Sunday, October 4, 2009

A e kryeni ndarjen e mbeturinave në shtëpi?

Ku ka njerëz, ka edhe plehra. Pastërtia dhe mbrojtja e ambjentit luajnë një rol të veçantë në edukatën personale dhe prandaj në vendet e qytetëruara, letra, qelqi, metali, plastika, bateritë, mbeturinat ushqimore/organike, ilaçet e vjetra etj, nuk grumbullohen bashkë me plehrat normale të shtëpisë, por secila grumbullohet veç e veç në kutinë e saj përkatëse.


Plehrat tek tregu ushqimor...


Kudo ne qytet ka kontenier(mbajtës) të veçantë për të grumbulluar çdo mbeturinë shtëpiake. Në shumë vende perëndimore bateritë pranohen në dyqane, ku mund te blihen (ku dhe ka shpesh kuti të veçanta për t'i grumbulluar). Ilaçet e vjetra që nuk përdoren më, mund të kthehen në farmaci etj kështu me radhë.

Mbetjet voluminoze ose sendet që mund të jenë një rrezik për mjedisin, duhet të hiqen në një mënyrë të veçantë (frigoriferet, pajisje elektronike, etj...) dhe nuk mund të shkarkohen kudo lirisht. Për këtë qellim ka vendshkarkime të posaçme të Bashkive dhe Prefekturave, ku ato mund të shkarkohen.



Mendoni se jemi ne qytetarët, të cilët duhet t'ia kërkojmë bashkive apo komunave, vendet e posaçme për derdhjen e mbeturinave të ndryshme ?



Nëse nuk e kryeni ndarjen e mbeturinave, për cilën arsye nuk e bëni?

Shkroi B.B, redaktoi Stop Injorancës

No comments: