Monday, October 5, 2009

Dasmat shqiptare, si janë zëvendësuar ritet

Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave të jetës nga “e drejta” fisnore në atë individuale kanë ndikuar dhe cermoninë martesore, dasmën.

Dikur nusja kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat në mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo është harruar, përsëritet vetëm sa herë shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”. Llokumet janë zëvedësuar me konfetat, palët e krushqëve me një dasëm shpesh të përbashkët. Vetëm napoloni dhe sheqeri me oriz “hidhen” njësoj.

Ndërsa sot dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, ka kaluar në atë të individit.

Dasëm amerikane

Ana me Ervinin ishin studentë në Amerikë, por dasmën e bënë në Shqipëri. Në një lokal të hapur, kur çdo të ftuari i ishte caktuar vendi i vet në tryezë dhe në në tavolinë para gotës së ujit ka emrin e vet të shkruar. Muzika më e fundit xhaz dhe ritmike, ku në kulmin e dasmës nusja ftoi gjithë djemtë beqarë dhe hoqi kolanin e zhartierit, me një kërcim ekstravagant. Ndërsa dhëndërrin e lyen në tortë derisa shokët e hodhën në pishinë.

Dasma në kishë

Ndërkohë janë bërë më se të zakonshme dasmat në kishë. Kisha zbukurohet që në mëngjes me tufa me trëndafila dhe tyl të bardhë në bedena, në tokë hidhen petale trëndafili. Nusja shoqërohet nga tre- katër shoqet e saj më të ngushta, të cilat i vijnë nga pas me tufat me lule. Në fund në çdo dasëm nusja hedh në ajër tufën me lule, kush e kap ka rradhën për t’u martuar. “Në dasmën e Anës e priti tufën kushurira e saj, që kishte 5 dasma rresht që priste tufën. Është me e gjata, basketbolliste, kështu që ajo i ka të gjitha shanset për të pritur tufën, megjithëse është ende vetëm 22-vjeçe dhe e sheh larg martesën”, thotë shoqia e Anës. Tashmë emrin e kandidatit e ke tatuazh në lëkurë, në byrzylyk, në kordele mëndafshi, apo në faqen e ditarit,

Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vetë

Deri në fillim të viteve 90 dasma shqiptare zgjaste një javë rresht dhe të ftuar ishin mbi 100 vetë. Harxhe të mëdha për familjen, por që i merrnin mbrapsht pasi të ftuarit nuk bënin dhurata, por hidhnin lekë në tabaka, “zakon” i stisur gjatë sistemit komunist, ardhur prej varfërisë, por që ka mbetur dhe sot. Sot janë të rralla dasmat e tilla të mëdha. Më e zakonshmja është ajo e tipit kur nusja dhe dhëndëri ftojnë vetëm hallat, tezet dhe shoqërinë rreth 50, 70 veta. Shtrohet një banket i vogël; gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe tre fustane, pasi sigurisht është dita e saj. Në dasmat e sotme nusja kërcen sa mundet, ndërsa duhet të nusëronte gjithë turp, e nuk guxonte as të buzëqeshte. "Dasma vazhdoi tri ditë e tri net. Dasmorët hëngrën e pinë dhe për një javë nuk u doli pija". Kështu përshkruhen dasmat e familjeve shqiptare, të cilat fillonin që të hënën në mëngjes dhe përfundonin të hënën tjetër. Për një javë njerëzit hanin, pinin dhe këndonin për fatin e dy të rinjve që martoheshin. Ndërsa sot ndodh e kundërta. Mund të të lajmërojnë se marton nipin para dy ditëve të dasmës dhe vetëm të dielën të jesh i pranishëm në koktejlin e thjeshtë, që do të organizohet më këtë rast.

"Nuk e përballojmë dot një dasmë. Deri tani kemi harxhuar 4 milionë lekë vetëm për rrobat e nuses dhe të dhëndrit, pa llogaritur këtu edhe lekët që kemi shpenzuar për lokalin që e kemi marrë me qira dhe harxhet për ushqimet"- tregon Moza, një grua e cila ka dasmën e djalit së shpejti.

Dasma shqiptare sot

Lokali ka ngjyra jo shumë të ndezura, ku në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë. Kujt i pëlqen të kërcëjë, mund të ngrihet, ndërsa ata që e kanë mendjen vetëm tek e ngrëna, vendosen para tryezës dhe i gjejnë fundin pjatës që kanë përpara. Nusja dhe dhëndri presin tortën, pasi kanë kërcyer vallen e njohur të çiftit, e cila ka nota të një vallëzimi modern. Që çifti të jetë i lumtur, të gjithë të kryejnë detyrimin e të qenit të pranishëm - kjo është dasma shqiptare mbas “shthurjes” së saj shekullore. Po, shqiptart nuk mund të largohen nga e burkura dhe kujtimet, kështu që një pjesë e rëndësishme e ceremonisë janë fotot në natyrë mes luleve. Në Tiranë çdo të djelë rruga gumëzhin nga boriet e makinave të nuseve që shkojnë drejt Parkut Botanik për të bërë foto, ndërsa në vendet bregdetare, ato bëhen buzë detit.

Tradita ka mbetur vetëm te vallet

Asaj që ndoshta dasmorët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar dot, janë vallet e traditës. Edhe çifti nuk shkon në dhomën e gjumit, nëse nuk ka kryer ritin e valles së nuses dhe dhëndrit. Shoqërimi i çiftit që kërcen në shoqërinë e prindërve është e vetmja traditë, e cila ka shpëtuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organizohen janë të vogla, çifti, domosdoshmërisht, duhet të kërcejë hipur mbi një tryezë, ku do të digjet edhe shamia e beqarisë. Sipas traditës, në vallen e nuses merrnin pjesë edhe të afërm të tjerë, të cilët tashmë duken rrallë e më rrallë në këtë valle. Kjo për faktin, se nusja dhe dhëndri lodhen.

Legjendë gjakovare

Si u përleshën krushqit dhe nuset?


Në Dushkajë të Gjakovës dasmat janë bërë madhështore deri në marrëzi. Një legjendë ekziston nga këto anë. Ku janë Varret e Krushqve, në një mal të Dushkajës, në mes të fshatrave: Gergoc, Maznik, e Kralan, janë takuar në rrugë dy krushqi, nga dy dasma dhe janë vra deri në një. Kur nuk ka mbetur asnjë i gjallë, edhe nuset zbritën nga qerret dhe dolën në dyluftim me njëra tjetrën dhe sot është vendi i asaj gjakderdhjeje. E gjithë kjo për çfarë? : Vetëm mos t’ia lëshojnë udhën njëri-tjetrit, dy krushqitë, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk thyhet...sepse rrugët ishin të ngushta vetëm, vetëm një kahëshe. E sot, në ato treva, kur bëhet dasma, kur takohen dy krushqi në rrugë, njëra krushqi ndalet, ia heqin zinxhirët e qerreve të kuajve, i lëshojnë përtokë, derisa kalon kolona e krushqëve të tjerë, derisa të ndërrohen në rrugë, shkëmbejnë cigare, pijnë në këmbë, përshëndeten dhe ia urojnë njëri-tjetrit martesat dhe vazhdojne udhën.

Dasma ku kërcet pushka

Deri në vitet 40 nuk kishte dasëm ku të mos kërciste pushka për qejf. Më pas në vitet e sistemit komunist për dasmat me armë as që bëhej fjalë, ndërsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqën përsëri dhe sot tek tuk kërcet ndonjë krismë në ndonjë damë fshati të humbur. Dikur poeti Din Mehmeti kujton kam parë dasma madhështore, sa mund të qëndrojë gjithë natën me sytë kokërr, sa sikur të vijonin ashtu, nuk e dij si kishte për të përfunduar dasma...Nga krismat thuase deri në qiell të muzikës në valle duet, e në grupe, nga madhështia e aktorëve popullorë e sa nga krismat e armëve, në atë dasëm poeti u inspirua aq shumë, sa dhe shkroi poemën "Krismë është emri im"...

Rite

Paja e nuses


Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë. Ndërsa sot mjaft që të kesh lekë dhe nusja blen gjithçka çfarë do vetë.

“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por, në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë, që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur, por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e t’u të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant, por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”. DENISA XHOGA

Tradita tiranase, një llokume përgjysmë mes vjehrrës dhe nuses
Në qytetin dhe rrethinat e Tiranës është zakoni që dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsira vizitat e shoqërisë. Në këtë trevë, dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen.


Ritet e dasmave shqiptare, me ngjyresat e jetës në emigracion
“Komercializmi i dasmave, një gjë vulgare
Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull, është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen, madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti, që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht, ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.Ballkan


ZAKONET E DASMAVE SHQIPTARE
Krushqit, zakonet komike e “delikate” të ditë-natës së dasmës
Në të gjitha trevat, si shfaqet zakoni që ndjell lindjen e fëmijës së parë të çiftit, djalë

Mjalti, sheqerkat, orizi, dhuratat e çmuara, zakonet e qerasjes e të urimit, “dackat” për dhëndrin dhe vargjet e improvizuara, dollitë dhe nusërimi

Dasmat shqiptare sikurse edhe ceremoni të tjera apo rituale të jetës, karakterizohen nga tipare krahinore, tipare disa herë aq të ndryshme, saqë përbëjnë habi tek krushqit e tjerë. Por, martesat e të rinjve nga krahina të ndryshme si dhe lëvizjet e shumta të popullsisë kanë bërë që ritualet e tyre të afrohen gjithnjë e më tepër, të japin dhe të marrin. Porosia e “prindërve” se “vajza duhet të mësojë zakonet e shtëpisë së burrit që të mos turpërohet”, e kanë një fillesë që në mënyrën e nisjes së jetës së përbashkët bashkëshortore, madje, që kur nusja “bën këmbë”. Por, nga ana tjetër, shqiptarët që nuk janë karakterizuar si popull liberal në pranimin e zakoneve të mikut , gjithnjë e më tepër po e humbasin këtë tipar dhe po “tolerojnë” mes tyre. Zakoni i tjetrit gjithnjë e më pak shkakton rrudhje buzësh, e gjithnjë e më shumë, buzëqeshje e kureshti. Sepse, jemi më interesant duke qenë të ndryshëm dhe ia vlen të mbetemi të ndryshëm...

Labëria, krushqit “duel” me fjalë
Në zonën e Labërisë, në fillim të këtij shekulli, tradita ka qenë që zakonisht, nusja e dhëndri nuk njiheshin me njëri- tjetrin. Fjalën e martesës e jepnin prindërit e tyre. Ditën e dasmës, krushqit vinin me kuaj për të marrë nusen ( me armë apo jo, sepse shkrehja e armës kur merrej nusja, ka qenë zakon në disa krahina). Nusja vinte hipur mbi kalë, me kokën të mbuluar me duvak, dhe kalin ia jepte babai, ishte pjesë e pajës së saj. Kur nisej me krushqit për në shtëpi të burrit, zakoni ka qenë që ta shoqëronte një mashkull nga familja, zakonisht vëllai i vogël. Kishte dhe nuse që vishnin fustan të bardhë e vello, por tradita ka qenë çitjane të kuqe atllasi ose mëndafshi dhe xhoke të qëndisur e të shndritshme, shami me temina dhe kokën të mbuluar me duvak. Flokët dhe gishtat i lyenin me këna. Menuja tradicionale ka qenë mishi i pjekur në hell, bagëti pra, me yshmer, një gatim me miell misri, gjalpë të pjesë të brendshme bagetie.
Organizimi i dasmës bëhej nga një djale i ri i fisit, i ngarkuar prej të zotit të shtëpisë, që kujdesej për mishrat në hell, cilësinë e pjekjes së tyre, gatimet, sistemimin e miqve në tryeza etj. Gratë dhe burrat uleshin mbi shilte të mira, në dhoma të veçanta. Kënga e vallja nuk pushonin deri vonë, e rakia derdhej lumë. Një zakon shumë karakteristik i kësaj zone ka qenë, kur krushqit shkonin të merrnin nusen, zakoni e donte të ishin prezent njerëz shumë të zgjuar e të shpejte në të menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njëri- tjetrin, nga ana e njerëzve të nuses dhe dhëndrit, që hidheshin e priteshin sa nga njëra anë në tjetrën dhe që ishin të krijuara aty per aty dhe që donin përgjigje të shpejtë. P.sh.

