Thursday, November 11, 2010

Rruga e aksidentit do ishte bërë në 2005-ën

Këtë të hënë në orët e vona të mbrëmjes një autobus i linjës Tiranë-Athinë shkaktoi një tragjedi të re për Shqipërinë. Disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në gjendje të rëndë, mbajtën pezull frymën e miliona shqiptarëve, të cilët ishin duke mbyllur një ditë të ngarkuar me gënjeshtra dhe rrahje gjoksi nga qeveria për liberalizimin e vizave. Ato që po udhëtonin drejt Athinës, kishin të gjithë viza. Kishin të gjithë atë shans, që një pjesë e mbetur pa viza nga shoqëria shqiptare, e fitoi pardje. Ata kanë ndërtuar jetën e tyre në Greqi si emigrantë, dhe udhëtojnë prej vitesh në atë rrugë, pa u bindur të ndalen tek "vendi i mrekullive" që predikon qeveria.

Ata nuk kanë arritur të preken apo të binden deri tani nga vetëlavdërimet e Sali Berishës se jemi vendi me rritje më të madhe ekonomike në Europë. Thjesht u është dukur se te fqinji ynë jugor, që është një vend simbol i krizës ekonomike në Europë, është më mirë se këtu tek ne. Ata nuk kanë arritur të binden nga sukseset e qeverisë në hapjen e vendeve të punës, apo në ndihmën ndaj biznesit në Shqipëri, dhe vazhdojnë të jetojnë tek fqinji ynë jugor, i cili po raporton shifra të frikshme për papunësinë dhe falimentin e biznesit. Ata nuk kanë arritur dot dje as të shijojnë ato që Sali Berisha i quan rrugët më të mira në rajon, pasi gënjeshtrën e tij e paguan me jetën e tyre. Ajo që ndodhi dje në orët e mbrëmjes nuk është faj direkt i qeverisë, por është një dëshmi për atë se sa i shtrenjtë është çmimi i gënjeshtrave që i themi vetes para pasqyrës, me shpresë që do të hipnotizojmë pastaj gjithë shoqërinë. Tragjedia ndodhi në një ditë shumë simbolike për këtë tip sjelljeje të qeverisë. Ndodhi në ditën që qeveria po gënjente vetveten për "meritat" e saj në procesin e heqjes së vizave për shqiptarët, dhe u varrosën një ditë më pas, kur Europa ka shpallur "non grata" qeverinë shqiptare, si një qeveri e padenjë për të çuar vendin në Bashkimin Europian.


Edhe pse një fatkeqësi shumë e rëndë, që lëndon thellë dhjetëra familje që humbin aty njerëzit e tyre të afërt, ajo fatkeqësi shfaqet si një mallkim mbi përciptësinë dhe papërgjegjësinë me të cilën qeveria ka vepruar dhe për atë segment rrugor. Të gjithë e mbajnë mend vitin 2005, kur ai segment rrugor ishte gati për prokurim për shkak të një kredie të BERZH dhe Berisha e anuloi sapo erdhi në pushtet, me një arsyetim gati-gati krahinor, për shkak të asaj që ai mendonte se "rruga kalonte nga fshati i Gramoz Ruçit"(!). U desh viti 2007, që ai të tërhiqej nga kjo marrëzi për të bërë një marrëzi tjetër, duke ia besuar ndërtimin e asaj rruge F. Balliut dhe kunatës së tij, me një firmë fantazmë, e cila për tri vjet nuk hodhi asnjë lopatë dhe. Vetëm tre muajt e fundit këtë rrugë e ka marrë një kompani greke, e cila duket qartazi që ka fuqinë e duhur për ta ndërtuar atë.  
Pra, shqiptarët kanë humbur 5 vjet për të ndërtuar një rrugë për shkak të tekave krahinore dhe lidhjeve klienteliste të Berishës.
Ky aksident është si një mallkim ndaj gënjeshtrave të qeverisë dhe mënyrës se si përpiqet të paraqesë dështimet e saj si suksese. Shqipëria dhe Bosnja përfituan të fundit nga shansi për heqjen e vizave, por në Bosnjë nuk pati kurrfarë fishekzjarrësh si ato që desh dogjën pardje Bashkinë e Durrësit, dhe kurrfarë kryeministri të ndërkryer, si ai që shfaqej dje me dy gishta në tribunë. Ashtu siç ka këshilluar Bashkimi Europian, vendet përfituese duhet të dëshmojnë një lloj përunjësie, dhe të bëjnë gjeste që t'u dëshmojnë qytetarëve të tyre se heqja e vizave, nuk është arratisje drejt Europës. Por gjithë dizajni i fushatës së qeverisë shqiptare është tërësisht në sens të kundërt, duke treguar me tabela destinacionet ku njerëzit duhet të ikën nga sytë këmbët ditën e parë që hiqen vizat dhe një koncert festiv në ditën më të keqe të marrëdhënieve të Shqipërisë me Europën, më 9 nëntor, kur Europa na refuzon statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Është mënyra tipike e Sali Berishës se si do të gënjejë veten dhe të tijtë, me një histori që nuk është sukses i tij, por fati i qytetarëve evropianë të Shqipërisë. Ky njeri, i cili kërkon të mbulojë zinë me dasmë, ky njeri që kërkon të këndojë ditën që BE na refuzon si shtet të jemi pjesë e së ardhmes së saj, ka ndjellë dje mallkimin e Zotit për ata fatkeqë që janë sot pjesë e mallkimit që ne si shoqëri na zë, për faktin se i hapim rrugë gënjeshtrave të këtij njeriu dhe për gjërat që i shohim dhe i prekim me dorë.
____


Ruçi: I thashë Berishës që po penalizonte Jugun, tha që rruga kalonte nga fshati im...
Kur lexon materialet që ofron arkiva e shtypit lidhur me segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti i së hënës në mbrëmje, nuk ka se si të mos bësh pyetjen: Do të ndodhte ky aksident, nëse në vitin 2005 fillimi i punimeve për këtë rrugë të mos ishte ndërprerë në mënyrë arbitrare nga qeveria e re që sapo kishte fituar zgjedhjet? Ky segment rrugor ka një histori që ka për protagonistë Sali Berishën dhe Gramoz Ruçin. Në fillim të 2006-ës, pak muaj pasi Berisha ishte rikthyer në pushtet, ka pasur një interpelancë të kërkuar nga Gramoz Ruçi me Sali Berishën. Shkaku i interpelancës ka qenë pikërisht segmenti Levan-Tepelenë. I pyetur mbrëmë nga "Shekulli", lidhur me këtë, Ruçi tha se segmenti në fjalë ishte gati për t'u ndërtuar në 2005-ën. "Ishte bërë projekti, nga një studio franceze që kishte kushtuar rreth 3.5 milionë euro dhe ishin gjendur edhe fondet, ishin 70 milionë euro nga BERZH-i. Gjithçka ishte gati për të nisur nga puna, por mbeti pa u ratifikuar pas zgjedhjeve të 2005-ës. Pasi erdhi në pushtet, Berisha e bllokoi 2 vjet duke e zvarritur", - tha Ruçi. Gjatë debatit në Kuvend mes Ruçit dhe Berishës, Ruçi iu drejtua Berishës me fjalët: "Me bllokimin e kësaj rruge ti po penalizon Jugun e Shqipërisë, sepse është votues i majtë", - kurse Berisha me retorikën e tij tipike tha se "rruga kalonte nga fshati i Gramoz Ruçit". "Ajo autostradë kalonte nga krahu i majtë i Vjosës, kurse fshati është nga e djathta e Vjosës", - tha mbrëmë për "Shekullin" Ruçi, duke shtuar: "Aq mirë e njihte projektin Berisha sa nuk dinte as nga kalonte". Më pas, Berisha mbrojti një tjetër version që rruga do të kalonte nga Berati etj., por projekti mbeti i bllokuar. Ruçi nuk donte të fliste mbi arsyet e vërteta të refuzimit të Berishës për këtë rrugë, por ish-këshilltari i Berishës, gazetari i njohur Mero Baze, tregon se çështja e këtij segmenti ka qenë debat i fortë i atyre ditëve. "E kërcënoi edhe BERZH-i, i tha se nëse e anulon, ne do të ikim nga Shqipëria, por ishte e kotë. E anuloi dhe ia dha një njeriut të vet, F. Balliut, por ky nuk e bëri dot kurrë..." - tha Baze. Pra, në 2005-ën rruga e aksidentit ka qenë e projektuar dhe e paguar nga BERZH. Ndoshta sikur qeveria të mos kishte anuluar gjithçka për pasione politike krahinore dhe klientelizëm, të vdekurit e radhës të autobusit Tiranë-Athinë, do të ishin ende gjallë... E.D


Dëshmitari: Ishte masakër. Pamë copa të vdekurish

Bledar Mustafaraj është një nga të parët e mbërritur në vendngjarje. "Ju thjesht nuk mund ta imagjinoni se çfarë masakre ishte bërë, - janë fjalët e para të tij kur e pyet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës.
- Kemi parë njerëz të vdekur, të shtrirë, copa njerëzish. Kishte gra, fëmijë, të vdekur, ca poshtë autobusit, ca brenda e të tjerë që ishin zvarritur vetë duke dalë jashtë", vijon rrëfimin e tmerrshëm.
Bledi, kur mbërritët në vendin e ngjarjes?
Besoj se ishte ora rreth 20:00 - 20:30. Ishim makina e tretë në atë vend, ndërsa ndodhej vetëm një makinë e policisë së Ballshit. Ishin tre policë, dy në rrugë e një tjetër kishte zbritur poshtë te autobusi.
Çfarë bëtë më pas?
Dëgjonim klithmat e njerëzve. Autobusi kishte rënë në një lartësi pa frikë rreth 100 metra. Duhej të kishte bërë disa salro. Isha bashkë me një shokun tim, Erjonin, dhe zbritëm poshtë për të ndihmuar. Unë bëra vetëm dy hapa dhe më pas rrëshqita deri poshtë pasi ishte shumë baltë. Baltë, ferra, errësirë. Kështu ishte e gjithë situata. Aty ishte tmerr. Nuk mund ta imagjinoni dot se çfarë masakre ishte bërë.
Kishte njerëz?
Njerëzit filluan të vinin menjëherë. U mblodhën plot. Ishin banorë, erdhi policia e Fierit, rreth 20 autoambulanca. Filluam të ndihmonim në nxjerrjen e trupave. Kemi nxjerrë të vdekur. Një arritëm ta nxirrnim të gjallë. Ishte një djalë rreth 25 vjeç, të cilit autobusi i kishte zënë njërën këmbë poshtë.
Disa pasagjerë kishin arritur të dilnin vetë nga autobusi, disa i kishte zënë poshtë. Autobusi u lëviz me skrep. Fshatarët erdhën me zetorë dhe ndihmuan që të nxirrnin trupat dhe t'i lëviznin. Nuk kishte mënyrë tjetër për t'i nxjerrë.
Rënia e autobusit ishte në ndonjë kthesë?
Jo, ishte rrugë e drejtë, e mirë. Nuk ishte rrugë për të rënë. Më thanë që shoferi ishte grek.
Mund ta përshkruani ç'ndodhte?
Pak është për të thënë. Kam parë një vajzë të vdekur që e nxorën që aty. Ishte e vogël. Ndoshta 13 vjeçe. Kishte shumë njerëz të vdekur, koka të çara kemi parë. Njerëzit ishin bllokuar në sedilje, pasi tavani i autobusit ishte ngjitur me sediljet.
Si transportoheshin trupat?
Të vdekurit i morën me zetor. I ngarkonin në një zetor fshati, pasi nuk kishte mundësi tjetër për t'i ngjitur në rrugë. Ishte errësirë, baltë e ferra. Të plagosurit i tërhiqnin me litarë, një e mbajtën në krahë derisa e nxorrën në asfalt.
Deri në ç'orë qëndruat në vendngjarje?
Deri në mesnatë. Nuk e mbaj mend mirë se sa ishte ora, por di që vazhdonin të nxirrnin trupa. Gjetëm një telefon që binte. E morëm. Personi na tha se ishte vëllai i një gruaje nga Lushnja, quhej Manushaqe Bali. I thamë se kur të shkonim në spitalin e Ballshit do të mund t'i thonim ishte gjallë apo jo.
Vajtëm atje, por ajo kishte vdekur. Vajzat e veta shpëtuan. Kishin mbërritur edhe familjarët e tyre dhe ua dhamë atyre telefonin. Më pas u larguam. Gjithçka ishte e tmerrshme. Nuk ka fjalë për ta përshkruar.
Kryeministri vendos shtyrjen e festimeve
Kryeministri Sali Berisha lajmëroi shtyrjen e aktiviteteve festive me rastin e liberalizimit të vizave në shenjë solidariteti me zinë e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentin e ndodhur me autobusin e linjës Tiranë-Athinë . "Për të shprehur solidaritetin me zinë që ka pllakosur familjet e viktimave vendosëm të ndërpresim të gjitha aktivitetet festive të përcaktuara për ditën e sotme dhe të nesërme.
Qeveria merr përsipër shpenzimet e varrimit të viktimave të këtij aksidenti, duke iu shprehur familjarëve të tyre ngushëllimet më të sinqerta",- u shpreh kreu i qeverisë. Sipas kryeministrit, protokolli i shtetit do të planifikojë ngushëllime nga zyrtarë të lartë në familjet e viktimave ndërsa aktivitetet do të shtyhen për 48 orë, kurse koncerti festiv i parashikuar për dje do të shtyhet për ditën e premte pasdite.
TRAGJEDIA/ Familja Guma është nga familjet më të goditura nga tragjedia. Të afërmit thonë se ata kishin ardhur për një dasmë
Babë e bijë të vdekur, nëna e dy vajzat në spital
Familja Guma është familja më e prekur nga aksidenti. Pesë nga gjashtë anëtarët e kësaj familjeje kanë qenë në autobus, ku dy humbën jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital. Ferdi Guma dhe vajza e tij 13-vjeçare Marjola janë viktimat, teksa Burbuqja dhe dy vajzat Valbona dhe Mariglena kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spitalin e Gjirokastrës.
Në orët e vona të mbrëmjes së të martës ende tre të mbijetuarat nuk kishin dijeni për humbjen e dy anëtarëve të familjes. Mariglena është binjake me Marjolën e pritet që për të të jetë edhe më e rëndë humbja. Zija për to është hapur në banesën që familja jetonte para emigrimit, në Frakullë të Vogël, një fshat 27 km larg nga qendra e Fierit.
Teksa hyn në fshat të gjithë të drejtojnë për në shtëpinë e familjes ku ka rënë fatkeqësia. Moti i keq e bën edhe më të dhimbshme tragjedinë. Neshati, vëllai i Ferdit, rrëfen se familja Guma kishte mbërritur fundjavën e shkuar pasi ishte dasma e së bijës. "Të hënën në mëngjes prenë biletat e pasdite u nisën", thotë ai. Neshati shprehet se i vëllai kishte katër vajza.
"E madhja jeton me mua në Shqipëri, pasi vijon vitin e katërt të shkollës së mesme. Vitin tjetër do të shkonte për shkollë të lartë në Greqi tek prindërit. Dje u takua me ta sikur të ishte takimi i fundit", rrëfen Neshati. Ndërkohë, vëllai tjetër Fatmiri thotë se lajmin e aksidentit e ka marrë nëpërmjet telefonatës që i ka bërë Burbuqja.
Pas lajmit të rëndë të afërmit kanë udhëtuar drejt vendit të ngjarjes. Ata kanë kërkuar familjen e Ferdit. Janë përballur me viktimat, ndërkohë që kanë kërkuar për shumë orë vajzat, pasi Burbuqja është gjetur që ishte nisur nga spitali i Tepelenës drejt Gjirokastrës.
Njerëzit me të zeza vijojnë të vajtojnë dy viktimat që në arkëmortet e tyre kishin pushtuar pjesën më të madhe të dhomës së shtëpisë së vjetër. Gratë e veshura me të zeza nuk kanë ditur se kë të qajnë më parë, Ferdin apo Marjolën 13-vjeçare, që do të prehet përhera pranë atit të saj.
Hetimet/ Rezulton se autobusi ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej 60 km/h në një rrugë të drejtë Aksidenti, policia: Faji ishte i shoferit
GJIROKASTËR- Gjashtë prej të plagosurve në aksidentin e mbrëmjes së të hënës ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy në gjendje më të rëndë janë transportuar me urgjencë drejt Janinës. Ekspertë të qarkullimit rrugor kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mendohet se është pakujdesia shkaku që solli aksidentin tragjik. Grupi hetimor
Që në orët e para të mëngjesit, në vendin ku mbrëmjen e së hënës u rrëzua autobusi me 50 pasagjerë ka mbërritur grupi hetimor. Në përbërje të tij kanë qenë ekspertë të qarkullimit rrugor nga Gjirokastra dhe Fieri, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të autobusit, për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën bilancin tragjik.
Mendohet se ka qenë pakujdesia ajo që shkaktoi aksidentin, pasi nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i autobusit, shtetas grek, nuk rezulton të kishte konsumuar alkool. "Në momentin e aksidentit, sistemi i frenimit dhe drejtimit kanë funksionuar.
Në momentin e aksidentit autobusi po ecte me 60 km/orë, një shpejtësi normale, por duket se shoferi i autobusit ka nënvlerësuar rrugën, është shpërqendruar dhe ka përfunduar poshtë rrugës, i favorizuar dhe nga kushtet e këqija atmosferike", pohojnë burime nga grupi hetimor.
Të plagosurit
Të plagosurit e parë janë transportuar rreth orës 22:30 në spitalin rajonal "Omer Nishani" në qytetin e Gjirokastrës. Sipas mjekut të urgjencës, Laver Stroka, tre prej të plagosurve kanë qenë në gjendje më të rëndë. "Kanë qenë 8 të plagosur, prej të cilëve 3 në gjendje shumë të rëndë.
Në gjendje më kritike ka qenë Eduart Prençe, nga Lushnja, i cili iu nënshtrua për disa orë ndërhyrjeve kirurgjikale, në mëlçi dhe në shpretkë, sepse kishte çarje të të dy këtyre organeve. Ishte vërtet në gjendje shumë kritike për jetën.
Pasi mbyllën rrugët e derdhjes së gjakut, ai u nis drejt spitalit të Janinës, Greqi, për një trajtim më të specializuar. Gjithashtu drejt Janinës u nis edhe Petro Vangjeli, nga Saranda i cili ka mbërritur me një makinë.
Edhe ai ishte rëndë. Po kështu për t'u theksuar është edhe një rast tjetër, Daniela Papallaqi, e cila ka një çarje në kafkën e kokës, shembje dhe dëmtime në kraharor dhe me rrjedhje gjaku nga veshi dhe dëmtim të orbitës së syrit. Po trajtohet në reanimacion.
Gjendja e saj sot paraqitet disi më e mire. Por, ne po e mbajmë, sepse ka rrezik të ndonjë infektimi i trurit. Të tjerët po vazhdojnë të mbahen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën", shprehet mjeku Stroka. "Gjendja e të shtruarve është jashtë rrezikut për jetën, kanë vetëm fraktura", shprehet mjeku kirurg Arben Kuro.
Por mbërritja e të plagosurve në spital ka rikthyer edhe njëherë një problem të mprehtë, mungesën e rezervave të gjakut.
Sipas mjekes së puntit të gjakut, Mira Bashari, edhe në këtë rast të rëndë ka munguar sensibiliteti i komunitetit për dhurimin e gjakut. Të vetmit dhurues kanë qenë një gazetar dhe një student, ndërsa nevojat janë plotësuar me rezervat që ishin.
"Tre falkone janë vendosur në dispozicion të të lënduarve, por kishte nevojë edhe për më shumë. Situata të tilla na vënë para vështirësive, pasi numri i vullnetarëve dhurues është i pakët",- është shprehur Bashari.
Ndërkohë, edhe pse janë jashtë rrezikut për jetën, për mjekët, trauma që kanë pësuar të plagosurit është tepër e rëndë dhe do të duhet shumë kohë të rikuperohet. Familja më e goditur nga ky aksident është ajo Guma nga Frakulla e Fierit, që humbi dy anëtarë, kryefamiljarin dhe njërën prej vajzave binjake.
Nëna dhe dy vajzat e tjera nuk dinë asgjë për gjëmën që u ka ndodhur dhe përpiqen të rikuperojnë gjendjen fizike "Autobusi po ecte me shpejtësi gjatë gjithë rrugës dhe ne u trembëm. Shoferi ishte i pirë. Dhe nuk e mori kthesën, po vazhdoi të ecte.
Unë isha në fund fare. Nuk mbaj mend asgjë, vetëm kur u përmenda në spital më thanë që të ka sjellë një makinë", tregon Marenglena Guma, njëra prej binjakeve që shpëtoi nga aksidenti. E plagosura tjetër, po jashtë rrezikut për jetën, Erjona Boçi, tregon për aksidentin.
"U nisëm nga pushimi i shoferit, po shoferi ecte shumë shpejt. Rruga ishte e lagur, rrëshqiti autobusi, bëri 4 herë rrotullime dhe pastaj ra në greminë. Na nxorën, na morën ambulancat", shprehet ajo.
Banori: Ndërhyrja jonë uli numrin e viktimave
Rrëzimi i autobusit nuk la gjurmë vetëm te pasagjerët, por edhe te banorët e fshatit Ziaj (pranë të cilit ndodhi aksidenti), të cilët qenë të parët që mbërritën në vendngjarje dhe dhanë ndihmë për udhëtarët.
Njëri prej banorëve, 60-vjeçari Myqerem Aliaj, thotë se "në momentin e rrokullisjes nuk dëgjuam asnjë zhurmë. Binte shi pa pushim. Ishin ulërimat e pasagjerëve të plagosur që na tërhoqën vëmendjen. Brenda pesë minutash u bëmë rreth 30 bashkëfshatarë që mbërritëm te vendi ku ra autobusi.
Në momentin e parë jam hutuar, por më pas mblodha veten, ndeza zetorin dhe mbërrita pak me vonesë për shkak të rrugës", shprehet 60- vjeçari, i cili pohon se ndërhyrja energjike dhe e menjëhershme e policisë, mjekëve dhe banorëve uli ndjeshëm numrin e viktimave.
"Një pasagjer ka shpëtuar mrekullisht falë këmbënguljes së banorëve dhe policisë rrugore, të cilët me mish dhe shpirt e nxorën djaloshin. Bëmë çfarë ishte e mundur për të mos lënë asnjë pasagjerë të humbte jetën", rrëfen Aliaj. Aksidenti tragjik i së hënës mbrëma, ku 9 persona humbën jetën dhe 41 të tjerë u plagosën është më i rëndi i shënuar në aksin kombëtar Ballsh- Tepelenë.
Shoferi grek: Më doli një maune përpara
Drejtuesi i autobusit me targa greke që regjistroi një nga tragjeditë më të rënda në rrugë ka dalë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekut kirurg, Bert Metaj, ai ka hematoma në kokë, dorë dhe në shpatull. Mjeku që ka ndjekur shëndetin e tij nga afër shprehet se gjendja shëndetësore e shoferit ka qenë e mirë që në momentet e para të mbërritjes në spital.
Gjithashtu, mjeku thotë se atij i është bërë i gjithë mjekimi i duhur, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit nga shtrati i sallës së reanimacionit ai është zhvendosur në dhomën burg të katit të dytë të spitalit ku po ruhet me shërbim policor.
Ai nuk ka preferuar të flasë për grupin e hetimit. Sipas prokurorit Genci Mane që po merret me çështjen, "shoferi ka dashur të mbrohet me avokat grek dhe nuk ka folur lidhur me aksidentin". Gjatë paradites së martë një përkthyese e gjuhës greke është parë të futet në dhomën burg ku qëndronte shoferi.
Përkthyesja, Anila Haxhiu, tha se "edhe pse jam edhe avokate, ka preferuar që nga unë të marrë vetëm shërbimin e përkthimit. Ai është lindur dhe banues në Janinë. Tha se gjithçka ishte aksidentale dhe i ka dalë një maune përpara në momentin e përmbysjes".
Viktimat
1. Ferdi Guma, 45 vjeç, nga Frakull i Vogël, Fier, 2. Marjola Ferdi Guma, 13 vjeçe, nga Frakull i Vogël, Fier, 3. Manushaqe Bali, 33 vjeçe, nga Karbunara, Lushnjë 4. Dallëndyshe Ramazan Shuli, 40 vjeç, Lushnjë 5. Dhurata Nevruz Halilaj, 35 vjeç, nga Laçi, 6. Aferdita Nevruz Basha, 40 vjeç, nga Laçi 7. Refotaq Mefail Bashllari, nga Tirana 8. Nikollë Nina, 70 vjeç, nga Durrësi 9. Karafil File, 35 vjeç, nga fshati Peshtan, Berat
Të plagosurit
1. Eduard Prençe, 29 vjeç, nga Lushnja, 2. Petro Vangjeli, 61 vjeç, Sarandë, 3. Sebie Boksiu, 30 vjeçe, 4. Robert Boksiu, 8 vjeç 5. Bledar Boksiu, 5 vjeç 6. Luan Çela, 22 vjeç 7. Sebi Bolçiu Pukë 8. Hana Prifti 60 vjeçe Berat 9. Kozeta Myrtaj, 50 vjeçe 10. Nufie Gjivori 16 vjeçe, Lushnjë 11. Toma Cogas, 57 vjeç, Greqi 12. Mynyr Xhafa, 48 vjeç, Kavajë 13. Vasillaq Poni, 40 vjeç, Sheq i vogël 14. Sofia Cera, 35 vjeçe, Tiranë 15. Zana Papa 40 vjeçe, Fier 16. Robert Papa, 43 vjeç, Fier 17. Valmir Sulku, 26 vjeç, Lushnjë 18. Anxhelina Haldeda, 10 vjeçe, Kamëz 19. Naile Tagoxha, 52 vjeçe, Vlorë 20. Meleqe Bali, 4 vjeçe, Lushnjë 21. Nerehila Bali, 5 vjeçe, Lushnjë 22. Mili Goga, 59 vjeç, Afrimi i Ri 23. Edlira Haldeda, 27 vjeçe, Dibër 24. Amela Berisha, 24 vjeçe, Tiranë 25. Elisabeta Haldedaj, 6 vjeçe, Tiranë 26. Athina Vangjeli, 26 vjeçe, Tiranë 27. Lulzim Mali, 37 vjeç, Tiranë 28. Lorena Hoxha, 6 vjeçe, Lushnjë 29. Brixhida Hoxha, 32 vjeçe, Lushnjë 30. Lindita Gjinari, 36 vjeçe, Lushnjë 31. Todi Prifti, 55 vjeç, Fier 32. Teodor Koreta 18 vjeç, Fier 33. Jorgji Janaqi, 60 vjeç, Durrës 34. Daniela Papallaqi 35. Erjona Boçi 36. Marenglena Guma, 13 vjeçe, Fier 37. Burbuqe Guma, Fier 38. Valbona Guma, Fier

Entela Bani, Kristaq Thanasi, Shekulli

Wednesday, November 10, 2010

Bisedë me historianin Arif Mati (Aref Mathieu)

PELLAZGËT ANTIKË EKZISTONIN DHE EKZISTOJNË EDHE SOT NËPËRMJET SHQIPTARËVE


Dr.Aref Mathieu: Prejardhja pellazgjike e shqiptarëve



     Pellazgët antik ekzistonin dhe ekzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve, gjuha e të cilëve është fosil i gjallë i asaj që ishte gjuha e parë Evropiane. Për fat të keq askush nuk dyshonte që shqipja qënka kaq e vjetër…

Në mungesë të shkrimeve pellazge (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit Helenë), ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë së ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet që dhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe.


( Arif Mati - Aref Mathieu )

     Arif Mati (Aref Mathieu) lindi më 1 mars të vitit 1938 në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-françes. Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit në Shqipëri. Ai jeton në Francë dhe punon prej vitesh me përkushtim në fushën e historisë etj.
__________________________________________________________________________________________________________________________
Kopertina e Librit në origjinal:
„Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen“
__________________________________________________________________________________________________________________
Në gjuhën Shqipe:
„Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen“


     F.DEMI: Gjatë vizitës në Shqipëri, me rastin e botimit të librit tuaj «Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen», patët rastin të takonit jo vetëm bashkëatdhetarët dhe lexuesit e shumtë të librit tuaj, por edhe studiues shqiptarë (brenda kufijve shtetërorë). Ç’farë përshtypje ju lanë këto takime me historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët shqiptare?

     A.MATI: Për sa i përket tezës sime mbi pellazgët, u desh që të vija në Shqipëri, ku studimet mbi Pellazgët kanë qënë të pakta e me pakë të rendësishme sesa në vëndet e tjera, për të kuptuar mosbesimin e deri urrejtjen (pa argumenta e pa prova bindëse) të një pakice kokëngjeshur të universitarëve shqiptare. Megjithatë kam takuar një numër të caktuar universitaresh të ndershëm, objektivë, të përgatitur e me një këndvështrim të gjërë, që e kanë përqafuar plotësisht tezën time. Po ashtu, kur doli libri im i përkthyer në shqip («Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen», pritja e publikut shqiptar dhe atij shqipfolës ka qënë e nxehtë dhe entuziaste.
Deri më sot, vecanerisht në Francë dhe përgjithësisht në Perëndim, nuk kam patur as më të voglën kundërthënie apo kundërshtim zyrtar. Në fakt, këtu në perëndim, nuk jemi mësuar të kundërshtojmë një tezë pa dhënë «provën e të kundërtës». Në Tiranë pata pershtypjen se isha kthyer në kohën e Galileut, kur ai pohonte se toka ishte e rrumbullaktë me gjithë kundërshtimet dhe kërcënimet e bëra ndaj tij.
     Debati në Top Chanel (në emisionin «Top Show») nxorri në pah, një farë marrëveshje të organizuar e të pashpallur (sidomos M. Korkuti dhe Mancaku) me qëllimin e vetëm të vinin në vështirësi tezën time. Ata kenë bërë pa qëllim (për të cilën kam dyshim) apo për tu shfajësuar, shkarazi, që s’kanë ndërmarrë ata vetë, si shqiptarë të mënçur, kërkime dhe studime të tilla?
Argumentet e tyre të vetme bazoheshin mbi hollësi të papërfilleshme (që i ngjan pikës së ujit në oqean e që nuk rrezikonte aspak tezën time) në lidhje me shpjegimin e fjalëve “pellazg” (shpellagi, banorët e parë të shpellave) apo <“sllav” (ska’llaf = Sklaf, Sklav) për të cilat kam dhënë shpjegime më të hollësishme në librin tim (për fjalën Pellazg) të bazuar në historin e lashtë, në paleontollogji dhe në mitologji dhe (për fjalën Sllav) të bazuar mbi historinë e ardhëcakëve të parë sllavë në zonën e Venetos dhe Istrias, ku ata punonin të paguar nga romakët (me të drejtë janë të shumtë autorët që i kanë përshkruar si «skllavë» !). Është e qartë që studimet dhe kërkimet e mia janë realizuar pa paragjykime e në mënyrë të paanëshme. Për të patur një qëndrim të tillë (të politizuar?) ndaj meje, kam edhe unë të drejtën t’iu bëj pyetjen e mëposhtme: mos vallë ata janë pro Grekëve, apo pro Sllavëve, apo ndoshta u janë nënshtruar njëfarlloj ideologjie shkatërruese dhe keqdashëse?

