Showing posts with label Skandale. Show all posts
Showing posts with label Skandale. Show all posts

Friday, January 24, 2014

Fuad Ramiqi, ai që shtyn axhendat islamike në Kosovë, i dërguari i shërbimeve serbe

“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90-ta...personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.

“Besohet që edhe sot Ramiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA.... Ramiq është imazhi i Partisë Islamike Kosovare, LISBA Partia e tij po përgatitet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme partare. Inteligjenca kosovare beson se Ramiq vazhdon që të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët.

G. Ekspres

"Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Fare rastësisht një ditë më kapin sytë një makinë që në xhamin e përparmë kishte një tabelë ku shkruante:

"Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Më bëri përshtypje, duke u nisur nga fakti i thjesht që të burgosurit dhe fetarët duhet t'i ndajë në mes një hendek i madh.
Një kristian nuk do mundej të përfundonte kurrë pas hekurave.
Por me një lundrim të thjeshtë në Internet, informohesh se kjo organizatë OJQ që punon me fonde dhe donacione, ka si qëllim arritjen e Ungjillin të Krishtit, tek të dënuarit.

Jezusi u flijua për mëkatet tona!
Pra, të përfitojmë nga situata e rënduar psiqike e të burgosurve dhe ti pagëzojmë në kristianë.

Mirëpo edhe në burg konkurenca është e fortë mes feve për të shtuar numrin e besimtarëve të tyre.

Shkroi: Stop Injorancës

Truproja i A. Hajdarit: Berisha, Jago-ja i vrasjes së Hajdarit. Kam 4 filmime

Sot është 16 vjetori i “8 Dhjetorit”, një ditë simbol që PD e përkujton pa simbolin e saj, Azem Hajdarin. Ai u vra në portën e PD, i nxjerrë në pritë, pasi u thirr për një “mbledhje të kryesisë së PD”, organizuar befasisht prej Sali Berishës, ndërkohë që në oborrin e PD ndodheshin një grup i armatosur burrash.

Për aq vite sa ishte gjallë Azemi jetoi brenda PD i denigruar prej Berishës, i etiketuar si “hajdut e spiun”. U përjashtua prej kupolës së PD, u përballë “me gjyqe” e akuza në parlament prej grupit parlamentar të PD. U përjashtua edhe prej këtij grupi dhe u tentua të arrestohej e të burgosej me prapaskena e urdhër të Berishës. Iu hoq imuniteti u provokua dhe iu rrezikua jeta, në disa atentate. Çuditërisht, pikërisht ata që nuk e donin Azemin, pas vrasjes së Azemit, Saliu i riktheu në PD si udhëheqës të lartë e i bëri miq të afërt.
Marjan Gryka
Marjan Gryka, është ish-truprojë, njeriu më i afërt i Azemit deri në fund të jetës, mik i familjes Hajdari dhe kreu i Shoqatës Nacionaliste Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”. Sipas zotit Gryka ajo që ndodhi në 12 shtator 1998, kishte nisur qysh prej kongresit të parë të PD në 12 Dhjetor 1990, kur Berisha e spostoi Azemin nga kryesimi i PD me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit. Marjani beson me forcë se Berisha e dëshiroi dhe e ideoi eleminimin e Azemit, liderit të Dhjetorit 1990. Më poshtë, biseda e zhvilluar me të për këtë 8 dhjetor që përkujtohet sot:

Marjan, PD përkujton dhe feston “8 Dhjetorin”, pa Azem Hajdarin. Po të ishte gjallë ai, a do të ishte sot pjesë e PD?
Nëse Azemi do të ishte lënë gjallë, ua them me siguri, që historia e PD-së do ishte krejt ndryshe dhe ndoshta Sali Berisha nuk do të ishte sot ky që është. Azemi ishte rival potencial i Saliut dhe kishte mbështetjen totale të demokratëve. Po ju them vetëm një fakt: Sa herë që dilte fillimisht në mitingje Sali Berisha, demokratët i sillte vetëm thirrja e Azemit, madje ia kërkonte vetë Saliu, që të mblidhte njerëz në sheshe, të cilët i vinin Azemit vetëm me një kushtrim.
Por Saliu u soll si Jago me Azemin. Nuk e ka dashur kurrë Azemin, ka bërë gjithçka të ndyrë, për ta spostuar e larguar prej kësaj partie.  E kam thënë dhe e përsëris me bindje që ai inskenoi skenarin e eleminimit fizik të Azemit, pas 7 vitesh lufte morale, politike e fizike kundër tij.

- Disa herë kohët e fundit ju, një njeri i afërt me Azem Hajdarin kini akuzuar publikisht Sali Berishën për vrasjen e tij. A ka prova të tjera veç atyre që janë thënë?
Po, kam! Sa për dijeni të drejtësisë dhe opinionit publik do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmike ku ka biseda e fakte që tregojnë kush ka patur interes, në lidhje me vrasjen e Azemit. Në këto video, tregohet qartë, që Sali Berisha është personi që ka “dorë” si i interesuar dhe skenarist në këtë krim politik. Opinioni publik do kuptojë pse Berisha nuk ka dashur, nuk ka lejuar e madje ka luftuar ekstremisht, që të mos zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit. Zbardhja e të vërtetës do të çonte në zbardhjen e implikimit të vetë udhëheqjes së atëhershme të PD në atë vrasje.

Pse nuk e donte Berisha, Azemin sipas jush?
Azemi ishte i panënshtrueshëm, i papërpunueshëm dhe i paspostueshëm politikisht. Ajo që Azemi ka deklaruar atë kohë tashmë është vërtetuar. PD është uzurpuar dhunshëm e me intriga.
Janë vërtetuar plotësisht, ato që ka  parashikuar, analizuar dhe deklaruar Azemi, Aktualisht është fakt, që PD me Berishën në krye është tjetërsuar në parti kupolë mafioze, pa moral dhe tradhëtare e idealeve demokratike të “Dhjetorit ‘90”. Shikoni se në ç’gjendje është katandisur kjo PD, në pronë private, pronë e trashëguar formalisht nga familja mafioze “Berisha”, në duart e Lulzim Bashës, një anonim në historinë e Partisë Demokratike që nuk ka ditur ku binte selia e PD veç kur e solli vajza e Sali Berishës, nga zyrat e bizneseve serbe të Kosovës.

Sa afër dhe sa larg idealeve të 8 dhjetorit 90 është PD e sotme në analizën tuaj?
Sot PD nuk është as parti e idealeve demokratike të Dhjetorit 1990, as e simbolit të saj Azem Hajdari, as e programit të mbështetjes së pronarëve, as e respektimit dhe velrësimit të ish-të përndjekurve politikë, as e rrugës së integrimit europian.
Ajo është parti e interesave private të familjes “Berisha”. Vitet e fundit në pushtet dhe këto pak muaj në opozitë, e treguan plotësisht këtë “profil” të PD.  Fatkeqësisht, PD nuk më është më një parti, por një bandë e strukturuar qartë e cila sposton dhe eleminon politikisht e fizikisht, cilindo që rrezikon interesat e saj.

* * *
 “Kishin ardhur për Berishën, po të donin Azemin e vrisnin që kur hyri…”
Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë vrasjes së Azemit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë debatet e grupit të armatosur me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Varrezat e
Deshmoreve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat “Deshmoret e Kombit”.
Marjan Gryka është ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite.  Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit. Në një intervistë para disa muajsh (në mars) për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës” ai ka dhënë një dëshmi të fortë për natën e vrasjes së Hajdarit.
Gryka thekson se në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike”.. Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.
Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së  telefonuan Azem Hajdarin  me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë…”, sjell në vëmendje Gryka.
Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budalla këtu”.
“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë…”
Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë konfliktit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?

Përleshje në kufi, vriten 2 vëllezër shqiptarë dhe një polic grek


Një ngjarje e rëndë ndodhi natën e kaluar pas mesnate në kufirin shqiptaro-grek, në fshatin Vrontero pranë Follorinës, kur një grup prej tre oficerësh të Policisë greke janë përleshur me 2 persona të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur në piramidën 1920, pranë liqenit të Prespës, në orën 00:45, kur patrulla e policisë që merrej me kontrollin e peshkimit të paligjshëm, ushtroi një patrullim, pasi kishte informacion se ishin vjedhur rrjetat e peshkatarëve në liqen.

Patrulla e la automjetin në rrugë dhe përshkoi në këmbë për rreth 30 minuta, derisa vuri re një kasolle rreth 2 km larg liqenit të Prespës, kasolle që shpesh sipas policisë, përdoret nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm apo trafikantët e drogës.

Dy nga policët shkuan për të kontrolluar kasollen, ndërsa i treti qëndroi më pas, për t’iu mbuluar atyre krahët.

Kur u afruan, policët kanë bërtitur në gjuhën shqipe “Policia, policia!”, ndërsa një nga shqiptarët ka hapur zjarr me kallashnikov.

Plumbat kanë plagosur policin 43 vjecar Ilia Kosteni dhe pas kësaj polici tretë që ndodhej jashtë kasolles hapi zjarr mbi njërin nga shqiptarët duke e plagosur per vdekje. Tjetri mori armën e të vëllait dhe vijoi të qëllojë mbi policinë, por nga shkëmbimi i zjarrit edhe ai mbeti i vdekur.

Sipas mediave greke që i referohen informacioneve të policisë, gjithcka ndodhi në rreth 2 minuta, ndërkohë që temperatura në zonë ishte -15 gradë celcius.

Polici i plagosur nuk iu mbijetoi dot plagëve dhe vdiq rrugës për tek makina e patrullës së policisë, e cila ishte larg zonës ku ndodhi ngjarja.

Në foto polici grek i vrarë, Ilia Kosteni

Nga kontrolli në kasolle nuk u gjet drogë apo armë dhe hetimet përqëndrohen në faktin që shqiptarët kishin hyrë në tokën greke për peshkim të paligjshëm në liqenin e Prespës.

Presidenti i Federatës Panhelenike të rojeve kufitare tha për gazetën “To Vima”, se përgjegjësia per këtë ngjarje të rëndë është e drejtimit politik të policisë greke. Sipas tij, prej dy vjetësh është kërkuar përforcimi i shërbimeve kufitare. Ai shtoi se në qoftë se do të kishte patur staf në operacionin e kërkimit të trafikantëve duhet të ishin 10 dhe jo tre policë, gjë që mund të shmangte humbjet e jetëve.

Vetëm pak orë pas ngjarjes policia e Korcës, bëri të ditur se viktimat janë vëllezërit Melsi dhe Elvis Çollaku nga fshati Shuec i Devollit, ndërkohë që viktimat nuk kishin asnjë mjet identifikimi me vete. 

(a.n/Balkanweb)

A është gati Shqipëria për të hapur kutinë e Pandorës?

E njoh mentalitetin e Ballkanit. Korrupsioni është mënyra për të gjetur rrugën tënde në shoqëri. Për të çarë e për të arritur sukses në jetë, përmes korrupsionit. Tani, ky klikim i mentalitetit se kjo gjë është e keqe, është një çështje vendimtare.

Kjo është pika për të arrestuar një ministër, një Prokuror të Përgjithshëm, një Kryeministër. Nikola Vuljaniç - raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian

Ky është mesazhi i qartë dhe pa dorashka i Brukselit për qeverinë “Rama”, e cila duhet të japë prova në luftën kundër korrupsionit, në këmbim të statusit të vendit kandidat. 
Një kusht të tillë Brukseli ia vendosi edhe Kroacisë. Dyert e BE u hapën për Kroacinë vetëm kur u arrestua ish-kryeministri Sanader për korrupsion.

Po pse do mund të hetohej ish kryeministri shqiptar?

21 Janari
Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

Gërdeci
Gërdeci është krimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli, drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Shitja e detit Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
  • Neni 210 i Kodit Penal
  • Marrëveshja për Dorëzim Territori
  • Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar intgritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u  akuzua. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

52 hidrocentrale në duart e klanit të familjes
Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshme. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.

9 vendime për Samir Manen
Qeveria e Sali Berishës mund të konsiderohet si një satelit i biznesmenit të njohur Samir Mane.
Kjo qeveri ka marrë të paktën 9 vendime për interesa të Samir Manes. Ky njeri shfaqet kudo; te minierat, plazhet, borxhet, elktroshtëpiaket, supermaketet, qendrat tregtare, ndërtimi i pallateve, tenderat e autobusëve, ngjyrosja e naftës, pullat fiskale etj., thua se nuk ka mbetur tjetër për t’i ofruar shërbime shtetit shqiptar.

20 ligje klienteliste
Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noterie të qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.

Skandali me ngjyrosjen e karburanteve
Kompania koncesionare e Samir Manes "Global Fluids”, fitoi monopolin e ngjyrosjes së karburanteve, me një investim total vetëm 4 milionë euro. Nga ky koncesion, kjo kompani do të përfitojë 200 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

Shitja e Albtelekomit
1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

Dritan BerishaQershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në Ministrinë e Brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës, në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë. Më pas emërohet në diplomaci.

Shpërblimi i Jean Paul CarteronNëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen.

Fshesa në administratë
Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

Fahri Balliu15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

Ligji i gjobave
Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

Skandali me shkollën e KorçësQershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës, miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

Gjobat ndaj mediave15 Korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën e 13 milionë eurove, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë, ndërkohë që është ende e vlefshme.

Trafiku i armëve18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria, në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër Konferencës Islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.


Tenderat e rrugëve
 18 Shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

Lobimet28 Shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge.

Shkarkimi i Sollakut21. 6 Nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime.

Vëllai i Ilir Rusmalit14 Nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve, Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të Drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te Drejtoria e Burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali, i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

Dosja e “Argita Berishës”Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga Regjistri Kombëtar, ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

Skandali i MEICO-s28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin.

Presioni ndaj Financial Times2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times, që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

Spotet turistike8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.

Arben Sefgjini5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

Lufta me Topin16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

Zhdukja e Kosta Trebickës13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti, ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan, nxorën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve të 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

Skandali me bujqësinë1 Shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misrit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

Largimi i FMN23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.

