Tuesday, November 16, 2010

"Unë, prostituta e të huajve në Bllok..."

Rrëfimi i 22-vjeçares nga Korça
Jetën që ajo bën, në pamje të parë, ndoshta e ëndërrojnë shumë vajza në këtë moshë. Por, jo punën e saj. Vajza, për të cilën po shkruajmë, jeton në zonën e "Bllokut" në Tiranë.

Sikur të ishte e mundur të botonim një foto të saj, është e sigurt që shumë persona që frekuentojnë zonën, do ta kenë hasur të paktën një herë në rrugë ose lokal.
Ajo është 22 vjeç, ka 4 vjet që punon si prostitutë në Tiranë pas 2 vjet "eksperiencash" në qytetin e saj të lindjes në Korçë e më pas në Greqi dhe Itali. Kur e shikon në momentin e parë, vetëm prostitutë nuk duket. Çdo tipar duket si i pikturuar në fytyrë dhe ka një pamje që rrezaton çiltërsi.

Edhe ajo, edhe mikja e saj që ndërmjetësoi këtë intervistë për "Shekullin", janë mësuar me vëmendjen e të tjerëve. Ato tërheqin vështrimin e të gjithëve sapo hyjmë në lokal. Por duket që janë mësuar me këtë gjë.
Kur ulemi, më duket në një moment sikur të dyja kanë "dalë" nga Fashion TV që transmeton në ekranin e lokalit pas shpinës së tyre... Veshja, aksesorët, flokët, thonjtë, gjithçka është e përkryer. Biseda sillet fillimisht tek celularët, lokalet, çmimet etj., më pas është disi më e lehtë të hyjmë në temë. Por, më në siklet ndihem unë, se ajo vetë për punën që bën.
Thotë se gjendja e vështirë në familje, pas vdekjes së babait, ka qenë shtysa e parë drejt kësaj rruge. Përsërit vazhdimisht që "tani është ndryshe"... "Edhe mami është më e qetë tani..." Në bazë të "marrëveshjes", i them me të qeshur se na ka premtuar "gjithë detajet" dhe ajo thotë po duke qeshur që do të na japë "gjithë detajet"...

Atëherë, si filloi kjo histori...?
Një shok i babait në qytetin tim në Korçë është bërë si sebep. Erdhi njëherë më tha: "do të prezantoj me dikë, ai do të ndihmojë të dilni nga ky mjerim". Mbaj mend që atë natë nuk fjeta dot. Kam qenë në kuzhinë, pasi jashtë ishte shumë ftohtë. Dhe shikoja vazhdimisht muret... U takuam ca ditë më vonë. Ai kishte një lokal. Ka qenë shumë e vështirë për mua, pasi kam qenë vetëm 16 vjeçe në atë kohë.
Ndenja për disa minuta bashkë me të, dhe mbaj mend që isha shumë në siklet, sepse nuk dija dhe se çfarë bisede duhet të bëja. Pasi kaloi ora 11:00 ai më tha: "merre xhupin dhe hajde pas meje se do të shkojmë diku". Këmbët në ato moment filluan të më dridheshin dhe mbaj mend që kisha shumë ftohtë.
Shkuam në një hotel jashtë qytetit, sapo hymë në dhomë më kapi paniku dhe doja të ikja me vrap nga ajo dhomë. Por më ka trajtuar shumë mirë. Më bëri pyetje që mi hoqën mendimet e këqija nga koka dhe më thoshte që isha shumë e bukur (qesh). Pastaj nisa të shkoja përnatë në lokal.
Shkoja, aty rreth orën 10 të darkës, pasi ka qenë dhe dimër dhe njerëzit vinin herët. Kam pasur tmerr se mos më vinin pleq.. Por shumica e atyre që vinin ishin nga 25 deri në 45 vjeç, dhe kjo gjë më bënte të ndjehesha më mirë.

Qëndruat në lokal gjithë kohën..?
Jo, rreth 4 muaj qëndrova unë aty. Nuk paguhesha shumë mirë, por mund të them që trajtohesha shumë mirë. Por, kjo gjë ndodhi vetëm ato 4 muaj që qëndrova në Korçë, sepse pas largimit nga aty tmerri më ka shoqëruar për atë periudhë që qëndrova në Greqi dhe Itali, për t'u rikthyer përsëri, jo më në Korçë, por në Tiranë, ku po bëhen 4 vjet dhe mund të them që këtu jam ndryshe..

Pse vendosët të shkonit në Greqi dhe Itali?
Nuk kam dashur asnjëherë të largohem, sepse nuk doja që ta lija vetëm mamin. Por nuk më ka pyetur njeri kur ikëm në Greqi. Mbaj mend që ishte 2 ose 3 e natës dhe kam qarë shumë. Sapo kisha dalë me një djalë rreth të 30-ve, pasi e dija që s'ishte i martuar, prandaj po e quaj dhe të tillë, dhe ai më tha: "Dëgjo, merri këto lekët, po puna është që duhet të të çoj në Greqi, pasi ai i lokalit nuk do të punosh më aty se ke rënë shumë në sy... Do të shkosh në Greqi, mos e vrit mendjen, se dhe aty të presin disa persona". Fillova të qaja, por çdo gjë ishte e kotë.
Në Greqi ka qenë tmerr. Në fillim më lanë vetëm në një dhomë me një dritare të vogël ku të dukej vetja si në burg. Ishte një krevat prej hekuri, u ula tek cepi i krevatit, dhe vetëm qaja. Aty mendova për herë të parë se nuk do shpëtoja dot kollaj nga kjo punë. Kisha një si parandjenjë të keqe.
Ndenja për disa orë vetëm dhe më kishte zënë gjumi, kur dëgjova zërin e një personi që po fliste shqip dhe sikur u lumturova dhe fillova të lëvizja. Pas më pyeti sesi quhesha më tha: "mos u mërzit se do shkosh në një vend shumë të mirë". Nuk thashë asnjë fjalë, thjesht e pashë në sy dhe kaq. - "Hajde çohu tani se do të ikim, më tha. Jashtë ishte prapë natë nuk arrija të shikoja asgjë se më përzihej dhe doja ta mbaja kokën drejt.
Shkuam në një shtëpi, si të braktisur pa shumë banesa rreth e rrotull. Aty ishin dy grekë, të cilët flisnin me njëri-tjetrin dhe zë të lartë dhe më shikonin mua në çdo sekondë. Aty nisi tmerri im. Donin të më lidhnin dhe më lidhën. Abuzonin më mua njëri pas tjetrit, duke bërtitur, nuk di pse dhe nuk kuptoja gjë. Njëri më godiste vazhdimisht. 2 muaj kam qëndruar aty.
Aty ka qenë tmerr çdo natë. Kur ika nuk më bënte më përshtypje asgjë. Pastaj në Itali situata ishte më ndryshe, pa diskutim që abuzimi ka qenë, por jo tortura dhe rrahje si aty. Me italianët ishte më ndryshe, ata nuk më kërcënonin, nëse nuk doja t'i plotësoja të gjitha kërkesat.
I vetmi rast që mbaj mend ka qenë ai i një mashkulli nga Zvicra, të cilit i ishte premtuar se do të kishte më shumë se 3 vajza në dhomë, dhe kur më gjeti vetëm mua filloi dhe të bërtiste dhe ulërinte më të madhe. Ishte shumë i dhunshëm, dhe nëse e shikon këto shenjtat poshtë kërthizës mi ka bërë ai me puro.

Si ike prej andej?
Pas rreth një viti e gjysmë takova një shqiptar, të cilit i thashë si kot që dua të kthehem në Shqipëri. Më tha: "Më jep 3 mijë euro, e mbyll unë këtë punë nuk do të kesh asnjë problem". U mendova ca ditë, thashë më mirë po iki. Edhe malli për mamin më kishte marrë shumë.
E marr në telefon i them dakord, por të lutem duhet të më çosh në Korçë, pasi aty jeton mami im. Ai më thotë, jo në Korçë, nuk të çoj dot atje, por, nëse më jep dhe 500 Euro, unë do të ta sjell mamin në Tiranë. Ramë dakord dhe brenda dy ditëve u nisëm. Erdhëm bashkë në Tiranë, dhe këtu mbaj mend që ditën e parë kam fjetur gjumë pa pushim.
Pas 5 ditësh takova mamin, dhe kur më ka parë, më ka thënë: "Jo s'ka mundësi të jesh ti vajza ime" edhe pse kishin kaluar vetëm 2 vjet, përsëri unë kisha ndryshuar shumë. Pas disa kohësh vendosa të marr një shtëpi me qira. Pastaj nisa të shkoj përnatë në atë lokalin që u takuam bashkë. Shkova atje se më thanë të gjithë që aty ku shkonin shumë të huaj.

Dhe prej atëherë bëni jetën që bëni sot...?
Po kam krijuar klientët e mi dhe përgjithësisht janë të huaj. Në Tiranë është shumë më mirë se andej ku kam qenë.

Si lidheni me këta të huajt?
Po, vinë shumë të tillë. Nuk e kam aspak të vështirë të lidhem me ta, sepse i di shumë mirë vendet se ku ata rrinë. Pastaj, kush do që të të gjej, të gjen (qesh). Kam dhe nja dy miq taksistë, ato çunat e lokalit marrin në telefon... Po unë bëj jetën time kështu, pa u fshehur nga askush. Kam dhe një mikun tim që rrimë bashkë...

Klienti juaj i fundit p.sh., nga ka qenë?
Një italian, i cili vjen shpesh në Tiranë. E kemi vendosur bashkë që do të takohemi dy herë në javë sa herë që ai vjen në Tiranë për punët e tij.

Sa paguheni?
Sot që ne flasim në Shqipëri, unë mund të marr minimum 50 euro nata dhe maksimumi 200 me të huaj. Këto para i marr gjithmonë me të huajt.

Edhe jashtë Shqipërisë, kaq keni fituar?
(Qesh) Në fillim fare jam paguar me 20 mijë lekë të vjetra. Në Greqi shkonte edhe 50 euro nata, në Itali kam arritur të marr dhe 1000 euro për 2 ditë, njëherë. Ka edhe plot që më kanë mashtruar, duke më thënë se do t'i marrësh paratë dhe nuk mi kanë dhënë. Por nuk ndodh më ajo, s'bën vaki...


BBC: Bie prostitucioni, por rritet niveli i drogës në Europë
Qendra Monitoruese Europiane e Drogës dhe Varësisë nga Droga thotë në raportin e saj vjetor se po vihen re teknika të reja dhe të zgjuara trafikimi, përfshirë përzierjen e drogave në plastikë dhe rroba.
Agjencia e BE-së bën thirrje që politikat në vendet anëtare të bazohen fuqishëm në prova, në një kohë që shkurtimet e fondeve publike mund të zvogëlojnë nivelin e parave që përdoren për të përballuar problemet me drogat.
Raporti thotë se rreth 14 milionë të rritur në Europë kanë provuar kokainën, dhe kjo drogë është më e përdorshme në Danimarkë, Islandë, Spanjë dhe Britani të Madhe.
Numri i vdekjeve për shkak të përdorimit të saj është rritur në 1000 çdo vit, ndërsa pasojat e elementeve që përdoren për ta holluar atë mbeten përgjithësisht të panjohura. Kanabisi, sipas raportit, mbetet droga më shumë e përdorur në Europë, ndërsa niveli i përdorimit në Europën lindore po i afrohet masës që përdoret në vendet e Europës Perëndimore.
Përdorimi i methampethamine, që është një problem i njohur në Republikën Çeke, po përhapet në vendet fqinje, për shkak të krimit të organizuar. Po dalin lloje të shumta drogash sintetike.
Programet e trajtimit, megjithatë, ende dominohen nga personat e varur nga heroine. Mosha e tyre mesatare po rritet, dhe raporti sugjeron se plotësimi i nevojave shëndetësore nga përdoruesit e vjetër do të jetë një sfidë në të ardhmen.
Me gjithë ndryshimet në politikat kombëtare ndaj drogës, raporti vë në dukje një vështirësi në Europë, që i trajton të droguarit si pacientë, në kontrast me regjimet më ndëshkuese gjetkë.


Marsida Pllaha, G. Shekulli

Sunday, November 14, 2010

I D I O T

Nuk ka fare rëndësi gjinia jote, sepse ti i prek të dyja, të gjitha gjinitë, të gjitha fushat, sferat, dëshirat, shpresat, tentativat, qëllimet, rezultatet, meritat, vizionet...
Ti je kudo i pranishëm dhe kudo zëri yt kumbon gjithmonë i fortë, i rëndë, i pështirë. Ti di fjalët më të zeza që janë krijuar, përdoren dhe do të përdoren. Gjuha jote është biblioteka ku flenë e arkivohen. Truri yt është pasaporta që hap portat e errësirës.

Ty nuk të vjen turp dhe nuk ofendohesh, kur tregon me krenari, prepotencë dhe plot imponim idiotësinë tënde, por ti ofendohesh kur dikush t'a vë në dukje, kur dikush kupton idiotsinë tënde dhe nuk është dakord me të. Ti je gjithmonë "largpamës" edhe kur flitet për të shkuarën. Gjithçka për të cilën ti nuk ke njohurinë më të vogël është e pavlerë, në mos e gënjeshtërt. Për ty komplimentet janë të gjithë fals, veç atyre që të drejtohen ty.

Ironia jote është më primitive se sa vetë krijesat sfungjer. Hunda jote tallet me Xhomolungën, ashtu si niveli yt intelektual me gropën Marian. Dhimbja jote është plotësisht e mjaftueshme për të justifikuar çdo reagim e kundërpërgjigje tënden.
Kur ti hap gojën, të mbyllen vetvetiu veshët. Ti ke gjithmonë të drejtë, sepse drejtësia për ty është preferencë. E vërteta jote duhet të triumfojë përherë, pavarësisht faktin se ajo ndryshon pozicion edhe më shpesh se akrepat e orës. Ti i krijon bindjet, për të kundërshtuar ato të dikujt tjetër. Ti nuk mund t'a përballosh, që dikush tjetër të jetë në qendër të vëmendjes. Ashtu si disa fëmijë formojnë me rërë në breg të detit një kala të bukur, ti je ai që shkel sipër saj duke buzëqeshur, sepse kjo të bën të rëndësishëm.

Ti ke përherë shokë, madje me ata që njihesh më pak, ndjehesh pranë edhe më shumë. Ti qesh, zakonisht ti qesh. Me anë të qeshjeve e tua, është shumë e lehtë të dallosh çfarë përfshihet me banalitet mbi këtë tokë.
Ti jeton mbi klishe dhe ushqehesh me thashetheme.
Kur dikush toleron, ti e shkel, që ai të bëhet si ty. Njerëzve që të kundrapërgjigjen me kulturë, ti i shumëzon me zero, pavarësisht se shumëzimet nuk i ke mësove dot kurrë.
Ti nuk njeh ideale, sepse ato lindin nga idetë dhe idetë tek ti janë mushkonja që duhen ekzekutuar pas murit. Ti lufton çdo gjë dhe çdoherë. Jo sepse do të fitosh realisht diçka, por se ti ke lindur vetëm për të shkatërruar dhe përhapur mizerjen kolektive. Me ty asgjë nuk është e sigurt dhe e qëndrueshme.

Ti mban mëri më tepër se sa ruan kujtime. Kur dikush të tregon vendin, ti hakmerresh në format më perverse e më të paimagjinueshmet. Nuk di të thuash asnjëherë një fjalë të mirë. Energjia negative që të karakterizon të furnizon njëtrajtësisht me fjalë të liga e të ndyra, të cilat kapen pas gjuhës dhe të bien sa herë hap gojën. Ti nuk pranon kurrë se ke gabuar, ti nuk kërkon kurrë ndjesë. Ti nuk flet kurrë për dashurinë e nëse nuk do kishe dëgjuar rreth saj, me siguri kurrë nuk do kishe dashuruar.

Xhelozia, smira, zilia, është trekëndëshi ku vërtitet e gjithë bota jote shpirtërore.
Për ty mund ti shkruash gjithçka dhe sërish mos të mjaftojë. Ti je kaq shumë JU!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Parësia e Sionit, ata që kontrollojnë botën

Është më e përmendura ndër teoritë e konspiracionit. 

Parësia e Sionit, ose siç quhet ndryshe “Të vjetrit e Sionit”, janë përfshirë pothuajse në të gjitha teoritë e konspiracionit, duke u bërë shoqata më e njohur në mbarë botën së bashku me Grupin e Bildenbergut, për sa i përket influencës së shoqërive të caktuara në përcaktimin e fatit të mbarë botës.


“Ata kontrollojnë botën”, – shkruhet në të gjitha sajtet e internetit, kur flitet për Parësinë e Sionit.


Sioni, në fakt, është një mal shumë afër Jeruzalemit, ku mendohet të ketë filluar edhe grupi. Të parët e Sionit, pra pleqtë e moçëm izraelitë të Jeruzalemit, u mblodhën për herë të parë sipas teorisë së konspiracionit, në vitin 400, e më pas krijuan shoqërinë e tyre me qëllim për të sunduar ekonomikisht dhe politikisht botën.
Për herë të parë, një dorëshkrim që flet për Parësinë e Sionit është gjetur në vitin 1864 në Francë, ku flitet për një shoqëri sekrete që kontrollon ekonomikisht dhe politikisht të gjithë rruzullin, pasi rreth saj janë mbledhur me mijëra intelektualë, nga më të njohurit në shkencat e kohës.I pari përflitet të ketë qenë mjeshtri i madh i Parësisë së Sionit, Zhan de Gisors, në fund të shekullit të 12-të dhe në fillim të shekullit të trembëdhjetë. Zhan Gisors ka qenë lordi i Normandisë përgjatë jetës së tij dhe një nga personat me më shumë influencë si në Angli, edhe në Francë. Duhet theksuar se gjatë jetës së tij, Normandia ka qenë e pushtuar si nga Franca, edhe nga Anglia, por të dyja këto mbretëri i jepnin Gisorsit vazhdimisht titullin lord, duke mos i hequr asnjë nga përfitimet e statusit të tij. Veç Gisorsit, edhe shumë personalitete të njohura të shkencës dhe të artit mendohet të kenë qenë anëtarë të Parësisë së Sionit, ndërmjet të cilëve Leonardo da Vinçi, Sandro Botiçeli dhe Viktor Hygo.


Udhëheqësit
Udhëheqësit e Parësisë së Sionit njihen me emrin Mjeshtër i Madh, emër ky i përmendur për herë të parë nga ai që pretendoi të ishte mjeshtri i fundit i madh, Plantard, çka u vërtetua e pavërtetë.
Por megjithëse Plantard u vërtetua se nuk ka pasur asnjë lidhje me Parësinë e Sionit e në përgjithësi me asnjë shoqatë sekrete, deri më sot nuk është vërtetuar asnjëherë mosekzistenca e kësaj shoqate, duke tërhequr të gjithë njerëzit drejt misticizmit që ajo ofron.
Ndër udhëheqësit më të njohur nuk mungonin as Hygoi e as Da Vinçi, të dy këta artistë të periudhave të ndryshme, por me një tipar të njëjtë. Të dy kanë qenë kundër udhëheqjes politike dhe kishtare në vendet e tyre në periudhat kur jetuan, por të dy arritën jo vetëm të mbijetonin e të mos arrinin në gijotinë, për shkak të mosbindjes ndaj “përfaqësuesve të Zotit në tokë”, por arritën të përfitonin ekonomikisht dhe politikisht nga udhëheqja politike e fetare që sundonte Evropën.

Me këtë mënyrë, ata që kanë studiuar teorinë e konspiracionit në fjalë, kanë arritur në përfundimin se këta persona, sikurse edhe të gjithë të tjerët që mendohet se janë Mjeshtër të Mëdhenj të Parësisë së Sionit, kanë pasur interesa ekonomike dhe politike në vendet e tyre, çka i lejonte të shpreheshin “kundër vullnetit të Zotit”, siç konsideroheshin priftërinjtë dhe mbretërit, pa pasur rrezikun e jetës.
Rasti më tipik është i atij që njihet si Mjeshtëri i parë i Madh, Zhan Gisors, i cili në kohën kur Franca dhe Anglia ishte në luftë për Normandinë, ai arriti të bindte mbretërit e të dyja vendeve që të mbante ofiqet që kishte. Në këtë mënyrë ai mbeti lordi i plotfuqishëm për të dy kundërshtarët, duke treguar se ofroi shumë te të dy mbretërit, çka sipas historianëve tregon një rast të veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërmjet palëve ndërluftuese.


Dosjet sekrete
Në Bibliotekën Kombëtare të Parisit janë një sërë dokumentesh të cilat flasin për çështjen e Parësisë së Sionit, ndër të cilat edhe dosjet sekrete të Henri Labinosë. Në vitet 1960, pretendenti si Mjeshtër i Madh i Parësisë së Sionit, Plantard, në bazë të së cilave u shkruan një sërë librash, si edhe u publikuan një numër i konsiderueshëm dokumentarësh. Sekretet e Henri Labinosë janë një grupim dokumentesh që u bënë bazë e dy dokumentarëve të suksesshëm të BBC-së, të librit “Holy Blood Holy Grail” dhe të librit të famshëm tashmë të Den Broun “Kodi i Da Vinçit”.
Ky koleksion përmban gjenealogjinë e familjes mbretërore franceze të Merovingëve, e cila sipas kësaj teorie është pasardhëse e drejtpërdrejtë e Jezu Krishtit, siç pasqyrohet edhe në librin e Dan Brounit.
Për më shumë, aty gjenden të listuar edhe të gjithë mjeshtrit e mëdhenj të Parësisë së Sionit që prej fundit të viteve 1100, ku ndër emrat më të famshëm janë Isak Njutoni, Leonardo da Vinçi, Viktor Hygoi dhe Sandro Botiçeli. Këto dosje kanë qenë në qendër të vëmendjes së njerëzve në mbarë botën dhe dokumentarët apo librat që u botuan në bazë të këtyre dorëshkrimeve kanë njohur sukses shumë të madh. Për këtë arsye, shumë njerëz vazhdojnë të mendojnë se Parësia e Sionit vazhdon të ekzistojë rregullisht, megjithëse diçka e tillë nuk mund të vërtetohet me dokumente historike.

Vërtetimi i teorisë së konspiracionit
Plantardi, pretendenti për të qenë Mjeshtri i fundit i Madh, pasi nuk ia arriti në mënyrën e ligjshme, siç thotë, filloi të sajonte trillime për ekzistencën e Parësisë së Sionit, me atë në krye, çka u vërtetua më vonë se qe thjesht një krijesë e fantazisë së tij.
Mirëpo, ai nuk arriti të fshihte poshtë këtyre trillimeve, dokumente të shekullit të nëntëmbëdhjetë që tregojnë për mënyrën e funksionimit të Parësisë së Sionit.Në një dorëshkrim të vitit 1864 shkruhet për një shoqëri sekrete që e kishte qendrën në Francë, pasi kishte kaluar rreth gjashtë qendra të tjera. Në këtë shoqatë mund të aderonin vetëm njerëzit më të njohur të kohës dhe kjo me “mik”, pra duhet që dikush prej anëtarëve ekzistentë të jepte garanci për t’u pranuar në Parësinë e Sionit. Shoqata si qendër të parë ka pasur Jeruzalemin, ku kryepleqtë e kohës mblidheshin për të biseduar për mbretërinë që po shuhej të Izraelit, më pas ajo u transferua në Evropë së bashku me mërgimin e izraelitëve dhe u përhap në çdo cep të kontinentit të vjetër. Roma, Firencia dhe Anglia njihen si qendra të Parësisë së Sionit, përpara se ajo të kalonte në Francë.

Kundërshtimet

Gjithsesi, shumica e historianëve dhe studiuesve mendojnë se Parësia e Sionit është një grupim që nuk ka ekzistuar kurrë, por është krijuar nga fantazia e disa njerëzve për të arsyetuar influencat ekonomike që disa njerëz kanë në botë.
Historianët dhe studiuesit mendojnë se këto influenca janë individuale, që i kanë njerëzit me pushtet dhe nuk janë të grupuara në një strukturë të vetme siç është Parësia e Sionit. Në çastin që Plantard u vërtetua që thoshte gënjeshtra dhe kishte trilluar gjysmën e teorisë së Parësisë së Sionit, shumë prej historianëve vrapuan të thoshin se nuk ka ekzistuar kurrë një organizatë e tillë, mirëpo kjo u hodh poshtë nga Plantardi, i cili theksoi se ai i kishte shpikur historitë e shekullit të njëzetë, sepse nuk arriti të bëhej Mjeshtër i Madh, pasi nuk u pranua nga paraardhësi i tij.

Et in Arcadia ego...
Piktura e famshme “Et in Arcadia Ego” që do të thotë “Unë (jam) edhe në Arkadi” është mbajtur shumë herë në qendër të vëmendjes së teoricienëve konspirativë, të cilët theksojnë se ajo fsheh një mesazh për pasardhësit dhe anëtarët e Parësisë së Sionit. Problemi nuk qëndron në pikturën në vetvete, por në emrin e saj. Në latinisht është e detyrueshme të përdoret folja, çka do të thotë se titulli i pikturës do të duhet të ishte “Et sum un Arcadia Ego”, por diçka e tillë nuk dallohet në titullin e pikturës. Në këtë mënyrë, teoritë e konspiracionit e kanë shndërruar në anagramë këtë shprehje dhe pas kalkulimeve kanë arritur në përfundimin se ajo është anagramë e shprehjes “I Tego Arcana Dei”, që do të thotë “Unë mbaj të fshehtat e Zotit”. Kjo është edhe parulla që mendohet se është zyrtare në Parësinë e Sionit, ndaj piktura “Et in Arcadia Ego” mbahet gjithnjë si simboli i parësisë.

Mjeshtrit e Mëdhenj të Parësisë së Sionit
Zhan de Gisors (1188-1220)
Mari de Sen-Kler (1220-1266)
Guilliem de Gisors (1266-1307)
Eduard de Bar (1307-1336)
Zhan de Bar (1336-1351)
Zhan de Sen-Kler (1351-1366)
Blansh d'Evru (1366-1398)
Nikolas Flamel (1398-1418)
Rene d'Anju (1418-1480)
Joland de Bar (1480-1483)
Alesandro di Mariano Filipepi (Sandro Botiçeli) (1483-1510)
Leonardo da Vinçi (1510-1519)
Contabl de Burbon (Karli, Duka i Burbonit) (1519-1527)
Ferdinand de Gonzagu (1527-1575)
Lui de Nevers (1575-1595)
Robert Flud (1595-1637)
Johan Valentin Andrea (1637-1654)
Robert Boil (1654-1691)
Isak Njuton (1691-1727)
Karl Radklif (1727-1746)
Princ Sharl Alexander de Lorren (1746-1780)
Arkiduka Maksimilian Franci i Austrisë (1780-1801)
Sharl Nodier (1801-1844)
Viktor Hygo (1844-1885)
Klod Debusi (1885-1918)
Zhan Kokto (1918-1963) 
G. Standart

Papa Kristo Negovani (1875-1905)

Papa Kristo Negovani
 (1875-1905)

 
Jetëshkrimi
Papa Kristo Negovani, martiri dhe prinjësi shpirtëror i Shqipërisë për krah të cilit mbas njëzet e katër vjetëve u rreshtua martyri i madh i Veriut At Shtjefën Gjeçovi, lindi në katundin Negovan të Maqedhonisë në vitin 1875. Negovani, katund në rrethet e Florinës, ësht i banuar krejt nga Shqiptarë e thuhet se këta, bashkë me ata të katundit Bellkamen, kanë vajtur atje dyke u çpërngulur nga katundi Plikat i Kolonjës së Korçës njëqind e pesëdhjetë e ca vjet më parë.


Kristua në fshatin e vet mbaroi shkollën fillore greke edhe pastaj për mësime më të lartëra hyri në gjymnas t’Athinës. Mbas tre vjetve u shtërngua t’a lërë shkollën, sepse atin e tij i a vranë kusarët dyke i marrë tërë pasurinë edhe të riut i u desht të kujdesohej për ushqimin e familjes së vet. Më 1890 në Negovan e emëruan si mësonjës të shkollës greke. Në këtë kohë filloi veprimtarija e tij atdhetare: Shqiptarët e Negovanit edhe të Bellkamenit, të rrethuar vetëm nga armiqtë, po kërcënoheshin nga një mijë të zeza, që të humbisnin gjuhën, zakonet dhe të harronin fare Mëmëdheun e tyre të vërtetë: nën rrogozë e sheshazi Patrikana e Fanarit me agentat e saj e me andarët e maleve bënte ç’mos për t’i greqizuar këta Shqiptarë të kulluar. Kundrejt këtij rreziku nisni luftën e parë Mësonjësi i ri i shkollës së Negovanit: Kultura greke nuk i dha asnjë valë ideali helenik, rroga e saj nuk e embëlsoi aspak: Kristua vendosi të krijojë n’ato katunde të vetëmuara çerdhen e vërtetë të shqiptarizmës. Dyke u mësuar nxënësvet alfavitën greke, nuk rreshti fshehurazi e ku sheshazi t’u predikojë të rinjvet e bashkëfshatarëve të vet dashurinë për Mëmëdheun e vërtetë: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”, — i thoshtë or’ e çast, kujdo e kudo.

