Wednesday, August 18, 2010

Rilindja "e heshtur" e shqiptarëve të rinj.

Ç'hyn gjimnastika moderne, projekti "Të krijojmë Lopën e Lumtur", nisma "Historia pio pio" apo loja e frizbit me kurset e gjuhës arbëreshe? Një hiçgjë. E megjithatë, të gjitha këto kanë përfunduar në denoncimin qesharak të një gazete të përditshme nën titullin "Shpenzimet e çmendura të shkollës". Dhe më poshtë një listë me paratë e hedhura më kot në nisma absurde dhe qesharake. Vendosja e arbërishtes mes atyre gjërave të kota, në gjithë këto vite lavdërim e nxitje të ruajtjes së dialekteve, flet shumë për retë që ngrihen tani mbi shqiptarët.

Dhe jo vetëm mbi gjuhën e tyre, që mbijeton që prej gjysmë mijëvjeçari në 41 komuna dhe 9 zona të shtatë rajoneve jug-qendrore të Italisë, falë vullnetit virtuoz të më shumë se 100 mijë banorëve. Por, mbi kulturën e tyre. Identitetin e tyre. Ekzistencën e këtyre njerëzve. Pa diskutim, janë mjaft të durueshëm. Ata u kanë rezistuar turqve në atdheun e tyre antik. U kanë rezistuar ofensivave të përsëritura të Kishës ndaj riteve të tyre ortodokse. U kanë rezistuar tentative shekullore të asimilimit. Dhe i ngjajnë pak të madhes Pisha Loricato, simboli i Parkut të Pollinos, në rrëzë të të cilit ndodhen pjesa më e madhe e fshatrave arbëreshe. Një pemë, që pavarësisht nga ata që thonë se është në zhdukje, reziston ende dhe konsiderohet si pisha më e vjetër e Europës. Rezistojnë edhe shqiptarët e Italisë.

Gjuha
Pavarësisht nga fakti se, siç shpjegon edhe etnologu Vito Teti, "ligji për mbrojtjen e gjuhëve të minoriteteve historike i 15 dhjetorit 1999 ka ardhur, pas një pritjeje të gjatë dhe shumë shtyrjeve, ndoshta tepër vonë". Megjithëse, televizioni i ka shkaktuar goditje vdekjeprurëse gjuhës arbëreshe. Megjithëse, shkolla edhe me një ligj të fundit rajonal që u jep një farë ndihme instituteve që organizojnë kurse të arbërishtes, nuk ka bërë thuajse asgjë për të shpëtuar këtë copëz të rëndësishme të kulturës jugore. Megjithëse, emigracioni vazhdon të "zbrazë" xhepat e largët, me ritme të shpejta sidomos në Apeninet kalabreze. Shkrimtari Carmine Abate, autor i shumë librave që silleshin rreth botës arbëreshe, si "Motoja e Skënderbeut" (për revoltat fshatare të pasluftës ku morën pjesë shumë shqiptarë, shpesh komunistë të devotshëm si Antonio Gramshi), apo i fundit "Të jetosh për hir të udhëtimeve të tjera", thotë se: "gjuha nuk po zhduket". "Po zhduken njerëzit. Në fshatin tim, Carfizzi, në vitet '70 banonin 1800 persona. Sot, numri i tyre është 800". Është mëkat. Sepse komuniteti i italianëve me gjuhë shqiptare, përkundër tendencës së atyre që jetojnë në zonat jugore e që e lexojnë sot historinë duke përmbysur me inat mitet e bashkimit, përjeton me krenari rigjallërimin. Arbëreshët kanë patur një rol qendror në çështjet e bashkimit.Është një peshë e madhe, në krahasim me atë demografike.

Voxha Arbereshe
Arbëreshët
Arbëresh ishte Agesilao Milano, që duke hyrë në radhët e ushtrisë burbone me qëllim afrimin me mbretin e Napolit, tentoi të vriste në vitin 1856 Ferdinandin e dytë. "I dënuar me vdekje, në fund të një procesi të parregullt, shkruan Domenico Cassiano në librin "Rilindja në Kalabri", djali lutej me zë të lartë, puthte kryqin dhe përsëriste vazhdimisht: "Rroftë Zoti, feja, liria, atdheu". Një dëshmitar në librin e Cassianos, shkruan se Agesilao "hipi i patrembur në podiumin e ekzekutimit dhe aty u krye akti i drejtësisë, por në mënyrë kaq barbare dhe mizore saqë i gjithë populli nisi të bërtiste me indinjatë dhe gati po kërcënonte, aq sa xhandarët u drejtuan armët. Një çerek ore zgjati agonia e të dënuarit dhe më pas edhe trupi i tij u copëtua në mënyrë barbare nga ekzekutori". Arbëresh ishte edhe Jeronim de Rada, i cili pavarësisht nga emri italian dhe përkushtimi me të cilin luftoi për bashkimin e Italisë, është një prej poetëve më të mëdhenj shqiptarë.

Arbëreshë ishin shumë të rinj që humbën jetën në zonat kalabreze për flamurin trengjyrësh si për shembull Raffaele Camodeca, i vrarë ashtu si vëllezërit Bandiera në luginën e Rovitos dhe që Serafino Groppa e kujton si një "hero të ri që në moshën 24-vjeçare, kur jeta po i buzëqeshte, ra viktimë e plumbave" duke thirrur: "Ky është momenti më i lumtur i jetës sime! Rroftë Italia".Arbëreshë ishin edhe 500 banorët e Lungros që iu bashkuan marshimit të Garibaldit në Napoli pasi i dërguan me korrier një mesazh plot entuziazëm: "Qenie e jashtëzakonshme, gjuha jonë s'ka fjalë për t'u përshkruar; zemrat tona nuk e shprehin dot admirimin e madh. Një popull i tërë të shpall çlirimtar të pjesës më të bukur të Italisë (...) Amerika mund të ketë një Xhorxh Uashington, Zvicra një Gulielm Tell, por Italia ka një hero edhe më të madh...".

Arbëresh ishte edhe Pier Domenico Damis që, siç rrëfen stërnipi i tij, Giuseppe Martino, në librin "Togeri gjeneral", pasi u bashkua me lëvizjet kryengritëse në 1844 e 1847 e në fund edhe në vitin 1848, u detyrua të arratisej për tre vjet në mal, u kap rob, u dënua dhe u dërgua nga burbonët me anije në Amerikën e Jugut. Një dëbim që nuk shkoi deri në fund pasi bashkë me 66 patriotë, ai e ktheu anijen drejt Anglisë, në kohë për të marrë pjesë në kthimin në Volturno.Perkushtimi Arbëresh, siç shpjegon Sergio Romano, ishte edhe Francesco Crispi. Arbëreshë ishin edhe djemtë e kolegjit të Shën Adrianos në San Demetrio Corone, 30 në 150 gjithsej që në marshimin e Garibaldit iu bashkuan këmishëkuqve. Një zgjedhje e guximshme për dhjetëra liceistë. Me këtë gjest, ata u jepnin të drejtë fshatarëve pro-burbonë që në 1799 e kishin sulmuar atë çerdhe të inteligjencës shqiptare të bindur se "në kolegjin e Shën Adrianit, edhe Kristi vetë ishte jakobin!"Teza që para listës së të gjithë kryengritësve që kishin dalë nga ky kolegj, të themeluar si një seminar ortodoks, por që pak nga pak të bërë laik, e nxisnin Ferdinandin e dytë ta mbyllte atë duke e konsideruar si një "çerdhe të djallit".

Si shpjegohet i gjithë ky përkushtim për Italinë? Nga vjen ky patriotizëm që shkoi deri aty sa e nxiti poetin Zef Serembe ta përshkruante Garibaldin si një hero të vendosur këmishëkuq/ që i ngjan aq shumë Skënderbeut tonë /e kur me krenari drejton shpatën/ ndez shkreptima?Përgjigja nuk është aspak e lehtë. Ndoshta, ka një lloj peshe në këtë armiqësia ndaj burbonëve. Ndoshta, është zgjedhja e shqiptarëve, kujton Abate, "për të mos qenë një komunitet i mbyllur në vetvete, por tradionalisht i hapur". Ndoshta, ndikon edhe hyrja e idealeve liberale dhe laike, që sigurisht janë më të mëdha në klasat e drejtuesve arbëreshë sesa në zonat më konservatore të Kalabrisë papale e burbonike. Fakti është se, ky krahasim mes Garibaldit dhe Skënderbeut thotë gjithçka: dashuria për atdheun e zgjedhur është e njëjtë me atë për atdheun që kanë lënë pas.Sepse Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi i rezistencës ndaj turqve në Arbërinë e lashtë, është për arbëreshët shumë më tepër se një simbol i së shkuarës. Është një personazh i gjallë. Që dominon në faqet e internetit, gazetat dhe radiot shqiptare.

Anija "Vlora" - 1991
Emigracioni
Pika e referimit të këtij populli që ka ardhur në Itali në tetë valë emigracioni të ndryshme që prej vitit 1399 deri në vitin 1774. Më shumë, kuptohet, në valën e fundit. Që nisi kur një të shtunë vere të vitit 1990, saktësisht 20 vjet më parë, kamionisti me emrin Fatos hyri me Skodën e tij në ambasadën italiane në Tiranë duke kërkuar strehim. E kur pak muaj më pas në brigjet puljeze u shfaqën profilet e anijeve "Liria", "Tirana" dhe "Legjenda", të tejmbushura me mijëra e mijëra shqiptarë. E kush mund t'i harrojë ato anije të mbingarkuara? Jo refugjatët, që do ta kujtojnë gjithnjë stadiumin e Barit me ndihmat që hidheshin nga helikopterët. Dhe as italianët që pavarësisht nga fakti se mbërritjet e emigrantëve nga vendet e varfra ishin shtuar tej mase që prej 15 vitesh, e vunë re në atë moment se nuk ishin më një vend emigrantësh, por një vend emigracioni. Dhe as arbëreshët që përballë atyre pamjeve, pësuan tronditje."Zbrisnin për mrekulli nga ato anije të vjetra njerëz që ishin shqiptarë si ata, dhe njësoj si ata në kohët e emigracionit të lashtë, po arratiseshin nga një botë shtypjeje, në kërkim të lirisë, një jete më të mirë, por edhe ushqimit dhe mirëqenies që e shihnin në imazhet televizive" shkruan në librin "Kuptimi i vendeve" Vito Teti, "të ardhurit e rinj, megjithatë, nuk kishin asgjë tipike prej luftëtarëve të vjetër, nuk lëshonin shqiponja në qiell si Skënderbeu, nuk kishin popuj për të themeluar. Ishin të pistë, të dobët, veshur me rrecka. Shqiptarët që po vinin nga përtej detit nuk kishin më një qytetërim për të mbrojtur.

Po iknin nga regjimi komunist, kërkonim Perëndimin, nuk ndiheshin të tërhequr nga ata që quheshin arbëreshë dhe i shihnin, madje si me ankth e dyshim. Për arbëreshët që prej shekujsh i prisnin dhe që prej dekadash mbanin lidhje me Shqipërinë, nuk ishte e vështirë të njihnin ndryshimin te të rinjtë që po mbërrinin.Ishin shumë të ndryshëm edhe për shkak të diversitetit të tyre të mbrojtur e të shfaqur me krenari. Mbërritja në këto brigje pati një efekt paradoksal e refuzues. Në vend që të forconte sensin e origjinës, shqiptarët e Kalabrisë nisën t'u vinte turp nga ato "maska endacake" që flisnin një gjuhë të ngjashme me atë të tyren. Ndokush, nisi të mendonte që kishte ardhur momenti i integrimit, i fshehjes, i të mos ngatërruarit me ata që vinin nga jashtë". "Jam mik i Tetit, por për këtë lloj 'turpi' nuk jam dakord me të", thotë Carmine Abate, "një gjë është e vërtetë; edhe pse shumë zona arbëreshe i mirëpritën refugjatët e rinj, ata 'kushërinj' nisën të shfaqnin një lloj dyshimi e mosbesimi" "Pra, deri në atë moment të gjithë ne quheshim shqiptarë të Kalabrisë, Puglias, Siçilisë... Që nga ai moment preferuam të quheshim arbëreshë".