Lejet e ndërtimit26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

Ligji i dosjeve16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.

Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
29 Janar 2009: Skandali me pronat, për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

Vjedhja e pronaveShkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë, nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

Lidhjet me Fazlliç12 Maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj.

Manipulimi i zgjedhjeve28 Qershor 2009. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët. Po hapjen e kutive, që e kërkoi opozita për dy vite, qeveria do ta bënte pas 8 Majit, kur u hapën kutitë për të shpallur fitues Bashën në Tiranë.

Kërcënimi i Ramës27 Nëntor të 2009. Kryeministri Berisha del jashtë kontrollit. Hedh akuza të ulëta ndaj Edi Ramës me karakter personal dhe familjar. Berisha theksoi se Edi Rama është mjekuar 10 vite për skizofreni dhe është homoseksual. Po ashtu Berisha akuzoi Ramës se i është futur në shtrat Dash Pezës. Berisha e ka kërcënua Ramën me jetë.

Përplasja me SHBA për SHISHKorrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

Sulmi ndaj Ina Ramës28 Janar 2011. Kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puçiste pa të ardhme. Po ashtu, Berisha thekson se Bamir Topi është puçist, ndërsa kreu i SHISH organizator i grushtit të shtetit. “Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër më falni për shprehjen veçse horra e lavire bulevardi”, u shpreh Berisha.

Shkarkimi i kreut të SHISHDuke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq. 

Shkarkimi i Ina RamësSali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.

Spastrimet në UshtriPas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.

Masakra në drejtësiPas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.

Anëtari i KQZ
Sali Berisha orkestroi shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ pa asnjë bazë ligjore. Vendimi i Kuvendit u kritikua rëndë nga faktori ndërkombëtar si i pabazuar në ligj.

Regjistrimi i popullsisë
Regjistrimi i popullsisë është një ndër skandalet më të rënda të qeverisë Berisha. Në zbatim të rekomandimeve të Athinës për të rrudhur numrin e shqiptarëve, Berisha dhe Pollo zhdukën 1.5 milionë shqiptarë.

Zhdukja e 1.3 miliard USD
1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity”, deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se ishte krenar për këtë shifër.

Përgjimet
Për 27 muaj me radhë, Sali Berisha urdhëroi përgjimin e ambasadorëve të huaj në Tiranë dhe të opozitës. Përgjimet u realizuan nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Kuvendi sabotoi çdo nismë të opozitës për kontrollin e SHIU.

Pasuritë e fshehuraPasuria e familjes kryeministrore shtrohet çdo vit me dhjetëra llogari të reja bankare. Ndërkaq, dy fëmijët e kryeministrit deklarojnë qindra mijëra euro çdo vit, shuma të cila nuk justifikohen me punën që ata bëjnë.

Zonja 3 milionë euro
Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha, i kërkoi biznesmenit pakistanez, Zafar Ansar 3 milionë euro ryshfet për një investim në Shqipëri prej 100 milionë eurosh. Skandali u denoncua nga vetë biznesmeni, por Berisha nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë çështje.

Klubi Partizani
Dhëndri i kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, përvetësoi ish-klubin Partizani, edhe pse gjyshi i tij e kishte shitur një herë pronën në kohën e pushtimit të Italisë. Në këtë skandal u përfshi edhe Arben Imami. 
                                                                                                                    Nga Fatos Klosi
Pyetjet që shtrohen janë:
"A ka këllqe Sistemi ynë Gjyqësor dhe nëse po, a jemi të gatshëm për t'u përballur me të gjitha forcat e errësirës që mund të dalin prej kutisë së Pandorës?" (S.I)

Janullatos valëvit flamurin e Vorio-Epirit, aktivitet për aneksimin e Shqipërisë

Zbardhen fakte që kompromentojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Historiani Arben Lalla, dëshmon me fotografi praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë plane për Vorio-Epirin.

“Kur ofrova për lexuesit të dhëna rreth origjinës nga Çamëria të kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas Janullatosit, kisha parasysh rrënjët e tij të gjakut shqiptar, por jo ndërgjegjen e tij kombëtare. Sot do të sjellim fotografitë ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë
(Autonomisë së Vorio Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios.

