Friday, January 24, 2014

ZOTI është mërzitur me muslimanët

Nuk ka si shpjegohet ndryshe një goditje e fortë rrufeje mbi Xhaminë E Detarëve në Ulqin, e cila ka dëmtuar pjesën e sipërme të minares.
Dëmet mund të ishin më të mëdha nëse nuk do të kishte qenë i instaluar sistemi rrufepritës.


Po them vetëm që një kishë/xhami me rrufepritës mbi çatinë e saj, tregon një mungesë të madhe besimi. (Doug McLeod)

Diçka për Papuliasin

Zoti Papulias: është bashkëkombësi ynë, çam ortodoks, dhe vetëm ai s’duhet të tregonte frikë prej nesh, sipas kompleksit të Makbethit që tregoi. Ai është dëshmitar i gjallë i gjenocidit që është bërë mbi vëllezërit e tij të një gjaku. Ai e di mirë se ne nuk kemi bashkëpunuar si komunitet me pushtuesit.
Ai e di, sepse ka luftuar krah për krah me batalionin “Çamëria”. Ai e di, sepse ka pasur mes komunitetit tonë miq dhe shokë të fëmijërisë, që janë vrarë, ose janë detyruar të ikin.
Vallë, pse miku i tij i fëmijërisë, Fuat Boçi, do të kishte ardhur në Shqipëri nëse në Greqi nuk do të kishte gjenocid? Pse ne çamët do të largoheshim nga tokat tona, nga vatrat tona, nga pasuritë tona, nga varret e të parëve tanë? Pse fshati i tij do ndërronte emrin nga Voshtina në Pogonian, nëse Greqia s’do të përpiqej të fshinte gjurmët e ekzistencës sonë në ato vise? Pse emri i tij është pak i ndryshëm nga emrat grekë? Po a mund të fshihen gjurmët tona në ato vise? A mund të fshihet lufta jonë kundër pushtuese, kundër gjenocidit?
A mund të shkulen rrënjët e një populli? A mund të mohohet një popull thjesht dhe vetëm duke i vjedhur këngët e vallet?
Zoti Papulias u deklarua si një mik për të hapur një epokë të re! Po pyetja ime është se deri tani çfarë epoke kishim? Çfarë është ky mik që vjen në shtëpinë tonë dhe i tregon të zotit të shtëpisë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë?
Zoti Papulias ka premtuar 20 vjet më parë se çështja çame do trajtohej kur të mbylleshin plagët e së kaluarës. Por cilat plagë? Ne nuk dimë që komuniteti ynë të ketë krijuar plagë. E kundërta është e vërtetë: 5000 të vrarë, gra dhe fëmijë, 20 për qind e popullsisë e shfarosur, 35 mijë të zhdukur, miliarda pasuri e grabitur, objekte kulti të shkatërruara. Për më tepër donim t’i thoshim z. Papulias se mbi shqiptarët e Çamërisë po vazhdon diskriminimi edhe sot dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin, me bllokimet në kufi etj. Nuk mund të jetë më kështu, nuk mund të vazhdojë më kështu.
Ne donim që z. Papulias ta mbante fjalën e dhënë para 20 vjetësh. Që ai të bëhej autor i një zgjidhjeje historike. Ajo do ta qetësonte ndërgjegjen e vrarë të popullit grek dhe të Presidentit Papulias që ndihet grek. Nuk duhet të kalonte ylberin. Zgjidhja për çështjen çame është shumë e thjeshtë në pikëpamje ligjore. Duhet të shfuqizohet Ligji i Luftës sepse ne nuk kemi bërë luftë me askënd. Do duhej që ligji grek i vitit 1981 për refugjatët e luftës të zbatohej pa dallim, edhe për ata shtetas grekë me origjinë jo greke. Kjo do të na jepte mundësinë të ktheheshim në tokat tona, të rifitonim shtetësinë, të drejtat e mohuara njëlloj si refugjatët e tjerë të luftës, të majtë apo të djathtë qofshin.
Zoti Papulias duhet të ketë frikë nga këlyshët e Agimit të Artë që vendi i tij mbajti në Parlament. Janë ata këlyshët e Zervës ndaj të cilit zoti Papulias luftoi në Luftën e Dytë Botërore, këlyshët që politika greke i mbajti shumë gjatë në gji, megjithëse sot do t’i këpusë kokën. Komuniteti çam ka përqafuar vlerat e demokracisë europiane dhe jo nazizmin dhe fashizmin, si pasardhësit gjenetikë dhe politikë të kasapit Zervas. Nga sheshi ku ne u mblodhëm, nga të gjitha sheshet e Shqipërisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, ne i bëmë një thirrje zotit Papulias:
Luaj rolin e pajtuesit midis dy kombeve, për shkak të gjakut tënd. Bëj një vepër drejtësie për moshën që ke dhe historinë personale që përfaqëson. Mos u bëj bartës i kërkesave anakronike të segmenteve ekstremiste të shoqërisë ku sot je prijës, për të na marrë detin, për të rishikuar kufijtë tokësorë, për gjoja të drejta të pronësisë së minoritetit grek, për varre ushtarësh.
Si mund ta pranosh këtë detyrë dhe në këtë moshë, zoti Papulias, kur bashkëmoshatarët e tu çamë, që nuk hoqën dorë nga kombësia e tyre, sot dergjen pa varr në tokën ku ti linde?
Nuk ka për ata as monumente, as banesë të fundit, as kujtesë kolektive të shtetit grek.

Zoti Papulias, keni rastin historik t’u bëni shërbimin më të madh dy kombeve të cilave i përkisni. Duhet të bëni pajtimin e tyre që kalon nga zgjidhja e çështjes çame. Njeriu në moshën tuaj afrohet me Zotin. I kthehet së vërtetës dhe nuk i shmanget asaj. Ne nuk të kërkojmë më shumë, z. President. Kujto Zotin e vërtetë dhe ktheju së vërtetës. Kujto fëmijërinë tënde, vrite mendjen: a e meritojnë bashkëkombësit e tu çamë fatin që i rezervoi armiku yt politik Zerva? A është europiane të mohohet gjenocidi, masakra, feja, kombësia, pasuria, nderi i bashkëkombësve të tu?
Nuk e dimë nëse do të vish prapë, zoti Papulias. Por mendo për këtë që ne po të kërkojmë, mendo për gjyqin e historisë. Mendo për Gjykimin e Zotit. Mos ki frikë nga ne! Ne do të lutemi për ty: Zoti të mëshiroftë!
Çështja çame ekziston në varret tona, në kishat dhe xhamitë tona, në pasuritë tona, në këngët dhe vallet tona, në miqësinë tuaj me Fuatin dhe bashkëfshatarët e tjerë të Voshtinës, në luftën tuaj të përbashkët me batalionin “Çamëria”.
Ndaj mos u bëni i padrejtë në moshën tuaj, zoti President. Mos i ktheni shpinën Zotit dhe së vërtetës! Zoti është një për shqiptarë dhe grekë, për myslimanë dhe të krishterë!
Ne i bëjmë thirrje Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të opozitës që të kuptojnë se në ofiqet që kanë me sa duket nuk mund t’u ofrojnë shqiptarëve shumë gjëra.

