Wednesday, March 5, 2014

Shqiptarija!

Shqiptarija!
▓▓▓▓▓▓▓▓

"Ne Shqiperi nuk ka "turmë", por as edhe masë të pa anshme (apo të pa interesuar)" thote Dr. Herbert Louis; "Ata jane mbinjeriu i Niçes, keta shqiptar primitiv - dicka ndermjet mbreterve dhe tigrave", thote studiuesi tjeter Henry Noel Brailsford, kurse Herodoti per thraket thoshte se ne qoftë se do te kishin qenë nën sundimin e një personi të vetëm ose të bashkuar me njeri-tjetrin, per mendimin tim, do te ishin te pathyeshem, por kjo ishte e pamundur"... (1)

Shqiptarija eshte nje bote e vogel ne vete ku diversiteti eshte ne maksimum i theksuar dhe individualiteti eshte ne kulminacion. Te besh bashke te gjithe shqiptaret ne nje mendje eshte e pamundur. T'i besh shqiptaret te sillen te gjithe njesoj eshte e pamundur. Kjo veti ka shume pasoja negative per unitetin kombetar, aq shume te nevojshem per momentumin politik qe e jetojme, por nese e shikojme ne kendveshtrim global, individualiteti eshte vlere. Sic duket shqiptaret do te kene probleme te vazhdueshme shume te theksuara nder veti, deri sa te zhduken interesat kombetare neper bote dhe te sundoj globalizimi i mirefillte, apo deri atehere kur do te ekzistoj vetem interesi individual, pra, atehere kur vetem individualiteti do te vij ne shprehje. Jo rastesisht perandorite qe na kane sunduar, i kane bere shqiptaret perandor, apo vezir te tyre. Ata e kane verejte dhe shfrytezuar individualitetin apo vetine vetem per te udhehequr te shqiptareve.
Nderkohe, masa shqiptare sillet ndryshe ndaj te huajve dhe ndryshe ndaj vetes. Ndaj te huajve cuditerisht ka unitet te ndare ne polarizim dual, kurse ndaj vetevetes eshte skajshmerisht kryenece. Le te fokusohemi te shkaqet kulturo-antropologjike, se perse ndodhe kjo.


Antropologjia
Çdo shkence perqendrohet te shkaqet, per te kuptuar pasojat. Por per te kuptuar vet shkaqet, patjeter e kemi te kthehemi te burimi ku fillojne te ndahen pasojat. Pasojat qe sot i perjetojme, kane nje zinxhire arsyesh se perse ndodhin dhe shkaqet i kemi te renditura me radhe deri ne pafundesi prapa nesh. Ne edhe sot prodhojme shkaqe per pasojat e se nesermes. Te gjithe ne, jemi rezultat i historise. Cdo njeri ne bote mban mbi supe historine e njerezimit qe nga krijimi i tij dhe sot ne jemi hallka e fundit e zinxhirit evolutiv qe ka filluar dhe eshte mbushur ne vazhdimesi ne te kaluaren. Nderkohe, shkenca na qarteson se ADN-ja jone, mbane te dhena te theksuara te pakten 6.000 vjet, qe dmth nese para 6.000 viteve te paret tane kane perjetuar nje x kalitje kulturore, kjo nuk zhduket nga ADN-ja jone te pakten edhe 6.000 vitet e  ardheshme. Nese individi vlereson se duhet t'i qendroj besnik tradites apo kultures se trasheguar, keto elemente kulturore vazhdojne te regjistrohen edhe per 6.000 vitet e ardheshme te brezat e ri. Rrethanat e ngjajshme të një populli regjistrohen ne kodin gjenetik të tyre. Në bazë të studiuesve në këtë lëmij, nga analizat e ADN DR, DQ dhe haplotipet karakteristike HLA (antigjenet në ruzat e bardha të gjakut), shqiptarët kanë një idenditet gjenetik në vete, i cili cilësohet si më i vjetri në Mesdhe dhe shumë homogjen (veçanërisht para ardhjes së indo-europianëve si popull heterogjen, para viteve 2.000 p.e.s) per nga vitete e lashtesise dhe pandryshueshmerise, por shume heterogjen ne llojin e tyre ne formim.
Këto janë disa nga haplogrupet e shqiptarëve:
Y-chromosome (Y-DNA)
E1b1b1a; E1b1b1a2; E3b; E3b1a (E-M78); E-V13; I; I1; I1b2 (M-26); I2; I2a; I2a1; I2b; J2; J2a; J2b (J-M12); J2e (M-102); J1; R1a; R1b; G; G2a...
Mitochondrial DNA (mtDNA):
H; (H1+H3); V; J; T; U; (U4); (U5); K; I; W ...
Shqiptaret kane shume haplotipe te ngjajshme me popujt perreth gjithe Mesdheut dhe Europes. Ne qofte se nje individ qe i perkete ndonjerit nga keto haplotipe dhe nuk eshte sot kulturalisht shqiptar, do te kthehej natyrshem te evoluimi i drejteperdrejte i kultures se perbashket pellazgjike qe sot e gjejme te shqiptaret, ky kthim nuk do te quheshte asimilim, por rilindje kulturore drejte nje globalizimi te mirefillte, sic ishte periudha pellazgjike, kur te gjithe popujt ishin nje. Nese nje shqiptar vendosen te mos e trashegoj kete kulture te evoluar drejteperdrejte te shqiptaret, atehere ky akt do te quhej asimilim. Modifikimi, modernizimi i kultures pellazgjike eshte i drejte, por braktisja e saj eshte asimilim. Shqiptaret nuk kane komb tjeter te asimiluar brenda tyre (edhe pse vet jane asimiluar vazhdimisht ne kombet e reja qe jane formesuar), por shqiptaret ngjajne antropologjikisht me te gjithe popujt e Mesdheut dhe Europes. Ne fakt shqiptaret jane pasqyra origjinale e ketyre popujve qe ne origjine. Ne nje shkrim tjeter do te jap te dhena ne detaje per llojet e haplogrupeve qe shqiptaret u perkasin dhe vjetersine maramendese te tyre. (2)


Rrenjet ne histori (Pellazget)
Nese ekziston ndonje popull autokton ne bote, nuk mund te jene tjeter pervec shqiptareve (3). Emri me i vjeter qe identifikon kulturen apo popullin autokton ku mbijetojne sot shqiptaret, eshte emri pellazg, te cilet karakteizoheshin me nje gjuhe dhe bashkesi kulturore te perbashket (4, 5, 6... 7), qe jetonte ne pjesen me te madhe te botes qe atehere njiheshte dhe ndertonin struktura te jashtezakonshme (klutura megalithike (8), koha e tyre ka nje vazhdimesi nga parahistoria deri ne histori. Pas zhvillimit dhe ferkimeve ndermjet tyre, filluan carjet e theksuara kulturore deri te lufterat ndermjet fiseve pellazge. Shqiptaret jane perzierja me e vjeter e shume fiseve pellazge qe u terhoqen instiktivisht ne malet e gadshillut ilirik, si pasoj e ketyre lufterave, qe filluan pas ndarjeve te para kulturore, ndarjes se gjuheve, qe rrjedhimisht coji deri te ndarja e kombeve. Terheqje te ngjajshme te pellazgeve pati edhe ne disa skaje tjera perreth tre kontinenteve qe e rrethojne Mesdheun, dhe zakonisht ky popull quhej alban (sepse ata kryesisht mbijetonin ne male (30). Te albanet e Ballkanit, u struken brenda tyre fiset tjera ilire, thrake, etruske, pra pellazge, ende te pandryshuara, kurse albanet e skajeve tjera te botes u asimiluan me heret nga te ndryshmit perreth. Albanet e Ballkanit sot jane te vetmit ne bote qe kane mbijetuar nga ajo kohe, perderisa fiset tjera pellazge evoluan dhe u perzien me kultura tjera te krijuara nderkohe, duke formesuar keshtu kombe tjera me te reja. Te albanet e Ballkanit dhe fiseve tjera nga i njejti popull qe kishte mbijetuar pa u asimiluar, pati edhe nje tkurrje tjeter, kjo ishte tkurrja e fiseve tjera ilire, thrake, etruske, qe te shtypur nga invazionet e vazhdueshme (kryesisht nga lindja, veri-lindja dhe jug-lindja) u terhoqen ne malet e ketij rajoni dhe u mbeshteten per detin Adriatik si kufirin e fundit te tyre. Nga cdo fis pati te mbijetuar nen emrin e mevonshem si shqiptar, por pati edhe te asimiluar dhe shkrire ne kombet e tjera qe na invadonin. Prandaj sot, gjenetikisht kemi shume sllav, grek, italian, turq, gjerman, kelt, me te njejten ADN si te shqiptareve, por kulturalisht keto individ jane te asimiluar ne nje komb tjeter dhe nuk kane arritur ta ruajne origjinalitetin e kultures se tyre me te lashte. Po ta benin kete, ata sot do te identifikoheshin si te ngjajshem me shqiptaret dhe do te flisnin gjuhen e tyre te perbashket qe e kishin ne antikitet, gjuhen e perbashket pellazgjike, sot me e perafert me kete gjuhe eshte shqipja.
Edhe nga perfundimet qe dalin nga analizimi i teksteve fetare, shohim se pellazget jane populli para profetit Nuh, qe u nda ne periudhen e kulles se fameshme te Babelit, dhe nje pjese e vogel e tyre qe mbijetoji si origjinale qe nga jo kohe, vazhdimisht eshte tkurrur perreth maleve te Mesdheut. Berthama e tyre mbeti e strukur perfundimisht ne malet e gadishullit Ilirik. (7)


Gjeografia
Pasi e permendem diversitetin nga ku u krijua berthama shqiptare, eshte ndoshta ironik fakti se edhe gjeografikisht vendi ku jeton ky popull eshte tejet unik. Ne nje territor relativisht te vogel jane te strukur edhe malet, edhe fushat, edhe lumejt, edhe deterat. Perreth Mesdheut, eshte nder vendet e pakta qe ofron nje afersi te theksuar te malit me detin, poashtu klima eshte e ndare ne ate mesdhetare, tropikale dhe subtropikale, shqiptaret ballafaqohen me nje dimer te forte dhe nje vere te forte poashtu. I perjetojne te gjitha ekstremitetet e klimes. Kemi nje vere si ne jug-lindje te botes dhe nje dimer si ne veri-perendim te botes. Lageshtia e ajrit eshte me e larte se ne lindje, prandaj temperaturat e veres edhe pse jane pak me te uleta se ato te lindjes, perjetohen me rend, poashtu edhe dimri eshte i acart dhe i rend si ne veri-perendim. Klima ndikon jashtezakonisht shume ne kalitjen multidimenzionale te karakteristikave kryesore te races se njeriut dhe ky diversistet ne klime, ashtu si ne gjeografi dhe histori, padyshim se e ka ndikimin e vet ne formesimin e shqiptarit.

Kultura
Gjuha (7), simbolet (9), (7), veshja (10), (7), vallet (10), (11), (7), kenget (12), (13) dhe te gjitha elementet kryesore te kultures qe e krijojne identitetin tone kombetar, jane ne ekuiliber te plote me faktoret tjere te permendur deri me tani, pra, jane me elemente te theksuara diversiteti ne formim (piknisje) dhe paraqesin nje mozaik mahnites per boten e globalizuar.
T'i marrim nje nga nje. Eshte mahnitese se si ne gjuhen shqipe perfshihen te gjitha melodite e mundeshme qe formon fonetika e gjuheve ne bote. Madje edhe ne aksiomen indo-europiane per gjuhen, shqipja nuk mund te ndahet as ne deget perendimore, as ne ato lindore, por qendron ne mes te tyre, sepse i ka elementet e krijimit te te dy ketyre degezimeve (14), (7). Qindra nendialektet e shqipes ne nje territor relativisht te vogel, tregon nje vecanti qe flet per historine e tkurrjes qe kane patur te paret e shqiptareve, qe fiset e tyre kane jetuar ne nje largesi te madhe njeri me tjetren, aq sa kane filluar edhe ta evoluojne gjuhen e tyre te perbashket ne drejtime te ndryshme, por invazionet e njepasnjeshme kane detyruar autoktonet e vjeter te terhiqen e te mblidhen ne malet me te aferta (15).
Te simbolet kemi ruajtje te mrekullueshme brenda identitetin kulturore shqiptar, te simboleve me te vjetra te njerezimit. Duke filluar qe nga simbolet neolotike qe vizatohen ne forme tatuazhezh ne malesi, piktogramet ne gur dhe veshje, mithraizmi, pastaj simbolet e kulturave antike qe u formesuan nga te paret e shqiptareve, e deri sot te simbolet identifikuese kombetare qe bijne me shume ne sy. Pra, edhe ketu shume kultura te vjetra, qofte edhe te zhdukura tani me, qe nga skajet me te thella te botes, mund te shohin ngjajshmeri me simbolet qe jane perdorur ne vazhdimesi nder shqiptar.

Edhe te veshja verehet multidimenzionaliteti i kultures shqiptare. Ne veshjen e shqiptarit shohim ruajtjen e elementeve me te hershem te kulturave te vjetra qe jane krijuar nga i njejti popull pellazgjik perreth Mesdheut. Xhubleta eshte nje mrekulli ne vete. Plisi poashtu. Fustanella dhe tirqit kane lashtesine dhe bukurine e tyre. Ngjyrat jane kryesisht bazike (bardhe, zi, kuq). Por ashtu si te elementet tjera kulturore, shqiptaret kane perfshire te gjithe mozaikun e tendenvace tjera te para kulturore, ne brendesi te tyre, pra ne mvaresi te dallimeve fisnore kemi edhe te kaften, apo te verdhen ne konbinim. Ngjyrat tjera vijne ne relacion me rastet e vecanta, sic jane ritet, festat dhe pasuria, p.sh. qendisja me ar u takon ketyre te fundit. Por pjesa lindore e shqiptareve edhe çamet poashtu, zakonisht perdorin me shume ngjyra ne veshjet e tyre. Poashtu edhe arbereshet e Italise. Veshja eshte e lidhur shume ngusht edhe me simbolet.
Vallet e shqiptareve me kujtojne katat e kung-fu ne Azi, por te shqiptaret me shume vihet ne dukje madheshtija, ne krahasim me levizjet akrobatike te aziatikeve. Edhe vallet, ashtu si te gjitha elementet tjera te kultures shqiptare, vijne deri ne ditet tona qe nga koherat me te hershme historike. Simbolika, gjendja emocionale dhe ekspozimi, apo shfaqja e kultures ne pergjithesi, jane karakteristikat e valleve te shqiptareve.

Kenget poashtu tregojne rolin ekuilibrues te shqiptareve, ne mes lindjes dhe perendimit. Te kenget e shqiptareve verehen elemente lindore dhe perendimore njekohesisht. Ne kenget popullore shqiptare perdoren shume instrumente muzikore dhe sa me shume instrumente muzikore te perdoren ne to, habitshem, aq me shqiptare tingellojne keto kenge! Jo rastesisht veshi i shqiptarit te sotshem nuk e perjashton as muziken qe vijne nga lindja, as edhe ate nga perendimi. Madje edhe ne krijim te muzikes, perdoren elemente te te dy ketyre poleve te ndryshme (pa marr parasysh shkallen profesionale gjate krjimit te ketyre kengeve). Eshte me interes te permendim se qe ne fillet e para te muzikes boterore ne pergjithesi, duke bere tinguj me materiale te natyres (gur, gjethe, dru, fryme...), e deri te perdorimi i sa me shume instrumenteve muzikore moderne, muzika shqiptare mbetet po e atille, duke ruajtur unikalitetin e saj, qe perfshijne mozaikun e te gjithe atyre qe sot bejne muzike dhe kulture ndaras (lindja dhe perendimi).

Trashegimia e kesaj kulture, eshte ajo pjesa me e shenjte qe e dallon fisnikerine e kultures shqiptare, me ata qe e mesojne apo e indoktrinonje nje kulture neper institucione. Trashegimia nuk lene vend per fallcivitete, kurse indoktrinimi pseudo-institucional po.

Feja
Kultura shqiptare, qe vijne e kalitur si e tille qe nga parahistoria, ka brenda vetes edhe periudhat kur njerezit kane krijuar apo edhe ndryshuar fete e tyre. Vet Kanuni, apo be-ja (feja (29) e trasheguar dhe e pa shkruar e kultures shqiptare, eshte nje pjese e mbijetuar e kultures se vjeter antike (16), nga ku dolen edhe permbledhjet e librave fetare, qe u saktesuan nga zinxhiri i profeteve qe njeh njerezimi. Edhe monoteizmi para kristian edhe paganizmi para grek, jane te nderthurura brenda kultures shqiptare (17). Feja e shqiptareve sot, pervec periudhes se krijimit, eshte e ndikuar edhe nga periudhat e mevonshme te zhvillimit te saj edhe nga kulturat perreth, por gjithnje eshte e harmonizuar me ate qe quhet fundamentale, pra, me kulturen e perbashket qe ne antikitet. Kryenecesijte e mevonshme te kombet e reja, qe kane si burim versionet e tyre fetare qe ata i besojne, te shqiptaret keto dukuri eliminohen nga vet hapesira e gjere e kultures shqiptare qe perfshijne ne vete te gjitha diversitetet historike, dhe vet mbijetesa e kesaj kulture ka harmonizuar vetevetiu brenda saj zenkat e atyre qe kapen pas degeve. Deget mund te perplasen njera me tjetren, por ato i bashkon rrenja. Kultura shqiptare ka rrenje shume te thella. I gjithe predikimi i zinxhirit te profeteve monoteist, bashke me paganizmin ne anen tjeter, jane te mberthyera ne harmoni ne kulturen shqiptare. Te gjitha ekstremitetet kulturore perfshihen brenda saj, prandaj ne qofte se kjo kulture ka mbijetuar deri me sot, atehere mund te praqitet si model per zgjidhjen e shume problemeve shoqerore neper bote. Filozofia e rilindasve tane se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, ngerthen ne vete per mrekulli fene/fete e njerezimit, cila do qofte emri i saj. Sepse vet formimi dhe zhvillimi i ciles do fe qe nga krijimi i njerezimit, eshte ekuivalent me vet formimin e shqiptarit (ne formesimin e kombit tone, nuk ka luajtur rol vetem nje fe, nje ideologji, apo interes gjeostrategjik), i cili nuk njeh nje pikenisje, apo pikendarje nga trungu i perbashket pellazgjik, por eshte evoluim i drejteperdrejte racor dhe kulturore, bashke me vet njerezimin, dhe ruan natyrshem vecantite multidimenzionale te brumit te perbashket. Cila do fe e vjeter qe ekziston sot te njerezimi dhe i ka rrenjet qe nga koha e perbashket pellazgjike, apo eshte vazhdimesi e asaj tradite, automatikisht eshte edhe fe e shqiptarit.

Jo rastesisht Lady Mary Wortley Montagu shprehet ne kete menyre per kete ceshtje: "Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet" (18), duke shtuar ketu Stephen Schwartz (19), drejtor i qendres se pluralizmit Islamik, qe e jep modelin shqiptar si zgjidhje te problemeve nderfetare per boten e civilizuar, apo edhe kryeministrin kanadez Stefen Harpe (20). qe e paraqet shqiptarijne si model per boten, nderkohe Dr Scarlett Epstein (21), qe kerkon nga e gjithe bota te adoptoj be-n (fene) e shqiptarit. Vlene te shtojme ketu edhe keto referenca 22, 23, 24.

Organizimi shoqeror dhe politik
a)
Kufijte e shtetit (25), apo formave tjera te organizimit shoqerore te shqiptareve, gjithnje jane percaktuar dhe vazhdojne te percaktohen nga te huajt, apo ne mvarshmeri te limitit deri ku dhe kur ka mundur te qendroj rezistenca e shqiptareve. Hapesira shqiptare eshte zone restrikcioni, si pasoj e ekspansionit te vazhdueshem. Organizimi shoqerore dhe politik i shqiptareve ka qene gjithnje i ndryshueshem apo variabil ne mvaresi te rethanave, duke filluar qe nga qytet shtetet e koherave antike (nje tregues tjeter i kryenecesise me njeri-tjetrin), deri te tendenca e sotme per te krijuar shtetin e perbashket kombetar (qe ka ngelur ne nivel tendence). Emerues i perbashket i te gjitha ketyre periudhave eshte veshtiresia e shqiptareve per te krijuar unitet politik. Arsyjet jane nga me te ndryshmet, disa prej te cilave i kemi permend edhe me larte.
Ashtu si cdo gje qe shkon drejte ndarjes, hapjes, zhvillimit, qofte nga kendveshtrimi makro, apo edhe mikro, ashtu si universi qe kishte nje pike te perbashket, qe nga Big Bang-u ai shkon drejte hapjes dhe ndarjes, ashtu edhe ne kendveshtrimin më mikro, njerezimi shkon drejte hapjes, ndarjes se metutjeshme. Megjithate, ndarja e shkakton "të ndryshmin", i ndryshmi e shkakton diversitetin dhe diversiteti shpesh shkakton edhe konflikte, prandaj njerezimi ka shpikur vazhdueshem ideologji qe te bashkoj njerezit dhe t'i homogjenizoj ato. Keto ideologji nuk jane sinkornizuar natyrshem me vet natyren e njeriut dhe keshtu edhe ato kane deshtuar. Perandorite, kalifatet, ideologjite e vjetra, apo keto te reja qe i perjetojme sot, te gjitha kane deshtuar, apo jane ne proces te deshtimit.
Rasti i shqiptareve eshte shume specifik, sepse ata jane krijuar si bashkim i fiseve me te vjetra te rajonit, te detyruar nga invazionet e njepasnjeshme te kulturave tjera qe ishin ndare nga i njejti trung i perbashket. Ky bashkim i detyruar per mbijetese, si pasoj e rethanave historike, i atyre fiseve te vjetra te trungut te perbashket pellazgjik, e qe jetonin ne nje largesi te madhe ndaj njeri-tjetrit, ka formesuar nje mozaik dhe heterogjenitet ekstrem, brenda homogjenitetit kombetar te shqiptareve. Koha e gjate qe ata jetojne se bashku ne njeren ane, dhe natyraliteti i njeriut per tu ndare, per te evoluar, per tu vecuar, ka sjelle deri te individualiteti ekstrem i shoqerise shqiptare. Tani me nuk kemi tendence per ndarje fisesh dhe formimi te kombeve te reja, sic ishte ne antikitet, por fenomeni ka depertuar deri te "atomizimi" i ceshtjes, apo deri te individi. Ata shqiptar qe tentojne te ndahen apo te vecohen, hasin ne fise, kultura apo kombe te huaja, qe koha e gjate i ka shendruar shume te huaj per ta, dhe atyre nuk u ngelet kompromis tjeter vec se te asimilohen brenda tyre, nese duan te evoluojne. Por, ata qe i bejne balle ketij kompromisi vetmohues te kombinuar me forcen e natyrshme e njeriut (ne kete rast te shqiptarit) per t'i ndejtur besnik tradites, ka krijuar anomali gjate proceseve te takimit me kulturat, fiset, apo kombet e huaja. Tendeca e natyrshme per tu ndare nga trungu, ne njeren ane, me tendencen tjeter te natyrshme per t'i qendruar besnik tradites, te kombinuar me dallimin ekstrem qe has ai ne mes vetes dhe kultures, fisit, apo kombit te ri qe e takon, ka bere qe nje pjese e shqiptareve, megjithate, kane vendosur t'i qendrojne besnik identitetit kombetar, dhe te kthehen e te jetojne ne berthamen e tyre te mbetur qe nga parahistoria. Ky fenomen, ka sjelle deri te vazhdimi i ndarjes brenda llojit te vet, duke formesuar keshtu shoqerine me individualiste brenda nje kulture (ne sens te gjere te fjales), qe ekziston ne bote. Ky rezultat ka pasoja katastrofike per unifikim kombetar, poashtu krijon tension brenda llojit, por eshte shume interesant dhe terheqes per kulturen globale, ku individi vihet ne qender te vemendjes. Individualitetin e shqiptareve e kane vene re te gjithe pushtuesit, te cilet gjate periudhes se administrimit, kane shfrytezuar vetine udheheqese, qe vijne si rezultat i individualitetit. Kjo eshte shfrytezuar ne vecanti nga Perandoria Romake dhe ajo Osmane. Shpresojme se kjo veti do te vihet re edhe pas humbjes se pseudo-nacionalizmave global dhe krijimit te nje sistemi funksional nderkombetar (njerezor). 

b)
"Te barabarte ne mes te barabarteve". Kjo ishte formula me te cilen Skenderbeu arriti te bej bashke nje pjese te madhe te shqiptareve (26). Ligji i krijuar nga nje njeri apo elite dhe kerkon vet te sundoj mbi njerezit tjere, nuk mund te perfillet vullnetshem nga shqiptari, por ligji qe e ngre, e rrit, apo e bene te ndjehet mire moralisht dhe shpirterisht shqiptarin, ate ligj ai vetevetiu e respekton. Kanuni qe i pashkruar, por ligjet e tij diheshin dhe ndjeheshin apriori nga shqiptaret, sepse ato ligje mund te gjinden thelle ne moralin e cdo njeriu qe kerkone ngritje, rend ne shoqeri dhe barazi (16). Komunizmi per shembull, eshte nje kopje e keqe e kesaj barazije, sepse perseri ne piedestal eshte nje njeri, apo nje grup njerezisht, qe per shqiptarin eshte irrituese dhe nencmuese. Shteti demokratik krijon ndarje klasore te bazuar nga te ardhurat ekonomike. Ky eshte nje problem i madh per ligjet morale te shqiptarit, i cili asnjehere ne histori nuk ka qene lypsar, madje as per buke, por sot kemi gjithnje e me shume shqiptar qe e thejne cdo kod moral te tyre te trasheguar dhe dalin me koken ulur per lemoshe, sepse sistemi i ketille politike i'a ka pamundesuar qe te punoj edhe token e vet per nje kafshate buke. Ne anen tjeter, kemi shqiptaret militant, qe thejne kodet e tij per te perkarhur nje individ apo grup njerezish, vetem e vetem qe te mos vij ne nje gjendje te rende ekonomike, ai detyrohet t'i thej vazhdimisht kodet e tij morale te trasheguara.. Militanti i bazuar ne interes ekonomik, e thenë rende traditen dhe identitetin e trasheguar te shqiptarit. Politika qe kanalizon shqiptaret drejte nje skeme te ketille te veprimit, duhet te ndryshohet sa me shpejt qe eshte e mundur, sepse shkateron traditen, kulturen, dhe vet prirjen kulturore te shqiptarit. Ky sistem, thjeshte e asgjeson shqiptarin dhe e ben ate te zbrazet nga cdo element kulturore te trasheguar.
Shqiptari duhet te krijoj vet nje model te tij te funksionimit te shoqerise, sepse kopja e nje modeli te huaj nuk korespondon me vecantite e tij kulturore. Ne fakt, shqiptari duhet te modeloj nje forme te tille te modelit politik, ku duhet te perfshije elemente nga format me te suksesshme te funksionimit politik nga e gjithe bota e diteve tona, por qe perseri te jene te nderlidhura ngusht me kodin moral brenda se cilit shqiptari ndjehet më shqiptar. Politike autoktone duhet te krijohet edhe per ceshtjet sociale, ekonomike, ato te turizmit, edukativo-arsimore, etj. Fillimisht duhet te selektohen vecantite te cilat mund te shfrytezohen per te miren e vet shoqerise dhe padyshim keto vecori nuk mund te jene te ngjajshme me ato qe mund t'i kete nje komb tjeter, prandaj kopjimi krijon kaos. Vecoria me e theksuar e shqiptarve eshte trashegimia kulturore dhe materiale, per te cilen duhet te krijohen politika adeukuate per t'u shfaqur dhe ruajtur institucionalisht. Jo cdo gje e vjeter eshte e mire, ashtu sic nuk eshte e mire cdo gje moderne, prandaj shqiptari duhet te dalloj te miren qe e ka trasheguar dhe ta modifikoj ate ne nje forme moderne, qe te ruhet nga te keqijat e koherave moderne dhe t'i shfaq me sukses vecantite e tij ne te ardhmen.

