Showing posts with label Mjedisi. Show all posts
Showing posts with label Mjedisi. Show all posts

Saturday, October 24, 2009

Banka Botërore zbulon skandalin me TEC-in e Vlorës

Pas skandalit për prishjen e ndërtimeve në Jalë, një tjetër projekt i Bankës Botërore në Shqipëri, ai i Termocentralit të Vlorës, është keqpërdorur dhe ka devijuar nga politikat dhe misioni kryesor i bankës.

Paneli i Inspektimit, nje njesi e pavarur investigimi, e cila heton ankesat e atyre qe demtohen nga projektet e financuara nga banka, ka ngritur shqetesime te forta mbi gjithe procesin e perzgjedhjes se vendit mbi te cilin eshte ndertuar termocentrali dhe pasojat e tij ne ndotjen e mjedisit.



Paneli ka dale ne konkluzionin se ne rastin e TEC-it te Vlores, Banka Boterore nuk ka respektuar disa nga dispozitat e politikave te saj qe kane te bejne me vleresimin e projektit, vleresimin mjedisor, menaxhimin e pasurive kulturore dhe vleresimin ekonomik.

Ne njoftimin zyrtar, paneli i inspektimit thote se “Paneli konstatoi mangesi te ndjeshme ne permbushjen e kerkesave te politikave te Bankes per konsultimet.”

Por edhe kete here ashtu si ne rastin e Jales, paneli eshte vendosur para nje fakti te kryer duke pranuar se termocentrali tashme eshte ndertuar dhe vemendja duhet perqendruar per kufizimin e demeve, kryesisht atyre mjedisore, ne te ardhmen. Per kete Paneli ka ngarkuar banken te hartoje nje plan te detajuar per reagimin ndaj derdhjeve te naftes perpara se TEC-i i Vlores te vihet plotesisht ne pune.

Protestat e vlonjatëve kundra TEC-it.


“Eshte e nevojshme te sigurohet sa me pare blerja pa vonese e pajisjes se nevojshme si dhe te ndihmohen autoritetet shqiptare per te ngritur strukturat e duhura per te bere te mundur nje reagim te shpejte ndaj rrjedhjeve te mundshme te naftes, qe mund te kercenonin Gjirin e Vlores dhe industrine e turizimit atje” deklaron Paneli.

Nje tjeter shqetesim i ngritur nga Paneli eshte edhe ai mbi faktin se studimi i fizibilitetit dhe ai i vleresimit te mjedisit u pergatiten nga nje firme e vetme konsulente. Kjo perfundon Paneli nuk eshte ne perputhje me politiken e vleresimit mjedisor te bankes, e cila gjithmone kerkon pergatitjen e nje vleresimi te pavarur mbi pasojat e projekteve ne mjedis.

Hetimi i Panelit te Bankes Boterore mbi TEC-in e Vlores nisi pas ankeses zyrtare te Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores.

TCH

Monday, October 19, 2009

Vlorë, Pylli i Sodës, vend për mbeturinat...

Zona e Pyllit të Sodës në Vlorë është kthyer prej vitesh në shesh për hedhjen e mbeturinave.

E gjithe vija bregdetare ne nje gjatesi prej 7 kilometrash qe nga fundi i plazhit te Vjeter dhe deri ne fund te pyllit tre sodes ne afersi te fshatit Zvernec po kthehet ne nje gjigant mbetjesh inerte dhe mbeturinash urbane.

Edhe disa vjet me pare kjo zone u be problematike dhe bashkia e Vlores morri disa masa per heqjen e mbeturinave dhe gjobitjen e individeve qe i hidhnin ato por shkelesit e ligjit nuk e kane perfillur shume bashkine per shkak se ende ne zone hidhen vazhdimisht mbeturina.

Mjete te tonazhit te rende si dhe shume te tjera pa patur frike se mos gjobiten vazhdojne te mbushin te gjithe zonen dhe ne vecanti rrugen qe te con ne fshatin Zvernec.



Nga Bashkia e Vlores eshte caktuar nje vend per hedhjen e ketyre mbeturinave ne zonen e Jallise se Nartes por askush nuk shkon atje duke vijuar hedhjen e mbeturinave ne pyllin e Sodes.

Masivi pyjor me pisha ne zonen e quajtur pylli i Sodes po shkaterrohet per shkak se shume persona kane filluar te zene me force parcela te ndryshme.

Drejtuesit e sherbimit pyjor thone se fenomeni nisi sapo nje pjese e zones kaloi ne pronesi te bashkise se Vlores, nderkohe qe drejtuesit e saj nuk kane vepruar.

Ne kete pyll hidhen edhe mbeturinat e ndryshme duke e demtuar rende ate.

Drejtues te Sherbimit pyjor thone se fenomeni i zenies se tokave ne zonat pyjore ka nisur edhe ne Llogara, nga muaji gusht ne kete zone jane bere dy ndertime pa leje.
TCH


YT: http://www.youtube.com/watch?v=G0T1cNKzek0

Sunday, October 4, 2009

A e kryeni ndarjen e mbeturinave në shtëpi?

Ku ka njerëz, ka edhe plehra. Pastërtia dhe mbrojtja e ambjentit luajnë një rol të veçantë në edukatën personale dhe prandaj në vendet e qytetëruara, letra, qelqi, metali, plastika, bateritë, mbeturinat ushqimore/organike, ilaçet e vjetra etj, nuk grumbullohen bashkë me plehrat normale të shtëpisë, por secila grumbullohet veç e veç në kutinë e saj përkatëse.


Plehrat tek tregu ushqimor...


Kudo ne qytet ka kontenier(mbajtës) të veçantë për të grumbulluar çdo mbeturinë shtëpiake. Në shumë vende perëndimore bateritë pranohen në dyqane, ku mund te blihen (ku dhe ka shpesh kuti të veçanta për t'i grumbulluar). Ilaçet e vjetra që nuk përdoren më, mund të kthehen në farmaci etj kështu me radhë.

Mbetjet voluminoze ose sendet që mund të jenë një rrezik për mjedisin, duhet të hiqen në një mënyrë të veçantë (frigoriferet, pajisje elektronike, etj...) dhe nuk mund të shkarkohen kudo lirisht. Për këtë qellim ka vendshkarkime të posaçme të Bashkive dhe Prefekturave, ku ato mund të shkarkohen.



Mendoni se jemi ne qytetarët, të cilët duhet t'ia kërkojmë bashkive apo komunave, vendet e posaçme për derdhjen e mbeturinave të ndryshme ?



Nëse nuk e kryeni ndarjen e mbeturinave, për cilën arsye nuk e bëni?

Shkroi B.B, redaktoi Stop Injorancës

Tuesday, September 29, 2009

Dumreja, perla karstike e harruar e Mesdheut

ELBASAN -Mrekullitë natyrore të Shqipërisë janë të shumta, por padyshim një prej më kryesoreve të saj është Dumreja e Elbasanit, e njohur si një nga perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Dhurata më e çmuar që natyra i ka bërë kësaj zone, janë afro 85 liqene karstike dhe pozicioni i shkëlqyer gjeografik e tepër i favorshëm i saj për t'u zhvilluar në të gjitha aspektet e për t'u bërë një zonë e lakmueshme si nga turistët por edhe për biznesin.

Për atë që dëshiron të shohë nga afër mrekullitë që natyra i ka falur zonës së Dumresë, nuk është aspak e vështirë që të shkojë deri atje. Pasi ke kaluar Elbasanin nëpërmjet unazës së qytetit, kryqëzimin e Cërrikut, nuk duhen më shumë se treçerek ore udhëtim jo fort i lodhshëm që të futesh në zonën e Dumresë. Kur ke lënë mbrapa qytetin e Cërrikut, sapo rruga hyn në fshatin Shalës, fillon e prek nga afër mrekullitë që natyra i ka falur kësaj zone. Përgjatë rrugës janë ngritur disa lokale që frekuentohen së tepërmi nga mysafirët e Dumresë. Ato janë të kohës dhe në to nuk mungon asgjë e për fat, janë të një kualiteti që gjithkujt i lë një përshtypje të mirë që nga larg e jo më kur shijon peshkun e liqeneve të Dumresë të pjekur në zgarë e plot mishra të llojeve të tjera. Gatimi cilësisht i mirë dhe shërbimi i kulturuar në to, të bëjnë të çlodhesh e ta marrësh rrugën plot energji e freski për në drejtim të qytetit të Belshit. Rruga nuk është dhe aq e amortizuar, por me fondet që janë shpenzuar vitet e fundit, ajo është për të ardhur keq. "Disa miliona dollarë janë shpenzuar në aksin që lidh Elbasanin me zonën e Dumresë, por me fondet është abuzuar së tepërmi. Për këtë na vjen keq, sepse po të mos ishin dhënë para, nuk kishim ç'të thoshim", - shprehen banorët e zonës.
Sipas tyre, kur shikon tërë ato mrekulli që të ofrojnë liqenet e shumta karstike, të vjen keq që nuk është bërë ajo që duhej për fshatrat e qytetin e Belshit. Ai të shfaqet mjaft piktoresk nga kthesa e rrugës që të çon në qendër të tij. Liqeni në buzë të tij dhe vilat e reja të banorëve të rinj e të vjetër, e kanë bërë edhe më të bukur atë. Por jo çdo gjë shkon ashtu sikurse duhet për sa i takon kritereve të zhvillimit të sektorit të ndërtimeve në breg të liqenit. Vetë banorët gjykojnë se bregu i liqenit duhet të çlirohet nga ndërtesat shumëkatëshe prej betoni, themelet e të cilave janë ngritura në cekëtinën e tij. Krahas kësaj, banorët janë të alarmuar për shkallën e lartë të ndotjes së ujërave të liqeneve, për zbutjen e së cilës aktualisht nuk po merret asnjë lloj mase.


DUMREJA



Është një zonë tepër e njohur dhe nga më të mëdhatë në Shqipëri. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 21.500 hektarësh, ku më se 3 për qind të saj e zënë liqenet karstike, numri i të cilëve shkon në 85. Zona e Dumresë shtrihet midis lumenjve Devoll në jug dhe Shkumbin në veri dhe fillon aty ku mbaron fusha e Pazhokut në Cërrik e përfundon atje ku nis fusha e Myzeqesë. Vendndodhja në kryqëzimin e rrugëve më të rëndësishme që lidhin fushën e Elbasanit me Myze-qenë, luginën e Devollit me luginën e Shkumbinit dhe malësitë përreth, Vërçë, Sulovë, Shpat, Peqin dhe Krrabë, ka favorizuar ndërveprimin e kulturave dhe gjeneruar vendbanimet historike e hapësirat jetike të saj. Kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë është Belshi. Mësohet se rilindësi i madh, Sami Frashëri e kishte projektuar që ai të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Argumentet e këtij personaliteti të shquar edhe sot e kësaj dite nuk ka arritur dot kush t'i hedhë poshtë, pavarësisht se ka kaluar një kohë kaq e gjatë që kur ai e bëri publike një ide të tillë. Sipas Sami Frashërit, ideja e tij për të qenë Belshi kryeqytet i Shqipërisë ishte nxitur nga fakti se kjo zonë është kërthiza e vendit tonë dhe se bukuritë natyrore të saj janë vërtet të pazakonta. Imagjinoni një kryeqytet me 85 liqene karstike, ku njëri është më i bukur se tjetri. Sipërfaqet e këtyre liqeneve janë afro 14.2 km2, me një aftësi ujëmbajtëse 26 milion m3. Ekzistenca e kodrave të rrumbullakosura e me lartësi të njëjtë që ndahen nga njëra-tjetra nga lugina të vogla, qafa e gropa i kanë dhënë pllajës së Dumresë një pamje të valëzuar që e bën atë mahnitëse. Qendra e Dumresë sa vjen e popullohet më dendur nga banorët e krahinës, pasi ajo ka filluar të zhvillohet me ritme të kënaqshme. Belshi së fundmi ka filluar të vizitohet edhe nga turistët vendas e të huaj dhe shumë shpejt vendasit besojnë se kryeqendra e Dumresë do të "pushtohet" nga turistët, pasi e meriton këtë si një nga perlat karstike të Mesdheut. Por banorët e kësaj qyteze, sidomos ata që merren me biznes, mendojnë se kjo nuk do të jetë një realitet që i takon një kohe të afërt. Ende Belshi vuan nga mungesa e një infrastrukture normale. Në qytet uji është me orar dhe i pamjaftueshëm; energjia elektrike vazhdon të jetë me kufizime të tejzgjatura, ndërsa ndotja mbizotëron në një nivel shqetësues.