Por ata duhet të paktën t’u japin dinjitet kombëtar përballë kujtdo!
Sh. Idrizi

Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!

Politikanët e partive tjera shikojnë shikimin e ndërkombëtarëve. Ne dëgjojmë zërin e qytetarëve.

Ata bëjnë pazare. Ne bëjmë demonstrata.
Ata kanë klientë. Ne jemi qytetarë.
Ata janë pronarë. Ne jemi prodhues.
Ata janë zaptues. Ne jemi çlirues.
Ata janë imitues. Ne jemi krijues.
Ata kanë lojëra fati. Ne jemi fati që nuk luan.
Ata duan feude. Ne duam Komunë.
Ata duan principatë. Ne duam Republikë.
Ata duan ndarje. Ne duam bashkim.
Ata duan më shumë prona. Ne duam më shumë vende pune.
Ata duan privaten. Ne duam publiken.
Ata janë materialistë. Ne jemi idealistë.
Ata janë të korruptuar. Ne jemi të pakorruptueshëm.
Ata duan të sundojnë. Ne duam të qeverisim.
Ata janë sundimi pa alternativë. Ne kemi alternativë qeverisëse.
Ata e keqpërdorin buxhetin. Ne do ta rrisim buxhetin.
Ata duan ta ndajnë buxhetin. Ne duam ta ndajmë mirëqenien.
Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtësore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë.

Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!

Albin Kurti
1 Nëntor 2013 - Lëvizja VETËVENDOSJE!

Roma fa schifo


Italiani di merda, che vogliono distruggere la nostra Roma


Roma fa schifo
Qenka një faqe në Facebook me emrin "Roma fa schifo", që gjasme do të thotë se "Roma ta shpif" dhe ku postohen papushim foto të paimagjinueshme nga Roma, të cilat të japin më tepër idenë se janë shkrepur në Bathore, Babrru apo Kamëz, para se Bashkinë e Tiranës ta merrte në dorë Luli.
Ju lutemi të gjithë emigrantëve shqiptarë në Itali e gjetkë, ta raportojnë masivisht këtë faqe me qëllime dashakeqase. Roma është kryeqendra e Botës, Roma është një qytet i magjishëm që nuk ka lidhje me ato fotot e tmerrshme që postohen aty. Ne jo vetëm duam ta bëjmë Tiranën si Roma, por madje kur kthehemi nga Italia duke shfryrë uf-puf, me zor shtyjmë ditët në mëmëdheun tonë të pistë.
Në emër të të gjithë shqiptarëve që gjysmat e fjalëve i kanë italisht, raportojeni këtë faqe që padrejtësisht kërkon të na prishë imazhin hyjnor që kemi për Romën dhe Italinë në përgjithësi.
Nuk mund të jetë kurrsesi e vërtetë që Roma të jetë kaq e ndyrë dhe nëse gjen ndonjë pisllëk, atë padyshim e kemi hedhur ne shqiptarët.

Në foto një çast i shkëputur nga metroja e Romës, asaj Rome që e ëndërruam aq shumë para dy dekadash dhe me aq forcë duam ti ngjajmë sot .

Shkroi: Stop Injorancës

"Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Fare rastësisht një ditë më kapin sytë një makinë që në xhamin e përparmë kishte një tabelë ku shkruante:

"Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Më bëri përshtypje, duke u nisur nga fakti i thjesht që të burgosurit dhe fetarët duhet t'i ndajë në mes një hendek i madh.
Një kristian nuk do mundej të përfundonte kurrë pas hekurave.
Por me një lundrim të thjeshtë në Internet, informohesh se kjo organizatë OJQ që punon me fonde dhe donacione, ka si qëllim arritjen e Ungjillin të Krishtit, tek të dënuarit.

Jezusi u flijua për mëkatet tona!
Pra, të përfitojmë nga situata e rënduar psiqike e të burgosurve dhe ti pagëzojmë në kristianë.

Mirëpo edhe në burg konkurenca është e fortë mes feve për të shtuar numrin e besimtarëve të tyre.

Shkroi: Stop Injorancës

Shkjau i Zi

Një urrejtje e madhe, e shprehur në të gjitha format e mundshme, ekziston mes shqiptarëve të Kosovës dhe të ashtëquajturve prej tyre, shkja, shkjau.

Po ç'janë këta shkja, apo shkije dhe pse quhen kështu?

Janë ata shqiptarë që banonin në viset e tyre autoktone, sot të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë. Ata u quajtën shkije, falë shkizmës, pikërisht sepse u shkitën nga trungu amtar.

Pse zgjodhën këta shqiptarë të mbijetonin më mirë si ortodoksë sesa si shqiptarë?

Ky devijim u nxit me ardhjen e osmanëve sepse në një moment historik, gjate kohës së ‘çlirimtareve’ otomanë, popullata jonë ka pasur vetëm dy mundësi:
- të mbetet ortodoks, ose të sllavizohet
- të islamizohet, ‘turqizohet’, që të shpëtonte nga sllavizimi.
Por më pas lindi kjo marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanllinjëve:
“Ose Turk ose Ortodoks”.
Për katolikët nuk kishte vend.
Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend, në ato rrethana të reja.
Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…

Shikoni pak sesi në motorrin e kërkimit Google, me kriterin "shkjau" na shfaqen vetëm shqiptarë.

Shkroi: Stop Injorancës

Mos hesht!


Flasim dhe vetëm flasim.
Dhe pastaj fjalët i merr era, sepse sado të rënda, sado prekëse, sado goditëse, megjithatë ato janë vetëm fjalë. Atëherë kur fjalët ngelin vetëm fjalë, do të thotë se ato janë hije e zbehtë e çfarëdo mendimi, synimi apo revolte që i ka nxitur. Prandaj nuk duhet habitur pse pakkush ato i merr seriozisht, sepse sot as fëmijët nuk tremben më nga hijet.
Çfarë ndodhë me ata që tërë kohën vetëm flasin për gjërat që i mundojnë?
Pas një kohe, pa asnjë konsideratë dhe shumë troç, akuzohen se tërë kohën po i përsërisin gjërat e njëjta. Kjo është një mënyrë e butë për t'ju thënë se janë bërë të mërzitshëm, ndërsa ankesat e tyre janë diçka bajate. Po aq sa është komike, në të vërtetë, ky zhvillim është diçka shumë e trishtë. Pavarësisht dhembjes, telasheve, vështirësive dhe të tjera që ta trazojnë jetën, për ironi dhe pa e vënë re, e gjen veten në një situatë ku duhet të turpërohesh për atë se vazhdimisht je duke u shprehur për gjërat që të trazojnë. Kësaj i thonë: Në hall të durosh dhe në hall të flasësh.

Nuk ia vlen ta bëjmë pyetjen "Pse ndodhë kështu?", sepse kjo është një nga ato pyetjet përgjigjen e të cilës e dimë të gjithë. E vërteta është se problemet tona, pavarësisht fjalëve që përdoren sot, që janë përdorur dje dhe që do të përdoren nesër, në thelb janë përherë të njëjta. Kjo është arsyeja pse, pavarësisht elokuencës, tonit, revoltës apo çfarëdo tjetër, në fund, ato gjithnjë tingëllojnë thuajse përherë po përsëriten. Prandaj, ata që janë mbi ne, të gjithëpushtetshmit që e shohin veten patricë të kohëve të reja, shpejt mërziten dhe, ndonjëherë, nuk ngurrojnë edhe ta shprehin pështirosjen. Nëse ndalesh dhe mendon më thellë është lehtësisht e kuptueshme se, në të vërtetë, ata po pështirosen nga hallet tona.
Patricët e kohëve të reja: klasa politike, që për njerëzit kujtohet vetëm para zgjedhjeve; biznesmenët e pasuruar shpejt, që besojnë se paraja u jep pushtet edhe mbi dinjitetin dhe jetën e të tjerëve; analistët mediokër, që veten e shohin elitë, ndërkaq për jetën tonë flasin thuajse ne jemi jashtëtokësorë; ndihen të sigurt. Siguria e tyre fuqizohet nga bindja se ata që tërë kohën vetëm flasin, pavarësisht çfarë ndodhë, gjithnjë do të vazhdojnë vetëm të flasin dhe me kohën do të heshtin. Madje, kjo ndjenjë e sigurisë, ua jep komoditetin që të kundër-ankohen për ankesat e vazhdueshme dhe, me fuqinë e injorimit dhe pështirosjes, të na detyrojnë ta zbehim edhe tonin e ankesës.
Kështu, fjalët e se djeshmes zëvendësohen me ato të sotshmes, këto të sotshmes do të zëvendësohen me ato të së nesërmes dhe, pavarësisht sa me kujdes t'i zgjedhim fjalët, problemet vazhdojnë të jenë të njëjta. Ironia është se edhe ata, drejt kujt drejtohemi për zgjidhje, vazhdojnë të jenë po të njëjtit që përherë shtirren thuajse po na dëgjojnë. Në të vërtetë, këta janë po ata që edhe dje janë mërzitur nga fjalët tona dhe që do të vazhdojnë të mërziten edhe nesër. Mërzinë e tyre me ne, nuk do të ngurrojnë të na shprehin kohë pas kohe, ndërkaq, atëherë kur nuk i shohim, në mes vete, do ta shprehin edhe pështirosjen e tyre. Mos u habit, sepse në botën e patricëve të kohëve të reja, hallet tona janë gjëra të shpifura.
Nuk besoj në atë se në shekullin 21 ka ngelur hapësirë për revolucione, sepse, pavarësisht mllefit që mund ta ndiejmë, bota nuk mund të rikrijohet vazhdimisht nga fillimi. Revolucionet e hallexhinjve rrallëherë i kanë zgjidhur problemet e atyre që janë ngritur në revolucion, por vetëm e kanë krijuar një brez të rinj të patricëve. Ndonjëherë edhe më mizor se ata para tyre. Por kjo nuk do të thotë se duhet të dekurajohemi dhe të heqim dorë. Përkundrazi, duhet ta bëjmë atë që më së shumti i bezdis dhe i mërzit patricët tanë të kohëve të reja. Nuk duhet të heshtim! Duhet të flasim dhe të vazhdojmë të flasim për gjërat e njëjta, ato që në realitet edhe na zënë frymën, derisa t'i shurdhojmë aq shumë saqë do të detyrohen të na marrin seriozisht.

Ky shkrim është dedikim për vendosmërinë dhe syçeltësinë e të gjithë atyre grupeve qytetare që nuk heqin dorë nga qëllimi për t'i vetëdijesuar të përgjumurit. Një heqje e kapelës për "Thirrjet e nënave", që me vendosmërinë e tyre në Gjakovë i treguan botës se krimet nuk guxojnë të harrohen; për të rinjtë nga REAGO dhe të tjerë përreth tyre, që, me vendosmërinë e tyre, e bashkuan Shqipërinë përtej dallimeve partiake; për gratë e guximshme nga "Në dobi të gruas shqiptare", që vazhdimisht na përkujtojnë për qyqarllëkun e disa prej burrave shqiptarë, për vizionarët e MJAFT dhe shumë të tjerë të ngjashëm, që vazhdimisht i përsëritin të njëjtat gjëra. Një himn për ta, në mënyrë që mos të heqin dorë dhe të vazhdojnë të na shurdhojnë.
Fjalët tona nuk guxon t'i merr era.
Nga: Albatros Rexhaj

Kalendarët sot, vazhdues të atyre pellazgë

Dihet që njeriut prej kohësh i është dashur të orientohet me ditët e caktuara të vitit a të motmoteve, apo me fillimin e hënëzës së plotë e atë të mangët, deri në atë të ndikimeve të planetëve. Ndaj dhe më parë se të ndërtonte marrëveshjet njerëzore me motet, kohën, muajt, javën, ditën etj., ai studioi për mijëvjeçarë sistemin tonë diellor dhe jo vetëm për ata që besojnë në evoluimin shkencor, por ndoshta dhe i erdhi për pak vite, i gatshëm nga njerëz jotokësorë për ata që besojnë te UFO-t.Rezultantja ishte se njeriu qysh në vitet 6000-5000 para Krishtit kishte një sistem matës të kohës tepër të saktë, i quajtur ndryshe kalendar (me anë të shqipes shpjegohet edhe etimologjia e saj, si kohë e lindur), ku viti ndahej në 12 muaj, muaji në javë me 7 ditë 24-orëshe, ku gjithçka përcaktohej perfekt në kohë e në hapësirë dhe në emërtime, sikundër pothuaj ashtu si thirren edhe sot. Kësisoj, u përcaktuan planetët dhe jo pak, 11 prej tyre, dhe të 12-tin e kanë lënë të nënkuptohej (ylli Sirius), ku shkenca po rreket aq shumë sot.

