Wednesday, November 2, 2011

Hipokrizia franceze

Ambasadori i Francës në shtetin e Kosovës i quan aktivistët e Lëvizjes Vetvendosje si "fashistë", kur ata gjatë një ligjerate në një institut privat, kanë akuzuar ministrin e Brendshëm Rexhepi, për mosprezencë në veri të Kosovës.

Ajo që harron ky ambasador francez, është fakti që ai kontigjent kriminal serb, drejtuar prej disa mjekrroshash priftërinj, që po "zbythin" edhe urdhrat e KFOR-it, nuk do ishte aty nëse ushtarët francezë të KFOR-it nuk do e ndanin Mitrovicën në 2 pjesë, duke lejuar kështu grumbullimin e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, gjatë çlirimit të Kosovës në 1999-ën.

Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Përmbytja e vlerave


Në atë që quhet rivlerësim vlerash e përmbytje nocionesh do doja të thoja edhe unë dy fjalë...


Shohim rëndomtë që njerëzit të humbasin nga jeta e tyre pikërisht miqtë, shokët, të afërmit. Ata individë për të cilët ruajnë respekt të veçantë, bëjnë ndere apo sakrifica. E kjo ndodh, pikërisht pasi gabimisht vlerësimin e tyre e zhvlerësojnë duke e ngatërruar me një borxh që detyrimisht duhet t'iu kthehet pas.

Ne sakrifikojmë sepse pikërisht ajo sakrifikicë e mundimshme mbetet veç një pikë uji në raport me oqeanin e kënaqësisë që ne përfitojmë kur ndihmojmë njerëzit që i duam.

Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, October 17, 2011

PRESIDENTI PLEHRAT INTEGRIMI

Presidenti i Republikës ktheu ligjin për importin e plehrave. Dhe bëri shumë mirë. Ai ligj s’është një ligj për Shqipërinë Europiane. As për një Shqipëri më të pastër. Po është një ligj për të gangrenizuar me pasoja të pallogaritshme sot plagët e rënda të ndotjes së Shqipërisë. 


Dihet botërisht lidhja e mafias me plehrat. 
Njihen botërisht ngjarje tragjike për shumë vende të botës ku kjo lidhje ka arritur të bëjë ligjin. Por më shumë akoma, dihet botërisht se Shqipëria nuk pastron dhe nuk përpunon dot sot plehrat e veta. Të cilat në të shumtën e zonave urbane digjen ende si në mesjetë buzë lumenjsh apo mbi toka buke. Me efekte shkatërruese për shëndetin e njeriut e të natyrës. Si është e mundur që një vend si i yni, ku pas njëzet vjetësh liri, s’është vënë dot rend ligjor në shumicën dërrmuese të territorit për mbledhjen, grumbullimin, përpunimin e plehrave, të importojë plehra nga jashtë? Cila qeveri në botë i’a bën në këto kushte vendit të vet një peshqesh si ky, nëse nuk është e kushtëzuar nga lidhjet me nënbotën ku qarkullojnë në të zezë paratë e plehrave?  Për çfarë arsyeje në botë Shqipëria duhet të marrë mbi kurriz edhe plehrat e botës kur ende s’po e ngre dot kurrizin e mbuluar nga plehrat e veta?

Saliu e zëdhënësit e plehrave të jashtme në qeveri thonë se do vijnë vetëm plehra “të pastra” dhe këta zotërinjtë do t’i groposin në barkun e atdheut tone në këmbim të përfitimit ekonomik. Po kush nuk e di që ky shtet s’ka asnjë shans, asnjë mundësi, asnjë instrument, as për t’i kontrolluar plehrat që hyjnë në Shqipëri, as për t’i përpunuar ato sipas standarteve të Bashkimit Europian, as për të bërë me to gjësend tjetër përveç dëmit katastrofik që paralajmëron ky ligj plehrash? Të gjithë e dinë.

E më tej të gjithë duhet ta mësojnë se të njëjtin ligj, me të njëjtat argumenta, kanë miratuar në pseudoparlamentet e tyre qeveritë e vendeve të pazhvilluara si Shqipëria, të cilat e kanë paguar më pas këtë lloj ligji me plagosje të tmerrshme mjedisore e pasoja tragjike për njerëzit.
Ligji i importit të plehrave në Shqipërinë e sotme është antikombëtar. Eshtë antieuropian. Eshtë antinjerëzor. Çfarë arsyeje kanë ata që do na e sjellin këtë peshqesh me duart e qeverisë shqiptare t’i bien plehrat në Shqipëri, nëse ky do të ishte një biznes i pastër fitimprurës e pa probleme komplekse? A
snjë arsye s’do kishte, po fatkeqësisht ka vetëm një: Shqipëria e tradhëtuar nga sundimtari i saj mund t’i mbajë në kurriz edhe plehrat e botës përveç të vetave. Shqipëria e tradhëtuar nga qeveria e saj mund të detyrohet të hajë plehrat e botës pa bërë naze. Shqipëria e sëmurë nga plagët e saj mjedisore që nuk kontrollon dot asgjë në hyrjet e saj, mund të gëlltisë symbyllur edhe plehra radioaktive. Njësoj si Somalia, si Haiti, si Etiopia e si të tjera vende që e kanë paguar shtrenjtë, me lëkurën e popullit, këtë ushqim helmatik që Saliu do t’i fusë Shqipërisë në bark me dhunën e kartonave të ngritur qorrazi nga shumica e tij e vjedhur.
Ja edhe një arsye pse Saliu vodhi votat për të qëndruar me pahir në pushtet. Që të importojë plehra e t’ia fusë Shqipërisë në fytin e sëmurë, ndërkohë që ujrat e lumenjve po idhtohen nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që toka e bukës po sëmuret nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës. Ndërkohë që ushqimi i prodhuar në vend po kërcënohet nga papastërtitë edhe pa plehrat e botës.
Presidenti i Republikës e ktheu mbrapsht ligjin e plehrave që rrezikojnë ta mbysin Shqipërinë e përpëlitur mes plehrave. Ne e kemi kundërshtuar me zë të lartë këtë ligj dhe do ta kundërshtojmë përsëri edhe më fort. Saliu s’ka dyshim se do ta mbrojë edhe më me forcë. Duke mallkuar përsëri opozitën dhe padyshim edhe Presidentin. I cili me siguri i’a ka nxirë pamjen edhe më zi se ç’e ka këto kohë duke i’a kthyer plehrat peshqesh në derën e Kuvendit, ku përbetohet se do ja bëjë opozitës fytyrën më të zezë se këpuca tamam ditën kur Bashkimi Europian i’a ka kthyer për të dytën herë, si askujt tjetër, Shqipërisë së qeverisur prej tij aplikimin për statusin e kandidatit.