Ndryshimet
Po se mos ishte e lehtë të ishe shqiptar... Mjafton të lexosh kronikën e zezë të asaj kohe, ku dominonin episodet fatkeqe. Po të lexosh titujt për çështjen e "Novi Ligure", ku në faqet e para, mbi bazën e dëshmisë së Erikës, të dyshuarit e parë ishin "kafshët" nga Tirana dhe Durrësi. Të lexosh parulla të Ligës së Veriut si "Një votë për Formentinin, një shqiptar më pak në Milano".E nuk ishte vetëm e djathta që po i luftonte. A e kujtoni batutën e Daniele Luttazzit? "Në këto ditë në Milano, mjegulla është aq e dendur sa shqiptarët nuk po arrijnë të vriten mes tyre". E megjithatë, njëzet vjet pas ardhjes së refugjatëve, mund të themi se integrimi i shqiptarëve ishte më i shpejtë dhe i heshtur se ç'pritej. Natyrisht, nuk mungojnë historitë e papranueshme dhe ato që të tronditin fort. Mbi të gjitha, lidhur me vajzat që janë detyruar të dalin në rrugë.

Imazhi
E vështirë të mohosh, megjithatë, se imazhi i shqiptarëve ka ndryshuar thelbësisht. Nëse arbëreshët janë tani pak më shumë se 100 mijë, shqiptarët janë gati gjysmë milioni. Për ta kuptuar më mirë: një në gjashtë shqiptarë jeton këtej. Edhe më impresionues është numri i atyre që nuk janë kufizuar në kryerjen e punëve të rëndomta, si punëtorë krahu thjeshtë apo pjatalarës, por janë bërë sipërmarrës. "Deri më 30 qershor 2010, thekson Dhoma e Tregtisë, kompanitë me një titullar që ka lindur përtej kanalit të Otrantos janë 27.870. Pjesa më e madhe, rreth 22.701 ishin pronarë të kompanive të vogla të ndërtimit, sektor ku shqiptarët kanë një të tretën e hapësirës së jashtëkomunitarëve.

Ka në vend më shumë se 1.248 tregtarë e mekanikë, 1031 sipërmarrës manifakturash, 582 pronarë të bareve dhe restoranteve dhe 36 operatorë financiarë. Numri i sipërmarrësve shqiptarë është më i ulët vetëm ndaj atyre marokenë (49.186) dhe kinezë (36.103) dhe përfaqëson 11 për qind të 258.577 kompanive individuale që operojnë në Itali, të drejtuara nga jashtëkomunitarët. Një klasë sipërmarrëse e re. Një e katërta (5.914) është nën 30 vjeç. Rajoni ku është përqendruar më shumë aftësia e tyre sipërmarrëse është Toskana e pas saj edhe Lombardia, Reggio Emilia dhe në Puglia, ku mbërriti vala e parë e anijeve dhe gomoneve, numri i kompanive të tyre është vetëm 483. Në Kalabri, ku ndodhen komunitetet shqiptare, ka vetëm 55 kompani të tilla: një e njëqindta në krahasim me Firencen dhe qytete të tjera të Toskanës si Pistoja, ku ndodhen 923 kompani. Një pasuri e madhe për Tiranën, që në 20 vjet ka siguruar një lumë dërgesash nga shqiptarët e Italisë. Banka e Shqipërisë përllogarit se paratë e dërguara në vend nga një milionë e gjysmë emigrantë që jetojnë jashtë vendit përbëjnë 19 për qind të GDP-së. Për ta kuptuar më mirë: është njësoj sikur në Itali të mbërrijnë sot më shumë se 300 miliardë euro. Një shumë e jashtëzakonshme, por e destinuar për t'u reduktuar: shqiptarët tashmë janë vendosur në Itali, kanë sjellë familjen e kanë fëmijë të lindur këtu, që studiojnë këtu.

Scanderbeg-Shoqeria Shqiptare ne Parma
Harresa
Shumë po harrojnë gjuhën aq sa po krijohen shoqata si "Skërnderbeg" në Parma, që organizojnë kurse për fëmijët. Kur Fatmir Kurti hipi në gomonen që do ta sillte në Itali, në vitin 1991, ishte 22 vjeç. Kishte hyrë në radhët e policisë së Shkodrës gjashtë muaj më parë. Ishte vendim momenti lënia e profesionit dhe kthimi në një klandestin. Shkoi në shtëpi, veshi rrobat civile dhe u zhduk. Para kësaj i kërkoi të atit të dorëzonte uniformën dhe armën. Zbarkoi në Puglia, mori trenin për në Friuli. Një ditë më pas nisi të punonte në fushë. Pas pak muajsh në një pizzeri në Lignano. Në vitin 1996, arriti të legalizohej. Dy vjet më pas hapi në Udine lokalin e tij të parë "Pizza me metër". Tashmë, ai ka dhjetë të tilla. Gruaja, vëllezërit e kunetërit punojnë të gjithë aty. Që prej gjashtë vitesh ka kërkuar shtetësinë italiane. Gjashtë vjet heshtje: "Nuk më kanë thënë as po apo jo", thotë ai.

Integrimi
Pak nga pak, ndërsa integrimi i kushërinjve të tyre vazhdon, arbëreshët duket se janë rikthyer te krenaria e përkatësisë së tyre. Te veçantia e tyre. Te ndryshimet. Që në shumë zona konsiderohen si vlera. Si në Kalabri, ku, siç shpjegojnë Antonio Sposato dhe Aldo Marino, kryebashkiakët e San Demetrio Corone dhe Vaccarizzo Albanese, "arbëreshët kanë qëndruar gjithnjë jashtë "Ndrangheta"-s. Në Sicili, për fat të keq, është ndryshe. Atje arbëreshët janë përzier më shumë. Siç tregon edhe rasti i kumbarit historik Francesco Cuccia që që vitin 1924 e turbulloi Duçen gjatë vizitës duke e pyetur se pse kishte sjellë aq shumë policë? "Këtu jeni në mbrojtjen time!" (kjo i solli për pasojë arrestimin në pak ditë). Këtu në Kalabri dhe në veçanti në zonën arbëreshe mes Pollinos dhe Kozenzës, nuk ndodh kështu. "Ju lutem, s'mund të jemi të gjithë shenjtorë, por 'Ndrangheta' ka qenë përherë larg nesh", thotë Carmine Abate. "Ne u larguam nga toka nënë e pushtuar nga turqit, sepse nuk donim të kishim padronë, nuk mund t'i lejojmë vetes të kemi këtu".
Ka edhe një gjë tjetër që i bën krenarë arbëreshët. Le të marrim si shembull komunën italiane të Cirò-s pas kontrollit të bërë vite më parë nga Kontrolli i Shtetit: 78,2 për qind evazion të taksës Ici, 96,8 mbi mbeturinat e ngurta urbane, 97,4 mbi ujin, 100 për qind mbi ujërat e zeza. Shifra të njëjta me të tjerët edhe në Kalabrinë ku mungesa e ligjit është e përhapur. Mirë. Por, në San Demetrio Corone, veç krenarisë për mozaikët e shkëlqyer të manastirit të Shën Adrianos dhe një materiali të "National Geographic" që e cilëson zonën si "komuna me më shumë ullinj në Itali", ka shifra të tipit "skandinav". E njëjta gjë edhe në Vaccarizzo Albanese, ku komuna mbledh taksat komunale pa ndihmën e tatimorëve. Zona ka një shifër prej tjetër të mbledhjes së taksave: 66 për qind. "Me tarifën më të ulët në Itali: 95 cent për metër kub", thekson kryebashkiaku.

Sergio Rizzo
Gianantonio Stella

Burimi: Corriere della Sera

Po me koshat e plehrave ç’patën?!

Jetojmë në Tiranë. Jo rrallë na rastis që për një arsye a për një tjetër të ecim e të bëjmë thuajse përditë të njejtën rrugë. Fenomenet me të cilat përballemi janë të shumta e të natyrave të ndryshme, ndonëse i anashkalojmë për shkak të problemeve që ka gjithsecili prej nesh në jetën e vet, gjë të cilën populli e ka mishëruar në shprehjen: ”Nuk më lënë këmborët e mia të dëgjoj zilet e botës”. E keqja është se duke mos dëgjuar këto zilet e vogla sot, do na gjëmojnë daullet e topat mot.

Po futem drejt e në temë. Rasti i parë: Një çift të rinjsh kishin blerë secili nga një misër të pjekur dhe mbasi konsumuan pjesën e ngrënëshme, kthyen kokën majtas-djathtas, e pasi nuk ju zyri syri gjëkundi kosha mbeturinash, i hodhën diku në kuadratin e një peme rruge. Rasti i dytë: Brenda një fraksioni sekonde nga rasti i parë, pason i dyti me fluturimin e një pakete cigaresh bosh në mes të trutuarit.
Rasti i tretë: Një grup fëmijësh që sapo mbaruan së ngrëni byrekët, i mblodhën shuk letrat e tyre dhe i gjuajtën njeri-tjetrit, duke improvizuar aty për aty një lojë me ato mjete rrethanore që u ndodheshin. Rasti i katërt: Në pritje të ndizej semafori me sinjal për kalimin e këmbësorëve, një grumbull me lëkura bananesh përfunduan papritmas te këmbët tona.

Rasti i... Fluturon nga “Mercedezi bomb” një kanaçe bosh Ivi limon e pas saj një tjetër lëkurë bananeje. Rasti...im: Nga Tregu i Medresesë drejt unazës për nga rruga “Bardhyl” e në drejtim të Brrylit, ecnim dhe bisedonim. Sëbashku me një të afërmin tim shijuam dhe ne nga një misër. Kur e mbaruam, shëtitëm sytë poshtë e përpjetë për ndonjë kosh mbeturinash, por as në horizontin e largët s’dukej gjë. U detyruam t’i fusnim koçanët apo kaçarumët (të mbledhur me lëpushka) në çantën e tij zyrtare.

Shkak i një bisede pa protokoll edhe për ne të dy e që nisi pikërisht në momentin kur u ndodhëm ngushtë, u bë mungesa e një koshi mbeturinash. Natyrisht nuk mbaron këtu problemi, madje këtu fillon. Dikush me të drejtë mund të mendojë e të thotë që këtë e kemi konstatuar edhe ne, por cila është zgjidhja dhe a ka ilaç ky fenomen jo i vogël qytetar?!

Mendoj se duhet parë në disa këndvështrime. E para: Tek organet e ngarkuara për organizimin, zbatimin dhe mirëmenaxhimin e situatës, duke mos u mjaftuar vetëm me vendosjen dhe instalimin e koshave, por edhe me garantimin e jetëgjatësisë së tyre funksionale; kjo në bashkëpunim me mekanizmat apo levat e tjera ndihmëse, angazhimi i të cilave do ta minimizonte abuzimin e derisotëm. Si kudo dhe në këtë fushë nuk mungon përvoja e vëndeve fqinje, ndonëse dhe vetë ne kemi mjaftueshëm përvojë nëse do kishim vullnetin ti shkonim deri në fund fenomenit. Fjala vjen njësitë tregëtare në Turqi kishin instaluar deri dhe tavlla cigaresh në vënde të posaçme, në rrugë mbi një stativ metalik, ku dhe kalimtari i zakonshëm duhanpirës disiplinonte veten duke mos e shkundur apo hedhur bishtin e fikur të cigares në tokë.