Kristua – mësonjës kishte dije të plotë për zulmën e madhe të stërgjyshërve t’anë, ndoqi këmba-këmbës lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare pas Lidhjes së Prizrendit, u thith nga veprimtarija e Shoqërisë së Stambollit të vitit 1879 e nga ajo e shoqërisë Drita të Bukureshtit të viti 1881 edhe u familjarizua me udhëheqësit më në zë të lëvizjes shqiptare të asja kohe. Por kishte formuar besimin e patundur se nën petkun e zí do t’i sillte shërbimet më të mëdha Kombit të vet të robëruar, prandaj, edhe në marrëveshje me mëmëdhetarët e mërgimit, më 1892 mësonjësi i ri shkelmoi dëfrimet e djalërisë dhe u bë prift i katundit dyke u bërë njëkohësisht pararendësi, frymëzonjësi dhe krijonjësi i Kishës së më vonëshme Orthodokse Autoqefale Shqiptare. Edhe punës i dha zjarr: në shtëpin e vet hapi një shkollë shqipe të natës:

...O djem, o vashë, vraponi
Nd’ i bekuar mësim!
Gjuhën e Mëmës mësoni
—Me dëshir’ e mallëngjim!
Sepse:Mësimi do t’shpëtonjëtë varfrënë Shqipëri!...

u bënte thirjen Shqiptarëvet kudo e veçanërisht bashkëfshatarëvet të vet. Puna ideale mori rrugën e mbarë: njëqind djem e vajza katundare natë për natë në këthinën e ngushtë të shtëpisë së tij mësonin abecenë shqipe dhe historinë lavdi-plote kombtare nga goja e At Kristos. Për mësimin e gjuhës shqipe i mungonin të gjitha, por prifti-mësonjës-idealist i plotësonte me shpenzimet e veta edhe or’ e çast shkruante me duart e veta abetaren nepër fletore edhe u çpërndante nxënësvet. Më vonë gjuhën shqipe filloi t’a përdorë dalë ngadalë në kishë: së pari e këndonte shqip vetëm ungjillin, pastaj shtoi lutje të vogla e së fundi meshën e tërë. Kisha dhe shtëpija e tij u bënë çerdhe kombtare: Aty grumbulloheshin të mëdhenj e të vegjël për të marrë kungatën e shqiptarizmës nga Papa Kristo Negovani, i cili me veprat e gjalla e me ligjërata e shumta i nxiste për të ruajtur si syt e ballit gjuhën e zakonet, këngët dhe vallet thjesht shqiptare edhe të bënin theror çdo gjë, sa edhe jetën për të fituar lirinë e vetëm lirinë! E Negovanësit dhe Bellkamenësit u magjepsën aqë fort nga vepra e nga fjale e Atit të Mirë sa që çdo botim, që dilte nepër kolonitë shqiptare, me një herë fluturonte nepër këto vënde me aqë ankth e dashuri sa edhe një abetar vetëm shëtiste me njëzet vetë sa grisej e bëhej lëvere!
Ketë propagandë tërë flakë atdhedashurije Papa Kristua e përhapte edhe ndër zemrat më të strukura shqiptare me anën e libravet të tija që botonte, si edhe me anën e shkrimevet të tjera të shumta që shkruante nepër fletoret dhe nepër të përkohëshmet.
As kërcënimet e Mitropolitit të Kosturit, as ato të komandantit të komitetit grek Pavllo Mellajt edhe as ngatërresat e parreshtura të atdhemohonjësvet edhe t’anmiqëvet të tjerë nuk e trembën Atin e Bekuar.
Emri i Shenjtorit e i Mësonjësit idealist mori dhenë nepër Shqipëri si prinjës i lirisë, ndërsa u çfaqej si fantomë tmerri armiqëvet. Por atdhemohonjësit edhe armiqt e Kombit nuk lanë dy gurë bashkë gjer sa e vunë në vijë punën e tradhëtisë: Papa Kristo Negovani ishte halë në sy, luftëtari më i rrezikshëm edhe armiku më i math i tyre, prandaj duhej çdukur! Vepra e shëmtuar e trathëtisë nuk vonoi shum: Në natën e errët të 12 Shkurtit të vitit 1905, atëherë kur Shenjtori-Mësonjës çpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen nga shtëpija dhe e shpunë jashtë katundit. Atje u  zhvillua tragjedija më çnjerëzore: Gjakpirësit së pari me sopata e me thika i a copëtuan trupin e pastaj me tehin e përgjakur të sopatës më të rëndë i a çanë kryet në dysh e i a derdhën trutë dyke e përcjellur gjakësin’ e tyre me fjalët therëse:

—Shko tani të bësh propagandë për lirin’ e Shqipërisë e t’a thuash ungjillin shqip!


...Papa Kriston e vranë,
dhe s’ra për ’të një këmbanë!...
Por zemra e përvëluar e Kombit e vajtoi me dënesë:

...E gjithku në Shqipëri,Mbajën e rin ndë zi;Cilido si për një bir,Çë la jetën me pa-hir;Cilido si për një vlla,Çë nga Grekërit u vra;Jo në luftë e jo për ftesë,Po ndë fshehie e me pa-besë;Jo te sheshi i burrëris,Po te prita e kuseris!...
e qau me plot vrer Poeti i math arbëresh Zef Skiroi.
Edhe gjaku i martyrit dhe i Shenjtorit-mësonjës-idealist Papa Kristo Negovanit rrodhi rrëke në moshën tridhjetë vjeçare për të zbukuruar e për të kristalizuar për jetë të jetëvet lulen e lirisë Kombtare.
Papa Kristua shum shkrime e vjersha të tija i ka nënshkruar me shkronjat P.H. H. N., ase P.


(Kalendari Kombiar, vj. 1904)Përgatiti: Sterjo SpasseSHKRIMTARËT SHQIPTARË, II, Tiranë, 1941.

Friday, November 12, 2010

Qytetarët shqiptarë janë të barabartë para ligjit, por jo të gjithë janë grekë...

Shoferi grek Tomas Tsogas, që drejtonte autobusin kur u plagosën 41 qytetarë shqiptarë si dhe humbën jetën 9 të tjerë, rrezikon të dënohet vetëm me 5-vjet burg!
Theksojmë faktin se të gjithë udhëtarët kanë pohuar se aksidenti ndodhi si pakujdesi e tij, mungesë përqëndrimi, po ndizte cigare, po fliste në telefon dhe me një pasagjere, manovroi disa herë gabim përpara aksidentit etj, etj. Pra ai haptazi ka shkelur kodin rrugor.

Para 3-4 vitesh, një i njohuri im, gjatë ditës së dasmës së vëllait të vet, ishte i fundit në karvanin e makinave të dasmorëve. Në një kthesë të rrezikshme, në një rrugë pa mbrojtëse anësore, i bllokohet timoni dhe rrëshqet duke rënë në humnerë 100 metra poshtë. Nga aksidenti i vdes daja e vet dhe një njeri tjetër i afërt. Makina e mbetur në fund të humnerës nuk u ruajt nga forcat e policisë dhe gjatë natës pothuajse zbërthehet e tëra nga njerëz të paidentifikuar, duke i marrë çdo pjesë që mund t'i shitej e njëkohësisht duke rrezikuar provat që ai mund të përdorte si mbrojtje, për bllokim të timonit.
Dënohet me 9-vjet heqje lirie nga të cilat 7-vjet i kryen.
Pse ky dënim për dy viktima? Sepse ishte shqiptar?

Në Korçë, konsulli grek Teodoris Ikonomus deklaron para të gjithëve, qytetarë e zyrtarë shqiptarë:

Dua të përshëndes gjithë popullin helen në qytetin e Korçës me rastin e 70- vjetorit të çlirimit nga fashizmi dhe me rastin e përvjetorit të krijimit të organizatës OMONIA.

Ajo që në të vërtetë do të shkaktonte një incident të rëndë diplomatik, kalon në heshtje të plotë, me përjashtim të deklaratave tashmë vetëm me efekt mediatik të Z. Sabri Godo dhe historianit Pëllumb Xhufi, që kërkojnë në mënyrë urgjente shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Gjatë kësaj dite, banorët e Boboshticës djegin kurorat e vendosura nga shoqata Omonia mbi kryqin dhe varrin e hipotekuar të këtij ushtari grek jo ekzistent, që edhe po të kishte ekzistuar, ai nuk mund të nderohet në tokën sovrane të Shqipërisë, të cilën e shkeli e dogji.

Duke pyetur në intervistë Andrea Manon, perfektin e Korçës, ky i fundit shqetësohet për kurorat e djegura dhe nuk di asgjë rreth varreve të dhunuara, nuk di asgjë rreth deklaratës provokative të Konsullit grek, të cilën e ndoqi drejtëpërdrejtë, por shqetësimi i tij është mosprishja e miqësisë me shtetin fqinj grek. Nga ana tjetër Greqia kërkon marrëveshjen detare, që nga ana e saj e quan të mbyllur si çështje. Gjithashtu 300 a më shumë të rinj, të paguar nga shteti fqinj i miqësisë së mirë, marrin pjesë në protesta për Epirin e Veriut ku akoma mbajnë refren aksidentin e Aristotel Gumës, që askush nga politika shqiptare nuk guxoi të shprehet se Guma ishte shqiptar, po aq shqiptarë sa familja Guma e Fierit, që u dëmtua më shumë nga aksidenti që prodhoi pakujdesia e shoferit grek.

Janë dhunuar varret dhe nis një hetim, i cili mbyllet me kapjen e punëtorit, që punoi mbi to. Eshtë e çuditshme se si shteti shqiptar nuk arrestoi edhe lopatën e atij të mjeri. Askush nuk tentoi të hetonte e arrestonte, njerëzit që e paguan atë të gjorë, por hetimi mbeti aty.


 Dje gjithashtu në Orikum, banorët e zonës kishin paralajmëruar një protestë, mbi pronësinë e tokave, ku pronarë të rinj po ngrenë pallate shumëkatëshe mbi tokat e tyre. Këtu shteti mobilizohet me forca të shumta, me gazlotsjellës, me armë, me dhunë, me arrestime, me pretekstin se përbën vepër penale bllokimi i rrugës . (Ndërkohë që të ashtëquajturave pakica greke (të blera me pensione mujore), ua ka garantuar legalizimit e tokave).

Po ku ishte ky shtet kur për 13 orë disa palaço në Himarë bllokuan rrugën për 13 orë, në mes të sezonit turistik, duke lënë të piqen në rrugë, në automjete nga dielli mijëra pushues shqiptare, nëna, gra e fëmijë.

Ku ishte shteti shqiptar dhe sa njerëz arrestoi për bllokimin e rrugës në Himarë?

P.s Festoni sot liberalizimin e vizave se mbase nesër një tragjedi e re do të ndodhë, vdekja e 4 fëmijëve të mbetur pa përkrahje e pa energji elektrike nuk n'a pengon, festoni humbjen e vendit kandidat në BE, humbjen e pavarësisë së shtetit shqiptar, shkeljen, përdhosjen  e dinjitetit të të gjithë shqiptarëve. FESTONI!

Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve!

Shkroi : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Thursday, November 11, 2010

Cilët janë Shqiptarët? - Nga Edvin Zhak

SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditë e sotme


Parathënie e autorit: Cilët janë Shqiptarët?
Kur komunizmi ra ne te gjithë Evropen Lindore, Shqipëria mbeti bunkeri i fundit i stalinizmit. Ne atë kohë, nje zëdhënës i Komisionit te Kombeve te Bashkuara per Te Drejtat e Njeriut e identifikoi Shqipërinë si "i vetmi vend ne bote i cili e ka shtypur krejtësisht lirinë fetare" (Dielli 25 prill 1988, 8).
Mbajtesit e pasaportave amerikane mund te kujtojnë se disa vite me pare Shqipëria ishte një nga pese vendet ku e kishin te ndaluar të shkonin per vizitë; edhe kur, me 1967, Shtetet e Bashkuara e hoqen kufizimin e tyre per udhëtimin në Shqiperi, qeveria shqiptare menjëherë vendosi kufizimin e vet.
Kur ish-Presidenti Karter lajmëroi se njeriu pergjegjës per parapërgatitjet e tij peruruese, Bardhyl Tirana, do të kryesonte departamentin e tij të mbrojtjës civile, në këtë emër disa njerëz mund të kenë dalluar emrin e kryeqytetit të Shqipërisë, Pak vetë, ndoshta, do të kene bere një lidhje midis komunitetit shqiptar ne Detroit dhe avokatit te gjykatës së lartë ne Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, Gjon T. Koteli (John T. Kotelly), i cili me 1979 mori emërtimin e lakmuar Gjon Marshall (John Marshall Award) per suksesin e tij në ndjekjen penale te cështjeve të rëndësishme të korrupsionit publik. As nuk mund të pritej që, nën mbìemrat ekzotikë ose të amerikanizuar të fqinjëve etnikë, njerëzit të njihnin bijtë dhe bijat e panumërt të imigrantëve shqiptare të përulur, të cilët me vendosmëri iu ngjitën shkallëve të suksesit, së pari në tregti, me pas në profesione.
Njëri prej tyre është Antoni Athanas, një ish-imigrant pjatalares e kamarier, që e ktheu një nga pese restorantet e tij, "Pier Four" të Bostonit, në atë që Wall Street Journal njëherë e quajti restoranti me i madh në botë.
Ai tani kryeson një projekt zhvillimi digash prej një miliard dollarësh në Boston.
Plejada e shqìptarëve të shquar përfshin Gjon Belushin, komedianin e Hollivudit, qe pak vite me pare bëri tërë Amerikën te qeshë, por që rendja e tij tragjike pas lumturisë personale e dërgoi me 1982 në mbidozimin fatal me drogë. Vëllai i tij, Xhejms Belushi, është sot një aktor i njohur. Një tjetër shqiptar i njohur është edhe gazetari Donald Lambro, që beton kudo. Ai është quajtur nga Reader's Digest (korrik 1986, 60) "eksperti numër një i gazetarisë" per programet qeveritare harxhuese. Po kështu, i njohur është edhe Uilliam Gregori, kapiteni i forcave ajrore dhe piloti i provave ne kualifikimin pasuniversitar nga Unìversiteti Kolumbìa (Columbia University), i cili me 1990 u zgjodh nga NASA per t'u përgatitur si astronaut per pilot anijeje kozmìke.
Shikuesit e lajmeve vështirë te mos kenë vene re përmendjen e shqiptarëve ne botë. Kur Papa Pali VI theu cdo precedent, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara me 1965, i vetmi delegacion që protestoi dhe e bojkotoi fjalimin ishte nga Shqipëria.

Kur Gjykata Botërore në Hagë lajmëroi vendimin e saj lidhur me pengjet amerikanë në Iran dhe bota nuk e dinte nese Teherani do ta respektonte atë, reporterët vune në dukje se që kur ishte themeluar kjo gjykatë, në 1945, vendimi i saj ishte kundershtuar vetëm një here, dhe ky vend kishte qenë Shqipëria.
Kur Republika Popullore e Kinës ishte disi jashte familjes ndërkombëtare, ajo u propozua me sukses per anëtarësi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nga klientja e saj e vogël, por kokëfortë, Shqipëria.
Me 1980, kur një projektrezolutë e Kombeve te Bashkuara dënonte agresionin e armatosur sovjetik në Afganìstan dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të trupave të huaja, Shqipëria ishte një nga të katër shtetët e vetme komuniste që votuan kundër Moskës.
Dikur unìk, si i vetmi vend kryesìsht mysliman ne Evropë, disa vjet me pare Shqipëria u krenua duke u quajtur i pari dhe i vetmi vend krejtësisht ateist në historine e botës, një përpjekje e pashoqe brutale e bëre gjatë vìteve të komunizmit per të shfarosur te gjitha gjurmët e çdo feje ne vend.

Një studim i vitit 1989 mbi të drejtat e njeriut, i bëre nga Instituti Puebia i Uashingtonìt, e identifikoi Shqipërine si "abuzuesja me e madhe e lirisë fetare sot në botë" (Dielli 10 shtator 1989, 8). E megjithatë, kush nuk ka degjuar per Nënë Tërezën, fituesen e shenjtë të emërtimit Nobel, engjëllin roje të banorëve të rraskapitur e të braktisur në Kalkuta dhe në 60 vende të tjera, që lindi në Shkup, në një familje shqiptare me emrin Bojaxhiu?

