Monday, January 16, 2012

Në vitin 1947, në Gjirokastër erdhën 12 mijë grekë të plagosur


Flet veterani i kirurgjisë së Gjirokastrës Kanan Zanaj, i cili ka regjistruar me dorën e tij të gjithë grekët e plagosur që mbërrinin natën spital. Si u përballuan 10 mijë operacione
 
Fatos Veliu
Janë të paktë ata që mund ta dinë ngjarjen e Gjirokastrës në vitet 1947-1949. Madje, sot mund të duket e çuditshme për shumicën e shqiptarëve fakti që në atë kohë një makinë e degës së brendshme të rrethit jugor, bënte çdo natë rrugën vajtje-ardhje nga spitali i qytetit për në zonën e kufirit ku zhvillohej lufta e përgjakshme civile që kishte përfshirë Greqinë.
Çdo natë, makina e drejtuar nga shoferi gjirokastrit Vaso Gjini sillte 30, madje në shumë raste edhe 40 partizanë grekë të plagosur. Kështu, numri i regjistrimeve në librin e spitalit të drejtuar nga kirurgu i famshëm Vasil Laboviti ( Vasili i madh, siç njihej nga të gjithë shqiptarët) arrinte afërsisht 12 mijë të plagosur. Janë bërë më shumë se 10 mijë ndërhyrje kirurgjikale, duke e detyruar në këtë mënyrë ekipin e kirurgjisë që të mos lëvizte nga salla e operacionit për të shpëtuar nga kthetrat e vdekjes djelmoshat që vinin radhazi në gjendje kome nga përtej kufirit. Plagët ishin të shumta dhe të rrezikshme për jetën e tyre, duke filluar nga ato të plumbit e deri te sakatime nga predhat e artilerisë apo nga minat e vendosura në fushat e luftimit. Të shumtë ishin edhe ata që ishin pa një dy apo pa katër gjymtyrë. Në këto kushte, makina e degës së brendshme kishte edhe detyrën që gjatë marrjes së të plagosurve që sillte në spital, të çonte edhe arkivolet e atyre që nuk i kishin shpëtuar dot vdekjes. I gjithë qyteti i Gjirokastrës, ashtu si edhe Korça jetonte vetëm me ngjarjet e djelmoshave të plagosur grekë që luftonin me vdekjen. Jo vetëm kaq, por të gjithë banorët e atjeshëm u solidarizuan në mënyrë të menjëhershme me urdhrin e dhënë nga qeveria e atëhershme që asnjë vendas përveç rasteve urgjente të mos shtrohej në spital, për të mundësuar kështu mjekim më të mirë për grekët.
Hollësitë e kësaj ngjarjeje për opinionin e gjerë bëhet e ditur për herë të parë vetëm sot, pikërisht nëpërmjet një cikli intervistash të Kanan Zanajt. Ai ka qenë njeriu që ka asistuar në të gjitha operacionet dhe që ka kaluar në dorën e tij të gjithë të plagosurit që mbërrinin në Gjirokastër. Ai ka qenë asistenti i parë i kirurgut të famshëm Vasil Labovitit dhe ka asistuar në 10 mijë operacionet që u janë bërë grekëve. Duke qenë përgjegjësi i pavijonit të Kirurgjisë, ai ka regjistruar me dorën e tij të 12 000 grekët e ardhur në spital. Nëpërmjet kësaj interviste, Zanaj na sjell detaje që kompletojnë ngjarjen e jashtëzakonshme në vendin tonë dhe që na ka kushtuar jo pak si popull, por që fatkeqësisht nuk njihet nga shqiptarët. Si erdhi grupi i parë i tre grekëve të plagosur në Gjirokastër. Vazhdimi i dyndjeve të tyre. Situata, qyteti që vuante për bukën e gojës, kur aty rrinin mesatarisht në një kohë mbi 350 partizanë grekë të plagosur. Si bëhej e mundur gjatë netëve sjellja e kontingjenteve të reja të viktimave dhe dërgimi njëkohësisht i të vdekurve. Çfarë ndodhte kur gjendja e rëndë nuk përballohej me mundësitë kuruese të spitalit lokal. Sajimi i rrobaqepësisë së spitalit, e cila përdorte si lëndë të parë batanijet e spitalit për të bërë pantallona për partizanët grekë. Të sëmurët që kalonin në depresion nga urrejtja që kishin për Zervën dhe rrezikshmëria që ata paraqisnin për njerëzit e spitalit, kur godisnin me çfarë të mundnin dhe ku të mundnin pasi e përfytyronin veten mes betejave. Si kapeshin nëpër korridoret e spitalit dhe mënyrat e neutralizimit të tyre. Urdhrat e fshehtë për të nisur njerëzit që ishin rëndë për në Bashkimin Sovjetik dhe si bëhej evakuimi i tyre për në Kavajë. Çfarë ndodhi në Gjirokastër deri në sulmin grek të ‘49-ës mbi kufirin tonë të jugut dhe a ka lidhje ngjarja e lartpërmendur me atë që ndodhi nga forcat e Zervës mbi kufirin shqiptar?
Zoti Kanan, si arritën të vinin forcat partizane greke në spitalet tona të jugut?
Pas çlirimit të Greqisë nga pushtuesit nazifashist në vitin 1945, forcat e EAM-it, pra forcat e majta partizane humbën pushtetin politik të vendit, i cili kishte kaluar në dorën e forcave të djathta të drejtuara nga Napolon Zerva. Pas kësaj, ato të organizuara ushtarakisht, në një mënyrë tepër perfekte dhe duke pasur një numër shumë të madh njerëzish kishin vendosur që t’i merrnin Zervës me çdo kusht pushtetin. Pas këtij vendimi të prerë, në fillimin e vitit 1947 ata u vendosën përballë ushtrisë shtetërore. Gjenerali Markos dhe komisari politik Nikos Zaharaja që ishin në krye të tyre kërkuan ndihmën te qeveria shqiptare e Enver Hoxhës, e cila kishte ardhur bujshëm në pushtet që në fundin e vitit 1944. Marrëveshja e përfaqësuesve të qeverisë me forcat e majta greke e zhvilluar në pikat e kufirit rezultoi tepër e favorshme. Predispozita e qeverisë shqiptare për të sjellë në pushtet forcat e majta greke ishte shumë e madhe. Pas këtyre konkluzioneve, gjithçka u bë realitet. Që ditën e parë të shpërthimit të luftës, drejt kufirit me Shqipërinë filluan të vinin viktimat e para për të marrë ndihmën mjekësore në qytetet e jugut, kryesisht në Korçë ku ishte baza e luftës dhe në Gjirokastër.
Thatë se luftimet e shpërthyera në Greqi ishin të ashpra. Ju kishte ardhur ndonjë informacion paraprak për këtë?
Nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar. Çdo gjë ndodhte vetëm pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, pikërisht në zonën e kufirit shqiptaro–grek. Pasqyrë e saj ishin njerëzit e plagosur që vinin në spitalin tonë. Numri i të masakruarve ishte i madh. Pamje të tilla me partizanë grek të gjymtuar dhe të masakruar, pa sy, pa këmbë dhe pa duar, të djegur dhe të përçudnuar ne i kishim të përditshme. Kjo gjë nuk linte dyshim për betejat e ashpra që bëheshin në kufi. Çdo natë, nga kufiri vinin 30-40 partizanë grekë të plagosur.
Çfarë detyre kryenit ju asokohe në spitalin e Gjirokastrës?
Unë isha vetëm 19 vjeç dhe kam qenë kryeinfermier i pavijonit të kirurgjisë së spitalit, isha gjithashtu ndihmës i kirurgut më të famshëm të Shqipërisë, i cili e mbylli jetën e tij me rezultatin e mbi 40 mijë operacioneve, Vasil Labovitit. Në atë spital kisha filluar punën në vitin 1942, që 14 vjeç.
Deri kur e vazhduat punën në atë spital?
Dola në pension në vitin 1988. Janë plot 46 vjet që unë i kam kaluar në pavijonin e kirurgjisë. Fatin tim më të madh në jetë konsideroj faktin që kam punuar pranë kirurgut më të aftë në Shqipëri, Vasil Laboviti, i cili mbajti gjithë peshën e të plagosurve grekë që kërkuan ndihmë në Gjirokastër.
Ju keni asistuar në të gjitha operacionet e partizanëve grekë që erdhën të plagosur.
Pa përjashtim i kam prekur me dorë dhe i kam regjistruar një për një të gjithë.
E mbani mend se kur ka ardhur grupi i parë nga Greqia?
Ka qenë shtatori i vitit 1947. Saktësisht datën s’e mbaj mend, ora ishte afërsisht 7 apo 8 e darkës. Makina e degës së brendshme, tip “Dajç”, mbërriti në spital me një urgjencë të jashtëzakonshme. Ajo drejtohej nga shoferi i njohur i asaj kohe në Gjirokastër, Vaso Gjini. Kur na njoftuan për t’u paraqitur në sallën e operacionit, ne fillimisht menduam se bëhej fjalë për një të plagosur. Por se kush ishte dhe nga se ishte plagosur nuk morëm vesh. Gjatë rrugës për në spital, të cilën e bëra me një frymë, më shkonte mendja te gjithfarë ndodhish, por që të kishte filluar lufta vëllavrasëse në Greqi s’e kisha menduar kurrë as unë dhe as shokët e mi. Kur arrita pashë që Vaso, në makinën e tij “Dajç” të degës së brendshme kishte sistemuar jo një, por tre persona të plagosur, të cilët që në pamjen e parë dukeshin se kishin marrë plagë tepër të rënda, sa mund t’u vihej në dyshim edhe jeta. Befasia jonë ishte akoma më e madhe kur mësuam se ata nuk ishin shqiptarë, por grekë. Aty morëm vesh atë që po ndodhte përtej kufirit tonë, vetëm pak kilometra larg qytetit.
Nuk e prisnit një gjë të tillë?
Mund ta dinin autoritetet e larta të rrethit, të cilët kishin komunikim të përditshëm me dikasteret në Tiranë. Kryetari i degës së brendshme duhet të ketë pasur dijeni, sepse ai nuk e kishte humbur toruan apo as ishte hallakatur për të raportuar apo për t’i arrestuar, siç kishte detyrën funksionale. Sapo u njoftua nga rojet e kufirit për ardhjen e grekëve të plagosur ai dërgoi menjëherë makinën e degës për t’i sjellë në spital. Që në atë moment makina vu në dispozicion për të evakuuar të plagosurit nga kufiri, për t’i sjellë në Gjirokastër dhe për t’i kthyer sërish ata që ishin përmirësuar më parë në spital. Jo vetëm kaq, por kryetari kur mësonte për numër më të madh të plagosurish dërgonte edhe një makinë tjetër në përforcim të makinës së Vasos. Kuptohet se këtu bëhet fjalë për një plan të paracaktuar dhe të detajuar mirë jo nga Gjirokastra, por nga Tirana.
Çfarë mësuat konkretisht kur erdhën tre grekët e parë të plagosur?
Mësuam se shokët e tyre të frontit i kishin sjellë me barelë. Kishin dalë në kufirin me vendin tonë dhe ndenjën në pikën e takimit të përcaktuar para fillimit të luftës nga përfaqësuesit e të dy palëve. Aty, ata ishin ndalur nga rojet e kufirit tonë të cilat menjëherë kishin njoftuar kryetarin e degës nga vareshin. Ky kishte dërguar menjëherë shoferin e degës për t’i marrë. Kështu mbërritën deri në spitalin e Gjirokastrës. Që nga ai moment ne kemi jetuar vetëm me problemet e tyre. Për dy vjet ne harruam edhe familjet dhe fëmijët tanë. Rrinim në sallën e operacionit edhe 12, 20 apo dhe 24 orë.
Sa vonoi grupi i dytë i të plagosurve pas ardhjes së tre të parëve?
Kaluan tri–katër ditësh, pastaj filluan të vinin partizanët e tjerë të plagosur. Pas kësaj, për çdo ditë kishim të ardhur të rinj. Vaso, me makinën e tij të degës së brendshme, sa linte grupin e parë në spital shkonte të merrte grupin e dytë. Në fillim sillte nga 10–12 vetë në natë, pastaj arriti në 15 madje deri në 20 vetë, por kishte edhe raste kur kjo shifër arrinte në 30 madje edhe 40 të plagosur në natë.
Sa zgjati kjo situatë?
Plot dy vjet që nga shtatori i vitit 1947, deri në prillin e gushtin e vitit 1949. Për këtë periudhë u regjistruan më shumë se 12 000 persona.
Çfarë plagësh kishin?
Po të të flas për tre të plagosurit e parë që të tregova pak më parë, ata kishin plagë shumë të rënda. Njëri ishte plagosur në këmbë dhe në gjoks. Tjetri ishte plagosur në kofshë kurse i treti ki shte një plumb në bark. Gjendja e tyre ishte me shumë rrezik. I morëm menjëherë dhe i shtruam në kirurgji. Pastaj i kaluam me radhë në sallën e operacionit ku doktor Vasili u tregua energjik si asnjë herë tjetër.
Më vonë, kur në spital nuk kishim 3 të shtruar, por njëkohësisht deri 350 prej tyre, ne kemi parë situata që ju nuk mund t’i imagjinoni. Kishte njerëz me fraktura në të gjitha pjesët e trupit, plagë në mushkri, në këmbë, në bark, të shkaktuar jo vetëm nga plumbat, por edhe bombat, minat, copat e predhave të artilerisë etj. Kishte njerëz të djegur, madje në grahmat e fundit të jetës. Veç këtyre kishte edhe shumë raste që na vinin djem të rinj pa një apo edhe dy gjymtyrë, qoftë këmbët apo dhe duart. Në këtë gjendje vinin sidomos ata që shkelnin në mina. Por kishte edhe shumë djem që vinin të verbuar fare. Pra me një fjalë kishte raste nga më të vështirat që mund të gjesh mbi tokë...
vijon nesër

Pas shtypjes së kryengritjes Zerva sulmoi Shqipërinë
Çfarë ndodhi në Greqinë e vitit 1947
Në vitin 1947, në Greqi plasi lufta civile midis forcave të EAM-it, ose ndryshe forcave partizane dhe atyre të drejtuara nga Napolon Zerva, të cilët ishin të djathtët apo të njehsuara me ato të Ballit Kombëtar në Shqipëri.
Napolon Zerva, që drejtonte forcat ushtarake të cilat ishin në opozitë me partizanët e mori pushtetin në Greqi në vitin 1945, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, forcat partizane të komanduara nga gjenerali Markos dhe komisari Nikos Zaharaja nuk u pajtuan kurrsesi me atë që po ndodhte në Greqi, por riorganizuan formacionet e tyre partizane.
Pas kësaj pune të gjatë, këto forca që ishin kundërshtare të Napolon Zervës përbënin një ushtri të rregullt me një ndërtim struktural tepër të përsosur, duke filluar që nga toga, kompania, batalioni, brigada e deri te divizioni. Nga ana tjetër, kjo ushtri partizane që u bë shumë e madhe në numër. Në vitin 1947 kishte arritur që jo vetëm të kishte një strukturë të mirëfilltë ushtarake, por të kishte edhe një bindje absolute te njerëzit për t’iu kundërvënë Zervës, për t’i marrë atij pushtetin me çdo kusht. Ata nuk mund të duronin dot faktin e marrjes së pushtetit nga Zerva me ndihmën e anglezëve. Në këto kushte, të dyja ushtritë u vendosën përballë njëra–tjetrës. Njëra komandohej nga Zerva, ndërsa tjetra komandohej nga gjenerali Markos. Lufta filloi dhe vazhdoi për dy vjet nën tmerrin e gjakut dhe të masakrës. Forcat e majta të komanduara nga gjenerali Markos kërkuan ndihmë te Enver Hoxha i cili u ofroi spitalet e jugut për evakuimin e të plagosurve. Mësohet se Shqipëria i ka ndihmuar ato forca edhe me ndihma të tjera. Pas shtypjes së kryengritjes në vitin 1949, Napolon Zerva sulmoi ushtarakisht Shqipërinë, sulm ky që i kushtoi popullit tonë dhjetëra e dhjetëra djem. Forcat e tij kundërshtare u larguan nga Greqia për t’i shpëtuar dënimeve ekstreme. Ato fituan vetëm nga amnistia e bërë nga Andreas Papandreu, kur erdhi në pushtet.

