Showing posts with label Shkenca. Show all posts
Showing posts with label Shkenca. Show all posts

Saturday, November 14, 2009

Në supermarketin e fëmijës së përsosur

Dy mijë fëmijë ngjizen çdo vit falë "ndihmës" së shoqërisë daneze "Cryos", banka më e madhe e dhuruesve të spermës në botë. Donatorët janë të gjatë, biondë dhe të shëndetshëm, ndërsa fëmijët mund të zgjidhen edhe për ngjashmërinë me babanë steril...

Janë të gjatë, biondë dhe të arsimuar. Emrat i kanë Peter, Hans Lars apo 221, 343, 997. Disa prej tyre kanë marrë pjesë në ngjizjen e më shumë se një mijë fëmijëve, të lindur në Brazilia, Dubai apo Singapor, por që nuk do t‘i njohin kurrë. Këta prindër të teknoshkencës pa kufij janë shpëtimtarët e çifteve sterile. Janë dhuruesit e spermës në "Cryos", bankës së parë të spermës në planet që e ka selinë në Aarhus, qyteti i dytë më i madh në Danimarkë, i famshëm për universitetin e tij. "Për këtë arsye thuajse të gjithë janë studentë, të cilëve në këmbim të spermës u ofrojmë mundësinë e të qenit baba", thotë Ole Schou, 55 vjeç themelues dhe drejtor i përgjithshëm i shoqërisë daneze. Në hyrje të "Cryos" sheh një pikturë gjigante ku në një oqean notojnë qindra mijëra spermatozoide të ngjyrosura me portokalli. Një pikturë e çuditshme që do të stononte kudo, por jo këtu. Në të djathtë janë dhomat e vogla ku kryhet çdo shërbim. Në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë, ndërsa në mure një ekran që transmeton filma porno. Në krah, ndodhen laboratorët ku menjëherë pas dhurimit sperma analizohet, pastrohet dhe vihet në ngrirje. "Këtu brenda ka material për lindjen e 4 mijë fëmijëve", thotë Schou, duke ngritur kapakun e një bidoni të madh prej alumini nga i cili del një re e bardhë me ajër shumë të rëndë. 4 mijë bebe të "zhytura" në azot të lëngshëm. Para se të shitet, sperma qëndron e ngrirë për gjashtë muaj në karantinë, për të qenë të sigurt se nuk ka asnjë rrezik për sëmundje infektive. Çdo vit, "Cryos" është i pranishëm në lindjen e rreth 2 mijë fëmijëve dhe e shpërndan "produktin" e saj në 64 vende, duke u munduar të shmangë në secilin prej tyre pengesat që propozojnë ligjet mbi fekondimin artificial. Që nga fillimi i historisë së krijimit të saj, d.m.th që nga viti 1991, banka e spermës daneze ka siguruar 400 mijë ngjizje në të gjitha kontinentet.

Një shifër vërtet rekord, por edhe një shifër që të fut frikën. "How danish sperim is conquering the world", shkruante e shqetësuar një e përditshme britanike disa muaj më parë. Vërtet që vikingët po "pushtojnë" botën? "Është vetëm një titull bombastik i një gazete. Dihet që shtypi është shumë i aftë për këto gjëra", tregon themeluesi i "Cryos". "Për të ndryshuar donatorët, në të njëjtën kohë edhe ofertën tonë kemi hapur një degë tonën në Nju Jork dhe një në Nju Delhi, sepse vërtet nuk mendoj se një çift afrikan ose aziatik dëshiron një fëmijë me flokë biondë dhe sy bojëqielli". Me një numër prej 20 të punësuarish dhe një xhiro prej 3 milionë eurosh në vit, "Cryos", është një shoqëri në zgjerim e sipër. Biznesi për shitjen e spermës funksionon për mrekulli. Megjithatë, ka edhe shumë probleme të tjera sipas fjalëve të Schou, që mbështet rolin humanitar të kësaj organizate. "U ofrojmë ndihmë atyre që nuk duan të merren me të ashtuquajturin "tregun e zi", me një partner të çfarëdoshëm, të parin që të del përpara për të mënjanuar sterilitetin e meshkujve". Deri pak vite më parë, klientët në bankat e spermës përbëheshin pothuajse 80 për qind nga çifte heteroseksualësh, 10 për qind çifte homoseksualësh dhe 10 për qind gra beqare. Sot këto përqindje kanë ndryshuar krejtësisht nga modeli i ri i shoqërisë.

Aktualisht, thonë drejtuesit, kërkesat nga gratë beqare kanë shkuar në 40 për qind. Në Europë ka pak oferta për dhurues sperme, sepse në vendet që kanë eliminuar anonimatin e dhuruesve, mes të cilave Suedia dhe Britania e Madhe, burrat që pranojnë të japin spermën e tyre po rrallohen gjithmonë e më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për Gjermaninë ku të njohësh origjinën tënde është një e drejtë kushtetuese. Siç ndodh me fëmijët e adoptuar, që gjithmonë e më tepër duan të njohin babanë e tyre gjenetik.



E bombarduar me kërkesa, "Cryos" nuk mund të lejojë në seleksionimin e donatorëve. Për momentin janë rreth 300. Punojnë disa dhjetëra vjet, gjatë të cilëve mbyllen nëpër dhoma të paktën 5 herë në ditë. "Janë ata që na ndihmojnë të ofrojmë një gamë të gjerë ‘produktesh‘", shpjegon Ole Schou, i cili qesh edhe kur e akuzon për eugjenikë. "Ngjizja e një fëmije është një çështje kaq delikate dhe kaq personale sa nuk shoh asnjë problem në faktin që duhet vepruar si është më e mira, madje edhe duke vendosur për ngjyrën e lëkurës apo flokët e të porsalindurit". Në të vërtetë, kriteret e zgjedhjes janë shumë herë më të shumta në numër, duke u nisur nga fakti që ekzistojnë shumë lloje sperme. Para së gjithash, mund të zgjedhësh mes profileve "bazë" dhe atyre "të zgjeruara". Të parët janë ata që kanë vetëm një numër: me pak fjalë janë anonimë, ndërsa të dytët kanë një emër dhe shpesh vijnë nga dhurues që kanë një titull universitar, për të cilët mund të shohësh fotot e tyre kur kanë qenë fëmijë dhe të njohësh pemën gjenealogjike. Gjithçka bazohet te premtimi, mbi iluzionin thonë shkencëtarët, se cilësitë, qoftë këto edhe intelektuale transmetohen me ADN-në. "Cryos" ofron edhe diçka tjetër; mundësinë për të gjetur një dhurues që i ngjan babait steril. Për këtë mjafton të dërgosh një foto dhe të paguash 25 euro. Asgjë, në krahasim me bankën e madhe të spermës në Kaliforni, e cila hedh në faqen e saj të internetit listën e të ashtuquajturve "dhuruesve që ngjajnë". D.m.th që ngjanë me personazhe të tilla si: Clark Gable, John Kennedy, Antonio Banderas dhe Barack Obama.

Shqip

Wednesday, October 21, 2009

Klonimi, a është krijuar njeriu i ri ?!

"E enjte, 26 dhjetor 2002, ora 11:55 shënon momentin e lindjes së një njeriu të klonuar. Është një bebe vajzë, e pagëzuar me emrin Evë, lindur nga një grua amerikane 31-vjeçare." Ky është lajmi që Brigitte Boisselier, udhëheqësja shkencore e firmës raeliane CLONAID, komunikon përpara shtypit dhe televizionit në Hollywood, një ditë më pas.