Edhe vendet publike ku qëndrohet më gjatë, si parqet, stacionet e autobuzëve urban dhe interurban, pikat e semaforëve, shëtitoret dhe rrugët më të qarkulluara nga këmbësorët, detyrimisht duhet të pajisen me kosha mbeturinash dhe të inspektohen herë mbas here. Pa dyshim dhe më me prioritet e njejta gjë lipset për plazhet dhe vendet e frekuentuara nga pushuesit. Dihet nga të gjithë që ambjenti i kulturuar transmenton kulturë dhe të kulturon, sikurse në të kundërtën të imponon bashkëjetesë dhe familjaritet me të padëshiruarën. E dyta: Qëndrimi qytetar ndaj fenomenit. Të ndjeshëm dhe aktiv jo indiferent dhe sehirxhinj. Vetëm kur fenomeni na afrohet pranë vetes sonë na bie ndërmend anektoda me Nastradinin. Duhet që të spudhisemi nga një herë të gjithë nga zhapat e bananeve që të reagojmë e të zgjohemi mbasi të kemi thyer këllqet?! Apo kur të mos hapim dot dritaret për ajrosje, të kujtohemi se kultura e jetesës dhe higjiena kanë nevojë dhe për kontributin tonë?! Natyrisht ndërgjegjësimi i shoqërisë është një proçes që relativisht zgjat, por jo pambarimisht, ndaj s’bëjmë gabim ta shpejtojmë pak hapin drejt civilizimit. E treta: Skrapizmi jo si sport, por si biznes jo pa leverdi, po ecën me hapa të tillë, sa ndonjë ditë jo koshat e mbeturinave, kapakët e pusetave, shtyllat ndriçuese të rrugëve etj, etj, por edhe mbushjet metalike të dhëmballëve do na shkulin po u përgjumëm si deri më sot.

Dihet lënda e parë e këtij biznesi dhe lakmia për ta siguruar atë. Çuditërisht nuk dihen dhe s’po gjenden ende rrugët për të ndaluar shpërdorimin me të. Diku mungojnë kapakët e pusetave dhe rreziku mbetet evident si për këmbësorët ashtu dhe për automjetet e sidomos natën, diku koshat e mbeturinave duke cënuar kësisoj qytetarinë, kulturën dhe shëndetin, diku gjetkë mungojnë kabllot e transmetimit të energjisë elektrike sepse vidhen, mungojnë parmakët anësorë metalikë të rrugëve, të cilët gjithashtu vidhen. Shëmbujt më të fundit me kabllot e shkulura në Petrelë dhe me dëmtimin e shtyllave ndriçuese rrugës së kalasë në qytetin muze të Beratit, janë dukuri të një fenomeni në vijim. Pse ky divorc ndërmjet kësaj pjese të shoqërisë dhe shtetit dhe sa do të zgjasë akoma?!

 Petraq Floku:Tirana Observer

Të huaj që shkruajnë ose flasin për personalitetet puro- shqiptare.(Pjesa e III)



Gane Todorovski: “Skënderbeu ishte djalë shqiptari”.


Tome Serafimovski: “Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasueshëm autentik shqiptar”.







Nikolla Vuliq: “Deri në fund të shek. XIX, d.m.th., deri atëherë kur historianët serbë filluan të intere sohen për historinë shqiptare, nuk kishte asnjë dyshim të vogël për preardhjen shqiptare të Skënde rbeut”.


Anvar El Sadat: “Periudha e Mehmet Ali Pashës është më e ndritura në historinë e Egjiptit” dhe, “sikur paraardhësit e tij të vazhdonin me të njëjtin ritëm, Egjipti sot do të ishte diçka tjetër”.






Artur Vajgal, për gjarpërin e Olimpisë: “Një natë Filipi II u tmerrua kur e pa të shoqen-Olimpinë me një gjarpër në shtrat. “Dhe kjo-thotë Plutarhu-më tepër se çdo gjë tjetër i dha fund dashurisë së tij me Olimpinë”. Që atë ditë ai çdo natë përmes të një zbrasdësire të derës shikonte në dhomën e saj, a vallë e kishte gjarpërin në shtrat ose jo, duke e parafytyruar si dashnor të saj. Në të vërtetë, sipas Plutarhut, një herë ai e pa të shoqen duke u rrokur me gjarprin në mënyrë mjaft të dyshimtë dhe disa vjet më vonë, kur e humbi njërin sy në luftë, thuhej se i kishte ngjarë kjo fatkeqësi sepse kishte parë atë ç’ka deri atëherë nuk i lejohej asnjë njeriu të vdekshëm”.


Aurel Viktori.


Dietar i shek. IV: “Pirro epiroti është me preardhje prej Akilit, nga e ëma, dhe e Herakliut (djali i Zeusit), nga i ati”. Emri Pirro, ka të bëjë me fjalën shqipe i epërm, në kuptim, i sipërm, i lartë etj. Për të ekziston shënimi i Plutarkut se: “Pas fitores së bujshme që korri Pirroja kundër maqedonëve, epirotët e përshëndetën me mbiemrin “shqiponjë”. Ai u përgjegj: “Është merita juaj që unë jam shqiponjë, dhe si të mos jem kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart me krahë të shpejta?”. Pra, këtu e ka gjenezën flamuri ynë kombëtar.


Bill Klintoni.


Ky personalitet i shquar, i cili në v.1999 urdhëroi aksionin ushtarak për largimin e forcave nga Kosova, pas mbarimit të luftës, në një rast, Gonxhe Bojaxhiut, i kishte thënë: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po ndërton demokracinë”.


Bob Stewart. Kolonel, ish komandant i forcave britanike në kuadër të UNPROFOR-it në Bosnjë. Në një rast, ka thënë: “Adem Jashari, me strategjinë e tij, na ka bërë që të lëvizim nga vendi dhe të mbetemi me gojëhapur. Ai pati sukses që t’i fokusonte Tensioned që ekzistonin në Kosovë. Ky moment mua personalisht më ka shtyrë që të bëj presionin për t’u bërë diçka shpejt”. C. Gane, për Elena Gjikën: “Elena Gjika kishte pikëpamje liberale, e ndodhur nën ndikimin e ideve revolucionare të vitit 1848 në Francë, Itali, Rumani e në vende të tjera. Ndërhynte në debatet politike të salloneve, duke mbrojtur çështjen kombëtare dhe, jo rrallë herë e kishin këshilluar që të mos shprehte pikë pamjet e veta, këshillë të cilën nuk ka dashur ta respektoj. C. Gane përshkruan edhe vuajtjet nëpër të cilat ka kaluar


Elena Gjika: “Një ditë ajo u thirr në prefekturë. Aty, ministri i policisë, edhe ai princ, e pret me respekt të thellë, si midis njerëzve të së njejtës shkallë sociale dhe aristokrate. Pas një qortimi të shkurtër, mondan e plot mirësjellje, zotëria e tij e luti që të ketë mirësinë të hyjë në dhomën aty pranë. Madje e çon vetë deri te praku i portës, të cilën e mbyll pasi ajo futet mbrenda. Princesha Masalski gjendet papritur në një dhomë të vogël, të pa mobiluar dhe të errët, në cepin e së cilës ishte vetëm një kanape. Qëndroi një moment në këmbë afër derës, duke pyetur veten se çfar duhet të bënte. Duke pritur atë që duhet të ndodhte, ajo shkon të ulet në kanape. Por, kur arrin në mes të dhomës, ndjen se toka i hapet nën këmbë dhe po fundosej në një boshllëk. Ishte hapur parketi dhe princesha kishte shkarë poshtë, duke u varur nëpër ca dërrasa, me pjesën e sipërme të trupit në dhomën e sipërme dhe me pjesën e poshtme në dhomën nën të. Pastaj, papritmas ndjen se dikush i ngre fustanin dhe përkëdhel... Kamzhiku rus i administratës cariste, rrahje! Dhjetë, pesëmbëdhjetë, njëzet goditje mbi lëkurën e saj të bardhë prej aristokrateje…”. Autori i lartpërmendur, më pas vazhdon: “Ministri i policisë hap derën, e fton në dhomën ngjiutr, duke e lutur që të mos zemërohej me çka kishte ndodhur. Oh! Gjithçka ndodhi pa dëshirën e tij, për shkak të një urdhëri nga lart. Duke u përulur me respekt, i puth dorën dhe e përcjell përsëri deri tek porta e daljes: Por, “Ju lutem”-i thotë ai në momentin e ndarjes “politika nuk duhet t’ju interesojë”. Pas kësaj ngjarjeje, Elena Gjika e kupton se nuk mund të mbijetojë në Oborrin Carist dhe të largohet përfundimisht nga Rusia me familjen që kishte nga kjo martesë. Ajo nuk kërkoi divorc, duke mbetur Kolcov-Masalski, por iu imponua botës kulturore jo me emrin princor, por me emrin letrar Dora D’Istria, emër me të cilin u bë e famshme.


Charlote A. Graham, për vdekjen e faik Konicës:“Z. Konica kërkoi që t’i telefonoj Dr. Robert Oden, mjekut dhe mikut të tij të madh. Mjeku arriti shumë shpejt. Faik Bej Konica, u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu të presë. Ai sikur u pajtua dhe e këtheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica. Rreth orës 11:45, Faik Beu akoma merrte frymë dhe, dukej në rregul”. Më vonë, gjendja e Faik Konicës u keqësua tepër. Mikesha e lartpërmendur e këtij patrioti shqiptar, kujtohet: “Sytë i kishte të hapur, të shtrënguar dhe nuk lëviznin. i telefonova Dr. Odenit, i cili më këshilloi të provoj ta lëviz dorën e tij. Bëra ashtu siç më këshilloi mjeku dhe i raportova se nuk ka ndonjë ndryshim dhe se duart i ka të ftohura. Mjeku tha se se do të vinte shpejt. Nuk vonoi shumë dhe arriti. Nuk pati nevojë për ta ekzaminuar gjatë dhe, më tha se Faik Beu, miku i tij dhe i imi kishte vdekur në të gdhirë në gjumë”.


Dervish Pasha, për Abdyl Frashërin: “Abdyl Frashëri, përveç në Toskëri, është i lidhur edhe në Krujë me shehun e bektashinjëve, Baba Hysenë, i cili nxit popullsinë që të bëjë trazira dhe kryengritje kundër pushteti osman. Prandaj, sipas Dervish Pashës duhej menjëherë të internohet Abdyli, Baba Hyseni si dhe Esat Pasha nga Tetova. Në një raport tjetër, i njëjti zyrtar turk tregon se si Abdyl Frashëri gjindej i burgosur në Kalanë e Prizrenit dhe se duhej të refuzohet kërkesa e bashkëshortes së tij për lirimin e të shoqit, sepse ai vazhdimisht ka kërkuar dhe ka luftuar për autonominë e Shqipërisë, si fillim dhe më vonë pavarësinë e plotë të saj. Nga burgu, Abdyli mund të dalë, sipas Dervish Pashës, vetëm nëse pendohet, por me kusht që pastaj të internohet me gjithë familje në shkretëtirat e Anadollit, me qëllim që të izolohet nga populli i vet dhe këmba e tij kurrë mos shkelë në Rumeli”.


E. Spanser: “Skënderbeu është një nga njerëzit më të mëdhenjë në botë”.


Edvin Jasques: “Teuta vrau një nga ambasadorët e Romës, jo për shkak të ndalimit të piraterisë ilire por për shkak se ambasadori në fjalë kishte folur pa respekt ndaj saj”.


