Nga
Rubrika "Kotësira Gjuhësore Botërore" shkëpusim për sonte fjalën
"tema", që në gjysmën e gjuhëve të botës shkruhet "theme", e në gjysmën
tjetër si "tema".
Dihet që sipas etimologjisë zyrtare
gjithmonë fjala që kërkohet ti shpjegohet kuptimi e fjalëformimi do të
udhëtojë nga latinishtja "themate" (në rastin e mësipërm) në greqishten
të lashtë "tithenai" e prej saj mund të rrëshkasë edhe më poshtë për të
humbur komplet origjinën, gjurmët dhe interesin ndaj saj.
Pyetja që ngre sot ka të bëjë pikërisht mbi ç'kritere u përzgjodh prej gjuhëtarëve tanë pikërisht që shqipja e sotme standarte ta
përdorte këtë fjalë si "tema" dhe jo si "thema".
Të gjithë e
dimë mirë se thema-tema ka të bëjë me çështjen që do diskutohet, me
problemin për të cilin do thuhen fjalë e mendime që do themi...
Përse vallë,
pikërisht ne shqiptarët që flasim gjuhën që ruan ende e kësaj dite
rrënjën (etimologjike dhe logjike) "them" të fjalës së mësipërme, e
përdorim atë si "tema"?!
Pakujdesi vallë, apo kujdes i veçantë?
Shkroi: Stop Injorancës !
No comments:
Post a Comment