Klonimi i njeriut ka qenë një nga temat më të artikuluara nga mediat gjatë dy viteve të fundit. Kjo, për faktin se tre shkencëtarë të vetëquajtur ekspertë në klonimin e njerëzve, italiani Severino Antinori, qiprioti Panayiotis Zavos dhe Birgitte Boisselier, garën e tyre për të klonuar njeriun e parë e kanë inskenuar në mënyre spektakolare.

Në vitin 2001 raelianët, kështu quhen anëtaret e sektit të UFO-ve, ku bën pjesë edhe Brigitte Boisselier, njoftonte botën se njeriu i parë i klonuar ishte në ardhje e sipër. Por prej këtij kloni, që sot duhet të ishte një fëmijë njëvjeçar, nuk ka asnjë gjurmë. Antinori komunikonte në një konferencë shtypi në majin e kaluar që tre gra ishin tashmë shtatzëna me fëmije të klonuar, njëra prej tyre duhet të lindte në nëntor. Nëntori iku e bashkë me të edhe dhjetori, por për të nuk u fol më. Në dhjetor, në një tjetër konferencë shtypi në Romë, Antinori njofton se në fillim të janarit pritet të lindë një fëmijë i klonuar. Pas një maratone lajmesh bombastike, të paprovuara dhe më pas të harruara, është vështirë të kuptohet se ku mbaron blofi dhe ku fillon realiteti. Kjo gjendje nuk bëhet më e qartë as edhe kur Brigitte Boisselier në 4 janar 2003 njofton lindjen e fëmijës së dytë klon: një bebe vajzë, bijë e një lesbikeje 31-vjeçare holandeze. Faktet përsëri mungojnë.

Metoda e klonimit është etabluar për herë të parë tek kafshët. Klonim quhet procesi i prodhimit të qenieve të gjalla me material gjenetik identik. Dolly, delja më e famshme e botës, është e para kafshë gjitare (kështu quhen kafshët që i ushqejnë të porsalindurit e tyre me qumështin e gjirit) e klonuar. Për të prodhuar Dolly-n, materiali gjenetik i marrë nga një qelizë e diferencuar e trupit programohet sërish duke e kthyer mbrapsht në gjendjen fillestare embrionale. Paralelisht, nga një kafshë tjetër femër merret një qelizë vezë, së cilës i hiqet materiali gjenetik i vet dhe i zëvendësohet me materialin gjenetik të qelizës së trupit, tashmë të riprogramuar. Kjo vezë me materialin e ri gjenetik është embrioni i cili fillon dhe ndahet më tej në qeliza. Kur numri i qelizave bëhet rreth 100, embrioni transplantohet në uterusin e një kafshe femër të tretë për të përfunduar zhvillimin embrional e për të dhënë një kafshë të re. Për Ian Wilmut, shkencëtarin që klonoi Dolly-n, klonimi ishte një mundësi për të prodhuar kopje identike të kafshëve të dobishme. Me kërkimet e tij, ai synon, para së gjithash, të manipulojë delet gjenetikisht në mënyrë të tillë që në përbërje të materialit të tyre gjenetik të kenë gjene që prodhojnë substanca speciale, si p.sh. medikamente. Këto substanca duhet të depozitohen në qumështin e deles nga i cili do të ekstraktohen më pas për t'u fabrikuar në medikamente. Gjatë riprodhimit seksual një pjesë e gjeneve të manipuluara reduktohet. Për të eliminuar këto humbje Wilmut mendoi të përdorte klonimin.

Klonimi i Dolly-t shënoi fillimin e një serie të gjatë klonimi tek kafshët. Grupe të tjera shkencëtarësh kanë arritur të klonojnë lopë, derra, dhi, mace, lepuj dhe minj. E megjithatë, klonimi tek kafshët nuk është bërë akoma një metodë rutine. Suksesi i klonimit është shumë i ulët dhe nuk e kalon shifrën 3%. Wilmut vetë raporton se rruga për tek Dolly kaloi nëpërmjet 276 dështimesh. Një dështim gjatë klonimit do të thotë një lindje me defekt ose vdekje. Por, edhe kafshët tashmë të klonuara nuk paraqesin një pamje shumë idilike. Një nga sindromat më të përhapura ndër to është mbipesha. Kjo mbipeshë është edhe shkaku që shumë lindje bëhen me ndihmën e operacioneve. Përveç mbipeshës shumë klone kanë deformime në embrion, të pakapshme nga aparatet. P.sh., tek delet e klonuara është vënë re prania jonormale e shumë muskujve që pengojnë funksionimin normal të organeve të brendshme. Vetë superstari Dolly vuan nga arthritis, një sëmundje e zakonshme pleqërie. Për shkencëtarët është akoma e paqartë se si klonimi influencon shëndetin e kafshëve dhe gjatësinë e jetës së tyre. Po nëse klonimi është një metodë akoma e pastudiuar mirë, përse ky nxitim për të klonuar njerëzit?

Severino Antinori (56), një nga gjinekologët më të famshëm të botës, si mjek riprodhimi që është, e sheh pamundësinë e lindjes së fëmijëve si një sëmundje që duhet të kurohet, kurse klonimin si terapi. Drejtuesi i një konsortiumi ku punojnë të paktën 40 shkencëtarë nga 18 vende të botës, Antinori ka hyrë në histori si gjinekologu që, në 1994, bëri të lindë një grua 63-vjeçare me anën e metodës së fertilizimit artificial. Antinori deklaron se e drejta për të pasur një fëmijë është një e drejtë themelore e njerëzimit. Ashtu si Antinori, edhe raelianët e konsiderojnë mundësinë e të pasurit fëmijë si një "të drejtë humane". Vetëm se e drejta humane për raelianët nënkuptohet nën prizmin e ideologjisë së tyre. Sipas raelianëve jeta në tokë nuk është krijuar as nga Zoti dhe as nga evolucioni. Jeta në tokë është një krijim i qëllimshëm shkencor, një eksperiment në epruvetë me materialin gjenetik për të materializuar një imazh që njerëz shumë të zhvilluar shkencërisht, Elohims (ata që erdhën nga qielli), kishin për njeriun në kokën e tyre. Bimë, kafshë dhe një njeri të ngjashëm me ta, të aftë që një ditë të krijojnë jetën në planetë të tjerë ishin rezultati final i këtij krijimi shkencor. Edhe vetë profetët, Buda, Moisiu, Jezusi dhe Muhamedi janë krijuar, zgjedhur e edukuar nga Elohims. Rael, një gazetar francez, është ambasadori i përzgjedhur i jashtëtokësorëve, që duhet të mundësojë kthimin e jashtëtokësorëve në tokë. Raelianët janë të obliguar përpara krijuesve të tyre, Elohims, që të klonojnë njerëz. Për këtë qëllim, përpara 5 vjetësh, Claude Vorilhon, 56, gruaja e sektit të UFO-ve, krijon firmën bioteknologjike Clonaid me në krye biologun franceze dhe njëkohësisht anëtare e sektit raelian, Brigitte Boisselier (46).

A është teknikisht e mundur të klonohet njeriu?

Dyshimet janë të mëdha. Para një viti firma amerikane "Advanced Cell Technology" bëri publik faktin që në laboratorin e saj ishte bërë e mundur prodhimi i një embrioni-klon. Megjithatë, ky klon arriti deri në fazën 6-qelizore pa arritur dot stadin prej 100 qelizash që konsiderohet si një stad kritik për një zhvillim të suksesshëm. Shkencëtarët mendojnë se, teorikisht, klonimi i njeriut është i mundshëm. Një farë eksperience dhe përgatitjeje e mjaftueshme shkencore do të mund t'i mjaftonin edhe një shkencëtari mesatar për të realizuar klonimin njerëzor. Është, megjithatë, e paqartë nëse Antinori dhe Clonaid janë në gjendje të klonojnë njeriun. Antinori dhe Clonaid nga ana e tyre nuk kanë paraqitur as edhe një të dhënë për mënyrën se si i kanë zhvilluar eksperimentet e tyre. Po ashtu, nuk kanë paraqitur as edhe një evidencë që të provojë nëse Eve dhe sishoqja e saj janë klonuar. Për të provuar se dy klone njerëzore janë vërtet klone, duhet që materiali gjenetik i fëmijës të jetë identik me atë të njeriut që po klonohet. Komuniteti shkencor i ka kërkuar Clonaid-it që t'i ftojë shkencëtaret për të bërë një verifikim të tillë. Në intervistat e saj, por edhe në faqen zyrtare të Clonaid, Brigitte Boisselier ka premtuar se kjo do të bëhet e mundur. Por shkencëtarit-gazetar Michael A. Guillen, të cilit i ishte premtuar t'i bënte këto verifikime, praktikisht iu mbyll dera. Vetë Guillen komenton se e gjitha nuk është vetëm se një veprim i llogaritur mirë që synon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik. Nëse është kështu, qëllimi është arritur. Raportimet për klonimin, duke përfshirë edhe vetë këtë artikull, mbushin sot faqet e gazetave dhe rubrikat e lajmeve të të gjitha kanaleve televizive. Për t'u përmendur: Kanali i njohur i lajmeve CNN raportimet e tij për klonimin e Eve i kishte planifikuar në oraret më të frekuentuara nga teleshikuesit.

Për çdo arritje shkencore diskutohet relevanca, potenciali ekonomik si dhe rreziqet që vijnë prej tij. Mosbashkëpunimi midis klonuesve dhe komunitetit shkencor e ka bërë një diskutim të tillë të pamundur. Një situatë e tillë nuk është vetëm se një ftesë e hapur për pyetje dhe shqetësime. Një ndër shqetësimet më të mëdha të komunitetit të shkencëtarëve, të komiteteve të etistëve dhe qeverive është që klonimi i njerëzve po bëhet nga firma private. Ndershmëria shkencore, shpjegimi i rreziqeve që klonimi sjell me vete, përmendja dhe insistimi në faktin që realizimi praktik i metodës kalon nëpër një kalvar të gjatë mundimesh janë në konflikt të drejtpërdrejtë me qëllimin final të një firme private: Fitimin. Shqetësimi i mësipërm nuk është i ekzagjeruar. Një shëtitje në faqet sibernetike të firmës Clonaid të çon drejt e në zemrën e një kopshti idilik alla "New brave world" mbi të cilin fluturojnë Zeppeline, në bisht të të cilëve varen reklamat shumëngjyrëshe: "Ejani dhe kthehuni në vendin tuaj shtatzëna me fëmijën e ëndërruar!" ose "Jeni një çift steril pa shpresa për të pasur fëmijën e ëndrrave tuaja, jeni homoseksual i dëshiruar për të pasur një fëmijë që të trashëgojë gjenet tuaja, doni thjesht të klonoheni, atëherë drejtojuni Clonaid". Shumë premtime e shpresa dhe asnjë fjalë për vështirësitë e klonimit si metode, asnjë fjalë për faktin që njeriu akoma nuk e ka të qartë se çfarë konsekuencash ka kjo metodë për shëndetin.

Për të pasur një bebe-klon duhet që të manipulohet një numër i madh qelizash vezë. 50 deri 100 qeliza të manipuluara me sukses duhet më pas të implantohen në uterusin e një femre. Konsideruar që suksesi i klonimit është vetëm 3%, i bie që për të pasur një bebe-klon të vetëm duhet të implantohen të paktën 30 deri në 50 gra. Për të bërë të mundur një gjë të tillë duhet që njeriu të ketë në dispozicion një harem të tërë me gra, të gatshme për të eksperimentuar me trupin e tyre. Mbetet ende një puzzle për t'u zgjidhur se ku e ka gjetur një harem të tillë një gjinekolog si Severino Antinori. Kurse për raelianët, një sekt që numëron dhjetëra mijëra anëtarë të shpërndarë në të gjithë botën, këto janë shifra dhe realitete që nuk trembin. Mendohet që Clonaid të ketë implantuar deri tani të paktën rreth 50 gra, të gjitha anëtare të sektit. Identiteti i njerëzve të klonuar, identiteti i grave që marrin pjesë në këtë eksperiment mbahen tepër sekrete.

Klonimi është, përveç të tjerave, edhe një metodë shumë e shtrenjtë. Koston e saj e paguajnë anëtarët e sektit raelian, por edhe klientët e shumtë të Clonaid. Klientë të Clonaid janë çifte sterile apo homoseksuale që dëshirojnë të kenë një fëmijë me çdo çmim, njerëz të moshuar që shpresojnë të ringjallen mbas vdekjes, të pasur që besojnë se me paratë e tyre mund të blejnë përjetësinë, prindër që u kanë vdekur fëmijët dhe kërkojnë të kenë një “dublikatë” të tyre. Një nga grupet me potencial të madh klientele për raelianët janë edhe ushtarët amerikanë. Ndërhyrja ushtarake amerikane në shumë vende të nxehta politikisht shoqërohet edhe me shumë ushtarë të vrarë që lënë pas dhimbjen e shumë prindërve që ndoshta do të dëshironin t'i kthejnë fëmijët e tyre në jetë. Rreth 100 000 deri në 200 000 dollarë amerikanë është kostoja përkundrejt së cilës bëhet i mundur konservimi i qelizave të të vdekurve, pa përfshirë koston e klonimit vetë. Thuhet që Clonaid të ketë tashmë të arkivuara nëpër frigoriferë qeliza të konservuara të rreth 2000 njerëzve që presin të klonohen dikur.

Me gjithë publicitetin e madh kushtuar klonimit njerëzor, ngelet ende e hapur mundësia që eksperimente me klonet njerëzore të jenë bërë apo të jenë duke u bërë në fshehtësi edhe nga protagonistë të tjerë akoma të panjohur. Frika e daljes se një fenomeni të tillë nga kontrolli ka bërë që shumë shtete t'i paraprijnë atij me ligje. Në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Angli klonimi është i ndaluar me ligj. Në Amerikë, klonimi nuk është i ndaluar me ligj. Megjithatë, për të klonuar duhet një leje e posaçme nga Food and Drug Administration. Por ka vende në të cilat nuk ka fare ligj që rregullon klonimin. Janë pikërisht këto vende që u kanë hapur dyert Clonaid dhe Antinorit për të kryer klonimin njerëzor. Nuk përjashtohet fare mundësia që, vende të pazhvilluara dhe të pambrojtura me ligj, të lakmohen nga sharlatanë dhe ideologë të çfarëdo lloji si territore për të realizuar projekte të tilla. Kjo është edhe arsyeja që shumë qeveri, shkencëtarë dhe etistë kërkojnë që klonimi të ndalohet në gjithë botën. Deri tani pa shumë sukses. Një iniciativë gjermano-franceze, e cila synon të ndalojë klonimin e njerëzve në rang botëror, dështoi nëntorin e kaluar si rezultat i vetos së amerikanëve.

E ndërsa bota vazhdon të vërtitet perplekse midis realitetit dhe blofit, midis problemeve të së përditshmes dhe së ardhmes së paqartë, partizanët e klonimit vazhdojnë të ëndërrojnë dhe t'i shtyjnë më tej kufijtë e fantazisë. Si raelianët ashtu edhe Antinori (ky prononcohet në mënyrë pak më të vagët se konkurrentët e tij) e shohin klonimin si një mundësi për të përmirësuar racën njerëzore. Clonaid shkon më larg dhe fton në faqen zyrtare të tij çifte që duan të bëhen prindër të zgjedhin fëmijën e ëndrrave të tyre në një katalog. Në katalog janë regjistruar njerëz kandidatë për t'u klonuar, njerëz të vlerësuar si "superiorë gjenetikisht". Jo vetëm kaq. Hapi tjetër për raelianët, do të jetë transferimi i informacionit dhe i personalitetit nëpërmjet klonimit. Sipas raelianëve, transferimi i informacionit dhe personalitetit do të na heqë mundimin e të qenit fëmijë, mundimin e rritjes, mundimin e të shkuarit në shkollë, mundimin e edukimit sepse: "Një qelizë e trupit tonë e konservuar para se në të vdesim do të jetë në gjendje të rikrijojë trupin tonë të plotë, ashtu siç ishte para vdekjes … përfshirë njohuritë tona shkencore dhe personalitetin tonë" ("The true face of god", Rael, Kapitulli i 7). Vetëm njëzet vjet durim, kërkon Rael për këtë komoditet.

Edhe pse në dukje një zgjidhje e nevojshme, ndalimi total i klonimit vë në rrezik studimet dhe kërkimet me qelizat embrionale, studime në të cilat janë projektuar shumë shpresa. Qelizat embrionale kanë aftësinë të diferencohen në qeliza të indeve të ndryshme të cilat formojnë trupin tonë, trurin, zemrën, mëlçinë, muskujt. Vitet e fundit shkencëtaret kane arritur t'i marrin këto qeliza nga embrioni dhe t'i rrisin në mënyrë artificiale në laborator dhe t'i shndërrojnë ato në qeliza zemre apo truri. Kjo arritje i ka hapur dyert një sërë projektesh shpresëdhënëse. Një nga këto projekte, p.sh., është përdorimi i qelizave embrionale për të zhvilluar artificialisht një ind të caktuar, p.sh., mëlçinë, që më vonë do t'i transplantohet pacientit nga i cili janë marrë qelizat embrionale. Një projekt i tillë do të mundësonte se pari organet që do të transplantohen. Sot i vetmi burim organesh për t'u transplantuar janë organet e njerëzve që vdesin. Ka pacientë që presin me vite të tëra mundësinë e transplantimit dhe që, jo rrallë, vdesin përpara se ky moment t'u mundësohet. Së dyti, ky projekt synon të zgjidhë problemin e kompatibilitetit midis organit që do të implantohet dhe individit ku ky organ do të implantohet. Nëse një organ është jo kompatibël me trupin ku ai implantohet, ai nuk pranohet nga ky trup, trupi e flak atë jashtë si një mish të huaj. Nëse organi prodhohet nga qelizat e vetë pacientit, atëherë trupi e njeh atë si një pjesë të tij duke mundësuar transplantim të suksesshëm. Një projekt tjetër që bazohet tek përdorimi i qelizave embrionale është prodhimi i medikamenteve të përshtatura për çdo individ. Procedura e prodhimit të ilaçeve sot është ajo e prodhimit në masë. Ky nënkupton që një X-ilaç ka efekt kurues në një përqindje të lartë njerëzish. Megjithatë ky ilaç nuk ka të njëjtin efekt kurues tek çdo njeri, sepse çdo njeri është ndryshe nga tjetri. Prodhimi i ilaçeve në qelizat tona individuale mundëson një efekt shumë specifik që, si pasojë, e bën procesin e kurimit në vetvete shumë efecient. Është e panevojshme të thuhet se këto projekte do të revolucionarizonin mjekësinë.

Përveçse pasojave në shkencë dhe mjekësi, një ndalim total i klonimit në gjithë botën do të kishte pasoja edhe për ekonominë e shumë vendeve. Singapori, p.sh., me legjislacionin e tij favorizues për studimet më qeliza embrionale, është bërë Meka e shumë firmave bioteknologjike dhe farmaceutike. Po kështu vende si Anglia, ku vetëm klonimi i njerëzve ndalohet me lig, por jo studimi i qelizave embrionale, janë bërë atraktive për firmat bioteknolgjike të vendeve ku këto studime janë të pamundura. Në rast ndalimi total të klonimit një listë e madhe firmash e kompanish do të mbylleshin duke çuar në rritjen e papunësisë së një segmenti shumë të kualifikuar të shoqërisë dhe do të çonte në humbje financiare të mëdha.



Pyetja është klonuar apo s'është klonuar është akoma në ajër. Asnjë njoftim i ri për klonime të reja, as një njoftim mbi klonimet e vjetra. Antinori, në një nga konferencat e tij të shtypit, deklaronte se në një klimë kaq armiqësore ndaj tij, nuk e ndiente të nevojshme të njoftonte nëse i ka apo jo klonuar njerëzit e tij. Në konferencën e tij më të fundit, Antinori akuzoi ministrin italian të Shëndetësisë për një politikë terrori ndaj tij dhe institutit që ai drejton. "Edhe Galileun bota nuk e kuptoi", - ishte koment i tij vetëjustifikues. Në një situatë më të vështirë ndihet drejtuesi i sektit Raelian Claude Vorilhon. Tanimë atij i duhet të dalë para gjyqit në Florida. Institucionet shëndetësore e akuzojnë atë se ka shkelur ligjin amerikan dhe ka klonuar pa autorizimin e organeve kompetente. Claude Vorilhon akuzohet, mbi të gjitha, se ka kryer me njerëzit eksperimente që rrezikojnë jetën e tyre. Akuza aspak të lehta që ndoshta shpjegojnë edhe pse mbas entuziazmit fillestar Claude Vorilhon nxitoi të sqaronte publikisht se nuk kishte të bënte me Clonaid-in, se nuk e dinte ku ishin laboratorët dhe as se cilat gra ishin bërë apo presin të bëhen nëna klonesh. Ideja e një shoqërie më të mirë, më superiore, një "brave world", është një ide që ka obsesuar gjithmonë njeriun. Ishte viti 1932, kur Aldous Huxley botoi romanin e tij të famshëm "Brave new world". Një roman science fiction, ku përshkruhet një botë e re njerëzish, një shoqëri klonesh e diferencuar sipas superioritetit gjenetik. Një shoqëri që të frikëson me sterilitetin e saj, një shoqëri që të frikëson po aq sa edhe një diktaturë. Që prej 1932 e këtej shoqëria njerëzore ka kaluar në një seri fazash duke u profiluar nga një "New brave world" tek tjetra, duke paguar më pas edhe koston e çdo lloj eksperimenti. Sterilizime, spastrime, përzgjedhje janë metoda tashmë të provuara e sprovuara në përmasa të paimagjinueshme. Mjafton një lexim i shpejtë i historisë së largët dhe rikujtimi i historisë së afërme, të jetuar e ndjekur nga të gjithë ne. Leksioni që këto eksperimente njerëzore kanë dhënë është i njëjtë me atë që shoqëria e seleksionuar në laborator e Huxley-it jep: Gjenet nuk janë shkaku i problemeve të pazgjidhura të shoqërisë njerëzore. Përmirësimi i gjeneve nuk i zgjidh problemet e shoqërisë njerëzore.

Marrë nga popbiologji.blogspot.com

Sunday, October 11, 2009

Meteorët : Rrezik real për Tokën ?



Në 2 mars 2009, një trup qiellor me 40 metër diametër ka ardhur pranë Tokës, duke kaluar 64000 km larg nga planeti. Një distancë prej që është pothuajse zero në shkallën kozmike. Ky fenomen rinis debatin mbi rreziqet që kërcënojnë njerëzimin. Për shkak se shkencëtarët janë të bindur se : një ditë ose një tjetër, një trup qiellor do të bjerë mbi ne, duke shkaktuar vrasjen e mijëra njerëzve, apo shkatërrimin e të gjithë jetës në planet.

* 900 objekte fluturuese « të rrezikshme »




Astronomët kanë numëruar 900 objekte fluturuese me fuqi të « rrezikshme » ku diametri është midis 1 dhe 10 km.Shumica e këtyre trupave qiellor gjenden në rripin e asteroideve, të vendosur midis Marsit dhe Jupiterit, e cila përmban objektet që mund të jetë deri në 1000 km në diametër dhe nëse bie në Tokë do të eliminonte të gjithë jetën për miliona vjetësh ! Aktualisht, 70 « objekte » mund të na bëjnë vizitë gjatë shekullit të ardhshëm. Nëse janë të gjithë të një madhësie më pak se 1km, rënia e vetëm njërit prej tyre do të rrezikon të ketë pasoja të pandreqshme për planetin. Kështu, Apophis, një astroid prej 400 metra, mundet të godasi Tokën në 2036. Përplasja është gati e pamundur (mundësia është 1 për 1000) por nëse ajo do të ndodhte, ajo do të lironte një fuqi e = me 10 000 megatonë TNT-je, dmth të gjitha armët nukleare të planetit !

* Shenja mbresëlënëse




Gjatë historisë së saj, planeti ynë ka qënë subjekt i bombardimit intensiv të meteoritëve gjigandë. Më shumë se 140 kratere ndikuese janë identifikuar në planetin tonë. Por rëniet e meteoritëve nuk kanë të njëjtat ndikime në mjedis. Ato mund të krijojnë forma « gropash » si në foton më sipër, ku tregohet krateri i Barringerit, që ndodhet në një shkretëtirë të Arizonës, në Amerikë. Është një meteorit prej 300 000 tonë dhe 45m diametër, rënë këtu e 50 000 vjet, që ka provokuar këtë krater prej 1,2 km diametër dhe 180 m thellësi. Por mund të ndodhë që meteoritët të provokojnë ereksion të maleve. Në foton përbri, ne mund të dallojmë vendin e rrëpirës Gosses Bluff, në Australi. Ai bën nje diametër prej 24km dhe është provokuar nga ndikimi i një meteori që ra në 1 km këtu dhe 140 million vjet. Ai hyri në tokë 5 km thellë me një shpejtësi prej 100 000 km/h, toka e nxehur u ngrit atëherë për të prodhuar një kurorë mali !

* Njeriu, ekziston ai falë një meteori ?




Ekzistenca e njeriut a është mundësuar apo përshpejtuar nga rënia e një meteori ?
Është një nga tezat, e mbrojtura nga shumë shkencëtarë, e cili shpjegon kushtet për daljen e specjeve njerëzore. Përpara 65 million vjetëve, një meteor ka goditur Meksikën, në gadishullin Yucatan, me përmasa 10 km diametër, e cila do të kishte shkaktuar sigurisht zhdukjen e dinosaurëve, tronditjen e jetës, duke lëshuar një shtëllungë pluhuri të madh në qiell dhe duke ndaluar diellin të ngrohte Tokën, për disa vjet me rradhë. Ajri i bërë i ftohtë do të ketë shpejtuar zhdukjen e dinosaurëve. Pa këtë meteorit, shkencëtarët mendonin se dinosarët do të ishin pa dyshim akoma gjallë dhe njeriu nuk do të kishte ekzistuar !

* Shpërthimi më i madh erës (epokës) njerëzore




Nuk është e nevojshme të kthehemi miliona vjet pas për të vëzhguar dëmet e shkaktuara nga rënia e një meteori. Kështu, shpërthimi më i madh i njohur në erën e njëriut ka ndodhur para një shekulli, në 30 qershor 1908, në rajonin Siberian të Toungouska. Përplasja e një asteroidi prej 40 m diametër ka liruar një energji të barabartë me disa qindra herë, bombën e Hiroshimës !
Shpërthimi shkatërroi një pyll të tërë me mbi 20 km, duke shkatërruar 60 million pemë, shpërthimi shkaktoi dëme në një sipërfaqe në më shumë se 100 km katrorë. Vala e këtij shoku u regjistrua në Europën Perëndimore dhe në Amerikë dhe një shtëllungë pluhuri u soll deri në Spanjë nga qarkullimi atmosferik !

* Rreziqe të rënda për shëndetin




Nëse rënia e një meteori mund të provokojë dëme të rëndësishme mbi ambjentin, ajo gjithashtu mund të ketë pasoja serioze për shëndetin njerëzor. Kështu, në shtator 2007, një meteorit prej 2 m diametër është rrëzuar në një rrafshnaltë të Perusë, duke krijuar një krater prej 20 m të gjerë dhe 6 m të thellë ! Shkëmbi e goditi Tokën me 36 000 km/h, me fuqi të fortë duke ngrohur tokën dhe duke lëshuar vapore squlfurike. Për shumë ditë me radhë, nën efektin e këtij gazi toksik, me qindra banorë janë ankuar nga dhimbje të kokës dhe të vjella.

* Fundi i jetës çdo 33 million vjet !





Cilat janë shancet që një meteor prej 10 km të godasë Tokën ?
Ato nuk janë shumë të pabaza : dyshojmë se kjo gjë ndodh një herë në rreth 33 million vjetësh. Por dëmet mund të jenë të pakonsiderueshme, sepse shoku i saj mund të provokojë zhdukjen e specjeve jetësore.

* Një shanc mbi 720 000, që një njeri të preket




Në qershor 2008, Alan Harris, një kërkues i Space Science Institute të Kalifornisë, ka publikuar një anketë në revistën shkencore Natyra. Ai beson se një njeri ka një shanc mbi 720 000 të jetë i prekur nga një asteroid në jetë e tij.
« Është një mundësi dobësisht qesharake. Ka më shumë shance të vriten në një atentat sesa nga një asteroid ! » - ka shprehur ai.

Sunday, September 27, 2009

Ç'është Vrima e Zezë ?

Vrima e zezë është një trup qiellor jashtëzakonisht i dendur (i ngjeshur), me një tërheqje rëndesore aq të madhe dhe të fuqishme, saqë nuk lejon largimin e asgjëje, madje as dritës, nga "sipërfaqja" e saj, e emëruar "Horizonti i ngjarjeve". Vrima e zezë është përkufizuar edhe si një zonë e hapësirë-kohës, ku largimi i gjithësisë rreth saj është i pamundshëm.


Qënësia e këtyre trupave qiellor është parashikuar nga Teoria e përgjithshme e relativitetit, dhe pranohet sot nga komuniteti shkencor. Ndërkaq janë të pranishme disa vëzhgime të tërthorta të veprimtarisë astrofizike lidhur me vrimat e zeza, p.sh. në zonat qendrore të galaksive (bërthamave galaktike vepruese nga ang. "Active galactic nucleus") si edhe lëshimet e rrezeve X nga rrezet X të dyfishta. Po ashtu supozohet se vrimat e zeza rrezatojnë energji për shkak të pasojave të mekanikes kuantike të njohura si "Rrezatimi Hokingian".

Vrima e zezë pasi formohet nga një yll ka një masë te pakten tre herë më të lartë se e Diellit, por për shkak të ecurive të ndryshme të humbjeve të masës të shkaktuara nga yjet në fundin e jetës së tyre ndodh që ylli fillestar të jetë së paku dhjetë here më i ngjeshur se Dielli. Numrat e përmendur janë tregues, përsa i përket hollësive të modeleve të përdorura për të parashikuar zhvillimin yjor dhe në veçanti nga përbërja kimike fillestare e mjegullnajave të gazta që i jep jetë yllit të lartpërmendur. Nuk është e papërfillshme mundësia që një vrimë e zezë mund të ketë prejardhje joyjore, siç parashtrohet p.sh. pët të ashtuquajturat vrima të zeza fillestare".
Wikipedia
Vrima e zezë e rrugës së qumështit

Saturday, September 26, 2009

Së shpejti transferim informacionesh nga kompjuteri në tru...

Zhvillohet kabllo neural, për transferimin e shënimeve nga kompjuteri në tru.

Kabllo i ndërtuar nga neuronet, një ditë mund të përdoret edhe për transferimin e shënimeve nga kompjuteri në trurin e njeriut. Ky kabllo u ndërtua në Universitetin e Pensilvanisë, të SHBA-së.
Hulumtuesit janë të mendimit se një teknologji e tillë mund të ndihmojë personat, të cilët kanë humbur gjymtyret prostetike.


Ne kete kabllo jane kultivuar mbi 96 elektroda te mbuluara me proteine, per te cilin neuronet kapen. Kur neuronet dhe elektordat vendosen ne largesi prej 100 mikrona, qelizat fillojne te rriten ne drejtim te proteinit, duke krijuar keshtu lidhje neurale.
Fijet neurale vazhdojne te rriten ne distancen e sapo krijuar.

Douglas Smith, kryehulumtuesi thote: pjesen e lire do ta perdorim per lidhje me trurin, ndersa ate tjetren per lidhjen me kompjuterin, Testet te cilat kane konfirmuar se sinjalet elektrike mund te mbarten ne te dy drejtimet ne kabllo ishin te sukseshme. Smith tani pret ta mbart testin fillimisht tek kafshët.
http://www.med.upenn.edu/cbir/DouglasHSmith.shtml
Revista Etika


Ia hodhëm injorancës tani vallë ? Fle gjumë e ndërkohë bën "upload" Wikipedian...

Friday, September 25, 2009

17-vjeçari Marius Çano, gjeniu me 20 gjuhë të huaja !

Djalë i urtë dhe kur komunikon me të kupton se është shumë fjalëpak. Pyetjeve u përgjigjet shumë shkurt, çdo fjali që thotë e mat disa herë. Kështu mund të portretizohet më pak fjalë 17- vjeçari Marius Çano, nxënës i vitit të tretë në gjimnazin "Petro Nini". Por ajo që e bën të veçantë Mariusin të duket si një gjeni, është fakti se ai ka arritur të studiojë 20 gjuhë të huaja.

Nëse një moshatari të tij të rrijë mbi libra do i dukej e mërzitshme, për atë është krejt e kundërta. Kohën, ai në asnjë mënyrë nuk e kalon kot, gjatë gjithë ditës ai është duke studiuar.
"Librat janë miqtë e mi më të mirë. Nuk kam asnjëherë kohë të lirë, pasi gjatë gjithë kohës lexoj", - tregon Mariusi.

Ai është krejt ndryshe nga moshatarët e tij; nuk ka shkuar asnjëherë në Pub, nuk e kalon kohën në bare dhe shpeshherë lexon edhe në autobus. Dëshirën për të studiuar gjuhë të huaja ai e ka pasur që i vogël. Në klasë të gjashtë atij i kishte rënë në dorë një fjalorth shqip-italisht dhe pa e ditur askush, ai kishte filluar që ta mësonte vetë italishten. Kur një ditë fare rastësisht nëna e vet e kishte parë, ai kishte treguar se po mësonte italisht sepse donte që një ditë të shkonte të studionte në Itali, pasi atje kishte dhe dajat e tij. Mariusi ka filluar të studiojë gjuhë të huaja në moshën 14-vjeçare dhe ka mundur që për dy vjet të mbrojë 20 gjuhë të huaja. Por edhe pse ai di kaq shumë gjuhë, nuk arrin dot që të bëjë një diferencë se cila prej tyre është më e bukur, pasi për të gjuhët e botës janë të bukura njëlloj. Dëshira e Mariusit është që gjatë kohës që studion në gjimnaz t'i jepet mundësia të ndjekë edhe universitetin. Por edhe pse në shumë vende të tjera të botës talentet përkrahen, në vendin tonë një gjë e tillë nuk është e mundur. Pasi prindërit e tij, për t'i plotësuar dëshirën kanë bërë disa herë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që Mariusit si një talent i rrallë, t'i jepej shansi të ndiqte universitetin ende pa mbaruar gjimnazin. Por edhe pas shumë kërkesave që ata kanë bërë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit.

Ndërkohë që edhe në periudhën e komunizmit talente të tilla mbështeteshin, shembulli më konkret ishte rasti i Lisandër Saraçit, i cili edhe pse ishte në klasën e 6-të, ishte regjistruar në Fakultetin e Matematikës.

Ermelinda Hoxhaj Ballkanweb

Një asteroid me emër shqiptar

Një student shqiptar në elitën e matematicienëve në Amerikë. Ndërkohë, për vlerësim si fitues i Medaljes së Artë mes 150 konkurrentëve nga e gjithë bota, NASA (Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë), emrin e tij ja ka vënë një asteroidi në hapësirë. Ai është vlonjati Klejdin Dobi, 22 vjeç.


SUKSESI



Klejdin Dobi shkoi në Filadelfia 15 vite më parë, si fitues në Lotarinë Amerikane. Ishnxënës i shkollës fillore "Edit Durham" ("11 Janari"), ishte 7 vjeç kur vajti në Amerikë. Vazhdoi studimet në shkollë fillore "Johan Maphin Elmentary School". Prej klasës së gjashtë deri në të njëmbëdhjetën, avancon shumë në lëmin e dijeve. Me gjithë vështirësitë e para që i solli komunikimi, Klejdini arriti t'i kapërcente vështirësitë me talent e punë. Prirjet e tij në matematikë shumë shpejt tërheqin vëmendjen e mësuesve, e më pas dhe të shkencëtarëve. Në klasën e 7-të, Klejdini merr dy klasa algjebre menjëherë. Në klasën e nëntë, ai ka përfunduar gjithçka që ka të bëjë me Algjebrën Elementare dhe këshillohet të marrë leksione Algjebre të Avancuar, në Universitetin e Pensilvanisë, UPENN.

MBINATYRSHMËRIA



Megjithëse ishte nxënës i klasës së parë të shkollës së mesme, leksionet i merrte nga vitet e para universitare. Klejdini tregon se më pas shkoi në një kamp studentor, të quajtur "Math Camp", ku çdo vit mblidhen studentët më të mirë në SHBA, dhe i jepej prioritet shkencës së Matematikës. Aty, studenti shqiptar u njoh nga afër me një profesor Matematike me origjinë nga Rumania, i cili i tregon për një Teoremë Matematikore që asnjeri s'kishte arritur ta zgjidhte për plot 20 vjet. Prej këtu nis navigimi i Klejdinit pas Matematikes.

"Në fillim provova të zbërtheja tri teorema matematikore në kushte krejt individuale. Në raste të veçanta kërkova edhe ndihmën e pedagogëve nga Universiteti i Pensilvanisë", - rrëfen ai. Mbasi përfundoi këtë projekt voluminoz, të nisur nga dy studiues të shquar rumunë dhe të papërfunduar nga ata, Klejdini hedh të tërë projektin e tij në 9 volume. Projekti quhej "Bord Presentation" dhe përmbante shënime, të quajtura "Çështjet e Shkencës". Me këtë projekt, Klejdini shkoi në shkallën e parë të konkurrimit, në Konkursin e Matematikës për shtetin e Pensilvanisë, dhe pas fitores së konkursit, merr pjesë për të parën herë në një konkurrim në matematikë në shkallë kombëtare. Midis 1500 studentëve nga e gjithë SHBA-ja, fiton "Medaljen e Artë" për Matematikë. Tre vendet e para të këtij konkursi kanë të drejtën e konkurrimit në "Intel International Science and Engineering Fair", konkurs prestigjioz ku marrin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota.

Klejdin Dobi, kur ka qenë 16 vjeç, konkurroi midis studentëve më të mirë të 40 vendeve të botës, si Japonia, Gjermania, Anglia, India, Rusia, Kina, Franca, Italia, Suedia, Argjentina, Brazili, Egjipti, Australia, Irani etj. Në këtë konkurrim merrnin pjesë 1500 konkurrues nga 40 shtete në 14 disiplina. Konkursi u monitorua nga 48 profesorë, doktorë, shkencëtarë dhe studiues botërorë të Shkencave të Natyrës, nga anembanë rruzullit. Midis tyre gjendeshin edhe 12 fitues të çmimit "Nobel", si kimisti i njohur, Dr.Horsebachk dhe fizikani më i madh i Botës, Dr.Braingreen.

VLERËSIMI



Klejdin Dobi, në këtë konkurs, zuri vendin e parë dhe u nderua me çmimin "Grand World". Projekti i tij prej 9 volumesh u përzgjodh si projekti më i mirë i vitit në botë, midis 14 disiplinash. Çmimi i marrë nga Klejdin Dobi ka vlerën e 8000 dollarëve, një kompjuteri lap-top, 3 milionë dollarë grant për shkollën dhe një mijë dollarë për shpenzime shkencore. Njëkohësisht, Klejdini ka fituar një çmim special. Agjencia Amerikane e Zbulimeve dhe Kërkimeve në Hapësirë (NASA), do ta quajë një asteroid me emrin e Klejdin Dobit. Ndërkaq, NASA i ka rezervuar atij një udhëtim njëjavor në Qendrën Hapësinore në Hansvill, Alabama.

GJENIU



Klejdini, ky djalë shqiptar në Amerikë, bën një jetë si gjithë të tjerët. Atij i pëlqen të merret me aktivitete sportive, të jetë i shoqëruar me shokë dhe të marrë pjesë aktive në të gjitha llojet e aktiviteteve. Mirëpo, projekti i tij, i cili është tashmë i kompletuar, nuk e ka penguar të kryejë një jetë normale. Në krah, vazhdimisht ka dhe ndihmën e përkujdesjen e prindërve.

Thursday, September 24, 2009

Darvini dhe Frojdi !

Gjithçka që bënë këta dy veprimtarë, e bënë për lirinë dhe në emër të saj. Dy mendimtarë që luftuan të njëjtën luftë. Që të dy shkencëtarë, që dëshironin t'u zbulonin bashkëkohësve të tyre të vërtetat faktike. Të vërtetat, që e shokuan borgjezinë më shumë se çdo gjë tjetër. Madje, më shumë se edhe teoritë e Marksit.


Për të vërtetën e thjeshtë që ata thanë dhe që shijoi si acid në kohën viktoriane, shoqëria e kohës u përgjigj ndaj tyre me një furi të egër e të hidhur. Furi që, siç duket, nuk është zbutur akoma deri në ditët tona.


Çarl Darvini (Charles Darwin), ka lindur në Angli më 1809. Ai ishte nipi i evolucionistit ekscentrik Erasmus Darvin. Babai i Darvinit u bind ta lejonte të birin të shkonte si natyralist në "Beagle", për të mbikëqyrur jetën e egër në Amerikën e Jugut. Babai shpresonte se diçka do të dilte nga ky udhëtim, por në të vërtetë, nuk e priti dot atë.


Gjatë pesë viteve në "Beagle", Darvini, filloi të përpunojë idenë mbi evolucionin dhe origjinën e specieve. Këtë ide ai arriti ta publikojë në vitin 1859, para së njëjtës klasë të respektuar angleze, e cila kishte përzënë Xhorxh (Georg) Eliot-in. Edhe pse Darvini u përqendrua tek bimët dhe krimbat, që ishin midis kënaqësive të tij të hershme, idetë që ai dha ishin koherente. Ai, me kokëfortësi nguli këmbë të deklarojë:
"Të gjitha speciet kanë ardhur nëpërmjet evolucionit, që ka në bazë të tij seleksionimin natyral. Madje edhe vetë njeriu."


Kjo ishte shumë e rëndë që të gëlltitej.


Evolucioni është i qartë. Ai duket kudo. Kombet evoluojnë, duke iu përgjigjur sfidave prej kombeve të tjera dhe prej natyrës. Korporatat evoluojnë duke u përgjigjur ndaj konditave të tregut. Miqësitë evoluojnë, idetë evoluojnë. Madje, është shumë e qartë, se specie të veçanta kafshësh kanë evoluar. Sa e sa lloje qensh ka sot? Më përpara ka patur vetëm një ose dy prej tyre.


Propozimi i Darvinit, "që principi i zhvillimit të të gjitha specieve, në këtë numër edhe njeriut, që është, gjithashtu, një kafshë që ka evoluar prej paraardhësve të tij, kafshëve johumane", i shokoi bashkëkohësit e tij.


Ky shokim nuk ishte pa arsye.


Ideja se speciet kanë evoluar gjatë një periudhe të gjatë kohore, në vend që të jenë krijuar të gjitha në një kohë, pak mijëravjeçarë më parë, ishte një sfidë tjetër si ajo e Galileut. Këtë sfidë, të gjithë religjiozët e kishin të pamundur ta pranonin.


Darvinizmi ishte hapur në kontradiktë me librat fetarë.


Por nuk ishte Darvini që e sajoi kontradiktën. Ai vetëm, ashtu si Galileu, tha : "Hapni sytë dhe shikoni! Kjo është në mënyrë perfekte e dukshme."


Qetësia dhe mënyra xhentile me të cilën Darvini i deklaroi këto gjëra, i tërboi edhe më shumë kundërshtarët.


Edhe po qe se do të pranohej se krimbat kanë evoluar, ishte e pamendueshme që njeriu t'i ketë gjurmët e ardhjes së tij nga kafshët. Ata nuk do të pranonin kurrë që njeriu të jetë pasardhës i majmunëve të lartë me zakonet e tyre të këqija, që nuk i fshehin organet e seksit kur shkojmë t'i vizitojmë në zoopark.


Ndonëse Darvini përsëriste se evolucioni i njeriut modern dhe i majmunëve të lartë ka qenë kompletuar shumë miliona vjet më parë, kjo nuk e zbuste zemërimin. Kundërshtarët e tij insistonin se ai i akuzonte duke u thënë se kanë majmunin gjysh. Ata dëshironin të tregonin hapur, se ishin të ofenduar dhe nuk e dëgjonin kur ai përpiqej t'ua shpjegonte.


Fodullëku i atyre që nuk gjenin dot arsye të pranonin marrëdhënien tonë të afërt me kafshët e tjera, ishte i mërzitshëm dhe i hidhur. Ndërsa puna dhe jeta e Çarl Darvinit, ai vdiq në vitin 1874, krejt ndryshe, ishte e gëzuar dhe çliruese.


Ai çliroi mendjen njerëzore nga burgu i ngushtë i kohës. Ai zbuloi një nga mekanizmat më themelorë të ndryshimit biologjik. Disa nga idetë e tij, vërtet që mund të jenë akoma të dyshimta, por, siç thonë shumë studiues të sotëm, hipoteza e tij themelore për evolucionin, qëndron si Gjibraltari.


Sigmund Frojdi (Freud), lindi në Moravi, në vitin 1856. Ai studioi mjekësi në Vjenë dhe u specializua në neurologji dhe psikiatri. Gjatë vitit 1890, ai përpunoi teknikën e tij për trajtimin e pacientëve me histeri, duke i inkurajuar ata të asocionin lirshëm (associate freely). Me këtë teknikë ai arriti rezultate shëruese të shënuara, ose më së paku, arriti që të sëmurët të kenë përmirësime (remisione) të zgjatura. Në këto vite të një pune titanike, ai zbuloi, gjithashtu, inkonshientin.


Çfarë zbulimi i jashtëzakonshëm ishte ky! Sa gjë e çuditshme dhe e fshehtë ishte inkonshienti. Gjithkush që shikon veten në pasqyrë, e kupton se ka një inkonshient. Ai mund ta ketë ditur këtë me kohë, por me ndërgjegje e ka mohuar dhe vazhdon akoma ta mohojë.


Çfarë është kjo mendja jonë që operon me veten, jashtë kontrollit tonë? Kush është i zoti të kontrollojë mendjen e tij? Kush mund të mendojë vazhdimisht, për më shumë se pak sekonda për të njëjtën gjë, pa kaluar nëpër mendje mendime të tjera të padëshiruara e të paftuara? Kush është i zoti ta detyrojë mendjen e tij të mos mendojë për seks, ose për hakmarrje, ose për lavdi personale? Dhe....po i lamë këto gjëra të hyjnë vetëm një herë në mendjen tonë, është e pamundur t'i largojmë më pas me dëshirë. Ato largohen papritur dhe zëvendësohen nga diçka tjetër, po njësoj e papritur dhe e padëshiruar. E gjitha kjo, sipas Frojdit, është eksperiencë universale e racës njerëzore. Madhështia e Frojdit është se ai me këmbëngulje dhe sistematikisht, mendoi për këtë fenomen, deri sa filloi ta kuptojë atë.


Frojdi ishte një figurë më e papranueshme nga bashkëkohësit, po ta krahasojmë me Darvinin. Insistimi i tij se dëshira seksuale dhe frika, vendosen menjëherë nën sipërfaqen e mendjes së secilit nga ne, ishte shumë më shokuese për viktorianët, nga sa ishte ajo që proklamonte Darvini, "Se ne kemi ardhur nga një paraardhës që i ngjan majmunit."

Me mësimet e Frojdit nuk u ofenduan vetëm fodullët, por u prekën të gjithë njerëzit. Gjithkush, thellë në veten e tij dhe në sekret nga të tjerët, e di që shumica e gjërave që thoshte Frojdi lidhur me të, ishin të vërteta. Por, të gjithë e kanë të vështirë të pranojnë se mendimet seksuale vendosen menjëherë nën sipërfaqen e konshientit, gjithmonë gati të kërcejnë dhe mundësisht, në momentin më të papërshtatshëm.


Viktorianët e vërtetë, gabimisht, besonin se njerëzit e tjerë janë ndryshe prej tyre. Burrat, kot mendojnë se gratë e tyre kurrë nuk kanë patur mendime seksuale. Gratë, gjithashtu, kot mendojnë të njëjtën gjë për fëmijët e tyre. Fare kot, gjithkush, mendon për pafajësinë e pastërt të prindërve të tij, pavarësisht fakteve, që dukshëm janë ndryshe.


Ajo që thuhet se Frojdi kish obsesion vetëm problemet e seksit, nuk është e vërtetë. Ai ishte një kritik brilant i letërsisë dhe i shoqërisë në tërësi. Ai ngulte këmbë t'i shikonte të dyja në dritë të ftohtë të realitetit dhe jo në atmosferën rozë që koha e tij besonte të ishin. Ai ka marrë disa çmime në letërsi, siç ishte çmimi Gëte për letërsinë dhe pikëpamjet e tij filozofike u bënë udhëheqëse anembanë botës.


Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, të gjithë ishin shokuar nga tmerri dhe brutaliteti i saj. Kriminaliteti ishte gjithkund, menjëherë, ndenë sipërfaqen e politesës sociale. Frojdi ishte po aq i shokuar sa gjithkush tjetër. Por ai nuk ishte i çuditur. Ai e dinte, lufta ishte atje duke pritur.


Ai gjithashtu nuk u çudit kur nazistët filluan të vritnin çifutët dhe u përpoqën ta vritnin edhe atë. Ai iku nga Vjena me vajzën e tij Ana, duke paguar për këtë njëzet për qind të pasurive të tij dhe shkoi në Londër. Ai ishte i moshuar dhe i sëmurë. Vitin tjetër ai vdiq.


Frojdi ishte një mjek dhe shkencëtar. Ky ishte një fakt për të cilin ai insistonte. Ironia më e madhe e jetës dhe e punës së tij ishte se, ndonëse ai punoi në fushën e psikologjisë, që e merr emrin e saj prej fjalës greqishte, që do të thotë shpirt, ai kurrë nuk besoi në pafundësinë e shpirtit human.


Ai vazhdoi të besojë se qenia njerëzore është më shumë se çdo gjë tjetër një makinë. Në qoftë se jo një makinë, thoshte ai, atëherë, ajo është një kafshë si të gjitha kafshët e tjera.


Ai ishte me kurajë të lartë. Ai dëshironte të shkonte atje ku askush tjetër para tij nuk kishte shkuar. Aty poshtë, në thellësi të mendjes sonë, të cilën ne e fshehim gjatë ditës dhe e shfaqim vetëm me gjysmë vullnet natën.


Darvini dhe Frojdi. Ata ishin një çift zbuluesish, që na detyruan të shikojmë natyrën tonë humane, ndonëse ne nuk duam ta bëjmë këtë. Nuk ka dyshim që ne ndjehemi më mirë me këto njohuri të reja, ndonëse shumë prej nesh, kurrë nuk do të rreshtin t'i urrejnë këta dy titanë të mendimit, që na treguan natyrën tonë të vërtetë.


Darvinizmi dhe Teoria e Psikanalizës së Frojdit, nuk janë vetëm zbulime të mëdha shkencore, ato, ashtu siç thotë Erik Fromi, janë lëvizje të fuqishme politike, që përfshinë gjithë botën.
Dr. Haxhi Shekulli

Frojdi, Marksi dhe Darvini