Wednesday, December 16, 2009

Hitleri flet shqip !

Prej 3 javësh, e kaluara ka hyrë dhunshëm në shtëpitë tona. Prej vitesh s’flitej më (natyrshëm) për atë. E shkuara shkoi, tani është radha jonë e shqiptarëve të epokës së Demokracisë, por radhë nuk paska. Prej 20 vjetësh ishte dhe është radha jonë, por për fat të keq ne nuk po arrijmë të heshtim, reflektojmë dhe të ndërtojmë diçka të re, diçka që do përbëjë dhe gjurmën tonë kur mos jemi më!!



Ka ditë që ekzistencën time e ka pushtuar trishtimi i thellë. Trishtim i cili është pasojë e dhunës që ka pushtuar çdo pëllëmbë eter të vendit tim. Sot ndoqa Kuvendin e Partisë në Pushtet, klithma, sharje, megalomani…kur mbaroi..ndjeva që mungonte oksigjeni, ndjeva që ndjehesha më e keqe, e ngarkuar plot energji negative…dhe kundrejt kujt…??!! Kundrejt vëllait tim, motrës sime, të afërmve të mi!! Është e kotë të analizosh çka thotë “Skënderbeu” i ditëve tona..i marri të marros, thonë plakat. Por kjo marri kolektive mund të çojë sërish në greminë njerëzinë time..e kjo më dhëmb, më trishton.

Prej ditësh Kryeministri, me veprime dhe një gjuhë shtazarake, fyese, antiligjore dhe vëllavrasëse sulmon pjesën tjetër të shqiptarëve që s’janë në tufën e tij..por dhe ata që s’janë në tufën e askujt. Shan, bërtet, mallkon, procedon me akte dhe veprime antiligjore, duke mbarsur Shqipërinë me një filozofi prag-lufte vëllavrasëse, tmerr dhe pak janë Krishtlindjet e ndjera, por në vendin tim askund nuk ndjehet ndjesia qiellore, profane dhe paqësore e tyre, ç’trishtim!!

Berisha edhe sot nga foltorja e Kuvendit të Partisë që ka në Çiflig dhe pronësi të patjetërsueshme, mallkoi komunistat, puçistat, bllokmenët..gjithë dynjanë shqiptare të para ‘90-ës dhe iu tundi darët dhe matrapikun…duke harruar që ai dhe gjithë ata që i skërmiteshin dhe valviteshin para syve janë produkt i asaj epoke, janë shqiptarë. Për të vdekurin nuk flitet e përflitet pas vdekjes, ky është një kod i shenjtë i shqiptarëve, por jo i Kryeministrit aktual të shqiptarëve, për hir të pushtetit, të agresionit të pa-fe dhe pa-moral, për të mbajtur atë ai prej 20 vjetësh merret me komunizmin e vdekur..dhe me ish-dishepujt e tij!!!
Ç’paradoks ndërkohë që martirët e asaj epoke, të persekutuarit politikë, prej 40 ditësh dergjen në Grevë Urie karshi Parlamentit shqiptar. Ndërkohë që ish-pronarët do mbeten përjetësisht të tillë..ish, Kryeministri ngjyen gjuhën në kallamarën më të vrerosur të përçarjes. Refreni i tij gjakatar dhe vëllavrasës për komunizmin, komunistat e gjithë ç’ka të bëjë me atë epokë, kërkon të derdhë atë gjak dhe atë dhunë që s’u realizua as kur u ndërruan sistemet. E gjithë kjo farsë, po, po farsë, e dhunshme, e lodhshme deri në ekstrem ka mpakur gjithë të ndriçuarit e këtij kombi, të marrit hapi udhë…!!!

Prej 20 vjetësh askund nuk bie era shtet, Kryeministri të gjykon si Gjyqtar, të heton si Prokuror, të përgjon si shikas, të ekzekuton si Remzi Hoxha dhe pastaj të shan nënën, babën, kontributet e tyre profane në këtë Shqipëri të sfilitur e të pa-qetë, kur i duhet, zhvarros Nënë Terezën, “zhvarros” Ismail Qemalin…por s’po zhvarros dot njollat e komunizmit që ka në duar…fiks si Hamleti. I kompleksuar, ai iu thotë bashkudhëtarëve të tij të vërteta që i kemi jetuar bashkë me atë.
Prej 20 vjetësh Shqipëria s’është askund, prej 20 vjetësh ne fatzinjtë e kësaj epoke po shohim se çfarë është abuzimi dhe shkalafitja e lirisë, dinjitetit dhe historisë kombëtare. Ky nuk është tranzicion, ky është një tmerr pa fund, me shqelma futën Ushtrinë tonë të Gërdecit në NATO, me shqelma do fusin dhe Shtetin tonë të Pa-shtet në BE.

Gjuha gjakatare e kreut të shtetit, mos-realizimi i dialogut, mos-pasja qetësi dhe vizion paqësor e këtij Kryeministri dhe atyre që i tundin palmën, do bëjë që ditën e liberalizmit të vizave Shqipëria të zbrazet nga shqiptarët dhe në të, të mbeten të marrët, ç’trishtim!

Brisida Gjikondi, G. Shqiptare

Muzeu Arkeologjik, në mëshirë të fatit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, një ndër më të mëdhenjtë në vend si për nga hapësirat e godinës, ashtu dhe nga pasuritë, duket i harruar.



I konceptuar jo vetëm si një muzeum në të cilin mund të vizitohen eksponatet, por edhe si një institut arkeologjik, ai tashmë i ngjan një pallati të braktisur nga banorët e tij. Aktivitetet në mjediset e tij janë një gjë e harruar, ndërsa për ekspedita arkeologjike as që bëhet fjalë. Qëkurse muzeu u nda në dy pjesë dhe që të dyja kaluan në vartësi të Tiranës, ai e humbi shkëlqimin të cilin e fitoi brenda pak vitesh, por pas një pune të madhe nga stafi që e ngriti atë në këmbë. Ka kohë që arkeologët janë larguar prej mjediseve të muzeut. Një pjesë e tyre janë transferuar në sektorë të tjerë, disa punonjës kanë mbetur pa punë e disa të tjerë kanë ndryshuar profesion. Ka më shumë se 1 vit që historinë e Durrësit nuk e zbulojnë, dhe as nuk e shpjegojnë më specialistët e këtij qyteti, të cilët për hir të së vërtetës duhet thënë se nuk mungojnë. Kaq e vërtetë është kjo, saqë edhe shpjeguesi i muzeut, apo ndryshe ciceroni, vjen për çdo ditë nga Tirana.

MUZEU
Muzeumi Arkeologjik i Durrësit, me një vendim të kohës së Ylli Pangos u nda në dy pjesë, në pjesën muzeale dhe në pjesën e fondamentit. E para varet nga Ministria e Kulturës, dhe e dyta nga Instituti Albanologjik në Tiranë. Qëkurse u mor ky vendim, muzeu e ka humbur shkëlqimin dhe funksionin e tij. Njerëzit janë larguar nga detyra dhe në mjediset e tij gjen vetën një shpjegues që vjen nga Tirana për t'i treguar vizitorëve historinë e Durrësit të lashtë. Dikur në këtë muze funksiononte një bërthamë shkencore e përbërë nga arkeologë të njohur, i cili quhej Institut Arkeologjik, e që kishte lidhje me sivëllezërit e tij në disa vende me arkeologji të zhvilluar. Instituti organizonte simpoziume, debate shkencore, ekspedita kërkimore, të cilat ka kohë që janë lënë krejtësisht në harresë. Një arkeolog i vjetër në Durrës thotë se: "Historinë e Durrësit nuk e tregojnë më specialistët e këtij qyteti, sikurse ndodhte më parë. Edhe ciceroni është nga Tirana". Ka kohë që në Durrës mungojnë zbulimet arkeologjike, pasi nuk ka se kush të gërmojë nëntokën e tij të pasur me antika.

SHPRESAT
Intelektualët e Durrësit dhe arkeologët e tij mbeten me shpresë se situata mund të riparohet. Sipas tyre, dy janë rrugët që do t'i kthenin muzeut vlerat e tij dhe do ta transformonin në një qendër të vërtetë shkencore. Së pari, nëse ai do të mbetet në vartësi të Ministrisë së Kulturës, duhet që dy pjesët e tij të unifikohen dhe në muze të emërohet një bërthamë e aftë specialistësh që do të menaxhonin pasuritë dhe eksponatet e tij. Së dyti, muzeu mund t'i kalojë në vartësi bashkisë së qytetit, siç ngjet në të gjitha vendet me antikitet të zhvilluar, sikurse janë Italia, Greqia, Kroacia e të tjera vende. Shpresat e tyre janë shtuar se diçka do të riparohet pas emërimit të Ferdinand Xhaferrit në postin e ministrit të Kulturës në kabinetin qeveritar. Dihet që Xhaferri është nga qyteti i Durrësit, dhe e kupton situatën e krijuar në këtë sektor.

Artur Korriku, tek G.Shqiptare

Tuesday, December 15, 2009

Përdhunimet e femrave shqiptare prej serbërve dhe grekëve

Përdhunimet ndaj grave dhe vajzave shqiptare, si nga ana e serbëve dhe nga ana e grekëve, kanë ndodhur në mënyrë sistematike në kohë lufte. Në Kosovë mendohet të jenë përdhunuar rreth 20.000 gra e vajza, prej të cilave vetëm 2000 raste janë tashmë të evidentuara.

Le të shikojmë disa nga rrëfimet rrënqethëse të femrave të përdhunuara në Kosovë, të mbledhura nga Luljeta Selimi.



Rrëfimi i një vajze të përdhunuar nga serbët është tmerrësisht shokues. Ajo rrëfen :

"Kishte ditë që ishim në mal. Ishte ofensiva më e madhe deri atëherë në malet e Cicaviçës. Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Vetëm nga familja jonë ishim 14 veta, kurse nga i gjithë fshati, 70 veta. Na rrethuan nga të gjitha anët, nuk kishim asnjë mundësi të iknim dhe as të siguronim ushqim. Ditën e tretë nuk na bënin më punë as pemët e egra me të cilat ushqeheshim. Fëmijët ia morën kujës e shumë u sëmurën e s'kishin asnjë shpresë për të mbijetuar. Po vdisnim pa ushqim dhe po i mbyste frika. Të gjithë meshkujt i morën një e nga një dhe i lidhën nëpër pemë. Më vonë sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Pastaj morën disa sende me vlerë dhe disa fëmijë, që ne të thyheshim dhe të tragonim nëse kishim fshehur gjëra me vlerë. NJë gruaje që provoi t'u rrëmbente një automatik, ia morën djalin 2-vjeçar dhe i prenë veshin dhe tre gishta. Vëllai im provoi të reagonte edhe pse me duart e lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe i prenë organin gjenital. O Zot, si nuk vdiqa në atë çast ?! Nëna dhe nusja nuk lëvizën, kurse unë u nisa drejt tyre, por vëllai - siç duket - vdiq nga dhimbja dhe më vonë nuk pashë tek ai as lëvizjen më të vogël.
- Do të të dhunoj me organin e tij - më tha njëri nga policët dhe dy të tjerët më lidhën duart duke më lidhur tek kamioni. Unë e di sa u përpoqa të bëja rezistencë, por një goditje e fortë në kokë më la pa ndjenja. Por di se kur më ka ardhur vetëdija, kam qenë e tëra e zhveshur dhe e lidhur. Disa metra më tej po dhunonin një grua dhe një vajzë tjetër, të cilat nuk i njihja dhe para këmbëve të mia pash nënë që po qante.
- Të vranë vëllanë me nusen e tij - më tha ajo, në vend që të më jepte kurajë. - Ndoshta do të jetë më mirë që të vdesësh edhe ti, se kështu do ta kem më të lehtë - më tha. Pastaj filloi të më thoshte disa gjëra. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekur dhe të pavarrosur. Kishte aq shumë copa duarsh, gishtat e veshësh, saqë nuk e kuptoj edhe sot se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj.
Më pas aty erdhi një polic dhe më tha:
- Meqë ishe e virgjër, do të të marr për grua. Do të vish me mua në Serbi dhe atje do të ngrejmë një fole siç ka menduar kryetari ynë MIllosheviçi. Djemtë serbë ti martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujt në Kosovë ti vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj ? - Dhe para syve të nënës filloj të më përdhunonte sërish. Nuk e di sa më ka keqtrajtuar, por kur i hapa sytë, trupin e kisha të mbuluar me gjak. Shikoja kufoma dhe nuk e kuptoja pse e doja kaq shumë vdekjen.
- Unë po vdes, - tha nëna - dhe po vdes zemërplasur për vëllanë dhe kunatën tënde. Bija ime, mbaji mend këto dhe tragoji nëse shpëton ! Tregoji të gjitha dhe mos mbaj asnjë të fshehtë !
Pas këtyre fjalëve edhe nëna vdiq dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur.

Luljeta Selimi, Rrëfime tronditëse, botuar në G. Shqip, 1 maj 07'

Një tjetër dëshmitare tregon:
Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm ngushëllonim njëri-tjetrin. Para fëmijëve hiqeshim sikur nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që kishim strehuar, nuk e jepnin veten përpara fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilicë. Më 29 mars, ata filluan të arrestonin meshkuj në lagjen tonë. E unë sa s'vdiqa nga frika.
- Ç'të bëjmë ? E kemi djalin 12 vjeç - i thashë burrit.
- Të presim ç'ka do të ndodhë. Ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po na vëzhgojnë ç'ka ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes - ma ktheu.
Atë ditë buzë mbrëmjes, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte ushqim. Dolëm me burrin dhe kërkuam në një tjetër familje aty afër. Gjatë natës u bëmë bashkë 4 familje. Nga mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e theu derën dhe të gjithë mbetëm të hutuar.
- Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t'iu lemë të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni më kurrë - na thanë.
- Do të shkojmë, në mënyrë që ti shpëtojmë fëmijët gjallë - pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha ç'kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën, duke menduar se në to mund të kishim gjëra me vlerë.
- Nisuni ju gratë, burrat do të vijnë pas gjysmë ore - thanë - pasi të bindemi që nuk janë ushtarë të UÇK-së.
- Nuk ndahemi - u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje, që ishte strehuar tek ne, provoi të arratisej, por policët pasi e panë e qëlluan dhe e vranë.
E ëma iu hodh në trup, por mori një plumb edhe ajo që depërtoi edhe në trupin e djalit të saj. Qarjet dhe klithjet filluan të shtoheshin dhe gruaja e plagosur nuk donte të shkëputej nga trupi i vdekur i të birit. Barbarët serbë, të revoltuar, i lidhën të gjithë meshkujt. Ndërsa neve grave, të gjitha na zhveshën. Fëmijët, të njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qanin, e në këtë kohë vdiq edhe gruaja e plagosur.
- Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm, sepse na duhet për programin e natës së TV Prishtinës- tha njëri nga policët dhe mori ta ç'nderonte një vajzë 15 vjeçare. Do doja të kisha vdekur, dua edhe tani, kur më kujtohet si vdiq vajza e re, pas gjysmë orë dhunimi, ku e dhunuan tre veta dhe tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata përdhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur më prenë gjirin, lusja Zotin të më merrte jetën, me sa më hante fyti, por s'më dëgjonte. Di që kur më hodhën në tokë, në atë shtrat vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithte dhe të kërkonte ndihmë, i prenë edhe thonjtë. Në fund, pasi e dhunuan, e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. UNë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është një ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë sesi nëna e tyre u ç'nderua. Djalin ma morën dhe sot e kësaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan 4 muaj pasi përfundoi lufta.
U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta përqafoja. Ai e pa sesi më përdhunuan, e pa sesi barbarët serbë luajtën dhe dogjën trupin tim dhe ndjehesha shumë e turpëruar. Po ashtu ndihem edhe sot. Ai më përqafoi duke qarë, më ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori të përqafonte edhe vajzat. Të gjithë qamë, qanë edhe të gjithë të pranishmit në oborr.
Unë B.B nga Gjakova edhe sot ndihem e turpëruar dhe e ndotur që më ç'nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, me shpresën se një ditë do të më kthehet edhe djali im i vetëm...

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gratë dhe vajzat çame, të cilat i kanë përdhunuar sistematikisht gjatë masakrës dhe gjatë gjithë kohës, që i mbanin në kampet e përqëndrimit
Shkroi Stop Injorancës, shkëputur nga Libri "Planet për zhdukjen e shqiptarëve" Elena Levanti

Në këtë faqe mund të lexoni përmbledhje më të plotë të rrëfimit të femrave të përdhunuara të mbledhur nga Luljeta Selimi : http://kosova.albemigrant.com/?p=12221

Ndërsa këtu mund të ndiqni edhe videot e këtyre dëshmive të tmerrshme, të njerëzve që iu shkatërrua jeta, për arsyen e vetme, sepse ishin SHQIPTAR :http://www.youtube.com/watch?v=lGv_A3xP3F8

Greqia është pjesë e BE-së, së cilës së shpejti do ti bashkangjitet në liberalizimin e vizave edhe Serbia, ndërsa Shqipëria e Kosova, JO. (S.I)

Pse tradhëtojnë femrat ?

Më poshtë do të rendisin 5 arsyet themelore përse tradhëtojnë femrat:

1. Ndihen të vetmuara në lidhje


Ndjenja e vetmise eshte nje nga arsyet kryesore qe cojne nje grua te tradhetoje partnerin e saj. Edhe pse duket kontradiktore tendierit e vetmuar kur je ne lidhje, ajo eshte nje ndjenje e lenies menjane sidomos kur partneri eshte I dhene pas punes apo miqve me shume sec duhet dhe e le gruan e tij te rrije vetem per shume kohe. Duke balancuar kohen mes punes dhe miqve jashte lidhjes, do e beje ate te ndihet e deshiruar dhe nuk do te ndjeje “nevojen” e kermimit te vemendjes jashte lidhjes se saj.


2. Ndihen të pavlerësuara

Ndersa bisedat per te zakonshmet ne nje lidhje si puna apo jeta familjare jane shume te rendesishme, grate kane nevoje te flasin edhe per nevojat e tyre personale, si deshirat apo enderrat e tyre per te ardhmen dhe se cfare dashuroni me shume te partnerja juaj. Ky lloj intimiteti nderton stabilitet ne lidhje dhe do te beje qe grate te mos kerkojne kete lloj intimiteti tek nje burre tjeter.


3. Ju po jetoni jetë të ndara

Edhe pse filluat nje rruge te perbashket, rruget tuaja kane filluar te marrin drejtime te tjera dhe partnerja juaj ndihet sikur ju nuk keni asgje te perbashket tashme. Nese gruaja juaj ka filluar te shpenzoje me teper kohe me shoqet e saja se me ju, atehere ka erdhur koha qe ju te mundoheni te kaloni sa me shume kohe bashke dhe te gjeni aktiviteti qe te dyve ju kenaqin. Kjo do e beje te jete me e vemendshme ndaj jush sesa shoqet e saja apo nje burre tjeter qe ajo mund te mendoje se ka me shume te perbashketa me te sesa ju.


4. Hakmarrja mund të jetë e ëmbël me raste

Nese partnerja juaj ju ka kapur duke tradhetuar, atehere ajo ndihet e refuzuar, e lenduar, dhe e inatosur. Nese ky eshte rasti juaj atehere ajo mund te tradhetoje si nje lloj hakmarrjeje per te kompesuar keto ndjeja te shemtuara qe ajo ka ndier para teje. Ajo mund te mendoje se duke ju tradhetuar, do mund te hakmerret per pabesine tuaj.