Besoj se hirësia e tij Anastasios nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë.  Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan gjatë festës fetare dhjetëra të rinj kishin veshur bluze me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 dhe shpallën shkëputjen e Jugut të Shqipërisë duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla. Tolerimi i shtetit shqiptar ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na  ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 19142014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë që nuk duan fqinjësinë e dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë. Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë njerëzore për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.
Arben Llalla
Historiani Arben Llalla, ka komentuar edhe reagimin e shtypit grek pas publikimit të studimit për origjinën e Janullatosit. “Pas botimeve të dy studimeve të mia në lidhje për origjinën shqiptare të kryetarit të Greqisë, z. Karlos Papulia dhe të kryepeshkopit të Shqipërisë, z.Anastas Janullatosit, ka patur disa reagime të publicistëve grekë në gazetat e printuara dhe elektronike, por unë do t’i këshilloja që të reagonin me kundër argumenta dy personalitetet me ndërgjegje kombëtare greke, z.Papulia dhe z.Janullatos, për origjinat e tyre shqiptare, pra atë të gjakut dhe jo të reagojnë disa papagaj që vetëm çirren me akuza politike”, shkruan Llalla.
Aktivitetet antishqiptare
Në një kohë kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë trojet shqiptare deri në Prevezë pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913. Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e Agimit të Artë. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, për tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike. Gjithçka ka ndodhur kur në Shqipëri kishte zbarkuar presidenti grek, për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për probleme të kaluara, por edhe për probleme të reja, të krijuara kryesisht nga shteti grek. Ndërkaq, aktivitete të tilla për ankesimin e Shqipërisë së Jugut janë bërë të zakonshme në Greqi. Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë krerët e minoritetit grek si dhe përfaqësues të lartë të shovinizmit grek.
Përmendoret e ushtarëve grekë
Historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, ka reaguar edhe për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Po përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i  fshati Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. Adriatik Doçi

http://sot.com.al/politike/anastas-janullatos-val%C3%ABvit-flamurin-e-vorio-epirit-aktivitet-p%C3%ABr-aneksimin-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-s%C3%AB#sthash.IneDTDvm.dpuf

Thursday, October 17, 2013

Shkurtimi i fjalëve në rrjetet shqiptare

Koha sot vrapon më tepër se kurrë dhe njerëzit kanë filluar të bëhen "oportunistë" gjatë komunikimit virtual, për të folur sa më shumë duke shpenzuar sa më pak kohë.
Kështu kemi filluar ti shkurtojmë fjalët, shprehitë, përshëndetjet, madje jo vetëm zanores "ë", por të gjitha zanoreve me rradhë iu kemi shpallur luftë ballore. "Ckm, zmr, klb, etj".

E tillë është edhe gjetja e fundit e komunikimit në Facebook, ku njerëzit bëjnë një kërkim në Google, ruajnë një foto në desktop, e hapin foton me një program që i modifikon ato, pastaj e ruajnë sërish.
Rikthehen tek komenti, ngarkojnë foton e tyre, presin sa ajo të ngarkohet plotësisht dhe pastaj e dërgojnë në formën e komentit të tyre personal.
Dhe kjo, sepse përtojnë...

Mirëpo pavarësisht dëshirës tonë për të fituar kohë duke ia marrë atë borxh komunikimit në sasi e cilësi, ajo që me siguri fitojmë është një komunikim gjithmonë e më i pamenduar, i papeshuar, i pamatur, i papjekur, i pavlerë dhe i pafrytshëm sepse nuk mund ta ushqesh trurin duke u përpjekur mos ta lodhësh atë.

E megjithatë, ky është vetëm një reflektim i pafajshëm që nuk pretendon të ndryshojë gjë, madje madje me zor po pres ditën kur ne do të komunikojmë vetëm me foto.

Shkroi: Stop Injorancës !

Gjuha shqipe në Facebook

Nga 13 mijë anëtarë që ka faqja jonë, 50% e tyre e mbajnë Facebook-un në gjuhën shqipe.
Pra, gjysma e shqiptarëve e përdor Facebook-un në gjuhën e vet...

Po si u zhvilluar gjuha shqipe në Facebook?


Gjuha shqipe në Facebook, po ashtu si gjuhët e tjera duke përjashtuar anglishten, u përkthye dhe u zhvillua vullnetarisht.


Çdokush prej nesh kishe të drejtën për të përkthyer qoftë një fjali nga mijëra e dhjetra mijëra njoftimet e ndryshme të Facebook-ut.

Më pas kalohej në një fazë të dytë, ku shfaqen të gjitha variantet e ndryshme të përkthimeve dhe çdokush prej nesh votonte për variantin më të saktë, për variantin e duhur.

Rezultatin...shikojeni vetë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Vendi më i pasur në botë...është vendi më i varfër.

Kjo është tragjedia e një vendi që ka qenë më i pasur nga sa mund ta përballonte vetë.

Historiani Dan Snow sjell për BBC-në një vështrim mbi historinë e Republikës Demokratike të Kongos, potencialisht një nga vendet më të pasura në botë, por që është kthyer në vendin më të varfër për shkak të kolonializmit, skllavërisë dhe korrupsionit.

“Është një vend i bekuar me çdo lloj minerali që ekziston, por i renditur në fund të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të OKB-së, ku edhe ata që kanë më shumë fat janë sërish shumë të varfër”.