S’ka dyshim se Saliu do ta ripaketojë edhe njëherë këtë peshqesh dhe do u’a çojë shqiptarëve derë më derë. T’i gëzoni plehrat e botës, kjo është një ditë e lumtur, një arritje historike, një vendimmarrje që tregon se Shqipëria ka ndryshuar aq shumë sa mund të marrë përsipër të lehtësojë edhe botën nga barra plehrave që bota s’i mban dot në oborrin e madh të shtëpisë së saj. Dhe mallkuar qoftë opozita që s’do plehrat e botës në Shqipëri. Opozita, opozita, opozita, në majë të gjuhës për të justifikuar çdo dështim e krim si ky i importit të plehrave që ka vetëm një shkaktar: Qeverinë. Saliun.
Opozita që bllokoi integrimin me luftën për votën e lirë, ndërkohë që BE-ja thotë: S’ka integrim, s’ka status kandidati, s’ka afrim të mëtejshëm drejt Brukselit pa zgjedhje të lira. Opozita që bëri puç me stilolapsa e çadra, ndërkohë që BE-ja thotë: S’ka kandidaturë për në BE pa zbardhur deri në fund 21 janarin e ndëshkuar ligjërisht vrasjet. Opozita që shpif, ndërkohë që BE-ja thotë: Korrupsioni është ngjitur në majën e qeverisë. Opozita që nxin realitetin e ekonomisë së dytë në botë pas Gjermanisë, ndërkohë që BE-ja thotë: Ekonomia shqiptare është në regres. Opozita që nuk voton ligjet me 3/5-at, ndërkohë që BE-ja thotë: Qeveria duhet të krijojë kushtet për një proçes gjithëpërfshirës. Opozita që propozon një pazar të ndyrë me 10 pika, ndërkohë që BE-ja thotë: 10 pikat e opozitës mund të jenë një bazë e mirë për të dalë nga ngërçi.
Nëse ndokush ka parë ndonjë opozitë në botën demokratike që t’i vejë pas me karton jeshil në dorë qeverisë le të ma tregojë. Unë kam parë vetëm qeveri që i venë pas opozitës kur u duhet vota e saj. Jo duke i thënë do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpuca, po bujrum të flasim si mund t’i bëjmë votat bashkë për këtë ligj apo atë vendim madhor.
S’ka bërë vaki ndokund në vendet ish-komuniste që sot janë në Bashkimin Europian kjo që bën vaki në Shqipëri. Prandaj ata janë atje ku janë dhe ne jemi këtu ku jemi, me plehrat tona mbi trup e plehrat e botës tek dera. Ata shkuan në BE duke ndarë qartë ç’është e shtetit dhe ç’është e pushtetit. Për ç’është e shtetit u ulën me opozitën dhe punuan si të barabartë për një kauzë kombëtare e historike, barabar të rëndësishme për të dyja palët. Për ç’është e pushtetit qëndruan përballë, njëra palë në shumicë e tjetra në pakicë, kundër. Si kudo. Ja si dhe pse hynë në BE. Kurse këtu, në Shqipëri, Saliu thotë shteti dhe pushteti janë një e të pandarë, opozita është armiku i Shqipërisë, i Bashkimit Europian, i botës mbarë. Celulë antieuropiane dhe bum me pushkë, bam me fjalë, bam e bum me shkatërrime e me plehra që oborri i tij të pasurohet sa më shumë dhe shteti të bëhet hije që e ndjek atë pas në luftën për heqjen qafe të opozitës.

Kur e dëgjon atë dhe korin e tij që kërkon ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duket sikur për të gjitha gjërat që shkojnë së prapthi e ka fajin opozita. Ndërsa për gjërat që kanë vajtur mire si futja në NATO apo liberalizimi i vizave meritën e ka qeveria që mundi opozitën. Ndërkohë që të gjithë e dinë se në NATO hymë pasi bëmë paktin e reformat që na u kërkuan. Ndërsa liberalizimi u bë pasi më në fund, me vite të tëra vonesë për shkak të Saliut, BE-ja hoqi vizat për shqiptarët për të mbyllur projektin e saj të lëvizjes së lire, kur qeveria arriti t’i bënte detyrat e veta të stërprapambetura. Të cilat s’kishin asnjë lidhje me opozitën, po me punë qeverie. Si mund të shkojmë më tej nëse nuk i referohemi përvojës së parafutjes në NATO? Si mund të vazhdojmë më tutje nëse ditët e javët ikin kështu, me avazin e vjetër të opozitës armike e të qeverisë heroike? Si mund të dalim nga provimi i dytë ngelës në Bruksel me mendje të mbledhur për të kaluar provimin e tretë, nëse nuk ndajmë përgjegjësitë dhe punët?

Ne e dimë kush është përgjegjësia jonë dhe i kemi bërë hapat tona, duke propozuar një pakt të thjeshtë, të qartë, të mjaftueshëm si bazë diskutimi për gjetjen e pikave të përbashkëta të axhendës së integrimit. Saliu jo. Ai e ka mendjen sesi të hedhë fajin mbi opozitën dhe ta bëjë Shqipërinë vendin e plehrave, duke nxjerrë fitime edhe nga plehrat e botës e jo vetëm nga paratë e shtetit, nga pasuritë publike, nga pronat e të tjerëve. E pastaj s’ka si mos ngatërrohet kur flet në publik e u thotë fshatarëve të varfër “Ju po punoni për të mirën e familjes time”, sepse në fakt kjo është e vërteta dhe aq shumë sa ai po merret veç me punët e tij në kurriz të njerëzisë, mendja e ka vështirë të ndërrojë gjthnjë marsh në çastin e duhur.

Kështu s’dihet sa zgjat, po është e sigurtë që për sa kohë të zgjasë ka vetëm zvarritje mes plehrash. 

Edi Rama

Sunday, October 16, 2011

“Buzëqumështit” u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë



Ishte ora 10 e paradites së djeshme kur një grup i organizuar të rinjsh iu drejtua rrugës pedonale “Murat Topani”. Kjo protestë më shumë vizuale sesa akustike, që fliste më shumë me figura sesa me zë, e shndërroi shëtitoren më të re të Tiranës në “ekspozitën” përqeshëse të politikës së bajatizuar e të padurueshme. “Buzëqumështit” po u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë. Të rinjtë varën përgjatë pedonaleve foto të ndryshme të cilat ishin ngjitur në një faqe gazete. Fotot përmbanin mbishkrime të ndryshme. Njëra prej fotove i referohej ligjit më të fundit për inportimin e plehrave, ku shkruhej: “I ëant your trash” (I dua plehrat e tua). Kryeministri i vendit ishte kërkuesi i tyre. Foto të varura ndërmjet shtyllave të ndriçuesve të rrugës me anë të një litari tërhiqnin që nga larg syrin e vizitorëve. Por jo vetëm kaq. Edhe ndriçuesit e instaluar në tokë përgjatë pedonales ishin stolisur me tapetet e karikaturave mbi qeset e zeza. Një nga mbishkrimet që “thithi” shumë shikues, ishte ai për reformën arsimore të vitit 2011. Mbi poster shkruhej: “Shesim mastera, doktoratura, bar djathi etj.”
Dëshmi në vend
“Kjo protestë të kthehet në stil jete për rininë”
Një shitëse ambulante, e cila ishte vendosur në atë pedonale për të gjithë ditën, tregoi se grupi protestues përbëhej nga rreth 50 të rinj, djem dhe vajza. “Ata thanë që kishin marrë një leje paraprake për protestën në bashki dhe në policinë e shtetit. Qëndruan këtu nga ora 10 e paradites deri në 5 të pasdites. Ishin djem e vajza që të bënin për vete me energjinë e tyre. Të gjithë sa i pamë, krijuam simpati”.
Gruaja na tregoi se ata do të largoheshin për t’u kthyer dhe qëndruar deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Takuam më pas qytetarë të tjerë dhe u morën mendim: disa u shprehën skeptikë se mund të vijnë ndryshimet me forma të tilla “të buta” e “të kulturuara”, të tjerë i konsideruan gjetje shumë origjinale e sensibilizuese, që vënë në lojë moralin e pushtetit. Mes optimistëve që besonin tek forma të tilla të reagimit qytetar ishte qytetarja N. Trebicka: “Është vërtet një gjest i mençur prej rinisë sonë. Por unë dua që të mos ndalet këtu. Klasa politike në vend është vërtet e marrë fund dhe të tilla protesta nga të rinjtë duhet të vazhdojnë dhe të na fusin edhe ne të vjetrit në valle. Ky vend ka nevojë për energjinë e rinisë që është e çoroditur, e lënë qëllimisht larg fateve të vendit. Këto protesta bëjnë më të shëndetshëm opinionin dhe vetë të rinjtë, duke krijuar kauza të rëndësishme në vend të zakoneve të dëmshme. Ky është stili dhe fryma që kërkohet sot nga rinia. Protesta të këtij lloji do të ndihmonin për t’i shkurtuar jetën kësaj klase politike, që tallet me popullin. T’i përgjigjemi talljes me të njëjtën monedhë: t’i tallim ata në rrugë.”
Turistët shkrepin aparatet fotografike
Protesta gjeti mbështetjen e kalimtarëve të rastit por dhe turistëve, të cilët shkrepën aparatet fotografike. E ngjashme me një ekspozitë fotografike, ajo ishte si një ‘shoë” që shfaqte anën më të shëmtuar dhe groteske të figurave politike. Vizitorët e huaj qëndruan gjatë përpara disa prej posterave. Vizitori kroat Demetrius tha se i pëlqente shumë kjo që shikonte. “Është një shfaqje e mrekullueshme e antipatisë së popullit tuaj për politikanët e tij. Mund të ngjante si e ekzagjeruar kjo protestë, por me njohuritë që kam unë për vendin tuaj, është forma simbolike e një realiteti të hidhur”, tha ai.
Ndërsa përkthyesi që e shoqëronte, na tha se miqtë e tij të huaj që vijnë në Tiranë, dëgjojnë këtu sharje për politikën më tepër se në asnjë vend tjetër, por prapë se prapë, na quajnë një popull të urtë. Kur e pyetëm se cili poster bëri më shumë përshtypje tek vizitorët kroatë, ai tha: “Më shumë buzëqeshje u dhuroi posteri: “Sa bëjnë 1700 euro rrogë, 1000 euro karburant, 750 euro telefon, 2500 euro dieta?”

Nga Xhek Preçetaj

Thursday, October 13, 2011

Mënyrat si politika “gënjen” dhe fshihet

 “Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”, - shkruante George Orwell e këtë thënie na e kujton sot jo vetëm Wikileaks, por dhe situata politike ndërkombëtare, na e kujton kriza ekonomike që “ikën e vjen”, terrorizmi e pasiguria, drejtësia e korrupsioni, skandalet social-politiko-ekonomike, loja dhe fuqia e fjalëve.





Noam Chomsky, gjuhëtari, filozofi e studiuesi i njohur botëror, ka publikuar rishtazi esenë e tij “Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias". Antikonformist e kritik i palodhur ndaj çdo mjeti të informacionit ai stimohet vazhdimisht nga çdo organ i tyre si një nga pilastrët e gjallë të kulturës intelektuale. “New York Times” shkruan: “Ka arsye të konsiderueshme për të menduar se Chomsky është intelektuali më i rëndësishëm aktualisht mbi tokë”; “The Nation”: “Chomsky është një burim i pashtershëm diturie”; “The Guardian”: “Së bashku me Marks, Shakespeare e Biblën, është midis dhjetë burimeve më të cituara në historinë e kulturës”.
“Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”, - shkruante George Orwell e këtë thënie na e kujton sot jo vetëm Wikileaks, por dhe situata politike ndërkombëtare, na e kujton kriza ekonomike që “ikën e vjen”, terrorizmi e pasiguria, drejtësia e korrupsioni, skandalet social-politiko-ekonomike, loja dhe fuqia e fjalëve. Fjalët përfaqësojnë mendime e paaftësia për t’i shprehur këto mendime humbet qëllimin e tyre. Orwell enfantizonte fuqinë e fjalëve, mjaft shkrimtarë të tjerë Defoe, Zamyatin, London etj. e kanë bërë para tij. Duke kontrolluar fjalën mbytet çdo mendim i pavarur. Po mendimi? Edhe ai mund të kontrollohet e atëherë mund të evitohet çdo aksion rebel i masës. Por si të gjithë që mendojnë se e keqja prek vetëm të tjerët e jo atë, çdo kush adhuron bindjen se është i pamanipulueshëm e se mendja e procesi mendor i tij mbetet i paprekshëm. Njerëzve u pëlqen të mendojnë se vlerat, opinionet, bindjet, idetë e tyre janë të padhunueshme e totalisht të kontrollueshme. Mundet pothuajse të pranojnë me gjysmë zëri se influencohen fare pak nga publiciteti e konservojnë mitin se të tjerët janë lehtësisht të influencueshëm e të dobët. Fantazojnë realisht se manipuluesit të përballen hapur, të trembin e të detyrojnë t’u bindesh e imagjinojnë Big Brotherin orwellian me uniformë e me çizme mbi gju që me armë në dorë detyron çdokënd të ndryshojë mendimet, ideologjitë, personalitetin. Por gjenialiteti i mendimit të Orwellit është se kuptoi që ky manipulim nuk është fizik, por mendor, kryhet në mënyrë delikate e të fshehur me teknika që “pushtojnë mendjen”. Mjaft teori në shkencat sociale demonstrojnë një “Big Brother buzagaz” me një fuqi influencuese ndaj mendimit e aftësisë vendimmarrëse të një personi shumë më efikase sesa një “Big Brother dukshmërisht i rrezikshëm”. Është një mekanizëm i shkrirë mirë e i shfrytëzuar jo vetëm nga politikanët e ekspertët e marketingut, por dhe nga njerëzit e çdo lloj pushteti.
Gjuhëtari e filozofi amerikan, studiuesi “gjeni” i teorisë së gjuhësisë së shekullit XX, Noam Chomsky, ka përpunuar së fundmi listën e 10 strategjive të manipulimit me anë të masmedias, dhjetë rregulla të magjishme, konfuze në perceptimin e tyre, që përziejnë realitetin me iluzionin, gënjeshtrën me të vërtetën. Mendimi i tij i është drejtuar masmedias si skena e vetme ku interpretojnë rolet pushteti e populli. Dhjetë strategjitë e Chomskyt nuk ndalen veç ndaj politikës, por gjen tek to gjurmë evidente të zgjidhjes së “problemeve” të krizës ekonomike, të shërbimit strategjik e “gradual” të dokumenteve të Wikileaks, “të skandaleve” të shumta në momentet më të papërshtatshme, “të rrëfimeve private” në kulmin e kritikës mediatike. “Globalizimi nuk është një fenomen natyral, por politik, i konceptuar për të arritur objektiva të përcaktuara mirë”, - shprehet Chomsky duke u kritikuar shpesh për teoritë e tij. Me një impenjim të fortë në analizën e mendimit politik të kohës, Chomsky ka denoncuar instrumentalizimin total të mjeteve të informacionit në duart e pushteteve lobiste ekonomike dhe ka evidentuar shpesh me informacione të dokumentuara konformizmin e mërzitshëm të medias. Me gjithë kritikat e skepticizmin e tij ndaj mjeteve të informacionit, çdo organ i tyre shfaq ndaj studiuesit një konsiderim e stimë të respektueshme. “New York Times” shkruan: “Ka arsye të konsiderueshme për të menduar se Chomsky është intelektuali më i rëndësishëm aktualisht mbi tokë”; “The Nation”: “Chomsky është një burim i pashtershëm diturie”; “The Guardian”: “Së bashku me Marks, Shakespeare e Biblën është midis dhjetë burimeve më të cituara në historinë e kulturës”.
“Idealja për sistemin aktual botëror është një individ përballë televizionit që nuk komunikon me askënd e që lejon që truri t’i shtrydhet nga TV-ja. Në rast se individi nis të komunikojë, mund të bëhet i rrezikshëm, rikuperon humanizmin e tij, sensin e tij kritik, aftësinë për të ndërtuar alternativa”, - shkruan Chomsky, përherë kritik ndaj politikës e ndaj tërë mënyrës së ndërtimit të sistemit botëror.

Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias sipas Chomskyt

1-Strategjia e devijimit të mendjes
 
Elementi kryesor i kontrollit social është strategia e devijimit të mendjes që konsiston në heqjen e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme e nga ndryshimet vendimmarrëse të elitës politike dhe ekonomike, duke përdorur teknikën e stërmbushjes së vazhdueshme me informacione të pakuptimta. Strategjia e devijimit të mendjes është edhe e domosdoshme për të evituar interesin publik ndaj njohurive thelbësore të shkencës, ekonomisë, psikologjisë, të neurobiologjisë e kibernetikës. Devijim të vëmendjes së publikut nga problemet e vërteta sociale, duke e pushtuar me tema pa asnjë rëndësi. Mbaj publikun të impenjuar, të impenjuar, të impenjuar pa i dhënë kohë të mendojë, gjithmonë në kthim drejt fermës si të gjitha kafshët.

2-Të krijosh problemin e më pas të ofrosh zgjidhjen e tij
 
Kjo metodë quhet gjithashtu dhe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem, një “situatë” që prodhon një reagim të përcaktuar në publik në mënyrë që të jetë kjo arsyeja e masave që ata dëshirojnë të pranojnë. Për shembull: lejimi i luftës o i intensifikimit të dhunës urbane, apo organizimi i atentateve të përgjakshme në mënyrë që të jetë publiku ai që pretendon ligje mbi sigurinë e politika në dëm të lirisë. Gjithashtu, krijimin e një krize ekonomike për të pranuar si një të keqe të nevojshme zvogëlimin e të drejtave sociale apo shpërbërjen e shërbimeve publike.

3-Strategjia graduale
 
Për të bërë të pranueshme një masë të papranueshme, mjafton që të aplikohet gradualisht e me doza të numërueshme për disa vite me radhë. Kjo qe metoda që kushtet social-ekonomike radikalisht të reja (neoliberalizmi) imponuan në vitet ’80-‘90: një shtet minimal, privatizime, pasiguri, fleksibilitet, papunësi në masë, pagesa të pakënaqshme, shumë ndryshime që po të aplikoheshin njëkohësisht, do të provokonin patjetër një revolucion.

4-Strategjia e shtyrjes
 
Një mënyrë tjetër për të pranuar një vendim jopopullor është prezantimi i tij “si i dhimbshëm e i nevojshëm”, duke fituar në atë moment konsensusin e njerëzve për një aplikim në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë në të ardhmen sesa në të tashmen. Në radhë të parë pasi sforcimi nuk do jetë i menjëhershëm. Së dyti pasi njerëzit, masa, ka gjithmonë tendencën për të shpresuar me naivitet se “gjithçka do të shkojë më mirë nesër” e se sakrifica e kërkuar mund dhe të evitohet. Në këtë mënyrë i jepet më shumë kohë njerëzve të mësohen me idenë e ndryshimit e ta pranojnë sidoqoftë atë kur të vijë momenti.

5-T’i drejtohesh masës si t’i drejtohesh një fëmije
 
Shumica e publiciteteve drejtuar publikut përdor fjalime, argumente, personazhe me një intonacion veçanërisht infantil, shpesh me një zë të dobët, sikur spektatori të ishte një krijesë pakvjeçare apo një i metë nga trutë. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet publiku, aq më infantil është toni i përdorur. Pse? “Kur dikush i drejtohet një personi sikur të kishte 12 vjeç apo më pak, për shkak të sugjerimit atëherë përgjigja e tjetrit me shumë mundësi do të tentojë të jetë pa asnjë sens kritik si përgjigjja e një 12-vjeçari o më pak në moshë se ai.

6-Përdorimi i aspektit emocional më shumë sesa reflektimi
 
Shfrytëzimi i emotivitetit është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtër të analizës racionale e të sensit kritik të individit. Përveç kësaj, përdorimi i tonit emotiv i hap derën papërgjegjshmërisë për të mbjellë apo injektuar ide, dëshira, frika, detyrime o sjellje.

7-Mbajtja e njerëzve në padituri dhe mediokritet
 
Bërja e mundur e ruajtjes së paaftësisë së njerëzve për të kuptuar teknikat dhe metodat e përdorura për kontrollin e skllavërinë e tyre. “Cilësia e edukimit ndaj klasave sociale inferiore duhet të jetë sa më e varfër e mediokre, në mënyrë që distanca e krijuar nga klasa inferiore e klasa superiore të mbetet e pamundur për t’u mbushur nga pjesa inferiore”.

8-Stimulimi i publikut në favorizimin e mediokritetit
 
Nxitja e publikut për të besuar se është në modë të jesh budalla, vulgar e injorant.

9-Përforcimi i ndjenjës së fajit
 
Të bësh të besojë individin se është ai ekskluzivisht përgjegjës i fatkeqësive të tij, për shkak të pamjaftueshmërisë së inteligjencës, aftësisë apo sforcos. Në këtë mënyrë, në vend që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi vetëvlerësohet e ndihet në faj, gjë që nga ana tjetër krijon gjendjen e depresionit, efekt i së cilës është mosreagimi. E pa reagim nuk ka revolucion.

10-Të njohësh njerëzit më mirë sesa ata njohin veten
 
Në vitet ‘50, progreset e shpejta në shkencë krijuan një boshllëk midis njohurive të njerëzve e njohurive të elitës dominuese. Falë biologjisë, neurobiologjisë e psikologjisë së aplikuar, “sistemi” fitoi një njohuri të avancuar të qenies humane si fizike ashtu dhe psikologjike. Sistemi arriti të njihte individin më mirë se ai të njihte veten, gjë që sjell që në shumicën e rasteve sistemi të ushtrojë një kontroll më të gjerë e një fuqi më të madhe ndaj njerëzve, madje më të madhe se ajo që njerëzit kanë ndaj vetvetes.
 


N. Chomsky

 





Sugjeruar nga :Edvin Arapi

Friday, September 30, 2011

Berati - Etimologjia e emrit



Historiografia zyrtare na thotë se qyteti i Beratit e ka marrë këtë emër prej bullgarëve, që e pushtuan në shek. e XI-të dhe e quajtën Belgrad, nga "bel" që serbisht përkthehet "i bardhë" dhe "grad" që serbisht përkthehet "qytet" e merr kështu emrin "Qytet i Bardhë".


Historiografia zyrtare e ka pranuar pa hezituar këtë teori, madje pa marrë në konsideratë faktin se kur ka lindur shqipja e kur serbishtja, kur është krijuar Beogradi e kur është krijuar Berati. Si shndërrohet ky emër, nga Belgrad në Berat, kur Berat është formë më e lashtë, se fjala Belgrad.

Megjithatë, kush ka njohuri në histori e gjuhësi, e di mirë që "Bel" quhej besimi në Zotin Babilonas, në gjuhën akadiane (e rrjedhur prej gjuhës sumere) të folur në Mesapotami quhej "Bel" gjithashtu mbreti dhe në hebraisht Zoti quhej gjithashtu "Ba'al".

Atëherë, do rrjedhim e do të themi që serbishtja është nëna e këtyre gjuhëve, apo do mundohemi të kuptojmë se ç'është kjo "bel, belu, ba'al" e cila nënkuptonte Zotin në lashtësi?!

Bel, belu, ba'al nuk janë asgjë tjetër veç shqipes "bë+yll". Babel, ishte bab+ylli, Babilonia ishte Bab+ylli+jonë.
Përse gjuhët latine me fjalën "Belle" nënkuptojnë të bukurën?
Përse italishtja sot yjet i quan "stelle"? (ë-shtë-yll)
Po Belgjika, nga Beogradi vjen?
Po çfarë është në të vërtetë prapashtesa "grad"? Duke kërkuar tek fjalori etimologjik më serioz në internet, http://www.etymonline.com/index.php?allowed_in_frame=0&search=grad&searchmode=none , ai na shpjegon se fjala "grad" nënkupton një rrethim me gurë deri në 5 metra dhe vjen prej fjalës "gard", e që kjo e fundit vjen nga rrënja proto-indoeuropiane, "gherdh". Fjalë që krijon gardën, apo edhe garden (kopshtin).

A do më shumë mund të kuptosh që bëhet fjalë për shqipen "gardh" e që lidhet drejtëpërdrejtë me gurin?

Kaq pak dyshim duhet për të kuptuar se me çfarë dengu gënjeshtrash na kanë mbuluar dhe vazhdojnë të na mbulojnë historianët, si vegla të gjeopolitikës
.


Rishikimi i figurës së Ahmet (Zogut) Zogollit



Në një kohë Kryeministri Berisha bën publikisht thirrje historianëve për pastrimin e figurës së Ahmet Zogut, historiani i tij puthadoras, Prof. Dr. Beqir Meta, ai i cili e trajtoi, në librat mësimore të vitit të IV të gjimnazit, vitin e zi 1997-ë si një rebelim komunist dhe Berishën si ëngjëllin mbrotjës të shqiptarëve, në diskrodancë të plotë me "madhërinë e tij", boton paraprakisht tek "Toena" një Studim për periudhën 1928-1939 të Monarkisë Shqiptare ku ndër të tjera shkruan si vijon:

Ndërsa vendet fqinje prej dekadash vijonin me polikën asimiluese dhe diskriminuese ndaj pakicave etnike, siç ishin ato shqiptare në Greqi apo Jugosllavi, Mbretëria shqiptare e drejtuar nga mbreti Zogu I bënte të kundërtën. Madje, duke kaluar edhe parashikimet. Nëse brenda pak viteve në Greqi përqindja e minoriteteve ra ndjeshëm, pra edhe në kurriz të asimilimit të minoritetit shqiptar, në Shqipërinë monarkike, minoritarët u bënë me prona, u fuqizuan dhe u shkolluan edhe më mirë se shqiptarët.

Më shumë mësues për minoritarët se shqiptarët

Mbretëria zbatoi një politikë tolerante ndaj pakicave, madje u tejkaluan edhe disa kufizime e parashikime të Traktatit të Lidhjes së Kombeve. Shteti shqiptar financoi shkollat minoritare në një masë të konsiderueshme. Pesha specifike e shkollave minoritare në raport me numrin e fshatrave dhe të popullsisë ishte dy herë më e lartë se mesatarja e vendit. Kështu në minoritet, kishte 1 shkollë për 829 banorë, ndërsa në popullsinë shqiptare të qarkut të Gjirokastrës kishte 1 shkollë për 1 500 banorë . Në vitin 1934, kur filloi dhe konflikti për shtetëzimin e shkollave greke përqindja e nxënësve shqiptarë, në raport me fëmijët e moshës së detyrimit shkollor ishte 36,29%, kurse ajo e fëmijëve të minoritetit grek 79,30%. Përqindja e nxënësve shqiptarë në krahasim me numrin e popullsisë ishte 4,8%, e atyre grekë 9,9%. Përqindja e nxënësve të moshës shkollore që frekuentonin shkollën në minoritetin grek të Shqipërisë ishte 79,30% kurse ajo e nxënësve grekë në Greqi ishte 75% . Përveç kësaj u toleruan në heshtje edhe financimet e qeverive dhe subjekteve greke e serbe për shkollat e pakicave në Shqipëri, gjë të cilën këto shtete nuk e lejonin kurrsesi brenda territorit të tyre. Minoriteti grekofon dhe ai vlleh kishin përfaqësim më të lartë se ai proporcional në parlamentin dhe në administratën shtetërore shqiptare. Qeveria shqiptare deklaronte se “grekofonët ishin pranuar në radhën e nëpunësve të lartë të shtetit, e oficerëve, policisë, xhandarmërisë në një proporcion që nuk i përshtatet aspak numrit të tyre në raport me popullsinë e përgjithshme të Shqipërisë. Asnjë shtrëngim për sa i përket përdorimit të gjuhës së tyre, gëzimit të pasurisë së tyre, sigurimit të jetës dhe nderit të tyre nuk u është bërë kurrë. Ndërsa gjithë këto të drejta që u përkasin pakicave janë shkelur në mënyrë të padurueshme nga qeveria greke ndaj pakicës shqiptare në Çamëri”

Ka ardhur koha e maskarenjve kur tradhëtarët do mundohen ti ngrenë gjithmonë e më lart dhe heronjtë ti hedhim gjithmonë e më poshtë.

A është ky atdheu i shqiptarëve?

Thursday, September 15, 2011

Ganiu, Jani, Gjoni dhe Goni...


U bë kohë që nuk shkruaj.
Jo për shkak të mungesë së kohës, apo sepse nuk ka se për çfarë të shkruash, por prej kohësh më ishte ngulitur fort në mendje një bindje, që sado shkrime, thirrje, alarme etj, shkruajnë pena të forta intelektualësh me bagazh, analistë me horizont apo edhe amatorë të ndryshëm si puna ime, në realitetin tonë shqiptar jo vetëm që nuk tenton të ndryshojë gjë, por pjestarët e shoqërisë civile nga goditjet e njëpasnjëshme dalëngadalë po humbasin edhe atë cipë sedre që ua ngre, jo vetëm qimet përpjetë, por edhe i nxit të hidhen përpjetë për të kërkuar ndryshim të kushteve të mjera social-ekonomike në të cilat rropatemi çdo ditë. Për tu thënë ndal mjaft politikave të verbra, kriminale e deri antikombëtare, që nuk i shërbejnë komunitetit, por mjerisht vetëm përfaqësuesve të tij.

Eshtë e vërtetë që skandalet mbulojnë dita-ditës njëri-tjetrin, prapaskenat guxojnë të dalin në skenë dhe laku që mbyt zërin e ndërgjegjes sa vjen e ngushtohet, por besoj që njerëzit, të cilët lidhen bashkë rreth vlerave, që i bashkojnë shpresat, dashamirësia, mundi dhe besimi që ky vend e këta njerëz meritojnë dhe mund të fitojnë, ditë më të mira për të gjithë bashkë, formojnë një grup shumë më solid se ai krahu tjetër, që herë nga padija e herë nga keqdashja janë mbledhur tok rreth një përfitmi të ngushtë, që herët a vonë do ti ndajë edhe nga njëri-tjetri.

Sot doja të tregoja një histori të trishtë të 4 meshkujve shqiptarë, të cilët fare rastësisht lexojnë në gazetë, që këtë vjeshtë Shqipëria do të realizojë regjistrimin etniko-fetar të popullsisë, me vetdeklarim. Rregjistrim që është pagëzuar me emrin "Cencus"!

Ganiu, Jani, Gjoni dhe Goni janë shokë të ngushtë fëmijërie, që valët e mëdha të migrimeve dhe emigrimeve sërisht fare rastësisht, nuk i kanë ndarë.

Ata takohen çdo pasdite tek Tajvani, aty ku kryqëzohen kisha katolike, ajo ortodokse e xhamia. Më shpesh pa gra, sepse me gratë, ata diskutojnë çdo problem anembanë globit. Nga teoritë konspirative të 11 shtatorit dhe deri tek plani për zbritjen e njeriut në planetin Mars, në 2017-ën.

I vetmi debat që nuk ka zbritur pothuajse fare në tryezën e tyre, është debati mbi fenë. Ata nuk e dinë përkatësinë fetare të njëri-tjetrit, sepse nuk ndjekin fare rite fetare, me përjashtim të festave, të cilat i festojnë të gjitha. Pushim hesapi.

Por ja që Ganiu me gazetë në dorë hap debatin mbi fenë e rregjistrimin e popullsisë. Ai pretendon se shqiptarët duhet të jenë më tepër se 70% muslimanë, sa dolën nga rregjistrimi i popullsisë në kohën e Zogut. Idenë ia përfocon më tepër fakti se ai si shenjë dalluese të muslimanëve di shkronjën "M", që krijohet në pëllëmbën e dorës dhe shumica e njerëzve që ai njeh në dorë iu krijohet shkronja "M".
Në këtë çast ndërhyn Jani, i cili mendon se një tregues më i saktë i përkatësisë fetare janë emrat e prindërve dhe nëse prindërit e tu janë ortodoksë, atëherë ti detyrimisht je ortodoks.
Por Gjoni hidhet ta kundërshtojë se mqs heroi kombëtar i shqiptarëve kishte qenë katolik, atëherë shqiptarët duhet medoemos të jenë të gjithë katolikë.
E kështu në mëdyshje të plota mes tyre Ganiu shton që do ishte më mirë që shqiptarët të ishin të gjithë muslimanë, mqs shumica jemi muslimanë dhe jemi vendi që dallohemi për tolerancën më të madhe fetare, në botë. Pastaj vazhdon duke thënë që kryetari i Ortodoksëve është Janullatos, një antishqiptar i përbetuar. Jani ofendohet dhe ia kthen që muslimanët janë terroristë, kamikazë e fondamentalistë dhe të prapambetur. Situata ndizet keq. Gjoni nga ana tjetër i kthehet Ganiut duke thënë se Papa për Pashkë uron edhe shqip, ndërsa hoxha 5-herë në ditë pëllet vetëm arabisht. Aty Ganiu shpërthen duke i quajtur katolikët njerëz të djallit dhe fashistë, pasi Vatikani fsheh kilometra me libra të vjetër shqip dhe se në kohën kur shqiptarët i strehuan çifutët, ishte Vatikani me në krye Papën, që ua shiti çifutët gjermanëve në këmbim të parave.

Goni që deri në atë çast nuk kishte folur fare, kërcet gotën mbi tavolinë.
Po ç'bëni kështu ore të mjerë, se latë namë - u thotë.

Ia nisët me regjistrimin fetar dhe etnik të popullsisë dhe ziheni me njëri-tjetrin, duke harruar atë që është më kryesorja për të gjithë ne bashkë. Ky regjistrim po bëhet me vetdeklarim, që do të thotë se çdokush mund të deklarojë etninë dhe fenë sipas vullnetit të tij, por etnia nuk është zgjedhje e lirë. Këtë kusht, bashkë me ndarjen e turpshme të ujërave detarë, ia ka imponuar Shqipërisë Greqia, duke e kërcënuar për ratifikimin e anëtarësimit në NATO. E kush, Greqia që vetë nuk njeh asnjë minoritet dhe asnjë të drejtë arsimi e gjuhe të tyre. Ajo Greqi që përbëhet prej 4 brezash të ndryshëm shqiptarësh dhe që i ka shkelur të gjithë njësoj. Ajo Greqi që ende pretendon autonominë e Himarës dhe Epirit të Veriut dhe që emrin e saj e ka prej një fisi ilir të Epirit. Ajo Greqi që u ngrit prej shqiptarësh në revolucionin e 1821-shit dhe që ua mohon etninë e tyre shqiptare. Ajo Greqi që Presidentit e saj të parë, e kishte shqiptar. Po ajo Greqi që shqiptarët ortodoksë i asimiloi në grekë me anë të kishës dhe shqiptarët muslimanë i dëboi me anë të genocidit e spastrimit etnik.

Jeni në vetë ju, apo jo?!

Këtu duke pirë birra e na flisni për fetë ju... Askush prej jush nuk zbaton ritet fetare dhe s'ka si të quhet besimtar fetar, sepse janë pikërisht ritet ato që dallojnë besimtarët e njërës fe, prej tjetrës. Ata që thjeshtë besojnë në një Zot, por nuk ndjekin rite fetare, quhen Agnostikë.
Dhe që jemi shteti i vetëm në botë me 4 besime të mëdha fetare, që prapë po na shtohen me çifutë e me të tjerë dhe dallohemi për tolerancën e madhe fetare, kjo nuk i dedikohet feve, sepse fetë dhe toleranca janë antonime mes tyre. Ato përpiqen dhe e kanë në themel të qëllimit të tyre konvertimet dhe shtimin e rradhët të besimtarëve. Toleranca jonë fetare i dedikohet pikërisht indiferencës sonë fetare. Nuk jemi ne shqiptarët aq njerëz tolerantë, e dimë të gjithë, apo jo?!

E ti Gani duhet të dish që besimi fetar nuk është i trashëgueshëm, pasi është shprehje e vullnetit të lirë të një njeriu në moshë madhore. Pra ti, edhe pse ke emër me origjinë fetare muslimane, mund të ndjehesh edhe budist, sepse kjo është e drejta jote. Shikoji emrat tanë se si i ka transformuar feja...

Ne jemi miq të mirë dhe kurrë nuk jemi ndarë për budallëqe të tilla. Pashko Vasa para 1 shekulli ka thënë se feja e shqiptarit është shqiptaria, sepse askush nga fetë nuk ka folur shqip dhe në interes të kombit tonë. E shqipen e ka mallkuar edhe xhamia edhe kisha. Arsyen ua them tani, por porositim edhe 4 birra të tjera më parë.

E kështu Goni vulosi dhe shokët u çliruan duke buzëqeshur. 




Edhe ne qytetarët që jemi kundra rregjistrimit etniko-fetar me vetdeklarim, nuk është se kemi frikë se na rrëzohet miti i shqiptarëve muslimanë, sepse shqiptarët në pjesën më të madhe të tyre nuk janë as fetarë, por na dhimbset të japim ende territoret tona fqinjve, kështu siç jemi rrudhur në 1/4 e sipërfaqes tonë etnike.
Atë që Europa e fqinjët nuk na e rrëmbyen dot me armë, si mundet ta tolerojmë t'ua dhurojmë në kohë paqeje?!

Shkroi: Stop Injorancës !
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Thursday, September 1, 2011

Studiuesi i njohur shqiptar në New York Z. Genc Leka

(Studiuesi shqiptar Z. Genc Leka është Anëtar i Federatës së Mësuesve të New York-ut dhe të Amerikës në SHBA. Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Amerikë dhe një ndër themeluesit kryesor të krijimit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro - Amerikane në SHBA. Gjithashtu ai punon si edukator i asociuar në një shkollë të mesme të arsimit special në New York) 
- Z. Leka, në librin tuaj të titulluar “Nënë Tereza” botuar në vitin ‘98 në New York, ju shkruani se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër indoevropiane në botë. Mbi cilat fakte bazoheni kur shpreheni kështu?
Shkollarët e shquar amerikanë kanë filluar të bazohen shumë tek tradita popullore. Edhe unë pa ardhur në Amerikë kam dëgjuar nga im atë se një profesor i tij jurist kishte thënë se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në botë. Gjithashtu një diçka të tillë im atë e kishte dëgjuar nga Rilindasit, të cilët e kanë thënë këtë brez pas brezi. Babai im ka kryer studimet e larta në Kostandinopol në vitin 1912 dhe ai transmetonte idetë e Rilindasve se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër mbi tokë. Kur unë erdha në SHBA në 1990, këtë shprehje e kam gjetur edhe në librin “Old Calabria” në Bibliotekën e New York-ut, si dhe në shumë libra të tjerë.
- Pse e keni lidhur gjuhën shqipe pikërisht tek ky Libër?
            Qëllimi im ishte të sensibilizoja opinionin shqiptar që të vija ata në lëvizje për të gjetur rrënjët e veta. Në nëntor të vitit ‘99 unë i paraqita botuesit të gazetës “Iliria” Ekrem Bardhës dhe Vehbi Bajramit “Pemën Gjenealogjike” Indoevropiane, ku gjuha shqipe është degëzimi i parë nga rrënja. Që të dy ishin të gatshëm për t’a botuar këtë shkrim dhe këtë fotokopje por unë isha shumë i zënë në atë kohë. Disa vite më vonë pata rastin të lexoj shkrime të këtij karakteri me autorë të ndryshëm. Dhe për këtë ndjehem krenar, se përpjekjet e mia në këtë drejtim vunë vërtetë në lëvizje opinionin e gjerë të intelektualëve mbi vërtetësinë e lashtësisë së gjuhës shqipe.
- Po drejtuesit e Akademisë së Shkencave në Shqipëri a e mbështetën këtë ide tuajën?   
Në vitin 1996 unë isha Redaktor i Revistës “Trojet Tona” së bashku edhe me Drejtuesin e Revistës Z. Tom Palokaj, zhvilluam një intervistë me Prof. Shaban Demiraj. Njëra nga pyetjet që unë i drejtova atij ishte: - Shkollarët amerikanë thonë se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër mbi tokë. Po ju ç’farë mendimi keni? Dhe përgjigja e tij ishte kjo:- Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit.
- Çfarë konstatuat ju nga kjo përgjigje Z. Leka?
Unë konstatova se shkencëtarët shqiptarë janë të ndrydhur nga politika pasi atje mund të ndodhë gjithçka, por njëkohësisht kuptova se ka mungesë informacioni. Ndërsa ne studiojmë, lexojmë dhe kemi mundësi të hulumtojmë nëpër librat më të fundit të shkencës gjuhësore, ku është vërtetuar se gjuha shqipe ka dalë gjuha më e vjetër në botë dhe renditet 9500 vjet para Krishtit.
- A mund t’i njohim lexuesit tanë se si quhet libri ku jeni bazuar mbi lashtësinë e gjuhës sonë?
Libri quhet “Luigi Genes, Peoples and Languages” me autor Luigi Luca Cavalli - Sforca.


