Saturday, November 20, 2010

Zana Xheka, një mjerim i rikthyer

Vdekja në një ferr të pamerituar e katër fëmijëve jetimë nga fati thyen ekuilibrat e çdo mendjeje normale.

Katër fëmijë në një mort të vetëm. Në një natë. Nga një bark. Nga një qiri vrasës dhe nga një shoqëri vrasëse. Nga një mosvëmendje e ndërgjegjshme e një shoqërie që po çmendet mbas luksit të shfrenuar dhe çnjerëzores së shfrenuar në të njëjtën kohë.

I kujt është faji?
I një babai të pandërgjegjshëm, që braktis fëmijët; i një nëne që endet e vetme në xhunglën shqiptare të luftës për jetën; e ndërprerjes së dritave, që ndezën qiriun vrasës; e zonjave të pudrosura që me vlerën e një unaze mund të shmangnin katër arkivole fëmijësh; e burrave t’politikës, që lyejnë flokët dhe shpenzojnë kaq shumë për dashnoret, sa do t’i kishin dhuruar parajsën dhe jo vdekjen katër fëmijëve të zonjës Zana Xheka?!

Se Zana Xheka është një zonjë grua, n’krahasim me ca biçim grash t’kremosura, që mbahen me të madh restoranteve me ca çanta 5 000 euroshe, Gucci apo Louis Vuitton, e që parazitojnë falë talentit n’punë t’natës apo n’kunj t’foltoreve. Nuk mund të thuhet se kush tamam është fajtori apo fajtorët për vdekjen e atyre fëmijëve, por një gjë është e qartë, askush, askush nga ju dhe askush nga ne, nuk është i pafajshëm.

Kjo ngjarje, e ndodhur vërtet para ca ditësh, për dikë apo shumëkënd mund të duket e “vjetëruar”, porse, kjo gjëmë, ngjitet në kapilarët e shpirtit t‘shoqërisë, si një helm i avashtë dhe fatal.

Dhe helmi bëhet më helmues, kur Presidenti hesht, kur shumëkush tjetër hesht gjithashtu, kur mediat komerciale (Perëndi sa të shumta janë!) e largojnë tinzisht nga faqosjet, nga kronikat dhe kësisoj nga vëmendja e Bashkësisë, apo nga e ashtuquajtura “ndërgjegje kombëtare”.

Ndërgjegje kombëtare?! Po a kemi një të tillë?  A e kemi një fat të tillë?
Marrëzi do t’ishte ta besoje, pasiqë dimensioni social dhe ndjeshmëria për “tjetrin”, për të “pafatin”, për të “mjeruarin”, për banorin e klasit të tretë, në këtë Vend, të pushtuar nga skizofrenia e parasë dhe e korrupsionit, nuk duket se ekziston.  
Janë korruptuar xhepat, mendjet dhe shpirtrat.
Kësisoj korruptohet apo rrezikon të korruptohet e gjithë shoqëria, e sotmja dhe e ardhmja. Dikur në kohën e diktaturës u korruptuam në një dimension tjetër. U bëmë të gjithë mjeshtër në artin e hipokrizisë dhe jo pak, por shumë prej nesh, kundër nesh, u bënë denonciatorë, spiunë dhe pleh i vërtetë social. Menduam se ky korrupsion vdiq bashkë me sistemin. Por nuk po ndodh kështu, hipokrizia u ngjit dhe gurgullon përsëri në damarët e klasës politike, intelektuale dhe t’borgjezisë së re shqiptare, thellësisht t’pakulturuar dhe thellësisht ateiste. Dhe mbushen pra plot semaforët me foshnja që flenë gjysmë lakuriq trotuareve. Dhe ajme, askush nuk ka sy për t’i parë, askush nuk ka optikë për t’i mëshiruar, askush, ose pothuajse askush, nuk ka as ca groshë t’vogla, përfund çantave t’shtrenjta apo shumë t’shtrenjta, për të zbutur, pra, agoninë e tyre.

Të atyre viktimave të paralajmëruara, që presin t’bëhen t’famshëm, kur t’vdesin me tmerr dhe lebeti. Duket se të shumtit e kësaj palo shoqërie, post-komuniste, të rizgjuar kapitalistë vulgarë, janë pajtuar me klasat e reja të krijuara. Janë pajtuar se klasa e të varfërve apo këta banorë të ferrit, ashtu duhet të jetojnë, sepse ai është, simbas tyre, fati i tyre!

Por ky mjerim, që bëhet edhe më mjerim nga vetmia në të cilën mjerimi është braktisur në këtë Vend, nuk zhduket bashkë me vdekjen e mjeruar, të të mjeruarve.
Jo zotërinj, banorë të fryrë dhe shpesh ruralë renegatë, të hipur sakaq në klas’ të parë apo mikroborgjezë ambiciozë të klasit të dytë, askush nuk shpëton dot nga përgjegjësia! As nga varrosja e shpejtë e tyre. Sepse ata, të flijuarit e harruar të kësaj palo shoqërie të re, janë njëkohësisht përcaktues të modelit tonë të ardhshëm social.
Do të jenë skeletet e tyre, që do të persekutojnë të ardhmen e fëmijëve tanë, të llastuar nga çokollatat e markave më të shtrenjta.
Sepse modeli social që po ndërtojmë apo po lemë kësisoj të vetë-ndërtohet, është një model i bazuar mbi shumë urrejtje, shumë cinizëm primitiv, dhunë dhe korrupsion moral të brendshëm.

Kur të dergjemi në ndonjë korridor të mykur spitali nga ndonjë atak i befasishëm, mos prisni fytyra të dashura mbi krye, si dikur. Gjithsecili do të tundohet t’ju grabisë diçka.
Gjithsecili do t’ju dhurojë një shtirje dhe në këmbim do t’ju grabisë.
Sepse në kulturën e grabitjes jemi majmur!

Kur të dalim ndonjë mbrëmje çakërqejf nga ndonjë restorant, mund t’ju mbërrijë një telefonatë se shtëpinë ua kanë vjedhur, se fëmijën ua kanë rrëmbyer, se bankieri vodhi bankën, se polici vrau një kolegun tuaj n’bashkëpunim me hajdutin, se djali u drogua, se vajza është në depresion…Sepse këto varietete lulesh pjell barku i një shoqërie mbarsur me kaq pisllëk, me kaq shtirje, grabitje dhe urrejtje.Të tilla lule pjell barku i një shoqërie që ka në themel mosDashurinë.

Prandaj dhe Zana Xheka, një Nënë, është një zonjë grua.
Artur Zhei, Mapo

CEZ, OST dhe KESH: Të rritet çmimi i energjisë elektrike me 12%

ERE, Nepravishta: Vendimi për propozimin do merret më 7 dhjetor
CEZ, OST dhe KESH kanë kërkuar dje që të rritet me 10 deri në 12 për qind çmimi i energjisë elektrike për vitin 2011.

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur dje një seancë dëgjimore me përfaqësues të KESH, OST dhe CEZ, pas kërkesës që këta të fundit kanë bërë për rritjen e çmimit të energjisë. Kryetari i ERE-s, Bujar Nepravishta, deklaron se përfaqësuesit e këtyre kompanive kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë deri në 12 për qind, ndërsa sqaron se “çmimi aktual mesatar i energjisë është 9.53 lekë për kë/orë dhe propozohet të rritet në 10.67 lekë për kë/orë”.

Kërkesa
Çmimi i energjisë elektrike mund të pësojë rritje. Gjithçka do të vendoset në datën 7 dhjetor kur dhe do të mblidhet bordi i Entit Rregullator të Energjisë. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Bujar Nepravishta deklaroi se kërkesat për rritjen e energjisë elektrike për vitin 2011 kanë ardhur në rritje. “Çmimi përfundimtar i propozuar nga CEZ për konsumatorët tariforë familjarë dhe jo familjarë mesatarisht është rreth 12%.
Vendimi do të merret nga Enti Rregullator brenda datës 7 dhjetor. Kjo është në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi” tha Nepravishta. Ato mësohet të jenë bërë nga kompania CEZ, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. Këto të fundit kanë propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 10-12 %. Nga ana e saj kompania CEZ ka kërkuar që “rritja e çmimit të bëhet për investimet e larta, ndërsa shton se një pjesë e konsumatorëve nuk paguan, e të tjerë e vjedhin energjinë”.

Deklarata
Të treja kompanitë e mëdha të sistemit energjetik të vendit kanë kërkuar çmime më të larta në një seancë dëgjimore për tarifat të organizuar nga ERE. “Në propozimin fillestar të KESH, KESH.sha ka kërkuar një tarifë e cila fokusohet në dy skenarë të mundshëm të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e shlyerjes së detyrimeve të vjetra të KESH, overdraftet që janë marrë në vitet 2007-2008 dhe konsistojnë përkatësisht në 3.97 lekë për kilovat/orë me hipotezën që këto detyrime do t’i shlyejnë në dy vitet e ardhshme. Në rastin tjetër, 5.31 lekë nëse shlyerja e tyre do bëhet gjatë vitit 2011 siç dhe janë aktualisht kontratat e këtyre linjave kredie me bankat e nivelit të dytë” tha drejtori ekonomik në KESH, Artur Kurti. “Duke ditur edhe sasinë e deklaruar më parë, sasinë që do të transmetojë energjia për vitin që vjen tarifa mesatare e kërkuar në bazë të këtyre shifrave rezulton të jetë 0.73 lekë për kilovat/orë” tha drejtoresha ekonomike në OST Sofie Xhepa.
“Në propozim tonë për tarifat ne parashikojmë një tarifë të vetme. Bazuar në përllogaritjet që kemi bërë propozimi ynë për tarifën është që në vitin 2011 ajo të bëhet 0.98 lekë më e lartë se tarifa aktuale” tha Josef Nemecek, drejtor ekonomik CEZ shpërndarje. Por pavarësisht çmimeve të kërkuara nga operatorët të cilat barten nga operatori i prodhimit tek CEZ për konsumatorët, çmimi mesatar kërkohet të rritet me 12 për qind. Kreu i Entit Rregullator Bujar Nepravisha tha se vendimi përfundimtar për çmimet e energjisë do të merret në javën e parë të muajit dhjetor. Kompanitë kanë kërkuar edhe heqjen e fashës së parë të tarifimit prej 300 kilovat/orë, por ky propozim ka gjasa të mos merret në konsideratë. Sipas një përllogaritjeje paraprake një faturë mesatare me harxhim mujor 500 kilovat/orë energji me vlerë 6 mijë lekë të reja me rritjen e kërkuar bëhet 6800 lekë.
Disa zona në Tiranë, dy ditë pa energji elektrike
Disa zona të kryeqytetit kanë vuajtur gjatë për dy ditë ndërprerje të energjisë elektrike. Kështu zona e 21 Dhjetorit, Tirana e Re, nuk janë furnizuar rregullisht, duke patur ndërprerje të energjisë që llogariteshin në disa orë, që shtriheshin gjatë paradites por dhe darkës. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, shkak për këto ndërprerje është bërë defekti në linjën 220 kv të hidrocentralit të Komanit, Selitë-Elbasan. Ky defekt ka bërë që nënstacioni të punonte me 40 % të kapacitetit të tij e për rrjedhojë OSSH të bënte një shpërndarje të furnizimit me energji të disa zonave në Tiranë deri në riparimin e plotë të defektit. Ndërkaq edhe dje është raportuar për mungesë të energjisë në orët e para të paradites, ndërsa OST pranon të ketë një defekt për të cilin po punohet në zonën e Komunës së Parisit.

OST: Defekt në linjën Koman-Elbasan, shkak rrufetë
Operatori i Sistemit të Transmetimit bëri të ditur të enjten se furnizimi me energji elektrike për qytetarët gjatë do të jetë i plotë, pas riparimit të defektit në linjën Koman-Elbasan. Burime zyrtare të kësaj kompanie thanë se stakimet gjatë mbrëmjes së të mërkurës u kryen për shkak të shkarkimeve atmosferike në linjën e transmetimit që lidh Hidrocentralin e Komanit me nënstacionin 220 kv të Elbasanit. Sipas tyre, për shkak të zvogëlimit të kapacitetit transmetues në rrjetin e shpërndarjes, nënstacioni i Selitës punoi vetëm me 40 për qind të kapacitetit, duke sjellë edhe kufizime të detyruara të energjisë elektrike në Tiranë.

ZMK: Pretendimet për rritjen e çmimit të energjisë, absurde
Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve, ZMK, reagoi dje pas kërkesës zyrtare të KESH, OST dhe CEZ për rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë me 12 për qind në seancën dëgjimore të organizuar për këtë qëllim nga Enti Rregullator i Energjisë. Sipas ZMK, pretendimet e KESH-it për rritje të çmimit ishin absurde pasi vetë KESH pranoi pas pyetjeve të ZMK që situata hidroenergjetike është e shkëlqyer dhe se kjo kompani është në kapacitet maksimal si edhe në gjendje të shkëlqyer financiare, pasi është rritur shumë efiçenca e prodhimit të energjisë elektrike. ZMK ka vlerësuar ndërkaq, absurd edhe pretendimin e OST për rritje çmimi, ku u pranua qartë që situata ishte shumë e mirë, dhe sipas Altin Goxhajt, CEZ duhet të argumentojë se kush janë arsyet e pretendimeve për efiçencë në cilësinë e shpërndarjes së energjisë elektrike, kur dihet se situata kohët e fundit është përkeqësuar shumë. “Pretendimi i CEZ se tashmë faturat u shkojnë konsumatorëve shqiptare me zarf është i pamjaftueshëm pasi sipas ligjit duhet t’u shkojnë në shtëpi me zarf të mbyllur dhe jo t’u lihet nga personat e CEZ në katin e parë të pallatit dhe kushdo mund të kontrollojë faturën dhe të dhënat personale të komshiut”, citon më tej reagimi i ZMK-së. Ndërsa në lidhje me pretendimin e CEZ, ZMK pohon se tashmë konsumatorët mund të kontrollojnë matësit elektrikë, kjo është e pavërtetë plotësisht pasi shumica dërrmuese e konsumatorëve nuk kanë asnjë shans që të kontrollojnë sahatet e tyre.Duke përmendur edhe pretendimet e tjera të CEZ se janë ulur humbjet dhe është rritur arkëtimi nga pagesat e konsumatorëve, apo se janë eliminuar abuzimet dhe mashtrimet, ZMK i ka cilësuar si të pavend dhe të pamjaftueshme në aspektin logjik dhe juridik për të pretenduar një rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Avokati Altin Goxhaj u kujtoi gjithashtu përfaqësuesve të ERE që çdo rritje e çmimit do të konsiderohej një shpërdorim detyre për drejtuesit e ERE dhe për këtë arsye, ZMK do të bëjë kallëzim penal në prokurori.

Erion Habilaj, G. Tirana Observer

Shpresë

Katër fëmijë vdiqën në një kasolle pa dritë dhe ne nxituam ta quajmë tragjedi.
Sa të përciptë na kanë bërë kohët moderne!
Ç’do të kish ndodhur me jetët e atyre katër krijesave, e ç’udhë do kishin marrë jetët e tyre në rrjedhë të viteve, nëse flaka e një qiriu të mos ua kish ndërprerë jetesën tokësore?

Do kishin vazhduar të flinin “oç e oç” me njëri-tjetrin në netët e gjata të vetmisë, duke pritur mamin e lodhur t’u sillte diç për të ngrënë. Do vazhdonin të shkonin në një shkollë fshati, ku edhe atje do t’i shihnin me bisht të syrit, të zhytur në varfërinë e rrobave të tyre. Me ato pak vite të vegjëlisë do mbaronin edhe vitet e buzëqeshjeve të tyre të rralla dhe jeta do t’i mundonte pa prajtun deri në pleqëri nëse do ta arrinin një ditë atë. Ndërsa në vend të gjithë këtyre vuajtjeve,
Krijuesi preferoi t’i merrte pranë vetes.
E them me bindje këtë, se vetëm dora e Krijuesit mund të jetë e tillë që të të marrë pranë vetes pa dhimbje. Mjekët thanë se fëmijët kanë ndërruar jetë të helmuar në gjumë.
Ranë të flenë mes dyshekëve të vjetër, në një dhomë të suvatuar keq e të bërë me blloqe betoni, që edhe kjo s’qe e tyrja, të ndriçuar me një qiri të cilin e kanë lënë ndezur derisa i ka zënë gjumi, se, si gjithë fëmijët, kanë patur frikë nga errësira dhe ... Dhe kur kanë rihapur sytë, kanë parë të jenë mes një drite të pafundme, pranë një gjyshi mjekërbardhë që do t’i ketë pranë përjetë. Ndërsa ne që mbetëm këtu mes shiut, gropave të rrugëve, zhurmës së makinave, rendjes së internetit, sharjeve të politikës, premtimeve për drita 24 orë, kemi kurajën injorante të themi se ata vdiqën tragjikisht dhe të gjykojmë kështu veprën dhe vendimet e të Plotfuqishmit.
Zana Xheka është shprehur se nuk ka qenë e lirë as në ceremoninë e varrimit të katër fëmijëve pasi është shoqëruar nga policia. Nëna e fëmijëve nuk ka qenë dakord që të miturit të varroseshin në Tapizë, ndërsa ka pohuar se policia e shoqëroi në varrim, pasi familja e bashkëshortit nuk donte ta lejonte që të ishte e pranishme aty. Varrimi i femijeve eshte bere nga xhaxhai i tyre.Nëna e katër fëmijëve të vdekur nga asfiksia si pasojë e një qiriu të ndezur në banesë, ka thënë se ishte ndarë nga i shoqi pasi ai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj saj, ndërsa ka pohuar se kishte kërkuar mbrojtje nga policia si dhe ndihmë sociale tek pushteti lokal, por askush nuk e kishte ndihmuar.


Të krishterët e hershëm, të bllokuar mes vuajtjeve dhe shtypjes së të më fuqishmëve, e kishin humbur shpresën për shpëtim në këtë botë dhe, duke mos patur më as fuqi e as mundësi për të kundërshtuar, ia kishin lënë shpëtimin zbritjes së Krishtit sërish në Tokë. E kishin mbledhur mëndjen të vazhdonin kokëulur të vuanin në Tokë dhe të shihnin se si frynin barqet pasunarët e kohës, duke pritur ditën kur në jetën e përtejme rolet të ndërroheshin.
Ndërsa Migjeni, shumë shekuj pas tyre, por vetëm një shekull para nesh, e kishte humbur këtë lloj shprese dhe i mbushur plot vullnet për të kundërshtuar të keqen, thirri për grushtin e fuqishëm mu n’zemër me ja ngjesh malit që s’bzan. E bëri këtë, për Lulin e vocër, për kërthijat e gështenjashitsit të lagur n’shi, apo për një shtatore fmije të ngrim n’akull.  
Unë, me katër shtatore foshnjash, nuk kam më fuqi ta përball të keqen si Migjeni, ndaj po i kthehem shpresës tek i Plotfuqishmi, duke ia lënë atij shpresën t’i japë secilit hakën.

Qofshi të lumtur atje lart së bashku, ëngjëj të vegël!

RILEXIMI
Duhet që çdo njëzet vjet të rilexojmë nga fillimi të gjitha librat që kemi kënduar në jetë. E në qofshin shumë, të paktën ata më të rëndësishmit e themelorët. Ky qe mendimi i parë që më shkoi ndër mënt duke lexuar “Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike” të Edith Durham-it. E kisha lexuar këtë libër nja 15 vjet të shkuara në fillim të viteve ‘90, më kish bërë përshtypje e më kish dhënë informacione dhe, kaq.
S’ka dy javë që bleva në një bukinist, një botim të vjetër të këtij libri, të botuar në gusht 1944. Meqë ra llafi, vini re edhe kohën. Gusht i ‘44-s, kur bota mbarë, e me të edhe Shqipëria, ishte mes flakëve të luftës, kish njerëz të letrave që përkthenin e botonin Miss Durhamin! Po nejse, kjo është tjatër punë. Më një vënd të librit, më tërhoqi vëmendjen një frazë e zonjëzës së nderuar tek thosh se, gjatë vizitës nëpër Shqipërinë e vitit 1903, “Kajmekami i Leskovikut me tha se të gjithë nëpunësit janë shqiptarë bektashinj, por shkojnë sa për sy e faqe në xhami se kanë hall se i heq qeveria nga puna”.

E ndërruam fenë, për të mos humbur pasuritë; u bëmë më turq se turqit, për të mos humbur pozitat; u bëmë komunistë me tesera e me sllogane, për të shkuar jetën më lehtë; u bëmë demokratë brënda natës, se kjo qe moda e kohës, pastaj u ndamë sërisht sipas partive që janë në pushtet dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë këmbim tash çdo katër vjet.

Ku ndryshon ajo që thosh Kajmekam efendia para njëqind vjetëve, me atë që dëgjojmë rëndom lart e poshtë: “shkova në miting se mos më hiqnin nga puna”, ose “u futa në partinë X që të më merrnin në punë”?

Po ta kisha kënduar këtë frazë të librit në botimin e viteve ‘90, do dyshoja se përkthenjësi ishte ndikuar në përkthim nga frazeologjia e ditëve të sotme, por jo, përkthimi ishte goxha i vjetër, i stamposur e i fiksuar në letrën e zverdhur të 70 vjetëve më parë.
Bash për këtë punë, them se duan rilexuar librat çdo njëzet vjet. Me siguri, ndryshe do ta kem kuptuar këtë frazë njëzet vjet më parë dhe ndoshta as që më ka rënë në sy fare, e komplet ndryshe e kuptoj sot pas njëzet vjetësh, në sistemin e partive punëdhënëse. Asokohe bën vaki ta kem admiruar Kajmekamin arnaut, duke nxjerrë në pah aftësinë e popullit tonë krenar për ta kthyer gunën sipas erës, ndërsa sot mendova gjithë maraz kur e lexova, se si ka mundësi që nuk hoqëm dorë asnjëherë nga të kthyerit e gunës nga fryn era.
Megjithatë, kemi ardhur shumë vonë në këtë botë për të shpikur gjëra të reja. Këtë dilemën time e ka patur edhe më parë një njeri i ditur, Fan S. Noli  , i cili thosh: “E lexova Don Kishotin kur isha 20 vjeç dhe kam qeshur; e rilexova kur u bëra 40 vjeç dhe u mendova; e rilexova kur u bëra 60 dhe qava”.


Artan Lame, G. Shqip

Plehrat pa doganë

Pak ditë pasi miratoi ligjin për importin e mbetjeve të riciklueshme, qeveria po përgatit një tjetër masë që nxit futjen e mbeturinave në vend.
Top Channel ka mësuar se Këshilli i Ministrave ka hartuar një draft, i cili heq tarifat doganore për importin e një numri të madh mbeturinash. Projektligji “për disa ndryshime në ligjin nr 9981 për miratimin e nivele doganore" mban datën 10 nëntor 2010 dhe pritet që shumë shpejt të dërgohet në kuvend për miratim.

Drafti lejon importin pa tarifë doganore të një sërë tipeve të mbetjeve. Më konkretisht, tarifat e mbeturinave urbane, nga dy bëhet zero. Ajo e llumrave të ujërave të zeza po kështu bëhet zero.

Dogana hiqet edhe për mbeturinat klinike si dhe dhe ato të halogjenizuara. Ulja më e fortë e tarifave bëhet për ato mbetje të cilat projektligji dhe kodi doganor i kategorizojnë si të tjera. Dogana e këtyre llojeve të mbeturinave nga 10 për qind që është aktualisht do të bëhet zero me projektligjin e ri.

Qeveria e argumenton heqjen e doganave të plehrave si një detyrim që i rrjedh nga marrëveshjet që ka me organizatën botërore të tregtisë. Por këto nisma janë kundërshtuar ashpër nga zërat e ambientalistëve dhe madje edhe nga opozita, të cilët thonë se Shqipëri është një vend i tejmbushur me mbetje.
Madje sipas tyre këto nisma do krijojnë hapsira për për përfshirjen e qarqeve mafioze, pasi industria e plehrave është një nga më të preferuarat për to. 

T. Channel

Revolucion shkencor në CERN, krijohet ANTIMATERIA

Një rezultat që duket sikur është marrë nga një skenar filmi. Atomet e antimateries janë prodhuar në laborator dhe “izoluar” në një eksperiment të kryer nga CERN-i në Gjenevë.




Rezultati është arritur falë eksperimentit Alpha, që ka lejuar për herë të parë të prodhojë në mënyrë të kontrolluar atome që kanë karakteristikat e kundërta të lëndës së zakonshme, sikur ta reflektonin në një pasqyrë.

Bëhet fjalë për krijimin e 38 atomë të anti-hidrogjenit.

T.Ch

Video intervistë në CERN: http://www.youtube.com/watch?v=cuyvXz-tpCo



Ç'është Antimetaria?
http://it.wikipedia.org/wiki/Antimateria



Nëse ky eksperiment provon krijimin e materies nga antimateria atëherë do të provohet teoria se nga përplasja e vrimave të zeza u krijua materia. Ky variant do të hidhte poshtë versionin se bota u krijuar nga Zoti, atë variant që biologjikisht e hodhi poshtë Darvin me studimin “Mbi origjinën e llojeve” 1859.





Gjithashtu edhe shkencetari Stefën Hawking me librin e tij më të ri “The Grand Design”, kundërshton mendimin e Isak Njutonit se "universi është krijuar nga Zoti dhe se nuk mund të jetë krijuar nga kaosi".



Ai shkruan se përplasja e madhe nuk ndodhi si pasojë e ndërhyrjes së ndonjë force të mbinatyrshme, por qe rezultat i pashmangshëm i gravitetit të ulët.



"Sepse ekziston një ligj që quhet gravitet dhe universi mundet dhe do të vazhdojë të krijohet vetë, nga asgjëja. Krijimi spontan është arsyeja përse ekziston diçka dhe jo asgjë, përse universi ekziston dhe ne vetë ekzistojmë". . Për të madhin Stephen Hawking, në pension prej një viti dhe hipur tashmë në katedrën e zënë nga Newton, çështja është e mbyllur.


Stop Injorancës - Ndal Paditurisë !

Gallup International: Shqiptarët pro “Shqipërisë etnike”

TIRANË- Sipas sondazhit të “Gallup International”, pjesë e projektit “Balkan Monitor” shumica e shqiptarëve në Ballkan e mbështesin idenë e bashkimit të trojeve të tyre në një “Shqipëri të Madhe”, sic thekson Gallup International
Sondazhi tregon se mbi 62 për qind e të anketuarve në Shqipëri, 81 për qind në Kosovë dhe 51.9 për qind e të anketuarve në Maqedoni mbështesin bashkimin e trojeve në atë që shqiptarët preferojnë të quajnë “Shqipëria Etnike” apo “Shqipëria Natyrale”.

Për “Shqipërinë e Madhe”, në bazë të këtyre rezultateve,

Shqipëri,

62.8% janë pro,
29.7% janë kundër,
4.4%janë përgjigjur “nuk e di
dhe 3.1% kanë refuzuar të përgjigjen.

Kosovë,situata duket më pro bashkimit, pasi

81% e kanë përkrahur këtë ide,
12.6% janë shprehur kundër
dhe 2.9% kanë “abstenuar”,
ndërkaq 2.6% nuk janë përgjigjur.
Por shumica e të anketuarve u shprehën se dyshojnë se unifikimi i të gjithë shqiptarëve etnikë në rajon do të ndodhë në një kohë të afërt. Ideja për bërjen e Shqipërisë brenda një vije kufitare ka një shekull që vazhdon të mbetet popullore në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi.

(m.a/BalkanWeb)

Wednesday, November 17, 2010

Epirotët e vjetër janë... ilirët

Gjuha e epirotëve të vjetër, hulumtimi i Arsim Spahiut, për një terren që shpesh është mbjellë me nacionalizëm dhe diletantizëm, mbron tezën delikate dhe komplekse: karakterin etnik ilir të epirotëve

"Gjuha e epirotëve të vjetër" i Arsim Spahiut merret me një problem të vështirë e të ndërlikuar që megjithëse i rrahur në literaturën historike gjuhësore shkencore, në dy dekadat e fundit ka qenë një terren që shpesh është mbjellë me nacionalizëm dhe diletantizëm nga botime jo shkencore. Vepra e këtij doktori të shkencave në histori të lashtë i Universitetit të Franshë-Komtesë (Franche- Comté) në Francë, është e treta e ciklit të hulumtimeve mbi karakterin etnik ilir të epirotëve: Orakulli i Dodonës dhe epirotët, I, Tiranë, 2008; Mbi arkeologjinë e Dodonës dhe të Epirit, II, Tiranë, 2009; Gjuha e epirotëve të vjetër, Tiranë, 2010.

Prezantimi iu bë dje në Akademinë e Shkencave, në prani të autorit i ardhur nga Parisi, vendi ku jeton pas një jetës së vështirë në internim në Shqipëri, po edhe për arsye të punës kërkimore shkencore në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, burimi i tij për lëndën dokumentare.
Prof. Seit Mansaku, tha për "Shekullin" se autori është përpjekur të mbështetet në të dhënat më të pranueshme, në tezat më të qëndrueshme, i ka sistemuar dhe paraqitur ato në një trajtë që i japin librit vërtet një karakter jo diletantesk siç ndodh nganjëherë në këtë fushë, por një libër shkencor. Prandaj "është vërtet meritë e këtij autori që për një problem kaq të vështirë dhe ku janë shprehur shumë hipoteza ka ditur të përzgjedhë ato që janë më afër të vërtetës shkencore".
Po kur ka qenë hera e fundit në këtë akademi që është diskutuar për këtë gjë?
Një kuvend i studimeve ilire është bërë më 1972 pastaj një tjetër konferencë e madhe albanologjike është bërë më 1982 për etnogjenezën e shqiptarëve për formimin e gjuhës dhe të kulturës të popullit shqiptar. Dhe të gjitha këto materiale të kongreseve dhe të kësaj konference janë botuar. Nga këto ka kaluar vërtet një kohë e gjatë, pavarësisht se "për të pasur rezultate të reja në këto fusha kaq të vështira nuk mund të bëhet ndryshe". Dhe si shton me të drejt, prof. Mansaku, kanë dalë edhe probleme të tjera, siç është rishikimi i standardit, çështje për të cilën Qendra e Studimeve Albanologjike përgatitet të organizojë në dhjetor një konferencë të shumëpritur.

Zoti Spahiu ju po prezantoni një vepër mbi çështje të etnogjenezës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, derë që s'hapet lehtë për këto çështje. Po për ju ka domethënie kjo?

Në Shqipëri botohen shumë libra mbi pellazgët dhe ilirët edhe nga njerëz të cilët nuk mbështeten në referenca, në autorë, gjuhëtarë ose historianë të cilët janë të njohur. Kaq sa për të vënë në dukje një ndryshim midis librit tim dhe librave që botohen nga njerëz që janë dashamirës të çështjes kombëtare, atdhetarë, intelektualë. Për ata do të ishte kjo fushë si për mua, ta zëmë, inxhinieria ose mjekësia.

Atëherë në këtë keqkuptim të rolit të patriotëve për të dëshmuar etnogjenezën, lashtësinë, ky libër çfarë teze merr dhe mbron?
Argumente të shumtë gjuhësor mbi karakterin ilir të epirotëve të vjetër. Teza bazë është: epirotët e vjetër janë ilirët. Po përdor kohën e tanishme, pra, janë e jo kanë qenë: Epirotët e vjetër janë ilirët. Mirëpo këtu ka diçka tjetër. Dhe kjo është hipoteza ime. Shumë autorë i quajnë epirotët pellazgë, autorë të tjerë i quajnë ilirë. Asnjë nuk thotë pellazgët dhe ilirët e Epirit ose ilirët dhe pellazgët e Epirit, por vetëm njërën fjalë ose fjalën tjetër. Për mendimin tim, përderisa bëhet fjalë për të njëjtën kohë, atëherë duhet të jenë pellazgët ilirë ose ilirët pellazgë siç është thënë deri në fund të shekullit të kaluar, njëkohësisht për dhe arbër dhe shqiptarë.

Kur thoni gjuha e epirotëve të vjetër, çfarë dëshmish sillni ju për një nga elementet që ka qenë gjithnjë problem për t'u dëshmuar në fushën e studimeve ilirike.
Për arsye se nuk është punuar sa duhet, prandaj. E kam hapur prapë këtij kapitull. Duhet të punohet në këtë drejtim.

Kjo siguria juaj nga çfarë lloj burimesh vjen dhe çfarë kërkimesh keni bërë?
Te autorët me të njohur të Greqisë së vjetër edhe te autorët e tri shekujve të fundit. Janë pothuajse të gjithë, ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi thonë se epirotët janë pellazgë. Ndërsa nga autorët modernë të tri shekujve të fundit disa thonë janë pellazgë dhe të tjerë që janë ilirë. Ata që thonë ilirë nuk thonë asnjëherë pellazgë dhe e anasjellta. Pastaj ka një dëshmi gjuhësore që provojnë se pellazgët janë ilirë.

Mund të na e ilustroni?
Kalimi nga dh në d, nga o në a, janë tipare të pellazgjishtes dhe ilirishtes. Ka dhe të dhëna të tjera që i kam renditur në libër. S-ja në fillim të gjithë emrave që fillojnë me s, është e aspiruar, kurse në ilirisht dhe në gjuhë të tjera indoevropiane nuk është e atillë, as pellazgjisht nuk është kështu, as shqip.

Pak dimë kush është Arsim Spahiu, dimë që keni vuajtur shumë.
Në moshën 20-vjeçare më kanë internuar. Isha në vitin e dytë në Universitetin e Tiranës në Degën e Fizikës.

Për çfarë arsyesh ju internuan?
Arsyen e internimit e dinte vetëm Partia. Na ngritën nga Tirana drejt e në vendin ku qëndruam të internuar për 29 vjet, në kushtet më të vështira. Ishim familjarisht, dy prindërit, dy vëllezërit dhe tri motra të vogla.

Në Lushnje?
Në Gradisht, në qendrën e internimit. Kemi punuar në bujqësi ose në ndërtim.

Nga ana tjetër me studimet?
Unë fle pesë orë. E përballoj, pastaj paska miliona njerëz që flekan pesë orë dhe s'kanë nevojë për më tepër gjumë... Kam shkruar dy romane, shkrime, pamflete dhe dy herë i kam djegur, njëherë unë e njëherë babai. Babai im, Enver Spahiu në vitet dyzetë nuk kishte kurrfarë perspektive në Shqipëri, prandaj u dërgua në Kosovë, si mësues, falë marrëveshjes midis dy qeverive. Mirëpo në vitin 1947 kur u prishën marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, tim atë e internuan.

Çfarë rruge ndjek më tej hulumtimi juaj mbi etnogjenezën?
Tani një mendje më thotë të merrem me arkeologji, sepse nuk binden që pellazgët kanë arkeologji, pikërisht ata akademikët.
Megjithëse komplimentet për librin nuk jua kursyen sot.
Ato që i thanë detyrohen t'i thonë. Sigurisht që ka pasur arkeologji të pellazgëve. Mirëpo kjo është e periudhës para greke. Grekët mendohet që kanë ardhur në Ballkan në shek. 18-19 para epokës së re. Por këtu nuk janë botuar librat, nuk ka literaturë. Desha të provoja karakterin ilir etnik të epirotëve. Për këtë kam punuar.

Prof. Seit Mansaku: Përpjekje për të pranuar lidhjen e shqipes me ilirishten
"Është gjë e njohur tashmë që në greqishte ka disa elemente të hershme të cilat nuk shpjegohen dot me gjuhën greke vetë, domethënë që i përkasin një substrati tjetër gjuhësor, që nuk janë në atë linjën e zhvillimit të pandërprerë nga indoevropianishtja në greqishte. Këto elemente duket se i përkasin një substrati të hershëm të lashtë të cilin disa e kanë quajtur pellazgjik, disa e kanë quajtur mesdhetar, disa protoindoevropian. Autori ka mbrojtur tezën e formuluar edhe nga të tjerë më përpara që pellazgjishtja ka qenë një gjuhë indoevropiane dhe këto elemente në greqishte që nuk shpjegohen dot me greqishten, duhen mbledhur, duhet parë shtrirja e tyre gjeografike ku mbizotërojnë. Për shembull emrat e tipit Korinthos me grupin nth ose emrat e tipit Larisa që nuk gjejnë shpjegim në greqishte. Autori përpiqet të shpjegojë që këto kanë një përhapje në zonën trako-ilire, prandaj që pellazgjishtja duhet të ketë pasur lidhje me ilirishten, të tjerë kanë thënë me trakishten. Por iliro-trakishtja është përsëri një binom jo pa lidhje njëra me tjetrën, sepse dhe për shqipen, disa mbrojnë tezën nga ilirishtja, disa mbrojnë tezën nga trakishtja.
E rëndësishme është kjo që nga pikëpamja metodologjike autori Arsim Spahiu nuk përpiqet të shpjegojë pellazgjishten nëpërmjet shqipes, duke mënjanuar ilirishten që është patjetër një fazë e ndërmjetme dhe e gjatë. Dihet nga burimet historike të autorëve grekë edhe latinë që në antikitet këtu kanë qenë ilirët dhe pas ilirëve janë shqiptarët. Nuk mund të bëhet lidhja nga shqiptarët te pellazgët duke kapërcyer ilirët siç kanë bërë disa autorë. Kurse Spahiu përpiqet ta pranojë lidhjen e shqipes me ilirishten dhe pastaj të ilirishtes me pellazgjishten dhe kjo është një gjë pozitive. Problemi pellazgjik nganjëherë është marrë si një problem romantik, nacionalist, diletantesk, por kur trajtohet me metoda shkencore me seriozitet shkencor, me ato argumente sado të pakta dhe nuk teprohet me etimologjizime të kota, mund të kthehet vërtet në një problem shkencor ashtu siç është."

Elsa Demo, G. Shekulli

Gay në ushtrinë shqiptare?

Prania apo jo e homoseksualëve në radhët e ushtrisë ka hapur një diskutim të gjerë edhe në Shqipëri. Në një kohë kur vendet fqinjë si Serbia, Greqia dhe Turqia e kanë të ndaluar me ligjin aktivizimin e homoseksualëve në ushtri, Shqipëria nuk e pengon me ligj pranimin në radhët e ushtrisë të personave homoseksualë.

Nga ana tjetër, edhe nëse ka ndonjë të tillë, ai nuk mund ta shprehë orientimin e tij seksual për shkak të paragjykimit që ekziston në shoqërinë shqiptare.
Por, nuk ka qenë e këtij mendimi deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e cila tha dje në një takim të organizuar nga komuniteti Gay me krerët e ushtrisë shqiptare, se nëse nuk ka pasur deklarime homoseksualësh, do të thotë se në Ushtri nuk kemi homoseksualë.
Diskutimi është hapur në me rastin e prezantimit të Udhëzuesit për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të personelit të Forcave të Armatosura. Të pranishëm në debat kanë qenë dhe përfaqësues të tjerë të politikës dhe kolonelët kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm. Udhëzuesi tregon se ka sot tre përqasje kryesore që Ushtritë anëtare të OSBE-së kanë ndaj çështjes në fjalë. Një pjesë e pranon ligjërisht aktivizimin në ushtri të homoseksualëve, madje ka organizuar edhe fushata të mirëfillta sensibilizuese për këtë çështje. Një pjesë tjetër e vendeve aplikojnë doktrinën e famshme të prezantuar fillimisht nga ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton, "Mos pyet, mos thuaj", ndërkohë që ka dhe vende si Serbia, Greqia apo dhe Turqia, të cilat e kanë të ndaluar me ligjin aktivizimin e homoseksualëve në ushtri, ndonëse BE ka disa direktiva që kërkon heqjen e ndalimit të rekrutimit në ushtri të homoseksualëve.

Nëse ka, apo jo homoseksualë në radhët e ushtrisë shqiptare, kjo është e vështirë të vërtetohet, por përfaqësues të Ambasadës PINK shprehen: "Deri më sot nuk ka as edhe një rast të njohur të deklarimit të orientimin homoseksual në ushtri dhe kjo përpara se të jetë tregues se në ushtrinë tonë nuk ka homoseksualë, mund të jetë tregues i pakundërshtueshëm i homofobisë ekstreme që ekziston në ushtri, ashtu si dhe në shumicën e fushave të tjera të shoqërisë shqiptare".
Përfaqësuesi i PINK Embassy, tha se, "me miratimin e ligjit Antidiskriminim, de jure Shqipëria nuk pengon pranimin e gejve, lesbikeve apo biseksualëve në Ushtri, por de facto situata është krejt tjetër". Sipas Pink Embassy, Ushtria shqiptare ka nevojë aktualisht që të zhvillojë një proces të mirëfilltë informimi dhe kulturimi të personelit të saj në lidhje me të drejtat që edhe pjesëtarët e Ushtrisë dhe të Forcave të Armatosura gëzojnë në mënyrë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të vendit.

Kurrikulat e Komandës së Trajnimit dhe të Doktrinës kanë gjithashtu nevojë të rishikohen për të qenë të freskuara me informacion të saktë, të drejtë dhe jo paragjykues në lidhje me homoseksualët meshkuj apo femra të cilët, kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e Ushtrisë, ndonëse nuk e deklarojnë dot hapur orientimin e tyre seksual për shkak të atmosferes paragjykuese.
Elona Demollari, G. Shekulli

Tuesday, November 16, 2010

Qingji i vogël rri mendueshëm...

Ti qingj i vogël nuk e kupton se pse sot ty dhe dhjetra nga miqtë e kushërinjtë e tu, ju kanë ngarkuar sëbashku mbi një mjet transporti. Ti nuk e kupton se pse sot po bën shëtitje nëpër kryeqytet, qytete të tëra me rradhë anembanë botës.

Nuk e kupton se pse kaq shumë njerëz kanë mbushur bulevardet, sheshet, trotuarët, lulishtet.
Ti nuk e kupton se pse njerëzit të ngazëllyer, të drejtojnë gishtin dhe nxjerrin para nga xhepat e tyre pas atij gjesti. Ti nuk e kupton që ai zotëria me të bardha nuk është mjek, por ...

Qingj i vogël dhe i pafajshëm. Ty prindërit nuk të kanë treguar kurrë se që prej mijëra vjetëve më parë, këto specie që ecin me dy këmbët e para dhe në ditë të tilla imitojnë qëndrimin tuaj mbi tokë, të kanë flijuar ty për disa krijesa imagjinare që sillnin shiun, breshërin e prishnin të korrurat. Ato të korrura, atë gjelbërim që është gjithashtu edhe gostia jote.

Këto krijesa kanë zgjedhur flijimin tënd si rit, për të qetësuar krijesat e imagjinatës. Ndoshta mishin yt është vërtetë i shijshëm dhe ti zë një vend shumë joshës në zinxhirin ushqimor të specieve dhe flijimi yt ishte një preteks që njerëzit të bënin gosti me ty, duke e ndarë edhe me ata të varfërit, që ashtu si ti, ushqehen vetëm me bimë.
E di o qingj i bardhë dhe i bukur që në sytë e tu dukemi më barbarë e të egër se të gjitha kafshët e tjera, por më beso se ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat për të luftuar instiktet tona kafshërore. (kërkoj ndjesë për ofendimin).

Eshtë po aq e vërtetë se specia jonë është e vetmja nga krijesat e egra që vret edhe kafshë me të cilat nuk ushqehet, vret edhe kafshë për sport, përdor kafshë për transport, dhunon dhe keqtrajton kafshë për argëtim.

Ka edhe nga ata dykëmbësha i dashur qingj i urtë, që kanë vendosur të mos ushqehen kurrë me mish kafshësh, duke i parë kafshët si pasuri e kësaj toke, si një pasuri të rrezikuar dita-ditës. Ne kur ishim kafshë si ju nuk ishim mbipeshë, nuk ishim të deformuar, nuk ishin kaq të shëmtuar, ishim të bukur si ju o qingj.

Shumë bukur më pyet o qingj se nëse një specie tjetër do ishte më e fuqishme se ne njerëzit, a do na pëlqente që ajo të na vriste në grup, të argëtohej me këtë asimilim, vetëm e vetëm se pse është më e zhvilluar se ne?
Largqoftë nëse ajo specie e një planeti tjetër, do të kishte si ideologji fetare, që për raste festash të vriste e të hante miliona njerëz primitivë si ne?

Ku është dashuria ndaj botës së gjallë më pyet?
Nuk e di ç'të të them o qingj, prandaj rri më mendueshëm se ti, prandaj belbëzoj me veten duke patur frikë të tjerët të më dëgjojnë.

Sipas Z. S. Guri : "Çdo qenie e gjallë zotëron një fushë të caktuar elektromanjetike dhe në momentin, që dikush merr një hap shkatërimtar për të, ajo shkëmben me gjaksin ose lëshon në kushte të vetëmbrojtjes rreze α, β, dhe γ, që ndërhyjnë në mendjen e njeriut, duke lënë gjurmë negative mbetëse në trurin e tij."

Mbase kjo është edhe arsyeja përse bëhemi çdo ditë e më barbarë e këtë barbari vazhdojmë t'a quajmë festë.

Duke shpresuar se do më kuptosh por edhe nëse nuk më kupton dot, lejo o qingj i bukur dhe i urtë, që therja jote të jetë gëzimi ynë.
Përgjithmonë yti - Kasapi

Gëzuar festën e kurbanit njerëz, qingji blegëriu për të fundit herë...! 


Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM

VOTONI LISTEN PER SHQIPERINE NATYRALE
Shqipëria Natyrale kërkon një bashkim te ri, te panjohur me pare nga shqiptarët. Por nuk e kërkon këtë bashkim per pushtet, por per komb dhe shtet. Kombi dhe shteti kërkojnë bashkime përtej bindjeve politike. Përtej te majtës apo te djathtës,nënfishave apo mbifishave te tyre, përtej shoqatave apo grupacioneve politike qëndron vetëm Shqipëria Natyrale.

Lista per Shqiperine Natyrale do te marre pjese ne zgjedhje per te kerkuar ne menyre insitucionale bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Ftojme te gjithe mbeshtetesit e saj kudo ku jetojne, ne trojet shqiptare apo ne Europe e SHBA, te bashkohen me ne. Bashkepunim me te gjithe, pavarsisht bindjeve politike, bashkepunim me cdo organizem qe kerkon bashkimin. Ne emer te dinjitetit nacional, ne emer te mirqenies, ne emer te paqes rajonale, ne emer te progresit euroatlantike. Ne emer te se ardhmes te femijeve tane. Te gjithe jemi te nevojshem, Shqiperia natyrale eshte e domosdoshme. Ajo eshte e para, ne jemi ne sherbim te saj. Ftojme politikanet, deputetet, intelektualet qe duan Shqiperine natyrale, por aderojne ne parti te ndryshme politike te perkrahin Listen per Shqiperine Natyrale dhe te bashkohen me ate. Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale kdanaj@hotmail.com ose kdanaj@lajme.net

Kombi mbi të gjitha

KOÇO DANAJ:

Jemi shume, por duhet ti gjejme ata qe na mbeshtesin. Te gjithe mbeshtetesit e Listes per Shqiperine natyrale, duhet te shumezojne vehten e tyre me 5, 10, 15, apo sa te kene mundesi. Mbeshtetesit e rinj te behen miq tek kjo faqe, duke shenuar: Mbeshtes Listen per Shqiperi Natyrale. Ose te dergojne mesazh tek kdanaj@hotmail.com Na prifte e mbara!

Ne nje interviste dhene agjensise INA midis te tjerash jam shprehur se Partite shqiptare ne Maqedoni duhet te formojne opoziten etnike duke krijuar Klubin e deputeteve te te gjitha partive.Falenderoj disa deputete qe e mbeshteten kete ide. Por nuk mund te kuptoj perse heziton BDI dhe PDSH. Menduh dhe Ali, Kombi eshte mbi ju, ndersa ju jeni vetem pjestare te tij. Dilni mbi partite. Do fitoni me shume respekt.

Disa miq te mij kane shprehur mendime dhe qendrime te ndryshme lidhur me fene time, krahinen time, partine time. Per te mos pasur askush iluzione apo per te bere aluzione, po ju bej te qarte te gjitheve thelbin e qenies time. Nenshtetesia -shqiptar. Kombesia-shqiptar. Laberia-krahine e Shqiperise Natyrale. Feja-Shqiptaria. Partia-Shqiperia Natyrale. Thjesht, Shqiptariadë.

Partite politike shqiptare ne FYROM qe jane ne Kuvend, duhet te krijojne Klubin e deputeteve shqiptare si hap te pare. Asnje nga kryetaret nuk duhet te jete ne drejtim. Te zgjidhet deputeti me me shume integritet qe ta drejtoje. Objekt i tij te jene ceshtjet qe kane te bejne me thelbin e kombit shqiptar, si Flamuri, Gjuha, historia, investimet etj. Pra le te filloje bashkimi nga ato qe i bashkojne te gjithe.Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzistojë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë *Nga intervista dhene INA

Harun Aliu u vra nga policia maqedonase si trafikant armesh. Ne varrimin e gjoja trafikantit moren pjese mijra shqiptare dhe disa deputete. Politika shqiptare dhe nderkombetare duhet ti pergjigjen pyetjes: A jane mijra shqiptaret trafikante dhe kriminele, a jane te tille deputetet? Neqoftese jo, atehere mbetetet qe trafikante dhe kriminele te jene strukturat policore maqedonase. http://kocodanaj.blogspot.com/


Interviste me Koço Danaj

Politologu dhe analisti, Koço Danaj, flet për themelimin e lëvizjes për Shqipërinë Natyrale, mbi krijimin e listës dhe platformës, rreth referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, mbi pasqyrimin e lajmit nga mediat e vendeve fqinje, mbi tronditjes e Serbisë dhe heshtjen e klasës politike ne Shqiperi. Danaj sqaron edhe një herë në detaje qëllimin e kësaj lëvizje, që është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë deri në 2012, flet mbi rekordin e mbështetësve vetëm për disa ditë si dhe për sfidat e ardhshme. Danaj thekson se lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë. Ai shtoi se Serbia tashmë pranon të diskutojë dhe të debatojë për Shqipërinë Natyrale, pa i satanizuar shqiptarët si destabilizues. Danaj shprehu bindjen se në themel të kësaj lëvizje është dialogu demokratik dhe faktet, ndaj sipas tij Bashkimi Evropian nuk mund të dalë kundër, pasi nuk mund ta dalë kundër vetes, pra kudër sistemit demokratik. Danaj u ndal edhe te pretendimet e fundit të disa vendeve fqinje për minoritetet e tyre në Shqipëri. Ai deklaroi se minoriteti serb mund të ekzistojë vetëm në deklarata politikanësh, të cilët duan të bëjnë karrierë politike, duke paraqitur veten si luajalë.

- Z. Danaj, ditët e fundit, një lajm për krijimin e një lëvizje për Shqipërinë Natyrale, pra për bashkimin me Kosovën, ka pushtuar mediat kryesore të vendeve fqinje, sidomos të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Meqenëse ju jeni kryeideatori i kësaj lëvizje, e mund të na thoni diçka më të detajuar rreth kësaj ngjarjeje?

Lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë. Kjo erdhi si pasoj e ideve dhe tezave të shtruara në këtë platformë, ide të cilat kanë të bëjnë me thelbin e demokracisë, e cila nuk njeh asnjë tabu, pranon diskutimin e të gjitha ideve, pranon tavolinën e bisedimeve si mjetin kryesor për zgjidhjen e të gjitha problemeve, qofshin edhe ato etnike. Dhe për të mos e lënë këtë ide thjeshtë në fomin e shkrimeve të ndryshme, u kalua në një fazë tjetër, që është organizimi konkret i një lëvizjeje mbi partiake, i një lëvizjeje mbarë kombëtare, të cilën unë e kam cilësuar Lista për Shqipërinë Natyrale. Menjëherë mbas botimit të kësaj liste nga disa nga mediat kryesore të rajonit, ju bë një jehonë shumë e madhe. Gjithsesi, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte se tashmë publicistika, apo media serbe, pranon të flasë për Shqipërinë Natyrale, pranon të diskutojë për Shqipërinë Natyrale, por me një veçori: nuk i satanizon dot më shqiptarët si destabilizues. Po të lexohen të gjitha shkrimet e botuara deri më sot nuk ekziston më ky nocion, si destabilizues, si njerëz që duan luftë, sepse në thelb të listës për Shqipërinë Natyrale është debati i hapur dhe dialogu demokratik. Në thelb të veprimtarisë për realizimin e Shqipërisë Natyrale janë mjetet demokratike. Kjo është arsyeja kryesore jo vetëm e jehonës që iu bë dhe që vazhdon të bëhet, por edhe faktit të shqetësimin të tyre sesi ta përballojnë këtë ide kaq të madhe, e cila tashmë po fillon të formatizohet në organizime konkrete që po frymëzojnë sa më shumë shqiptarë, me qëllim që e gjithë ajo mbështetje popullore për bashkimin e trojeve shqiptare të konvertohet tashmë në votë.

- Mirëpo, e kundërt paraqitet situata në Shqipëri. Kemi një disinteresim të pazakontë të mediave shqiptare për këtë çështje kaq sensistive, kaq historike dhe aktuale. Mendoni se bashkimi me Kosovën vijon të mbetet tabu për shqiptarët apo një gjë i tillë nuk i intereson politikës? Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje?

Nuk është tabu për shqiptarët, përkundrazi shqiptarët në Shqipëri e mbështesin fuqishëm bashkimin e trojeve shqiptare. Mund t’ju them vetëm një detaj që, sipas sondazhit të fundit të Gallup, i një organizimi ndërkombëtarë dhe prestigjioz, pra sipas këtij sondazhi 74 % e shqiptarëve në Kosovë e duan bashkimin me Shqipërinë, dhe 72 % e shqiptarëve në Shqipëri e duan bashkimin me Kosovën. Pra, shqiptarët e duan bashkimin, e shikojnë bashkimin si mirëqenie, si progres, si evropeizëm, si qetësi, si të ardhmen e tyre. Ka një hezitim e një pjese të politikanëve shqiptarë për të folur për këtë çështje dhe ky hezitim ka dy arsye. E para, një pjesë politikanësh në Tiranë, nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar.

- Pse nuk e dëshirojnë një gjë të tillë?

Sepse kanë mentalitet otoman. Këtyre politikanëve u intereson më shumë gjendja aktuale e kombit shqiptar. Gjendja e sotme e Shqipërisë, duke e zhveshur nga kostumi i kohës, është njësoj si vilajetet otomane në kohën e perandorisë turke. Sot kemi vilajetin e Tiranës, vilajetin e Tetovës, vilajetin e Prishtinës, kazanë e Preshevës dhe të Ulqinit. Asnjë vilajet nuk njihet që të ketë demokracinë si themel të ndërtimit të tij. Ka ose totalitarizëm si në të kaluarën, ose auotoritarizëm si në të sotmen. E pikërisht për këtë arsye, këtyre politikanëve u pëlqen më shumë vilajeti, pasi janë më shumë shqiptarë në krye që sundojnë, pra nuk u intereson një shtet i përbashkët, ku konkurrenca do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë dy presidentë por një president, nuk do të ketë dy kryeministra dhe 37 ministra. Që këtu duket qartë sepse nuk e pranojnë. Ndërsa një pjesë tjetër politikanësh nuk e pranojnë të flasin për bashkimin kundër, pasi ato e dinë se shumica e shqiptarëve janë pro bashkimit, dhe kësisoj humbin elektoratin. Prandaj, ata lozin me një kartë kamuflazhi që e quajnë karta e integrimit evropian, duke i thënë opinionit publik se në do të bashkohemi, por do të bashkohemi në Bruksel. Brukseli nuk pranon vilajete otomane, Brukseli pranon vetëm një shtet modern shqiptarë, sepse Brukseli nuk është bashkim vilajetesh. Prandaj, të dy këta lloj politikanësh kanë edhe median e tyre dhe nuk e lejojnë atë të flasë aq sa duhet për Shqipërinë Natyraledhe Listen e saj, e cila është lista e e të ardhmes. Edhe slogani i kësaj liste, që do paraqitet në zgjedhjet e ardhshme është: Mirdita e ardhme, mirë se vjen Shqipëri Natyrale.

- Z. Danaj, më konkretisht, cilat janë mjetet dhe hapat për të realizmin e Shqipërisë Natyrale?

Mjetet për realizimin e këtij qëllimi do të jenë dialogu dhe debati demokratik, do të jetë tavolina e bisedimeve me të gjithë, por me prezencën e faktorit ndërkombëtarë, e veçanërisht të SHBA. Më duhet t’ju them që, nëse analizojmë ndryshimin e Ballkanit mbas viteve ’90 e këtej, bashkësia ndërkombëtare e ka riparuar tërësisht Konferencën e Versajës të 1919, që asokohe krijoji mbretërinë serbo-kroate-sllovene, duke mos lejuar as Kroacinë dhe as Slloveninë të merrnin pavarësinë, dhe duke i rimarrë pavarësinë Malit të Zi. Kjo konferencë është riparuar tërësisht. Ka mbetur edhe një konferencë pa u riparuara. Prandaj ky rajon është i trazuar. Ka mbetur Konferenca e Londrës, e cila e ndau në 5 pjesë kombin shqiptar. Lufta e parë botërore nuk filloji nga një akt terrorist që ndodhi në Sarajevë në qershorit të 1914 me vrasjen e Franc Ferdinantit, lufta filloj që me copëtimin e kombit shqiptar, me pretekstin për të shpëtuar paqen evropiane, ku pas 1 viti filloj lufta e parë botërore. Megjithatë, Shqipëria Natyrale do të realizohet me mjete demokratike, por natyrisht, procesi i bashkimit të shqiptarëve, nuk është një akt, por është një vazhdimësi. Prandaj në platformën e listës për Shqipërinë Natyrale, faza e parë është shpallja e konfederatës Shqipëri-Kosovë në 2012, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Atë që Ismail Qemali, bashkë me shokët e tij shpalli me 28 nëntor, ne mbas 100 vjetësh, ne duhet të shpallim bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, për ta lënë për faza të tjera çështjen e Maqedonisë, të shqiptarëve të Malit të Zi, dhe kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre në Çamëri. Por, duke vënë në afat përfundimtar, që 2015 të jetë fundit i sendërtimit të Shqipërisë Natyrale. Lista e Shqipërisë Natyrale ka hedhur tezën për mbajtjen e një Konference Londër 2, por këtë herë me pjesëmarrje e aleatit kryesor të shqiptarëve, që është SHBA.

- Në Kuvendin e Shqipërisë jane dy deputet, te angazhuar dhe i interesuar për çështjen kombëtare. Çfarë raportesh keni me ta, meqenëse keni një sfidë të përbashkët?

