Këtë javë vendosëm të kuptojmë më shumë mbi nxënësit që
frekuentojnë Medresetë. Donim të zbulonim nëse ka ndryshim midis
nxënësve të Medresesë dhe bashkëmoshatarëve të tyre, që mësojnë në
gjimnazet publike apo në ato private. Ideja na lindi pas deklaratës së
fortë që bëri vrasësi i nxënëses së Medresesë së Durrësit, 17-vjeçares
Ajshe Vata.
Rreth një javë më parë, në një intervistë për gazetën “Panorama” ai dha deklaratën shokuese: “Edhe shoqet e saj kanë zgjedhur të lidhen me pensionistë. Njoh dy-tri shoqe të Ajshes, të cilat kanë lidhje të ngjashme me këtë timen. Kjo është kthyer si praktikë për vajzat e reja dhe sidomos ato të shkollës së Medresesë. Ato nuk preferojnë të lidhen me djem të moshës së tyre, pasi së pari nuk duan që të zbulohet lidhja dhe ata i keqtrajtojnë. Ajshja më kishte thënë se edhe dy shoqet e saj në shkollë kanë lidhje me dy pensionistë dhe më duket se vazhdojnë të kenë lidhje akoma”, rrëfeu Shaban Norja. Nëse fjalët e vrasësit janë të vërteta, do të thotë që në Shqipëri ekziston një fenomen i tmerrshëm, i frikshëm, që s’di as ç’emër t’i japësh. Pedofili pleqsh, me dëshirë… Me shpresën se vajzat e Medreseve do e mohonin me të madhe dhe do na përshkruanin një realitet tjetër të vetes së tyre, u nisëm për në Medresenë e kryeqytetit. Nga dritaret e ndërtesës së bardhë nuk pamë asnjë nxënës që të vështronte jashtë dhe nuk dëgjuam zhurmën gumëzhitëse të klasave, që dëgjohet zakonisht kur kalon pranë shkollave. Ulur pranë portës së hekurt gjejmë një burrë të moshuar rreth të 80-tave i cili na kërkoi një “nder” të pazakontë, donte që t’i mbërthenim xhupin. Në fakt, ishte një paradite e ftohtë marsi dhe frynte pak erë. Përpara se t’i jepnim zotërisë ndihmën që na kërkoi, e pyetëm pse nuk e mbërthente dot vetë dhe ai na tregoi se sytë i ishin veshur nga një perde dhe nuk shihte mirë. Pas këtij sqarimi e përjashtuam të moshuarin nga profili i një “kandidati” të rrezikshëm si Shaban Norja. Futemi në godinën e shkollës dhe në recepsion kërkuam leje për të biseduar me nxënësit. Mësuam se në të njëjtën godinë, por të ndarë në dy kate të ndryshme, zhvillonin mësimin edhe djemtë, edhe vajzat. Teksa prisnim në katin e parë përgjigjen nga drejtuesit e shkollës, pamë një grup vajzash që drejtoheshin për në klasë. Të buzëqeshura, medresistet kishin veshur funde të gjata stofi ngjyrë vishnje me kuadrate. Bluzat i kishin të ndryshme dhe flokët me modele të këndshme. Ato që mbanin shami ishin vetëm dy-tri. Në fytyrën e asnjërës prej tyre nuk dalluam grim, as edhe një rimel apo buzëkuq të lehtë. Vajzat e vunë re praninë tonë dhe na buzëqeshnin. Përveç fundeve të gjata dhe thjeshtësisë, ato dukeshin si të gjitha bashkëmoshataret e tyre, të qeshura, në formë... Poshtë fundeve pothuajse të gjithave i dalloheshin pantallonat xhinse. Kishim dëgjuar që medresistet, sapo dalin nga porta e shkollës, i heqin uniformat dhe në rrugë ecin me rrobat që veshin poshtë. Nuk na premtoi koha të prisnim deri në mbarimin e mësimit për të parë nëse vërtet i hiqnin fundet, e për t’i pyetur pse refuzojnë të ecin në rrugë me uniformë. Ngjitemi në katin e dytë të ndërtesës, në të cilën mbizotëronte qetësia. Në zyrë na pret drejtori shqiptar dhe nëndrejtoresha, të dy rreth të pesëdhjetave. Na thanë se shkolla kishte dhe një drejtues tjetër me shtetësi turke, të cilin nuk e pamë. Drejtori dhe nëndrejtoresha na pritën me dashamirësi, por edhe të çuditur nga vizita jonë. I treguam se kishim dëshirë të bisedonim me grupe nxënësish për t’i njohur më mirë dhe për të mësuar më shumë mbi adoleshentët besimtarë. Drejtori, një mesoburrë babaxhan, fillimisht kishte kuriozitet që përveçse qëllimit të vizitës sonë, të na njihte edhe më mirë… Na pyeti për prejardhjen, familjen dhe siç ndodh jo pak herë në një vend të vogël si Shqipëria, dolëm të njohur. Më pas ai na rrëfeu se duhej të konsultohej edhe me drejtuesin turk përpara se të na jepte ose jo “lejekalimin” për tek nxënësit. Gjatë kohës që drejtori u largua, nëndrejtoresha na shpjegoi se Medreseja ishte një shkollë me rregulla dhe prindërit ishin të qetë që fëmijët e tyre mësonin aty. “Përveçse këtu mësohen dy gjuhë të huaja, ka rregull e disiplinë, nxënësit mësojnë edhe besimin. Janë fëmijë të mirë, sepse mbi të gjitha janë besimtarë”, thotë ajo. Drejtori i Medresesë së Tiranës kthehet në zyrë e na tregon se bashkë me kolegun turk kishin vendosur që të mos na lejonin të takonim nxënësit… “Ndoshta nga muaji prill mund të vini. Por duhet të na sillni më parë disa pyetje të shkruara në letër, që ne dhe nxënësit t’i shikojmë, e më pas mund të takoni 4-5 prej tyre”, na tha drejtori. Donim të dinim arsyen e refuzimit… Sipas tyre, që nxënësit të përgjigjeshin sa më mirë, duhet t’i dinin pyetjet paraprakisht. Na shpjeguan se aty nuk është si në shkollat e tjera… “Këtu ka rregulla. Nxënësit futen në Medrese me konkurs dhe shumë qajnë kur nuk arrijnë ta fitojnë konkursin. Prindërit i sjellin vajzat këtu, e janë të qetë se i kanë shpëtuar nga të gjitha të këqijat”. Ne i kujtojmë rastin e Ajshe Vatës dhe të dy drejtuesit revoltohen… “Pse merrni atë si shembull, e nuk përmendni anët e mira?”, pyet drejtori. Ne i sqarojmë se edhe për këtë deshëm të bisedonim me nxënësit. “Duam të dimë si e kalojnë pasditen, çfarë i pëlqen të bëjnë në kohën e lirë, a kanë zgjedhur vetë të futen në medrese apo i kanë detyruar prindërit, a janë vërtetë besimtarë, a i frekuentojnë ‘pub’-et, etj…”.
Në momentin që përmendëm fjalën ‘pub’, të dy drejtuesit zgurdulluan sytë e na thanë se feja e ndalon ‘pub’-in. Largohemi nga Medreseja e Tiranës pa na u dhënë mundësia qoftë edhe për t’i përshëndetur nxënësit. Drejtuesit e këtij institucioni na thanë me krenari se aty nxënësit janë të mbrojtur dhe të kontrolluar. Po si i mbrojnë dhe nga kush i kontrollojnë?! Nëse edhe Ajshja nga Xhafzotaj ishte e mbrojtur dhe e kontrolluar, pse u desh që Shabani t’i priste kokën për të mësuar marrëdhënien e saj 4-vjeçare?! Mos ndoshta këta “fëmijë” duhet t’i lënë edhe të flasin lirshëm dhe pastaj t’i tregojnë se çfarë është e mirë, e çfarë gabim, çfarë është hallall e çfarë haram?!
Nuk morëm dot përgjigjet e pyetjeve tona, sepse drejtuesit nuk na lejuan. Kështu nuk arritëm të kemi argumente për të hedhur poshtë akuzën e rëndë të Shaban Norjes.
Të jetë e vërtetë që medreseistet lidhen me pleq pedofilë… Urojmë që kjo të jetë vetëm fantazia e një plaku të sëmurë, e një monstre.
Adelajda Xhamani - Balkanweb