- Studiuesit e huaj e kanë përcaktuar një gjë të tillë, por mendimi juaj personal cili është?
Mendimi im personal është se gjuha shqipe është nënë e baskishtes, burushaskitishtes, tokearjanit edhe kaukazishtes. Për ne shqiptarët është e mjaftueshme përcaktimi i ADN-së të cilën nuk mund t’a bëjmë dot vetë.
- Çfarë është ADN-ja?
ADN-ja është një zbulim i vitit 1952 edhe më përpara i karbonit 14 radioaktiv, që përcakton vjetërsinë e objekteve arkeologjike, mbetjet artikularike të trupit të njeriut, si dhe të fosileve me plus-minus 100 vjet. Studiuesja e parë që e zbuloi strukturën helikale bazike të molekulës së ADN-së në vitin 1952 është Rozalinë Franklin. (1920-1958) Pas vdekjes së saj në vitin 1962 James Watson i cili fitoi edhe Çmimin Nobel për Medicine realizoi Çelësin e ADN-së, dmth molekulën e trashëgimisë.
- Sipas jush si studiues kush mund të quhet Albanolog?
Unë nuk kam vërejte për titujt e gradat e atyre që i kanë kryer shkollat e larta në Shqipëri. Por i mbështes dhe i përkrah ata që konsiderohen albanologë në përpjekjet e tyre. Por që të jemi realist duhet të kuptojmë se Albanologjia është shkenca më e vështirë e historisë së njerëzimit. Për t’u bërë një albanalog i suksesshëm në rradhë të parë duhet të jesh arkeograf, shkencë e cila nuk është vetëm një degë e historisë por që mbulon një numër të madh fushash si psikologji, arkeologji, matematike, etnologji, etiomologji, etnografi, gjuhët lashta dhe moderne, filozofi, estetikë, e mbi të gjitha duhet të studiohet historia e proçesit të të menduarit. Po kështu duhen vizituar Muzeumet e Botës, si edhe duhet studiuar epigrafia dhe misteret e alfabeteve. Ka shumë më tepër se kaq, por mos të harrojmë se shqiptarët janë populli i parë në historinë e njerëzimit që krijuan alfabetin fonetik dhe çdo gërmë e alfabetit fonetik ka histori në gjuhën e lashtë shqipe.
- A mund të na jepni ndonjë shembull?   
Shumë shkollarë të Europës thonë, se alfa, beta dhe gama, nuk kanë kuptim në gjuhën klasike greke, sepse janë të huazuara nga fenikishtja dhe ugaritishtja. Historia qëndron këtu për të civilizuar njerëzimin. Shqipen nga alfabeti me kunja e kthyen me gërma, nga ku “A”-ja ka kuptimin e lopës që lëronte tokën, me emrin lopë përfshiheshin lopa, demi, kau dhe bualli. Dhe kështu “A” është pikturuar me brirët me kënd që është alfa. Pa lopën nuk mund të punohej toka si dhe ishte mbijetesë e domosdoshme në familje. “B”-betha (ose banus) që do të thotë banesë, ku me shtëpi fillon civilizimi. “?”- gama është grepi që shërben për të varur rrobat në familje. Kur vjen njeriu në shtëpi që pushon var rrobat në grepin që është ngulur në mur. “H”- është gardhi i shtëpisë, ku vihet kufiri. Aty ku caktohej gardhi nuk lejohej të dilte lopa, si edhe i huaji i familjes e kishte të ndaluar hyrjen pa prezencën e të zotit të shtëpisë. “H” do të thotë hop ose hov. Domethënë duhet bërë hop ose hov nga vendi për të kaluar gardhin. Këtë kuptim ka gërma “H”.
- Z. Leka, gjithashtu në një shkrim tuajin ku shkruani për Aleksandrin e Madh kam lexuar diçka mbi Jeruzalemin. Ç’farë lidhje ka Jeruzalemi me Shqiptarët?
Edhe në këtë shkrim qëllimi im ishte për të sensibilizuar opinionin, ku intelektualë dhe studiues shqiptarë dhe të huaj të gërmojnë më tepër për Jeruzalemin përpara Biblës. Ky është qytet i themeluar nga Pellazgët. Fisi Ilirian Jebuzit ishte fisi që banoi në Jeruzalem para se të themelonte Mbretërinë e tij Davidi Mbreti i Jeruzalemit. Siç dihet Davidi mori për grua me detyrim Beth-Shevën e bukur që ishte një Ilirjane nga fisi Jebuzit dhe familjes së re i u shtua një djalë të cilin e quajtën Solomon. Mbreti Solomon ishte mbreti më i mençur i Izraelit. Në atë kohë pas vdekjes së Mbretit Solomon, Izraeli nxorri një rregull që për t’u quajtur hebre duhet që nëna të ishte hebre. Ky rregull u bë ligj për shkak të nënës së Solomonit që ishte nga fisi Ilir i Jebusitëve, d.m.th shqiptare.
            Solomoni trashëgoi Psalmet nga nëna e tij që në Bibël njihen si Psalmet e Solomonit. Ka disa shkollarë të huaj që e kundërshtojnë këtë gjë. Por kjo është e vërtetë, sepse pasi shqiptarët e kanë patur gojën të mbyllur për shkak të pushtimeve romane, otomane dhe komuniste. Që nga ajo kohë mbasi kishin bashkëjetuar dhe martuar me njëri-tjetrin, shqiptarët i kanë mbrojtur pa ndërprerje izraelitët. Po të gërmohet më tepër do të shikojmë se Moisiu i thotë pasuesve të tij: “Do t’ju drejtoj tek një popull që është populli më mikpritës i botës”. Këtë libër që unë e kam studiuar dhe jam bazuar për të thënë të vërtetën mbi gjuhën tonë shqipe e kam dhuratë nga Dr. Wolintz, i cili është Numri 1 i Shkencës Oftalmologjike Amerikane.
- Po ju Z. Leka, pse nuk jeni angazhuar në Institucionet përkatëse për t’i institucionalizuar këto dëshmi?
            Sikurse shpjegova pak më lartë në vitin 1997, Dr. Wolintz u interesua për të më gjetur vend punë në një nga Institucionet më të rëndësishme që merret me hulumtimet e kësaj fushe. Por unë e kam parë të arsyeshme të punoj në mënyrë indipendente…Sepse unë nuk dua të them “jo” atëherë kur duhet të them “po”.
- Edhe një pyetje e fundit. Gjatë bisedës me një Profesor të huaj mesa më kujtohet ka qenë fundi i vitit 2001, keni diskutuar për një libër që ndodhet në bibliotekat e New York-ut dhe që fliste për shkrimet liturgjike në gjuhën shqipe. A mund të na flisni diçka në lidhje me këtë libër?
            Po më kujtohet shumë mirë. Kjo ngjarje ka ndodhur në 27 tetor të vitit 2001, ku unë pas shumë kohë kërkimesh dhe pas një njoftimi që kisha, arrita të gjej në një nga bibliotekat e New York-ut një libër që bënte fjalë për shkrimet liturgjike në gjuhën shqipe. Unë akoma nuk kam botuar asgjë në lidhje me këtë fakt për arsye se dua të jem shumë i sigurtë në ato që do të paraqes përpara opinionit publik. Për një gjë jam i sigurtë se një nga Papat e Romës me firmën e tij origjinale ka firmosur dhe deklaruar se ky shkrim është në gjuhën shqipe. Duhet theksuar se Papa kishte studiuar edhe Paleontologji. Por unë shumë shpejt do t’a bëj publike këtë të vërtetë së bashku me deklaratën e Papës. Libri është rreth dy shekuj e gjysmë më i vjetër se Meshari i Gjon Boukut, por mendoj se është edhe më i vjetër, si dhe është i shkruar toskërisht.
- Ju faleminderit.

G. Tema

Turqit

Turqit janë ndoshta kombi më i ri i Evropës së vjetër. 
Fjala, i ri, është relative. Kur them i ri, kam parasysh gjuhën turke, më tepër se sa popullsinë turke. Lidhur me origjinën e turqve, thuhet se ata kanë emigruar nga fiset mongole dhe u vendosën në Anadoll shumë vonë.

Madje po ti referohemi historisë, ata kanë pushtuar një pjesë të Ballkanit, para se të pushtonin atë që do të bëhej shtëpia e tyre e re, pra Anadollin. Ishte një kryeministër shqiptar ai që pushtoi Anadollin për shtetin turk.
Ka disa fise turke që erdhën nga Aiza Qendrore, por popullsia turke në pjesën më të madhe të saj është autoktone, pasi ajo është popullsi e lashtë pellazge, që i ka banuar ato territore, që në kohët më të lashta.
Popullsia është ajo që ka qenë, e cila u bashkua me fiset turke, që erdhën aty, duke krijuar kështu kombin turk. Ajo që ndryshoi ishte gjuha, pasi këto popullsi të vjetra flasin një gjuhë të re, që është me tipare aziatike, por ruan edhe fjalët nga gjuhë evropiane. Shumë fjalë që gjenden tek shqipja dhe tek turqishtja nuk janë fjalë të huazuara as nga turqit dhe as nga shqiptarët, por janë fjalë që janë pellazgo-ilire.

Turqit janë një komb evropian nga ana antropologjike, e cila tregon se pavarësisht se kkjo popullsi e lashtë e ndryshoi gjuhën, nuk e ndërroi etnicitetin evropian, pasi ai pak element mongol u shkri brenda kësaj popullsie. Edhe të dhënat antropologjike tregojnë se popullsia turke është pasardhëse e racës së vjetër pellazgo-ilire dhe del me tregues cefalik si tek pellazgët dhe ilirët, ashtu si edhe tek shqiptarët sot, pra brakicefal në pjesën më të madhe.


Në Turqi jeton sot një popullsi e madhe shqiptare, që disa thonë se është ajo popullsi pellazge që ruajti gjuhën e saj dhe pjesa tjetër thonë që ka emigruar nga territoret shqiptare. Numri i kësaj popullsie shkom në mbi 7 milion banorë.

Shkroi : Elena Koxaqi, Redaktoi : Stop Injorancës