Institucionet e Arsimit të Lartë po përpiqen që të vendosin dorë në veshjet e studentëve, kryesisht atyre femra, për shkak se ato janë shpeshherë shumë ekstravagante por dhe provokuese.
I pari fakultet që ka nxjerrë një urdhër me shkrim për mënyrën e veshjes së studentëve nëpër auditore është Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Në njoftimin që ka nxjerr ky fakultet, thuhet se nuk do të lejohet që studentet e veshura me minifunde, pantallona të shkurtra, kanatjere të hapura, bluza të shkurtra apo dhe ato që janë të veshura me shapka plazhi, të hyjnë në mësim apo të japin provime. Në fund të këtij njoftimi kërkohet që studentët të vishen në një mënyrë sa më të rregullt.
Veshja
Minifunde sa më të shkurtra, dekolte, buste dhe pantallona të shkurtra, këto janë 'pasarelat' që krijohen nëpër universitetet e vendit. Veshje sa më moderne dhe ekstravagante përdorin studentët nëpër auditoret e fakulteteve. Më problematike kryesisht janë studentet femra, sepse me veshjet ekspozojnë hiret e tyre. Ndërsa për studentët meshkuj problem janë kryesisht veshja e shapkave me gisht, përdorimi i kapeleve apo dhe i pantallonave të shkurtra. Pra duke qenë se në auditoret e këtij fakulteti studentet ishin gjysmë të zhveshura, dekanati u detyrua që të nxirrte një urdhër, sipas të cilit nuk do lejoheshin disa lloj veshjesh. Ndërkohë që ende hasen shumë probleme në zbatimin e këtij rregulli. Por ky shqetësim nuk vërehet vetëm nëpër auditoret e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, por në të gjitha universitetet e vendit.
Urdhri
Mjaft më me veshje ekstravagante nëpër shkollat e larta! Epoka e minifundeve dhe bluzave të hapura merr fund. Nëpërmjet një njoftimi të vendosur në derën hyrëse të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit ndalohet hyrja e studentëve në mësim dhe në provime me pantallona të shkurtra, minifunde, kanatjere apo bluza të shkurtra. Dekanati kërkon nga studentët e këtij fakulteti një veshje të rregullt dhe sa më serioze që i ka hije një studenti. Nëse këto rregulla nuk zbatohen, studentët që shkelin urdhrin nuk do të lejohen të hyjnë në provime. Konflikti për mënyrën e veshjes në auditoret e shkollave është një debat i përhershëm këto vitet e fundit në universitetet shqiptare. Por kjo çështje as me një urdhër të tillë nuk arrin që të zgjidhet, nëse vetë studentët nuk ndërgjegjësohen se cilat janë veshjet e përshtatshme nëpër institucionet arsimore.
E. Hoxhaj, G.Shqiptare
Një ndër elementet që deri diku është bërë shqetësues në shkollat shqiptare është edhe ai i mbajtjes së shamive dhe kryqeve nga nxënësit, simbole propagandistike fetarë. Duke qënë se shkollat janë institucione laike, është ngjallur jo pak herë debat për një cështje të tillë, madje ka patur raste, që vajza të cilat kanë ardhur të mbuluara me shami në shkollë apo Fakultet, janë përjashtuar nga mësimi.
Çdo ambjent ka rregullat e tij, të cilat nevojiten për të garantuar një marrëdhënie të respektuar. Ashtu si në kishë apo xhami ku domosdoshmërisht duhet respektuar rregullorja e sjelljes dhe veshjes së individëve edhe në institucionet laike ajo duhet respektuar. Arsimi nuk është i detyrueshëm, por gjithsesi për individët që nuk ndahen dot nga veshjet fetare, mund të zgjedhin lirisht të studiojnë në shkolla fetare.
No comments:
Post a Comment