Pse 12 planetë shëtitës rreth diellit ose anëtarë të sistemit tonë diellor, pse 12 muaj, pse 12 orë, pse 12 shenja të zodiakut, pse 12 anëtarë të familjes magjike të Krishtit, pse 12 dishepuj të Muhamedit, pse duzinë kompletesh, pse ky numër 12 magjik dhe 13-ta numër ters?
Kjo kërkon shpjegimin e saj sa mistik, sa shkencor, sa fetar, por, mbi të gjitha, kërkon një nge tjetër. Sikundër dhe shtata, që përbën një numër tjetër magjik, si shtatë mrekulli, çerek cikli hënor, 7 ditë jave, ku njeriu i atëhershëm iu gjeti edhe emrat përkatës për nder të planetëve, që ndikonin në jetën e përditshme, si dhe në shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor. Si për çudi, ky dokumentim i parë, na vjen sot sipas dy mënyrave. Ose nga ndërtimi i shkallëve dhe hieroglifëve nëpër piramida, ose sipas shkrimeve të tipit kuiniform nëpër gurët e lënë si testament nga S(h)umerët e Babilonisë, ose sipas gjuhës së kënduar e të përcjellë në mijëvjeçarë të shqipes.
Dihet se ditët e javës kanë pas filluar me atë të më të madhit të të mëdhenjve, pra ati i tyre, ose Shën ati – Saturni – e shtuna, për të kaluar te mishërimi i planetit qendër, i Diellit – e diela, (që lidhet me shqipen dije, dritë, djalë, ditë, del), kollaj fare i lihet vendi planetit satelit që ndikon më shumë në jetën në Tokë, kuptohet Hana-e han, e hëna (që lidhet me shqipen si diçka që hahet), për të vajtur te planeti pas saj Mars-e marta (që lidhet me shqipen si një planet me shtrëngata, si i marrë), për të kaluar te planeti tjetër Mërkuri–e mërkurë. Deri këtu kalendarët pellazgë, ilir apo shqiptarë ranë dakord ose dhanë e morën me kalendarët e shoqërive të civilizuara, duke mbajtur emra të përbashkët për pesë ditët e sipërpërmendura të javës. Ndërkohë, si mësuesi me nxënësin spurdhjak që pas disa mësimeve i duket vetja i ditur, mbajti për vete, me emrat e parahistorisë njerëzore dy ditë të javës, si ditën e zjarrit, e anjit-e entur, e enjte, dhe ditën e premte, venera për vendra (e bukur si venera, shën e vertë) më vonë e premta. Pra, është i vetmi popull që i thërret ata, një pas një, si 6500 vjet më parë, kur kombet e tjera përreth e anembanë i thërrasin ditët e javës sipas numrave rreshtorë. 
Por jo vetëm kaq. Edhe muajt ky popull i ka pas thirr me emër, sikundër edhe sot, si p.sh. mars, me të cilin fillonte viti i pellazgëve, ilirëve apo shqiptarëve për të uruar mbarësi (të qoftë udha e m(b)ar-mar); prill – që viti të prij-ë me ushure, sepse hapet dita; maj – sepse është muaj i madh ditë dritë; qershor – sepse lidhet me vjeljen e qershisë ose kur bie shi; korrik – sepse korr drithëra; gusht – zagushi, gunë, ngushtohet dita-ngusht; shtator, tetor – vjeshta e parë, e dytë ose vjelja e parë, e dytë; nëntori – thirrej brumeri për shkak të brymës, brumës që është fjalë tipike shqipe; dhjetori – quhesh dimën-ditë të mënuara, ditë të zemëruara, të ngrysura; janari thirrej kalnue nga të qenit kalkan; dhe shkurti thirrej farori sepse hidhej fara e të lashtave, vonë kur Perandori August i mori një ditë për gushtin, u quajt prapë me emërtim shqip ngaqë ngeli i shkurtër.
Pra, kjo na bën të mendojmë se ky popull ka pas qenë i orientuar me kalendar qysh në kohët e para lashtësisë. Ndërkohë që popujt e tjerë, si sumerët, babilonasit, asirët, egjiptianët, më vonë grekët, e më vonë latinët, kujtonin se secili nga ata, mbasi e “vidhte” kalendarin nga gojëdhënat dhe nga ato shkrime të mbijetuara, e bënin si të tyren. P.sh., sumerët e matnin me daljen mbretit të parë në skenën e historisë së tyre (me nfilimet), egjiptianet e matnin me kohën e ndërtimeve të mumieve për personifikimin e përjetshëm të faraonëve (kujdes – fara jonë), grekët e matnin me lojërat e para olimpike të tyre të kryera në Spartë më 780 para Krishtit, romakët i matnin datat me pushtimet e Cezarit, por të gjithë së bashku, në kalkulimet e tyre kishin në mendje ato të pellazgëve, që janë ruajtur në pllakat sumere, etruske, mot a mot, në malet Pindus, në zemrën e maleve të Labërisë, Çamërisë dhe në bjeshkët e Veriut-Gegënisë (popuj mbetës të pellazgëve të rrudhur apo të shtrydhur).
Gjithsesi, kalendari i parë zyrtar mbahet ai i kohës së Jul Cezarit, ku një mesap kalabrez (fis prej ilirësh, prapë racë shqiptare), avokat për nga zanati, Lilius e thërrisnin, i propozon Perandorit kalendarin e vet, me bazë egjiptiane, më saktë me bazë shumeriane, i ndërtuar si kalendar i pastër diellor, pothuajse ai që kemi sot, por me gabime (një ditë në 128 vjet), që u korrigjuan me dekret të Papës Gregoriani XIII, më 1582. Vetë Perandori Cezar hoqi emërtimin e muajit korrik të mbërritur deri në kohë të vet prej perandorëve etruskë (që sunduan Romën nga vitet 770 deri në ato 350 para Krishtit), dhe e quajti Jul, ndërsa pas tij qe Perandori tjetër, i nipi, Oktavian Augusti, që pasoi me ambicien e të ungjit, duke hequr emrin e gushtit dhe e quajti augusto, madje guxoi më tepër se i pari, duke marrë dhe një ditë nga shkurti dhe e vendosi te ky muaj, ndaj dhe kemi qysh atëherë korrikun e gushtin me 31 ditë.
Ky kalendar ndoqi shekujt e mëpastajmë, ku kombet, një nga një, fillimisht ata katolikë pastaj ata protestantë, pasuan dakordësinë e tyre me këtë tip, derisa edhe ortodoksët grekë e rusë në fillim të shekullit 20 arritën dhe e morën për kohëtregues. Prandaj dhe Revolucioni i Tetorit i Leninit, i ndodhur më 17 tetor sipas kalendarit rus, sot quhet si i 7 tetorit, sepse kalendari gregorian hoqi 10 ditë nga ai i Cezarit për të përputhur saktësisht kohën diellore me atë kalendarike.
Veç kalendarit diellor ekzistojnë edhe kalendarë tipikisht të pastër hënorë, me të cilët përputhen llogaritjet e kalendarit mysliman për të kryer ritet e festave të Ramazanit, e Kurbanit të Madh apo të Kurbanit të Vogël. Pastaj kemi dhe kalendar diellor hënor, si ai shumerian, dhe hënor diellor si ai kinez e izraelit, dhe/ose kalendar si ai i fiseve Maya, që përshtat ciklet e diellit me ato të hënës. Por, klasifikimet e kalendarëve nuk kanë të sosur. P.sh., një tip është ai që bazohet në rregulla (si ai i Maya-ve apo ai gregorian dhe ai cezarian). Ka kalendarë që bazohen në observime astronomike, si ai mysliman, që llogarit saktë momentin e sekondave të para të shfaqjes së draprit të hënës, që iu duhet për festimet, siç shpjeguam më lart. Por, ka edhe nga ata kalendarë që bazohen në llogaritje astronomike, si ai kinez dhe izraelit.
Gjithsesi, kalendari bazë mbetet ai i hartuar nga pellazgët nëpër pllaka shumere, por i ruajtur nga shqiptarët, që bazohet tipikisht në fillimin e një viti të ri, sipas ciklit diellor, që përmbushet pikërisht më 25 dhjetor dhe konvecionalisht apo me marrëveshje dëftehet më 1 janar.
Pse më 25 dhjetor? Dihet se data 22 dhjetor përfaqëson solsticin dimëror, ku nata pushon së rrituri dhe/ose dita pushon së ngrëni. Dita e parë dhe e dytë pas kësaj, pra, 23 dhe 24 dhjetori, përfaqësojnë pushimin (stillstand), ose ekuilibrin, ose marrjen e forcave të ditës, ose gjenerimin, ose lindjen e ditës, që realisht fillon të marrë e të mund t’i maten sekondat e para pikërisht më datë 25 dhjetor. Pra, këto sekonda përbëjnë realisht sekondat e para të një dite të re, të një jave të re, të një muaji të ri apo të një viti të ri, por jo vetëm ditë, por edhe dritë më shumë, por edhe fotosintezë më shumë, por edhe oksigjen më shumë. Pikërisht në këtë moment, uji fillon të pjellë ujë, ose të gjenerojë vetveten, që në kuadrin e dy javëve apo gjysmë cikli hënor, duke i hedhur dhe kryqin më 6 janar me nitrat argjendi si katalizator, ai arrin të shpërndahet në gjithë ujërat e botës dhe kushdo mund të marrë nga ky ujë në çdo pikë të globit dhe të të mos i prishet, prandaj dhe ai në këtë ditë quhet ujë i bekuar. Po në këtë moment fillon zgjimi, avash-avash, i kafshëve, shkundja nga letargjia, përgatitja për një jete të re e botës së gjallë, çelja e sythave të shumë bimëve, si mimozat etj.
Pra, jeta, gjithandej lind, por mbi të gjitha njeriu.
Dhe pikërisht këto ditë, duke filluar qysh nga data 17 dhjetor deri më 24 dhjetor, festoheshin saturnalet, ditët e at-it të planetëve, me hare e gëzim të madh, me të pira e të ngrëna, me dhurata për një vit të mirë e të ri për të hedhur dertet pas, dhe më 25, njerëzia i kthehej punës nga e para. Këto festa, që ndryshe quheshin pagane, festa të mirëfillta natyrore, po aq shkencore sa as sumerët, as babilonasit e as asirët, as egjiptianët e as grekët më vonë, e as romakët më vonë akoma, nuk mundën t’i përçudnonin, përkundrazi, i zhvillonin po aq, e mos më tepër, vetëm me ndryshimin se gjoja i kishin shpikur vetë për nder të perëndeshës së bujqësisë me emrat e vet, por që vetëm ky komb i ruajti si në fillimet apo origjinalin e vet.
Vonë-vonë, më 385 të erës sonë, ky rit u zyrtarizua për të krishterët, se në këtë datë paskësh lindur edhe i madhi Krisht, që në fakt, sipas Biblës, ishte lindur pa zbritur barinj nga mali që i bie diku nga ditët e shën Mitrit ose fundi i tetorit, por me që festa pagane (lindja e vitit sipas kalendarit pellazg) ishte më e fortë në memorien e njerëzve, e çuan lindjen e Krishtit më 25 dhjetor. 
Pra, festat, datat, muajt, ritet, javët e kalendarët ishin shpikur njëherë, ku një popull si shumerët i ruajti në gur dhe një popull si pellazgët, më vonë shqiptarët, i ruajtën në lahutë. Prandaj dhe ne shqiptarët nuk kemi asnjë lidhje me festën e Vitit të Ri më 01 janar, përveç asaj kohe të diktaturës ose kur të tjerët na e kanë detyruar, dhe ne si popull i vogël, për të ruajtur fjalën e parë të dhënë Zotit ose natyrës për ata që nuk besojnë, gjoja i kemi respektuar, por jo besuar. Kësisoj, festa për t’u festuar ndër ne shqiptarët, sot është ajo e të parëve tanë – 25 dhjetori, që as përhapja e kulturës greke, as pushtimi romak, as sundimi bizantin, as dyndja turke e as ateizmi i kuq nuk mundën të prishnin këtë datë, si në fillimet e veta.  
Sazan Guri - G. Mapo

