Sunday, May 19, 2013

E premta e zezë, 13 maji i Stop Injorancës !

Si sot dy vjet më parë thyhet dhe vidhet faqja Stop Injorancës e cila sapo kishte kaluar 50 mijë anëtarë.
Për supersticiozët, ishte jo vetëm data 13, por ditë e premte gjithashtu...
Hajduti mbeti enigmë, por jo më pak qëllimi i tij, që u mbyll me fshirjen e komplet faqes ku ndodheshin mbi 100 albume me nga 200 foto, mbi 1000 shënime e mijëra e mijëra foto të postuara.
Në 18 maj faqja mbush plot 4 vjeç!
Shumë njerëz të ndryshëm janë bërë pjesë e faqes në diskutime, shumë kanë shkuar e po aq të rinj do të vijnë, por thelbësore mbetet është fryma pozitive e komunikimit që faqja jonë transmeton.
Duke mirëkuptuar faktin se koha na premton gjithmonë e më pak dhe përgjiegjësitë bëhen gjithmonë e më të mëdha, fati i faqes ngrihet në pikëpyetje, por e rëndësishme mbetet që për aq kohë sa kaluam bashkë, ditëm si ti japim asaj kuptim.

Sot, 2 vjet më pas, jemi rritur 2 vjet më shumë! (S.I)

Në foto, komentet e disa prej anëtarëve më besnikë të faqes, të cilët i falenderojmë veçanërisht, që për aq kohë sa kanë mundur, kanë ndarë me ne shqetësimet, gëzimet, pikëpyetjet, informacionet, kuriozitetet e plot e plot çaste të bukura!

Shkroi: Stop Injorancës !

Mbinjeriu që struket, nën ne!

I kthjellët
si pas një orgazme.
Këmbëngulës
si dallgët e detit.
Entuziast

si fëmija para një dhurate.
I etur
si i verbri pas dritës.
Kurioz
si kotele në një lëndinë.
I ndjeshëm
si lulja "Mos më prek".
I qeshur
si idioti kur vihet në lojë.
Dyshues
si dështaku në fitoren e parë.
Energjik
si pacienti pas një bypass-i.
Miqësor
si delfini në botën ujore.
Guximtar
si heroi në dramën e tij.
Besnik
si ujku me ujkonjën e tij.
Spontan
si artisti në muzën e tij.
I çiltër
si maniaku në rrëfimin e vet.
Mirënjohës
si njeriu që kurrë ndihmë nuk mori.
Krenar
si njeriu që e mposhti frikën.
I paqtë
si njeriu që theu zemërimin.

Shkroi: Stop Injorancës !

Drita misterioze në qiellin e Podgoricës


Qielli i kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë më 9 maj të këtij viti është bërë dëshmitar i një dukurie të pazakontë qiellore. Në të është vërejtur një ‘trup’ qiellor shumë i ndriçuar në ngjyrë portokalli i cili çdo 2-3 minuta ndërronte formën, madhësinë, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Lajmi është publikuar fillimisht nga gazeta “Vijesti”, punonjësit e të cilës janë bërë vetë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, duke dokumentuar gjithçka përmes pamjeve filmike.

Astronomët dhe meteorologët nuk kanë ende një shpjegim shkencor për këtë dukuri të pazakontë, ndërsa  astronomi Igor Dajkoviç pohon se kjo dukuri nuk është astronomike. Siaps Dajkoviç, nuk mund të bëhet fjalë për trup të fortë apo të qëndrueshëm, të paktën sipas njohurive të deritashme shkencore.

“Nga pozita shkencore them se kjo nuk është dukuri astronomike. Ajo ka lëvizje të parregullt dhe nuk ekziston asnjë trup qiellor, yll apo planet të cilët janë të qëndrueshëm, që të jenë në gjendje të bëjnë lëvizje të tilla. Gjithashtu, as një meteorit nuk bën lëvizje të tilla; edhe kur lëviz ia nuk mund të ndryshojë drejtim siç ka ndodhur me fenomenin në fjalë”, – ka thënë Dajkoviç pas analizës së fotos.

Ai ka theksuar se edhe në Suedi tashmë prej disa vitesh ndodh një dukuri e njëjtë me këtë që u pa në Podgoricë dhe interpretimet kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga mundësia për UFO, vizitorë nga e ardhmja apo fantazma?
12 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

A ka Perëndi?

Nëse ka një Perëndi, ai do jetë duke u lutur për të pranuar faljen time!

Frazë e gdhendur në një prej qelive të kampeve të përqëndrimit gjatë L.II Botërore prej një të burgosuri çifut.

Injoranca

Injoranca është si alkooli: sa më tepër të fryheni me të, aq më pak jeni të aftë të dalloni si ndikon ajo tek ju. Jay M. Bylsma

A ka të rinj në Shqipëri?


Unë përgjigjem se jo.

Të riut i ndizet mendja me ëndrra fisnike; i riu është gati të vazhdojë mendime të bukura pa interes vetiak, është i zoti të vuajë për ideale, dridhet nga padrejtësia dhe mbrapset nga dinakëritë porsi nga murtaja; i riu di edhe gëzimin e zémrave të pastra; të riut i qesh shpirti dhe i qesh buza.
Në Shqipëri përkundër shohim djem të ngrysur me sy të turbulluara nga djallëzitë, të krrusur nga barra e mendimeve hesapesh dhe ngatërresash. Edhe çiliminjtë në djep duken të mvrojtur dhe të thartë. Shqipëtari lind plak. Nuk ka shqiptarë të rinj, po vetëm ca shqiptarë të lindur më parë, ca të lindur më pastaj - të gjithë pleq, të thatë nga zemra e tyre, e cila s ka njohur kurrë entuziazëm për gjësendi."

Faik Konica

S'u prish bota, as fukuarallëku s'mori fund.


Nëno!…
-Bir!
-Dua bukë!
Mëma hesht.
-Nëno!
-Bir!
-Ngriva!
Mëma psherëtin.
-Nëno!
-Bir!
-Më dhemb koka!
Mëma s'përgjigjet.
S'ka bukë, s'ka zjarr, s'ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s'përgjigjet. Psherëtin edhe ajo ngadalë. Djali nuk i dëgjon psherëtimat e mëmës. Mëma dëgjon tik-taket e zemrës së të birit. Një grua plakë e rreckosur, me fytyrën rrudha-rrudha, rri mbi kokën e një djali dhe vështron me sy të zgurdulluar. S'guxon të qajë; ka frikë mos ta zgjojë djalin që porsa filloi të flejë. Rri dhe e vështron. Dy lot helmi shkasin prej syve të neveritur. Ngadalë, pa zhurmë, mbështet dorën e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet përsëri.
-Nëno!
-Biri i nënos.
-Dua bukë!
Nëna hesht.
-Nëno!
-Xhani i nënos!
-Më ngrinë këmbët!
Nëna psherëtin.
Dhe djali fle përsëri; dhe nëna rri dhe e vështron dhe ngadalë qan e psherëtin. Në heshtjen tragjike të një nate dimri, në odën pa dritë luhet një nga mijëra tragjeditë e jetës njerzore. Dhe çdo tragjedi është një poemë e gjallë! Poema e shekullit njezët!
Një mëmë; pranë saj një dhogë, kora e Shën Mërisë. Mëma e vështron koren e shenjtë, i afrohet, e puth dhe kthehet pranë djalit. Një shkëndije shprese shkëlqen në sytë e saj.
Shën Maria hesht!
Që nga larg, zhurma e muzikës së radios tingëllon në veshët e mëmës. Dhe djali fle, pa bukë, pa zjarr, pa dritë.
-Nëno!
-Bir!
-S'jam mirë!
-T'u bëftë nëna, fli!
Dhe djali fle përsëri. Dhe mëma qëndron si shtatore! Hedh sytë tej e përtej, vështron koren, vështron djalin dhe psherëtin thellë.
Dhe djali fle!

Mëma i ve dorën në ballë! Balli është i ftohtë! Mëma i trazon dorën. Dora ka ngrirë. Mëma e puth në buzë. Buzët janë mbyllur përjetë. Mëma qan me zë, por djali nuk zgjohet. Dhe zërit të mëmës i përgjigjet heshtja e natës. Kora përkarshi vështron dhe hesht.
Një trup i ngrirë. Një mëmë me sy pa lot. Një natë dimri vdiq i biri i një lypseje.

S'u prish bota, as fukuarallëku s'mori fund.

Nonda Bulka

FISHKËLLIMA BORDURASH

Ti nuk e ke provuar,mik
peshën e valixhes,
tek mbetesh në stacion,
se dyert nuk t'i hapin trenat
dhe pse vijnë e ikin
qindra.


Ti nuk e ke provuar,mik
ta thithësh bashkë me cigaren,
pluhurin,
ulur bordurave,
ditëve që të vdesin ndër sy
dhe netëve që të vijnë të vdekura,
tok me ëndrrat e ngrira.


Ti nuk e ke provuar,mik
të mos ia njohësh tingëllimin qeshjes
e lotin
ta kesh zgjidhjen tënde
kur shtëllunga dhimbjesh
ta shtrëngojnë shpirtin.


Ti ulur snobshëm,mik
nga përtej një gote alkooli
tek më sheh
një pyetje të spërdridhet
trurit,
ç'shije ka bordura?!

Qershor 1997 Gëzim Murajza

Angelina Joli: Serbët janë torturues e kriminelë!

Si mundet njerëzit të jenë aq të pamëshirshëm ndaj grave? Si mundet dikush t’ua kthejë shpinën atyre krimeve të bëra në Bosnje? - ka thënë Jolie.

Filmi “Në vendin e gjakut dhe të mjaltit” të aktores hollivudiane Angelina Jolie në të cilën serbët janë paraqitur si kriminel, ndërsa muslimanët si viktima të pafajëshme, për regjisoren nuk ka treguar sa duhet për atë që kanë përjetuar boshnjakët.

Në një intervistë për gazetën britanike “SAN” ajo flet për pikpamjet e saj për atë që ka ndodhur në Bosnje, frikën e luftës, përdhunuesit dhe torturat të cilat i kanë kryer serbët.

“Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse mu shfaq frika dhe pse jam person që qaj shumë radhë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavinë për këdo mund të sjellë një gjëndje prekëse dhe emocionale.

Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi as më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje.

Kur i mësova këto fillova të mendoja:”Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq tq pa mëshirshëm ndaj grave? Si është që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite? - ka theksuar Jolie.

Ajo ka shtuar se:”Ndjen se nuk ka bërë aq sa duhet për drejtësinë dhe se nuk ka arritur të pasqyrojë në kupt


Thjeshtësia

Sado mënyra të sofistikuara të ndërmarrësh, thjeshtësinë s'mund ta sfidosh!
Shkroi: Stop Injorancës !