Sunday, May 19, 2013

S'u prish bota, as fukuarallëku s'mori fund.


Nëno!…
-Bir!
-Dua bukë!
Mëma hesht.
-Nëno!
-Bir!
-Ngriva!
Mëma psherëtin.
-Nëno!
-Bir!
-Më dhemb koka!
Mëma s'përgjigjet.
S'ka bukë, s'ka zjarr, s'ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s'përgjigjet. Psherëtin edhe ajo ngadalë. Djali nuk i dëgjon psherëtimat e mëmës. Mëma dëgjon tik-taket e zemrës së të birit. Një grua plakë e rreckosur, me fytyrën rrudha-rrudha, rri mbi kokën e një djali dhe vështron me sy të zgurdulluar. S'guxon të qajë; ka frikë mos ta zgjojë djalin që porsa filloi të flejë. Rri dhe e vështron. Dy lot helmi shkasin prej syve të neveritur. Ngadalë, pa zhurmë, mbështet dorën e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet përsëri.
-Nëno!
-Biri i nënos.
-Dua bukë!
Nëna hesht.
-Nëno!
-Xhani i nënos!
-Më ngrinë këmbët!
Nëna psherëtin.
Dhe djali fle përsëri; dhe nëna rri dhe e vështron dhe ngadalë qan e psherëtin. Në heshtjen tragjike të një nate dimri, në odën pa dritë luhet një nga mijëra tragjeditë e jetës njerzore. Dhe çdo tragjedi është një poemë e gjallë! Poema e shekullit njezët!
Një mëmë; pranë saj një dhogë, kora e Shën Mërisë. Mëma e vështron koren e shenjtë, i afrohet, e puth dhe kthehet pranë djalit. Një shkëndije shprese shkëlqen në sytë e saj.
Shën Maria hesht!
Që nga larg, zhurma e muzikës së radios tingëllon në veshët e mëmës. Dhe djali fle, pa bukë, pa zjarr, pa dritë.
-Nëno!
-Bir!
-S'jam mirë!
-T'u bëftë nëna, fli!
Dhe djali fle përsëri. Dhe mëma qëndron si shtatore! Hedh sytë tej e përtej, vështron koren, vështron djalin dhe psherëtin thellë.
Dhe djali fle!

Mëma i ve dorën në ballë! Balli është i ftohtë! Mëma i trazon dorën. Dora ka ngrirë. Mëma e puth në buzë. Buzët janë mbyllur përjetë. Mëma qan me zë, por djali nuk zgjohet. Dhe zërit të mëmës i përgjigjet heshtja e natës. Kora përkarshi vështron dhe hesht.
Një trup i ngrirë. Një mëmë me sy pa lot. Një natë dimri vdiq i biri i një lypseje.

S'u prish bota, as fukuarallëku s'mori fund.

Nonda Bulka

FISHKËLLIMA BORDURASH

Ti nuk e ke provuar,mik
peshën e valixhes,
tek mbetesh në stacion,
se dyert nuk t'i hapin trenat
dhe pse vijnë e ikin
qindra.


Ti nuk e ke provuar,mik
ta thithësh bashkë me cigaren,
pluhurin,
ulur bordurave,
ditëve që të vdesin ndër sy
dhe netëve që të vijnë të vdekura,
tok me ëndrrat e ngrira.


Ti nuk e ke provuar,mik
të mos ia njohësh tingëllimin qeshjes
e lotin
ta kesh zgjidhjen tënde
kur shtëllunga dhimbjesh
ta shtrëngojnë shpirtin.


Ti ulur snobshëm,mik
nga përtej një gote alkooli
tek më sheh
një pyetje të spërdridhet
trurit,
ç'shije ka bordura?!

Qershor 1997 Gëzim Murajza

Angelina Joli: Serbët janë torturues e kriminelë!

Si mundet njerëzit të jenë aq të pamëshirshëm ndaj grave? Si mundet dikush t’ua kthejë shpinën atyre krimeve të bëra në Bosnje? - ka thënë Jolie.

Filmi “Në vendin e gjakut dhe të mjaltit” të aktores hollivudiane Angelina Jolie në të cilën serbët janë paraqitur si kriminel, ndërsa muslimanët si viktima të pafajëshme, për regjisoren nuk ka treguar sa duhet për atë që kanë përjetuar boshnjakët.

Në një intervistë për gazetën britanike “SAN” ajo flet për pikpamjet e saj për atë që ka ndodhur në Bosnje, frikën e luftës, përdhunuesit dhe torturat të cilat i kanë kryer serbët.

“Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse mu shfaq frika dhe pse jam person që qaj shumë radhë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavinë për këdo mund të sjellë një gjëndje prekëse dhe emocionale.

Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi as më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje.

Kur i mësova këto fillova të mendoja:”Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq tq pa mëshirshëm ndaj grave? Si është që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite? - ka theksuar Jolie.

Ajo ka shtuar se:”Ndjen se nuk ka bërë aq sa duhet për drejtësinë dhe se nuk ka arritur të pasqyrojë në kupt


Thjeshtësia

Sado mënyra të sofistikuara të ndërmarrësh, thjeshtësinë s'mund ta sfidosh!
Shkroi: Stop Injorancës !


Mos flisni për raportet tuaja intime

Ndoshta është veç rastësi, por ja që janë pikërisht ato lidhjet që nisin pa pikësynime, të cilat përfundojnë me kurorë.

Rregulli numër një është të mos flisni asnjëherë me shokët e shoqet për raportet tuaja intime, qofshin këto edhe blice 24 orëshe.

Më kujtohet sesi një i njohuri im para shumë vitesh filloi të ngacmojë një vajzë që punonte kamariere tek lokali që frekuentonim më shpesh.
Nuk kaluan dy ditë dhe na thotë se sa kollaj e çoi në shtrat. Pastaj po na tregonte sesi kjo rënkonte e ç'thoshte gjatë ekstazës. Fliste me përçmim rreth parametrave intimë të saj. Si ajo e kishte puthur direkt këtu apo atje poshtë, apo se në ç'vende absurde e kishin bërë.

Pa kaluar 2 muaj u fejuan...
Shkroi: Stop Injorancës !

Uinston Çërçill dhe Lejdi Astor

Replikat midis Winston Churchill dhe politikanes angleze me origjinë amerikane, Lady Astor (me fytyrë jo tërheqëse) kanë hyrë në dhjetë më interesantet.
E revoltuar në një rast nga fjalët e Çërçillit, Lady Astor i tha:
- Uinston, ju jeni i dehur.
- Kurse ju, Zonjë, jeni e shëmtuar... Unë nesër do të jem përsëri esëll, ndërsa ju...!

Në një rast tjetër, gjatë një vizite në pallatin Blenheim (shtëpi e moçme e familjes Çërçill), Lady Astor, aktiviste e të drejtave të grave, po diskutonte me Çërçillin rreth kësaj teme, që nuk i pëlqente dhe aq këtij të fundit. Në kulmin e mosmarrëveshjeve midis tyre, Lady Astor e humbi durimin dhe thirri:
- Uinston, sikur të isha gruaja juaj, do t'ju hidhja helm në gotë.
Eksprese kundërpërgjigjja e Çërçillit:
- Ju siguroj, Nensi, se sikur unë të isha burri juaj, do ta pija me kënaqësi atë gotë!

Përktheu: Agim Hamiti

Tashmë të shash gay-t në Shqipëri rrezikon deri në 2 vite burg

Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me 2 organizata LGTB kanë prezantuar ndryshimet e fundit të Kodit Penal dhe aspekte konkrete se si grupe të marxhinalizuara do mund të përfitojnë nga ndryshimet e fundit.

"Ndryshimi i parë i rëndësishëm ka të bëjë me përfshirjen si rrethanë rënduese të një krimi dhe motivim për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Ky ndryshim ndodhi në nenin 50 të Kodit Penal. Shkronja "j" ndryshohet si më poshtë vijon: Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike ose aftësinë e kufizuar", - tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit. Sipas ndryshimeve të vetë Kodit Penal, kush fyen për shkak të orientimit seksual rrezikon nga gjobë deri në 2 vite burg.

(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Berisha kërkon qeverinë për herë të tretë, për të na bindur pse duhet t'ia jepnim herën e parë.

Rama bashkohet me Metën.
Topi luan vetëm.
Duka i krimit bashkohet me Mediun.
Malaj mbetet thatë e ringjall Nanon.
M. Pasha largohet nga Aleanca Kuq e Zi.
3 parti komunistësh të ndara.
Mbi 70 parti dhe asnjë zgjidhje!
Lista kandidatësh që hidhen sa majtas-djathtas, djathtas-majtas.
Të pavarur që varen e të varur që sillen si të pavarur.
Të njëjtat fytyra, për zhgënjime të reja...

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Krenar për emra shqiptarë


Disa prej shokëve të mi presin të bëhen prindër me djem, disa të tjerët me vajza, e po ashtu shumë prej të njohurve tuaj.
Dilema e të gjithëve mbetet emri që do ti vënë fëmijëve të tyre.

Na këshilloni disa emra ju lutem!

Në foto dhurata e Aleancës Kuq e Zi për Maternitetin Koço Gliozheni për të ndërgjegjësuar prindërit t'iu vendosin fëmijëve të tyre emra shqiptarë, si element i ruajtjes së identitetit kombëtar.

Zbulohen materiale të neolitit të hershëm në Vashtmi të Korcës


Zbulohen materiale të neolitit të hershëm në Vashtmi të Korcës. Ka qenë ekspedita shqiptare-amerikane ajo e cila gjatë fushatës së tretë të gërmimeve në këtë zonë ka zbuluar nga kërkimet vegla prej kocke, guri, stralli dhe gjurmë të shtrojeve të kasolleve që asaj kohe përdoreshin për banesa të cilat datojnë 8.500 vjet para Krishtit.

Arkeologët kanë gjetur gjithashtu gjatë gërmimeve edhe mbetje të enëve në qeramikë , dhe objekte të tjera të cilat japin detaje mbi jetën e banorëve në këtë periudhë. Drejtuesit e ekspeditës kanë vlerësuar si mjaft të rëndësishme zbulimet, pasi sipas tyre Vashtëmia konsiderohet si vendbanimi më i hershëm në Shqipëri.

Kemi gjetur vegla prej guri, stralli apo mbetje qeramike dhe objekte të tjera. Janë të një rëndësie të vecantë pasi Vashtëmia është vendbanimi më i hershëm në Shqipëri.

Siti arkeologjik në Vashtëmi të Korçës zë një sipërfaqe prej afro pesë dynymësh dhe vitet e fundit ekspedita shqiptaro-amerikane ka mundur të zbulojë aty në mënyrë të vazhdueshme gjetje arkeologjike të epokës së gurit ,që mbartin rëndësi të vecantë.
(e.m/News24/BalkanWeb)

http://middleagestoday.com/en/news/470