Sunday, October 7, 2012

1 milion të shara e mallkime

Sipas një bestytnie të lashtë, në rast se një numër i madh të sharash e mallkimet nisen drejt jush, me shumë gjasa ajo energji negative do të japë padyshim rezultat, duke sjellë fatkeqësi nga më të ndryshmet në jetën tuaj.

Nëse doni të llogarisni me përafërsi numrin e sharjeve dhe mallkimeve që janë adresuar drejt jush, llogarisni sa herë i keni rënë borisë në rrugë dhe kësaj shifre shtojini:
sa herë keni hedhur plehrat vend e pavend,
sa herë keni pështyrë në ashensor apo në trungje pemësh,
sa herë keni ngritur zërin tuaj apo të muzikës në kupë të qiellit,
sa herë keni teshtirë pa mbajtur dorën para,
sa herë keni bërë hipokritin duke komplimentuar për t'iu bërë qejfin kot të tjerëve,
sa herë keni qeshur pas shpine,
sa herë keni telefonuar me thirrje anonime,
sa herë keni nxjerrë një sekret të shokut/shoqes tuaj,
etj, etj...

Nëse shuma e përfituar arrin aty tek 1 milion të shara e mallkime, mbase asnjë profetësi nuk do përmbushet realisht dhe asnjë fatkeqësi nuk do t'iu ndodhë, por dijeni se fatkeqësia, jeni ju vetë.
Shkroi: Stop Injorancës !

Siria dhe bota e qytetëruar

16 mijë të vrarë është balanci i viktimave gjatë 16 muajve të fundit nga lufta civile në Siri.

Turqia nxjerr dhëmbët,
Gjermania gëlltitet,
Kina mbyll sytë,
Kosova dërgon ndihma,
Amerika ngre supet,
Rusia ngërdheshet,
fëmijët masakrohen...


Shkroi: Stop Injorancës !

Nuk kam asnjë konkurente!


Këngëtarja shqiptare që jeton në Zvicër, Shkëndije Mujaj, ka deklaruar se nuk sheh asnjë femër tjetër shqiptare si konkurente, padyshim në hiret e saj femërore dhe jo në muzikë.

Ajo nuk ka harruar as të falenderojë Zotin për trupin që i ka dhuruar.

Po ata njerëz që lindin me defekte trupore, kë duhet të mallkojnë vallë?

Stop Injorancës !
Një lajm i kobshëm si rrufeja në qiell të hapur është shpërndarë sot në të gjithë mjedisin Ballkanik.

Vajzat, gratë e plakat të mbledhin veten, të bëhen të forta dhe ta bëjnë zemrën gur. Disa meshkuj gjithashtu. Më e paimagjinueshmja ndodhi, tragjedia trokiti në derë. Sipas disa të përditshmeve ballkanike EZEL doli DYLBER.

Bëhet fjalë për personazhin turk të telenovelës së famshme Ezel, e cila mbërtheu edhe teleshikuesit shqiptar pranë TV Klanit.
Kenan Imirzalioglu ka pranuar se është homoseksual.
Nuk mund ta fshehë më orientimin seksual dhe të aktrojë se i dashuron femrat.
Nuk mund të jetoj më me gënjeshtra.”- citohet të ketë thënë aktori.

I bëjmë me dije Kristi Pinderit dhe Ambasadës Rozë  të mos emocionohen aq shumë, derisa lajmi të konfirmohet plotësisht.

Shkroi: Stop Injorancës !
Burimi: http://www.balkanweb.com/metropol/2693/aktori-turk-ezel-pranon-se-eshte-homoseksual-104854.html

Ismail Kadare vs Vuk Jeremiç

Deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç se Kosova do të bëhet pjesë e OKB-së, vetëm kur të kalojë mbi kufomën e tij, Gjeniu i letrave shqip iu përgjigj plot elegancë gjatë një interviste të bërë me Ettore Sequin, diplomatin dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian.

Si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zotëri!


Përgatiti: Stop Injorancës !

Burimi: http://www.gazetatema.net/web/2012/10/03/bashkebisedimi-kadare-evropa-gjendja-e-natyrshme-e-shqiperise-e-vetmja/

Nën 18-vjeç

Kemi ndaluar nën moshën 18-vjeçare të drejtën e qytetarëve për të votuar, nisur nga parimi për të mbrojtur shëndetin e tij si edhe nga fakti që deri në këtë moshë njeriu është ende i paformuar intelektualisht, për të zgjedhur e vendosur drejt, me mendjen e tij.

Kemi ndaluar gjithashtu nën moshën 18-vjeçare marrëdhëniet seksuale, përdorimin e alkoolit, duhanit, Patentën e drejtimit të Mjetit, apo materialet e ndryshme me përmbajtje erotike.

Jemi bashkarisht dakord që këto masa janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve si dhe për të lejuar një rritje të tyre sa më optimale.

Por mbi ç'të drejtë iu japim fëmijëve sot në vitin 2012-të një përkatësi fetare, duke i pagëzuar, apo duke i bërë synet, etj, etj?

Përse nuk ia lemë fëmijës t'a zgjedhë me vullnetin e tij në moshë madhore nëse do ti përkasë apo jo një feje të caktuar, por ia imponojmë që në vegjëli fenë si diçka e trashëgueshme, nëpërmjet një indoktrinimi sistematik?
S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht, me ton tejet solemn. — Artur Shopenauer

Shkroi: Stop Injorancës

Çfarë lejohet në islam?

Po të bësh një kërkim në motorrin "Google" me fjalët "A lejohet në islam"? të dalin qindra pyetje të besimtarëve të çoroditur, që duan të mësojnë se çfarë është e ndaluar apo jo në islam.

Ja psh pyetjet e para që shfaqen në kërkimin e "Google-s":

1. A lejohet klonimi ne Islam?
www.youtube.com/watch?v=OVr9tSl9aa4
2. A lejohet ne islam martesa e gruas me kater burra?
http://www.islami-puke.org/t925-a-lejohet-ne-islam-martesa-e-gruas-me-kater-burra
3. A lejohet masturbimi në Islam ?
http://forumi.kurandhesunet.net/pyetje-pergjigje%2833%29/a-lejohet-masturbimi-ne-islam%2816304%29.html
4. A është e lejuar muzika në Islam?
http://www.ahmadiyya-islam.org/al/islami/virtytet-e-muslimanit/a-lejohet-muzika-ne-islam/
5. A lejohet Mbajtja e qenit ne shtepi?
http://davetiislam.com/di/index.php?option=com_content&view=article&id=2445%3Aa-lejohet-mbajtja-e-qenit-ne-shtepi&catid=61%3Apyetje-a-pergjigje&Itemid=176
6. A lejohet Masturbimi(vetknaqja) te ata qe nuk jan te martuar ?
http://www.elbuhari.at/html1/oben-pergjigjet/42-a-esht-e-haram-apo-hallal/356-a-lejohet-masturbimivetknaqja-te-ata-qe-nuk-jan-te-martuar-
7. Martesa e plakut me foshnja lejohet ne Islam?
http://www.topix.com/forum/world/albania/TTGTVJQA65UF1GFI2
8. Twitter / forumiislam: A lejohet te luah shah ne islam?
twitter.com/forumiislam/statuses/175227923056443394
9. Ahmed Kalaja - A lejohet shkurtimi i mjekres ne islam?
www.youtube.com/watch?v=KeOuTzNGuz4
10.A Lejohet Seksi Ne Islam?
menshealthhub.com/tag/a-lejohet-seksi-ne-islam
11.A lejohet boksi në Islam?
http://www.omerbajrami.com/index.php?option=com_content&view=article&id=433%3Aa-lejohet-boksi-ne-islam&catid=43%3Apergjigje&Itemid=74

A nuk do ishte më e thjeshtë dhe praktike të tregohej se çfarë lejohet në islam dhe gjithë të tjerat do nënkuptoheshin që nuk lejohen? (Shkroi: Stop Injorancës !)

Telenovela korçare

Mbyllet me fund tragjik telenovela në fshatin Podgorie të Korçës, në aktin e saj të fundit, me vdekjen e 3 prej personazheve më kryesorë.

Elsa ishte e martuar dhe kishte 2 fëmijë.
Kishte burrin e saj në shtëpi dhe 2 dashnorë të tjerë në fshat, Viktor Rozanin, 57 vjeç, dhe Feridon Bollgurin, 40 vjeç.
Të dy dashnorët e saj ishin burra të martuar.

Ela i çon Viktorit një mesazh ku e lajmëron se sipër stanit ishte me Feridonin, një mashkull më seksi dhe më i ri. Viktori, pasi tërbohet se dashnorja e tij kishte një dashnor tjetër, merr armën dhe i vret të dy në vendin ku ata kishin planifikuar të bënin marrëdhënie seksuale.

Më pas telefonon policinë dhe qëllon mbi veten.

Por mësohet se bashkëshorti i Elsa Çoçkës nuk ka pranuar të marrë trupin e saj nga morgu. Ai s'ka ditur kurrë gjë madje edhe ngjarjen e mëson të nesërmen. Pasi merr vesh ngjarjen zotohet të vrasë fëmijët e Viktorit.

Nuk ka qenë vetëm tradhtia që e ka bërë atë të mos e marrë trupin e saj, por edhe fakti se Elsa e rrihte atë vazhdimisht.

Në fund triumfoi krimi mbi dashurinë!

A nuk janë veshjet tona tradicionale, europiane?

Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi në jahtin e Dukës së Orleanit, duke çarë bllokadën greke për të mbërritur në Konferencën e Londrës.

I. Qemali: Is, po pse je veshur në veshje tradicionale o burrë i dheut. Po shkojmë në zemër të Europës, a nuk mund të visheshe pak si ata burrat e qytetëruar të Europës?
I. Boletini: Ismail Bej, as ata burrat e Europës kur vizitojnë Shqipërinë, nuk vishen me veshjet tona.

Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës !

Kjo është e frikshme


Në një rrëfim tronditës për numrin e sapodalë të revistës Java, Fatos Klosi ‘rrëfehet’ që pas sulmit ndaj Kryeministrisë më 1998 dhe pas varrosjes së A. Hajdarit, me një urdhër gjykate është përgjuar për disa ditë telefoni i zyrës së Sali Berishës dhe transkriptet gjenden të dokumentuara në dosjen përkatëse. Ish-kreu i Shish pohon: “Po, e kemi përgjuar Berishën! Pak ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe revoltës së armatosur në Tiranë, një shqiptaro-malazez e urdhëron nga Teksasi që ta ‘mbyllë atë muhabet’. Dhe e mbylli”. Biseda ka ndodhur 3-4 ditë pas 14 shtatorit, dhe zhvillohej në anglisht, por verifikimet e analizat e shërbimit sekret arritën në konkluzionin se ‘urdhëruesi’ duhej të ishte një shqiptaro-malazez (në atë kohë Mali i Zi ishte ende pjesë e federatës me Serbinë). Klosi sjell faktin se nga ai telefon është biseduar dhe “për të gjetur 300-400 burra të armatosur kundër qeverisë së komunistave të Tiranës”.
Në lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar që spiunojnë për llogari të shteteve të huaja, Klosi pohon i sigurt: “Po, ka! Por çfarë rëndësie ka kjo? Situata është shumë herë më e rëndë se kaq! Klasa politike i ka hequr brekët me kohë. Tani madje nuk konsiderohet më turp, përkundrazi është nder që të konsiderohet se njëri apo tjetri është konfident më këtë apo atë fuqi të huaj”.
Dhe ‘spiunlliku’ ynë nuk bëhet si nëpër filma. “Bëhet fjalë për anëtarë qeverie të cilët, varësisht pasioneve e afërsive të tyre personale, bëhen zëdhënës të interesave të huaja në vend. Për shembull, të interesave ekonomike…” thotë Klosi. Ai kujton fjalët e një përfaqësuesi të një shërbimi mik: “të gjithë ministrat janë të afërt me Ambasadat, vijnë vetë këtu e komentojnë gjithça ndodh”.
Ky është rregull, për të tërë krahët politikë, siç thotë Klosi.
Dhe kjo është e frikshme.Burimi:http://respublica.al/artikuj/2012/10/06/fatos-klosi-nje-shqiptaro-malazez-urdheroi-ne-telefon-berishen-pas-shtatorit-1998