Wednesday, March 9, 2011

Lojë me zjarr pa zjarrfikës

Si po keqpërdoret në Kosovë feja islame për qëllime politike dhe pse Qeveria e Prishtinës urgjentisht duhet të insistojë që shqiptarët në diasporë të integrohen në shoqëritë nikoqire?

Tani të gjithë janë të tronditur. Të shokuar. Të dëshpëruar. Të hidhëruar. Të zhgënjyer. Jo pak pëshpëritin: “Si është e mundshme që një shqiptar të hapë zjarr kundër ushtarëve amerikanë, shpëtimtarëve të këtij populli, atyre që sollën lirinë bashkë me ushtarë të vendeve të tjera evropiane?”
Ka një lloj irracionaliteti në reagimet shqiptare pas vrasjes në Frankfurt, sepse dorasi me emrin Arid Uka është rritur dhe radikalizuar islamikisht në Gjermani, pra pak ka të bëjë me Kosovën.
Në bazë të njoftimeve mediale dhe hetimeve të deritanishme ky kosovar me origjinë nga Mitrovica duket se e ka përqafuar terrorizmin në emër të fesë tek gjatë muajve të fundit, pasi është shëtitur nëpër internet, duke shikuar disa video me propagandë islamike dhe duke lexuar predikime urrejtëse në forumet fundamentaliste. Thuhet po ashtu se ai ishte i ndikuar nga disa predikues ekstrem fetarë, të cilët janë të njohur për autoritetet e sigurisë në Gjermani.

Profili kriminalistik i Arid Ukës është frikësues për çdo hetues kundër terrorizmit: Kosovari, me sa duket, ishte një lloj “ujku i vetmuar” (Lone Wolf), pra pas tij s’qëndronte ndonjë rrjet që e kishte nxitur për të kryer krimin e llahtarshëm, vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit. Persona të tillë, të cilët radikalizohen brenda mureve të shtëpisë, duke e kompletuar nga interneti koktejin privat me helm pseudofetar, është shumë vështirë të zbulohen, parandalohen dhe arrestohen. Ata mund të lënë gjurmë digjitale në internet, por jo diçka më shumë. Ndonëse Arid Uka është rritur në Gjermani dhe mbase islami radikal kosovar nuk ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë shtytës mbi të për të kryer krimin kundër ushtrisë amerikane, megjithatë ky rast duhet t’i shërbejë politikës në Kosovë, sidomos autoriteteve të sigurisë, që ta marrin shumë seriozisht ballafaqimin me rrezikun e terrorizmit që vjen nga qarqet e vetëshpallura si islamike.

Patriotizmi i rasojit
Tre zyrtarë mbajnë përgjegjësinë parësore për të bllokuar dhe çrrënjosur aktivitetet radikale islamike në Kosovë: Bajram Rexhepi si ministër i Punëve të Brendshme, Reshat Maliqi si shef i policisë së Kosovës dhe Ramë Buja si ministër i Arsimit.
Që të tre duhet të kërkojnë mbështetje nga vendet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër elementëve që keqpërdorin fenë për qëllime politike, që kërkojnë shamia nëpër shkolla, pasi e kanë lexuar ideologjikisht Kuranin dhe synojnë shtypjen dhe degradim shoqëror të femrës.
Njëkohësisht qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga shtetasit kosovarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, Suedi dhe vende të tjera evropiane që të integrohen në shoqëritë nikoqire. Integrimi nuk është humbje identiteti. Kush është i integruar mirë e ka më lehtë të ruajë vlerat kombëtare dhe identitare. Kush s’pranon të integrohet, mbetet i konservuar në arkaizmin kulturor dhe bën një jetë jashtë shoqërisë nikoqire, ku lidhja e vetme me botën është përmes antenës satelitore.
Qeveria e Kosovës duhet të apelojë sidomos te prindërit shqiptarë në diasporë që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë së pari gjuhën e vendit nikoqir, pastaj, gjithsesi, edhe gjuhën shqipe. Por, ata shqiptarë që mendojnë të jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri e gjetiu, duhet patjetër të përvetësojnë gjuhën vendore. Është e tmerrshme që shumë shqiptarë të ardhur në mërgim para 30 vitesh ende flasin tepër dobët, ta zëmë, gjermanisht apo frëngjisht. Shpesh të njëjtën rrugë e ndjekin edhe fëmijët e tyre, të cilët rriten në ambiente shtëpiake të dominuara me disa fotografi të zverdhura të figurave kombëtare, por pa asnjë libër në raft, sepse të gjitha raftet janë të zëna me turshi të sjella nga vendlindja. Diaspora konservative duhet të heq dorë nga patriotizmi i rasojit, sepse Kosova ka ndryshuar, nuk është më ajo e viteve 60-të dhe 70-të. Nga ana tjetër edhe shoqëria e Kosovës duhet të heq dorë nga një lloj etnoracizmi ndaj diasporës, e cila nuk është trup homogjen.
Është për keqardhje që politikanët e Kosovës vazhdojnë ta injorojnë si rrezikun nga radikalizmi islamik ashtu edhe refuzimin e jo pak shqiptarëve në diasporë për t’u integruar.
Pas sulmit në Frankfurt kryeministri Hashim Thaçi ose së paku ministri i tij (edhe) për diasporë është dashur t’u drejtohen opinionit kosovar përmes televizionit dhe gazetave dhe të dërgojnë apele në drejtim të diasporës mbi domosdoshmërinë e integrimit. Nuk mjafton që politikanët e Prishtinës vetëm të nënshkruhen në “Librin e Zisë” në Ambasadën e SHBA-ve, të ngrysin fytyrat dhe të shprehen me fjalë tronditëse mbi atë që ndodhi në Frankfurt. Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk duhet ta bëjë gabimin e kryeministrit popullist turk Recep Tayyip Erdogan, i cili para disa ditësh qëndroi në Düsseldorf të Gjermanisë, ku mbajti një fjalim para bashkëkombësve të tij, me ç’rast tha se turqishtja, jo gjermanishtja, duhet të jetë gjuha e parë që duhet ta mësojnë fëmijët e prindërve turq. “Ju jeni shtetas të mi”, tha Erdogan me ton polemist.

Gazetat gjermane e quajtën fjalimin e tij “një predikim urrejtës”. Sulltani nga Allamani, siç e përshkroi revista “Der Spiegel” kryeministrin turk, bashkëkombësve të tij tërthorazi u tha që të mos integrohen në Gjermani dhe të ruajnë rolet tradicionale në familje, ku babai është maço dhe femrat martohen fare të reja. Nuk është befasuese që edhe gjenerata e tretë e turqve në Gjermani shpesh jeton në geto. Para tri vitesh Erdogan në Köln kishte thënë se asimilimi është krim kundër njerëzimit, ndonëse askush në Gjermani nuk kërkon as prej turqve, as prej shqiptarëve që të asimilohen, por vetëm të integrohen.
Paraqitje të tilla të Erdoganit vetëm sa e shtojnë skepticizmin në Bashkimin Evropian (BE) se Turqia, përkundër demokratizimit gjatë viteve të fundit, megjithatë, në thelb, nuk është e gatshme të përvetësojë vlerat e shtetit modern, prandaj, njëherë për njëherë, as që mund të bëhet fjalë për anëtarësimin e saj në BE. Kosova nuk duhet të shkojë kësaj rruge.

Damkosja me kamxhik
Republika e Kosovës duhet të ndjek një rrugë tjetër, pra rrugën thellësisht proevropiane, duke përvetësuar ligjet, rregullat, vlerat, iluminizmin tradicional evropian.

Kosova dhe politikanët e saj duhet të ballafaqohen edhe me një fenomen anësor, por jo të parrezikshëm: radikalizmin islamist, i cili përdhos islamin tradicional shqiptar, fyen ndjenjat fetare paqësore të shumicës së shqiptarëve, të cilët nuk duan ta ndërrojnë plisin me kësula arabe, as tirqit dhe xhinset me pelerina të “modës” shkretinore.
Kjo shoqëri dhe politikanët e saj seriozë (nëse ka mbetur ndonjë i tillë) duhet të shqetësohen kur në Prizren “persona të panjohur” rrahin brutalisht një qytetar të krishterë protestant, i cili shpërndan Bibla.
Kjo shoqëri duhet të shqetësohet kur një provokator religjioz, siç është Shefqet Krasniqi, e fyen Nënë Terezën, duke thënë se kjo murgeshë dhe humaniste e ka vendin në ferr, sepse, sipas kësaj logjike të mbrapshtë teologjike, parajsa qenka e rezervuar vetëm për myslimanë.

