Monday, March 26, 2012

Ku e ka zanafillën tradhëtia ndaj gjuhës shqipe?

Gjuhësia shqiptare mbrojti dhe po mbron edhe sot verbërisht Gustav Majerin...                                                                                                                                              
Madje Çabej "Hyrje në historinë e Gjuhës Shqipe", f. 152-153 përmend edhe "pëllëmbën ndër sy" që Tagvliani i jep G. Mayerit, duke i thënë se fjalori i tij nuk ka lidhje me gjuhën shqipe, por Çabej po aty këmbëngul se "nuk hiqen me një fjalë goje këto fjalë të huaja nga shqipja!!!!
Jo vetem kaq, por Çabej është i ndërgjegjshëm, kur po aty përmend arritjen e G. Mayerit se "ne flasim një dialekt të ilirishtes dhe i mbajmë këto troje, të paktën që prej shek. të X të e.s.

Por cila është kjo arritje gjuhësorë e Majerit  që librin e tij ia kushton serbit Miklosich edhe që nuk e njeh gjuhen shqipe? Le të gjykojmë arritjet e Mayerit që dija shqiptare i thur kaq lavde...

Arritjet e Majerit janë këto :

Fjalori i tij përmban 5140 fjalë ‘’shqipe’’, nga këto 1420 ai i nxjerr me prejardhje latine, 540 i nxjerr me prejardhje sllave, 1180 me prejardhje turke, 730 të padepërtueshme (edhe për këtë e ka fajin mospermbledhja akoma  e gjuhëve të tjera në Europë, ku ai shpreson në të ardhmen të depërtohen si fjalë të huaja e të zvogëlohet edhe më tej ky numër, që si e si, vetëm fjalë shqipe të mos jenë. Kaq urrejtje për gjuhën shqipe nuk kanë shprehur edhe më antishqiptarët e deklaruar publikisht...Për 400 fjalë Majer thotë se ‘’pak a shumë’’ i njeh si trashëgimi e lashtë indoevropiane, por nëpërmjet paralelizmave sllave turke etj. Me pak fjalë,  G. Majer, që pranon që nuk e njeh gjuhën shqipe edhe çuditërisht bën fjalorin etimologjik të saj, na thote: "Në 5 fjalë të shqipes , 4 janë të huaja dhe njëra mbetet shqipe.
Çmendurinë e G. Majerit e goditën dijetarët arbëresh dhe arvanitë, por këtu po kujtojmë C. Tagliavinin, i cili e injoroi krejt punën e Majerit, si një vepër me fjalë të huaja që përdoren ndër arvanitët, arbëreshët, arrnautët e gjetkë, por nuk kanë asnjë lidhje me trungun e gjuhës shqipe. - shih Çabej ’’Hyrje në  Historinë e gjuhës shqipe’’ f 152-153 dhe po aty pak më poshtë ndërhyn E. Çabej, ku i pranon si fjalë shqipe fjalët e huaja që Majeri, pa e njohur shqipen, ia ngjit asaj : ‘’Elementi i huaj që Majer nxorri në pah nuk mundet të hiqet me një fjalë goje ‘’ !!!
Veshpërkëdheluri i dijes shqiptare,  G. Majer, në kundërshtim me armatën: "Hahn, Camarda, Stier, Falmerayer, Bopp, Pott, Schleicheri, Xylander, Kupitori, Thomopulos, Krispin si dhe rilindasit shqiptarë, deri tek profesori i Historisë në Universitetin Columbia, SHBA-së Stavri Skendon, Kondën, Pilikën etj, na thotë se gjuha shqipe është një gjuhë shumëngjyrëshe edhe nuk ka lidhje me gjuhën e autoktonëve.
Që ti thuren kaq lavde këtij mashtruesi  që na do ardhacakë dhe të mohohet Armata e mësipërme duke iu shpallur luftë të hapur Rilindasve Shqiptare, nga kryeqendra  e dijes shqiptare në Tiranë, duke i quajtur  ata gënjeshtarë apo edhe ëndërrimtarë me sy hapur, do të thotë se dija  shqiptare është në krizë indentiteti dhe këtu kërkohet ndërhyrja e inteligjencës shqiptare, për ta çuar nderin e shqipes në vendin e vet. Pasi sot dija shqiptare, në vija të trasha, mbron të njejtën çështje me akademiket sllavë dhe nga ana tjetër e ka zhytur vendin në injorancë, duke e ushqyer me opiumin e thyerjes së ndërgjegjies kombëtare, që rilindasit brumosën.Pasojat janë shkatërrimtare, asimiluese madje edhe më katastrofike se gjenoncidet kundra çamëve e kosovarëve, pasi me thyerjen e krenarisë kombëtare, arvanitët e çamët ortodoks po asimilohen me ritme të shpejta shkatërrimtare, ndërsa shqiptarët ortodoksë në Shqiperi e ndjejnë veten grekë, sepse dija shqiptare nuk i mesoi të vërtetën, që ‘’Feja ortodokse i mësoj gjuhën, nën krenarinë e lavdisë së lashtë greke’’.  Me veprën e tij Majer iu vuri vulën ardhacakë, shqipfolësve, duke i bërë të ndjehen të dobët para presionit të dëbimit me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe duke i hapur kështu rrugë, nënshtrimit. Pikërisht këtë po kërkojnë të bëjnë edhe sot Akademikët sllavë e ardhacakë në Maqedoninë  iliro-pellazge. Ndaj këtu duhet të qëndrojmë dhe të rishikojmë veprën e Majerit, nëse ajo, ka apo jo bazë shkencore. Për këtë po marrim për shqyrtim 60 fjaë në 14 faqet e para të fjalorit te tij, për ti krahasuar me gjuhën shqipe.                                                                                                                                                                    

A i njihni ju si shqip, këto fjalë të G. Majerit?

"Abat,abaci, abdest,abdhele, abisonj, abolla, abonsina,acik, addunar, aformi, aftapodh, agapis, ahci, ajan, ajazem, ajodhime, akatastasi, aksafana, aksi, aksua, alabaster, alun, alaka, alem, alemistra, aleshtis, alimonore, alipsan, alsive, allanor, alltebash, ambnis, anak, anamesa,aname, anangas, andikos, andis, angalias, angonje, angosinj, angure, agjin, agjinidhe, agjister, anthine, apalto, apanses, apikas, apodhure, apofasi, apomoni, apostull, apoth, apsith, apul, arallek, arcere, arenc, argali, argat."               

Shkroi: Altin Kocaqi

Borxhi publik në Shqipëri

Çdo shqiptar duhet të paguajë 2500$ për të shlyer borxhin publik!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=412653768761636&set=a.222036807823334.75632.220909724602709&type=1&ref=nf
Do ta paguajmë ne, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve...derisa të dorëzohemi pa kushte në skllavëri.

P.s Të gjitha shtetet në borxhe. Ndaj kujt? Kush pasurohet kur shtetet nënshtrohen një e nga një?

Edhe pas 20 vitesh përsëri brohorasim "LIRI DEMOKRACI"



Si shpjegohet që në festën e fitores së parë të Partisë Demokratike, 20 vjet më parë, mbështetësit merren ende me autobusë, kush me hir e kush me pahir?

Si shpjegohet që për 20 vite, një e ashtëquajtur Parti Demokratike, nuk prodhoi dot një lider tjetër me demokracinë e saj, përveç Berishës?

Si shpjegohet që në festën e Partisë Demokratike refuzojnë të bëhen pjesë, pikërisht bërthama e kësaj partie?

Si shpjegohet që ende pas 20 vitesh, populli thërret ende "Liri Demokraci"?

Si shpjegohet që dje në emisionin Opinion në Tv Klan HD, tema ishte "Sali Berisha" dhe i ftuar të fliste për atë temë, ishte pikërisht Z. Berisha?

Lista e ish- personaliteteve të PD-së, që refuzojnë të dalin krah Berishës

Aleksandër Meksi, kryeministër
Bashkim Kopliku, zëvendëskryeministër
Dylber Vrioni, zëvendëskryeministër
Dashamir Shehi, zëvendëskryeministër
Gazmend Oketa, zëvendëskryeministër
Rexhep Uka, zëvendëskryeministër
Alfred Serreqi, ministër i Jashtëm
50 ish- deputetë të PD
15 ish- ministra.Funksionarë të tjerë të lartë të PD-së, të lënë në harresë

Shkroi: Stop Injorancës

Shqiptari - Politikani më i mirë i politikës së jashtme



Ilir Metës i akordohet çmimi “Personaliteti më Pozitiv i Politikës së Jashtme”

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është vlerësuar me çmimin “Personaliteti më Pozitiv për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010”, nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubljanë. Gjatë ceremonisë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Institutit IFIMES në Ljubljanë, çmimi iu dorëzuar Stjepan Mesiç, ish-president i Kroacisë, njëkohësisht President nderi i IFIMES.

Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010, në kohën kur ishte zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm, për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Instituti vlerësoi vizionin e Metës në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur, më pozitiv dhe më të integruar. Për akordimin e këtij çmim rol deçiziv ka luajtur vizita e Metësn në Serbi, që ishte e para e një niveli të lartë.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Po ta mendosh thellë-thellë, i vetëquajturi kristali, i vetëquajturi Luani, i etiketuari Ilir Floriri, ka bërë realisht atë që asnjë Ministër i Jashtëm nuk e ka bërë dhe nuk do ta bënte kurrë.

Ju kujtohet kur më 12 mars 2010-ë vizitoi Beogradin, Preshevën dhe Bujanocin (duke harruar Medvegjën kreshnike) fill pasi dëgjoi shqetësimet e mëdha të shqiptarëve atje, doli e deklaroi publikisht me heroizëm se në Shqipëri, ekziston minoriteti serb?
Deklarata e tij u pasua me hapjen e 2 shkollave serbe, një në Shkodër dhe një në Fier.
Cili është ai Ministër i Jashtëm në Ballkan që ka krijuar nga hiçi duke dalë mbi historianët, një minoritet?

Në raport me E. Haxhinaston që nuk i duronte dot pordhët e tyre, Z. Meta mesa duket nuk është ankuar fare.

Nuk është e rastësishme që I. Meta dekorohet për politikën e jashtme, por për ti thënë të bardhës të bardhë e të zezës të zezë, konkurenca ka qenë shumë shumë e fortë.
U bënë dekada që gjithë politikanët tanë luajnë fort vetëm politikën e jashtme (pa i dalë koha të merren me politikën tonë të brendshme) dhe fitorja e Metës, duhet duartrokitur... 

Shkroi: Stop Injorancës

Kisha holandeze kastroi të rinjtë homoseksualë

Deputetët holandezë kanë bërë thirrje për të nisur një hetim në lidhje me dyshimet se rreth 10 të rinj holandezë u kastruan në vitet ’50 nga kisha katolike holandeze, për të hequr prej tyre homoseksualitetin.

Qeveria është nën presion për të provuar atë që disa thonë se është një skandal i mbuluar, ku djemve u hiqeshin testikujt nga klerikët.



Deputetët e kanë ngritur këtë çështje pasi një gazetë holandeze zbuloi detajet e ndëshkimeve, të cilat nuk u shfaqën askund në hetimin zyrtar që u bë për abuzimet seksuale brenda kishës.

Gazeta ka identifikuar së paku një person, të quajtur Henk Heithuis, që ishte kastruar kur ishte ende i mitur. Mendohet se të paktën dhjetë djem janë kastruar.

* Historianët theksojnë se qindra djem i janë nënshtruar kastrimit.
* Henku shprehet se është kastruar, fill pas ka raportuar abuzimet prej priftërinjve
* Qeveria Hollandeze ka deklaruar hapjen e hetimeve ndaj kishës holandeze.


Burimi: http://www.dailymail.co.uk/news/article-2117574/Dutch-Catholic-Church-castrated-10-boys-1950s-effort-purge-homosexuality.html?ito=feeds-newsxml

Termi Komb dhe Kombet

Kombësia është një ndër kategoritë kryesore mbi të cilat është organizuar bota jonë sot.

Fjala "Nation", që nënkupton sot "Kombësinë" ka ardhur prej fjalës latine "Natio". Hera e parë kur përdoret ky term është në Bolonjë në shekullin e XIII-të të mesjetës dhe nënkuptonte thjeshtë Universitetet, duke u përdorur për njerëzit që i përkisnin të njëjtit Universitet.

Nga ana tjetër, vetë fjala "latine" ka lindur për herë të parë në shek. e XIII-të.

Koncepti "Nation", si "Identitet Kombëtar" ka lindur vetëm gjatë revolucionit francez të 1789-ës.

E keni hasur besoj edhe prej shumë autorëve të ndryshëm që në vëllimet e tyre shkruajnë fjali të tipit: "sipas autorit francez të shek. të XII-të..." në një kohë kur vetë francezët nuk njihnin kombësinë, kur francezët nuk flisnin frengjisht dhe kur emri Francë nuk kishte lindur akoma...

Si shpjegohet atëherë, në një botë ku ende nuk kishte lindur koncepti i kombit, pra prej vitit 1789 e poshtë, historia na i trajton ngjarjet historike, perandoritë, perandorët, figurat e ndryshme historike si pronësi të disa kombeve të caktuara (greke, romake, osmane etj, etj)?

Nga ana tjetër, historia trajton shtetet ilire, apo Mbretin e parë të Arbrit dhe të Epirit, në një kohë kur vetë europianët nuk kishin ende sensin e kombësisë.

Sunday, March 25, 2012

Ciniku më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë, është REALITETI.

Realiteti nuk e humb kurrë rastin të të dekonspirojë edhe përballë disa gënjeshtrave të bardha.

Kur ti krenohesh me arritjet e tua, ai të buzëqesh lehtë tek veshi. Një buzëqeshje që tërbon djallin...
Kur ti shpërndan komplimenta pa doganë, ai si shpërblim në ditët e tua të dobësisë, të godet me çok kokës, si një çmim i taksës së hipokrizisë.
Eshtë po ai që na përplas në fytyrë të vërtetat e hidhura, pikërisht kur kemi nevojë të dëshpëruar të përkëdhelemi mes gënjeshtrash simpatike.
Realiteti nuk është i mysët, por as i lugët. Ai është një pasqyrë e pafytyrë, që s'të ndryshon as emër, as ngjyrë. Të lë kohë të flesh sa të duash, ditën edhe natën, por në fund ti llogarit si ditë të jetuara. Orët e tij më të arta dhe të hareshme janë kur krahason veten me realitetin që krijon çdokush prej nesh. Sa më pak të përputhen këto realitete, aq më tepër realiteti gajaset.

Realiteti është ai që nuk ndjen kurrë mëshirë për ne dhe gjithë kërshëri ndërzen turma histerike të hidhen kundra nesh, për disa detaje të pafajshme të së shkuarës.
E në këtë valle ku realiteti i pari tund shaminë, të kapur përdore, të gjithë dredhojmë, kush e kush të vallëzojë më bukur...

Realitet, o cinik, të kam shok, më ke armik.

