Thursday, April 18, 2013

Medreseja, ‘burg’ apo shpëtim?

Këtë javë vendosëm të kuptojmë më shumë mbi nxënësit që frekuentojnë Medresetë. Donim të zbulonim nëse ka ndryshim midis nxënësve të Medresesë dhe bashkëmoshatarëve të tyre, që mësojnë në gjimnazet publike apo në ato private. Ideja na lindi pas deklaratës së fortë që bëri vrasësi i nxënëses së Medresesë së Durrësit, 17-vjeçares Ajshe Vata.


Rreth një javë më parë, në një intervistë për gazetën “Panorama” ai dha deklaratën shokuese: “Edhe shoqet e saj kanë zgjedhur të lidhen me pensionistë. Njoh dy-tri shoqe të Ajshes, të cilat kanë lidhje të ngjashme me këtë timen. Kjo është kthyer si praktikë për vajzat e reja dhe sidomos ato të shkollës së Medresesë. Ato nuk preferojnë të lidhen me djem të moshës së tyre, pasi së pari nuk duan që të zbulohet lidhja dhe ata i keqtrajtojnë. Ajshja më kishte thënë se edhe dy shoqet e saj në shkollë kanë lidhje me dy pensionistë dhe më duket se vazhdojnë të kenë lidhje akoma”, rrëfeu Shaban Norja. Nëse fjalët e vrasësit janë të vërteta, do të thotë që në Shqipëri ekziston një fenomen i tmerrshëm, i frikshëm, që s’di as ç’emër t’i japësh. Pedofili pleqsh, me dëshirë… Me shpresën se vajzat e Medreseve do e mohonin me të madhe dhe do na përshkruanin një realitet tjetër të vetes së tyre, u nisëm për në Medresenë e kryeqytetit. Nga dritaret e ndërtesës së bardhë nuk pamë asnjë nxënës që të vështronte jashtë dhe nuk dëgjuam zhurmën gumëzhitëse të klasave, që dëgjohet zakonisht kur kalon pranë shkollave. Ulur pranë portës së hekurt gjejmë një burrë të moshuar rreth të 80-tave i cili na kërkoi një “nder” të pazakontë, donte që t’i mbërthenim xhupin. Në fakt, ishte një paradite e ftohtë marsi dhe frynte pak erë. Përpara se t’i jepnim zotërisë ndihmën që na kërkoi, e pyetëm pse nuk e mbërthente dot vetë dhe ai na tregoi se sytë i ishin veshur nga një perde dhe nuk shihte mirë. Pas këtij sqarimi e përjashtuam të moshuarin nga profili i një “kandidati” të rrezikshëm si Shaban Norja. Futemi në godinën e shkollës dhe në recepsion kërkuam leje për të biseduar me nxënësit. Mësuam se në të njëjtën godinë, por të ndarë në dy kate të ndryshme, zhvillonin mësimin edhe djemtë, edhe vajzat. Teksa prisnim në katin e parë përgjigjen nga drejtuesit e shkollës, pamë një grup vajzash që drejtoheshin për në klasë. Të buzëqeshura, medresistet kishin veshur funde të gjata stofi ngjyrë vishnje me kuadrate. Bluzat i kishin të ndryshme dhe flokët me modele të këndshme. Ato që mbanin shami ishin vetëm dy-tri. Në fytyrën e asnjërës prej tyre nuk dalluam grim, as edhe një rimel apo buzëkuq të lehtë. Vajzat e vunë re praninë tonë dhe na buzëqeshnin. Përveç fundeve të gjata dhe thjeshtësisë, ato dukeshin si të gjitha bashkëmoshataret e tyre, të qeshura, në formë... Poshtë fundeve pothuajse të gjithave i dalloheshin pantallonat xhinse. Kishim dëgjuar që medresistet, sapo dalin nga porta e shkollës, i heqin uniformat dhe në rrugë ecin me rrobat që veshin poshtë. Nuk na premtoi koha të prisnim deri në mbarimin e mësimit për të parë nëse vërtet i hiqnin fundet, e për t’i pyetur pse refuzojnë të ecin në rrugë me uniformë. Ngjitemi në katin e dytë të ndërtesës, në të cilën mbizotëronte qetësia. Në zyrë na pret drejtori shqiptar dhe nëndrejtoresha, të dy rreth të pesëdhjetave. Na thanë se shkolla kishte dhe një drejtues tjetër me shtetësi turke, të cilin nuk e pamë. Drejtori dhe nëndrejtoresha na pritën me dashamirësi, por edhe të çuditur nga vizita jonë. I treguam se kishim dëshirë të bisedonim me grupe nxënësish për t’i njohur më mirë dhe për të mësuar më shumë mbi adoleshentët besimtarë. Drejtori, një mesoburrë babaxhan, fillimisht kishte kuriozitet që përveçse qëllimit të vizitës sonë, të na njihte edhe më mirë… Na pyeti për prejardhjen, familjen dhe siç ndodh jo pak herë në një vend të vogël si Shqipëria, dolëm të njohur. Më pas ai na rrëfeu se duhej të konsultohej edhe me drejtuesin turk përpara se të na jepte ose jo “lejekalimin” për tek nxënësit. Gjatë kohës që drejtori u largua, nëndrejtoresha na shpjegoi se Medreseja ishte një shkollë me rregulla dhe prindërit ishin të qetë që fëmijët e tyre mësonin aty. “Përveçse këtu mësohen dy gjuhë të huaja, ka rregull e disiplinë, nxënësit mësojnë edhe besimin. Janë fëmijë të mirë, sepse mbi të gjitha janë besimtarë”, thotë ajo. Drejtori i Medresesë së Tiranës kthehet në zyrë e na tregon se bashkë me kolegun turk kishin vendosur që të mos na lejonin të takonim nxënësit… “Ndoshta nga muaji prill mund të vini. Por duhet të na sillni më parë disa pyetje të shkruara në letër, që ne dhe nxënësit t’i shikojmë, e më pas mund të takoni 4-5 prej tyre”, na tha drejtori. Donim të dinim arsyen e refuzimit… Sipas tyre, që nxënësit të përgjigjeshin sa më mirë, duhet t’i dinin pyetjet paraprakisht. Na shpjeguan se aty nuk është si në shkollat e tjera… “Këtu ka rregulla. Nxënësit futen në Medrese me konkurs dhe shumë qajnë kur nuk arrijnë ta fitojnë konkursin. Prindërit i sjellin vajzat këtu, e janë të qetë se i kanë shpëtuar nga të gjitha të këqijat”. Ne i kujtojmë rastin e Ajshe Vatës dhe të dy drejtuesit revoltohen… “Pse merrni atë si shembull, e nuk përmendni anët e mira?”, pyet drejtori. Ne i sqarojmë se edhe për këtë deshëm të bisedonim me nxënësit. “Duam të dimë si e kalojnë pasditen, çfarë i pëlqen të bëjnë në kohën e lirë, a kanë zgjedhur vetë të futen në medrese apo i kanë detyruar prindërit, a janë vërtetë besimtarë, a i frekuentojnë ‘pub’-et, etj…”.
Në momentin që përmendëm fjalën ‘pub’, të dy drejtuesit zgurdulluan sytë e na thanë se feja e ndalon ‘pub’-in.
Largohemi nga Medreseja e Tiranës pa na u dhënë mundësia qoftë edhe për t’i përshëndetur nxënësit. Drejtuesit e këtij institucioni na thanë me krenari se aty nxënësit janë të mbrojtur dhe të kontrolluar. Po si i mbrojnë dhe nga kush i kontrollojnë?! Nëse edhe Ajshja nga Xhafzotaj ishte e mbrojtur dhe e kontrolluar, pse u desh që Shabani t’i priste kokën për të mësuar marrëdhënien e saj 4-vjeçare?! Mos ndoshta këta “fëmijë” duhet t’i lënë edhe të flasin lirshëm dhe pastaj t’i tregojnë se çfarë është e mirë, e çfarë gabim, çfarë është hallall e çfarë haram?!
Nuk morëm dot përgjigjet e pyetjeve tona, sepse drejtuesit nuk na lejuan. Kështu nuk arritëm të kemi argumente për të hedhur poshtë akuzën e rëndë të Shaban Norjes. 
Të jetë e vërtetë që medreseistet lidhen me pleq pedofilë… Urojmë që kjo të jetë vetëm fantazia e një plaku të sëmurë, e një monstre.


Adelajda Xhamani - Balkanweb

Paqe apo paçe?

Paqe", lexonte tek xhami i një automjeti të shërbimit funeral. Kalon aty një shqiptar nga Kosova dhe u befasua sesi në Shqipëri ashtu si picat edhe paçja shërbehej taksi. (S.I)

Edhe në biznesin e kufomave ka xhelozi. Në Tiranë janë rreth 40 agjenci funeralesh që kërkojnë të mbijetojnë. Në një vit në kryeqytet, ndërrojnë jetë rreth 3 500 banorë dhe një agjenci ka afro 90 varrime. Gjysma e tyre kanë mbirë pranë QSUT dhe Spitalit Ushtarak

"Paqja", "Parajsa", "Lamtumirë", "Pëllumbat". Jo. Ai ka gjetur një mënyrë krejt origjinale, për të mposhtur konkurrencën e egër në biznesin e funeraleve: ta quajë agjencinë e tij funerale "Shërbej lirë dhe pa sekser".

Një varrim, sot në Tiranë, sipas Faikut, duke përfshirë brenda edhe haraçin që kërkon sekseri, kushton jo pak por nga 80 deri në 100 mijë lekë të reja. Këtu përfshihen ndërmjetësi i cili kërkon 30 mijë lekë të reja, arkivoli 450 mijë, dy autobusët, varri 130 mijë, kurorat mbi të nga 10 mijë lekë secila si edhe dreka 6 mijë lekë për person. Faiku shpjegon se po të bëhej ky ritual pa matrapazllëqet midis doktorëve, sekserëve dhe agjencive, kostoja e ceremonisë së varrimit, nuk do t'i kalonte në rastin më të mirë të 50 mijë lekët.

http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/30693/titulli/Tirana-funeral-business


Profeti Muhamed krenaria e njerëzimit?

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, organizojnë për të tetin vit radhazi, programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.

Doja të ftoja të gjithë besimtarët muslimanë të faqes tonë të na tregojnë cilësitë e Profetit Muhamed dhe arsyet pse ai sipas tyre është "Krenaria e Njerëzimit". (S.I)

PPSH - Të ligjërohet hashashi

Sa vota rinore merr Programi i Partisë së Punës së Riorganizuar, i cili përfshin ligjërimin e bimës së kanabisit?

“Të ndërgjegjësojmë komunitetin mbi domosdoshmërinë e licencimit të kultivimit dhe shitjes për qëllime mjekësore dhe industriale të disa bimëve që gabimisht janë quajtur droga, si cannabis sativa (kërpi industrial). Në këtë drejtim duhet të shfrytëzohet praktika e vendeve të zhvilluara si SHBA, Holanda, Zvicra etj. të cilat prej kohësh e kanë hequr këtë bimë nga ‘lista e zezë’. Kanabis është një bimë e njohur për aftësitë e veta kurative, por edhe e mbushur me bioenergji, gjë e cila nuk i ka leverdisur prej dhjetëra vitesh lobeve të mëdha të naftës, të cilat kanë financuar edhe ‘deklasimin’ e kësaj bime, duke shfrytëzuar disa veti të saj halucigjene. Shkenca sot ka vërtetuar se përdorimi i kanabis për arsye mjekësore është shumë i dobishëm, ndërsa nuk sjell dëme për organizimin, pasi nuk shkakton varësi. Madje në qarqet shkencore thuhet haptazi se është duhani ai që duhet të kriminalizohet për varësinë dhe dëmet që shkakton në organizëm dhe jo kanabisi”, thuhet në një nga pikat e programit të Partisë së Punës së Riorganizuar.

Evolucioni i brekëve


Si u bë kështu kjo punë? - tha xhaxhai duke përdredhur musteqet.
Dikur hapnim brekët për të gjetur prapanicën, tani hapin prapanicën për të gjetur brekët...
- Xhaxha, ç'domethënë brekë dhe për çfarë shërbejnë? (S.I)


Keqkuptimi


Sekreti numër 1 i suksesit:

"Kur je vetëm sillu sikur je në mes të të tjerëve dhe kur je në mes të të tjerëve sillu sikur të jesh vetëm".

- Ah, e kuptova. Kur je në mes të të tjerëve fute gishtin në hundë ashtu siç e fut kur je vetëm dhe kur je vetëm, futja pordhës për qejf, siç ia fut kur je mes të tjerëve. (S.I)

Vota e bardhë është e zezë!

Ditët e fundit pas bashkimit të LSI-së me PS-në janë shtuar zërat nga shoqëria civile për të bojkotuar zgjedhjet, apo siç thonë ndryshe të protestosh kundra kësaj kaste politikanësh që nuk po mbjell dot shpresë, vëri kryq të gjithëve, çoje votën tënde kot.

http://www.facebook.com/votobardhe

Sigurisht që zhgënjimi ka kapluar një pjesë të mirë të shoqërisë, por nuk mund të lejojmë që pikërisht kjo pjesa gri, kjo pjesa shpresëdhënëse e shoqërisë të humbasë jo vetëm shpresën, por dhe arsyen.

Në rast se shoqëria jonë do të kishte atë shkallë të lartë ndërgjegjësimi sa e gjitha si një trup i tërë të bojkotojë zgjedhjet duke i dhënë kështu një shuplakë të fortë politikës shqiptare dhe vetë sistemit të kalbur që ajo ka prodhuar, ne nuk do ta kishim tashmë këtë zhgënjim, këtë politikë që nuk mbjell shpresë.

Por ç'ndodh realisht me anë të këtyre nismave që ftojnë një pjesë të shoqërisë për bojkot zgjedhjesh?

Ndodh pikërisht e kundërta e asaj që kjo nismë kërkon. Militantët do të votojnë, barktharët do ti marrin ato thasë mielli, të papunët do të këmbejnë votat me një premtim punësimi...
Duke bojkotuar pjesa më e arsimuar e shoqërisë, ndodh që të zgjedhë dhe vendosë për të ardhmen e tyre pikërisht pjesa më e paarsimuar e shoqërisë. Ndodh që të fitojë zgjedhjet alternativa më e gabuar, të fitojë pushtetin politikani mё dinak, mё i pamёshirshmi, ai qё ka mё pak rregulla, mё pak skrupuj e moral.

Ky sistem funksionon me anë të votës dhe vota është arma e vetme qytetare për të përkrahur apo ndëshkuar. Vota e qytetarit është kontributi yt në demokraci.
Tё thuash se gjithçka ёshtё njёsoj, tё mos kuptosh ndryshimet, ёshtё njё gjest antidemokratik.

Në rast se nuk votoni apo e dërgoni votën tuaj të pavlefshme, ju realisht nuk keni pse ankoheni, nuk keni pse kërkoni ndryshim në 4 vitet e ardhshme. Kontributi juaj ka qenë fare i thjeshtë: "Votë për politikën më të gabuar"!

Prandaj e dashur pari intelektuale qytetare, mos BOJ KOT, por BOJKOTO ... Injorancën tënde!

Shkroi: Stop Injorancës


Ironia

Pasi u shamë me fis e me farë nxorri dhe më drejtoi pistoletën. Mua, që s'më mbeti asnjë rrugë tjetër shpëtimi nga ku t'ia mbathja me të katra, fillova ti përgjërohem me shpresën se do ta prekja në sedër që ta ndaloja të kryente këtë krim për një motiv kaq banal, sa ç'është gërvishtja e dy makinave.

Që ta kuptoni më mirë, do duhet ta përjetoni vetë atë emocionin e të pasurit të vdekjes aq pranë dhe tmerrin që të kall tyta e një pistolete TT, drejt jush.

Gjithsesi, fjalët më vinin vetvetiu dhe nisa ti ulëras me një histeri epike si tek ato vajet e grave.
"Si do ta justifikosh këtë vrasje tek prindërit e mi?
"Si do të mund ta falin prindërit e mi të ma marrësh jetën mua, që 4 vjeç më gjetën gjysëm të mbytur në det, 6 vjeç më shtypi makina, 12 vjeç rashë nga pema dhe ndenja 3 muaj në koma. Jo më larg se para 8 muajsh jam operuar në veshkë e jam gjysëm njeriu. Si mund t'ia vrasësh fëmijën që e rritën me kaq mundime?
Si do ta justifikosh tek familja ime këtë vrasje? Oooiiiiii, oiiiiiiiiiiiiii."

Me këto që po thua ti, prindërit e tu do më falenderojnë që të hoqa qafe, se jo vetëm ua paska ngrirë gjakun, por j'ua paske nxirë dhe jetën - ma ktheu.

Shkroi: Stop Injorancës !

Efektivat e Policisë Shqiptare


Efektivat e Policisë Shqiptare, do mund ti ndanim në dy kategori:

a.) Hallexhinj që punojnë për bukën e gojës.
b.) Vagabondë që punojnë për të përligjur harbutërinë e tyre.


Në rreth të kuq Zv/Drejtorit për Sigurinë Publike të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, Erzen Breçani, i cili është pezulluar nga detyra për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Top Channel-it ndërsa ky i fundit ishte gjatë kryerjes së detyrës së tij, për informimin e publikut.

Sot nga ora 12:00 në krah të Kryeministrisë në përgjigje të këtij rasti të pastër të abuzimit me detyrën dhe pushtetin, gazetarë, operatorë dhe punonjës të medias kanë lajmëruar organizimin e një proteste ku ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët e ndershëm që presin nga Policia të ndalojë dhunën e të ruajë rendin dhe jo të dhunojë qytetarët si një bandë që paguhet me taksat e qytetarëve.

Shkroi: Stop Injorancës !

Akrepat - Vajza e babushit

Akrepat - Vajza e babushit

E ëmbla foshnje vogël
ti ende s'di gjë
rreth botës së ftohtë jashtë,
je kaq e njomë për të kuptuar
ç'dëshiron "Ai" prej teje sonte.

E gjora çupëzë
nuk ka njeri
kujt mund ti besosh në këtë botë
në errësirën e kësaj nate
ç' po bën ai, është krim.

Nëna jote e mohon
por një problem
e nuhat që nga larg,
ajo s'do të dëgjojë të qash
lutet që bashkë me kohën, do kalojë.

Një oqean heshtjeje
po mbyt zemrën tënde
ajo që kurrë s'duhej të ish'
do të mbesë në errësirë.

E ëmbla foshnje vogël
ti ende s'di gjë
rreth botës së ftohtë jashtë
je kaq e njomë për të kuptuar
ç'dëshiron prej teje ai sonte.

Ajo është vajza e babushit,
vajza e babit, vajza e babushit të saj.

Përktheu: Stop Injorancës !