Egil Arvik, sekretar i Komitetit Nobëll për Paqë, për Gonxhe Bojaxhiun: “Ajo na ka dëshmuar se çka do të thotë altruizmi, dashuria për të varfër, vepra më e lartë dhe më bujare njerzore, dashuria që spret asgjë, që beson çdo gjë”. Fisheri për Ahmet Zogun: “Shpallja e mbretërisë ishte një veprim i zgjuar, pasi kjo formë regjimi i përshtatej regjimeve mbretërore që e rrethonin Shqipërinë dhe në ndërkohë, ishte forma më e mirë për të mbajtur Shqipërinë të Bashkuar”.


Geralldina për Ahmet Zogun: “Mbreti Zog im shoq i dashur, qe një personalitet shumë i dalluar. Ai lidhi një grup fisesh të ndara, në një mbretëri të bashkuar, në një shtet të vetëm. Ai më tepër se kushdo tjetër, krijoi Shqipërinë moderne dhe i dha asaj Kodin Civil, më të përparuar të Evropës Lindore. Ai pajisi vendin e tij me shkolla dhe spitale. I mungonte vëtm koha ta kishte shpënë shumë përpara vendin dhe popullin e tij e ta bënte të lumtur. Këtë kohë, një diktator fashist dhe lufta botërore ia rrëmbyen nga duart. Në muajt e parë të 1961-shit, në një cast mbeti vendosi të shkojë në Paris, për t’u takuar me presidentin De Gaulle dhe me disa miq të tij të vjetër. Ky udhëtim i bëri keq dhe u sëmurë kaq shumë sa që e çova në spital, ku edhe vdiq”.


Indira Gandi: “Para Nënës Tereze, ne të gjithë e ndjejmë veten të vegjël, turpërohemi para vetvetes…”.


Ismail Habib, për Riza Tefikun e Dibrës: “Shumë merita letrare, mjekësore, filozofike, kulturore, poetike, folklorike, politike, diplomatike, psikosociale, historike, botë kupti more, elo kuente…etj. Gjithë këto cilësi, të ishte e mundur të përziheshin në një kazan, do të dilte vetëm një aliazh: poezia lirike popullore e nivelit të lartë e Riza Tefikut”.


J. Falmajer: “Skënderbeu është një nga kryeluftëtarët më të mbarë, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. Ky, hedh poshtë tezën e Nikolas Georgios Nikokles, se shqiptarët kanë origjinë nga Kaukazi.


John Sannes (Kryetar i Komisionit, i cili i dha shpërblimin Nobël për Paqë Nënë Terezës, në Osllo të Norvegjisë, më 10.12.1979): “Nënë Tereza, dhe motrat e saj janë: jetë në varfëri të plotë, punë tejet e vështirë ditenatë, një jetë kushtuar Zotit dhe njeriut që vuan”.


Jozep Roth për Ahmet Zogun: “Ahmet Zogu është më i ri se presidentët e republikave evropiane, sapo i ka kaluar të tridhjetat, megjithatë, ka një të kaluar të rrëmbyer e më të pasur se qindra evropianë të moshës së tij. Është një burrë i gjatë, imponues dhe bjond… Është pasardhës i një gjinie fisnikësh shqiptarë, sundues qysh në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe ndoshta më pare… ky burrë shteti i ri, që deri më tani nënshtroi tre kryengritje, i veshur me një uniformë gjenerali të prerë mirë, me një shpërblim të madh, në një rezistencë aristokratike për nivelin shqiptar, për ne (gjermanët-R.N) nivel i mesëm, i rrethuar nga garda e tij”. Në fund, reportazhin e mbyll me këto fjalë se Ahmet Zogut nuk i zemërohen për vrasjet që ia varin në qafë, po për shumat që ai mer. Por, nëse nuk i merrte ai, kështu do t’i merrnin të tjerët, që i meritojnë akoma më pak: kasta e lartë, e vogël por e dhjamosur e shushunjave, nëpunësit turq, ndërmjetësuesit korrupt të korru psioneve. Ahmet Zogu mund të jetë nesër president, pasnesër mund të jetë një hiç dhe po qe se nuk do të qeverisë ai, në vendin e tij ulet dikush tjetër, që shumë pak dallon prej tij”.


Karl Treimer: “Skënderbeu është një hero kombëtar, në të vërtetë ndërko mbëtar, është një mbrojtës i suksesëshëm i Evropës... kombi shqiptar është stërnipi ilirian. Ky intelekt e ky shpirt janë trashëguar prej ilirëve të moçëm, që e kanë mbajtur dhe e kanë shpëtuar jo vetëm Perandorinë Romake, por edhe atë Osmane, madje shqiptarët edhe në parahistori ishin kulmi i kulturës evropiane”. L. Untermejer. Kritik i shquar amerikan: “Zërin e Aleksandër Moisiut njeriu e ka gjithnjë në vesh. I butë dhe përkëdhelës. Moisiu, ky belkantist i teatrit, diti t’ia sjellë këtë zë skenës gjermane” etj.


Lucari. Kronist i dalluar nga Raguza, në vitin 1605 ka shkruar: Vendlindja e Kastriotëve, është Hasi i Prizrenit”.


M. Guin: “Ali Pashë Tepelena, shpesh herë bëhej dhelpër e gjithmonë mbetej luan”.


M. Sabu: “Fama e Mehmet Ali Pashë Kavallës pushtoi botën, ndërsa dera e mbretërve të Egjiptit mbeti nga gjaku i tij gjer tek i fundit prej mbretërve të Egjiptit, Farukut”.
Marçin Bjelsi: “Skënderbeu, princ shqiptar i Maqedonisë”. Margaret Macmillan: “Esat Pashë Toptani, që nuk njihte asnjë gjuhë të Evropës, a njihte vlerën të të gjitha monedhave evropiane”, duke aluduar në gjysëm milon franga ari që duhej t’i merrte nga knjazi Nikolla i Malit të Zi, për dorëzimin e Shkodrës shtetit në fjalë”.


Marksi.
“Egjipti nën udhëheqjen e Mehmet Aliut ishte vendi më i gjallë në tërë Perandorinë osmane”.


Mehmeti II. Me rastin e vdekjes së Skenderbeut, ka thënë: “Një luan të këtillë nuk do të lindë dheu kurrë” dhe se “Tani Evropa dhe Azia janë të miat. Mjerë krishtenimi, se i humbi shpata dhe mburoja”.
Millan Shuflaj: “Skënderbeu ishte gjenerali më i madh në botë”.


Millovan Gjillas, për vrasjen e Isa Boletinit: “Isa Boletini ishte vrarë. Por kishte luftuar trimërisht, bile për një kohë të gjatë pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu i plagosur ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për ta mbajtur pushkën qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjërin prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorë të majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte shikuar me sytë e tij të mëdhenj e të përgjakur, kishte thënë diçka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndjenim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megjithëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kurrkujt dhe pa falur kurrkend, ashtu drejt në këmbë i pa mbrojtur...”.


Nathaly Cleyer për Ali Pashë Tepelenën:< “Mendohet të ketë qenë bektashi, me prejardhje nga Sheik Mimi (Shehmimi) i Krujës dhe të ketë qenë njëkohësisht përgjegjës për përhapjen e Urdhërit Bektashi të dervishëve ndër shqiptarët… Ali Pashë Tepelena, ka qenë tolerant ndaj të krishterëve”, gjë që ishte karakte ristike për bektashinjtë, dhe se ka ngritur ose ndihmuar mjaft objekte bektashiane. Thuhet gjithashtu, ai ka mbajtur kapelë bektashiane, kurse mbi pllakën e varrit të tij, ka patur një tyxh bektashian.



Nexhip P. Alpan: Për Sami Frashërin ka shkruar: “Në jetën e tij 54 vjeçare, ka hartuar e botuar 54 vepra letrare, gjuhësore, kulturore turqisht, nja dhjetë, të tjera shqip. Sami Frashëri në botën shqiptare njihet edhe për alfabetin e gjuhës shqipe (1879) Gramatika e gjuhës shqipe (1886), Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe ç’do të bëhet? (1899)… etj. Samiu në letërsinë moderne turke është i pari që botoi turqisht romanin “Dashuria e Telatit me Fitneten”, Stamboll 1873. Mund të thuhet se teknologjia ka filluar me Sami Frashërin. Fjalorin turqisht-turqisht është i pari që guxoi ta botojë me titullin turqisht “Kamus-u Turki”: (Fjalori turqisht, fjalori i turqishtes) se Pallati Osman nuk lejonte të thuhej “turk” e “turqi”. Sami Frashëri u bënte të ditur turqve se, fjala “osman-otoman-osmanlli” nuk përfshin as gjuhën, as kulturën turke dhe as Turqinë vetë… “Osmanli” është titull i një dinastie familjare perandorake…” shkruante Sami Frashëri. Prandaj, deri më 1902 as një letrar, linguist, shkrimtar turko-osman nuk shkruante dhe botonte dot për shembull “shteti turk, atdheu turk, gjuha turke, letërsia turke… Sami Frashëri është i pari që turkun e shpëtoi nga përbuzja shekullore dhe atij i dha nderin, virtytin e madh që e meritonte… Sami Frashëri njihet si babai i teknologjisë moderne dhe jeton në shpirtin e turqve intelektualë…”.



Pali II,për Gonxhe Bojaxhiun: “Nuk ka asnjë dyshim se Lumturura e sotme ka qenë një nga misionaret më të mëdha të shekullit XX. Me anë të kësaj gruaje të thjeshtë, që vjen nga një prej zonave më të varfëra të Evropës, Zoti na ka treguar një rrugë për të shfaqur idetë e tij në botë jo përmes predikimit, por me anë të gjesteve të përditshme të dashurisë kundrejt të varfërve. Misionare në një kuptim më universal të fjalës, atë të mirësisë pa kufi dhe pa përjashtime, pa preferenca përballë më të braktisurve...” .


Papa Pali VI: “Skënderbeu asht pinjolli famëmadh”.






Paolo Montegazza: “Elena Gjika është, ndoshta e vetmja femër që i ka gjykuar drejt motrat e saja... Ke përballë teje një zemër gruaje që ndjen të gjitha rrahjet e ndjenjave, ke përballë teje një mendimtare që analizon dhe gjykon me drejtësi”.






Papa Wojtyla: “Falë dashurisë së jashtëzakonshme ndaj kësaj shenjtëreshe të gjallë në mesin tonë, menjëherë mbas popullit tim polak, thellë në zemër e kam popullin shqiptar, që është një popull i madh, sepse nuk mund të jetë i vogël një komb që botës ia ka dhuruar shenjtëreshën e madhe-Nënë Tereza”.






R. A. Fontana, për vrasjen e Mulla Zekës: “Mulla Zeka, duke shkuar për në shtëpi, me dy shoqërues të vet, papritmas e takoi Zajm Efendiu, i cili qe i shoqëruar nga dy mylazim (toger). Aty ishin edhe tre të tjerë, të shtrirë në tokë. Zajmi shtiu disa herë në Mulla Zekën, e ky ra i vdekur për tokë. Dy shoqërues besnikë të Mulla Zekës shtënë me zjarrë, duke e plagosur Adem Zajmin në trup dhe njërin nga shoqëruesit e tij në këmbë. Njëri nga ata shtiu poshtë, kurse Zajmi dhe miqtë e tij ikën duke u strehuar në kullë të tij, brenda në qytet”.






Robert Austin: “Ideja e shqiptarëve të Amerikës që t’i ngrenë monument heroit të tyre kombëtar, është e shkëlqyer, sepse Skënderbeu është hero jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i Ballkanit dhe Evropës, dhe se me qëndresën e tij ai ndikoi në mbarë histoinë botërore”. Përndryshe, Marin Barleti ka shkruar: “me praninë e Skënderbeut mund të ngjallen edhe të vdekurit”, kurse Frank Bardhi: “do të ishte më lehtë t’i shkëpute Herkulit nga duart topuzin se sa të fshije nga zemrat e vegjëlisë dashurinë për Skënderbeun”.






Roberto Moroko de la Roka, për zonjë Bllomshin. Ky publicist, në librin e vet, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1944, Tiranë 1994, f.29, prezenton edhe këtë shënim interesant nga viti 1923. “Në mbrëmjen e vitit të ri pranë legatës amerikane ndodhi një fenomen i denjë për t’u shënuar. Gruaja e parë muslimane në Shqipëri u hodh në një dancë publike. Zonja Bllomshi, bashkëshortja e bukur e një deputeti, dhe motra e saj, kërcyen, pa perçe dhe me fustane të shkurtëra… me pasion dhe hov, edhe pas fillimit të vitit të ri. Shqiptarët e moshuar ishin të skandalizuar dhe dukeshin të plagosur përbrenda. Atyre u dukej s’e skishte më asgjë të shenjtë në tokë, dhe u ngjallte mornica parashikimi i një Shqipërie të ardhshme me vallzime dhe kapele, fudbol dhe poker…”.






Ronald Regan (ish president i SHBA-së): “S’është e mundëshme të jesh në praninë e një personaliteti, siç është Nënë Tereza, dhe të mos jesh optimist. E kemi dëgjuar dhe vështruar në heshtje, me vëmendje dhe dashuri, si heroinë të kohës sonë”.






Rose Wilder Lane: “Unë u futa në zyrën e Ahmet Beut e përgatitur të shkëmbej format e përpunuara të kortezisë së malit dhe të shoh Ahmetin. Asgjë më tepër. Zyra ishte e zhveshur. Nuk kishte mobilje të rënda, po kështu as qilima. Aty ishte një dysheme e ftohtë, muret bosh, një tavolinë druri e palyer dhe Ahmeti. Ai ishte i mprehtë, depërtues, energjik, kontrollonte mjaft mirë veten e tij dhe imponues. Kjo ishte përshtypja e parë. Përshtypja e dytë ishte se ai ishte burri i veshur më mirë, në një këndvështrim europian, që kisha parë ndonjëherë. Ishte veshur si ndonjë biznesmen i sukseshëm amerikan, i cili i jepte kartabianke një rrobaqepësi të mirë dhe nuk interesohej më për veshjen. Ai u ngrit dhe më tha: “tungjatjeta” dhe ndërsa tha këtë më pa mua ashtu si një shkencëtar shikon në gypin e mikroskopit. Pastaj më ofroi një karrike, u ul dhe shtoi: “A mund të jem në shërbimin tuaj zonjë?” U shokova aq shumë sa m’u errësua mendja. Pastaj i thashë se doja të vizitoja Matin dhe Mirditën. Ahmeti më ofroi një cigare dhe ma ndezi atë, ndërsa mendja ime u mobilizua mjaft pasi pashë se ai kërkonte kohë për të dhënë përgjigjen e tij. Sytë tanë u takuan kur e falënderova për cigaren dhe pashë se ai e kishte kuptuar që unë e dija pse ai ishte hezituar. Në ato çaste m’u duk vetja idiote dhe u përpoqa ta ndërroj temën e bisedimit. Por ai tha: “Tani Shqipëria po kalon një kohë të vështirë zonjë. Unë nuk mund t’u them juve nëse mund të shkoni në male apo jo. Nuk mund të diskutoj me ju sot për vështirësitë tona. Pas dhjetë ditësh ato do të mbyllen. Unë do t’u kërkoj të prisni dhjetë ditë, ndoshta më pak, sigurisht jo më shumë se dhjetë ditë. Pastaj, nëse ju do të vini të më takoni përsëri, atëherë do t’u tregoj gjithçka që dëshironi të dini. Nëse është e mundur që ju të shkoni në male, sigurisht do të shkoni si mike e qeverisë shqiptare”. Libri i saj për Shqipërinë, “The Peaks of Shala” (Majat e Shales), brenda pak kohëve u ribotua tri herë në Angli, Francë dhe Amerikë. Shtypi i kohës, ai amerikan dhe anglez e përcolli veprën me tituj si “Një shkrimtare amerikane thotë se mendja e shqiptarëve kur të zhvillohet do të bëjë çudira”, “Rose W, Lane i tregon botës fisnikërinë e shqiptarëve”, etj.






Sotiriu, për vrasjen e Hasan Prishtinës. Në literaturën historike, thuhet: “Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërguar ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia. Në orën 2:50 min. pasdite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin (Ibrahim Çelo-R.N.) nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se i njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke. Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë atentatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara 15 ditëve, kur po vinim prej Vjene dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhurate mbas aktit të vrasjes, por unë kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit të mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhesha vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhëtar...”.






Suetoni. Historian romak i shekullit I-II: “Lufta ilire e udhëhqur nga Batoja kundër Romakëve në vitet 6-9 ka qënë më e tmerrshme se lufta e Kartagjinës”. Tatiana. Vajzë e Tolstoit: “Ta shikosh Aleksandër Moisiun është gjëja më e madhe që taetri mund të të ofrojë një gjë të tillë”.






Vançe Stojçev: “Më 15 maj, 1922, ishte nënshkruar protokol për bashkëounim midis VMRO-së dhe Komitetit shqiptar, përmes të cilit, Maqedonia Perëndimore ishte shpallur për territor shqiptar dhe se kjo shihet nga letra e Todor Aleksandrovit, dërguar Komitetit Qëndror të VMRO-së me të cilën kërkohej nga çetat e Regionit Revolucionar të Manastirit që t’i përmbahen vendimit të lartpërmendur, përndryshe pason dënimi me vdekje” - shkruan historiani i lartpërmendur dhe shton se protokolin në fjalë e kishin nënshkruar profesori shqiptar Bedri Pejani, në emër të Komitetit të Kosovës dhe gjeneral Aleksandër Protogerov, në emër të VMRO-së”.






Viktor Hugo: “Nëse ka një kolos që mund të krahasohet me Bonapartin ku njeri gjenial është Mehmet Ali Pasha, ai qendron krah tij ashtu siç rri tigri përballë luanit, si skifteri përballë shqiponjës...”. Përndryshe, Mehmet Ali Pasha, shqiptar nga Kavalla, është themelues i Egjiptit të Ri, modern.






Volteri: “Sikur Skënderbeu ta mbronte Stambollin, turqit kurrë nuk do mundnin të hynin në të”.






Xhenaro Françones: “Mbreti shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke qenë një mbrojtës i famshëm dhe i përkushtuar i Evropës, ka të drejtën morale të quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”.






Xhulian Emeri (Julian Ameru). Agjent britanik, pranë Shtabit të Abaz Kupit. Në një rast ka thënë ose ka shkruar se Abaz Kupi, kryetar i zogistëve “përdorte gjermanët për të shkatëruar komunistët”.






A. Vasilev. Bizantolog i shquar: “Justinijani I ka patur origjinë shqiptare”.






Adolf Thiers. President francez: “Napoleon Bonaparta ka qenë me origjinë arbëreshe”.






Aleksandër Donski. Lekën e Madh dhe Samoilin, mbretin e parë të Maqedonisë sllave, i nxjerr të një gjaku me Justinijanin. Dhe, meqënëse ky i fundit ka origjinë ilire, autori në fjalë, pa dashur pranon origjinën ilire të dy të tjerëve. Ai, sa për kuriozitet, nga origjina e Samoilit i nxjerr edhe mjaft kryetarë të Amerikës, duke filluar nga Vashingtoni e deri te Xhorxh Bushi.Nëse, eventualisht teza e tij vërtetohet, atëherë del se kryetarët e lartpërmendur i takojnë gjakut tonë! Kjo nuk duhet të na habitë, dhe, ndoshta nuk është gjë e rastit që Villsoni shpëtoi Shqipërinë, Klintoni Kosovën, kurse Bushi u prit në mënyrë madhështore në Shqipëri dhe populli shqiptar konsiderohet si një ndër më pro-amerikanët në botë.






Aristokseni: “Pitagora i shek. VI, para Krishtit, ishte djalë i një etrusku (toske – ilir-R.N.). Të njëjtën e vërteton edhe shkencëtari Teopompu, në një shkrim të vet.






Edit Durham: “Leka i Madh, pa dyshim ishte shqiptar....”. Finleu: “Leka i Madh ka folur në një dialekt të vjetër shqiptar “.






Ndërsa, Robert D’Angely, thekson: “Generalëve të vet, Leka, iu drejtua në gjuhën amtare, pellazge ose shqipe”. Ekspertët e CIA-s kanë konstatuar se Leka i Madh dhe Maqedonënt e Vjetër ishin ilirë.






Jovan Pavllovski: “Naumi dhe Klementi erdhën në tokat ilire dhe lihnide”. Për Lihnidën thuhet se ka të bëjë me fjalën shqipe ndrit, aludim ndaj shkronjave të sjella nga Kadmi ilir. Disa autorë maqedonas Qirilin dhe Metodiun, Klementin dhe Naumin i quajnë Maqedonë të Vjetër, ndërsa disa autorë shqiptarë i konsiderojnë për iliro-shqiptarë.






Laonik Halkokondili: “Car Dushani, Knez Llazari dhe i biri ishin triballë – shqiptarë, skizmatikë”. Lamartini. Tre shqiptarët e Revolucionit grek të vitit 1821, Marko Boçarin, Odhiseun dhe Konstadin Konarin e konsideron për gjysmë perëndi. Ljubomir Domazetoviq: “Odiseu ishte ilir… Në luftën e Trojës luftonin fiset ilire midis tyre”.










Mathieu Aref. Studiues egjiptian: “Qemal Ataturku dhe Habib Burgiba, nënat i kanë patur shqiptare”. Ndërsa, për Pikason, shkruan se: “Ka të ngjarë... që stërgjyshët e tij të kenë qenë shqiptarë me zanafile nga Azia e Vogël Perëndimore”.






Mihail Kovaçev. Prezenton legendën sipas të cilës Samoili ka preardhje nga dinastia e Justinijanit I (pra ilir-R.N.). Në favor të kësaj teze shkon edhe shënimi se Ermenët kanë preardhje nga Leka i Madh, e Samoilli, siç dihet ishte Ermen.






Paskal Kintz. President i Shoqatës Ndërkombëtare të Toksikologëve të Mjeksisë: “Napoleoon Bonaparta është helmuar me arsenik”.






Robert D’Angely. Ku studiues francez, përveç Homerin dhe Lekën e Madh, edhe Garibaldin dhe Napoleonin, i paraqet si iliro-shqiptarë.






Sime Pandovski: “Filipi II, baba i Lekës së Madh, ka lindur në Krujë”. Prof. Dr. Tashko Bellçev. Për ta paraqitur Jezu Krishtin si stërgjysh të maqedonëve të sotëm, shkruan se ai ka origjinën e venetëve, të cilët i nxjerr si stërgjysh të sllavëve, duke mos editur se venetët janë ilirë, gjë që, pa dashur, edhe ai e vërteton kur thotë se nga venetët kanë dalë dardanët, e këta, siç dihet, janë ilirë, gjë që poashtu edhe vet ai vërteton, kur thekson se Dardani ishte djali i Zeusit, e ky, siç dihet ishte perëndi ilire. (Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969, f.102) Autori në fjalë, gjithashtu, Lekën e Madh dhe Bardhylin i nxjerr nga dinastia e Maqedonëve të Vjetër – temenidët, me çka, pa dashur Lekën e Madh e nxjerr ilir, sepse Bardhyli ishte i tillë.






