Thursday, September 24, 2009

Kompania italiane “PIR” zapton naftën shqiptare !

Petrolifera Itao-Rumena fitoi eskluziven e konçesioneve për depozitat e karburanit të portit të Vlorës. Opozita shqiptare e gjykon këtë akord të dëmshëm dhe si një biznes midis Nanos dhe qarqeve të afërta të Silvio Berluskonit.
Ne ditet e shkuara gazetat shqiptare kane prezantuar debatin e ndezur mbi marreveshjen e stipuluar nga qeveria shqiptare dhe kompanise italiane “La Petrolifera Italo-Rumena” ne lidhje më ndertimin dhe shfrytezimin e depozitave të naftes dhe të derivateve të saj ne brigjet detare të Vlores.

Ky biznes eshte ndjekur dhe analizuar ne menyre të gjere nga e perditshmja “Shekulli” ne datat 1, 2 dhe 4 Maj. Artikujt sjellin opinionet e eksperteve ekonomik të Partise Demokratike, qe eshte ne opozite, të cilet pohojne se shteti shqiptar nuk ka asnje fitim nga kjo marreveshje. Madje kjo marreveshje trajtohet si nje “biznes” i kryeministrit Fatos Nano me disa qarqe ekonomike italiane qe kane lildhje me Silvio Berluskonin.
Sipas kesaj marreveshje të stimuluar nga qeveria shqiptare ne fund të prillit 2004, kompania italiane “La Petrolifera Italo-Rumena” (PIR) do të marre me konçesion eskluzivitetin e depozitave të naftes ne zonen e gjirit të Vlores. Ndertoimi i ketyre depozitave do të kryhet mbi nje territor rreth 183.000 m², per të cilin kompania italiane do të paguaje nje çmim simbolik prej 1 euro, pasi vlera reale do të kompesohet më ane të nje investimi prej 12 milione euro të nevojshem per ndertimin e portit. Kontrata mbaron pas 30 vjeteve dhe mund të rinovohet. Pas 30 vjetesh infrastrukturat e portit do ti kalojne ne pronesi shtetit shqiptar.
Gjate periudhes se ndertimit të depozitave të naftes ose të investimeve PIR do gezoj lehtesira fiskale të cilat do evitojne detyrimet doganale per importimin e lendeve të para dhe të impianteve. Projekti per realizimin do të jete 9 muaj, ndersa punet per ndertimin e terminalit të depozitave do të mbarojne brenda 2 vjetesh. Nje investim ky qe perfshih depozitat dhe strukturat e portit do të kushtoje 32 milion euro.
Sipas projektit të propozuar nga PIR terminali do të ndetohet ne tre faza. Ne fillim do të ndertohet nje depozite prej 37.000 m³ per Dizelin e per Benzinen, dhe nje depozite prej 6.000 m³ per gazin e lengeshem. Keto depozita do të kenaqin kerkesat e tregut lokal per disel e per benzine me 300.000 tonelata ne vit, ndersa per gazin e lengeshem me 50.000-60.000 tonelata ne vit. Per të perballuar koston e larte të ndertimit të terminalit dhe per të perballuar konkurrencen e terminalit të Durrsit, PIR i ka kerkuar qeverise shqiptare të drejten e të qenit “operator unik” ne zonen e Vlores.
Sekretari ekonomik i partise Demokratike Edmond Spaho, ka deklaruar per gazeten “Shekulli” qe marreveshja e konçesionit midis qeverise shqiptare dhe kompanise italiane “mund të sjelle fitime vetem per ata qe kane kontraktuar per llogari të shtetit shqiptar, por jo per vet shtetin shqiptar”. Persa i perket aspektit ekonomik PIR do të kontrolloje 50-60% të tregut të naftes dhe do furnizoje edhe konsumatoret kryesore të zones, TEC-in e Vlores, qe do të ndertohet dhe do vihet ne funksionim gati njekohesisht me investimin e PIR.
Ne kete menyre “nje shoqeri italiane jo vetem qe do kontrolloje tregun e brendeshem të naftes, por do influencoje edhe mbi nivelin e çmimit”, thote Spaho. “ Shume shpejt tregu i depozitave të karburanteve do gjendet ne nje situate oligopoli, ku shume kompani shqiptare do të jen viktima të okupimit të tregut nga ana e nje kompanije italiane”, shkruan e perditshmja e Tiranes.

Fal lehtesirave të ofruara nga marreveshjame qeverine shqiptare, kompania italiane duket sikur do të ofroje sherbime më çmim të ulet, duke shtyre jashte nga tregu operatoret e tjere shqiptar të sektorit. Ne kete menyr PIR do të realizoje fitime të medha. Duke propozuar rishikimin e marreveshjes drejtuesit e Partise Demokratike kembngulin mbi faktin se kompania italiane nuk duhet të kete të drejtat tregtare mbi karburantet, por vetem mbi depoziten e tyre.
“Më kete marrveshje ekonomia dhe sektori privat kane per të humbur, pasi zona e Vlores eshte nje zone më nje prospektive zhvillimi industrial. Ne kete zone do të krijohet nje sistem monopoli qe do të eliminoje konkurrencen mbi nje nga artikujt baze, siç eshte karburanti”.
Sipas Sekretarit ekonomik të Partise Demokratike, qeveria shqiptare ka ofruar falas 18 hektare terren, eskluzivitetin e operacioneve ne tregun e naftes dhe pas 30 vjetesh do të marre ne shkembim strukturat e portit qe kapin vleren 12 milione euro, por qe ne ate moment do të jene tashme të perdorura dhe të amortizuara.
“Ne kete menyre si eshte propozuar, marreveshja eshte kundra interesave të vendit dhe opozita do ta refuzoje nese nuk ri-shqyrtohet”, thote Spaho. Me kushtet aktuale, ne sektorin e depozitave të karburanteve ne Shqiperi operojne 43 kompani, midis të clave 3 jane të huaja ( greke), 30 operojne më naften dhe 13 me gazin e lengeshem. Volumi më i madh i depzites se naftes i takon kompanise shteterore ARMO me 85.000 tonellata, e ndjekur nga kompanija private “Rira s.a.”, “Petrol Impex” e “Global Petrolium Albania”, rispektivisht me 20.000, 15.000, e 12.000 tonelata ne vit.

Operatoret shqiptar të sektorit kane nje kapacitet depozite të pergjithshme prej 184.000 tonelata ne vit. Duke patur parasysh qe nje depozite perdoret rreth 5 here ne vit, operatoret shqiptar jane ne gjendje të furnizojne tregun lokal më nje importim rreth 920.000 tonelata ne vit, kur nevojat e tregut lokal rrotullohen rreth 500.000 tonelata.
Sipas avokatit shqiptar të kompanise italiane Krenar Loloçi, Shqiperia gjendet ne të njejtat kushte si italia ne vitet 1960-1970, kur çdo sipermarres donte të kishte depozitat e tija personale. Tani ne Itali egzistojne vetem 7 depozita të medhaja karburanti. Kjo ka ardhur nga nje kapacitet më i larte kontrolli dhe per ruajtjen e ambjentit.

Deputati i opozites Preç Zogaj ka deklaruar per shtypin se ne thelb marreveshja e stipuluar perfaqeson nje biznes të kryeministrit shqiptar Fatos Nano, e arritur “ne shkembim të fjaleve të mira ose më mbeshtetjen e qarqeve eonomike italiane të lidhura më kryeministrin italian Silvio Berusconi”. Zogaj shton se “ky biznes do i kushtoje shume shtrenjte shqiptareve. Nje fjale e mire e Berlusconit ose nje foto e Nanos më të, do na kushtoje 183.000 m² terren të dhene ne konçesion per 30 vjet ne gjirin e Vlores, qe ne nje prespektive jo shume të larget do të jete edhe porti kryesor i Korridorit të 8”. Deputati shqiptar shton qe kjo marreveshje nuk reflekton maredheniet më shtetin italian, por vetem interesat personale të Fatos Nanos.
Deputati i opozites i ben nje apel sipermarresve të huaj duke i ftuar të respektojne legjislazionin shqiptar dhe të mos bazohen ne “gadishmerine” e papergjegjeshme të nje kryeministri ose të nje qeverie qe punon “tundra interesave ekonomike kombetare”.
Artikulli i fundit i Shekullit te botuar ne numrin e të enjtes më titullin “Vlora dhe vrasja e naftes shqiptare”, akuzon qeverine shqiptare se po e shet ekonomine kombetare italianeve si ne vitet ’20- ’30 të shekullit të kaluar.
Dje parlamenti shqiptar aprovoi konçesionin e depozitave të naftes. Opozita e të djathtes braktisi sallen e parlamentit pasiqe kerkesa e saj per organizimin e nje sipermarrje nderkombetare per konçesionin e zones se gjirit të Vlores, nuk u mor parasysh nga maxhoranca socialiste.”
--------------------------------------------------------------------------

Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij, ne momentin e kesaj marreveshje ishte ne opozite dhe ishte shprehur kunder ketij projekti qe sipas tyre “do shkaterronte turizmin e zones”!
Pas kater vjetesh nga publikimi i ketij artikulli, edhe pse e djathta ne 2005 erdhi ne pushtet, verejme se situata nuk ka ndryshuar aspak, perkundrazi!! Shume nga keto plane ndryshuan thjesht lokalitetin duke u spostuar nga Vlora afer qytetit të Fierit, me perjashtim të TEC-it dhe depozitave të naftes se komanise PIR (qe posedohet nga familja italiane Ottolenghi).



