Sunday, May 19, 2013

Ato që statistikat fshehin për Greqinë


Pas raportit pozitiv të FMN ku thuhej se “Greqia ka shënuar progres të rëndësishëm në uljen e deficitit fiskal dhe në përmirësimin e kompetivitetit”, gazeta Wall Street Journal, ka botuar një shkrim me titull “Ato që fshehin statistikat për Greqinë”. 

Në të theksohet se “shifrat zyrtare për Greqinë evidentojnë një imazh katastrofik: 6 vjet recesion, 1 në 4 grekë është i papunë, borxhi ulet minimalisht, por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës, sepse ekzistojnë mjaft mesazhe inkurajuese, siç është situata e qëndrueshme politike pas dy proceseve elektorale të ashpra". Gazeta përmend faktin që para disa ditësh qeveria arriti të kalojë pa asnjë problem një ligj, që parashikon pushime nga puna në sektorin publik.

Shkrimi rendit si shpresëdhënëse, përshpejtimin e reformave, fillimin me sukses të privatizimeve, rikthimin e depozitave në bankat greke, por edhe faktin se shteti ka filluar të shlyejë detyrimet e vonuara ndaj biznesit privat.

Ndërkaq presidenti i institutit të kërkimeve ekonomike Ifo, Hans Werner Zin, në intervistë për gazetën Die Welt shprehet se Greqia do ta kishte kapërcyer sot krizën, nëse në pranverën e vitit 2010 do të kishte falimentuar dhe do dilte nga eurozona. Ai shprehet në favor të një unioni monetar të hapur, prej nga shtetet mund të dalin përkohësisht dhe të kërkojnë ndihmë tranzicionale me plane të tipit “Marshall”.

“Ishte gabim i madh që mbajtëm Greqinë në euro me një borxh publik 160% të GDP, që nuk do të shlyhet kurrë. Kjo ndihmoi bankat gjermane, ato franceze, si dhe disa pasanikë në Greqi, por për popullin do të thotë vetëm papunësi dhe vështirësi. 

Zin vlerëson gjithashtu se ajo që Gjermania po lejon të ndodhë në Greqi është “një katastrofë për njerëzit aty”, dhe vë në dukje se “po të shtohen vështirësitë në vendet më të mëdha, nuk do të mundet të vazhdohet politika që po aplikohet në Greqi, për shkak të mungesës së kapitaleve”.

Greece homeless men in Athens Getty Images

Balkanweb

NGJALLU SHQIPTAR MOS VDIS

Veçmas secili, ne jemi të ndershëm.
Si kolektiv jemi prostituta e skllevër.
Veçmas secili, ne kemi shpirt.
Si kolektiv ne jemi të vdekur.
Veçmas secili, ne jemi trima
Si kolektiv jemi skutha.
Veçmas secili, ne duam disa njerëz.
Si kolektiv, ne nuk na plas për askënd.
Veçmas secili, ne jemi patriotë.
Si kolektiv, ne jemi tradhtarë.
Veçmas secili, ne jemi të rinj, të mesëm, pleq.
Si kolektiv ne jemi copa mishi të krimbur që brenda nuk mban veçse ere e asgje tjeter.
Veçmas secli, ne të vrasim po na shave nga nëna.
Si kolektiv, nuk na plas që na shkërdhejnë nënën ditë e natë, ka 22 vjet.
Veçmas secili, ne jemi punëtorë.
Si kolektiv, ne jemi dembelët më të mëdhenj në histori.
Veçmas secili, ne bëjmë dasma, gostira, bëjmë dashuri.
Si kolektiv, veçse shkaktojmë morte e bëjmë ceremoni mortore.
Veçmas secili, ne kemi ëndrra.
Si kolektiv, ëndrrat tona kanë vdekur.
Veçmas secili, ne i duam fëmijët.
Si kolektiv, ne ua kemi vrarë femijërinë e të ardhmen.
Veçmas secili, ne i duam vajzat.
Si kolektiv, ne i dhunojmë e përdhunojmë çdo ditë.



Veçmas sejcili, ne ndjejme dhembje.
Si kolektiv, nuk ndjejme asgjë, as përballë vdekjes që na përqafon çdo ditë rrugëve.

Zgjohu shqiptar.

Ngjallu shqiptar, mjaft vdiqe shpirtërisht.
Hidhe mënjanë cipën e rreckosur dhe të qelbur të individualizmit!

Ngjallu shqiptar, ngjallu per vete, për fëmijën tënd nesër e për fëmijën e fëmijës tënd pasnesër....

Ngjallu dhe frymo, çliroje shpirtin nga prangat e ndryshkura të egoizmit.
Ngjallu dhe frymo, ndjeje shpirtin gjallë.


NGJALLU SHQIPTAR
MOS VDIS

PA SHQIPTARE NUK KA SHQIPERI
PA SHQIPTARE NUK KA SHQIPONJE
PA SHQIPTARE NUK KA SHQIPTARE TRIMA,TE NDERSHEM,TE BESES..
PA SHQIPTARE NUK KA BIJ E BIJA QE I JAPIN JETE KESAJ TOKE.

Shkroi: Agim Agimi
Redaktoi: Stop Injorancës !

Në Census deklarohen 57% muslimanë! Shqiptarët!

Festojnë masivisht festën e Vitit të Ri, Shën Valentinin, Ditën e Verës, Festat e Mësuesit e Nënës, Festat Kombëtare të 28-29 nëntorit, ditëlindjet e tyre etj. 1 milionë pelegrinë shkojnë çdo vit në Kishën e Laçit apo në malin e Tomorrit. Konsumojnë masivisht alkool e veçanërisht rakinë.
Lëvrojnë artin e pikturës, skulpturës. Krijojnë muzikë dhe dëgjojnë plot pasion të gjitha rrymat e mundshme muzikore. Ndjekin rregullisht jetën e natës. Vishen me ekstravagancë dhe elegancë sa edhe në plazh ndodh ti shikosh të ecin mbi taka. Iu vënë fëmijëve emra nga e gjithë bota. E duan Amerikën më shumë se cilido vend tjetër. Flasin italisht e greqisht më mirë se çdo popull tjetër. Janë një shoqëri në hapje dhe që thyen çdo ditë tabutë e mentalitetin e vjetër.

Në Census deklarohen 57% muslimanë!
Shqiptarët!

Shkroi: Stop Injorancës !

Wednesday, May 8, 2013

Krenar për emra shqiptarë!


Disa prej shokëve të mi presin të bëhen prindër me djem, disa të tjerët me vajza, e po ashtu shumë prej të njohurve tuaj.
Dilema e të gjithëve mbetet emri që do ti vënë fëmijëve të tyre.

Na këshilloni disa emra ju lutem!

Në foto dhurata e Aleancës Kuq e Zi për Maternitetin Koço Gliozheni për të ndërgjegjësuar prindërit t'iu vendosin fëmijëve të tyre emra shqiptarë, si element i ruajtjes së identitetit kombëtar.

Shoh moot! Moot me erë gjithandej...

Berisha kërkon qeverinë për herë të tretë, për të na bindur pse duhet t'ia jepnim herën e parë.

Rama bashkohet me Metën.
Topi luan vetëm.
Duka i krimit bashkohet me Mediun.
Malaj mbetet thatë e ringjall Nanon.

M. Pasha largohet nga Aleanca Kuq e Zi.
3 parti komunistësh të ndara.
Mbi 70 parti dhe asnjë zgjidhje!
Lista kandidatësh që hidhen sa majtas-djathtas, djathtas-majtas.
Të pavarur që varen e të varur që sillen si të pavarur.
Të njëjtat fytyra, për zhgënjime të reja...

Shoh moot! Moot me erë gjithandej shokë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Tashmë të shash gay-t në Shqipëri rrezikon deri në 2 vite burg

Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me 2 organizata LGTB kanë prezantuar ndryshimet e fundit të Kodit Penal dhe aspekte konkrete se si grupe të marxhinalizuara do mund të përfitojnë nga ndryshimet e fundit.

"Ndryshimi i parë i rëndësishëm ka të bëjë me përfshirjen si rrethanë rënduese të një krimi dhe motivim për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Ky ndryshim ndodhi në nenin 50 të Kodit Penal. Shkronja "j" ndryshohet si më poshtë vijon: Kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike ose aftësinë e kufizuar", - tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit. Sipas ndryshimeve të vetë Kodit Penal, kush fyen për shkak të orientimit seksual rrezikon nga gjobë deri në 2 vite burg.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Çërçilli dh Lady Astor

Replikat midis Winston Churchill dhe politikanes angleze me origjinë amerikane, Lady Astor (me fytyrë jo tërheqëse) kanë hyrë në dhjetë më interesantet.
E revoltuar në një rast nga fjalët e Çërçillit, Lady Astor i tha:
- Uinston, ju jeni i dehur.
- Kurse ju, Zonjë, jeni e shëmtuar... Unë nesër do të jem përsëri esëll, ndërsa ju...!

Në një rast tjetër, gjatë një vizite në pallatin Blenheim (shtëpi e moçme e familjes Çërçill), Lady Astor, aktiviste e të drejtave të grave, po diskutonte me Çërçillin rreth kësaj teme, që nuk i pëlqente dhe aq këtij të fundit. Në kulmin e mosmarrëveshjeve midis tyre, Lady Astor e humbi durimin dhe thirri:
- Uinston, sikur të isha gruaja juaj, do t'ju hidhja helm në gotë.
Eksprese kundërpërgjigjja e Çërçillit:
- Ju siguroj, Nensi, se sikur unë të isha burri juaj, do ta pija me kënaqësi atë gotë!

Përktheu: Agim Hamiti

Gandi i shkruan Hitlerit

Në historinë e njerëzimit janë të panumërta letrat e shkëmbyera në gjithë botën. Por në këtë rrjedhë të pafundme korrespondence, ka edhe letra të jashtëzakonshme që, natyrisht, nuk shkruhen nga njerëz të zakonshëm. Letra që do të lexoni më poshtë është vlerësuar si një nga më të çuditshmet dhe më të pamundshmet e Luftës së Dytë Botërore. Në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 1941, Mahatma Gandi i shkruan ... Adolf Hitlerit. Përse? Për të... ndaluar luftën dhe të bëhej aleat i Gandit në aplikimin e strategjisë së tij për mposhtjen e së keqes me mjete jo të dhunshme! Shumëkush do të vinte duart në kokë, duke e quajtur naivitet apo çmenduri këtë veprim. Mirëpo përmbajtja e letrës, vendosmëria e të shprehurit dhe solemniteti i afirmimit të bindjeve frymëzojnë respekt dhe admirim tek lexuesi.
Ndofta edhe për shkak të kësaj letre, midis meritave të shumta të Gandit, Ajnshtajni është shprehur:
«Brezat e ardhshëm do të krenohen që jetojnë në një planet, ku dikur ka ecur Gandi»


24 dhjetor 1941.

I Dashur Mik,

Nëse ju quaj mik, ky nuk është një formalizëm. Unë nuk kam armiq. Qysh prej 33 vjetësh, qëllimi i veprimtarisë sime në jetë ka qenë sigurimi i miqësisë së gjithë njerëzimit, pa dallim race, ngjyre apo besimi.
Shpresoj se ju do të keni kohë dhe dëshirë të dini sesi i konsideron veprimet tuaja një pjesë e rëndësishme e njerëzimit, që jeton nën ndikimin e doktrinës së miqësisë universale. Ne nuk dyshojmë në kurajon dhe dashurinë tuaj për atdheun dhe ne nuk besojmë se ju jeni përbindshi që përshkruajnë kundërshtarët tuaj. Mirëpo shkrimet dhe deklaratat tuaja, si edhe ato të miqve dhe admiruesve tuaj, lejojnë të dyshosh se një numër i madh i veprimeve tuaja janë vrastarë të dinjitetit njerëzor, sidomos në gjykimin e gjithë atyre që, si unë, besojnë në miqësinë universale. I tillë është poshtërimi i Çekosllovakisë, dhunimi i Polonisë dhe aneksimi i Danimarkës. Jam i ndërgjegjshëm se, sipas konceptimit tuaj të jetës, këto zhvatje janë të lavdërueshme. Por ne kemi mësuar qysh fëmijë t'i vlerësojmë veprime të tilla si poshtëruese për njerëzimin. Për këtë arsye, ne nuk mund t'iu urojmë sukses armëve tuaja.
Por pozicioni ynë është unik. Ne i bëjmë rezistencë imperializmit britanik dhe nazizmit njëherësh. Në qoftë se ka ndonjë diferencë midis tyre, kjo është thjesht diferencë shkalle. Një e pesta e racës njerëzore u vunë nën çizmen britanike nëpërmjet metodash aspak njerëzore.
Rezistenca jonë ndaj shtypjes angleze nuk do të thotë se ne jemi kundër popullit britanik. Ne synojmë t'i bindim ata të përqafojnë doktrinën tonë të jo-dhunës, jo t'i thyejmë në fushë të betejës. Revolta jonë kundër dominimit britanik është e çarmatosur. Por, si t'i bindim edhe të mos arrijmë t'i bindim Britanikët të përqafojnë doktrinën tonë paqësore, ne jemi të vendosur t'ua bëjmë atyre të pamundur dominimin, nëpërmjet mosbashkëpunimit të padhunshëm. Nga vetë natyra e saj, kjo është një metodë e pamposhtur. Ajo është e bazuar në faktin se asnjë zhvatës nuk mund t'ia arrijë dot qëllimit pa një minimum bashkëpunimi, vullnetar apo të detyruar, nga ana e viktimës së tij.
Sunduesit tanë mund të kenë tokat tona dhe trupat tanë, por jo shpirtrat tanë. Ata nuk do t'i kenë kurrë këta të fundit, pa shfarosur të gjithë Indianët, burra, gra e fëmijë. Është e vërtetë se gjithë një popull nuk mund të ngrihet në këtë shkallë heroizmi dhe se forca mund ta thyej revoltën, por kjo nuk përbën problem. Sepse, në qoftë se mund të gjenden në Indi një numër i mjaftueshëm burrash e grash të gatshëm të sakrifikojnë jetën, pa asnjë mllef ndaj zhvatësve, në vend që të përthyejnë gjurin para këtyre, ata do të kenë përvijuar kështu rrugën e padhunshme të çlirimit nga tirania e dhunshme. Ju lutem të më besoni kur pohoj se ju do të gjeni një numër impresionant grash e burrash të tillë në Indi. Ata janë formuar qysh prej njëzet vjetësh.
Sikundër ju thashë, në teknikën e padhunshme disfata nuk ekziston. Motoja e saj është «vepro ose vdis», pa vrarë as plagosur. Ajo mund të ushtrohet praktikisht pa shpenzime dhe pa ndihmën e shkencës së shkatërrimit, që ju e keni përparuar në shkallë aq të lartë perfeksionimi. Unë habitem sesi ju nuk e kuptoni se ajo nuk është ekskluziviteti i askujt. Në qoftë se jo Britanikët, ndonjë fuqi tjetër do të arrijë ta përmirësojë më tej cilësinë e armatimit tuaj dhe do t'ju mundë me armët tuaja. Ju nuk do t'i lini vendit tuaj një trashëgim për të cilin ata do të ndiejnë krenari. Gjermania nuk do të mundë të krenohet në të ardhmen me tregimin e akteve tuaj mizorë, sado me aftësi të përpunohen ata. Unë ju kërkoj, pra, në emër të njerëzimit, ta pushoni luftën (...).
Gjatë këtij sezoni të trishtë, kur zemrat e plagosura të popujve të sfilitur të Evropës po luten për paqen, ne kemi pezulluar edhe luftën tonë paqësore. Nuk është tepër t'ju kërkoj të bëni një përpjekje për paqen që për ju nuk ka ndonjë domethënie ndoshta, por që do të thotë shumë për milionat e Evropianëve, thirrjet e heshtura për paqe të të cilëve unë i dëgjoj, sepse veshët e mi janë mësuar të dëgjojnë masat memece e vullnetndrydhura nga dhuna. Kisha si qëllim t'ju drejtoja një thirrje të përbashkët juve dhe Zotit Musolini, të cilin kam pasur nderin ta takoja gjatë udhëtimit në Angli si i deleguar në konferencën e tavolinës së rrumbullakët. Shpresoj që ai do të ketë mirësinë ta konsiderojë këtë thirrje sikur i është adresuar edhe atij vetë, me modifikimet përkatëse.