LIQENET KARSTIKE



Zona e Dumresë dhe kryeqendra e saj Belshi, në Shqipëri dhe jashtë saj identifikohen për shkak të numrit të madh të liqeneve karstike. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre arrin në 770 hektarë. Vëllimin më të madh të ujit në këto liqene, e ka ai Merhoes me 11.3 milionë metra kub. Po kështu, të mëdhenj konsiderohen edhe liqeni i Çestinjës me 97 hektarë; Seferani 87.5 hektarë; i Degës 37.5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit, me 0.5 hektarë. Ndërsa më të thellë janë: Merhoja 61 metra; Peraska 51 metra; Çërraga 29 metra; Seferani 20.8 metra etj. Thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë, është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e gropave të tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht. Këto liqene kanë tejdukshmëri të vogël dhe në thellësinë 15 metra, në disa prej tyre vihen re shenja të acidit sulfhidrik. Në liqenet e Dumresë gjendet me shumicë edhe torfa, e cila është një depozitim organogjen i karbonizuar. Ndërkohë që të gjitha këto liqene janë shumë të përshtatshëm për zhvillimin e florës dhe faunës ujore e bregliqenore.

BIMESIA



Bimësia natyrore e Dumresë aktualisht është shumë e varfër dhe të vjen keq që kanë mbetur vetëm korije të degraduara dushku e shkurresh në jug, veçanërisht në rrethinat e fshatit Dëshiran. Në fshatrat e kësaj zone dhjetëra vite më parë ekzistonin masivet shekullore të dushkajave; pylli e nënpylli i harlisur; kullotat dimërore e verore; bimësia e pasur liqenore e bregliqenore; shumëllojshmëria e botës shtazore ujore e tokësore që gëlonte dikur në brigjet liqenore,buronjat e shumta etj. Ato formonin një areal të papërsëritshëm për nga lloji e pasuria në Shqipëri e më gjerë që ja vlen të shpenzohet e të investohet për të gjeneruar të ardhmen. Në periudhën 1951-1970 filloi prerja e dushkajave si dhe hapja pa kriter e tokave të reja që solli erozionin. Një dëm i madh konsiderohet edhe shfrytëzimi i pakontrolluar dhe intensive i ujërave të liqeneve për ujitje si urbanizimi duke shkelur rregullat që janë shoqëruar me çrregullim të ekosistemit. Banorët e Dumresë nga ana tjetër janë të motivuar për krijimin e hapësirave jetike duke u vënë vetë në mbrojtje të hapësirave mjedisore. Ata kanë filluar ta mbrojnë natyrën me fanatizëm.

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT



Zhvillimi i biznesit të vogël dhe atij të mesëm sipas strategjive lokale afat mesme dhe afat gjatë të zhvillimit të ekonomisë, është prioritet i shpallur nga pushteti vendor i zonës së Dumresë. Një rol të rëndësishëm në arritjen e zhvillimit të saj, luan përmirësimi i infrastrukturës rrugore, por kjo ende lë shumë për të dëshiruar. Banorët këtë e shqetësim e ngrenë me forcë sa herë që ju jepet rasti, duke kërkuar nga pushteti vendor që të bëhet diçka më shumë për Belshin.

G.Shqiptare

Grope Karstike ne Dumre, qindra metra e thellë !

Sunday, September 27, 2009

Trashëgimia arkeologjike dhe e natyrës, në rrezik !!!

Ditë më parë, një lajm i transmetuar nga mediat për shkatërrimin me dashje për qëllim përfitimi të disa varreve antike në nekropolin e Apolonisë, u shua shumë shpejt dhe institucionet e specializuara që përgjigjen para ligjit e flakën në humnerën e madhe të harresës.
Pati dhe më keq, para se ta flaknin, disa specialistë të këtyre institucioneve në vend që të merreshin me këtë fenomen që po shkatërron trashëgiminë kulturore, filluan të ironizonin edhe mediat për mungesë profesionalizmi në transmetimin e këtij lajmi.

Pesë pyetje (dhe të tjera) që kërkojnë shtetin...



Shkatërrimi me dashje për qëllim përfitimi i vlerave arkeologjike është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shkatërrimi i vlerave arkeologjike për ndërtime të pa kontrolluara me dashje është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shkatërrimi me dashje i vlerave të natyrës për t'u përdorur si objekt zbukurimi është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë natyrore? Trafikimi jashtë kufirit i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për këtë trashëgimi? A është e ligjshme pronësia private mbi objektet arkeologjike në Republikën e Shqipërisë?

Një Shqipëri e zgavruar kudo nga thesar-kërkuesit



Shkatërrimi me dashje për qëllim përfitimi i vlerave arkeologjike është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Nëse viziton një qendër arkeologjike apo çfarëdolloj monument rrënojë (banesë, kishë, xhami, varr, urë, sterna uji), kudo qofshin dhe çfarëdo kohe t'u përkasin, është e pamundur të mos shohësh gjurmët e thesar-kërkuesve. "Gërmimet" janë kryer me mjete nga më të ndryshmet, me kazmë dhe lopatë, matrapik, buldozerë apo eksplozivë. Ato i ndesh kudo, që nga majat më të larta të maleve deri në thellësinë e detit, edhe aty ku arkeologët nuk kanë mundur të shkelin. Fillimisht, pre e saj ishte pjesa jugore e Shqipërisë dhe më pas ajo u bë gjithëpërfshirëse. Thesar-kërkuesi, është një profesion i filluar vonë në Shqipëri, kryesisht pas vitit 1997, fillimisht në shoqërinë e të huajve, dhe tani duke e vlerësuar nga gjurmët e punës së tyre, ata me siguri zënë vendin e parë në botë. Thesar-kërkuesit, të pajisur me metalkërkues (detektor) ose jo ose edhe me harta (skica dore) të shkruar me alfabet grek (nga ai arkaik deri tek i sotmi), për çdo ditë janë në kërkim të thesareve apo në shkatërrim të kësaj pasurie kombëtare, ndoshta dhe e me porosi. Kjo e fundit është akoma dhe më e rëndë dhe nuk e dimë nëse Shërbimi Informativ i Shqipërisë e ka pjesë të punës së tij. Dëmet janë të mëdha dhe të pallogaritshme: me dhjetëra varreza tumulare në zonën e Kolonjës dhe Korçës janë gërmuar me buldozer, po të njëjtin fat kanë pasur rrënojat e kishave me afresk apo shpellat e eremitëve. Janë hapur aq shumë gropa në zona të larta dhe të largëta edhe me kazmë e lopatë, që sikur kjo energji njerëzore të ishte përdorur për mbjelljen e pemëve frutore, atëherë Shqipëria sot do ishte eksportuese e madhe. Një rast për të përmendur është ai i vërejtur në kalanë e antikitetit të vonë në vendin e quajtur Goricat e Blushit, në rrethin e Ersekës, shumë larg fshatrave të banuar të Vodicës dhe Blushit. Aty ata kishin bërë aq shumë gropa për të zbuluar objekte metalike, që nuk ishin gjë tjetër vetëm pjesë zinxhiri prej hekuri, që njerëz normal do të donin një kohë të gjatë për ta bërë. Pra, si ky ka dhe shumë raste të tjera që tregojnë se këta njerëz janë të sëmurë, që kanë nevojë për kurim, dhe kura më e mirë do të jetë zbatimi i ligjit me rreptësi. Vetëm nga një kontroll jo i plotë i bërë brenda mureve të qytetit antik të Cakranit, është vërejtur se janë dëmtuar më shumë se 20 monumente, ku midis tyre edhe një mozaik si ai i Bukuroshes së Durrësit (fundi i shek. IV apo fillimi i shek. III para Kr.). Të njëjtin fat ka pësuar dhe kisha e Shën Mërisë në fshatin Brar, në të cilën është ndërhyrë disa herë gjatë viteve të fundit për të kërkuar thesare. Dhe, për këto kërkime janë përdorur matrapikët e gurores pranë saj, duke shkatërruar dyshemenë dhe murin me afresk ku ka qenë ndërtuar varri i sebastit Mihal Skura, datuar më 1201.
Numri i tyre është me qindra dhe mijëra dhe kudo që të shkosh të gjitha njihen nga banorët, kurse të vetmit që nuk dinë gjë apo nuk u bënë përshtypje janë personat që ngarkohen nga ligji për t'i mbrojtur.

Qindra mijëra sheshe ndërtimi, dhe i plotfuqishmi buldozer

Shkatërrimi i vlerave arkeologjike për ndërtime të pakontrolluara me dashje është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shqipëria, për shkak të prapambetjes që trashëgoi në infrastrukturë, ka pasur një bum ndërtimesh në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe banesave. Dihet se një pjesë e madhe e ndërtimeve private në zonat e ulëta dhe bregdetare u ndërtuan pa leje, dhe këtu nuk mund të llogariten dëmet e sjella. Por, ka pasur dhe ndërtime me leje apo edhe pa leje edhe në qendrat arkeologjike të Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Elbasanit, Sarandës, Butrintit, Margëlliçit, Ballshit, Bylisit, Apolonisë etj. Në një numër të madh qendrash arkeologjike (Lezhë, Melan, Cfir, Cakran, etj), falë lartësisë dhe pozicionit që ato zinin, vendin e reparteve të dikurshme ushtarake, filluan ta zënë pa lejen përkatëse antenat e shumta të telefonisë së lëvizshme. Rrallë, leja ka qenë në përputhje me ligjin dhe më keq akoma gjatë zbatimit nuk është respektuar asnjë rregull. Më rëndë deri tani e ka pësuar Saranda, edhe ajo pjesë që i kish ngelur nga qyteti i vjetër u shkatërrua nga ndërtimet e viteve të fundit. Me ritmet e ndërtimeve të pallateve në qytetin e Durrësit, vite më vonë kur turistët e pakët që do të vizitojnë amfiteatrin, ciceroni do të thotë se dikur këtu ku ju shihni këto pallate kanë ekzistuar rrënojat e një qyteti të lashtë dhe të rëndësishëm, që lidhte Lindjen me Perëndimin. I pafajshëm në këtë zallamahi ndërtimesh është vetëm kova e buldozerit që natën apo ditën, ndoshta edhe nën vëzhgimin e specialistit të ngarkuar me këtë detyrë, futet në thellësi duke shkatërruar monumentet njëri pas tjetrit. Të pafajshëm dhe të nderuar janë vetëm koleksionistët durrsakë dhe ata tiranas, që në mënyrë sistematike kontrollojnë hedhjet e shumta të kamionëve me mbetje arkeologjike që mbushen në gropat e pallateve të rinj në qytetin e Durrësit. Fati është me ta kur mbetjet arkeologjike nuk përfundojnë në det, por në Spitallë, Porto-Romano, apo përgjatë rrugëve të tjera automobilistike. Në vazhdën e dëmtimeve të mëdha të pasurisë arkeologjike janë futur dhe të gjitha gërmimet për ndërtimin e rrugëve dhe veprave të tjera industriale. Ligji, si në gjithë Evropën, ku ne shpresojmë të futemi, ka parashikuar kontrollin e gjurmës para bërjes së projektit të zbatimit dhe praninë e punonjësve të institucioneve të specializuara gjatë punimeve të gërmimit (citojmë Neni 47: "Në rastet e ndërtimeve te mëdha në territore në pronësi shtetërore ose private, si rrugë, autostrada, aeroporte, porte, vepra industriale, qendra të reja banimi, investitorët janë të detyruar që, gjatë procesit të projektimit dhe zbatimit të projektit, të marrin miratimin, me shkrim, të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Specialistët kryejnë kontrollin e zonës dhe përgatisin dokumentacionin përkatës. Kur zona përmban vlera të rëndësishme arkeologjike, etnografike ose gjurmë të arkitekturës së lashtë ose tradicionale, projekti duhet të ndryshojë. Shpenzimet për kryerjen e hulumtimeve të nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit, si dhe ndryshimet e mundshme të projektit kryhen nga investitori"). Por, një gjë e tillë në vendin tonë është zbatuar vetëm në sheshet e fabrikës, gurores dhe të flishit në fabrikën e çimentos në Burizanë, Gjirin e Lalëzit, parkun energjetik të Vlorës, fabrikës së çimentos në Balldren; linja e tensionit të lartë në Zgërdhesh dhe ndonjë tjetër. Por, të gjitha këto janë bërë vetëm kur investitorët janë privatë, kurse në ndërtimin e rrugëve, ku investitor është shteti shqiptar, kjo praktikë mungon. Dhe, dëmtimet gjatë ndërtimit të rrugëve janë të pallogaritshme, se ato ndjekin po të njëjtat drejtime ku kanë lëvizur dhe lënë gjurmët e tyre dhe paraardhësit tanë. Deri kur do të vazhdojnë organet vendimmarrëse të Këshillave të Rregullimit të Territorit, që drejtohen nga kryeministri, kryetarët e bashkive dhe të qarqeve, të pranojnë projekte pa lejen përkatëse nga institucioni i ngarkuar nga ligji? Deri kur organet e pushtetit vendor dhe institucionet e ngarkuara me ligj për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë arkeologjike do të lejojnë që nëntoka e tyre të trajtohet si mall pa zot?

Stalagmitet, stalaktitet, koralet dhe ambjentet e argëtimit



Shkatërrimi me dashje i vlerave të natyrës për t'u përdorur si objekt zbukurimi është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë natyrore? Edhe shpellat e thella dhe të pa eksploruara nga studiuesit janë bërë së fundi pre e grabitësve të pasurive që ka krijuar natyra gjatë miliona vjetësh. Një pjesë e tyre përfundon në zbukurimin e vilave dhe mjediseve të tjera të shërbimit, dhe pjesa më e madhe e tyre kalon pa të keq trarin e doganave tona, duke u regjistruar si gur i zakonshëm dekorativ. Po të njëjtin fat ka pësuar fundi i bregdetit tonë, ku koralet (?) dhe objektet me vlera arkeologjike kanë marrë rrugën e përtej detit.

A janë të sigurt kufijtë e Shqipërisë?



Kjo pyetje ka vite që nga ndërkombëtarët ka marrë vazhdimisht vlerësim negativ. Trafikimi jashtë kufirit i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore është një fenomen i izoluar, apo ai është tani rrezik kombëtar për këtë trashëgimi? Trafiku i objekteve arkeologjike jashtë territorit të Shqipërisë është një fakt i pamohueshëm, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se shumë të huaj, rezident në Shqipëri (pranë ambasadave apo agjencive të ndryshme të akredituar në vendin tonë), biznesmenë apo turistë kanë qenë dhe janë blerës të objekteve arkeologjike nga shitës, duke filluar nga tregu i Krujës dhe duke përfunduar tek shitësit anonim pranë qendrave arkeologjike. Po ashtu, shumë emigrantë shqiptarë, kryesisht nga ata që punojnë në Greqi, kanë qenë dhe janë pjesë e grupeve të thesar-kërkuesve. A ka pasur ndonjë rast të ndalimit në kufi për veprën penale të trafikut të veprave të trashëgimisë kulturore? Deri më tani jo më shumë se 2-3 herë.

Shoqata e thesar-kërkuesve, koleksionistët dhe tregu klandestin



Nuk do të guxoja të përfshihesha në terma juridikë rreth "gjykimit të tyre", por si përdorues i thjeshtë i legjislacionit për trashëgiminë kulturore të vendit, jo vetëm atë që është në fuqi, por dhe ai që e ka paraprirë, mund të vërej se problemet janë ndërlikuar dhe do të duhet shumë kohë e mund për t'u futur në hullinë e drejtësisë. Në Shqipëri flitet se vepron të paktën një shoqatë thesar-kërkuesish, e pajisur me lejë nga gjykata. A ka bazë ligjore krijimi dhe veprimtaria e shoqatës "Thesar-kërkuesit shqiptarë"? Përderisa ajo është pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit të thesar-kërkuesit nga një gjyqtar, njohës dhe zbatues i ligjit, atëherë nuk ka vend për të diskutuar. Nëse kjo shoqatë në fushën e veprimtarisë së saj ka parashikuar kërkimin dhe zbulimin e objekteve të artit: piktura të artit mesjetar (ikona), piktura të trashëguara nga paraardhësit, skulptura; libra të vjetër; veshje dhe stoli si dhe objekte të tjera të kësaj natyre në pronësi të individëve të ndryshëm privatë, atëherë veprimtaria e saj është më se ligjshme. E paligjshme kjo shoqatë do të ishte nëse në fushën e kërkimit të saj do të parashikohej gërmim në tokë (arkeologjik) apo rrënoja, me apo pa aparatura metalkërkuese, dhe për fat të keq veprimtaria e kësaj shoqate lidhet me këtë të fundit.

A është e ligjshme pronësia private mbi objektet arkeologjike në Republikën e Shqipërisë?



Deri në vitin 1994, para se të aprovohej ligji "Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme", shqiptarët (çdo person fizik) nuk kanë pasur të drejtë të mbanin, të trashëgonin apo shisnin në tregun privatë koleksione apo objekte arkeologjike. Në ligjin "Për mbrojtjen e pasurisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme" të vitit 1994 dhe në ligjin "Për trashëgiminë kulturore" të vitit 2003, është parashikuar që: "Çdo person fizik ose juridik që zotëron objekte, të cilat janë vlera të trashëgimisë kulturore të luajtshme, duhet t'i deklarojë ato pranë organeve të kulturës, të qeverisjes vendore dhe ta regjistroje objektin në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit te Pasurive Kulturore, sipas mënyrës që ofron kjo qendër, brenda dy vjetëve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji". Me gjithë mangësinë e tij (çdo person fizik, që zotëron objekte …) dhe afatin prej 2 vjetësh të përsëritur edhe në vitin 2003, ligji u dha të drejtë koleksionistëve privatë dhe hapi rrugën edhe për muzetë arkeologjik. Por, a ka gjetur zbatim ky ligj në administrimin e objekteve arkeologjike? Në dijeninë time mund të them fare pak ose aspak gjë, që i ka hapur rrugë lëvizjes dhe tregtimit klandestin të objekteve, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe gërmimeve klandestine që furnizojnë në mënyrë të vazhdueshme këtë treg kriminal. Kufijtë e Shqipërisë dhe trafiku i objekteve të trashëgimisë, ligjet dhe instrumentet zbatues që rrjedhin prej tyre. Kush e mbron dhe kush e ruan këtë trashëgimi?
Neni 50
1. "Të drejtën e vënies së gjobës e kanë inspektorët e institucioneve shtetërore të specializuara, sipas fushave që mbulojnë. Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 995, datë 02.07.2008 "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi" është 17,000 lekë".

Fabrikë çimentoje në Fushë-Krujë dhe Nikël - "Gener 2"
(Në KRRTRSH me urdhër të kryeministrit) Bëhet fjalë për një investim të biznesmenit të familjes Berisha, Bashkim Ulaj. Fabrika, me shesh ndërtimi 432.000 m2, gjendet vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh). Karriera e argjilës (dizastër mjedisor), është në një ndër vendet më piktoreske, pikërisht ndërmjet dhe në kontakt me dy rezervuarët: të Bajcungës dhe të Verjonit në Fushë-Krujë. Zona Fushë-Krujë - Krujë, në këtë mënyrë shndërrohet në rrethin e 9-të të Ferrit të Dantes. G.Sh. Nga Skënder Muçaj

Saturday, September 26, 2009

Shkodër, emigrantët ngrihen në protestë për kartat e pasaportat dhe djegia e mbeturinave

SHKODER - Pasi kanë gjetur të mbyllur sportelet e aplikimit pranë gjendjes civile paraditen e djeshme, emigrantët kanë organizuar një protestë spontane përpara Bashkisë së Shkodrës.

Sipas tyre, kjo bëhet në shenjë reagimi ndaj një shërbimi të tillë rraskapitës që po u bëhet prej ditësh. Me dhjetëra emigrantë së bashku me familjet e tyre janë ngritur që në orët e para të mëngjesit për të zënë radhën, me qëllim që të aplikojnë pranë spor-televe të kartave të identitetit, si dhe të pasaportave biometrike. Vetëm rreth orës 08:00, ata kanë mësuar se ditët e shtunë dhe të diel sportelet nuk punojnë. Kjo i ka acaruar emigrantët, të cilët i janë drejtuar godinës së Bashkisë Shkodër, duke protestuar në mënyrë paqësore. "Kemi me ditë të tëra që po sorollatemi për të pritur e për të aplikuar për karta, por nuk po mund ta realizojmë një gjë të tillë. Një kupon për kartë identiteti me vlerë 1200 lekësh, në treg të zi po shitet me 2 mijë lekë, pasi sot sportelet e Albapostës kanë qenë të mbyllura.

Afati i qëndrimit në Shqipëri po na mbaron dhe nuk e dimë se si po na shkon një punë e tillë", shprehen ata. Sipas zyrtarëve të bashkisë, procesi është në varësi të firmës "Sagem" dhe nuk është ky institucion që detyron punonjësit të dalin në punë gjatë ditëve të fundjavës.
*panorama*

"Tymi i mbeturinave më i rrezikshëm se i makinave”





S’ka vend për mbeturinat në Shkodër, digjen nëpër kazanë. Specialistët japin alarmin


SHKODËR – Specialistët e mjedisit në prefekturën e Shkodrës, japin alarmin për rrezikun e ndotjes për banorët, nga diegia e mbeturinave nëpër koshat e hedhjes së tyre. Gjendje e tillë është krijuar pas mbushjes së fushës së mbeturinave.

Qyeti i Shkodrës nuk ka më vend ku të hedhë mbeturinat. Për pasojë, ato po digjen në kosha, ku i hedhin qytetarët. Një situatë e tillë, ka bërë që prej ditësh djegia e mbeturinave në rrugët kryesore të qytetit të bëhet një shqetësim për qytetarët. Aktualisht mbeturinat e qytetit janë duke u djegur pranë banesave të qytetarëve, pikërisht në vendet e caktuara ku ata i hedhin. Përballë një gjendjeje të tillë, drejtues të Bashkisë ngrenë supet dhe bëjnë rolin e të paditurit.

Disa ditë më parë, një gjendje të tillë e paralajmëroi kryebashkiaku Artan Haxhi, i cili deklaroi se “qyteti nuk ka më shumë se dy jave kohë për sitemimin e mbeturinave”, sepse vendi aktual, ishte i zënë plotësisht.

Pak ditë pas këtij deklarimi, mbeturiant e qyetit po digjen në rrugët kryesore të tij. Djegia bëhet pas orës 21.00 të darkës. Pas këti orari, pamja që shfaqet janë koshat e mbeturinave prej nga del tym.

Ndotja toksike, që krijohet nga djegia e mbeturinave, ka krijuar mjaft probleme te qytetarët, ndërsa qarkullimi nëpër rrugë është i vështirë, për shak të tymrave, por edhe ndotjes.

Burime nga Bashkia e Shkodrës bëjnë të ditur se më të interesuarat për djegien e mbeturinave në qytet janë ata që kanë për detyrë të tresin mbeturinat e qytetit dhe aktualisht nuk kanë ku t’i hedhin.

Hedhja e mbeturinave bëhej në zonën periferike të qytetit, pranë Varrezave të Dëshmorve, ndërsa edhe ai vend ishte provizor. Tani që edhe ky vend është mbushur, qyeteti i Shkodrës ka ngelur pa një të tillë.

Specialistë të mjedisit, pranë prefekturës së Shkodrës, japin alarmin se djegia e mbeturinave shkakton ndotje toksike disa herë më të dëmshme se ndotja nga tymi i makinave dhe është tepër i rrezikshëm për shëndetin. E vetmja zgjidhje që mendon Bashkia është hedhja e mbeturinave në një zonë në komunën Bushat.

“Në parim është rënë dakord me kryetarin e kësaj komune dhe pritet finalizimi i kësaj marrëveshjeje. Pa ndihmën e qeverisë jemi të pafuqishëm për të zgjidhur problemin e mbeturinave për qytetin. Ky është problemi më shqetësues dhe më imediat për Shkodrën”, është shprehur kryetari i Bashkisë, Artan Haxhi.

Plehrat “lulëzojnë” mbi Varrezat e Dëshmorëve



Plehra në vend të luleve. Hedhja e mbeturinave të qytetit në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit të Shkodrës ka prekur dhe revoltuar prej kohësh të afërmit dhe pasardhësit e këtyre dëshmorëve. Mospasja e një vendi për grumbullimin e plehrave ka bërë që varrezat e heronjve të luftës të kthehen në “kazanë” gjigandë për plehrat e qytetit me mbi 300 mijë banorë. “Mirë lule e kujdes që nuk tregojnë për ata që kanë dhënë jetën për të mbrojtur këtë vend dhe për të çliruar popullin nga pushtuesi, por po i mbulojnë me plehra. Ky është turpi i tyre”. Familjarë të qindra dëshmorëve të qytetit që prehen në periferi të qytetit të Shkodrës kanë kohë që kanë shprehur indinjatën e tyre. Ata janë ankuar në forma të ndryshme kudo që kanë patur mundësi. Herë zyrtarisht dhe herë në mënyrë publike në media, familjarëve e të rënëve në luftë kanë kërkuar që të merren masa urgjente për të rregulluar situatën e rënduar të Varrezave të Dëshmorëve të këtij qyteti si dhe për largimin e plehrave të ndryshme që kalben apo digjen çdo ditë mbi kockat e djemve e bijave të tyre. Nuk dihet se kur saktësisht pati filluar dhe “pushtimi” i varrezave nga plehrat, por ajo çka duket qartë dhe nuk ka nevojë për “kallauz” është fakti se askush duket se as është kujtuar që t’i heqë dhe t’i gjejë një vend më të “denjë” dhe plehrave sesa mbi varret e të rënëve në luftë.
A. Mehmeti

Thursday, September 24, 2009

Tirana me pluhur apo me ajër?

E thënë dhe e stërthënë nga dikush e nga gjithkush, që Tirana nuk ka më ajër me pluhur, por më mirë të themi se zotëron sot në hapësirën e vet, ndryshe nga shumë qytete të botës, madje, me përjashtim të Elbasanit edhe si asnjë qytet tjetër të vendit pluhur me ajër.

A nuk kemi të drejtë ta themi, kur 60% e pluhurit është PM10 në Tiranë dhe veç PM10 del CO, NOx, Pb, Mg, Zn, Cr, CO2, si edhe kjo PM10 në Tiranë rezulton sa 100,000 automjete me gjithë aktivitetin e ndërtimit të marrë së bashku po në Tiranë.
A nuk kemi të drejtë ta themi, kur rajoni i Tiranës është 100 herë më i ndotur se norma, dhjetë herë për nga sasia dhe dhjetë herë për nga shpeshtësia e rasteve (ditëve), aq më tepër, kur aty ka ndotës të organizuar dhe aq më tepër, kur aty ka matje për sasinë e helmeve kancerogjene dhe për sasinë e gazeve dhe grimcave helmuese.
Ndërtimi i rrugëve, i pallateve, etj., ka bërë që të përzihet si mos më keq mbetja e automjeteve (skorrjet me metalet e rënda si Zn, Pb, Cd, Cu, Co, pluhur me furane, CO2, SO2, CO, NOX) me PM10 e PM 2,5 e atyre të rrugëve, e cila ngelet në ajrin, ujin dhe tokën e Tiranës.

Sa do të thoni Ju?
Si askund tjetër në botë, sasia e pluhurit të matur nga burime të ndryshme, asnjëherë nuk rezulton nën vlerën 240 mg/m3 ajër dhe shpesh arrin edhe 440 mg/m3, dhe në pika të caktuara si tek Zogu i zi sot arrin edhe 900 mg/m3. Çdo të thotë kjo?. Pesë herë më të larta se normat e lejuara në vendin tonë (80mg/m3 ajër), por dhjetë herë më të larta se normat e lejuara të Komunitetit Evropian (40 mg/m3 ajër).


Smogu në Tiranë


Sepse, normat tona janë dy herë më të larta se normat evropiane, kjo është histori më vete. A nuk duket sikur edhe më fisniku ndër shqiptarët është llogaritur për të qenë dy herë më pak i vlefshëm se më i rëndomti ndër evropianët !
Por, ka një fakt tjetër që e bën më të trishtueshme këtë ndotje, madje tronditës. Çfarë?
Që në Evropë e në botë, normat e mësipërme, pra 40 mg/m3 ajër, lejohen për maksimum 8 raste shkelje në vit. Ndërkohë, që në qytetet tona si në Elbasan, Fier dhe veçanërisht për rastin në fjalë Tiranë, kjo lloj shkelje përsëritet sistematikisht për 360 ditë, pra dhe 45 herë të tjera më shumë nga ky drejtim.

Atëherë, pse të mos themi me plot gojë ose pse ta fshehim faktin se ajri i qytetit të Tiranës është i ndotur fiks 450 herë më shumë, e theksojmë jo bie fjala 450 herë më shumë.

Dhe e gjithë kjo, për çfarë? Për hapje rrugësh pa studime të mirëfillta mjedisore, për hapje të tyre toptan, për kritere të hapjes së tyre pa kriter, për një ç‘organizim përsosmërisht të organizuar, ku punohet jo më tepër se katër veta, ku ai që ndot nuk paguan, për një gardh mbrojtës, për një rrethim. Dhe pse? Sepse, ata nuk përballen me përgjegjësinë e duhur. Sepse, ata nuk zbatojnë më masat e duhura për mbrojtjen e mjedisit dhe sepse ata nuk paguajnë pse ndotin. Ou?! Pse-të nuk paskan të sosur. Sepse, Komuniteti i Tiranës më shumë hesht sesa flet. Sepse, institucionet e Mjedisit në Tiranë më shumë pranojnë gjendjen sesa denoncojnë, më shumë rrejnë sesa rrëfejnë. Sepse, ambientalistët e qarkut të Tiranës më shumë tërhiqen sesa sulmojnë. Sepse, intelektualët e qytetit të Tiranës më shumë fshihen sesa shfaqen dhe njerëzit e medias më shumë mbulojnë sesa zbulojnë.

Të më ndjeni, se të rënda janë këto fjalë, por më e rëndë është gjendja. Të më ndjeni, se të ashpra janë këto fjalë, por më i ashpër është ajri me pluhur me PM10 e PM2,5. Të më ndjeni, se edhe prekëse janë këto fjalë, por më prekëse është jeta dhe shëndeti njerëzor. Të më ndjeni, se edhe pak fyese mund të jenë këto fjalë, por më e fyer është natyra dhe mjedisi në Tiranë.

Sikur nuk mjaftojnë këto pasoja, Tirana nuk zotëron pavijone për sëmundje profesionale, shumë pak studime për monitorime të ajrit, shumë pak raporte për vlerësim kostosh të teknologjive, as studime se sa përfiton apo humbet shoqëria.
Pra, nëse në Shqipëri, kontrata e gjelbër me natyrën është prishur, me plot gojë mund të themi se në Tiranë, kjo kontratë është grisur, më shkoqur është djegur. Megjithëse, kontrata nuk është një copëz letër, madje nuk ka ekzistuar kurrë si e tillë, ajo përbën atë akt konstitucional midis njeriut dhe natyrës, ajo përbën atë akt shpirtëror midis qenies së gjallë në shoqërinë civile dhe asaj gjoja të “fjetur” në natyrë, (bota bimore). Por, ajo përbën atë që quhet kodik, ku marrëdhënia “respekt” njeri-natyrë është stamposur si pergamenë për çdo brez që rron e punon dhe jo si kërcënim për brezat që do të vijnë e jetojnë.
Kjo është Tirana, nga një vend që soditesh përmes ajrit të purpurt si në pëllëmbë të ciklopit, (mali i Dajtit), sot mezi shquan përmes ajrit të pluhurt deri në 100 metra, një shok që kërkon apo një fëmijë që luan. Nga një shesh me ujë të bollshëm, ku merrje fuqinë për jetën, sot është kthyer në një stres, ku ndotjet tokë, ujë, ajër rroken me ciklin e jetës dhe e bëjnë atë përshesh.
Meqë jemi tek uji. Tirana përbën të vetmin rast në vendin tonë, ku niveli i ujërave nëntokësore, jo vetëm ai freatik, por edhe ai i baseneve të qëndrueshëm ujorë në konceptin hidrogjeologjik ndodhen kaq pranë dhe kaq me shumicë pranë sipërfaqes së tokës, sikundër janë në basenet ujorë të Parisit dhe të Vjenës, por me ndryshimin se tek këta të fundit kujdesi është si drita e syrit. Në këtë kuptim, ajri i ndotur me skorrjet që përmbajnë metale të rënda si Zn, Pb, Cd, Cu, Co, pluhur me furane, CO2, SO2, CO, NOX, PM10 e PM 2,5 mbasi bredhin në gjendje suspense me orë të tëra në hapësirën ajrore të Tiranës, duke goditur direkt mushkëritë e tiranasve e mbyllin ciklin e tyre të lëvizjes, duke u sedimentuar fillimisht në tokën “soil” (zona pedologjike e zhvillimit të produkteve bujqësore), mbasandaj në ujërat nëntokësore. Por, cikli i vërtetë mbyllet, kur specia njeri e përdor këtë ujë për të vaditur prodhimet e jetës dhe që i konsumon ato gjatë jetesës, ku së bashku me ujin përpin dhe gjithë elementët e rrezikshëm të sipërpërmendur dhe sa do të thoni Ju? Jo pak, por 10-13 herë më tepër, kur i merr ato (produktet e jetës) nga bota bimore dhe më shumë akoma, kur i merr ato nga bota shtazore. E çuditshme? Si mundet të shkatërrojmë me dorën tonë, me vendimet tona, me shkencën tonë kaq mijë jetë njerëzish, kaq mijë vlera mjedisore, kaq mijë burime natyrore, që edhe nëse nuk vdesin për shkak të varfërimit dhe përkeqësimit të ciklit të jetës rrojnë pranë vdekjes, që edhe nëse nuk janë pranë saj kallen për së gjalli si të tillë.

Atëherë? Koha nuk pret më. Le të mblidhen njerëzit e duhur për të bërë gjënë e duhur. Le të mblidhen njerëzit e vlefshëm për të bërë gjënë e vlefshme. Koha po thërret. Së pari, të ngrihen qendra rajonale shkencore me departamente analitike dhe përgjithësuese, ku të ndërmerren studime vlerësimi të kostove mjedisore dhe të analizohen përfitimet sociale deri në ato individuale të rrjedhura prej aktivitetit të rrugëve, që më tepër kanosin ndotje sesa ndërtim dhe të krahasohen me dëmtimet sociale apo individuale si në shëndet, bujqësi, blegtori, etj.
Së dyti, të ngrihet një forcë monitoruese shkencore dhe të fokusohen projekte monitoruese të përbashkëta me shoqërinë civile, ku të maten nivelet e ndotjes dhe të prezantohen ato ditë e natë me semaforë. Le ta kthejmë këtë të keqe të madhe në një të mirë të madhe, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin. Le ta kthejmë këtë njollë të zezë e të vogël në një shenjë të bardhë e të madhe, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin.
• Prof. asc. Sazan GURI ,Panorama

Sunday, September 20, 2009

Klima, Ban Ki-Moon: Bota po shkon drejt humnerës

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë menjëherë kundër ndryshimeve të klimës, pasi "situata është e rëndë".




"Po shkojmë me shpejtësi drejt humnerës",

deklaroi Ban Ki-Moon gjatë Konferencës së tretë botërore për klimën në Gjenevë.
Sekretari i Përgjithshëm u bëri thirrje qeverive të botës që të veprojnë sa më parë me politika që përcaktojnë dhe kufizojnë sasinë e emetimeve të dioksidit të karbonit, programe për energjinë e ripërtëritshme, zgjidhje për shpëtimin e pyjeve dhe politika që thjeshtëzojnë transferimin e teknologjisë.
"Kemi shkaktuar pasoja të fuqishme dhe të paparashikueshme, impakti i të cilave është i dukshëm. Këtë e pashë me sytë e mi", shtoi Ban Ki-Moon, duke iu referuar udhëtimit të tij të fundit në Artik, rajoni i cili po ngrohet më shpejtë se çdo vend tjetër në Tokë.




"Fatkeqësisht ende ka ngurrim për të vepruar dhe është shënuar vetëm një progres i vogël. Nuk mund t'ia lejojmë vetes këtë situatë. Kemi nevojë për progres të shpejtë në këtë drejtim", deklaroi Ban Ki-Moon përpara shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga vende të ndryshme të botës.
Konferenca në Gjenevë nuk trajton tema si reduktimi i gazrave të dëmshëm, apo tema të tjera që do të diskutohen në Kopenhagë, por ka më shumë karakter teknik. (atsh)