Tome Sazdov: “Gjorgji Pulevski deklaronte se është nga Shqipëria”. Në një shkrim të “Flakës”, 6 nëndor, 2002, thuhet se Gjorgji Pulevski ishte shqiptar, kurse në “Faktin” e 4 korrikut, 2006: “Shqiptar i sllavizuar”.






T Tuberoni, humanist nga Raguza (Dubrovniku): “Nënshtetasit e Knez Llazarit që humbi jetën në betejën e posapërmendur, ishin dardanë, kurse Llazari mbret të tyre. Xhorxh Frend Uiliams, funkcioner i lartë amerikan: “Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh... Pellazgët kanë jetuar para Homerit. Emri Homer ka të bëjë me fjalën shqipe i mjerë, Athina me e thënë, Zeus me Zot, Odise me udhëton, Akil me qiell... Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”.






Z. J. Tomiq: “Fisi shqiptar Kelmendi ka dhënë disa njerëz shumë të njohur në kryengritjen serbe të vitit 1804. Sipas “Rilindjes” të 2.2.1990, edhe udhëheqësi i asaj kryengritjeje-Karagjorgje Petroviqi është me origjinë shqiptare”.

Heshtja e qeverisë për Himarën.

Me fjalë, kryeministri Sali Berisha është një patriot i pashoq, që aq bukur evokon të shkuarën e lavdishme të popullit shqiptar për të mbrojtur trojet e veta. Disa ditë më parë, duke ligjëruar nga kalaja e Himarës dhe në krah të kryetarit të bashkisë së Himarës, Berisha shprehej tekstualisht:

"Kjo është një nga kështjellat më vjetra të vendit, me fillime në shekullin e 4-t para krishtërimit, e cila ka shërbyer në shekuj e mijëvjeçarë si një mburojë e pamposhtur e kombit shqiptar. Kujtoj këtu se pas rënies së Krujës, Gjon Kastrioti, djali i Skënderbeut, vendosi të bëjë mbrojtjen e trevave shqiptare nga kjo kështjellë".

Me vepra, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka dorëzuar kalanë dhe mbarë Himarën e Shqipërisë. Ai nuk ka guximin të thotë një gjysmë fjale, edhe pse kryetari i bashkisë mesditën e djeshme sfidonte autoritetet shqiptare, duke shpallur mbylljen e "kufijve" të Himarës për turistët.

Vrasja e një të riu në zonë, mbrëmjen e dy netëve më parë, shërbeu për të treguar, veç mungesës së shtetit dhe lulëzimit tragjik të krimit në vend, se Himara kontrollohet nga një pushtet paralel dhe jashtë juridiksionit të qeverisë shqiptare dhe si rëndom vitet e fundit, aty sfidohen të gjitha ligjet e shtetit shqiptar. Vrasja e shtetasit Aristidh Guma, për fat të keq është një lajm tjetër i zi në vend.

Është krimi i përditshëm që ka mbërthyer Shqipërinë nga veriu në jug. I ndjeri Guma si qindra të tjerë kanë qenë viktima të tij, sepse shteti është i pafuqishëm për të parandaluar vrasjet, plagosjet, krimet ordinere dhe deri te ato të porositura. Për këtë situatë dramatike, fajtore është qeveria që kryeson rekordmeni Sali Berisha, pastaj Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, krah i djathtë i tij.

Nëse Himara do të kërkojë realisht përgjegjësin e vrasjes së të riut dy net më parë, ta kërkojë te klima konfliktuale që mbjellë në vend retorika alla-sali, te pasiguria totale dhe mospërgjigjja vrastare e strukturave shtetërore ndaj rritjes së krimit të rrugës. Berisha heshti si gjithnjë, edhe dje në mbledhjen e qeverisë, ndonëse ishte informuar që një mbrëmje më parë për krimin e radhës, bllokimin e rrugës dhe kalvarin që kaluan mbi 12 orë ata mijëra udhëtarë vendas dhe të huaj që ranë viktima të mungesës së autoritetit shtetëror në "Kështjellën" e Himarës.

Kryeministri i shqiptarëve nuk tha asnjë fjalë, as për të ngushëlluar familjen e viktimës, as për të bërë thirrje për qetësi te banorët e
revoltuar, as për t'i tërhequr veshin zaptuesit të ri të kështjellës së Gjon Kastriotit, se askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe mbi autoritetin e shtetit.

Foli për "bumin turistik" (!) Ata turistë fatkeq që kaluan natën jashtë në Himarë zor se do të binden të kthehen më në një vend ku ligjin e bën vetëgjyqësia. Foli për rekordin personal në not, kinezërirat e medaljes dhe dialogjet imagjinare për peshkaqenë, por kurrsesi për Himarën. Që kur Sali Berisha vendosi të bëhej më grek se grekët dhe të shpallte aleancën anti-shqiptare me atë çka përfaqëson një si Vasil Bollano, Himara ka qenë krahina më e trazuar e Shqipërisë. Në zgjedhjet e rregullta parlamentare apo vendore, ligjin dhe votën e kanë bërë votuesit e sjellë me autobusë nga Athina dhe jo banorët që jetojnë në atë zonë, mesazhet i kanë sjellë në greqisht dhe po në greqisht janë përcjellë prej autoriteteve të Himarës, deputetët që vijnë po nga Athina. Në çdo trazirë, të nisur për shkaqe banale, kryetari i bashkisë së Himarës do të ankohet për dhunën ndaj minoritetit etnik grek nga ana e policëve shqiptarë.

Kanë qenë deklaratat ksenofobe dhe antishqiptare të z. Bollano ato që kanë detyruar disa herë të rinj nga Vlora apo rrethe të tjera që të ndërmarrin udhëtime të organizuara në drejtim të Himarës, me në krye flamurin kombëtar të Shqipërisë. Kanë qenë thirrjet në gjuhën greke, presioni për të folur vetëm greqishten dhe jo gjuhën shqipe, ato që kanë ndezur tensione mes banorëvetë Himarës dhe me të tjerë. Ka qenë sfida e bashkisë së drejtuar nga z. Bollano për të shkulur çdo tabelë rrugore me germa shqipe, për të treguar se zona nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, por me Greqinë, ajo që nxiti edhe reagimin e drejtësisë shqiptare.Por drejtësia dhe ligji nuk arriti të vihej në vend. Dhe as ka për tu vënë në vend. Sepse z. Bollano dhe ajo çka ai përfaqëson është i paprekshëm, nën mbrojtjen e kryeministrit të këtij vendi - edhe kur shkul tabelat, edhe kur mbyll kufijtë dhe kur shpall si fortesë të tij, kështjellën e Gjon Kastriotit.

Arben Rrozhani
Burimi: Shekulli

Të tjerët për shqipëtarët II



August Friedrich Pott. Gjuhën shqipe identifikohet me atë pellazgo-ilire.


August Scheicher. "Gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve pellazge".


Dimitar Canko: "Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire".


Dositej Obradoviq. Ministër i parë i Arsimit të Sërbisë: "Tashmë, unë mund të flisja shumë mirë shqip. Gjuha e tyre është e thjeshtë dhe mund të mësohet fare lehtë, kurse me shkronjat tona mund të shkruhet si të ishin bërë për të. Dhe, kështu, çdo ditë shënoja ndonjë bisedë dhe atë mësoja me zë... Gati dy vjetë më vonë në Veneci e kam njohur njëfarë prift Theodorin, mësues që kishte dhënë në shtyp diçka në gjuhën shqipe me shkronja greke".



Eduard Shnejder: "Gjuha shqipe është "tingëllim më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge".


Gotffried Leibnitz. Gjuhëtar gjerman. Në v.1695 ka hetuar se gjuha shqipe quhej gjuhë themelore e kontinentit.


Ilija Strazhevski: "Gjuha shqipe më e vjetër në Ballkan".


Lejbniht: "Gjuha shqipe ishte gjuhë themelore e kontinentit, gjuhë e ilirëve të vjetër".


Man. Studiues i njohur anglez: "Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)".


Mihail Eminesku: "Shqipja është gjuha më fleksibile në botë".


Marin Soresku, shkenëtar rumun: "Shqipja është dëshmi e gjallë e qytetërimit të lashtë evropjan".


Miran Alen. Shkrimtar turk me preardhje sllave, i shekullit XVII: "Banorët e Shkupit flasin shqip dhe janë katolikë e muslimanë me fe".


Reinhold. Studiues gjerman: "Gjuha shqipe ka qenë edhe gjuhë e flotës greke".


Shnaider: "Pellazgët janë një racë autoktone, më e hershme se periudha kuaternare... gjuha e tyre e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme".


Xhorxh Fred Uiliams: "Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh...".






Të huaj që shkruajnë ose flasin për virtytet e larta të shqiptarëve, etnokulturën, trimërinë, etj






Ami Bue: "Shqiptarët janë njerëz më të bukur në Perandorinë osmane".


B. Vranisheviq: Piktor nga Vojvodina: "Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar... Ata nuk lodhen për pasuri e luks... gjithmonë janë të aramtosur, madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të sigurtë... Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre".


Bajroni: "Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë... Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre". Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: "Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri... Femra shqiptare vetëm njërit ja fal trupin dhe zemrën".


Branton. Ky publicist, ka shkruar: "Shqiptarët ishin themeluesit e kalorësisë së lehtë (franceze – R.N.) dhe se me ushta të gjata (armë – R.N.) dhe me flamurkat në majat e tyre, e nisnin betejën, duke u sulur me vrul mes rreshtave të armikut dhe jepnin goditje duke krijuar pështjellim". ("Fakti", 3 nëntor, 2005 – Luan Rama)


Dekani: "Populli shqiptar është i shëndoshë, i durueshëm, i gjallë, me dinjitet dhe mjaft i ditur".


Eriksoni: misionar amerikan: "Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Mblidhen me besnikët më të adhe dhe japin jetën për fjalën e dhënë".


Fal Majeri "Shqiptarët me armë të vetme burrërinë dhe shpirtin luftarak, u rruajtën për 1000 vjet dhe arritën të mbijetojnë... Kryengritja greke e shek. XIX, që shpëtoi Greqinë nga zgjedha turke, qe vepër e shqiptarëve".


Fransua Pukëveli: "Shqiptarët që mund të quhen shiitë të Perandorisë së Lindjes...janë plot entuziazëm për atdheun e tyre dhe për të flasin vetëm në superlativ... Nuk ia ndajnë kurrë sytë maleve të Epirit... Mbajnë mend mirë pavarësinë që e gëzonin".


Gerard de Nerval: "Ngado që ishin shqiptarët shiheshin si luftëtarë kryenecë që nuk e përfillnin vdekjen".


Gligor Përliçev: "Të gjithë shqiptarët janë zemërgjërë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime...".


Ibn Kemali. Historian osman: "Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjëve helmues, dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri në kohën e mbrëmjes... Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vërshuan mbi ushtrinë tonë dhe e thyen atë...".


Jovan Haxhivasileviq. Më 1918 shkruante se shqiptarët e Dibrës kurrë nuk i kanë zbatuar urdhërat dhe reformat e sulltanit, pushtetit turk aty ka qenë vetëm formalisht.


Lamartini. "Nuk ka pendë as penel që mund të shprehë sakrificën heroike të banorëve (të Shqipërisë) në luftrat që kanë bërë kohëve të fundit, më shumë se askush tjetër, për çlirimin e Greqisë". Ai për shqiptarët ka shkruar edhe këtë: "Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë... Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave... Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Turqit Skenderbeun, njerës këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak e të së njejtës gjini".


M. Huacunthe Hecquard: "Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe se disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës, ato i kishin kthyer në fushën e betejës".


M. Ritton: "Gratë arvanitase janë më të pastra se gratë greke".


Madam Senja. Greke, nënë e një poeti francez: "Vallja e njohur "hasapikos", që kërcehej nga arvanitasit e konkretisht nga kasapët, "përbënte një rishfaqje skenash luftëtarësh të vjetër qysh nga epoka e Aleksandrit të Madh".Maksimilian Lambec: "Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë, kur në hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët".


Marco Nese. Ky shkencëtar ose shkrimtar italian, në një vepër të vet, të 3 dhjetorit 2004, ka theksuar se pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli ushtrinë italiane për dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje, 20.000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqiptare. "U veshën me kostume kombëtare vendase, mësuan ndonjë fjalë shqip, etj"


Marieta Vasilesku. Kjo rumune filoshqiptare, në një rast ka thënë se ka parë një ëmbëltor të Sharrit, shqiptar, i cili edhepse flente me hanxharën nën jastëk, ishte njeriu më besnik, më i ndershëm dhe më i guximshëm i Bukureshtit.


Michael Attaleiates. Kronist bizantin. Në v.1034, ka shkruar: "Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin".


Pallavçini. Ambasador në Stamboll: "Kryengritja e Shqipërisë së Veriut (më 1910), e çoi Turqinë në gjendje tejet kritike, jetë a vdekje për qeverinë turke".


Pushkini: "Vetëm gjatë një beteje në Revolucionin rumun, mernin pjesë 700 shqiptarë".


Rozher (1922) : "Shqiptarët trajtojnë mikpritjen si një rit të shenjtë. Ata nuk dinë si ta falenderojnë mikun që e ka nderuar duke kaluar pragun e shtëpisë së tyre".


Seneshali i Madh. Gjeneral i shquar nga Normandia, i shek. XVI: "Sllavët, janë të pamëshirshëm në luftë, vrasin këdo që arrijnë dhe nuk zënë asnjë rob lufte, ndaj edhe ne ua bëjmë njësoj. Sa për shqiptarët, ata kanë sjellje krejtësisht tjetër dhe sillen njerëzisht ndaj robërve të zënë... në ushtrinë e mbretit Luigj XII, ishte formuar një gradë prej 1200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri aq të shkëlqyer, sa që u bënë simbol i armatave franceze për afër një shekull të tërë. Kështu që, mbretërit e tjerë të Francës, për komandant të ushtrisë emëronin gjithënjë ndonjë shqiptar, siç ishte, fjala vjen, gjenerali Duka i Brisakut, etj.


Sreten Vukosavleviq. Deputet serb: "Lëvizja kaçake ka qënë një profesion fisnik dhe elegant me të cilin merreshin njerëz të guximshëm dhe të zot, të ndihmuar nga populli, prandaj edhe pushteti sërb nuk ua delte dot në krye". Ndërsa, ministri i Punëve të Brendëshme, M. Vujiqiq, shton: "Shqiptarët e kanë patur traditë "kaçakllëkun", sepse kanë dashur të jetojnë të lirë dhe të pavarur". Kosta Novakoviq, thekson se "kaçakët janë njerëz që bëjnë kurban të gjitha: shtëpi, mall, katandi dhe marin malet ku formojnë çeta komitësh dhe luftojnë kundër barbarizmit të ushtrisë dhe policisë serbe". Edhe Nushiqi, në mënyrë indirekte e arsyetonte Lëvizjen kaçake. Mosha Pijade, ka pranuar që kaçakët kanë luftuar kundër zgjedhës së rëndë serbe, që do të thotë e ka arsyetuar veprimin e tyre.


Stadtmuller: "Lufta greke për liri, nuk mund të mendohej pa elementin shqiptar". (Sidomos, pa Ali Pashë Tepelenën, i cili e nxiti Kryengritjen e v. 1821, dhe pa të cilin edhe sikur të fillonte ajo kryengritje, "do shuhej qysh në djep" – thuhet në literaturën historike).


Tacit: "Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur, guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë".


Timotheos: "Shqiptarët janë më luftarakët e botës".


Tit Livi: "Romakët janë qytetëruar nga etruskët". (toskët – R.N.)


Vuk Karaxhiq: "Ne Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin - tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombas dhe shqiptari musliman i vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10 itlianë për një shqiptar musliman apo orthodoks dhe poashtu shqiptari orthodoks i vret 10 grekë për një shqiptar musliman ose katolik". Karaxhiqi ka treguar interesim për shqiptarët, siç ishte edhe botimi shqip i "Dhjatës së Re", botuar në Korfuz më 1827. Mirëpo, objekti i interesimit të Vuk Karaxhiqit është edhe historia e shqiptarëve, sidomos periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe personaliteti i tij. Librin "Jeta e Gjergj Kastriotit" e parapagoi për vete, për konsullin rus në Dubrovnik, si dhe për personalitetet e tjera të jetës letrare, historike e kulturore të Serbisë. Ai mblodhi edhe 13 këngë popullore shqipe të cilat në vitin 1830 ia dërgoi Jernej Kopitarit. Këto këngë u botuan në "Zbornik filoloshkih i lingvistçkih studija" më 1921, me titull "Arnautske pjesme" ("Këngë shqiptare")". Përndryshe, sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipen.


Xhorxh Fred Uiliams : "Nuk ka popull më shpirtmirë e më xhentil në Evropë se shqiptarët".


Të tjerët për shqipëtarët

Fjala "të tjerët" , ka të bëjë me shkencëtarë, publicistë, diplomatë, gazetarë dhe autorë të profesioneve të tjera dhe etnikumeve të ndryshme nga mbarë bota, të cilët, kanë shkruar ose deklaruar për origjinën, etnokulturën, virtytet e shqiptarëve etj.
Numri i tyre është i madh, prandaj, fokusohem në disa më të rëndësishmit, pa ndërhyrë në saktësinë e vlerësimeve të tyre, që do të thotë, pa ndonjë elaborim shkencor, prandaj edhe këtë shkrim e konsideroj më tepër si publicistik, qëllimi i së cilës është që të nxisë krijuesit e rinj, t'i demantojnë ose t'i mbështesin tezat ose hipotezat e autorëve të ndryshëm, të evidentuara nga ana ime në këtë shkrim.





Por, ajo që më motivoj më tepër të merem me këtë temë është mbyllja e gojës të atyre të cilët shqiptarët i paraqesin si ardhacakë, kurse veten për zotër të këtij vendi.
Përndryshe, për të evidentuar sa më tepër personalitete, nuk zë ngoje vendlindjen, profesionin as edhe përkatësinë e tyre etnike, por vetëm thelbin e konkluzimeve, me përjashtime të vogla, ku tekstet janë më të gjata, ndërsa për të mos i mbetur hatri askujt, emrat e tyre prezentohen sipas rrendit alfabetik, poashtu me përjashtime të vogla, mvarësisht nga përmbajtja e cila ka këta nëntituj:






1. Të huaj që shkruajnë ose flasin për origjinën e shqiptarëve,
2. Të huaj që shkruajnë ose flasin për gjuhën shqipe,
3. Të huaj që shkruajnë ose flasin për virtytet e larta të shqiptarëve, etnokulturën, etj.
4. Të huaj që shkruajnë ose flasin për personalitetet puro shqiptare,
5. Të tjerët që shkruajnë ose flasin për figura historike të huaja me origjinë shqiptare,
6. Të huaj që shkruajnë ose flasin në favor të shqiptarëve,
7. Të huaj që shkruajnë ose flasin në dëm të popullit shqiptar, për sakrificat ndaj tij, etj.,
8. Të huaj që shkruajnë ose flasin për kufijtë e trojeve shqiptare.





1. Të huaj që shkruajnë ose flasin për origjinën e shqiptarëve





A. Milladinov. "Emri i Strugës del nga ilirishtja", ndërsa Ami Bue ishte i mendimit se emri sllav Bitolla vjen nga emri i vjetër ilir Butelion (i butë – R.N), gjë që e vërteton origjinën ilire të këtij qyteti, kurse M. Pavlloviq, emrin e lumit Dragor të Manastirit e nxjerr nga fjala shqipe dragua, figurë mitologjike shqiptare, emrin e fshatit Gopesh, rreth i Manastirit e lidh me fjalët shqipe rap "dru i fortë shekullor", duke u bazuar në emrin e mëparshëm të Gopeshit – Rapesh. Ky autor, me rrënjë shqipe i nxjerr edhe emrat e dy çezmeve të Prilepit – Ruklec (rrugë) dhe Zhurka (zhur, rërë)


Prof. Dr. Agostino Ribeco: "Të drejtat mijëvjeçare etnografike dhe gjeografike të shqiptarëve shtrihen prej kohërave të vjetëra në Iliri, Maqedoni dhe në Thesali".


Barbara Jelaviç. "Rrënjët etnike të maqedonasve të lashtë janë sipas të gjitha gjasave ilire, megjithëse në atë kohë shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke".


Braisfold. "Nga rasat që sot jetojnë në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë".


Branisllav Nushiq: "Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjët". Përndryshe, Nushiqi gjyshin e ka patur shqiptar me emrin Belo.


Dimçe Kocev. Ky historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas, ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për Kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohrit pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të principatës së arbërit – Progonit.


Dimitar Gërdanov: Skirtonët ilirë e kanë themeluar Heraklenë e Manastirit para 2500 vjet. (Ata siç duket e kanë themeluar edhe Resnjën e Prespës, gjë të cilën e dëshmon edhe një qytet i vjetër me emrin Skitrina, që është ngritur në të njëjtin vend).


Dr. Dushko Hr. Konstantinov: Ky historian maqedonas nga Manastiri, në një shkrim të tij, botuar në Muzeun Popullor të Manastirit, nr.1, mars 1966, shkruan se: "Shqiptarët janë banorë më të vjetër në Gadishullin Ballkanik dhe "pasardhës të drejtpërsëdrejtë të ilirëve të vjetër", të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan". Pas ngjarjeve të v.1981, ky studiues i Manastirit me dy tituj shkencor – dr-dr, nën ndikimin edhe të vëllaut të vet, Millosh Konstantinov, ndryshoi qendrimin ndaj historisë të popullit shqiptar, duke e quajtur bile edhe Kongresin e Manastirit si një mbledhje e rastësishme e disa intelektualëve shqiptar. Autori i këtij shkrimi polemizoi ashpër me të në shtypin maqedonas.


Edvin Jasques: "Ilirët dhe shqiptarët këta bijë të paepur ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit...".


Edvin Pears: "Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arijane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy shprehjet shqipe- ar dhe anë, që do të thotë njerëz të arit, të pastër". Mitologu gjerman Maks Myle, shkruan se emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala hqipe ar. (kjo vlen edhe për mjaft vende të botës-R.N.) Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës-R.N.


Fanulla Papazogllu: "Dardania është një nga krahinat antike të Ballkanit, ku popullata autoktone është ruajtur më së miri". Ajo pranon origjinën ilire të shqiptarëve.


Gabriell Hanoto : "Ky popull gjithmonë i ri, është një popull shumë i lashtë".


Gos Xhen, ambasador i njohur anglez: "Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene".


Gustav Majer: "Shqiptarët janë ilirë të rinj".


Gjorgj Hahni: "Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të Pellazgëve... Shqiptarët janë stërnipërit e pellazgëve".


Gjusepe Catapango: "Atlantinda, e cila është e zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e ilirëve, të cilët shpëtun nga përmbullja e Atlantidës dhë filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të Vogël". Përndryshe, Atllantida quhej edhe borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala shqipe dëborë. Në literaturën historike, përmendet edhe emri Xhuzepe Katapanos, me siguri i njëjti person? Ky, në v.1984, në Romë botoi librin me titull "Thoti fliste shqip". Përndryshe, Thoti ishte perëndi egjiptiane. Ai para 6.000 vjet ka krijuar sistemin e hieroglifëve, në bazë të ilirishtes – shqipes që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve – thuhet në literaturën historike.


H. Tunman: "Shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë antike të ilirëve, e cila nuk u romanizua as nuk u zavendësua në viset e veta nga ndonjë popullsi e mëvonshme e dyndur këtu".


Haki Pasha: "Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi". Prandaj nuk ishte gjë e rastit që ishin ndaluar zbulimet arkeologjike në trojet shqiptare të asaj kohe.


Harold Whitehal: "Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë domethënie shqipe".


Henri Braisford: "Në Maqedoni vetëm shqiptarët janë popull autokton".Hitleri. Shqiptarët i konsideronte për racë të pastër arijane, kurse Shqipërinë "për vend të vogël romantik të Ballkanit". Në shërbimin të tij ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizionet ka patur 7 mijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se "kryqi i thyer ishte simbol i Hitlerit në Iliri" dhe se paskësh përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi, e, ky, siç dihet ishte perëndi ilire.Hristo Andonov-Poljanski. "Sendet e gjetura në verginë (Kutlesh) të Greqisë, janë ilire". Atje u gjend edhe flamuri me 16 rreze dielli, me të cilën mburet VMRO-ja – R.N..


Ivan Mikulqiq. Ky arkeolog, në dorëshkrimin e tij gati për botim, kushtuar Heraklesë, ka theksuar se aty "kanë jetuar desaretët, një fis ilir" dhe shton se ministri i Kulturës (nga Manastiri – R.N.), pikërisht për këtë konstatim, "as që ka shprehur vullnet të më dëgjojë 2 minuta".


J. Pokornu. Ky filolog austriak, emrin ilir e lidh me emrin e lumit Iller që buron në Gjermaninë jugore.Johan Fon Han: "Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja".


Dr. Josip Korosheci: "Varret në Trebenishtë janë ilire". Të njëjtën e pohon edhe Vasil Llahtov arkeolog i shquar, i cili ka shkruar: "Bartës dominant i kulturës së Trebenishtes kaqnë qenë ilirët".


Jovan Cvijiq: "Sllavët e Jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët të cilët nën trysninë e tyre (të sllavëve) u tërhoqën nga jugu ku i hasim edhe sot". I njëjti autor ka shkruar se shqiptarët që u tërhoqën drejt bregdetit Adriatik, më vonë kthehen në vendlindjen prej ku kishin ikur. Ai, në një rast tjeter shkruan se shqiptarët janë raca më e bukur në Ballkan dhe se janë pasardhës të drejtpërsëdrejtë të ilirëve.


Koce Stojmenov. Krijues bullgar, i cili ka thënë se ilirët janë paraardhës të shqiptarëve dhe se këta të fundit, pra shqiptarët e sotëm në Maqedoni duhet të jenë ose plotësisht të barabartë me maqedonasit, ose të kenë të drejtë për autonomi në suazat e këtij shteti.


Konstantin Jireçek: "Shqiptarët e Shkupit sfiduan me suksese të gjitha stuhitë e shekujve që nga Dardania e lashtë dhe ia dolën të rruajnë formën e vjetër të emrit të Shkupit".


Konstantin Paparigopulos: "Vetëm shqiptarët konsiderohen si pasardhës të racës ilire".


L. S. Stavrinos. Ky shkencëtar grek, në f.8 të studimit të tij "Ballkani prej 1453...", thekson se "ilirët kanë qenë banorë të pjesës më të madhe të Jugosllavisë (së atëhershme), por më pas u shtynë drejt jugut prej pushtuesve sllavë". Pra, sllavët ishin pushtues, kurse ilirët autoktonë.


Louis Schneider. Ky konsull i francës në Shkodër, në një vepër të tij, kushtuar Shqipërisë, sqaron se termi gegë rrënjët i ka te fjala shqipe gjigant (i madh – R.N.), ndërsa fjala toskë, sipas tij, vjen nga toxon, hark, duke e arsyetaur këtë me faktin se ilirët e parë të Jugut kanë qenë më të shkathët për të qëlluar me hark. Konsulli në fjalë, në një rast tjetër ka shkruar se elementi shqiptar është auktohton dhe më i vjetër nga tërë popujt e Ballkanit.


Dr. M. Panov: "Banorët vendas para ardhjes së sllavëve në Ballkan janë ilirët... Një pjesë e popullsisë vendase u vranë, të tjerët u shpërngulën dhe disa u përzien me sllavët".


M. E. Pittard: "Shqiptari i përket një grupi etnik të karakterizuar nga hyperbrahy-cefalia dhe nga shtati i hedhur, racë shumë e bukur malësorësh, me flokë dhe sy të zinj, me hundë pak të hedhur si të shkabës... raca shqiptare është ilire ose dinarike... Shqiptarët, si racë dhe si ushtarë janë më të mirit në Evropë".


Mathieu Aref. (studiues i shquar nga Egjipti, me origjinë të largët shqiptare, por në histori i njohur si egjiptian). Në librin e tij "Shqipëria", konstaton se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe për të argumentuar këtë prezenton plot emra të krijesave mitologjike, herojëve të Luftës së Trojës,me emra shqipe, ose me origjinë të kësaj gjuhe. Zeusi, "mbreti i perëndive", fjala vjen, e nxjer nga fjala shqipe zë, zëri dhe zot, siç i themi ne shqiptarët, sepse, ishte perëndi ilire. Lidhur me Zeusin shkuran se "një nga shqiponjat e tij do të kenë qenë bijtë e Zeusit", pra, sipas tij "bijtë e shqiponjës" dhe këtë e lidh me flamurin shqiptar, kur thotë "duhet shënuar se flamuri në fjalë (emblema e Skënderbeut në shek. XV) kishte një shqiponjë dykrerëshe të zezë ( e zeza simbolizon hidhërimin, fatkeqësitë dhe vuajtjet e popullit shqiptar); dykrerëshe sepse simbolizon gegët e Veriut dhe toskët e Jugut; në sfond është ngjyra e kuqe (e kuqe që simbolizon gjakun e derdhur nga shqiptarët gjatë shekujve për të mbrojtur atdheun e tyre). Sipas tij, me rrënjë shqipe janë edhe shumë emra të tjerë, për të cilët flitet edhe në rezimen e këtij fejtoni. Ai, bile edhe emrin e rrugës të njohur romake "Via Egnacia" e nxjerr nga fjala shqipe, e gjatë.


Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: "Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se historia dhe se gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës të udhëhequr nga Akili".


Miklosiç: "Në të gjithë Ballkanin janë shqiptarët që kanë ruajtur elementet glotologjike vendore".


Millutin Garashanin: "Dardanët (Ilirët-R.N) janë popullatë autoktone në pjesën qëndrore të hapësirës ballkanike që mund të përcillet që nga periudha e zhvilluar e bronzit... shqiptarët janë pasradhës të drejtpërdrejtë të ilirëve... varret në Trebenishtë janë ilire".


Mirko Petro. Princ i Malit të Zi: "Shqiptarët janë nipër të Lekës dhe Skënderbeut".


Moris Dryon: "Gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në Luftën e Trojës të udhëhequr nga Akili".


P. B. Bertius: Hartograf i Luigjit III të Francës: "Pirustët, lart mbi Drin, janë shqiptarë".


Nikolla Jorga: "Populli shqiptar së bashku me baskët është më i vjetri në Evropë".


Qiro Truhelka: Emri Ilir ka të bëjë me fjalën shqipe i lirë, në kuptim i pamposhtur.


Pizani, shkencëtar italian: "Nuk kemi asnjë fakt se shqiptarët kanë erdhur prej dikund" – që do të thotë që janë autoktonë (R.N.).


Peter Bartl: "Romakët e as turqit e sllavët nuk patën mundësi që të thejnë unitetin dhe kontinuitetin etnokulturor të ilirëve apo shqiptarëve. Historia nuk na jep asnjë shembull që ndonjë rajon i veçantë të ketë humbur identitetin kulturor ilir apo shqiptar duke e zavendësuar me atë të sunduesit. Bishofet romak, bizantine e më vonë turke e sllave nuk kanë pasur asnjë autoritet tek popullata. Shumica e autorëve, madje vërtetojnë se qytetet, përkundër ashpërsisë së regjimeve të sunduesve kanë mbetur si qendra kulturore të iliro-shqiptarëve. Mbi të gjitha veshja dhe punimet në keramikë demonstrojnë qartas kontinuitetin në mes të ilirëve dhe shqiptarëve".Seignabos, profesor i shquar: "Shqiptarët janë raca më superiore në Ballkan... Në të arrdhmen ata do të luajnë në këtë vënd rolin që luajnë skocezët në Angli".


Stefan Verkoviq: "Maqedonët e Maqedonisë jugperëndimore ishin të mendimit se janë pasardhës të maqedonëve të vjetër". Me siguri e ka fjalën për torbeshët. Në lidhje me këtë, në gazetën "Hëna e re"të datës 15 tetor 1994, f. 6, thuhet: "Torbeshët të Miakës janë pasardhës të Lekës së Madh... janë popullsi autoktone ballkanike iliro-maqedonee thrakase". Në gazetën "Dnevnik" të 6 marsit, 1997, thuhet: "Kisha ortodokse pravoslave maqedone nuk i pranon maqedonët islamizuar si etnikum të vet".Stojan Novakoviq: "Shqiptarët janë ilirë".


Sulejman Kulçe: "Nga pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët".


Shatobriani: "Athina është vend shqiptar".


Thomopulos: "Shqiptarët janë pasardhësit të vërtetë të pellazgëve".


Ugo Foskoli: "Bijtë e atyre guximtarëve të vjetër (të shqipëtarëvet) i gjejmë në sulmet e Trojës, nën ushtrarinë e Aqiletit edhe nën Piron: ata iu derdhën mbretërisë së Romakëvet". Po ata, shqiptarët, nën Filipin rrëmbyen lirinë e Greqisë: dhe nën Aleksandrin, zaptuan pjesën më të madhe të botës".


Vasko Kostiq: "Trojanët dhe ilirët ishin popull i i njëjtë... Troja njihej edhe me emrin Ilij dhe ka të bëjë me ilirët".Virçov. Profesor dhe antropoll i njohur sllav: "Shqiptarët janë raca më superiore nga tërë popujt e Ballkanit. Në kabinetin e tij, më 1878, gjatë zhvillimit të Kongresit të Berlinit, duke folruar për racat e ndryshme të Ballkanit, kishte marrë tri kafka prej njeriu dhe para të pranishmëve, tha: "Janë kafka shqiptarësh të vrarë prej turqve... a nuk janë të bukura? A nuk janë madhështore? Ja pra, raca superiore mbi të gjitha të tjerat!", dhe, siç thuhet në literaturën historike, e përkëdhelte me një ëmbëlsi entuziste kafkën që mbante ndër gjunj. Ai, pastaj tregonte modele kafkash malazez, boshnjake, dalmate, serbe, bullgare, turke, hungareze etj. Këto të fundit ai i tregonte me majën e këmbës, kurse ato të shqiptarëve me kujdes të madh.


Zhivojan Vinçiq. Në broshurën "Kështjella e Shkupit – Kalaja", 1966, shkruan: "Në atë kohë në kalanë e Shkupit ka ekzistuar një lagje e vogël e dardanëve që në atë kohë ka qenë e mundur të jetë Skupi, i cili emër është i pastër me preardhje ilire. Ilirët janë një popull punëtor, kanë ndërtuar një kështjellë të lartë... Ne sot nuk kemi të dhëna shumë për ata (Ilirët) në Kala, mirëpo ato mund të fshihen në themelet e saj dhe bademet. Për këtë arsye këto mbesin si shumë të rëndësishme për vërtetimin e kësaj hipoteze" – thekson Vinçiq.