Njerëzit e nuses: Nusja jonë e mirë, e mirë, dhëndëri si kec i shtrirë
Njerëzit e djalit: Dhëndëri ynë kallëp sapuni, nuseja surrat majmuni


Kështu ka qenë tradita, këto ishin pjesa më me humor e dasmës, ku duhej të krijoje vargje bukurie për nusen e të ulje dhëndrin apo këngë trimërie për djalin e të ulje nusen. Në një pjesë të jugut ka qenë zakoni, që nusja natën e parë duhet të flinte jo me dhëndrin, por me një fëmijë të vogël, djalë, nga fisi i tij, sepse në besimin popullor, kështu nusja do të lindte djem. Në një pjesë tjetër, nusja e dhëndri mbylleshin në dhomë për 3 orë dhe tërë këtë kohë përpara derës së dhomës së tyre, fisi këndonte e kërcente, thurrnin vargje humoristike, që i flisin me zë të lartë, duke ngacmuar dhëndrin e nusen, e kështu vazhdonte derisa pas ca orësh këndonin: A na bëre gjë o dhëndër-o? Dhe dhëndri duhet të dilte jashtë me një copë të bardhë të lyer me bojë të kuqe, për të simbolizuar virgjërinë e nuses së tij ( ishte bojë, jo gjak)

E drejta zakonore shqiptare, martesat me shpërblim, kurorë dhe rrëmbim
Në Labëri, martesa me provë nuk njihej.


Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses, që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Zona e Korçës: Bukë me qiqra për nusen që të jetë pjellore
Korça i ruan traditat e saj të lashta edhe sot e kësaj dite, ndoshta më shumë sesa disa qytete të tjera. Atmosfera e dasmës fillon që një javë para, të hënëën. Fillojnë përgatitjet, njerëzit janë nga s janë vijnë dhe çdo natë bëjnë darkë, mblidhen të gjithë. Të mërkurën merret paja e nuses dhe në shumicën e rasteve i mbledhin të gjithë fëmijët e mëhallës që të shkojnë të marrin pajën. Kur niset makina, hedhin sheqerka dhe oriz. Më pas, bëhet adeti i zënies së bukës me qiqra. Të gjitha gratë mblidhen në dhomë rreth e rrotull dhe këndojnë dhe fëmijët e shtëpisë e shtypin nganjëherë qiqrën dhe më pas gratë fillojnë të zënë bukën dhe e lënë të vijë deri të nesërmen në mëngjes. Të enjten, çupat me mësallkat e reja venë të shpien bukën në furrë.
Të premten, zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojnë. Gjithashtu të premten shpihet kungulli me verë nga nusja. Pastaj të shtunën është dasma e nuses dhe të dielën, dasma e dhëndrit. Kur shkojnë dhëndri me të afërmit të marrin nusen të dielën, i vëllai i nuses ose një nga djemtë e shtëpisë që kanë caktuar të kryejë këtë detyrë, i vë lulen dhëndrit në xhep dhe kur takohen, vëllai i jep një dackë në faqe dhëndrit (me demek që dhëndri t ia mbajë mirë motrën, ta ketë parasysh dackën që ka ngrënë) dhe dhëndri i fut në xhep para vëllait të nuses në këtë moment. Më pas, para se të ngrihen të gjithë dhe të marrin nusen, vllami (i bërë si vëlla)hedh para dhe të gjithë i shikon në dysheme që i mbledhin ku ranë e ku s ranë. Gjithashtu, vllami i ndron dhe këpucët nuses, i vesh këpucë të reja me porosi. Kur jashtë dëgjohet boria e makinës, nusja përcillet dhe e gjithë mëhalla ka dalë jashtë që ta shikojë. Kur hyn nusja tek dera, i vënë dy bukë me qiqra nën sqetull (që nusja të jetë pjellore) dhe vjehrra ia bën gishtin nuses me mjaltë, bën kryqin lart te dera që të bekojë shtëpinë dhe të jetë e ëmbël. Ortodoksët e kanë zakonin që vënë kurorë në kishë, ndërsa myslimanët i vënë unazat në shtëpi, kur venë të marrin nusen, dhe krushkat këndojnë: Epo këto krushkat moj,/ sa të mira moj, sa të mira/ na e mbushen çupën/ me lira moj me lira/...

Zona e Shkodrës: Byrekun e bën vjehrra, por quhet “i nuses„
Familja ia nis përgatitjeve muaj përpara, në radhë të parë me rrobat e nuses. Një javë para dasmës mblidhet gjithë fisi çdo natë tek djali, është një atmosferë e paparë. Ndërkohë që vajza është te dajat deri tre ditë para dasmës. Çifti dy-tre javë para dasmës nuk është i lejuar të shihet. Të enjten shkojnë ca gra të fisit të djalit tek nusja për ta parë dhe po ashtu, për t i çuar dhuntinë: Kjo përmban fustanin e nusërisë dhe çdo gjë që mund t i duhet ditën e dasmës. Po ashtu dhe dhuratat për familjen e nuses dhe për nusen, nga farefisi i djalit. Po të njëjtën ditë, pasdite, shkojnë ca gra tek familja e djalit me dhurata për gjithë fisin e djalit nga familja e vajzës. Të premten në darkë ose të shtunën vinë ca njerëz të djalit të marrin pajën e nuses. Këtu burrat janë brenda, ndërsa familja e nuses vë çdo gjë brenda në makinë. Në momentin që burrat dalin dhe duan të hipin në makinë, gjejnë një çun të vogël në makinë, i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhënë para. Burrat provojnë në fillim me pak para dhe e pyesin: „Të mjaftuan?” Dhe djali i vogël, natyrisht nuk zbret, derisa të ketë duart plot me para. Të premten çojnë nusen në parukeri dhe në darkë vinë të gjitha shoqet e nuses me dhurata. Të shtunën, familja e vajzës ka përgatitur dasmën në të cilën është i ftuar vetëm, kurse gjithë të tjerët janë njerëzit e vajzës. Kërcejnë, hanë, pinë… (fustani i nuses është ndryshe nga ai i ditës që vjen). Të dielën që me natë, nusja shkon sërish në parukeri, që të ketë një pamje tjetër. Kurse djalit i sjellin berberin në shtëpi, i presin flokët (zakon) i heqin mjekrën. Pastaj, e ëma i vë kollaren dhe i vesh xhaketën. Afërsisht në 10.00 mbërrin djali me të tijët që të marre nusen. Normalisht kanë orkestër me vete, kërcejnë tek shtëpia e vajzës. Ndërsa ca burra, ndër ta dhe dhëndrri, janë brenda. Vjen momenti për të dalë nusja. Nga shtepia e nxjerr vëllai dhe daja (nëse nuk ka vëlla një djalë xhaxhai). Tek oborri del dhëndrri dhe merr nusen nga krahu. Kur mbërrijnë tek shtëpia e dhëndrrit, i mbulojnë me oriz e karamele. E ëma i pret tek dera me bukën, që ta vërë nën dorën e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses në mjalt dhe lyen cepin e derës. Më vonë i vënë nuses një çun të vogël në prehër të cilit ajo i jep një kokërr mollë dhe një palë çorape. Në vazhdim, çifti është vetëm, derisa të fillojë “dasma” e vërtetë. Ata mbërrijnë me vonesë si gjithmonë. Në dasmë ka shumë- pak njerëz dhe shoqëri të vajzës. Në momentin që çifti kërcen, i mbulojnë me para. Ajo që ka ngelur nga mbrëmja është e çiftit pastaj. Në mëngjes, nusja çohet në 5.00 të përgatisë kafenë për vjehrrën dhe vjehrrin. Dhe po ashtu tërhollë byrekun, (edhe pse në shumicën e rasteve nuk di dhe në fakt ajo vetëm sa i prek petët dhe në të vërtetë, e bën vjehrra). Pastaj, kur vinë njerëz, u thonë ”Byreku i nuses”.

Zonat e Tepelenës, shumë harxhe në ushqim dhe shumë romuze
Dasma në zonat rurale është një eveniment i rëndësishëm, që kërkon përgatitje dhe përkushtim. Ftesat nuk ekzistojnë, sepse miqve u çohet fjalë me lajmës. Proekupimin më të madh e ka përgatitja e ushqimit. Hapi i parë është zgjedhja e mishrave, që duhet të jenë kryesisht desh kopeje dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg për mik të ftuar. Hapi i dytë është rakia, ajo duhet të jetë e fortë dhe llogaritet të jetë minimumi dy litra për person. Sa për pjesën tjetër të ushqimit, nuk ka shumë rëndësi. Nqs janë plotësuar këto kushte, krijohet ideja që dasma po nis mbarë. Më pas zgjidhen personat që do të pjekin mishin në hell dhe këta duhet të jenë ekspertë, ndryshe miqtë do të jenë të pakënaqur. Më pas, bëhet plani i uljes së miqve. Shtrimi bëhet në dy anë, në një anë gratë dhe në një anë burrat. Të krijohet ideja, që dasma është vetëm ngrënia dhe vajza që martohet, është thjesht një kukull, këto momente që zëri nuk i dëgjohet dhe e qeshura kurrsesi nuk zë vend në fytyrën e saj. Dasmën e hap i zoti i shtëpisë ku uron të gjithë për ardhjen dhe e mbyll fjalën "Ua shpërblefsha në fëmijët tuaj".
Dollinë e parë duhet ta marrë krushku më i freskët i familjes dhe përgjatë natës, dollia vazhdon sipas një riti të vjetër, ku askush s ka të drejtë ta prishë, përndryshe kjo mund të çojë në përmbysjen e tavolinës dhe dasmës gjithashtu. Bejtet janë pafund dhe këtu. Burrat tregojnë kush është më i fortë dhe më i zgjuar. Nqs dikush nuk mund të pijë aq sa i kërkohet ose nuk di ta kthejë bejten, ai nuk është “burrë” ato momente aq sa do të përflitet. Këngët janë ato polifonike të traditës, ndërprerë tek-tuk nga orkestra, që duket se ka thjesht rol plotësues. Dhe dasma vazhdon deri sa më të fortet të mposhten.
Pas dasme, të hënën, gjithe miqtë duhet të pinë kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojnë për jetë të lumtur. Më pas hapet paja, ku një i afërm do të tregojë se ç ka sjellë nusja dhe dhuratat për njerëzit e burrit. Ndryshe ndodh në qytet. Dasma rrjedh normalisht si në gjithë qytetet e Jugut, e hareshme me këngë, valle ku çifti është qendra e vëmendjes dhe këngët, vallet, romuzet gjithçka u dedikohet atyre.
Sot

Lamtumirë dasmave të traditës

Sociologu: Ndryshimet e riteve vijnë nga difuzimi kulturor. Po zhduken edhe ritet e mira

