Pavel Peconkin, punëtori i ndihmës së shpejtë i cili në sulmin
vetëvrasës, në dhjetor, vrau 18 persona e plagosi 36 njerëz, prindërve
të tij në mars ua ka dërguar një video-mesazh ku thotë se kishte
zgjedhur rrugën e tij dhe se nuk do të kthehet në shtëpi.
“Më
vjen keq të shoh lotët tuaj, por e zgjodha rrugën e Allahut. U
përcaktova që Allahu të jetë i kënaqur me mua dhe ta meritoj Parajsën.
Nuk mund të më largoni nga kjo rrugë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se nuk ka dashur të shoh porosinë e tyre, “që të mos largohet nga rruga”.
“Nuk kam dashur ta shikoj, sepse kam menduar se do të më zbus”, ka
shtuar ai, duke theksuar se nuk e ka ndërmend të kthehet në shtëpi,
raporton The Moscow Times.
“Allahun mua askush nuk ma
imponon”, thotë ai dhe shton se shumë vëllezër të tij kanë braktisur
familjet “për të ecur në tundimin e Xhihadit”.
Ai i porositi prindërit që të mos besojnë gjithçka që dëgjojnë në televizor për myslimanët.
"Ne nuk vrasim fëmijë, por këtu shoh shumë fëmijë që qajnë për etërit e tyre”, tha ai .
Peconkin është me origjinë nga Volzhski që gjendet në lindje të pjesës evropiane të Rusisë.
Në dhjetor 2011 kalon në islam, e pastaj largohet nga prindërit të cilët nuk e dinin se ku gjendet.
Pas konvertimit ai quhej Ansar al-Rusia.