Kam raporte miqësore dhe e shikoj si një ecuri pozitive të politikes zyrtare shqiptare, pra daljen më në fund e një force politike, e cila kërkon me mjetet demokratike, realizimin e të drejtave të një pjese të kombit shqiptar, mbi të cilën është ushtuar një gjenocid i pashembullt dhe në kundërshtim me Konferencën e Potsdamit dhe me vendimet e saj të firmosura asokohe nga Stalin, Truman dhe Etlli. Pra dalja e kësaj force politike në parlamentin shqiptar është një ogur i mirë, është edhe një herë tregues i asaj çka thashë më lart se tashmë Shqipëria Natyrale po troket te porta. Tashmë na takon ne që të hapim portën dhe të mos e shtojme celesat duke e mbyllur me shume siç kemi bërë në ta kaluarën.
- Z. Danaj, me Shqipërinë Natyrale, padyshim që territoret e Kosovës do të ishin më të pacenueshme ndaj mësymjes serbe si dhe shqiptarët do të kishin një tjetër rol në Ballkan. Por, a mendoni se BE mund të jetë pengesë për të arritur këtë qëllim?

Askush, as BE, nuk është e interesuar t’i hapë vetes telashe. Kur shqiptarët, të zotët e shtëpisë, me mjete demokratike do të kërkojnë të drejtat e tyre, atëherë edhe BE do të jetë e interesuar që këtë pjesë të Evropës ta ketë sa më të qetë. Dhe kjo pjesë e Evropës nuk do të jetë e qetë për sa kohë që shqiptarëve nuk do t’u jepet e drejta e tyre fundamentale që është bashkimi i tyre. Pra, ky rajon nuk do të ketë qetësi pa u zgjidhur të drejtat e shqiptarëve. Tashmë BE pret që politika shqiptare ta ngrere vetë këtë çështje, ta afirmojë dhe ta kërkojë me mjete demokratike. BE nuk është dakord me dhunë, ashtu si partizanët e kësaj mbështetje nuk janë dakord me dhunë. Shqiptarët për gjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë 5 Shqipëri Natyrale. Pra nuk ka më nevojë për gjak, kanë nevojë për ide, për ide dhe organizime demokratike, kundër të cilave nuk mund ta dalë askush në Bruksel, pasi nuk mund ta dalin kundër vetes, kudër sistemit demokratk. Shqiptarët nuk e kërkojnë Shqipërinë Natyrale as me mite, as me legjenda. Shqiptarët kërkojnë atë që u përket realisht. Shqiptarët nuk u thonë fqinjëve se ne do të ngrihemi në kurrizin tuaj, por u thonë që as ju mos u ngrini në kurrizin tonë. Po të rikthehesh para 100 viteve të gjithë këto fqinjë janë ngritur në kurrizin tonë. Ka ardhur koha që fqinjësia të jetë e mirë dhe reciproke, por secili në shtëpinë e tij. Kjo është edhe një ndër drejtimet kryesore te Listes se Shqiperise Natyrale për politikën në rajon. Ndersa ne politken e jashtme, Lista per Shqiperi natyrale ka tjeter orientim: Nuk mund të kesh aleanca strategjike me fqinj që të kanë marrë trojet, siç bëjnë dhe deklarojne disa politikanë sot në Tiranë per te ashtuquajturat aleanca strategjike me Greqine apo Serbine. Ai që të ka marrë trojet nuk mund të jetë aleat strategjik, përkundrazi ai kërkon të ketë në krye të Kosovës dhe Shqipërisë, apo te Tetoves sa më shumë politikën luajalë ndaj tyre dhe jo politika që të kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare. Ndaj, sipas nesh, Shqipëria Natyrale ka nevojë vetëm për një aleat strategjik, që është SHBA dhe miqësi normale me vendet e tjera.

- Pas pretendimeve të Beogradit për një minoritet serb në Shqipëri, edhe disa vende të tjera të rajonin kanë shprehur oreksin e tyre për njohjen e minoriteve, siç është rasti i Bullgarisë apo i Rumanisë. Cili është opinioni juaj për këto zhvillime dhe a ka minoritet serb në Shqipëri?

Pyetja juaj e drejtë ka të bëjë me atë çfarë thashë unë më sipër. Fqinjët tanë po e kuptojnë shumë mirë që Shqipëria Natyrale nuk është më një ëndërr, nuk është më një aspiratë, por tashmë, pak nga pak, po kthehet në një realitet. Po kthehet në realitet që në Qafë të Morinës ku kalohet pa pasaportë, po kthehet në një realitet që kur shqiptarët kanë vendosur të kenë vetëm një abetare kudo ku jetojnë, po kthehet në një realitet që kur shqiptarët kanë vendosur të kenë vetëm një platformë bashkëpunimi. Pra, ata po e shohin se Shqipëria Natyrale po bëhet. Pikërisht duke kuptuar më shpejt sesa disa politikanë në Tiranë, ata po i dalin përpara me teza të tilla. Dikush hedh teza për minoritet serb, dikush për minoritet bullgar, dikush arumun etj. Po marr vetëm një detaj, Shqipëria e njeh një minoritet maqedonas, nuk është puna e Shqipërisë, se çfarë ka Bullgaria me Maqedoninë. Le ta zgjidhin ata sesi do të quhen këta maqedonas që njeh Shqipëria, do të quhen bullgar apo do të quhen maqedonas, është puna e tyre. Sa për minoritet serb, në Shqipëri as nuk ka, as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Eshte problem i minoritetit malazez se si do te quhet, por Tirana zyrtare nuk ka pse behet arbiter midis Serbise dhe Malit te Zi. Keto lloj minoritetesh ekzistojne vetem ne disa deklarata politikanësh që duan të bëjnë karrierë politika, duke thënë shiko sesa luajalë jemi ne. Por ne Shqipëri, askush nuk do te regjistrihet si serb, pra edhe nuk do te ekzistoje ndonje minoritet serb. Ne fund te fundit keto deklarata apo pohime jane ne kuptimin figurativ disa paraprita tepër të dobëta, të cilat një përrua i merr përpara, e jo më uragani i Shqipërisë Natyrale qe po duket ne horizontin e mbare hapsires shqiptare

- Flitet për zhvillimin e një referendumi, ku shqiptarët të vendosin me votë për bashkimin ose jo të Shqipërisë me Kosovën. A mund të na thoni sesi dhe kur do të zhvillohet ky referendum?

Referendumi është mjet demokratik dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se pse kërkon referendum. Ju e keni ndjekur po kaq mirë sa edhe unë lëvizjen e fundit të Albin Kurtit, drejtuesin e Lëvizjes për Vetëvendosje në Kosovë. Dhe një nga pikat kryesore të lëvizjes së tij është fillimi i bisedimeve me Tiranën, për bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëpërmjet referendumit. Por, unë do të thosha që Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet akoma më shpjet me vendime parlamenti. Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës të marrin vendim për bashkim konfederativ në fillim. Dikush mund të thotë pse jo me bashkim direkt? Jo. Le t’i lëmë edhe pak disa të shijojnë postet ministrore. Në fund të fundit referendumi do të mbetet mjeti kryesor, me të cilin shqiptarët do të realizojnë kërkesat e tyre për Bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe askush nuk mund ta dalë kundër. Ne disa vende te BE jane bere referendume lidhur me mbajtjen e qenve, pse te mos behet Referendum nga shqiptaret lidhur me te ardhmen e tyre. Ne disa vende europiane jane bere referendume per shamine, po pse te ndalohet Referendumi per etnine. Kur quan demokraci Referendumin per qente, pse nuk e quan demokraci Referendumin per njerezit?

- Z. Danaj, le të ndalemi pak tek situata politike në Shqipëri. Si e parashikoni rrjedhën e kësaj? Ka një vit që palët merren vetëm me kutitë, kush do të mbajë përgjegjësi për një sorollatje të kokë, pa kurrfarë produkti pozitiv?

Është një situatë politike absurde. Besimin tek njerëzit e mbajnë gjallë dy organizma: feja dhe politika.
Për arsye që njihen feja nuk po arrin dot të injektojë tek njerëzit besimin për të ardhmen. Fatkeqësisht, edhe politika, jo vetëm që nuk arriti të injektojë tek njerëzit besimin tek e ardhmja, por përkundrazi ka krijuar një çoroditje, ka krijuar një topitje tek njerëzit. Imagjinoni një vit politik, ku fjala, kryefjala, kundrinori, rrethanori , kallëzuesi, kanë qenë vetëm fjala “kuti”. Hap kutitë, nuk hap kutitë. A mund të më gjeni ndonjë element frymëzues tek fjala kuti?
Në thelb të saj është lufta për të mbajtur pushtetin, lufta për të marrë pushtetin. Ka vetëm një shpëtim: politika t’u përcjelli qytetarëve motivin e së ardhmes, enderren e se nesermes. Ndaj po rikthehem tek slogani kryesor i Listes per Shqipërine Natyrale: Mirëdita e Ardhme, Mirësevjen Shqipëri Natyrale.