Nacionalizmi
Ky nocion qe identifikohet nepermjet identitetit kombetar, eshte evoluim i natyrshem i organizimit shoqerore qe nga antikiteti, me njerezit e ngjajshem qe ne lindje, qe identifikohen me gjuhe dhe kulture, simbole, histori të përbashkët (27), qe i homogjenizon njerezit deri në atë masë sa që ata e perceptojnë vetveten si një popull, madje dhe interesat momentale (qoftë ato edhe në perspektivë), i kanë të ngjajshme. Këto interesa, apo tendenca për të vendosur për gjendjen e tyre sociale, ekonomike, politike, janë thellë të ngulitura në qenien e tyre, e cila është kalitur përgjatë një procesi shumëvjeçarë në mënyrë të ngjajshme me njëri-tjetrin. Kështu formësohet një civilizim, kështu formësohet një kulturë, kështu formësohet një komb me veçantit e tij dhe rjedhimisht kështu formësohet edhe nocioni i nacionalizmit.
Pika ekstreme e nacionalizmit shpije te dukuri tjera kryesisht negative per shoqerine e globaliluar, sic eshte racizmi, superkombi, apo superioriteti mbi popujt tjere, por nacionalizmi identifikues, mbrojtes, qe shfaq vyrtite dhe nuk anathemon kombe, kultura apo racat e tjereve, quhet nacionalizem pozitiv. Ne vazhden e ketij mendimi do te theksoj edhe thenien e Kadares sone te madh: "Pa qene nacionalist i mirefillte, nuk mund te jesh as edhe kozmopolit i mirefillte".
Pasi qe nacionalizmi fillet e tij i ka ne tribalizem (27), ashtu si familja qe rrenjet i ka ne fis e fare, grumbullimi i shume fiseve te ngjajshme qe flitnin te njejten gjuhe (kujtojme ketu primordializmin), e formesojne kombin, por ne rastin e shqiptareve ky formesim eshte me specifik dhe ka nje histori pak me te ndryshme se ne rastet e formesimit te kombeve tjera, te cilet per vec gjuhes se formesuar, kane edhe pikenisje apo pikeformime me baze fetare, simbolike, ekonomike, politike, etj.  Te shqiptaret nuk ekziston nje piknisje prej ku fillon formesimi i ketij kombi, shqiptaret jane vazhdimesi kulturore e tre racave, te asaj dinarike, alpike (qe shpesh konsiderohet si pjese e asaj dinarike) dhe mesdhetare, qe kane jetuar dhe levizur perreth gjithe Mesdheut ne tre kontinente, qe nga parahistoria. Keto raca jane pjese perberese e te gjitha kombeve te ketyre kontinenteve, por ne malet e gadishullit ilirik u ruajt vazhdimesia kulturore qe nga formesimi i tyre. Pas ndarjes se vazhdueshme te kulturave/gjuheve, formesoheshin kombe te reja te cilat largoheshin dhe ndryshonin vazhdimisht nga berthama e tyre pellazgjike. Ky proces ka vazhduar pa nderprere dhe akoma vazhdon, nderkohe, pjesa e berthames se pandryshuar te mbetur perreth mesdheut, si pasoj e ekspansinonit te vazhdueshem te kulturave dhe popujve tani me te ndryshem, shkaktoji restrikcionin e vazhdueshem me epiqendren ne malet e gadishullit ilirik.
Gjithe keto pjese fisesh qe kishin mbijetuar pa u asimiluar dhe qe jetonin aq larg njera-tjetres (qe nga "Shtyllat e Herkulit" ne perendim, deri ne Kaukaz ne lindje dhe qe nga deti Baltik ne veri dhe deri ne Egjypt ne jug - 15, 28), me raca te ndryshme, por me nje kulture te ngjajshme, padyshim se ofrimi i tyre shkakton nje ferkim centrifugal nga diversiteti lokal, por edhe nje afrim centripetal drejte njeri-tjetrit nga rreziku i asimilimit dhe shfarrosjes totale ne anen tjeter.
“Nacionalizmi shqiptar” (që në vetvete, nuk është as më shumë e as më pak se vetëdijesim kombëtar), në krahasim me atë të popujve tjerë, për veç se nuk është gllabërues, apo i rezikshëm, ai është aq unik dhe njëkohësisht shumë kontraditkorë, sa që nuk mund të definohet qartë se si etnocentrizmi shqiptar, në vetvete do të thotë multikulturalizëm (globalizëm/khalifat), që reflektohet në të gjitha komponentat e kulturës shoqërore, deri tek feja. Kjo dukuri, padyshim se ka të bëjë me qenien shqiptare, si ekstrakti më i vjetër qe vijne drejperdrejte nga berthama e perbashket e kombeve dhe thellë në nënvetëdijen tonë, të gjithë njerëzimin mund ta perceptojmë si një ‘komb’ i vetëm, apo ‘bashkombas’.
Shqiptari i sotëm, në parim (duke marr parasysh se ai është injorant në relacion me njohjen e vetëvetes, që vijnë si pasoj e rethanave të jashtëzakonshme që ka kaluar kjo pjesë e njerëzimit, që nga krijimi i tij), e percepton çdo gjë shqiptare me skepticizëm e përbuzje, dhe e admiron gjithnjë ‘të huajin’ si qenie e zhvilluar në liri më të madhe në relacion me të dhe më i përparuar se sa ai. Shembull e kemi indeksin e eurocentrizmit apo multikulturalizmit tek shqiptarët, më të skajshëm se vet europianët, apo amerikanët dhe vetekspozimin ndaj interesave të polit lindor gjeostrategjik njëkohësisht.
Të qenurit shqiptar, nuk është vetëm mënyrë e të menduarit, e sjelljes, kulturës, prirjes psiokologjike e sociologjike, por për ti siguruar këto, duhet të lindësh si i tillë, pra, të kesh të regjistuar në ADN të gjithë trashëgimin e vaçant të këtij populli të mbijetuar në rethana të jashtëzakonshme që nga krijimi i njerëzimit. Njerëzit janë kudo të njëjtë, rethanat historike janë ato që i diferencojnë edhe gjenetikisht. Të preukupohesh vetëm me problemet e të tashmes, do të thotë se je duke u rrotulluar vetëm brenda kuadratit të pasojave që ke trashëguar. Pra, njerëzit instiktivisht janë të prirur ti harrojnë shkaqet, por shkenca jo!

___________
Diversiteti ne mendime eshte pasuri, homogjeniteti ne kete rast do te krijonte nje kope, apo turme njerezish servil te njeri-tjetrit dhe ne e dijme se te pakten ne kete pike dallohemi per kryenecesi te theksuar.
Pa marr parasysh pasojat e kesaj vecorije, ne mosfunksionimin e shume sistemeve te importuara, ne duhet te dijme te shfrytezojme kete prirje kulturore per te mire. Cdo shqiptar eshte model per kete diversitet ne mendime, nuk eshte me rendesi se a kane apo jo te drejte ne ate cka mendojne dhe pa marr parasysh nivelin e intelektit te tyre qe e kane shfrytezuar, apo informatave qe posedojne, me rendesi eshte qasja per te kundershtuar, duke e vecuar veten individualisht ne ate cka mendon. Mungesa e njohurive intelektuale nuk ka te bej me kapacitetin. Nderkohe antropologet nga kendveshtrimi i tyre shkencore flasin per kapacitet te theksuar te races shqiptare dhe lloj-lloj "produktesh" qe hasim per cdo dite e qe jane te shquar per injorancen e tyre, nuk duhet te perzihen me kapacitetit e po atyre, qe mund te jete komplet i pashfrytezuar, si pasoj e shume rrethaneve te vecanta qe e kane krijuar si te tille.

__________
Prandaj mos i detyroni shqiptaret te sillen njesoj (komunizmi), sepse beni krim anti-njerezor, ata nuk jane te kalitur per nje sistem te atille, por as mos i ndani ata na klasa, ku morali nuk do te ishte pesha qe do te matej, por paraja (sistemi demokratik).
Prandaj mos prisni qe aty ku ka nje grumbull shqiptaret, qe ato te sillen te gjithe njesoj. Pa marr parasysh natyren e veprimit (sasine e budallallekut, apo sjelljes "se mire"), nje grup shqiptaresh asnjeher nuk do te veproj njesoj, edhe pse njeri prej tyre do te tregohet shume i talentuar, ai budallai do ta kundershtoj me vetebesim te plote, apo e kunderta.
Prandaj mos prisni qe te gjithe shqiptaret te hane torte ne nje menyre te njejte, padyshim se do te kete prej atyre qe do ta prishin "kopen";
Prandaj mos prisni qe ne nje "party" te organizuar nga ju ne nje kafiteri te qytetit, nuk do te kete "party breaker-a", nese keni ftuar nje grumbull shqiptaresh, padyshim se do te kete ekstremitete ne sjellje.
Prandaj mos prisni se te gjithe shqiptaret do te luftojne armiqet ne unitet te plote, padyshim se do te kete tradhetar te medhenj, apo prej atyre qe do te gjejne miliona arsyje tjera per te marr nje qendrim ekstrem, por te ndryshem nga njeri-tjetri.
Prandaj mos prisni se te gjithe shqiptaret do te duan te bashkohen ne nje shtet, padyshim se do te kete prej atyre qe do te krijojne nje ekstremitet tjeter per ta ndjekur...
Shqiptaret jane nje kopje e vogel e kultures boterore ne pergjithesi. Me cdo problem qe do te ballafqohet bota deri ne skajet me te thella te saj, probleme te ngjajshme do te mund t'i gjesh edhe te shqiptaret. Kjo vlene edhe per perparesite. Shqiptari barte me vete ekstremet e te dy aneve te medaljes.