Por pse kjo histori tragjike?


Historiani shkruan se gjithçka ndodhi në pesë shekujt e shkuar.
“Në fund të shekullit të 15-të, një perandori e njohur si Mbretëria e Kongos dominonte pjesën perëndimore të Kongos dhe pjesë të disa shteteve të tjera si Angola.
Ishte një mbretëri e sofistikuar, kishte aristokracinë e saj dhe një shërbim civil befasues.

Kur tregtarët portugezë mbërritën nga Europa në vitet 1480, ata e kuptuan se kishin përballë një pasuri gjigande, e mbushur me burime, veçanërisht me mish njerëzor.
Kongo ishte një burim i pashtershëm me skllevër pa sëmundje.
Portugezët e kuptuan shumë shpejt se ky furnizim do ishte më i lehtë për t’u përdorur nëse vendi do ishte në gjendje anarkie.
Ata bënë maksimumin e tyre për të shkatërruar çdo forcë politike indigjene, të aftë për të kufizuar skllavërinë.

Para dhe armë moderne u dërguan për rebelët, ushtritë kongoleze u mposhtën, mbretërit u vranë, elitat u therën dhe u nxit secesioni”.

E kështu shumë shpejt vendi rrëshqiti në një luftë civile të pafundme. Qytete të tëra në Europë pasuroheshin me burimet e Kongos. Qeveritë ishin të dobëta, kurse zbatimi i ligjit nuk njihej.
Kështu, një vend i madh, thuajse sa Europa Perëndimore në sipërfaqe, ishte kthyer në plaçkë.
Ishte një vend me burime të pafundme uji, me një klimë të mrekullueshme, me një tokë pjellore dhe me minerale si bakër, ar, diamante, kobalt, uranium, por edhe me naftë. Por thellë- thellë ishte vendi më i pashpresë në botë.
Në atë kohë vendi ra në duart e belgëve. Ishte periudha kur aty u zbulua goma, që kërkohej shumë për biçikleta dhe për makinat e para. Forcat e sigurisë belge ishin brutale. Miliona njerëz u vranë ose u zhdukën. Regjimi barbar belg nuk kishte asnjë interes për të zhvilluar këtë vend.
Në Luftën e Parë Botërore, ishin mineralet nga Kongo që vrisnin njerëz. Thuhej se 75 përqind e predhave bëheshin nga mineralet e Kongos.
Në Luftën e Dytë Botërore, uraniumi që u përdor në bombat që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, vinte nga një minierë në Kongo.

Pavarësia në vitin 1960 ishte katastrofë me vete.
Pjesë të tëra të vendit donin të shkëputeshin, kurse largimi i beftë i elitës belge e la vendin pa asnjë njeri me aftësitë për të drejtuar qeverinë ose ekonominë. Nga 5 mijë vende pune para pavarësisë, vetëm tre mbaheshin nga kongolezët. Nuk kishte asnjë avokat, inxhinier, mjek apo ekonomist kongolez.
Pasi nisën përplasjet e para, lideri kongolez Patrice Lumumba u rrah barbarisht dhe më pas u ekzekutua nga rebelët e mbështetur nga Perëndimi.
Në krye të shtetit erdhi Joseph- Desire Mobutu.
Mobutu u bë shpejt një tiran.
Ai e ndryshoi emrin në vitin 1972 në Mobutu Sese Seko Nkuku Ngbendu Wa Za Banga që do të thotë “luftëtari i plotfuqishëm, që nuk përkulet dhe vetëm shkon nga fitorja në fitore, duke lënë zjarr nga pas”.
Perëndimi e toleronte atë sa kohë që drejt tij vërshonin mineralet dhe sa kohë Kongo ishte jashtë orbitës sovjetike.
Miliarda dollarë pasuri doli nga vendi, kurse ai jetonte në një pallat 100 milion dollarësh, ndërtuar në mes të xhunglës. Pranë pallatit në xhungël kishte edhe një pistë ku mund të ulej avioni Concorde, që e çonte në udhëtime pazari në Paris.
Disidentët torturoheshin, ministrat vidhnin të gjithë buxhetin dhe qeveria nuk merrte frymë. Perëndimi e lejoi regjimin e tij të merrte borxh miliarda dollarë, që duhen paguar edhe sot e kësaj dite.
Në vitin 1997, Ruanda, e bindur se Mobutu fshihte njerëzit që kishin shkaktuar gjenocidin e vitit 1994, e pushtoi këtë vend me lehtësi.
Mobutu u largua duke futur në avion aq sa mundi nga pasuria e tij.
Në krye të shtetit erdhi Laurent Kabila, një kukull e Ruandës. Por kur mori detyrën, ai refuzoi të bindej ndaj Ruandës. Këtu nisi sërish një luftë tjetër, edhe më e tmerrshme. Miliona njerëz vdiqën.
E kështu miliardat e pasurisë që ka toka e këtij vendi i kanë sjellë vetëm mizerje.
Askujt, as belgëve, as portugezëve, as drejtuesve kongolezë nuk u ka interesuar që të ndërtojnë një shtet të fortë, një ushtri, gjyqësor dhe sistem arsimor të mirë.

