Monday, February 14, 2011

Kampionia kosovare e xhudos do garojë për Azerbajxhanin

Majlinda Kelmendi është një nga emrat më të njohur në botë sa i përket sportit të xhudos.
Synimet e saj janë fitimi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të vitit 2012.
Por ajo thotë se ka pranuar një ofertë për të garuar nën flamurin e Azerbajxhanit. Ky shtet i ka premtuar asaj një pagë mujore prej 5 mijë eurosh dhe në rast se fiton medaljen e artë, ajo do marrë 2 milion euro.

Paga e saj prej 500 eurosh nuk është e mjaftueshme dhe duket se Kelmendi është joshur nga oferta bujare.

Më përpara Kelmendi ka garuar me flamurin e Shqipërisë.

G. Tema

R. Qose: Populli të largojë me mosbindje civile gënjeshtarin Sali Berisha

Gënjeshtra dhe qytetërimi Mund të jetë Dekarti, mund të jetë Spinoza, mund të jetë Kanti e mund të jetë Klod Levi Strosi, nuk më kujtohet tash se cili prej tyre, ka thënë, sigurisht jo pikë për pikë siç po e paraqes unë thënien e tij, se njerëzimi ka hyrë në një epokë të re, më të lartë, të zhvillimit kulturor dhe, në përgjithësi, qytetërues, atëherë kur ka filluar ta shikojë e ta dënojë gënjeshtrën si një krim të rëndë.
Dhe, kështu, njerëzimi është shkëputur prej gjendjes parake në të cilën ndodhej kur ka filluar të dënojë gënjeshtarin, që bënte të keqen, e jo atë që i thoshte gënjeshtarit gënjeshtar.
Nuk e di sa e si është dënuar gënjeshtra me ligje në shtetin shqiptar prej se është krijuar ai: nuk e di sa e si është dënuar gënjeshtra gjatë të ashtuquajturës periudhë të peripecive menjëherë pas krijimit të këtij shteti, as gjatë gjashtë muajve të qeverisjes së Fan Nolit me ministrat e tij intelektualë të shquar, as gjatë mbretërisë së Ahmet Zogut, as gjatë totalitarizmit të Enver Hoxhës. E di, ndërkaq, se populli shqiptar në kohën kur nuk kishte arritur ta dënonte me ligje, e dënonte gënjeshtrën moralisht. Sipas traditës popullore, mashtruesi, gënjeshtari, ishte njeri i mallkuar, i përqeshur dhe i përbuzur e, në raste të veçanta, edhe i veçuar.
A e dënojmë ne gënjeshtrën sot me ligje?
A e dënojmë ne sot gënjeshtrën moralisht?
Jo.
Nuk më ka takuar të dëgjoj për gënjeshtar të dënuar ligjërisht dhe nuk më ka takuar të shoh në mediat elektronike gënjeshtar të dënuar moralisht në jetën tonë sot!
Dhe, pikërisht pse gënjeshtari nuk dënohet as ligjërisht, as moralisht, gënjeshtra është bërë mjet i politikës dhe mjet për sukses në jetën tonë.
Mjet i moskulturës në jetën tonë.
Gënjejnë intelektualë! Gënjejnë shkrimtarë! Gënjejnë krijues të fushave të ndryshme të arteve! Gënjejnë shkencëtarë! Gënjejnë politikanë, zyrtarë, shtetarë!
Askush më shumë, askush më rëndë, askush më gjithanshëm nuk gënjen se njerëzit e politikës - në mënyrë të veçantë ata të partisë në pushtet - të Partisë së Sali Berishës.
Zëzëllimat e tyre janë bërë të padurueshme.
Mund të them se e njoh mirë historinë e popullit shqiptar dhe mund të them kështu - se e njoh mirë, në radhë të parë sepse e njoh prej përbrenda: e njoh kulturën e tij, e njoh jetën e tij kulturore, shoqërore dhe politike. Njohuritë që kam për historinë e popullit shqiptar, për jetëshkrimet e krijuesve të ndryshëm të kohëve të ndryshme dhe për jetëshkrimet e shqiptarëve që kanë vepruar në politikën e atdheut a të pushtuesit të tij prej fillimeve të Rilindjes Kombëtare, madje, prej kohës së Skënderbeut e deri sot - këto njohuri historike që kam më bëjnë të mundshme të them: në historinë politike dhe në historinë kulturore të popullit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka njeri publik, politikan a intelektual, që ka gënjyer sa dhe si gënjen ish-kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari 20-vjeçar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Me të, me Sali Berishën, nuk mund të krahasohet asnjë gënjeshtar i yni historik, madje, as pretenduesi i rrejshëm për fronin shqiptar, gënjeshtari spanjoll, Gjin Aleadro Kastrioti!

Gënjeshtarët ontologjikë
Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, gënjen kurdo dhe kudo: në çdo kohë dhe në çdo vend. Dhe, gënjen i harlisur. Ai gënjen në mbledhjet e zakonshme dhe në kuvendet kombëtare të Partisë së tij të quajtur demokratike; në akademi të ndryshme me të cilat përkujtohen vetje politike a kulturore apo me të cilat shënohen përvjetorë shtetërorë a partiakë; në mitingje; në fushata zgjedhore; në mbledhje të Qeverisë së Shqipërisë; në mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë; në takime zyrtare a gjysmëzyrtare me bashkështetarë; në takime me politikanë e diplomatë ndërkombëtarë; në biseda në mediat dhe në konferenca me gazetarë; në takime me studentë dhe në takime me pedagogë e shkencëtarë!
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gënjen aq shpesh, aq mjeshtërisht dhe aq naivisht, aq djallëzisht dhe aq primitivisht, aq sofistikueshëm dhe aq hapur, aq premtueshëm e aq kërcënueshëm, saqë të gjitha këto ngjyresa të gënjeshtrave të tij publike bëjnë të mundshme, madje, të domosdoshme, të thuhet se gënjeshtra është thelbi i tij, substanca e tij mendore e shpirtërore, qenia e tij, ashtu siç është servilizmi thelbi, substanca mendore e shpirtërore, qenja e Ismail Kadaresë.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është gënjeshtar ontologjik; dhe antologjik, ashtu siç është Ismail Kadare servis intelektual i diktaturës komuniste dje dhe servis intelektual i despotizmit tribalist të Sali Berishës sot.
Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si gënjeshtar nuk dua ta krahasoj me gënjeshtarët dhe me mashtruesit e njohur botërorë në shekujt e kaluar, siç ishin Xhon Lo, D'Eon, Nojhof, Kalostro, Plaku Trenk, e të tjerë dhe nuk dua ta krahasoj me ta sepse mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre, që ndodhin në fushë të politikës, nuk prodhojnë për të tjerët, por vetëm për ta, pasojat që prodhojnë gënjeshtrat e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për shqiptarët.
Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, nuk dua ta krahasoj as me gënjeshtarët e mëdhenj shtetarë, siç ishin Musolini dhe Stalini, dhe nuk dua ta krahasoj me ta sepse ata, të dy, edhe Musolini, edhe Stalini, ishin gënjeshtarë me stil të lartë, që gënjenin për qëllime të larta ideologjike dhe strategjike.
Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, ndërkaq, gënjen për çështje të rëndësishme dhe për çështje të vogla, kur e kur banale.
Ai gënjen kur flet për një urë të vogël dhe kur flet për një tunel të madh, kur flet për pajisjen e shkollave me kompjuterë dhe kur flet për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Shqipërisë, kur flet për vitin e kompjuterizimit vetjak dhe kur flet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, kur flet për historinë e kohës së Skënderbeut e të kohës së komunizmit dhe kur flet për historinë e letërsisë shqipe, kur flet për bllokmenët e vjetër e bllokmenët e rinj dhe për vendin që ka ai ndër të parët dhe ndër të dytë, kur flet për figura intelektualësh dhe kur flet për figura politikanësh.
Në gënjeshtrat e tij rol posaçërisht të madh luajnë numrat dhe krahasimet. Numrat - kur e paraqet zhvillimin e fushave të ndryshme të ekonomisë, të arsimit e të shëndetësisë në Shqipëri dhe krahasimet - kur këtë zhvillim të Shqipërisë e përqas me zhvillimin e vendeve të tjera në Evropë e në botë. Në propagandën e rrejshme komuniste gënjeshtra kurrë nuk ishte aq e çmendur sa në propagandën gënjeshtare, delirante të Sali Berishës.
Vargu i gënjeshtrave
E keni parë dhe e keni dëgjuar çka thoshte dikur për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano. Pjesëtar i klubeve të bixhozit në qendra të ndryshme evropiane; pronar ndërtesash dhe firmash; përfitues nga trafikimi i qenieve njerëzore; pastrues parash; padrino i klaneve mafioze; vrasës i qytetarit në hyrje të Durrësit. E të tjera. Zi e më zi! Dhe, këtë "kryekriminel" i cili, po të ishin të vërteta ato që thoshte atëherë, kur Fatos Nano ishte kryeministër, do të duhej të ishte ende në burg, pas një kohe, kur ai do të bjerë nga politika, do ta shpallë mik të çmuar me të cilin do të përpiqet të ndërrojë gjendjen kuadrore në Partinë Socialiste!
E keni dëgjuar çka thoshte dikur, në Qeveri, në Kuvend, në biseda në televizione për kryetarin e Partisë Socialiste për Integrim, Ilir Metën?
I thoshte të gjitha ato që i thoshte për Fatos Nanon plus disa zeza të tjera më të zeza se ato me të cilat e katranoste të parin! Lëshojeni xhirimin e dhënë në emisionin Fiks-fare mbi ato çka thoshte Sali Berisha për Ilir Metën dhe do të krijoni përfytyrimin e përafërt se sa e përshtrirë dhe se sa e përthelluar ishte veprimtaria kriminale e Ilir Metës! Sikur të ishin të vërteta ato që thoshte atëherë kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha, për zëvendëskryeministrin e tij mandej shumë të dashur, Dritan Prifti nuk do të kishte pasur nevojë që t'i xhironte fshehurazi bisedat e tij me shefin e partisë në të cilën ishte, sepse Ilir Meta do të ishte i dënuar me shumë vite burg!
E keni dëgjuar çka flet kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në bisedat televizive, në konferencat me gazetarët , në Qeverinë e Shqipërisë, në Kuvendin e Shqipërisë për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe për zyrtarë të tjerë të kësaj partie?
Besoj se e keni dëgjuar- shumica; dhe shumë herë. Ato fjalë i kemi dëgjuar ne, shikuesit e zakonshëm, dhe ato fjalë do t'i dëgjojnë edhe pasardhësit tanë, që do të merren me patologjinë e jetës sonë të sotme politike. Për këtë arsye nuk e quaj të nevojshme t'i përsëris në këtë shkrim.
Po, me kaq nuk merr fund përmbledhja e deklaratave, e fjalimeve, e bisedave, e vetërrëfimeve, e lavdërimeve dhe e kërcënimeve përplot rrena të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Sali Berisha. Ajo është përmbledhje shumë e vëllimshme dhe vazhdon të plotësohet dita ditës dhe nata natës.
E dëgjuat sa gënjeu dhe si gënjeu kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, më 21, 22, 23, 24 janar dhe sa e si vazhdon të gënjejë për demonstratën e 21 janarit të Partisë Socialiste dhe të qytetarëve të tjerë që nuk janë anëtarë partish?
Së pari tha se tre të vrarët në demonstratë u vranë prej demonstruesve të tjerë dhe u vranë me pistoleta të kalibrit të vogël. Dhe, u vranë, shtoi ai, me qëllim që të akuzohej pushteti për vrasjen e tyre!
Nuk kishte nevojë të ishte mjekoligjor as ekspert balistik për të ditur se kjo ishte gënjeshtër e gënjeshtarit të dehur prej urrejtjes.
Mandej, pas disa orësh apo një dite - nuk e di sigurt, kur u përgënjeshtrua prej xhirimeve që kishin bërë kamera a celularë të gazetarëve a të qytetarëve dhe prej deklaratave të atyre që i kishin çuar deri në autoambulanca të vrarët, që dëshmonin se vrasjet u bënë prej gardistëve të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha e ndërroi pllakën dhe tha: gardistët kanë mbrojtur Kryeministrinë. Domethënë: kanë bërë vrasjen duke mbrojtur Sali Berishën (e parrezikuar prej askujt). Dhe, shtoi: me të gjitha këto do të merret prokuroria.
Dhe, kur Prokurorja e Përgjithshme e filloi hetimin për vrasjen e demonstruesve të paarmatosur dhe mori vendimin për arrestimin e gjashtë oficerëve të gardës, kryeministri e mohoi ç'tha më parë sepse e mohoi të drejtën e prokurorisë që të merret "me të gjitha këto". Dhe, kështu, edhe gënjeu prapë para opinionit shqiptar, edhe e shkeli Kushtetutën!
Por, për çështjen e hetimit të krimit të bërë prej gardës republikane më 21 janar, kryeministri i Shqipërisë do të gënjejë prapë, e prapë e prapë. Ndërmjetësuesit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Katrin Eshton, në konfliktin e tashëm në Shqipëri - në konfliktin e tretë ndërmjet dy palëve kundërshtimore në politikën dhe në jetën shqiptare prej se Sali Berisha e sundon Shqipërinë, Mirosllav Llajçak, ai i tha: qeveria shqiptare do të përkrahë hulumtimin e pavarur të vrasjeve. Dhe, kështu, për të njëjtën çështje për tri ditë, gënjeu tri herë.
Përpos këtyre gënjeshtrave për të njëjtën çështje - për çështjen e hetimit të vrasjeve në demonstratën e 21 janarit, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, bëri edhe tri gënjeshtra të tjera - tani për qëllimin e demonstratës së 21 janarit.

Cilat janë këto tri gënjeshtra të tjera?
E para, e shpalli demonstratën puç (që bëhet me çadra), që kishte për qëllim marrjen e pushtetit.
E dyta, e shpalli Prokuroren e Përgjithshme bashkëpjesëmarrëse të puçit (pa treguar nëse ishte në shtabin puçist apo demonstruese e thjeshtë); dhe,
E treta, e shpalli bashkëpjesëmarrës të puçit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror!
Dhe, dëshmi e tij se demonstrata ishte puç nuk ishin as xhirimet e demonstratës, as deklaratat e demonstruesve, as informatat e shërbimit kombëtar, por, siç e theksoi vetë, informata të shërbimeve të jashtme, të huaja (ndoshta serbe, ndoshta malazeze, ndoshta maqedonase, ndoshta greke, e ndoshta italiane). Informata të shërbimeve amerikane, angleze dhe gjermane ato nuk mund të ishin sepse shërbimet informative amerikane, angleze dhe gjermane gjithsesi nuk do të merrnin pjesë në gënjeshtrat tragjikomike që bën kryeministri i Shqipërisë.

Zyrtarizimi i gënjeshtrave
Nuk ka dyshim se gënjeshtrat që bën kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, prej se fati fatal i Shqipërisë e ka nxjerrë në skenën politike shqiptare, e sollën Shqipërinë ku ishte në vitin 1997; ku ishte në vitin 1998 dhe ku është sot, në vitin 2011!

E ku është sot Shqipëria e sunduar prej tij?
Është në krizë të rëndë, të gjatë, të vazhdueshme, në të vërtetë në krizë të përgjithshme politike, shoqërore, shpirtërore, morale, që shprehet: me urrejtje të madhe njëzetvjeçare ndërmjet dy anëve politike, që nuk janë të liruara prej mendësish krahinore, dialektore dhe, ndoshta, fetare; me shpërthime të kohëpaskohshme të dhunës në demonstrata të qytetarëve; me largimin e pandërprerë të shqiptarëve prej atdheut të vet - në Itali, në Greqi, në vende të tjera evropiane, në SHBA, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re; me krimet gjithnjë e më të shpeshta në familje; me prostitucion; me drogë; me vetëvrasje; me fatkeqësi të jashtëzakonshme në trafik, në rastet më të shpeshta, të shkaktuara prej shpejtësisë dhe prej përdorimit të pijeve alkoolike; me shpërfytyrim moral që tregohet qoftë edhe me një indiferencë të pakuptueshme ndaj padrejtësisë e ndaj gënjeshtrës, duke përfshirë këtu, sidomos, gënjeshtrat që bën kryeministri me pretorianët e tij partiakë. E të tjera. E të tjera.
Pse Sali Berisha në vazhdimësi gënjen si individ, domethënë pse si individ në vazhdimësi dëshmohet gënjeshtar ontologjik - kjo edhe mund të durohet.
Por, pse Sali Berisha në vazhdimësi gënjen si kryeministër i Shqipërisë, domethënë pse si zyrtar i lartë shtetëror dëshmohet pandërprerë gënjeshtar ontologjik - e kjo nuk durohet, kjo nuk mund të durohet, kjo nuk duhet të durohet.
Mund të thuhet kështu, në radhë të parë për shkak se gënjeshtrat e tij janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen gënjeshtra partiake, gënjeshtra të një partie të madhe, gjithsesi të partisë së dytë për nga numri i anëtarëve në Shqipëri. Si gënjeshtra të ndërtuara dhe të shqiptuara prej kryeministrit dhe kryetarit të Partisë ato bëhen më lehtë gënjeshtra kolektive dhe zyrtare: gënjeshtra të zyrtarëve më të lartë partiakë në institucionet e shtetit: gënjeshtra të kryetares së Kuvendit, gënjeshtra të deputetëve, gënjeshtra të zëvendës-kryeministrave, gënjeshtra të ministrave, gënjeshtra të zëdhënësve dhe zëdhënëseve të partisë në institucionet partiake e shtetërore, gënjeshtra të diplomatëve anëtarë a përkrahës të PD-së, gënjeshtra të pronarëve, drejtorëve, kryeredaktorëve, gazetarëve të medieve elektronike e të tjera që janë anëtarë të PD-së apo përkrahës të saj.  
Dhe, kështu me radhë. Dhe, kështu me radhë e pa radhë. Të gjithë këta pretorianë partiakë, politikë dhe profesionalë, jo vetëm se i shqiptojnë gënjeshtrat e kryeministrit, por, kur e kur, i zmadhojnë, i plotësojnë, i drakulizojnë.
E dëgjuat çka tha njëri nga këta pretorianë partiakë, që është i shpërblyer me post ministror për rolin e treguar në popullarizimin e gënjeshtrave të kryeministrit? Ai tha duke shqelmuar logjikën dhe gramatikën për ç'arsye po e parafrazoj thënien e tij për "barutin plot barut": ajo vetura me të cilën banda e demonstruesve iu vërsul derës së rrethojës së kryeministrisë ishte plot me eksploziv!
Kjo gënjeshtër ishte aq e marrë, aq e çmendur, saqë nuk kuturisi ta shqiptonte as kryeministri, i cili nuk stepet as nga gënjeshtrat më fantastike.
Duke u bërë gënjeshtra kolektive, partiake, zyrtare, gënjeshtrat e kryeministrit të Shqipërisë janë bërë aq më të rrezikshme, aq më kërcënuese sepse kanë fuqi më të madhe përshtrirëse dhe fuqi më të madhe shkatërruese në organizimin e shtetit dhe në përbashkësinë e Kombit.

Gënjeshtrat dhe demokracia
Për shkak të ndikimit të tillë shpërbërës, shkatërrues, shpërfytyrues në shtetin e në jetën shoqërore në përgjithësi të gënjeshtrave që mund të shqiptojnë zyrtarët, popujt me tradita shtetërore dhe politike i dënojnë rëndë gënjeshtarët politikë e shtetërorë dhe i ndëshkojnë rëndë gënjeshtrat e shqiptuara prej tyre. Në botën demokratike, politikani, shtetari, zyrtari, që bën qoftë edhe një gënjeshtër e lëre më më shumë, detyrohet të japë dorëheqje vetë apo shkarkohet nga pozita. Varësisht prej peshës së gënjeshtrës dhe pasojave të saj ai mund të dënohet për krim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fjala vjen, për herë të parë në historinë e tyre e kanë shkarkuar një kryetar - e kanë shkarkuar nga pozita e kryetarit të SHBA-ve, Riçard Niksonin, jo pse kishte ndodhur afera Uotergejt, por pse kishte deklaruar se nuk kishte ditur se po ndodhte kjo aferë.
Njëri prej kryetarëve më të popullarizuar amerikan, Bill Klinton, ishte gjetur në prag të shkarkimit nga pozita jo pse kishte vënë marrëdhënie të palejuara në Shtëpinë e Bardhë me një nëpunëse të administratës presidenciale, por pse në fillim kishte mohuar se kishte pasur lidhje me të. Ishte mirëkuptuar kur kishte kërkuar falje prej amerikanëve pse nuk e kishte thënë të vërtetën.
E ne, ç'bëjmë ne?
Ne jo vetëm se nuk dënojmë me ligje gënjeshtrat 20-vjeçare të ish-kryetarit të Shqipërisë, të kryeministrit të tashëm të Shqipërisë, të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, që ka sjellë mendësinë lindore despotike dhe gënjeshtare në jetën politike e shtetërore shqiptare, por nuk i dënojmë ato as moralisht. Përkundrazi: ndodh të bëhemi përkrahës dhe popullarizues të tyre. Jo vetëm kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm zëvendës-kryeministri, jo vetëm ministrat, jo vetëm deputetët, jo vetëm diplomatët, jo vetëm zyrtarët e sektorëve të ndryshëm pushtetorë, jo vetëm drejtorë, kryeredaktorë, redaktorë, gazetarë, po edhe intelektualë mund të shihen e mund të dëgjohen e mund të lexohen duke u shërbyer me gojë e me shkrim gënjeshtrave të kryeministrit të Shqipërisë! Prej drojës! Për leverdi!
Po, t'i kthehem asaj fjalisë me të cilën e fillova këtë sprovë mbi gënjeshtarin ontologjik kampion ndër gënjeshtarët në historinë politike dhe kulturore shqiptare.
Në qoftë se është e vërtetë se njerëzimi është shkoqur nga gjendja parake dhe është ngritur në shkallë më të lartë të zhvillimit kulturor dhe, në përgjithësi, qytetërues, atëherë kur ka filluar ta shikojë dhe ta dënojë si krim të rëndë gënjeshtrën, mos do të thotë kjo se politika e Sali Berishës, në të cilën është e mbajtur gënjeshtra si thelb, kuptim dhe mjet i saj, tregon se ne në atë shkallë ende nuk jemi ngritur?
Nuk dua të besoj në këtë mundësi.

Ndëshkimi i gënjeshtarit
Gënjeshtrat e vazhdueshme, zyrtare, të Sali Berishës dhe të pretorianëve të tij partiakë, që kanë pushtuar institucionet e shtetit shqiptar, jo vetëm se sjellin dëmet, kërcënimet, rreziqet që po shohim këto ditë, por edhe e fyejnë rëndë popullin shqiptar. Nuk thuhet kot në botë: popullin nuk ka të drejtë ta gënjejë asnjë njeri politik. Dhe, askush.
Populli shqiptar do ta rikthejë dinjitetin e përulur, të fyer rëndë prej gënjeshtrave të Sali Berishës dhe pretorianëve të tij politikë e shtetërorë vetëm në një mënyrë: duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe, pas largimit prej pushtetit, duke kërkuar hetimin e pasojave të gënjeshtrave të tij në jetën kombëtare dhe në sigurinë e qytetarëve. Dhe, kjo mund të arrihet jo me fjalimet poetike e përshtypjelënëse të Edi Ramës, por (në qoftë se nuk pranohen zgjedhjet e parakohshme) me lëvizje popullore dhe mosbindje qytetare.
Jam thellësisht i bindur se vetëm duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe duke e nxjerrë në gjyq për pasojat kriminale të politikës së tij sidomos më 1997, 1998 dhe, tani, më 2011 Shqipëria do ta kthejë rendin, paqen, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë.
Dhe, ç'është me rëndësi tepër të madhe: do ta ndalë rënien shpirtërore dhe morale që po e shkallmon.
Prishtinë 29.1.2011

G. Shqiptare

Tuesday, February 1, 2011

Berisha: Topi, plan për eliminimin tim

Deklaratë shokuese e Kryeministrit në komisionin hetimor
Në cilësinë e dëshmitarit të parë për të raportuar mbi “grushtin e shtetit”, Kryeministri Sali Berisha tha dje përpara komisionit hetimor se Garda e Republikës e kishte informuar për ekzistencën e një plani për eliminimin fizik të tij dhe sipas tij, nëse kjo dështonte, do të ngrihej një grup i gatshëm për hetim kundër tij. “Ishte përgatitur grup i gatshëm se në rast se Kryeministri nuk eliminohet gjatë puçit, atëherë do të ngrihet hetim ndaj tij. Nga garda më informojnë se ky ishte urdhër i prokurorisë në bashkëpunim me kreun e shtetit”, tha Kryeministri Berisha. Deklarata shokuese e kreut të ekzekutivit çon vite dritë larg paqen mes institucioneve dhe pritet ta agravojë edhe më shumë situatën.

Seanca dëgjimore
Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, në lumin e akuzave dyorëshe për të ashtuquajturin “puç shteti”, nuk paraqiti asnjë fakt konkret të bazuar në deklaratat e tij.
Lexoi 17 përkufizime, të cilat i kishte zbuluar nga literatura e huaj mbi grushtin e shtetit, por nuk dha prova se ku i bazonte fjalët që nxori nga goja për 120 minuta dje pasdite, nga ora 17:30 deri në orën 19:30. Vlen të theksohet se seanca dëgjimore dyorëshe e Kryeministrit Berisha ngjante me ngritjen në mësim të nxënësit më të preferuar të mësueses kujdestare. Tri pyetjet që nuk iu bën me hatër Kryeministrit ishin të deputetit Dashnor Sula:
“A jeni në gjendje të paraqisni prova për të ashtuquajturin grusht shteti?
Duke pasur gjithë këto prova të pakundërshtueshme të paraqitura nga ju, përse Policia e Shtetit nuk i ndalon nxitësit për këtë grusht shteti?
A mendoni se prokuroria do ta marrë parasysh këtë raport që do t’i dorëzohet Parlamentit dhe a do të bëjë të mundur hetimin e këtij raporti?”.
Në përgjigje, Kryeministri lëshoi akuza për heshtjen dhe mosveprimin e institucioneve të shtetit, por nuk dha sqarime pse policia nuk arreston ‘puçistët’ për të cilët ai thotë se disponon fakte.

Sulmi institucional
Kryeministri Berisha bëri me dije se më 16 janar, SHISH kishte raportuar tek ai se nuk kishte fakte dhe prova për tensionim të situatës. “Informacionin për 21 janarin e mora nga burimet e mia dhe nga diplomatët e huaj”, tha Berisha. “Nuk e mora vesh se cili ia kishte shkruar kreut të shtetit komunikatën e 21 janarit. Çfarë ia lidhën sytë atij”, u shpreh Kryeministri. “Ministri më thotë të nesërmen se kam takim në orën 10:00 me Presidentin. Gjithçka kombinohet mes prokurores dhe tij. Po shko, - i thashë, mos e anulo takimin, por kur të shkosh bëj një pyetje. Prej pesë orësh është sulmuar Kryeministria, çfarë do thuash, pyete. Përgjigjja e tij ishte se ‘Opozita ka vetëm fjalë’”, u shpreh Berisha.
“Provat” e Kryeministrit
“Një pjesë e protestuesve kanë ardhur me armë të veçanta, pistoleta, çadra-pistoletë, stilolapsa-pistoletë. Por pjesa më e rëndësishme e kësaj ngjarjeje ishte në bunkerin e Fidelit, ku ndodhej Rama me Ruçin dhe Gjinushin, si dhe me eksponentët e tjerë të mafies dhe të ashtuquajturit gazetarë, që do të publikonin lajmet se, Berisha u arratis dhe se kërkoi strehim në ambasadën serbe. Por të gjitha janë dokumentuara”, tha Berisha. Ai ka shtuar më tej se mercenarët janë paguar deri në 300 dollarë për dhunën nga bosët e krimit të organizuar në krye të PS, që sipas tij janë Fidel Ylli, Sadri Abazi, Tom Doshi, Artan Dulaku dhe Koço Kokëdhima. “Ata dhanë 500 dollarë për transportin dhe 200-300 dollarë për dhunën. Janë shpërndarë 1.3 milionë euro, të tjerat janë në rezervë. Janë siguruar armë kallashnikov, tritol”, tha Berisha.
Më pas Kryeministri ka treguar disa porosi që sipas tij, kryetari i PS-së u urdhëronte mercenarëve nga Kullat Binjake.

G. Shqip

Perëndesha e dhimbjes sonë

Nëse do të mundnim ta përmblidhnim gjithë atë që ka ndodhur në këtë javë, pra nga vrasja makabre e tre protestuesve deri te dita e djeshme, te marshim në funebër dhe paqësor, i dhimbshëm dhe dinjitoz i popullit të zemëruar, do të mjaftonte vetëm fotoja e botuar dje në faqen e parë të gazetës "Shekulli", e shkrepur nga fotografja dhe artistja Jutta Benzenberg.

Në atë portret të vajzës 11-vjeçare të Ziver Veizit dukej se koha ishte ndalur dhe nuk lëvisten më. Pika e lotit që i rridhte në faqe, buzët e shtrënguara me elegancë dhe lehtë, një dritë natyrale që i bie nga sipër.. Zot!

Nëse mund ta përfytyrojmë dhimbjen e vërtetë, pra nëse do të kërkojmë të dimë se ç'pamje ka ajo, ç'fytyrë ka - ose nëse ndonjë ditë, pas shumë vjetësh, do të kërkojmë dhe do të pyesim se çfarë ndodhi më 21 janar - ajo foto do të na i tregojë të gjitha. Siç thotë Bart, fotoja është një mit, një histori.

Ana, pret drejtësi

Është koha e ndalur në mes. Dhe duke e parë atë foto ti bindesh se gjithë Shqipëria është ndalur në atë çast në portretin e vajzës së Ziver Veizit, në lotin që i rrëshket mbi faqe dhe në buzët e mbledhura si një perëndeshë e dhimbjes.

Ilir Yzeiri, Shekulli

Shekuj histori po zhduken

Zhdukja e monumenteve të rralla të kulturës dhe neglizhenca totale e autoriteteve për ruajtjen e tyre u trajtua nga reportazhi i “Stand Up”, gjatë edicionit qëndror të lajmeve.


Kudo në Shqipëri, kultura e shkatërrimit është kthyer në një mënyrë jetese, e cila e bashkuar me neglizhencën, harresën dhe korrupsionin, po shuan në menyrë të pakthyeshme simbolet më të rëndësishme historike në vend.

Edhe ne Fier, si kudo, monumentet e kultures të konsideruara si thesare të historisë së kombit kanë marrë rrugën e pakthyeshme të zhdukjes. Me këtë ritëm, prej tyre shumë shpejt do të mbeten vetëm pak rreshta ndër libra e enciklopedi.

Ndalesa e parë e kamerave tona ishte Kurjani, fshati në hyrje të të cilit gjendet kisha mesjetare e Shën Nikollës, e ngritur me një stil bizantin diku rreth fund shekullit të XIII dhe fillimit të shekullit të XIV .
Kisha e Kurjanit gëzon statusin monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1963 dhe konsiderohet si një urë lidhëse mes qytetërimit mesjetar dhe atij bashkëkohor.

Megjithatë, përtej historisë dhe vlerave shekullore që mbart mbi shpinë, kisha sot ofron një realitet të zymtë e të dërrmuar nga braktisja.

Nga afresket e punuara prej djalit të piktorit të madh Onufri, nuk ka mbetur thuajse asgjë. Gjithçka eshte dëmtuar dhe vazhdon të dëmtohet në mënyrë brutale. Pllakat e gdhendura janë thyer, ndërsa dyshemeja është germuar në çdo cep të saj nga njerëz të vënë në kërkim të thesareve të fshehura.

Udhëtimi nga kisha e Shën Nikollës në Kurjan drejt kishës së Shën e Premtes pranë fshatit Sop është sfidues, si pasojë e mungesës së tabelave orientuese. Në mbërritje, pamja që të ofrohet është veçanërisht zhgënjyese, me kishën e shekullit XIII që është shndërruar e gjitha në një rënojë.

Objekti i ndërtuar 800 vjet më parë me gurë të Apollonisë antike është duke u shuar i gjithi. Muret e krrusur nga harresa po bien me shpejtësi në peshën e tyre.
Një tjetër objekt unik është diga 2 mijë vjeçare e Krapsit, pranë fshatit me të njëjtin emër. Ajo mendohet të jetë ndërtuar mbi lumin Gjanicë gjatë dinastisë romake të antoninëve.

Sipas studiuesve dhe historianëve, në llojin e saj ajo është më e lashta në të gjithë territorin e vendit. Fatkeqësisht, nga diga dikur 90 metra e gjatë dhe 8 metra e lartë kanë mbetur vetëm një pirg gurësh të mbuluar nga bimësia dhe ferrat.

Gurët e digës që dikur shërbente për vaditjen e tre qyteteve të lashta, Apolonisë, Margëlliçit dhe Gurëzezës, mund t’i gjesh sot të shperndarë ndër themelet e shtëpive të reja të ndërtuara në vitet e paskomunizmit. 20 shekuj u zhdukën në 20 vjet.

Pikërisht në këtë zonë, në fshatin Plyk, ndodheshin edhe themelet e një vile fshatare të kohës romake që me shumë gjasa, sipas studiuesve ka qenë një latifund, pra një pronë me përmasa toke shumë të mëdha, edhe kjo e zhdukur pa meshirë nga banoret e zonës.

Fshati Strum, diku në të djathtë të rrugës nacionale Fier–Berat, ka në të një perlë të rrallë, kishën e Shën Gjergjit, të ndërtuar në vitin 1782. Pavarësisht se ajo është shumë më e re, fati i saj nuk është i ndryshëm.

Kisha që ka më shumë se 50 vjet me statusin monument kulture është kthyer në një plevicë. Muret kanë nisur të çahen, ndërsa dritaret janë mbuluar nga ferrat, që tashmë kanë hedhur degë edhe brenda saj.

Muret e çjerre, shkarravitur, pllakat e shkulura, pluhuri e dheu qe kane mbuluar gjithçka i kanë dhënë kishës një pamje të shkalafitur e të mjeruar.

Afresket e piktuara nga mjeshtërit e familjes ikonografike Çetiri, janë te gjitha te demtuara, ndërsa pjesa tjeter është kthyer në fole për merimangat e lakuriqet e nates.

E njëjtë është gjendja edhe në shtëpinë e Longarëve, një ndërtese dy-katëshe, monument etnografik i rrallë në qytetin e Fierit, monument kulture që prej vitit 1963.

Për të mos përmendur kalanë e Margëlliçit e dhjetëra e dhjetëra monumenteve të tjera që dergjen sot në grahmat e fundit te tyre.

Një histori që po zhduket, që po shpërbëhet duke u mbuluar me pluhurin e harreses e shpërfilljes. E me këtë ritëm, shumë shpejt rezultati i dhimbshem do të jetë një komb që perveç premtimeve të politikes, inflacionit të deklaratave, fondeve që zhduken e projekteve që zënë pluhur në arkiva, nuk do të ketë më asgjë tjetër për të kujtuar.
T. Channel

Dielli i dytë për Tokën

Fjalët se Ylli i Betelges është pranë shpërthimit dhe se në qiellin tonë do të shfaqet një diell i dytë qarkullojnë prej muajsh tashmë, por një pedagog i universitetit të South Queensland, në Australi, është cituar së fundmi të thotë se eventi do të ndodhë vitin që vjen, pra në vitin 2012.
Betelges, një yll i kuq gjigand në krahun e djathtë të konstelacionit të Orionit mund të shihet pa shumë vështirësi natën në këtë periudhë të vitit. Ai është i dukshëm në lindje, menjëherë pas perëndimit të Diellit si një yll i shndritshëm i kuq.

Shumë shkencëtarë dhe astronomë të tjerë besojnë se shpërthimi i tij në supernova mund të ndodhë në çdo kohë.

Është e ditur tashmë që jeta e këtij ylli mund të përfundojë, por për ekspertët nuk ka asgjë të përcaktuar saktë. Shpërthimi mund të vijë nesër apo pas mijëra vjetësh.

Por, çfarë do të ndodhë nëqoftëse Betelges shpërthen vërtet?

Astronomët parashikojnë se ai nuk do të rrezatojë kaq shumë sa Dielli, por do të jetë më i ndritshëm se hëna e plotë dhe do të shihet edhe gjatë ditës. Por, “Discovery News” thotë se nuk ka arsye për panik. Ylli gjigand është 640 vite dritë larg Tokës dhe shpërthimi i tij nuk paraqet ndonjë rrezik.

Supernova ndodh me yjet masive në fund të jetës së tyre. Ato krijohen nga yjet përmes fuzionit bërthamor duke e kthyer hidrogjenin në helium dhe pastaj heliumin në karbon dhe elementë të rëndë.

Dielli nuk do të jetë në gjendje të gjenerojë një supernova në fundin e jetës së tij për shkak se nuk ka masën e duhur.

T. Channel


Në shqip sot kemi ka fjalë shumë të ngjashme, që tregojnë kuptime të ndryshme dhe pikërisht:
Diell
Diel
Djalë
Djall
...
Nëse do hyjmë të zbërthejmë e kuptojmë se çdo të thotë realisht fjala DIELL, nuk duhet të habitemi që ajo nënkupton thjesht : Dy Yje, (Di) (El), pra pikërisht dy diej. Stop Injorancës

Përgjimet, zbardhet plani për ekzekutimin e Ramës

Zbardhet plani për vrasjen e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Prokuroria e Tiranës tha dje se Luan Rami, Fatos Rami dhe Afrim Kica, nga Burreli, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, po siguronin kushtet dhe mjetet materiale me qëllim për të realizuar eliminimin fizik të shtetasit, Edi Kristaq Rama.
Me 28 janar, Rama doli në bulevard i rrethuar nga një shpurë me truproja duke "shpërfillur" rrezikun që i kanosej për jetën.
Sipas prokurorisë, informacioni i referuar nga Shërbimit Informativ Shtetëror bëri që të ndërhyhej në kohë dhe të parandalohej vrasja e kryetarit të PS-së. Tre të dyshuarit, dy kushërinjtë Rami dhe miku i tyre Kica u përballën dje me gjykatësin e gatshëm Ardian Kalia për t'u njohur zyrtarisht me akuzat e rënda. Luan Rami, ish-drejtori i ndërmarrjes së Elektrikut në Burrel, pranoi se i kishte dërguar mesazh në telefon kreut të socialistëve Rama, duke i kërkuar t'i zhdëmtonte makinën që iu shkrumbua në demonstratën e 21 janarit.
Asnjëri prej tre të dyshuarve nuk pranoi të kishin bërë plan për vrasjen e kryebashkiakut të Tiranës. Të dyshuarit, Luan e Fatos Rami dhe Afrim Kica, do të qëndrojnë në qeli për një muaj dhe nëse prokuroria nuk gjen prova për implikimin e tyre, atëherë të dyshuarit do të rifitojnë lirinë. Në seancën me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, prokurori ka zbardhur nofkat e tre personave, "Taku", "Tani" dhe "Tiku", të cilët dyshohet të kenë qenë pjesë e grupit, që do të vepronte për të ekzekutuar Ramën. Këta persona janë në kërkim nga policia. Pikërisht për të identifikuar këta tre persona dhe për të gjetur lokalin në Linzë, ku dyshohet të jetë thurur plani kriminal, prokuroria kërkoi 30 ditë kohë. Avokati, Alfred Duka debatoi me prokurorin Tominaj, të cilin e pyeti se cilën provë kërkon të marrësh, për sa kohë kërkon arrest me burg me afat për dy kushërinjtë Rami. "Të identifikojë tre personat", - i përgjigjet prokurori, çka përbën shkak për një debat të fortë mes tyre. ndërsa pyetjes nëse ishte i vlefshëm arrestimi në flagrancë, prokurori i përgjigjet se është "parandaluar një krim të jashtëzakonshëm dhe është shpëtuar jeta e Edi Ramës".

Procesi

Një material i referuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ku dyshohej se një grup kriminal po përgatiste kryerjen e akteve terroriste ka alarmuar Prokurorinë e Tiranës. Kanë mjaftuar disa verifikime, që organi i akuzës të regjistronte një procedim penal ndaj disa të dyshuarve të cilët po përgatisnin terrenin për kryerjen e një vrasje. Për aktet me qëllime terroriste prokuroria kishte shpallur mos kompetencën. Në shënjestër të këtij plani ishte vënë kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili në tubimin- homazh të 28 janarit lëvizi nën masa të rrepta sigurie.
Pas kërcënimit Shërbimi Informativ Shtetëror i kishte vënë në përgjim tre të dyshuarit, Luan e Fatos Rami, si dhe Afrim Kicen dhe informoi policinë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin po krijonin kushte për eliminimin fizik të kreut të opozitës.
I gjithë plani kriminal u zbulua dje nga prokuroria, kur tre të dyshuarit, mbërritën në gjykatën e Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Luan Rami, i dyshuari kryesor, u shpreh në gjykatë se i kishte bërë mesazh në telefon kryesocialistit Edi Rama. "Unë i kam bë sms me emër dhe mbiemër dhe i kam kërkuar të më zhdëmtojë makinën", - mësohet t'i ketë thënë gjykatësit i dyshuari. Bëhet fjalë për një makinë tip "Fuoristradë" që është parë të qarkullojë përgjatë gjithë kohës së demonstratës së dhunshme. Kushëriri i tij, Fatos Rami, është shprehur se ka qenë në gjumë, kur i janë vënë prangat, duke kundërshtuar prokurorin, i cili deklaroi se ishte bërë një arrestim parandalues duke u shpëtuar kështu kreu i opozitës. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor dhe sallën e gjyqit e lanë edhe dy deputetë socialistë që ndodheshin të pranishëm.  
Foto nga Godo Godaj

Ndërsa, jashtë dyerve të gjykatës ndodheshin familjarët e miq të të dyshuarve, mes tyre dhe Sali Lusha, ish-truproja e kryeministrit Sali Berisha. Zenel Rami, i ati i Luan Ramit, tha se i biri nuk ka pasur asnjë qëllim, të ekzekutojë Edi Ramën. 

Klodiana Lala, G. Shqiptare

Kombi grek dhe roli i arvanitëve

Lidhur me etnicitetin e kombit modern grek ka shumë të dhëna dhe teori kontradiktore.
Mbreti Pirro i Epirit
Në antikitet Greqia ka qenë e banuar nga disa fise që janë quajtur helene, por me gjuhë apo dialekte të veçanta, që askush sot nuk i di se çfarë gjuhe kanë qenë, pasi nuk janë të përkthyera.

Dialekti jonik i Athinës është po aq mister sa edhe gjuhët e vjetra të padeshifruara, pasi sot askush nuk ka mundur t'a përkthejë atë. As gjuha e vjetër greke dhe aq më pak e reja nuk mund të përkthejnë gjuhën origjinale të popullsisë së vjetër helene, pra atë gjuhë që kanë folur jonët, akejt, dorët.

Pse? A nuk janë grekë?
Gjuhët që nuk janë përkthyer në antikitet janë lënë pa emër, pra nuk janë të askujt. Ndërsa në Greqi ndodh e kundërta. Gjuha e vjetër që kanë folur grekët nuk përkthehet as nga greqishtja e vjetër dhe as nga greqishtja e re dhe sërish vazhdon quhet gjuhë greke. Madje disa shkojnë edhe më larg duke e quajtur edhe gjuhën e Mikenës greke, disa të tjerë akoma edhe më larg dhe e quajnë gjuhën greke të themeluar në vitet 2000 p.k.
Do t'a quaja një nga lajthitjet më të mëdha në fushën e historisë, e cila duhet korigjuar sa më shpejt.
Se si kanë arritur t'a bëjnë këtë, kjo është një çështje më vete. Nuk shihen fare këto fakte, thjeshtë i quajnë grekë edhe pse greqishtja e vjetër nuk i përkthen këto dialekte, asnjë historian nuk vret mendjen për të gjetur të vërtetën.

Thjeshtë greqishtja nuk përthen dialektet e vjetra të folura në territorin, që sot është quajtur grek. Por dihet tashmë që etniciteti i grekëve të lashtë ishte pellazgë dhe shqipja e sotme është nëna që zbërthen fjalë shumë të rëndësishme të gjuhës homerike dhe dialekteve antike, madje edhe tek ajo gjuhë që quhet greqishtja e vjetër, ka shumë fjalë shqipe.
 Greqishtja e vjetër mendohet të mos ketë qenë gjuha që ka folur populli vendas, por gjuhë administrate. Populli duhet të ketë folur një gjuhë që nuk ngjan as me greqishten e vjetër dhe as me atë të re, por pellazgjishten, apo nj dialekt të saj.
Ashtu si edhe për Illirinë, edhe për Greqinë nuk flitet për disa shekuj që nga shekujt VII deri në XI, XII dhe në këto shekuj nuk dihet asgjë për ballkanin nga pikëpamja etnike.
Në shekujt XII-XII-të dalin të dhënat e para për Greqinë, por aty nuk del një popullsi greke, por një popullsi shqiptare që fliste gjuhën arvanite, që është një shqipe e pastër e dialektet toskë.
Të gjithë prisnin që në këtë tokë të shihnin grekë, por në vend të tyre dilnin disa shqiptarë luftëtarë.


Meqë në Greqi nuk ka grekë, studiuesit filluan të hidhnin ide se grekët u zhdukën nga sllavët dhe se shqiptarët ishin ata që zhdukën sllavët që aty dhe e bënë të tyrin atë territor. Madje disa studiues dalin edhe me idetë se grekët u asimiluan nga shqiptarët. Duke ndenjur shumë me shqiptarët që erdhën nga Shqipëria, ata harruan gjuhën e tyre dhe u bënë shqiptarë.
Mbreti Oto, në veshje tradicionale shqiptare
Problemi është pra, ku janë grekët?
Tashmë kjo ndoshta nuk disktuohet aq shumë, por në shek. XiX-të, Evropa u shokua nga zbulimi që bëri, se në territorin e Greqisë Antike nuk kishte popull grek, por kryesisht shqiptar. Duke marrë parasysh të dhënat që japin autorët antikë, mesjetarë dhe modernë arrihet në një konkluzion se:
Grekët e vjetër ishin pellazgë dhe se grekët e rinj në territoret historike të fiseve helene ishin shqiptarë.
Pra, kombi i ri grek në pjesën më të madhe të tij, ishte i përbërë prej shqiptarësh. Disa historioanë grekë e kundërshtojnë këtë me arsyen se shqiptarët kanë ardhur në Greqi në shek. XIV-XV-të. Mirëpo të dhënat e ndryshme, dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë në ato troje, shumë para asaj periudhe.

E dhëna e parë që për një prezencë të një gjuhe të huaj, pra jo greqisht në Athinë, jepet në vitin 1180 dhe është dëshmia e një metropoliti të Athinës, i quajtur Mihal Akominatos, i cili cilëson vendosjen e tij në Athinë, si një lloj ndëshkimi.
Ai thotë se:
"Athinejt që kanë banuar në Atikë dhe fshatarët, kryesisht flasin një gjuhë barbare. (Le grande chronique de Holland, Zeland, fq 28)
Kjo do të thotë se ata flisnin një gjuhë jo greke dhe kjo gjuhë ka qenë shqipja, pasi Athina ka folur historikisht shqipen, madje deri në ditët e sotme. Nëse kjo gjuhë do të ishte greqishtja, sigurisht që mitropoliti do e kuptonte, pasi ajo ishte gjuha e kishës.
Gjatë kësaj kohe në Greqi udhëheqësit që spikatin janë arbëreshë dhe populli që këta udhëhiqnin ka qenë arbëresh dhe ka folur këtë gjuhë barbare që ai nuk e kupton.

Kështu është Princi i Nafplios, Luan Zguro, që luftoi kundër frakëve. (A. Kola , Arvanitasit fq 149) Në mesinë po në këtë kohë sundonin Vranajt.

Në 1207-ën, në ishujt e Egjeut sundonte arbëreshi Marino Sanuto. Vëllezërit Andrea dhe Jeremina Giza, që ishin udhëheqësit e Mikonit dhe Jakob Boroci I-rë, që u vendos në krye të Santorinit.
Pra, prania e arvanitëve në Greqi është përpara se disa shqiptarë epirotë të emigronin në këto territore dhe është ajo popullsi që edhe qeverisi mbi një popull që nuk flet greqisht.

Në shekujt XIV-XV ka dhe një valë zbritjesh të arbëreshëve në Greqi. Arbëreshët u ftuan për t'u vendosur atje me vulë të artë të Perandorëve Bizantinë, të cilët në bazë të disa studimeve dukeshin se ishim me origjinë arbëreshe.

Në vitin 1295 vendosen arbëreshët e parë në Thesali, e cila në atë kohë ishte e pushtuar nga tufat e dhenve të vllehëve, por që në pak vite Thesalia u kthye në një fushë shqiptare duke i detyruar vllehët të tërhiqen në malet e Pindit. Më pas në Thesali dhe akarnani vijnë arbëreshë të tjerë, rreth 12 mijë, nga despotati i Epirit, që në atë kohë, ishte shkatërruar.
Në kohën e Johan Katakuzhinit, despoti i Mistrisit, Manuil Kadakuzhini thërret 10 mijë shqiptarë me familjet e tyre të popullojnë Peloponezin, që ishte dobësuar nga sulmet e frankëve dhe turqve. Pas disa vjetësh një despot tjetër i Mistrisit, Teodori, i biri Joanit të V-të Paleolog, thërret edhe 10 mijë të tjerë.
Vëllai i tij e falenderon e lavdëron për këtë veprim të tij dhe thotë: "Rreth 10 mijë ilirë i solle bashkë me fëmijët dhe gratë, ata e kaluan ismin dhe më pas u zgjeruan. Ata vetë ishin ëngjëj dhe nuk është se ishin të papërvojë, por kishin luftuar shumë."
Zbritja e parë në More u krye në 1348-ën dhe e dyta më 1405-ën.
Arbëreshët zbritën në Beoti dhe Lokrida më 1383-in, me thirrjen dhe lejen e Zotit të tebës, Ramon De Vilanova dhe me lejen që mori nga mbreti i tij Petro IV.
Që nga 31.12.1382, arbëreshët marrin leje të banojnë në Atikë, ku zunë fshatrat dhe rrëzat e Akropolit.
Venedikasit i thirrën arbëreshët që të banonin në ishullin e madh Eube, duke filluar nga viti 1402.

Pra arbëreshët i ftuan në Greqi vetë sundimtarët e këtij vendi, të cilat në të shumtën e rasteve ishin nga arbëreshët e tjerë, vendas.

Ata erdhën për të mbrojtur principatat e këtyre sundimtarëve, pra, si ushtarakë. Arbëreshët ishin ata që luftuan në vitet e fundit të Perandorisë Biazantine krahas perandorëve bizantinë, të cilët kishin gjithashtu origjinë arbëreshe.
ishte Pejtër Bue Sklepa i Arkadhisë, ai që u ngrit të ndalonte që perandori i fundit ti dorëzohej Turqve. Ai së bashku me arbëreshët e tjerë shpallin perandor të Bizantit një Kataguzhin, në vend të Paleologut të fundit. ishin ata që luftuan për të mbrojtur atë territor prej turqve. Pas tradhëtisë së tyre nga Paleologët, të cilët e dorëzuan Peloponezin, një pjesë e arvanitëve filloi të emigrojë drejt italisë, pra pas rënies së Kostandinopojës më 1453. Ata u vendosën në Siçili, Kalabri dhe Napoli.
Në këngën: "Moj e bukura More", ata e quajnë Morenë e Peloponezit, jo si Greqi, por si Arbëri.

Kjo do të thotë se shqiptarët e kanë parë territorin e Greqisë së sotme si atdheun e tyre dhe për ta nuk ka patur ekzistuar ndonjë koncept apo term i quajtur grek.
vazhdon...

Shkëputur nga libri: Roli Pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane - Elena Koxaqi

Shkroi: Stop injorancës

Gjuha shqipe e vjetër

(Përgjigje gazetares Besiana Xharra, gazetare nga Prishtina, mbi një studim të ndërmarrë nga linguistët Stefan Schumacher dhe kolegu i tij Joachim Matzinger të Departamentit të Lingusitikës në Universitetin e Vjenës, mbi rëndësinë e gjuhës shqipe të vjetër, në krijimin e gjuhëve tjera Ballkanike)

E dashur zonja Besiana!

Për temën ‘Rëndësia e gjuhës shqipe të vjetër, në krijimin e gjuhëve tjera Ballkanike’ linguistët Stefan Schumacher dhe kolegu i tij Joachim Matzinger nuk kanë bërë të njohur asnjë rezultat gjuhësor, etimologjik dhe historik. Shkenca e çdo fushe qoftë nuk mbahet me deklarata, por me fakte të fushës përkatëse.

Mbi shqipen e vjetër askush nuk mund të thotë kurrgjë, pasi gjuhës shqipe i mungojnë dokumente të vjetra.
Dhe s’kish si të ishte ndryshe, pasi nuk mund të kishte gjuhë shqipe, të asaj që njohim ne sot, pa u shkruar më parë bibla në këtë gjuhë.
Kështu ka ndodhur me të gjitha gjuhët e reja. Nuk mund të kishim një Shekspir pa Biblën e King Xhejmsit, nuk mund të kishim një Rabële pa Biblën në gjuhën frënge, nuk mund të kishim një Servantes pa Biblën në gjuhën spanjolle, nuk mund të kishim një Pushkin pa Biblën në gjuhën ruse. Po kështu, nuk mund të kemi asnjë Bibël të vërtetë në gjuhën latine dhe greke përpara se ato t’i shkruante Erazmi i Roterdamit në shekullin e 16-të. Të gjitha shkrimet, që mbajnë data para shekullit të 16-të, në mbarë botën janë falsifikime.
Për të mësuar sesi unë kam arritur në këtë përfundim, duhen lexuar të gjitha shkrimet dhe shënimet e mia mbi etimologjinë, historinë e gjuhës dhe historinë e popujve, mbi errësirën 270 vjeçare që ka mbuluar mbarë botën deri në vitet 70’ të shekullit të 18-të kur për herë të parë ngrihet shkolla e parë publike në Gjermani.
Gjatë kësaj Errësire nuk kemi biblioteka, muzeume, nuk kemi asnjë tekst shkollor. Kemi vetëm disa universitete fantazmë nga Japonia deri në Kili, të cilat në mungesë të arsimit fillor dhe të mesëm, nuk dihet me saktësi se çfarë bënin e çfarë u mësonin një grusht njerëzve.
E çuditshme është edhe prodhimtaria gjatë kësaj kohe e një grushti njerëzish, njerëz poliedrikë të cilët nuk marrin mësime në shkolla fillore dhe të mesme, veç me tutorë, dhe shkëlqejnë në botën e asaj Errësire të madhe dhe të thellë.

Përse duhej e mbarë bota të mbetej në errësirë për 270 vjet?
Çfarë ndodh me njerëzimin kur dikush atë e mban me qëllim për 270 vjet në errësirë, pa lëvruar shkrim e këndim, pa mësuar kurrgjë në asnjë fushë të dijes? Këto gjëra mund të kuptohen kur kushdo lexon historinë jo vetëm të shqiptarëve, por edhe atë të evropianëve, aziatikëve, afrikanëve dhe të Amerikave, të asaj të veriut dhe asaj të jugut dhe merr e studjon historinë e arsimit, librit, bibliotekave, teksteve të para mësimore si dhe të arritjeve të shkencës. Këto studime ndihmojnë të hidhet dritë se çfarë ndodhi në shekujt 15 dhe 16, dhe përse këto shekuj përkojnë me periudhat e Epidemive më Vdekjeprurëse që ka parë bota.

A mund të themi ne ndonjë fjalë për shqipen, zonja Besianë, kur ne shqiptareve na mungon një fjalor historik dhe etimologjik i gjuhës shqipe?
Në institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë të Shqipërisë flejnë mbi tre milionë skeda të thesarit tonë gjuhësor. Ato sot rrezikohen të zhduken nga brejtësit.

Mirë në Prishtinë, Shkup, Podgoricë, po në Shqipëri?
Përse u anashkalua për dekada të tëra detyra e bërjes të një fjalori historik të leksikut të gjuhës shqipe, megjithëse lënda është mbledhur me kohë?
Kjo punë e keqe është bërë me qëllim, sepse fjalori historik i gjuhës shqipe, si dhe fjalorë korrektë historikë dhe etimologjikë të gjuhëve të tjera, do të nxirrnin të vërtetën që thotë edhe Google Labs Ngram Viewer se gjuhët e Evropës dhe të mbarë botës janë tepër të vona.
Ç’duhet bërë atëherë për të njohur historinë e vërtetë të gjuhës shqipe, atyre ballkanike dhe të mbarë botës?
Unë kam zbuluar Kodin e Shqipes, i cili është çelsi i vetëm që zbërthen si historinë e gjuhëve, po ashtu dhe historinë e vetë popujve.

Cila ka qenë gjuha apo gjuhët, që fliteshin dhe shkruheshin para shekullit të 16-të?
Këtë s’mund ta thotë sot me siguri askush, përveç atyre që kanë në bodrume librat e vjetra. Por ne kemi vërtetuar se asnjë gjuhë e re apo e vjetër nuk mund të krijohet pa një grusht rrënjësh të gjuhës shqipe. Kjo është vlera e gjuhës tonë, ky është një kontribut shumë i madh i popullit tonë, kjo tregon dhe lidhjen e popullit tonë me kulturën dhe shkencën më të lartë që njerëzimi ka krijuar para shekullit të 16-të të erës tonë.
Shembujt në shkrimet dhe shënimet e mia, në shtyp dhe në internet, pos atyre që kam të pabotuara, janë të shumtë. Askush deri më sot, shqiptar apo i huaj, s’ka guxuar të përballet me to, e jo më t’i hedhë poshtë.


Çlirim Xhunga

Kadare, një testament për shqiptarët

Dy muaj më parë, “shkrimtari ynë” Ismail Kadare publikoi sprovën më të re letrare “Mosmarrëveshja, raportet e Shqipërisë me vetveten”, që si shumë libra të tjerë të tij të mëparshëm, botime, ribotime, postribotime, ka pasur një numër të madh shitjesh brenda dhe jashtë panairit të përvitshëm të nëntorit.

E vura në thonjëza shkrimtari ynë për shkak se ai tashmë përfaqëson një dukuri botërore (përkthyer në më shumë se 50 gjuhë kryesore të huaja dhe konsideruar nga një botues francez ndër katër - pesë krijuesit më të mëdhenj çprej kohës kur është dëshmuar letërsi) dhe pikërisht nga ky dimension rreket të shpjegojë fatin tonë, të pangjashëm me fate të popujve dhe kombeve të tjerë.

Sprova më e re letrare e Kadaresë ndahet në trembëdhjetë kapituj:
rreth himnit të vjetër të shtetit,
enigma e vërtetë,
mjegull - prolog me Djallin,
dialog me Djallin dhe me Zotin,
pantomima e frikshme e bronzit,
testament i gabuar,
Gjergji K. kundër Arbrit,
intermexo me dy vrasje në sfond,
kalorës të pabesë-mbretër që qajnë (zotëriu i pabesë Xandrebech),
lëngatë në gadishull,
një sulltan me dy vdekje,
tri gjendje të Kastriotit,
epilog me Zotin
si dhe 85 shënime që janë si nënkapituj më vete, por dhe shumë të nevojshëm për shtjellimin e veprës. 

Si një mjeshtër i madh autori ka një shqetësim që e kanë pasur para tij figura të epërme kombëtare, rilindasit dhe sidomos dy personalitete të larta si Fishta e Konica: çfarë ka ndodhur me shqiptarët përgjatë shekujve, si kanë mbijetuar, si kanë dëmtuar shpesh vetveten më shumë se treshja zymtore (perandoria turke, sllavët dhe grekët) dhe për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, nis dhe ndërton ngrehinën e esesë.

Pulla, flamuri, himni
Kapitulli i parë i librit që mund të titullohej edhe pulla, flamuri dhe himni shkon në fëmijërinë e autorit, në përfytyrimin që krijohet në atë moshë për popuj dhe vende thjesht nga katërkëndëshi i vogël postar. Më pas vjen joshja ndaj flamurit që për Kadarenë, tre deri në tetë vjeç, Shqipëria kishte tundur disa sosh: të mbretërisë, të pushtimit italian, të atij gjerman, të periudhës komuniste dhe për të ardhur në vitet nëntëdhjetë te flamuri i kryehershëm princëror i mesjetës. Pikërisht flamuri, me shkabën dykrenore, shpendi më i fisëm i njerëzimit, me hije mijëvjeçarësh, iu ishte lënë prej evropianëve që ta përdornin shqiptarët. Edhe këtu autori, vëren se ndryshe nga shumë shtete të tjera, Shqipëria ishte ndër të pakta raste që e quante “himni i flamurit”. Dhe sipas autorit, ndërsa “flamuri ishte shenja e parë e shtetit, himni ishte tingulli kryesor i tij”. Pastaj përmenden përpjekjet e Aleks Drenovës që shkroi apo përkthehu himnin si dhe hulumtimin e Faik Konicës që fiksoi përgjithherë heraldikën e flamurit.

Enigma e himnit
Në kapitullin e dytë Kadare rimerr sërish temën e himnit duke e kundruar nga disa anë. Në një mënyrë tepër koncize, herë me humor, sarkazëm dhe herë me informacion, ai shpjegon lidhjet e shqiptarëve me këtë tekst, ballafaqimin me himnebërës dhe himnembajtës të tjerë, kuptimet e larme nga njerëz dhe kohë të ndryshme deri te profecia e keqe për popujt dhe paralajmërimi i komploteve, përpjekjet e disahershme për të krijuar një të ri, dyzinën e poetëve (poetët hymnorë) dhe të kompozitorëve që jepnin e merrnin mbi vargje dhe tinguj dhe ndërsa i paraqisnin në juri, gjysmën e saj e gjenin të dergjur qelive dhe kampeve të përqendrimit. Në këtë kapitull autori risjell edhe konsideratën e Migjenit (kënga që s’kuptohej kishte dalë nga thellësia e kombit) si dhe shqetësimin e rilindasve që e kishin pikasur të parët sasinë e madhe të rimohuesve dhe që shprehej në strofën:
Se Zoti vetë e tha me gojë/ Se kombet shuhen përmbi dhe
Por Shqipëria s’do të rrojë/ sepse atë s’e duam ne.
Sipas autorit rilindasit ishin të parët që e kishin zbërthyer këtë spikamë, qenë tmerruar dhe kishin vuajtur nën heshtje, siç vijuan të mbytnin vajin dhe klithmat: komb vetëvrasës, i çmendur!
Kapitulli i tretë
Kapitulli i tretë i sprovës letrare “Mjegull, prolog me djallin” ka më shumë densitet ngjarjesh, veprimesh, aktesh dhe personazhesh të hapësirës shqiptare, ballkanike dhe evropiane. Autori i rikthehet sërish zbërthimit të tekstit për himnin e flamurit, më saktë një vargu të tij “se kombet shuhen përmbi dhe” për të zbuluar fatin e shqiptarëve në njëqind vjetët e fundit. Për shkak se në shqip fjala ‘kombe’ dhe ‘kombet’ kanë një ndryshim të cilësishëm, kjo për autorin parathotë një dyshim që në zanafillë. Dhe më poshtë ai shton: “Ç’kishte ndodhur njëqind vjetët e fundit me Shqipërinë? Thelbi përmblidhej me dy fjalë: kalvari i rikthimit ne Evropë… rikthimi shkabës së arratisur”. Dhe këtu Kadare përmend legjendën ballkano-kaukaziane (përdorur edhe prej Tolstoit) që shqiponja, pas një robërimi që s’mbahet mend, rikthehet në vendin e të parëve me një unazë në kthetra, më një damkë robëruesi.
Pikërisht duke marrë shkas nga kjo gjetje autori ndalet në dyzimin shqiptar më 1912 ku një pjesë luftonte e punonte për të shpallur pavarësinë e saj dhe pjesa tjetër për të mbetur me unazën në kthetra, pra nën perandorinë otomane. Te kjo pjesa tjetër hyjnë bashkë dyshja Qamili e Biçoku, regjimi diktatorial i Hoxhës, konferenca islamike, shpura e majtedjathtë në dasmën e djalit të kryeministrit turk, moskundërshtimi i Davutogllusë në Sarajevë, “Mekami” i Trebeshinës, rimohues nga Tirana e nga Prishtina, përmendorja e oficerit turk, kori i fëmijëve “o sulltan, sunduesi im”, etj, etj.
Po aq sa Fishta, Konica, rilindasit, Kadare është më kritik për rimohuesit shqiptarë, por nuk harron të nënvizojë edhe planet e të tjerëve për zhbërjen e Shqipërisë. Si një njohës i vëmendshëm i historisë së popujve autori rrëfen edhe përpjekjen e pjesës tjetër, kryesisht të fqinjëve për ta fshirë Shqipërinë nga harta e Ballkanit. Dhe vijnë e shfletohen me radhë në këtë kapitull të sprovës letrare teksti paralajmërues i ministrit të Brendshëm serb Grashanin, libri i Kryeministrit Gjeorgjeviç (përkthyer po nga një kryeshtetar shqiptar, Mustafa Kruja) që një urrejtje aq e madhe e kishte shtyrë në një njohje të përkryer të Shqipërisë gjysmë shtet, poeti Rakiq me “Sytë e Simonidës”, pakti turko-jugosllav për shpërnguljen ‘paqësisht’ të kosovarëve, “Dëbimi i arnautëve” i Çubrilloviqit, projekti i akademikëve për ndarjen më katërsh të vendit të shqiponjave, zonja franceze e afërt me Beogradin që kërkonte rishtegtimin turk… Vetë kapitulli “prolog me Djallin” fliste megjithatë që, një komb i zgjedhur nga Zoti, me rimohues dhe kombëtaristë, nuk i kishte shpëtuar yshtjes prej të parit.

Dialog me Djallin dhe me Zotin
Në kapitullin e katërt Kadare i rikthehet sërish dramës së shkurtër të Fishtës “Nën hajat e Parrizit” shkruar më 1914. Sipas autorit “kishte ndodhur, më në fund e pabesueshmja: jo turqit osmanë…jo grekët e palodhur…jo serbët fanatikë, por…rimohuesit shqiptarë donin të përmbysnin atë që ishte dukur i papërmbysshëm”. Drama e shkurtër e at Fishtës ka një dialog mes Skënderbeut dhe Djallit. Ky i fundit i pohon heroit se “gjithkush të ka në gojë, por në zemër nuk e dij”. Ndërkaq zëdhënësi i Zotit, Shën Pjetri e qetëson Gjergjin se Shqipëria do të bëhet për inat të Djallit dhe të shqiptarëve. Kadare shton se Fishta si rilindës dhe si shëlbuese kishte kuptuar leximin e fshehtë të himnit që Shqipërinë s’e kishte braktisur as Zoti dhe as Djalli, ai nuk dëshiron ta ligështojë kombin e vet, por megjithatë nuk mund të mos u bjerë kambanave ndaj së keqes. 
Po në këtë kapitull autori shtjellon sagën e përpjekjeve për rrëzimin e Skënderbeut që ishte lajm i vjetër thuajse disashekullor. Shtysa për rrëzim kishte nisur qysh më 1443 kur ai i ktheu krahët shtetit perandorak dhe kur “bashkë me dekretin për dënimin e tij, bashkë me urdhrat për zbulimin e komplotistëve të tjerë, për parashikimin e pasojave, për zhbirimin e arkivit të fshehtë… me dhjetëra shkrues e kronistë të shtetit…” nisën fushatën çnderuese me mallkime e libra plot helm dhe i përkthyen ato në perëndim duke nisur nga spanjishtja, nga skaji ku niste dhe aventura evropiane e tij.
Sipas dëshmive të shumta Skënderbeu kishte vdekur thjesht nga ethet dhe jo në fushën e betejës; sipas po këtyre të dhënave atij s’i gjendej as varri dhe përpos tij ishin dhe dy kryeheronj antiturq, njëri hungarez Janosh Huniadi dhe tjetri rumun Konti Tepesh, e megjithatë ai i kishte mundur edhe me bëma, por edhe me qindra libra që u shkruan katër-pesë shekuj me radhë, por edhe me një mister që e dispononte vetëm ai. Shpjeguar më shkoqur kapitenit Skënderbe i qe mbytur anija – Shqipëri (u përpi si një vrimë e zezë), por ai s’kishte pasur të njëjtin fat me të. Po ku ishte misteri? Sipas autorit dosja Kastrioti lidhej me dy botë: Shqipërinë dhe Evropën. Dhe ndërsa bota e parë, po fikej dalë ngadalë, bota tjetër kurrsesi nuk mund ta harronte. Gjitha tabloja skënderbejane përmblidhej në dy akte: çlirimi i botës së parë dhe frenimi i pushtimit të botës së dytë. Për botën e parë Skënderbeu arriti ta mbante të papranguar për 34 vjet, por nuk e shpëtoi nga pushtimi osman. Kadare thotë se heroi u gjen midis dy Romave dhe nëse nuk bëri dot gjë në pushtimin e Romës Bizantine, ai vonoi rënien e Romës së Perëndimit. Dhe jo vetëm kaq: çlirimin e Shqipërisë prej osmanëve s’mund ta bënin as shqiptarët më vete dhe as gadishullorët së bashku pa futjen në luftë të Europës.
Kadare shtjellon edhe pikëpamjen tjetër, paqen e Skënderbeut me turqit apo asnjanësinë e tij, që përmendet shpesh nga rimohues të kahmoçëm dhe të rinj, por sipas tij, ajo s’do të jepte gjë veç shuarjen e ngadaltë shqiptare dhe, nëse do të ishte vasale e perandorisë për rënien e Evropës, edhe më keq akoma: mort mbi mort. Misteri për këtë mos-harresë evropiane nuk vinte as nga mosgjetja e trupit në varr, por nga zbrazëtia, “trupi shpirtëror i Kastriotit në kishën e Lezhës”.

Pantonima e bronzit
Kapitulli i pestë i sprovës letrare risjell në vëmendje të lexuesit shekullin e njëzet që, përpos të tjerave, do të ishte edhe kthimi i Gjergj Kastriotit. Evropa po ia rikthente heroin vendit të vet, megjithëse “koha kishte treguar se pa Shqipërinë ai jetonte, kurse Shqipëria s’bënte dot pa të”. Kujtimi, imazhi i Skënderbeut ishte përdorur nga emërtesat mbretërore, italiste, gjemanike, komuniste siç nuk qe harruar edhe nga tri Shqipëritë: londineze, atlantike dhe fantaziste (ajo e shqiptarëve të Maqedonisë). Pikërisht në këtë shekull, për të kujtuar Gjergj Kastriotin do të niste dhe fushata e shtatoreve dhe e përkujtimoreve: në 1940 në sheshin Albania të Romës nga Musolini i Italisë, pastaj në Krujë, për të ardhur në 1968 në Tiranë, për të vijuar me “Place de Skanderbeg” në Paris, te dy monumentet e radhës në Prishtinë dhe në Shkup e deri te përplasja me shtatoret e diktatorëve në sheshin e tij. Në këtë kapitull është për t’u nënvizuar marrëdhënia e hoxhës anti-Skënderbe dhe besimtarëve të shumtë të tij që teksa gdhijnë gjithë natën plot emocion e lot vendosjen e shtatores në Çair të kryeqendrës maqedonase, kthehen te bariu që çuditërisht nuk e përmend më në predikimin e tij. Sipas autorit “një trajtë skulpturore kishte dalë prej bronzit të vet për t’u përzier si rrallëkush në trazimin njerëzor”.

Testament i gabuar
Autori i rikthehet sërish aktit të vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Shkup për të shpjeguar një prej enigmave shqiptare: renegatizmin. Për shumë popuj ka një binom universal: ekzistencë dhe liri. Por ndërsa në shtete të mëdhenj, ky binom nuk ka ndonjë kuptim, për vende të mezigjendshme në hartë është thelbësor. Këtu autori përmend shprehjen e famshme të një kryeshtetari amerikan “SHBA-në mund ta shkatërronte vetë SHBA-ja” dhe i referohet historisë për rikthimin e popujve në Evropë. “Në fund të varganit, më i vonuari, më i lodhuri, më i turbullti, po mbërrinte kombi shqiptar”. Sipas autorit fqinjët nuk e kishin dëmtuar më pak, jo se ata nuk kishin punuar për “marrjen e tokave, e pasurive dhe e bregdetit”, por të gjitha këto nuk mbulonin dot “fajin fatal: flirtin me robërinë”. Megjithëse heroi i tyre e kishte bërë zgjedhjen e vet qysh prej 1443: “luftë me osmanët, për jetë ose vdekje, me mort, pa kthim”, një pazar i çuditshëm, i turbullt, gjithmonë i pashpallur, zhvillohej ditë e natë, në gjithfarë mjedisesh…por më shumë në ndërgjegje të trazuara. Autori shpjegon se si janë ndeshur filozofia egërshane e lirisë me atë të robërisë dhe kur shqiptarët u ndanë në tri kampe: ata që mbajtën shqiptarinë e kryqin, ata që e braktisën kryqin për gradat dhe armët dhe ata që u shitën. Shkrimtari nënvizon faktin se ndër njëmijë shkolla turke, një mijë shkolla greke, treqin shkolla serbe, bullgare, vllahe, nuk gjendej asnjë shqip.

Kapitulli i shtatë
Në këtë kapitull autori i rikthehet vitit të rëndësishëm 1999, kohë në të cilën ka mbajtur ditar e që tashmë është botuar në titullin “Ra ky mort dhe u pamë”. Siç dihet nga ditari, përkthyer edhe ky në gjuhët kryesore të botës, atje bëhet fjalë rreth polemikës mes shqiptarëve për shkrimin “Skënderbeu e kishte nënën sllave”, botuar në “Currier International” të Francës. Pikërisht në momentin më kritik për Kosovën, “në orën e keqe të saj”, një autor shqiptar tërhiqte vëmendjen evropiane me shkrimin e mësipërm. Duket se autorit nuk i thotë asgjë ky emër, por teza e tij ishte për t’u marrë në konsideratë. Ai ishte ajo një ide origjinale? Kurrsesi. Këtë tezë e kishte mbrojtur një anëtar i shtabit të lartë të Millosheviçit, Vuk Drashkoviç; më 1987 ishte botuar në “Le Monde Diplomatic”, në 1942 gjithashtu, akoma më herët ishin përsëritur teza të njëjta” Kosova, djep i serbizmit…”.
Sipas autorit edhe nëse nëna e Skënderbeut ishte sllave (dukuri e njohur për kohën), kjo nuk ndryshonte asgjë në thelbin e tij, madje nuk do të ndryshonte asgjë nëse edhe të atin ta kishte serb.
Kadare flet në këtë kapitull për dy kategori shqiptarësh që shtrihen në të gjitha viset: strehësat dhe mohësat, që për hir të së vërtetës kanë galluar në të gjitha kohërat, por që kanë mote të arta për t’u veçuar më dukshëm. Tamam në krizën e Kosovës ata marrin një shkëlqim të veçantë për të qenë groteskë në të njëjtën kohë. Historia e re me Gjergj Kastriotin, thotë Kadare, është më e vjetër se ç’duket. Një roman i shkurtër, “Mekami”, i K. Trebeshinës, ka një mal vreri kundër Gjergj Kastriotit: trajtohet si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisë. Por çfarë është ky autor? Shkrimtar si shumë të tjerë, autor i vjershave lavdëruese për Hoxhën dhe Stalinin, themelues i armës së Sigurimit të Shtetit, me një vrasje të drejtpërdrejtë me plumb pas koke, me disa vrasje të tjera të urdhëruara, për të cilat s’ka kërkuar asnjëherë ndjesë, madje edhe kur e veshin me petkun e disidentit.

Intermexo
Kapitulli i tetë që autori e quan “Intermexo” duket sikur s’ka lidhje me sprovën e Kadaresë, por në fakt është e kundërta. Autori flet për dy libra: “Disidentët e rremë” të Sadik Bejkos dhe “Nega totum” të V. Barutit. Të dy librat, sipas Kadaresë, për nga të vërtetat tronditëse, do t’i bënin nder çdo vendi ish – komunist nga Baltiku në Adriatik, ndërsa në Shqipëri ishte ripërsëritur historia e pasqyrës: kthimi i kokës pas për të mos parë të vërtetën dhe thyerja e saj.
Autori i “Mekamit” te “Disidentët e rremë” del se është një vrasës, ka kryer një krim fondator mbi të cilin do të bazohej gjithë ngreha e rendit komunist. Një krim po aq i rëndë denoncohet edhe në librin e V. Barutit, vrasja e Ramize Gjebresë megjithëse për të vazhdonte miti i rrejshëm i kupolës komuniste.
Njerëz me të kaluar kriminale, pavarësisht regjimeve, janë gati të mbrojnë apo rikrijojnë mite të rrejshme dhe të fshijnë “të gjitha shenjat identifikuese që…kombi shqiptar ishte rrekur të kapej për të mos u mbytur”.

Kapitulli i nëntë
Kapitulli vijues “Kalorës të pabesë, mbretër që qajnë” që ka gjithashtu edhe dy nënpjesë “E qara mbretërore” dhe “Zotëriu i pabesë Xandrebech” trajton raportet e mitit dhe historisë, të cilat patën një shkëlqim të vogël pas viteve nëntëdhjetë. Kadare nuk rreket të bëjë një leksion të gjatë e monoton rreth tyre, por ndryshe nga shkruhej nga disa të vetëshpallur si çmitizues apo albanologë të rinj, e shkon mitin dhe historinë si plotësuese të njëra tjetrës. Si njëra, ashtu edhe tjetra vuajnë nga mospërkryerja, por kjo e keqe e përbashkët vinte nga raportet mes mendimit dhe gjuhës. “Kthimi i mendimit në gjuhë, pohon autori, ka qenë dhe mbetet aksioni më i madhërishëm i njeriut. Por ndërsa gjuha e lironte mendimin nga izolomi i gjatë, prapë e detyronte të shprehej sipas rregullave të saj. Në këtë mopërkryerje të tyre, do të hynte në lojë letërsia, mundësitë e pafundme të shprehjes së saj. “Mjetet e letërsisë, duke qenë një krijim i lirë shkrimtarësh… janë të afta t’i rikthejnë mendimit dhe gjuhës atë frymë vetjake njerëzore kur mendimi i besoi gjuhës zhburgosjen e tij dhe kjo e fundit nuk mund ta mbante premtimin”.
Natyrisht Kadare sjell raste të miteve dhe historive të rrejshme, por megjithatë vëren se “krahas oqeaneve të njëtrajtshëm gri të fakteve historike, shfaqet disa herë nevoja për dendësinë verbuese diamantin e të mitit” (Në shënimet që shpjegojnë këtë pjesë të sprovës letrare autori përmend tri nga mitet më të reja të rrejshme: miqësinë e Çabejt me Hoxhën, shpallja në vitin 1981 e luftës së Shqipërisë komuniste ndaj Jugosllavisë për Kosovën dhe helmimi i Hysni Kapos në Paris).
Për të shkuar më tej me idenë e tij Kadare përshkruan të qarën mbretërore të mbretit Filip të Spanjës ku e qara është po aq sa mit, sa edhe pjesë e historisë. Dyshimin për të qarën mbretërore e kishte hedhur fillimisht poeti gjerman Bertold Breht, në një nga poezitë e tij. Asokohe ishte mbytur flota e famshme spanjolle, kishin vdekur tragjikisht mijëra djem nënash, ishte zhytur në vaj e lotë gjithë mbretëria e gadishullit e megjithatë ishte fiksuar vetëm ky mort mbretëror. Një mendje e ftohtë atëherë dhe tani do të thoshte: nuk ka vajtim nënash, çka edhe Brehti thotë: Vallë vetëm Filipi i dytë qau?!
Sigurisht që ka pasur edhe një vajtim tjetër. Dhe për të dy mortet janë gjendur arsyet e veta (për atë mbretëror që mund të jetë i pasinqertë, humbje froni, humbje pasurie) dhe për atë të pashkruarin në kronikat e botës: vajtoret e mëdha spanjolle që, nga humbja e djemve, mund të kenë prodhuar një oqean lotësh, por që s’janë fiksuar as në mit dhe as në histori, e megjithatë mend mbahet morti mbretëror.
Brenda kapitullit të nëntë është edhe një nënkapitull: “Zotëriu i pabesë…” ku autori rimerr librin e zviceranit Shmid që, si para një gjethe fiku fshiheshin mitizuesit (mohsat) dhe “albanologët e rinj”. Pa hyrë në detajet e këtij libri, fundekreje një mashtrim i madh dhe me doza të mëdha racizmi, Kadare duket sikur pohon se gjirizët e mësipërm (shqiptarë dhe të huaj), s’kanë kurrfarë origjinaliteti në sjelljen e procesverbalit të dy diplomatëve milanezë, sepse kohë më parë e kishte publikuar studiuesi serb Radoniç, por sepse, si bij të nomenklaturës komuniste, tashmë ishin gati të thurnin të pavërtetat më të mëdha si kompensim ndaj saj.

Kapitujt e fundit
Në kapitujt vijues, Kadare rimerr sërish përpjekjet e çmitizuesve dhe “albanologëve të rinj” për çshenjtërimin e Gjergj Kastriotit, të gjuhës shqipe, iliricetit shqiptar, himnit, flamurit, rilindasve. Edhe në këto faqe të mrekullueshme, pa kurrfarë ndjenje shqiptaromanie, autori shpalos pikëpamjet e tij, duke mos kursyer edhe shenja të racizmit të vetë shqiptarëve. Ngaqë për secilin kapitull do të duhej një analizë e veçantë dhe imtësore, ndoshta më shumë se komenti modest i kësaj sprove letrare, do të ishte këshilla e leximit të disahershëm të saj ku në secilin lexim gjen margaritarë që s’ke arritur t’i kapësh më shfletimin e mëparshëm.

G. Standart