Firmosur prej autorit. (përkthim i Agim Hamitit)

Marrë nga faqja e Agim Hamitit

http://www.facebook.com/pages/Agim-Hamiti/174353345957127

Fatura e Ujit të Pijshëm ?

Kjo që do të shikoni më poshtë është një faturë e zakonshme familjare e lëshuar nga Shoqëria Anonime e Ujësjellës Kanalizime Tiranë

Fillimisht duhet theksuar se i ashtëquajturi uji i pijshëm, nuk pihet dhe më pas ajo që dukshëm të bie në sy është fakti se qytetari nga 270 lekë që i shkon konsumi i 6 metrave kub ujë, në fund të faturës i duhet të paguajë 930 lekë.



Duke lexuar me rradhë zërat që shtojnë shumën e faturës të bie në sy një tarifë për largimin e këtij uji. Më pas një tarifë shërbimi prej 100 lekësh, e cila nuk kuptohet ç'nënkupton.

Por interesante është se TVSH-ja për faturat e ujit qenka 20%

Pastaj 420 lekë, tarifa e pastrimit???

A i lexojnë qytetarët faturat e ujit, apo shohin vetëm shifrën e ulët në fund të saj?

Mos harrojmë që sikur vetëm nga 1 lek t'iu vjedhin të gjitha familjeve shqiptare, ajo vjedhje merr një përmasë marramendëse.

Shkroi: Stop Injorancës !

Shkuesia? Tashmë me pagesë



A e dinit që në Tiranë, por jo veç, kanë nisur aktivitetin disa biznese interesante, siç janë Agjensitë Martesore?

Martesat me shkuesi kanë qenë një traditë e h
ershme e popullit shqiptar, por duke qenë se sot jemi në kapitalizëm, përse të mos fitojmë edhe para përmes shkuesive tona të suksesshme?

Kupid dhe Mblesëri.com janë dy Agjenci Martesore të cilat kundrejt një pagese të caktuar ju ofrojnë njeriut tuaj të ëndrrave.

Stop Injorancës !