Besir Bajrami
19.2.2014
Basra - Irak

________
Referenca (ne brendesi te lidhjeve te meposhtme, i keni edhe emrat e autoreve):

1. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/305316846182758
2. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=152265138154597&l=53a0cd559a
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=195124187202025&l=5802383c61
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=114605051920606&l=5804042641
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=127310447316733&l=bb02a77da5
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=195124187202025&l=5802383c61
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255175455592&l=e429b9df59
3. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279254672122309&l=97642b4734
4. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/282121355152962
5. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279260385455071&l=5b3ea1da0f
6. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279254522122324&l=4a45adeddf
7. https://www.facebook.com/notes/besir-bajrami/all-in-one/249209335121598
8. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255272122249&l=a6a52ccef8
9. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=139418649439246&l=3bb0952a76
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=110084515705993&l=94dad76c96 (me radhe...)
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=110084515705993&set=a.110082529039525.4389.100001133356751&type=1&comment_id=1434876&offset=0&total_comments=26
10. https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.214339561947154.48697.100001133356751&type=3
11. http://www.youtube.com/playlist?list=PL87BD7CD207E9FF5D (videos)
12. https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.251090514938725.56111.100001133356751&type=3
13. http://www.youtube.com/playlist?list=PL6065AC9B75911C99 (videos)
14. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=376867249027717&l=4f7317278f
15. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=128442420536869&set=a.110082529039525.4389.100001133356751&type=1&comment_id=742970&offset=0&total_comments=19
16. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/265846666796443
17. http://www.uvm.edu/~bsaylor/classics/hdt.2.50.html
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=168285296552581&l=f9efe504bd (+ Robert D'Angely - Enigma, faqe 149-151)
http://books.google.co.uk/books?id=71I9AAAAcAAJ&printsec=frontcover&dq=Die+alten+Pelasger+und+ihren+mysterien&source=bl&ots=VV6iX2JwvI&sig=vk3WoAyKXJJa2vlaW2k26YYJHCQ&hl=sq&ei=wxi_TMOPGIzGswbygsW1DQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&redir_esc=y#v=onepage&q=Die%20alten%20Pelasger%20und%20ihren%20mysterien&f=false
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=166728296708281&l=4caab9b623
http://books.google.com/books?id=Y1cXAAAAYAAJ&printsec=frontcover&dq=Symbolik+und+Mythologie+der+alten+Völker%2C+besonders+der+Griechen&source=bl&ots=tP64RK_p7w&sig=ndLOcVEcTQADkCodcKYrdS4QALc&hl=sq&ei=Acm_TJmJLcGfOoyu2fwL&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CA8Q6AEwAA#v=onepage&q&f=false
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.227738487273928.50700.100001133356751&type=3&l=16a1ad75fe
http://infoarkiva.com/lajme/artikull/iden/1046934133/titulli/Pipa-ne-diksionerin-francez-Mitologjia-shqiptare-me-zana-e-djaj-por-pa-zota
18. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258822121894&l=f8ed2c0b1c
19. http://www.huffingtonpost.com/stephen-schwartz/how-albanias-religious-mix-offers-an-example-for-the-rest-of-the-world_b_2199921.html
20. http://www.balkanweb.com/m/shqiperi/holokausti-kryeministri-kanadez-shqiptaret-i-dhane--bese--hebrejve-88045.html
21. http://www.youtube.com/watch?v=Z1ny8z9YuJs&app=desktop (video)
22. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279259635455146&l=33d7bcf860
23. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258785455231&l=70202c2c0c
24. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375257076918&l=b8aec0dc79
25. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/436019189779189?comment_id=4457219&offset=0&total_comments=8
26. https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/241429945952525
27. http://books.google.co.uk/books?id=B661BPLxImMC&lpg=PA595&ots=-mjOEO6Ejl&pg=PA595#v=onepage&q=O%20ju%20njer%C3%ABz%2C%20v%C3%ABrtet%20Ne%20ju%20krijuam%20juve%20prej%20nj%C3%AB%20mashkulli%20dhe%20nj%C3%AB%20femre%2C&f=false
28. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255272122249&l=a6a52ccef8
29. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=328946973819745&l=0a9563fce8
30. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=372627486118360&l=bdf5330b24

"Sepse Kapitalizmi ju garanton që më të mirët e më të mirëve do bëhen të pasur e të suksesshëm..."


GOLD AG dhe Islami

Një farë këngëtari nga Presheva me emrin Gold AG, që së fundmi shan ateistët, Vaso Pashën e mbron Shefqet Krasniqin, po i thotë vetes musliman.

Injorant, në islamin tënd muzika është e ndaluar!
Imagjino tani sa "haram", është ai rrepi yt amerikan...

Shkroi: Stop Injorancës !

"Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit" Ebu Bekri

Protesta më e madhe pas viteve 90'?!

PD ka organizuar dje protestën më të madhe në këto 23 vite.
(Gazeta Rilindja Demokratike)

"Dështon me sukses skenari ukrahinas në Shqipëri"

Partia Demokratike falenderon 150 mijë qytetarët që iu bashkuan protestës së saj.

Përshëndetje, unë jam Kapitalizmi!

I rrita vajzat tuaja të vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kërkojne para për operacion estetik?
Krijova një industri të pafund për interesat e mia...
E arrita atë që doja, tashmë shumica e vajzave 17-vjeçare nuk jane të kënaquara me pamjen e tyre të jashtme.
Unë jam Kapitalizmi!
Mjafton që një grua të shfletojë vetëm 15 minuta një revistë mode, që të mos e pëlqejë më trupin e saj.
Unë jam Kapitalizmi dhe e kam ndryshuar aq shumë këndvështrimin tuaj saqë historia e jetës së një CEO-je hajdut, mund t'iu duket një “histori suksesi dhe vullneti”.
Unë jam Kapitalizmi dhe s’kam aspak frikë të mundem në një botë ku mesatarja e njerëzve shikon Televizor rreth 5.5 orë në ditë, nuk lexon libra, shkon shumë pak në teatër dhe kinema.
Unë jam Kapitalizmi dhe patjetër që Steve Xhobs ishte dikush shumë i rëndësishëm, në fakt ishte shumë i zoti për të bërë punëtorët me pagë të ulët në vendet e Botës së Tretë, të prodhonin makineri që i nevojiten vetëm 1%-shit.
Patjetër që të gjithë kapitalistët do të flasin si të ishin “shenjtorë”, fiks si Bill Gejtsi, një shenjtor që jeton në një shtëpi 66.000 m2, 150 milion dollarëhe.
Unë jam Kapitalizmi dhe për shkakun tim anembanë gëlojnë kushurinjtë që marrin gjak për sherre trashëgimie.
Ndërkohë që çdo vit vdesin 20 milion fëmijë nga uria, ju derdhni djersë për të shkrirë dhjamërat mbi shiritat e vrapit.
Unë jam Kapitalizmi dhe falë meje në botë ekzistojnë 600 milion obezë dhe 1.4 miliard njerëz të uritur!
Unë jam Kapitalizmi dhe një bujk që prodhon kafe për Starbucks për të blerë një gotë kafe nga aty, duhet të punojë tre ditë!
Unë jam kapitalizmi dhe “ekonomia e tregut të lirë” është gënjeshtra më e madhe në botë.
Unë jam Kapitalizmi dhe 24% e amerikanëve thonë se janë gati të mohojnë familjet e tyre, nëse do t'iu duhej për t’u bërë miliarderë.
Unë jam Kapitalizmi dhë u bëj thirrje grave:
"Ju lutem vraponi për tek Victoria Secret, pa e sjellë ndërmend se jeni kthyer në një objekt, ju garantoj se do të bëheni shumë të lumtura kur të blini 80 dollarë një palë të brendshme sa një pëllëmbë!
Unë jam Kapitalizmi dhe kalova në ekstazë nga kënaqesia kur dëgjova se një fëmijë 15 vjeçar shiti veshkën, për të blerë iPad.
Unë jam Kapitalizmi dhe Madonna vetëm në Londër ka 8 shtëpi, në madhësi për të strehuar 600 të pastrehë.
Unë jam Kapitalizmi dhe ju vdisni për xhevahire, në İndi 1 milion veta i prodhojne ato xhevaire duke marrë 1.2 dollarë në ditë.
E bëra botën të besojë se bjondet janë më të bukura, prandaj në kontinentin e Azisë 300 milion gra përdorin rregullisht shampo zbardhuese.
Unë jam Kapitalizmi dhe 64% e atyre yjeve të Hollivudit, të cilit ju i keni idhuj, janë të varura nga kokaina.
Unë jam Kapitalizmi dhe ndërkohë që 20 milionë fëmijë vdesin nga uria në vit, juve ju vjen turp të vishni të njëjtën këmishë dy herë në javë.
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kuptoheni tashmë që e vetmja perëndi qëadhuroni, jam unë!
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kur myslimanët falen në hotolet me 5 yje, me pamje nga Kabe-ja.
Unë jam Kapitalizmi dhe për cilin Zot e keni fjalën, kur gjithë bota e “feston” festën e Krishterë të Krishtlindjeve, thjesht për të bërë shoping e për t'u argëtuar mes shpenzimesh?
Unë jam Kapitalizmi dhe përsëri ia arrita!
I bëra gratë të besojnë se s’kanë asgjë për të veshur, pavarësisht se i kane dollapet deri në grykë me rroba, lloj e soj.
50% e popullsise së botës, zotëron vetëm 1% të burimeve dhe pasurive.
1% e popullsisë së botës zotëron 50% të burimeve dhe pasurive botërore.
Unë jam Kapitalizmi dhe bankieret janë bijtë e mi.
Edhe diçka të fundit, shtetet ku ju jetoni janë komiteti ekzekutiv i punëve të mia

Sinqerisht, juaji, K A P I T A L I Z M I


Marrë nga faqja Kuriozitete & Enigma
Redaktoi: Stop Injorancës !

Urgjentisht të gjithë qentë e zinj lyeni me ngjyra

Urgjentisht të gjithë qentë e zinj lyeni me ngjyra, pasi sipas Hoxhës së njohur Irfan Salihu, sipas Profetit Muhamed, qentë e zinj janë shejtana që duhen mbytur.

Ja, shikojeni këtë Shejtan në foto, a s'është për t'ia këputur kokën?!
Shkroi: Stop Injorancës !

Deklarata e marrëzisë: http://youtu.be/nUbl6pRCtb0

14 shkurti

14 shkurti është dita kur shumë adoleshentë bëjnë propozimin e parë të tyre. Shumë prej tyre marrin puthjen e parë e të tjerë, atë refuzimin e madh shkatërrues.
14 shkurti është dita kur zakonisht adoleshentët zgjedhin të humbasin virgjërinë.
14 shkurti është dita kur ndahen ato dhurata të përgatitura e mirëmenduara, prej shumë kohësh më parë.
14 shkurti është dita e luleve, jo më kot pikërisht atë ditë trefishohet çmimi i një trëndafili.
Por 14 shkurti gjithashtu është dita kur parukeritë nuk kanë orare të lira, dita kur restorantet janë të gjitha të prenotuara.
14 shkurti është dita më e trishtuar për ata që edhe ky vit i gjeti beqarë. 14 shkurti i vetmisë së madhe...
14 shkurti është dita edhe e atyre njerëz që nuk e kanë mundësinë ta shëtisin dhe argëtojnë partneren e tyre çdo ditë. Dita kur ata sakrifikojnë dhe qoftë për një ditë, i përkushtohen njeriut të tyre të jetës.
14 shkurti është dita e vetme kur dashuria trajtohet si virtyt rural. E megjithatë duken shumë më bukur ata njerëz që festojnë qoftë me një shëtitje nga liqeni, sesa këta tallësit bashkëkohor që si çdo ditë, sot i gjen përsëri të ulur aty tavolina e lotos.
14 shkurti është dita që shqiptarët pas viteve 90' e kanë festuar gjithmonë me të njëjtin intensitet, prandaj edhe të ashtëquajturit muslimanë shqiptarë të sapozgjuarkanë filluar aksionin e gjithanshëm propogandistik kundra kësaj feste që gabimisht ende trajtohet si ritual i krishterë. Por kjo është qesharake po aq sa e rrezikshme, pasi shqiptarët kanë festuar çdo festë bashkë, fetare apo jo fetare qoftë. Sepse ajo që vetëm shqipja sot e shpjegon, fjala "festë", nuk tregon asgjë tjetër që vetë festa është fe (fe+este), sepse feja dikur shërbente për të festuar dhe jo për të ndarë.
14 shkurti është një ditë e dedikuar dashurisë, të dashuruarëve.

