Tuesday, September 4, 2012

Serbia falënderon vendet islamike që s’kanë njohur Kosovën



Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, gjatë qëndrimit në Iran, ka falënderuar shumicën e shteteve anëtare të të ashtuquajturës Lëvizje e të Painkuadruarve që nuk e njohin Kosovën dhe siç ka thënë ai, sidomos shtetet islamike dhe arabe anëtare të kësaj lëvizjeje.

Mrkiç ka apeluar te këto shtete që të përmbahen nga njohja e pavarësisë së Kosovës para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ai ka përsëritur atë që, siç ka thënë ai, tashmë edhe zogjtë e dinë: “Se Serbia kurrë, në çfarëdo rrethanash, nuk do ta njohë pavarësinë, të cilën njëanshëm e kanë shpallur autoritetet e pakicës shqiptare në Kosovë”.

Mrkiç ka thënë se Serbia i qëndron besnike përcaktimit për arritjen e zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët për Kosovën. Shekulli

No comments: