Monday, September 24, 2012

Deklarata e Athinës zyrtare: Duam të miratoni marrëveshjen e ujërave

Teksa situata mes Shqipërisë dhe Greqisë po tensionohet nga incidenti i varrezave, shteti helen shfrytëzon rastin të rikthejë edhe një herë për diskutim paktin detar.
Marrëveshja e ratifikuar me shumë zell nga qeveria shqiptare i hiqte vendit tonë një sipërfaqe shumë të madhe ujore. Për këtë arsye, kjo marrëveshje u rrëzua me unanimitet nga Gjykata Kushtetuese. Por Greqia duket se nuk është dorëzuar dhe dje i ka kërkuar sërish Tiranës zyrtare që të zgjidhë çështjen e kufijve detarë. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, deklaroi dje në Athinë se ratifikimi i marrëveshjes do t'i hapë rrugë shfrytëzimit të pasurive natyrore.


"Nga ana jonë dihet tashmë se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja qeveritë në përputhje me dispozitat e ligjit të detit është për të mirën e të dy vendeve. Siç dihet, çështja është komplikuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, por ne mendojmë se i takon Tiranës të gjejë zgjidhje për ratifikimin e kësaj marrëveshje në parlamentin e saj. Ne mendojmë se ratifikimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë shfrytëzimit prej dy vendeve të pasurive natyrore që ndodhen në zonë. Ashtu siç e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm shqiptar, ratifikimi i kësaj marrëveshje ndikon për mirë në rrugën europiane të Shqipërisë", - tha Delavekuras.

Gjatë negocimit të parë, dy vjet më parë, grekët nuk përmendën në asnjë rast pasuritë natyrore dhe faktin që në këtë zonë ndodhen vendburime nafte, ndërsa dje e pranuan zyrtarisht këtë gjë. Pak kohë më parë, ministri i Jashtëm, Haxhinasto, pohoi se marrëveshja me Greqinë është në fazë rinegocimi dhe se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje. Por i pyetur për këtë gjë, Delavekuras pohoi të kundërtën. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë rinegocim të marrëveshjes dhe se ndarja është bërë një herë dhe nuk ka ndarje të dytë. Ky pretendim i Greqisë është pothuajse i pamundur, pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si ndarjen e kufijve, ashtu edhe të gjithë procesin e negocimit.


Pak kohe me pare, Komisioni i Sigurisë i ka dërguar Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto një kërkesë ku i kërkon sqarime për marrëveshjen e ujërave. Letra. sipas rregullores së Kuvendit i është dërguar më parë kryetares Jozefina Topalli. e cila më pas ja ka paraqitur Ministrisë së Jashtme. Letra mban datën 5 tetor dhe nuk është kthyer ende asnjë përgjigje. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Ilir Gjoni e ka bazuar kërkesën e tij në rregullore, sipas së cilës, çdo deputet ka të drejtë t'i bëjë pyetje Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave.

Pas rrezimit te paktit me Greqine si antikushtetues nga ana e Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta, atehere ne krye te diplomacise, deklaroi se "Pavarësisht pretendimeve dhe rezervave, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Paktin detar me Greqinë".

Sa për marrëdhëniet me Greqinë, Meta u shpreh i bindur se ato do të ecin përpara. 

Shekulli

Sunday, September 23, 2012

Po na vjedhin dhe Kostandinin e Madh!!!


Kostandini i Madh shkoi në Bizant me flamur e simbol të ilirëve, shqiponjën me dy krerë

Tanimë e di gjithë bota se Kostandini i Madh kish tre shekuj që kish vdekur kur erdhën sllavët aty ku janë mes shqiptarëve dardano- ilirë.
Hollivudi po bën filmin e bujshëm për Kostandinin e Madh që e jep si serb. Ekranizohet sipas romanit «Udhëkryqi i Kostandinit» të shkrimtarit serb Dejan Stojkoviç, me nxitjen e Universitetit serb mbi 100 milionë dollarë. A e dinë serbët se Kostandini i Madh qe shqiptar (ilir)!? Sigurisht kanë aq mënd sa ta dinë të paktën ata me kulturë, sadoqë kultura u ka zënë myk të pashërueshëm manastiresh ortodokse (s’është dëshmi kryesore, megjithatë s’di nëse serbët kanë emër ‘Kostandin’)?!