Kush e ka parë Shefqet Krasniqin duke predikuar, lehtë mund të mendojë se gjendet para një drejtuesi të ndonjë sekti, të tillë që predikojnë shëlbim kolektiv të shpirtit. Ky kolumnist i mediave të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) shfaqet para besimtarëve në xhami, fillon të tregojë për çastet e fundit të jetës së profetit Muhamed dhe befas i shkojnë lotët rrëke, thua se Shefqet Krasniqi ia paskësh flladitur ballin të dërguarit të Perëndisë para se ai të largohet në parajsë.
Ky teolog s’është gjë tjetër përveç se një manipulator shpirtrash në një shoqëri të varfër e të poshtëruar nga pushteti, siç është shoqëria e Kosovës. Nga kjo pozitë Krasniqi ka filluar, sidomos kohëve të fundit, të merret edhe me politikë, të damkos me kamxhik disa parti politike, siç është “Vetëvendosja”, dhe të bëjë propagandë për parti të tjera, të cilat udhëhiqen nga persona që në opinion çirren se janë myslimanë, por gjatë netëve të gjata në metropolet evropiane ekzaltohen me shërbimet që ofrohen në këso ambientesh me drita të kuqe. Të tillët s’e kanë problem të shkojnë në xhami për vota, t’ua puthin dorën imamëve injorantë dhe, njëkohësisht, të kapërdijnë mish të gjithfarshëm, siç njoftonte këto ditë shtypi kroat. Këta janë aleatët e vetëshpallur të Shefqet Krasniqit – aleatë që sot kapardisen nga fronet e zaptuara të (pu)shtetit.
Do të ishte interesante për opinionin e Kosovës të dinte se me çfarë dokumentesh e kaloi vitin e kaluar Shefqet Krasniqi kufirin me Serbinë dhe shkoi në Preshevë, ku në shtëpinë e kulturës mbajti një ligjëratë fetare për shqiptarët e atjeshëm? Policia serbe nuk lejon asnjë udhëheqës politik shqiptar të Kosovës të shkojë në Luginën e Preshevës, prandaj opinioni ka të drejtë të pyes pse mund të shkojë atje Shefqet Krasniqi e jo Jakup Krasniqi ose ndonjë lider tjetër politik? Ndoshta shteti serb ka interes që në Preshevë të predikojnë teologë radikalë islamikë nga Kosova dhe jo profesorë universiteti. Shefqet Krasniqi mund të predikojë lirshëm në Serbi, kurse profesorët e Universitetit të Prishtinës me origjinë nga ky rajon shpesh janë të detyruar të shkojnë fshehurazi në vendlindje nga frika e arrestimit. Atje, në Preshevë, mund të shkojë edhe Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili stoikisht hesht pas çdo skandali që shkakton Shefqet Krasniqi. – Sidoqoftë, çdo mysliman i vërtetë e i ndershëm në Kosovë, që fenë e sheh si pasurim personal dhe si çështje private të ndarë nga shteti, duhet ta kujtojë përherë porosinë e profetit Muhamed, i cili thoshte: “Në sytë e Allahut krim më i vogël është prishja e Qabesë se sa vrasja e një njeriu”.
Në Kosovë nga qarqet islamiste supozohet se janë rrahur teologë liberalë, ndërsa kritikë të lëvizjes selafiste-vahabiste janë kërcënuar me vrasje dhe janë fyer me shprehjet më vulgare. Në mungesë të argumenteve kjo duket të jetë rruga e tmerrshme e këtyre elementëve; pas botimit të këtij teksti as autori i këtyre radhëve nuk pret ndonjë reagim logjik nga ky fraksion ideologësh, të cilët fenë islame prej vitesh po e keqpërdorin për qëllime politike. Sjelljet e tyre të kujtojnë nazistët e viteve 1930-të, të cilët kur nuk kishin argumente për t’u ballafaquar me hebrenj, dilnin e propagandonin me zë të lartë: “Të gjithë hebrenjtë e kanë hundën e shtrembër”.

Popullizëm fetar
Qeveria e Kosovës deri më tani e ka injoruar çdo paraqitje skandaloze publike të Shefqet Krasniqit, këtij agjitpropi të islamit politik. Siç e ka injoruar me vite edhe aktivitetin pseudoislam, në fakt radikal të njëfarë Kastriot Dukës nëpër fshatrat e varfra të Drenicës. Kosova ka një traditë të mirë të imamëve patriotë, por pas luftës i erdhi radha një imami-prevarant nga Shqipëria të predikojë islamin në trevat tona. Ishin disa gra të ndershme dhe të guximshme të Drenicës që iniciuan dëbimin e Dukës nga Kosova, ndonëse ai, sipas disa njoftimeve, prapë është kthyer. Mbetet të shihet a do të vazhdojë të qëndrojë duarkryq ministri Bajram Rexhepi. Deri më tani piromanët fetarë kanë vepruar gati të papenguar, sepse në Kosovë mungojnë zjarrfikësit që mbrojnë shtetin. Në kuadër të manipulimit me fe hyn edhe parada me lutje fetare e kryeministrit turk Erdogan dhe e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi vjeshtën e kaluar në një xhami në qendër të Prishtinës. Erdogani dhe vëllai i tij Thaçi dolën në oborr të xhamisë dhe luteshin së bashku. Hashim Thaçi këtë nuk e bëri pse është besimtar i devotshëm, por sepse përpiqej t’u hynte në hatër myslimanëve të Kosovës para zgjedhjeve të 12 dhjetorit.  
Ky veprim nuk ka emër tjetër përveç se popullizëm fetar.
Si person privat Thaçi mund të falet pesë herë në ditë, por këtë duhet ta ndajë nga jeta publike, sepse feja është çështje private; si kryeministër i vendit, ndërkaq, ai duhet të ketë parasysh se nuk është prijës fetar, por politikan që përfaqëson shtresa të gjera të shoqërisë dhe besimtarë të feve të ndryshme në një shtet që zyrtarisht është laik. Por, shpesh Thaçi dhe parimet janë si dy copë magneti, që kur kthehen në anën e kundërt s’ngjiten kurrë!
Një ndër skenat më absurde të keqpërdorimit të fesë për qëllime politike janë edhe paraqitjet e tashmë ministrit të shëndetësisë Ferid Agani nëpër disa xhami nëpër zona industriale të Zvicrës. Ekzistojnë edhe video të postuara në internet nga këto paraqitje. Aty ky mjek flet për rrezikun që u kanoset të rinjve nga droga dhe si shpëtim propagandon fenë islame. Dhe këtë e thotë në një shtet si Zvicra, ku ekzistojnë institucione shëndetësore për trajtimin e të droguarve, ku aradhe mjekësh hulumtojnë në këtë fushë. Sikur Zvicra të mund t’i zgjidhte problemet me narkomanë duke iu thënë atyre që vetëm duhet të besojnë në Jezu Krishtin, atëherë punët do të ishin shumë mirë. Atëherë do të kurseheshin qindra miliona franga që qeveria në Bernë dhe kantonet zvicerane ndajnë për të luftuar këtë problem. Të përkujtojmë se Ferid Agani ka bërë edhe një zbulim epokal, kur ka thënë se homoseksualiteti na qenkësh sëmundje mendore.
Nëse ai si ministër i shëndetësisë viziton ndonjëherë Zürich-un, atëherë këtë mund t’ia thotë edhe kryetares së qytetit, e cila është lesbike dhe kjo dihet publikisht, siç dihet edhe për shumë politikanë evropianë, mes tyre edhe ministra. Falë koalicionit me partinë e një tyxhari politik partia e Aganit i futi në parlament edhe tre deputetë, agjenda e të cilëve është një miks fetar-ideologjik në kundërshtim me traditën religjioze dhe kombëtare të shqiptarëve. Këto ditë edhe një eksponent tjetër i qeverisë së Kosovës, ministri i Kulturës Memli Krasniqi, befas u bë pjesë e imazhit negativ të vendit. Për karrierën e tij politike sigurisht ka qenë më mirë që ai të mos portretizohej në gazetën “Frankfurter Rundschau” si islamist i rrezikshëm që heq fotografi të Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës nga selia e tij.
Edhe pse ky gabim tashmë është përmirësuar, dinamikën e lajmit të keq s’mund ta ndalë askush, madje as Saatchi & Saatchi me ato 6 milionë euro që i fshiu nga buxheti i Kosovës në emër të përmirësimit të imazhit.  
Ka qenë më mirë sikur pushtetarët e Kosovës këta 6 milionë euro t’ia kishin ndarë një njësie të specializuar të policisë, e cila do të kishte hulumtuar edhe burimet e mbështetjes financiare të elementëve radikalë islamikë në Kosovë.
Shumë njerëz që ia donë të mirën këtij vendi do të ishin tronditur me zbulimet që do të bënte kjo njësi.
Nga Enver Robelli, G. Tema

Konsulli grek rikthehet në Korçë

Konsulli grek, Theodhorus Ikonomus, deklaratat e të cilit shkaktuan debate të shumta në vend, duket se është rikthyer sërish në Korçë.
Ai u tërhoq nga ana e Greqisë pak ditë më parë, pasi deklaroi se Korça është Vorio Epir.

Por, siç duket, Greqia ka pritur sa të qetësohen ujërat dhe e ka risjellë sërish në Shqipëri konsullin Ikonomus.
Ikonomus ka zhvilluar menjëherë një mbledhje me stafin e konsullatës, ku ka konfirmuar qëndrimin e tij në detyrë.


Megjithatë, zëra të tjerë thonë se Ikonomus do të qëndrojë në detyrë deri më 23 mars dhe më pas do të largohet.


Tema

Elbasan, historia e dashurisë që u bë legjendë

Mali i Vashës
Arif Cani 72 vjeç tregon historinë e Malit të Vashës së trashëguar brez pas brezi nga familja duke përcjellë edhe mesazhin e dashurisë së madhe që ka ekzistuar mes një çifti të rinjsh edhe pse ishin bijë beu dhe biri i një fshatari të varfër. “Ndoshta ishte e shkruar nga Zoti që një bujk, biri i një fshatari të varfër nga Griqani i Labinotit Fushë të binte në dashuri me vajzën e beut të kësaj ane. Fjala kishte marrë dhenë, se djali i pashëm i bujkut të varfër ishte dashuruar me vajzën e bukur e të pasur të një beu të madh të një ane tjetër po në Labinot Fushë, ku edhe është zhvilluar kjo ngjarje. Zilija bënte punën e vet dhe gojë pas goje një ditë fjala arriti në veshin e beut. I turfulluar dhe me inat në kokë beu i xhindosur kërkonte të bënte gjëmën. Dërgoi sejmenë dhe shërbëtorë që t`ia sillnin djalin, të dashurin e vajzës së tij para sysh. Ndërkohë që vajzës ia kishte zhuritur shpirtin me fjalët se nuk do ta lejonte kurrë një martesë që do ta turpëronte për jetë. Dha e mori, por nuk e nënshtroi vajzën e tij. Ajo me krenari rinore u betua para Zotit dhe para të atit të saj se nuk donte njeri tjetër në këtë jetë, veç djalit që i kishte fituar zemrën.

Fshati i tërë fliste për këtë dashuri të pazakontë, por të bukur, të padëgjuar, por të veçantë, që djali i një bujku të varfër të arrinte të donte vajzën e vetme e të pasur të beut të madh. Dhe ndodhi një çudi. Krenar dhe i mbushur me dinjitet djaloshar, biri i një familjeje të thjeshtë, por të pasur në dinjitet e në shpirt u paraqit pa iu dridhur syri beut në fjalë. Njerëzit e morën vesh, se haberi kishte marrë dhenë.  
Edhe pse me inat të sojit të tij, beu pranoi t`ia jepte vajzën këtij djali, por duke i kërkuar një kusht, që ai me vajzën në krah t`i ngjitej malit përpjetë deri në majë.
Ishte një mal me një të përpjetë të madhe, por që djali e kishte ngjitur me dhjetëra herë dhe s'ia bënte syri tërr. Gjithçka u pranua dhe ashtu u bë. Të dy të dashuruarit u përqafuan faqe njerëzisë dhe, duke e marrë në krah, djali i mirë nisi betejën e kërkuar, duke marrë në krah vajzën që donte. Rruga nuk ishte e gjatë, por e thyera e malit ishte e hidhur. Dihatja e frymëmarrjes së vështirë nga pesha nuk e shqetësonte djaloshin që si me magji kishte realizuar ëndrrën e tij. Po ashtu dhe vajza e këndshme ia përkëdhelte dihatjen me fjalët e ëmbla që i fliste herë pas here. Kështu ngjitja për në majë po realizohej, siç dëshironte. Këtë çudi po e vështronin me kureshtje dhe ankth shumë banorë të fshatit Labinot Fushë, duke pritur se çfarë do të ndodhte. Vetëm kur ata të ishin në krye të malit që tashmë, sot e kësaj dite, mban emrin “Mali i Vashës”, do të kurorëzohej tërësisht një dashuri, edhe pse e pabarabartë në kushtet e jetës shqiptare. Por rruga drejt majës po bëhej e vështirë. Tashmë lodhja po bënte punën e vet. Zemra e djalit rrihte e rrihte pa pushim, si një maratonomak. “Edhe pak, edhe pak”, i fliste vajza në vesh dhe djali e dëgjonte sikur t`i flisnin zanat e malit të Çermenikës, të cilat djali i ëndërronte tek vajza që dashuronte. Vajza ia dëgjonte edhe rrahjet e zemrës, ajo e ndjente edhe gjakun që i vërshonte, ashtu siç edhe shikonte engjëllin e saj që lumturohej me të në krah.
Fundi erdhi. Djali e arriti majën, gëzimi për të u bë i pamatë. Pikërisht në këtë kohë ndodhi edhe tragjedia. Ai u shemb përdhe, sepse zemra i plasi duke vulosur një tragjedi.
Ndërkohë vajza kujtonte se ai u shtri prej gëzimit, por shpejt kuptoi se një dashuri e bukur dhe e dëshiruar pafundësisht kishte marrë fund. Hidhërimi përshkoi tërë qenien e saj. Një britmë e madhe oshtiu në të gjithë luginën, duke çarë malet tejpërtej. Atë e dëgjuan të gjithë ata që për disa orë po ndiqnin me sy një nga ngjarjet e rralla të kësaj ane. Dhe vajza me zemër të thyer, me shpirt të përvëluar, me mendje të vrarë, hipën mbi shkëmb dhe si një zog i bukur mali hidhet që andej, vrik e përposhtë për të vdekur dhe ajo bashkë me të dashurin e saj.

Ishte një tragjedi që kish brenda dashuri. Të gjithë panë fundin e një dashurie të pakurorëzuar. Edhe beu i egër derdhi lot, jo vetëm për vajzën e tij, ndaj dhe kërkoi që të dy, si vajza dhe djali të varroseshin bashkë nën hijen e një rrapi, pikërisht atje në rrëzën e malit qe tashmë mban emrin “Mali i Vashës”.  

Sa herë që udhëtarët kalojnë përgjatë rrugës që shikohet me Malin e Vashës, të gjithë flasin dhe kërkojnë të dinë përse e ka emrin të tillë, por pa ditur se është historia e dy të dashuruarve përjetësisht.



LEDIA LLESHI, G. Metropol

Moj rakia bukuroshe, që na hedh qoshe më qoshe..

Bullgaria i kërkon BE-së të njohë rakinë si markë të sajën.

Kjo kërkesë e Bullgarisë mund të shkaktojë shumë zemërim në Ballkan.

Megjithatë bullgarët janë të vendosur që të fitojnë nga Brukseli të drejtën që rakia të njihet si një pije tipike bullgare. Nëse Brukseli e bën një gjë të tillë, atëherë Sofja do reduktojë taksat për rakinë dhe shitja e saj do pësojë një bum.

Sofja pret për një përgjigje pozitive në fund të këtij viti.

G. Tema

Sarandë, 13-vjeçarja denoncon babanë për dhunë seksuale

Rovena Maksuti, 13-vjeçe, e shoqëruar dhe nga e ëma, Alma Maksuti, 29-vjeçe, kanë bërë një kallëzim penal në Komisariatin e Sarandës, kundrejt Dhimitraq Maksutit, babait të saj, duke e akuzuar për përdhunim.
Kjo, pasi vetë vajza i ka rrëfyer nënës së saj se çfarë ka ndodhur rreth një muaj më parë. Kanë qenë ca dhimbje barku të 13-vjeçares, që e kanë detyruar të tregojë, e më pas një vizitë në maternitetin e spitalit të Sarandës, ku ka rezultuar e zhvirgjëruar.

Në një rrëfim për gazetën "Shekulli", si vajza, edhe e ëma, kanë kërkuar dënimin maksimal të bashkëshortit e njëherësh babait, për këtë vepër të ulët, siç u shprehën ato.

Alma Maksuti nga Çuka e Sarandës, ishte e martuar prej 19 vitesh me Dhimitraq Maksutin nga Levani i Fierit, që të dy romë. Por para një muaji ata janë ndarë dhe Alma i ka lënë të shoqit dy vajzat, 13 dhe 10 vjeçe, duke marrë me vetë nga katër fëmijët që kishin, vetëm dy djemtë më të vegjël, 3 e 4 vjeç. Por para një jave, Dhimitraqi kishte ardhur në Çukë për t`u pajtuar me bashkëshorten, duke marrë me vete dhe dy vajzat.

Dhe pas disa ditësh paqeje, çifti është grindur sërish dhe Dhimitraqi është kthyer i vetëm në Levan, duke lënë në Çukë dhe dy vajzat. Ndërkohë, dje, më e madhja, Rovena 13-vjeç, pas ca dhimbjeve të barkut, ka zbuluar para nënës së saj përdhunimin sistematik që i kishte bërë i ati në Levan, gjatë një muaji ndarjeje.

Ndërkohë, mësohet se vajza do t'i nënshtrohet edhe një vizite tjetër te mjeku, për kontroll të ndonjë shtatzënie të mundshme.

Shekulli

Sekretet e 'rënda plumb' të kontrabandës shqiptaro-serbe të armëve

EKSKLUZIVE -
EMRA DHE DOKUMENTE: Qeveria e Tiranës, e zhytur në kontrabandë armësh.

Partnerët kryesorë, serbët. Mes tyre, edhe ish-militarë të dekoruar nga Milosheviçi për "trimëri në Kosovë". Në listën e partnerëve, edhe iranianët, islamikët etj. Deri edhe transportet e armëve shqiptare kryhen me shoferë serbë. Ja shkresat e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë që kërkon pajisjen e tyre me viza në Rinas e Han të Hotit
Nga goja e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë mësuam se Salehu (30 vjet në pushtet) i Jemenit na qënka aleat në luftën anti-terror (!).

Një xhevahir të tillë mund ta dëgjonim vetëm nga goja e deputetit të "Vela Lukës" së vitit 1992.
Për këdo që ka dëgjuar dje debatet për armët në Kuvendin e Shqipërisë, po japim disa përgjigje mbi "këta partnerë dhe aleatë".
Këta partnerë ndahen në tre grupe: Së pari serbët, së dyti përfaqësues të asaj që quhet "boshti i së keqes", (iranianë dhe koreanoveriorë), së treti, fondamentalistë islamikë, që i kontrabandojnë armatimet shqiptare dhe ato serbo-sllave të tranzituara nëpër Shqipëri, drejt organizatave terroriste të çertifikuara ndërkombëtarisht.


SERBËT
Një nga aleatët serbë të ministrit aktual të Mbrojtjes, pra të qeverisë së Republikës së Shqipërisë (të trashëguar vite më parë nga paraardhësit e tij) është: Sllobodan Tesiç, (shih dokumentin) njeriu, që ndër të tjera është në listat e zeza të OKB-së për shkeljen e embargos së armëve ndaj Liberisë së kasapit Charles Taylor, në bashkëpunim me famëkeqin "zot të luftës", Viktor Bout.
*****
Dhe jo vetëm. Një tjetër serb (emri dhe dokumentat përkatës ndodhen në redaksinë e Shekullit) ka ardhur në Shqipëri të paktën deri në maj 2009. Ky "aleat dhe partner" i qeverisë së Tiranës është shquar ndër të tjera në veprimet e spastrimit etnik në zonën e Prijedorit të Bosnjës lindore dhe dyshohet se ka marrë pjesë në persekutimin e mjekut të shquar boshnjak Osman Mahmulin. Ai është një ish-paraushtarak që në bashkëpunim me trupat e brigadës së motorizuar 343 ka kryer vrasje civilësh boshnjakë përfshirë gra dhe fëmijë në vendin e quajtur Pyjet e Kurevos në prill-maj 1992.
*****
Një serb i tretë është në këtë listë. Ai është ish-bashkëpunëtor i famëkeqit Diveroli në vitet 2007-2008 dhe në verën e vitit 2010 u vu nën hetimin e doganave amerikane për trafik armësh dhe municionesh luftarake. Firma e tij Pinacle Corporation e inkorporuar në Majami Florida po ashtu po investigohet aktivisht për trafik armësh në drejtim të Grupit terrorist somalez Shabaab Militia (bëhet fjalë për pushkë sulmi të prodhimit jugosllav të Fabrikës Cervena Zastava). Këto armë serbe do të tranzitoheshin nga porti i Durrësit drejt Somalisë. Fatmirësisht ndërhyrja e doganave amerikane njëlloj si në rastin e n/kolonelit në pension Otoole bëri që të dështojë ky trafik. Theksojmë se ky shtetas serb ka vizituar Shqipërinë edhe pas tragjedisë së Gërdecit, për këtë mjafton të kontrollohen të dhënat e pikave të kontroll-kalimit kufitar.
*****
Një ndër partnerët e Ministrisë së Mbrojtjes së qeverisë së Republikës së Shqipërisë (partner i së paku dy ministrave të Mbrojtjes) është edhe ish -komandanti i batalionit të ish-policisë ushtarake të Millosheviçit, i cili në fshatin Gornij Bitesh ka vrarë së paku dy civilë të pafajshëm shqiptarë të Kosovës në prill të vitit 1999.
Bashkëpunimi serbo- shqiptar ka vijuar së paku deri në fundin e vitit 2010, ose direkt ose i maskuar pas firmave private të lincesuara për tregtinë e armatimeve. Edhe ky bashkëpunim serbo-shqiptar është kryer në kuadrin e koalicionit anti-terror apo ndoshta në suazën e "fqinjësisë së mirë"?

*****
Në këtë simbiozë thuajse çdo veprim importi, eksporti apo tranzitimi i armatimeve shqiptare dhe jo vetëm, është kryer duke pasur të përfshirë individë serbë. Madje edhe për banalitete të tilla si eksportim armësh trofe për në Gjermani transporti është bërë me kamionë serbë dhe me shoferë serbë, si në rastin e kamionëve me targa të Nishit NS228-333/43-77NS dhe NS 228-602/58-03NS me shoferë Beljin Jovan dhe Radasonoviç Milan. (shih dokumentin)
Eksporti i barutit shqiptar për Clermont BP në Belgjikë bëhej me shoferë dhe kamionë serbë, jo se nuk ka shoferë dhe kamionë belgë apo shqiptarë por, sepse serbët janë më të besuar për transportin e ngarkesave speciale. Serbët përdorin territorin shqiptar dhe aerodromet shqiptare për tranzitimin e qindra ton armatimeve.
Edhe kur duhet të importohen lëndë plasëse luftarake si psh. C4 nga Irani transporti bëhet me avionë e pilotë serbë si psh avionët e një tjetër personi problematik, i cili veç të tjerash, është dekoruar nga Milosheviçi në janar të vitit 2000 për "trimëri të treguar në luftë kundër shqiptarëve në betejën e Llozhës gusht 1998".


IRAN DHE KORE E VERIUT
Kontaktet me boshtin e së keqes Iran dhe Kore të Veriut përfshinin një gamë të larmishme artikujsh, që nga porositë për parti 100 000 kallashnikovësh e deri tek avionët pa pilot, pajisjet anti GPS apo granatahedhësit modernë RPG 29, të aftë të dëmtojnë dhe tanket më moderne si Challenger, Abrahams etj të pajisur me blind reactive shumështresësh (multi layer reactive armour), që patën një eficencë vdekjeprurëse kundër tankeve izraelite Merkava 3 në gusht të vitit 2006 në jug të Libanit.
Për të furnizuar me bomba aviacioni aeroplanët e mplakur Fantom të Iranit partnerët shqiptarë të ajatollahëve të Teheranit i blenë në Afrikë të Jugut dhe i transportuan nga magazinat doganore hollandeze (si zakonisht nëpërmjet serbëve) deri në Rinas.
Pasojat e këtij bashkëpunimi u panë dhe në verën e vitit të shkuar kur eksplozivi RDX shqiptar i eksportuar në Iran u kap në Xhoja Tauro të Kalabrisë, ndërsa po bënte xhiron e botës për të mos u interceptuar para se të arrinte në duart e Hezbullahut, që me ndëmjetësinë siriane e priste në portin sirian të Tartousit.
Shitja e dështuar e armëve serbe Jemenit dhe eksportimi i suksesshëm i armatimeve shqiptare drejt aleatit Saleh të Jemenit janë disa nga bëmat e epokës pas-Gërdec të trafikantëve shqiptarë të armëve. Natyrisht Ministria jonë e Mbrojtjes nuk mund t'i linte pa i shitur armë edhe aleatit anti terror kolonelit Gadaf, i cili ka dhënë kontribut të veçantë anti-terror duke hedhur në erë diskoteka plot me marinsa amerikanë apo avionë civilë plot me pasagjerë të pafajshëm.


ISLAMIKËT
Përsa i përket marëdhënies së trafikantëve shqiptarë të armëve dhe ekstremistëve islamikë mund të themi, që rezultojnë të përzjerë personazhe të errët dhe shumë problematikë, mes të cilëve njeriu që preu në besë myslymanët e mjerë të Serbrenicës. Nëse kampionëve në mashtrim të qeverisë shqiptare u duhen emrat, i kemi dhe ato.
Si konkluzion mund të themi, që nëse shqiptarët nuk do t'ua ndalojnë dorën këtyre trafikantëve dhe qeveritarëve të papërgjegjshëm, atëhere zoti i ruajtë shqiptarët!  
Opozita e luleve dhe qirinjve duhet ta kuptojë se ndalja e dorës së kontrabandistëve të armëve nuk është thjesht luftë politike, por akt patriotik, në të kundërtën, kur djajtë dalin nga shishja ndodhin Gërdecë!



Gjergj Thanasi, Shekulli

Injorimi i qeverisë dhe 100-vjetori i kryengritjes

Tё gjitha kombet e qytetёruara i nderojnё pёrvjetorёt e kryengritjeve pёr liri dhe pavarёsi. Bile pёrvjetorёt jubilarё i nderojnё edhe mё shumё. Kёtё muaj pikёrisht me 24 Mars ёshtё 100-vjetori i fillimit tё Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Kjo ёshtё njё datё e shёnuar nё historinё e popullit shqiptar. Shqipёria ishte bastioni i fundit otoman nё Ballkan.
S’ka dyshim se pёr rёnien e kёsaj Perandorie kontribuan shumё shtetet e mёdha evropiane. Nё atё kohё tё gjitha vendet ballkanike pёrveç Shqipёrisё kishin fituar pavarёsinё. Fuqitё perёndimore kёrkonin mundёsinё e fillimit tё njё lufte pёr pavarёsinё e Shqipёrisё.
Diplomatёt dhe politikanёt e huaj kёrkonin krahinёn rajonet shqiptare mё anti-osmane.
Natyrisht se Malёsia e Madhe i plotёsonte kushtet mё mirё se asnjё krahinё tjetёr e Shqipёrisё. Malёsia e Madhe ishte e lidhur ngushtё me Shkodrёn dhe intelektualёt e saj. Ky qytet iliro-shqiptar kishte traditё tё madhe kulturore dhe revolucionare. Nё Shkodёr dhe nё malёsitё e saj ishin pjekur kushtet pёr kryengritje. Prijёsit malёsorё tё Kryengritjes kishin lidhje me intelektualёt e Shkodrёs dhe qyteteve tё tjera shqiptare deri nё Vlorё, Korçё e Gjirokastёr. Ata kishin bashkёpunuar ngushtё edhe me prijёsit e kryengritjeve tё Kosovёs.  
Kryengritja e Malёsisё sё Madhe pёr pavarёsi kishte karakter gjithkombёtar.
Nuk ishte luftё krahinore. Bile Memorandumi i Grecёs ёshtё dokumenti mё i fuqishёm pёr karakterin gjithkombёtar tё kёsaj Kryengritjeje.Pёr prijёsin e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe Dedё Gjo’Lulin kisha dёgjuar shumё nё vendlindjen time. Atje flitej mё shumё pёr Dedё Gjo’Lulin se pёr asnjё prijёs tjetёr shqiptar.
Rapsodёt, gjamtarёt dhe trimat e shquar tё Mbishkodrёs kёndonin,gjёmonin dhe flisnin me zё tё lartё pёr kryetrimin e Shqipёrisё Dedё Gjo’Lulin. Nё Jugosllavi ishte i ndaluar emri i Dedё Gjo’Lulit,por populli nuk çante kokёn pёr cenzurёn.
Edhe nё Kosovё kёndonin me dashuri e respekt pёr trimin tonё legjendar. Dy bijat e Dedё Gjo’Lulit-Meria dhe Narja—kanё qenё tё martuara nё vendlindjen time. Ato kanё qenё tё martuara nё dy prej familjeve mё fisnike tё vendlindjes sime. Meria ishte e martuar nё shtёpinё bujare tё Mirash Gjokёs,ndёrsa Narja ishte e martuar pёr Gala Smajlin shumё i pёrmendur pёr trimёri dhe urti.Meri Dedёn e kisha afёr me shtёpi. Ajo fliste gjithmonё pёr babain e saj Dedё Gjo’Lulin dhe vёllazёrit Gjergjin e Kolёn. Meri Dedja ishte njё plakё shumё e qetё. E kam dёgjuar shumё herё duke vajtuar babain e saj Dedё Gjo’Lulin dhe vёllazёrit e saj. Ndёrsa motra e saj Nare Dedja ishte gojtare dhe vajtore e pёrmendur. Mirash Gjoka dhe Gala Smajli kanё qenё miqtё mё besnikё tё Dedё Gjo’Lulit dhe atje nё shtёpinё e tyre u strehua me bashkёluftёtarёt e tij. Nё Triesh gjeti mbёshtetje tё madhe.
Nё shkollat tona shqipe nё Mal tё Zi, emri i Dedё Gjo’Lulit ishte i ndaluar.
Pёr jetёn dhe veprimtarinё e tij dёgjonim vetёm Radio-Tiranёn. Ky radiostacion i fuqishёm shqiptar transmetonte kёngё shumё tё bukura dhe melodike pёr heroin tonё kombёtar. Disa tё moshuar recitonin kёngёn “Dedё Gjo’Luli” tё Gjergj Fishtёs botuar nё “Lahutёn e Malёsisё”.

Nё janar tё vitit 1970 u vendosa nё Itali nё rrugё e sipёr pёr Shtetet e Bashkuara. Nё Romё gjeta njё plejadё intelektualёsh shqiptarё qё ishin larguar nga Shqipёria pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Nё takimet shqiptare nё Romё, Lin Delia kёndonte pёr Dedё Gjo’Lulin. Ernest Koliqi shkruante e fliste me respekt tё madh,bile shkrimet e tij pёr Dedё Gjo’Lulin janё botuar nё revistёn “Shejzat”. Kёshtu vepronin Karl Gurakuqi e Martin Camaj.
Pas disa muajsh imigruam nё Shtetet e Bashkuara. Kёtu gjetёm Koloninё Shqiptare tё Amerikёs tё Nolit dhe Konicёs. Shumica e mёrgimtarёve shqiptarё tё pas Luftёs sё Dytё Botёrore ishin vendosur nё Amerikё. Midis tyre kishte intelektualё, profesionistё dhe patriotё tё shquar qё kishin bёrё shumё pёr Shqipёrinё. Nё takimet e ndryshme kombёtare ata flisnin me respekt pёr trimat shqiptarё tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Para Luftёs sё Dytё Botёrore kishin mёsuar historinё e vёrtetё tё Shqipёrisё. Ishin objektiv.  
Nuk e di pse por shqiptarёt e Jugut i nderonin mё shumё Dedё Gjo’Lulin dhe Isa Boletinin. Ata ishin mё objektiv se shqiptarёt e Veriut. Flisnin e kёndonin me pasion pёr Dedё Gjo’Lulin. Kam takuar dhjetra tё tillё. Ata zgjuan edhe mё shumё kurajon time pёr Dedё Gjo’Lulin dhe Kryengritjen e Malёsisё.Ata nuk ishin fisnor. Shumica nga ata kishin mbaruar studimet universitare nё Evropё dhe nё Amerikё.
Kishin lexuar shkrimet e intelektualёve tё Bostonit pёr Kryengritjen e Malёsisё sё Madhe. Kolonia Shqiptare e Amerikёs kishte dhёnё mbёshtetje tё madhe morale dhe materiale pёr Kryengritjen e Malёsisё. Fan Noli dhe shumё patriotё e publiçistё tё tjerё tё Bostonit u angazhuan fuqishёm nё mbёshtje tё kёsaj lufte pёr liri. Ata e bёnё tё njohur kёtё luftё nё Amerikё. Fan Noli nё shkrimet dhe fjalimet e tij e krahasonte Kryengritjen e Malёsisё pёr pavarёsinё e Shqipёrisё me Luftёn e George Washington-it pёr pavarёsinё e Amerikёs. Nё malёsorёt shqiptarё tё Malёsisё sё Madhe gjetёm terrenin e pёrgatitur pёr tё nderuar Kryetrimin tonё shqiptar Dedё Gjo’Lulin.

Malёsorёt shqiptarё tё Amerikёs pёr 40 vjet me radhё e pёrkutojnё 24 Marsin e vitit 1911.
Qysh atёherё e sot janё ftuar personalitete tё shquara nga tokat shqiptare pёr fjalime e ligjёrata. Nё Amerikё janё themeluar fondacione e shoqata me emrin e kryetrimit tё Malёsisё dhe gjithё Shqipёrisё. Kёtu nё Shtetet E Bashkuara kёndojnё pёr kёtё periudhё historike njёsoj siç kёndonin arbёreshёt e Italisё pёr Skёnderbeun dhe Morenё e tyre tё dashur.
Kryengritja e Malёsisё sё Madhe filloi me 24 Mars tё vitit 1911.
Njё ditё mё vonё domethёnё 25 Mars tё vitit 1911 nё Qepurr tё Hotit u vranё 9 hoten nga ushtria turke. U plagosёn rёndё disa tё tjerё. Nё atё betejё u vra prijёsi legjendar Kolё Marash Vata. Atё ditё u vranё djemtё dhe burrat mё nё zё tё Hotit. Rёnia e tyre e tmerroi Malёsinё e Madhe dhe gjithё Shqipёrinё. Pёr Dedё Gjo’Lulin dhe trimat e Malёsisё sё Madhe ka shkruar shtypi mё serioz i botёs. Kjo luftё i vuri nё lёvizje kancelaritё evropiane. U aktivizuan tё gjitha kolonitё shqiptare nё botё. Nё kёtё Luftё u hartua dhe nёnshkrua Memorandumi i Grecёs, qё padyshim ёshtё dokumenti mё i rёndёsishёm pёr çёshtjen shqiptare para Deklaratёs pёr Shpalljen sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё nё Vlorё.

Kryengritja e Malёsisё sё Madhe ishte gjithёshqiptare, ishte evropiane dhe amerikane, ashtu siç ishte Kryengritja e Kosovёs e vitit 1998. Kёto dy kryengritje sollёn pavarёsinё e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs. Nuk e kuptojmё politikёn shqiptare pse nuk e nderon kёtё datё historike.
Pas rёnies sё diktaturёs ёshtё bёrё edhe mё pak pёr nderin dhe lavdinё e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Pёr mё shumё se 20 vjet nuk kam dёgjuar njё udhёheqёs tё lartё shqiptar qё tё pёrmend emrin e Dedё Gjo’Lulit nё asnjё ceremoni tё pavarёsisё kombёtare. Asnjё president, asnjё kryeministёr dhe asnjё politikan tjetёr nuk i ka thёnё dy fjalё pёr trimin tonё legjendar. Nuk ekziston asnjё portret i Dedё Gjo’Lulit nё zyrat me rёndёsi tё Shqipёrisё.
Asnjё monument dhe asnjё shesh ose bulevard. Vitin e kaluar Kryeministri i Shqipёrisё Sali Berisha paralajmёroi zyrtarisht parapёrgatitjet pёr 100-vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё,por nuk e tha asnjё fjalё pёr.100-vjetorin e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe.
Bile edhe kryetarja shkodrane e Parlamentit tё Shqipёrisё Josefina Topalli po e injoron kёtё periudhё tё lavdishme historike. Si bijё e kёtij qyteti historik tё njё familjeje tё pёrmendur ajo duhej tё bёnte diçka pёr kёtё çёshtje.

Intelektualёt patriotё tё Shkodrёs qё janё nderi i Shqipёrisё bashkёpunuan sinqerisht me Dedё Gjo’Lulin dhe trimat e tjerё shqiptarё. Pёr Kryetrimin e Malёsisё sё Madhe kanё shkruar poetёt dhe shkrimtarёt mё tё njohur shqiptarё duke filluar nga Gjergj Fishta, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.

Pasardhёsit e Dedё Gjo’Lulit nё Amerikё kanё bёrё shumё pёr demokratizimin e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs. Njё dyzinё malsorёsh shqiptarё tё Amerikёs shkuan nё luftё pёr lirinё e Kosovёs. Tё gjithё politikanёt, intelektualёt dhe klerikёt e Shqipёrisё dhe tё Kosovёs e mё gjerё u pritёn me nderime nё mjediset e malёsorёve nё Amerikё.  

Bёhet pyetje, pse politika nё pushtet e qiti nё harresё kёtё periudhё historike?

Nё ceremoninё e rivarrimit tё eshtrave tё Dom Nikollё Kaçorrit Sali Berisha tha se Shqipёrinё e çliruan luftёtarёt e Kosovёs nё krye me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinёn. Kontributi i tyre pёr çlirimin e Shqipёrisё nuk diskutohet, por bёhet pyejte pse injorohet Kryengritja e Malёsisё sё Madhe nё krye me Dedё Gjo’Lulin?




Pёr Epopenё e Malёsisё sё Madhe dhe Dedё Gjo’Lulin kanё shkruar mё shumё se 100 autorё shqiptarё dhe tё huaj. Shqiptarёt malёsorё tё Amerikёs, bёjnё pyetje pse kёshtu?

Winston Churchill-i ka thёnё: “Mё shumё kam frikё ata qё mё injorojnё se ata qё mё kundёrshtojnё”.

Nilo Katalani dhe shkollat e hershme shqipe të Himarës.

Të dhënat historike tregojne se per tre shekuj ne fshatrat e Himares kishte shkolla shqipe. Keto shkolla qene te njekoheshme me ato, qe u hapen ne Shqiperine Veriore nga Bogdani dhe Budi dhe misionare te tjere katolike. Që pas vdekjes se Skenderbeut dy kane qene qendrat koncentrike, ku mesohej gjuha shqipe ne formen e nje institucioni arsimor: Veriu i Shqiperise dhe Himara, shume shekuj me pare se sa te celej shkolla shqipe ne Korce. 

Nil Katalani (Nilo Catalano)ka qene dijetar italian. Ka lindur me 1637 ne fshatin e Sicilise, te quajtur Terra Di Massa. Ne moshen 22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te Grotaferrates afer Romes. Ne kete manastir ne shekuj meshonin arbereshe. Me vone Katalani u derguar ne manastirin bazilian te fshatit Munxifci, ku jetonin arbereshe si lektor dhe mesues i rishtarise, por dhe vikar i abatit. Ketu ky italian i Sicilise u natyralizua mrekullisht me gjuhen shqipe. Librat e Bogdanit, Budit dhe te Bardhit, krijuan nje magji te pashtershme mbi personalitetin e tij.

Ne moshen 48 vjec Katalani u rikthye perseri ne manastirin e rinise. Ai nisi te shkruaje gjuhen shqipe me alfabetin tone te vjeter te Veriut, alfabet i tipit latin, i ftillezuar qe nga Gjon Buzuku me 1555. Para vitit 1677 ai dergohet nga Propoganda Fide ne brigjet e Shqiperise dhe konkretisht ne Himare. Aftesite e tij te medha gjuhesore, karakteri i tij erudit e bene Katalanin drejtuesin e misionit bazilian ne Himare. Ai i dashuroi si askush shqiptaret dhe gjuhen shqipe. Qe vetë Papa i Romes, që mori vendimin për ta çuar Katalanin në Shqipëri dhe madje e emëroi si Kryepeshkop të Durrësit më 4 janar 1693 në Kolegjin e Propagandës në Romë.

Kishte me vehte nje shqiptar, te quajtur Filothe Zasi, 16 vjet me te ri se veten. U nisen me anije nga Lece ne Himare. Katalani u vendos ne Dhermi "vend i shendetshem dhe plot ujera" sic shkruhet ne relacion. Pervec Zasit shqiptar ate e shoqeronte dhe nje italian nga Friuli afer Venedikut, i quajtur Lorenc Mariotti. Qe te tre nisen te predikonin ne fshatrat e bregdetit, pastaj ne Dukat, ne Shen Vasil, ne Nivice, ne Terbac, ne Kuc, ne Zhulat, qe benin pjese ne krahinen e quajtur te Himares, e cila ne kete lak kohor permblidhte tere Laberine, me gjithsej 40 qendra te banuara, sic del ne dokumentet e shkruara te shekujve XI - XVII. Predikimi i ketij misioni te cuditshem behej ne gjuhen shqipe. Ai shkroi libra dhe manuale ne shqip. Ai sa zbriti ne Dhermi krijoi shkollen e te rinjve dhe te femijeve duke i mesuar te gjitheve ne shqip Doktrinen e Krishtere, e cila deri atëherë ishte bërë në greqisht, pasi shqipja ishte e ndaluar nga Patriarkana e Stambollit,si gjuhë e vdekur qe nuk ekzistonte, ndërkohë që popullata shqiptare vazhdonte ta fliste.

Shkolla shqip e Katalanit kishte 80 nxenes, gje shume e madhe per kohen. Shkolla e Dhermiut kish nxenes nga Dukati dhe Terbaci, madje kishin ardhur nxenes per te mesuar shqipen edhe nga Vithkuqi, prane Korces, 5 dite udhe larg.Pervec shkrimeve biblike, nxenesit mesonin edhe arithmetiken dhe disa shkenca te tjera. Shkolle u ngrit ne Himare, drejtuar nga shqiptari Filothe Zasi, por turqit e demtuan egersisht ne nentor 1694.Himara ne ate kohe kishte 1430 fryme. Katalani predikoi shqip edhe ne fshatin e Pilurit me 500 banore dhe ne fshatin Vuno me 600 banore.

Kalaja e Himarës
Paria shqiptare e Himares e mbronte Katalanin nga sulmet e peshkopeve greke te Janines. Kjo pari kish interes te ruante miqesine me italianet e viseve te Pulias pertej detit dhe donte ta kishte mire me Vatikanin. Eshte per tu habitur por edhe shqiptaret myslimane te kesaj krahine ishin te afruar ngushte rreth misionareve të krishterë.


Ne Vuno Katalani u semur per vdekje. Nil Katalanin e semure vendosen ta dergonin ne Korfuz per mjekim. I hipen varkes ne Porto Palermo, por jo larg, i semuri vdiq. Më 3 qershor 1694, ai u preh ne kishen e Shen Thanasit. Mesuesi, sic e quanin pleqte e Himares u varros me tere veshjet peshkopale dhe u bene tere shpenzimet per pershpirtjen d.m.th me grure te zier dhe vere, qe u shpernda si dhe ne mosha te tjera sipas zakonit te vendit, ashtu sic i perkiste nje bariu te tille shpirteror. Letra dergohet nga Dhermiu. Midis atyre qe kane nenkruar eshte dhe protonoteri apostolik Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopape i Dhermiut si dhe Kristofor Nina po nga Dhermiu, i dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut. Dokumenti ruhet ne Arkivin e Propogandes dhe eshte botuar per te paren here nga Nil Borgia.

Nil Katalani eshte nje figure e madhe e kultures. Ai ka lene vepra gjuhesore te nje rendesie te vecante. Me 1831 ish-Kryeministri arbëresh i Italisë, Krispi shkruan se ne Biblioteken e Seminarit Shqiptar te Palermos gjenden ne doreshkrim, Fjalori shqip-italisht si dhe italisht-shqip si dhe nje sprove gramatikore me autor Nil Katalanin. Këto dorëshkrime, nuk jnë bërë kurrë publike, por egzistojnë citime si ky i Krispit që vërtetojnë ekzistencën e tyre. Ne doreshkrimet e Katalanit, Zef Skiroi me 1918 permend edhe doreshkrimin e dy poezive me 8 vargje nga italishtja dhe doreshkrimin e kenges popullore shqiptare mbi Pal Golemin. Sipas tij, Katalani eshte i pari nga folkloristet, qe ka mbledhur kengen e Pal Golemit, nga me te famshmet ne folklorin shqiptar.
Studjuesi arberesh Nil Borgia ka thene se Katalani i hartonte vete librat ne shqip, i botonte dhe i shperndante falas. Nje nxenes i njohur i Katalanit, qe dhe Dhimiter Gjileku nga Dhermiu, qe sipas Neofit Radines, e shkruante ne menyre elegante gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar. Ky Dhimiter e perktheu ne shqip Katekizmin. Ne shkollat shqipe te Himares ka punuar dhe nje Kostandin Onufri, i cili dergoi ne Palase Dr.Krisafidin, qe celi shkollen shqipe ne shtepine e Kapedan Lekes. Ne Dhermi kjo shkolle mbrohej nga ana e Kavalier Ninos. Me vone permendet ne Dhermi Kamil Xhovani, i cili dha mesim ne Dhermi, Himare etj.

Por shkollat shqipe jane perndjekur egersisht dhe mallkuar, qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte nga dhespoti i Janines. Nje histori e nxjerre nga dokumentet e jep akademiku Dhimiter Shuteriqi "kur erdhi dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga prifti Kostandin Onufri, ju versul dhe e kapi nga mjekra brenda ne kishe te Dhermiut".



Shkroi: Moikom Zeqo.




Gjatë rrugës nacionale Vlorë-Sarandë

Kjo është Amerika

“Po kalon pa shumë jehonë në media-n shqiptare ngjarja ndoshta më e rëndësishme politike në SHBA këto ditë. Në shtetin e Wisconsin-it, protestues të shumtë që kundërshtojnë masat e guvernatorit të sapo zgjedhur me votë popullore të shtetit (pra, presidentit/kryeministrit) kanë zaptuar Capitol-in (pra parlamentin e shtetit).

Jo vetëm që askush nuk i qëlloi me armë, por askush nuk përdori forcë ndaj tyre edhe pse kanë zaptuar një institucion shtetëror. Madje policia vendosi që nuk do të bëjë asnjë përpjekje për nxjerrjen e tyre forcërisht nga, të themi, “tempulli i demokracisë”, “institucioni më i rëndësishëm” etj. etj., i Shtetit te Wisconsin-it.

Mbas dy javësh “pushtimi” të institucionit, protestuesit kanë filluar sot ta braktisin godinën për shkak të nevojave personale.

Kështu i trajton Amerika qytetarët e saj protestues. Çdo krahasim, kontrast apo koment tjetër do të ishte i tepërt. Çdo kush mund ta kuptojë vetë ndryshimin midis demokracisë, pra pushtetit të popullit, dhe autokracisë, pushtetit të një individi.” Sa më sipër më ka ardhur nga adresa rigerslako@ ……com. Është një vëzhgim, të cilin e miratoj 100%.  

Dhe shtoj: kjo është Amerika; nuk është as Arvizu-ja, as Countryman-i, as Clinton-i, as Obama.

M. Nano, G. Tema

Gjuha shqipe ka gjetur sekretin e mbijetesës

Intervistë me Moikom Zeqon
1-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Ç’është ekzistenca? Nëse zoti e krijoi botën, po zotin kush e krijoi? A ka një paraekzistencë? Miti i shkakut të parë është teologjik. Idea shkencore e infinitit e përjashton idenë e zotit.
2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?
Potencialisht e mrekullueshme. E vetmuar, pa një familje gjuhësh, e rrezikuar, por edhe me sekretin e mbijetesës.
3. Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?
Doktrina manikeiste, e grafikiste, puriste, bardhë e zi, të mirë ose të këqinj, është dogmë e dështuar për njerëzit, një formë e “paracaktimit”, “predisponimit” mekanik, kalvinist etj.
4. Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive “Big Brother”?
George Orwell-i do të vriste vehten po të shihte një spektakël të tillë me nocionin e Big Brother-it të shpikur prej tij, por të tjetërsuar. Jam me Orwell-in.
5. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?
Është legjenda historike e një realiteti plural, që nuk u ngrit asnjëherë mbi realitetin e njësuar etno-kulturor, po nuk është përjetësisht status-quo, nëse politizohen fetë, ose fetarizohen politikat.
6. Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?
Një unitet në diversitet, që është e njëjta gjë si diversiteti në unitet. Padyshim i njëjti komb, e njëjta gjuhë, e njëjta kulturë. Është marrëzi ta konceptosh ndryshe.
7. Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?
Djali im, Epidamni.
8. Mendoni se në botën e sotme demokratike (mund të) bëhen vrasje për arsye shtetërore?
Nuk ka patur kurrë vrasje për arësye shtetërore, por për arësye të pushtetarëve, që vetindentifikohen me shtetin. Meqenëse edhe shteti demokratik është formë e shtetit, në përgjithësi mund ta manipulojë prej pushtetarëve togfjalëshin antijuridik me ndryshimin leksikor si “për arësye demokratike “.
9. Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?
Projektin mendor, emancipues të një revolucioni demokratik, shumë më të rëndësishëm dhe modern se sa duket në vështrim të parë dhe ndoshta edhe një profilaksi dhe shmangie elegante të komunizmit shtetëror. Një realitet demokratik në 1924 do të qe më i gjallë, më manovrues, më rezistues, më i sukseshëm, për të shmangur strukturën totalitare 20 vjet më pas.
10. Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?
Antifashizmi botëror është një shpikje dhe kulturë e re moderne e shekullit XX. Shqiptarët qenë pjesëmarës dinjitozë në këtë antifashizëm, krahas aleatëve të mëdhenj, përherë të parë në histori. Ky është thelbi i thelbeve. Matrica e këtij antifashizmi shërbeu konceptualisht edhe në çlirimin e Kosovës në 1999.
11. Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?
Zhdukja e analfabetizmit, arësimi në të gjitha nivelet, kultura e shkencave ekzakte politeknike, institucionalizimi i bujqësisë, industrisë, minierave, transportit hekurudhor, detar, i naftës, i hidrocentraleve, shëndetësia etj
12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?
Babai im, luftëtar antifashist, vdiq 40 vjeç nga dy plagë të luftës. Do të isha padyshim me partizanët.
13. Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?
Është fundi i turpshëm dhe i kuptueshëm i një fillimi, jo një fragment i rastësishëm, por konceptimi personalist i një të tëre, i deformimit të republikanizmit në monarkizëm jashtë kohe, i klientelizmit politik dhe ekonomik, ndonëse ka kronologjinë e tij në historinë e shtetit shqiptar.
14. Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?
Pse? Për kuriozitet? E kam lexuar para shumë vitesh. Kush dëshiron nuk e ndalon askush ta lexojë në të gjitha gjuhët e përkthyera, ndoshta edhe në shqip. Është doktrina më mediokre dhe social-raciste, një ligjërim patologjik dhe mesianik, që i kushtoi frikshëm historisë botërore.
15. Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?
Është nobelisti amerikan Elia Wizel, prej tij ruaj dhe një letër autograf me dorën e tij. Kam fotografi edhe me shkrimtarë botërorë si Iv Bonfua, Tomas Trantremer, Sanguinetin, Jashar Kemalin etj. Po Wizel është për mua më i veçantë, i mbijetuari nga holokausti i Aushvicit, autor i shumë librave tronditës dhe përkrahës i madh i lirisë së Kosovës në 1999. E kam takuar në Stokholm në 2002.
16. Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?
Reaksioni rebelues popullor ndaj një (para)politike antipopullore, që nuk duhet të përsëritet. Natyrisht që është diçka më e ndërlikuar.
17. Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?
Di që jeta ime nuk do të më dhimbsej fare po të kërcënohej jeta e të dashurve të mi. Nuk do të kursehesha. Pa patetikë, por seriozisht dhe pa asnjë mëdyshje.
18. Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?
Cili nga popujt e Europës është europian me titull të plotë?
Të jesh europian është një titull konvencional, ose më saktë subjekt i një qytetërimi sinkretik i disa qytetërimeve të mëdha të historisë. Edhe shqiptarët janë një subjekt i tillë padyshim, pavarësisht disa kuotave. Konceptualisht.
19. Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qënë protagonist?
Atë të zbritjes së njeriut të parë me raketë kozmike në sipërfaqen e Hënës, me kushtin surreal që të udhëtoja së bashku me një kozmonaut të vjetër, që quhet Homer, kuptohet kozmonaut i fjalës.
20. Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?
Me Onufrin, nëse do të ishte në një tryezë duke pirë verë me Jan Husin, Gjergj Kastriotin, Buzukun, Pjetër Bodganin, Jonathan Swiftin, De Radën, Ezra Paund-in dhe Migjenin.
21: Cili është libri që po lexoni?
Janë disa libra njëherësh, më saktë romane të Jonathan Franzen, Roberto Bolanos, Paschal Quinard dhe Florian Zeller, etj etj etj.
22. Cili komb europian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?
Spanja, gjuha e saj, e Servantesit, e romanit më të madh të të gjitha kohërave “Don Kishotit“, që është edhe gjuha e Jorge Luis Borgesit, e piktorëve kozmogonikë të metaforave, e pasioneve titanike mesdhetare, e shpirtit të përbotshëm të dashurisë tragjike, e filozofëve kinse të harruar andaluzianë të mrekullueshëm që iluminuan mesjetën europiane.
23. Si do reagonit, sikur të merrnit vesh se djali/vajza juaj është homeseksual(e)?
As nuk dua ta mendoj këtë gjë.
24. Keni frikë nga vdekja?
E pashmangëshmja nuk të frikëson, të qetëson, të bën të vetëdijshëm për kuptimshmërinë e jetës, të mëncuron, pra vdekja është një Magister Vitae.
25. Ç’është Atdheu?
Jo thjesht një postulat gjeografik dhe biologjik. Është gjithçka, nëse tek matrica e tij koncentron mikrokozmosin dhe makrokozmosin, pra për të mos limituar asnjëherë universalen.

*respublica.al