5. Pasiguria

Ndonjehere grate ndihet te pasigurta me veten e tyre dhe tradhetojne per te rritur konfidencen e tyre. Ato ndihen se ju mungon vemendja e partnereve te tyre dhe frikohen se nuk jane me te deshiruara. Kjo mund ti coje te pranojne vemendjen e burrave te tjere deri edhe te tradhetojne.

Sweetzinna tek forumivirtual.com



Kur një femër të tradhëton, nuk do të ta falë kurrë, që për fajin tënd, nuk e ka bërë më parë.

Përjetësisht mbi libra

Ndonëse jetojmë në kohën e auditorëve të boshatisura, ku kafenetë kanë zëvendësuar librat, ka ende shembuj të cilët ndonëse kundër tendencës, nuk reshtin kurrë së mësuari në jetë.

Yllson Gezhilli eshte nje shembull i tille. Ai eshte studenti me i vjeter ne moshe qe eshte diplomuar ne auditoret e universiteteve publike ne Shqiperi.



Historia e studentit nga Durresi eshte sa e vecante aq edhe e habitshme.

Ai i ka filluar studimet ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike, pas 25 vite shkeputjeje, ne nje kohe kur eshte baba i kater femijeve.

“Po benim shume vite qe kisha enderr te vazhdoja inxhinierin mekanike. Mu deshen dy muaj me pergatitjen e konkursit dhe mora te gjitha piket e mundshme per te vazhduar universitetin”, shprehet Yllsoni.

Vendimi i tij per te vazhduar arsimin e larte, eshte rrahur fillimisht ne keshillin familjar. Bashkeshortja e tij, Nadirja thote se gjithcka ka qene e papritur per te dhe femijet.

“Ate qe e nisi e vazhdoi dhe e mbaroi me sukses, ka vullnet te jashtezakonshem. Ai nuk mungoi asnjehere ne shkolle dhe ishte shembull edhe per femijet e tij. Ishte nje enderr aq e madhe dhe asnjehere nuk eshte vone per ta realizuar”, thote Nadirja.

Gjithesi ditet e para ne shkolle nuk kane qene fort te qeta per Yllsonin.

“Hera e pare ne universitet ishte pak e veshtire pasi ne fillim me konsideruan si profesor. Por une pershtatem me te gjithe dhe u pershtata shume mire. Familja me ndihmoi shume qe te perballoja kete ngarkese dhe per ta ka qene nje barre e madhe”, thote Yllsoni.

Si me i moshuari dhe i rregullti ne auditor, studenti nga Durresi nisi te kthehej ne shembull per shoket e tij me te rinj te kursit.

Henri Jahaj thote se shqetesimi me i madh per studentet e tjere, ka qene korrektesia e jashtezakonshme e Yllsonit.

Diferencen e moshes s’e kemi ndjere fare. Kishte raste qe na shkaktonte ndonje problem se nuk mungonte asnjehere. Tek ai merrnim leksionet dhe i fotokopjonim. Per ne ka qene shok shume i mire”, shprehet Henri.

Studenti nga Durresi nuk ishte thjesht nje numer me shume ne regjistrat e fakultetit. Profesor Andronaq Londo, thote se Yllsoni ishte edhe nje student me rezultate te mira.

“Ne perfundimin e konkursit kam kerkuar listen e studenteve te regjistruar dhe pasi i bera nje vezhgim pashë ditelindjen 1976 dhe me beri pershtypje se ishte i njejti vit si viti im i lindjes. Ne fillim mendova se ishte nje gabim i sekretarise, por pastaj me thene se behej fjale per nje student te shkolles”, thote profesor Andronaqi.

Ajo qe e ben me te habitshme Yllsonin student eshte fakti se ai eshte ulur ne bangat e shkolles, njekohesisht me vajzen e tij.

“Ne fillim e quanin se ishte profesor, por kur thoja se eshte student te gjithe cuditeshin. Ndihem shume krenar per tim ate sepse ka arritur t’ia dale mban me punen, me shkollen dhe familjen”, thote vajza e tij Mersi.

T. Channel