Jetëshkrimi
Kanan Zanaj, 46 vjet në kirurgjinë e Gjirokastrës
Në vitin 1942, kur filloi punë në pavijonin e kirurgjisë së qytetit të Gjirokastrës ishte vetëm 14 vjeç. Në këtë pavijon punonte kirurgu i famshëm Vasil Laboviti, i cili kishte kryer studimet për Mjekësi në Gjermani. Ky është fillimi i biografisë së punës së veteranit më të lashtë të spitalit të Gjirokastrës, Kanan Zanaj. Ai punoi për plot 46 vjet. Në 1988 doli në pension. Kryeinfermier i pavijonit të kirurgjisë dhe asistent i parë i Vasil Labovitit në të gjitha operacionet që ai ka kryer në spitalin e jugut të Shqipërisë. E veçanta e punës së Kanan Zanajt është momenti dyvjeçar kur në spital vërshuan grekët e plagosur gjatë luftës civile që shpërtheu nëpërmjet forcave të majta dhe atyre të drejtuara nga Napolon Zerva. Ishin mbi 12 mijë grekë që u regjistruan nga Kanani. Pavarësisht se në atë situatë ai mbajti barrën më të madhe të vështirësive, tashmë kur pyetet, thotë me modesti se gjithçka që është bërë i dedikohet punës së madhe të kolegëve të tij si: Xhevat Angonit, Katerina Lulës, Antigoni Çros, Shpresa Sakos dhe sidomos idhullit të tij të madh, kirurgut të paarritshëm deri sot, Vasil Labovitit apo “Vasili i madh”, siç e thërrisnin të gjithë. Gjithashtu, Kanan Zanaj njihet në historikun e spitalit të qytetit të gurtë të jugut, si personi që në vitin 1955 ka krijuar për herë të parë pavijonin e grumbullimit të gjakut. Ai tregon se në atë kohë në spital grumbullohej 500 deri në 600 kg gjak në vit.

Monday, January 9, 2012

Tërmet në mitin e lashtësisë greke

”Në mungesë të shkrimeve pellazge (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit Helenë), ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë së ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet që dhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe.”
Përgaditi: Dr. Përparim Demi / Kush ështe Arif Mati:

Përparim Demi
Përparim Demi
Aref Mathieu  lindi më 1 mars të vitit 1938 në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-françes. Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit në Shqipëri. Ai jeton në Francë dhe punon prej vitesh me përkushtim në fushën e historisë etj. Kohët e fundit ka publikuar librin „Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen“.

Çfarë thot ai:
"…duhet  provuar shkencërisht me anë të studimeve dhe hulumtimeve të thelluara të bazuara me argumente provuese, akte dhe fakte të pakundërshtueshme dhe analiza të drejta se shqiptarët janë me të vërtet pasardhësit e pellazgëve. Këta pellazgë të famshëm janë keqtrajtuar prej shumicës së historianëve dhe gjuhëtarëve modernë me këtë fjali lapidare: «Pellazgët, popull parahelenik, janë tretur pa lënë gjurmë». Ja gabimi fatal që ka penguar breza të tërë dijetarësh të mos shkojnë më larg në hulumtimet për këta pellazgë. Vetëm në shekullin XIX të erës sonë dhe në fillim të shekullit XX disa dijetarë filluan të studiojnë gjuhën shqipe, midis të cilëve një numër i madh gjuhëtarësh gjermanikë (gjermanë dhe austriakë si Jokli, Majeri, von Hahni, Kreçmeri dhe të tjerë jo më pak të njohur). Për fat të keq, ajatollahët e gjuhësisë moderne (dhe të asaj që pranohet prej të gjithëve) nuk i kanë marrë para sysh këto punime që dalin nga shtigjet e rrahura. Ata veç kanë pranuar (pa e studiuar me rrënjë dhe pa pasë përdorur dialektin gegë, të cilin se përfillën fare) se gjuha shqipe është gjuhë « indoeuropiane » (skaj që unë nuk e pranoj) që përbën një degë më vete në gjenealogjinë (çka nuk do të thotë patjetër « etnogjenezë ») e gjuhëve. Ja pse nuk është thelluar studimi i kësaj gjuhe (veçanërisht dialekti geg i veriut që mbetet « një fosil i gjallë »). Ky gabim i dyfishtë (Pellazgë të injoruar dhe gjuha shqipe e shtënë në dollap) bëri që gjuha shqipe të përjashtohet nga studime dhe hulumtime në kuadrin e këtij «akademizmi indoeuropian», kahja e shmangur e të cilit e ka zhytur këtë disiplinë në një qorrsokak të vërtetë… ."
Ngjarja e ditës
Ditën e martë, në datën 03 Janar 2012, në Paris u bë mbrojtja e tezës së doktoratës së historianit në  Universitetin e Sorbonës, që shtrihet në krahun e majtë të lumit Sena në Kuartierin Latin. Në këtë godinë kanë kaluar emra të shquar si Marie dhe Piere Kyri (çmimi Nobel për fizikë), teollogu i famshëm Erasmo da Rotterdam, filozofi dhe shkrimtari Jean -Pol Sartre dhe shumë figura të tjera të shquara.
Teza ishte me titull: "Kërkime mbi Pellazgët, si origjinë e civilizimit grek"
Juria përbëhej nga:
Dominique Briquel, Profesor ne Universitetin Paris-Sorbon qe ishte edhe drejtuesi  i temes.
Charles Guittard, Profesor ne Universitetin Paris-Nanterre (Paris X)
Guillaume Bonnet, Profesor ne Universitetin e Bourgogne (Dijon)

Pra u mblodhën tre personalitete nga tre universitete të ndryshme më me emër të Francës për këtë tezë aq interesante dhe e rëndësishme për ta. Z.Arif bëri paraqitjen e studimit të tij me një material prej 13 faqesh (afro 40 minuta). Në sallë, krahas familjareve të tij, ishin dhe studiues të gjuhës shqipe në Francë, intelektualë, studentë dhe miq shqiptarë dhe francezë, por asnjë nga ambasada jonë megjithese zotit Aliçka i ishte dërguar ftesë nga historiani.(nuk po zgjatem në këtë pikë pasi kam shkruar në një artikull tjetër për dipllomatët shqiptarë dhe nuk është vëndi të merremi me ta këtu).

Çfarë tezash hodhi Arifi

Z. Arif, duke ndjekur rrugën metodike shkencore, nëpërmjet një gjurmimi të dëshmive të autorëve antik mbi Pellazgët, shkrimet e greqis antike të Homerit, Hekate i Miletit, Helanikosi i Lesbos etj., të cilët lejojnë të nxjerrë disa perfundime si:
- grekët e lashtë nuk e njihnin "qytetrimin Miken", pasi nuk ka patur asnjë "qytetrim Miken".
- Linearin B, Ventris dhe Chadwick në mënyrë mekanike e emërtuan "mikenë" dhe gjuhën si "greqishtja e lashtë",
- antroponimet, toponimet, oronimet, teonimet, eponimet apo fjalë të tjera nuk shpjegohen me gjuhën greke,
- Qytetrimi i vetëm që ka ekzistuar para ardhjes së grekëve në Ballkan qe ay i Pellazgëve,
- Greqia, në lashtësi quhej Pellazgji dhe jo Greqi,
- Pellazgët i quajtën "barbare" se nuk flisnin greqisht, pra Pellazgët nuk ishin stërgjyshërit e grekëve,
- Pellazgët ju dhanë Helenëve një pjesë të madhe të kulturës së tyre, të institucioneve, besimin fetar, dhe një fond gjuhësor të pasur,
- Pellazgët padrejtësisht janë trajtuar nga historia moderne si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë.
Ai, për mbrojtjen e tezës së tij, ka përdorur burime historike, kulturore, arkeologjike, antropologjike dhe mitologjike dhe nëpërmjet një analize të thelluar dhe argumentave të verifikueshme arriti në këto konkluzione. Më tej ai theksoi,se lidhjen e gjuhës pellazgo-shqipe e ka trajtuar si rrjedhim llogjik të fakteve, për vendosjen e kësaj lidhjeje (të gjuhës shqipe me pellazgjishten) ai nuk është influencuar nga origjina e tij shqiptare,  dhe po të kishte qënë  kinez, përsëri do ti kryente këto studime dhe do nxirrte të njëjtim përfundim.
Teza e tij është një studim prej 798 faqesh, ku ai ka shfrytëzuar 338 autorë. Vetëm për ta shkruar i ka kushtuar një punë e perditshme prej afro 15 orësh, për tre vjet rrjesht. Si përfundim ai rekomandon të reflektojmë mbi origjinën e Greqisë dhe të grekëve si popull, mbi historinë e tyre, mbi origjinën e kulturës dhe gjuhës së tyre. Duke studiuar autorët e lasht, mund të zbulojmë një histori tjetër, thotë ai, mjaft më komplekse të ashtuquajturës Greqi antike, e cila nuk kufizohet vetem me Helenet e pakët që erdhën aty. Nëpërmjet këtyre autorëve të lashtësisë, në fakt, mund të zbulohen kontradiktat, mospërputhjet kohore dhe manipulimet e tjera politike të sotme, ata do të na japin një këndvështrim të rinovuar të historisë së Europës.
Teza u përshëndet nga juria për seriozitetin dhe rrugën shkencore të ndjekur nga autori, mbas konsultimit, juria vendosi dhënien e titullit:

"Doktor në shkencën e historisë së antikitetit (Greqia antike) të Universitetit Paris-Sorbon".

Historiografia europiane ka ngritur një kështjellë të tërë,  thjesht për qëllimet e saj politike mbi bazën e së cilës Greqia ndërtoi tezat e veta raciste. Fatkeqsia është se dhe Akademia e Shqipërisë përsëriti si papagalli teoritë e tyre dhe kur Arifi botoi librin e tij, iu hodhën përkoke duke e quajtur amator. Bile organizuan dhe maskarada në TOP Channel me Fatos Lubonjën me shokë, të cilëve u dukej vetja sikur kishin zbritur nga maja e Olimpit dhe talleshin para kamerave me kulturën dhe historinë tonë. Ja që ky "amator" tani është DOKTOR I SHKENCAVE dhe diplloma e tij është shumë më e vlefshme se sa tua mbledhish gjithë akademikëve shqiptar së bashku. Zoti Arif, e mbrojti doktoratën në këtë moshë të thyer (73 vjeҫare) jo për të marr një copë dipllomë, se në këtë moshë nuk i hyn më në punë, por ai paraqiti punën e tij të  një jete aty, ai luftoi që tezat e tij të pranoheshin në formumin më të lartë akademik europian, siҫ është Universiteti i Sorbonës. Tezat e Arifit u pranuan dhe u vlersuan lart, puna e tij nuk shkoi kot, ajo është vetëm preludi i rishkrimit të historisë antike, ku populli shqiptar do zërë vëndin e tij që meriton.
Unë i përulem me respekt punës dhe personalitetit të lartë të Arif Matit, njëriut që përmbysi një mit fallco të madh, që vuri bazat e një historie të re, të historisë së vërtetë europiane.
Jazëk Akademisë shqiptare që e përfoli, jazëk dhe qeverisë shqiptare që nuk begenisi ta nderojë këtë ngjarje të madhe dhe këtë figurë të lartë të kulturës shqiptaro-franceze. Puna e Arifit do kthehet në pikë referimi, në bibliografi për gjithë shkencëtarët e botës që do merren këtej e tutje me antikitetin europian. Tezat e tij u pranuan përfundimisht në sferat akademike të Francës. Ky është dhe suksesi më i madh që kemi korur ndonjëherë në këtë fushë.

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/analiza/7762-termet-ne-mitin-e-lashtesis-greke-.html

Wednesday, December 28, 2011

Lindje e Krishtit, apo lindje e vitit?



Dihet që njeriut prej kohësh i është dashur të orientohet me ditët e caktuara të vitit apo të motmoteve, apo me fillimin e hënëzës së plotë e atë të mangët deri në atë të ndikimeve të planetëve. Ndaj dhe më parë se të ndërtonte marrëveshjet njerëzore me motet, kohën, muajt, javën, ditën etj., ai studioi për mijëvjeçarë sistemin tonë diellor dhe jo vetëm, për ata që besojnë në evoluimin shkencor, por ndoshta dhe i erdhi për pak vite, i gatshëm nga njerëz jotokësorë për ata që besojnë te UFO-t.
Rezultantja ishte se njeriu qysh në vitet 4500 para Krishtit kishte një sistem matës të kohës tepër të saktë, e quajtur ndryshe kalendar, ku viti ndahej në 12 muaj, muaji në javë me 7 ditë 24-orëshe, ku gjithçka përcaktohej perfekt në kohë e në hapësirë dhe në emërtime, sikundër pothuaj ashtu si thirren edhe sot. Kësisoj, u përcaktuan planetët dhe jo pak, 11 prej tyre, dhe të 12-tin e kanë lënë të nënkuptohej, ku shkenca po rreket aq shumë sot. Pse 12 planetë shëtitës rreth diellit ose anëtarë të sistemit tonë diellor, pse 12 muaj, pse 12 orë, pse 12 shenja të zodiakut, pse 12 anëtarë të familjes magjike të Krishtit, pse 12 dishepuj të Muhametit, pse duzinë kompletesh, pse ky numër 12 magjik, dhe 13 numër ters?
Kjo kërkon shpjegimin e saj sa mistik, sa shkencor, sa fetar, por, mbi të gjitha, kërkon nge tjetër. Sikundër dhe shtata, që përbën një numër tjetër magjik, si shtatë mrekulli, çerek cikli hënor, shtatë ditë jave, ku njeriu i atëhershëm iu gjeti dhe emrat përkatës për nder të planetëve, që ndikonin në jetën e përditshme, si dhe në shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor. Si për çudi, ky dokumentim i parë, na vjen sot sipas dy mënyrave. Ose sipas shkrimeve të tipit kujiniform nëpër gurët e lënë si testament nga Shumerët e Babilonisë, ose sipas gjuhës së kënduar në mijëvjeçarë të shqipes.