Shkroi: Stop Injorancës !


P.s Fotoja vjen nga nxënës të Indisë Hindu, si thirrje për më tepër dashuri.

Prindërit e sotëm dhe prindërit e djeshëm

Më kujtohet sesi kur vinin miq në shtëpi atyre iu gatuheshin gjërat më të mira dhe ne fëmijëve që na lëngonte goja, na ndalohej të silleshin aty vërdallë tryezës, por jo veç kaq.
Nuk na linin as të luanim apo të bënim zhurmë e madje mund të na mbyllnin në një dhomë tjetër duke na injoruar plotësisht.

Ndërsa sot që jam bërë vetë prind, me gjithë respektin ndaj miqve, duket se askush nuk ma tërheq dot vëmendjen më tepër se fëmija im.

Dhe mjafton të shikosh prindërit e sotëm (qoftë edhe në këtë rrjet social) se si i gëzohen ardhjes së një fëmije në jetën e tyre, duke iu përkushtuar në të gjitha format.
Jo rrallë ndodh që njerëzit në moshë të thyer të shohin me habi sesi babai del e shëtit fëmijën, e ushqen dhe e ndërron. Një grua plakë një ditë më thotë "Ah more qyq, ju kanë vënë brirët këto gratë e sotme që ju kanë vajtur 2 dynym vithet".
Sepse i tillë ka qenë mentaliteti, burri nuk duhej ti përkëdhelte fëmijët. Madje një shitëse këtu poshtë punës time më tregonte sesi djali i vogël i afrohej burrit të saj dhe ai i vënë në siklet, e shtynte atë me këmbë. Sigurisht, panorama nuk ka qenë e tillë kudo, por ky mentalitet ka ekzistuar.

Nisur nga konstatimi i mësipërm, besoj se gjenerata e re do të krijojë breza gjithmonë e më të denjë për këtë vend, të edukuar e arsimuar që para të gjithave të vlerësojnë si pasuri njeriun dhe jetën!

Dhe mjafton ti shikosh fëmijët e sotëm sa të dashur e të zgjuar janë, për të ndjerë në vetvete, shpresë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Historia tronditëse e Ilir Kupës, të arratisurit të mbijetuar nga burgjet greke

Më kanë rrahur për orë të tëra, më kanë lidhur me zinxhirë këmbë e duar dhe më linin varur sa më iknin ndjenjat. Më përmendnin me ujë të ftohtë, më kanë goditur edhe në organet gjenitale, aq sa më vjen turp t’i tregoj”.


