Wednesday, May 8, 2013

Pro Mbulesës së femrës


Jam plotësisht dakord me mbulesën e disa femrave.
Duhet të ketë patjetër një juri që përmes disa kritereve shumë strikte të përzgjedhë se cilat femra mundet të zbulojnë hiret e tyre në publik.
Zbulimi pa kriter i këtyre të fundit jo pak herë ka rritur artificialisht numrin e meshkujve të lëkundur në orientimin e tyre seksual.

Shkroi: Stop Injorancës !

Sot 1-Maj

Kam qene i mashtruar, duhet ta pranoj.
Duhet te pranoj qe ne fakt kam qene i mashtruar per shume gjera ne kete jete..per gjera se mendoja se ishin ashtu dhe s'kishte rruge tjeter..dhe jo sepse te tjeret thoshin..por sepse arsyetimi im me conte ne ate perfundim..dikush do te qeshe dhe do ta marre per dobesi..dikush do te vazhdoj te lexoj me interes se ku biseda do dal..por ka nga ata qe do te kenaqen nga ky rrefim..duke vazhduar te jene njerez te mashtruar dhe fatkeqesisht keta jane me te shumtit, le ta themi sic eshte..Keta perbejne, pa nje pa dy..mbi 80% te races njerzore..Sa i adhuroj per idiotizmin e tyre te pa cenuar kurre nga pikepyetjet qe lindin nga brenda vetes, te cilat lodhin aq shume pjesen tjeter..Ah dua te vecoj pseudo ironine e tyre..akoma me ere te pa deshirueshme kembesh dhe sqetullash..prove se akoma DNA-ja ja u ndjen te nevojshme ti ruaj nga insektet dhe preditoret..tek sa degjojne muzike moderne, apo tek shfletojne libra, gazeta, artikuj..duke i fiksuar ato rrjesht me rrjesht, date per date, foto per foto..

Mendoja.!
Pra gabimisht mendoja..
Se ishte e pa mundur te shtypje dot nje popull dhe aq me pak punetoret..
Llogjika me thoshte se c'do njeri eshte i afte te kuptoje pak matematike aq te mjaftueshme sa per te bere dallimin..e imja-jo e imja, e jona-e tij, e jona-e tyre..
Besoja se ishte e pa mundur ti injoroje, ti perbuzje..vet krenaria, egoja njerzore do ta bente kete te pa mundur..dhe nese keto s'do te ishin te mjaftueshme..e qena prind, bashkeshort, i dashur..do te sillte reflektimin..reflektim i pashmangeshem nga perplasja me veshtrimin e syve te njerzve te dashur, te cileve u detyrohesh egzistencen..
Pra mendoja se edhe nese te gjitha sa thashe nuk do te funksionin..do ish dashuria, pa te cilen njeriu quhet vetem nje tjeter frymor, ajo, qe s'do ta lejonte..

"You can fool some people sometimes, but you can't fool ALL THE PEOPLE all the time."
"Mund te mashtrosh njerzit per ca kohe, por nuk mund te mashtrosh TE GJITHE NJEREZIT per te gjithe kohen."..
Do kendonte Bob Marley mrekullisht vargjet qe zbulojne te verteten e madhe..ne nje fjale te vetme "All" pra "TE GJITHE"..dhe kaq mjafton te kuptosh qe ku kam gabuar.!

Kam gabuar ne efektin qe ka tek njerzit pangopesia, egoja e stisur qe sjell deshiren per tu pranuar ne nje shoqeri, sa do qe ajo te jete e pa llogjikshme , e kundert me interesat e tij, e pa kuptueshme..fjala "modern" ka fuqi te jashtezakonshme te bashkoje turmat..por edhe ti percaje ne klasa qe s'kane asnje lloj interesi, por qe luftojne ashper per sundim..
Sundim per cfare..?..Asnje se di.!
Sepse ne fakt eshte instikt shtazor..dhe si i tille s'kerkon llogjikim, por vetem aksion..ne te cilin edhe fituesi vetshkaterrohet me shume se i humburi..dhe vetsadizmi ngopet, ngopet instkti.

"Njerizit mund te drejtohen me lehte nepermjet te pa moralshmes se sa nga virtytet." thote Napoleoni, me shume me pak fjale te gjithe ate qe u mundova te shpjegoj.

Jo.
Nuk kam me besim tek zgjimi i klases punetore, tek zgjimi i te shtypurve.
Ata jane dhe po behen cdo dite dhe me te varfer, ekonomikisht dhe si pasoje edhe menderisht..Ata qe ne nje cast te jetes se tyre kan arritur ate fundin e fundit..ate renien e lire dhe pa mendim duhet ta kuptojne se c'po them..

Por akoma kam besim qe nje grup njerzish, qytetaresh do te gjejne kendveshtrimin e perbashket per te pare kete cmenduri qe po jetojme sic eshte, lakuriq..
Njerzit ne vetvete kane shume, shume dashuri..gje qe sjell energji te pathyeshme..dhe ju duhet shume perpjekje per te nxjerr shemtiren e tyre..dhe cuditerisht shume zell tregohet pikerisht per kete.

Amarildo Pregapuca

Protestë e dhunshme tek Sheshi Skënderbej



Ishin mbledhur rreth 7000 qytetarë që po protestonin dhunshëm tek sheshi Skënderbej duke u përballur me forcat e rendit. Me pankarta në duar kërkonin mbi të gjitha vende të reja pune, por edhe kushte më të mira pune, garanci dhe respektim të kontratës së punës, 2-fishim page për oraret jashtë pune, njohje të raporteve mjekësore etj.
Mes tyre kishte të rinj e të reja, studentë dhe mosha të dyta. Të gjithë të mbledhur për një qëllim, për të patur një punë në këto kohe krizash ekonomike që kalojmë.
Aty përbri kalon Benz i Zi sterr e me xhama të zinj dhe një pronar i fuqishëm italian që kishte ardhur dhe kishte ngritur biznes në Shqipëri i joshur nëpërmjet nismës "Shqipëria 1 euro", pyet një prej protestuesve të rastësishë, se pse protestojnë këta njerëz sot.
Duam punë, duam të ushqejmë fëmijët e të fusim kokën në një strehë - i kthehet i rebeluar protestuesi.
Kuptoj - përgjigjet sipërmarrësi dhe aty për aty i ofron një mundësi pune.
Aty protestuesi shtangu...

Po mirë ore burri i dheut - i thotë protestuesi. 10 mijë veta që protestojnë këtu, ti mua më gjete?!

Atdheu im, i vetmi vend në botë…

Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku udhëheqësin e duan më shumë se udhën!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku njerëzit u këndojnë këngë dhe himne dashurie udhëheqësve që në të gjallë të tyre dhe udhëheqësit shkojnë mes rapsodëve me buzë në gaz dhe të veshur me antiplumb.
***
Atdheu im, ku kryetarët e partive zotohen solemnisht që në rast humbjesh të zgjedhjeve të japin dorëheqjen dhe qëndrojnë në majë të partive qysh prej 23 vjetësh.
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku po të bësh një sondazh të sinqertë njerëzit do të preferonin që nga ajo kohë, më mirë t’u kish mbetur komunizmi se sa u mbetën komunistët!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku në karrigen më të lartë të parlamentit, gjen edukatën më të ulët!
***
Ësht’ vendi ku po të shkosh e të zgjosh pa pritur kryetarët e shtatëdhjetë e ca partive, duan kohë të mbledhin mendjen që të të përgjigjen në cilin koalicion zgjedhor janë ato ditë!
***
Atdheu im është vendi ku vazhdojnë kërkimet për një medikament që t’u injektohet tërë banorëve, që ata të mos kujtojnë dot, se çfarë kanë thënë kryepolitikanët për njëri tjetrin!
***
Atdheu im, ku gjenden të gjitha barnat dhe medikamentet e botës me përjashtimin jo në spitalet shtetërorë… ku shërbimi shëndetësor i shtetit dëshmon përditë se sa i mrekullueshëm është ai i privatëve… Dhe ku ministrat e shëndetësisë dhe kolegët e tyre lenë të dy këta shërbime dhe kurohen jashtë shtetit!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku të rrëmbesh një pronë, të zaptosh një truall e të ngresh një ndërtesë pa lejë, në vend që të të dënojnë të pajisin me tapi!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku nuk mund të maten temperatura nën hije, pasi tërë pyjet janë prerë!
***
Është vendi, ku shumë prindër u urojnë fëmijëve jo që të bëhen shkencëtarë, por doganierë!
***
Është vendi, ku historia përdoret për nevoja politike dhe në çdo tetë vjet shkollat marrin tekste të rinj të historisë, në të cilët nazistët largohen nga Shqipëria herë më 28 dhe herë më 29 nëntor.
***
Atdheu im është vendi, ku shkollat më të rëndësishme janë Instituti i Fizkulturës dhe Fakultetit i Mjekësisë se studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trajnerë, pediatër dhe kardiologë, por ministra dhe kryeministra e vitet që vijnë, premtojnë që fatet e vendit të jenë në duart e boksierëve!
***
Është vendi, ku numri i turistëve vizitorë, është propaganda më banale dhe ky numër fryhet e fryhet edhe me pilotët e huaj dhe shoferët e autobusëve që flenë atë natë në Shqipëri. Të kesh katër valixhe matanë trarit të kufirit dhe të shkosh t’i sjellësh një nga një, të numërojnë për katër turistë!
***
Është vendi, ku qëkurse shifrat e statistikave shqiptare dalin nga zyra e kryeministrit, Amerika nuk është më vendi më i mirë në botë. Pra, tani që shifrat i shpall qeveria vetë, vendi më i mirë në botë është këtu, ku jemi ne! Sipas shifrave!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku krenohen edhe pse janë të fundit në kontinent, që përmbysin komunizmin; të fundit që anëtarësohen në NATO dhe në Bashkimin Europian, dhe ku qeveria pret urime të përzemërta që edhe në Shqipëri, pas vitit Dymijedymbëdhjetë, edhe tek ne erdhi Dymijetrembëdhjeta!
***
Atdheu im është i vetmi vend në botë, ku kriminelët i kërkon populli dhe i fsheh policia!
***
Atdheu im është i vetmi vend, ku sigurimi i lëvizjes së lirë u prishte punë skafeve dhe kur u arrit lëvizja e lirë, skafet patën mbaruar punë në dëbimet masive të shqiptarëve jashtë shtetit te tyre.
***
Dhe së fundi, lërmëni të huazoj e përshtas një shprehje të një poeti fqinj: atdheu im është ai, ku tërë njerëzit duan të jetojnë në një vend tjetër, por duan që ai vendi tjetër, të jetë këtu në Shqipëri!

*Nga Pëllumb Kulla* Fjala e mbajtur në Kongresin e FRD

(G.Tema)

Gjaku lahet me gjak, veshi me vesh!


1 maj Shqipëri

VESI DEL ME SHPIRTIN

I lirë për të qenë skllav

Në çastin e ngjizjes nuk na pyet kush nëse duam apo jo të vijmë në jetë.
Asnjë nuk na e merr mendimin, kur na përcaktohet gjinia.
Ditën kur vijmë në jetë, shenjën e horoskopit nuk e zgjedhim vetë.
Po ashtu as prindërit tanë, nuk i caktojmë ne, se cilët do të jenë.
Na vendosin një emër e një mbiemër, sipas qejfit të tyre.
As vendin ku lindim e në cilën pjesë të globit do rritemi, nuk mundet ta zgjedhim.
As gjuha që do flasim dhe as identiteti etnik nuk varet prej preferencave tona.
As racën e ngjyrën, nuk e zgjedhim vetë...

Indoktrinohemi me ideologji politike e fetare para se të arrijmë moshën e pjekurisë kur të jemi të aftë të vendosim vetë dhe kur kjo moshë vjen, është thuajse plotësisht e pamundur të dalim jashtë trashëgimisë e traditës familjare.
Ndjekim një shkollë, një arsim që nuk e përzgjedhim vetë.
Marrim njohuri, dituri e arsyetime me të cilat duhet të biem domosdoshmërisht dakord.
Bëjmë kurse private për të plotësuar ëndrrat e prera në mes e pasionet e parealizuara të prindërve tanë.
Prezantohemi me një sistem për të cilin jo vetëm nuk jemi pyetur, por mbase as nuk jemi dakord.
Delegojmë përfaqësues të cilët jo vetëm që nuk janë të interesuar të përfaqësojnë shqetësimet tona, por me veprimtarinë e tyre na shtyjnë ti urrejmë sikur ti kishim armiq.
Kufizohemi me anë të parave në çdo aspekt jetik.
Madje as vdekjen tonë nuk lejohemi ta vendosim vetë.
Dhe po ta vini re, për aq kohë sa janë të tjerët ata që vendosin për çdo aspekt të jetës tënde, gjithçka shkon kaq në rregull.

Problemi nis pikërisht atëherë kur ti kupton se për jetën tënde mund dhe duhet të vendosësh... ti vetë.
Shkroi: Stop Injorancës !

NËPËR LABIRINTET E KËSHILLIT TË EVROPËS

Një herë në vit, Këshilli i Evropës pret vizitorë në ambientet e tij të brendshëm për gati dy javë. Turistë të shumtë, nga e gjithë bota, mësyjnë Brukselin ato ditë, për të parë nga afër mjediset ku punojnë drejtuesit e kontinentit plak dhe adiministrata e tyre e gjerë. Në të vërtetë ka mjaft për të parë, duke filluar nga veprat e ndryshme të artit në sallonet e larmishëm, arkitektuën e brendshme të kompleksit madhështor të zyrave e sallave të mbledhjeve (sipas niveleve) të përfaqësimit të shteteve anëtarë të BE, sallat e konferencave të shtypit me aparaturat më bashkëkohore, kujtimi me simbolikë kombëtare që sjell atje çdo shtet i anëtarësuar, dhuratat e bukura artistike që bëjnë shtete të ndryshëm të botës, etj., etj.. Shkurt, ia vlen ta suportosh pa bezdi kontrollin rigoroz në hyrje për të gjithë vizitorët. Ndarja në grupe e turistëve bëhet sipas gjuhës së zgjedhur, me të cilën do të komunikojë ciceroni me ta.
Herën e fundit që kam qenë atje më takoi ta bëja vizitën me një grup turistësh kanadezë, nga Quebeku. Vetëm unë e ciceronia ishim evropianë, ose më sakt, ballkanas. Ajo ishte një grua e re rumune, e cila kishte dy vjet e punësuar në administratën e BE. Kanadezët ishin të interesuar veçanërisht për veprat e artit dhe rrallë i bënin ndonjë pyetje cicerones, e cila jepte shpjegimet e saj paraprake në çdo mjedis ku kalohej. Kjo më krijoi mundësinë që unë t'i drejtoja pyetje asaj më shumë nga ç'do mundja në rrethana të tjera.
- Këtu qëndrojnë delegacionet e vendeve jo anëtare të BE, gjatë kohës që presin t'i thërrasin, tha ciceronia, duke më shikuar me një buzëqeshje kuptimplote.
- Edhe Shqiptarët? e pyeta unë, duke deshifruar buzëqeshjen e saj.
Ajo kaloi nga buzëqeshja në qeshje dhe m'a ktheu:
- Jo, Shqiptarët jo, se... kanë kohë që nuk i thërrasin. Megjithatë do t'ju tregoj diçka, pak më vonë, që fshikullon vendin tim, ndonëse është anëtar i BE, shtoi me zë pak më të ulët.
Po prisja me kërshëri çfarë do të më tregonte ciceronia për vendin e saj.
Pas gjysmë ore, ndodheshim në sallën më madhështore të korpusit të Këshillit të Evropës. Në njërin krah të saj zhvilloheshin mbledhjet e ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE. Gjithçka gati për punë. Në qendër të asaj salle luksoze zhvilloheshin takimet e nivelit më të lartë, në rang kryetarë shtetesh, të 27 vendeve anëtare të BE. Një ambient pune i shkëlqyer, me një sistem ndriçimi tepër të këndshëm dhe me flamujt e secilit shtet në vendin përkatës.
Kur po i afroheshim kreut të kësaj salle gjikante, një shikim shprehës i cicerones më la të kuptoja se ndodheshim pranë «misterit rumun». Bash në krye të sallës ndodhej një fotografi e madhe e gjithë kryetarëve të shteteve anëtarë të BE. Ajo quhej «Fotografia e Miqësisë». Mbasi i shpjegoi grupit të turistëve se kjo fotografi ndërrohej sa herë bëheshin zgjedhje në disa prej vendeve kryesorë të Evropês (i binte afërsisht çdo dy vjet), më pyeti mua me zë më të ulët:
- E njihni këtë burrin në fotografi, që na ka kthyer krahët?
Ndonëse e mora me mend se kush mund të ishte (edhe nga vendi që zinte në fotografi), më pëlqente ta dëgjoja nga goja e saj.
- Jo, iu përgjigja, nuk e njoh.
- Është kryeministri ynë, kryeministri i Rumanisë; shikoni çfarë injorimi!
Fotografia linte vërtet shumë për të dëshiruar. Aparati duhej të ishte shkrepur në çastin që kryeministri rumun ishte kthyer për t'i thënë diçka homologut që kishte në krah të djathtë. Fotografia e tregonte kryeministrin rumun pak më të kthyer akoma nga pozicioni që ne e quajmë «brinjas».
- Unë besoj se kjo nuk ka qenë fotografia e vetme që këta kryetarë shtetesh kanë bërë atë ditë, i thashë cicerones.
- Përkundrazi, ata bëjnë disa fotografi, se midis 27 personave mund t'i ndodhen sytë të pulitur ndokujt prej tyre në çastin që shkrepet aparati, apo ndonjë dukuri tjetër e papërshtatshme.
- Pse kanë zmadhuar këtë fotografi, atëherë?
- Ka të ngjarë, kastile, sepse dëgjova se kryeministri ynë kishte insistuar të ndërrohej fotografia, kur e kishte parë, por shefi i madh (Barroso) ia kishte kthyer i buzëqeshur: «Është më afër së vërtetës kjo fotografi, mbasi ju kështu u keni kthyer krahët edhe reformave që ju kemi rekomanduar ne».
Në fund të vizitës së gjatë, në një sallë tjetër vizitorët shikonin një film rreth njëzet minuta, që ilustronte punën e Këshillit të Evropës dhe të Parlamentit Evropian. Ai transmetohej në të 27 gjuhët e shteteve anëtarë të BE dhe dëgjohej me kufje prej secilit vizitor, në bazë të gjuhës së zgjedhur. Nuk vonoi shumë dhe në ekran u shfaq Boris Tadiç, president i Serbisë në atë kohë. Pritja e tij nga Barroso e të tjerë, sikur të ishte ndonjë superstar Hollivudi, nuk më pëlqeu dhe i shkëputa sytë nga ekrani, derisa ai u zhduk.
Pasi e grumbulloi grupin e saj të turistëve në një holl, pas përfundimit të filmit, ciceronia u shpjegoi atyre sesi duhej ta vazhdonin më tej vizitën, pa të. Në çastin e ndarjes më pyeti:
- Meqenëse banoni në Bruksel, do ta bëni të njëjtën vizitë vitin e ardhshëm?
- Jo, nuk do të vij, derisa të anëtarësohet Shqipëria apo Kosova në BE, iu përgjigja.
- Pse nuk thoni se s'paskeni ndërmend të vini më, m'a ktheu ajo, duke më zgjatur dorën.
Ndofta kishte të drejtë.

(Agim Hamiti)

Besimtarët dhe Google

Jetën reale e kanë quajtur provë dhe ia kanë kushtuar Perëndisë, që jetën tjetër (ende imagjinare) të pafundme t'ia kushtojnë vetes në Parajsë.

Ofendohen kur i quajnë budallenj!



Stop Injorancës !

Mjaft Me Manipulimin Masiv Mediatik!

Nëse i ndiqni të gjitha mediat shqiptare, ato nuk bëjnë asgjë tjetër veçse t'iu tregojnë se në politikë gjithçka është pis dhe të gjithë politikanët janë njësoj.

Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik. Ka shumё politikanё tё paaftё, por jo tё gjithё. Tё arrish tё thuash se gjithçka ёshtё njё neveri, ёshtё njё mёnyrё pёr tё legjitimuar cilindo. Sepse nё atё pikё justifikon mё dinakun, mё tё pamёshirshmin, atё qё ka mё pak rregulla, atё qё ka mё pak skrupuj. Roberto Saviano