Në faqet e mëposhtme do të shohim se ata pretendojne që kanë prejardhjen nga luftëtari i madh Akili dhe nga heronj të tjerë të" pushtimit të Trojës së lashtë. Ata bëjnë të tyrin Aleksandrin e Madh, që shpëtoi civilizimin perëndimor nga hordhitë pushtuese te Persisë. Pirro qe një tjetër shqiptar.
Shqiptarët dominonin në elitën e Gardës Pretoriane të Romës dhe në radhët e shquara të ushtarëve-perandorë, duke përfshire të famshmit Diokletianin dhe Kostandinin e Madh. Perandori i shquar Justiniani i Madh, që zuri fronin në Kostandinopojë, ndoshta ishte me origjinë nga Ohri. Me pas kemi Skënderbeun e pakrahasueshëm, i cili pothuajse i vetëm u bë mburoja e Evropës kundër turqve per një çerek shekulli.
Guximi dhe besnikëria e shqiptarëve i ben sulltanet e Turqise t'ì preferonin ata si jenicerë ne truprojën mbretërore dhe si Garda Pretoriane para tyre, ata mundën dhe shpesh u bene perandorë ose thyen perandorë.
Ishin shqiptare të ikur per t'i shpëtuar shtypjes turke ata që udhëhoqën luftën per çlirìmin e Greqisë. Në fakt, qenë shqiptarët ata që mbanin kostumin, i cili përdoret akoma edhe sot si uniforme nga kufitaret ose rojet mbretërore greke: fustanella ose fundi i bardhë me pala prej shajaku, opingat prej lëkure me maja te ngritura lart dhe me xhufka shumengjyrëshe, brezi ose rripi bojëgjak plot me arme, një xhaketë e zezë me krahe dhe një feste e bardhe.

Garibaldi dhe pasardhesit e refugjateve shqiptarë në Itali luajten nje rol parësor ne luften per unifikimin e Italisë me 1860. Eshtë e kuptueshme atëhere pse Enver Hoxha do të deklaronte,
"Historia jonë nuk është shkruar me penë e bojë, por me shpatë e gjak."
Megjithatë, shqiptarët kanë shkëlqyer edhe ne gjera te tjera, përvec, posteve ushtarake. Dijetarë seriozë pretendojnë qe kanë patur etni shqiptare edhe Homeri, Aristoteli dhe Hipokriti, "Ati i Mjekësise". Xheromi, qe përktheu Biblën ne latinisht (Vulgatën), ishte pasardhës ilir, apo shqiptar, siç ishte edhe Papa Klementi XI. I tillë ishte edhe Patriarku Ekumenik Athenagoras I, i cili me 1964 u takua me Papa Palin VI per te çliruar njëri-tjetrin nga anatemat e 1054, që ndanë Kishen Katolike Lindore nga Perëndimi.
Nje numër jashtëzakonisht i madh shqiptaresh u ngritën ne postet qeveritare me te larla të perandorise otomane. Burri i shtetit italian Frangesko Krispi e shpalli veten prej gjaku shqiptar. Po i tillë ishte edhe Muhamed Ali Pasha, i cili me 1805 themeloi regjimin njëshekullor në Egjipt. Po keshtu edhe Mustafa Qemali, i quajtur "Ata-Turk" (Ati i turqve), themeluesi i Turqise moderne.
Ka gjithashtu edhe shumë të tjere, te cilëve nuk u dihet emri. Mungesa e dokumenteve te hershme shqipe na ka lëne vetëm gjurmë të muge'ta të fillimëve të tyre. Ka mundësi qe mbi 200 breza shqiptaresh, qe nuk uà dime emrat, të kenë jetuar dhe pimuar, dashuruar dhe urryer, martuar dhe lindur, duke luftuar vazhdimisht per të mbijetuar. Ata me fëmijët dhe me komunitetet e tyre nganjëherë shijuan bollëk dhe shpeshherë të dëshpëruar vuajtjen nga skamja. Ata kërkuan të permiresojnë gjendjen e tyre, ata përjetësuan gjuhën dhe kulturën e tyre dhe shpesh ata vdiqën pothuajse pa lëne asgjë per të dëshmuar per luftën e tyre. Këta shqiptare madhështorë e kanë vazhduar luften e tyre dramatike per 70 shekuj, por kanë regjistruar si të begatë vetëm tre të fundit prej gjithë këtyre shekujve.
Shumë shekuj të heshtur paraardhës naj apin vetëm pamje të rastësishme dhe kalimtare të së kaluarës heroike të këtij populli kaq shumë te panjohur. Shqiptarët kanë jetuar në nje vend horizontesh të dhëmbëzuar, majash të larta, shkëmbinjsh të thiket, rrafshnaltash erërrahura dhe grykash plot me bore. Ata nuk e quajtën atë "Albania", por "Shqipëria", "Toka e Shqiponjës". Ata nuk e quajtën veten "Albanians", por shqiptare, ose "Bij të Shqiponjës". Keshtu, ata u identifikuan me më fisnikun prej shpendëve, që fluturon me lart, që 135iftohet përjetë dhe që e ben çerdhen ndër maja mbi dy mijë metra te larta.
Kjo toke piktoreske është përmendur në letërsi me konsideratë. Megjithëse Uilliam Shekspiri kurrë nuk e ka vizituar këte vend, ai e vendosi komedinë e tij "Nata e Dymbëdhjetë" në Iliri, pra në Shqipëri. Vizitat që ben Lordi Bajron në Shqipëri e lane atë kaq entuziast per vendin dhe popullin, sa miku i tij poet, Shellì, i vurì nofkën "Albi". Ne Cajld Haroldin (1.2.46) Bajroni e shprehu admirimin e tij per "luginat e Ilirise", per "malet e shumta sublime", per ato "toka te rralla dhe per përrallat e lashta", dhe shpallì "te lillà gryka te bukura rrallëherë t'i sheh syri". Ai derdhi poezi gjithashtu edhe per popullin, duke e quajtur Shqipërinë "nene e rreckosur burrash t'egër" (1.2.38). Ai e pikturoi "shqiptarin e eger me fustanellë gjër me gju / me kokë me shami lidhur e pushkë te zbukuruar / dhe ruba me fije ari t'bukra per t'i pare" (1.2.58). Po aty, ai gjithaslitu deklaroi "Arnautët, ose shqiptarët, me shtangën kaq shumë me ngjashmërinë e tyre me malësorët e Skocise; pikërisht malet e tyre, fustanella, megjithëse e bardhë, forma aktive hollake, dialekti i tyre kelt ne tingëllim dhe zakonet e tyre te ashpra, te gjitha me kthyen prapa..."
Po kështu edhe gjakmarrjet e tyre te rrepta ndërfisnore, edhe gajdet me lëkurë dhie ose derri të lemuara me ujë të ngrohte e vaj, melodia e gëzueshme e te cilave, e ngjashme me atë te flautìt, shoqerohej nga një zukatje e lehtë, tamam si ajo e muzikes se gajdes së malësorit skocez.
Përtej Atlantikut, legjenda e heroit te Shqipërise, Skenderbeut, tregohej nga çìfutì spanjoll ne veprën e Longfellout "Përrallat e hanit buzë rrugës". Dhe akoma me në perëndim, përtej Paqësorit, e vetmja poeme epike në gjuhën tagaloge te Filipineve është "Fiorante at Laura", nje histori dashurie klasike e vendosur ne mbretërinë e Shqipërisë (Leonard Tuggy, letër autorit, 27 mars 1989).
Shqipëria e sotme e zvogeluar eshte bëre sanduiç, midis ish-Jugosllavisë dhe Greqisë në bregun perëndìmor të Gadishullìt Ballkanik, vetëm 40 milje në detin Adriatik larg nga thembra e gizmës italiane.
Megjithatë, me siguri është vendi me pak i njohur i Evropes. Si provinca e fundit turke në Evropë, në shekuj Shqipëria ishte e mbyllur fort per të huajt dhe derì vonë ka qene e mbyllur edhe me fort nga regjimi i saj komunist i pasluftës. Kushdo mund te vizìtonte Nepalin, Arabine Saudite ose Kinen, por jo këte komb enigmatik të vogël oshënar. Gazetaret e përshkruanin Shqipërinë si të izoluar, të mbyllur, misterioze, ksenofobike, një Tibet ne Evropë. Madje, karakterizìmi i Uinston Cërcillit si "nje gjeegjëze, e mbështjellë në një mister brenda një enigme", me me vend do te ìshte per Shqipërinë sesa per Bashkìmin Sovjetik.
Njerëzit pyesin, "Ku e kanë zanafillen shqiptarët?
Mos janë ata pasardhës moderne te grekëve apo të romakëve, të sllavëve ballkanas apo ndoshta të turqve?"
Per t'iu përgjigjur ketyre pyetjeve, së pari do të shqyrtojmë gjetjet arkeologjike, pastaj punën kërkimore shumë të hollësishme të ekspertëve të gjuhësisë dhe në fund tradìtat popullore të ruajtura në kronikat me të hershme të dijëtarëve të lashtë. Keshtu ne zbulojmë gjurme të kulturës parahistorike të Shqipërisë, që nuk mund të kuptohen ndryshe.
Ky popull i lashtë pellazg shënon një date me të hershme se zhvillimi i civìlzimeve të Greqisë dhe Romës.
Vendosmëria e tyre per të ruajtur ìdentitetin e vet etnìk, pasioni i tyre per tokën, gjuhën dhe lirinë e tyre u kërcënuan nga të dyja perandorìtë e krishtera, e Lindjes dhe e Perëndimit, dhe me vonë nga turqit otomanë.

Gjatë dhjetëra periudhave te njëpasnjëshme të sundimit te huaj shqiptarët gradualisht e braktisën adhurimin primitiv te natyres dhe se pari u kristianizuan, pastaj u islamizuan e me vonë u bene komunistë. Lindin shume pyetje.

Pse shqiptarët, historikisht të krishterë, do të ktheheshin kryesisht në muslimanë?
Popuj të tjerë evropìanë qenë te ekspozuar ndaj islamizmit turk pò aq sa dhe shqiptarët e ne rrethana të ngjashme. Megjithatë shqiptarët qenë te vetmit evropianë që iu nënshtruan islamizmit në masë.
Pse ndodhi kjo?
Këtu do te shqyrtojmë okupimin shtypës 500-vjeçar të Shqipërisë nga sundimtarët turq dhe braktisjen e saj nga fqinjët katolikë romake dhe ortodoksë grekë. Do të shqyrtojmë në thellësi dy lloje faktorësh, objektivë dhe subjektive, te cilet kontribuan direkt në islamizimin e saj masiv.
I pari prej tyre është modeli i politikave turke ndaj minoriteteve fetare, tjetri, karakteristika te veçanta, posacërisht per popullin shqiptar, qe iÌ predispozuan ata drejt kthimit ndaj islamizëm.
Shqipëria e pasluftës fitoi një nam të dyshimtë te të qenurit i vetmi vend që e zgjodhi vetë komunizmìn, me pak ose aspak shtrëngim nga jashtë. Vëzhgues të interesuar pyesin:  
Pse Shqipëria komuniste do të ndërpriste lidhjet e pasluftës me Jugosllavinë per të bere aleancë me Bashkimin Sovjetik me 1948, pastaj do të hidhte poshtë Bashkimin Sovjetik per Kinën Maoiste me 1961, me pas do të refuzonte të gjitha lidhjet me Kinen me .1978, duke vendosur "t'ia dilte e vetme"?

Pse Shqipëria do të vazhdonte, si i vetmi shtet në botë, të njihte Josif Stalinin si heroin dhe shembullin e vet?
Dhe ka akoma një mister me imediat, pasi Shqipëria ia detyron vetë ekzistencën e saj ndihmës diplomatike, humanitare, teknike, mjekësore, finanziare e arsimore amerikane.
Në Shtetet e Bashkuara gjithashtu gjendet komuniteti me i madh e me i lidhur i mërgimtarëve shqiptarë besnikë e entuziastë, që bere pas bere i kanë ardhur ne ndihme mëmëdheut. Dhe njerëzit pyesin:  
Pse regjimi i mëparshëm shqiptar do të vendeste lidhje diplomatike, tregtare e kulturore me me shumë se njëqind kombe në të gjitlië botën, e megjithatë do te perbuzte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, madje, si Irani, duke i quajtur Sh.B.A "Satani i madh imperialist"?
Prapë njerëzit pyesin;  
Pse shqiptarët, në shumice myslimanë që i besojnë Allahut, dhe me minoritele ortodoksë apo katolikë romake që besojnë në Perëndinë dhe në Jezu Krishtin, do të nxirrnin jashtë ligjit gdo shprehje fetare dhe do të krenoheshin duke u bere i pari dhe i vetmi shtet në botë tërësisht ateist?
Dhe prapë, edhe njëherë:  
Perse regjimi komunist shqiptar do të ndiente kënaqësi në identifikimin e tij nga agjenci vëzhguese ndërkombëtare si abuzuesi me i keq në botë i të drejtave të njeriut dhe i lirive fetare?
Me vonë" pyesin:
Kur reformat demokratike përfshinë kaq shumë vende komuniste të Evropës Lindore, pse udhëheqësit komuniste të Shqipërisë së vogël e të izoluar i poshtëruan "këta revizionistë" si tradhtarë dhe u krenuan duke qëndruar të vetëm si bunkeri i fundit i stalinizmit të egër?
Dhe së fundi:
Pse këta burokratë stalinistë mendonin se mund te mbijetonìn te vetëm ne shembjen totale që pësoi çdo regjim tjetër komunist në Evrope, duke përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik?

Nga sa u tha me siper, vëzhgues të shkujdesur gabimisht mund të mendojnë se shqiptarët janë të lëkundshëm ose kapriçìoze. Ne do te ndjekim me radhë zhvillimin e mundimshëm te nje Shqipërie, në dukje e pavarur, përmes një sëre aleancash të huaja të diktuara nga varësia ekonomike, arritjen e pikës kulminante të komunizmit te saj radikal, ndalimin e të gjitha feve dhe zhvillimin e saj social dhe ekonomik.  
Ndoshta ky ishte i vetmì vend në botë që nuk kërkoi ndihmë të huaj nga askush dhe që nuk kishte borxh kombëtar!
Këto aleanca të huaja që ndryshonin vazhdimisht, a ishin të diktuara nga nje vendosmëri per të arrìiur ndonjë synim të përcaktuar qarte, që frymezonte patriotët shqiptarë në shekuj?

E pranojmë se këto gjëra ne mund te dime vetëm pjesërisht, pasi Shqipëria kishte per mburojë nje perde me të papërshkueshme se alo që fshihnin nga sytë e botës bllokun sovjetik dhe Kinën. Por ka disa tregues të caktuar që duken nga historia e përgjakur, tragjike, e zhurmshme dhe e gjatë e Shqipërisë. Dëshmia, ndonëse e varfër, është e qarte. Bota jonë duhet ta njohë ate. Kjo vepër, nje shqyrtim historik per Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk është nje ushtrim në kotësinë shkollareske. Vepra është shumë me vend per disa kategori lexuesish. Te parët janë shqiptarët liridashes.
Ai vend është i pazakontë, pasì numri i shqiptarëve etnikë që jetojnë përtej kufijve të Shqipërisë është me i madh se 3 milionët që jetojnë brenda saj.
Vetëm ne Jugosllavi ka rreth 3 milione shqiptarë.
Në Turqi ka 1.5 milion,
në Greqi rreth 300,000,
ne Itali mbì 400,000
dhe në Shtetet e Bashkuara 400,000.
Ka dhe mijëra të tjerë që jetojnë në Australi, Argjentìnë, Kanada dhe në të gjithë Evropën. AngUshtja është gjuha kryesore e shumë prej këtyre dhe gjuha e dytë e pothuajse gjithë te tjerëve, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Shumë prej tyre kanë shprehur pakënaqësi ndaj pak faqeve që përpiqen të mbulojnë ngjarjet ne historìne e tyre para këtij shekulli. Shumë jo-shqiptarë, miq të Shqipërisë, kanë të njëjtin shqetësim.
Redaktori i nje gazete shqiptarë në Boston vajtonte faktin se ka fare pak libra në anglisht per historine e Shqipërisë. Ai vuri në dukje se bibliotekat universitare, sì edhe shkollat dhe lexuesìt e tjerë amerikanë, pò kërkojnë material në anglisht per Shqipërinë, por shumë pak mund të gjendet. Nje i abonuar u përgjigj se shumë anëtarë të komunitetit të tij shqiptaro-amerìkan nuk lexojnë shqip, por janë "të uritur per fakte per historine dhe trashegiminë tonë". Ai shprehu shpresen se ata do te merrnin me shumë material te tillë në te ardhmen. Nje tjetër i abonuar shkroi per kerkimin e tij të kotë per nje histori te Shqipërisë në anglisht në bibliotekën qendrore të qytetit të tij metropolitan në mes të Amerìkës. Por vetëm mësoi nga bibliotekarja se nuk gjendej asgjë e tillë. Është e kuptueshme dhe per të ardhur keq që personel diplomatik perëndimor i atëhershëm dinte fare pak per punët e Shqipërisë. Dhe kjo mungesë vetëdijshmërie vërtet ka ndërlikime serioze per pjesën tjetër të botës.
Do të shohim se si ndërhyrja katranosëse ne punët e Shqipërisë nga diplomate evropianë me synime të mira, precipitoi Luftën Ballkanìke, i shperbleu kombet fqinje me nje gjysme te territori dhe të popullsisë se Shqipërisë dhe përgatiti skenën per Luftën e Pare Botërore.
Një president amerikan i mirinformimi, Vudrou Uillson, akoma nderohet nga shqiptarët per këmbënguljen e tij kokëfortë ne Versajë per te drejtën e kombeve te vogia si Shqiperia, qe te gëzonin veteqeverisje demokratike dhe pavarësi. Nga ana tjetër, patriotë te ndryshëm shqiptare' fajesojnë strategët ushtarakë amerikanë e britanikë te Luftës se Dytë Botërore se lejuan nje klikë te ashpër komuniste te merrte ne kontroll vendin e tyre dhe te eliminonte demokracinë e stilit perëndimor.
Është e qartë, per mire a per keq, popujt e mëdhenj e të vegjël, duke bashkekzistuar ne Tokë", janë te lidhur se bashku ne vorbullën e jetës. Çfarë ndodh ne Shqipëri vërtet ka ndërlikime per te gjithe ne të tjerët.
Me 1991, me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperisë, vakumi i pasluftës per sa i takon informacionit nuk eshtë pengesë per një bashkëpunim te zgjuar midis dy vendeve. Ndërkohë, nderlikime te tjera bashkëkohore kanë zënë vend. Por Xhorxh Santaiana i Universitetit te Harvardit na kujtoi ne te gjithëve se ata qe nuk e kujtojnë te kaluarën janë te dënuar ta përsërisin ate.

BURIME PER NJOHJEN E SHQIPERISË SE LASHTE
Dijëtarët e lashtë grekë dhe romake shkruan per ato ngjarje te kohës se tyre qe ata mund t'i vërtetonin dhe t'i ruanin per brezat e ardhshëm. Fatkeqësisht, shqiptaret e lashtë nuk lane absolutisht asgje te shkruar: as letërsi, as edhe nje dokument te vetem, madje as edhe nje mbishkrim.(?)
Ne ndihmë na erdhën arkeologet. Kërkimet e tyre kane nxjerrë nga toka struktura guri te çdo lloji: fortifikime, banesa, monumente, altare dhe varreza, pò ashtu edhe mozaike e vesanërisht po deri qeramike. Ata kanë zbuluar punirne prej guri, kocke, briri, bakri, bronzi, hekuri dhe gurësh te cmuar, ari dhe argjendi. Ka arme, armatura, ene shtëpiake, vegla bujqësore, pajisje, stoli, kopsa dhe monedha, te cilat te gjitha na ndihmojne të rindërtojmë kulturën e tyre parahistorike.

Gjuhëtarët na kane bere te njohìm të fshehta të tjera.
Sepse analìza gjuhësore mund ta ndjekë nje gjuhë të shkruar qe nga fillimet e saj me të hershme, mund te zbulojë lidhjen e saj me gjuhë të tjera dhe me nje burini familjar te perbashkët. Emrat e trashe'guar të maleve e lumenjve, heronjtë legjendarë e hyjnitë, figurai dhe mbishkrimet në monedha, dhe cdo fjale e hershme mund të hedhin dritë mbi kulturën primitive. Per me tepër, kronikat e dijëtarëve të lashtë greke' e romakë përfshinin fragmente të urtësisë së popujve fqinjë parahistorike: mitet dhe legjendat e tyre, tabutë dhe zakonet e lidhura me familjen, fisin, martesën, lindjen dhe vdekjen, qeverinë dhe luftën, mbjelljen dhe korrjen, këngët dhe lojërat, mjekësinë dhe fenë.
Ky thesar i pasur i folklori! shqiptar nuk kishte autor ose burini të njohur. Ishte një trup Ì pashkruar i diturisë tradicionale, qe pasohej si rrëfenjë gojore nga njëri brez tek tjetri. Diku, disi, këto gjurmë kulture tërhoqën vëmendjen e dijetarëve greke e romakë, që i shkruan ato per brezat e ardhshëm. Pra, këto tre burime: arkeologjia, gjuhësia dhe disa kronika te hershme, mund te hedhin mjaft dritë ne atë që përndryshe do te ishte një e shkuar krejt e pakuptueshme e shqiptarëve parahistorikë. Në këtë fazë, dokumentet e hershme historike e letrare ndihmojne ne mbushjen e vakumit te informacìonit. Fatmirësisht per ne, Shqipëria gjendej në mes të dy civilizimeve klasike, të Greqisë e të Romës, dhe here pas here u përplas me të dyja. Shumë te dhëna historike greke, latine e italiane përmendin krejt rastësisht ndonje kontakt ushtarak, diplomatik, tregtar ose klerikaì me shqiptarët. Me vonë, udhëtarë evropianë, dijëtarë, tregtarë, personel konsullor ose aventurìere eksploruan ashpërsine malore dhe shkruan vëzhgime ne ditarët e tyre. Te tilla rrefime pa lidhje zor se mundësojne dëshminë e vazhdueshme historike që ne do te preferonim. Megjithatë, pikërisht autenticiteti i tyre na inkurajon në rindërtimin sa me besnik të historise heroike, tragjike dhe te gjatë të shqiptarëve. Sepse, sic. ka deklaruar J.D.Burshier, "Vendosmëria me te cilën kjo race e shquar ka ruajtur kështjellat e saj malore gjate një sere epokash të gjata, është ndeshur deri me sot me një vlerësim të pamjaftueshëm të botës së jashtme" (Lìria 14gusht 1981, 3)
Por ne, si heroina anijembytur e Nate's së Dymbëdhjetë të Shekspirit, le të pyesim, "Cilt vend, o miq, është ky?" Kapiteni shekspirian i anijes u përgjigj, "Kjo eshtë Iliria, zonjë" (1.2.1-2). Kur ajo pyeti, "A e njeh ti këtë vend?", ai u përgjigj,"Ehë, zonjë, mire" (1,2.23-24).

Këto faqe, atëherë, do ta ndihmojne lexuesin ta njohë këtë" vend, Ilirinë, dhe ta njohë atë mire.

Kush ishte Edvin Zhak?
http://wikibin.org/articles/edwin-e.-jacques.html

Boboshtica …Bo....Bo…Bo…

Një banor i fshatit Polenë të Korçës tani do të gjykohet. Atë e gjykojnë se ka betonizuar mbi varet 200-vjeçare të fshatit Boboshticë. Historia është e njohur….
…...dhe në atë zonë duket se u mbaruan muhabetet  e trazuara të këtij fundtetori. Gjithsesi litari më ngjan se rri mbi varre, për të kthyer e rikthyer gurët sa herë  që e do vendi fqinj. Në pika të nxehta populli bëhet viktima e shtetarëve, që  i japin ngjarjes diplomacinë, që aspak nuk i shkon.


Në Boboshticë, në varret 200-vjeçare, të atyre që vetëm të zotët emrat ua dinë, u hodh betoni se festa e Çlirimit të Greqisë fqinje po afrohej për tu kremtuar.
E në kujtim të  një apo dy ushtarëve grek rënë në ato anë, si luftëtar të luftës italo-greke u vunë kurora në Memorial. Por, ato as dita në orët e saj nuk i pa të vendosura me freski, se morën flakë nga një zemërim, që atje flet e flet. Flakët kishin ardhur më parë me “flakët” e dëshpërimit, që në një ekran televiziv kombëtar u panë, prurë me pamje të eshtrave, që në emër nuk flisnin, por në qindra vite thuhej se ishin.

Ja kështu, të dy palët me të sharë e me të vrarë. Më të humburit janë bashkëkombësit e mi nga Boboshtica, që edhe në të vdekur si lënë rehat. Në tokë të tyre dhe për hesap të gjitonëve! Betoni  hedhur mbi varre, duket se i shpërtheu nga marazi dhe ashtu si për turp e frik dolën mbi baltën e tokës së tyre, që balta një ditë të tërë do t’i marrë sipas ligjit që natyra ka.

Me pak fjalë kjo është ndodhia, që dhe në vitin 1996 ka ardhur në vëmendje. Vendasit  nuk gjejnë rehat në vendin e tyre, ndërsa fqinjët bëjnë çfarë duan e ikin si duan. E them kështu pasi bie në kujtesë reagimin e Prefektit tonë në Korçë, i cili me të drejtë shqetësohej për djegien e kurorave  që iu bë kurorave, të cilat u vendosën nga përfaqësues të Konsullatës Greke, OMONIA-s dhe shumë shtetasve greke në Memorialin e ushtarëve grekë të rënë në luftë me Italinë.  Por z. Mano  nga ana tjetër  për   dhunimin e varreve 200-vjeçare të Boboshticës nuk  dinte që kishte pasur ankesa  se “nuk është vërtetuar ende nëse poshtë betonit ka varre dhe nuk kam marrë asnjë konfirmim nga komuna në lidhje më këtë çështje”.
Më erdhi në vëmendje ta përmend këtë fakt, pasi më jep mua arsye të them se në shumë raste nuk bëhemi njësh me hallin brenda shtëpisë sonë, por të tjerët i shohim si të vërtetët e së vërtetës. Sa pak e duam veten dhe sa shumë ndahemi prej saj për tu bërë mbrojtës të krahëve, që krahë nuk i kemi, kur vjen fjala që në tokën tonë edhe me të vdekurit merremi.

Ngjarja që ndodhi dhe jo rrallë të tilla na trazojnë nuk është në zgjidhjen time. Janë institucionet ligjore ato që do penalizojnë  më parë ata që dhanë urdhër për të betonuar varrezat 200-vjeçare, pse jo dhe më pas të atyre që flakën u vunë kurorave për ushtarët e rënë. Tani që shkruaj këto radhë, më vjen para syve  një banor i  fshatit, që thoshte se stërgjyshi i tij, atje qe varrosur, ndërkohë para këmbëve të tij kishte eshtra, që toka mbi vete po i mban, por që nën të vendin e kanë.


Atje, në Boboshticë nuk di se sa dhe si vazhdojnë ta tregojnë historinë e këtij fundtetori. Gjithsesi, edhe pa u thënë ajo mbetet e trishtueshme, si për atë që ndodhi, por edhe për fjalën e shtetit, që vendasit e tij i vë në faj dhe për të përtejmit një thënie te zbutur e gjen. Thonë se e kanë kapur fillin pasi u gjet Alqi Koroveshi, ai banori i Polenës, që hodhi beton mbi varrezat se dikush i tha. Me të tilla më duket se betonizohet e vërteta, dhe në mos njëherë, apo njëherë tjetër, flasim për të tilla histori.  
Pretendojmë të shkojmë në Evropë dhe ajo si do veten edhe ne besoj se na do edhe me historinë e të parëve, që dhe vend varri nuk duam t’iu lëmë.
Afërdita Selimi, G. Start


PDU akuzon mosreagimin e shtetit shqiptar: http://www.youtube.com/watch?v=j3u0o1lQIpA

Mbreti Zogu I: Shoqata “Omonia” fyeu popullin shqiptar (2008) ... e historia vazhdon!

Shkencëtarët piketojnë jetën pas vdekjes

Në rreth 18 spitale në SHBA dhe Britaninë e Madhe, kërkuesit shkencorë kanë vendosur disa fotografi në dhomat e urgjencës.

Arsyeja është testimi i pacientëve që risillen në jetë pas atakëve kardiakë dhe ndalimeve të zemrës. Ata thonë që zakonisht, kur kanë eksperiencën e pothuaj-vdekjes, ndihen sikur dalin nga trupi i tyre dhe ngjiten lart në ajër.
A mund t’i shohin ata fotografitë, pasi ato mund t’i shohësh vetëm po të jesh mbi nivelin e shtratit të operacionit, aty ku është shtrirë trupi yt?
Ky udhëtim jashtë trupit është shumë i vështirë për t’u vërtetuar, kështu që n.q.s. i shohin pikturat e vendosura për këtë qëllim, i bie të jenë shkëputur vërtet nga trupi.
“Ne i kemi vendosur këto foto si matës lartësie”, - thotë Sam Parnia, një fizikan i cili është edhe drejtuesi i programit studiues, studim i cili përfshin rreth 1500 pacientë. Parnia refuzon të tregojë në i ka parë deri tani ndonjë njeri fotot, por thotë se vitin tjetër do t’i bëjnë publike të gjitha të dhënat e studimit.
Studimi organizohet nga Southampton University School Of Medicine në Angli dhe është një nga sfidat më të fundit dhe më të pamundura të shkencës… studimi i pranë-vdekjes. Në një sondazh të bërë rreth 15 milionë amerikanë të rritur mbi 18 vjeç deklarojnë se kanë pasur eksperienca pranë-vdekjeje dhe numri do të rritet akoma më shumë, sepse teknologjia në mjekësi ka ecur shumë dhe gjithnjë e më shumë njerëz kthehen në jetë në dhomat e urgjencës. Shumë thonë se shohin një tunel të errët me një dritë në fund, ndihen të qetë dhe me një paqe të madhe, ndihen të lumtur dhe shumica thonë se takojnë të afërmit e tyre të vdekur, të cilët u thonë se nuk ka ardhur akoma ora e tyre, pastaj kthehen në trupin e tyre, i cili pak më parë ishte i vdekur.