     Të thuash se «nuk jam dakort» duhet sjellë «prova e të kundërtës».
Çdo dijetar që punon «si një vazo e taposur», i mbyllur brënda kullës së tij të fildishtë, pa u shqetësuar për studimet e kërkimet e bëra në fusha të ndryshme shkencore, nuk mundet veçse të çorjentohet në udhëkryqet e ngatërruara të historisë, kulturës dhe të gjuhës parahelene. Kuptohet që arkeologu dhe gjuhëtari duhet të transformohet edhe në historian, gjeograf, paleontolog, etnolog, antropolog apo në studiues të mitollogjisë. Gjë që s’ndodh me shumë universitarë (profesorë). Kritika është e thjeshte, arti është i vështire! Vetëm Z. Neritan Ceka (megjithë disa mospajtime mbi subjektin e të ashtuquajturës “Mikenianët”) duket i prirur ndaj tezës sime dhe ndaj shpluhurosjes së mësimit të historisë së origjinës së popullit shqipëtar në institucionet arsimore shiptare.
     F.DEMI: Autorit i librit «Enigma» Robert D’Angely hidhte poshtë, si jo shkencore, përcaktimin e gjuhëve europiane (përfshirë dhe shqipen) si gjuhë «indo-europiane». A mendoni edhe ju, se një përcaktim i tillë, i parë nga ana historike nuk është i drejtë Apo kjo është fushë vetëm e “gjuhëtarëve”?
     A.MATI: M’u duk se Z. Mancaku (gjuhëtar) është paksa mosbesues kur unë përdor fjalën «gjuhësi» për të përshkruar studimet dhe kërkimet e mija mbi gjuhën shqipe, etruske, baske dhe të tjerat. Duhet ta dijë se unë nuk i kam ndërmarrë këto kërkime si “gjuhëtar” por si “kërkues” i shumë fushave shkencore. Mbi këtë bazë, studimet e mija nuk i përkasin “teknikave dhe metodave” të mirëfillta gjuhësore që nuk u sjellin asgjë më shumë pohimeve të mija. Këtë punë më të thelluar ua lë gjuhëtarëve. Të gjitha studimet dhe kërkimet e mija, përqëndrohen veçanërisht mbi terminollogjinë, fjalorin, fonetikën, ndërlidhjet gjuhësore, afërsitë sintaksore dhe në një farë mase kërkimet morfologjike në zhvillimin e gjuhës dhe rrëshqitje semantike: është fjala për antropollogjinë gjuhësore (gjuhësinë historike) dhe gjuhësine e krahasuar. Dhe pikërisht duke u bazuar mbi “studimet krahasuese” dhe ngjashmëritë gjuhësore, i kanë filluar punimet e tyre gjuhëtarët e parë, të fundit të shek. 19! Për më tepër, unë e kundërshtoj ideollogjinë «indo-europeaniste». Atë që kemi quajtur deri më sot «indo-europiane» nuk është gjë tjetër veçse «europiane» ose «pellazgjike» madje (për të qënë më të saktë) «euro-indiane».
     Nuk ka patur pushtim të Europës nga Azia, përpara atij të Hunëve, të Alainëve, të Avarëve, në shk. IV/V apo të sllavëve e bullgarëve në shk.VI/VII apo të magjarëve (hungarezëve) në shk. IX pas JK. Përkundrazi, në mijëvjecarin e pestë ose të katërt pati lëvizje të popullatave në drejtimin Europë-Azi e jo anasjelltas. Nuk duhet që të neglizhohen pasojat kulturore dhe gjuhësore të lëna nga pushtimet e një pjese të Azisë nga ushtria e Aleksandrit të Madh, ku pjesa më madhe e ushtrisë ishte e origjinës pellazge (Peonianet, Ilire, Agrianet, Maqedonas, Thrakas etj..) Është këtu hileja e ndërmarrjeve të gabura deri tani. N.q.s. ne gjejm fjalë pellazge ose shqipe në sanskritisht, nuk janë transmetuar nga kjo e fundit por e kundërta. Akoma edhe sot egziston një popullsi që gjëndet midis Afganistanit dhe Pakistanit (Burrushi) që flasin shqip. Ata kan mbetur ndoshta nga ushtarët e Aleksandrit të madh (shk. IV pk) që kanë qëndruar në atë vënd dhe atje lanë dhe pasardhsit e tyre. Ky popull i humbur mes maleve të Azisë, ka lënë gjurmët e gjuhës dhe kulturës së tij, ashtu sic ndoshta e kanë lënë parardhsit e tyre para pesë mijë vjetësh.
  Më në fund unë sinjalizoj që greqishtja nuk është shkruar veç se rreth fundit të shekullit të VII dhe fillimit të shekullit të VI p.k. Sanskritishtja nuk është shkruar veçse në atë epokë gjithashtu. Kemi të bëjmë me dy gjuhë bashkohore dhe pak a shume të reja. Latinishtja nuk është shkruar veçse në shekullin e III p.k. Janë këto gjuhë që janë studiuar në shekullin e XIX. Pellazgët antik egzistonin dhe egzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve, gjuha e të cilëve është fosil i gjallë i asaj që ishte gjuha e parë Evropiane. Për fat të keq askush nuk dyshonte që shqipja qënkish kaq e vjetër.
     F.DEMI: Me gjithe studimet që kanë vënë në pah vijushmërinë pellazge të shqiptareve gjatë shk.19, 20 dhe 21, edhe sot ajo nuk pasqyrohet në Historiografinë dhe Gjuhësinë botërore. Gjithashtu nuk është bërë ndonjë përpjekje nga Institucionet shqiptare përkatëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi, për një debat kombëtar apo ndërkombëtar për këtë temë. Ku qëndron ky “ngerç” i studiuesve të historisë dhe gjuhësisë?
     A.MATI: Konsiderohet që pellazgët e vjetër janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kështu është gabuar dhe refuzuar mendimi se ka egzistuar një gjuhë më e vjetër se greqishtja dhe sanskritishtja. Nga ana tjetër M.Mancaku më qorton që të mos citoj Antoine Meillet, vetëm kur më vjen për mbarë. Duhet të them, që unë kam cituar gjithashtu pjesë të librit të Meillet në të cilat, nuk i pranoj argumentet e tij. Unë e kam thënë disa herë, që nuk jam dakort me të për disa çështje të caktuara. Z Mancaku do të kishte pëlqyer që të citoja të gjitha gabimet e bëra nga gjuhëtarët më të mëdhenj, duke filluar që nga Meillet, dhe ti ktheja në «fjalë të ungjillit». Dijetari nuk duhet të jetë naïv dhe as të lëshojë pe për argumente më pak bindëse ose të gabuara. Unë nuk jam nga ata që pranojnë verbërisht atë që thonë disa gjuhëtarë të caktuar, historianë apo arkeologë. Unë nuk gjykoj dhe mendoj, nuk studioj dhe nuk bazohem tek ato që thonë, ky apo ai specialistë, qoftë edhe i shquar. Unë kam kryer një studim kritik mbi atë që njëri apo tjetri thonë mbi gjuhën shqipe (si për Ilirishten dhe Pellazgjishten e lashtë) në veçanti dhe mbi gjuhën indo-europiane në përgjithsi. Vetëm kështu unë pata mundësi të parashtroj mendimet e mia personale të mbështetura mbi argumente të përshtatshme dhe të prekshme.
     F.DEMI: Debati që zhvilluat në emisionin “Top Show” me studiuesit shqiptarë, besoj se u përqëndrua mbi argumentat që keni paraqitur në librin tuaj. Cili qe reagimi i tyre?
     A.MATI: Çuditërisht arkeologu M.Korkuti (që përpara debatit ende nuk e kishte lexuar librin tim) nuk ishte i bindur për barazimin (të popullit dhe gjuhës-shënimi im) pellazgo = Iliro = shqiptar. Për të, është akoma e vështire që të provohet që shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve, edhe për ta, thotë ai, nuk kemi prova të shkruara. Ndoshta ai i është nënshtruar të ashtuquajturës “e pranuar nga të gjithë” dhe kjo është arsyeja që ai nuk ndërron mendim. Ndoshta të vetmet lexime dhe referenca  merren prej tij nga konsideratat ideologjike dhe politike ose nga teza që u ka ikur koha. Çuditërisht, ai i quan parardhësit e Ilirëve si para-Ilirë, sepse nuk guxon të përdorë emërtimin «pellazg». Njohjet e tij reduktohen në mënyrë strikte (vetëm tek teza)“ të pranuarave nga të gjithe”. Ai bazohet në atë që thonë «ajatollahët» universitarë (të botës -shen. im). Për të, meqë Pellazgët nuk kanë lënë gjurmë të shkruara, ata nuk mund të quhen si paraardhës të Ilirëve dhe të shqiptarëve të sotëm.
Në mungesë të shkrimeve pellazge (që janë shkatërruar ndoshta nga pushtuesit Helenë), ata kanë lënë gjurmë gojore si psh: epopetë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë së ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet që dhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe. Pa folur fare për gjurmët paleontoligjike dhe arkeologjike në shpellatë e banuara, rrasat dhe ndërtesat ciklopike të quajtura pellazgjike, muret e para rrethuese të akropolit të Athinës të quajtura “pelargikon”, fortifikatat e Mikenës, Argosit, Korinthit, Pylosit etj. Duke iu shtuar këtyre dhe tekstet e autorve antikë që konfirmojnë njëzëri se pellazgët ju kanë trashëguar helenëve kultet e tyre, kulturën e tyre dhe gjuhën e tyre. Herdodoti ka konfirmuar që Jonët ishin pellazgë të kthyer në Helen, pasi kishin mësuar greqishten dhe që Dorët ishin nga mbretërit Egjiptianë. Pra meqënëse gjuha shqipe arrin të dëshifroj «pellazgjishten e vjetër», Ilirët (paraardhës të mirënjohur të Shqiptaëve) nuk mund të jenë veçse pasardhës të pellazgëve. Kjo është matematikë.
- A nuk u mjaftojnë këto arkeolgëve, historianëve, gjuhtarëve që të kuptojnë se kush janë në të vërtetë Pellazgët, dhe pasardhësit e vetëm të tyre?
- A mos vallë duhet të presin që të zbulojnë një “gur rossete” (gur me shkrime të lashta që shënoi fillimin e dëshifrimit të hieroglifeve) për tu bindur?
     Është koha që arkeologët, historianët, dhe gjuhëtarët e gjithë botës të dalin nga rutina e tyre, të çlirohen nga pargjykimet, të largohen nga pistat e gabuara që na çojnë në qorrsokak e na pengojnë për të parë qartë duke na e mjegulluar kohën e lashtë (1200-800 p.k) që për një kohë të gjatë janë quajtur «shekuj të errët». Në fakt është mungesa e studimeve dhe kërkimeve shumëdisiplinore (për një temë të dhënë) që i bëjnë arkeologët të mos jenë në dijeni të studimeve të historianit, etnologut, antropologut, gjuhëtarit apo mitologut.
     F.DEMI: Në punën tuaj studimore, si historian i lashtësisë, a ka ndikuar emocionalisht qenia juaj me origjinë shqiptare?
     A.MATI: Në librat e mi nuk ka absolutisht ndjenja personale, as nacionalizëm, as fantazma por një tezë serioze e përpunuar shkencërisht me argumente të bazuara dhe të qëndrueshme si dhe referenca të verifikueshme. Kështu që dy librat e mi «Shqipëria, (historia dhe gjuha) ose Odiseja e pabesushme e një populli para-helen» dhe «Greqia (Mikena = Pellazgët) zgjidhja e një enigme», janë fryti i një reflektimi 30 vjeçar dhe të pesë vite kërkime të thella në shumë fusha shkencore: në historinë e lashtë para-helene, antropologji, arkeologji, paleontologji, gjuhësi, etnologji, mitologjine (pellazgjike) e quajtur greke dhe ndonjë studim mbi poemat e quajtura homerike. Këto studime janë bërë dhe mbi bazën e një bibliografie të pasur marrë në universitetet më të mira: të Sorbonës, në Institutin e gjuhëve orientale, dhe në bibliotekat më me zë (Bibloteka kombëtare, Sorbon-Saint-Genevieve, Muse de l’homme, Arsenal, etj) Këto libra dalin nga shtigje të rrahura dhe nuk u nënshtrohen paragjykimeve, tezave «të pranuara nga të gjithë», as shkrimeve tendencioze, shoviniste me një ideologji të caktuar.
     F.DEMI: Një mit është një rrëfenjë që shpreh besimet dhe përfytyrimet e njerëzve mbi zanafillën e botës - është shprehur Schoplint - me anën e miteve, bashkësitë njerëzore përcaktojnë sistemet e tyre të vlerave dhe krijojnë lidhje emocionale me bashkësitë.  Sa e vërtetë është kjo lashtësi mitike që mësohet sot nëper shkolla?
     A.MATI: Deri tani ne kemi mësuar në universite një histori të cunguar nga Grekët, ku pistat e gabuara praktikisht nuk janë denoncuar. Nuk janë denoncuar për arsye të shumta që unë i shpjegoj me detaje në të dy librat e mi. Me gjithë dëshirë shpresoj, të kem mundësinë që t’i shpjegoj në një debat, në rast se do të zhvillohet, me universitarët e Tiranës. Problemi është se ata (historiografia zyrtare - shën im) e kanë konsideruar historinë Greke (mbi te gjitha atë para-helenike) si diçka të shënjtë apo si fjalët e Biblës. Nga brezi në brez, profesorët janë të kënaqur të përsërisin gjithmonë të njëjtat gjëra të “sigurta” pohime të njëjta, pa mënjanuar pistat e gabuara, interpretimet e gabuara, gabimet e adhurimit, manipulimet e ndryshme, pikpamjet e njerës palë dhe shovinizmin në analizë. Ja përse, kur ne pohojmë të kundërtën nga ajo që është pranuar nga të gjithë, ne e prishim. Ne këmbëngulim në këtë moment ndaj reagimeve rrezuese, epidemike, vështrimeve demagogjike dhe një skepticizmi që e kalon gjykimin. Ajo që unë kërkoj është një debat besnik midis specialistëve të ndershëm (në shumë fusha specifike). Nëse ata nuk janë dakort me tezat e mia, duhet të sjellin prova të së kundërtës, me argumente dhe të dhëna të vërteta. Është shumë thjesht të thuash që nuk jam dakort, dhe të hedhësh një anatem mbi atë që flet ndryshe. Deri më sot në Francë, ata nuk më kanë sjell këto prova të kundërta. Për mua nuk ka, sepse është kjo arsyeja që unë fillova studimet e mia të kërkimit që zgjatën 35 vjet. Mund të njoftoj se librat e mi, janë studiuar nga disa universitete të huaja Harvard (SHBA), Xhorxhtaun në Ushington, Montreal, Quebec në Kanada, në Heidelberg në Gjermani, në Gjeneve etj.
     F.DEMI: Mbas një gjyrmimi të thelluar dhjetravjeçar, simbas jush, ku duhet vendosur “qytetrimi grek?»
     A.MATI: E gjithë kjo punë nuk prek fare qytetërimin grek stricto-sensu dmth, atë që u zhvillua “pas” shk. VIII pk. Kjo Greqi e asaj kohe (peruidha arkaike, klasike dhe helene) është e qartë, e verifikueshme dhe kronologjike, e njohur nga faktet dhe aktet e pasqyruara nga librat e vjetër të historisë prej logografëve të parë (edhe pse nuk duhen përjashtuar manipulimet në lashtësi). Kulmi i qyteterimit grek (“Periudha e artë”), ai i mirefillti, shfaqet në shk. V pk (dhe vetëm atëherë!): është shekulli i mbiquajtur: i Perikliut. Për sa u përket të tjerave, janë trajtuar nga historianët dhe gjeografët grekë të lashtësisë (shk. VI dhe V pk) të tillë si Hekati i Miletit, Hellanikosi i Mytilenes, Herodoti dhe më pas nga Tuqiditi, Diodori i Siçilisë, Straboni, etj.: se përpara «mbritjes» së Grekëve vëndi që “do të bëhej Greqi” banohej nga pellazgët dhe se “Ionianët ” ishin Pellazgë“ të helenizuar ” dhe mbi të gjitha “mbretërit” dorianë ishin me origjinë “egjyptiane”. Ndërsa “populli” i quajtur “dorian”, ishte me origjinë ilire.
     A nuk i quante Homeri (viti 800 ose 750 pk) pellazgët “të shënjte” dhe Zeusin “pellazgjik dhe dodonas”? Përse ai nuk i ka përmëndur “Helenët” si etni, popull apo Komb? Kjo është një nga provat që “populli i këtij kombi (grekët)” nuk egzistonte akoma në këtë epokë!  Ai nuk mundej pra të dinte çdo të ndodhte pas tij.
     F.DEMI: Studiuesi francez Robert D’Angely, shprehej, se duan apo s’duan studiuesit e lashtësisë, për të arritur rezultate në punën e tyre, duhej të kalonin nga «porta» e gjuhës shqipe. A ka qenë edhe për ju kjo «portë» që zbuloi horizontet e lashtësisë?
     A.MATI: Për sa më përket mua, është gjuha shqipe që më ka drejtuar dhe orientuar që të vazhdoj studimet dhe kërkime më të thelluara e specifike, për të bërë «lidhjen» midis Pellazgëve dhe Ilirëve. Pyetja e parë që më erdhi ndërmënt ishte:
- si është e mundur që shqipja (që rrjedh nga Ilirishtja) arrin të shpjegojë ose të zbërthejë shumicën e emrave pellazgjike (antroponime, etnonime, eponime, toponime apo oronime) të Mitologjisë që Grekët morrën prej Pellazgëve?
- Pra a nuk flisnin Pellazgët dhe Ilirët të njejtën gjuhë?
- A nuk është kjo pengesa që i ka vënë në mëdyshje shumicën e studimeve, të kërkimeve dhe analizave të thelluara?
     U desh që të gjeja, përveç gjuhësisë, fusha të tjera shkencore që sjellin elemente prove për të treguar prejardhjen e Shqiptarëve nga Pellazgët. Këto ishin antropologjia, arkeologjia, etnologjia, studimet e lashta historike, studimet e teksteve homerike, hesiodike dhe mitollogjia. Secila nga keto fusha shkencore sillte ujë në mullirin e tjetrës. Duhet thënë, ndër të tjera, që shqipja e sotme (e zhveshur nga fjalët e huaja dhe neologjizmat) flitet sot njëlloj si para tre mijë vjetësh, sidomos dialekti i saj «geg» i malësisë së Veriut dhe të Lindjes të Shqipërise. Një fosile e gjallë!
     F.DEMI: Duke lexuar librat mbi lashtësinë, si ato shqiptare dhe të huaja, duket sikur kufiri shtetëror është vendosur edhe në histori. Kështu historia e Ilirëve, shikohet e mbyllur brenda «enës» (kufijve shtetëror) shqiptare. Mos vallë është forca e ideologjisë dhe e politikës që e mban të mbyllur këtë «enë»?
     A.MATI: Çuditërisht, me ç’kam mundur të lexoj në disa manuale të historisë, arkeologjisë apo gjuhësisë, universitarët shqiptarë (të dalë nga oborri i vjetër komunist) kanë mbetur në tezën e origjinës «ilire» të shqiptarëve, duke mohuar çdo prejardhje tjetër. Në të kundërt të këtyre argumentave, Shqiptarët janë jo vetëm pasardhësit direkt të ilirëve, por njëkohësisht edhe «të një gjinie» me vëllezerit e tyre të gjakut Thrakë, Frigasit, Getët, Dakët, Epirotët dhe Maqedonasit, të gjithë të dalë nga populli i pamatë etnik pellazgjik. Në fakt, studimet e bëra deri më sot në Shqipëri i kanë «shkëputur» ilirët prej Pellazgëve antikë e madje edhe nga Thrakët! A thua se historia dhe origjina e këtij populli të ketë ngrirë përgjithmonë në kallëpin ilir! Që nga fillimet e shk.XX vetëm tre autorë shqiptarë e kanë trajtuar këtë problem duke pohuar përkatësinë e iliro-shqiptareve prej etnise pellazge: Adhamidhi (Rilindja shqiptare), Spiro Konda dhe Dhimiter Pilika. Tre historianë për një shekull është shumë pakë! Ndërkohë janë studiuesit e huaj që kanë bërë punët më të rëndësishme shkencore mbi Pellazgët dhe detyrimisht mbi Ilirët, Shqiptarët dhe gjuhën e tyre.
     E përse vallë! U takon shqiptarëve që mbijetuan epokën e Enver Hoxhës t’i bëjnë një analizë ndërgjegjes dhe t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Mendoj që sot jetojmë në vënde të lira ku liria e fjalës dhe liria e të menduarit e kanë rrugën të hapur. Duhet patur kurajo të hedhësh poshtë të pavërtetat dhe sidomos të vësh TË VËRTETËN në vëndin që i takon (sigurisht duke u mbështetur në prova) pikërisht aty ku e kanë goditur. Nuk duhet të stepemi nga skepticizmi i vjetëruar, e sidomos të mos kemi frikë nga paragjykimet, sarkazmat boshe e të prapta, talljet shpërfillëse apo nga sulmet e pajustifikuara nga të cilat vijnë ato.
     Një dijetar që bën studime e kërkime në fusha të gjëra e të përqëndruara si : gjuhësia, antropologjia, arkeologjia, e gjithashtu të ndjeshme si: historia parahelenike e Greqisë apo Mitologjia, nuk ka pse të shqetësohet nëse kjo u pëlqen apo nuk u pëlqen, nëse kjo shqëteson këtë apo atë studjues të këtij apo atij Shteti, në këtë rast Greqinë apo vëndet pranë saj. Historia nuk bëhet për të plotësuar qëllimet dhe dëshirat personale, për të mbajtur anën, për ideollogji tendencioze, për veçanëritë e këtij apo atij individi, të këtij apo atij komuniteti, apo për hir të kësaj apo asaj bindje shkencore. E megjithëate kjo ka ndodhur në Antikitet, ku Historia është manipuluar në favor të një çështje shoviniste, ose për të shfajësuar një hegjemoni, një përkatësi etnike apo gjuhësore.
     Sot duhet bërë dritë për të qartësuar misteret e Historisë parahelenike dhe zbuluar të fshehtat e saj, të pangjarat, nënkuptimet dhe të gjitha llojet e manipulimeve që janë bërë, e të cilat s’kanë bërë gjë tjetër veçse rëndojnë edhe më, shtresën që e mbulon prej më shumë se 25 shekujsh. Dhe para se gjithash nuk duhet rënë pre e sirenave keqdashëse apo mashtruse, dhe as të gëlltisim helmet që na sërviren andej-këndej. Për sa më përket mua, gjithë kjo punë studiuese e kërkuese është bërë me seriozitet, me ndershmëri dhe imtësisht, me një këndvështrim të paanshëm, pa paramendime, pa emocione, pa mëndjemadhësi, pa bërë gafa. Pra kjo histori duhet vënë në vëndin që i takon, ajo e vërteta, të mësohet nëpër shkolla, nëpër universitete, akademitë dhe manualet e popullarizuara.
     F.DEMI: Një nga figurat e shquara të Rilindjes  shqiptare dhe europiane, Elena Gjika, duke folur për shqiptarët  theksonte : «Ky popull vepron shumë, por shkruan pak (për veten)». Edhe në shkrimet e patriotit të shquar të pavarësisë Mit’hat Frashëri ndihet ky shqetësim «Ata vetë (shqiptarët) kannë neglizhuar shumë për publicitetin dhe kannë bërë shumë gabim. Është mirë të veprohet, që të bëjmë të njohur vetveten ». A mendoni se në shk.21 jemi po aq të panjohur sa në fillimet e shk.20?
     A.MATI: Shqipëria dhe vëndet shqipfolëse që e rrethojnë nuk mund të kufizohen me përshkrimet e shkurtra që gjejmë prej kohësh në enciklopeditë dhe librat shkollore apo universitare që e përcaktojnë: rajon malor i Gadishullit Ballkanik… portokalle, ullinj, rritja e dhive dhe e deleve… pesë shekuj pushtim otoman…para luftës së dytë botërore: popullsi me shumicë myslymane (65%)…vënd i pavarur pas 1912…45 vjet rregjim komunist, ateist dhe i izoluar, etj! Nuk mundet të tkurret Shqipëria me këtë përshkrim të thjeshtëzuar. Shqipëria është dicka tjetër. Është një vënd që zotëron gjuhën më të vjetër të Europës dhe banorët e saj janë pasardhës prej një populli nga më të vjetrit e kontinentit europian: Pellazgët (njerëzit e shpellave). Në fakt etnia pellazgjike i ka dhuruar kësaj Europe dy qytetërimet më të ndritura : atë greke (nëpërmjet Pellazgëve) dhe atë romake (nëpërmjet Etruskëve).
     Dhe kjo nuk është e paktë!
     Për sa kohë ne, do t’i izolojmë ilirët brënda një konteksti rreptësisht ballkanik (kaq i dashur për gjuhëtarët e sidomos për ata «indo-europianistë»), për sa kohë do të vazhdojmë të shkëpusim Ilirët nga Pellazgët dhe nga popujt e tjerë të një gjinie me ta (Etruskët, Ligurët, Lelegët, Thrakët, Dakët, Getët, Frigasit, Maqedonasit, Epiriotët, etj.), për sa kohë nuk do ta pranojmë lidhjen e njekohëshme ndërmjet gjuhës dhe etnisë pellazgjike, do të ngatërrohemi nëpër situata të fantazuara dhe Historia do të vazhdojë të mbetet në qorrsokak. Ilirët janë një «popull autokton» që ka mbjellë farën e vet, që nga dy anët e Danubit deri në Greqi dhe ishujt e detit Egje (sidomos Kretën): ky popull jeton aty ku është që prej gjenezës pa ndërprerje territoriale, etnogjuhësore, antropologjike dhe kulturore.
- Origjina e përdorimit të hekurit në Europë vjen nga ky popull (a nuk u thërrisnin Austriakët, kovaçëve njëherë e një kohë, Ilirë ?)
- A nuk zbërthehen  toponimet dhe oronimet e shumta të një pjesë të madhe të Europës me gjuhën e sotme shqipe?
- A nuk gjënden shumë  lidhje  gjuhësore  midis gjuhës etruske, gjuhës baske, rumune, kelte, asaj të kaukazit të vjetër me gjuhën shqipe ?
- A nuk janë Shqiptarët, një etni antropoligjikisht homogjene d.m.th. që kanë treguesin cefalik më të lartë në Europë  (hyper brachycephalie mbi 85 %)?
Gjurmimet e ndryshme arkeologjike provojnë gjithashtu këtë vazhdimësi të paktën që prej periudhës Neolitike (6 000 vjet pk) dhe vënë në pah një identitet kulturor  dhe të kultit me kohët heroike (epoka e ashtuquajtur mikeniane).
     F.DEMI: Flitet shumë për dhënie dhe marrje në lemin gjuhësor të popujve. Sipas jush, kush është faktori bazë që përcakton këto dhënje dhe marrje gjuhësore?
     A.MATI: Që prej mbërritjes së Grekëve (shk. VIII pk) dhe të Sllavëve (shk. VI dhe VII) janë ngatërruar dhe mbivënë ajo që është shumë e lashtë (Pellazgë, Trakë apo Ilirë) jo vetëm me atë që është më pak e lashtë (Grekët) por edhe me atë që është shumë më e vonëshme (Sllavët, Bullgarët, Magjarët). Gjuhëtarët kanë krijuar deri edhe një «nënshtresë ballkanike» ndërkohë që e vetmja nënshtresë gjuhësore që mund të egzistojë është ajo e pellazgo-ilirëve, sepse gjuhët e tjera, janë praktikisht të mëvonshme dhe s’kanë ardhur veçse shumë më vonë, për t’ju bashkangjitur asaj që tashmë egzistonte! Madje është krijuar edhe një grup gjuhësh: «balto-sllave». Kurrkujt nuk i shkoi në mëndje se gjuha e Ilirëve u përhap deri në brigjet balltike. Në fakt disa fjalë të vjetra lituaniane apo letoniane shpjegohen me gjuhën shqipe dhe jo sllave! Nga ana tjetër është normale që pas pushtimit nga ana e sllavëve të ketë patur tek komshinjtë e tyre Baltë, një ndikim të gjuhës sllave. Por «nënshtresa e vjetër» që eksistonte, përpara dyndjes së hordhive sllave, ishte pikërisht «ilire». Dhe në këtë mënyrë (me teza të gabuara, analiza partizane të karakterit ideollogjik, etj.,) që Gjuhësia, Historia, Antropologjia apo Arkeologjia janë futur në rrugë pa krye me qorrsokake që paralizojnë që prej një shekulli këto katër fusha shkencore shumë të rëndësishme.
     Janë autorët modernë (veçanerisht historianët, arkeollogët dhe gjuhëtaret) që kanë mbjellë paqartësi madje edhe ngatërresa në gjithë këtë. Në fakt ata kanë shpallur se pellazgët ishin të përbërë prej popujsh të ndryshëm: e thërrisnin me të lartë se është «emër i përgjithshëm» dhe se janë «popuj të zhdukur pa lënë as gjurmën më të vogël»! Për fat të keq këta nuk e kanë kuptuar se është fjala për një popull të vetëm nga i cili kanë rrjedhur “fise” të panumërt (me «emra» të shumëllojshëm), që kanë folur (me dialekte të shumtë) të njejtën gjuhë dhe kanë patur të njejtën kulturë, të njëjtat tradita: është gjuha shqipe që arrin të zbulojë «të vërtetën e fshehur».
- A nuk gjejmë këtu, tashmë, një «gjurmë» të qartë që na lejon të zbulojmë (falë Iliadës dhe Odisesë) gjuhën që flisnin Pellazgët, ky popull i madh «parahelenik»?
- Rënojat megalitike apo ciklopike që gjejmë jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por njëkohësisht edhe në Europën Perëndimore, «pélargicon (muri i parë i Akropolit të Athines)»,
- Lineari B (proto-ionian), kjo «pellazgjishte e lashtë» prej së cilës vjen e folura ioniane, e cila u ka dhënë Grekëve një pjesë të gjuhës së tyre dhe që kemi besuar (e vazhdojmë të besojmë) se ishte greqishte e vjetër;
- dhe katër «shekujt» të quajtur «të errët» (viti 1200 deri ne 800 pk) ku nuk gjëndet as hollësia më e vogël mbi ekzistencën e Grekëve ;
- Popullsia e Atikës katërfishohet gjate viteve 800/750 (prova e ardhjes së pushtimit grek);
- lojrat olimpike, Polisi, Amfiktioni, Hoplitet, ndërdimi i tempujve me gurë të prerë, botimi i poemave epike (Iliada, Odisea), etj : të gjitha këto nuk gjënden para shk. VIII pk;
- dhe së fundi të gjithë autorët antikë që kanë pohuar se Pellazgët shtriheshin në vëndin «që do të bëhej Greqi» dhe u kanë përcjellë Helenëve kultet e tyre mitet e tyre dhe kulturën e tyre, etj.
     A nuk janë të mjaftueshëm, të gjithë këta elemente, për të arritur në përfundimin se Grekët ishin një popull pushtuesish që nënshtroi vëndin e Pellazgëve? Mjafton fakti që gjuha shqipe (një fosile e gjallë) arriti të pajtojë disiplina të ndyshme shkencore me njëra-tjetrën. Por kjo (megjithëse e provuar dhe e argumentuar) nuk arrin të bindë sot e kësaj dite disa ithtarë të «mendimit unik», disa të pandreqshëm të vjetër, disa mosbesues të dehur me të ashtuquajturën shprehje «këtë e pranojnë të gjithë».
     Kështu, në dy librat e mi gjënden të gjitha shpjegimet dhe hollësitë e nevojshme për të ndriçuar këtë mister mbi origjinën e Grekëve, mister që mbahet me kokëfortësi që prej 25 shekujsh. Këto ide të fiksuara dhe ideologjitë e paskan vërtetë lëkurën shollë! Të mos bësh lidhjen midis “Pellazgëve” (Shpellagji = njerëzit e shpellave) dhe “Ilirëve” (njerëz të lirë dhe të pavarur) kthehet në një çmënduri që kapërcen llogjikën përpara kaq argumentave të provuara, analizave të qarta dhe autentike, referimeve të pakundër-shtueshme: dhe kjo është flagrante. Për fatin e keq të atyre që nuk janë të bindur, Ilirët kanë për stërgjyshë “Pellazgët”, që bashkë me “Etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetrimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak.
     F.DEMI: Përgjithësisht, në studimin e lashtësisë, anashkalohet periudha «Pellazge». A nuk ka ardhur koha, të rivlerësohet Historia dhe Gjuhësia që mësohet sot në tekstet shkollore?
     A.MATI: Kuptohet që për këtë duhen sjellë prova. Është e nevojshme të bëhen debate serioze në një takim ndërkombëtar mbi historiografinë e Greqisë së lashtë nga ku të dalë një rezolutë e përbashkët. Ky mendim i përbashkët, më vonë, të përfshihet në tekstet shkollore, universitare dhe të popullarizohet. Janë institucionet, akademite dhe instancat e larta të shtetit që do të bëjnë të mundur që këto ndryshime (të historise) të dalin në dritë. Të provosh, që qytetrimi grek ka lindur pas shek VIII pk dhe që kishte si origjinë atë Pellazge, është për mua jo vetëm e mjaftueshme por parësore për të çmitizuar pseudo-lashtësinë e Greqisë dhe të qytetrimit të saj.
     Historia e pellazgëve është përcjellë jo vetëm nga autorët e lashtë (ata nuk bënë gjë tjetër veçse «jepnin informacionin», sepse në atë kohë nuk studjoheshin paraardhësit, me përjashtim të Herodotit) por edhe nga një numër i madh autorësh europianë të shk. XVIII, XIX dhe XX (Jubainville, Faveral, Schneider, Georgiev, Benloew, Thomopoulos, Sakellario, Carapanos, Childe, Flinders, Poisson, Pittard, Rilindja shqiptare, Konda, Pilika, etj). Ky nuk është veçse hapi i parë. Të pohosh se Pellazgët janë të lashtë është një fakt, por ta shpjegosh përse, apo ta vërtetosh, është një gjë tjetër. Është thënë shumë herë e vërteta se Pellazgët ishin «populli më i vjetër në Europë dhe nismëtarë të qytetrimit Grek» (Herodoti e pohonte këtë, por pa sjellë prova) por, pa e trajtuar me një argumentim dhe pa realizuar kërkimet përkatëse për ta vërtetuar.
     Nga ana tjetër, asnjë nuk e ka vënë në dyshim luftën e Trojës e mbi të gjitha datën e saj, të afruar nga 1193 në 1183 (gabim i bërë nga Tuqiditi), duke ndjekur shëmbullin e gabuar të Erathostenit. Asnjëri nuk ka sjellë një «përcaktim» të saktë të Grekëve e as të origjinës së tyre etnike.
- Asnjëri nuk ka guxuar të pohojë që poemat epike, të ashtuquajtura të Homerit, ishin rapsodi pellazge (të ndryshuara dhe transformuara nga pushtuesit grek) dhe se heronjtë e tyre (Akili, Uliksi, Agamemnoni, Priami, Parisi, Hektori, Enea, janë heronj të përdorur për ti’ shërbyer qëllimit të pushtuesit grek) nuk ishin Greke. Askujt nuk i ka shkuar në mëndje që Mikenasit dhe Egjeo-Kretasit nuk ishin Grekë.
- Asnjëri nuk ka vërtetuar që lineari B, i mikenianëve hipotetikë, ishte “pellazgjishtja e vjetër” dhe jo greqishtja.
- Asnjëri nuk ka vërtetuar që nuk kishte asnjë gjurmë që të provonte qënien e Grekëve para shk. VIII pk, etj, etj,.
M’u deshën 30 vjet që ta kuptoja këtë! Për sa më takon, nuk bëj asnjë pohim pa patur qoftë edhe provën më të vogël, të argumentuar edhe me prova të tjera ndërlidhese.
     F.DEMI: Dëshiroj edhe një herë t’iu shpreh përgëzimet e mija për këtë studim me vlerë jo vetëm për Historinë dhe Gjuhësinë shqiptare por edhe atë europiane e më gjerë. Uroj gjithashtu, që studimet tuaja dhe të studiuesve të tjerë të botuara kohët e fundit, të gjejnë sa më shpejtë vend në programet tona mësimore, në mënyre që brezi i ri, të dijë të përcaktojë realisht vlerat e tij dhe të krijojë lidhje emocionale me bashkësinë (kombin) që i përket.