A do të ndryshojë historia në Butrint?

Një zbulim që po të rezultonte i vërtetë, jo vetëm do të vinte në diskutim origjinën e lojës së shahut, duke e shtyrë për një shekull e gjysëm lashtësinë e tij, por që do të ndryshonte edhe shumë nga teoritë e historianëve të sotëm për lidhjet mes perandorisë Romake dhe viseve të largëta të Indisë.

Kur një prej punetoreve që pastronte dheun në rrënojat e të ashtuquajturit Pallati Bizantin në buzë të Kanalit të Vivarit në Butrint, gjeti një objekt prej fildishi në sitën e tij paksa të çarë, askujt nuk i shkonte mendja se ky objekt i vogël do të ishte epiqendra e një prej debateve më të nxehta të kohëve të fundit në qarqet shkencore europiane.

I pastruar me kujdes nga nje specialiste e Muzeut Britanik qe punonte per ekspediten anglo-shqiptare ne Projektin e Butrintit, objekti ne fjale u vezhgua nga dy Profesore Britanike te cilet brenda disa ditesh konkluduan se kishin ne dore nje nga zbulimet me te rendesishme deri me sot ne historine e lojes se shahut. Nje gur shahu, dhe jo vetem nje gur i ardhur nga thellesite e shekujve, por nje gur shahu i shek te 5 pas krishtit. Ky lajm i cili i'u shpernda rrufeshem te gjitha agjensive te lajmeve ne bote, habiti jo pak shqiptaret te cilet papritmas mesuan nga shtypi i huaj se ne njerin prej Qyteteve te tyre Antike, aristrokratet vendas luanin shah qe ne antikitet.

Ky lajm mbi zbulimin e papritur ne Butrint solli jo pak habi ne qarqet e arkeologjise nderkombetare, por edhe nje kuriozitet te madh per te pare ne se objekti ne fjale ishte me te vertete nje gur fildishi i perdorur per lojen me te njohur ne bote. Deri me sot hipoteza me e pranueshme eshte se shahu ka ardhur rreth shek te 11-12 ne Europe nepermjet penetrimit arab kryesisht ne Sicili dhe Spanjen jugore. Ashtu sic dihet fare mire rilindia europiane i detyrohet mjaft kultures arabe e cila solli te reja mjaft te vlefshme ne mjeksi, astrologji, matematike etj por gjithashtu solli edhe nje numur veprash te humbura te autoreve te antikitetit. Nepermjet kesaj kulture mendohet se edhe loja e shahut u soll ne Europe duke u bere ne pak kohe nje nga zbavitjet me te pelqyera te aristokracise europiane.

Nje gur shahu i shek te 5 pas krishtit do te thote gjithashtu se te gjitha teorite e ngritura deri me sot per origjinen e ardhjes se kesaj loje ne Europe duhen rishikuar. Por sigurisht nje zbulim i tille nuk mund te kaloje lehte nga vemendia a nje sere ekspertesh te kesaj fushe te cilet ishin cuditur per shpejtesine me te cilen dy Profesoret britanike kishin arritur ne kete perfundim.

"Le Figaro" gazeta e njohur franceze botoi e para nje artikull ku shprehte dyshimin per kete zbulim te madh ne fushen e shahut. Gjithashtu nje numer ekspertesh nderkombetare komentuan gjate per vertetesine apo jo te ketij zbulimi, duke shprehur mosbesimin e tyre per mundesine e egzistences se nje guri shahu te shek te V pas krishtit ne Butrint. Por megjithe debatet e shumta ne gazeta dhe revista te ndryshme, Butrinti dhe zbulimi i objektit te cuditshem ishte ne epiqender te veres se kaluar, duke ngjallur me shume kersherine vizitoreve per kete Qytet qe fsheh kaq te papritura.


Zbulimi i "gurit te shahut" ne Butrint ka ngritur edhe nje here pyetjen per te cilen nje numer Profesoresh mendonin se i kishin dhene pergjigjie me kohe. A luhej shah ne shtepite aristokratike te Metropoleve antike te Romes, Konstandinopojes apo Aleksandrise?

Deri me sot nuk ka asnje te dhene se aristokratet romane apo edhe ata provinciale kalonin kohen pas darkave dhe debateve filozofike me ushtrime te komplikuara shahu. Ne se guri i gjetur ne Pallatin Bizantin te Butrintit vertetohet nga ekspertet se eshte me te vertete nje gur shahu i shek te peste atehere do te kemi te paren prove bindese qe aristokratet romane dinin se si luhej shahu.

Megjithate per historianet skeptike nuk ka askund deri me sot burime te shkruara te autoreve antike ku te flitet mbi egzistencen e kesaj loje ne periudhen e Perandorise Romake. Askush nga Perandoret ne kujtimet e tyre nuk thote se perpara betejave te ashpra me fiset barbare qe kercenonin kufijte e Perandorise, zhvillonte taktikat ushtarake mbi fushen e shahut. Asnje nga eterit e famshem te Kishes nuk shkruan mbi egzistencen e kesaj loje ne shek e peste, nje loje e cila ne Mesjete do te behej ndoshta loja e vetme qe kleriket do te luanin me deshiren me te madhe.

Mos ndoshta historia duhet ri shkruar? Apo nxitimi i Profesoreve Britanike ishte nje menyre per te terhequr vemendje dhe objekti i gjetur eshte thjesht nje objekt qe s'ka te beje fare me shahun? Pyetje te cilat ne menyra te ndryshme jane bere gjate gjithe ketij debati te zjarrte.

Eshte i njohur fakti se arkeologjia ka kontribuar ne jo pak raste per te hedhur drite mbi tema te cilat jane konsideruar si ceshtje te zgjidhura. Shume mite dhe legjenda te debatuara per vertetesine e tyre, jane bere te besueshme si rezultat i zbulimeve arkeologjike. Mos ndoshta edhe kesaj rradhe arkeologjia do te ndryshoje historine?

Po kur eshte shpikur loja e shahut? Deri me sot eshte e mundur qe nga te gjitha kulturat qe kane lidhje me shahun, vetem ne kulturen Islame te gjejme nje literature e cila na tregon ne detaje rreth rregullave te lojes. Nga burimet Arabe eshte e mundur qe te njihesh me traktate te shkruara qe ne vitin 850 pas krishtit, si dhe me librin e vetem te njohur deri me sot qe trajton lojen e shahut. Perpara kesaj date vetem referenca te rastesishme njihen per lojen e shahut ne Arabisht, Persisht, Sanskrisht dhe literaturen Kineze, por te mjaftueshme per te na lejuar te dime se loja e shahut egzistonte.

Keto tekste muud te datojne rreth viteve 600 pas krishtit. Perpara kesaj date deri me sot eshte mjaft e veshtire qe te ndricohet ndonje gje e sakte rreth shahut. Arkeologjia dhe referencat e ndryshme nga tekset antike rreth lojrave te perdorura nga ushtaret romake nuk na saktesojne asgje ne lidhje me origjinen e shahut apo periudhen e sakte se kur njihej kjo loje. Kerkimet per origjinen e shahut jane pak a shume si kerkimet per gjetjen e etapave te periudhes se evoluimit te njeriut.

Per kete arsye vertetesia e "gurit te Butrintit" merr nje rendesi te jashtezakonshme per te kuptuar mbritjen e kesaj loje ne Europe si dhe maredheniet kulturore te nderlikuara midis Lindjes Islame dhe Perendimit te Krishtere.

Traktatet e para per shahun vine nga bota Islame dhe pikerisht nga Oborri i Kalifatit te Abasideve qe qeverisnin ne Bagdat ne shek e 9 dhe te 10 pas krishtit. Disa eksperte ne historine e shahut mendojne se kjo loje mund te ishte e njohur edhe ne oborrin bizantin, por ne nje forme shume te limituar. Deri me sot nuk ka asnje prove bindese se shahu njihej ne oborret e princerve europiane ne shekujt e mesiperm megjithe egzistencen e 16 gureve te gdhendur ne oborrin e Perandorit Charlemagne te cilat thuhen se jane nje dhurate nga Kalifi Harun al Rashid.

Zbulimi i nje fushe sebashku me te gjithe guret e lojes, datuar ne shek e 12, gjetur nga ekipi i Prof. George Bass ne Turqi, eshte prova e pare qe shahu luhej ne periudhen Bizantine te vone.

Objekte te cilat mund te jene lidhur me kete loje nuk egzistojne perpara kesaj date dhe gjetja e nje "Guri shahu" te shek V eshte nje zbulim i cili ve ne pikpyetje bindjen ne se Princerit Europiane kishin trasheguar jo vetem kulturen Romane, por edhe shahun.