Nusërim vetëm për një ditë, konfeta në vend të llokumeve, koktejle në vend të drekave e darkave me mish e raki... Jo vetëm fustanet e nuseve por edhe ceremonitë e martesave kanë ndryshuar. “Rezervatet” e tradicionales pozitive janë shumë të rralla. Gjen ende nga të gjitha, por tendenca është drejt modeleve italiane, greke, turke. Për fustanin dhe organizimin e ceremonisë si edhe ritet e dasmave. Në rend të ditës është imitimi. Prirja metropolitane është megjithatë drejt së veçantës. Sociologët kanë një shpjegim për këtë dukuri. Flitet për dukurinë e difuzimit të kulturës nga vendet fqinje. Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, gjithçka është e lidhur me emigracionin. Nga e shkuara në të tashmen, shumë rite janë zhdukur, por disa të tjera janë rikthyer. Ndërsa kanë vërshuar rite të tjera, madje plot të tilla me origjinë kristiane: dasma në Kishë e madje edhe në Xhami, por edhe ceremoni të ngushta në rreth miqësor më tepër sesa në rreth fisnor.
Stringlat tendencë
Shporta me “konfeta” të paketuara me tyl dhe zbukuruar me fjongo (më të shtrenjta se rakia), nga ato që shërbehen në dalje të kishës ku sapo është lidhur martesa e një çifti me betimin e përjetshëm të besnikërisë, kanë zëvendësuar tani llokumet e fejesës. Detaji i kishës nuk ka rëndësi. Në thelb bajamet e sheqerosura nënkuptojnë pjellorinë dhe sheqeri ëmbëlsinë simbolike të nuses. Në varësi të luleve, bomboneve me bajame të paketuara, stringlave, një e tillë mund të kushtojë edhe 9 mijë lekë të vjetra. Kollona me lule për mjediset e jashtme e të brendshme ku bëhet ceremonia martesore, kurora lulesh, tufa të ndryshme, të gjitha të bëra vetë, që jepen me qira. Ndërsa buqeta e nuses, në rast se nuk sillet nga jashtë, e bërë vetë në dyqanet shqiptare shkon 15 mijë lekë. Tendenca është që edhe konfetat e lulet të sillen nga jashtë, megjithëse në tregun shqiptar ato kanë nisur të futen që në vitin 1992. Në fillim ishin fare të pakët ata që i parapëlqenin. Numri i atyre që i kërkojnë sot është shumë më i madh sipas tregtarëve të këtyre stringlave martesore. Tabela “Just Married” dhe kanoçet pas makinës së çiftit janë “aksesorët” më pak të imituar. “Nuk e duan tabelën në anglisht se nuk e kuptojnë të gjithë”, - thotë pronarja e një dyqani nusërie. Ndërkohë që tradita e “just married” e ka origjinën në fshatrat angleze, ku edhe lulet zbukuruese për makinën zgjidheshin të freskëta, jo lule plastike.
Risitë e ceremonisë
Dikur vetëm në tavolinën qendrore kishte 40 vetë. Tani e gjithë ceremonia mund të ketë 40 të ftuar a më pak. Në vend të pjatave me shumë mish dhe shisheve me raki tani serviret një koktejl shpeshherë modest (më tepër për shtrëngim ekonomik). Nuset shpesh kanë edhe shoqëruese të veshura me fustane nusërore më pak të bukur se ai i protagonistes së dasmës. Ndërsa fustani i nuses kushton 400 mijë lekë (me qira) ai i shoqërueses jo më shumë se 200 mijë. Hera-herës ka dasma që bëhen në kishë por edhe nga ato që organizohen në xhami. Edhe mjediset ku bëhet dasma janë nga më të ndryshmet. Veç lokaleve e shtëpive, edhe në ndonjë kështjellë-restorant a mjedis intim. Nusja nuk nusëron më katër ditë si dikur, që vishej që të enjten. Zakonisht nusëron vetëm të shtunën në shtëpinë e saj dhe të dielën në atë të burrit, ose vetëm një ditë, nëse bëhet një dasmë e përbashkët. Por nga njëra dasmë tek tjetra ka veçori dhe risi të tjera.

Sociologu Zyhdi Dervishi shpjegon dukurinë e martesave të reja dhe zhdukjen e disa riteve pozitive të traditës së mirë shqiptare

“Ritet e mira të martesës, që i kemi humbur”

Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Ja çfarë shpjegon rreth këtyre ndryshimeve në ritet e dasmave, sociologu Zyhdi Dervishi: “Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.

Rite
Paja e nuses

Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sundonte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me babanë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek shamia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë.

Krushqit e armatosur
Gojëdhëna popullore e fshatrave të Labërisë tregon se format e martesës të njohura nga e drejta zakonore familjare kanë qenë martesa me kurorë, martesa me shpërblim dhe martesa me rrëmbim, kurse martesa me provë nuk njihej. Edhe në Kanunin e Skënderbeut nuk njihej martesa me provë. Martesa me rrëmbim, një nga format më të lashta e më të përhapura kudo, praktikohej në Labëri ashtu si edhe në Malësinë e Veriut e në zona të tjera malore të vendit. Martesat me rrëmbim nuk kanë qenë dukuri shqiptare, por kanë ekzistuar që nga kohët më të lashta dhe janë praktikuar në Greqinë e vjetër, Romën e lashtë, etj. Për martesën me rrëmbim dëshmon veç të tjerash edhe dërgimi i krushqve të armatosur për të marrë nusen.

Siç mbaronin punë mblesërit, familjet që jepnin pëlqimin reciprok për njëra-tjetrën, caktoheshin datat dhe vazhdonin përgatitjet njëra pas tjetrës. Kryheshin ceremonitë paramartesore të shkëmbimit të nishanit, dhuratave, unazave, e kështu me radhë për të ardhur tek ajo që e kemi quajtur “momenti premartesor”. Një grup nga familja e dhëndrit, “sijinxhit”, ku zakonisht futen daja i djalit, që zë vendin dhe përgjegjësinë kryesore, xhaja, e ndonjë tjetër i afërm, shkojnë u bëjnë peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me të gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanë e pijnë tërë natën, në mëngjes bëhen gati të rikthehen në shtëpinë e dhëndrit, duke marrë me vete kuajt, që tashmë janë ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaçkat dhe pajën që ajo ka përgatitur.

Nusja do të hipej siç e donte adeti; mbi një pelë të madhe, të bardhë e të zbukuruar, sikundër në ditët e sotme, për të zgjidhen makina luksoze të bardha e të zbukuruara më tepër se të tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste që brenda një dite këmbeheshin rrugës dy palë karvanë dasmorësh, që sillnin nuset për tek dhëndri. Ndryshe nga zona e Korçës dhe e Dibrës, ku të tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjë karvan nuk i hapte rrugën tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatët kanë një traditë tjetër; të paktën kështu shprehet etnologu Bajramaj: “Ishte zakon, që kur shkëmbeheshin dy karvane dasmorësh në një rrugë, atëherë, ata ndaleshin dhe nuset shkëmbenin mes tyre shamitë e bardha dhe nga një ëmbëlsirë. Kjo kishte kuptimin që t’i jepnin fat njëra-tjetrës, ndërsa ëmbëlsirën e falnin për të lehtësuar lotët e ndarjes nga familja, që i fshinin me shamitë e tyre.

Nusja pritet me krisma

Duhej doemos, që nusja të shoqërohej gjatë rrugës për në shtëpinë e dhëndrit, nga një fëmijë i vogël, i afërm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtëpisë së burrit, njerëzit e këtij të fundit, dalin jashtë e qëllojnë në ajër me armët e tyre, për të lajmëruar se nusja erdhi shëndoshë e mirë. Janë pikërisht këto çaste, kur atmosfera ndizet në maksimum dhe këngët, vallet e lojërat, ndjekin njëra-tjetrën. Por, duhet thënë se dasma në shtëpinë e dhëndrit ka nisur që një javë para, me rituale e ceremoni të tjera, siç janë: “Dita e kafeve”, apo “Dita e druve”, kur i gjithë fshati del në pyll për të prerë dru, që nevojiten për ngrohje dhe gatim, gjatë dasmës madhështore që zhvillohet gjithmonë nga familja e dhëndrit. Shekulli


Shikoni një video të një dasme shqiptare këtë, do të mbeteni pa fjalë
http://www.youtube.com/watch?v=2FUIZDqjpgI

Sunday, October 4, 2009

S'ka më rripa e minifunde në fakultete, po simbole fetare ?

Institucionet e Arsimit të Lartë po përpiqen që të vendosin dorë në veshjet e studentëve, kryesisht atyre femra, për shkak se ato janë shpeshherë shumë ekstravagante por dhe provokuese.


I pari fakultet që ka nxjerrë një urdhër me shkrim për mënyrën e veshjes së studentëve nëpër auditore është Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Në njoftimin që ka nxjerr ky fakultet, thuhet se nuk do të lejohet që studentet e veshura me minifunde, pantallona të shkurtra, kanatjere të hapura, bluza të shkurtra apo dhe ato që janë të veshura me shapka plazhi, të hyjnë në mësim apo të japin provime. Në fund të këtij njoftimi kërkohet që studentët të vishen në një mënyrë sa më të rregullt.

Veshja
Minifunde sa më të shkurtra, dekolte, buste dhe pantallona të shkurtra, këto janë 'pasarelat' që krijohen nëpër universitetet e vendit. Veshje sa më moderne dhe ekstravagante përdorin studentët nëpër auditoret e fakulteteve. Më problematike kryesisht janë studentet femra, sepse me veshjet ekspozojnë hiret e tyre. Ndërsa për studentët meshkuj problem janë kryesisht veshja e shapkave me gisht, përdorimi i kapeleve apo dhe i pantallonave të shkurtra. Pra duke qenë se në auditoret e këtij fakulteti studentet ishin gjysmë të zhveshura, dekanati u detyrua që të nxirrte një urdhër, sipas të cilit nuk do lejoheshin disa lloj veshjesh. Ndërkohë që ende hasen shumë probleme në zbatimin e këtij rregulli. Por ky shqetësim nuk vërehet vetëm nëpër auditoret e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, por në të gjitha universitetet e vendit.

Urdhri
Mjaft më me veshje ekstravagante nëpër shkollat e larta! Epoka e minifundeve dhe bluzave të hapura merr fund. Nëpërmjet një njoftimi të vendosur në derën hyrëse të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ndalohet hyrja e studentëve në mësim dhe në provime me pantallona të shkurtra, minifunde, kanatjere apo bluza të shkurtra. Dekanati kërkon nga studentët e këtij fakulteti një veshje të rregullt dhe sa më serioze që i ka hije një studenti. Nëse këto rregulla nuk zbatohen, studentët që shkelin urdhrin nuk do të lejohen të hyjnë në provime. Konflikti për mënyrën e veshjes në auditoret e shkollave është një debat i përhershëm këto vitet e fundit në universitetet shqiptare. Por kjo çështje as me një urdhër të tillë nuk arrin që të zgjidhet, nëse vetë studentët nuk ndërgjegjësohen se cilat janë veshjet e përshtatshme nëpër institucionet arsimore.

E. Hoxhaj, G.Shqiptare

Një ndër elementet që deri diku është bërë shqetësues në shkollat shqiptare është edhe ai i mbajtjes së shamive dhe kryqeve nga nxënësit, simbole propagandistike fetarë. Duke qënë se shkollat janë institucione laike, është ngjallur jo pak herë debat për një cështje të tillë, madje ka patur raste, që vajza të cilat kanë ardhur të mbuluara me shami në shkollë apo Fakultet, janë përjashtuar nga mësimi.



Çdo ambjent ka rregullat e tij, të cilat nevojiten për të garantuar një marrëdhënie të respektuar. Ashtu si në kishë apo xhami ku domosdoshmërisht duhet respektuar rregullorja e sjelljes dhe veshjes së individëve edhe në institucionet laike ajo duhet respektuar. Arsimi nuk është i detyrueshëm, por gjithsesi për individët që nuk ndahen dot nga veshjet fetare, mund të zgjedhin lirisht të studiojnë në shkolla fetare.

10 qytetërime të lashta me teknologji të përparuar.

Ashtu si një Indiana Jones në jetën reale, arkeologu rebel David Hatcher Childress ka ndërmarrë shumë udhëtime të pabesueshëm në disa prej qosheve më të vjetra dhe më të largëta të botës.

Duke shkruar në mënyrë shumë pjellore për qytete të humbur dhe qytetërime të lashta, ai ka prodhuar jo më pak se gjashtë libra të gjatë (seritë e qyteteve të humbur) duke realizuar një kronikë të lavdive të kujtuara turbull për vendndodhje të fshehta që nga shkretëtira e Gobit deri tek Puma Punku në Bolivi, nga Mohenjo Daro në Baalbek. Këtë shkrim ekskluziv ai e ka ofruar vetëm pak kohë para se të nisej në një tjetër udhëtim për në Guinenë e Re në një tjetër ekspeditë arkeologjike.

1. MU-të e lashtë ose LEMURIA
Mu Lemuria

Sipas shumë burimeve ezoterikë, qytetërimi i parë u zhvillua 78 mijë vjet më parë në kontinentin gjigand të njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati për plot 52 mijë vjet. Ndonjëherë thuhet se janë shkatërruar prej tërmeteve të shkaktuar nga një zhvendosje e poleve që ka ndodhur 26 mijë vjet më parë, ose afërsisht në vitin 24 000 para Krishtit. Ndërkohë që MU nuk patën teknologji të lartë sa ajo që supozohet për qytetërimet e mëvonshëm, thuhet megjithatë se ata kanë arritur të kenë disa teknologji të përparuara, sidomos në ndërtimin e ndërtesave megalitike jetëgjata që ishin në gjendje tu mbijetonin tërmeteve. Megjithatë, ishte shkenca e qeverisjes që thuhet se ka qenë arritja më e madhe e MU-ve.