Dihet se ditët e javës kanë pas filluar me atë të më të madhit të të mëdhenjve, pra ati i tyne, ose Shën ati i tyne–Saturni-e shtuna, për të kaluar te mishërimi i planetit qendër, i Diellit–e diela, kollaj fare kuptohet Hëna-e hëna, sepse shqip personifikon diçka që hahet, Marsi–e marta, sepse shqip personifikon një planet me shtrëngata, pra, është i marrë, Merkuri–e mërkurë, Jupiteri – e enjte, Venera për vendra (e bukur si Venera, Shën e vertë) më vonë e premta.
Pra, është i vetmi popull që i thërret ata, një pas një, si 6500 vjet më parë, kur kombet e tjera përreth e anembanë i thërrasin ditët e javës sipas numrave rreshtorë. Por jo vetëm kaq. Edhe muajt, ky popull i ka pas thirrur me emër, sikundër edhe sot, si p.sh. shkurt, sepse është i shkurtër, prill sepse hapet dita, maj sepse është muaj i madh ditë dritë, qershor sepse lidhet me vjeljen e qershisë, korrik sepse korr drithëra, gushti-zagushi, gunë, ngushtohet dita-ngushtë, vjeshta e parë, e dytë e tretë ose vjelja e parë, e dytë e tretë-shtator, tetor, nëntori. Pra, kjo na bën të mendojmë se ky popull ka pas qenë i orientuar me kalendar qysh në kohët e para lashtësisë. Ndërkohë që popujt e tjerë, si egjiptianët, më vonë grekët, e më vonë latinët, kujtonin se secili nga ata, mbasi e “vidhte” kalendarin nga gojëdhënat dhe nga ato shkrime të mbijetuara, e bënin si të tyren. P.sh., egjiptianët e matnin me kohën e ndërtimeve të mumieve për personifikimin e përjetshëm të faraonëve (kujdes – fara jonë), grekët e matnin me lojërat e para olimpike të tyre të kryera në Spartë më 780 para Krishtit. Romakët i matnin datat me pushtimet e Cezarit, por të gjithë së bashku, në kalkulimet e tyre, kishin në mendje ato të Shumerëve, që janë ruajtur, mot a mo, në malet Pindus dhe në bjeshkët e Veriut-Gegënisë (popuj mbetës të pellazgëve të rrudhur apo të shtrydhur). Gjithsesi, kalendari i parë zyrtar mbahet, ai, i kohës së Jul Cezarit, ku një mesap kalabrez (ose ilir në fis), avokat për nga zanati, Lilius e thërrisnin, i propozon perandorit kalendarin e vet me bazë egjiptiane, më saktë me bazë Shumeriane, i ndërtuar si kalendar i pastër diellor, pothuajse ai që kemi sot, por me gabime (një ditë në 128 vjet), që u korrigjuan me dekret të Papës Gregoriani XIII, më 1582-shin. Vetë perandori Cezar hoqi emërtimin e muajit korrik të mbërritur deri në kohë të vet prej perandorëve etruskë (që sunduan Romën nga vitet 700 deri në ato 350 para Krishtit) dhe e quajti Jul, ndërsa pas tij qe perandori tjetër, i nipi, Oktavian Augusti, që pasoi me ambicien e të ungjit duke hequr emrin e gushtit dhe e quajti augusto, madje guxoi më tepër se i pari, duke marrë dhe një ditë nga shkurti dhe e vendosi te ky muaj, ndaj dhe kemi qysh atëherë korrikun e gushtin me 31 ditë. Ky kalendar ndoqi shekujt e mëpastajmë, ku kombet, një nga një, fillimisht ata katolikë, pastaj ata protestantë, pasuan dakordësinë e tyre me këtë tip, derisa edhe ortodoksët grekë e rusë në fillim të shekullit 20 arritën dhe e morën për kohëtregues. Prandaj dhe Revolucioni i Tetorit i Leninit, i ndodhur më 17 tetor, sipas kalendarit rus, sot quhet si i 7-ti tetorit, sepse kalendari gregorian hoqi 10 ditë nga ai i Cezarit për të përputhur saktësisht kohën diellore me atë kalendarike.
Veç kalendarit diellor ekzistojnë edhe kalendarë, tipikisht të pastër hënorë, me të cilët përputhen llogaritjet e kalendarit mysliman për të kryer ritet e festave të Ramazanit, e Kurbanit të Madh apo të Kurbanit të Vogël. Pastaj kemi dhe kalendar diellor hënor, si ai shumerian, dhe hënor diellor, si ai kinez e izraelit, dhe/ose kalendar, si ai i fiseve Maya, që përshtat ciklet e diellit me ato të hënës.
Por, klasifikimet e kalendarëve nuk kanë të sosur. P.sh., një tip është ai që bazohet në rregulla (si ai i mayave apo ai gregorian dhe ai cezarian). Ka kalendarë që bazohen në observime astronomike, si ai mysliman, që llogarit saktë momentin e sekondave të para të shfaqjes së draprit të hënës, që iu duhet për festimet, siç shpjeguam më lart. Por, ka edhe nga ata kalendarë që bazohen në llogaritje astronomike, si ai kinez dhe izraelit. Gjithsesi, kalendari bazë mbetet ai i hartuar nga Shumerët, por i ruajtur nga shqiptarët, që bazohet tipikisht në fillimin e një viti të ri sipas ciklit diellor, që përmbushet pikërisht më 25 dhjetor dhe konvecionalisht dëftehet më 1 janar.
Pse më 25 dhjetor?
Dihet se data 22 dhjetor përfaqëson solsticin dimëror, ku nata pushon së rrituri dhe/ose dita pushon së ngrëni. Dita e parë dhe e dytë pas kësaj, pra 23 dhe 24 dhjetori, përfaqësojnë pushimin (stillstand) ose ekuilibrin ose marrjen e forcave të ditës ose gjenerimin ose lindjen e ditës, që realisht fillon të marrë e të mund t’i maten sekondat e para pikërisht më datë 25 dhjetor. Pra, këto sekonda përbëjnë realisht sekondat e para të një dite të re, të një jave të re, të një muaji të ri apo të një viti të ri, por jo vetëm ditë, por edhe dritë më shumë, por edhe fotosintezë më shumë, por edhe oksigjen më shumë. Pikërisht në këtë moment uji fillon të pjellë ujë, ose të gjenerojë vetveten, që në kuadrin e dy javëve apo gjysmëcikli hënor, duke i hedhur dhe kryqin më 6 janar me nitrat argjendi si katalizator, ai arrin të shpërndahet në gjithë ujërat e botës dhe kushdo mund të marrë nga ky ujë në çdo pikë të globit dhe të të mos i prishet, prandaj dhe ai në këtë ditë quhet ujë i bekuar. Po në këtë moment fillon zgjimi, avash-avash i kafshëve, shkundja nga letargjia, përgatitja për një jetë të re e botës së gjallë, çelja e sythave të shumë bimëve, si mimozat etj. Pra, jeta, gjithandej lind, por mbi të gjitha njeriu. Dhe pikërisht këto ditë, duke filluar qysh nga data 17 dhjetor deri më 24 dhjetor festoheshin saturnalet, ditët e at-it të planetëve, me hare e gëzim të madh, me të pira e të ngrëna, me dhurata për një vit të mirë e të ri për të hedhur dertet pas, dhe më 25 njerëzia i kthehej punës nga e para. Këto festa, që ndryshe quheshin pagane, festa të mirëfillta natyrore, po aq shkencore, sa as egjiptianët, e as grekët më vonë, e as romakët më vonë akoma, nuk mundën t’i përçudnonin, përkundrazi, i zhvillonin po aq, e mos më tepër, vetëm me ndryshimin, se gjoja i kishin shpikur vetë për nder të perëndeshës së bujqësisë me emra e vet, por që vetëm ky komb i ruajti si në fillimet apo origjinalin e vet. Vonë-vonë, më 385 të erës sonë, ky rit u zyrtarizua për të krishterët, se në këtë datë paskësh lindur edhe i madhi Krisht. Pra, festat, datat, muajt, ritet, javët e kalendarët ishin shpikur njëherë, ku një popull si Shumerët i ruajti në gur dhe një popull si pellazgët, më vonë shqiptarët i ruajti në lahutë. Prandaj dhe ne shqiptarët nuk kemi asnjë lidhje me festën e Vitit të Ri më 01 janar, përveç asaj kohe të diktaturës ose kur të tjerët na e kanë detyruar, dhe ne si popull i vogël, për të ruajtur fjalën e parë të dhënë Zotit ose natyrës për ata që nuk besojnë, gjoja i kemi respektuar, por jo besuar. Kësisoj, festa për t’u festuar ndër ne shqiptarët, sot, është ajo e të parëve tanë – 25 dhjetori, që as përhapja e kulturës greke, e as pushtimi romak, e as sundimi bizantin, e as dyndja turke, e as ateizmi i kuq, nuk mundën të prishnin këtë datë si në fillimet e veta.
Sazan Guri

Perversiteti i pështirë i TV Klan



Në lajmet e mbrëmshme në TV Klan, një vend të veçantë kishte zënë kartolina virtuale, në faqen personale të internetit, të kryetarit të opozitës, edirama.al.

Fotoja i përket vitit 1924 dhe është vepër artistike e amerikanit Man Ray. Nëse do të tregoheni të vëmendshëm, do të shikoni në trupin e kësaj femre dy simbolikat e violinës. Kjo foto është titulluar “Violina e Ingresit"

Tv Klan ishte kaq shumë i ngazëllyer dhe i ngacmuar nga kjo kartolinë, saqë kishte kryer intervista në çdo qytet të Shqipërisë dhe të intervistuarit ishin të gjithë të moshës mbi 60 vjeç.

Pyetjet që iu drejtoheshin atyre ishin:

"Kjo është kartolina që Edi Rama ju ka dërguar për vitin e Ri, ju pëlqen?"



E natyrshëm ishte i imagjinueshëm reagimi refuzues i qytetarëve, ku nuk kishte edhe prej tyre që e akuzuan se ky mund të ishte manipulim i Berishës, duke harruar se po intervistoheshin në Tv Klan...

Ajo që nuk kuptojnë drejtuesit e TV Klanit është se në këtë botë të shumëllojshme, më banale se një vepër arti gjysëm nudo, është ajo mendja perversite, që jo vetëm nuk mundet të kuptojë artin, por në lajmet që në thelb duhet të mbeteshin informative për masat, shet opinionin e saj të pështirë, për ujë të kulluar.


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Thursday, December 22, 2011

Miti i Jezusit dhe shembja e Diellit Pagan

Thuhet se Krishti ka lindur në 25 dhjetor...
Një datë e shenjtë kjo që nga besimet pagane të zotit Diell. Thuhet edhe se ai është kryqëzuar për Pashkë! Ne simbolizmin astrologjik egjiptianet e paraqesnin Osiridin (gjithashtu nje tjeter zot diell i antikitetit) mbi nje kryq. Sipas njohurive pagane, diellit iu deshen tri dite per ta rimarre veten nga “vdekja”. E njejta kohe qe iu desh dhe Krishtit per t’u ringjallur, e njejta qe iu desh Tamuzit, bir i perendise babilonase per tu ringjallur. Ja se si e pershkruan Ungjilli i Lukes ate qe ndodhi kur Jezusi (Dielli) vdiq ne kryq:
“ishte afer mesdites, kur dielli u zu dhe u be erresire ne te gjithe token deri ne oren tre te pasdites…” Luka,23, 44-45.
Biri/Diell kishte vdekur dhe prandaj mbreteronte erresira. Dhe shikoni per sa zgjati e gjitha kjo: tri ore. Te njejten histori, sipas se ciles pas vdekjes pason erresira, induistet tregojne per Krishnen, budistet per Buden, greket per Herakliun…e keshtu me rradhe nje pafundesi “Zotash” te antikitetit me te njejten histori deri sa arrijme tek Jezusi.
Jezusi kryqezohet simbolikisht ne Pashke, pasi ne ate periudhe bie ekuinoksi i pranveres, kur Dielli (Jezusi) hyn ne shenjen astrologjike te dashit. Ndodh pikerisht ne kete periudhe (Pashke) ne perkim me ekuinoksin e pranveres qe Jezusi (Dielli) triumfon mbi erresiren, eshte pikerisht periudha e vitit kur dita merr me shume ore se nata. Bota shpetohet fale fuqise se Diellit qe rilind (duke fituar mbi erresiren). Mbreteresha Iside e lashtesise paraqitej shpesh me koken e dashit, per te simbolizuar pikerisht periudhen e shenjes zodiake te dashit, (Pranveren) e cila perkonte me periudhen e ringjalljes, riperteritjen e natyres. Kishat e krishtera orientohen mbi boshtin lindje-perendim me altarin kthyer nga lindja. Kjo do te thote qe grumbulli i besimtareve te veshtroje drejt lindjes - drejtimi i Diellit qe lind.
Ajo qe bie ne sy eshte se historia e Jezusit eshte e perseritur me dhjetra here shume shekuj p.e.s. Dita e tij e lindjes, kryqezimi, rilindja pas tre ditesh e shume histori te tjera lidhur me te i jane dedikuar shume perendive te tjera te antikitetit si:Krishna, Buda, Mitra…etj, te gjithe keto emra perendish me te njejten histori jane thjesht alegorizma te paster qe i referohen zotit pagan, Diellit.
Shpesh figura e Jezusit shoqerohet nga 2 peshq, kjo ka te beje me shenjen astrologjike te peshqeve, sepse periudha kur thuhet se lindi dhe jetoi Jezusi perkon pikerisht me kohen kur toka hyri ne eren (epoken) e peshqeve, e cila zgjat 2160 vjet. Edhe persianet te cilet i trasheguan besimet dhe dijet e tyre nga shumeret, egjiptianet dhe babilonasit kishin pagezimin, kreshmen, parajse-ferrin, engjejt e drites dhe ato te erresires dhe nje engjell te rene nga qielli. Kurora me gjemba ne koken e Jezusit eshte gjithastu nje simbol me i vjeter se vete kristianizmi, i cili simbolizon rrezet e Diellit. Shpesh figura e Jezusit shoqerohet me nje rreth mbi koke, eshte pikerisht mbivendosja e figures se trilluar te Jezusit mbi zotin Diell. 12 dishepujt nuk kane egzistuar si njerez, ato jane gjithashtu simbol i 12 shenjave zodiakale, te cilat i gjejme te pikturuara mijera vjet para kristianizmit ne Egjipt, Shumer-(Iraku dhe Irani sotem,etj). Gjithashtu ato (dishepujt) simbolizojne dhe muajt e vitit .Te gjitha keto elemente jene pervetesuar nga krishterimi i cili vazhdon ti mbroje si te vetet.
Nuk ka asnje prove te besueshme (pervec shkrimeve biblike) te ekzistences se Jezusit. Asnje prove arkeologjike, asgje te shkruar per te nga autore te lashtesise. E njeta gje vlen edhe per Solomonin, Moisiun, Davidin, Abrahamin, Sansonin dhe nje pafundesi “yjesh” te tjere biblike. Gjithcka e shkruar per keto figura jane tekstet e shkruara nga prifterinjte levite, te cilet u bazuan tek dijet antike mbi astrologjine dhe besimet antike (te cilat gjithashu ishin dije mbi astrologjine te koduara nen petkun e alegorive dhe metaforave).
Filoni eshte nje nga dhjetra shkrimtaret qe kane jetuar ne periudhen qe thuhet se jetoi Jezusi dhe ka shkruar nje histori te judejve, e cila mbulon te gjithe kete periudhe. Banonte madje edhe ne Jeruzalem ose ne rrethinat e tij, ne kohen kur thuhet se Jezusi ka bere hyrjen e tij ngadhenjyese ne Jeruzalem edhe kur eshte kryqezuar, ringjallur pas tre ditesh e te tjera histori qe lidhen me ate figure.

E dini cfare thote Filoni ne shkrimet e tij per keto ngjarje te jashtezakonshme?

Asgje prej gjeje, asnje fjale, asnje situate te ngjashme. Asnje nga keto histori apo figura nuk eshte dokumentuar ne ndonje dokument romak, apo ne raportet bashkekohese te autoreve “greke” e aleksandrine qe ishin ne dijeni te gjithckaje qe ndodhte ne ato rajone. Si kamundesi qe keto figura dhe ngjarje qe kisha na i paraqet kaq famoze ne kohen kur kan jetuar nuk permenden ne asnje autor te asaj periudhe pervec shkrimeve te dala nga institucioni kishe dhe shkrimetaret qe i sherbenin asaj?! Thjesht sepse keto ngjarje nuk kane ndodhur,kane qene histori simbolike te ndertuara mbi dijet antike, qe per fat te keq me shume se gjysma e banoreve te tokes i marin si te verteta ne kuptimin paresor te tyre duke ndertuar keshtu me apo pa vetedije nje besim-burg ne mendjet e tyre!
Ne shek e III-te, filozofi Celesi duke iu drejtuar krereve te kishes shkroi: “Ju tregoni perralla, pa zoteruar as edhe dhuntine per t’i bere te besueshme …
I keni ndryshuar disa here tekstet e ungjijve tuaj me qellim qe t’i mbyllni gojen cfaredolloj tipi dhe menyre kundershtimi qe mund te linde per to!”
Te gjitha besimet e sotme fetare si: islami, kristianizmi, induizmi, judaizmi etj, kane te njejtin burim zanafille, jane te gjitha kopje te besimeve antike babilonase, shumere, egjiptiane etj, per kete arsye keto besime dhe mitet e bazuara mbi perendine shpetimtar, si rrjedhoje gjate gjithe koherave paraqesin te njeten stradegji:
1- Ke lindur me mekatin original dhe per kete arsye qe diten qe lind nuk je gje tjeter vec nje i lig mekatar!
2- Mund te shpetosh vetem nese beson tek “shpetimtari” dhe kjo do te thote qe ti duhet te besh ate qe prifterinjte te thone te besh.
3- Nese nuk e ben, do te jesh i denuar pergjithmone ne rropullite e ferrit!

Kuptohet lehte qe keto lloj besimesh nuk jane ngritur mbi hyjnoren, por mbi trillime e mashtrime, te cilat nuk kane qellim tjeter vec manipulimit dhe nenshtrimit te masave. Kishes dhe krereve te saj iu deshen 3-4 shekuj gjenocid mbi njerezimin, i cili shkaktoi mbi 6-milion te vrare ne lloj lloj menyrash mizore ekzekutimi, per te perhapur kete besim bosh mbi “Hyjnoren” qe ne te vertete nuk ka asnje lidhje me Hyjnoren! Edhe sot e kesaj dite kisha perfshihet ne skandale te nje pas njeshme, korrupsioni, seksuale, pedofilie, vrasjesh, komplotesh etj.
Dhe kjo do te vazhdoje per sa kohe njerezit te do ti sherbejne dhe nenshtrohen ketij sistemi skallaverues, besimesh te kota fetare,te cilat nuk te cojne kurrkund pervec veteskllaverimit mendor dhe shpirtetror!

Shkroi: Velard Sejdini
Redaktoi: Stop Injorancës

Census Albania 2011 - Ku kanë përfunduar gjysëm milioni shqiptarë?

Sipas të dhënave që na jep INSTAT për vitin 2010, popullsia në Shqipëri është 3.194.972 banorë.
Sipas të dhënave të po të njëjtit institucion zyrtar, popullsia e Shqipërisë sot është 2,831,741 banorë.
Pra, sipas këtyre rezultateve, në më pak se 2 vjet, Shqipërisë i kanë humbur rreth 500.000 mijë shqiptarë, apo gjysëm milioni njerëz.


Vlen për t'u theksuar këtu se Shqipëria në 20 vite tranzicion, nuk regjistroi më tepër se 1.5 milionë shqiptarë të emigruar. Pra, nëse do mendojmë se ky gjysëm milioni ka emigruar në 1 vit e gjysëm, atëherë shifrat e emigrimit në 2 dekadat e postkomunizmit, ne mund ti kapim në më pak se 5 vite. Por kjo logjikë nuk shkon, kur Europa në krizë të madhe ekonomike (kryesisht shtetet ku ka më tepër emigrantë shqiptarë) sot ka liberalizuar vizat me Shqipërinë e mbi të gjitha qeveria shqiptare deklaron me zë të lartë rritjen e mirëqenies dhe begatisë kombëtare.

Eshtë e vërtetë se lindshmëria ka rënë si pasojë e planifikimit shqiptar, por sërisht shqiptarët mbajnë vendin e parë në Europë, si populli me lindshmërinë më të madhe.

Në statistikat zyrtare, vrasjet shkojnë tek afro 500 qytetarë në vit, prandaj edhe kjo tezë bie poshtë.

Një tjetër tezë që vlen për ta marrë në diskutim, është edhe efektiviteti i 11.000 punonjësve të punësuar nga INSTAT për regjistrimin e popullsisë, por shifra gjysëm milioni shqiptarë, është tepër e madhe për tu marrë si marxh gabimi.

As pjesa prej 29,355 banorë (ose 1.04 % të popullsisë), që e kanë refuzuar regjistrimin, nuk shërben për të rrudhur numrin e popullsisë shqiptare, pasi ata gjithsesi, janë regjistruar dhe janë përfshirë në totalin e numrit të popullsisë.

Mbetet një tjetër mundësi, pak ose shumë e çmendur, që thotë se nëse në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni është ndjekur një strategji e mirëplanifikuar për të rrudhur numrin e shqiptarëve në Ballkan, përse kjo dorë mos të ketë futur hundët edhe tek regjistrimi në Shqipëri?

Mos të harrojmë që sa më i vogël numri i shqiptarëve, aq më shumë rritet përqindja e minoriteteve dhe nëse kjo shifër arrin 25% të popullsisë, Shqipëria nga një shtet me popullsi homogjene, shndërrohet befas në dritë të diellit, në një shtet të ashtëquajtur multietnik, i paqëndrueshëm ekonomikisht e politikisht e rrjedhimisht, lehtësisht i shpërbërshëm.

Jeni të lirë të gjykoni çdo tezë të mundshme, ndërkohë që ne urojmë që gjykimet tona të jenë të gabuara, por shteti ynë na detyrohet një përgjigje...

Shkroi: Stop Injorancës  http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Tuesday, December 20, 2011

Zbulim i rrallë në malet e Krrabës

Siç ka ndodhur edhe në dhjetra raste të tjera në Shqipërinë e cila po përjeton bumin më të madh të betonizimit që mund të ketë patur ndonjëherë, edhe në punimet që po kryhen për hapjen e tunelit në Krrabë, ka dalë në dritë një zbulim arkeologjik i mahnitshëm.
Aq i mahnitshëm, saqë jo vetëm ka lënë sot çdo shqiptar pa fjalë, por zbulimi kalon edhe kufinjtë tanë gjeografikë dhe të dërgon në zemër të qytetërimit human.
Njësoj si edhe Njutoni, që fare rastësisht, vetëm prej rënies së lirë të një kokrre molle prej pemës, zbuloi ligjin e gravitacionit, po aq rastësisht ndodhi edhe zbulimi ynë mbresëlënës.
Ishte ora 14:30 e mesditës, kur inxhinerët e punëtorët kishin marrë pushimin e drekës dhe duke u kthyer nga fronti i punës, po shkelnin të gjithë me rradhë diçka të dalë nga thellësia e tokës, duke mos i kushtuar kurrfarë rëndësie. I tillë do të ishte fati i zbulimit tonë, nëse nuk do të ishte për rojen e turnit të parë të fjetinës, Z. Xhemal, i cili kishte mbaruar edhe studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë, që e nuhati thesarin duke e ngritur me kujdes prej tokës dhe duke e pastruar me kujdes prej baltës.
Nuk do të duhej shumë kohë që ai të kuptonte që vlera e këtij papirusi do të ishte marramendëse, pasi në të mund të lexohej një shkrim dore, që dëmtimi e kishte bërë të padeshifrueshëm.

Papirusi u dërgua me emergjencë në Vjenë, në një qendër studimi të profesionalizuar e specializuar për datimin e gjetjeve arkeologjike, ku njëkohësisht kryhej edhe deshifrimi i linearit të përdorur në të.

Përgjigja që erdhi në fund të javës së shkuar ishte emocionuese.

Papirusi i takonte mijëvjeçarit të shkuar dhe ndryshe nga zakonisht, zbulimi arkeologjik nuk i përkiste as kulturës së Greqisë së Lashtë, as kulturës Romake, por kishte një vulë, pastërtisht shqiptare.

Pas restaurimit të pjesëve të dëmtuara të papirusit, i cili ishte autentik, aty mund të dalloheshin tashmë me lehtësi disa simbole shumë të lashta të shkrimit shqip të përdorura prej të parëve tanë. E tillë ishte një zanore që shkruhej si zanorja "e", por mbante 2 pika sipër, si edhe një bashkëtingëllore që shkruhej si shkronja "c", por që kishte një si gjysëm 5-e, të varur nga poshtë.
Teksti niste me 3 bashtingëllore "DRG" dhe përfundonte me nënshkrimin Kolon... 88'.

Papirusi ishte një kartolinë e vitit 1988-ë dhe një tirans ia dërgonte familjarisht një mikut të tij, në Kolonjë.

Ajo që e bënte zbulimin unik dhe që bënte një kthesë të fortë në historiografinë zyrtare, ishte fakti se dikur shqiptarët shkruanin kartolina me dorë dhe uronin pastërtisht njëri-tjetrin në mijëvjeçarin e shkuar. Ata duheshin dhe kujtoheshin mes tyre. Kjo na çon logjikisht në argumentin logjik, që shqiptarët ishin miq, bënin dhe mbanin miq.

Urojmë që ky zbulim të shërbejë realisht për një rikthim të fortë në drejtim të këtyre vlerave të identitetit tonë mijëravjeçar.

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Sunday, December 18, 2011

KOT CHANNEL

Në televizionet shqiptare ka shumë programe televizive që janë të dështuara që në ideim, apo dhe të tjerë që dështojnë rrugës. Po ashtu nuk mungojnë as programet ku vetë qëllimi i tyre është antiqytetar, antihuman, apo ku drejtuesit e këtyre programeve nuk kanë pikë takimi me etikën qytetare, apo me njohuritë minimale për të shqipëruar publikisht gjuhën shqipe.

E gjithsesi, programi për të cilin donim të diskutonim sot, ia kalon të gjitha kategorive, madje nuk ka as kategori. Eshtë origjinal në unicitetin e tij. Ai në thelb, përpiqet të bëjë humor, i cili nuk është as humor i zi, as i kuq dhe as rozë. As humor anglez, por as shqiptar. Pa kripë, pa sheqer, pa limontos. As satirë, as sarkazëm, as cinizëm...
Nga kanali televiziv i dorës së parë, në të cilin shfaqet ky program, me siguri tërheq shumë shikues dhe përshtypja e parë që le, është një kuriozitet i madh për ta ndjekur deri në fund, paçka se nis në një orë të vonë të së shtunës.

Por pa kaluar as edhe 7-8 minuta nga programi dhe ti nuk ke përjetuar as edhe një lloj emocioni, pozitiv apo negativ qoftë dhe nuk të ka lëvizur asnjë milimetër mimika e fytyrës, nga brenda stomakut të mblidhet një si lëmsh, që përpiqet të të ngrihet me vrull lart në drejtim vertikal, për të shpërthyer me gjithë forcën e tij, nga aparati i gojës, në drejtim të televizorit.
E fill pas kësaj ndjesie të zë një trishtim i madh, një mllef i papërmbajtshëm, që vjen nga vlerësimi që ti ke për humorin dhe artin në përgjithësi.
Kur sheh që programe dhe ide kaq bajate e të pajeta shohin dritën e realizmit, e kupton më së miri batutën e pisët të një Profesori të Historisë, që në nerva e sipër thoshte: "Shitësit e bananeve janë artistët që duhej të ndiqnin shkollat e larta dhe ju studentët e sotëm, në pjesën më të madhe, duhet të shkoni të gjeni një cep, ku të shisni banane".


Në rangun e gjatë të programeve mediokre e vjellëndjellëse, me siguri i ashtëquajturi Pop Channel, zë vendin e parë, i distancuar kështu larg edhe prej ndjekësit të vendit të II-të, humorit të TV Tiranës, i cili ka mbajtur vendin e parë, për gjithë këto vite tranzicioni rrjesht.

Eshtë e vërtetë që ky program nuk abuzon me përqëndrimin e vëmendjes tek seksi, siç ndodh rëndomtë, (duke e shfrytëzuar si temë që shkakton humor nga tabuja që kemi ngritur rreth tij), por padyshim, për çdo artist e artdashës shqiptar, ky program është një realizim po aq banal, sa edhe vetë fjalori i rrugës.


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2 

Friday, December 16, 2011

Shqiptari ndërton Helikopterin e parë në Ballkan - `Made in Presheva`


Pranvera do të qel në Preshevë me Helikopterin e parë në Ballkan "Made in Presheva"

Nuk po flasim as për Italinë, as për Pakistanin, Amerikë apo Rusinë, por fjala është thjesht për një qytetarë, të riun nga Presheva (Kosova Lindore) të cilit më në fund duket se ëndrra e tij do t’i dal „zhgjëndërr“ dhe do t’i bëhet realitet, duke ia arritur qëllimit të tij, që të jetë njeriu i parë në Ballkan i cili (si individ) e ndërton një helikopter me duar të veta, me një çekiç dhe një palë dane, siç thotë ai, nga "A" deri në "ZH"...Ky është Qani Lutfiu nga Karadaku i Preshevës (Gare). Z. Lutfiu nuk është me profesion fizikanët, as instruktor e as pilot, por siç thotë ai, jam kuadër i „Skenderbeut“, meqë ai ka të mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe ka dalë nga dyert e asaj shkolle, nga gjimnazit me emrin „Skenderbeu“.

Lidhur me idenë, punën dhe strukturën teknike të helikopterin „Made in Presheva“ autori i këtij projekti madhështor në Ballkan z.Qani Lutfiu për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ shpjegon se „Helikopteri për momentin është i paraparë vetëm për një individ, pra pilotin. Megjithëse mundësit i ka që të mbajë pesha edhe më të rënda se sa një person i vetëm. Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtirën mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minutë të bëjë më shumë se 1800 rrotullime çka i bie 30 rrotullime në sekondë. Deri në ditën kurrë helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg, kurse kostoja e përgjithshme e këtij projekti madhështor

Helikopteri "Made in Presheva" ndërtuar nga Qani Lutfiu për 1 person të vetëm pa ndihmën e askujt do të kushtojë disa dhjetëra mijë euro. Ketë punë bëjë nga vullneti dhe dëshirë duke vënë në test trurin dhe kapacitetin e njeriut. Sikur të kisha lek ndoshta ma herët e kisha bërë...por kështu dal ngadalë me forcat e mia po ecën puna mbarë. Një traktor po e ndreqi, pak po dalin për familje pak për ndonjë pjesë të helikopterit dhe kështu gradualisht edhe ju kemi ofruar fundit..“
Do shtuar se ky i ri plotë vullnet dhe punëtor nuk e ka as zanatin e mekanikut por ja, siç thotë populli, çka ja shef syri ja punon dora... i cili me një vullnet dhe pasion të madh ka nisur për të realizuar projektin e tij, ndërtimin helikopterit të parë në Ballkan. Se kur do ta kemi helikopterin „Made in Presheva“ në qiell Qani Lutfiu për agjencinë informative „Prtesheva Jonë“ thotë se „pa vullnet nuk bëhet asgjë. Deri më tani i kemi kryer gati punët kryesore dhe tash na kanë mbetur edhe ca të imta për ta ngritur në qiellin e Luginës së Preshevës helikopterin tonë me të cilin jam duke u marrë tash e 2 vjet ...Kur po them tash e dy vjet, në fakt dy vjet s’kam bërë punë intensive, por aty kam punuar herë pas herë. Këtë projekt apo ëndërr e kam filluar para dy vjetësh dhe kësmet, me emër të Zotit si të jemi shendosh e rehat e kam me e qit në dritë së shpejti edhe atë kah Pranvera do ta presim shirit.“  http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2011/12/shqiptari-nderton-helikopterin-e-pare.html