Nga tekstet e njohura deri me sot te krijohet bindja se loja e shahut ne Lindje kishte arritur caqe sofistikimi. Keto traktate nuk flasin vetem per rregullat e lojes, por per probleme te komplikuara strategji dhe analiza te lojes. Nje pjese e madhe e ketyre dokumenteve qe jane ende te ruajtura deri me sot dhe tregojne se shahu eshte praktikuar ne Oborrin e Abbasideve gjate gjysmes se pare te shek te 9.

Eshte e veshtire te thuhet me siguri se shahu njihej ne boten Islame me perpara se kjo periudhe. Nje fakt interesant ne mbeshtetje te kesaj ideje eshte edhe mosperfshirja apo mos komentimi i kesaj loje ne Ligjet Islame apo ne Kuran. Kjo duhet te kete ardhur si pasoje e mosnjohjes se lojes se shahut nga Profeti Muhamet. Pozicioni i shahut ne kete sistem te sofistikuar rregullash dhe ligjesh sic eshte Kurani eshte shume i dyshimte pasi nuk permendet agjekundi si loje.

Nje numer burimesh te autoreve Islame mundohen ta atribuojne njohjen e shahut Kalifit Omar (634-644) vjerri i Profetit, por deri me sot nuk ka asnje fakt real per ta mbeshtetur kete supozim. Ndoshta keta autore kane kerkuan nje fare legjitimiteti per lojen e shahut e cila mund te kete qene ne rrezik per tu ndaluar nga interpretuesit e Ligjeve te shenjta.

Deri me sot mund te thuhet me siguri nga historianet se nuk ka asnje fakt real per te vertetuar se shahu njihej ne boten Islame perpara vitit 800.

Megjithate disa historiane mendojne se shahu njihej mjaft mire edhe me perpara se Dinastia e Abbasideve te vinte ne pushtet (750). Keta historiane i referohen disa fakteve te cilat nuk mund te konfirmojne egzistencen e ketij mendimi, por megjithate jane interesante per tu diskutuar. Poeti arab al-Farazdaq i cili vdiq me 728 ne nje nga poezite e tij perdor shprehje qe i referohen mjaft qarte lojes se shahut. Megjithate eshte mjaft e veshtire qe te mos pranohet fakti se te gjithe autoret arabe te shek 9-10 kane qene te mendimit se shahu erdhi ne kulturen Islame nga Persia te cilet e kishin marre kete loje nga India. Fatkeqsisht per te provuar kete fakt nuk ka asnje gjurme arkeologjike pasi deri me sot nuk eshte gjetur asnje gur shahu i kesaj periudhe. Megjithate linguistika ka vertetuar se fjala arabe per shahun "shatranj", vjen nga persishtia "chatrang" e cila vet vjen nga Sanskrishtja "chaturanga". Gjithashtu nje pjese e madhe e fjaleve te lidhura me shahun ne arabisht vine nga persishtja.

Perpara se Perandoria Persiane te pushtohej nga ushtrite arabe me 640, Persia ishte udhehequr nga Dinastia Sasanide qe ne shek e 3. Persia kishte gjuhen e saj, shkrimet si dhe fene Zoroastran. Pasi Persia u pushtua nga fiset Beduine, kultura persiane kaloi ne disa periudha transformimesh, por nje pjese e madhe e literatures dhe historise persiane u perkthyen ne arabisht. Arabet me mjaft lehtesi duhen te kene marre edhe lojen e shahut si pjese e kultures persiane sebashku me letersine dhe artet e tjera. Megjithate historia e shahut ne kulturen Persiane eshte mjaft e lexueshme ne nje nga kryeveprat e letersise persiane Shahnama e kompozuar nga poeti i famshem persian Firdusi rreth vitit 1011. Ne kete veper e cila eshte bazuar ne dokumentat e shek te 6 mbi Dinastine Sasanide, flet per shahun ne menyre mjaft te qarte ne historite e Vezirit te Mbretit Khusray Nushirwan (531 579) i cili ne bisedimet me delegacionin e derguar nga Maharaxhi i Indise arrin te zgjidhe ushtrime te komplikuara te shahut te cilat ishin derguar nga Mbreti i Indise.

Nje tjeter veper letrare e ardhur deri ne ditet tona nga letersia perse e quajtur Chatrang-namak flet me ne detaje per lojen e shahut duke u bere ndoshta vepra me e rendesishme per kete loje. Kjo veper e shkruar perpara vitit 800 pas krishtit, eshte vepra e pare para Islame qe jep detaje te rendesishme per shahun ku per here te pare thuhet se shahu luhej nga dy vete ne nje fushe me 64 kuti.

Nje tjeter reference per kete loje vjen nga vepra Karnamak i Artakhsher i Papak nje liber i shkruar ndoshta rreth shek te 6. ne nje pjese te librit theksohet se themeluesi i Dinastise Sasanide, Ardashir ishte shume i zoti ne "lojen me top, ne kalerim si dhe ne chatrang" ne kete veper nuk kemi detaje te tjera pervec se emrin e lojes se shahut, por megjithate ne nxjerrim si perfundim se te pakten qe nga shek i 6 pas krishtit, loja e shahut konsiderohej si nje nga vlerat e aristokracise persiane. Vetem dy referenca te ardhura nga literatura persiane nuk jane te mjaftueshme per te krijuar nje ide te saktee per lojen e shahut, por megjithate duhet te kemi parasysh se vetem 5 vepra te letersise persiane te asaj kohe kane arritur te mbi jetojne deri me sot.

Sigurisht eshte veshtire qe per te gjitha keto mite dhe legjenda te gjenden prova historike, por nje gje eshte mjaft e qarte se te gjitha hipotezat qe ekzistojne te drejtojne drejt Persise dhe Indise. Historianet ne pergjithesi kane pranuar faktin se shahu eshte sjelle nga India ne Persi ne kohen e sundimit te Khusrau Nushirwan 531-579.

Origjina e lojes se shahut nga India eshte debatuar dhe pranuar ne nje fare menyre nga historianet, por fatkeqesisht ne shkrimet e hershme Sanskrite nuk ka referenca te qarta per kete loje perpara viteve 600. I vetmi burim qe mund te kenaqi sadopak historianet qe hulumtojne kete ceshtje eshte Harshacharita apo "Jeta e Harshas" e shkruar ne 625 nga Bana i cili pershkruan ushtrine e Maharaxhit Gupta e "cila ishte rreshtuar si ne nje loje chaturanga"

Te gjitha shkrimet e shenjta Indiane qe japin referenca per lojen e shahut jane shkruar pas kesaj date duke e bere te pamundur depertimin ne misterin e dates se lindjes se kesaj loje, por gjithsesi duke e pranuar faktin se origjina e shahut eshte India.

Hipoteza se Guri i gjetur ne Butrint eshte nje gur shahu i datuar ne shek e peste, do te jete prova e pare se kjo loje ka mundur te vije ne territoret romane gati 150 vjet perpara teksteve Sanskrite te njohura deri me tani. Ne se ky fakt do te pranohej nga historianet atehere objekti i vogel prej fildishi do te rishkruante historine duke sjelle pyetje te reja per marrdheniet midis Romes dhe viseve te largeta te Indise. Sigurisht do te duhen zbulime dhe studime te reja per te provuar dicka te tille por debatet e hapura gjate veres se kaluar do te vazhdojne duke pasur si epiqender pyetjen ne se aristokrati butrintas qe banonte ne Pallatin Bizantin ne buze te kanalit te Vivarit, luante shah apo jo 600 vjet me pare se shahu te njihej ne Europe?
http://abcnews.go.com/Technology/story?id=97926

Truproja i A. Hajdarit: Berisha, Jago-ja i vrasjes së Hajdarit. Kam 4 filmime

Sot është 16 vjetori i “8 Dhjetorit”, një ditë simbol që PD e përkujton pa simbolin e saj, Azem Hajdarin. Ai u vra në portën e PD, i nxjerrë në pritë, pasi u thirr për një “mbledhje të kryesisë së PD”, organizuar befasisht prej Sali Berishës, ndërkohë që në oborrin e PD ndodheshin një grup i armatosur burrash.

Për aq vite sa ishte gjallë Azemi jetoi brenda PD i denigruar prej Berishës, i etiketuar si “hajdut e spiun”. U përjashtua prej kupolës së PD, u përballë “me gjyqe” e akuza në parlament prej grupit parlamentar të PD. U përjashtua edhe prej këtij grupi dhe u tentua të arrestohej e të burgosej me prapaskena e urdhër të Berishës. Iu hoq imuniteti u provokua dhe iu rrezikua jeta, në disa atentate. Çuditërisht, pikërisht ata që nuk e donin Azemin, pas vrasjes së Azemit, Saliu i riktheu në PD si udhëheqës të lartë e i bëri miq të afërt.
Marjan Gryka
Marjan Gryka, është ish-truprojë, njeriu më i afërt i Azemit deri në fund të jetës, mik i familjes Hajdari dhe kreu i Shoqatës Nacionaliste Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”. Sipas zotit Gryka ajo që ndodhi në 12 shtator 1998, kishte nisur qysh prej kongresit të parë të PD në 12 Dhjetor 1990, kur Berisha e spostoi Azemin nga kryesimi i PD me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit. Marjani beson me forcë se Berisha e dëshiroi dhe e ideoi eleminimin e Azemit, liderit të Dhjetorit 1990. Më poshtë, biseda e zhvilluar me të për këtë 8 dhjetor që përkujtohet sot:

Marjan, PD përkujton dhe feston “8 Dhjetorin”, pa Azem Hajdarin. Po të ishte gjallë ai, a do të ishte sot pjesë e PD?
Nëse Azemi do të ishte lënë gjallë, ua them me siguri, që historia e PD-së do ishte krejt ndryshe dhe ndoshta Sali Berisha nuk do të ishte sot ky që është. Azemi ishte rival potencial i Saliut dhe kishte mbështetjen totale të demokratëve. Po ju them vetëm një fakt: Sa herë që dilte fillimisht në mitingje Sali Berisha, demokratët i sillte vetëm thirrja e Azemit, madje ia kërkonte vetë Saliu, që të mblidhte njerëz në sheshe, të cilët i vinin Azemit vetëm me një kushtrim.
Por Saliu u soll si Jago me Azemin. Nuk e ka dashur kurrë Azemin, ka bërë gjithçka të ndyrë, për ta spostuar e larguar prej kësaj partie.  E kam thënë dhe e përsëris me bindje që ai inskenoi skenarin e eleminimit fizik të Azemit, pas 7 vitesh lufte morale, politike e fizike kundër tij.

- Disa herë kohët e fundit ju, një njeri i afërt me Azem Hajdarin kini akuzuar publikisht Sali Berishën për vrasjen e tij. A ka prova të tjera veç atyre që janë thënë?
Po, kam! Sa për dijeni të drejtësisë dhe opinionit publik do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmike ku ka biseda e fakte që tregojnë kush ka patur interes, në lidhje me vrasjen e Azemit. Në këto video, tregohet qartë, që Sali Berisha është personi që ka “dorë” si i interesuar dhe skenarist në këtë krim politik. Opinioni publik do kuptojë pse Berisha nuk ka dashur, nuk ka lejuar e madje ka luftuar ekstremisht, që të mos zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit. Zbardhja e të vërtetës do të çonte në zbardhjen e implikimit të vetë udhëheqjes së atëhershme të PD në atë vrasje.

Pse nuk e donte Berisha, Azemin sipas jush?
Azemi ishte i panënshtrueshëm, i papërpunueshëm dhe i paspostueshëm politikisht. Ajo që Azemi ka deklaruar atë kohë tashmë është vërtetuar. PD është uzurpuar dhunshëm e me intriga.
Janë vërtetuar plotësisht, ato që ka  parashikuar, analizuar dhe deklaruar Azemi, Aktualisht është fakt, që PD me Berishën në krye është tjetërsuar në parti kupolë mafioze, pa moral dhe tradhëtare e idealeve demokratike të “Dhjetorit ‘90”. Shikoni se në ç’gjendje është katandisur kjo PD, në pronë private, pronë e trashëguar formalisht nga familja mafioze “Berisha”, në duart e Lulzim Bashës, një anonim në historinë e Partisë Demokratike që nuk ka ditur ku binte selia e PD veç kur e solli vajza e Sali Berishës, nga zyrat e bizneseve serbe të Kosovës.

Sa afër dhe sa larg idealeve të 8 dhjetorit 90 është PD e sotme në analizën tuaj?
Sot PD nuk është as parti e idealeve demokratike të Dhjetorit 1990, as e simbolit të saj Azem Hajdari, as e programit të mbështetjes së pronarëve, as e respektimit dhe velrësimit të ish-të përndjekurve politikë, as e rrugës së integrimit europian.
Ajo është parti e interesave private të familjes “Berisha”. Vitet e fundit në pushtet dhe këto pak muaj në opozitë, e treguan plotësisht këtë “profil” të PD.  Fatkeqësisht, PD nuk më është më një parti, por një bandë e strukturuar qartë e cila sposton dhe eleminon politikisht e fizikisht, cilindo që rrezikon interesat e saj.

* * *
 “Kishin ardhur për Berishën, po të donin Azemin e vrisnin që kur hyri…”
Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë vrasjes së Azemit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë debatet e grupit të armatosur me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Varrezat e
Deshmoreve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat “Deshmoret e Kombit”.
Marjan Gryka është ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite.  Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit. Në një intervistë para disa muajsh (në mars) për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës” ai ka dhënë një dëshmi të fortë për natën e vrasjes së Hajdarit.
Gryka thekson se në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike”.. Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.
Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së  telefonuan Azem Hajdarin  me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë…”, sjell në vëmendje Gryka.
Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budalla këtu”.
“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë…”
Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë konfliktit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?