Thursday, April 18, 2013

Vota e bardhë është e zezë!

Ditët e fundit pas bashkimit të LSI-së me PS-në janë shtuar zërat nga shoqëria civile për të bojkotuar zgjedhjet, apo siç thonë ndryshe të protestosh kundra kësaj kaste politikanësh që nuk po mbjell dot shpresë, vëri kryq të gjithëve, çoje votën tënde kot.

http://www.facebook.com/votobardhe

Sigurisht që zhgënjimi ka kapluar një pjesë të mirë të shoqërisë, por nuk mund të lejojmë që pikërisht kjo pjesa gri, kjo pjesa shpresëdhënëse e shoqërisë të humbasë jo vetëm shpresën, por dhe arsyen.

Në rast se shoqëria jonë do të kishte atë shkallë të lartë ndërgjegjësimi sa e gjitha si një trup i tërë të bojkotojë zgjedhjet duke i dhënë kështu një shuplakë të fortë politikës shqiptare dhe vetë sistemit të kalbur që ajo ka prodhuar, ne nuk do ta kishim tashmë këtë zhgënjim, këtë politikë që nuk mbjell shpresë.

Por ç'ndodh realisht me anë të këtyre nismave që ftojnë një pjesë të shoqërisë për bojkot zgjedhjesh?

Ndodh pikërisht e kundërta e asaj që kjo nismë kërkon. Militantët do të votojnë, barktharët do ti marrin ato thasë mielli, të papunët do të këmbejnë votat me një premtim punësimi...
Duke bojkotuar pjesa më e arsimuar e shoqërisë, ndodh që të zgjedhë dhe vendosë për të ardhmen e tyre pikërisht pjesa më e paarsimuar e shoqërisë. Ndodh që të fitojë zgjedhjet alternativa më e gabuar, të fitojë pushtetin politikani mё dinak, mё i pamёshirshmi, ai qё ka mё pak rregulla, mё pak skrupuj e moral.

Ky sistem funksionon me anë të votës dhe vota është arma e vetme qytetare për të përkrahur apo ndëshkuar. Vota e qytetarit është kontributi yt në demokraci.
Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik.

Në rast se nuk votoni apo e dërgoni votën tuaj të pavlefshme, ju realisht nuk keni pse ankoheni, nuk keni pse kërkoni ndryshim në 4 vitet e ardhshme. Kontributi juaj ka qenë fare i thjeshtë: "Votë për politikën më të gabuar"!

Prandaj e dashur pari intelektuale qytetare, mos BOJ KOT, por BOJKOTO ... Injorancën tënde!

Shkroi: Stop Injorancës


Ironia

Pasi u shamë me fis e me farë nxorri dhe më drejtoi pistoletën. Mua, që s'më mbeti asnjë rrugë tjetër shpëtimi nga ku t'ia mbathja me të katra, fillova ti përgjërohem me shpresën se do ta prekja në sedër që ta ndaloja të kryente këtë krim për një motiv kaq banal, sa ç'është gërvishtja e dy makinave.

Që ta kuptoni më mirë, do duhet ta përjetoni vetë atë emocionin e të pasurit të vdekjes aq pranë dhe tmerrin që të kall tyta e një pistolete TT, drejt jush.

Gjithsesi, fjalët më vinin vetvetiu dhe nisa ti ulëras me një histeri epike si tek ato vajet e grave.
"Si do ta justifikosh këtë vrasje tek prindërit e mi?
"Si do të mund ta falin prindërit e mi të ma marrësh jetën mua, që 4 vjeç më gjetën gjysëm të mbytur në det, 6 vjeç më shtypi makina, 12 vjeç rashë nga pema dhe ndenja 3 muaj në koma. Jo më larg se para 8 muajsh jam operuar në veshkë e jam gjysëm njeriu. Si mund t'ia vrasësh fëmijën që e rritën me kaq mundime?
Si do ta justifikosh tek familja ime këtë vrasje? Oooiiiiii, oiiiiiiiiiiiiii."

Me këto që po thua ti, prindërit e tu do më falenderojnë që të hoqa qafe, se jo vetëm ua paska ngrirë gjakun, por j'ua paske nxirë dhe jetën - ma ktheu.

Shkroi: Stop Injorancës !

Efektivat e Policisë Shqiptare


Efektivat e Policisë Shqiptare, do mund ti ndanim në dy kategori:

a.) Hallexhinj që punojnë për bukën e gojës.
b.) Vagabondë që punojnë për të përligjur harbutërinë e tyre.


Në rreth të kuq Zv/Drejtorit për Sigurinë Publike të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani, i cili është pezulluar nga detyra për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Top Channel-it ndërsa ky i fundit ishte gjatë kryerjes së detyrës së tij, për informimin e publikut.

Sot nga ora 12:00 në krah të Kryeministrisë në përgjigje të këtij rasti të pastër të abuzimit me detyrën dhe pushtetin, gazetarë, operatorë dhe punonjës të medias kanë lajmëruar organizimin e një proteste ku ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët e ndershëm që presin nga Policia të ndalojë dhunën e të ruajë rendin dhe jo të dhunojë qytetarët si një bandë që paguhet me taksat e qytetarëve.

Shkroi: Stop Injorancës !

Akrepat - Vajza e babushit

Akrepat - Vajza e babushit

E ëmbla foshnje vogël
ti ende s'di gjë
rreth botës së ftohtë jashtë,
je kaq e njomë për të kuptuar
ç'dëshiron "Ai" prej teje sonte.

E gjora çupëzë
nuk ka njeri
kujt mund ti besosh në këtë botë
në errësirën e kësaj nate
ç' po bën ai, është krim.

Nëna jote e mohon
por një problem
e nuhat që nga larg,
ajo s'do të dëgjojë të qash
lutet që bashkë me kohën, do kalojë.

Një oqean heshtjeje
po mbyt zemrën tënde
ajo që kurrë s'duhej të ish'
do të mbesë në errësirë.

E ëmbla foshnje vogël
ti ende s'di gjë
rreth botës së ftohtë jashtë
je kaq e njomë për të kuptuar
ç'dëshiron prej teje ai sonte.

Ajo është vajza e babushit,
vajza e babit, vajza e babushit të saj.

Përktheu: Stop Injorancës !

4 prilli - Dita Ndërkombëtare e Qenve të rrugës!


Të paktën deri në fund të 2011-së pjesa më e madhe e bashkive nëpër Shqipëri, ekzekutimin e qenve me çifte natën e kishte praktikë tejet normale.

Nuk dihet cilat janë arsyet pse respekti ndaj jetës dhe qenieve të gjalla këto vitet e tranzicionit shkoi përtokë, kur në kushtetutën e shqiptare të kohës së Zogut ekzistonte edhe një ligj që dënonte këdo ushtronte dhunë ndaj një qenie të gjallë me ndërgjegje të ulët.

Mjafton një udhëtim nga Tirana drejt Durrësit për të parë se si qentë rrugaçë shtypen me makina e lihen të dekompozohen në asfalt, pa i bërë askujt përshtypje.

Realisht, trajtimi i dhunshëm që i bëjmë këtyre qenve rrugaçë shpreh qartësisht botën tonë shpirtërore, respektin që kemi ndaj jetës dhe qenieve të gjalla.

Shkroi: Stop Injorancës !

Austrian Lotteries: Ne do i bëjmë shqiptarët të lumtur !


Loja më e re që do prezantojë Lotaria Austriake është e ashtëquajtura 6 nga 39. Pra, të gjejmë 6 numra nga 39 të mundshmit me një fitore të garantuar prej 10 milion lekësh.

Sa është probabiliteti matematikor që një qytetar të gjejë 6 numra nga 39 të tillë?

Kujtojmë se kjo lojë ka hyrë para 1 dekade më parë me emrin "6 nga 45" dhe më vonë shkoi në "6 nga 42".

Si thoshte një matematicient :
"Duke llogaritur propabilitetin për të fituar një lotari, mundësitë janë pothuajse të barabarta si në rastin kur luan dhe në rastin kur nuk luan..."

Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, April 11, 2013

Letra e Xhorxh Karlin pas vdekjes së gruas së tij

Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.
Kemi rrugë më të gjëra, por kemi këndvështrim më të ngushtë.
Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin.
Blejmë më shumë por ngelim më pak të kenaqur.
Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.
Kemi më shumë paisje shtëpiake, por kemi më pak kohë.
Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.
Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.
Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.
Kemi shumë ilaçe, por më pak shëndet.
Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi te lodhur; lexojmë pak, shikojme shume TV dhe falenderojmë shumë më pak.
Kemi shtuar pasuritë materiale, por kemi pakesuar vlerat morale.
Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.
Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojme atë.
I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë.
Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t'u përshëndetur me komshinjtë e rinj.
Eksploruam Universin, por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme.
Kemi bërë punë më të mëdha, por jo punë më të mira.
Pastruam ajrin, por ndotëm shpirtin.
Sunduam atomin, por nuk sunduam dot paragjykimet tona.
Shkruajmë më shumë, por mësojmë më pak.
Bëjmë më shumë planifikime, por arrijmë më pak në përfundime.
Mësuam të vrapojmë, por nuk mësuam të presim.
Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjutera për të mbledhur e shumëfishuar në kopje të pa numërta dijen, por krijojmë me pak komunikim.
Eshtë koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt, por që treten më ngadalë.
Eshtë koha e burrave të mëdhenj e burrave të vegjël.
Eshtë koha e fitimeve të mëdha dhe mardhënieve të ngushta.
Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri i divorceve është i lartë.
Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe familje të shkatërruara.
Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta, pelena fëmijësh një përdorimshëm, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezitë, janë ditët ku tabletat janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qejf, mund të na qetësojnë biles dhe mund të na vdesin .
Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka, por në magazina asgjë.
Jetojmë në një kohë ku këtë letër teknologjia mund ta sjelli tek ju dhe Ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta zhdukni me anë të butonit "Fshij".

Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me anë të momenteve që na lënë pa frym
ë!

Migjeni - Një natë pa gjumë

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.

Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...
Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?
Kur ti këndon thonë se asht afer drita...
Por un s'besoj sonte në Çalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andm'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

"Veten e vrasim përditë"


Veten e vrasim përditë.
Në tavolina
të pista kafenesh.
Në rrjeshta
të ndytë gazetash.
Në qarqe
prapësish, intrigash.
Vritemi
në një vdekje të ngadaltë.
Dhe, oh, Zot,
s'arrimë ta kuptojme vetëvrasjen tonë.
Vjen pastaj një çast.
Merr revolverin.
Këmbëza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohësh.
I vdekuri nuk vetëvritet.

Bardhyl Londo

Thursday, April 4, 2013

Shqiptarët dhe gënjeshtra

Moralistët: Gënjeshtra është e keqe.
Pseudoanalistët: Fajin nuk e ka ai që gënjen, por ne që gënjehemi.
Fetarët: Të vërtetën e di vetëm Perëndia.
Humoristët: Gënjen bukur kush gënjen i fundit.
Përgjithsuesit: Të gjithë gënjejnë.
Inferiorët: Ne shqiptarët gënjejmë më shumë nga gjithë të tjerët.
Politikanët: As sot nuk mund ta bëjmë një ditë pushim.
Intelektualët: Të firmosim një peticion kundra gënjeshtrës.
Shoqëria civile: Gënjeshtra ka dalë prej xheneti.
Media: Lufta ndaj gënjeshtrave është sulm ndaj fjalës së lirë.
Edmond Tupe: Kush gënjen e ka të madh...
ABC News: Edi Rama i ka këmbët e shkurtra.
J. Topalli: Kamunistët s'mun ta rrejn ma ket popëll.
Vangjel Dule: Në Shqipëri minoritarët gënjehen sistematikisht.
Henri Çili: Kujt i plasi trapi pse gënjejmë?
Argita: Nuk është e vërtetë që hundën e bëra operacion dhe e shkurtova. Thjesht, mbylla gojën për një javë rrjesht.
Arvizu: SHBA-të i ftojnë gënjeshtrat dhe të vërtetat të ulen dhe të arrijnë një konsensus mes tyre.
BE: Themeli bazë i demokracisë është e drejta për të gënjyer dhe për t'u gënjyer.

Stop Injorancës: Ç'faj ka gënjeshtra pse e vërteta është e shëmtuar?