Por prapë, me gjithë dëshmitë e njerëzve, shkencëtarët mbarë botës janë ndarë në dy grupe…

- të parët mendojnë se këto shenja janë vërtet dyert e jetës tjetër,
- të tjerët mendojnë se këto janë halucinacione që vijnë si rrjedhojë e mungesës së oksigjenit në tru.

“Ka gjithnjë skeptikë, por ka miliona njerëz që e kanë kaluar këtë eksperiencë që e dinë shumë mirë çfarë u ka ndodhur dhe nuk e vrasin mendjen se çfarë thonë skeptikët”, - thotë Dian Crocoran, presidentja e institutit që studion rastet e pranë-vdekjes. Crocoran, e cila është një ish-kolonele e ushtrisë, e dalë në pension, thotë se gjatë luftës së Vietnamit ka folur me qindra ushtarë të plagosur, të cilët kanë pasur eksperienca të tilla, por nuk flisnin që të mos i fusnin në çmendi.
Disa kërkues thonë se gjëja më e çuditshme në këtë mes është se pavarësisht nga raca, mosha, feja apo shtetësia, të gjithë njerëzit që kanë pasur këto eksperienca, thonë se kanë parë të njëjtat gjëra.
Në librin e tij “Jeta pas vdekjes”, Jeffrey Long, një radiolog onkologjisë në Luiziana, analizon plot 613 raste dhe del në një përfundim: “Njerëzit që shmangin vdekjen pasi kanë vdekur, udhëtojnë në përmasa të tjera, por skeptikët thonë se gjëra të tilla janë qesharake dhe e shpjegojnë fenomenin nga ana neurobiologjike. Në vitet 1980, neuroshkencëtarja britanike Susan Blackmoore hodhi teorinë se mungesa e oksigjenit në tru është shkaku që shohin të tilla halucinacione dhe theksoi se edhe pilotët që udhëtojnë shumë shpejt, me shpejtësi marramendëse, në lartësi të mëdha, shohin një tunel me një dritë në fund.
Këtë vit, një studim i 52 ndalesave të zemrës në Slloveni, u publikua në të përditshmen e shëndetit dhe thoshte se në të gjitha rastet gjaku i pacientëve kishte pasur një sasi të lartë të dioksidit të karbonit, i cili shkakton halucinacione. 

G.Standart

I rikthyer pas vitesh: Nё atdhe jam më refugjat se nё Greqi

Rrëfime emigrantësh të rikthyer në atdhe pas shumë vitesh ikjeje.
Kanë lënë gjithçka pas në vendin e huaj për të rindërtuar të ardhmen në Shqipërinë, që nuk është gati t'i pranojë. Të gënjyer nga premtimet për lehtësira në biznes dhe të dyzuar mes ikjes përfundimtare, apo qëndrimit në vendlindjen që nuk i do.

Emigrantёt shqiptarё janё mёsuar tё pёrballen me situata tё lehta dhe tё vёshtira. Janё mёsuar tё kthejnё pёrgjigje kur u thёrrasin Jorgo ose Pipino. Janё mёsuar tё mos lёndohen kur i ofendojnё ashtu pa e kuptuar fare arsyen, nёse ajo ekziston. Janё mёsuar t'i durojnё tё gjitha kёto probleme vetёm e vetёm sepse jetojnё nё vend tё huaj, ku fjala e tyre nuk merret shumё pёr bazё! Mirёpo emigrantёt shqiptarё nuk ishin mёsuar tё ndihen tё huaj edhe kur marrin vendimin e kthimit nё vendlindjen e tyre.
Nuk e prisnin se shteti shqiptar do tё ishte kaq indiferent. Nuk e prisnin se do tё vinin nё Shqipёri dhe do t'i zinte gjumi nga pёrrallat e ёmbla tё politikanёve. Nuk e kishin kaluar ndonjёherё ndёr mend se edhe nё Shqipёri do vazhdonin t'i thёrrisnin me pseudonimet Jorgo ose Pipino. Nuk e kishin imagjinuar se nё jetёn e pёrditshme do tё pёrballeshin me njerёz tё cilёt do t'i ofendonin mё ashpёr se grekёt e huaj. Pёrmendёm grekёt sepse shumica e shqiptarёve qё kanё vendosur tё kthehen pёrgjithmonё nё Shqipёri vijnё nga shteti fqinj.


Njёri prej tyre ёshtё edhe Edvis Rina, ndryshe Spiro. Nё vitin 1991 Edvisi ka kaluar kufirin grek pёr herё tё parё. Ai tregon se fillimisht marrёdhёniet me vendasit kanё qenё shumё tё mira. "Tre vitet e para greku na mbante nё pёllёmb tё dorёs. Nuk kishim probleme as me policinё dhe as me ushtarёt. Por mё vonё filluan vrasjet, vjedhjet dhe mashtrimet e shqiptarёve ndaj grekёve si dhe midis tyre. Atёherё lindi mosbesimi, racismi, shikimet e ndryshme dhe keqkuptimet midis dy palёve". Sipas Edvisit, "ky ndryshim nё qёndrimin e emigrantёve shqiptarё qё jetonin nё Greqi mund tё arsyetohet nёse merret parasysh se deri nё njё farё periudhe ne kemi qenё tё izoluar nё njё "situatё mjerimi" dhe çdo gjё e re na dukej shumёngjyrёshe. Pёr mё tepёr, filloi tё krijohej njё zili materialiste midis shqiptarёve tё stilit: pse merr ai mё shumё dhe unё mё pak. Ky qёndrim mosmirёnjohёs i shqiptarёve i bёri grekёt tё ndiheshin akoma mё shumё atdhetarë dhe t'i shikonin shqiptarёt me njё sy tjetёr. Konkretisht, dyert dhe dritaret qё i shikoje dikur tё hapura tashmё ishin zёvendёsuar nga hekurat rrethues".


Pёrse po kthehen emigrantёt shqiptarё?
"Personalisht, nuk i kam ndjerё shumё thellё problemet qё pёrmenda pak mё lart dhe as ndjenjёn e racizmit", shton Edvisi. "Gjithsesi vendosa tё kthehesha sepse jam atdhetar. Prisja qё tё pёrballesha tё paktёn me atё Shqipёri ose mё mirё me atё Tiranё qё lashë nё vitet '90. Nuk kёrkoja tё kishte qёndruar e njёjtë edhe nё vitet 2000 apo 2010 por tё paktёn tё kishte ndryshuar pёr mirё dhe jo pёr keq. Ndoshta nuk jam optimist aq sa duhet dhe nё vend qё ta shoh gotёn gjysmё tё mbushur unё e shoh gjysmё bosh. Megjithatё, kryeqytetin tonё, qytetin ku jam lindur dhe rritur e prisja tё kishte njё mentalitet dhe njё kulturё mё tё pёrparuar se mё parё. Por kjo nuk ndodh. Mё vjen shumё keq pёr fёmijёt tanё qe do tё rriten dhe integrohen nё këtë shoqёri".


Edvisi ёshtё person qё kёrkon shumё mё tepёr nga vetvetja, nuk mund tё mjaftohet nё ato qё ka. "Midis të tjerash, vendosa të kthehesha nё Shqipёri sepse nuk doja tё isha i dyti i qytetit, por i pari i fshatit. Mirëpo pёrsёri gjёrat nuk erdhёn ashtu si i kisha menduar unё. Nё Shqipёri ndihem mё shumё refugjat se në Greqi. Vёshtirёsohem të komunikoj me njerёzit sepse janё mёsuar me njё tjetёr mёnyrë jetese, kanё tё tjera mendime dhe madje shakatë e mia mund tё keqkuptohen. Pas kaq vitesh nё Greqi mundohem qё tё pёrshtas thёniet e gjuhёs greke me atё shqipe, mirёpo diçka e tillё mund tё lindë edhe keqkuptime. Gjithashtu, qёndrimi i qytetarёve ndaj meje, edhe pse jam vendas, nuk ka qenё mё i miri. Njerёzit duke patur nё mendje se unё jam kthyer nga Greqia mё shikonin me njё sy tё dyshimtё. Pёr shembull, kur kam punuar nё njё kompani telekomunikacioni, edhe shoferi, me tё cilin merrja pothuajse rrogё tё barabartё, mё kishte zili. Nuk mund ta shpjegoj kёtё gjё, ёshtё turp i Zotit".


Çfarё u bёn pёrshtypje emigrantёve shqiptarё qё kthehen nga jashtё?
Diçka ka ditur plaku i moçёm kur ka thёnё: "ndoshta nuk do tё ndryshojmё por do mёsohemi nё kёtё kulturё". "Ajo çfarё mё ka bёrё mё shumë pёrshtypje nga momenti qё vendosa tё qёndroj nё Shqipёri ka qene trafiku rrugor",-pohon Edvisi.
"Edhe sot e kёsaj dite nuk e pёrballoj dot kёtё fenomen. Duke dёgjuar boritë e makinave tё tё tjerёve unё nevrikosesha, ndёrsa tani jam nga tё parёt qё i bie borisë, ndoshta mё shumё, dhe nuk respektoj shoferёt e tjerё.
Avash avash, duam apo nuk duam, emigrantёt shqiptarё qё kemi jetuar jashtё shtetit po sillemi dhe do tё sillemi ashtu siç kemi kritikuar tё tjerёt kur kemi ardhur nё fillim. Fatkeqёsisht, ky ёshtё njё dёshtim pёr vetveten".

A do tё emigronin pёrsёri ata shqiptarё qё u kthyen nё Shqipёri pas shumё vitesh?"
Nëse do të emigroja përsëri jashtë Atdheut do ta mendoja mirё, sepse tashmë kam krijuar familjen time këtu në Tiranë"-përgjigjet Edvisi. Ai shton se: "Do tё ishte tepёr e vёshtirё pёr gruan time, nёse jo pёr mua, tё integrohej nё njё vend qё nuk njeh gjuhёn dhe askёnd tjetёr. Pёr mё tepёr, koha po ecёn nё tё kundёrt pёr sa i pёrket Greqisё qoftё nё fushёn e ekonomisё qoftё nё aspekte tё tjera tё jetёs. Cilido emigrant arriti tё sistemohej u sistemua, nuk ёshtё e lehtё tё fillosh pёrsёri nga fillimi. Situata qё mbizotёron nё vend ёshtё aq e ndёrlikuar dhe negative saqё dhe rinia greke e parashikon tё ardhmen e saj jashtё vendlindjes, pasi prespektivat pёr punё sa vijnё dhe kufizohen. Pozitёn e vështirё qё ndodhet Greqia e vёrtetojnё dita ditёs edhe numri i emigrantёve qё po e braktisin atё. Greqia nuk po pёrballohet vetёm me krizёn ekonomike por edhe me faktin se ajo prej vitesh ka ndaluar tё jetё njё vend prodhues. Dikush aty ka thёnё se ku shikon oxhaqe qё nxjerrin tym aty ka dhe zhvillim, mirёpo si nё Shqipёri si nё Greqi nuk shikon tym askund. Vetёm tymin e mbeturinave qё digjen".


Si e parashikon Edvisi të ardhmen e emigrantёve shqiptarё nё Shqipёri?
"Personalisht tё ardhmen time nё Shqipёri e krahasoj me rrёnjët e njё ulliri tё sapo mbjellё, i cili do vite tё japë kokrra dhe akoma mё shumё vite qё tё prodhojë me shumicё. Unё mund tё mendoja pёr njё tё ardhme tё mirё dhe tё shpejtё nё Shqipёri nёse kisha mbёshtetjen e shtetit, mirёpo "ai" ёshtё i padukshёm nё çdo iniciativё qё kam marrё deri tani. Konkretisht, jam pronari i njё biznesi tё vogёl, tё cilin e kam hapur para disa vitesh duke patur nё mendje premtimet e qeveritarëve tanё. Vendosa ta bёj kёtё hap me shpresёn se do tё kem lehtёsime ekonomike, pasi flitej se emigrantёt shqiptarё qё do tё ktheheshin nga jashtё dhe do tё investonin nё vendlindjen e tyre nuk do tё paguanin taksa tatimore. Por premtimet mbeten nё fjalё. Ishte njё pёrrallё politike qё na pëlqeu dhe na vuri nё gjumё. Pёr fat tё mirё nuk u bazova vetёm nё fjalёt e politikanёve, pёrkundrazi vazhdoj ta menaxhoj biznesin me forcat e mia, ashtu si dhe shumё biznesmenё tё tjerё tё cilёt nuk mund tё mbështeten tek "miqtё"-thotë biznesmeni i ri.



Besmir Haloçi, 25 vjeç, nga Gjirokastra, duket e pёrjeton ndryshe nga Edvisi kthimin e tij nё Shqipёri. Pas 12 vjet qёndrimi nё Greqi sё bashku me familjen e tij, ai ka vendosur tё kthehet nё vendlindje pёr tё vazhduar studimet nё vitin 2007. "Gjatё muajve tё parё e kisha shumё tё vёshtirё qё tё ambientohesha me mёnyrёn e jetesёs kёtu dhe tё pёrshtatesha, madje kishte raste qё u thosha prindёrve qe do tё kthehem pёrsёri nё Greqi", tregon Besmiri. "Mirёpo kjo situatё nuk zgjati mё shumё se tre muaj. Mё vonë isha unё ai qё refuzoja tё shkoja nё Greqi".
"Megjithёse kur kam mbёrritur nё Tiranё pas kaq vitesh nuk mё pёlqente asgjё, shumё shpejt e ndjeva veten pjesё tё kёsaj shoqёrie. Edhe pse disa gjёra qё unё shikoja apo dёgjoja rreth e rrotull ishin jashtё normave kulturore tё mia unё u mundova tё pёrshtatesha dhe ia arrita qёllimit. Tashmё atё mёnyrё jetese qё unë kundёrshtoja tё pranoja e kam bёrё pjesё tё rutinёs sime. Edhe pse isha lodhur duke filluar gjithmonё nga e para, sepse kur shkon nё njё vend tjetër medoemos duhet tё integrohesh aty, nuk u mposhta.
Sipas mendimit tim, njeriu ёshtё lindur qё tё mёsohet me ambientin ku rri dhe t'u pёrshtatet kushteve qё pёrballet. Kёshtu ndodhi dhe me mua". Pёrgjigjet qё jep Besmiri tregojnё se ai me tё vёrtet ёshtё bёrё pjesё e shoqёrisё shqiptare, me tё mirat dhe tё kёqijat qё ajo mbart. "Edhe pse ekzistojnё shumё gjёra tё cilat do dёshiroja tё ishin ndryshe, tashmё jam ambientuar dhe nuk mё bёjnё pёrshtypje. Natyrisht qё problemet kryesore si ujёsjellësi, dritat, rrugёt dhe shumё e shumё tё tjera mё shqetёsojne dhe e ngarkojnё jetёn time tё pёrditshme por nuk mund tё bёj ndryshe.Sigurisht qё unё pretendoj pёr mё mirё nga vetvetja dhe bashkёqytetarёt e mi, por vetёm pёr vetёm nuk mund tё arrijmё diçka reale.
Sigurisht qё secili prej nesh do tё dёshironte tё ndryshonte ato qё nuk i pёlqejnё, por kemi nevojё pёr mbёshtetjen dhe pёrkrahjen e shtetit. Ne mund tё kemi shumё ide për tё thёnё dhe njёkohёsisht vullnetin pёr t'i realizuar kёto iniciativa mirëpo kur nuk kemi ku tё bazohemi gjithçka shkon dёm"!
Nёse do tё kthehej pёrsёri nё Greqi, studenti i Juridikut pёrgjigjet: "Si Besmir nuk e kam ndjerё "racizmin" nё Greqi dhe ndoshta ky qëndrim mё ka bёrё qё tё kem ende lidhje me Greqinё. Aty kam shokёt e fёmijёrisё dhe mё kryesorja prindёrit e mi tё cilёt vazhdojnё tё punojnё nё qytetin e Larisёs. Gjithsesi, vёshtirё do tё ishte pёr mua tё kthehesha pёrsёri nё Greqi edhe pse ekzistojnё mundёsitё. Nёse vendos tё iki pёrsёri jashtё Shqipёrisё ky do tё jetё njё vendim pёr punё dhe pёrgjithmonё. Normale nuk pres qё tё ushtroj profesionin tim. Por, unё jam kthyer nё Atdhe me qёllim qё tё mbaroj studimet universitare dhe tё ndёrtoj jetёn time kёtu".

Premtimi në Athinë, shtator 2006
Berisha emigrantëve: Hajdeni dhe investoni në Shqipëri, nuk do t'ju harrojmë

Para largimit të tij nga Athina, më 13 shtator 2006, pasi mbaroi një vizitë zyrtare në shtetin Helen, kryeministri Berisha u kishte premtuar publikisht, qytetarëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në Greqi se do të kishin mbështetjen e qeverisë së tij nëse vendosnin në ktheheshin në atdhe për të punuar dhe investuar. "Unë jam shumë i vendosur të bëj çdo përpjekje për të sjellë sa më shumë investime të huaja në Shqipëri, ndaj dhe ju keni një rol të jashtëzakonshëm, të pazëvendësueshëm, të vini vetë të investoni në Shqipëri, të sillni miqtë tuaj grekë të investojnë në Shqipëri. Shqipëria ka avantazhe të mëdha, por më të shkëlqyerin ka tregun e punës , krahun e punës, të ri, dinamik, të shkolluar të përgatitur për të punuar. Investitorët grekë duartrokitën mbrëmë, kur iu thashë se askush më mirë se ju nuk e njeh punëtorin shqiptar, ndaj dhe ju ftoj që kursimet të vini t'i investoni në Shqipëri dhe atje të punësoni familjarët tuaj, bashkëqytetarët tuaj, të punoni së bashku me ta, të sillni kolegët tuaj. Unë i kam kërkuar dhe i kërkoj Ministrisë së Jashtëme të thjeshtojnë në maksimum të gjitha shërbimet ndaj jush, sikundër mirëpres me kënaqësi të gjitha sugjerime dhe propozimet tuaja.

Siguroj me kënaqësi se në asnjë moment, nuk jeni dhe nuk do të jeni të harruar, përkundrazi ne do të bëjmë çdo përpjekje që fjala juaj, zëri juaj, vota juaj, kontributi juaj të jetë i pranishëm në Shqipëri dhe për shqiptarët"-kishte thënë Berisha në takimin me emigrantët shqiptarë në Greqi.

Brunilda Llana, G. Shekulli

Rruga e aksidentit do ishte bërë në 2005-ën

Këtë të hënë në orët e vona të mbrëmjes një autobus i linjës Tiranë-Athinë shkaktoi një tragjedi të re për Shqipërinë. Disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në gjendje të rëndë, mbajtën pezull frymën e miliona shqiptarëve, të cilët ishin duke mbyllur një ditë të ngarkuar me gënjeshtra dhe rrahje gjoksi nga qeveria për liberalizimin e vizave. Ato që po udhëtonin drejt Athinës, kishin të gjithë viza. Kishin të gjithë atë shans, që një pjesë e mbetur pa viza nga shoqëria shqiptare, e fitoi pardje. Ata kanë ndërtuar jetën e tyre në Greqi si emigrantë, dhe udhëtojnë prej vitesh në atë rrugë, pa u bindur të ndalen tek "vendi i mrekullive" që predikon qeveria.

Ata nuk kanë arritur të preken apo të binden deri tani nga vetëlavdërimet e Sali Berishës se jemi vendi me rritje më të madhe ekonomike në Europë. Thjesht u është dukur se te fqinji ynë jugor, që është një vend simbol i krizës ekonomike në Europë, është më mirë se këtu tek ne. Ata nuk kanë arritur të binden nga sukseset e qeverisë në hapjen e vendeve të punës, apo në ndihmën ndaj biznesit në Shqipëri, dhe vazhdojnë të jetojnë tek fqinji ynë jugor, i cili po raporton shifra të frikshme për papunësinë dhe falimentin e biznesit. Ata nuk kanë arritur dot dje as të shijojnë ato që Sali Berisha i quan rrugët më të mira në rajon, pasi gënjeshtrën e tij e paguan me jetën e tyre. Ajo që ndodhi dje në orët e mbrëmjes nuk është faj direkt i qeverisë, por është një dëshmi për atë se sa i shtrenjtë është çmimi i gënjeshtrave që i themi vetes para pasqyrës, me shpresë që do të hipnotizojmë pastaj gjithë shoqërinë. Tragjedia ndodhi në një ditë shumë simbolike për këtë tip sjelljeje të qeverisë. Ndodhi në ditën që qeveria po gënjente vetveten për "meritat" e saj në procesin e heqjes së vizave për shqiptarët, dhe u varrosën një ditë më pas, kur Europa ka shpallur "non grata" qeverinë shqiptare, si një qeveri e padenjë për të çuar vendin në Bashkimin Europian.


Edhe pse një fatkeqësi shumë e rëndë, që lëndon thellë dhjetëra familje që humbin aty njerëzit e tyre të afërt, ajo fatkeqësi shfaqet si një mallkim mbi përciptësinë dhe papërgjegjësinë me të cilën qeveria ka vepruar dhe për atë segment rrugor. Të gjithë e mbajnë mend vitin 2005, kur ai segment rrugor ishte gati për prokurim për shkak të një kredie të BERZH dhe Berisha e anuloi sapo erdhi në pushtet, me një arsyetim gati-gati krahinor, për shkak të asaj që ai mendonte se "rruga kalonte nga fshati i Gramoz Ruçit"(!). U desh viti 2007, që ai të tërhiqej nga kjo marrëzi për të bërë një marrëzi tjetër, duke ia besuar ndërtimin e asaj rruge F. Balliut dhe kunatës së tij, me një firmë fantazmë, e cila për tri vjet nuk hodhi asnjë lopatë dhe. Vetëm tre muajt e fundit këtë rrugë e ka marrë një kompani greke, e cila duket qartazi që ka fuqinë e duhur për ta ndërtuar atë.  
Pra, shqiptarët kanë humbur 5 vjet për të ndërtuar një rrugë për shkak të tekave krahinore dhe lidhjeve klienteliste të Berishës.
Ky aksident është si një mallkim ndaj gënjeshtrave të qeverisë dhe mënyrës se si përpiqet të paraqesë dështimet e saj si suksese. Shqipëria dhe Bosnja përfituan të fundit nga shansi për heqjen e vizave, por në Bosnjë nuk pati kurrfarë fishekzjarrësh si ato që desh dogjën pardje Bashkinë e Durrësit, dhe kurrfarë kryeministri të ndërkryer, si ai që shfaqej dje me dy gishta në tribunë. Ashtu siç ka këshilluar Bashkimi Europian, vendet përfituese duhet të dëshmojnë një lloj përunjësie, dhe të bëjnë gjeste që t'u dëshmojnë qytetarëve të tyre se heqja e vizave, nuk është arratisje drejt Europës. Por gjithë dizajni i fushatës së qeverisë shqiptare është tërësisht në sens të kundërt, duke treguar me tabela destinacionet ku njerëzit duhet të ikën nga sytë këmbët ditën e parë që hiqen vizat dhe një koncert festiv në ditën më të keqe të marrëdhënieve të Shqipërisë me Europën, më 9 nëntor, kur Europa na refuzon statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Është mënyra tipike e Sali Berishës se si do të gënjejë veten dhe të tijtë, me një histori që nuk është sukses i tij, por fati i qytetarëve evropianë të Shqipërisë. Ky njeri, i cili kërkon të mbulojë zinë me dasmë, ky njeri që kërkon të këndojë ditën që BE na refuzon si shtet të jemi pjesë e së ardhmes së saj, ka ndjellë dje mallkimin e Zotit për ata fatkeqë që janë sot pjesë e mallkimit që ne si shoqëri na zë, për faktin se i hapim rrugë gënjeshtrave të këtij njeriu dhe për gjërat që i shohim dhe i prekim me dorë.
____


Ruçi: I thashë Berishës që po penalizonte Jugun, tha që rruga kalonte nga fshati im...
Kur lexon materialet që ofron arkiva e shtypit lidhur me segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti i së hënës në mbrëmje, nuk ka se si të mos bësh pyetjen: Do të ndodhte ky aksident, nëse në vitin 2005 fillimi i punimeve për këtë rrugë të mos ishte ndërprerë në mënyrë arbitrare nga qeveria e re që sapo kishte fituar zgjedhjet? Ky segment rrugor ka një histori që ka për protagonistë Sali Berishën dhe Gramoz Ruçin. Në fillim të 2006-ës, pak muaj pasi Berisha ishte rikthyer në pushtet, ka pasur një interpelancë të kërkuar nga Gramoz Ruçi me Sali Berishën. Shkaku i interpelancës ka qenë pikërisht segmenti Levan-Tepelenë. I pyetur mbrëmë nga "Shekulli", lidhur me këtë, Ruçi tha se segmenti në fjalë ishte gati për t'u ndërtuar në 2005-ën. "Ishte bërë projekti, nga një studio franceze që kishte kushtuar rreth 3.5 milionë euro dhe ishin gjendur edhe fondet, ishin 70 milionë euro nga BERZH-i. Gjithçka ishte gati për të nisur nga puna, por mbeti pa u ratifikuar pas zgjedhjeve të 2005-ës. Pasi erdhi në pushtet, Berisha e bllokoi 2 vjet duke e zvarritur", - tha Ruçi. Gjatë debatit në Kuvend mes Ruçit dhe Berishës, Ruçi iu drejtua Berishës me fjalët: "Me bllokimin e kësaj rruge ti po penalizon Jugun e Shqipërisë, sepse është votues i majtë", - kurse Berisha me retorikën e tij tipike tha se "rruga kalonte nga fshati i Gramoz Ruçit". "Ajo autostradë kalonte nga krahu i majtë i Vjosës, kurse fshati është nga e djathta e Vjosës", - tha mbrëmë për "Shekullin" Ruçi, duke shtuar: "Aq mirë e njihte projektin Berisha sa nuk dinte as nga kalonte". Më pas, Berisha mbrojti një tjetër version që rruga do të kalonte nga Berati etj., por projekti mbeti i bllokuar. Ruçi nuk donte të fliste mbi arsyet e vërteta të refuzimit të Berishës për këtë rrugë, por ish-këshilltari i Berishës, gazetari i njohur Mero Baze, tregon se çështja e këtij segmenti ka qenë debat i fortë i atyre ditëve. "E kërcënoi edhe BERZH-i, i tha se nëse e anulon, ne do të ikim nga Shqipëria, por ishte e kotë. E anuloi dhe ia dha një njeriut të vet, F. Balliut, por ky nuk e bëri dot kurrë..." - tha Baze. Pra, në 2005-ën rruga e aksidentit ka qenë e projektuar dhe e paguar nga BERZH. Ndoshta sikur qeveria të mos kishte anuluar gjithçka për pasione politike krahinore dhe klientelizëm, të vdekurit e radhës të autobusit Tiranë-Athinë, do të ishin ende gjallë... E.D


Dëshmitari: Ishte masakër. Pamë copa të vdekurish

Bledar Mustafaraj është një nga të parët e mbërritur në vendngjarje. "Ju thjesht nuk mund ta imagjinoni se çfarë masakre ishte bërë, - janë fjalët e para të tij kur e pyet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës.
- Kemi parë njerëz të vdekur, të shtrirë, copa njerëzish. Kishte gra, fëmijë, të vdekur, ca poshtë autobusit, ca brenda e të tjerë që ishin zvarritur vetë duke dalë jashtë", vijon rrëfimin e tmerrshëm.
Bledi, kur mbërritët në vendin e ngjarjes?
Besoj se ishte ora rreth 20:00 - 20:30. Ishim makina e tretë në atë vend, ndërsa ndodhej vetëm një makinë e policisë së Ballshit. Ishin tre policë, dy në rrugë e një tjetër kishte zbritur poshtë te autobusi.
Çfarë bëtë më pas?
Dëgjonim klithmat e njerëzve. Autobusi kishte rënë në një lartësi pa frikë rreth 100 metra. Duhej të kishte bërë disa salro. Isha bashkë me një shokun tim, Erjonin, dhe zbritëm poshtë për të ndihmuar. Unë bëra vetëm dy hapa dhe më pas rrëshqita deri poshtë pasi ishte shumë baltë. Baltë, ferra, errësirë. Kështu ishte e gjithë situata. Aty ishte tmerr. Nuk mund ta imagjinoni dot se çfarë masakre ishte bërë.
Kishte njerëz?
Njerëzit filluan të vinin menjëherë. U mblodhën plot. Ishin banorë, erdhi policia e Fierit, rreth 20 autoambulanca. Filluam të ndihmonim në nxjerrjen e trupave. Kemi nxjerrë të vdekur. Një arritëm ta nxirrnim të gjallë. Ishte një djalë rreth 25 vjeç, të cilit autobusi i kishte zënë njërën këmbë poshtë.
Disa pasagjerë kishin arritur të dilnin vetë nga autobusi, disa i kishte zënë poshtë. Autobusi u lëviz me skrep. Fshatarët erdhën me zetorë dhe ndihmuan që të nxirrnin trupat dhe t'i lëviznin. Nuk kishte mënyrë tjetër për t'i nxjerrë.
Rënia e autobusit ishte në ndonjë kthesë?
Jo, ishte rrugë e drejtë, e mirë. Nuk ishte rrugë për të rënë. Më thanë që shoferi ishte grek.
Mund ta përshkruani ç'ndodhte?
Pak është për të thënë. Kam parë një vajzë të vdekur që e nxorën që aty. Ishte e vogël. Ndoshta 13 vjeçe. Kishte shumë njerëz të vdekur, koka të çara kemi parë. Njerëzit ishin bllokuar në sedilje, pasi tavani i autobusit ishte ngjitur me sediljet.
Si transportoheshin trupat?
Të vdekurit i morën me zetor. I ngarkonin në një zetor fshati, pasi nuk kishte mundësi tjetër për t'i ngjitur në rrugë. Ishte errësirë, baltë e ferra. Të plagosurit i tërhiqnin me litarë, një e mbajtën në krahë derisa e nxorrën në asfalt.
Deri në ç'orë qëndruat në vendngjarje?
Deri në mesnatë. Nuk e mbaj mend mirë se sa ishte ora, por di që vazhdonin të nxirrnin trupa. Gjetëm një telefon që binte. E morëm. Personi na tha se ishte vëllai i një gruaje nga Lushnja, quhej Manushaqe Bali. I thamë se kur të shkonim në spitalin e Ballshit do të mund t'i thonim ishte gjallë apo jo.
Vajtëm atje, por ajo kishte vdekur. Vajzat e veta shpëtuan. Kishin mbërritur edhe familjarët e tyre dhe ua dhamë atyre telefonin. Më pas u larguam. Gjithçka ishte e tmerrshme. Nuk ka fjalë për ta përshkruar.
Kryeministri vendos shtyrjen e festimeve
Kryeministri Sali Berisha lajmëroi shtyrjen e aktiviteteve festive me rastin e liberalizimit të vizave në shenjë solidariteti me zinë e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentin e ndodhur me autobusin e linjës Tiranë-Athinë . "Për të shprehur solidaritetin me zinë që ka pllakosur familjet e viktimave vendosëm të ndërpresim të gjitha aktivitetet festive të përcaktuara për ditën e sotme dhe të nesërme.
Qeveria merr përsipër shpenzimet e varrimit të viktimave të këtij aksidenti, duke iu shprehur familjarëve të tyre ngushëllimet më të sinqerta",- u shpreh kreu i qeverisë. Sipas kryeministrit, protokolli i shtetit do të planifikojë ngushëllime nga zyrtarë të lartë në familjet e viktimave ndërsa aktivitetet do të shtyhen për 48 orë, kurse koncerti festiv i parashikuar për dje do të shtyhet për ditën e premte pasdite.
TRAGJEDIA/ Familja Guma është nga familjet më të goditura nga tragjedia. Të afërmit thonë se ata kishin ardhur për një dasmë
Babë e bijë të vdekur, nëna e dy vajzat në spital
Familja Guma është familja më e prekur nga aksidenti. Pesë nga gjashtë anëtarët e kësaj familjeje kanë qenë në autobus, ku dy humbën jetën, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital. Ferdi Guma dhe vajza e tij 13-vjeçare Marjola janë viktimat, teksa Burbuqja dhe dy vajzat Valbona dhe Mariglena kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spitalin e Gjirokastrës.
Në orët e vona të mbrëmjes së të martës ende tre të mbijetuarat nuk kishin dijeni për humbjen e dy anëtarëve të familjes. Mariglena është binjake me Marjolën e pritet që për të të jetë edhe më e rëndë humbja. Zija për to është hapur në banesën që familja jetonte para emigrimit, në Frakullë të Vogël, një fshat 27 km larg nga qendra e Fierit.
Teksa hyn në fshat të gjithë të drejtojnë për në shtëpinë e familjes ku ka rënë fatkeqësia. Moti i keq e bën edhe më të dhimbshme tragjedinë. Neshati, vëllai i Ferdit, rrëfen se familja Guma kishte mbërritur fundjavën e shkuar pasi ishte dasma e së bijës. "Të hënën në mëngjes prenë biletat e pasdite u nisën", thotë ai. Neshati shprehet se i vëllai kishte katër vajza.
"E madhja jeton me mua në Shqipëri, pasi vijon vitin e katërt të shkollës së mesme. Vitin tjetër do të shkonte për shkollë të lartë në Greqi tek prindërit. Dje u takua me ta sikur të ishte takimi i fundit", rrëfen Neshati. Ndërkohë, vëllai tjetër Fatmiri thotë se lajmin e aksidentit e ka marrë nëpërmjet telefonatës që i ka bërë Burbuqja.
Pas lajmit të rëndë të afërmit kanë udhëtuar drejt vendit të ngjarjes. Ata kanë kërkuar familjen e Ferdit. Janë përballur me viktimat, ndërkohë që kanë kërkuar për shumë orë vajzat, pasi Burbuqja është gjetur që ishte nisur nga spitali i Tepelenës drejt Gjirokastrës.
Njerëzit me të zeza vijojnë të vajtojnë dy viktimat që në arkëmortet e tyre kishin pushtuar pjesën më të madhe të dhomës së shtëpisë së vjetër. Gratë e veshura me të zeza nuk kanë ditur se kë të qajnë më parë, Ferdin apo Marjolën 13-vjeçare, që do të prehet përhera pranë atit të saj.
Hetimet/ Rezulton se autobusi ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi prej 60 km/h në një rrugë të drejtë Aksidenti, policia: Faji ishte i shoferit
GJIROKASTËR- Gjashtë prej të plagosurve në aksidentin e mbrëmjes së të hënës ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy në gjendje më të rëndë janë transportuar me urgjencë drejt Janinës. Ekspertë të qarkullimit rrugor kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mendohet se është pakujdesia shkaku që solli aksidentin tragjik. Grupi hetimor
Që në orët e para të mëngjesit, në vendin ku mbrëmjen e së hënës u rrëzua autobusi me 50 pasagjerë ka mbërritur grupi hetimor. Në përbërje të tij kanë qenë ekspertë të qarkullimit rrugor nga Gjirokastra dhe Fieri, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të autobusit, për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën bilancin tragjik.
Mendohet se ka qenë pakujdesia ajo që shkaktoi aksidentin, pasi nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i autobusit, shtetas grek, nuk rezulton të kishte konsumuar alkool. "Në momentin e aksidentit, sistemi i frenimit dhe drejtimit kanë funksionuar.
Në momentin e aksidentit autobusi po ecte me 60 km/orë, një shpejtësi normale, por duket se shoferi i autobusit ka nënvlerësuar rrugën, është shpërqendruar dhe ka përfunduar poshtë rrugës, i favorizuar dhe nga kushtet e këqija atmosferike", pohojnë burime nga grupi hetimor.
Të plagosurit
Të plagosurit e parë janë transportuar rreth orës 22:30 në spitalin rajonal "Omer Nishani" në qytetin e Gjirokastrës. Sipas mjekut të urgjencës, Laver Stroka, tre prej të plagosurve kanë qenë në gjendje më të rëndë. "Kanë qenë 8 të plagosur, prej të cilëve 3 në gjendje shumë të rëndë.
Në gjendje më kritike ka qenë Eduart Prençe, nga Lushnja, i cili iu nënshtrua për disa orë ndërhyrjeve kirurgjikale, në mëlçi dhe në shpretkë, sepse kishte çarje të të dy këtyre organeve. Ishte vërtet në gjendje shumë kritike për jetën.
Pasi mbyllën rrugët e derdhjes së gjakut, ai u nis drejt spitalit të Janinës, Greqi, për një trajtim më të specializuar. Gjithashtu drejt Janinës u nis edhe Petro Vangjeli, nga Saranda i cili ka mbërritur me një makinë.
Edhe ai ishte rëndë. Po kështu për t'u theksuar është edhe një rast tjetër, Daniela Papallaqi, e cila ka një çarje në kafkën e kokës, shembje dhe dëmtime në kraharor dhe me rrjedhje gjaku nga veshi dhe dëmtim të orbitës së syrit. Po trajtohet në reanimacion.
Gjendja e saj sot paraqitet disi më e mire. Por, ne po e mbajmë, sepse ka rrezik të ndonjë infektimi i trurit. Të tjerët po vazhdojnë të mbahen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën", shprehet mjeku Stroka. "Gjendja e të shtruarve është jashtë rrezikut për jetën, kanë vetëm fraktura", shprehet mjeku kirurg Arben Kuro.
Por mbërritja e të plagosurve në spital ka rikthyer edhe njëherë një problem të mprehtë, mungesën e rezervave të gjakut.
Sipas mjekes së puntit të gjakut, Mira Bashari, edhe në këtë rast të rëndë ka munguar sensibiliteti i komunitetit për dhurimin e gjakut. Të vetmit dhurues kanë qenë një gazetar dhe një student, ndërsa nevojat janë plotësuar me rezervat që ishin.
"Tre falkone janë vendosur në dispozicion të të lënduarve, por kishte nevojë edhe për më shumë. Situata të tilla na vënë para vështirësive, pasi numri i vullnetarëve dhurues është i pakët",- është shprehur Bashari.
Ndërkohë, edhe pse janë jashtë rrezikut për jetën, për mjekët, trauma që kanë pësuar të plagosurit është tepër e rëndë dhe do të duhet shumë kohë të rikuperohet. Familja më e goditur nga ky aksident është ajo Guma nga Frakulla e Fierit, që humbi dy anëtarë, kryefamiljarin dhe njërën prej vajzave binjake.
Nëna dhe dy vajzat e tjera nuk dinë asgjë për gjëmën që u ka ndodhur dhe përpiqen të rikuperojnë gjendjen fizike "Autobusi po ecte me shpejtësi gjatë gjithë rrugës dhe ne u trembëm. Shoferi ishte i pirë. Dhe nuk e mori kthesën, po vazhdoi të ecte.
Unë isha në fund fare. Nuk mbaj mend asgjë, vetëm kur u përmenda në spital më thanë që të ka sjellë një makinë", tregon Marenglena Guma, njëra prej binjakeve që shpëtoi nga aksidenti. E plagosura tjetër, po jashtë rrezikut për jetën, Erjona Boçi, tregon për aksidentin.
"U nisëm nga pushimi i shoferit, po shoferi ecte shumë shpejt. Rruga ishte e lagur, rrëshqiti autobusi, bëri 4 herë rrotullime dhe pastaj ra në greminë. Na nxorën, na morën ambulancat", shprehet ajo.
Banori: Ndërhyrja jonë uli numrin e viktimave
Rrëzimi i autobusit nuk la gjurmë vetëm te pasagjerët, por edhe te banorët e fshatit Ziaj (pranë të cilit ndodhi aksidenti), të cilët qenë të parët që mbërritën në vendngjarje dhe dhanë ndihmë për udhëtarët.
Njëri prej banorëve, 60-vjeçari Myqerem Aliaj, thotë se "në momentin e rrokullisjes nuk dëgjuam asnjë zhurmë. Binte shi pa pushim. Ishin ulërimat e pasagjerëve të plagosur që na tërhoqën vëmendjen. Brenda pesë minutash u bëmë rreth 30 bashkëfshatarë që mbërritëm te vendi ku ra autobusi.
Në momentin e parë jam hutuar, por më pas mblodha veten, ndeza zetorin dhe mbërrita pak me vonesë për shkak të rrugës", shprehet 60- vjeçari, i cili pohon se ndërhyrja energjike dhe e menjëhershme e policisë, mjekëve dhe banorëve uli ndjeshëm numrin e viktimave.
"Një pasagjer ka shpëtuar mrekullisht falë këmbënguljes së banorëve dhe policisë rrugore, të cilët me mish dhe shpirt e nxorën djaloshin. Bëmë çfarë ishte e mundur për të mos lënë asnjë pasagjerë të humbte jetën", rrëfen Aliaj. Aksidenti tragjik i së hënës mbrëma, ku 9 persona humbën jetën dhe 41 të tjerë u plagosën është më i rëndi i shënuar në aksin kombëtar Ballsh- Tepelenë.
Shoferi grek: Më doli një maune përpara
Drejtuesi i autobusit me targa greke që regjistroi një nga tragjeditë më të rënda në rrugë ka dalë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekut kirurg, Bert Metaj, ai ka hematoma në kokë, dorë dhe në shpatull. Mjeku që ka ndjekur shëndetin e tij nga afër shprehet se gjendja shëndetësore e shoferit ka qenë e mirë që në momentet e para të mbërritjes në spital.
Gjithashtu, mjeku thotë se atij i është bërë i gjithë mjekimi i duhur, ndërkohë që në orët e para të mëngjesit nga shtrati i sallës së reanimacionit ai është zhvendosur në dhomën burg të katit të dytë të spitalit ku po ruhet me shërbim policor.
Ai nuk ka preferuar të flasë për grupin e hetimit. Sipas prokurorit Genci Mane që po merret me çështjen, "shoferi ka dashur të mbrohet me avokat grek dhe nuk ka folur lidhur me aksidentin". Gjatë paradites së martë një përkthyese e gjuhës greke është parë të futet në dhomën burg ku qëndronte shoferi.
Përkthyesja, Anila Haxhiu, tha se "edhe pse jam edhe avokate, ka preferuar që nga unë të marrë vetëm shërbimin e përkthimit. Ai është lindur dhe banues në Janinë. Tha se gjithçka ishte aksidentale dhe i ka dalë një maune përpara në momentin e përmbysjes".
Viktimat
1. Ferdi Guma, 45 vjeç, nga Frakull i Vogël, Fier, 2. Marjola Ferdi Guma, 13 vjeçe, nga Frakull i Vogël, Fier, 3. Manushaqe Bali, 33 vjeçe, nga Karbunara, Lushnjë 4. Dallëndyshe Ramazan Shuli, 40 vjeç, Lushnjë 5. Dhurata Nevruz Halilaj, 35 vjeç, nga Laçi, 6. Aferdita Nevruz Basha, 40 vjeç, nga Laçi 7. Refotaq Mefail Bashllari, nga Tirana 8. Nikollë Nina, 70 vjeç, nga Durrësi 9. Karafil File, 35 vjeç, nga fshati Peshtan, Berat
Të plagosurit
1. Eduard Prençe, 29 vjeç, nga Lushnja, 2. Petro Vangjeli, 61 vjeç, Sarandë, 3. Sebie Boksiu, 30 vjeçe, 4. Robert Boksiu, 8 vjeç 5. Bledar Boksiu, 5 vjeç 6. Luan Çela, 22 vjeç 7. Sebi Bolçiu Pukë 8. Hana Prifti 60 vjeçe Berat 9. Kozeta Myrtaj, 50 vjeçe 10. Nufie Gjivori 16 vjeçe, Lushnjë 11. Toma Cogas, 57 vjeç, Greqi 12. Mynyr Xhafa, 48 vjeç, Kavajë 13. Vasillaq Poni, 40 vjeç, Sheq i vogël 14. Sofia Cera, 35 vjeçe, Tiranë 15. Zana Papa 40 vjeçe, Fier 16. Robert Papa, 43 vjeç, Fier 17. Valmir Sulku, 26 vjeç, Lushnjë 18. Anxhelina Haldeda, 10 vjeçe, Kamëz 19. Naile Tagoxha, 52 vjeçe, Vlorë 20. Meleqe Bali, 4 vjeçe, Lushnjë 21. Nerehila Bali, 5 vjeçe, Lushnjë 22. Mili Goga, 59 vjeç, Afrimi i Ri 23. Edlira Haldeda, 27 vjeçe, Dibër 24. Amela Berisha, 24 vjeçe, Tiranë 25. Elisabeta Haldedaj, 6 vjeçe, Tiranë 26. Athina Vangjeli, 26 vjeçe, Tiranë 27. Lulzim Mali, 37 vjeç, Tiranë 28. Lorena Hoxha, 6 vjeçe, Lushnjë 29. Brixhida Hoxha, 32 vjeçe, Lushnjë 30. Lindita Gjinari, 36 vjeçe, Lushnjë 31. Todi Prifti, 55 vjeç, Fier 32. Teodor Koreta 18 vjeç, Fier 33. Jorgji Janaqi, 60 vjeç, Durrës 34. Daniela Papallaqi 35. Erjona Boçi 36. Marenglena Guma, 13 vjeçe, Fier 37. Burbuqe Guma, Fier 38. Valbona Guma, Fier

Entela Bani, Kristaq Thanasi, Shekulli