është transparente, të gjithë kanë të drejtë të kenë qasje në burimet e informacionit: open source, përqasje ndaj njohurive falas, njerëz të informuar, burime të bollshme, planet të shëndetshëm, edukim i cilësisë së lartë, standarte të larta jetese për të gjithë pa përjashtim. Fizikisht është e pamundur të parandalosh luftrat, terrorizmin, krimet, nëse nuk ndryshohen kushtet që i gjenerojnë ato. Personalisht jam optimist për të ardhmen. Së pari, sepse nuk shoh mundësi të tjera; së dyti, për sa më takon, e vetmja mundësi e vlefshme është ajo numër një. Jam optimist, për shkak se ruaj në kujtesë gjithshka që më rrethon si dhe ndryshimet sociale që kanë ndodhur.
Brunilda Ternova: Konkretisht, në ç’mënyrë realizohet integrimi midis teknologjisë dhe didaktikës?

Federik Pistono: Le të bëjmë një hap prapa në kohë. Paramendoni se unë kthehem tek profesori im i ekonomisë, një anglez, Simon Foley, 8 vjet më parë, duke i thënë: “Profesor, kam një ide të jashtëzakonshme për një model të ri ekonomik. Funksionon në këtë mënyrë: njerëzit në mbarë botën që kryejnë një punë të kualifikuar, janë të gatshëm ta kryejnë falas dhe vullnetarisht, 20 ose 30 orë në javë. Krijimet e tyre ja dhurojnë botës, në vend që ti shesin. Do të jetë një gjë që do të ketë sukses!” Profesori do më kishte vështruar me skepticizëm e do të kishte menduar se unë isha një i çmendur.
E megjithatë, sot ne kemi sisteme operative falas si Linux, Apache e BSD (angl. Berkeley Software Distribution) me të cilët punojnë shumica e server-ave në botë; Wikipedia është enciklopedia më e madhe në historinë njerëzore – madje më skrupoloze se enciklopedia britanike dhe Microsoft Encarta – gjithmon e azhornuar dhe e shkruar në qindra gjuhë. Pse gjithë këta njerëz, shumë të aftë dhe të përgatitur teknikisht, janë duke kryer një gjë të tillë? Këta njerëz që kanë një punë të tyren – dhe janë punë të sofistikuara e teknike -, gjatë kohës së tyre të lirë kryejnë një aktivitet të dytë – akoma edhe më të vështirë dhe të sofistikuar – jo për klientët e tyre ose për përfitim, por për të tjerët dhe për më shumë, falas! Kjo është një sjellje kulturore dhe ekonomike e veçantë por novatore. Gjithshka shpërndahet falas nga vullnetarët dhe është e gatëshme në internet.
Atëherë, ajo bindja e vjetër që njerëzit punojnë vetëm për fitimin, dhe se pa një nxitje ekonomike askush nuk kryen asgjë, ndoshta nuk është e vërtetë. ?shtë e vështirë të shkëputesh nga bindjet e vjetra me të cilat jemi mësuar, sepse jemi të burgosur nga mendimi praktik. Nuk është e lehtë të dallosh  diçka të cilën e konsiderojmë të dhëne, dhe arsyeja është pikërisht se e konsiderojmë të tillë. Jemi mësuar gabimisht të besojmë se jeta ka kuptim vetëm kur ke një punë dhe dhe kur fiton para, që disa njerëz lindin të këqinj ose konkurrues, dhe se është në natyrën e njeriut lufta ndër mes veti.
Unë mendoj se nuk është e vërtetë, dhe këtë e them edhe për shkak të studimeve të fundit shkencore të cilat nxjerrin të njëjtin përfundim. Në trurin tonë kemi neuronet-pasqyrë dhe ne përjetojmë emocione dhe stres empatik në përgjigje të asaj që shohim tek të tjerët. Kjo është pjesë e biologjisë sonë. Jemi të programuar nga seleksionimi natyror të jemi empatik, bashkëpunues, kurioz dhe jo konkurrues, shkatërrues dhe dembel. Por thjesht e kemi harruar. Duhet të zgjerojmë ndjenjën tonë të identitetit, duke e shtrirë tek të gjithë njerëzit dhe krijesat e tjera – që janë pjesë e familjes sonë evolutive -, dhe tek biosfera si pjesë të komunitetit tonë. Dua të përdor fjalët e astronomit Karl Sagan, i cili thoshte se: ne jemi një planet.
Ajo çfarë duhet të festojmë është dhurata e imagjinatës njerzore, aftësia për të imagjinuar një të ardhme të ndryshme. Dhe ashtu siç është shprehur Sir Ken Robinson, duhet të jemi të kujdesshëm e ta përdorim këtë dhuratë me mençuri për të shmangur pikërisht skenarët që përmendëm më parë. Do mund ti realizojmë vetëm atëherë, kur do arrijmë ti shohim kapacitetet tona krijuese për atë pasuri që janë efektivisht. Nëse ne jemi me të vërtetë një shoqëri empatike, le të nxjerrim në pah natyrën tonë të vërtetë. Nëse ja dalim mbanë të mos shtypim krijimtarinë tonë nga sistemi arsimor dhe nga institucionet, mund të fillojmë vërtet një dialog duke reflektuar mbi rolin e species njerzore në këtë planet. Një shoqëri bashkëpunuese është më shumë efikase se një shoqëri konkurruese, e së bashku  mund të vendosim themelet për një qytetërim empatik, të qëndrueshëm, në zhvillim njerzor.

Brunilda Ternova: Në krahasim me politikën e sotme, çfarë alternative reale ofron Lëvizja?

Federik Pistono: Nuk më pëlqejnë sloganet prandaj do të përgjigjem duke qëndruar me këmbë në tokë. Politika, ashtu siç e njohim ne sot, nuk ofron asgjë dhe nuk mund të ofrojë asgjë, për vet formën sesi është ndërtuar. Detyra e ‘Res Pubblica’ (Shteti) është gjetja e zgjidhjeve të problemeve, por politikanët nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Merrni dhe pyetni një deputet, se në ç’mënyrë duhet të reduktohet dhuna dhe krimi nëpër rrugë. Ai do t’ju tregojë se si do të vepronte me pasojat e dhunës, por jo sesi do ta parandalonte atë. Pyeteni se si strukturohet një sistem prodhimi që të mos krijojë   mbeturina dhe ku çdo gjë është e riciklueshme, si ndërtohet një shtëpi që të përballojë tërmetet, si duhet rregulluar transporti në një qytet për të mos krijuar kaos dhe ndotje, si prodhohet ushqimi pa shkatërruar arat me herbicide dhe insekticide, si duhet ruajtur uji, si duhen zgjidhur problemet e varfërisë dhe te urisë etj. Politikanët nuk e dine dhe nuk i’a kanë as idenë më të vogël, sepse ata nuk janë edukuar për të kërkuar zgjidhje. Politika shërben për të bërë ligje të cilat i anojnë problemet, ndërsa Lëvizja Zeitgeist ofron zgjidhje duke nisur nga rrënjet e problemeve.

Brunilda Ternova: Le të ndalemi e të flasim për një moment në lidhje me ty. Kush është Federik Pistono, si i je afruar ambientit Zeitgeist e më vonë Lëvizjes – duke u bërë koordinator i saj për Italinë?

Federik Pistono: Punoj në një kompani në Verona që merret me mediat në internet. Aktivitetet e mia janë të ndryshme: menaxhim projektesh, regjizor dhe skenarist, programim dhe strategji komunikimi, etj, dhe kam një formim akademik si shkencëtar dhe informatik. Kam qënë gjithmonë i interesuar mbi tematikat shoqërore, dhe që fëmijë, kur shihja diçka që nuk funksiononte, në vënd që të ankohesha pyesja veten se si ta vija në funksionim. Prej shumë vitesh merrem me aktivizëm dhe kam qënë pjesëmarrës në grupe të panumërta paqësore, kam themeluar një shoqatë vullnetare, kam fituar një konkurs ndërkombëtar për Blogging dhe gazetari në lidhje me ndryshimet klimatike. Afrimi me Lëvizjen ishte një rrjedhojë e natyrshme. Kënaqësitë më të mëdha të jetës sime i kam në këtë Lëvizje të mrekullueshme, sepse kam mësuar se gëzimi i vërtetë është të ndihmosh të tjerët. Lëvizja synon të përmirësojë jetën e të gjithë njerëzve, dhe jo vetëm të një pakice të vogël. Për sa kohë që ne nuk jemi të gjithë mirë, nuk do të jemi me të vërtetë të lirë.

Brunilda Ternova: Çfarë ka realizuar Levizja Italiane Zeitgeist deri më sot dhe çfarë projektesh keni për të ardhmen?

Federik Pistono: Lëvizja italiane egziston prej më shumë se një viti – ajo ka 3 000 anëtarë të regjistruar në uebsit-in e saj dhe mbi 30 000 kontakte në Facebook, Twitter dhe YouTube -, duke shënuar vazhdimisht një rritje konstante. Projekti Zeitgeist ështe i ri në vetvete dhe ritmi i rritjes së tij ka qënë i pabesueshëm, dhe shëmbull konkret për këtë është Levizja jonë në Itali. Kur organizuam takimin kombëtar për aktivistët, më 6 shkurt 2010 në Bolonja, shumë njerëz nuk e kishin të qartë akoma se me çfarë do të merrej Lëvizja – njerzit flisnin për politikë, komplote dhe aspekte ezoterike. Tani të gjith merremi me argumente më konkrete që kanë të bëjnë me kulturën, njerzimin, qëndrueshmërinë, teknologjinë e aplikuar për zhvillimin social, etj. Kemi 5 Grupe Pune, që merren me përkthimin në italisht të materialeve, me krijimin e videove dhe grafikës, me programim, me vënien në kontakt me personalitete dhe artistë të ndjeshëm ndaj argumenteve tona. Çdo dy të diela në orën 21:30 zhvillojmë një podcast ku diskutojmë artikuj, libra dhe projekte. Regjistrimi i tyre mund të shkarkohet falas nga uebsiti ynë i internetit (http://www.zeitgeistitalia.org/podcast). Hapi i ardhshëm do të jetë decentralizimi total i strukturës, ku qëndrat qytetare mund të veprojnë të pavarura duke organizuar konferencat e tyre. Kjo do të arrihet me më shumë kulturë dhe impenjim.
Më 13 mars do të zhvillohet në nivel botëror Zeitgeist Day – dedikuar promovimit të ideve të Lëvizjes – organizuar nga aktivistët dhe përkrahësit e saj. Grupet Qytetare janë e ardhmja jonë reale, dhe në Itali kemi me dhjetra të tilla. Ato që janë më shumë aktive ndodhen në Milano, Romë, Firence, Bari, Verona, Napoli, etj., dhe kemi si qëllim mbulimin e mbarë vendit. Më pas do të kemi edhe takimin kombëtar për aktivistët, plus takimeve të shumta me anë të Teamspeak (biseda audio në internet), ku  mund ti japim zë fjalëve tona në mënyrë efektive. Kemi në projekt një eveniment të madh për të ardhmen, me artistë, muzikantë, ekspertë të psikologjise, teknologjise, të shoqërisë etj, të cilin do ta realizojmë në një nga qytetet kryesore italiane.
Brunilda Ternova: Çfarë mesazhi do t’i jipje shqiptarëve që lexojnë këtë intervistë?

Federik Pistono: Për momentin, më rezulton se nuk ka ende një Lëvizje Zeitgeist në Shqipëri. Nëse  duam të shohim një ndryshimin social, duhet ti marrim ne frenat e fatit tonë në dore dhe të fillojmë e të punojmë.  

Djem dhe vajza shqiptare, bota ka nevojë edhe për ju!

Intervistoi : Brunilda Tërnova

Burimi: http://www.gazetaonline.net/2011/interviste-me-federik-pistono-koordinator-i-levizjes-zeitgeist-italia.html

Xhufi: Hila, djalë kurajoz

Në Tiranë Ka patur jehonë të fortë publike intervista në Shekulli e diplomatit të shkarkuar Dritan Hila. Pëllumb Xhufi, i cili është dalluar gjithë kohën për kritikat që i ka bërë klasës politike lidhur me kontrabandimin e interesave kombëtare, thotë sa më poshtë për ëebsite-in Respublica:
"Përtej justifikimeve ligjore, që me siguri do rezultojnë të pabaza, Hila është pushuar nga puna, ngaqë ka thyer heshtjen mafioze (omertá), të cilën drejtuesit e Ministrisë së Jashtme e kanë imponuar në atë dikaster në mënyrë që ta lejojnë politikën shqiptare të kontrabandojë "pa u lagur".
Dikush në atë ministri duhej të denonconte shitjen e interesave kombëtare nga ana e boss-ëve të korruptuar e të rekrutuar të politikës shqiptare.
Këtë e bëri Dritan Hila, një djalë i zgjuar, patriot e kurajoz; dhe kjo i bën nder atij. Unë e di mirë, se krerët esadistë kur të thiren nesër për të dhënë llogari për mëkatet apo firmat e tyre në dëm të interesave kombëtare e në kundërshtim me ligjin, do justifikohen duke treguar me gisht boss-ët e tyre. Por në diplomaci, ashtu si në ushtri, vlen një rregull i vjetër dhe i përbotshëm: urdhërat e eprorëve, që përbëjnë krim e tradhëti të interesave kombëtare, nuk zbatohen. Jerarkët e Hitlerit, Duçes apo të Peten-it e pësuan njësoj si dhe boss-ët e tyre, të cilëve u kishin shërbyer. Dhe nesër do jenë jerarkët e MPJ-së, e jo zoti Hila që ka shpëtuar nderin e shpirtin e tij, që do të përgjigjen për marrëveshjet lidhur me kufijtë detarë me Greqinë, me varrezat greke, apo me regjistrimin e popullsisë me vetdeklarim të kombësisë e të besimit, për zbatimin e projektit shovinist të Vorio- Epirit, si dhe për pushtimin ekonomik të Shqipërisë nga mafia serbo-ruse."
MPJ: Hila fyu Berluskonin në shkrimin për Ghedafin

Ndërsa në emër të Ministrisë së Jashtme ka folur Gazmend Turdiu, sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, i cili është shprehur dje në shtyp lidhur me shkarkimin e z.Hila. Mes të tjerash ai ka thënë se z.Hila ka shkelur në mënyrë të përsëritur një dispozitë ligjore që kufizon shprehjen publike të diplomatëve.
"Që nga shtatori i vitit 2010 deri tani ai ka botuar mëse dhjetë artikuj me implikime negative për politikën e jashtme të shtetit shqiptar.... Vendimi për largimin e zotit Hila nga Shërbimi i Jashtëm nuk ka qenë i menjëhershëm. Rasti i tij është trajtuar me shumë diskrecion dhe dashamirësi që nga shtatori i vitit të kaluar. Në datën 2.9.2010 zoti Hila botoi artikullin "Kolonel Ghedafi dhe paraja pa erë". Artikulli përmbante qëndrime në kundërshtim me linjën zyrtare të politikës sonë të jashtme në raport me partnerin strategjik dhe mbështetësin e fortë të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, Italinë fqinje. Artikulli përmbante gjithashtu edhe fyerje për figurat e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të atij vendi, - është shprehur zyrtari i MPJ-së, duke shtuar: "Z.Hila është thirrur në zyrë nga Sekretari i Përgjithshëm dhe është këshilluar si zyrtarisht ashtu dhe shoqërisht të mos i përsërisë këto shkelje ligjore. Si qytetar i lirë i një vendi demokratik, zoti Hila ka gjithë mundësitë ligjore të kundërshtojë këtë vendim, në Komisionin e Shërbimit Civil dhe pastaj në Gjykatë".
Më pas, sipas stilit të njohur të presionit publik mbi ata që hapin gojën kundër qeverisë zyrtari i MPJ-së, ka shtuar një fjali alla-Berishë: "Do jetë skenë interesante shqyrtimi edhe i ligjshmërisë së procedurës së "rekrutimit" në Shërbimin e Jashtëm të zotit Hila".

INTERVISTA
U shpreh në shtyp kundër Greqisë, e shkarkojnë nga MPJ pas 11 vitesh në diplomaci. "Kërkohej një simetri ndërmjet rastit tim dhe atij të konsullit grek në Korçë".
DENONCIMET E DRITAN HILËS:
- Draftet e një marrëveshje me Greqinë në 1994 janë zhdukur nga Arkiva e MPJ. - Ka shenja të rifillimit të negociatave nën rrogoz për Paktin Detar. - Roli i ish-ministrave në Marrëveshjen për Varrezat. - Cili është ish-ministri që vetëm në muajt e fundit, nga 150 diplomatë, 87 i zëvendësoi me "njerëz nga rruga".
Shtetarët e Tiranës në marrëdhëniet me të huajt janë peng i veprimeve të tyre. "Janë regjistruar dhe klasifikuar nga shërbimet inteligjente mike apo rivale sjellje ordinere morale jashtë kufijve; transferta të dyshimta parash; ndërmarrje me partnerë të dyshimtë etj. Këto fakte miqve ju shërbejnë për të krijuar opinion, ndërsa armiqve për të bërë presion" - rrëfen në këtë intervistë për "Shekullin", z.Hila

Ish-punonjësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, diplomati Dritan Hila, është shkarkuar para pak ditësh nga detyra pas disa shkrimeve kritike në shtyp ndaj politikës greke kundrejt Shqipërisë. Një nga shkrimet e tij në shtyp që ka ngjallur debate ishte ai me titull "Hijet e vetëdeklarimit pas pensioneve të homogjenëve".
Qëndrim kritik z. Hila ka pasur veçanërisht pas deklaratave të konsullit grek në Korçë. Për këto qëndrime ai u nxor fillimisht përpara Komisionit të Gradave dhe Disiplinës në MPJ dhe u mor masa e mosngritjes në detyrë për 2 vjet.  
Por, pak ditë pas kësaj mase, atij ju komunikua papritur shkarkimi. Në këtë intervistë për "Shekulli"-n, z. Hila thotë se "Nëse mendohet se unë si diplomat nuk kam të drejtë të kem opinionet e mia personale për interesat e vendit tim, dhe nuk kam të drejtë t'i shpreh ato publikisht dhe nën tagër personal, kjo është mendësi e atyre që shtetin e konceptojnë si pronë personale dhe nëpunësit e tyre si raja. Shprehur sipas politologjisë, kjo quhet mendësi totalitare". Më pas, ai denoncon veprimet dhe mosveprimet në disa momente kyçe në veprimtarinë e diplomacisë ku ai kontribuon prej 11 vitesh. Një nga pohimet më interesante të këtij diplomati është përgjigja për pyetjen, pse janë kaq të mefshtë dhe jopërfaqësues të sensibilitetit publik, politikanët shqiptarë kur bëhet fjalë për raportet me të huajt që duhet të jenë reciproke. Më poshtë, intervista e z. Hila për "Shekulli"-n, dhënë dje gazetarit Denis Dedej.