Paradokset e kosntatimeve serbe!
Tanimë e di gjithë bota se Kostandini i Madh kish tre shekuj që kish vdekur kur erdhën sllavët aty ku janë mes shqiptarëve dardano- ilirë. Mirëpo, sipas prejardhjes së tyre, grabitësit i ngjajnë ariut të Uralit që thotë për gorricat në dimër: «Janë pjekur se më hahen mua»! I ngjajnë po ashtu luanit grabitës në ndarjen e gjërave: «Kjo më takon mua se unë jam luani»! Tani ky ari e luan serb doli dhe majë Hollivudit të legalizojë botërisht orekset jashtë çdo të vërtete dhe etike qytetërimi. Sllavët si vëllezërit ortodoksë të tyre, grekët e dinë që edhe pse kanë shpërbërë shumë te e drejta etnike e shqiptarëve, i shuan e i dëbuan nga shtëpitë e veta, pushtimi i trojeve sidoqoftë mbetet i lëvizëshëm nga e drejta historike (izraelitët u kthyen në vatrat e tyre pas mëse 2000 vjetësh dhe nga Shtetet e Bashkuara shteti i tyre u njoh brënda 20 minutash). Historia ka çudirat e paradokset e saj. Athina ngul këmbë që Shkupi zyrtar ta heqë emërtimin ‘Maqedoni’ pasi në një të ardhme që mund ta sjellë befas historia, i rrezikohet Maqedonia e saj!
Këtu qëndrojnë dhe pushtuesit shembullorë sllavë. Ata duan ta sigurojnë dhe të drejtën historike kinse është me ta qoftë për trojet e pushtuara, qoftë për ëndërat që të pushtojnë pjesë të tjera nga fqinji më i dobët (gjeografinë e pushtuar ta betonojnë me historinë e tjetërsuar).
Skenaristët serbë e dinë se s’ka asnjë dokument bindës a gjykim dijetarësh të çdo kohe që Kostandinin e Madh ta quajnë serb. Këtë ngushtësi argumentimi e shprehin saktë qoftë dhe pa dashje te gazeta Blic: «Ky Perandor lindi në qytetin Nish e kjo është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore serbe në mbarë botën». Pra, vetëm pse lindi në Nish të cilin sot e kanë serbët, Perandori i Madh është serb(!) Mirëpo me këtë logjikë do bëhej kërdia në transferimin e personaliteteve të historisë nga një komb në tjetrin. Filozofi gjenial, Kanti lindi në Konigsberg, qytet historikisht gjerman (duke parë synimin e Carëve drejt Bosforit, Bismarku tha: «Rusinë, po zuri Stambollin nesër prite në Konigsberg»! Megjithatë edhe pse s’e mori dot Stambollin, ajo doli aty dhe qyteti sot quhet Kaliningrad). Me logjikën serbe të filmit, Kanti është rus! Don Kishoti nuk do kish guxuar të bënte këtë marrëzi arsyetimi!
Në vazhdim të kësaj logjike ne do na përmbyseshin maja historie: De Rada që lindi në Itali s’do quajtur shqiptar! Mirëpo La Martini i thotë me vlerësim të lartë si poet dhe shqiptar se ‘poezia ka lindur në brigjet tuaja (Shqipëri) dhe atje duhet të kthehet’. Papa Klement Albani lindi në Itali, por ai e pohon veten arbër, siç mban dhe zyrtarisht e apostolik mbiemrin ‘Albani’ dhe emrin ‘Kelmendi’. Po ashtu e mbante veten kryeministri i Italisë, Francesko Krispi. Mid’hat Frashëri lindi në Stamboll, por kush guxon të thotë se ai nuk është ndër të mëdhenjtë e shqiptarëve!..Vëndlindja e Konicës sot ndodhet në Greqi, por kush mund ta bëjë grek dijetarin e madh shqiptar?!

Nishi ka qenë vatër ilire
Nishi ka qënë vatër ilire e banuar nga ilirë që në kohët që s’mbahen mënd. Kostandini i Madh qe nga ky qytet e sadoqë qe Perandor në Romë, për të mendoi si bir i pashkëputur prej tij. Si bëri guximin e madh duke zyrtarizuar Krishterimin, në rjetin e intrigave pa fund sa vrau birin e pafaj, pastaj të shoqen e re fajtore, vendosi të largohej, të krijonte një Romë të Dytë. Me këtë bënte dhe aktin e madh human në histori, ndante fenë nga shteti (qendra e fesë rrinte në Romë, shteti me atë përfaqësues shkonte gjetkë). Në fillim Perandorinë e Re deshi ta themelonte në vëndlindjen e tij, Naissus (Nish). Por gjykoi si vizionar i madh se ngulimi i ri perandorak duhej të qe në një pikë strategjike nga të gjitha kërkesat për qytetërimin botëror. Dhe zgjodhi Bizantin në udhëkryqin më të çmuar mesdhetar.
Perandorët e parë të Romës mbanin për flamur shqiponjën me një kokë. Perandorët ilirë e zëvendësuan me shqiponjën me dy kokë, zëdhënësen e kryeperëndisë së tyre, Zeusit (me kohë, nga simbol fetar shqiponja u bë simbol kombëtar i shqiptarëve). Kostandini i Madh kur shkoi në Bizant me vete mori si flamur dhe simbolin e ilirëve, Shqiponjën me dy krerë. Ky fakt domethënës s’i shpëton as Dante Aligherit që te «Parajsa» e Komedisë Hyjnore thotë: «Shqiponjën Kostantini e riktheu/ kundër rymës së Qiellit (nga lindja në perëndim-a.sh)…Shpendi hyjnor (shkoi)/ pranë malesh nga kish dalë në fillim». Noli Kostantinin e Madh e jep si të lindur nga shqiponja e këtij Flamuri kur shkruan për të: «Flamur, që lind Shën Kostantinë/ bashkon Islamnë me Krishterimnë…». Të parët e serbëve veshur në lëkurë kafshësh vazhdonin gjuajtjet me kallamë në moçalet e stepave lindore. Kurse Nishi qytetar Birit të madh i ngrinte statujën bronz (ajo u gjënd më 1898 nga arkeologu sllav Vasiç dhe ndodhet në Muzeun e Beogradit tok me thesare e dokumente pa fund të Kosovës). Tani duan të vjedhin dhe historinë, mirëpo për të huajin historia është si magjia, ndjehet po nuk kapet dot.

Nishi i sotëm dikur quhej Naissus
Sllavët erdhën në sh. 6 e lart, në fillim si shërbëtorë të barbarëve, pastaj vetë si barbarë, pa asnjë ngjashmëri me Perandorët humanë ilirë të Romës. Historiani R. Jenkin te «Bizanti e bizantinizmi» thotë: «Sllavët e uritur për tokë e me sy nga Iliria qenë grumbulluar gjatë disa 10 vjeçarëve në mizëri të panumurueshme përtej Danubit». Tunman shkruan: «Sllavët më 548 dogjën e përvëluan Ilirinë gjer në Dyrrachium». Pr. Fromer: «Trysnia sllave solli një ndrydhje të ilirëve me çvendosje drejt jugut…Hapsira dalmate ilire u rrezikua shumë…Aty gjëndej njëlloj parku kombëtar ilir ku u ruajtën të paprekura prej shekujsh zakonet e doket e lashta të tyre». E famëshmja Enciklopedia Didero-D’Alamber më 1778 përcakton shtrirjen historike të Shqipërisë: «Në Perëndim nga gjiri i Venecias, në veri nga Dalmacia e Bosnja, në lindje nga Maqedonia…» (gjëkundi për sllavët, as «Nish» as copë me mish»)!
Në Perandorinë Osmane me regjistra tepër të sakta siç ua donte qeverisja, Nishi hynte në Vilajetin e Kosovës. Sot Nishin në Vojvodinë e ka Serbia e cila për të ka të ‘drejtën’ pushtuese por jo të drejtën historike. Dijetari N. Syme thotë se «Naissus qe një nga tri kryeqëndrat e qytetëruara të Dardanisë paraantike dhe antike». Dijetari hungarez Jeno Fitz shton se «Mezia Qendrore merret si vëndlindja e atit të Kostandinit të Madh, Konstanciu Klori (Verdhani), e kjo banohej nga ilirë dardanë kurse vetëm pjesa veriore kish fise trakase si dhe ‘mesët’». Te «Historia e Romës» historiani francez Viktor Dyruit thotë për pelazgo-ilirët se «Këta shtriheshin nga Azia Perëndimore në Sardenjë e mbase më larg, në Spanjë…». Laruss e v. 1993 thotë për Perandorinë e Romës së vonë: «Dinastia e re Perandorake u themelua nga bijtë e ‘Danubit, ilirët e Dalmacisë e të Paonisë, njerëz tër ashpër, të papërshtatur sa duhet me përdredhjet e Romës, por luftëtarë si ata, të mbrujtur me një atdhetarizëm të zjarrtë». Historiani anglez R. Makmulen, Aurelianin, Perandori i ndritur ilir, e fut në ‘Shtëpinë Dardano-Kostandiniene’ dhe zgjerohet: «Tërë vija e familjes së Kostantinit të Madh dhe Valentienit pas tij i përkiste grupit kulmor - personalitete ilirë ardhur nga hapsira e sotme e ish Jugosllavisë dhe Hungarisë e po të përdorim emërtimin e lashtë, atdheu i tyre qe Iliria…Ilirianët e shkrinë talentin e tyre të vrazhdë dhe vitalitetin gjigand fizik të tyre për shpëtimin e Romës».

Serbët duke vjedhur Kostantinin e Madh duan të lartësojnë shtatin liliput
I ati i Kostantinit të Madh, Kostanc Klori shkoi si Perandor gjer në Angli ku luftoi grabitësit pushtues të saj. Aty i takoi të japë shpirt para të birit të madh të cilit i dha dhe porositë e fundit prej Perandori. Populli anglez e varrosi si shpëtimtar në një shpellë që ruhej e i ndizej qiri gjer vonë. Nisur dhe nga kjo sigurisht, Çurçilli thotë me vlerësim se «Perandorët nga më të aftët e Romës qenë ilirë» (hollësi të shumta të gjera jep dhe libri shumë i çmuar «Perandorët e Romës» të studjuesit Qazim Lleshi).
Bashkautorët ushtarakë Bishop e Kulston flasin për «vise danubiane e transdanubiane si Iliri » (Pushkini kur shkoi në Vllahi tha se «ishte në Iliri»). Historiani i lashtësisë, U. Sestonin thotë: «Një numur i madh senatorësh qenë me prejardhje ilire e duke nisur nga gjysma e dytë e sh. 3 Perandori qe gjithmonë nga Iliria». Studjuesi S. Uiliams thotë: «Komandantët ilirë vërshuan vrullshëm gjer në majat më të larta të pushtetit perandorak kështuqë kurora e Perandorisë mbeti pothuaj ‘pasuri’ në duart e kësaj kaste». Jozef Bidez, jetëshkruesi i shquar i Perandorit ilir, Julienit, në Hyrjen e veprës për të shkruan se «15 shekuj më parë arbërorët kishin themeluar bërthamën e legjioneve të Danubit, e brez pas brezi këta bij barinjsh e bujqish mbronin kufinjtë e Perandorisë duke i dhënë kësaj dhe komandantë me famë». Studjuesi Zh. Zeiller shkruan se raca e herët ilire përfaqësues më të saktë sot ka ‘albanët apo skipetarët’ e shton: «Kur Perandorisë (së Romës) i dukej fundi i pashmangshëm pas 30 vjet tiranie të fundit, ajo u mbajt, fitoi dhe gjallëri të re me një rimëkëmbje të fuqishme për mëse një shekull, pikërisht se mori përtëritje iliriane të shtetit perandorak». Historiani danez E. Kristiensen duke folur për Historinë e Romës shkruan: «Trashëgimia thuajse në vijimësi e fronit perandorak nga ana e prijësve të shquar ushtarakë ilirë, si në gjysmën II të sh. 3 e pothuaj në tërë sh. 4 qe kushtëzuar nga një gjëndje e padurueshme rrokopuje, e krizës më të thellë nëpër të cilën po kalonte Perandoria e Romës që prej krijimit të saj në agimin e Mijëvjeçarit të I të Erës së Re». Studjuesi anglez Kris Skarr thotë: «Kundër çdo parashikimi, Perandoria dalëngadalë u rifreskua falë sundimit të njëpasnjëshëm të perandorëve ushtarakë me prejardhje nga Ballkani, perandorëve ilirë. Klodi II mundi gotët (e u mbiquajt «Goticus»); Aureliani mposhti mbretërit e Galisë e Palmirës e u u bë Reformator i Madh i Unitetit të Perandorisë. Karusi mposhti dallgët barbare të persëve»…Historiani i shquar Vasiliev duke shkruar për Perandorët ilirë të Bizantit (familjes Justinian) përmënd «listën e gjatë të Perandorëve romakë që lindi Siujdhesa e Europës Juglindore e që falë energjisë së tyre të tejzakontë në çastin më kritik të historisë së Romës, u shfaqën të aftë t’i rikthejnë asaj paqen dhe njëshmërinë si Perandori». Nobelisti T. Momsen shkruan: «Shqiptarët luajtën një rol të veçantë e të gjatë në Perandorinë Osmane, ashtu si të parët e tyre të lashtë (ilirët) për Perandorinë e Romës kur kjo u ndodh në të njejtën gjëndje të shthurjes e barbarisë». Perandorët ilirë qenë sa trima po aq të zgjuar e atdhetarë të kombit të vet. Andre Piganjol, historian i lashtësisë, thotë: «Perandorët ilirë e adhuronin Romën duke qënë të bindur se tek mbronin atë, mbronin njëkohësisht Atdheun e tyre ballkanik kundër vërshimeve të paprera barbare».
Nga vetë të huaj asnjanës mund të sillen argumente pa fund mbi përkatësinë iliro-shqiptare të Kostandinit të Madh. Pushtuesit serbë për shekuj me radhë kanë shumë gjak shqiptarësh në duar e këtë kërkojnë ta lajnë me emra të shquar shqiptarësh duke i përvetësuar. 400 vjet më parë historiani sllav Tomas Maranoviç e bënte Skënderbeun sllav e Frang Bardhi iu përgjigj me studimin shkatërrues «Apologjia e Skënderbeut». Figurat e shquara janë piedestali mbi të cilin ngrihet lartësia e vetë popullit. Dante thotë: «O rrënja ime që aq lart arrin»! Serbët duke vjedhur Kostantinin e Madh duan të lartësojnë shtatin liliput të së shkuarës së largët të tyre.
Lartësia gjeografike e një vëndi matet te majat e maleve. Lartësitë e historisë - te figurat e shquara. Çabej gjykon: «Historia e një vëndi është historia e personaliteteve». E shkuara me figura të shquara është «çek» banke me të cilën nxirren fitime të ditës nga historia. Jo kot gazeta greke Nea Ellas shkruante: «Jemi popull i zgjedhur i botës, jemi të zotët t’u bëjmë ballë gjithë kombeve të vegjël se kemi volumin dhe nderin e emrit»! Këtë logjikë e mbështet fjala që deputeti italian Laurenziano tha në Parlament më 1904: «Francezët që në Paris mendojnë se Epiri i duhet dhënë Greqisë për hir të Sokratit a e dinë se Diokleciani, babai i sistemit juridik botëror qe shqiptar»!? Profesori amerikan Bollduin thotë bukur se «Heronjtë janë majat më të larta ku janë drejtuar sytë e popujve. Tregoni heronjtë e një kombi t’ju them se me ç’komb ke të bësh»! Është e njohur ngjarja: Përfaqësuesi i një vëndi të padëgjuar e pyet Margaret Thaçer se si të dëgjohej dhe vëndi i tij, e ajo iu përgjegj: «Nxirrni një gjeni, ndiqeni pas dhe dëgjojani këshillat»!

Shqipëria, një vend i vogël ku mund të takosh njerëz të mëdhenj
Shqipëria është komb i ngushtuar, por personalitetet e pakundërshtueshëm të tij ngrënë ballin sipër mjegullës dhe mbi trojet e pushtuara duke pohuar të vërtetën e kombit të tyre. Ata pohojnë gjykimin e Hygoit se madhështia e një vëndi nuk matet me sasinë e popullsisë por me vlerat e tij, e Carmen Moier thotë për Shqipërinë: «Një vënd i vogël ku mund të takosh njerëz të mëdhenj».
Serbët i kanë vënë syrin grabitës jo pak, por Perandorit-Shenjtor të njerëzimit, Kostantinit të Madh. Përmëndim Revistën Europa siç e citon Kamarda më 1884: «Një komb që ka nxjerrë atë kryevepër të gjallë si Princeshën Dora D’Istria, ai komb nuk mund të quhet i vdekur, as të dënohet me çdukje». E më tej për shqiptarët: «Dhe ju, të cilëve me të drejtë ju takojnë këto fjalë keni nxjerrë në çdo kohë, edhe pas të pavdekshmit Skënderbe, njerëz shumë të shquar të cilët Europa, me padrejtësi jo të zakontë i kalon pothuaj në heshtje, ose i vuri pak në dukje»!
Është mbresëlënës gjykimi në një vijë i Dora D’Istries për Kostantinin e Madh, siç i shkruante De Radës: «Do vijë koha kur populli do t’i ngrerë lirisht Monumentin birit të Madh të tij». Barleti te Historia e Skënderbeut, duke u dalë përpara dhe mashtruesve të historisë shkruan në Parathënie: «Të hesht për të vërtetën e Atdheut do bëja tradhëti ndaj tij».
Ka kohë që shovenët fqinjë janë vënë në garë duke na vjedhur hapur si ‘mall’ pa zot figurat e shquara si Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, Skënderbeun, Kukuzelin, Nënë Terezën…e tani së fundi dhe Kostantinin e Madh. Mirë shteti, por si hesht Akademia! Çfarë emri ka ahere kjo ‘heshtje’ e tyre! Paradoksi - Akademitë sllave e greke s’kanë turp që të shpifin e grabisin, tanët s’kanë turp që heshtin! Sami Frashëri porosiste «Gjënë e tjetrit s’e duam, por as tonën s’e japim».
Akademia jonë tek hesht në vijëmësi për kaq raste, duke shitur historinë shet atdheun. Çdo Akademi dinjitoze rastin e filmit përsllav të Hollivudit do ta quante dhunim të Atdheut përmes vjedhjes së historisë, e do njoftonte së pari autorët e filmit. Më tej dhe gjykimin ndërkombëtar. «Qui tacet, consentire videtur» (kush hesht e miraton të keqen) thonë latinët.

Agim Shehu
E hënë, 24 tetor 2011
ereniku.net /New York/

Burimi: http://www.ereniku.net/agimshehu.html

Thursday, September 20, 2012

Thema-Tema

Nga Rubrika "Kotësira Gjuhësore Botërore" shkëpusim për sonte fjalën "tema", që në gjysmën e gjuhëve të botës shkruhet "theme", e në gjysmën tjetër si "tema".

Dihet që sipas etimologjisë zyrtare gjithmonë fjala që kërkohet ti shpjegohet kuptimi e fjalëformimi do të udhëtojë nga latinishtja "themate" (në rastin e mësipërm) në greqishten të lashtë "tithenai" e prej saj mund të rrëshkasë edhe më poshtë për të humbur komplet origjinën, gjurmët dhe interesin ndaj saj.

Pyetja që ngre sot ka të bëjë pikërisht mbi ç'kritere u përzgjodh prej gjuhëtarëve tanë pikërisht që shqipja e sotme standarte ta përdorte këtë fjalë si "tema" dhe jo si "thema".

Të gjithë e dimë mirë se thema-tema ka të bëjë me çështjen që do diskutohet, me problemin për të cilin do thuhen fjalë e mendime që do themi...

Përse vallë, pikërisht ne shqiptarët që flasim gjuhën që ruan ende e kësaj dite rrënjën (etimologjike dhe logjike) "them" të fjalës së mësipërme, e përdorim atë si "tema"?!

Pakujdesi vallë, apo kujdes i veçantë?

Shkroi: Stop Injorancës !

E lagu, s'e lagu...

Kisha Katolike në Shqipëri do të shkishërojë këdo që vret për gjakmarrje, por do ta falë, kur të pendohet!!!

MOS KINI FRIKE NGA E ARDHMJA!

Papa Benedikti i 16-të sapo hipi mbi automjetin e tij të blinduar dha një mesazh të fortë dhe inkurajues për 2 milion të rinjtë që ishin mbledhur për ta pritur atë, në Aeroportin "4 erat" në Madrird.

MOS KINI FRIKE NGA E ARDHMJA!
Burimi: http://pieravincenti.com/2011/08/20/il-papa-ai-giovani-non-abbiate-paura-del-futuro/

Ai e urren Shqipërinë



Prej 22 vitesh jetën politike të Shqipërisë po e dominon një njëri, i cili quhet Sali Berisha. Përveç emrit dhe mbiemrit të tij, shqiptarët dhe opinioni i huaj kurrë nuk mësuan diçka më shumë. Ai ka  preferuar të heshtë.

Për 22 vite ai kurrë nuk foli për prindërit e tij, origjinën, arsimin, traditat, punësimin e tij, madje për më shumë, kurrë nuk e dëgjuam të flasë asgjë për familjen ku u lind dhe u rrit, gjyshërit, hallat, xhajat, vëllezërit dhe fisin e tij. Ne kurrë nuk arritëm të njohim shtëpinë ku u lind dhe u edukua, shkollën dhe fëmijërinë e tij. 22 vite ne i mësuam emrin dhe mbiemrin dhe asgjë më shumë. Para tij Shqipërinë e sundoi për disa vite Ramiz Alia, Enver Hoxha, Ahmet Zogu…
Në këndvështrimin kohor, por edhe në hapësirë, çdo lider shqiptar apo botëror është objekt diskutimi, reklame, promovimi, krenarie tek vendlindja, shtëpia dhe familja e liderit të çdo vendi. Në çdo vend të botës populli njeh “me dhëmbë dhe dhëmballë” prindërit e njeriut që drejton shtetin, origjinën dhe shkollimin e tyre, pasi ato janë pjesa e krenarisë së një kombi, i cili zgjedh prijësin e vet. Në çdo vend të botës dihet dhe katragjyshi i të parit të shtetit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të madhe, Itali, Francë, Gjermani apo Belgjikë të gjithë krenohen me historinë e kryeministrit, presidentit, mbretit, etj, etj, madje në shumë shtete sapo autostrada kur hyn në kufirin e qytetit apo shtetit të kryeministrit do të gjesh parullën “Welcome to home of…” (Mirësevini në shtëpinë e … x).
Të gjithë do dëshironim të ishte kështu edhe në Shqipëri, ashtu siç Mati është krenuar me Ahmet Zogun apo Gjirokastra me Enver Hoxhën, të gjithë do dëshironim që të ndodhte edhe këto 22 vite, por ai nuk foli kurrë për origjinën e tij, prindërit dhe familjarët për shtëpinë e tij. Ai duhet ta bënte atë pavarësisht nga punësimi, arsimimi apo niveli ekonomik, pasi varfëria dhe mjerimi nuk janë turp, dhe të gjithë duhet të jemi krenarë për prindërit tanë që na lindën, rritën dhe edukuan. Ai duhet të kujdesej për shtëpinë ku u lind dhe u rrit se këtë e ka detyrim çdo njeri, por askush sot nuk di si ku ndodhet. Askush nuk do e paragjykonte sepse ata mund të kenë qenë njerëz të nderuar dhe të respektuar, por ai preferoi të fliste për “soj e sorollop” të çdo politikani shqiptar apo të huaj.
Realisht shumë nga të afërmit e tij janë njerëz të respektuar dhe shumë miqësor, por ai kurrë nuk foli për ta. Ai u mor me biografinë e çdo kundërshtari apo kolegu dhe kurrë nuk e bëri për veten e tij. Mjeti kryesor i tij ishte denigrimi familjar dhe i jetës private të çdokujt, të cilën e kishte strategji për të frikësuar dhe eliminuar çdo rival politik.
Pas 22 vitesh mbi supet e këtij njeriu rëndojnë një mal me akuza për vrasje, korrupsion, trafiqe armësh, vjedhje, mashtrime publike dhe deri tek dorëzimi i pjesshëm i territorit të Republikës së Shqipërisë. Ai nuk hezitoi të bëhej edhe pjesë e planit më ogurzi për shqiptarët, në skenarin e Athinës për asimilimin e jugut të Shqipërisë dhe konvertimin e mijëra shqiptarëve në grekë. Një vit më parë ai do të mbronte dhe votonte me aleatët e tij censusin famëkeq, i cili falë ndërgjegjësimit të lartë popullor, u bojkotua masivisht.
Ai tashmë nuk ndalet në asnjë marrëzi, por që në të vërtetë janë pjesë e një strategjie anti shqiptare për të rrënuar pasuritë kombëtare nëpërmjet shitjes me procedura privatizimi të gjithë burimeve nëntokësore të Shqipërisë. Me qindra burime nafte, gazi dhe burime të tjera minerare anembanë Shqipërisë lindën dhe i trashëguan me miliona vite nga krijimi i këtij planeti dhe askush nuk guxoi t’i tjetërsonte. Atdheu ka kaluar me mijëra sundimtarë, ashtu siç po kapërcen edhe këtë sundimtar barbar, por askush më parë nuk guxoi të tjetërsonte dhe të shiste diku larg dhe eskluzivisht nëntokën shqiptare, sepse ajo nuk është pronë e qeverisë, por e kombit etnik shqiptar.
Qeveritë ndryshojnë dhe ato nuk janë pronare të aseteve, të tokës dhe nëntokës, ato janë pjesë e pronësisë së publikut, që përkohësisht zgjedh qeveri të ndryshme. Ai ka mundur të krijojë një Kuvend nga më të turpshmit, duke i bërë pjesë të bashkëfajësisë dhe përgjegjësisë kolektive, sepse ai ka frikë nga e nesërmja.
Çuditërisht ai në Kuvend mban edhe opozitën e sotme, ku shpesh siguron edhe konsensus për vendime jetike si zgjedhjet apo përjashtimi i votës së shqiptarëve në emigrim. Ky pushtet nuk meriton jo që të bashkëpunosh, por ai ka humbur legjitimitetin e popullit që e ka votuar, sepse ka shitur integritetin dhe sovranitetin e Atdheut. Ky kuvend dhe kjo qeveri nuk duhet njohur më, sepse kërkon të qëndrojë në pushtet duke pastruar paratë dhe tjetërsuar pasuritë kombëtare. Ai nuk është më për ne Kryeministri Berisha, por shtetasi Sali Berisha, që duhet të ketë statusin e të pandehurit. Mjerë ai që nuk e kupton fundin e kësaj historie të turpshme.
Me të drejtë ka shumë që pyesin se si arriti në këtë ditë tragjike njeriu, i cili na qeverisi këto 22 vite? Përgjigjja është e thjeshtë, ai nuk ka mëshirë dhe dashuri për askënd, ashtu siç fshehu prindërit, gjyshërit, fisin, arsimimin, traditat, kulturën dhe shtëpinë ku lindi dhe u rrit, te e cila në këto 22 vite nuk ka shkuar as 2 herë për ta vizituar, atëherë pse u dashka të na dojë ne, popullin apo Shqipërinë? Të jetë frikë nga fëmijëria? Të jetë mungesë dhembshurie për çdokënd?
JO!
Ai thjesht e urren Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nga Kreshnik Spahiu

Rrethprerja

Kohët e fundit rrethprerja (synetllëku popullorçe) ka marrë aprovim nga shumë autoritete të ndryshme dhe të fuqishme mjekësore.
Eshtë një praktikë që nuk njeh as racë, as moshë dhe as fe. I shëndetshëm dhe nga aspekti mjekësor i këshillueshëm.

