Thursday, September 24, 2009

Don Zhuani dhe "kthesat"

Po vështroja një prind me fëmijën e tij krejt rastësisht dhe shkarazi, kur dëgjoj sesi ai i drejtohej djalit të vogël me fjalën 'kurvari im i vogël' duke buzëqeshur dhe duke e përqafuar.


Në çast, imagjinova sikur fëmija të ishte vajzë dhe i ati ta përqafonte duke i thirrur: "kurva ime e vogël", por ishte shumë e pështirë, shumë e ndyrë, perverse, e ulët, amorale...

Po si ka mundësi që fenomeni ishte i njëjti dhe ndjesia që mund të përjetoje, kaq e kundërt ?
Të jetë vallë problemi tek gjinia ? Apo mentaliteti ?
Çdokush është dhe duhet të jetë krenar për gjininë e tij. Asnjëra prej gjinive nuk është inferiore, apo shtojcë e tjetrës, por janë pikërisht plotësuese të denja të njëra-tjetrës.
Atëherë përse të qënit kurvar, don zhuan apo zhigolo reflekton si arritje, ndërsa të qënit kurvë është kaq e ulët ? Apo nëse të qënit kurvë është kaq e ulët, përse një burrë kurvar nuk qenka kaq i ulët ?
A nuk është kënaqësia seksuale e njëjtë për të dyja gjinitë ?

Përse ky burrë shkon me gruan e një burri tjetër ?


Po përse një femër thirret kurvë ?

Kur tradhëton ? Kur prostituon ? Kur shkon me kë ti dojë qejfi ?
Po kur tradhëton mashkulli, quhet tradhëtar, duke pandehur se i zbehet shkalla e gabimit ?

Të gjitha këtyre pyetjeve, u vinte mbarë vetëm një përgjigje. Shoqëria jonë(jo vetëm shqiptare), është akoma jashtëzakonisht maskiliste. Të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe fakti që një individ është femër, kjo nuk e bën më pak njeri.

Jam i sigurt që kjo temë nuk do të bëjë revolucion, jemi ende shoqëri maskiliste, por ju lutem që nëse "kurvërinë" e shihni kaq të rëndë, mos i ushqeni fëmijët me idenë se nëse bëjnë sa më shumë femra kurva, faji është i femrave ndërsa djali jo vetëm që s'do të ishte i pamoralshëm, por do të ishte triumfator i suksesshëm.



Shkroi dhe përgatiti Stop. Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: