Dashurohuni mor brez i pakuptimtë, se po vdisni të shëndetshëm! – Leart Kola
E vërteta shkencore është që ti nuk je në qendër të universit, dhe nuk ke asnjë arsye për të hyrë në marrëdhënie narciziste me vetveten, aq më pak tani, që universin e njohim kaq të madh. Në vend të dëshpërimit, ky fakt duhet të të injektojë dëshirën për të rritur vetveten tënde intelektuale, shpirtërore e shoqërore, e për të bërë këtë ka vetëm një mënyrë, nëpërmjet pasionit. Është dashuria për të tjerët, solidariteti, dashuria për dijen, për mendimin, për artin, për detajin e për të tërën që do të të bëjë pjesë domethënëse të jetës.
Dhe të qenit i veçantë, kreativ, modest, logjik e konsistent. Kjo është ajo që aktualiteti dikton, të qenit ekscentrikë. Dhe i tillë duhet të jesh. E përditshmja jote duhet t’i dedikohet pasionit, kërkimit të dashurisë të shpallur a të fshehtë, jo kënaqësisë momentale, jo dekadencës apo bjerrjes sentimentale, por shkundjes e turbullimit shpirtëror e fizik. Vetëm mbi urat delikate të këtij turbullimi do të mund të kthjellohesh, vetëm nëpërmjet kësaj tronditjeje ktonike do të mund të përmbysesh, të shkatërrosh ngrehinën perverse që rri brenda teje, e që quhet herë common sense, herë moral, herë pragmatizëm, herë hedonizëm , herë traditë, herë disiplinë, e herë qejf. Largohu prej “normales” dhe synoje, stimuloje tek vetvetja të veçantën, të renë, të papërsëritshmen. Ndiq artistë, filozofë e mendimtarë, pra shkel shtigjet e tua, e arratisu drejt periferisë, lërja qendrën zakoneve tashmë të mërzitshme dhe vanitetit të njerëzve të suksesshëm. Braktise dhe suksesin, sepse ti e dini mirë se ç’do të thotë të jesh i suksesshëm në një shoqëri të sëmurë, në një shoqëri agresive, në një shoqëri të korruptuar. Largohu prej suksesit, kësaj shfaqjeje të pështirë të një jete moçalore, kriminale deri në vogëlsi.
E kurrë mos e mendo veten vetëm, apo çift, apo pak. Njeriu nuk mund të jetojë jashtë shumësisë së miqve, bashkëqytetarëve, bashkëbiseduesve. Dedikoja jetën vetvetes, po më shumë njerëzve që keni pranë. Ji zemërgjerë e zemërhapur, dashuro dhe dashurohu, në çdo ditë e në gjithçka që bën, syno të gjesh dashurinë.
Dashuro seksualisht, dashuro intelektualisht, dashuro në mënyrë trupore, apo artistike, apo artizanale, apo poetike. Përbuze dashurinë platonike, apo virtuale, përbuze sipërfaqësinë, përbuze indiferencën. Dashurohu me trupin e bukur, me mendjen e ndritur, me sytë shprehjeplotë, me zemrën e dhimbsur, me buzët e bukura, me duart e afta, dashurohu me talentin, me pasionin, me intimitetin e gjithkujt që ofrohet të ndajë me ty vetveten. Bëhu dashnor, prind, vëlla, bashkëpunëtor, shok, e sidomos bashkëbisedues. Në gjithçka që bën, jep vetveten. Dhe atë çka nuk mund ta dashurosh, por je i detyruar ta bësh prej kushteve të urryeshme të përditshmërisë, urreje. Mos urrej me fjalë, me sharje, me shpifje apo me thashetheme. Urrejtja njeh vetëm një mënyrë të shfaqjes, kërkoje dhe kultivoje. Grushti nuk është organ rudimentar.
Kultivoji pasionet e tua artistike e artizanale, koleksiono e prodho. Koleksiono monedha, pulla poste, libra, disqe muzikore, gazeta, mendime, dashuri apo lule të thara. Bëhu piktor, poet, marangoz, kopshtar, shofer, arkitekt, thurës, qëndistar, gdhendës, inxhinjier, mjek, këngëtar, matematicien apo balerin. Dhe gjithçka bën, dashuroje, bëhu amator i saj, e kurrë profesionist. Apasionohu e fillo ta njohësh për së brendshmi se ç’do të thotë aktivitet krijues. Prodho për kënaqësinë tënde e për dobinë e të tjerëve. Përpiqu ta ndjesh ndër gishta atë që po bën, e në rast se të detyrojnë të punosh për të jetuar, në rast se ta kërrusin kokën nën kularët e përjetshëm të vartësisë, atëherë nis të sabotosh. Nëse dashuria zhvishet përdhuni prej ditëve të tua, atëherë mos ki drojë të demonstrosh urrejtjen. Shkatërro sa më shumë që të mundesh nga prona e skllavopronarit, qoftë ky shtet, qoftë ky privat, dhe vijo të mashtrosh eprorët e të marrësh të ardhurat e tua. Fundja faji është i tyre që e vrasin pasionin e dashurinë nëpër proçese burokratike, administrative, hierarkike apo teknike të një rutine të krijuar enkas.
Kujdesu për detajet, vishu qartë, shfaqu bukur, shfaqu ndryshe. Mos e bli shfaqjen tënde, krijoje atë. Dashuroje mënyrën se si i shfaqesh botës, dhe dashuroji ata që si ty kontribuojnë në bukurinë e përgjithshme. Urreje këdo që synon të propagandojë shëmtinë. Refuzoji, përbuzi e zmbrapsi ata që të detyrojnë të veshësh polo apo tailleur për të shkuar në punë, ata që të detyrojnë të veshësh minifund për të dalë në semafor, ata që të detyrojnë të veshësh firmato për të dalë në mbrëmje, ata që të detyrojnë të vishesh me të zeza për të shkuar në varrim apo me të bardha për të vajtur në dasëm. Gjithçka është idiote, e papërputhshme me shijen, është gërryese e harmonisë në rast se nuk ndjek rregullat mahnitëse të kaosit, gjendjes së lirisë e drejtësisë sociale, ku të gjithë janë njësoj të rëndësishëm, pavarësisht pozicionit, kahut, drejtimit apo shfaqjes. Dhe të gjithë njësoj të bukur.
Lexo shumë, e mos studio kurrë. Mos bëj detyra, mos iu nënshtro provimeve. E gjithë kjo do të qe kohë e humbur prej leximeve të tua, dashuroji librat, përhumbu në lexime. Dëgjo muzikë, stërvit sytë me piktura e me foto. Vendose ti se ç’është e bukura e ç’është e shëmtuara, pasi të kesh lexuar, të kesh dëgjuar, të kesh pyetur e të kesh gjykuar, dhe arsyetoje e artikuloje qartë të bukurën, sepse tëndja është detyra që ta dashurosh. Po ashtu siç ke për barrë të urresh të shëmtuarën nga e cila duhet të distancohesh qartë, e ta kundërshtosh në mënyrë aktive. Mos ki frikë nga teknologjia, merre atë dhe përdore, dashurohu me të. Ashtu si gjithçka tjetër, ajo është shpikur për të përmirësuar jetën, e jo për ta thyer atë. Dashuroje teknologjinë, urreje teknikalitetin. Dashuroje proçesin, urreje proçedurën. Ji antiaktual, vishe pasionin me forma të reja.
Dhe ji gjithnjë në pritje të trenit apo vaporit që do të të marrë për të të shpënë në periferi, se nuk ka gjë më të shëmtuar sot se sa qendra, qendra e qytetit, qendra e vëmendjes, media qendrore, universiteti qendror, qeverisja qendrore, qendra e partisë, qendra e pushtetit… Qendra është kampi i vërtetë i përqendrimit për njerëzit e sotëm. Qendra është vendi ku stivohen shije përmbi shije, sipërfaqësi përmbi sipërfaqësi, vanitet përmbi vanitet. Qendra është sado-mazo, vendi i hipokrizisë, i biznesit, i pazarit. Mjalti që mbledh rreth vetes vetëm miza. Vendi i makthit, i shëmtisë dhe i ndotjes. Aktualiteti të detyron të jesh radikalisht ekscentrik. Bëhu snob. Bëhu punk. Në shfaqje, por mbi të gjitha dhe thelbësisht, në shpirt. Jepi frymës tënde aromë molotovi, dhe jetoje ditën me perspektivën e shekujve që vijnë, duke mos harruar që ti jeton në solidaritet me të tjerët si ty, e të tjerët që ti dashuron sot kanë nevojë për ekscentrizmin tënd revoltues.
Lëshoje pushtetin, lëshoje paranë, lëshoje ankthin e përditshëm që rrjedh prej konkurrencës dhe propagandimit të lifestyle-it postmodern. Postmoderniteti i përket të djeshmes, ti i përket të ardhmes, dhe e ardhmja është plot me njerez të apasionuar, njerëz që janë politikë në çdo grimcë të qenies së tyre, njerëz që mendohen e thellohen, që kur urrejnë tërbohen, që kur dashurojnë, harrohen.
Pi, kërce, lufto, krijo, dashuro, zihu. Lëre zemrën të t’i sjellë agimet me ngjyrën e saj të trëndafiltë, dhe kuptoje, ka gjithnjë terren përtej atij që sot duket i zënë!
Shkroi: Arbër Zaimi
Sunday, October 17, 2010
Thursday, October 14, 2010
S’ka më dyshime, Mozaiku i Mesaplikut shek VI është shqip!
Kohë më parë bashkë me mikun tim Niko Stillo, arritëm në përfundim se shkrimi i shekullit të gjashtë pas krishtit në mozaikun e Mesaplikut të Vlorës është shqip.
Aty e transkriptuar shkruhet :
A
PAK
KE
TAÇ
dhe e kuptojmë sot në të folmen e Mesaplikut : “ha pak ke të haç”, pra një proverb për të kursyer që të ushqehesh, thotë ai burrë i mozaikut me qeleshe me majë ashtu si ka mbrritur deri më sot kësula e Mesaplikut.
Ky shkrim është mes një pamje plot me të mira ushqimore, fruta e peshk. Në Mesaplik sot e gjith ditën kemi shprehjen popullore « Ha pak ke të haç, ha shumë vete për lumë ». Me këtë përfundim menduam se skeptikët nuk do të ndiheshin më për të thënë se gjuha shqipe nuk ka mundësi të ketë dëshmi të shkruara në ata kohë.
Po jo. Miku tjetër i vyer Moikom Zeqo, atë kohë drejtor i Muzeut Historik ku edhe ndodhet mozaiku na kundërshtoi. Mua më quajti entuziast. Sepse sipas tij ai shkrim ka të bëj me emrin e një ebreu APARKEAS. Moikomi nuk pranonte që shkronja e tretë e rreshtit të dytë të mozaikut të ishte K, ai e lexon atë R (shih figurën).
Po ashtu dijetarit erudit Zeqo nuk i ka rënë në sy se shkronja e parë e rreshtit të katërt është dyfishe, pra TA dhe jo vetëm A. E telefonova Niko Stillon për sa kritikoheshim duke i thënë se nuk isha aspak dakort me atë kritikë sepse në shkrimet etruske ajo shenjë është K, dhe e ftova që ti vihemi punës për të vërtetuar se shkronja e tretë e rreshtit të dytë është K dhe jo R.
Dhe ja mbas muajsh pune, Niko Stillo erdhi posaçërisht në Tiranë e më pruri shkrimin e vjetër mbi një vazo ku shkronjën si ajo që kërkojmë e kishte gjetur në emrin e Patroklit të famshëm : PATROKLOS krahas emrit të Akilit dhe të mëmës së tij Tetis.
Si duket edhe në figurë askush nuk mund të kundërshtojë që shkronja e gjashtë e emrit grek të Patroklit, PATROKLOS, është ajo e treta e rreshtit të dytë të mozaikut. Pra është K dhe vetëm K dhe nuk është R.
Skeptikët i falenderojmë sepse na vunë në punë për të gjetur një vërtetim të padiskutueshëm për të qënit shqip të shkrimit mbi mozaikun e Mesaplikut.
Kështu nga formula e pagëzimit e shekullit të katërmbëdhjetë ne zbresim në dëshmin e shqipes në shekullin e gjashtë.
Kjo na bën me krahë për të punuar e nxjerrë mbi tryezën e diskutimeve shkencore edhe shkrime të tjera të mesdheut ku shqipja dëshmohet si ska më mirë në antikitet. Niko Stillo është iperot si ne shqiptarët, pra bir i ipeve, i shqipeve nga Preveza e Iperisë e Shqipërisë, gjashtëdhjetë e dy vjeç, banues me gruan dhe djalin në gjermani. Jemi njohur nga leximi dhe studimi i librave të njëri tjetrit të cilët flasin për dëshmitë e gjuhës shqipe në shkrimet e vjetra të Mesdheut. Nikua ka studjuar me vëmendje shkrimin mbi librin e mumjes së Zagrebit dhe ka gjetur aty sipas tij dëshmi të gjuhës tonë. Edhe unë në librin “Një shqiptar në botën e etruskëve” nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam hedhur në letër dëshmi të kulturës dhe gjuhës time, të cilat sipas meje i kam hasur gjatë udhëtimeve në botën magjike të etruskëve.
Diskutojmë me njëri tjetrin për ato që gjejmë mes dëshmive të vjetra dhe i japim të drejtë a kritikojmë vehten a të tjerët që janë marrë me këtë punë por që tashmë kanë ndërruar jetë a janë dokmatikë e injorantë të pandreqshëm. Presim nga kritika ndonjë fjalë për sa kemi shkruar me durimin e atij që beson se puna e vet është jo vetëm në të mirë të kulturës që i përket por edhe të çështjeve të rëndësishme të kulturës mesdhetare. Ka shumë rëndësi që merremi vesh e nuk bëjmë si ata që i bien gozhdës e patkoit dhe që në vënd që ti vënë vetulla çështjes i nxjerrin sytë me armët e nacionalizmit vulgar a të indiferencës gjoja shkencore (si bëjnë ata të institutit të historisë e gjuhësisë).
I nderuar lexues, nuk di si ta shpreh gëzimin për këtë lajm të mirë. Por ju premtoj se do të sjell në vëmendjen tuaj edhe shumë shkrime të tjera, sigurisht në prani të skeptikëve dhe të dashamirëve të shumtë. Ato shkrime dëshmojnë se gjuha që flasim është shkruar që me prurjen e alfabetit në Mesdhe nga fenikasit, aty nga shekulli i tetë përa erës së re.
Vetëm faktet janë ato që do të vënë në vend keqtrajtimin e kulturës sonë në histori, e injoruar si faktor edhe ajo kontribues në qytetërimet e mahnitëshme antike të mesdheut : të atij etrusk, grek e latin.
Puna jonë është ti gjejmë e ti hedhim në tryezat e botës shkencore ato fakte, pastaj le të flasin të tjerët më shumë, sepse ashtu si ka thënë profesori i famshëm Kristo S. Konda, autor i librit “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, “askush nuk beson se ç’thua ti për vehten”.
Nga Ilir Mati

Mediat botërore në kor: Serbia, TURPI i Evropës!
“La Repubblica”: “Tigrat e Arkanit” pas dhunës. Arrestohet “miu”, ai që dogji flamurin shqiptar. Pritet përjashtimi i Serbisë
Një nga gazetat më të mëdha italiane, “La Repubblica”, ka shkruar gjatë mbi ngjarjen e dhunshme të ndodhur të martën në mbrëmje në stadiumin “Luigi Feraris” të Xhenovas, duke thënë se pas këtyre akteve të pa precedentë fshihen të ashtuquajturit “Tigrat e Arkanit”. Gjithashtu kjo gazetë citon edhe disa njërën të medias serbe, të cilët këto akte i lidhin me dëshirën e tyre dhe disa njerëzve që kanë synime për të shkaktuar destabilitet në vend, dhe për ta çuar vendin në zgjidhje të parakohshme.
“Tigrat e Arkanit”
Kanë qenë “tigrat” e etur për gjak të famëkeqit Arkan ata që shkaktuan trazirat e dhunshme ditën e djeshme (të martën) në Xhenova të Italisë. Kështu shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica”, në versionin e saj online.
Sipas gazetës, ish-njësitë paraushtarake serbe që kanë kryer masakra në Ballkan, u mblodhën dje në Itali për të shkaktuar trazira. Sipas burimit, të ashtuquajturit “tifozë”, vinin nga disa lokale periferike të Beogradit, të njohur ndryshe si strofulla të dhunës serbe. Por cili ka qenë objektivi i vërtetë i tyre?
Sipas Milan Petroviç, redaktor i së përditshmes “Blic”, qëllimi i tifozëve “ultras” ka qenë politik. “Të shkaktojnë sa më shumë probleme për presidentin Tadiç dhe qeverisë së tij. Sidomos, të krijojnë një klime destabiliteti për ta çuar vendin sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme”, shprehet Petroviç. Bojan Pajtiç, kryetar i qeverisë së provincës autonome të Vojvodinës është edhe më i drejtpërdrejtë. “Kjo turmë nuk vepron në mënyrë spontane. Ajo është në shërbim të atij që kërkon të na ndalojë me çdo mjet kthimin në një vend normal”, thotë Pajtiç. Në të njëjtën linjë shprehet edhe kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç. “Ai që organizoi këto protesta ndodhet në Beograd. Ky është një sulm që i bëhet drejtpërdrejt shtetit”, deklaron Karaxhiç.
I kërkohet ndjesë Italisë, por jo Shqipërisë
Një ditë pas incidenteve dhe shfaqjeve të shëmtuara nga nacionalistët serbë, ka reaguar ambasada e tyre në Itali, duke kërkuar ndjesë për atë që ndodhi. Ambasadorja e Serbisë në Romë i kërkon ndjesë Italisë, duke u shprehur se asaj dhe shtetit që përfaqëson i vjen turp për këto që kanë ndodhur, dhe se ata që e bënë një gjë të tillë janë banditë.
“Na vjen turp. Këta banditë nuk përfaqësojnë ndjenjat dhe sjelljen e popullit serb. Na vjen turp dhe ju kërkojmë ndjesë”.
Kjo është ajo çfarë ka ka deklaruar ambasadorja serbe në Romë, Sanda Raskoçviç-Iviç duke folur për gazetarët në prag të një konference në Beograd. Ajo komentoi trazirat e ndodhura në Xhenova te cilat çuan në pezullimin e ndeshjes Itali-Serbi. Serbia i ka kërkuar zyrtarisht falje Italisë për incidentin e shkaktuar dje nga tifozët serbë në stadiumin e Xhenovas. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, në një bisedë telefonike me homologun Franko Fratinin ka dhënë garancinë e tij se drejtësia serbe do t’i ndëshkojë huliganët. “Autoritetet e Beogradit do të shtojnë kërkimet për përgjegjësit e dhunës dhe do të arrestojnë të gjithë kriminelët, të cilët do të marrin dënimin e merituar”, ka pohuar Jeremiç. Ndërkohë që ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka kritikuar policinë italiane për menaxhimin e gabuar të situatës.
“Ndërhyrja e policisë italiane mund të kishte qenë shumë më e mirë. Ata nuk duhet t’i kishin lejuar tifozët të hynin në stadium me sende të forta”, ka pohuar Daçiç.
Por asnjëri nga këto autoritete nuk kanë kërkuar falje për incidentin e shëmtuar ku u përdhos dhe u dogj flamuri shqiptar.
Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur mbrëmjen e kaluar në Beograd pas pezullimit të takimit Itali-Serbi. Futbollistët kanë shprehur hidhërim për atë çfarë ndodhi, por nuk dhanë komente mbi sjelljen e tifozëve ekstremistë. Ndërkohë presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, siç e thamë edhe më lart, thotë se tifozët nuk kishin ardhur vetëm në Xhenova, por sipas tij bëhet fjalë për një plan paraprak për të krijuar incidente për të dëmtuar takimin.
Mediat evropiane të gjitha me një fjalor: Turp për Serbinë
Të gjitha mediat i kanë konsideruar si një turp këto ngjarje dhe akte dhune nga serbët në stadiumin e Xhenovas, por jo vetëm botërore, por edhe ata vendase, këtë herë kanë qenë në një mendim me ata evropiane. “Turp i ri, tifozët ndërpresin Itali-Serbi”, titullohet artikulli kryesor në të përditshmen e Beogradit “Blic”. Në brendësi të tij theksohet se me këtë incident, vijon pikiata e futbollit serb. “Mund të imagjinojmë se si janë ndjerë kapiteni dhe futbollistët tanë. Me siguri, janë turpëruar”. “Skandal në Xhenova”, titullohet versioni online i “Vesti”. Ndërsa “Vreme” hapet me një fotografi ku tifozët serbë dogjën flamurin shqiptar. Gazetat britanike gjithashtu shkruajnë se ky është një turp i vërtetë, ku në përgjithësi të gjitha përdorin shprehjen ndërpreje për shkak të huliganëve, por dhe duke përdorur fotot nga djegia e famurit shqiptar. Ndërsa “Daily Telegraph” shkruan “Turp për Serbinë”, në të njëjtën linjë është edhe “Daily Mail”. Edhe shtypi sportiv spanjoll i ka kushtuar një vëmendje të veçantë incidenteve në Xhenvoa, që solli dhe pezullimin e ndeshjes Itali-Serbi, e ku ultras serbë dogjën para kamerave edhe flamurin shqiptar. “Turp serbë!”, ishte titulli i prestigjiozes “Marca”. “Dje (të martën) në Europë ndodhi një tjetër ndeshje turpi”, - shkruante e përditshmja sportive. “Vetëvrasje serbe në Xhenova”, - shkruante “Sport”, që nga ana e saj flet për “një natë çmendurie”. “El Mundo” e titullon shkrimin e saj: “Terror dhe turp në Xhenova”, duke e shoqëruar edhe me fotot e huliganëve serbë. “Ultrasit karikojnë futbollin”, ishte titulli i “El Pais”. E njëjta paraqitje, pothuajse ka mbizotëruar edhe në shtypin francez, të cilët e konsiderojnë turp për Serbinë dhe për shtetasit e saj këto akte të pa precedenta.
Policia italiane ka kapur në bagazhin e një autobusi “miun” e incidenteve
Vihet në pranga “njeriu i zi”, ai që dogji flamurin shqiptar
Mbrëmja e së martës, duhet të ishte një mbrëmje spektakli dhe futbolli, pasi luhej në kuadër të kualifikueses të një evenimenti mjaft të madh dhe të rëndësishëm, si Kampionati Europian, por në fakt nuk ishte kështu. Dhe arsyeja është se disa njerëz, që vijnë nga një vend që gjithmonë ka prodhuar luftë, nga do që shkojnë gjithmonë e kërkojnë një gjë të tillë. Të martën në mbrëmje në Xhenova, në stadiumin “Marassi” ku duhej të zhvillohej një ndeshje mes dy kombëtareve, ka shpërthyer në një shfaqje të shëmtuar nga huliganët dhe ultranacionalistët serbë, që gjithmonë janë njohur për veprime të tilla barbarizmi dhe për mungesë qytetarie. Por ndërkohë në orët e para të ditës së mërkurë policia italiane ka mundur të vejë nën pranga kreun e këtyre akteve vandale dhe 17 persona të tjerë. Më pas, aksioni ka vijuar duke çuar në pranga edhe 37 serbë të tjerë.
Arrestohet “Ivani i zi”
Pas pezullimit të ndeshjes Itali-Serbi, shoqëruar me djegien e flamurit shqiptar nga ultrasit serbë, policia ka venë në pranga 17 persona, mes tyre edhe “kapon” e ngjarjes së turpshme. Mediat italiane kanë publikuar gjithçka që ka bërë ky person, i quajtur Ivan Bogdanov, duke filluar që nga prerja e rrjetës së stadiumin, nxitjen e tifozëve të tjerë për të hedhur fishekzjarrë dhe sende të forta në fushë, dhe djegia e flamurit shqiptar. Kapja e tij është ndihmuar edhe nga tatuazhet e shumta që kishte në trup. Sipas mediave, dhe jo vetëm atyre italiane, raportojnë se mbrëmë përleshjet kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit “Marassi” deri rreth orës dy pas mesnate dhe numërohen 35 huliganë të denoncuar, ndërkohë që 138 të tjerë janë të identifikuar. “Ai quhet Ivan - thotë një agjent - në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së djeshme, njeriu më i kërkuar mes ultrasve serbë është vënë në pranga për incidentet në “Marassi”. “Ivan Bogdanov ka prerë rrjetën me një gërshërë gjigante, lëshoi fishekzjarrë në fushë dhe dogji flamurin shqiptar. Por e kanë tradhtuar tatuazhet e shumta dhe agjentët e kanë arrestuar”, ka thënë agjenti. Ivan është ndalur në bagazhin e një prej autobusëve të cilët do të çonin tifozët në Beograd. Forcat e rendit kanë zhveshur të gjithë tifozët në shumicën e autobusëve për të kuptuar se kush ishte Ivan, duke e ndaluar.
Të gjithë një “prerje”
Zyrtarët e policisë italiane u shprehen se mbrëmë “shmangën një Hejsel të ri”. Pothuajse të gjithë mediat ndërkombëtare i janë përkushtuar lajmit, ku një ndeshje futbolli u shndërrua pa pritur në një arenë lufte urbane. Ndërkohë, televizioni publik serb e dënoi sjelljen e ultrasve. “Ky është një turp i vërtetë për Serbinë dhe një turp për futbollin tonë”, u shpreh komentatori gjate momenteve kur ndeshja u ndërpre. Por pavarësisht fjalëve që janë thënë nga ana e Serbisë, qoftë media apo autoritetet, kjo nuk mund ta mbulojë atë që ndodhi. Por edhe vetë lojtarët me synimin, që ”për të qetësuar” ultrasit filluan të bënin gjeste nacionaliste. Kjo do të thotë se edhe ata që ishin në fushë ishin si ata në shkallët e stadiumit, që do të thotë se janë të gjithë një lloj.
Kombëtarja serbe rrezikon përjashtimin, por UEFA ka rezerva edhe për Italinë
Serbia rrezikon përjashtimin nga Europa pas dhunës së ushtruar nga tifozët ekstremistë dje në mbrëmje në stadiumin “Marassi” të Xhenovas. Të gjitha mediat italiane e kanë cilësuar dhunën si të paprecedente, ndërsa Beogradi ka kërkuar falje zyrtare.
Por a do mjaftojë kjo për të shpëtuar kombëtaren e Stankoviç & Co nga reprezalja e UEFA-s?
Dëmi më i vogël që mund t’i shkaktohet kombëtares serbe është humbja në tavolinë 3-0, por UEFA ka treguar se është e aftë të reagojë me shpejtësi kur bëhet fjalë për dhunë. Delegati David Petriashvili pritet të paraqesë raportin në UEFA dhe vendimi do të merret brenda 15 ditësh. Në analizë do merret parasysh edhe dhuna gjatë ndeshjes së vitit 2008 në Beograd ku u vra një tifoz i skuadrës së Tuluzës. Nëse përjashtohet kombëtarja serbe, kjo nuk do të jetë hera e parë pasi në vitin 1992 u përjashtuan nga Europiani, duke i lënë rrugë të lirë Danimarkës që pak muaj më vonë u shpall edhe kampione e kontinentit. Ndërkohë që UEFA ka pasur rezerva edhe për vendin organizator, Italinë. “Përveç përgjegjësisë së atyre që provokojnë incidente, rregullorja e UEFA-s parashikon masa edhe për federatën pritëse”. Kështu është shprehur për ANSA-n, zëdhënësi i UEFA-s, Rob Faulkner, duke iu referuar trazirave të në stadiumin “Luigi Ferraris” të Xhenovës. “Federata që organizon ndeshjen duhet të garantojë sigurinë në stadium dhe zhvillimin e qetë të ndeshjes”, është shprehur ai.
“Luftën e Xhenovas”, Stankoviç do e ndalonte me gjeste nacionaliste
Ajo që ndodhi të martën në mbrëmje nga e gjithë media italiane mbante epitetin si “lufta e Xhenvoas”, ku ultranacionalistët e kombëtares serbe të ndodhur në Itali për të ndjekur përballjen mes vendit të tyre dhe Italisë kanë kthyer skenat guerrilase në stadiumin italian të “Marasit” në Xhenova. Pak para se të fillonte ndeshja tifozët serbë janë përleshur me tifozët italianë ndërsa kanë shfaqur edhe njëherë urrejtjen që kanë për shqiptarët duke djegur një flamur shqiptar. Ndeshja mes Italisë dhe Serbisë e vlefshme për Euro 2012 është anuluar edhe pse skuadrat kanë tentuar të hyjnë në fushë. Ndërsa një komentator i “Rai-t” pasi u ka bërë thirrje tifozëve të qetësohen, ka vënë re se lojtarët e përfaqësueses serbe ishin duke përshëndetur tifozët e tyre me një gjest nacionalist. Më saktësisht kamera ka kapur Dejan Stankoviçin, i cili përshëndeste tifozët me një gjest nacionalist serb (me tre gishta), me origjinë të lashtë, që përfaqëson kryqin ortodoks serb, që është përdorur gjerësisht edhe gjatë luftës. Por edhe disa lojtarë të tjerë kaun bërë të njëjtën përshëndetje, me arsyetimin se donin që tub “qetësonin” situatën.
Bilanci i incidenteve, 16 persona në spital, mes tyre dy karabinierë
Bilanci i këtyre trazirave, sipas atyre që jepen nga media e vendit fqinj, në total janë 16 persona që kanë mbetur të plagosur dhe kanë përfunduar në spital, mse tyre edhe dy nga forcat e karabinierisë, ndër të cilët disa në gjendje të rëndë, si pasojë e konfrontimeve me tyre. Ndërkohë 17 huliganë kanë përfunduar në pranga me në krye udhëheqësin e tyre, gjatë natës së martë dhe orët e para të ditës së djeshme në Xhenova. Sipas radiove italiane, qetësia në tribunat e stadiumit “Marassi” të Xhenovës, rajon verior i Italisë, u vendos vetëm pas orës 4:00 të mëngjesit, kur autobusi i fundit me të huliganët serbë, nën shoqërimin e forcave të rendit.
Në total, policia arrestoi 17 persona, përfshi edhe liderin e një grupi prej mbi 50 vetash të cilët u përfshinë në aktet vandale të dhunës dhe djegies se flamurit shqiptar. Përpara ndeshjes, dhjetëra tifozë serbë plotësisht të dehur u përfshinë në një valë aktesh dhune në qendër të Xhenovas, ku shkatërruan vitrina dyqanesh dhe stacionet e autobusëve, këto të gjitha thuhen nga vetë media italiane.
T. Observer, Ilirian Haskurti

Mblidhen me Facebook, të rinjtë grisin e djegin flamurin serb në Tiranë
TIRANE- Në mungesë të një reagimi zyrtar nga Shqipëria mbi djegien e flamurit kombëtar mbrëmjen e djeshme nga tifozët ultarnacionalistë në Itali, dhjetra të rinj shqiptarë janë mbledhur përpara Ambasadës serbe në Tiranë duke protestuar.
Te rinj duke djegur flamurin serb dje ne mbremje ne Tirane
Te rinjte kane djegur flamurin serb. Ata u futen me pas ne zonen e Bllokut, ku vrapuan dhe hodhen parulla duke bllokuar per disa minuta qarkullimin ne kete zone shume te populluar ne oret e mbremjes.
Një organizim që ishte thirrur nëpërmjet rrjetit social Facebook mblodhi dhjetra të rinj, të cilët në përgjigje të tifozëve serb hodhën parrulla "Kosova është Shqipëri" dhe "Shqipëri etnike"
Ky manifestim i paralajmëruar u shoqërua nga forca te shumta policie për të shmangur cdo incident të mundshëm.
Serbia i kërkuar falje dje Italisë, për atë që ndodhi gjate ndeshjes, ndërsa gjesti që fyen shqiptarët është kaluar nga të gjithë në heshtje.
Shekullli
Këtu keni edhe videon: http://www.youtube.com/watch?v=5An4VwNBavo

Wednesday, October 13, 2010
Atdhetarë...?
Me keqardhje të madhe më duhet të shkruaj sot se atdhedashuria rëndomtë është keqkuptuar në masë e shtrirje të gjerë mes shqiptarëve.
Duke u nisur nga djegia e flamurit shqiptar dje në stadiumin e Xhenovës, prej një huligani serb në ndeshjen mes Italisë e Serbisë për Eleminatoret e Euro 12-të, sot në realitetin virtual has çuditshëm një reagim "patriotiko-atdhetar" që ka pak apo aspak lidhje me atdhedashurinë.
Atdhedashuria nuk tregohet duke reaguar me mjete antidemokritke ndaj djegies së një flamuri prej një grupi huliganësh. Aq më shumë kur këto huliganë janë thjeshtë huliganë, siç gjen në çdo vend të botës sot.
Një pyetje dua t'u bëj atdhetarëve që u zgjuan sot?
Ku ishit strukur kur shteti shqiptar tentoi të shesë ujrat detare?
Ku ishit strukur kur Zv, kryeministri shqiptar krijoi nga hiçi një minoritet serb në Shqipëri duke i hapur rrugën hapjes së shkollave serbe në Shkodër e Fier?
Ku ishit kur Bollano u deklarua i pafajshëm, për heqjen e tabelave greke, kur shteti ra në Himarë për 13-orë?
Ku ishit strukur ???
Të dashur bashkëkombas shqipëtarë, e keni keqkuptuar atdhedashurinë.
Atdhedashuria shprehet siç edhe e thotë vetë fjalëformimi me dashuri ndaj vendit, me dashuri ndaj gjuhës, që kaq shumë e shkelni çdo ditë, me respekt ndaj figurave kombëtare që çdo ditë i përbaltni, me zgjerimin e njohurive rreth historisë shqiptare me të cilën duket sikur keni krijuar një abort të përhershëm, me shfaqje kulture të cilën nuk e hasim në rrugë e ambjente të ndryshme publike, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, e cila dita-ditës duket më tepër si kujtim i socializmit.
Të reagojmë ndaj disa huliganëve që djegin një flamur, tregon që ne prekemi prej tyre. Por ne nuk duhet të biem në nivelin e tyre të mjerë, pasi ata janë njerëz të bombarduar forcërisht me propagandë shtetërore antishqiptare.
Atdhetar, ha shqip, mëso shqip, fol shqip, jeto shqip!
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Historia: sajesë apo shkencë?
Ky është libri në 7 vëllime i Anatoly Fomenko-s, që flet për një mashtrim të madh, falsifikim, manipulim të historisë së lashtë, monedhave, mbishkrimeve, e pjesës më të madha të fakteve historike të lashtësisë. i kryer nga jezuitët, në mesjetë.
Eshtë një libër që duhet ta lexojnë të gjithë shqiptarët, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur vërtetë pas rënies së shtetit të Arbrit, pas rënies së Kostandinopjës, para krijimit të gjuhëve (të reja e të vjetra bashkë), lindjen e kombeve dhe identiteteve të reja pas shekullit të XV-të.
Si është sajuar historia e Egjiptit të Lashtë, Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake? Ç'kanë qenë ato në të vërtetë? Kush dhe pse ka kryer këtë mashtrim të madh botëror? Stop Injorancës
Kush është Anatoly Fomenko?
Fomenko u lind më 1945. Ai është anëtar i Akademisë Ruse të Shkencave, Akademia Ruse e Shkencave Natyrore dhe i Akademisë Ndërkombëtare së Arsimit të Lartë për Shkencat, si dhe Doktor i fizikës dhe matematikës, profesor, dhe kryetar i Katedrës së Matematikës dhe Mekanikës në Universitetin Shtetëror të Moskës.
http://en.wikipedia.org/wiki/Anatoly_Timofeevich_Fomenko#Historical_revisionism
http://en.wikipedia.org/wiki/New_Chronology_%28Fomenko%29
Librat në anglisht mund ti lexoni edhe në internet: http://books.google.com/books?id=YcjFAV4WZ9MC&printsec=frontcover&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false
Çështja mbi kronologjinë http://www.amazon.com/gp/blog/post/PLNK2RMD60LT1UD5E
"Historia është një grusht me gënjeshtra rreth ngjarjesh që kurrë nuk kanë ndodhur të treguara nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë atje." – Xhorxh Santajana, filozof amerikan (1863 – 1952).
Enciklopedia Britanike e njeh Jozef Julius Skaligerin (1540-1609) si themeluesin e kronologjisë konsensuale që ne njohim sot. Skaliger e mbante veten një matematicien i madh dhe mburresh se kishte zgjidhur problemin klasik "të lashtë" të "Katrorit të Rrethit", i cili u provua më pas se ishte i pazgjidhshëm.
Veprat e tij kryesore Opus Novum de emendatione temporum (1583) dhe Thesaurum temporum (1606) paraqesin një varg të gjatë datash të vendosura pa kurrfarë prove, që konsistojnë në një sekunecë datash që përsëriten pas intervalesh të barabarta duke u bazuar në numrat kryesorë kabalistikë 333 dhe 360. Në atë kohë numerologjia konsiderohej si shkenca kryesore dhe J.J. Skaliger ishte kabalisti më në zë në kohën e tij.
Filozofi anglez Ulliam Okhaim (që thuhet se ka jetuar më 1225 – 1279) thoshte se: "entitetet nuk duhen shumëzuar përtej domosdoshmërisë." Brisku i Ojhamit i zbatuar në histori na jep një ide mbi njerëzimin sipas të cilit qytetërimi ka marrë jetë jo më herët se shekujt 8 dhe 10 të erës tonë, në qoftë se ne qytetërimin e kuptojmë si një sistem hierarkik që përbëhet nga shteti, ushtria, ideologjia, feja, komunikimi dhe shkrimi.