Tani një pyetje më lind rrishtaz për besimtarët e komuniteteve fetare që pretendojnë se rrethprerja (circumcisioni) është udhëzim dhe detyrim i drejtëpërdrejtë nga Perëndia;
"Perëndia/Zoti/Allahu etj, pranoi në heshtje se kishte gabuar me vendosjen e kësaj shtrese mbrojtëse mbi organin seksual mashkullor, apo nuk e kishte imagjinuar se nëpër shkretëtirat e nxehta, gjithë pluhur e pa ujë, mbajtja e higjenës personale do ishte një mision i pamundur?|
Shkroi: Stop Injorancës !

Sytjenat!

Bashkojnë të majtën me të djathtën, bashkojnë palaçot me intelektualët, hajdutët me viktimat, pronarët me skllevërit, të huajt me shqiptarët, ngrenë pushtetin dhe tërheqin popullin...

Mos u keqkuptoni nuk janë më sytjenat, por Fevziu dhe Frangaj!

Nëse...

Nëse mund ta nisësh ditën pa kafeinë,
nëse mund ta kontrollosh tensionin pa ndërhyrje mjekësore,
nëse mund të gjesh qetësi pa ndihmën alkoolit,
nëse mund të bësh gjumin e natës pa patur nevojë të drogohesh,
nëse mund të jetosh i gëzuar duke injoruar dhimbjen,
nëse mund të rezistosh pa u ankuar, për të mos mërzitur njerëzit me problemet e tua,
nëse mund të hash çdo ditë të njëjtin ushqim duke qenë mirënjohës,
nëse mund të kuptosh se të dashurit e tu janë shumë të zënë për t'ua dhënë dashurinë në çdo kohë,
nëse mund të tejkaloni që njerëzit t'a vendosin fajin, kur jo për fajin tënd, diçka shkon keq,
nëse mund të pranosh kritika pa bërë rezistencë,
nëse mund të injorosh e të mos e korigjosh një shokun tënd që s'ka edukimin e duhur,
nëse mund të rezistosh pa e trajtuar një shok të pasur, më mirë se një të varfër,
nëse mund të përballesh me botën pa pranuar gënjeshtrat e mashtrimet,
nëse mund ta thuash në thellësi të zemrës tënde që ti nuk ke paragjykime ndaj besimit, ngjyrës, racës apo krahinës,
atëherë miku im, ti je i mirë, po aq sa qeni yt!


Saturday, September 8, 2012

Futja vrapit mos ndalo!


Ndokush prej jush me të drejtë do pyesë veten: "Po pse të gjitha këto historitë interesante, këtij Adminit të Stop Injorancës do ti ndodhin?", por më mirë lexojeni njëherë historinë e sotme dhe në fund do t'a kuptoni edhe pse-në.