Kështu e ka nisur rrëfimin e tij Ilir Kupa, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë. Në një intervistë të gjatë dhënë dje për “Gazeta Shqiptare”, 27-vjeçari, i arratisur nga burgjet greke, deklaron se vetëm i vdekur mund të kthehet sërish atje. Në këtë intervistë, Kupa rrëfen planin e arratisjes nga burgu bashkë me shokët e tij, vrasjen e shokëve, fjalët e fundit të Marian Kolës, fshehjen në malet greke, i mbuluar me gjethe të thata, mënyrën si i fut në kufirin shqiptar, ditët e tij të lirisë, momentin e arrestimit nga policia, si dhe apelin që ka për shtetin shqiptar.
Për çfarë akuzoheni në shtetin grek dhe sa ju kanë dënuar atje?
Unë në Greqi akuzohem për grabitje. Në mënyrë të paligjshme jam dënuar me 57 vjet+10 vjet, kur për këtë vepër penale, në bazë të ligjit grek, është 5-6 vjet maksimumi.
Si ju lindi ideja për t’u arratisur, pse vendosët që të rrezikonit jetën duke u arratisur? Sa kohë kishit që e përgatisnit planin e arratisjes? Ideja për t’u arratisur më lindi mua, së bashku me shokët e mi, pasi pamë që na u bë një padrejtësi shumë e madhe ligjore dhe njerëzore. Marian Kola, unë dhe shokët e mi, kishim të paktën dy muaj që flinim me këtë ëndërr, për të shijuar lirinë pranë familjeve tona në Shqipëri. Gjithashtu, ne u arratisëm, sepse mua personalisht gjatë kohës që kam qenë në burg, policia greke padrejtësisht më futi edhe babain në burg, meqenëse babai im ishte gjysmë i paralizuar dhe shumë i sëmurë (mund ta verifikoni, se tashmë ndodhet në Shqipëri). Pas katër muajsh, kur ai mori pafajësinë, me një laps alla të Asfalisë greke, u tha: “Kemi ngatërruar emrin tënd me emrin e babait”. Në mënyrë të padrejtë dhe pasi fitoi pafajësinë, e kthyen në Shqipëri me impuls, ku për 5 vjet të mos shkelë në zonën Shengen. Pasi babai im doli nga burgu, menjëherë në mënyrë krejtësisht të padrejtë futën edhe vëllanë tim të vogël në burg, i quajtur Zyber Kupa. Ai sot pret të dalë në gjyq (Apel) për të marrë pafajësinë, pasi akuzohet për një vepër penale që ai nuk e ka kryer, pasi Zyberi në momentin e ngjarjes, për të cilën akuzohet, ndodhej në vendin e punës me dokumente të rregullta dhe 200 km larg ngjarjes, gjë për të cilën dëshmoi ligjërisht edhe pronari i tij përpara organeve kompetente. Për këtë akuzë të vëllait tim është i njëjti akuzues i vetëm që më akuzoi edhe mua, “policia greke”, Asfalia (i njëjti person, polic grek), i të njëjtit rajon për të tre ne familjarisht. Kjo verifikohet fare lehtë nga drejtësia shqiptare. Pra, është e kuptueshme fare lehtë që ne ishim piketuar për t’u dënuar dhe dëbuar me një plan të mirëkurdisur nga qarqet më ekstremiste antishqiptare që, edhe në këtë moment që po flas, vetëm për shqiptarët kryejnë gjueti shtrigash, duke i vrarë dhe përdhunuar pa iu dridhur dora.
Shteti grek ju akuzon për një grabitje të bujshme në atë vend, si dhe për akuzën e vrasjes. Ju keni marrë pjesë në grabitje dhe si do iu përgjigjeshit këtyre akuzave?
Pikë së pari, për akuzën e vrasjes nuk jam unë autori, gjë e cila vërtetohet edhe nga ekspertiza greke. Ndërsa për akuzën e grabitjes, gjithçka është e lidhur me mbijetesën, pasi forca të shumta speciale (ekzekutore), helikopterë, deri edhe forca të Ushtrisë, na ndiqnin ditë e natë për të na vrarë dhe jo për të na arrestuar dhe fakt për këtë është që shokun tim Marian Kola, qeveria greke e kishte shpallur “armik publik”, domethënë ai njeri që ekzekutonte këtë njeri, merrte shpërblim nga shteti grek. Dhe sa herë që ai është arrestuar, policia greke ka pasur qëllim për ta ekzekutuar, siç ka ndodhur edhe në Virona-Atikis, kur e arrestuan. Policia greke ka vrarë edhe një shqiptar tjetër në këtë operacion, i cili punonte hidraulik, babai i një fëmije, krejtësisht i pafajshëm, pasi e ngatërruan me Marian Kolën. Dhe asnjë polic grek nuk u akuzua për këtë krim, përkundrazi, polici grek që kreu këtë vrasje thërriste në greqisht “To e faga enan”, që do të thotë “E hëngra njërin, e hëngra njërin”, dhe kjo është e regjistruar në kamerat greke (shikohen edhe në internet).
Pas arratisjes u vranë tre nga shokët tuaj, mes të cilëve edhe Marian Kola. Mund të më përshkruani momentin e ekzekutimeve të tyre dhe veçanërisht të Marianit, i cili thuhet se është vrarë në duart tuaja?
Pas arratisjes, në datën 2 korrik të vitit 2013, u ekzekutuan dhe masakruan me mbi 300 plumba në trup (sipas ekspertizës) nga forcat speciale greke dhe Ushtria, shoku im Flamur Sinani, me 300 plumba në trup dhe veçanërisht në kokë, si dhe shoku im tjetër dhe nipi i Flamurit, Ermir Sinani, 27 vjeç. Edhe ky i masakruar nga të njëjtat forca me mbi 300 plumba në trup (sipas ekspertizës). Vrasja e tyre ka ndodhur pa asnjë lloj paralajmërimi. Masakër kjo që as nazistët gjermanë nuk kanë kryer në Luftën e Dytë Botërore. Skena ishte e lemerishme dhe e paimagjinueshme, me këtë lloj kasaphane, që asnjë regjisor i filmave të Hollivudit nuk mund të krijojë e mendojë. Në datën 21 korrik, unë dhe Marian Kola, teksa po tentonim të kalonim në kufirin shqiptar, pikërisht në afërsi të lumit Kalamas, në fshatin Vrasina, në orën 04.10 të mëngjesit kemi rënë në pritë nga forcat komando “E.K.M”. Kemi qenë të rrethuar nga të gjitha anët dhe pa asnjë lloj paralajmërimi. Mbrapa shpine është hapur zjarr nga dhjetëra gryka zjarri në drejtim të shpinave tona. Në këtë moment, fjala e fundit që dëgjova nga shoku im, Marian Kola, ishte: “Ilir, ec se na vranë”. Kemi ecur duke vrapuar afërsisht 10 metra mes breshërisë së plumbave të dhjetëra automatikëve. Në një moment unë jam rrëzuar, me sekonda jam ngritur duke ecur mbas shokut tim Marianit, i cili është rrëzuar më pas nga një plumb që ka marrë pas shpine. Është ngritur përsëri, e kam thirrur katër herë Marianin, i jam afruar një metër dhe të shtënat e qindra plumbave nuk kishin pushim. Në atë moment e pashë që shoku im më shikonte me sytë gjysmë të përlotur, sikur donte të më thoshte diçka, dhe i gjithë trupi i lëshohet duke dhënë shpirt në duart e mia, me plumbin e marrë në krah të majtë, pas shpine, afër zemrës (sipas ekspertizës).
Si arritët t’u shpëtonit plumbave të policisë greke, duke qenë se ju ishit në të njëjtin vend me Marianin? Ku u fshehët? 
Edhe sot e kësaj dite, nuk e di se si jam gjallë nga e gjithë ajo breshëri plumbash. Një Zot i madh e di se si kam shpëtuar; edhe Mariani, nga gjithë ata plumba ka marrë vetëm një pas shpine. Në momentin e ngjarjes, pasi shoku im ndërroi jetë, jam zhytur në lumë, kam ecur 300-400 metra drejt lumit dhe më pas kam ndaluar, pasi isha i terrorizuar nga humbja e shokut tim. Kam hequr çantën nga trupi, antiplumbin që u kishim marrë policëve grekë, kam qëndruar rreth pesë minuta për të ardhur në vete dhe më pas kam vënë re se forcat speciale po afroheshin drejt meje duke qëlluar. Atëherë kam marrë drejtimin e maleve, nga ora 04.20 deri në orën 06:00 të mëngjesit, kur zbardhi drita. Në këtë kohë u ngritën 3-4 helikopterë të forcave speciale, ku nga këta dallohej një helikopter që ishte vetëm me snajpera. Gjatë gjithë këtij operacioni, gjatë ditës deri në orën 22:00 kam qenë i mbuluar me degë të prera e gjethe të thara, sepse në terren u shtuan dhe dhjetëra forca policore këmbësore, të shoqëruar edhe me shumë qen. Kur u errësua, në orën 22:00, kam filluar të lëviz me shumë kujdes, pasi isha në ndjekje edhe nga shumë forca speciale me kamera termike. Kështu kam arritur të fshihem ditën e parë.
Sa kohë ke qëndruar në male para se të futeshe në Shqipëri?
Pas vrasjes së shokut tim Marian Kola, unë kam qëndruar në tokën greke në pritje për të ardhur në Shqipëri, deri më datë 27 korrik 2013, ndërsa më datë 28 korrik të vitit 2013, në mëngjes, unë kam hyrë në tokën shqiptare në Sarandë.
Shteti grek të konsideron si një nga kriminelët më të rrezikshëm. Por, në fakt kush është Ilir Kupa? Mund të na tregosh shkurtimisht për jetën tënde?
Ilir Kupa është një shqiptar si gjithë të tjerët, që së bashku me familjen e tij që në moshën 12-vjeçare emigroi në shtetin fqinj Greqi, për një jetë më të mirë, pas gjithë diktaturës që kaloi shteti shqiptar. Nga mosha 12 vjeç deri në moshën 15-vjeçare, duke parë se familja ime kishte nevojë për të ardhura, se në fund të fundit ne për ato lekë shkuam në Greqi, sepse edhe mundësitë e shkollimit, jo vetëm për mua, po për gjithë shqiptarët nuk ishin të tilla që ne të mund të kishim mundësi shkollimi (jo se na mungonte angazhimi dhe përkujdesja e familjes).Prandaj, u detyrova që në këtë moshë të bëja punë nga më të vështirat, si në ndërtim, ose punë të ndryshme krahu. Punën unë dhe familja ime nuk e quanim turp, por nder. Ndërsa, për atë që Greqia mua më quan kriminel, dua të theksoj që njeriu asnjëherë nuk lind kriminel, por ai rritet dhe edukohet në familje, në rrethin e tij shoqëror. Unë deri në momentet që shkova dhe jetova në Greqi kam punuar me nder dhe respekt, edhe për vetë faktin se prejardhja ime familjare përbëhej nga njerëz shumë punëtorë, të ndershëm dhe të respektuar, mbi të gjitha. As unë e as shumë shqiptarë të tjerë që qarqe të caktuara në Greqi na quajnë kriminelë, nuk jemi të tillë. Gabime edhe kemi bërë, por vlera e një shoqërie të civilizuar është që këta njerëz të rehabilitohen e të bëhen të vlefshëm për shoqërinë, aq më shumë në një vend demokratik, me një kulturë demokratike mbi 2000-vjeçare. Unë jam martuar që në moshën 20-vjeçare. Kam pasur një ëndërr për boksin, e cila ishte një ëndërr shumë e madhe, të cilën e ndoqa mbi 3-4 vjet radhazi me shumë pasion, pasi ëndërroja që të bëhesha një kampion i suksesshëm. Kam qenë në Kategorinë A, ku kam arritur rezultate shumë të mira për moshën që unë përfaqësoja, gjë që e vërteton edhe marrja e shumë diplomave dhe kupave për këtë lloj aktiviteti, si dhe shumë medalje. Në një moment, nevoja për më shumë të ardhura në familja bëri që unë në vitin 2006, ta braktis sportin. Jeta ime nuk ka qenë shumë e lehtë. Unë larg familjes kam qëndruar me të vetmen ëndërr dhe dëshirë, që, shumë shpejt të bashkohesha me ta dhe të filloja një jetë të re, normale, si çdo familje tjetër, dhe akoma shpresoj dhe e pres me padurim që të ndodhë kjo gjë. Pasi ëndrra ime është që fëmijët e mi të shkollohen dhe të edukohen me vlerat e një shoqërie të civilizuar demokratike, si e vetmja mënyrë që edhe atyre, kur të rriten, të mos iu ndodhin gjëra të paparashikuara në jetë, por t’i bëjnë ballë jetës me kulturë dhe dinjitet njerëzor dhe shoqëror.
Ilir, të vjen keq që nuk ke arritur të qëndrosh pranë fëmijëve teksa ata rriten? Cila është periudha më e gjatë që ke qëndruar larg familjes tënde?
Po, më vjen keq, madje shumë. Detyra e një prindi është që ai të rrisë dhe të shijojë kohën me fëmijët e tij, aq më shumë që unë gjithë jetën kam ëndërruar që të kem një grua, një nënë të mirë, që të më rrisë dhe të më edukojë fëmijët, për të cilët të krenohem. Aq më shumë unë, që nuk kam arritur t’i shijoj këta fëmijë në një moshë që ata kishin nevojë më shumë për përkujdesjen atërore. Po të mos ishte krijimi i familjes që unë me sa më shumë dinjitet t’i shërbeja shoqërisë, unë sot në mundësinë më të madhe do të isha i vrarë si shokët e mi, Flamur dhe Ermir Sinani, dhe Marian Kola. Periudha më e gjatë që kam qëndruar më larg familjes sime, ka qenë 3-4 vjet.