Supozohet që të ketë pasur një gjuhë dhe një qeveri. Arsimi ishte kyçi i suksesit të perandorisë, dhe për arsye se çdo pjesëtar i saj ishte i mësuar me ligjet e universit dhe kish marrë trajnim të plotë në një profesion apo zanat, rezultati ishte një prosperitet i mrekullueshëm. Arsimimi i një fëmije ishte i detyrueshëm në moshën 21 vjeç me qëllim që të ishte i kualifikueshëm për në shkollën e qytetarisë. Kjo periudhë trajnimi zgjati shtatë vjet; kështu, mosha më e herët kur një person mund të bëhej qytetar i perandorisë ishte 28 vjeç.


2. ATLANTIDA E LASHTË

Thuhet se kur u fundos kontinenti i Mu, oqeanet e të gjithë botës u ulën në mënyrë drastike teksa uji u derdh për në Basenin e ri të sapoformuar të Paqësorit. Ishujt relativisht të vegjël që kishin ekzistuar në Atlantik gjatë kohës së qytetërimit Lemurian ishin lënë të thatë prej oqeanit në tërheqje. Toka që sapo kish dalë në sipërfaqe u bashkua me Arkipelagun Poseid në Oqeanin Atlantik për të formuar një kontinent të vogël. Ky kontinent quhet Atlantidë nga historianët sot, ndonëse emri i vërtetë i tij ishte Poseid.

Besohet se Atlantida e ka çuar teknologjinë në faza shumë të përparuara, shumë përtej asaj që ekziston në planetin tonë sot. Në librin “A Dweller On Two Planets”, i diktuar fillimisht në vitin 1884 nga Filos Tibetiani një djaloshi të ri nga Kalifornia me emrin Frederick Spenser Oliver, si dhe në një pasues të këtij libri në vitin 1940, “An Earth Dëeller Returns”, përmenden shpikje dhe pajisje të tilla si kondicionerët e ajrit për të përballuar vapën e padurueshme; llambat cilindrike pa ajër, tubat e kristalit të ndriçuar nga forcat anësore të natës; pushkë elektrike, armë që shfrytëzojnë energjinë elektrike si forcë shtytëse (armë të tilla përbëjnë sot një shpikje të kohëve të fundit); transportin me një binar; gjeneratorë uji, një instrument për kondensimin e ujit nga atmosfera; si dhe Vailx-ët, një anije kozmike që udhëhiqet nga forcat shtytëse dhe tërheqëse.

Edgar Cayce, në një lexim fliste për shfrytëzimin e aeroplanëve dhe të kristaleve apo të gurëve të zjarrit që përdoreshin për energji dhe zbatime të tjerë. Ai gjithashtu flet për shpërdorim të pushtetit dhe paralajmërimeve për shkatërrim në të ardhmen.

3. PERANDORIA RAMA E INDISË

Për fat të mirë, librat e lashtë të Perandorisë Rama të Indisë janë ruajtur, ndryshe nga ato të Kinës, Egjiptit, Amerikës Qendrore, Perusë. Shumë prej këtyre vendeve të lashta janë tani ose shkretëtirë, gëlltitur nga xhungla të dendura, ose në fund të ndonjë oqeani. Megjithatë, India, pavarësisht shkatërrimeve nga luftërat dhe pushtimet, arriti të ruajë një pjesë të madhe të historisë së saj të lashtë. Për një kohë të gjatë, nuk besohej se qytetërimi indian e kish origjinën përpara vitit 500 para Krishtit, ose vetëm rreth 200 vjet para pushtimit të nënkontinentit nga Aleksandri i Madh. Në shekullin e kaluar, megjithatë, qytetet jashtëzakonisht të sofistikuar të Mohenjo Daros (Kodra e të Vdekurve) dhe Harappa janë zbuluar në Luginën Indus të Pakistanit të sotëm.

Zbulimet e këtyre qyteteve i detyruan arkeologët të shtyjnë datat për origjinën e qytetërimit indian me mijëra vjet më herët. Për habinë e hulumtuesve të kohëve të sotme, qytetet kishin qenë zhvilluar shumë i bënë arkeologët më të spikatur të besojnë se ata ishin konceptuar në tërësinë e tyre para se të ishin ndërtuar: një shembull i hershëm i planifikimit urban. Edhe më mbresëlënës është fakti që sistemi hidraulik i ujërave të zeza në të gjithë qytetin e madh është më superior se ata të Pakistanit, Indisë, dhe shumicës së vendeve aziatike sot.

4. QYTETERIMI OSIRIAN NË MESDHE

Thuhet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian. Lumi Nil dilte nga Afrika, ashtu si sot, dhe quhej lumi Stix. Megjithatë, në vend derdhej në Detin Mesdhe në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë, dhe pastaj kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicilisë, dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit). Kur Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.

Është një fakt arkeologjik që ka më shumë se 200 qytete të njohur të fundosur në Mesdhe. Qytetërimi egjiptian, së bashku me atë Minoan dhe Mikenian në Kretë si dhe Greqia janë në teori mbetjet e kësaj kulture të madhe shumë të lashtë. Qytetërimi ndërtoi struktura të mëdha që i rezistonin tërmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete të tjera të zakonshme gjatë kohës së Atlantidës. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje të tjera transporti, shpesh të një natyre elektrike. Gjurmët misterioze të qerreve të Maltës, të cilat shkojnë mbi shkëmbinj dhe nën ujë, mund të jetë pjesë e një linje të lashtë Osiriane tramvaji, ndoshta që shërbenin për të transportuar gurë drejt qyteteve që tani janë nën ujë. Ndoshta shembulli më i mirë i teknologjisë së lartë të Osirianëve është platforma e mrekullueshme që është gjetur në Baalbek, Liban. Platforma kryesore është e përbërë nga shkëmbinjtë më të mëdhenj të latuar në botë, Muret e famshëm të gurit në Baalbek. Disa gurë të veçantë janë 82 këmbë të gjatë dhe 15 këmbë të trashë dhe janë vlerësuar se peshojnë mes 1.200 dhe 1.500 tonë secili!

5. QYTETËRIMI UIGUR NË SHKRETËTIRËN E GOBIT

Thuhet se shumë qytete të lashtë kanë ekzistuar në kohën e Atlantidës dhe Ramas në qytetërimin e Uiger në shkretëtirën e Gobit. Megjithëse Gobi është tani një shkretëtirë, këto qytete ishin porte oqeani. Edgar Cayce ka thënë dikur se në një qytet të humbur në shkretëtirën Gobi do të ishin zbuluar ashensorë, dhe ndonëse kjo nuk ka ndodhur ende, gjithsesi nuk është e përjashtueshme. Vimanat dhe pajisje të tjera të avancuara thuhet se kanë qenë në përdorim në zonë Uiger, dhe studiuesi i famshëm rus Nikolas Roerich thuhet të ketë parë një disk fluturues mbi Tibetin e Veriut në vitin 1930. Ndoshta mjeti fluturues ishte një Vimana e lashtë që vjen nga një qytet ende aktiv, duke përdorur teknologji Uiger, që ekziston në pjesën veriore të Tibetit apo shkretëtirën Gobi. Është thënë se Pleqësia e Lemurias, e njohur si Shkolla e Trembëdhjetë, zhvendosi selinë para se të ndodhte kataklizmi në pllajën e pabanuar të Azisë Qendrore që ne sot e quajmë Tibet. Këtu ata themeluan një bibliotekë dhe shkollë të njohur si Vëllazëria e Madhe e Bardhë.

Për shembull, filozofi i madh kinez Lao Tzu, i lindur në 604 pes, fliste shpesh për Zota të Lashtë dhe urtësinë e tyre të thellë. Ai shkroi librin e famshëm, “Tao Te Ching”, ndoshta libri më popullor i shkruar ndonjëherë në gjuhën kineze. Kur ai u largua përfundimisht nga Kina, aty nga fundi i një jete shumë të gjatë, udhëtoi në perëndim të tokës legjendare të Hsi Wang Mu. Sipas kinezëve të lashtë, kjo ishte selia e Të Lashtëve. A mund të ketë qenë kjo Vëllazëria e Madhe e Bardhë apo Shkolla e Trembëdhjetë e Mu-ve?


6. TIAHUANACO

Ashtu si në rastin e Mu dhe Atlantidës, ndërtimi në Amerikën e Jugut ishte në shkallë megalitike me teknikat poligonale të ndërtimit, projektuar për të ndërtuar mure të mëdhenj që i rezistonin tërmeteve. Muret rezistentë ndaj tërmeteve ishin shumë të rëndësishëm në gjithë zonën e Unazës së Zjarrit, në Mu-në e lashtë. Shtëpitë dhe ndërtesat e banimit janë ndërtuar nga blloqe megalitike prej guri. Për shkak të rëndësisë së madhe që kultura i vinte mirëqenies së brezave të ardhshëm si dhe vlerësimin që kishin për rritjen graduale dhe të qëndrueshme të komunitetit, strukturat janë ndërtuar me mendimin që të rronin me mijëra vjet. Një shtëpi e ndërtuar me beton, dru dhe suva do të zgjasë njëqind vjet apo më shumë, në qoftë se mirëmbahet. Shikoni ndërtimet megalitike të Egjiptit, Maltës, Perusë. Këto ndërtesa janë ende në këmbë sot. Cuzco, kryeqyteti i lashtë i Perusë, që ishte ndërtuar ndoshta para Incas-ve, është ende i banuar sot, pas mijëra vitesh. Në të vërtetë, shumica e ndërtesave të Cuzco sot në qendër të qytetit përfshijnë mure qindravjeçarë (ndërsa ndërtesat më të fundit të ndërtuara nga spanjollët tashmë janë shkatërruar).

Vetëm disa qindra milje në jug të Cuzcos shtrihen rrënojat fantastike të Puma Punku, në lartësitë e Altiplanos në Bolivi. Rrënojat e Puma Punku, rreth një milje nga rrënojat e famshme të Tiahuanacos, janë ndërtime masive megalitike që janë rregulluar si blloqe ndërtimi lodrash. Çfarë lloj përmbysje kataklizmike mund të ketë bërë një gjë të tillë? Ky është lloj ndërtimi megalitik i bërë për të rezistuar për mijëra vjet, e megjithatë, blloqet 100 tonëshe janë shkatërruar veç e veç nga forcat madh gjeologjike. Me sa duket, kontinenti amerikano-jugor u godit befas dhe dhunshëm gjatë disa lloj kataklizmave, me shumë gjasë një zhvendosje polare. Një ish-kanal në nivelin e detit tani mund të shihet 13.000 metra lart në malet e Andeve. Si dëshmi e mundur për këtë skenar, shumë fosile oqeani mund të gjenden pranë liqenit Titicaca. Liqeni madje është i banuar nga të vetmit kuaj deti të ujërave të ëmbla që ekzistojnë.

7. MAJAT

Piramidat e Majave gjenden nga Amerika Qendrore deri larg në ishullin indonezian Java. Piramida e Sukuh, në shpatet e malit Lawu pranë Surakartas në Javan qendrore është një tempull i mahnitshëm me zbukurime guri dhe një piramidë që do të ishte e njëllojtë me çdo piramidë në xhunglat e Amerikës Qendrore. Piramida është praktikisht identike me piramidat e gjetura në vendin e lashtë Majan në Uaxactun, pranë Tikalit. Majanët e lashtë ishin astronomë dhe matematikanë të shkëlqyer, qytetet e hershëm të të cilëve kanë jetuar në harmoni të plotë agrare me tokën. Ata kanë ndërtuar kanale dhe qytete-kopshte në të gjithë gadishullin e lashtë Jukatan. Disa Glyphs Mayan dyshohet se radionic-lloj insekteve pajisjeve të kontrollit që një dridhje transmetuar etheric e kafshëve të egra dëmtuese në shënjestër.

Edgar Cayce përmend Mayat dhe teknologjinë e tyre në një libër: Sa për një përshkrim të mënyrës së ndërtimit të gurit: kemi gjetur se ishte një xham i madh cilindrik (si do të quhej sot); prerë e lëmuar në mënyrë të tillë që guri në majë të shërbente për centralizimin e fuqisë së përqendruar midis fundit të cilindrit dhe vetë gurit në majë. Siç tregohet, të dhënat flasin për mënyra të njëjta ndërtimi në tre vende mbi tokë: në pjesën e mbuluar nga uji të Atlantidës, ose Poseidës, ku një pjesë e tempujve ende mund të gjenden nën rërën e fundit të detit, afër atij që njihet si Bimini, në brigjet e Floridës. Dhe së dyti, në shënimet e tempujve që janë në Egjipt. Gjithashtu së treti, në shënimet që u përcollën në atë që është tani Jukatan, në Amerikë, ku këta gurë (për të cilët dihet shumë pak) janë duke u zbuluar tani, gjatë muajve të fundit.

Besohet se një Bankë e lashtë e të Dhënave ndodhet diku në rajonin e Majave, ndoshta nën një kompleks ekzistues piramidash, në një tunel të nëndheshëm dhe një sistem dhomash. Disa burime thonë se kjo depo dijesh të lashta mbahet në kristalë kuarci që janë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe në gjendje të mbajnë sasi të mëdha informacioni në një mënyrë të ngjashme me CD-të moderne.

8. KINA E LASHTË

Kina e lashtë, e njohur si Kina Han, thuhet se ka ardhur, si të gjitha qytetërimet, nga kontinenti i madh Paqësor Mu. Kinezët e lashtë janë të njohur për karrot e tyre qiellore, si dhe prodhimin nefrit që ata ndanin me Mayat. Vërtet, historitë e lashta kineze dhe të Mayave duken të lidhura ngushtë. Antropologët kanë folur me prova për një ndikim Taoist në Amerikën Qendrore duke treguar simbole dhe motive të dinastisë Shang (Yin-Yang është më i famshëm, por ka shumë më tepër) dhe më pas duke i lidhur me artin dhe skulpturën Mayane. Nefriti ishte i një rëndësie të veçantë për kinezët Shang. Deri tani, burimi i nefritit kinez nuk ka qenë gjetur. Pjesa më e madhe e tij mund të ketë ardhur nga Amerika Qendrore. Edhe burimi i nefritit të Amerikës Qendrore është një mister, shumë miniera të lashta nefriti janë të pazbuluara ende. Antropologët supozojnë se udhëtimet e kinezëve në Meksikë, midis 500-300 para Krishtit, mund të kenë pasur lidhje me tregtinë Taoiste të kërpudhave magjike ose ilaçeve për jetëgjatësi.

Thuhet se kinezët e lashtë janë burimi i çdo shpikje nga letra higjienike, detektorët e tërmetit, kartëmonedhat, topat, teknologjia e raketave, metodat e printimit, dhe mijëra sendeve të tjera të teknologjisë së lartë. Në 1959, arkeologët në Kinë zbuluan togëza rripash prej alumini të prodhuar mijëra vjet më parë. Alumini në përgjithësi është i përpunuar nga boksiti me energji elektrike!

9. ETIOPIA E LASHTË DHE IZRAELI

Nga disa tekste të lashta si Bibla dhe libri etiopian Kebra Negast, ne kemi rrëfime për teknologjinë e lartë të Etiopisë së lashtë dhe Izraelit. Tempulli në Jerusalem thuhet se është ngritur mbi tre blloqe gjigande prej guri ndërtimi të ngjashme me ato në Baalbek, Liban. Sot, në këtë vend ekzistojnë Tempulli i Salomonit dhe Kubeja e Xhamisë së Gurit, themelet e të cilit me sa duket arrijnë deri tek qytetërimi Osirian. Ashtu si shumë ndërtime të mëvonshme fenikase, ndërtimi i tempullit që mban Arkën e Ujdisë dhe tempujt në Etiopi janë të fundmit tempuj që janë ndërtuar prej guri megalitic. Tempulli i Madh, ndërtuar nga mbreti Salomon mbi rrënojat e tempullit të mëhershëm megalitic, ishte bërë për të mbajtur relikek antike të njohur si Arka e Ujdisë.

Arka e Ujdisë thuhet se ka qenë një kuti gjeneratori elektrik që strehonte shumë objekte të shenjtë, duke përfshirë një statujë ari nga kultura të mëparshme që është quajtur “E shenjta e të shenjtave”. Kjo kuti dhe statujë ari thuhet se janë hequr nga Dhoma e Mbretit në Piramidën e Madhe në Egjipt nga Moisiu, gjatë periudhës së Eksodit. Shumë studiues besojnë se Arka e Ujdisë, si edhe objekte të tjera të lashta, ishin në të vërtetë pajisje elektrike, disa prej të cilave adhuroheshin në tempuj si orakuj. Bibla tregon se si disa persona të paautorizuar do të preknin Arkën dhe do të elektrizoheshin në çast.

10. MBRETËRIA AROI SUN E PAQËSORIT

E fundit e listës së qytetërimeve të lashta është ajo e kulturës së lashtë e të panjohur të Mbretërisë Aroi Sun të Paqësorit. Ndërsa i ashtuquajturi kontinent i humbur i Mu u mbyt rreth 24.000 vjet më parë në një ndryshim të poleve, Paqësori u ripopullua më vonë nga një përzierje racore të të gjitha qytetërimeve, që vinin nga Rama, Kina, Afrika dhe Amerikat. Një komb-ishull i përparuar, me sipërfaqe më të mëdha të tokës se sa janë aktualisht në Paqësor, u rrit rreth Polinezisë, Melanesias dhe Mikronezias. Legjenda e lashtë në Polinezi ia atribuon këtë qytetërim të shquar Mbretërisë Aroi që ka ekzistuar mijëra vjet para rizbulimit evropian të Paqësorit. Aroit thuhet se ndërtuan shumë nga piramidat megalitike, platformat, harqet, rrugët dhe të gjithë statujat në të gjithë Paqësorin qendror.

Kur disa prej më shumë se 400 kodrat me zhavorr në Kaledonian e Re u gërmuan në vitet 1960, shtyllat e betonit u studiuan dhe u konkludua se ishin ndërtuar para 5 120 pes dhe 10 950 pes. Këto kolona të çuditshme betoni mund të gjenden në pjesën jugore të Kaledonias së Re dhe në Ishullin e Pishave. Sipas banorëve të Ishullit të Pashkëve, statujat e ishujve ecnin ose ngriheshin në ajër në mënyrë që të lëvizin në spirale në drejtim të akrepave të orës përreth ishullit. Në ishullin e Pohnpeit, Micronesianët pretendojnë se gurët e qytetit njëmbëdhjetë milje katrorë ishin ngritur në vend. Polynesianët e Zelandës së Re, Ishullit të Pashkëve, Hawaiit, Tahiti dhe të gjithë paraardhësit e tyre kishin aftësinë e fluturimit dhe do të udhëtojë përmes ajrit nga ishulli në ishull. A ishte ky fluturimi Atlantida ajrore që ndaloi në Maltë, Baalbek, dhe Rama i destinuar për grumbullimin e largët në Ishullin e Pashkëve?


Metropol

A e kryeni ndarjen e mbeturinave në shtëpi?

Ku ka njerëz, ka edhe plehra. Pastërtia dhe mbrojtja e ambjentit luajnë një rol të veçantë në edukatën personale dhe prandaj në vendet e qytetëruara, letra, qelqi, metali, plastika, bateritë, mbeturinat ushqimore/organike, ilaçet e vjetra etj, nuk grumbullohen bashkë me plehrat normale të shtëpisë, por secila grumbullohet veç e veç në kutinë e saj përkatëse.


Plehrat tek tregu ushqimor...


Kudo ne qytet ka kontenier(mbajtës) të veçantë për të grumbulluar çdo mbeturinë shtëpiake. Në shumë vende perëndimore bateritë pranohen në dyqane, ku mund te blihen (ku dhe ka shpesh kuti të veçanta për t'i grumbulluar). Ilaçet e vjetra që nuk përdoren më, mund të kthehen në farmaci etj kështu me radhë.

Mbetjet voluminoze ose sendet që mund të jenë një rrezik për mjedisin, duhet të hiqen në një mënyrë të veçantë (frigoriferet, pajisje elektronike, etj...) dhe nuk mund të shkarkohen kudo lirisht. Për këtë qellim ka vendshkarkime të posaçme të Bashkive dhe Prefekturave, ku ato mund të shkarkohen.



Mendoni se jemi ne qytetarët, të cilët duhet t'ia kërkojmë bashkive apo komunave, vendet e posaçme për derdhjen e mbeturinave të ndryshme ?



Nëse nuk e kryeni ndarjen e mbeturinave, për cilën arsye nuk e bëni?

Shkroi B.B, redaktoi Stop Injorancës

Vatra - G, zona seksuale.

Shumë nga ju kanë dëgjuar për historitë që lidhen me atë vatrën magjike brenda trupit të gruas, që kur stimulohet në mënyrë të përshtatshme, i çon disa gra në lartësi të pabesueshme të ekstazës seksuale. E njohur si vatra-G, kjo zonë ka qenë subjekt i shumë librave dhe artikujve në revista. Por, .... a ekziston kjo vatër me të vërtetë dhe nëse ajo ekziston, si do ta gjeni ju atë?


Përgjigja e thjeshtë. Një "Po" e madhe. Kjo vatër ekziston. Asgjë lidhur me të nuk është misterioze. Vatra-G, thjesht, është një zonë me ndjeshmëri të lartë, që e ndjejnë shumë gra. Të gjitha gratë e kanë vatrën-G, por jo të gjitha gratë vënë re ndonjë ndryshim kur ajo stimulohet. Madje, disa gra, nuk e pëlqejnë sensacionin që marrin nga stimulimi i kësaj vatre. Për këto dy arsye, gratë, nuk duhet të mërziten, po qe se nuk e gjejnë këtë vatër tek vetia, ose partneri i tyre seksual nuk e gjen dot këtë vatër tek ato.



Nga pikëpamja embrionologjike, vatra-G është analoge me prostatën e meshkujve. Siç dihet, gjatë zhvillimit embrional, disa qeliza zhvillohen në një drejtim kur fëmija është femër dhe në një drejtim tjetër kur fëmija zhvillohet si një djalë. Zona që tek djemtë është një prostatë, tek vajzat është vatra-G. Arsyeja që disa autoritete mjekësore, akoma edhe sot, nuk e pranojnë praninë e kësaj zone është, sepse ajo zmadhohet dhe evidentohet vetëm gjatë stimulimit seksual. Ajo ka vështirësi të lokalizohet në kufomat, ku bëhen, kryesisht, studimet anatomike.


Vatra-G, diçka jo më e madhe se një bizele, ka shkaktuar furore, që i tejkalojnë shumë dimensionet e saj. Ata që besojnë në praninë e saj, e quajnë atë si një zbulim të madh në seksualitetin femëror, si një vatër erotike, sekrete e të nxehtë, që ishte krejtësisht e panjohur deri në vitin 1980. Që të jem i drejtë duhet të them, se shumë kërkues shkencorë në fushën e seksit mendojnë se ajo nuk ekziston. Madje, edhe librat më të rinj e më prestigjiozë të anatomisë humane, që studiohen, sot, në universitete, nuk e përshkruajnë vatrën-G, si formacion anatomik. (Frank H. Netter, M.D.: "Atlas of Human Anatomy", botimi i tretë, viti 2003; Gerard J. Tortora: "Human Anatomy" , edicioni i shtatë, viti 1995.
Por, ajo që ringjalli sërish diskutimin për Vatrën-G, ishte dalja në dritë e librit të quajtur: "The G-Spot and Other Recent Discoveries abort Human Sexuality", në vitin 1982, i autorëve Alice Ladas, psikologe në Manhattan; Beverly Whipple, kërkuese shkencore në Rutgers University në New Brunswick, New Jersey dhe John Perry, psikolog dhe seksolog i njohur. Këta kërkues rizbuluan një artikull të vjetër, të harruar prej kohësh, që e kishte publikuar në vitin 1950 obstetër-gjinekologu gjerman Ernest Grafenberg. Në këtë artikull, ai përshkruante një zonë të vogël në murin e sipërm të vaginës, që në disa gra ishte aq shumë e ngarkuar erotikisht, sa mund të prodhonte orgazma, krejtësisht, të pavarura nga stimulimi i klitorit. "Indi në këtë zonë", shkruante Dr. Grafenberg, "duket se është i rrethuar nga ind erektil si ai i penisit, që gjatë stimulimit seksual ënjtet dhe arrin dimensionin e një dhjetëqindarkëshi."


Ashtu siç ndahen mendimet e shkencëtarëve për praninë e vatrës-G, ashtu ndahen edhe vetë gratë. Legjione të tëra grash, kudo në botë, kanë zbuluar kënaqësinë ndjesore të kësaj zone, ashtu si shumë të tjera, kanë dështuar në përpjekjet e tyre për ta gjetur këtë zonë dhe kanë arritur në konkluzionin se e gjitha kjo është, vetëm një gënjeshtër e këndshme.


Vatra e Grafenbergut, ose vatra-G, siç e quajtën Dr. Ladas, Dr. Perry dhe Dr. Whipple, gjendet direkt pas kockës pubike, në murin e sipërm të përparmë të vaginës, rreth 4cm brenda hapjes vaginale. Ndonëse dimensioni i saj ekzakt dhe vendosja e saj ndryshojnë, ajo mund të gjendet diku në mes, midis faqes së pasme të kockës pubike dhe pjesës së përparme të qafës së mitrës, afër qafës së vezikës urinare. Nëse ju imagjinoni një orë brenda vaginës, me 12 nga kërthiza, vatra-G, zakonisht, do të gjendet diku midis orës 11 dhe 1.

Ejakulacioni femëror

Të tre autorët (Ladas, Perry dhe Whipple) thonë se shumë gra, që janë të ndjeshme ndaj stimulimit të vatrës-G, shpesh, ejakulojnë një lëng të qartë gjatë orgazmës. Disa herë, vetëm pak pika, herë të tjera një shpërthim i fuqishëm i tij. Ndërkaq, shumë nga këto gra ndjenë nevojën urgjente për urinim, menjëherë përpara orgazmës. Gra të tjera janë të bindura se urinonin në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë seksit. Këta autorë dhe shumë të tjerë, kanë argumentuar se ky lëng misterioz nuk ka të bëjë fare me urinën.
A nuk keni dëgjuar për burra që ankohen se gratë e tyre urinojnë gjatë seksit? Madje, jo vetëm kaq, por këto martesa kanë përfunduar, prej padijes, në divorc dhe gjyqi e ka quajtur me vend ankesën e burrit. Këto gra, po nga padija, janë ndjerë të turpëruara, në vend që të ishin krenare për pasurinë e tyre anatomo-fiziologjike.


Analizat kimike të këtij ejakulati, tregojnë se janë krejt të ndryshme nga urina. Madje në këto analiza duket e qartë se, në këtë ejakulat ka komponentë si ato që sekreton gjëndra e prostatës tek burrat. Këta autorë dhe të tjerë pas tyre, kanë vërtetuar se ky lëng prodhohet nga një grup kanalëzash që quhen "gjëndrat e Skenes", dhe që vendosen afër uretrës. Është provuar, se vatra-G evoluon tek embrioni nga i njëjti ind, që krijohet edhe prostata te burrat. Është kjo arsyeja, që disa autorë i referohen vatrës-G si "prostata femërore". Por, edhe kjo teori, ndërkaq, ka shumë kundërshtime (si çdo gjë tjetër që lidhet me vatrën- G). Edhe studimet e mëvonshme kanë treguar se lëngu që del nga vatra-G, është ndryshe nga urina.

Ku fshihet vatra-G?

Si është e mundur që diçka kaq me rëndësi për përgjigjen seksuale të grave, i ka shpëtuar vëmendjes së klinicistëve, të gjinekologëve dhe të dashnorëve për kaq shumë shekuj?
Për përkrahësit e lëvizjes feministe, shkaku pse ky organ kaq i rëndësishëm i seksualitetit femëror u zbulua kaq vonë, është nënvlerësimi që i është bërë gjatë gjithë historisë, seksualitetit femëror. Është "dystandarti", që i shikon gratë si më inferiore se burrat, veçanërisht, kur bëhet fjalë për seksualitetin e tyre.
Ata që besojnë se vatra-G ekziston, thonë se ejakulacioni femëror është përshkruar nga Aristoteli dhe Galeni që në shekullin e dytë para Krishtit. Anatomisti holandez Regnier de Graaf e ka përshkruar "prostatën femërore" në detaje. Ai thoshte: "..... gjatë aktit seksual gruaja lëshon një lëng që del jashtë pudentave (gjenitaleve të jashtme), për të lubrifikuar traktin. Këto mund të jenë farërat femërore aktuale".
Disa popuj primitivë, janë shumë të familjarizuar me ejakulacionin femëror (kështu e quajnë ata). Banorët e fisit Bataro në Uganda, kanë një zakon, që ata e quajnë kachapati , ose "spërkat murin". Gjatë kachapatit, gratë e moshuara u mësojnë të rejave, si të ejakulojnë.


Mbështetësit e vatrës-G thonë se kjo vatër, ndryshe nga klitori që është një organ i dallueshëm dhe i dalë, ka mbetur e pazbuluar për kaq shumë kohë, sepse është e vendosur brenda murit vaginal dhe përgjigjet, zakonisht, vetëm ndaj presionit të thellë dhe të fortë. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht faktin që disa gra ndjejnë sensacione orgazmike gjatë lindjes së fëmijëve. Ato thonë se koka e fëmijës ushtron presion të thellë mbi muret vaginale.


Krejt ndryshe mendon Dr. Alfred Kinsey. Ai me ndihmën e pesë mjekëve obstetër-gjinekologë kreu disa eksperimente të famshme. Gjinekologët ekzaminuan gjenitalet e mbi 800 grave, duke shtypur lehtë në vaginë, në klitoris dhe në zona të tjera me një instrument kirurgjikal. Nga gratë e ekzaminuara, 98% e tyre arritën ta ndjejnë instrumentin kur prekej klitori. Ndërsa, vetëm12% e tyre ndjenë instrumentin që lëvizte brenda në vaginë. Kjo e detyroi Dr. Kinsey të konkludojë: mundet gabimisht, që vagina nuk është seksualisht shumë e ndjeshme.

Pikëpamjet moderne

Pasi vatra-G, bëri xhiron e radhës në shfaqjet televizive, fiziologët dhe kërkuesit në fushën e seksit, patën mjaft kohë për të hedhur një shikim depërtues në fiziologjinë e seksualitetit femëror. Ata me ngulm gjuajnë për të gjetur të dhëna të forta, për të provuar prezencën e kësaj vatre elusive. Me gjithë këto përpjekje, duhet të themi se i gjithë biznesi i vatrës-G, akoma, mbetet me shumë kundërthënie. Disa specialistë të shquar në fushën e seksit, siç është edhe psikiatria e Loyola University në Çikago, Doktoresha Domeena C. Renshaw, nuk e pranojnë qenien e vatrës-G. Ajo shkruan : ".... deri sa të kemi të dhëna më të mira, vatra-G, duhet të mbetet e papranueshme si një fakt shkencor".


Kërkues të tjerë arrijnë në përfundimin se edhe nëse vatra-G ekziston me të vërtetë, ajo nuk është aq e përhapur sa pretendojnë përkrahësit e saj. Një studim me mbi 100 gra, konkludoi se vetëm tek 10 përqind e grave u gjet diçka, që mund të konsiderohet si një zonë sekrete erogjene. Në një anketim të 1245 grave me profesion mjeke-obstetre dhe mami, 65 përqind e tyre thanë se ato e kanë një zonë sensitive në vaginat e tyre, që i ngjan vatrës-G. Për më shumë, rreth tre të katërtat e këtyre grave thanë se ato provojnë orgazma kur e stimulojnë këtë zonë.


Zvi Hoch, Drejtor i Qendrës për Terapinë Seksuale, Edukimin dhe Kërkimet, në Rambam Medical Center në Izrael, thotë se në të gjithë "historinë" e thurur për vatrën-G, është e vërtetë që ka një buton të ndjeshëm. Ai thotë: "Evidencat në mbështetje të vatrës-G, që e përcaktojnë atë si një strukturë anatomike të fshehtë, të vendosur në murin e përparmë të vaginës, që ënjtet pasi stimulohet me prekje, janë konkluzive". Më poshtë ai vazhdon: "Është plotësisht e arsyeshme të pranohet, se gratë e kanë një zonë të ndjeshmërisë erotike taktile në murin vaginal të përparmë. Kjo zonë, në shumicën e grave, mund të shtrihet në të gjithë murin e përparmë të vaginës, si dhe në murin e pasmë të saj.

Si ta gjeni vatrën-G, kudo që ajo ndodhet ajo?

Sido që të jetë, çfarëdo emri që t'i vini, kudo që ajo të ndodhet, kërkojeni për kënaqësinë tuaj. Ajo kurrsesi nuk dhëmb. Për ato gra që e kanë të vështirë ta lokalizojnë vatrën-G kur janë të shtrira në shpinë, do t'u sugjeroja të përpiqen ta gjejnë këtë zonë kur janë ulur në fronin e WC. Për këtë sugjerim e kam një arsye: Sensacioni i parë që gruaja provon kur vatra-G stimulohet, është nevoja urgjente për të urinuar. Përpiquni të eksploroni murin e përparmë të sipërm të vaginës, duke ushtruar presion të fortë në drejtim sipër me gishtin tuaj. Me stimulim të mjaftueshëm, zona mund të fillojë të ënjtet dhe të ndjehet në prekje si një bizele e vogël.
Disa gra, e gjejnë më me lehtësi zonën, kur ushtrojnë presion të fortë, nga lart poshtë me njërën dorë, mbi kockën pubike, në abdomen, kur gishtat e dorës tjetër kërkojnë brenda vaginës.



Shumë gra thonë, se gjatë interkursës në pozicion gruaja-sipër, është më e lehtë të "goditet vatra". Në këtë pozicion seksual, gruaja, është në gjendje të kontrollojë se ku duhet të godasë penisi i erektuar i burrit. Gra të tjera thonë, se pozicioni për seks, me hyrje nga prapa, gjithashtu, funksionon mirë për të gjetur vatrën e duhur. Disa gra të tjera thonë se kur përdorin diafragmat, këto i ndihmojnë për stimulimin e vatrës-G.
Vatra-G, nuk është vetëm një buton magjik, ajo është një zonë e tërë, që shumë gra kënaqen kur e stimulojnë. Për të vetë - eksploruar vatrën-G, çdo grua mund të procedojë ashtu siç do ta përshkruaj më poshtë. Por, procedura mund të modifikohet, kur vatrën-G do të përpiqet ta gjejë partneri seksual.


Kërkimi i vatrës "G", ka vështirësitë e saj dhe ndryshon në gra të ndryshme. Edhe koha e nevojshme për të eksploruar vatrën "G", ndryshon nga njëra grua te tjetra.

Ç'duhet të bëni gjatë vetëeksplorimit të vatrës "G"?