U ka interesuar më së pari të bëjnë para nga ajo që kishte ky vend./ep


Thursday, October 3, 2013

Zonë e *irë

Dhe meqenëse po diskutonim rreth shqipes, huazimeve të panevojshme dhe banalitetit, jo më larg se dje ishin të ftuar tek emisioni Zonë e Lirë në TV KLan 2 kryeredaktorë dhe një gazetare politike, të gazetave më në zë në tregun shqiptar.

A. Çani iu kishte përgatitur një test mbi lajmet e javës ku mundësitë e përgjigjeve të tyre ishin:

- Lajm i mir
- Lajm i keq
- S'm'plas fare

Po, po, në një kanal kombëtar ishin shkruar pikërisht kështu, me një drejtshkrim tipi prej një analfabeti që i ka shpallur luftë zanores "ë", aq sa nuk e sheh të arsyeshme as ta zëvendësojë me zanoren "e".

Por ajo që ishte më e tmerrshmja e të tmerrshmeve, ishte fakti se këta krye-gazetarë, jo vetëm që nuk iu bëri përshtypje ky shtrembërshkrim, jo vetëm që nuk iu bëri përshtypje vendosja e alternativës "s'më plas fare" tek përgjigjet, kaq banale për një televizion publik kombëtar, por disa herë gjatë pyetjeve u përgjigjën pikërisht me mundësinë "S'më plas fare", (me demek bytha) jashtë çdo etike qytetari apo gazetari, madje edhe kur pyetej rreth një ambasadori të huaj

Por kur nuk iu plas as këtyre, nga kush presim ne tjetër ti pëlcasë?

Shkroi: Stop Injorancës !


Të përndjekurit politikë, të sëmurë psiqikë?

Lapsus apo jo, S. Berisha gjatë statusit të tij të para 7 orëve në Facebook, (mund ta lexoni këtu http://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/223058474521734 )
ka quajtur të sëmurë psiqikë të përndjekurit politikë, kur disa prej tyre gjatë grevës për dëmshpërblimet e prapambetura, shkuan deri në aktin më ekstrem, të vetëflijimit me djegie.

Shkroi: Stop Injorancës !


Sistemi i drejtësisë mbi 21 janarin

Apeli dënon me 1 vit burg

a.) Gardsitin për vrasjen e një qytetari të pafajshëm në 21 janar.
b.) Qytetarin që goditi me një automjet, portën metalike të kryeministrisë në 21 janar.

Ndonjëherë është më lehtësisht e gëlltitshme mungesa totale e drejtësisë, sesa tallja e saj me viktimat!


Kompania farmaceutike pohon: Kanceri transmetohet përmes vaksinave

http://www.naturalnews.com/033584_Dr_Maurice_Hilleman_SV40.html

Një kompani farmaceutike ka pohuar dhe pranuar fakte tragjike. Ato teori që dukeshin sikur prodhoheshin nga një mendje e c’ekulibruar për fat të keq janë realiteti me të cilin duhet të përballemi. Kompania pranoi se ka vaksinuar virusin e kancerit me anë të vaksinave, shkruan uebsajti, Libero.

Intervista shokuese, e censuruar natyrisht u bë nga studiuesi i historisë së mjekësisë, Edward Shorter për televizionin publik, Boston WGBH, por u hoq nga libri “The Health Century” për shkak të përmbajtjes, ku pohohet se Merk ka injektuar virusin vdekjeprurës (SV40 dhe virusa të tjerë) të aftë të provokojnë kancer, në popullsinë e gjithë botës. Kjo shpjegon në fakt dhe rritjen e shfaqjes së kancerit këto 50 vitet e fundit.

Në dokumentarin “In Lies we trust: the CIA, Hollywood and Bioterrorism”, e prodhuar dhe krijuar nga shoqata të konsumatorëve dhe ekspert i shëndetit Leonard Horowitz, është intervistuar eksperti më i madh i vaksinave, doktor, Maurice Hilleman. Ai shpjegon se përse janë shpikur SIDA, leucemia dhe sëmundje të tjera të tmerrshme vdekjeprurëse.
http://youtu.be/vxyVK3pAiQQ
Në vaksinat që shiten për popujt e konsideruar si të botës së tretë, janë zbuluar se këto përmbanin hormonin B-hCG, një përbërës anti-pjellor. Gjykata e Lartë e Filipineve zbuloi se 3 milionë e gjysmë gra e vajza kanë marrë këto vaksina të kontaminura, kështu dhe në Nigeri dhe në Tajlandë.
http://youtu.be/4W2MJbcgn1g

(d.b/BalkanWeb)


Jemi të varfë për të bërë plazh në Shqipëri

Këtë vit nuk ishim mirë nga gjendja ekonomike për të përballuar pushimet në rivierën e mrekullueshme shqiptare, prandaj u detyruam të shkonim për pushime në Turqi!
Shkroi: Stop Injorancës !


Ramush Haradinaj kallzim penal Fatos Lubonjës - e quajti vrasës



KOSOVE - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj shkrimit të Fatos Lubonjës të publikuar në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në të cilin Lubonja e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve.

Sipas RTK'së Haradinaj është shprehur i befasuar me komentet e Lubonjës duke i quajtur ato shpifje. Ai ka paralajmëruar se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur imazhin e tij dhe të Kosovës. Haradinaj ka vlerësuar se qëllimi kryesor i deklaratave të Fatos Lubonjës ka qenë dëmtimi i imazhit të Kosovës.

Marrë nga Gazeta Ekspres

Evolucioni i fjalës Faleminderit

Faleminderit - i them dhe nisem të shkoj, kur nga pas më vjen një zë kumbues: "Ç'lesh faleminderit thua, po hidh paret këtu"!

Wednesday, September 25, 2013

Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit 1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajat e saj, fillimisht u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën "Dielli". Më e shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje. Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit 1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë në Tiranë Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin "Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli" (faqe 126-140 me titull "Rreth një marrëveshje të A.Zogut të vitit 1924" ). Po të njëjtin fakt në muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë "Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar" (faqe 74-78, me titull "Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924" ).

Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe. E përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipërisë) në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: "Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd ".

I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd . Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se "Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit". Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në Çamëri, i përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.

Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu, që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë për ta njohur këtë dokument tepër sekret.

Marrëveshja theksonte


"1.Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve".


Vlen të përmendim se kjo marrveshje është kontestuar prej disa studiuesëve. Pas vitit 1990 në disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrëveshje është hedhur për konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave për ta vënë Zogun në pozita. Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.

Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë, politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t'u shërbejnë sadopak studjuesve të kësaj periudhe.

Sunday, May 19, 2013

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Berisha kërkon qeverinë për herë të tretë, për të na bindur pse duhet t'ia jepnim herën e parë.

Rama bashkohet me Metën.
Topi luan vetëm.
Duka i krimit bashkohet me Mediun.
Malaj mbetet thatë e ringjall Nanon.
M. Pasha largohet nga Aleanca Kuq e Zi.
3 parti komunistësh të ndara.
Mbi 70 parti dhe asnjë zgjidhje!
Lista kandidatësh që hidhen sa majtas-djathtas, djathtas-majtas.
Të pavarur që varen e të varur që sillen si të pavarur.
Të njëjtat fytyra, për zhgënjime të reja...

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, May 8, 2013

Shoh moot! Moot me erë gjithandej...

Berisha kërkon qeverinë për herë të tretë, për të na bindur pse duhet t'ia jepnim herën e parë.

Rama bashkohet me Metën.
Topi luan vetëm.
Duka i krimit bashkohet me Mediun.
Malaj mbetet thatë e ringjall Nanon.

M. Pasha largohet nga Aleanca Kuq e Zi.
3 parti komunistësh të ndara.
Mbi 70 parti dhe asnjë zgjidhje!
Lista kandidatësh që hidhen sa majtas-djathtas, djathtas-majtas.
Të pavarur që varen e të varur që sillen si të pavarur.
Të njëjtat fytyra, për zhgënjime të reja...

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Fatura e Ujit të Pijshëm ?

Kjo që do të shikoni më poshtë është një faturë e zakonshme familjare e lëshuar nga Shoqëria Anonime e Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Fillimisht duhet theksuar se i ashtëquajturi uji i pijshëm, nuk pihet dhe më pas ajo që dukshëm të bie në sy është fakti se qytetari nga 270 lekë që i shkon konsumi i 6 metrave kub ujë, në fund të faturës i duhet të paguajë 930 lekë.



Duke lexuar me rradhë zërat që shtojnë shumën e faturës të bie në sy një tarifë për largimin e këtij uji. Më pas një tarifë shërbimi prej 100 lekësh, e cila nuk kuptohet ç'nënkupton.

Por interesante është se TVSH-ja për faturat e ujit qenka 20%

Pastaj 420 lekë, tarifa e pastrimit???

A i lexojnë qytetarët faturat e ujit, apo shohin vetëm shifrën e ulët në fund të saj?

Mos harrojmë që sikur vetëm nga 1 lek t'iu vjedhin të gjitha familjeve shqiptare, ajo vjedhje merr një përmasë marramendëse.

Shkroi: Stop Injorancës !