Të kthehemi tek dita kur hyre në Shqipëri; si munde të futeshe pa të vënë re askush?
Përkujdesja ime maksimale ka bërë që unë t’i shpëtoja ruajtjes së kufirit nga forcat speciale greke, të pajisura me mjetet më të sofistikuara të zbulimit.
Natën e arrestimit, me kë ishe në makinë? Është e vërtetë se ke qenë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është konsideruar edhe si person i rrezikshëm?
Unë Ilir Kupa, deklaroj nën përgjegjësinë time se njëri prej personave që ishte në makinë atë natë, ishte njeri shumë i rregullt me ligjet e shtetit shqiptar, aspak i rrezikshëm. Ndërsa me personin tjetër nuk kam njohje të madhe që të them shkallën e rrezikshmërisë së tij; unë nuk e besoj, se nuk kam dijeni.
A është e vërtetë se ke deklaruar që ke marrë pjesë në grabitjen e një qendre tregtare? Ke qenë apo jo babagjysh?
Edhe njëherë deklaroj në mënyrë publike, si dhe nën përgjegjësinë time ligjore, se nuk kam deklaruar ose nënshkruar në asnjë dokument, i cili të më akuzojë për këtë lloj akuze. Unë jam shumë i indinjuar për këtë, pasi në Shqipëri nuk kam asnjë vepër penale përveç dy armëmbajtje pa leje, një armë që ia kam marrë policit grek dhe një tjetër “Beretë”, të cilën ma ka dhënë shoku im, për të vetmen arsye që të vetëmbrohesha nga Interpoli grek, sepse isha shumë i sigurt se do më qëllonin në mënyrë të pabesë si shokët e mi. Për këtë ka edhe fakte, se ato armë asnjëherë nuk janë përdorur në Shqipëri gjatë kohës që unë kam qëndruar për një periudhë 6-mujore, as edhe në momentin gjatë arrestimit nga policia shqiptare. Nuk kam qenë asnjëherë babagjysh i vjedhjes së qendrës tregtare.
Të kthehemi tek policia greke; mund të më tregosh se si i torturon ajo shqiptarët?
Fillimisht dua të them se Greqia, si një shtet europian, me kulturë 2000-vjeçare, qëndron larg standardeve evropiane dhe konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas Komitetit të Helsinkit, nënshkruese në të cilin ajo është nga të parat. Aktualisht në atë shtet mbizotëron, gati për të gjithë emigrantët dhe sidomos në mënyrë të veçantë për emigrantët shqiptarë. Ka trajtime, përndjekje, poshtërime, masakrime jashtë çdo imagjinate njerëzore. Këto, unë dhe shumë shqiptarë të tjerë i kemi parë dhe i kemi vuajtur në kurriz për gati 23 vjet. Konkretisht, po flas vetëm për një rast që e kam jetuar personalisht. Në moshën 13-vjeçare, në vitin 1999, gjatë një aksioni, si në qytetin e skllevërve të shek.18-19, të ndërmarrë nga policia greke kundër shqiptarëve, mua personalisht, pasi më vendosën prangat, filluan të më godasin nga më të ndryshmet, në të gjitha pjesët e trupit, me shkopinj gome, shpulla, shkelma, sharje nga nënat, deri edhe sharjen e shtetit shqiptar. E gjitha kjo, vetëm se nuk kisha dokumentet e mjaftueshme. Kjo është diçka e vogël, që besoj se e ka jetuar çdo shqiptar në Greqi që ka qenë dhe është emigrant.
Mund të më tregosh disa nga torturat që policia greke të ka bërë gjatë kohës që ke qenë në burg?
Mua personalisht, Ilir Kupës, policia greke më ka bërë tortura nga më çnjerëzoret, sa edhe imagjinata njerëzore nuk mund t’i imagjinojë. Fillimisht po tregoj një rast të thjeshtë. Në rajonin Tmima-Vopio-Anatoliku-Atikis në Nea-Ionias, mua personalisht më kanë vendosur prangat mbrapa. Forcat speciale më kanë tërhequr zvarrë. Më pas, në një dhomë më kanë lidhur njërën dorë në hekura varur. Nuk kisha mundësi të ulesha; goditesha, barbarisht në të gjitha pjesët e trupit me shkopinj gome dhe shkop druri, shkelma, grushte, pështyma, sharje nga atdheu, familja ime. Kam qëndruar mbi 7 ditë i lidhur me pranga në këmbë, pa u shtrirë ose ulur. Mbas 20-30 orëve i lidhur, trupi im këputej dhe varej dhe në këtë moment, policët grekë më hidhnin ujë të ftohtë. Kjo ka vazhduar 7 ditë rresht. Në çdo ndërrim turni, policët grekë kishin urdhër që ne të rriheshim barbarisht. Më pas vazhdonte sharja edhe me shokët e mi; duke na zhveshur lakuriq dhe duke na goditur në organet gjenitale, na hidhnin përsëri ujë të ftohtë. Kjo ishte një torturë shumë e thjeshtë, se kishte tortura shumë të rënda, të cilat më vjen frikë dhe turp që t’i zë në gojë. Torturat në qelitë greke për mua dhe shokët e tjerë ishin të njëjta si ato të Guantanamos, në mos edhe më të rënda. Ndërsa, për disa shqiptarë të tjerë ka edhe tortura më të forta, deri edhe tek përdorimi i rrymës elektrike. Pas arratisjes së 22 marsit të vitit 2013, në të gjitha burgjet greke, policia dhe forca të trajnuara për tortura të specifikuara, fillonin me masakrimin dhe thyerjen e kyçeve të këmbës, duarve, klavikulës, gishtërinjve të duarve dhe këmbëve. Kjo është më shumë e theksuar në burguan e Trikalasë (ata që nuk u arratisën). Por, shqiptarët keqtrajtohen mbi të gjitha edhe për faktin se janë myslimanë. Kur na rrihnin, na thoshin dhe thonë akoma, “Do t’ju bëjmë mish për derra”.
Cila është e vërteta e arrestimit të vëllait tuaj?
E vërteta e vëllait tim të quajtur Zyber Kupa, pikë për pikë është kështu: Në vitin 2009, muaji tetor, në vendin e quajtur Kalkidha, ka ndodhur një vepër penale. Në vitin 2011, pas dy vitesh, policia greke më arrestoi vëllain, sepse policia greke e të njëjtit rajon që më kishte arrestuar edhe mua, thoshin, pas dy vitesh që kishte ndodhur ngjarja, se i kishin dhënë foton e vëllait tim të dëmtuarit dhe ai kishte pretenduar se autori i ngjante me vëllain tim. Deklaratat e tij në fillim ishin krejtësisht të kundërta, gjë që mund të vërtetohet nëse shihen deklaratat e tij. Pas 6 muajsh burg, vëllai im doli në gjykatë në vitin 2012, pasi ishte lënë i lirë për një periudhë njëvjeçare. Në gjykatë u paraqitën shumë dokumente, deklarata dhe fakte që vërtetuan pafajësinë e tij, siç ishin edhe vetë deklaratat e pronarit të tij. Edhe prokurori ishte i të njëjtit mendim, se vëllai im ishte i pafajshëm. Kur të gjithë ne prisnim lirimin e tij të menjëhershëm, një gjykatës hidhet dhe thotë: “Çështjen tënde shumë shpejt do e zgjidhim në Apel, prandaj mos u mërzit”. Vëllai im, theksoj se është dënuar padrejtësisht, me të vetmen arsye se ishte vëllai i Ilir Kupës. Ai nuk ka bërë asnjëherë asnjë gabim, por ka qenë shumë korrekt me ligjet e shtetit grek. Kërkojmë nga drejtësia shqiptare që ta verifikojë këtë çështje. Si rasti i vëllait tim të dënuar padrejtësisht në burgjet greke mund të jenë të dënuar mbi 60 për qind e të burgosurve shqiptarë.
Pasi u fute në Shqipëri, sa kohë kishe që jetoje në Tiranë? Gjatë kësaj kohe, nuk mendove që të largoheshe jashtë Shqipërisë?
Unë në Tiranë kam qëndruar për një periudhë shumë të gjatë, rreth 2-3 muaj. Por, asnjëherë nuk më ka shkuar ndër mend që të shkoja në një vend tjetër, pasi të gjitha sakrificat e emigrimit tim në shtetin grek ishin me të vetmin synim dhe qëllim, që unë të krijoja një shumë minimale financash që të krijoja familje, ashtu siç e krijova, dhe më pas të vija dhe të punoja në vendin tim, Shqipërinë, pasi unë këtu kam lindur dhe këtu do vdes. Unë kam qenë gjithmonë një njeri që nuk kam pasur frikë që të gjykohem nga drejtësia, e aq më shumë nga drejtësia greke, e cila punon me dy standarde, duke i paragjykuar shqiptarët dhe jo sikur të ishin njerëz që bëjnë pjesë në Evropën demokratike, por sikur të ishin kafshë. Unë dua të gjykohem nga një drejtësi me parime dhe qëllime të drejta, sidomos nga ajo shqiptare.
Ilir, si ishin ditët e tua të lirisë? A kishe frikë ditët që jetove në Tiranë, apo ishe i lumtur që ishe pranë familjes tënde?
Ditët e lirisë nuk ishin ditë lirie për mua, pasi me vete mbaja në kurriz një barrë shumë të rëndë, akuza të padrejta, nga një shtet që shqiptarët e mua personalisht na shikonin si njerëz që vetëm duhen vrarë dhe jo duhen gjykuar e dënuar mbi bazën e ligjeve. Unë nuk kisha ditë lirie në Shqipëri, pasi në ndërgjegjen time si shqiptar më ka lënë gjurmë në memorie një përgjegjësi: si nuk bëra më shumë, që të shpëtoja shokët e mi të vrarë, të masakruar e të hequr zvarrë barbarisht nga policia greke, për t’i kthyer ata në Shqipëri, për të shkuar pranë familjeve të tyre, dëshirë dhe fjalë që ua prenë në buzë të automatikëve dhe qindra mijë fishekë të derdhur mbi trupat e tyre mbrapa shpine. Unë i lirë ndihesha në Shqipëri vetëm me të vetmen bindje, se, sido që të vinte puna për gabimet e mia, do dënohesha nga njerëzit e një gjaku. Unë i lirë ndihesha në Shqipëri, se në fund të fundit thithja ajrin e vendit tim, që më lindi dhe më rriti, dhe nuk thithja ajrin e një shteti, i cili më shumë ka tymin e grykave të zjarrit, sesa oksigjen për të jetuar njeriu.
Ilir, cili është apeli që ke për shtetin shqiptar?
Apeli im për shtetin shqiptar, por jo vetëm i imi, por edhe i qindra-mijëra shqiptarëve të tjerë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek, është që të interesohet shumë më shumë për të drejtat dhe liritë e bashkëkombësve të vet të cilët jetojnë në Greqi, e jo të bëjë pazar në kurriz të tyre, siç është edhe rasti im aktualisht, ku jashtë çdo ligji dhe norme e konvente ndërkombëtare për ekstradimin me Greqinë, disa qeveritarë të lartë, po bëjnë pazare për të më ekstraduar në Greqi, në kundërshtim me ligjet (nuk dihet shuma, se do i paguajë Greqia). Unë Ilir Kupa, i them “Stop” kësaj masakrade të kurdisur me kujdes në zyrat më antishqiptare në Athinë e në pritje për t’u zbatuar nga disa punonjës të Ministrisë së Brendshme, që çdo gjë mund të jenë, vetëm shqiptarë nuk janë, të cilët, në qoftë se ndërmarrin një veprim të tillë, shumë shpejt do përballen me ligjin. Dhe apeli im më kryesor për shtetin shqiptar është që, në mënyrë të menjëhershme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe veçanërisht Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të ngrenë një grup ekspertësh dhe të studiojnë me themel çështjen time dhe shokëve të mi, të vrarë e masakruar pabesisht nga bandat e posaçme të policisë greke, që janë ngritur posaçërisht, me të vetmin synim, që të eliminojnë shqiptarët fizikisht. Ky grup pune duhet të hapë të gjitha dosjet që ndodhen në Greqi dhe Shqipëri dhe të më bëhet një hetim i drejtë dhe i pavarur, për gabimet dhe fajet që unë kam bërë, dhe mbi bazën e tyre të më bëhet një rigjykim i drejtë, sipas ligjeve dhe konventave kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Theksoj dhe e kërkoj këtë gjë, sepse nuk është vetëm rast i imi dhe i shokëve të mi të vrarë, por edhe problemi se policia greke vitet e fundit ka vrarë dhe masakruar shumë shqiptarë pa arsye, ashtu siç ishte edhe në fund vrasja e 2 vëllezërve shqiptarë, pa arsye, nga zona e Korçës. Shteti shqiptar, ka ardhur koha që me një politikë dhe strategji të mirëmenduar duhet t’i thotë “Ndal” njëherë e mirë kësaj masakrade të grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm, që punojnë dhe jetojnë me nder dhe dinjitet në Greqi, por se vriten se janë shqiptarë. Unë i vdekur shkoj në Greqi! Më mirë vdes këtu në Shqipëri, se të shkoj dhe të masakrohem në Greqi! Apel u bëj të reagojnë, edhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe, veçanërisht, Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Balkanweb