Sunday, October 4, 2009

Qytetari dhe politikani

Politika/Politikanët.

Përvoja ndërkombëtare tregon se sa më i lartë të jetë niveli i qytetarisë, aq më shumë politikë dhe politikanë të mirë do të kemi, edhe pse për disa shkaqe dhe arsye, raporti ndërmjet tyre jo gjithmonë është domosdoshmërisht i drejtë.



Pasi ka pasur e ka raste kur politika, e sidomos politikane te caktuar harrojne ose dhe shkelin disa parime dhe kritere te qytetarise, duke i pare ato si pengesa e jo si avantazhe. Por gjithsesi, prirja keto 20 vitet e fundit edhe ne vendin tone, eshte qe politika t'i ktheje syte gjithnje e me shume drejt qytetarit dhe qytetarise. Pa hyre ne perkufizime shkollareske apo akademike, politikani eshte nje shtetas i tipit qytetar qe hyn aktivisht ne politike - ne Parlament si ligjberes, ne organet e pushtetit qendror dhe lokal, apo ne partite politike. Politika gjithnje e me shume po behet profesion dhe karriere; gjithsesi ajo eshte mbi te gjitha mision sublim dhe fisnik, pavaresisht nga fakti se ka pasur politikane qe gjate karrieres se tyre bejne gjithcka, por jo politike te mirefillte per njerezit. Ose kur bilanci i "outputit" te tyre kundrejt "inputeve" rezulton deficitar. Pervoja nderkombetare e koheve te fundit por dhe ajo e vendit tone deshmon qarte se nuk mund te jesh minister, deputet, kryetar bashkie, sidomos ne qytete te medha, apo pretendent per kryeminister, e te mohosh se je politikan, duke e barazuar veten me nje qytetar, sado i mire te jete ai. Dhe ca me keq, te mundohesh te mohosh gjithcka qe politika dhe politikanet shqiptare, me te mirat dhe gjynahet e tyre kane bere keto 18 vjet. Politika nuk permiresohet e as pastrohet duke mohuar qenien si politikan, apo vetem duke anatemuar njerin dhe tjetrin, si dhe duke tentuar perjashtimin apo fshirjen e kontributeve te tyre, me te mirat dhe te metat; ndryshe perse merresh me politike?

Qyteterimi i politikes

Po, kjo perben nder sfidat kryesore te politikes se sotme moderne. Me nje fjale t'i shtohen politikes edhe me shume vlerat njerezore, duke e vene sa me mire ne sherbim te interesave te publikut. Vec rasteve dhe shembujve negative qe "gjuhen" me aq zell nga media e sotme, pervoja e politikes nderkombetare por dhe ajo e vendit tone vitet e fundit eshte e begate me shembuj, modele dhe tregues pozitive. Keshtu, nje shenje simbolike por e rendesishme e respektit te zgjedhesve jane dhe "nofkat" perkedhelese qe u kane vene politikaneve dhe shtetareve te tyre popullore. Gjermanet e quanin Kancelarin e tyre te pare Adenauer "Plaku i Mire", pasardhesin e tij Willi Brand " Willi jone" ish-Presidentin e tyre Johanes Rau, "Vellai Johannes" e keshtu me radhe. Ne nje prej sondazheve serioze te ketyre diteve ne Gjermani, njerezit e thjeshte kane renditur nder 100 njerezit me te dashur edhe disa politikane, nisur edhe nga " afersia e tyre me popullin". Bie ne sy, Kancelarja e tanishme gjermane, Angela Merkel si dhe "ylli" i ri i politikes bavareze, ministri Federal i Ekonomise, 37-vjecari Zu Gutemberg, edhe per te foluren e tyre "acik" ose ne gjuhen e thjeshte te popullit.

Karriera/ Misioni/ Martirizimi Politik

Me pare na trembte fjala karriere, quhej dicka negative. Ndersa tani ajo perfaqeson nje objektiv te rendesishem per realizimin e njerezve te profesioneve te ndryshme. Keshtu ndodh edhe me politikanet qe fillojne te ngjisin shkallet e karrieres politike, ashtu si dhe diplomatet, ushtaraket, mjeket, etj. Ka prej tyre qe shfrytezojne atraktivitetin dhe karizmen. Keta mbeten politikane, ne disa raste dredharake e pa skrupull, por qe gjithsesi arrijne jo pak ne karrieren e tyre. E megjithate, vec kulisave negative, zor se mbetet gje thelbesore nga aktiviteti i tyre, per te mos thene se mbahen mend per sajesa te shpifura qe kane sjelle " fare pak qar dhe shume zarar". Por, ka dhe mjaft te tjere qe nuk hyjne ne politike per karriere, apo se jane atraktive, joshes ose karizmatike, por se koha kerkon prej tyre nje mision te madh ndryshimi epokal, te sistemit, mentalitetit, traditave. Permendim Presidentet misionare te medhenj amerikane, si Lincoln, Xheferson, Rusvelt, per te ardhur tek Kenedi, Regani, dhe Klintoni. Ne Gjermani, Konrad Adenaueri ishte pensionist 73 vjecar, kur u inaugurua si Kancelari i pare i Gjermanise modern te pasluftes dhe drejtoi me autoritet deri ne moshen 87 vjec, duke realizuar misionin e tij te madh per ta futur Gjermanine perfundimisht ne rrjedhat Euro-Atlantike. Legjenda Churcill u be Kryeminister i Luftes ne moshen 66 vjecare dhe u largua nga politika ne moshen 85 vjecare, per te mposhtur hordhite naziste por dhe per te bere paqen! Legjendari Papandreu la Harwardin, ku ishte dhe autor i disa teorive dhe botimeve prestigjioze, dhe guxoi te vinte ne Greqi ne kohera tejet te veshtira, kur sundonte junta e koloneleve dhe ne ilegalitet krijoi per here te pare te majten moderne greke! Ne Ceki, shkrimtari disident Vaclav Havel e ne Hungari, Arpad Goenz lane fushen komode te letersise dhe iu futen politikes si misionare te medhenj, duke fituar respektin dhe admirimin e te gjitheve per politiken e tyre te qyteteruar. Keshtu ndodhi edhe me Ibrahim Rrugoven ne Kosove, qe kishte shkelqyer ne fushat e letrave, por qe me vone parapelqeu te perballej me sfiden e veshtire te krijimit te shtetit te Kosoves. Si per te vertetuar edhe me shume dukurine e mesiperme, ka dhe politikane te tjere qe vazhdojne misionin e tyre fisnik ne sherbim te politikes nderkombetare, edhe pse i kane "pushtuar" dhe perfunduar me kohe e me sukses majat e karrieres se tyre politike. Bie ne sy ish-Presidenti finlandez, kryenegociatori dhe hartuesi i Paketes per Kosoven, Martti Ahtisari, apo ish-Presidentet amerikane Xhimi Karter dhe Bill Klinton, ish-Presidenti francez Giscar D'Estaign, ish-kryeministri i suksesshem i Belgjikes dhe Presidenti i tanishem i Partive Popullore Evropiane, miku i vendit tone, W. Martens e te tjere. Ne fakt, politikane te tille, "24 karatesh" arrijne te behen burra shteti. Por, realizimin e misionit te tyre te madh, mjaft politikane kalibri kane qene te gatshem edhe per cdo sakrifice, duke dhene madje edhe jeten e tyre. Te tille ishin vellezerit Kenedi ne SHBA, Benazir Buto me te atin e saj ne Pakistan, Indira Gandi me te shoqin ne Indi, Rabini ne Izrael, Anvar El Sadat ne Egjipt e deri tek Zoran Xhinxhic ne Serbine e sotme. Te tjere jane ndaluar, burgosur e persekutuar apo u jane nenshtruar akuzave te ndryshme, vetem e vetem per t'i larguar nga skena politike. Shembulli i tyre sot, pervecse studiohet ne librat e historise, perben burim frymezimi dhe pike te madhe reference per gjithe njerezit perparimtare, demokrate dhe paqedashes.

Nga Dr. Jorgji Kote Koha Jone

No comments: