Tuesday, September 4, 2012

DUM-DUM



Përplasjet në rrugë: një detaj në dukje i parëndësishëm, por që nga shpeshtësia e tij, më ngre shpesh kacabujt.

Të gjithëve besoj ju ka ndodhur të ecni nëpër trotuarë të ngushtë, apo qoftë edhe të gjerë ku kalojnë shumë njerëz njëkohësisht.
Më ndodhte shpesh që përballesha me djem apo vajza, fëmijë apo pleq dhe më dukej sikur të gjithë shkonin drejt pa ndryshuar drejtimin e tyre dhe nëse

unë nuk do shmangesha, do të përplaseshim padyshim.
Dhe kështu provova të eci edhe unë drejt pa ndryshuar drejtim, madje duke shtrënguar mirë supet e krahët.
Rezultati ishte i paparashikueshëm.
Me 4 personat e parë që u shkëmbeva (1 prej tyre grua) u përplasa dhe ata vazhduan rrugën e tyre drejt, pa e kthyer kokën pas.

Kjo lloj shkujdesjeje, është ndonjë virtyt që duhet t'a fitojmë të gjithë, apo defekt që kurohet vetëm në fëmijëri?


Shkroi: Stop Injorancës

Mos e nënvlerësoni kurrë vetveten!


Nëse kështu i plotë siç jeni, ju duket vetja i pavlerë, ju nuk e keni fare idenë sesa shumë vleni, me pjesë.

Stop Injorancës!

“Nuk e pranuam në shtëpi, nga turpi i fshatit"

Nuk e pranuam në shtëpi, nga turpi i fshatit"

- Janë të tmerrshme peripecitë ku ngrihet historia rënqethëse e Nazime Vishës, e cila u mbyll me vrasjen e përdhunuesit të saj.

- E tmerrshme është edhe inekzistenca e shtetit për të zgjidhur këtë mitmarrje.

- Për t'u lavdëruar ishte guximi i kësaj 18-vjeçareje për ti dhënë fund kalvarit të shfrytëzimit, kërcënimit dhe dhunimit ndaj jetës së saj.

- Por e turpshme mbetet edhe deklarata e nënës së saj që u shpreh:
“Nuk e pranuam në shtëpi, nga turpi i fshatit"!

Gënjeshtrat dëmtojnë shëndetin


Ju ndodh shpesh t'i zmadhoni gjërat, për t'i bërë historitë më interesante? I justifikoni vonesat, me një gënjeshtër çdo ditë më absurde?
Apo më keq se kaq, i thoni të dashurës se kishit shumë punë, kur në fakt po pinit një birrë me miqtë? Këto reagime jo vetëm sjellin probleme morale apo psikologjike, më keq se kaq- shkaktojnë edhe dëme në shëndet.

Ndoshta jo me kot dhe krijuesi i nje prej perallave me te famshme ne bote, Pinokut, e kthente personazhin e tij- ne nje gomar te keqtrajtuar.

Nje studim shkencor i "Universitetin Notre Dame" te Indianas, paraqiti studimin e fundit, konkluzion i vezhgimit te 110 personave nga 18 ne 71 vjec.

Thuajse 50 % e vullnetareve u detyruan te thone te verten per nje periudhe prej 10 javesh, ndersa ne pjesen tjeter do te vendosnin si te silleshin vetë.

Anita Kelli, pedagoge e psikologjise dhe autorja e studimit- shpjegoi se saq here shtoheshin genjeshtrat, shendeti pesonte renie.

Te thuash genjeshtra eshte dicka e mundimshe, jo vetem ne nivel psikologjik por edhe per fizikun. Kush kerkon te devijoje nga realiteti e ve ne levizje trurin, duke e ngarkuar me nje pune shtese, per ta shpikur por edhe ruajtur genjeshtren.

Kjo perkthehet ne stres dhe ulje te aftesive reaguese te sistemit imunitar; duke e bere me te prekshem nga probleme si: dhimbje koke, dhimbje fyti, duke shtuar edhe rrezikun e renies ne depresion. Ndaj këshilla më e mirë për të gjithë është "të thuash të vërtetën asgjë më shumë se ajo".

Top Channel

“18 Again”, produkti që rikthen vajzërinë!



INDI - Kremi i quajtur “18 Again” (sërish 18-vjeçare) rikthen edhe njëherë "vajzërinë' duke ngushtuar dhe rinuar muret e vaginës.

Në faqen zyrtare të këtij produkti thuhet se një pako me krem kushton 49 dollarë.
Mirëpo theksohet se për të arritur efektin e dëshiruar, këshillohet përdorimi i 3 pakove, që kushtojnë 147 dollarë.

Për të interesuarit, kjo është adresa ku mund të porosisni produktin "magjik" http://18again.com/index.php

Cilësitë e gruas muslimane?

Kjo foto është e shkëputur prej një statusi të datës 1 maj, prej faqes "Në mbrojtje të Shefqet Krasniqit" dhe flet rreth cilësive të gruas muslimane".

Realisht Allahu urren dhe dëshiron që gruaja muslimane të urrejë çdokënd që nuk është musliman?

Diskriminimi gjinor tek Çertifikatat familjare!



Besoj se të gjithëve ju ka rënë rasti të keni nëpër duar një çertifikatë familjare.
Gjithmonë në rastet kur familja i ka të dy bashkëshortët, tek emri i kryefamiljarit shkruhet përherë emri i burrit/bashkëshortit.

A kemi të bëjmë këtu me një rast të pastër diskriminimi gjinor?

Nga e dinë punonjësit e bashkisë që "ligjin në shtëpi" e bën padyshim burri?
Ore në fund të fundit pse i duhet vendosur barra një bashkëshorti në familje?
A duhet të ketë patjetër familja një kryetar dhe nëse po, domosdoshmërisht me 3 këmbë?


Shkroi: Stop Injorancës

Serbia falënderon vendet islamike që s’kanë njohur Kosovën



Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, gjatë qëndrimit në Iran, ka falënderuar shumicën e shteteve anëtare të të ashtuquajturës Lëvizje e të Painkuadruarve që nuk e njohin Kosovën dhe siç ka thënë ai, sidomos shtetet islamike dhe arabe anëtare të kësaj lëvizjeje.

Mrkiç ka apeluar te këto shtete që të përmbahen nga njohja e pavarësisë së Kosovës para arritjes së marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ai ka përsëritur atë që, siç ka thënë ai, tashmë edhe zogjtë e dinë: “Se Serbia kurrë, në çfarëdo rrethanash, nuk do ta njohë pavarësinë, të cilën njëanshëm e kanë shpallur autoritetet e pakicës shqiptare në Kosovë”.

Mrkiç ka thënë se Serbia i qëndron besnike përcaktimit për arritjen e zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët për Kosovën. Shekulli

Trakte nën derë



Mbrëmë, para se të hyja në shtëpi, gjej një fletushkë të bardhë poshtë derës. Ishte errësirë dhe kështu që vendosa ta marr me vete në shtëpi për ta lexuar.

Ç'të lexoja?!
Ishte një fletushkë A4 e fotokopjuar keqazi. Në krye të letrës lexohej emri i një shkolle private, që ofronte në shërbimet e saj, kopshtin si dhe arsimimin 9-vjeçar në ambjentet e saj.
Aq shumë ishin kursyer për
këtë marketing zotërinjtë, saqë viti shkollor ishte 2011-2012 dhe ishte mbishkruar me stilolaps nga sipër 2012-2013.
Në të gjithë tekstin e asaj reklame arsimi privat, nuk lexova as edhe një rast të vetëm zanoren "ë".
Përfitoj nga rasti të informoj këdo që shkruan shqip në kompjuter:
"Alt+135=ç
Alt+137=ë
Alt+128=Ç".

Po sikur të ishte vetëm mungesa e zanores "ë", do të mbetej thjeshtë një problem teknik që do të gëlltitej duke ia ngarkuar fajin vetëm shkruesit në kompjuter.
Vetëm në atë tekst me 20 rrjeshta arrita të nënvizoj plot 48 gabime drejtshkrimore. Dhe mos dalim jashtë kontekstit, bëhet fjalë për marketingun e një shkolle 9-vjeçare, e cila ka nga pas një staf, një drejtor, që gjithmonë sipas tyre, ishin përgjithsisht të diplomuar me Master në universitetet më të mira europiane.

Ç'mund të presësh nesër nga fëmijët që do të arsimohen në atë institucion të ligjëruar nga MASH?
Sa institucione të tilla arsimore kemi ligjëruar dhe ç'armatë injorantësh presim të prodhojmë për ti lënë fatet e këtij vendi në duar?

Dikur thoja me të qeshur se do të vijë një ditë kur për të qenë i veçantë do të mjaftojë të shkruash shqipen me drejtshkrim.
Ajo ditë paska ardhur...

Shkroi: Stop Injorancës

Qeveria ose plehrat

Edhe pse Qeveria shqiptare ka ulur nga 56 në 25, numrin e llojeve të mbetjeve të cilat do të importojë për riciklim në Shqipëri, këmbëngul se importimi i mbi 460 artikujsh mbetjesh, është detyrim nga Bashkimi Europian për vendet anëtare dhe ne si shtet në prag integrimi, duhet t'ia nisim kapjes së standarteve pikërisht nga plehrat!

Nuk e di për ju, por në qoftë realisht kështu, unë si qytetar do zgjidhja të sakrifikoja Europën për të mos importuar plehrat e saj, sesa të sakrifikoja Shqipërinë për të kapur Europën...
Kot për kuriozitet do doja të dija sa lloje mbetjesh importojnë për riciklim Vatikani, San Marino dhe Monakoja...?

Shtetet kandidate për të hyrë në BE
Former Yugoslav Republic of Macedonia
Iceland
Montenegro
Serbia
Turkey

Shtetet që mund të bëhen shtete kandidate për në BE

Albania
Bosnia and Herzegovina
Kosovo under UN Security Council Resolution 1244

http://europa.eu/about-eu/countries/index_en.htm

Pra shqiptarët, të fundit që mund të futen në BE, por të parët për importimin e plehrave.

Vetëm politikanët dhe çmimet shqiptare kanë hyrë në BE.
Stop Injorancës!