Shkroi: Stop Injorancës

Wednesday, March 21, 2012

Etimologjia e fjalës "Nder"

Fjala "NDER", kjo fjalë kaq e lavdishme dhe fisnike që:

- latinisht bën "honrare",
- frengjisht "honneur",
- anglisht "honor",
- italisht "onorare",
- spanjisht "honrar",
- turqisht "onur" etj,
sipas etimologjisë zyrtare dhe etimologëve të shquar, mbetet një fjalë me origjinë të panjohur. (of unknown origin) http://www.etymonline.com/index.php?term=honor&allowed_in_frame=0 (?)

Me një sy të shpejtë, fjala "honor" dhe "Në+derë=nder=ner" (shqiptohet në të folur si ner) sigurisht që nuk janë palidhje me njëra-tjetrën, por ndërsa përpiqemi të kuptojmë krijimin dhe arsyetimin e fjalës shqipe "nder", ndoshta mundet edhe ti japim kësaj fjale ndërkombëtare edhe origjinën e saj të panjohur.

A është vallë kaq e rastësishme që kur një fjale etimologjia zyrtare nuk i gjen dot një shpjegim që të mos jetë aq qesharak sa zakonisht, i vendos vulën "e panjohur" përsipër? E po kaq çuditërisht, kjo ndodh me fjalët, ku lidhje e tyre me shqipen, është më lakuriqe se kurrë...

Përse e quajmë Shkencë etimologjinë kur kaq haptasi ajo është një vegël në shërbim të gjeopolitikës?

Shkroi; Stop Injorancës

Militantë i thekur? Punësim i garantuar!

Ja Europa shqiptare e demokrate e vitit 2012-të!
Ja meritokracia, ja kushtet e barabarta të tregut të punës, ja sesi mbushen nyjet më të rëndësishme të zhvillimit tonë shoqëror, me militantë kokëboshë, me njerëz të fisit, me shoqëri, me miq e pagesa. Ja si shpërblehen diplomat e studentëve shqiptarë, djersa dhe ëndrrat e tyre për ti shërbyer kësaj shoqërie.

Dhe me kalimin e viteve, janë pikërisht këta militantë analfabetë që marrin timonin e zhvillimit të vendit tonë. Përfundimi i kësaj drame, shihet e ndjehet edhe sot. Stop Injorancës

Skandalet e punësimit në Bashki: Albana Vokshi rekomandon 80 gra, nga pastrueset tek drejtoresha.

Prostituta: Dënim për klientët? Na latë pa bukë, unë punoj nga skamja



TIRANE- Edhe pse ilegalisht, kryeqyteti ofron seks për të gjithë. Nga 2-mijë lekëshet e lulishtes pranë “Ushtarit të Panjohur” ose dhe gropës pas Operës deri te vajzat 500-euroshe të hoteleve luksoze.

Edhe pse nuk mund të thuash me saktësi nëse ka apo jo Tirana një “Zonë me drita të kuqe”, çdo kush e tregon me bindje se në disa motele periferike të kryeqytetit ushtrohet ilegalisht prostitucioni. Por, ka edhe zëra për një prostitucion ‘elitar’, ku vajza të hijshme, të veshura klas ushtrojnë ‘zanatin’ më të vjetër në botë, për shifra më të kripura që arrijnë në qindra mijëra euro.

Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm ka intervistuar një punonjëse të seksit në zonën tek lulishtja e “Ushtarit të panjohur”. Ajo prezantohet me emrin Tina.

Sa e keni pazarin?
"Dy mijë lekë, por ka dhe klientë që nuk më tradhtojnë dhe vinë përherë tek unë dhe u bëj edhe ulje."

Qeveria miratoi një ligj se punonjëset e seksit nuk dënohen me burg, por dëno-dënohen klientët e tyre dhe tutorët.

Si e gjykon?

"Ne nuk i bëjmë dëm askujt, përse duhet të na dënojnë, por edhe klientët tanë nuk duhet të dënohen. Me këtë vendim kam frikë se do na bien klientët."
(BalkanWeb)