Z. Hila, ju jeni penalizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me largim nga detyra pas disa shkrimeve në shtyp ku spikatin ato për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, apo për raportin Marti. Ju si e konsideroni këtë vendim?
Pikërisht... ndër arsyet kryesore pse më larguan nga ky shërbim janë opinionet e mia kritike për qëndrimet, ose thënë më saktë mosqëndrimet e këtij institucioni ndaj çështjeve jetike për shtetin shqiptar. Nëse mendohet se unë si diplomat nuk kam të drejtë të kem opinionet e mia personale për interesat e vendit tim, dhe nuk kam të drejtë t'i shpreh ato publikisht dhe nën tagër personal, kjo është mendësi e atyre që shtetin e konceptojnë si pronë personale dhe nëpunësit e tyre si raja. Shprehur sipas politologjisë, kjo quhet mendësi totalitare.
Përveçse diplomat, unë jam edhe shtetas shqiptar, i cili shikonte se si institucioni i tij, ishte tërësisht i pa ndjeshëm ndaj kafshimeve që fuqi të huaja po i bënin territorit dhe interesave tona. Dhe për këtë kisha të drejtë të shprehesha, të drejtë që e ushtrova dhe të cilën do të vazhdoj ta bëj. Në botën e qytetëruar, ka shumë diplomatë që janë njëkohësisht edhe opinionistë gazetash. Mjafton të përmend këtu opinionistin e "Corriere della Sera", Sergio Romano, që ka qenë 40 vjet diplomat në poste deri ambasador dhe 50 vjet, e deri në ditët e sotme, opinionist.
A kam të drejtë unë në paralajmërimet e mia për ekspansionin grek dhe përpjekjeve të Greqisë për helenizimin e Jugut të vendit?
Këtë po e paralajmërojnë edhe njerëz të nderuar dhe dijetarë si Prof. Kristo Frashëri dhe Prof. Pëllumb Xhufi; KLD, mediat dhe ju në "Shekulli" këto ditë po vini alarmin për falsifikimet e kombësisë; e shumë raste të tjera. Duke perifrazuar George Orwellin, mund të thuhet se "duhet të jesh diplomat shqiptar që mos ta vësh re këtë agresion të ftohtë". Duke iu kthyer çështjes Marty, rikujtoj, se para disa javësh, gjatë një vizite në Romë, ministri Haxhinasto, kur u pyet sa çfarë masash po merren ndaj raportit të Dick Marty, që asokohe nuk ishte ende rezolutë e asamblesë së KiE-së, u shpreh se "...nuk duhet t'i japim kaq shumë rëndësi raportit të këtij Marty-t...". Por Marty dhe diplomacia sllave, nuk e kishte marrë me aq mendje të lehtë këtë çështje, sa e kishte marrë ajo shqiptare. Dhe neve na ka mbetur një bela që do të na bëhet havale për vite me radhë. Numri i fundit i revistës prestigjioze "Foreign Policy", e cilësonte qeverinë e Kosovës si të përbërë nga trafikantë organesh. Kaq mjafton si fillim për të shijuar se çdo vijë më pas.

Fillimisht Komisioni i Disiplinës në Ministrinë e Jashtme ju dha një penalizim me 2 vjet mosngritje në gradë. Por më pas është firmosur një shkresë nga ministri për largimin tuaj. Çfarë ndryshoi që solli dhe pushimin tuaj nga puna?

Urdhri i largimit tim, mban datën 18 shkurt, por realisht është firmosur më datë 21 pasdite. Gjatë gjithë kësaj kohe, e kontrolluan dosjen time fije për fije, me shpresën se mos gjenin mangësi për ta përdorur si argument shtesë për largimin tim, ose më vonë si presion kundër meje. Është e vërtetë që masa e propozuar nga komisioni ishte e lehtë, dhe për këtë dua të falënderoj kolegët e mi, diplomatë karriere të çmuar, të cilët pavarësisht presioneve dyditore, nga ministri, dhe i përdoruri i përhershëm, sekretari i përgjithshëm, nuk u epën për të dhënë si masë pushimin nga puna, por vetëm për kompromis "in extremis", dhanë masën "dy vjet mos ngritje në gradë" .
Logjika ta donte që ministri të mos dilte mbi këtë masë, aq më shumë që nuk ka kapacitetet e nevojshme profesionale të gjykojë një komision ekspertësh. Por pas presioneve të ardhura nga njerëz që i ka mbi kokë dhe që e urdhërojnë, firmosi largimin tim. Është në këtë mes edhe putra e ambasadës greke, e cila kërkonte një simetri ndërmjet rastit tim dhe atij të konsullit grek në Korçë, por duke harruar se unë mbroja sipas Kushtetutës tërësinë e vendit tim, ndërsa Ikonomus kërkonte toka dhe destabilizonte një shtet fqinj; unë flisja në emër personal, ndërsa ai në emër të shtetit grek që e kishte akredituar në Korçë. E pra sot "konsulli me xhup" gëzon statusin e tij si diplomat, ndërsa unë duhet të filloj betejën ligjore pse mbrojta interesat e vendit tim dhe i tregoja nga i vinte e keqja.

Z. Hila, duke pasur parasysh që keni 11 vjet karrierë diplomatike, si do ta vlerësonit ju sjelljen e diplomacisë shqiptare, sidomos në çështjet e kohëve të fundit?

Gjashtë vitet e fundit, do t'i vlerësoja si një zbythje të vazhdueshme të diplomacisë shqiptare përballë kërkesave arrogante të palës greke. Dhe këtë e mbështes në disa fakte: Ende pala greke nuk ka firmosur marrëveshjen për kufijtë tokësorë dhe atë për ujërat e brendshme që kemi dorëzuar në 1994. Madje ka të dhëna se draftet mbi këto marrëveshje, kanë humbur fare në arkivat e ministrisë. Po ashtu, pas zgjedhjeve të 2005-ës, ministria e Mbrojtjes, e drejtuar në ato kohë nga Fatmir Mediu, pa njoftuar ministrinë e Jashtme, zhvilloi bisedime me palën greke dhe i njohu të drejtën e tre varrezave, duke e vënë ministrinë e Jashtme para faktit të kryer. Por megjithëse kishte ende kohë për manovra, pasi duheshin përcaktuar modalitetet e identifikimit të kufomave dhe hollësi teknike të tjera, nëpërmjet të cilave mund të fitohej kohë dhe terren, komisioni i ministrisë së Jashtme, nën direktivën e ministrit Mustafaj, - i cili në aparencë i trajtoi interesat shqiptare me mendjelehtësi, por në realitet armiqësisht për kombin që e paguante, - dhe negocimin e njeriut që më vonë do të na bënte peshqesh edhe marrëveshjen e ujërave, ju përulën (fjala më e lehtë që mund të përdor) kërkesave greke, duke ngritur tre varreza. Janë varreza të ushtarëve të Metaxa-it, pra atyre që më '40 bombardonin fshatrat shqiptare me thirrjen "Zito Vorio-Ipiro", (Rroftë Vorio-Epiri) duke na i shitur si antifashistë. Grekët u dëshmuan edhe njëherë si manipulatorë të historisë pasi aleanca antifashiste u formua pas sulmit nazist mbi ish-Bashkimin Sovjetik. Ndërsa pala shqiptare, minimalisht, dëshmoi mungesën e kompetencës profesionale.
Po kështu qëndron edhe dhënia e lejeve për ndërtimin e shkollave greke në Himarë dhe Korçë. Dhe qershia mbi tortë, ishte marrëveshja për delimitimin e shelfit kontinental, ose që njihet ndryshe si marrëveshja e detit me Greqinë. Kam përmendur më parë përgjegjësinë ligjore të komisionit dhe teknikëve negociues, por nuk duhet harruar se kjo marrëveshje kishte kohë që kërkohej nga pala greke, por u nënshkrua nga Lulëzim Basha dhe u mbrojt me zjarr nga Ilir Meta. Ndërsa Ilir Meta duhet të na shpjegojë se me çfarë ka lidhje gjithë ai zjarr në mbrojtjen e marrëveshjes, Lulëzim Basha, duhet të thërritet nga prokuroria me akuzën e "dorëzimit të territorit të Republikës". Si diplomat dhe shqiptar, i jam mirënjohës dhe kjo duhet thënë se, nëse nuk do të ishte vendimi burrëror dhe atdhetar i Gjykatës Kushtetuese, ne sot do ishim me 300 km2 më pak nga sa na lanë të parët tanë.