( * ) Përkthyer nga Kledia Demi - Francë,  07. 06. 2007

50 shprehjet legjendare të Uinston Çurçill

Trashëgimia që ka lënë kryeministri britanik  




Uinston Çurçill nuk ishte vetëm një politikan i madh, por dhe një orator i shkëlqyer. Edhe pse tani ai nuk jeton më, trashëgimia e tij jeton me shumë prej citateve më argëtuese dhe të mprehta që ka lënë pas. Këto janë 50 prej tyre.






1. Ne jetojmë nga ajo që marrim, por e bëjmë jetën nga ajo që japin.
2. Taksat e mira nuk ekzistojnë.
3. Disa e shohin sipërmarrjet private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjetër e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë i fuqishëm që tërheq karron.
4. Vesi i pandarë i kapitalizmi është ndarja e pabarabartë e bekimeve; virtyti i pandashëm i socializmi është ndarja e barabartë e varfërisë.
5. Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.
6. Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet.
7. Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se problemet e mundjes, por nuk janë më të lehta.
8. Që tani e tutje, nuk do ta përfundoj kurrë fjalinë me një parafjalë.
9. Një fanatik është dikush që s’mund ta ndryshojë mendjen dhe nuk do të ndërrojë as temë.
10. Nancy Astor: “Zotëri, sikur ju të ishit bashkëshorti im, unë do t’ju jepja helm”. Churchill: “Sikur të isha bashkëshorti juaj do ta pija”.

11. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.
12. Ndonjëherë ju do të pengoheni tek e vërteta, por pjesa më e madhe prej nesh ngrihen dhe vazhdojnë përpara sikur s’ka ndodhur asgjë.
13. Nëse jeni nisur drejt ferrit, vazhdoni.
14. Është diçka e mirë për një njeri të paarsimuar të lexojë libra me citime. Citimet, kur gdhenden në kujtesë, të japin mendime të mira. Ato gjithashtu të nxisin të lexosh autorët dhe të kërkosh të tjera.
15. Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka, në një fazë të jetës suaj.
16. Nëse keni dhjetë mijë rregulla, ju shkatërroni gjithë respektin për ligjin.
17. Gjithmonë mund t’i besoni amerikanëve për të bërë gjënë e duhur, pasi të kenë provuar gjithçka tjetër.
18. Historia do të jetë e sjellshme me mua, pasi kam ndër mend ta shkruaj.
19. Sa më larg të shikoni prapa, aq më larg përpara ka gjasa që të shihni.
20. Jam gati të takoj Krijuesin tim. A është i përgatitur Krijuesi im për provën e rëndë të takimit me mua, kjo është një çështje tjetër.
21. E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është.
22. Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi.
23. Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.
24. Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.
25. Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë.
26. Një shaka është diçka shumë serioze.
27. Një i burgosur lufte është dikush që përpiqet t’ju vrasë dhe dështon, dhe më pas ju kërkon juve që mos ta vrisni.
28. Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë mund të shprehen me një fjalë të vetme: liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë dhe shpresë.
29. Edhe pse personalisht jam shumë i kënaqur me eksplozivët e momentin, e ndjej se s’duhet të qëndrojmë në rrugën e përmirësimit.
30. Edhe pse i përgatitur për mundimet, preferoj që të shtyhen.

31. Qëndrimi është diçka e vogël, por që bën një ndryshim të madh.
32. Baldwin mendonte se Evropa ishte e mërzitshme, dhe Chamberlain mendonte se ishte vetëm më i madh se Birmingami.
33. Betejat fitohen nga kërdia dhe manovrat. Sa më i madh gjenerali, aq më shumë do të kontribuojë në manovrat, aq më pak do të kërkojë për kërdi.
34. Para Alamein-it nuk kemi pasur kurrë një fitore. Pas Alamein-it kurrë nuk kemi patur humbje.
35. Fjalët e shkurta janë më të mirat, dhe fjalët e vjetra janë edhe më të mira.
36. Përpjekjet e vazhdueshme, jo forca apo inteligjenca, janë sekreti i çlirimit të potencialit tonë.
37. Kuraja vlerësohet me të drejtë cilësia e parë e njeriut, sepse është cilësia që i garanton gjithë të tjerat.

38. Kuraja është ajo që duhet për t’u ngritur dhe për të folur; kuraja është gjithashtu ajo që duhet për t’u ulur dhe për të dëgjuar.
39. Kritika mund të mos jetë e pëlqyeshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion si dhimbja në trupin njerëzor. Kërkon vëmendje që gjendja e gjërave të jetë e shëndetshme.
40. Vështirësitë e nënshtruara janë mundësi të fituara.

41. Mos lejoni që planet e mëdha për një botë të re të shmangin energjitë tuaja nga ruajtja e asaj që ka mbetur nga bota e vjetër.
42. Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.
43. Gjithkush ka një ditë të keqe dhe disa ditë janë më të gjata se të tjerat.
44. Për të mirë e për të keq, zotërimi i ajrit është sot shprehja supreme e fuqisë ushtarake dhe flotat dhe ushtritë, edhe pse vitale dhe të rëndësishme, përsëri duhet të pranojë se kanë rang vartësi. 
45. Për rolin tim, them se do të jetë më mirë sikur të gjitha partitë t’ia lënë të kaluarën historisë, veçanërisht tani që propozoj ta shkruaj historinë vetë.
46. Që nga Stettin në Balltik, tek Trieste në Adriatik, një perde hekuri ka zbritur përmes Kontinentit.
47. I madhi dhe i miri rrallë janë i njëjti njeri.
48. Ai ka të gjitha virtytet që i urrej dhe asnjë prej veseve që admiroj.
49. Qytetarët e shëndetshëm janë e mira më e madhe që një vend mund të ketë.

50. Historia shkruhet nga fitimtarët.
Tirana Observer

Tuesday, November 9, 2010

Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje

"Pjesa më e madhe e njerëzve parapëlqejnë më mirë të ndihen të qetë, se sa të njohin të vërtetën. Epo mirë, unë jam ai që do ta prishë qetësinë tuaj, duke ju thënë të vërtetën”. ROBERT R. KENNEDY


Me këtë thënie të këtij personaliteti të shquar të politikës dhe shoqërisë amerikane hapet libri më i ri që shtëpia botuese “Bota Shqiptare” sapo ka hedhur në qarkullim në tregun e librit. Ky vëllim që vjen tek lexuesi shqiptar është botimi i dytë i një libri shumë të famshëm i quajtur: Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje.

Paraqitja e botimit të parë, i pritur me polemika dhe zhurmë, por edhe i komentuar pozitivisht nga “Los Angeles Times” e nga “Orange County Register”, u bë në vitin 1993 në Njuport Biç, Kaliforni, në praninë e shumë prej autorëve, midis të cilëve: Stiv Alen, Robert Eisenman, Gerald Larue, Bill Edelin, Alen Snou e Xhordan Maksuell.

Me këtë libër janë marrë televizione të ndryshme të Kalifornisë së Jugut dhe natyrisht është damkosur si heretik nga shumë klerikë, të cilët megjithatë nuk janë angazhuar kurrë seriozisht për ta lexuar, prapë se prapë e kundërshtojnë dhe mbajnë qëndrim prej heretiku.
Duke lexuar këtë libër, lexuesi reflekton mbi karakterin e vet fetar dhe, është pikërisht kjo ajo që autorët i kishin vënë vetes si qëllim. Ky libër u bë mandej një bestseller dhe është mendimi i shumë njerëzve që duhet lexuar patjetër; për më tepër, pasi u ribotua në pak vite mbi 12 herë me tirazhe befasuese, profesorët e universiteteve të ndryshme si ai i Alabamës së Veriut dhe i Berklejit e kanë përshtatur edhe si libër teksti universitar.
Është paraqitur më në fund në American BooksellersAssociation Convention dhe ka tërhequr një vëmendje të veçantë në Whole Life Axpos. Botimi që ka në dorë lexuesi shqiptar është zgjeruar, përmirësuar dhe korrigjuar në mjaft drejtime dhe siç pohon njëri nga autorët: “Në dallim prej fundamentalistëve fetarë ne nuk kemi frikë të pranojmë gabimet tona dhe të ndryshojmë mendimin tonë. Është e natyrshme ta rishikosh dhe ta përshtatësh mënyrën tënde të të menduarit kundrejt evoluimit të vazhdueshëm shkencor e teknologjik.
Besimet e mëdha fetare kapen në mënyrë të dëshpëruar pas falsitetit, pas provave të paverifikueshme dhe pas legjendave, që vazhdojnë ta tregojnë veten jashtëzakonisht të dëmshme për njerëzimin. Ende sot e kësaj dite doktrina teologjike e krishterë e krijimit të njeriut nga Zoti u mësohet fëmijëve tanë nga profesorët e shkencave dhe politikanët aktualë citojnë rregullisht tekstet e shenjta për të futur koncepte që nuk kanë të bëjnë fare me fenë; kjo ndodh edhe kur flasin për luftë”.
Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje trajton me ndershmëri dhe guxim temën më të diskutueshme të të gjitha kohërave: fenë.

Midis faqeve të tij, kontributet e teologëve, të historianëve dhe të studiuesve të pavarur zbulojnë mistifikime, hedhin dritë mbi besimet e lashta e diskutojnë për anën e errët të besimit, duke trajtuar argumente, të cilat hierarkitë e larta të çdo feje përpiqen t‘ia fshehin njohjes së njerëzve. Një lexim tronditës që, faqe pas faqeje, vë në diskutim dogmat mbi të cilat bazohen besimet fetare më të rëndësishme të planetit dhe, ashtu si në rastin e akuzave për pedofili që kanë rënë mbi eksponentë të shumtë të katolicizmit, trajton skandalet që kanë përfshirë prelatët shumë të lartë, duke sfiduar paragjykime e fjalë bajate.

Nga origjinat hebraike të Islamit tek misteri i Maria Magdalenës, nga masakrat e kryera prej kryqtarëve në Evropë e në Lindje të Mesme tek gjenocidet e kryera prej ithtarëve të Muhametit, Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje është, në të njëjtën kohë, një kundërhistori rigoroze e besimeve fetare dhe një ftesë për të gjithë njerëzit, për të mos hequr dorë kurrë së menduari me kokën e tyre.



Libri që po lexojmë përfshin të gjitha besimet fetare më të rëndësishme, duke u thelluar në karakteristikat e përbashkëta dhe në arsyet që qëndrojnë në bazën e konflikteve të ndërsjellta të pamendta.
Duke analizuar kultin yjor, natyrën e shenjtë të femrës, paganizmin dhe zhvillimin e hinduizmit, shumë probleme të ditëve tona vendosen në perspektivën e duhur. Pjesë e rëndësishme e këtij botimi të dytë janë shkrimet e studiuesve bashkëkohorë, kërkuesa, autorë e gazetarë si: Bill Moyers e Chris Hedges, peshkopi John Shelby Spong, Joseph Campbell, Judy Chicago, Rick Perlstein i revistës “Village Voice”, Thomas Doyle e David Stannard.
Ky libër i jashtëzakonshëm, për faktet, mendimet dhe idetë që përcjell, e inkurajon lexuesin që të mendojnë me kokën e tyre dhe që të kërkojnë prova konkrete dhe siç pohojnë përsëri autorët: ...Nuk dëshirojmë që lexuesit tanë të kenë besim te përgjigje të dhëna nga tekste të lashta e filozofi të vjetra, atëherë mite e tani absurditete. Libri ynë bazohet tek mendimi i lirë i lindur me grekërit e lashtë (Protagora, Sokrati e të tjerë) dhe që, mandej, nëpërmjet Humanizmit Rilindas (Erazmit të Roterdamit e Spinozës) dhe Iluminizmit (Volter, Xhon Lok, Tomas Pein, Tomas Xheferson) ka arritur deri tek laiçizmi modern i zbulimeve të mëdha shkencore.
Ky libër e përvijon linjën e vet të kërkimit përmes autorëve si Robert Ingersolit e Tomas Peinit dhe nuk resht së sfiduari e së hequri maskën asaj që është e gabuar tek Bibla dhe tek feja.  
Përmendje të thjeshta ndaj origjinave pagane, astro-teologjisë dhe mitologjisë provokojnë gjithmonë protesta të forta dhe përgënjeshtrime nga ana e Kishës zyrtare, por teksti nuk kufizohet thjesht tek të përmendurit: e tregon fenë për atë që realisht është.
Megjithatë, këtu nuk do të gjeni uniformitetin e mendimeve që mund të ekzistojnë tek një studim monografik fetar, në fakt autorët janë të ndarë nga disa mospajtime të thella: kjo nuk duhet të habisë në një tekst provokues. Të zbulosh prova të sigurta të ekzistencës së shpëtimtarëve të tjerë dhe të historive të tjera të njëjta me shumë prej atyre të Testamentit të Vjetër e të Ri, histori të shfaqura mijëra vjet përpara Jezusit, mund të jetë tronditëse, ashtu sikurse do të jetë tronditëse të lexosh për abuzime e politika që janë çuar përpara në emër të Zotit. Por ashtu sikurse shumë njerëz do të tronditen nga këto fakte, shumë të tjerë do të mbeten të befasuar nga numri i burrave dhe i grave të mençur, patriotë, të sinqertë e fisnikë që kanë mendim të kundërt.
Një gjë e fundit për t‘u thënë është se ky nuk është një libër antifetar: në fakt, kërkimi i kuptimit të jetës ka filluar shumë kohë përpara Moisiut, Jezusit, Muhametit apo fesë së organizuar, dhe ky dëshiron të jetë vetëm një libër konsultimi, provokues dhe edukativ.
Shumë njerëz fetarë janë fisnikë, paqësorë e të mirë, shumë të tjerë jo. Është e vështirë të thuhet nëse kjo i detyrohet sistemit të besimeve fetare që u jep trajtë, apo natyrës së tyre; por, pjesa më e madhe e këtyre njerëzve është në mënyrë të trishtueshme e disinformuar dhe nuk ka të drejtë të hyjë tek materiale që mund t‘i ndriçonin mendimin e vet. Por, për të kuptuar, është e nevojshme të lexosh, për të ndryshuar është e nevojshme të angazhohesh dhe për ndriçimin e mendjes ka nevojë për guxim.
Në kohën e sotme, të vetmet luftëra në zhvillim janë luftëra të shkaktuara nga pretekste fetare: arabët vrasin hebrenjtë e anasjelltas; pas rënies së Bashkimit Sovjetik grupe etnish dhe besimesh fetare të ndryshme kanë filluar të vriten midis tyre; arabët vrasin të tjerë arabë ndjekës të një besimi të ndryshëm fetar; në Irlandë e në Angli katolikë e protestantë luftojnë midis tyre; në Afrikë e në vendet e jug-lindjes aziatike ka një listë të pafund me konflikte në zhvillim.  
Në këtë libër do të zbuloni se historia e Jezusit dhe e “kryqëzimit” është treguar gjashtëmbëdhjetë herë në dhjetë mijë vjetët e fundit, dhe do të gjeni përveç kësaj mendime mbi fenë, të cilat papa dhe të tjerë krerë fetarë nuk do të dëshironin t‘ju lejonin që t‘i lexonit, apo t‘i kuptonit.

Sepse, nëse ju lexoni dhe kuptoni, atëherë nuk do të jeni më pjesë e grigjës së tyre: kjo do të thoshte se nuk do t‘u bënit më atyre dhurime, dhe nuk do të ishit më aq të shumtë në numër, për t‘i bërë gjithmonë e më shumë me ndikim të madh politikisht.

G. Shqiptare

Këtu mund t'a lexoni librin "online" në anglisht"
http://www.amazon.com/Book-Your-Church-Doesnt-Want/dp/0939040158#reader_0939040158

Autobusi bie nga 100 metra lartësi, 9 të vdekur, 41 të plagosur

FIER- Një festë dhe një tragjedi për shqiptarët. Ndërsa në gjithë vendin njerëzit gëzonin heqjen e vizave dhe kalimin e lirë për në Europë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 100 metra në humnerë. Për pasojë kanë humbur jetën 9 persona, nga të cilët 8 janë identifikuar, bënë të ditur burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërsa janë plagosur rëndë 41 të tjerë.
Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, në afërsi të fshatit Ziaj të komunës së Fratarit, në rrethin e Mallakastrës. Mësohet se autobusi i kompanisë ALBTRANS me targa INB 9900, drejtohej nga shtetasi grek Tomas Tsogas, i cili ka humbur kontrollin e mjetit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, efektivë të FNSH-së së Fierit dhe të Gjirokastrës, si dhe forcat e RENEA-s. Në vendngjarje janë dërguar dhe dy vinça për nxjerrjen nga gremina të autobusit, ndërsa ka nisur nxjerrja dhe transportimi i trupave të pajetë, si dhe i pasagjerëve që i mbijetuan vdekjes.  
Nga hetimet paraprake, dyshohet se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të lagështirës së madhe në rrugë dhe motit të keq. Ndërsa pasagjerët e mbijetuar mbrëmë deklaruan se shkak i tragjedisë ishte shoferi grek, i cili gjatë gjithë rrugës i jepte shumë keq makinës.  
I mbijetuari nga Kavaja, 37-vjeçari Ervin Mema, i kontaktuar nga "NEWS24" në spitalin e Tepelenës, pohoi se shoferi Tomas Tsogas ka qenë nën efektet e pijes alkoolike.

Ndërkohë, përfaqësues të Policisë së Shtetit u shprehën se po bëhen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Viktima e parë e raportuar që ka mbërritur në morgun e Tepelenës ishte Fredi Guma, 45 vjeç. Nje viktime dhe te plagosur ende te paidentifikuar.Për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore janë dërguar në drejtim të Spitalit të Janinës në Greqi dy shtetas, gjendja e të cilëve paraqitej më rëndë, Eduard Prenci, 29 vjeç nga Lushnja dhe Petro Vangjeli, 61 vjeç nga Saranda. Janë transportuar në Spitalin Ushatarak në Tiranë dhe gjenden nën kujdesin e mjekëve shtetasit Sebie Boksiu, 30 vjeç dhe Luan Çela, 22 vjeç.
Në spitalet e Gjirokastrës dhe Fierit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur nga ky aksident, gjendja e të cilëve nuk paraqet probleme për jetën. Ndërkohë në vendin e ngjarjes grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i rrethit Gjyqësor Fier, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Qarkullimit Rrugor dhe Ekspertë Kriminalistë, vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.
Te plagosur
 Brixhilda Hoxhaj, 30 vjeç • Lorenc Hoxhaj, 6 vjeç • Lorenc Hoxhaj, 10 vjeç • Edlira Haldedaj, 27 vjeç • Elisavda Haldedaj, 6 vjeç • Armela Berisha, 24 vjeç • Shqiponja Hoxhaj, 22 vjeç • Elisabeta Hoxhaj, 34 vjeç • Brunilda Halilaj, 16 vjeç • Valbona Guma, 17 vjeç • Boci Rina • Daniela Papallaçi, 21 vjeç • Eduart Premçi, 21 vjeç • Ervin Mema, 34-vjeç

Te vdekur
Fredi Guma, 45 vjeç nga Frakull i Vogël, Lushnjë;Manushaqe Bali, 33 vjeç nga Lushnja; Refotaq Bashllari nga Tirana; Dhurata Halilaj 45 vjeç nga Laçi;Marjola Guma, 13 vjeç nga Fieri; Nikollë Nina, 75 vjeç nga Durrësi; Dallëndyshe Shuli nga Lushnja;Aferdita Basha 40 vjeç nga LaçiNje i paidentifikuar

Balkanweb

Sindromi serb i festimit të dështimeve

8 nëntori është një datë e anatemuar në historinë e Shqipërisë, pasi ka të bëjë me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, regjimi i së cilës izoloi Shqipërinë nga Evropa për 50 vite dhe la pasoja të rënda në mentalitetin e shoqërisë shqiptare për Perëndimin.

8 Nëntori i vitit 2010, 69 vjet pas themelimit të Partisë Komuniste shqiptare, në të vërtetë ndryshon historinë e kontaktit të shqiptarëve me Perëndimin, por duket se po ripërsërit si në një film bardhë e zi patetizmin e komunistëve, me të cilin u përpoqën të mbulonin izolimin real të Shqipërisë.

E vërteta e hidhur është se më 8 nëntor shqiptarët e thjeshtë, ata që ende nuk kanë pasur mundësi të lëvizin pa viza, do të lëvizin të lirë në Evropë, por atdheu i tyre, Shqipëria, do të refuzohet një ditë më pas, që të bëhet kandidate për familjen evropiane.

Nëse liberalizimi i vizave është një projekt evropian, për të cilin Shqipëria aplikoi bashkë me vendet e tjera të Ballkanit dhe i humbi të gjitha trenat, deri sa e ngarkuan me zor tek treni i fundit, projekti për integrimin e Shqipërisë në Evropë është një projekt shqiptar dhe një vendim strategjik i kombit shqiptar, për të cilin do të marrim lajmin e hidhur më 9 nëntor.
Pra, më 8 nëntor kanë të drejtë të gëzojnë qytetarët shqiptarë që ende nuk kanë viza dhe që për shkak të një politike vizionare të Bashkimit Evropian do të përfshihen në lëvizjen e lirë. Por bashkë me këtë lajm Bashkimi Evropian do të refuzojë projektin shqiptar për anëtarësim në BE, që është në të vërtetë strategjia jonë kombëtare, e dështuar prej qeverisë. Sali Berisha, i cili iku si i ndërkryer me një dosje nën sqetull në prill të vitit 2009 për të aplikuar në Pragë, me shpresë se do të gënjente shqiptarët para zgjedhjeve se po fuste vendin në Evropë, i bëri shumë dëm këtij vendi duke e ekspozuar atë si një vend të paaftë për të qenë vend perëndimor.

Së pari, duke aplikuar kundër këshillave të të gjithëve, atij iu desh të blinte shtrenjtë pranimin e aplikimit, duke nënshkruar me kryeministrin grek paktin për kufirin detar dhe më pas duke hyrë në pazare ordinere me presidentin francez, për blerje helikopterësh nga Franca, skandal që po hetohet nga qeveria amerikane. Berisha bëri ç'është e mundur ta paraqiste iniciativën e tij si historike dhe që do të pranohej nga Evropa dhe kështu do ta vlente kostoja e lartë me të cilën ai po bënte fushatë elektorale me aspiratën evropiane të shqiptarëve.
Gjithçka u shumëzua me zero. Shqipëria nuk do të jetë më 9 nëntor kandidate për anëtare në Bashkimin Evropian.
Shkaku është krimi, korrupsioni dhe kultura e konfliktit politik në Shqipëri. Kaq do të mjaftonte që çdo qeveri të jepte dorëheqje, pasi është një qeveri e refuzuar nga Bashkimi Evropian dhe është nën standardin e shteteve thuajse private si Mali i Zi.
Së dyti, dështimi i Shqipërisë për të qenë një vend kandidat për Bashkimin Evropian, po përpiqet të justifikohet nën zë nga politika zyrtare si zhvillim pozitiv, pasi sipas saj, një anëtarësim në BE do rriste shumë detyrime për qeverinë dhe qytetarët, dhe se ne nuk qenkemi gati për këtë. Po të flasësh këto ditë me zyrtarë të qeverisë apo njerëz të pushtetit, që nuk dinë si ta justifikojnë dështimin, ta paraqesin si zhvillim pozitiv faktin që sot s'jemi vend i BE, pasi detyrimet qenkan shumë të mëdha. Kjo në të vërtetë rrezaton mentalitetin real anti-perëndimor të qeverisë dhe shkakun pse ne sot jemi nga vendet e pakta në rajon që po refuzohemi nga Bashkimi Evropian.

Dhe së fundmi, është cinike që më 9 mars, ditën kur qeveria duhet të jap dorëheqje për refuzimin që i bën Bashkimi Evropian, ajo të festojë.
Ky është një karshillëk i rëndë ndaj Evropës, një veprim meskin, që do të rrisë perceptimin se ne jemi një vend primitiv, që po festojmë refuzimin që i bën Evropa qeverisë sonë, njësoj siç festojnë serbët betejat e humbura.
Dhe duket sikur u bëhet thirrje shqiptarëve të ikin një orë e më parë në Evropë, sapo të përfundokjë numërimi mbrapsht nga spotet e qeverisë, meqë Evropa nuk na pranoi si shtet, por vetëm si turistë.

Mero Baze, G. Shekulli 


Monday, November 8, 2010

Shqiptarët dhe heqja e regjimit të vizave.

Heqja e vonuar e regjimit të vizave ndaj Shqipërisë është padyshim një lajm i madh për të gjithë shqiptarët.

Sot Ministri i Brendshëm i Bashkimit Europian, sapo dha vendimin e tij përfundimtar, mbi lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Shengen. (që do të realizohet para festave të fundvitit).
Që prej afro një shekulli, shqiptarët janë të "burgosur" në kufinjtë e tyre të cunguar nga Konferenca e Londrës më 1913-ën, ku Shqipëria humbi më shumë se gjysmën e territorit dhe popullsisë së saj!

Janë me mijëra shqiptarë, që kanë humbur jetën për të emigruar në mënyrë të paligjshme. Janë mijëra të tjerë, që humbën jetën si pamundësi për të përfituar vizën, për t'u kuruar diku gjetkë në Europë. Janë me mijëra shqiptarë të detyruar të ndryshojnë identietin për një vizë, të tradhëtojnë idealet dhe besimet e tyre.
Janë me mijëra shqiptarë, që nuk kanë mundur dot të kthehen tek njerëzit e tyre, qoftë për të marrë pjesë në festimet, por edhe në fatkeqësitë familjare. Janë me mijëra shqiptarë, të ndarë prej vitesh, pa u parë. Rradhë, sakrifica, shpresa...

Janë me mijëra shokë fëmijërie të humbur, miq të ndarë nëpër Europë, prej vitesh e dekadash.
Janë me mijëra nëna, që nuk kanë parë fëmijët e tyre, janë me mijëra mbesa e nipçe që nuk kanë njohur ende gjyshërit e tyre.

Arsyet pse kjo datë, do të mbetet një datë historike janë me mijëra, që vetëm shqiptarët e dinë sa kanë vuajtur, sa janë diskriminuar, vjedhur, mashtruar, sa herë janë shkelur, vetëm sepse nuk ishin të lirë të lëviznin në Europën e tyre.

Ky proçes i nisur prej 20 vitesh, na gjen pothuajse tek të fundit në Ballkan, që përfituam heqjen e këtij regjimi vizash, prandaj të tregojmë qytetari, duke mos na mbytur euforia dhe entuziazmi.
Gjithashtu doja të shtoja se ky është një rast shumë i mirë që të gjithë shqiptarët, pavarësisht shtetit ku jetojnë, të nxitojnë të marrin pasaportat shqiptare, për të përfituar nga ky lirim. Nuk mundet të qëndrojnë të burgosur shqiptarët e Kosovës dhe tani nuk ka pse detyrohen të marrin pasaportat serbe, që të udhëtojnë të lirë.

Heqja e rregjimit të vizave, një lajm vërtetë i madh për shqiptarët, la në hije një lajm shumë të kobshëm. Shqipëria nuk plotësoi asnjë nga kriteret, si vend kandidat për në Bashkimin Europian!!!

Pra, përpara se entuziazmi t'iu  errësojë logjikën, duhet të kuptoni se ne kemi shumë e shumë punë për t'u bërë pjesë e Europës, e asaj Europe tek e cila natyrshëm kemi qenë, jemi dhe do të jemi pjesë.

Por gjithashtu është një pikë(?) e madhe, që dua t'a ndaj me gjithë shqiptarët që kanë mundësinë të më lexojnë.

Megjithëse ky lirim vizash ka në vetvehte një kontrroll shumë diskriminues e të diskutueshëm, për t'u parë me kalimin e kohës, ne do të kemi mundësinë të udhëtojmë lirshëm, sipas afatit të caktuar në gjithë zonën Shengen, shqiptarët megjithatë u diskriminuan sërish prej shtetit të tyre, duke mos u rimbursuar tek pasaportat ekzistente dhe duke vendosur një çmim të lartë të pasaportës biometrike, më të lartin në rajon.

Do të shikojmë dhe prekim për së gjalli arritjet, kulturën, traditat dhe gjithë këtë realitet të ndaluar... Mos harroni të mbeteni shqiptarë, të ndjeheni shqiptarë dhe krenarë për të qenë të tillë. Mos harroni të flisni shqip dhe t'a tregoni me krenari identitetin tuaj. Merrni gjithçka të mirë prej botës së zhvilluar dhe ofrojini  fisnikërinë, vlerat e virtytet tuaja.

Ashtu siç përfituam heqjen e këtij rregjimi, ashtu edhe rrezikojmë t'a humbasim, pasi Shqipëria është 6 muaj në provë, nisur nga fakti se kur u hoq regjimi i vizave me Serbinë e Maqedoninë, ata që u dendën të parët në Europë duke braktisur tokat e pronat e tyre, ishin shqiptarët.

Mos u tregoni racistë, diskriminues dhe shpalosni tolerancën, që na karakterizon! Tregoni dhe shpalosni kulturën tuaj!
Vizat hiqen vetëm për turizëm, as për punësim dhe as për efekt studimesh. Mos kërkoni azil politik. Informohuni rreth kohëqëndrimit dhe të gjitha rregullave të tjera, përsa i përket kësaj lëvizjeje. Mos hidhni mbeturina në rrugë, as nga dritarja e shtëpisë apo mjetit të udhëtimit. Mos pini duhan në vende publike dhe mos konsumoni alkool nëpër parqe. Mos shkelni vizat e bardha dhe respektoni kalimtarët. Repsektoni sinjalistikën rrugore. Mos tentoni të korruptoni punjonjësit e ndryshëm të shërbimeve sociale. Respektoni rregullat dhe ligjet. Pasi ti respektoni këto ligje, siç i respektojnë njerëzit e kulturuar, pasi të keni parë se sa mirë është për të gjithë mbarëvajtja, urdhëroni dhe respektoni edhe ligjet dhe rregullat në vendit tuaj Shqipëri.
Mos derdhni paratë tuaja në Europë për të shuar kuriozitetin, mos merrni para borxh për të udhëtuar. Jetojmë në një botë që po shkon drej globalizmit total, në një shoqëri kapitaliste dhe vendi ynë edhe pse me pasuri që ia ka falur natyra, sot na gjen ende të varfër ekonomikisht.
Duhet të punojmë, të luftojmë, të fitojmë dhe të çlirohemi nga robëria e varfërisë, që na ka kaplluar. E atëherë do të jemi realisht, të lirë, si shkaba në flamurin tonë.

Ne jemi diplomatët e vërtetë të shqiptarisë!
Mos harroni se Shqipërinë mund dhe duhet t'a bëjnë, vetëm shqiptarët!

Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Thirrje antishqiptare për "Vorio-Epirin"

ATHINE- Rreth 200 të rinj të ashtuquajtur anëtarë të rinisë vorio-epirote, protestuan tre ditë më parë përpara ambasadës shqiptare në Athinë, duke kërkuar të "drejtat e mohuara të Epirit të Veriut" dhe duke hedhur slogane kundër qeverisë shqiptare.

Me parullat e tyre ata kërkonin drejtësi për Aristotel Gumën, dënimin maksimal për autorët e ngjarjes së Himarës, më 12 gusht të këtij viti, mbrojtjen e pronave të vorio-epirotëve dhe mbrojtje për grekët e Shqipërisë.
Protestuesit akuzuan qeverinë shqiptare se diskriminon minoritarët. "Në Shqipëri anëtarët e minoritetit pushohen nga puna vetëm sepse janë grekë, kurse pronat e tyre janë në duart e grabitësve qeveritarë", shkruante një nga pankartat që ata mbanin në duar.

Të rinjtë minoritarë i kërkuan qeverisë shqiptare të plotësojë kushtet për mbrojtjen e minoritetit grek që jeton në Shqipëri. Ata kërkuan lejimin e tabelave në gjuhën greke në rrugët e Shqipërisë, të drejtën e shënimit të kombësisë dhe fesë në dokumentet e identifikimit, të drejtën e shkollave greqisht në gjithë jugun e Shqipërisë. Sipas organizatorëve të tubimit, në Shqipëri është mbjellë klima e frikës pas "vrasjes" së të riut nga Himara Aristotel Guma, në një aksident automobilistik, për të cilin janë para drejtësisë disa të rinj nga Vlora.
Protestuesit të mbledhur para ambasadës shqiptare në Athinë për shumë minuta mbajtën të bllokuar rrugën, duke hedhur parulla kundër autoriteteve shqiptare dhe duke kërkuar respektimin e të drejtave të "vorio-epirotëve" në Shqipëri. Presidenti i "Ne.V", shoqatës që mbron të drejtat e Epirit të Veriut, Theofanis Kaliviotis, lexoi një rezolutë që iu dërgua ambasadorit të Shqipërisë në Athinë si dhe kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe Presidentit të Republikës Bamir Topi. Për mëse 90 minuta protestuesit bllokuan rrugën "Kifissias" për ta mbyllur protestën me këndimin e himnit kombëtar grek.


Në paradën e festës Kombëtare të Greqisë, bashkë me koret raciste të ushtrisë greke kanë parakaluar edhe anëtarët të shoqatës "Vorio-Epiri". "Vorio-Epiri" është një shoqatë ekstremiste greke që ka pretendime territoriale, në jug të Shqipërisë prej shumë dekadash. Pak muaj më parë anëtarët e kësaj shoqate gjatë parakalimit për festën kombëtare të Greqisë, mbanin parullën "Epirin s'e falim", ndërkohë që mbajtën flamurin e shtetit të Vorio-Epirit, sipas pretendimit të tyre.
Po ashtu pjesëtarë të ushtrisë greke gjatë paradës lëshuan thirrje antishqiptare "Gjakun tënd do derdhim, more derr shqiptar" e të tjera deklarime skandaloze, që shkaktuan reagime të shumta në Shqipëri, por edhe në Greqi ku jetojnë prej vitesh rreth 1 milion shqiptarë. Thirrje të tilla nuk janë bërë vetëm në Athinë dhe qytete të tjera greke. Pas vrasjes aksidentale të të riut nga Himara, Aristotel Guma, rruga në Himarë u mbajt e bllokuar për një ditë dhe në krye të këtij akti antiligjor ishin emigrantë të rikthyer, të njohur si anëtarë të shoqatës greke SFEVA, që lufton për të ashtuquajturin Vorio-Epir.

GALERI FOTO: Protesta e ekstremisteve per Vorio Epirin Drejtuesi i Shoqates NEV, Theofanis Kaliviotis duke lexuar rezoluten kunder Shqiperise

Shekulli

Liberalizimi i vizave, sot BE-ja vendos për Shqipërinë e Bosnjen

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian do t'i japin paraditen e sotme "ok" përfundimtar lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
Pas votimit të raportit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Europian, i cili e miratoi atë me 538 vota pro dhe 47 kundër, tashmë propozimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën pritet të miratohet në samitin e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian në Bruksel.

Paraditen e sotme, rreth orës 10:00 zyrtarët e lartë të vendeve anëtare të BE-së do të japin "ok" përfundimtar çështjes së vizave për shqiptarët dhe boshnjakët. Heqja e vizave kërkon 2/3 e votave të deputetëve të pranishëm. Megjithëse ka pasur vende skeptike si Franca dhe Holanda, në këtë samit nuk priten kundërshtime, pas janë marrë të gjitha garancitë se vendi ynë do të qëndrojë nën vëzhgim dhe nuk do të ketë përsëritje të rastit të Maqedonisë dhe Malit të Zi, qytetarët e të cilëve vërshuan për në vendet e BE-së.

Nën rregulla të forta shqiptarët do të mund të lëvizin lirisht dhe pa viza në vendet e hapësirës Shengen. Diplomatë të Bashkimit Europian bëjnë të ditur për mediat ndërkombëtare se lëvizja e liria pritet të hyjë në fuqi pak përpara Krishtlindjeve dhe kjo mund të konsiderohet si një dhuratë e BE-së për festat e fundvitit. Lëvizja për në vendet e hapësirës Shengen do të duket të jenë sipas rregullave, në të kundërt do të ketë dënime individuale që mund të shkojë me pezullim deri në 5 vjet për të hyrë në vendet Shengen.  

Çdo qytetar shqiptarë mund të qëndrojë në një vend të Bashkimit Europian 90 ditë nga 180. Nëse nuk zbatohen këto udhëzime atëherë do të hyjnë në fuqi sanksionet. Në rast se propozimi votohet pozitivisht, ashtu siç edhe pritet, atëherë vendimi për heqjen e vizave do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.


Propozimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën u bë më 27 maj nga Komisioni Europian. Ai erdhi si rezultat i një pune intensive 2-vjeçare në kuadër të dialogut për liberalizimin e vizave.
Sipas Komisionit Europian, Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë progres në përmirësimin e sigurisë së pasaportave forcimit të kontrollit të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar. Zona Shengen përbëhet nga 28 vende europiane vendet e unionit me përjashtim të Britanisë dhe Irlandës dhe tre vende të tjera jo anëtare si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. Përpara marrjes së dritës jeshile për hyrjen në listën e vendeve që mund të qarkullojnë pa viza Shqipërisë iu vendosën tre kushte të rëndësishme. Së pari, zbatimi i plotë i marrëveshjeve ekzistuese për ripranimin e emigrantëve të paligjshëm. Së dyti, është siguria e dokumenteve të identifikimit dhe së treti është bashkëpunimi i ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar. Në raportin e fundit të raportuesve të Bashkimit Europian vlerësohet se të tria këto kushte janë plotësuar dhe vendit iu hapën dyert për t'u futur në procesin e liberalizimit të vizave.



Ja kriteret që duhet të plotësojnë qytetarët shqiptarë për të lëvizur në vendet e BE
Kushtet për të lëvizur pa viza
Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike. Kjo do të thotë se për çdo shqiptar që duhet të lëvize jashtë vendit, duhet të ketë parasysh se nëse qëndron për 3 muaj në një vend të zonës Shengen, atëherë nga dita e hyrjes duhet të mbushen 6 muaj që të ketë mundësi të dalë përsëri.
Asnjë qytetar nuk ka të drejtë të punësohet.
Këto ditë mund të konsumohen të gjitha njëherësh, të hyhet ditën e parë dhe të dilet ditën e 90-të, ose mund të hyhet një numër të pakushtëzuar herësh, por po t'i mbledhësh të gjitha së bashku, nuk mund të kalojnë 90 ditë në 180 ditë kalendarike. Nëse personi do të qëndrojë në varësi të qëllimit, nëse ka një kontratë punësimi, ose nëse bën bashkim familjar, ose nëse bën pushime të gjata mbi 90 ditë në 180, ai duhet të marrë vizë në ambasadë përpara se të niset. Viza është e vetmja që konvertohet në leje qëndrimi. Asnjë mënyrë tjetër hyrje nuk ka për të qëndruar në mënyrë të ligjshme më shumë se 90 ditë. Në rast se një rregull i tillë shkelet, ashtu sikurse faji është individual, penaliteti është individual. Nëse dikush shkel rregullat e qëndrimit, ai përballet drejtpërdrejt si person me penalitet në varësi të shkeljes që ka bërë. Në çdo rast personi duhet të jetë patjetër i pajisur me një pasaportë biometrike. Ai mund të pyetet në kufi nëse ka mjete të mjaftueshme financiare, mund të pyetet për qëllimin e udhëtimit. Oficeri kufitar mund të kërkojë të shohë që personi ka apo nuk ka një sigurim shëndetësor, i cili mbulon shpenzimet në rast aksidentesh.
Nëse jeni i ftuar nga dikush si person fizik apo juridik, duhet të tregoni ftesën. Nëse nuk keni para të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet tuaja, atëherë duhet të tregoni se kush ju ka ftuar dhe që merr përsipër të gjithë qëndrimin tuaj. Një tjetër kujdes që duhet t'i kushtojnë shqiptarët në daljen e tyre jashtë vendit, duhet të jetë dhe shuma që duhet të kenë me vete, përveç sigurimit të fjetjes. Mbi shpenzimet për fjetur dhe në varësi të vendit, si rregull midis 50-70 euro në ditë quhen të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e tua ditore.
Nëse personi deklaron se do të rrijë dhjetë ditë, duhet të ketë përveç fjetjes dhe 500-700 euro. Mund të kesh kartë krediti, nuk duhet që të kesh patjetër para në dorë.


Shekulli