Duke i hedhur nje sy web sitit të kesaj kompanije veme re keto të dhena:

Link i web sitit të komanise italiane "Petrolifera Italo-Romena": http://www.osservatoriobalcani.org/article/articleview/3081/1/41
Link i projektit: http://www.gruppopir.com:8080/customerarea/Brochure_PIA.pdf
Plani i Konsultës me Publikun dhe Bërjes Publike të
Projektit të Terminalit të PIA-s në Vlorë: http://www.gruppopir.com:8080/customerarea/Vlore%20PCDP%20FINAL%20Shqip.pdf

http://www.osservatoriobalcani.org/article/articleview/3081/1/41

Darvini dhe Frojdi !

Gjithçka që bënë këta dy veprimtarë, e bënë për lirinë dhe në emër të saj. Dy mendimtarë që luftuan të njëjtën luftë. Që të dy shkencëtarë, që dëshironin t'u zbulonin bashkëkohësve të tyre të vërtetat faktike. Të vërtetat, që e shokuan borgjezinë më shumë se çdo gjë tjetër. Madje, më shumë se edhe teoritë e Marksit.


Për të vërtetën e thjeshtë që ata thanë dhe që shijoi si acid në kohën viktoriane, shoqëria e kohës u përgjigj ndaj tyre me një furi të egër e të hidhur. Furi që, siç duket, nuk është zbutur akoma deri në ditët tona.


Çarl Darvini (Charles Darwin), ka lindur në Angli më 1809. Ai ishte nipi i evolucionistit ekscentrik Erasmus Darvin. Babai i Darvinit u bind ta lejonte të birin të shkonte si natyralist në "Beagle", për të mbikëqyrur jetën e egër në Amerikën e Jugut. Babai shpresonte se diçka do të dilte nga ky udhëtim, por në të vërtetë, nuk e priti dot atë.


Gjatë pesë viteve në "Beagle", Darvini, filloi të përpunojë idenë mbi evolucionin dhe origjinën e specieve. Këtë ide ai arriti ta publikojë në vitin 1859, para së njëjtës klasë të respektuar angleze, e cila kishte përzënë Xhorxh (Georg) Eliot-in. Edhe pse Darvini u përqendrua tek bimët dhe krimbat, që ishin midis kënaqësive të tij të hershme, idetë që ai dha ishin koherente. Ai, me kokëfortësi nguli këmbë të deklarojë:
"Të gjitha speciet kanë ardhur nëpërmjet evolucionit, që ka në bazë të tij seleksionimin natyral. Madje edhe vetë njeriu."


Kjo ishte shumë e rëndë që të gëlltitej.


Evolucioni është i qartë. Ai duket kudo. Kombet evoluojnë, duke iu përgjigjur sfidave prej kombeve të tjera dhe prej natyrës. Korporatat evoluojnë duke u përgjigjur ndaj konditave të tregut. Miqësitë evoluojnë, idetë evoluojnë. Madje, është shumë e qartë, se specie të veçanta kafshësh kanë evoluar. Sa e sa lloje qensh ka sot? Më përpara ka patur vetëm një ose dy prej tyre.


Propozimi i Darvinit, "që principi i zhvillimit të të gjitha specieve, në këtë numër edhe njeriut, që është, gjithashtu, një kafshë që ka evoluar prej paraardhësve të tij, kafshëve johumane", i shokoi bashkëkohësit e tij.


Ky shokim nuk ishte pa arsye.


Ideja se speciet kanë evoluar gjatë një periudhe të gjatë kohore, në vend që të jenë krijuar të gjitha në një kohë, pak mijëravjeçarë më parë, ishte një sfidë tjetër si ajo e Galileut. Këtë sfidë, të gjithë religjiozët e kishin të pamundur ta pranonin.


Darvinizmi ishte hapur në kontradiktë me librat fetarë.


Por nuk ishte Darvini që e sajoi kontradiktën. Ai vetëm, ashtu si Galileu, tha : "Hapni sytë dhe shikoni! Kjo është në mënyrë perfekte e dukshme."


Qetësia dhe mënyra xhentile me të cilën Darvini i deklaroi këto gjëra, i tërboi edhe më shumë kundërshtarët.


Edhe po qe se do të pranohej se krimbat kanë evoluar, ishte e pamendueshme që njeriu t'i ketë gjurmët e ardhjes së tij nga kafshët. Ata nuk do të pranonin kurrë që njeriu të jetë pasardhës i majmunëve të lartë me zakonet e tyre të këqija, që nuk i fshehin organet e seksit kur shkojmë t'i vizitojmë në zoopark.


Ndonëse Darvini përsëriste se evolucioni i njeriut modern dhe i majmunëve të lartë ka qenë kompletuar shumë miliona vjet më parë, kjo nuk e zbuste zemërimin. Kundërshtarët e tij insistonin se ai i akuzonte duke u thënë se kanë majmunin gjysh. Ata dëshironin të tregonin hapur, se ishin të ofenduar dhe nuk e dëgjonin kur ai përpiqej t'ua shpjegonte.


Fodullëku i atyre që nuk gjenin dot arsye të pranonin marrëdhënien tonë të afërt me kafshët e tjera, ishte i mërzitshëm dhe i hidhur. Ndërsa puna dhe jeta e Çarl Darvinit, ai vdiq në vitin 1874, krejt ndryshe, ishte e gëzuar dhe çliruese.


Ai çliroi mendjen njerëzore nga burgu i ngushtë i kohës. Ai zbuloi një nga mekanizmat më themelorë të ndryshimit biologjik. Disa nga idetë e tij, vërtet që mund të jenë akoma të dyshimta, por, siç thonë shumë studiues të sotëm, hipoteza e tij themelore për evolucionin, qëndron si Gjibraltari.


Sigmund Frojdi (Freud), lindi në Moravi, në vitin 1856. Ai studioi mjekësi në Vjenë dhe u specializua në neurologji dhe psikiatri. Gjatë vitit 1890, ai përpunoi teknikën e tij për trajtimin e pacientëve me histeri, duke i inkurajuar ata të asocionin lirshëm (associate freely). Me këtë teknikë ai arriti rezultate shëruese të shënuara, ose më së paku, arriti që të sëmurët të kenë përmirësime (remisione) të zgjatura. Në këto vite të një pune titanike, ai zbuloi, gjithashtu, inkonshientin.


Çfarë zbulimi i jashtëzakonshëm ishte ky! Sa gjë e çuditshme dhe e fshehtë ishte inkonshienti. Gjithkush që shikon veten në pasqyrë, e kupton se ka një inkonshient. Ai mund ta ketë ditur këtë me kohë, por me ndërgjegje e ka mohuar dhe vazhdon akoma ta mohojë.


Çfarë është kjo mendja jonë që operon me veten, jashtë kontrollit tonë? Kush është i zoti të kontrollojë mendjen e tij? Kush mund të mendojë vazhdimisht, për më shumë se pak sekonda për të njëjtën gjë, pa kaluar nëpër mendje mendime të tjera të padëshiruara e të paftuara? Kush është i zoti ta detyrojë mendjen e tij të mos mendojë për seks, ose për hakmarrje, ose për lavdi personale? Dhe....po i lamë këto gjëra të hyjnë vetëm një herë në mendjen tonë, është e pamundur t'i largojmë më pas me dëshirë. Ato largohen papritur dhe zëvendësohen nga diçka tjetër, po njësoj e papritur dhe e padëshiruar. E gjitha kjo, sipas Frojdit, është eksperiencë universale e racës njerëzore. Madhështia e Frojdit është se ai me këmbëngulje dhe sistematikisht, mendoi për këtë fenomen, deri sa filloi ta kuptojë atë.


Frojdi ishte një figurë më e papranueshme nga bashkëkohësit, po ta krahasojmë me Darvinin. Insistimi i tij se dëshira seksuale dhe frika, vendosen menjëherë nën sipërfaqen e mendjes së secilit nga ne, ishte shumë më shokuese për viktorianët, nga sa ishte ajo që proklamonte Darvini, "Se ne kemi ardhur nga një paraardhës që i ngjan majmunit."

Me mësimet e Frojdit nuk u ofenduan vetëm fodullët, por u prekën të gjithë njerëzit. Gjithkush, thellë në veten e tij dhe në sekret nga të tjerët, e di që shumica e gjërave që thoshte Frojdi lidhur me të, ishin të vërteta. Por, të gjithë e kanë të vështirë të pranojnë se mendimet seksuale vendosen menjëherë nën sipërfaqen e konshientit, gjithmonë gati të kërcejnë dhe mundësisht, në momentin më të papërshtatshëm.


Viktorianët e vërtetë, gabimisht, besonin se njerëzit e tjerë janë ndryshe prej tyre. Burrat, kot mendojnë se gratë e tyre kurrë nuk kanë patur mendime seksuale. Gratë, gjithashtu, kot mendojnë të njëjtën gjë për fëmijët e tyre. Fare kot, gjithkush, mendon për pafajësinë e pastërt të prindërve të tij, pavarësisht fakteve, që dukshëm janë ndryshe.


Ajo që thuhet se Frojdi kish obsesion vetëm problemet e seksit, nuk është e vërtetë. Ai ishte një kritik brilant i letërsisë dhe i shoqërisë në tërësi. Ai ngulte këmbë t'i shikonte të dyja në dritë të ftohtë të realitetit dhe jo në atmosferën rozë që koha e tij besonte të ishin. Ai ka marrë disa çmime në letërsi, siç ishte çmimi Gëte për letërsinë dhe pikëpamjet e tij filozofike u bënë udhëheqëse anembanë botës.


Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, të gjithë ishin shokuar nga tmerri dhe brutaliteti i saj. Kriminaliteti ishte gjithkund, menjëherë, ndenë sipërfaqen e politesës sociale. Frojdi ishte po aq i shokuar sa gjithkush tjetër. Por ai nuk ishte i çuditur. Ai e dinte, lufta ishte atje duke pritur.


Ai gjithashtu nuk u çudit kur nazistët filluan të vritnin çifutët dhe u përpoqën ta vritnin edhe atë. Ai iku nga Vjena me vajzën e tij Ana, duke paguar për këtë njëzet për qind të pasurive të tij dhe shkoi në Londër. Ai ishte i moshuar dhe i sëmurë. Vitin tjetër ai vdiq.


Frojdi ishte një mjek dhe shkencëtar. Ky ishte një fakt për të cilin ai insistonte. Ironia më e madhe e jetës dhe e punës së tij ishte se, ndonëse ai punoi në fushën e psikologjisë, që e merr emrin e saj prej fjalës greqishte, që do të thotë shpirt, ai kurrë nuk besoi në pafundësinë e shpirtit human.


Ai vazhdoi të besojë se qenia njerëzore është më shumë se çdo gjë tjetër një makinë. Në qoftë se jo një makinë, thoshte ai, atëherë, ajo është një kafshë si të gjitha kafshët e tjera.


Ai ishte me kurajë të lartë. Ai dëshironte të shkonte atje ku askush tjetër para tij nuk kishte shkuar. Aty poshtë, në thellësi të mendjes sonë, të cilën ne e fshehim gjatë ditës dhe e shfaqim vetëm me gjysmë vullnet natën.


Darvini dhe Frojdi. Ata ishin një çift zbuluesish, që na detyruan të shikojmë natyrën tonë humane, ndonëse ne nuk duam ta bëjmë këtë. Nuk ka dyshim që ne ndjehemi më mirë me këto njohuri të reja, ndonëse shumë prej nesh, kurrë nuk do të rreshtin t'i urrejnë këta dy titanë të mendimit, që na treguan natyrën tonë të vërtetë.


Darvinizmi dhe Teoria e Psikanalizës së Frojdit, nuk janë vetëm zbulime të mëdha shkencore, ato, ashtu siç thotë Erik Fromi, janë lëvizje të fuqishme politike, që përfshinë gjithë botën.
Dr. Haxhi Shekulli

Frojdi, Marksi dhe Darvini

MREKULLIA E THESARIT NË HARRESË

ARVANITËT E GREQISË PËR HERË TË PARË NË HISTORI TAKOHEN ME VËLLEZËRIT E TYRE ARBËRESH NË KALABRI

NENE SHQIPERI,TE DUA



Hartë e fiseve ilire

Me veshjet e tyre tradicionale, me këngët e tyre të moçme, me ritet e tyre që vijnë nga kush e di sa vjet larg epokës sonë, Arvanitët-Arbërorë të Greqisë dhe Arbëreshët në Italinë e Jugut, përbëjnë Thesarin më të madh dhe më të çmuar të kulturës sonë të lashtë, të kultrës sonë etnike.

Këto pjesë të gjymtuara të kulturës së popullit tonë, u bashkuan për herë të parë mbas shumë shekujsh, në fund të Marsit 2007, në një prej katundeve karakteristike Arbëreshe, në Frasnitë siç i thërrasin arbëreshët – në Kalabri.

Nga data 27-29 Mars 2005, atje u festua Pashka Arbëreshe dhe 600 vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Arbëreshët (greqisht arvanitas, turqisht arnaut)

Në një atmosferë madhështore, e entuziaste aty u takuan mbas 700 vitesh për herë të parë në histori Arvanitët e Greqisë me Arbëreshët e Italisë së Jugut me pikë referimi mallin dhe dashurinë e tyre për Morenë e harruar.

Mes këngëve e valleve dhe pjesmarrjen e një grupi nga Shqipëria me përfaqësues nga Bashkia e Vlorës, (ndonëse ky grup ishte mjaft i reduktuar pasi Konsullata Italjane në Vlorë nuk kompletoi me viza artistët e
ansamblit “Labëria” ndërkohë që grupi nga Kosova nuk mundi dot të kishte asnjë përfaqësues pasi ndodhi e njëjta gjë edhe me ta), u realizua ky takim kulturor dhe pse jo, historik.

Lidhja midis arvanitëve të Greqisë, Arbëreshëve të Italisë, Shqiptarëve dhe Kosovarëve e cila u ka munguar traditave tona kulturore për shumë vjet është një mangësi, ndërsa kjo festë e madhe i solli ata për herë të parë në histori pranë njëri-tjetrit plot dashuri e gëzim të pastër vëllazëror.

Ky ishte nga momentet më solemne, nga momentet më drithëruese, kjo prezencë vitale, kjo mrekulli që po ndodhte aty, ishte një akull i madh i thyer dhe këngët atë natë, besoj se sado pak ndihmuan të shkrijë ky akull shekullor.

Prezenca e ish ambasadorit të Shqipërisë në Itali zt.Ylli Xhufi, dhe e shumë personaliteteve nga e gjithë diaspora shqiptare e bënte këtë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të përjetuara deri tani për sa i përket rëndësisë së tij historike. Kjo ishte një epope - një legjendë që filloi të ringjallet.

Arvanitas duke luftuar kundra forcave osmane

Biblioteka Bellusci, ky monument historik i kulturës sonë, ndërtuar mbi rrënojat e një shtëpie të vjetër, por që tashmë mbi to është ngritur një kështjellë gjigande ku valvitet gjithmonë një flamur shqiptar me shkabën dykrenare, një kështjellë e ngritur gurë-gurë, e cila mbron me fanatizëm si një shqiponjë e madhe me krahët hapur, librat më të vjetër kushtuar historisë, kulturës, traditave, zakoneve, këngëve dhe legjendave tona me fillesa qysh nga vitet 1400 duke filluar me Arbëreshët e Italisë e në vazhdim me Arvanitët-Arbërorë të Greqisë, me Kosovën, me Shqipërinë, me Shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Biblotekë, e cila i ngjan një mali të shenjtë dijesh, që të zgjon e të tregon se kush je dhe nga ke
ardhur, që mban gjallë rrënjët e kulturës sonë kombëtare, e cila pasqyrohet çdo gjashtë muaj me daljen në qarkullim të revistës “LIDHJA” këtu e njëzetë e pesë vjetë me rradhë për të cilën kujdeset me shumë dashuri studjuesi, etnologu dhe atdhetari i madh arbëresh At. Antonio Bellusci, të cilin sapo e sheh për herë të parë të ngjan sikur takon Ismail Qemal (Bej) Vlorën pasi kanë një ngjashmëri shumë të madhe fizike, me hijen një burri të lartë, me hijen e një burri shteti ai thirri kur na pa: Rroftë Shqipëria, rrofshin bijtë e saj të mirë e punëtorë – MIRË SE ERDHËT NË FRASNITË – MIRË SE ERDHËT NË KALABRI!


Ky takim, historik, do të mbetet përgjithmonë i shënuar në kujtesën e të gjithë atyre që ishin prezent në këtë eveniment. Në pamje të përgjithshme kjo festë e madhe i ngjante një bashkimi të madh shpirtëror ku gjithkush mund të thoshte se hartat territoriale, politikanët mund ti ndajnë sipas interesave të tyre, por hartat shpirtërore të një populli nuk mund ti copëtojë dot askush, ato ngrihen mbi çdo barrierë politike, me vitalitet e me forcën e një uragani që di të shembë çdo pengesë e që di të bashkojë zemrat e popujve e t’ju falë atyre veç mirësi njërëzore dhe vëllazërim.

E jashtëzakonshme ishte ekspozita me librat dhe shkrimet më të vjetra në botë kushtuar figurës historike të Gjergj Kastriot Skënderbeu, pronë e zonjës Patricia Nuxhi - Arbëreshe me banim në Londër e cila shoqërohej nga gazetari i BBC zt. Ilir Kadiu.

Çamëria

Këngët e bukura arvanite, këngët arbëreshe në momentet kur i dëgjoje të kujtonin e të dukej sikur zgjoheshe nga një gjumë i rëndë letargjik, ato ringjallnin memorjen tonë historike që na kanë fshirë ndër vite e shekujsh harrese, ato thërrasin:

- NE JEMI NJË POPULL QË KURRË S’MUND TË VDESE.



Nuk mendoni se të takohen njerëzit e të njëjtit popull, pas afro 700-vjetësh, minimalisht kjo datë duhet jo vetëm të përkujtohej, por edhe të shndërrohej në një festë kombëtare të Shqipërisë natyrale !

Lirio Nushi

Sondazhi: Meshkujt shqiptarë preferojnë më tepër gjoksin...

Dilema; Gjoks apo vithe…?
Nuk ka nevoje t’i perkasësh një kombësie, nuk ka dallime moshe apo gjinie.



Te gjithe e kane preferencen e tyre. Ne intervistat e marre neper rruget e Tiranes, gjithesecili ka shprehur preferencen e tij, por ka nga ata qe nuk i shohin dot si te ndara. Profesori Edmond Tupe jep nje shpjegim me akademik per kete dileme.


E kam shume perzemer erotizmin e trupit te femres. Gjoksi i nenes eshte simboli amesise. Natyra nxorri ne pah vithet dhe gjoksin. Shikoni femrat qe mbulohen, shikoni te emancipuararat, kane filluar te duken gjokset dhe vithet”, shprehet Tupe. Ne fund te intervistes, profesori nuk arrin te vecoje. “I preferoj te dyja. Tjeter lezet kane vithet, tjeter gjoksi. Secilat jane bashkevepruese”. TCH

Video : http://www.youtube.com/watch?v=UuHGaKoLnd8

Krizat dhe investimet për ujin e pijshëm

Fshije fjalën energji, në vend të saj vendos uji! Uji është i pakët, uji është jeta, uji është një temë që ka rëndësi strategjike!

Dhe plotësisht kështu është, dy të tretat e botës është e mbuluar me ujë. Janë me dhjetëra oqeane. A nuk mund ta përdorim ujin e oqeaneve ? Kam ndjekur studime dhe konferenca të ndryshme të zhvilluara në lidhje me shërbimet e ujit dhe të ardhmen e investimeve për të dhe jam ndërgjegjësuar plotësisht se në të ardhmen e afërt do të përjetohen konfliktet e ujërave në botën e epokës së shkencës.


Liqeni i Fierzës


Deri më sot kanë lindur 1300 kriza nga problemi ujit. Vetëm 37 prej tyre nuk janë zgjidhur me konflikt. 3 % e burimeve ujore të që ndodhen në globin tokësor janë me ujë të ëmbël. 2. 5 % e saj është në rajone si në Antraktidë që është e vështirë mbërritja gjeologjikisht. Për këtë arsye 6. 5 miliardë njerëz që jetojnë sot në botë janë të detyruar të përdorin dhe të ndajnë vetëm 0. 5 % të burimeve ujore!.

20 % e ujit që mund të përdoret në botë ndodhet mbi tokë, ndërsa 80% e tij ndodhet nën tokë. Uji mbi tokësor që përdoret në industri prej kohësh është ndotur. Ujërat nëntokësorë për t’i bërë të përdorshëm kërkojnë teknologji dhe investime. Në shumë vende këtë temë e diskutojnë në kuadrin "Mega water shed" - "Të rezervuarëve të mëdhenj të ujërave rrjedhëse". Sinjalet në lidhje me konfliktet ujore çdo ditë e më tepër po rriten. Për këto arsye,

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 22 Marsin, që prej vitit 1992, si Dita Botërore e Ujit, ditë në të cilën, në shumë vende të botës organizohen aktivitete me synim ndërgjegjësimin e opinionit për mbrojtjen, ruajtjen dhe përdorimin racional të burimeve ujore. Situata në fushën e ujërave në nivel ndërkombëtar paraqitet mjaft problematike. Sipas statistikave, 18 % e popullsisë së botës, nuk kanë akses për ujë të pijshëm të pastër dhe 40 % nuk kanë akses për shërbime kanalizimesh. Deri në vitin 2030, pothuajse gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në zona, ku do të ketë mangësi akute në furnizimin me ujë. Organizata e Kombeve të Bashkuara bënë thirrje për përmirësimin e menaxhimit të krizës, shkaktare të së cilës janë kryesisht ndryshimet klimatike dhe shtimi me ritme të shpejta i popullsisë që shoqërohet dhe me shtimin e kërkesës për energji. Këto janë vetëm disa nga faktorët që po e venë gjithmonë e më shumë në vështirësi, burimin e shtershëm me ujë të pastër të botës. Sipas raportit të OKB-së vitet e ardhshme, sidomos në vendet në zhvillim, mangësitë akute në furnizimin me ujë, do të bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e realitetit. Raporti thotë se sfidat që shtrihen përpara janë të mëdha, por jo të pakapërcyeshme. Për këtë kërkohet marrja urgjente e masave, si investime në infrastrukturë për konservimin dhe në skemat e riciklimit të ujit.

Shqipëria, me sipërfaqen e saj të përgjithshme prej 28 748 km2, në përgjithësi është një vend malor, ku 70 % e zënë malet, kodrat, sipërfaqet e liqeneve dhe shtratet e lumenjve. Për sa i përket pasurive ujore dhe potencialit hidroenergjitik të saj ajo radhitet ndër vendet e para në Evropë. Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44 000 km2 ose 57 % më shumë se territori shtetëror i vendit tonë. Lartësia mesatare e territorit hidrografik është shumë e madhe, rreth 700 metra mbi nivelin e detit. Shqipëria është një vend me reshje relativisht të shumta. Në territorin e saj hidrografik bien mesatarisht rreth 1400 m/m shi në vit. Në lartësinë mbi 1000 metra bien reshje dëbore, ku në zonat e thella malore ajo qëndron për disa muaj, duke siguruar në këtë mënyrë furnizimin me ujë të lumenjve për periudhën e pranverës dhe deri diku edhe në verë. Prurja mesatare shumëvjeçare e rrjedhjes së përgjithshme të lumenjve tanë është rreth 1. 245 m3/sek, e një rendi me lumenjtë e njohur të Evropës, që derdhen në Detin Mesdhe, si lumi PO me prurje 1. 275 m3/sek dhe lumi Ron me prurje 1. 350 m3/sek. Të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, me përjashtim të lumit të Vermoshit e kane drejtimin e rrjedhjes nga lindja në perëndim dhe derdhen kryesisht në detin Adriatik dhe pjesërisht në detin Jon. Lumenjtë me të rëndësishëm të Shqipërisë janë:
Buna me prurje mesatare shumëvjeçare prej 652 m3/sek
Drini me 340 m3/sek, Vjosa me 210 m3/sek
Semani me 101 m3/sek
Mati me 74 m3/sek
Shkumbini me 60 m3/sek etj.
Përveç këtyre lumenjve, vendi ynë për vetë natyrën e tij të veçantë fiziko-gjeografike ndërpritet nga një rrjet i tërë lumenjsh e përrenjsh malorë, që kanë burimet ujore 500-1000 metra mbi nivelin e detit, të cilët kanë vlera të mëdha hidroenergjitike. Ndër lumenjtë malorë që kanë rezerva ujore të rendësishme dhe potencial hidroenergjitik të konsiderueshëm janë: Valbona, Curraj, Cemi, Fani i Madh e Fani i Vogel, Kiri, Gjadri, Erzeni, Osumi, Devolli, Smokthina, Bença etj. Megjithëse prurjet e këtyre lumenjve relativisht janë të vogla, ata kanë rënie të madhe dhe bëjnë që potenciali hidroenergjitik i tyre të jetë i konsiderueshëm për vendin tonë. Këto resurse e bëjnë Shqipërinë një vend të pasur në rezervat ujore . Gjatë një viti nga të gjithë lumenjtë tanë derdhen në det rreth 39 miliardë m3 ujë. Deri tani është shfrytëzuar rreth 30 % këtij potenciali, ndërsa vëllimi i liqeneve artificialë për të rregulluar prurjet e lumenjve është i barabartë me 40 % të prurjes vjetore të lumenjve që derdhen në det. Në bazë të studimit të aprovuar, potenciali i lumit Drin do të shfrytëzohet me pesë hidrocentrale: hidrocentrali i Skavicës, Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Bushatit. Të pesë hidrocentralet e Drinit do të kenë një fuqi të vendosur prej 1. 8 milion KË dhe një prodhim mesatar të energjisë elektrike prej rreth 6. 7 miliardë KWh në vite. Për të prodhuar këtë energji elektrike me naftë do të duheshin rreth 2. 8 milionë tonë naftë në vit.

Pra siç shikohet vendi jonë ka rezerva të mëdha ujore, që shumë vende e kanë zili. Por duke qene se ato deri tani nuk janë shfrytëzuar plotësisht për furnizimin e plotë të popullatës me ujë të pishëm në Shqipëri ekziston një krizë e pa arsyeshme. Jo vetëm qytetet e mëdha por edhe në shumë fshatra mungon shtrimi i linjave të shpërndarjes dhe furnizimit me ujë të domosdoshëm familjarëve. Tirana pothuajse është dyfishuar dhe ajo vazhdon të ketë të njëjtat kapacitete furnizimi me ujë të pishëm. Kjo situatë e ka vështirësuar shumë jetesën e qytetarëve dhe ka sjellë pasoja edhe në higjienën e tyre. Shumë tubacione uji të pishëm janë kalbur ose dëmtuar dhe jo rrallë bashkohen me ujërat e zeza duke krijuar hapësirat e nevojshme të infektimit dhe marrjes së sëmundjeve ngjitëse, pa përjashtuar hepatitët që janë bërë masive.


Koman


Nëse qeveria vitet e fundit, veçanërisht ajo e zotit Berisha po investon dukshëm në infrastrukturën rrugore, në infrastrukturën e ujërave të pishëm investimet janë të papërfillshme nga gjendja përballë së cilës jetojnë qytetarët. Për këtë arsye, veçanërisht për qytetet e mëdha, me në krye Tiranën duhet të kishin filluar projekte strategjike për furnizimin me 24 orë me ujë të pishëm. Këto probleme bota i ka zgjidhur për qytete me mbi 10 milionë banorë, prandaj mos sigurimi i ujit të pishëm dhe cilësor për qytetarët është një tregues shumë i rëndësishëm i nivelit të ulët të jetesës që kemi.

Uji është një nga tre elementët kryesorë të jetës.

Pa atë nuk mund të mbi jetojë asnjë qënie e gjallë. Po ç ‘farë duhet të bëjmë ?
Për këtë duhet ngritur ‘’Këshilli i Lartë për Ujin’’ me në krye kryeministrin, siç ekziston në shumë vende. Ky këshill duhet të sqarojë dhe përcaktojë ‘vizionin kombëtar për furnizimin me ujë’. Sepse për ujin e pishëm nevojiten investime urgjente. Për këtë arsye, çdo vit në botë për ujin llogariten investime me 180 miliardë dollarë. Me këtë vlerësim duhet të bëhen edhe politikat tona qeverisëse, në të kundërt kriza e furnizimit me ujë të pishëm për qytetarët e vendit do të thellohet duke e vështirësuar seriozisht nivelin e jetesës së qytetarëve tanë. Ne rezervat e ujit i kemi. Ato duhet të planizohen dhe të drejtohen nëpërmjet investimeve të vazhdueshme për ti siguruar qytetarit 24 orë ujë gjatë gjithë stinëve të vitit. Mungesa e ujit në zonat turistike është një nga shkaqet kryesore të mos ardhjes së turistëve të huaj, e cila së bashku me mungesën elektrike e bën shumë të vështirë edhe për vetë shqiptarët.

Nga Hajro Limaj, Start

Eshtë viti 2009 dhe kryeqytetasit ende nuk kanë ujë 24 orë në banesat e tyre, pavarësisht se kur lexon lajmërimet e shitjeve dhe qerave të banesave, lexon ujë të pijshëm 24/orë. Do ishte e tepërt që të shënohej, ujë i pijshëm, madje dhe e rrezikshme për qytetarët.

Skandali seksual "Pango", Fiksi: Na dekonspiroi prokuroria

Drejtuesit më të lartë të emisiomit investigativ “Fiks Fare” mohojnë kategorikisht që materiali filmik i pacensuruar i skandalit seksual të ish- ministrit të Turizmit, Ylli Pango, që është publikuar së fundmi në ‘You Tube’, të ketë dalë nga zyrat e ‘Top Channel’.


Në një prononcim ata deklaruan se kaseta filmike është tashmë në duart e Prokurorisë, dhe kësisoj vetëm dy janë burimet prej nga mund të ketë dalë ajo në publik. Sipas drejtuesve të “Fiks Fare”, materiali filmik mund të jetë nxjerrë nga ekspertët ligjorë të organit të akuzës që janë marrë me hetimin e çështjes, ose nga vetë avokatët mbrojtës të Pangos.
Por, ata shtojnë se në rast se ky material ka dalë nga zyrat e organit të akuzës, atëherë kjo përbën nxjerrje të një sekreti hetimor, përgjegjësinë për të cilën duhet ta mbajë vetë Prokuroria. “Ne nuk kemi ende një informacion të saktë se kush është personi përgjegjës për publikimin e kësaj video. Dikush na sinjalizoi kohë më parë se ky material është hedhur bruto në ‘You Tube’. Ne e pamë, dhe për hir të së vërtetës u çuditëm, por kjo nuk na shqetësoi. Materiali filmik lidhur me këtë çështje është gati, ndërsa në ‘You Tube’ janë hedhur vetëm 20 minuta. Për një gjë jemi të sigurt në mënyrë kategorike që ky material nuk ka dalë nga ana jonë, sepse ai nuk ka qenë në arkivën e ‘Top Channel’, por vetëm në një kompjuter të caktuar”, - shprehen drejtuesit e “Fiks Fare”. Sa i përket përfshirjes së drejtorit të “Fiks Fare” në këtë materialin filmik bruto të skandalit seksual ‘Pango’, ata thonë që këtu nuk ka asgjë të re. “Filipi nuk e ka mohuar që është marrë me këtë çështje, përkundrazi e ka pohuar publikisht. Ndaj, kjo nuk përbën asnjë prove të re”, - shprehen drejtuesit e emisionit investigativ. Prej disa ditësh, ish- ministri i Turizmit, Ylli Pango ka publikuar në faqen e tij personale në ‘Facebook’ një video të titulluar “Gracka: E vërteta rreth pseudo- skandalit Ylli Pango”. Në këtë video paraqitet një material bruto nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, prej të cilit Pango pretendon se vërteton futjen e tij në kurth nga drejtuesit e emisionit. Kjo video prej disa ditësh qarkullon edhe në ‘You Tube’.


Skandali seksual

Qeveria Berisha u përfshi në muajin mars në një skandal seksual. Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango u kap mat nga kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, teksa në këmbim të një vendi pune në dikasterin që drejtonte, i ofronte shtratin një vajze të re. Kamera është realizuar në muajin shkurt të këtij viti. Në transkriptet e plota të bisedave të zhvilluara mes Pangos e vajzës së re, fillimisht në telefon, mandej në zyrën e tij e më pas në ambientet e shtëpisë së ish-ministrit, lexohet qartë presioni psikologjik që Pango ushtron ndaj saj për ta joshur seksualisht, duke i premtuar një vend të mirë pune e një rrogë të majme në Ministrinë e Kulturës. Ylli Pango ka hyrë kështu në historinë e shtetit shqiptar, si i pari zyrtar i lartë i vendit që përfshihet në një skandal seksual. Fill pas transmetimit të kamerës së fshehtë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, kryeministri Sali Berisha e ka shkarkuar me urgjencë ministrin e Kulturës.
G.SH.

Edhe në rastin e Inis Gjonit, materiali filmik u dekonspirua, Gjoni i bëri padi Prokurorisë për Krime të Rënda,me 500 mijë euro dëmshpërblim, për videon

Videoja në YT: http://www.youtube.com/watch?v=bPnyURQZW-U

Don Zhuani dhe "kthesat"

Po vështroja një prind me fëmijën e tij krejt rastësisht dhe shkarazi, kur dëgjoj sesi ai i drejtohej djalit të vogël me fjalën 'kurvari im i vogël' duke buzëqeshur dhe duke e përqafuar.


Në çast, imagjinova sikur fëmija të ishte vajzë dhe i ati ta përqafonte duke i thirrur: "kurva ime e vogël", por ishte shumë e pështirë, shumë e ndyrë, perverse, e ulët, amorale...

Po si ka mundësi që fenomeni ishte i njëjti dhe ndjesia që mund të përjetoje, kaq e kundërt ?
Të jetë vallë problemi tek gjinia ? Apo mentaliteti ?
Çdokush është dhe duhet të jetë krenar për gjininë e tij. Asnjëra prej gjinive nuk është inferiore, apo shtojcë e tjetrës, por janë pikërisht plotësuese të denja të njëra-tjetrës.
Atëherë përse të qënit kurvar, don zhuan apo zhigolo reflekton si arritje, ndërsa të qënit kurvë është kaq e ulët ? Apo nëse të qënit kurvë është kaq e ulët, përse një burrë kurvar nuk qenka kaq i ulët ?
A nuk është kënaqësia seksuale e njëjtë për të dyja gjinitë ?

Përse ky burrë shkon me gruan e një burri tjetër ?


Po përse një femër thirret kurvë ?

Kur tradhëton ? Kur prostituon ? Kur shkon me kë ti dojë qejfi ?
Po kur tradhëton mashkulli, quhet tradhëtar, duke pandehur se i zbehet shkalla e gabimit ?

Të gjitha këtyre pyetjeve, u vinte mbarë vetëm një përgjigje. Shoqëria jonë(jo vetëm shqiptare), është akoma jashtëzakonisht maskiliste. Të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe fakti që një individ është femër, kjo nuk e bën më pak njeri.

Jam i sigurt që kjo temë nuk do të bëjë revolucion, jemi ende shoqëri maskiliste, por ju lutem që nëse "kurvërinë" e shihni kaq të rëndë, mos i ushqeni fëmijët me idenë se nëse bëjnë sa më shumë femra kurva, faji është i femrave ndërsa djali jo vetëm që s'do të ishte i pamoralshëm, por do të ishte triumfator i suksesshëm.



Shkroi dhe përgatiti Stop. Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Britani, racizëm ndaj ekipit shqiptar

Përsëri racizëm ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe.



Pas goditjes se dy vëllezërve shqiptarë disa javë më parë në një sulm të pastër me motive raciste në zonën Winchester, kësaj radhe pre e sharjeve dhe provokimeve me karakter racist kanë qenë lojtarët e klubit shqiptar Albo Fantasy.

Nje gazete lokale ne perendim te Londres shkruan se lojtaret shqiptare kane kercenuar se do te dalin “Sportsman’s Senior Sunday Football League” pas sharjeve dhe provokimet raciste, qe moren ne ndeshjen e fundit.

Sharjet dhe provokimet kane vazhduar gjate te gjithe ndeshjes, duke u kthyer me pas ne nje incident te dhunshem mes shqiptareve dhe britanikeve racist.




Te pakten 30 shqiptare dhe britanike u perleshen ne parkingun nje stadiumi, menjehere pas perfundimit te ndeshjes Albo Fantasy kundra Southwood, ne te cilen shqiptaret humben 2 me 1.

Klubi shqiptar Albo Fantasy ka disa vite qe eshte krijuar dhe e ka qendrën në Fulham të Londrës, ku shumica e lojtarëve janë shqiptarë.

Zëdhënësi i Albo Fantasy, Altin Loka, ka pohuar me mediat lokale se lojtaret e tij u provokuan duke u ofenduan gjate te gjithe ndeshjesh nga nje grup djemsh britanike.

Ekipi shqiptare ka kerkuar nga sekretari i ligës, Ron Halfacre, te ndeshkohen fajtoret e ketij sulmi racist.

Halfacre ka deklaruar se “eshte ne pritje te nje raporti zyrtar per ate qe ndodhi te dielen gjate ndeshjes”.

TCH

Reagon redaktori Ristovski: Nuk e bëmë Enciklopedinë që dikush ta tërheqë!

SHKUP- Redaktori kryesor i Enciklopedisë maqedonase, akademiku Bllazhe Ristovski ka deklaruar pas debatit të madh të krijuar me publikimin e Enciklopedisë Maqedonase.


Edhe pas kërkesave të shumta për tërheqjen e kësaj enciklopedie, fyese dhe poshtëruese për shqiptarët, redaktori Bllazhe Ristovi shprehet i vendosur për ta lënë atë në qarkullim.
Në një deklaratë për radio BBC-në ka deklaruar se nuk do ta tërheqin nga qarkullimi këtë enciklopedi, përkundër reagimeve të ashpra nga faktori shqiptarë dhe ai ndërkombëtarë.
"Qëndrimi ynë është thënë në atë Enciklopedi maqedonase. Ne nuk e bëmë atë që dikush ta tërheqë, por që të shërbejë si produkt shkencor nga shkenca maqedonase në tërësi dhe të shërbejë si dëshmi për Maqedoninë dikur dhe tani dhe nuk mund të mendojmë që ta tërheqim. Për sa i përket ndryshimeve..., rreth ndryshimeve le të urdhërojnë do të flasim atëherë për atë. Në tërë botën bëhen enciklopedi", deklaroi Ristovski. (telegrafi)


Maqedoni, OJF-të: Të ikë redaktori i Enciklopedisë, Bllazhe Ristevski

TIRANE - Lëvizja Qytetare Zgjohu e mbështetur nga thuajse të gjitha partitë politike shqiptare dhe disa insititucione dhe OJQ përmes një konference për shtyp kërkoi largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave si dhe tërheqjen e këtij botimi.

Përfaqësuesi i Lëvizjes "Zgjohu", Adrian Limani theksoi se enciklopedia e rrezikon karakterin multietnik kushtetues të Maqedonisë, nxit urrejtje ndëretnike, falsifikon historinë e popullit shqiptar dhe i përvetëson figurat më të ndritura të kombit shqiptar siç është Nënë Tereza.

OJQ-të dhe partitë politike shqiptare kërkojnë që edhe kryeministri i Maqedonisë publikisht të tërhiqet nga enciklopedia, në të kundërtën do të thotë ai dhe Qeveria i mbështesin qëndrimet e Akademisë maqedonase.


Albanologët: Maqedonia trillon për shqiptarët


Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë ka kundërshtuar fuqimisht shpifjet dhe trillimet e botuara në Enciklopedinë e Akademikëve të Maqedonisë për kombet e tjera, si në rastin më konkret, shqiptarët. Në një reagim të fortë, albanologët i janë përgjigjur tezës së maqedonsve me fakte historike duke i kritikuar se po dëshmojnë se "e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese".
"Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja në Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymëzim nacionalist, të cilat minojnë urat e miqësisë dhe të solidaritetit ndëretnik që shtetet tona po përpiqen të ndërtojmë", shprehet në një deklaratë për shtyp Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Në të shpjegohet se liria akademike është gjithçka tjetër, përpos liri për të mashtruar. "Shkenca shpeshherë mund të jetë e ashpër në afirmimin e së vërtetës, por ajo nuk mund të jetë shkencë kur merr përsipër të fabrikojë fiksion dhe të prodhojë urrejtje". Studiuesit shqiptarë shpjegojnë se gjuha shqipe është prova e qartë që tregon vjetërsine e popullit tonë. "Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave",- thuhet në deklaratën e albanologëve
Sipas tyre, shkencat historike e arkeologjike kanë provuar me kohë se Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me Maqedoninë antike, popullsia e së cilës ishte heterogjene dhe përbëhej nga helenë, trakë e ilirë. Ndaj sipas tyre, rimarrja, së fundi, nga studiues maqedonas e tezës së vjetër të një "ekspansioni të dhunshëm demografik" të shqiptarëve, pa sjellë kurrfarë argumenti të qenësishëm, tingëllon mjaft arkaike në kushtet e sotme. Sipas albanologëve me trillimet dëshmohet qartë se "Është e kuptueshme që kombi i ri maqedon, që e fitoi të drejtën shtetformuese mbas shembjes së Murit të Berlinit, ndodhet ende në fazën e ndërtimit të identitetit të vet". "Për fat të keq, botimi akademik i "Enciklopedisë maqedonase", në vend që të ndërtojë një identitet të ri dhe të qëndrueshëm maqedon për të gjithë, padit një krizë të fortë identiteti".
Albanologët shprehen se për fat të keq studiuesit maqedonas duket se nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e afërt, kur dokumente të ngjashme pseudoshkencore të Akademikëve serbë, sipas albanologëve u përdorën prej ultranacionalistëve shovinistë për të përgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik në ish-Jugosllavi, duke frymëzuar ndër të tjera genocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe revoltat e armatosura të shqiptarëve të Maqedonisë.
"Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese", citohet në deklaratën e djeshme për shtyp. Sipas tyre me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Në këtë pikë albanologët bëjnë thirrje se pjesa e dhunshme e historisë së copëtuar të Ballkanit, duhet thjesht të mbetet në histori. Reagimi i albanologeve shqiptare vijne pasi Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat "arbanasi", "arnautë", "shiptari" me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.



Akademikët
Gjuha shqipe dëshmi e vjetërsisë



"Zhvillimi historik i gjuhës shqipe dëshmon qartë për praninë e pandërprerë të faktorit shqiptar në trevat ku shqiptarët banojnë sot. E faktojnë këtë sidomos marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me greqishten e vjetër, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhët sllave. Veçanërisht marrëdhëniet gjuhësore me rumanishten, të cilat shtrihen në elementin autokton të këtyre dy gjuhëve dhe në evolucionin e njëjtë që kanë ndjekur huazimet e hershme latine, dëshmojnë se këta dy popuj kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin në periudhën e antikitetit dhe të mesjetës së hershme dhe se vetëm dyndjet sllave e ndanë botën shqiptaro-rumune në dy pjesë. Bashkëjetesa e këtyre dy popujve në një periudhë të hershme parasllave është dëshmi e qartë e pranisë së pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ku këta banojnë sot, sidomos në pjesën kontinentale në perëndim të Gadishullit Ballkanik. Nga ana tjetër, të dhënat e toponomastikës antike e mesjetare, disa prej të cilave i përkasin shtresës ilire, kurse disa të tjera janë me origjinë latine, në formën e tyre dhe në zhvillimet që kanë pësuar në gojë të shqiptarëve dëshmojnë për praninë e pandërprerë të elementit shqiptar në trevat ballkanike. Ndërkaq, toponimet që kanë hyrë më vonë nga gjuhët sllave dëshmojnë për një shtresë më të re, duke vërtetuar se popullsitë sllave kanë ardhur e janë ngulur në trevat e banuara nga shqiptarët në një epokë më të vonë, e njohur si epoka e dyndjeve të mëdha".



Dokumentet

Dokumentet mesjetare të kancelarive të kohës, si dhe udhëtarë e misionarë perëndimorë gjatë shekujve XI-XIV, kanë përmendur ekzistencën në viset e banuara sot nga shqiptarët të një popullsie që fliste një gjuhë origjinale dhe krejt të ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare. Po kështu, në shekullin XV regjistruesit e popullsisë dhe kronistët osmanë i përcaktojnë shqiptarët si një nga elementet etnikë përbërës në territorin e Maqedonisë aktuale. Ky realitet historik është i pranuar nga qarqet shkencore ndërkombëtare qysh në shekullin XIX.



Shtrembërimi i historisë

Akademikët maqedonas po dëshmojnë se e shohin demokracinë si një rrezik dhe jo si një projekt zhvillimi dhe lirie qytetëruese. Pritej që me idetë e tyre ata ta çonin përpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikën e tyre të re, kurse në fakt i lejuan vetes që të tërhiqen prapa nga forca të së shkuarës, duke iu rikthyer politikave përjashtuese e diskriminuese raciste, të frymëzuara nga pseudo-akademizimi i perënduar pansllav. Me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve të tjerë nuk i shërbehet integrimit dhe prosperitetit të popujve ballkanikë. Shtrembërimi i historisë, fyerja ndaj identitetit të shqiptarëve të Maqedonisë e të shqiptarëve në përgjithësi, jo vetëm që nuk i sjellin asnjë dobi afirmimit dhe konsolodimit identitar maqedonas, por krijojnë në mënyrë artificiale tensione ndëretnike në vend, duke vënë në vështirësi perspektivat euro-atlantike rajonale.

Kosova
"Enciklopedia maqedonase, skandal i pashembullt"


Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka reaguar dje ndaj një botimi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku përdoren referenca përçmuese dhe fyese për shqiptarët si dhe fakte të padëshmuara historike. Akademia e Kosovës thotë se shpërdorimi i Enciklopedisë për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës shkruan se kishte besuar se qëndrimet antishqiptare të një pjese të Akademisë Maqedonase kishin marrë fund para disa vitesh me largimin e ish-Kryetarit të saj që kishte kërkuar ndarjen e vendit dhe shpërngulje të popullatave.
"Gafat elementare në paraqitjen e historisë,vlerësimet primitive shoviniste të popullit tjetër të kujtojnë kohë të kaluara e të errëta", thonë më tej akademikët e Kosovës, të cilët shtojnë se ky skandal i pashembullt për nivelet akademike shtyn të mendohet me tërë seriozitetin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni. Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat "arbanasi", "arnautë", "shiptari" me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.



Enciklopedia maqedonase, goditje e rëndë për shqiptarët

Akademikët, studiuesit dhe historianët shqiptarë dënojnë veprën e turpshme dhe kërkojnë heqjen e saj nga qarkullimi.




"Një provokacion politik maqedonas ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre". Kështu e kanë cilësuar studiuesit shqiptarë përmbajtjen e Enciklopedisë së realizuar nga Akademia e Shkencave të Shkupit, ku shtrembërohen faktet historike për shqiptarët dhe ata goditen rëndë në identitetin e tyre kombëtar.

Zv/kryetari i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Myzafer Konkurti, deklaroi dje për median se shkrimet janë shtrembërime të historisë dhe se shqiptarët janë autoktonë në Maqedoni dhe se këto shtrembërime kanë qëllime "politike". Studiuesit shqiptarë e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik. Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi, në 2001-shin botoi një promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve. Studiuesi Dritan Egro, e cilëson këtë një dështim të radhës të Maqedonisë dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan. "Më duket e pavend sot, kur dokumentacioni historik, Maqedoninë, nga shekulli i 15-të nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqitë e mëdha", - u shpreh Egro. Historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo, në reagimin e tij thotë se enciklopedia është një goditje e rëndë për shqiptarët dhe me këtë "minohet përpjekja për bashkëjetesë në Maqedoni, mes shqiptarëve e maqedonasve",- duke e cilësuar enciklopedinë një botim me nëntekst nxitjen e maqedonasve. Godo kërkon që të hiqet nga qarkullimi ky botim dhe Qeveria Maqedonase të reagojë.

Enciklopedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në të, akademikët maqedonas i paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si "arbanasë", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). Në këtë enciklopedi, të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, shkruhet se "prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë, vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të 20-të, shqiptarët numëronin 20 mijë banorë". Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova.

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së "Kalaja" ka reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualëve shqiptarë për botimin e "Enciklopedisë maqedonase", që sipas kësaj shoqate është shumë poshtëruese për shqiptarët. Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundërvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar një enciklopedi të mirëfilltë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni. "Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të punojë në hartimin e një `Enciklopedie Shqiptare` të këtyre trevave tona", - thuhet në thirrjen e shoqatës së veteranëve "Kalaja", duke reaguar për praninë e Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Presidentit Gjorgje Ivanov në takime të tilla, që, siç thuhet, "kanë tendenca fashizoide".



Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase

"Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni"



Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e cila poshtëron popullin dhe kombin. Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu, në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese. "Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merr përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët. E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri", - theksoi Imer Aliu. PDSH-ja, publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase, anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë. "Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia tentojnë të gërryejnë historinë e shqiptarëve. I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush. Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni", - theksoi Aliu.


Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase

Do të padisim Akademinë maqedonase.


Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas. "Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti, do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezantuara në Enciklopedi. Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve", - theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA. Ademi thotë se në enciklopedia ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm, saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo..."Çfarë porosie dëshiron të përcjellë ASHAM-i me këtë? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve, këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz, të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h", - thotë Ademi. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferentë ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t'i ndërmarrin të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit.




Kishte pohime për trajnimin e UÇK-së nga oficerët anglo-amerikanë

ShBA-BRITANI: Enciklopedia maqedonase është false.


Ambasada e ShBA-ve në Shkup dhe ajo e Britanisë i kanë hedhur si të pavërteta shkrimet në enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë. Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga ky institucion, i cili e ka vënë emrin e vet mbi një pohim të pabazë. Nga Ambasada e ShBA-ve vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të përmirësuar kredibilitetin e saj. "Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së janë të pabaza dhe 'të turpshme'. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë", - thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane. Edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe ka pohuar se "Britania nuk ka bërë asnjë trajnim të UÇK-së, dhe se pohimet e tilla janë false.




Enciklopedia minon bashkëjetesën

TIRANË- Studiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.

Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve.

Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokument.

Në vijim të reagimeve për skandalin e krijuar pas publikimit të Enciklopedisë Maqedonase, që i cilëson shqiptarët ardhacakë dhe njerëz mali, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet të hiqet nga qarkullimi dhe të pezullohet këshilli miratues i këtij dokumenti.
"Pres që akademikë të komunitetit maqedonas të reagojnë mbi këto dokumente dhe të rishikojnë këtë dokument përçarës dhe luftënxitës mes komunitetit shqiptar e maqedonas"- tha ai.
Në të njëjtën linjë është edhe Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, sipas të cilit "Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar".

Reagojnë veteranët e UÇK: Të hartohet 'Enciklopedia shqiptare'

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së "Kalaja" kanë reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualëve shqiptarë për botimin e "Enciklopedisë maqedonase", që sipas kësaj shoqate është shumë poshtëruese për shqiptarët.

Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundërvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar një enciklopedi të mirëfilltë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni.

"Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të punojë në hartimin e një `Enciklopedie Shqiptare` të këtyre trevave tona", thuhet në thirrjen e shoqatës së veteranëve "Kalaja", duke reaguar për praninë e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe presidentit Gjorgje Ivanov në takime të tilla që siç thuhet "kanë tendenca fashizoide".
(INA)



Enciklopedia Maqedonase, shkakton debat e zemërim: 'Shqiptarët, njerëz mali'

Qytetarët shqiptarë në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë., në të cilën akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Reagon ashpër shoqëria civile.

Në këtë enciklopedi të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si "arbanasë", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali).

Në këtë enciklopedi shkruhet se "prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të XIX-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë".

Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova

Nderkohe edhe Ambasadat britanike dhe amerikane në Shkup, kanë mohuar kategorikisht çdo lloj njoftimi që sygjeron ky botim, se ushtritë e dy vendeve kanë stërvitur Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Shekulli

Karamanlis: Kombësi greke për 'minoritarët' !!!

"Epiri i Veriut" bëhet pjesë e fushatës elektorale në Greqi, duke u kthyer sërish si debat politik mes së djathtës dhe së majtës në shtetin fqinj.

Karamanlis, homologu i kryeministrit Berisha dhe aleat i tij, pasi janë që të dy pjesë e organizatës së fuqishme Partitë Popullore Europiane, flet në takimet e tij elektorale për Epirin, ku kuptohet se një pjesë është për Vorio-Epirin, projektet që ka ndërmend Demokracia e Re të realizojë në mandatin e ardhshëm.

Ai gjatë një takimi në sheshin kryesor të Janinës të shtunën në darkë, premtoi ndër të tjera lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë greke nga 1 vit që është aktualisht, ta reduktojë në 3 muaj. "Në një pikë të fjalimit, Karamanlis tha se ND (Neo Demokracia-Demokracia e Re) ka "shfrytëzuar" minoritetin grek të Shqipërisë apo Vorio-epirotët, për përshpejtimin e procedurave për ta për të marrë kombësinë greke dhe për ta reduktuar shërbimin e detyrueshëm civil nga 12 muaj deri në 3 muaj", - citohet agjencia e lajmeve ANA. Po në këtë takim, duke iu referuar televizionit shtetëror ERT, Karamanlis ka folur dhe për disa projekte që janë për t'u realizuar dhe ato që janë në ndërtim në Epir, "me në krye rrugën Egnatia, që e nxjerr jashtë Epirin nga izolimi i kaluar gjeografik duke e kthyer atë në një nyje energjie. Vetëm projektet e Ministrisë së Punëve Publike kapin shifrat 3 miliardë euro". Duke mbetur te i njëjti burim informacioni, bëhet e ditur se kryeministri Karamanlis, i cili gjatë vizitës së tij në Shqipëri nuk e përmendi fare termin "Vorio-Epiri", ka folur dhe për rreth 1100 projekte që do të jenë pjesë e Programit Rajonal të Epirit, ku përveç pjesës së këtij rajoni është edhe Epiri i Veriut, që gjeografikisht i bie të jetë në Shqipëri. ERT-ja njoftoi se Karamanlis ndër të tjera ka folur dhe për marrëveshjet bilaterale mes Shqipërisë, "të cilat konsolidojnë minoritetin grek në vendin fqinj." Çështja e grekëve të Shqipërisë u bë pjesë e debatit mes qeverisë dhe opozitës së këtij vendi në 2006-ën, ku Karamanlis vendosi që t'u jepte shtetësi greke grekëve etnikë që jetojnë në Shqipëri.

Papandreu i PASOK-ut e akuzoi atëherë kryeministrin Karamanlis, se me këtë lëvizje ai kërkonte vetëm të fitonte disa vota më shumë nga minoritarët grekë në Shqipëri. Madje vendimi parashikonte që çdo shtetas shqiptar që vërteton vetëm me anë të një dokumenti të thjeshtë se është i etnisë greke, mund të marrë menjëherë shtetësinë greke. Në Shqipëri kjo gjë solli vetëm reagimin e LSI-së e Sabri Godos, të cilët e quajtën të rrezikshme dyshtetësinë. Por për çudinë e të gjithëve, kryeministri Berisha e mbështeti atëherë një vendim të tillë. "Shembullin e Greqisë duhet ta ndjekin edhe vende të tjera të Bashkimit Europian", - është shprehur ai kur është pyetur për këtë çështje.

Sa i takon rrugës Egnatia, kryeministri Berisha e ka përcaktuar si prioritet të mandatit të tij katërvjeçar për përfundimin e kësaj rruge, e cila do të lidhë edhe më shumë shqiptarët me njëri-tjetrin. Por ndërkohë kjo rrugë do të lehtësojë, ashtu siç shprehet Karamanlis, zhvillimin e zonave minoritare, të izoluara deri më tani gjeografikisht, sipas tij. Kryeministri grek zbulon edhe se financimi i kësaj rruge bëhet nga qeveria greke. Gjatë vizitës së tij në prill të 2009-ës Karamanlis dhe Berisha nënshkruan disa marrëveshje, që shtypi dhe opinioni shqiptar i konsideroi në favor të palës greke.

Ndër to përmendet marrëveshja për kufijtë detarë, ku specialistët e kësaj fushe deklaruan se Shqipëria i ka dhuruar 225 kilometra hapësirë detare Greqisë; ajo e ngritjes së dy varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Në këtë vizitë, as Berisha dhe as Karamanlis nuk e kanë prekur çështjen çame, popullsia e së cilës ende nuk e ka gjetur të drejtën e saj, kur ndër të tjera kërkon dhe shtetësinë e mohuar.

G.Shqiptare