Z. Hila, ka një lloj sjellje të vazhdueshme të shtetit shqiptar, të diplomacisë, që përpiqet t'i kalojë në heshtje të gjitha çështjet sensibël për publikun. Nga eksperienca juaj, keni arritur në ndonjë përfundim pse ndodh vazhdimisht ky intimidim në politikën shqiptare kur bëhet fjalë për raportet me të huajt që duhet të jenë reciproke dhe dinjitoze, siç i kërkon qytetari shqiptar?
Politikanët shqiptarë të tranzicionit, vinin nga një shoqëri spartane, dhe rrjedhimisht ishin të paparë me botën dhe nevojtarë në kërkesa. Si fillim një mjekim i njerëzve të afërt në vendin fqinj; pastaj mplekseje me banditë ordinerë që bënin afera të lëndëve narkotike dhe që në raste kapjeje nga policitë e vendeve fqinjë përmendin emrat e protektorëve të tyre politikë; sjellje ordinere morale si të lëshuar nga zinxhiri kur dilnin jashtë kufijve; më vonë me rritjen e korrupsionit, depozitim të ardhurash në bankat perëndimore dhe transferta të dyshimta parash; dhe së fundi ngritje ndërmarrjesh të përbashkëta me partnerë të dyshimtë. Të gjitha këto nuk kanë kaluar pa u regjistruar dhe klasifikuar nga shërbimet inteligjente mike apo rivale. Këto fakte miqve ju shërbenin për të krijuar opinionin, ndërsa armiqve për të bërë presionin. Nuk janë dënglat e integrimit, por vetëm logjika e kapjes së shtetit nga njerëz me të kaluar të errët dhe peng në shërbimet e huaja që e shpjegon edhe rastin e fundit kur ministria e jashtme jona, vetëm pas presionit të medias thirri ambasadorin grek për t'i kërkuar qëndrim ndaj deklaratave të konsullit grek në Korçë. Po mos kishin ndodhur këto reagime, Ikonomus do të vazhdonte të ligjëronte herë nga Korça e herë nga Boboshtica.

Po pse nuk reagojnë të tjerët, profesionistët e diplomacisë. A kemi të tillë apo dhe kjo ndikohet nga emërimet politike...?


E kam thënë edhe më përpara, dhe e ripërsëris se tashmë atij dikasteri i është bërë një transfuzion gati i plotë, dhe profesionistët e vërtetë, janë në pozicione margjinale. Sot në ministri, gjysma e punonjësve nuk përdorin germat "ç" dhe "ë" në shkresat e tyre; nuk dinë t'i formatojnë dhe të kuptojnë problemet. Përfaqësitë janë bërë strehë militantësh dhe nepotizmi, ndërsa ana profesionale është afër zeros. Ka filluar kjo politikë që në kohën e Besnik Mustafait, dhe më vonë Lulëzim Basha, e përdori si çiflig për të krijuar tarafin e vet dhe duke bërë trafik influence. Në muajt e tij të fundit si ministër, nga rreth 150 diplomatë që punonin në përfaqësitë tona jashtë shtetit, 87 prej tyre ishin të marrë nga rruga: militantë, ish emigrantë pa kualifikimin e nevojshëm dhe shokë e miq të tij. Po kështu në periudhën e Ilir Metës, ose duhej të ishe pjesë e interesit elektoral të LSI-së, ose e atyre private të Metës. Nëse ligji parashikonte që promovimet bëheshin brenda organikës ekzistuese, kjo nën administrimin Meta, nuk ndodhi qoftë edhe një herë.

Ju përmendët më parë edhe marrëveshjen për kufirin detar, e cila u shpall antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Disa i tremben rikthimit të saj siç ka ndodhur thuajse me të gjitha çështjet e rënda për publikun gjatë kësaj qeverisje. Kemi të drejtë të frikemi për një rikthim të kësaj marrëveshje mes Tiranës e Athinës?
Marrëveshja detare, ishte rezultantja e gjithë ndrojtjes dhe kapjes që diplomacia shqiptare ka treguar ndaj asaj greke. Po. Ka shenja të rifillimit të negociatave nën rrogoz, dhe tashmë duhet të jemi të gjithë vigjilentë. Dhe që kjo të mos ndodhë, gjithë opinioni duhet të kërkojë që edhe në këtë çështje të fillojë të veprojë drejtësia, pasi të duash Shqipërinë, është një ndjenjë që nuk paguhet se e kemi për detyrë, por ta shesësh atë, është një krim, dënimit të të cilit nuk duhet t'i shpëtojë dot askush: në këtë jetë me burg, dhe në të përtejmen me përbuzje kombëtare.

Denis Dede, G. Shekulli

Ende me teknikën "Plumbi del me plumb"?

Kemi dëgjuar këto 20 vite tranzicion, luftë ballore ndaj komunizmit 50 vjeçar dhe ishkomunistëve që i kanë shërbyer atij regjimi vrastar ndaj popullit shqiptar.
Kemi dëgjuar termat bllokmen, bllokqen në një gjuhë urrejtjeje mes dy krahëve më të mëdhenj të politikës shqiptare. Akuza e kundërakuza dhe refren mbetet sistemi komunist, ideologjia diktatoriale etj.

Rinia shqiptare e sotme, që rreth komunizmit më shumë ka lexuar në librat historikë se sa e ka përjetuar atë periudhë të errët, ende nuk e kupton se përse çekanët godasin edhe sot 20 vjet pas pluralizmit politik, ende rregjimin totalitar.

Ndërkohë që pothuajse në të gjitha vendet e ish bllokut lindor ku sot është vendosur sistemi kapitalist, janë dënuar të gjitha krimet e komunizmit, të gjithë bashkëpunëtorët e atij regjimi dhe janë dëmshpërblyer të gjithë të burgosurit politikë, në Shqipëri ky proçes shkon ende zvarrë dhe R. Alia e Nexhije Hoxha kanë marrë dënime qesharake, në raport me bëmat e tyre, apo në raport me homologët e tyre në ish sistemin komunist. Mjafton të përmendin fatin e Çaçeskut në Rumani, të pushkatuar bashkë me gruan e tij.
Nuk pamë viktima gjatë rrëzimit të bustit të diktatorit më të egër në Europë, por më 21 janar 2011-të, 4 qyetarë shqiptarë vriten me armët e gardës republikane dhe nuk kemi ende asnjë të dënuar për këto krime. As dënime morale nga politikanët që dhanë këto urdhra, por as dënime ligjore mbi vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm. Dhe qytetarët shqiptarë në mënyrën më të paimagjinueshme vazhdojnë të heshtin para vrasjes së tyre, nga vetë shteti. Madje po ashtu si në komunizëm, ndahen në palë edhe përballë vdekjes, vrajse shtetërore e cila nesër mund ti trokasë çdokujt.

A ka rënë vërtetë sistemi totalitar në Shqipëri? A janë 3 shtyllat e pushteteve vërtetë të pavarura në Shqipëri?
A kanë besim qytetarët tek drejtësia? A ushqejmë shpresa? A kemi politikanë të korruptuar dhe të ndëshkuar ligjërisht?
Stop Injorancës

Le ti hedhim një sy disa nga aktorëve më në zë të politikës shqiptare sot, në një informacion shkëputur nga G. Shekulli.

Sali Berisha nuk ishte bllokmen, por bllokqen, siç e cilësoi Gramoz Ruçi, më 23 dhjetor 2010 në Kuvend, ndërsa komentonte fotot e kryeministrit me familjarët e Enver Hoxhës, në vitet '80.
Ai kishte shërbyer për shumë vite pranë udhëheqjes komuniste, ishte afruar shumë afër familjarëve të kupolës qeverisëse, sepse vetëm kështu do të bënte përpara. Dhe megjithëse ishte pranuar dhe trajtuar më së miri, Berisha u tregua "bukëshkalë", duke anatemuar publikisht ata si diktatorë, ndërsa prej 20 vitesh në politikë ka bërë të pamundurën, edhe duke urdhëruar vrasjet ndaj njerëzve të pafajshëm, që t'i ngjajë sadopak Enver Hoxhës.

Patriarku i socialistëve, Dritëro Agolli, kur vjen fjala për bllokun dhe bllokmenët thotë se sot ka më shumë "bllokmenë" në PD se në PS.
Madje ata bllokmenë për të cilët flet ditë e natë Berisha, nuk kishin asnjë lidhje me bllokun, siç ishte rasti i ish-kryeministrit Adil Çarçani që nuk jetonte në ish-bllokun e famshëm. Agolli përmend edhe emrin e Kristaq Ramës, artistit të shquar, emri i të cilit nuk mungon në asnjë fjalim të Berishës, kur sulmon kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Kristaq Rama jetonte në një apartament me dy dhoma e një kuzhinë edhe pse në një legjislaturë u bë anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.
E megjithatë "blloku" jeton. Drejtues të lartë që ishin dhe janë ende me pushtet në vend kishin funksione të rëndësishme në kohën e tyre.
Sali Berisha ishte mjek i udhëheqjes komuniste, ish-kryeministri Fatos Nano, aspirant për President të Republikës, ishte sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në qeverinë e fundit komuniste dhe djali i një funksionari të lartë në kohën e Hoxhës.
Skënder Gjinushi, kryetar i PSD-së ishte ministër në qeverinë e fundit të sistemit monist. Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së ishte prej mëse një dekadë drejtues partiakë deri dhe ministër.
Deputeti Genc Ruli ishte një zyrtarë i rëndësishëm në ministrinë e Tregtisë së Jashtme që në kohën e komunizmit, ndërsa Namik Dokle deputet i PS-së, ishte drejtues i gazetës "Zëri i Popullit" organit politik të PPSH-së deri në ndryshimin e regjimit.
Në politikë nuk mungojnë edhe ata që kanë trashëguar lidhjet familjare dhe ideologjike nga ish-përfaqësuesit e rëndësishëm të regjimit të kaluar.  
Edi Rama, ishte dhe mbetet zëri më antikomunistnë shoqërinë postdiktatoriale, por ai ka një lidhje familjare me një ish-anëtar të Byrosë Politike.
Deputetja e PD-së, Rajmonda Bulku u bë nuse në vilën e një çifti bashkëshortësh, që të dy funksionarë të lartë të regjimit komunist.
Një deputet i ri i PS-së si Ditmir Bushati është i biri i një funksionari vendor i regjimit të shkuar.
Deputetët e tjerë të PS-së, si Ilir Gjoni apo Dashamir Peza janë bijtë e ish-figurave të larta të regjimit.
Deputetët e PD-së si Ilir Rusmajli, Genc Pollo apo Albana Vokshi vijnë nga familje të njohura si të lidhura me regjimin.

Si për ironi komunistët që u futën në PD, janë antikomunistët më të flaktë.
Ata mënjanuan shumicën e drejtuesve demokratë që vinin nga klasat e shtypura të ish-pronarëve apo të përndjekurve gjatë regjimit komunist dhe sot, ata e shohin veten më të përfaqësuar te e majta se tek partia që lindi për të rrëzuar komunizmin dhe e ringriti sërish më lart se piedestali që u rrëzua në 20 shkurt 1991.

Disa nga ish-funksionarët e regjimit


Sali Berisha
(67 vjeç) mjek i udhëheqjes së bllokut komunist dhe sekretar partie në Spitalin e Tiranës.

Fatos Nano
(59 vjeç), ish-kryeministër, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në qeverinë e ish-kryeministrit Adil Çarçani dhe më pas kryeministër për herë të parë (shkurt-korrik 1991), djali i Thanas Nanos ish-drejtor i TVSH-së në vitet '70.
Skënder Gjinushi
Ministër në vitet '80 deri në rrëzimin e qeverisë së fundit komuniste. Kryetar i PSD-së.
Gramoz Ruçi
(60 vjeç), deputet i PS-së, prej vitit 1978 ishte drejtues në organe partiake dhe shtetërore, ndërsa në vitin 1991 (shkurt-qershor) ishte ministër i Punëve të Brendshme.
Fatmir Xhafaj
(52 vjeç) deputet i PS-së, prej vitit 1982 jurist dhe gjyqtar si dhe funksionar në organizatat rinore dhe shoqërore.
Genc Ruli
(53 vjeç), deputet i PD-së dhe ministër i Bujqësisë, ishte drejtor në ministrinë e Tregtisë së Jashtme që në kohën e komunizmit.
Fatos Beja
(63 vjeç), deputet i PD-së, prej vitit 1971 redaktor në ATSH dhe më pas pedagog në Universitetin e Tiranës.
Namik Dokle
 (65 vjeç), deputet i PS-së, prej vitit 1970 gazetar dhe drejtues në organet e PPSH-së. Në 1989 sekretar i Sindikatave të Shqipërisë dhe më pas kryeredaktor i ZP-së.

'Fëmijët' e bllokut

Edi Rama
(47 vjeç), kryetar i PS-së dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, nip i Spiro Kolekës, ish-anëtar i Byrosë Politike.
Rajmonda Bulku
(53 vjeçe) deputete e PD-së, bashkëshorte e një pinjolli të udhëheqjes së lartë komuniste. Vjehrra e saj Eleni Pashko, ishte zv.ministre dhe anëtare e Byrosë Politike, ndërsa vjehrri Josif Pashko njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Enver Hoxha.
Ditmir Bushati
(34 vjeç), deputet i PS-së, djali i Sulejman Bushatit, ishte sekretar i parë i partisë në disa rrethe të vendit gjatë kohës së komunizmit.
Ilir Gjoni
(49 vjeç), deputet i PS-së, djali i ish-anëtarit të Byrosë Politike të PPSH-së, Xhelil Gjoni.
Sokol Olldashi
(39 vjeç) deputet i PD-së dhe ministër, nipi i Dashnor Mamaqit, ish-kryeredaktor i ZP-së dhe më pas sekretar i Partisë së Tiranës, i shpallur armik nga regjimi i Hoxhës.
Ilir Rusmajli

(46 vjeç), deputet i PD-së, djali i Çajup Rusmajlit, ish-drejtor i RTSH-së prej vitit 1976.
Albana Vokshi
(40 vjeçe), deputete e PD-së, pinjolle e një familjeje të lidhur ngushtë me regjimin komunist. Bijë Vokshi, një e afërme e familjes kishte lëshuar shtëpinë e saj në Tiranë, për të bërë vend themelimi të Rinisë Komuniste në 1941.
Dashamir Peza
 Deputet i PS-së, djali i vogël i heroit të Popullit Myslym Peza.
Genc Pollo

(48 vjeç), deputet i PD-së dhe ministër, djali i Stefanaq Pollos, historian dhe akademik i njohur i kohës së regjimit komunist.
Shekulli

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Friday, February 25, 2011

Unë jam përkrahës i Partisë Demokratike Shqiptare

Dua të rrëfehem të dashur miq, me shpresën se do arrini të më kuptoni dhe të bashkoheni me ndryshimin e Shqipërisë.
Aderoj tek Partia Demokratike sepse mbi të gjitha jam me demokracinë. Nuk mundem kurrsesi të jem me Partinë Socialiste, sepse socialistat janë komunistat e kuq dhe mbaj mend nga gjimnazi që sociologjia ishte një lëndë koti, ku të gjithë merrnin 10-ta, pavarësisht që nuk bënim fare mësim.
Heroi legjendar, idhulli, ëngjëlli mbrojtës i shqiptarëve është prof. doc. Sali Berisha, i cili me një këmbëngulje të hekurt dhe një besim të patundur ka udhëhequr shqiptarët drej zhvillimit dhe prosperitetit kombëtar.

Ishte ai që burgosi Ramizin e tmerrshëm me 2 vjet burg, e Nexhmijen gjakatare me pak më shumë, madje edhe F. Nanon, i cili pas 2 vjet heqje lirie, mori edhe dëshpërblimin  prej 750 mijë lekësh, për dënimin e pamerituar.
Sali Berisha është figura e dytë për nga rëndësia pas Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ai, i vetëm, 20 vjet mbi krye të Partisë Demokratike, ka luftuar kultin e individit që polli diktatura.

Që kur Shqipëria u bë pjesë e NATO-s, jeta ime ka ndryshuar si me magji. Tani ushtarët tanë luftojnë në zonat më të nxehta të globit. Edhe aty ku forcat ushtarake të shteteve europiane janë tërhequr, djemtë tanë janë krah për krahë forcave amerikane, për të çuar demokracinë në të gjitha vendet e pasura në naftë. Këta ushtarë fitojnë nga 100 dollarë dita dhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë, saqë 2% të GDP (rritjes ekonomike) që NATO na lips, nuk e ndjejmë absolutisht. E kush është ai shqiptar që nuk u lumturua nga hyrja në NATO?!
Lëre pastaj kur kujtoj liberalizimin e vizave, fare pak muaj pas shtetit serb, atij malazez e maqedon…! Trupi më bëhet puçkurriza-puçkurriza dhe frymëmarrja më bllokohet nga emocioni dhe adrenalina.
Pa më thoni pak, kush e ndërtoi rrugën e kombit?
Ata komunistat e kuq, armiqtë e vëllezërve tanë, thonë se pikërisht tek kjo rrugë, u vodhën qindra mijëra euro…
Po pastaj o punisto-mafiozë? E rëndësishme mbi të gjitha është fakti se rruga u shtrua.
A kemi thënë se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa dhe do ta duam si Amerikën?
Po korrupsioni në këto vende ka lindur , jeton dhe nga perëndimi buron.


A ka më verbëri të dalësh kundra Z. Berisha?
Bllokmenët e djemtë e bllokmenëve hidhen përpjetë se Berisha i shiti naftë makinerisë serbe të luftës në një kohë kur Europa i vendosi embargo. Po ku merrni vesh nga politika ju komunistët e kuq, që të kuptoni mendjen e hollë të kryeministrit? Nafta që Berisha tregtoi ishte naftë Ballshi me hile, qëllimisht për të dëmtuar forcat e armatosura serbe.
E kush më shumë se së Sali Berisha e njeh, e ka vuajtur dhe e urren komunizmin?!  Kush tjetër veç tij është heroi, që ashtu si Gjergj Kastrioti që jetoi disa dekada në pushtimin osman, ashtu edhe Z. Berisha shërbeu 20 vite si sekretar partie me teser të komunizmit.

Kur plasën demostratat e studentëve të dhjetorit në 1990-ën, Berisha u kthyer urgjentisht nga Italia dhe shkoi ti bënte presion R. Alisë. Madje për të mos iu diktuar idetë e tij revolucionare, ai kundërshtoi idenë e Ramizit mbi hapjen e pluralizmit partiak dhe po për këtë arsye e falenderoi në mënyrë të veçantë kur foli para studentëve në Qytetin Studenti.
Për të rrëzuar sistemin, ai kishte hyrë në qelizë të tij, prandaj edhe ditën kur demostruesit rrëzuan statujën e Enver Hoxhës, ai lëvizste nëpër kryeqytet me një makinë të sigurimit, siç kjo video dëshmon.
http://www.youtube.com/watch?v=NbRz4QZWtPY

Socialistët e kuq antikombëtarë nuk i kuptojnë dot këto vepra kombëtare. Nuk e kuptojnë dot as bujarinë e Berishës për ti dhënë Greqisë 354.4 km/katrorë nga ujërat tona detare, sepse në Greqinë e rrënuar ekonomikisht jetojnë afro 1 milion shtetas shqiptarë. Komunistët e kuq nuk kanë dhimbshuri për emigrantët në Greqi, madje as për ata në Itali, të cilëve Z. Berisha u premtoi se do ti pastrojë njëherë e mirë nga plehrat, duke e kthyer Shqipërinë në një superfuqi të përpunimit më modern në botë, të plehrave.

Së fundmi bllokmenët kanë blerë mediat, shoqatat joqeveritare, organizatat atdhetare, opinionin publik, që ne të prishim me çdo kusht marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë, me fqinjin, shtetin-vëlla grek.

Ndërkohë që ne demokratët që jemi për një botë të lirë, ku cilido shtet fqinj mund të blejë e prodhojë minoritetin e tij në Shqipëri, komunistët e kuq dalin kundra rregjistrimit etnik e fetar të popullsisë shqiptare, me vetdeklarim...
Si mundet vallë të kundërshtoni Partinë e Bashkimit Për Të Drejtat e Njeriut, Shoqatën Omonia, që çdo ditë na falenderojnë për aplikimin e këtij standarti modern, për të cilin edhe vetë Greqia na ka zili.

A do të kishte vallë minoritet serb në Shqipëri, nëse ish. zv.Kryeministri I. Meta nuk do të vizitonte Serbinë dhe t'ia premtonte këtë liri, që buron nga sistemi ynë demokratik???

Më thoni se kush ishte shteti i vetëm në botë që nuk u prek nga kriza ekonomike, madje përkundrazi rriti rrogat e administratës? Hë pra, kush?
Cili shtet vetëm në një mandat qeverisës ka ndërtuar 6000 km rrugë dhe zotohet për mijëra të tjerë, vetëm në 28 mijë km/katrorë sipërfaqe?

Cili shtet demokratik feston ende 1 majin, festën e punëtorëve?

Cili shtet vetëm me 5 investime brenda një viti, mund tëshndërronte në Venecia Shkodrën historike. Madje ishte qytetarja shkodrane, vetë Jozefina Topalli, e cila ka prerë disa herë shiritat e inagurimit të kësaj perle europiane.

Bllokqenët reaguan edhe kundra Gërdecit, që së fundmi edhe drejtësia pas 3 vjetëve seancash të pandërprera, e tha fjalën e saj. Kur dihet shumë mirë se fajtori i vetëm ishte punëtori i pakualifikuar, që saldoi fare pranë malit prej baruti të mbledhur me vështirësi për muaj të tërë.
Po ju jeni gjakpirësa të pashpirt, sa nuk patët as kurajon ta ngushëllonit Z. Berisha që në atë incident teknologjik humbi edhe baxhanakun e tij, të cilin për më tepër edhe nuk kishte arritur ta takonte ndonjëherë.
A nuk e kuptoni se në atë incident mund të kishte humbur jetën edhe vetë djali i vetëm i kryeministrit, trashëgimtari i vetëm, i cili në mënyrë krejt vullnetare merakosej për demontimin?
Por ju komunistët e kuq nuk e doni familjen, ju nuk keni moral dhe gjuha juaj është gjuha e urrejtjes. Edvin Kristaq Rama është nudist, piktor i dështuar dhe dikur i ka patur thonjtë e gjatë.
Ai ideoi një grusht shteti me armët më të sofistikuara në planet, si çadra snajper dhe stilolapsa pistoletë. Vuri në shërbim qafëpalarët dhe i pagoi 150 euro secilin. Tani në fakt nuk kuptoj se si në Shqipërinë e lulëzuar ka edhe njerëz të gatshëm të japin jetën për aq pak para, po nejse... punë qafëpalarësh.
Dua t'iu kujtoj gardistëve një detaj që ndoshta iu ka shpëtuar. Ju vratë 4 mercenarë dhe morët 4 paga shpërblim. Kijeni parasysh nëse klani puçisto-mafioz tenton sërish të organizojë puçe.
As kreu i shtetit, as kreu i SHISH-it, as kryeprokurorja, as opozita madje as populli të mos tentojë kurrë të rrëzojë këtë qeveri legjitime.
Kjo qeveri ka thithur investitorë e biznesmenë të fuqishëm si D. Fazlliç dhe ka afruar kompani prestigjoze dhe të njohura në gjithë botën, si SACRA CORONA UNITA!

Më thoni pak, sa e vështirë ka qenë më parë të fitoje një shkollë të lartë, madje edhe ta përfundoje atë? Sot rrugët janë të hapura për të gjithë, sepse vetëm universitete private kemi me qindra. Nuk ka më të rinj pa 2-3 diploma në xhep. Madje vlen për t'u përmendur fakti se pjesa më e madhe e tyre janë kontribut i pushtetarëve, të cilët kjo qeveri bujare do ti shpërblejë së fundmi me financim direkt nga arka e shtetit. Kjo është demokracia, o komunistë të fëlliqur!

Sa e vështirë ishte dikur të zije një vend të rehatshëm pune dhe të fitoje miliona në pak muaj?
Sot mjafton të punosh për qeverinë tënde dhe rruga e mirëqenies shtrohet si me magji.

Nuk besoj se e keni harruar rebelimin komunist të vitit të zi 1997?
Ishte sërish Z. Berisha që ua ngjalli shpresat shqiptarëve. Kudo ku populli shqiptar ka patur fatkeqësi, tragjedi kombëtare, aty pranë ka qenë përherë Z. Berisha.

Kush nuk e do Zotin Sali Berisha nuk do të ardhmen, nuk do Shqipërinë. Hapini sytë sa nuk është vonë, sepse ne nuk do të ndalojmë edhe sikur të na duhet të luftojmë përjetësisht ato 50-vjet komunizëm.

Po e mbyll këtë letër ndërgjegjësimi me një citat të njërit prej analistëve më të shquar sot në Shqipëri, dhe pikërisht të Z. Frrok Çupi në një emision në televizionin kombëtar e të pavarur TV KLAN :

"Berisha është e ardhmja jonë, që marrtë nga ditët tona"!



Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Bisedë me një katundar timin për grekët e memecërinë tonë

Unë jam Besart Kallaku. Jam aktor, jam me origjinë nga fshati, jam 25 vjeç, jam pjesë e tifozave kuqezi.
Deri 5 vjeç kam jetuar në Krumë të Kukësit, në Has, pastaj jam rritur në një fshat të Fushë-Krujës nga gjyshi dhe gjyshja ime, dmth jam fshatar, ose dhe katunar mund të më quani. Por para se te jem jugor ose verior, mbi të gjitha, jam shqiptar...
Dhe emrin shqiptar dhe kombësinë shqiptare nuk e kam vetëm në pasaportë, por mbi të gjitha, e kam në gjak...
Mbi krahun tim të djathtë kam të skalitur në mish figurën e GJERGJ KASTRIOTIT, me gjithë shqiponjën e Kastriotëve...gravurën më të vjetër të tyre...


Më besoni të dashur shqiptarë...nuk e duroj kurrsesi nëpërkëmbjen që na bëhet ne shqiptarëve nga grekët, që sa herë vijnë apo kalojnë kufirin tonë, çdo zyrtar i tyre kujtohet se para tij grekë të tjerë kanë harruar ose nonjë copë toke ose nonjë copë det ose nonjë copë njeri dhe kërkojnë ta marrin mbrapsht...


E pse kështu...?
Po kjo memeceri e gjithë shtetit tonë, pse?
E gjithë këto ngjarje te përsëritura dhe po prapë askurrfarë reagimi nga askush... Askush nga ata të cilëve u takon të thonë fundja Ç'BËHET KËSHTU?
Kaq frikë?
Po jemi me 2 mendje të marrim frymë apo jo, e jo më të flasim kundra grekëve...


Në fakt, e kam fjalën për ngjarjen më të fundit të ndodhur në Korcë, ku na vijnë nja 2-3 deputetë e një konsull dhe u drejtohen shqiptarëve me fjali të tillë si GREKË TË KORÇËS (!)
Në fakt, nuk do e merrja kaq seriozisht këtë gjë, se shumë na është vrarë veshi me të tilla gjëra... por ja që gjithë këtë mllef qe kisha brenda prej kaq kohësh të akumuluar, ma nxori një kushëri i gjyshit tim, fshatar... të cilin e takova te lokali i fshatit ku isha, te lokali i Gimit t'Sures, - i thonë.


-Çfarë thuhet andej nga Tirona re? Kur po e filloni Portokallinë? Keni material sa të duash ketë herë, jo protesta jo grusht.. Po çfarë bëhet andej, çar thuhet për ata grekët që erdhën në Korçë se kishin vëllezërit atje....a?
ë
-Nuk e di- i thashe, nuk më intereson...
ë
Pas kësaj fshatari m'u kthye i nevrikosur...
-Po boni pra, boni noj gjo te Portokallia... Se e pam' në televizor dhe na ka bo t'gjithve përshtypje...Veç kët diskutojmë me burrat... Ça baet kshu re... Ene m'kriz ata, ene vijnë kërkojn, e thonë mos kini frikë me u regjistru si grekë...
Po si nuk foli asnjoni nga ata të qeverise re, a?
Ai tjetri vje ene do tokat tona detin tonë do ene njerzit tonë tashi... Jo po t'vij te më mori lopën mu se e kam greke a?- vazhdoi fshatari.
- Ca bohet kshu re.. Si nuk u çu kush atje m'parlament për kët gjo...Un e di se ka ene parti çamësh atje, ene s'foli kush... Me u zonë me grushta dinë me njoni tjetrin, kurse për venin e vet e për robt e vet nuk pyt kush... Mirë kto qeveritart se s'dun mi prish pun't kta ministrat, po ky tjetri q'i bo opozit, as ky se lujti bythën hiç, fol pra shfrytzoje... a do shqiptar mas vetes a jo...

-Prit prit - i thash unë, - mos e mer me kaq zjarr, se nuk duhet me mendu që nji njeri i vetëm të përfaqësojë gjithë shtetin grek...


-Leje ene' ti mos më fol mu si ata ministrat. A je katunari jon a ca je. Se nuk osht vetem ky rast jo... Dul Bollano me ato tabelat ne gjuhen greke, nuk tha kush gjys llafi, e pse? Apo kishim frik ne mos me e prish me Greqine... Mi kjo, hajt mo... Po atehere si e dha televizori për ata ushtarët grekë qe në paradën ushtarake dolën e thanë se me lëkurën e shqiptarëve do bojme lidhse dhe triko për trupat tanë?? Prap' askush nuk foli prej qeveritarve e deputetve atje... I kena bo thirrje gjith katunit ktu qe kush bohet synet te ruajë lëkurën e synetllikut se na e kan kërku grekt për me bo triko se jan m'kriz... Kshu i bje... Pooo! Po kur deshë me hy në NATO, erdhën kërkun detin e Shqiprisë... Dhe turp e faqja zeze, ja fali qeveria, ku s'ka byth ku me nejt ky muhabet... pse kaq frik ne per Greqine re... Ata jan ene m'krize...
Mir kjo po tjeter, kerkum liberalizimin e vizave ne?
Erdhi ai Janullatosi tu kërku ata varrezat e atyne ushtareve grekë, ja dhamë ne se na duhesh mos me e prish me Greqine, mirë se ja dhame varrezat, po ja dhame me kocat tona me kocat e shqiptareve... se vec grekë s'kish atje. Mirë që kërkojnë me kthy në grekër shqiptarë të gjalle po kto na morën dhe të vdekurit tonë... Po nesër pasnesër me dash votën e Greqise ne per me hy me t'drejta t'plota ne BE do na vika Greqia deri ne Fier...- vazhdonte fshatari me ate naivitetin e tij, një naivitet që mu m'u duk therës shumë.


Tani që e bluaj me veten, kuptoj që janë fakte të mirëfillta të thëna në gjuhën më popullore te mundshme...
- O çun me ça të drejte thot ai ene provoi gjithë shqiptarët duke e qujt Korcen ene korcart grekë... na dulën vllezër tashi... 3 herë kam provu me shku m'Greqi nga mali ene m'kan kap m'kan kthy... M'kapën herën e parë në 95 më myten m'dajak, m'kapën në 98 ene më kthyn mrapsh e prap më mytën n'dajak. Herën e tretë në 99 më kapën prap ene i thash qe jam nga Korça... Mos mor burr! Prap më mytën n'dru. Kurse sot, sot më thoka o vlla korçar, o grek korçar... het, tom m'p... ! - shfryu fshatari dhe pas ksaj nji moment pause, deri sa ia filloi prapë.


- Adheu nuk janë malet fushat e prrojet kot. Atdheu osht e drejta jote, familja, nderi yt, puna e djersa jote... Or cun jena shqiptar, jena familje madhe ne a jo, ma thuj.. Hallall ja boft Zoti atyne gazetarve që shkun t' paktën ato q'atje ke ai ministri ene i kërkun që ta boshin at konsullin kshu person që s'duhet me shkel mo nShqipni


-Person NON GRATA - i thashë unë.


-Po, po fiks q'ashtu. Po t'reagojë pra shteti i her se pranaj përsëriten t'gjith kta rastet... Ta bojn njonin shembull ene e shef ti masnaj a ka mo a s'ka kshu rastesh...Po ca thom ne'un. Ku kan byth kta tont re aman... Nejse mo, nejse se duhet me ik tashi se kam me ngarku karrocën po ju boni naj gjo ke Portokallia...


Kto më tha Hasoni edhe iku... E kuptoja gjith kët' inat brenda tij, por s'e kuptova ku dreqin më ishte fshehur mua gjith ai inat që m'nxori kokën pas ksaj bisede. Më preku dhe më kujtoi se jam një fshatar i Shqipnis, jam popull shqiptar.... Dhe shpresoj qe dikujt t'i vijë goja...



Un jam Besart Kallaku dhe jam shqiptar!

Shekulli

Toni Montana jeton në Shqipëri

Duke parë adresarin gjeta që në Shqipëri ka nja 56 Rambo, nja 35 Roki, vetëm 2 Hitlerë, pafund Enverë dhe 1 Toni Montana. Pardon, jo me emër Toni e mbiemër Montana, por me emrin Tonimontana!
E pra, në një vend si Shqipëria ka vend për të bashkëjetuar 56 Rambot, 35 Rokit, 2 Hitlerët dhe Tonimontana. Të gjithë këta kanë të përbashkët pasionin për televizorin.

Shqipëria e parë nga Fevziu
Ne jemi populli që ka shpikur shprehjen "Mos na shit mend". Ndërsa në botë gjëja që paguhet më shumë janë mendtë, ne e kemi për ofezë të lartë kur dikush ofron të shesë mendjen e tij. Madje tek ne ka kaq shumë mend, sa bursa ka rënë, kërkesa është e vogël aq sa të tërë ti japin mendtë dhe falas, tashmë.
Ndryshimi i vogël yni me botën, është se ajo që bota paguan, janë mendtë e profesionistëve. Tek ne, zëri i atyre pak profesionistëve që kanë mbetur humbet në turmën e madhe që bën kompetentin falas.
Para pak ditësh, në një program TV një tufë artistësh bënin kompetencë "profesionale" se kush i vrau ata të 4 në bulevard. Artistët, ata që nuk arrijnë të mbledhin as 10 njerëz në shfaqjet e tyre, dalin tashmë kompetentë aty ku dhe Prokuroria pret të vijë një Ranger nga Teksasi për të bërë kompetentin.
Sigurisht, gjithë kjo mjegullnajë televizive e krijuar këto kohë ka vetëm një qëllim: ta hutojë publikun, ta shkërmoqë të vërtetën në 100 variante, ta bëjë publikun të merret me fjalë, me sa më shumë fjalë. Fundja qeni që leh, nuk të ha.
Prandaj ne nuk jemi dot egjiptianë. Jemi shumë kompetentë. Dhe, kemi qejf vetëm të flasim. Flasim aq shumë, sa ua kemi hequr vlerën fjalëve.


Shqipëria e parë nga Alket Islami

Gjëja e parë që vë re kur ngrihesh në ajër në Rinas, është kaosi poshtë.
Nga tërë vendet për ku kam pasur rastin të fluturoj, akoma nuk kam parë nga sipër një vend më të çoraganizuar e më çrregullt se vendi im.

Shtëpitë, parcelat, rrugët, çdo gjë është kaotike, abuzive, joharmonike, e ndërtuar kuturu e pa plan. Jo më kot gjendemi në një krizë ku opozita është kaotike, shteti është abuziv, drejtësia është e shtrembër (le më harmonike), e ku Aleksandër Gjoka nuk fiton e as ka për të fituar kurrë një festival.
E vetmja gjë që shkon drejt (të paktën nga shtylla në shtyllë) janë telat. Sepse, për fat të mirë, ata që shpikën elektrikun nuk na kanë lënë alternativë për ti shtrirë telat shtrembër. E vetmja gjë që na kanë lënë në dorë të bëjmë është vendosja e shtyllave.
Prandaj në rrugët tona gjen shtylla me një këmbë në mes të rrugës, apo në Bulevardin Zogu i Parë kalojnë linjat e tensionit të lartë, të cilat po kontribuojnë dukshëm në krijimin e një gjenerate tullacësh.
Ata mund të kenë shpikur demokracinë me fije të drejta, po shtyllat dimë ne se ku i ngulim.


Shqipëria me pamje nga bregu i Lumit
Lumi jonë është Lana. Një kanal mbeturinash, që prapë është pjesa më e gjelbëruar e qytetit. Mbase nuk do të ishte aq i gjelbëruar, nëse ne nuk do ishim aq plehërues si qytet. Shteti mund ta spërkasë me kanellë Lanën, qoftë dhe për karshillëk ndaj Kryetarit të Bashkisë, por nuk i ka vajtur mendja akoma të bëjë një VKM për të porositur kanellë nga Serbia. Pse nga Serbia? Se e kanë kanellën e mirë. Kështu mendojnë në qeveri.
Ky kanal, është, gjëja më e gjelbër në Tiranën e kryetarit të Bashkisë me 18 m2 beton për frymë njeriu e 2m2 gjelbërim.
Anash Lanës kanë vënë edhe stola ku nuk ulet kush. Për të mbërritur te stolat e Lanës duhet të bësh sigurimin e jetës më parë, sepse të kapërcesh rrugën e Unazës ëshët si të kapërcesh nga Qiproja turke në atë greke.
Buzë Lanës kanë vënë stola. Bukur. Edhe pse, nuk ka më shans të shohësh më një perëndim dielli nga Lana apo të shohësh të famshmen skyline, sepse nk të lenë ndërtimet. Por prapë, bukur. Stola në Lanë. Sa do i ish bërë qejfi Agim Qirjaqit. Vetëm se ai që i ka vënë stolat ika vënë si për veten e vet. I ka vënë me pamje nga makinat, me pamje nga pluhuri e nga shëmtia e ndërtimeve.
Sepse, ai që i ka vënë ato stola, me pafajësi ka menduar që sporti i preferuar i Shqiptarëve është të shohin kush po kalon e në cilën makinë po kalon, sesa të shohin ca shkurre gjithsesi të gjelbra.

Shqipëria e parë nga Gërdeci
Ne kemi ngritur një sistem ku teorikisht jemi të tërë të barabartë. Por, siç e ka pasë parashikuar dekada më parë Orwell, këtu ka disa që janë "më të barabartë se të tjerët".
Blendi Kajsiu shkruante para ca ditësh që pafajësia për tërë fajtorët realë të Gërdecit është shpërthimi i dytë i tij. Madje, njëri është dhe ministër. Në tërë këtë zallamahi që ndodhi këtë janar Ministri i Gërdecit nuk ndihet. Jemi ne, fundja, që kemi shpikur formulën: "Po ai përshesh me kos po ha". Gërdeci është sinonimi i harresës. Ne, harrojmë shumë. Na bombardojnë aq shumë me mostruozitete që do kishin hedhur në erë çdo shtet evropian, sa tashmë ato fshijnë nëra tjetrën.

Del një video komprometuese? Presim tjetrën. Jemi shndrruar në një popull kurioz. Çfarë do jetë ajo videoja tjetër e Priftit?
Në këtë vend ngjarjet tragjike na vijnë njëra pas tjetrës, sa nuk kemi më kohë për tu habitur.
Duke u habitur e kemi harruar Gërdecin.
Ne,jemi një popull që harrojmë shumë. Prandaj është shumë kollaj të na sundosh.

Shqipëria e Tonimontanës
Në një vend si ky i yni, e vetmja gjë që mund të bëjë njeriu është që pafuqinë e vet të përpiqet t'ia heqë fëmijës. Thonë se ti je emri që ke.
Prandaj fëmijët tanë kanë emrat Roki, Rambo apo dhe Hitler. Janë ëndrrat e prindërve që ata të bëhen më të fuqishëm se prindërit e tyre e t'u tregojnë të tjerëve se ç'janë në gjendje të bëjnë.
Prandaj ka dhe shqiptarë me emrin Tonimontana. Në një shoqëri ku disa janë më të barabartë se të tjerët, e vetmja formë që të marrësh atë që të takon është si Toni Montana te "Scarface". Madje, edhe pa e pasë emrin Tonimontana.
Gërdeci, e ka treguar këtë.

Koloreto Cukali, Shekulli

Kreshnik Spahiu: Fati te një emër

Fati i njeriut është te emri, thonë. Kur emri Kreshnik takon mbiemrin Spahiu, një lloj kredoje e shqiptarit përzihet me një nuancë kavalereske të një titulli ushtarak osman.  
Një kreshnik spahi ose një spahi kreshnik, ngado t’i kthesh, të shërbejnë nuanca të botës së vjetër kalorësiake; njëfarë paradhome e eposit.
Jemi në shekullin e 21-të, shumë vonë, do të mendonin ca, për t’u frymëzuar nga asosacione të tilla. Por jeta ia kalon fantazisë, thonë. Edhe asaj të Kadaresë, muza e të cilit cytur nga fakte historike, na dha romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, shkruar shekullin e shkruar, për të ilustruar dukuri të shekullit të shkuar, si për shembull një prift e një gjeneral në kërkim të eshtrave të ushtarëve italianë vrarë e mbetur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëse gjërat do të merrnin një tërthore hollivudiane e shkrimtari ynë do të ulej të shkruante një sequelGjeneralit, pra një Gjeneral i ushtrisë së vdekur 2, duheshin futur aty një prift e një gjeneral, grekë kësaj radhe, shtoji këtyre edhe një konsull.

Ndër personazhet shqiptare, krenar me emrin dhe kalorësinë e misionit do të qe Kreshnik Spahiu. Ai do të ishte gjykatësi shqiptar i cili do ndalonte që një thes me emra pa identitet të kalonte kufirin shqiptaro-grek. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për herë të parë para pak ditësh, i ka shpëtuar peizazhit monoton, kur i vetëm, ose me Presidentin e Republikës, ulej në krye tryezash në salla konferencash populluar nga juristë të qendrës a rretheve dhe shpërndante fjalët e një teksti që s’thoshte asgjë. Madje, duke qenë një prej titullarëve të lartë të një sistemi drejtësie që shihet gjerë, gjatë e kryekreje si i korruptuar, as vetë nuk u shpëtonte ngjyrimeve negative. Ky paralelizëm nuk është i llojit të fiction-it socrealist, ku një personazh -me gjasë negativ- përmirësohej e bëhej pozitiv.

Pozitive në gjithë këtë është ajo se z. Spahiu, si pjesë e burokracisë, e ka lënë zyrën e shtetit për t’i shërbyer Republikës në një çast kur rrezikohet ngrehina e saj. Ai ka dalë hapur kundër një mekanizmi që funksionon në heshtje sa në Tiranë e sa në rrethe, e pjesë e të cilit janë bërë edhe gjykatat: manipulimit me ndërrimin e kombësisë. Spahiu ka vizituar fillimisht Korçën e më pas Gjirokastrën, dy rrethe kufitare me Greqinë, ku është evidentuar edhe numri më i lartë i këtij fenomeni. Nënkryetari i KLD-së i është përgjigjur edhe mediatikisht një fushate deri më tani të nëndheshme, por të kreshpëruar pak ditë më parë nga konsulli grek në Korçë, i cili ka provokuar me thirrje panhelene, rrethi i të cilave ka kapur edhe pakicën arumune në Shqipëri. Në një prej daljeve të tij televizive, z. Spahiu ka argumentuar edhe atë që ai e ka quajtur parimin europian të kombësisë, përkundër atij grek.


Meqë parimi europian na intereson, pasi shqiptarët me Europën duan të përqasen, në fund të fundit, z. Spahiu i ka mëshuar idesë se shumë vende të kontinentit e kanë njëjtësuar shtetësinë dhe kombësinë te citizenship. Term që për ironi në shqip vjen si qytetari.
Në thelb, këtë është duke kërkuar edhe z. Spahiu nga ata që ndajnë fatin e përbashkët, të mirë a të keq, të shtetësisë shqiptare: qytetarinë e të mos shkuarit kundër interesave të shtëpisë së përbashkët. Të paktën, jo për 200 evro!

Alfred Lela, G. Mapo

Çfarë duan femrat mbas seksit?

“Ndërsa femrave u pëlqen që seksin ta ndjekin me intimitet, pëshpëritjen në shtrat, të puthura dhe ledhatime, meshkujt parapëlqejne aktivitete si; të pirit duhan, të ngrënit apo dhe të kërkuarit shërbime ndaj femres”.

Në botën ideale të një mashkulli duhej që femra mbas seksit, të shkonte në kuzhinë dhe të vinte mbas një gjysmë ore me diçka të ngrohtë për të ngrënë. Ajo duhej të ledhatonte flokët e tij dhe ti thoshte: “Sepse ti e meriton”...!

Është fakt i mirënjohur, që meshkujt përgjumen mbas aktit seksual, kjo si pasojë e hormoneve “oxytocin” të cilat konsumohen gjatë orgazmës. Megjithatë, mund të jetë perjetuar që nuk është gjumi ai ç’farë femra kërkon.

 Ç’ndodh në trurin post-orgazmë të një femre?

Nuk ka asnjë sekret, që pothuajse të gjitha femrat duan të përqafohen mbas seksit. Femrat janë më të lëndueshme mbas seksit dhe të gjitha kërkojnë të dinë qe meshkujt përkujdesen po njësoj mbas aktit. Kjo është e vlefshme si për seksin me partnerin ashtu dhe për qëndrimet e një natë... e thënë ndryshe (one-night stand).

Një “gentlemen” do bëj gjithmonë përpjekje që femra në shtratin e tij të ndjehet po aq e sigurt mbas seksit. Ne e dime që meshkujt duan të flene, është fiziologjike,  por, bëj më të miren tëndë t’i shpjegosh asaj pikërisht këtë: Është fiziologjike.

Femra bëhet goxha ledhatuese dhe ndjen dëshirën për kontakt fizik, kur në gjakun e saj ndodhet hormoni “oxytocin”. Në qoftese ti je aq i përgjumur saqë syte nuk mban dot hapur, të paktën drejtoji krahet nga ajo dhe përqafoje, duke i thënë: “Ti je aq i mirë saqë më “shkatërrove”.

Eluar Gjika

Qeveria i merr Bankës Islamike 350 milionë USD borxh me 5%, për Tiranë-Elbasan

Banka Islamike do të financojë ndërtimin e tunelit Tiranë-Elbasan. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve dhe në veçanti ato ekonomike.

Sipas mediave të huaja, Banka Islamike ka pranuar të hedh 350 milionë dollarë për ndërtimin e rrugës dhe ky aprovim vjen fill pas vizitave misterioze të shefit të kabinetit të presidentit iranian, Ahmedinexhad në Tiranë gjatë dy javëve të para të muajit janar të këtij viti. Burimi zyrtar i lajmit është “ANSAmed”, e cila njofton se Banka Islamike do të japë këtë financim me një hua 20 vjeçare dhe me një interes prej 5 për qind, që nga specialistët e ekonomisë cilësohet as i ulët dhe as i lartë.

Më parë Banka Botërore nuk kishte marrë përsipër financimin e projektit, pasi qeveria nuk ka përfunduar 15 projektet e para për të cilat dhe ka paguar.
Banka do financojë ndërtimin e 31,7 km të aksit Tiranë-Elbasan, ku përfshihet edhe një gjatësi tuneli 4,2 km.

AMA News