Sapo dola nga puna ndalova të blej një paketë duhani pa pullë tek shitësja ambulante në rrugë që edhe pse nuk paguan kurrfarë takse, ma shet gjithmonë më shtrenjtë se kudo. Çmimet e bllokut,- ma kthen ajo buzagaz me dhëmbët që i tregojnë aq vuajtje.
E hapa paketën dhe plasmasin dhe letrën e xivanit i shtrëngova në dorë duke kërkuar me sy ndonjë kosh, ku në tentativë për ti bërë ndonjë 3-pikësh, do ti hidhja aty poshtë tij si zakonisht. Asnjë kosh nuk dha sinjal në fushëpamjen time 360 gradëshe e 4 dimensionale, por sytë më mbetën padashur tek një mesoburrë që po më hante me shikimin e tij dhe me dorën që e mbante para gojës si për të mos u diktuar, mërmëriste me 3 burra civilë që kishte aty pranë, 2 prej të cilëve ishin dukshëm trupa të bëshëm, qerosë kokërruar, qëndrim-sertë dhe me sy të mbuluara prej syzesh të errëta pis.
Nuk i kushtova vëmendje më gjatë, por brofa në makinë duke flakur instiktivisht nga xhami i hapur, mbeturinat që kisha në dorë. Në pasqyrën e kabinës dalloj sesi të 4 burrat hipën nxitimthi në një automjet të parkuar tek këmbët e tyre. Ishte një BMW e zezë sportive me xhama të errët komplet dhe me targa Tirane B, të cilat bënë Muuu që ishin false. Në çastin që ndez makinën xhiroj gomat në formën e një presioni ndërthurur me mospërfillje. Një kalimtare, një grua që po kalonte me foshnjën e saj aty pranë vizave të mia të zeza dhe shumë larg vizave të saj të bardha më këputi një arsenal bërthamor mallkimesh dhe të sharash, saqë më erdhi të dilja nga makina e t'a bëja edhe atë për karrocë, por u mjaftova me një të sharë që më depërtoi prej shpirti.
Si përherë, pa lidhur as rripin e sigurimit dhe pa ndezur as dritat, nisem të futem në vallen ku kërcejnë automjetet e tjera.
Makina e burrave enigmatikë, niset direkt pas meje. Filloj manovrimin sa majtas e djathtas, mes njerëzish, automjetesh e biçikletash, shoqëruar me dorën shtrënguar mbi buri.
Diku një grua si pa të keq hap derën e makinës dhe më detyron të hipi mbi trotuar. Një vajzë që e sjell një benz aty të lypë çdo paradite, i bëri sytë poç, por unë e rifuta makinën në rrugë.
Hedh sytë përsëri në pasqyrë dhe shoh që BMW-ja më ndiqte nga pas si e tërbuar. Skenë filmi, ç'të të them, veçse tani nuk më bënin duart të hapja as atë dreq tastiere të celularit. Provoj ti bie numrit të vëllait dhe ai ma mbylli që të më merrte vetë, meqenëse e mban gjithmonë me ofertë. I bie përsëri, numri del i zënë. Nervat kaçurrel me adrenalinën. Unë bjer numrit të tij, ai bjeri numrit tim. Ç'të bëja që na ka bërë një nënë...
Përpara me del semafori i kuq, por unë shkel gazin. BMW-ja nga pas, gjithashtu.
Sytë më kapin ngjyrën jeshile fosforishente të policit të qarkullimit që me dorën lart si flamur dhe bilbilin në gojë si mbrojtës kundra ndotjes së gazrave e pluhurit, iu bënte shenjë automjeteve të qarkullonin sa më shpejt për zbutur trafikun. Ç'ta marr kot në qafë të shkretin mendova me vete, ai për 30 mijë lekë në muaj rrezikon çdo ditë jetën e tij...!
Ata nuk dukeshin as si kriminelë amatorë dhe të mendosh sa fëmijë policash kanë mbetur jetimë pa asnjë kacidhe ndihmë nga shteti, është e tmerrshme vërtetë.
Në të qindëtat e sekondës dhe njëkohësisht duke ecur si i marrë, nis një analizë urgjente për të kuptuar se ç'ishin këta që më ndiqnin apo kush mund ti kishte dërguar.
Në fillim më shkoi mendja tek një tregtar që ka një lokal aty buzë rrugës dhe ka privatizuar parkingun publik. Para 2 javësh ma zhgarraviti makinën rreth e qark me çels dhe unë pa i rënë në sy i theva pasqyrën e majtë të fuoristradës. Por prapë diçka nuk më bindte. Ne u barazuam.
Aty për aty mu kujtua se afro para 3 muajsh, andej nga fillimi i verës, një natë kur vajza ime nuk po gjente qetësi në gjumë, lokali poshtë pallatit kishte ngritur në ajër për disa barbonë një muzikë tallava dhe unë nga pamundësia për ti kërkuar të ulnin zërin, i lëshoj një shishe qelqi Santal. Ata u ngritën në këmbë nga veranda ku ishin ulur dhe gajaseshin përmes barsaletash me organe gjenitale dhe filluan në kor kërcënimet.
Ndoshta, ndoshta këta ndjekës kanë të bëjnë me aktivitetin tim virtual, barrikadën që ne kërkojmë të bëjmë kundra bizeseve serbe në Shqipëri? Apo mos vallë janë agjentë grekë që peticioni ynë kundra marrëveshjes detare iu ka prekur interesin fort? Por mund të jenë gjithashtu edhe ndonjë grup mafioz nga këta që kanë hapur universitete private dhe janë ndjerë të ofenduar nga shakatë tona të sinqerta...
Apo mos vallë janë radikalë fetarë që duan të na bindin se feja e tyre është feja e paqes e tolerancës? As kjo s'më bindte.
A mos vallë është vetë dora e shtetit që kërkon t'iu bëj presion atyre që flasin "më tepër se ç'duhet"? Po shteti ynë s'di ku është as vetë. Ata burrat tek ajo BMW-ja kishin një arsye shumë më të fortë. Urrejtjen mund t'ia dalloje edhe mbi syzet e errëta. Mendimin ma ndërpret një motorr "Made in Albania" si ky këtu http://www.facebook.com/photo.php?fbid=224544547572560&set=a.222036807823334.75632.220909724602709&type=3&permPage=1, që më doli pa pandehur para dhe unë u detyrova ta godas tek goma e pasme, duke e përplasur fort pas një shtylle. Romi zeshkan që ngiste motorrin kur pa se iu derdh nga motorri pjesa më e madhe e ngarkesës kontrabandë të kanaçeve të mbledhura nëpër plehra u tërbua fare, por mua sytë më shkuan tek djali i tij, që kishte moshën për të qenë në çerdhe apo në kopësht, i cili dridhej dhe qante pa zë njëkohësisht.
Me trishtimin mbetur në grykë i jap gaz përsëri.
Po sikur ata të më kenë ngatërruar me ndokënd tjetër dhe e gjithë kjo ndjekje të jetë një keqkuptim?
Duke dashur të besoj këtë variant ndaloj pranë lokalit të një mikut tim. Parkoj makinën dyshe dhe futem direkt në lokal. Aty për t'u ç'tensionuar ndez direkt një cigare dhe porosis një gotë alkool.

Një prej atyre burrave hyri brenda duke ecur ngadalë. Sapo m'u afrua belbëzoi: Task-Forcë, aksioni Anti-duhan. Ju do të gjobiteni me 50 mijë lekë të reja.
Buzëqesha. Në fakt pastaj fillova të qesh me të madhe. Merri edhe çunat të pijnë nga një gotë iu thashë, se m'a bëtë gjakun ujë.

Shkroi: Stop Injorancës !