1-Shtrihuni në shpinë dhe qetësohuni. Kjo është kënaqësi.
2-Përdorni lubrifikant.
3- Masturboni në mënyrën që jeni mësuar të masturboni.
4- Futni një ose dy gishta në vaginën tuaj.
5-Përkulini gishtat me drejtim nga sipër (nga kërthiza). Përfytyrojeni vaginën tuaj si një fushë sahati, që kur je e shtrirë 12-a është sipër (vendosi gishtat midis orës 11 dhe 1)
6-Bëni një lëvizje me gishtat sikur i thoni dikujt "hajde këtu".
7- Shtypni fort në drejtim të çatisë së vaginës, në rreth 1/3 e saj të poshtme..
8-Ju do të ndjeni një të ngritur të vogël, që rritet në dimensione kur rritet stimulimi seksual.
9- Ju mund të kënaqeni, ose jo. Ju mund të keni një orgazmë ose jo. Juve mund të mos ju pëlqejë sensacioni. Çdo grua është e ndryshme.
10- Kombinoni këto veprime, po qe se dëshironi, me stimulimin e klitorit.
11- Po qe se kënaqeni nga vetë-stimulimi i vatrës-G, mësojeni edhe partnerin që ta bëjë këtë për ju.
Gjatë stimulimit të Vatrës G, mos u shqetësoni nëse:
1- Ndjeni nevojën për urinim. Kjo ndodh, sepse nga stimulimi vatra-G fryhet dhe bën presion mbi uretrën. Zakonisht, ndjenja e urinimit kalon dhe ia lë vendin kënaqësisë seksuale.
2- Filloni të ejakuloni. Kjo mund të jetë një ndjenjë e çuditshme, por gjithçka është normale, kënaquni.
3- Kur nuk ndodh asgjë, kupto që vatra-G nuk merr përsipër gjithçka te gruaja. Ajo është vetëm një vend kënaqësie më shumë për disa gra, jo për të gjitha. Ato gra që nuk ndjejnë kënaqësi nga ngacmimi i vatrës-G, kanë zona të tjera të ndjeshme.
Në qoftë se ju zbuloni, se jeni të ndjeshme seksualisht në këtë zonë, konsiderojeni këtë si një shtesë të re në repertorin tuaj, për të arritur kënaqësinë seksuale. Por, ju lutem, mos mendoni se jeni neurotike, se nuk jeni seksuale, ose nuk jeni adekuate, kur nuk do ta gjeni dot vatrën-G.



Shekulli

Të dënuar të bashkohemi (Aleancë me djallin)

"…por edhe me të birin", po të jetë e nevojshme për shtetin e dytë shqiptar në Kosovë...për gjysmë shtetin shqiptar në Maqedoni, apo për shtetin përfundimtar shqiptar në Ballkan.

Dhe kur të mbarojë ky proces, atëherë politika shqiptare mund dhe duhet të ndërtojë aleanca të tjera edhe me të tjerë.
Pohimi i mësipërm nuk ka asnjë dozë nacionalizmi apo racizmi, apo antidemokracie. Në të kundërtën ai synon t'i kujtojë politikës shqiptare në trekëndëshin politik Tiranë-Prishtinë-Tetovë përvojën e të tjerëve, të francezëve, anglezëve, grekëve, gjermanëve etj., në kohën kur ata hidhnin themelet e shteteve të tyre. Titulli figurativ "Aleancë edhe me djallin...", por edhe me të birin... ka dalë në plan të parë tashmë, kur Kosova në veçanti dhe në tërësi çështja shqiptare ndodhet në "finishin" e saj. Dhe në finish gara bëhet edhe më e fortë, në finish edhe bërrylat janë më të shumtë. Por fatkeqësisht, përgjatë një shekulli politikë, shumicën e rasteve i kemi humbur pikërisht në "finish".



Eshtë një marrëdhënie e re politike që kërkohet për politikën shqiptare në gjithë hapësirën e saj. ("Problemi i Kosovës - deklaroi më në fund Kryeministri i Prishtinës, Çeku në Tiranë - është problem në radhë të parë i shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Ulqin etj.". "Statusi i Kosovës është pavarësia dhe kjo nuk ka alternativë", - u shpreh Kryeministri i Tiranës, Berisha. "Kosova u përket shqiptarëve", - do të shprehej befasisht lideri i opozitës së Tiranës, Rama, po në Prishtinë. "Nuk vjen në shprehje konfederata me Serbinë, do ta shpallim pavarësinë", do të shprehej lideri i opozitës shqiptare të Prishtinës, Thaçi. "Maqedonia duhet të ndahet", deklaroi me forcë ish-kryeministri i Maqedonisë dhe bullgaro-maqedonasi Georgievski. "Ajo edhe sot po vepron si një shtet federativ midis maqedonasve dhe shqiptarëve". Një deklaratë që më shumë se parashikim, më shumë se goditje për Gruevskin dhe Cervenkovskin, shërben si kambanë zgjimi politik për Ahmetin, Thaçin, Mahmutin, Veselin etj., në formën e kujtesës, duke u thënë se "boll punuat për të tjerë, boll me globalizëm; mendoni më në fund për trojet dhe kombin tuaj".)

Kjo marrëdhënie e re politike e trekëndëshit shqiptar Tiranë-Prishtinë-Tetovë, lypset të formësohet dhe ristrukturohet në disa drejtime. Trekëndëshi shqiptar Tiranë-Prishtinë-Tetovë ka nevojë të institucionalizojë marrëdhëniet politike. Sa kohë që pranohet se kemi të bëjmë me një hapësirë të një kombi, aq kohë politikanët e tij, megjithëse përkohësisht jetojnë në shtete të ndryshme, kanë nevojë të konsultohen bashkërisht. Vizitat e ndërsjella partiake apo qeveritare bilaterale, apo më shumë se kaq, kanë qenë dhe janë për probleme dytësore. (Jo pak herë të tre "kryeqytetet" shqiptare janë përdorur nga politikanë të ndryshëm për kapital të ndërsjellë politik personal apo partiak). Institucionalizim marrëdhëniesh do të thotë që të kesh një zë të përbashkët për problemet madhore të kombit shqiptar. Po bëhem më konkret; përgjigjja e pyetjeve të mëposhtme do të thotë të jesh konkret dhe jo deklarativ: Cili është qëndrimi i përbashkët i Tiranës-Tetovës-Prishtinës lidhur me ndarjen faktike të Kosovës, cilat do të jenë hapat e mundshme për t'u hedhur? A është dakord trekëndëshi shqiptar që përballë ndarjes reale të hedhë në tregun politik bashkimin real të shqiptarëve apo do të vazhdojë të flasë me ndrojtje, me frikë vetëm për tensione dhe ndryshime kufijsh. Cilët kufij do të ndryshojnë dhe a duhet të ndryshojnë? (Voin Lazarevici, një nga pronarët e kompanisë së njohur të shpërndarjes së energjisë elektrike EFT dhe mik i Koshtunicës, vizitoi disa kryeqendra të Evropës lidhur me modalitetet e ndarjes së Kosovës). A ka ndonjë të dërguar të Tiranës që të vizitojë po këto kryeqendra apo të tjera në gjithë botën lidhur me bashkimin e shqiptarëve?
Cili është qëndrimi i përbashkët i Tiranës-Prishtinës-Tetovës lidhur me konfederatën Beograd-Prishtinë, tezë që ka filluar të qarkullojë ditët e fundit nga disa kancelari evropiane? Po lidhur me konfederatën shqiptare Tiranë-Prishtinë, të cilën e kanë artikuluar disa parti shqiptare, por të cilën nuk e ndalon as Plani Ahtisari? Ka edhe pyetje të tjera. Por edhe kaq mjaftojnë për të konkluduar se kërkohet një qëndrim i ri politik, një marrëdhënie e re politike. Të tjera aleanca kërkon shteti dhe të tjera aleanca pushteti. Kosova kërkon të bëhet shtet dhe kjo kërkesë është pjesa minimale e problemit shqiptar. Por, edhe shqiptarët si komb kërkojnë të bëhen shtet. Dhe kjo është kërkesa natyrale e kombit shqiptar. Deri më tani kemi të bëjmë me një aleancë tradicionale të shqiptarëve në SHBA, të cilat me të drejtë konsiderohen strategjike. Kemi të bëjmë me një aleancë evropiane, të cilën në disa raste e konsiderojmë gabimisht strategjike, siç ndodh kur flasim për Greqinë dhe Italinë. (Marrëdhëniet me Greqinë dhe Italinë, askurrë nuk mund të barazohen me marrëdhëniet me SHBA). Deri më tani kemi të bëjmë me hezitim në marrëdhëniet me shtete të tjera të fuqishme në botë, herë për shkak të regjimeve të tyre apo herë për shkak të religjionit, apo herë për shkak të luftës për pushtet në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë. Sa kohë që një ministër i një shteti-xhuxh si Luksemburgu deklaron me megalomani se SHBA nuk ka punë në Kosovë, aq kohë trekëndëshi politik Tiranë-Prishtinë-Tetovë duhet të kërkojë aleatë deri në Afrikën e Jugut, në Brazil, në Australi, në Meksikë, në Zelandën e Re, në Arabinë Saudite, në Pakistan, në Egjipt, Kazakistan, Mongoli etj. Pra, kudo ku gjen mbështetës të çështjes shqiptare. Kosova dhe çështja shqiptare nuk janë vetëm problem evropian, siç po thuhet shpesh pas mbledhjes përçarëse të Portugalisë, ato janë problem amerikan dhe botëror. (Historia nuk duhet rishkruar vetëm për shqiptarët, por edhe për evropianët). Gjendja aktuale e Kosovës dhe kombit shqiptar të shpërndarë në pesë shtete është një produkt i pastër evropian, natyrisht i fillim shekullit të 20-të. Bosnja e masakrës etnike të viteve '92-'95 ishte një produkt i pastër evropian i fundshekullit të 20-te. Dhe e fundit, ata që urdhëruan bombardimin e ish-Jugosllavisë për të penguar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, nuk ishin evropiane, por amerikane. Ndërsa në Evropë pati protesta të fuqishme kundër bombardimeve. Kosova kërkon shtetin e saj, kombi shqiptar kërkon shtetin e tij të mohuar për një shekull. Në funksion të këtij synimi janë dhe duhet të jenë të mirëpritura ndihma dhe aleanca me të gjithë, përfshi edhe "djallin". Edhe nazisti Ribentrop dhe fashisti Ciano, të cilët krijuan Shqipërinë e Madhe, duhet të jenë aleatë. Edhe Nursulltan Nazarbajevi, presidenti "pluralist" që fiton gjithmonë 98 për qind të votave duhet të jetë aleat. Edhe Musharafi i Pakistanit duhet të jetë aleat.
Sepse: Shteti nuk ka ngjyrë, atë e ka vetëm pushteti.

Prandaj: Aleanca me djallin. Por edhe me të birin për shtetin e ri shqiptar të Kosovës, apo shtetin e kombit shqiptar në Ballkan, është jo thjesht një imperativ, por edhe një nocion progresiv dhe euroatlantist.

Nga prof. Koço Danaj 07'

Qytetari dhe politikani

Politika/Politikanët.

Përvoja ndërkombëtare tregon se sa më i lartë të jetë niveli i qytetarisë, aq më shumë politikë dhe politikanë të mirë do të kemi, edhe pse për disa shkaqe dhe arsye, raporti ndërmjet tyre jo gjithmonë është domosdoshmërisht i drejtë.



Pasi ka pasur e ka raste kur politika, e sidomos politikane te caktuar harrojne ose dhe shkelin disa parime dhe kritere te qytetarise, duke i pare ato si pengesa e jo si avantazhe. Por gjithsesi, prirja keto 20 vitet e fundit edhe ne vendin tone, eshte qe politika t'i ktheje syte gjithnje e me shume drejt qytetarit dhe qytetarise. Pa hyre ne perkufizime shkollareske apo akademike, politikani eshte nje shtetas i tipit qytetar qe hyn aktivisht ne politike - ne Parlament si ligjberes, ne organet e pushtetit qendror dhe lokal, apo ne partite politike. Politika gjithnje e me shume po behet profesion dhe karriere; gjithsesi ajo eshte mbi te gjitha mision sublim dhe fisnik, pavaresisht nga fakti se ka pasur politikane qe gjate karrieres se tyre bejne gjithcka, por jo politike te mirefillte per njerezit. Ose kur bilanci i "outputit" te tyre kundrejt "inputeve" rezulton deficitar. Pervoja nderkombetare e koheve te fundit por dhe ajo e vendit tone deshmon qarte se nuk mund te jesh minister, deputet, kryetar bashkie, sidomos ne qytete te medha, apo pretendent per kryeminister, e te mohosh se je politikan, duke e barazuar veten me nje qytetar, sado i mire te jete ai. Dhe ca me keq, te mundohesh te mohosh gjithcka qe politika dhe politikanet shqiptare, me te mirat dhe gjynahet e tyre kane bere keto 18 vjet. Politika nuk permiresohet e as pastrohet duke mohuar qenien si politikan, apo vetem duke anatemuar njerin dhe tjetrin, si dhe duke tentuar perjashtimin apo fshirjen e kontributeve te tyre, me te mirat dhe te metat; ndryshe perse merresh me politike?

Qyteterimi i politikes

Po, kjo perben nder sfidat kryesore te politikes se sotme moderne. Me nje fjale t'i shtohen politikes edhe me shume vlerat njerezore, duke e vene sa me mire ne sherbim te interesave te publikut. Vec rasteve dhe shembujve negative qe "gjuhen" me aq zell nga media e sotme, pervoja e politikes nderkombetare por dhe ajo e vendit tone vitet e fundit eshte e begate me shembuj, modele dhe tregues pozitive. Keshtu, nje shenje simbolike por e rendesishme e respektit te zgjedhesve jane dhe "nofkat" perkedhelese qe u kane vene politikaneve dhe shtetareve te tyre popullore. Gjermanet e quanin Kancelarin e tyre te pare Adenauer "Plaku i Mire", pasardhesin e tij Willi Brand " Willi jone" ish-Presidentin e tyre Johanes Rau, "Vellai Johannes" e keshtu me radhe. Ne nje prej sondazheve serioze te ketyre diteve ne Gjermani, njerezit e thjeshte kane renditur nder 100 njerezit me te dashur edhe disa politikane, nisur edhe nga " afersia e tyre me popullin". Bie ne sy, Kancelarja e tanishme gjermane, Angela Merkel si dhe "ylli" i ri i politikes bavareze, ministri Federal i Ekonomise, 37-vjecari Zu Gutemberg, edhe per te foluren e tyre "acik" ose ne gjuhen e thjeshte te popullit.

Karriera/ Misioni/ Martirizimi Politik

Me pare na trembte fjala karriere, quhej dicka negative. Ndersa tani ajo perfaqeson nje objektiv te rendesishem per realizimin e njerezve te profesioneve te ndryshme. Keshtu ndodh edhe me politikanet qe fillojne te ngjisin shkallet e karrieres politike, ashtu si dhe diplomatet, ushtaraket, mjeket, etj. Ka prej tyre qe shfrytezojne atraktivitetin dhe karizmen. Keta mbeten politikane, ne disa raste dredharake e pa skrupull, por qe gjithsesi arrijne jo pak ne karrieren e tyre. E megjithate, vec kulisave negative, zor se mbetet gje thelbesore nga aktiviteti i tyre, per te mos thene se mbahen mend per sajesa te shpifura qe kane sjelle " fare pak qar dhe shume zarar". Por, ka dhe mjaft te tjere qe nuk hyjne ne politike per karriere, apo se jane atraktive, joshes ose karizmatike, por se koha kerkon prej tyre nje mision te madh ndryshimi epokal, te sistemit, mentalitetit, traditave. Permendim Presidentet misionare te medhenj amerikane, si Lincoln, Xheferson, Rusvelt, per te ardhur tek Kenedi, Regani, dhe Klintoni. Ne Gjermani, Konrad Adenaueri ishte pensionist 73 vjecar, kur u inaugurua si Kancelari i pare i Gjermanise modern te pasluftes dhe drejtoi me autoritet deri ne moshen 87 vjec, duke realizuar misionin e tij te madh per ta futur Gjermanine perfundimisht ne rrjedhat Euro-Atlantike. Legjenda Churcill u be Kryeminister i Luftes ne moshen 66 vjecare dhe u largua nga politika ne moshen 85 vjecare, per te mposhtur hordhite naziste por dhe per te bere paqen! Legjendari Papandreu la Harwardin, ku ishte dhe autor i disa teorive dhe botimeve prestigjioze, dhe guxoi te vinte ne Greqi ne kohera tejet te veshtira, kur sundonte junta e koloneleve dhe ne ilegalitet krijoi per here te pare te majten moderne greke! Ne Ceki, shkrimtari disident Vaclav Havel e ne Hungari, Arpad Goenz lane fushen komode te letersise dhe iu futen politikes si misionare te medhenj, duke fituar respektin dhe admirimin e te gjitheve per politiken e tyre te qyteteruar. Keshtu ndodhi edhe me Ibrahim Rrugoven ne Kosove, qe kishte shkelqyer ne fushat e letrave, por qe me vone parapelqeu te perballej me sfiden e veshtire te krijimit te shtetit te Kosoves. Si per te vertetuar edhe me shume dukurine e mesiperme, ka dhe politikane te tjere qe vazhdojne misionin e tyre fisnik ne sherbim te politikes nderkombetare, edhe pse i kane "pushtuar" dhe perfunduar me kohe e me sukses majat e karrieres se tyre politike. Bie ne sy ish-Presidenti finlandez, kryenegociatori dhe hartuesi i Paketes per Kosoven, Martti Ahtisari, apo ish-Presidentet amerikane Xhimi Karter dhe Bill Klinton, ish-Presidenti francez Giscar D'Estaign, ish-kryeministri i suksesshem i Belgjikes dhe Presidenti i tanishem i Partive Popullore Evropiane, miku i vendit tone, W. Martens e te tjere. Ne fakt, politikane te tille, "24 karatesh" arrijne te behen burra shteti. Por, realizimin e misionit te tyre te madh, mjaft politikane kalibri kane qene te gatshem edhe per cdo sakrifice, duke dhene madje edhe jeten e tyre. Te tille ishin vellezerit Kenedi ne SHBA, Benazir Buto me te atin e saj ne Pakistan, Indira Gandi me te shoqin ne Indi, Rabini ne Izrael, Anvar El Sadat ne Egjipt e deri tek Zoran Xhinxhic ne Serbine e sotme. Te tjere jane ndaluar, burgosur e persekutuar apo u jane nenshtruar akuzave te ndryshme, vetem e vetem per t'i larguar nga skena politike. Shembulli i tyre sot, pervecse studiohet ne librat e historise, perben burim frymezimi dhe pike te madhe reference per gjithe njerezit perparimtare, demokrate dhe paqedashes.

Nga Dr. Jorgji Kote Koha Jone

Saturday, October 3, 2009

"Tarifat e Albtelekomit, përse duhen rrjepur kështu qytetarët shqiptarë"?

Problemi që dua të ngre ka të bëjë me fakte konkrete që janë në faturën e çdo shqiptari që u servir çdo muaj Telekomi, të cilave në këndvështrimin tim nuk mund t'u vë emër tjetër përvese "rrjepje".


Për hir të së vërtetës, me aq sa vështrojmë, stafi vendor i Telekomit në Dibër duket i përkushtuar, që nga drejtori, por urdhrat i marrin nga lart, nga turku. Çdo shtetas, që ka një numër telefoni fiks, ka lidhur një kontratë, një pjesë e mirë e kontraktuesve kanë vënë firmën pa e lexuar (ky nuk është faj i Telekomit).



Në kontratë thuhet se duhet paguar tatim mujor vlera e të cilit nga 200 lekë në muaj këtej nga anët tona është rritur gradualisht, sot ka shkuar në 293 lekë në muaj, që do të thotë 3516 lekë të reja në vit dhe në një qytet modest me 5000 abonentë kjo vlerë shkon në 17 milionë e 580 mijë lekë të reja.


Kur kemi lidhur kontratën me Telekomin, kemi paguar tarifën e lidhjes, ose më saktë instalimit. Pse vallë e merr tani çdo muaj taksën e pajtimit?! Nëse bëhet fjalë se Telekomi mirëmban linjën, kjo nuk shkon, pasi edhe elektriku mirëmban linja, bile me shpenzime më kolosale se këputja e një teli telefoni, por nuk merr taksë pajtimi.


Elektriku riparon defektet, transformatorët, linjat e këputura e nuk na shënon shtesë pagese në faturë. Nëse telekomi mirëmban linjën, e bën për vete, për fitimet e biznesit privat e ne kemi detyrë që të paguajmë impulset. Aq më tepër tani, Telekomi dhe instalimet e reja po i bën falas.


Sikur të mos mjaftonte taksa e pajtimit familjar kësaj takse i shtohet dhe tvsh-ja. Pra taksë mbi taksë. Pasi shkruhet në faturë në fillim taksa e pajtimit, pas saj komunikimet lokale, rajonale, kombëtare e ndërkombëtare, mblidhen të gjitha bashkë dhe kësaj shume i shtohet dhe tvsh-ja 20%.


A ka ekonomist të na mbushë mendjen se pajtimi familjar nuk është taksë dhe nga ana tjetër se dhe për taksën duhet mbajtur t.v.sh.? T.v.sh. - ja vetëm për këtë taksë, sikur të mos harxhosh asnjë impuls është 703.2 lekë në vit për familje, dhe për 5000 familje shkon në 3 milionë e 516 mijë lekë, natyrisht të reja.


Po në shkallë kombëtare?! Ndaj me këto argumenta të përmbledhura, pa folur për të tjera, si fjala vjen futja e pagesës dhe kur kërkon një numër te 124-a, do të thosha se telekomi po na "rrjep" për të mos përdorur fjalën "vjedh".


Dhe kjo, sigurisht, vjen nga lart, nga atje ku bëhen politikat menaxhuese të Telekomit, nga ata pra, të huajt. Është mirë që të mos na kujtojnë poezinë "Shqipëtar" që fillon me vargjet: "Shqipërinë e mori turku ..."
Shekulli

Rregulloni semaforët, pastaj ejani të na vini gjobat

Policia s’tërhiqet, dje vuri 1759 gjoba. Shumica e tyre janë ende të papaguara.

TIRANE- Drejtuesit e automjeteve që janë gjobitur nga efektivat e Policisë Rrugore të Tiranës, nuk pranojnë të shlyejnë detyrimet financiare në arkën pranë komisariatit rrugor që ndodhet në Kinostudjo. Shkak i kësaj situate sipas tyre është bërë gjobitja pa kriter e shoferëve nga ana Policisë Rrugore, të cilët çdo ditë kanë vënë mbi 1500 masa administrative ndaj atyre drejtuesve që ata i quajnë kundërvajtës me sinjalistikën rrugore. Pjesa më e madhe e të gjobiturve kanë refuzuar të paguajnë shumat financiare, për arsye se ata janë gjobitur në mënyrë të paligjshme nga efektivat e Policisë Rrugore. Shoferët tregojnë se policët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, kanë shkelur të gjitha rregullat elementare që zbatohen në momentin e vendosjes së gjobës apo penalizimeve të ndryshme. Pakënaqësitë, drejtuesit e automjeteve në kryeqytet i mbështesin në disa fakte, ku sipas tyre Policia Rrugore vendos gjoba në kryqëzime ku nuk funksionojnë semaforët. Gjithashtu ata tregojnë se janë gjobitur, për arsye se nuk kanë respektuar semaforin, në një kohë kur ky i fundit nuk dallohej fare, pasi ishte i mbuluar nga reklamat e ndryshme të bizneseve si dhe nga degët e pemëve që ndodhen në trotuar.



Ky nuk është argumenti i vetëm i drejtuesve të makinave, pasi ata theksojnë se janë gjobitur për arsye se udhëtonin në kundërvajtje me tabelat e rrugës. Mirëpo realisht në fillim të segmentit rrugor apo në fund të tij, nuk ka pasur asnjë tabelë që të tregonte drejtimin e lëvizjes së mjeteve. Një ndër arsyer e tjera që shoferët e ngrenë si protestë kundër gjobitjes masive të Policisë Rrugore, është edhe ajo e vijëzimit të rrugëve në kryeqytet. Pjesa më madhe e tyre, nuk kanë asnjë vijë të bardhë, e cila do të orientonte në parkimin dhe lëvizjen e mjeteve. Duke qenë se shumë elementë të sinjalistikës mungojnë në rrugët e Tiranës, shoferët nuk mund të parashikojnë të drejtën e lëvizjes së tyre në rrugët e ndryshme të kryeqytetit. Ndërkohë përkundër këtyre zërave është shprehur policia e Tiranës, e cila ka deklaruar se në ditët në vazhdim do marrë kontrolle dhe masa ndëshkuese ndaj atyre drejtuesve, të cilët nuk kanë shlyer detyrimet e tyre, që rrjedhin nga kundërvajtjet administrative.


ELTON QYNO, Metropol