Si J. J. Skaliger, ashtu dhe pasuesit e tij, klerikët dhe humanistët, nuk i kushtuan shumë vëmendje ligjit të Okhamit kur thurrën historinë e Antikitetit Grek dhe Romak. Klientët e tyre ishin lidera të rinj të cilët kërkonin legjimitet në të shkuarën e tyre për t'u bërë Papë, Kardinalë apo për të themeluar dinasti mbretërore si ajo Mediçi. Ata paguan mirë njerëz për të sajuar një të kaluar të lavdishme por të paqenë.
Një punë kërkimore e gjithanshme na tregon se nuk ekzistojnë të dhëna të besueshme rreth ngjarjeve përpara shekullit të 8-të, dhe se ka shumë pak informacion që na vjen nga shekulli i 8-të deri te ai i 10-të. Në fakt, shumë nga ngjarjet e "Lashtësisë" kanë ndodhur në periudhën prej shekullit të XI deri në shekullin e XVI-të, të cilat janë pasqyruar në letër gjatë periudhës 1400 – 1600 të erës tonë, pasi janë ripërpunuar dhe projektuar në një të shkuar të largët imagjinare nën etiketat Greqia e Lashtë, Roma, Egjipti dhe Persia.
Ne kemi marrë në shqyrtim në detaje Almagestin e Ptolemeut "të lashtë", që konsiderohet si një gur themeli në historinë klasike dhe që mendohet se është shkruar në vitin 150 të erës tonë. Ne pohojmë në mënyrë përfundimtare se: Almagesti është hartuar në shekujt 16-të – 17-të duke u mbështetur në të dhënat astronomike të shekujve 9 – 16-të, prandaj dhe Mbreti i astronomëve dhe të 13 volumet e Almagestit janë fallsifikime të mesjetës së vonë.
Ne kemi zbërthyer kodet e 34 horoskopëve "të lashtë" egjiptianë që janë pikturuar në varret e Luginës së Mbretërve apo që janë gdhendur në Dendera dhe Esna. Egjiptologjia i daton këto horoskope ose në kohëra që s'mbahen mend ose thotë se për to nuk mund të përcaktohet një datë.
Kjo është krejtësisht e pavërtetë! Këto horoskopë përmbajnë të dhëna të mjaftueshme astronomike për të llogaritur datën e përpilimit të tyre, dhe të gjitha datat e zbuluara rezultojnë se nuk janë më të hershme se shekulli i 11-të.
Ne kemi bërë kontrolle duke kryqëzuar metoda arkeologjike, dendro-kronologjike, paleografike dhe atë të karbonit mbi datimin e burimeve dhe artifakteve të lashta. Ne kemi zbuluar se të GJITHA këto s'janë të pavaruara, të sakta, ato janë statistikisht të pambështetura, kontradiktore e për rrjedhim përfundojnë në një rreth vicioz pasi bazohen ose kalibrohen mbi bazën e një kronologjie konsensuale të njejtë.
Sado e pabesueshme që të duket, nuk ekziston asnjë element i vetëm evidence të qëndrueshme me shkrim që mund të datohet në mënyrë të besueshme dhe të pavaruar para shekullit të XI. Edhe monedhat e pafallsifikuara, monedhat 'e lashta' greke dhe romake, janë mesjetare, sasia e tyre e madhe i përket periudhës të së drejtës së njohur të feudalëve vendas për të emetuar monedha. Historia klasike bazohet shumë në kopjet e bëra në shekujt 15 – 17-të mbi origjinale "që fatkeqësisht kanë humbur".
Zgjatja artificiale e etapës kohore me mijra vjet i bën vlerësimet mbi rritjen e popullsisë dhe parashikimet për ndryshimin e klimës të pabesueshme. Teoria jonë thjesht e kthen Kronologjinë e Historisë Botërore në mbretërinë e matematikës së aplikuar nga e cila ajo u sekuestrua nga klerikët në shekujt 16-17-të. Ne kemi zhvilluar një numër metodash të vlefshme e të verifikueshme të kërkimit shkencor të bazuar në statistikën, astronominë dhe logjikën.
Për shembull, ripërllogaritja e bërë me ndihmën e kompjuterit mbi eklipset dhe krahasimi me përshkrimet e hollësishme të bëra gjoja në "Lashtësi" tregon se ato ose kanë ndodhur në Mesjetë ose nuk kanë ndodhur fare. Një zbatim i thjeshtë i astronomisë të kompjuterizuar në përllogaritjen e rregullave të krishtlindjeve të përcaktuara në Librin e Krishtlindjeve të paraqitur nga Koncili i Nikeas gjoja në vitin 325 të erës tonë tregon se eklipsi nuk mund të ketë ndodhur para vitit 784 të erës tonë.
Lidhur me sa u tha më lart mund të shtrohen mjaft pyetje: kur dhe ku lindi Jezu Krishti, kur u kryqëzua ai?
Analiza kronologjike e Dhjatës së Vjetër tregon përfundimisht se ajo eshtë shkruar në shekujt 14-16-të pas Dhjatës së Re, duke u dhënë ngjarjeve mesjetare një pamje biblike. Kronologjia e Re nuk është një përpjekje e vrazhdë për "të mohuar historinë", ajo nuk fshin emra personash, ngjarje, artifakte, Piramidat, murin e Madh, etj. … por u përcakton atyre një vend më të mundshëm në kohë dhe hapësirë.
Përktheu Çlirim Xhunga
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Paraqitje e librit dhe gjithçka ai trajton, në video: http://video.google.com/videoplay?docid=7300345524047693918#

Tuesday, October 12, 2010
"Mokenët - Pellazgët" testamenti që emancipon shkencën historike
Një nga figurat më të medha si strateg dhe burrë shteti, të Francës por edhe të historisë europiane, Napoleon Bonaparti ka thënë "E vërteta historike sigurisht nuk do të jetë ajo që ka ndodhur në vend, por vetëm ajo që do të tregohet".
Në foto Dardanët
Simbas përcaktimit të Ëikipedias (Enciklopedisë elektronike) Historia, përbën shkencën që merret me atë që është e shkruar dhe historiani duhet të punojë me arkivat.
Në rast se historia e shkruar ndër kohë, nuk është ajo që ka ndodhur në të vërtetë, a mund ta quajme atë "shkencë" dhe mund t'i atribojmë asaj rolin e "mësuesit" për të tashmen dhe të ardhmen ? Sa qëndron ky pohim i Napoleon Bonapartit dhe a mund të zbulojme "të vërtetën historike" për periudha shumë të largëta nga koha që po jetojmë?
Njeriu (shkruesi), që është dëshimtar i një ngjarjeje, do ta pasqyrojë atë, në varesi të njohurive që ka për të, të bindjeve politike, të "diktatit" për ta pasquruar në atë menyrë apo nevojave të çastit, të formimit të tij kulturor dhe shume arësyjeve të tjera. Ky është një fakt që sot pranohet nga të gjithë. Ja përse strategu francez kishte të drejtë për shkruesit dhe komentuesit e ngjarjeve, veprat e të cilëve sot mbushin Arkivat.
Një shembull i diteve tona të shkrimit "të ndikuar" të Historisë, është pasqyrimi i luftës së popullit shqiptar kundër okupatorit italian gjatë viteve 1939-41. Nga historija jonë është emërtuar si një luftë e pergjakshme antifashiste (fakt i dëshmuar katërcipërisht), ndërkohë nga ana e historianeve grekë është emërtuar si një bashkëpunim me fashizmin italian.
Për rrjedhoje sot kemi "peshqesh" Ligjin e Luftës. Por, ne Ëikipedia tek kapitulli mbi Historië lexojme kete perkufizim: "Historia e vërtetë nuk i përket asnjë kohe dhe asnjë vendi" që përcakton saktë se "ajo mund të rishikohet në çdo kohë dhe nga studiues të çdo vendi".
Pra nevojën e përhershme të historianëve për të shfrytëzuar jo "vetëm arkivat" (metod tashmë e vjetëruar) por edhe shumë shkenca dhe metoda të tjera që "të ndajnë shapin nga sheqeri" në pasqyrimin e ngjarjeve në dokumentet e shkruara, dhe domosdoshmërine e debatit për të garantuar asnjanësinë dhe vërtetesinë e studimeve të tyre. Pikërisht këtë detyrë ka marrë përsipër historiani Arif Mati në veprën e dytë madhore "Mikenët = Pellazgët" që ka dalë në tregun e botimeve shqiptare.
E gjithë vepra ndërtohet pikërisht mbi bazën e debatit me atë që na ka ardhur e shkruar mbi lashtësine ballkanike dhe më gjërë, ku vënd qëndror zë gjuha dhe populli shqiptar që jeton brënda dhe jashtë kufijve shtetëror.
Problemet e debatit të trajtuara në liber, për historinë e lashtë të rajonit ballkano-egjeas, janë të shumta. Në mënyrë figurative mund t'i krahasojmë me efektin domino d.m.th. Për shkak të një përcaktimi të hamëndsuar të kohës së zhvillimit të Luftës së Trojës, (Herodotit e vendos më 1250 p.k. dhe Eratoteni më1193-1083p.k.) "ka patur një vijëmesi gabimesh, çoroditjesh dhe pistash të gabuara . Sepse e gjithë bota është bazuar në ekzistencën reale të kësaj lufte?
Kësisoj historia e Greqisë, në mënyrë artificiale, është ngjitur sa më lart që ka qenë e mundur" (f.553A.M.)
Si dokument i parë historik njihet pikerisht shkrimi i poemave të Homerit "Zëmrimi i Akilit" i mbiquajtur në shk.VIII p.k."Iliada" dhe më vonë, "Udhëtimi i Uliksit" apo "Odisea". Logografet, poetët epike, rapsodet, për të kënaqur dëgjuesit e tyre bashkohor në vendin që më vonë u quajt Greqi, risajuan legjendat e lashtësisë duke futur perëndi dhe ngjarje, kështu "do të shpikin të kaluaren e tyre lokale. Pak nga pak, historija e lashtë filloj pak a shumë të shtrëmbërohej nën ndikimin e paragjykimeve politike" (f.554 A.M.)
Vetë thënia e Tuqididit (historiani i shk.V p.k..) "kush nuk interesohet për politikën nuk konsiderohet si një njeri paqësor, por një qenje e padobishme?" dëshmon ndikimin e politikës mbi te, në trajtimin e ngjarjeve historike. (f.10 Albumi "Monumentet e mëdha. Greqija" 1974 A. D'Agostino, G.Seferis)
Dukurija "e riformimit" të lashtësisë për qëllime politike, u pasqyrua edhe në ndërfutjen e figurave të perëndive të mëvonshme tek skulpturat e perëndive të lashta, në objektet e kultit dhe ndërtimet e shk;VIII p.k. e më vonë (Greqi dhe kolonitë e saj).
Në studimin e tij, historiani Arif Mati zbulon fakte të pohuara nga autorët antikë, por të papërmëndura nga historiografija e sotme, si p.sh. se Homeri nuk i përmend dhe as i njeh Helenët, Jonianët dhe Dorianët (të konsideruar paraardhësit e grekëve) . Për rrjedhojë lufta e përshkruar prej tij nuk mund të qe luftë greko-trojane, por lufte midis fiseve "të një gjinie" pellazge, me të njejtën gjuhë dhe zakone.
Hekate i Miletit, Herodoti, Helanikos i Mitilenit apo Tuqiditi kanë pohuar se banorët e parë të asaj që më vonë u quajt Greqi, përpara mbritjes së grekeve, ishin Pellazgët. Pra nuk bëhet fjalë për popullsi helene apo greke autoktone por - të ardhur. E gjithe Greqija quhej Pellazgji.
Në libër shtrohet pyetja se: Nga erdhen ata që më vonë u emërtuan helenë (grek-nga romaket)?
Sipas Herodotit dhe autoreve të tjerë antik, por edhe sipas "një teksti biblik (I Makabe 12/19-23), prijësit dorianë ishin me zanafillë egjiptiane. Ata janë zanafilla e Helenëve të vërtetë" (f.557 A.M.) Në Bibël është saktësuar përkatesija e mbretërve dorianë (Spartanë) ndaj etnise së Hebrejve (f.570 po aty) Vetë prijësit Dorianë ,shprehehin për veten e tyre, se ishin me zanafillë semito-egjyptjane.
Këta prijës të huaj, ishin një pakicë që sunduan shumicën e popullsisë pellazge vëndese. Mbreti Agis IV (nga sunduesit e parë të huaj të Spartës) pohonte se në Spartë kishte tre Perekë (popull i trungut ilir) për një Spartan !
Në liber dëshmohet se, kolonite e para në Ballkan dhe pellgun e Mesdheut, qenë ato fenikase, një popull i shquar në lashtësi për detari dhe tregëti.
Për hir të mbulimit të këtyre fakteve historike, "u varrosën" pararendësit e qytetrimit europian, Pellazgët, popullsia më e madhe në numër mbas indjanëve, sipas Herodotit.
Në këtë vepër që meriton të quhet "Enciklopedija e popullsive të lashta Ballkano-Egjease e me gjerë", krahas popullsisë së mirfillët pellazge si Thrako-Ilirët, Frigjanet, Etruskët, Filistinët, etj., autori trajton edhe popuj të të njejtit trung si Iberët, Hititet, Keltët, Galët, Gjermanët .
Nuk kanë mbetur jashtë objektit të studimit edhe popuj jo pellazgë, por historija e të cilëve u lidh ngusht me ta nëpërmjet pushtimeve, lidhjve apo ndikimeve të ndryshme si p.sh. Fenikasit etj.
Në dallim nga vepra e parë e historianit Arif Matit "Shqipërija, Odisea e një populli parahelen", në veprën e dytë, në qendër të studimit është historija e popujve të të gjithë hapësirës Egjeo-Ballkanase. Megjithatë, popullsia shqiptare dhe gjuha e saj, përbëjnë boshtin e referimit në shtjellimin e shumë " sekreteve " të lashtësise. Arsyeja është, se shqiptarët janë pasardhësit direkt dhe trashëgimtarë të gjuhës së Pellazgëve, banorëve të parë të këtyre trevave, që historiografija e sotme njëzëri i ka quajtur "të zhdukur".
Shqiptarët, që përdorin gjuhën shqipe, në thelb të pandryshuar të stërgjyshërve të tyre, jetojnë që prej kohërave "që s'mbahen mend" në trevat e të pareve .
Gjuha shqipe, kjo pasuri botërore, "arrin të shpjegojë një numër të madh fjalësh etruske, greke, latine, baske, armene, kelte, rumune etj." (f.559 A.M.)
Po falë gjuhës shqipe shpjegohen emrat e mitollogjisë, emërtimet gjeografike të lashtësise dhe në ditët tona etj.
Mosnjohja dhe mos studimi i historisë dhe gjuhës së shqiptarëve, është arsyeja kryesore e problemeve të pazgjidhura dhe ngecjeve të shkencës së historisë së lashtë dhe gjuhësisë europiane dhe asaj botërore.
"E gjithe Europa, për dy qytetrimet e saj më të shquara, i detyrohet popujve të trungut pellazg: qytetrimi grek nëpërmjet Pellazgëve dhe qytetrimi romak nëpërmjet Etruskëve, një popull tjetër që ka dalë nga i njëjti trung etnik.
Historini çifut (Flavius Jozefi, bashkëkohës i epokës së Jezus Krishtit),në librin e tij "Kunder Apionit" duke folur për kulturën helene, thoshte: gjithshka te grekët është e vonë dhe mbi te gjitha shkrimi ." (f.562, f.575 A.M.)
Trevat shqiptare ku banonin thrako-ilirët që historiografija e sotme i quan popullsi të prapambetura në krahasim me "qytetrimin greko-romak", me anën e mbetjeve arkeologjike, paleolitike, neolitike, parahistorike dhe antike, zbulojnë një nivel të lartë zhvillimi të krahasuesheme me atë të epokës së mbiquajtur mikene. Dëshmi të shumta të këtij zhvillimi i gjejmë të pasqyruara në librin "Mikenët = Pellazgët".
Historiani i lashtësisë, Herodoti (shk.e V p.k.) shkruante: "Helenët mësuan nga pellazgët artin e punimit të bronxit, ndërtimin e qyteteve dhe fortifikimit " (f.340 DH P)
Krahas sjelljes së fakteve të panjohura mbi historinë e lashtë ballkanike dhe popullsive pellazgo-thrako-ilire dhe rolit të tyre dhe të shumë popullsive të tjera të lashtësisë, libri i historianit Arif Mati ka vlerë edhe për gjuhën e kuptueshme për lexuesin, me të cilën është shkruar. Me gjithë trajtimin e një materiali të madh historik, shpesh në disa variante (legjenda dhe autorë të ndryshëm për të njejtin problem), thjeshtesija bindëse e shprehjes, përsëritjet e pohimeve të provuara më parë, qendrimi jo kurrizulur përpara " shkencës botërore", të udhëheqin për të kuptuar " të vertetën historike".
Duke treguar mangësite kronollogjike (vijushmërisë kohre) në historinë parahelene (janë fshirë shekuj të tërë), si dhe rrugën e gabuar të ndjekur nga ana e historianëve në pasqyrimin e ngjarjeve (nuk është parë lidhja midis popujve dhe nuk është marr parasysh gjuha shqipe-gjuha e vetme pellazge në ditët tona), autori na pais, me një "metodë vlerësimi" për çdo libër tjetër historik të lashtësisë të autorëve të ndryshëm.
Prologu, Parathënia, Epilogu dhe Përfundime-t ndihmojnë në nënvizimin e problemeve të shtruara nga autori dhe përfundimeve të aritura, duke lehtësuar për lexuesin "përtypjen" e një studimi mbi periudha të gjata kohore e me mangësi të mëdha të të dhënave. Librin e shoqëron edhe një sqarues të fjalëve "të lashtësisë" si dhe lista e autorëve të shfrytëzuar, që e bëjne këtë vepër, një studim me vlera të mirfillta shkencore.
Një nga mësimet e rëndësishme, që lexuesi përfiton nga libri " Mikenët = Pellazgët " është qëndrimi që duhet të kemi në jetë: si njerëz dhe si profesionist
Koha e gjatë e kaluar në izolim, në periudhen "enveriane", ka mbjelle ndjenjën e inferioritetit dhe pranimit të çdo pohimi të "shkencës historike perëndimore".
A duhet të pranojmë symbyllur çdo pohim të "studiuesve të huaj" qofshin edhe nga shtete të mëdha apo autorëve të lashtësisë, pa debatuar dhe pa dhënë edhe ne argumentet tona? A nuk është vetë shkenca historike botërore që ka pohuar mbi manipulimet dhe qëndrimet e ndikuara të historianëve ? Dihet se që në shekullin 17, ka lindur "Kritika Historike".
Historikisht një nga vleresimet kryesore për shqiptarët, të bëra nga të huajt, ka qenë qëndrimi i tyre i pavarur, besimi dhe kembengulja për të mbrojtur "të vërtetën e tyre ".
Rilindasit, pavarsisht se trevat shqiptare ishin prej pesëqind vjetësh të pushtuara nga okupatorët osman, pavarsisht mjerimit, analfabetizmit dhe prapambetjes që sundonte në vënd, pavarësisht se ishim vëndi më i panjohur në Europe dhe në Botë, në shkrimet, studimet dhe fjalët e tyre, kanë pohuar bindshëm për origjinën pellazge dhe vlerën e gjuhës "më të lashtë" shqipe të popullit tonë.
Ata ishin krenarë për historinë e lavdishme të të parëve dhe të ndërgjegjshëm për rolin e rëndësishëm që kishte luajtur populli shqiptar në historinë dhe kulturën ballkanike, atë europiane e më gjërë. Megjithëse të rinjtë e sotëm e njohin periudhen "socialiste"vetëm nga tregimet, atyre vazhdohet t'iu ngulitet në ndërgjegje dhe karakter, qëndrimi "inferior" ndaj gjithshkaje që na vjen nga "të huajt"e sidomos kur janë përfshire edhe interesat politike të tyre.
Në tekstet tona historike Zeusi dodonas dhe pellazg, Athinaja, Artemisi dhe shumë perëndi pellazge, jepen si greke "të cilëve Ilirët ju veshën atribute vëndese", se "gjuha shqipe nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër" dhe ku nuk guxohet as të përmëndet origjina e saj pellazge dhe roli i saj në shkencën e gjuhësisë.
Në librat e historisë të shkollave tona nuk do të gjejmë jo vetëm "të vertetat historike" mbi ngjarjet, të pohuara nga studiues shqiptarë e të huaj, po as ato që kanë pohuar edhe historianët e lashtë, se Ballkani popullohej nga popullsi autoktone pellazge të përbëra nga fise të shumta dhe se grekët, që mbërritën shumë më vonë , përftuan nga kjo popullsi në fe, kulturë, gjuhë, ndertim etj. dhe formuan atë që sot quhet Greqi.
Kush është shkaku i kësaj dukurie të pazakontë për çdo shtet europian ?
Nuk është vështirë të vërehet, se shkaku i vetëm që në tekstet tona historike mohoen "të vërtetat historike", është diktati politik, që në periudhën demokratike më shumë se kurrë, ushtron trysninë e tij mbi formimin e brezit të ri. Ky diktat, ndihet jo vetëm në tekstet e historisë së shkollave, por edhe në ato të Institucioneve studimore historike, arkeologjike dhe gjuhësore dhe Akademisë sonë. Në materialin që i kushtohet Historisë, si nje shkencë studimore, në Enciklopedinë Ëikipedia gjejmë një përcaktim të tillë:
" Përfundimet e studimeve historiografike janë në zanafille të ndryshimeve metodike".
Le të shpresojmë se libri "Mikenët = Pellazgët" i historianit Arif Mati, në vazhdën e botimeve të mëparshme të tij dhe autorëve të tjerë shqiptarë si: Dh. Pilika, N. Vlora-Falaski, Xh. Katapano, Z. Majani, N. Stillo, A. Kola, E. Kocaqi, P.Zhei, S.Rizaj etj dhe të shumë studiuesve të huaj, do të ndikojnë në ndryshimin e metodologjisë së studimeve historike dhe gjuhesore të "shkencës zyrtare" shqiptare dhe të shkëputjes nga "inferioriteti" dhe "nënshtrimi" ndaj "asaj të pranuar nga të gjithë" dhe diktatit të interesave politike të ditës.
A.M. - Arif Mati " Mikenet = Pellazget" Dh.P.- Dhimiter Pilika "Pellazget, Origjina e jone e mohuar"
Fatbardha Demi, G. Ndryshe

"Plepistë dhe xhepistë"
Dje filloi viti i ri akademik në Shqipëri. Nuk mund t'i mungonin kësaj dite urimet euforike e butaforike të atyre që drejtojnë vendin ku radhiten si përherë shifra stahanoviste. "Mbi 70 për qind e maturantëve, do të vazhdojnë universitetin, - tha midis të tjerash kryetari i qeverisë së vendit.
Universitetet?
Cilat universitete?
Cili është niveli i mësimdhënies në këto "universitete"?
Çfarë bëhet me studentët e tyre pas diplomimit!?
Sa për qind e tyre janë punësuar apo do të punësohen!?
Asnjë fjalë... Asnjë shifër... Asnjë pipëtimë nga kryeministri llafeshumë. Pse?
Sepse të gjithë shqiptarët që kanë paguar e paguajnë qimet e kokës për shkollimin e bijve e të bijave të tyre e dinë se universitetet e Shqipërisë janë fabrika papunësie.
Sepse, si prindërit edhe studentët e dinë fare mirë se diplomat e universiteteve shqiptare janë "pasaporta për asgjëkund".
Pse!? Sepse niveli i universiteteve, më të cilat vetëshërbehet e vetëlëvdohet kryeqeveritari janë si: "Universiteti i Domosdovës", - siç i quante Noli universitetet që nuk ekzistonin fare në atë kohë.
Sipas studimeve akademike botërore, niveli i Universitetit Politeknik të Tiranës, që vlerësohet si me i avancuari në Shqipëri, është me i ulëti në Botë.
(shih renditjen e universiteteve të botës në BBC News)Kjo sëmundje që do të na infektojë krejt të ardhmen, e universiteteve që nuk janë universitete, ka nisur herët që kur vetë kryeministri i sotëm inkurajonte "kurset e Plepave".
Është fjala për "kurset kundër analfabetizmit" që pat hapur ish-qeveria e z. Berisha për drejtësinë shqiptare në fillimet e sundimit të tij, ndërsa flakeshin nga puna juristë, ekspertë të mirëfilltë, specialistë me emër. Vendin e tyre e zinin plepistat. Pasojat e këtyre veprimeve i shohim sot në mungesën e drejtësisë reale në vend. Njësoj, universitetet e sotme, janë një tragjedi për të ardhmen akademike e shumëplanëshe të Shqipërisë.
E ndërkohë, mbi 96 për qind e studentëve të shkëlqyer shqiptarë që studiojnë në universitetet më në zë të SHBA-ve dhe Perëndimit, në përgjithësi nuk janë kthyer mbrapa në Shqipëri... Pse!?
Sepse ua kanë zënë vendet plepistët e Shqipërisë. Nuk kanë asnjë shans për punë e për zbatimin e njohurive të tyre në fushat e veta në vendin e vet... Pra janë një xhevahir i tepërt për qeverisjen e mangët. Harxhet përsëri i paguan Shqipëria dhe e ardhmja e saj.
Nuk ka se si të ndodhë ndryshe me një vend që po përmbytet nga "Universitetet e Plepave dhe të Domosdovës" po aq sa edhe nga shifrat marramendëse të kryeministrit që fluturon me presh kur vjen puna te shifrat.
E-mail nga adresa verarta@aol.com, G. Shekulli

Monday, October 11, 2010
Sot, 10 vjet pa Aristidh Kolën...
Pak kohë para se të vdiste Aristidh Kola u tha miqve: “Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion; mua më vranë dhe kështu si me mua, kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të shoqatës “Marko Boçari”, të cilët vdiqën po nga “leuçemia”. Unë këto fjalë ua kam thënë të gjithë miqve të mi”.
Aristidh Kola (Kolia) Historian, publicist, dhe jurist. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.
Ai lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga shqiptarët, që në Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat shqiptare, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, prej afërsisht 10 milionë banorë, ku 1/3 e saj përbëhet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjetër nga kombe dhe kombësi të ndryshme.
Aristidh Kola studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ai përfundoi librin e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve.
Kola botoi revistën tashmë të njohur, “Besa”, si dhe revistën tjetër periodike, “Arvanon”.
Këto revista bënin edukimin e shqiptarëve të Greqisë me traditat e shkëlqyera të tyre historike. Këto flisnin, gjithashtu, për autoktoninë e shqiptarëve të Greqisë, si dhe kultivonin kulturën, traditat, zakonet shqiptare në këtë vend. Dihet, se në Greqi ka influenca të tjera të kombeve dhe kombësive, siç janë sllavo-bullgarët, që shtrihen në veri të Greqisë, turqit, që shtrihen në veri-lindje të këtij shteti, romano-vllehët, evgjitët, që nuk janë pak në këtë shtet, por i kalojnë tre milionë banorë, si dhe popullata katolike, izraelite dhe egjyptiane. Pra, për të mbrojtur këto doke dhe zakone, në këtë konglomerat popujsh të ndryshëm të Greqisë, këto revista kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për të ruajtur ndjenjat kombëtare të arvanitasve.
Kontributi i tij kombëtar
Aristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë.
Ky shtet do të kishte një popullatë shqiptare me pakica greke dhe sllave, në shumën jo më pak se 13 milionë banorë.
Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri “Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit”, i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Aty Kola përshkruan në mënyrë reale marrëdhëniet greko-sërbe dhe njëkohësisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare të ortodoksizmit greko-serb në Ballkan. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës, nga të cilët kishte dalë edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së, e ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër shqiptarëve në Kosovë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi.
Kola, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Nuk është rastësi që në të gjithë Athinën, në pranverën e vitit 1999, në ngjarjet e Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra parulla ku kërkohej varja në litar e Kolës, pra, vdekja e tij.
Iku i madh i të gjithë shqiptarëve
I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë shqiptarëve në Greqi, që shkuan atje gjatë këtyre viteve të fundit dhe sidomos, i intelektualëve shqiptarë, të cilët ai i ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Dera e shoqatës së shqiptarëve të Greqisë “Marko Boçari”, ka qenë gjithnjë e hapur. Kjo shoqatë, që drejtohej nga Kola, organizoi në të gjithë Greqinë tubime, aktivitete politiko-kulturore e të tjera, për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme shqiptare të Greqisë. Aristidh Kola i përket brezit të kolosëve të kombit tonë. Ai, së bashku me Antonio Belushin, bënë të njohur zyrtarisht në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare se në Greqi jetonin mbi 2 milionë shqiptarë, si dhe kishte 600 qendra shqipfolëse.
Kjo u bë publike edhe në shumë mjete të informimit, si dhe te revista “Lidhja e Kozencës”. Aristidh Kola, së fundi ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, që do të mund të bënte diferencimin e gjuhës shqipo-arvanitase me atë zyrtare greke. Aristidhi u sëmur në gusht të vitit 2000 me diagnozën leuçemi në gjak. Jemi të sigurt se kundër tij janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive ose goditje me mikrovalë, përballë zyrës së tij. Këtë ma kishte thënë më parë, vetë i ndjeri Aristidh, në kohën kur vuante nga e njëjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe të dridhura, gjithmonë kur punonte në zyrën e Aristidhit. Më pas, familjarët e tij janë shprehur se nga kampionët e gjakut të Aristillit, dërguar jashtë Greqisë, niveli i radioaktivitetit në gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herë mbi normalen.
Idea e madhe
Kola kishte hedhur idenë: “Greqisë nuk i vjen asgjë e keqe, nëse riktheheshin shqiptarët e përzënë në shekullin e kaluar, nga trojet shqiptare të Çamërisë. Përkundrazi, do të forcohej akoma më shumë miqësia me kombet dhe kombësitë, që e përbëjnë sot Greqinë.
E Vranë
Pak kohe para se te vdiste Aristidh Kola u tha miqve: “Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion; mua më vranë dhe kështu si me mua, kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të shoqatës “Marko Boçari”, të cilët vdiqën po nga “leuçemia”. Unë këto fjalë ua kam thënë të gjithë miqve të mi”.
Me vdekjen e tij kombi humbi një nga bijt më të medhenj, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare të Greqisë e më tej. Aristidh Kola u varros më 13 tetor 2000 në varrezat e Athinës, i përcjellë nga qindra e qindra shqiptarë të Greqisë dhe Shqipërisë. Në varrin e të madhit Aristidh Kola u vendosën kurora të shumta nga personalitete të ndryshme arvanitase të mbarë botës, nga presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe kryeministri shqiptar, Ilir Meta.
E vërteta përvëluese e Aristidh Koles
"E vërteta përvëluese e Aristidh Koles" është libër, ese nga Kolec Traboini, që lidhen me të vërtetën e studiuesit arvanitas Aristidh P. Kolia (1944-2000) si dhe të popullsisë arvanitase në Greqi, të cilës racizmi dhe gjenocidi sistematik i qarqeve ultranacionaliste greke (si në të djeshmen historike por edhe në të përditshmen aktuale) përpiqet me të gjitha mjetet ti shuaj indentitetin si popull, si gjuhë, si kulturë e tradita. Aristidh Kolia ishte ai që qoftë si president i arvanitasve të Greqisë, qoftë si shkrimtar, studiues, historian publiçist, zgjoi popullin e vet dhe e vuri në udhën e dinjitetit historik e në këtë pikpamje ai është Prometeu i Arvanitasve. Dhe për këtë ata e vranë, së pari fizikisht e së dyti, përjetojnë dëshirën e eger që sa të jetë e mundur, të vritet moralisht edhe vepra e tij shumëdimensionale. Me studiuesin Kola, autori pati rastin të njihet personalisht gjatë kohës që jetonte në Athinë dhe të krijojë një miqësi të vërtetë, njohje që i sherbeu për të paraqitur një sërë artikujsh në të cilat shfaqet jo vetëm universaliteti i ideve të Aristidh Kolias por edhe të shtjellohet me tej idea se përse këtë personalitet të madh e vranë në mënyrë të sofistikuar siç historikisht kanë vrarë edhe udheheqës të tjerë arvanitas, herë me plumb pas shpine, herë me helm në kafe e në kohrat moderne me radioaktivitet vdekjeprurës. Në 310 faqet e librit përmblidhen edhe ese e shkrime të tjera relevante, që kanë të bëjnë me gjendjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi, aspekte historike e aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, mbi artin e letersinë etj. Është botuar në Tiranë 2005.
Kolec Traboini, Boston 24 nentor 2000 Botuar ne : "Dielli" Vol.91, Nr.4 2000 "Illiria" Nr.1115 , 27 shkurt 2001
Veprimtaria
Artikuj të tjerë nga Aristidh Kola.
Gjuha e Perëndive - Aristidh Kola
http://stopinjorances.blogspot.com/2009/09/gjuha-e-perendive-aristidh-kola.html
Arvanitët dhe vlerat e tyre
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/04/arvanitet-dhe-vlerat-e-tyre.html
Deri në shekullin XIX, në Greqi flitej SHQIP
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/03/deri-ne-shekullin-xix-ne-greqi-flitej.html#ixzz122hUCqe5
Arvanitasit, themeluesit dhe drejtuesit e Greqisë moderne.
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/04/arvanitasit-themeluesit-dhe-drejtuesit.html
Dielli - Zeus
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/03/dielli-zeus.html
Bisedë me Aristidh Kolën
http://www.albanians.gr/forumi/index.php?topic=783.0
Blog për Aristidh Kolën :http://aristidhkolia.blogspot.com/2008/05/blog-post.html

- Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.
- Gjuha e Perëndive, 1989.
- Deklarata e Bashkimit Arvanitas. Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
- Fjalori Korregjues i Fjalëve arvanite
- Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe
- Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit
- Kënga e Mercenarëveprejardhja e grekëve
- Mithi dhe e Vërteta
- Varrimi i Tretë i Marko Boçarit
Artikuj të tjerë nga Aristidh Kola.
Gjuha e Perëndive - Aristidh Kola
http://stopinjorances.blogspot.com/2009/09/gjuha-e-perendive-aristidh-kola.html
Arvanitët dhe vlerat e tyre
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/04/arvanitet-dhe-vlerat-e-tyre.html
Deri në shekullin XIX, në Greqi flitej SHQIP
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/03/deri-ne-shekullin-xix-ne-greqi-flitej.html#ixzz122hUCqe5
Arvanitasit, themeluesit dhe drejtuesit e Greqisë moderne.
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/04/arvanitasit-themeluesit-dhe-drejtuesit.html
Dielli - Zeus
http://stopinjorances.blogspot.com/2010/03/dielli-zeus.html
Bisedë me Aristidh Kolën
http://www.albanians.gr/forumi/index.php?topic=783.0
Blog për Aristidh Kolën :http://aristidhkolia.blogspot.com/2008/05/blog-post.html
Pensionet "vorioepiriote" në rrezik
IKA-s i duhen urgjentisht deri në fund të këtij viti 1 miliard euro borxh. Sigurimet Shoqërore në Greqi njoftojnë pamundësi akute për të paguar pensionet dhe përfitimet e papunësisë, ku futen dhe pensionet speciale për kategori të ndryshme, përfshirë të ashtuquajturat "pensione për vorioepiriotët"
Organizatës më të madhe në Greqi të Sigurimeve Shoqërore, (IKA), i nevojiten në mënyrë urgjente më shumë se 1 miliard euro borxh që të mund të vazhdojë të paguajë pensionet dhe përfitimet e tjera - (ku futen dhe pensionet speciale për kategori të ndryshme, përfshirë të ashtuquajturat "pensione për vorioepiriotët", që paguhen prej vitesh në jug të Shqipërisë).
Shkak i gjendjes së vështirë është mungesa e theksuar e parave në arkat e IKA-s shkaktuar nga papunësia në rritje dhe paaftësia e një numri gjithnjë e më të madh kompanish dhe individësh për të paguar kontributet e tyre mujore.
Sipas gazetës greke Kathimerini, qeveria që është vetë në vështirësi të mëdha, ka shumë pak mundësi të ndihmojë IKA-n, dhe në këto kushte janë kontaktuar dy banka të mëdha tregtare për të parë mundësinë e një kredie. Ministria e Punës gjithsesi ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Pritet një njoftim zyrtar për këtë problem brenda dy javëve të ardhshme.
IKA i ka tashmë borxh së paku 300 milion euro sindikatës së punëtorëve OAED, pasi nuk ka qenë në gjendje muajt e fundit të kryejë si rregullisht pagesën e përfitimeve të papunësisë.
"Shterimi i burimeve financiare të IKA-s është nxitur veçanërisht nga rritja e pandalshme e papunësisë që po arrin nivelet e dhjetë viteve më parë", - thonë të dhënat e lëshuara nga Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT) muajin e kaluar.
Sipas ELSTAT papunësia ka arritur në 11,8 për qind në krahasim me 8.9 për qind të një viti më parë. Kjo është norma më e lartë e papunësisë në Greqi që nga viti 2000, kur papunësia arriti kulmin me 12,3 për qind.
Por, përqindja e grekëve të papunë pritet të arrijë në 15 për qind deri në fund të vitit të ardhshëm dhe, në bazë të llogaritjeve që IKA ka kryer, kjo do të çojë në një rritje 25 për qind të shumës që ajo duhet të shpenzojë për pagimin e përfitimeve të papunësisë.
Qeveria pret sërish dritën e gjelbër nga huadhënësit e vet - Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar - përpara se IKA të aplikojë për një kredi, por për momentin nuk duket të ketë zgjidhje të tjera.
Kohët e fundit IKA u ofroi bizneseve dhe individëve debitorë kushte shumë më të favorshme për shlyerjen e detyrimeve, por as kjo lëvizje nuk pati ndonjë ndikim të rëndësishëm në financat e saj.
Burimet thanë se iniciativa solli rreth 30 milionë euro të ardhura, shumë pak për nevojat aktuale të organizatës.
Kathimerini është gazeta më e madhe në Greqi

Subscribe to:
Posts (Atom)