Friday, January 24, 2014

Shkjau i Zi

Një urrejtje e madhe, e shprehur në të gjitha format e mundshme, ekziston mes shqiptarëve të Kosovës dhe të ashtëquajturve prej tyre, shkja, shkjau.

Po ç'janë këta shkja, apo shkije dhe pse quhen kështu?

Janë ata shqiptarë që banonin në viset e tyre autoktone, sot të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë. Ata u quajtën shkije, falë shkizmës, pikërisht sepse u shkitën nga trungu amtar.

Pse zgjodhën këta shqiptarë të mbijetonin më mirë si ortodoksë sesa si shqiptarë?

Ky devijim u nxit me ardhjen e osmanëve sepse në një moment historik, gjate kohës së ‘çlirimtareve’ otomanë, popullata jonë ka pasur vetëm dy mundësi:
- të mbetet ortodoks, ose të sllavizohet
- të islamizohet, ‘turqizohet’, që të shpëtonte nga sllavizimi.
Por më pas lindi kjo marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanllinjëve:
“Ose Turk ose Ortodoks”.
Për katolikët nuk kishte vend.
Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend, në ato rrethana të reja.
Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…

Shikoni pak sesi në motorrin e kërkimit Google, me kriterin "shkjau" na shfaqen vetëm shqiptarë.

Shkroi: Stop Injorancës

Mos hesht!


Flasim dhe vetëm flasim.
Dhe pastaj fjalët i merr era, sepse sado të rënda, sado prekëse, sado goditëse, megjithatë ato janë vetëm fjalë. Atëherë kur fjalët ngelin vetëm fjalë, do të thotë se ato janë hije e zbehtë e çfarëdo mendimi, synimi apo revolte që i ka nxitur. Prandaj nuk duhet habitur pse pakkush ato i merr seriozisht, sepse sot as fëmijët nuk tremben më nga hijet.
Çfarë ndodhë me ata që tërë kohën vetëm flasin për gjërat që i mundojnë?
Pas një kohe, pa asnjë konsideratë dhe shumë troç, akuzohen se tërë kohën po i përsërisin gjërat e njëjta. Kjo është një mënyrë e butë për t'ju thënë se janë bërë të mërzitshëm, ndërsa ankesat e tyre janë diçka bajate. Po aq sa është komike, në të vërtetë, ky zhvillim është diçka shumë e trishtë. Pavarësisht dhembjes, telasheve, vështirësive dhe të tjera që ta trazojnë jetën, për ironi dhe pa e vënë re, e gjen veten në një situatë ku duhet të turpërohesh për atë se vazhdimisht je duke u shprehur për gjërat që të trazojnë. Kësaj i thonë: Në hall të durosh dhe në hall të flasësh.

Nuk ia vlen ta bëjmë pyetjen "Pse ndodhë kështu?", sepse kjo është një nga ato pyetjet përgjigjen e të cilës e dimë të gjithë. E vërteta është se problemet tona, pavarësisht fjalëve që përdoren sot, që janë përdorur dje dhe që do të përdoren nesër, në thelb janë përherë të njëjta. Kjo është arsyeja pse, pavarësisht elokuencës, tonit, revoltës apo çfarëdo tjetër, në fund, ato gjithnjë tingëllojnë thuajse përherë po përsëriten. Prandaj, ata që janë mbi ne, të gjithëpushtetshmit që e shohin veten patricë të kohëve të reja, shpejt mërziten dhe, ndonjëherë, nuk ngurrojnë edhe ta shprehin pështirosjen. Nëse ndalesh dhe mendon më thellë është lehtësisht e kuptueshme se, në të vërtetë, ata po pështirosen nga hallet tona.
Patricët e kohëve të reja: klasa politike, që për njerëzit kujtohet vetëm para zgjedhjeve; biznesmenët e pasuruar shpejt, që besojnë se paraja u jep pushtet edhe mbi dinjitetin dhe jetën e të tjerëve; analistët mediokër, që veten e shohin elitë, ndërkaq për jetën tonë flasin thuajse ne jemi jashtëtokësorë; ndihen të sigurt. Siguria e tyre fuqizohet nga bindja se ata që tërë kohën vetëm flasin, pavarësisht çfarë ndodhë, gjithnjë do të vazhdojnë vetëm të flasin dhe me kohën do të heshtin. Madje, kjo ndjenjë e sigurisë, ua jep komoditetin që të kundër-ankohen për ankesat e vazhdueshme dhe, me fuqinë e injorimit dhe pështirosjes, të na detyrojnë ta zbehim edhe tonin e ankesës.
Kështu, fjalët e se djeshmes zëvendësohen me ato të sotshmes, këto të sotshmes do të zëvendësohen me ato të së nesërmes dhe, pavarësisht sa me kujdes t'i zgjedhim fjalët, problemet vazhdojnë të jenë të njëjta. Ironia është se edhe ata, drejt kujt drejtohemi për zgjidhje, vazhdojnë të jenë po të njëjtit që përherë shtirren thuajse po na dëgjojnë. Në të vërtetë, këta janë po ata që edhe dje janë mërzitur nga fjalët tona dhe që do të vazhdojnë të mërziten edhe nesër. Mërzinë e tyre me ne, nuk do të ngurrojnë të na shprehin kohë pas kohe, ndërkaq, atëherë kur nuk i shohim, në mes vete, do ta shprehin edhe pështirosjen e tyre. Mos u habit, sepse në botën e patricëve të kohëve të reja, hallet tona janë gjëra të shpifura.
Nuk besoj në atë se në shekullin 21 ka ngelur hapësirë për revolucione, sepse, pavarësisht mllefit që mund ta ndiejmë, bota nuk mund të rikrijohet vazhdimisht nga fillimi. Revolucionet e hallexhinjve rrallëherë i kanë zgjidhur problemet e atyre që janë ngritur në revolucion, por vetëm e kanë krijuar një brez të rinj të patricëve. Ndonjëherë edhe më mizor se ata para tyre. Por kjo nuk do të thotë se duhet të dekurajohemi dhe të heqim dorë. Përkundrazi, duhet ta bëjmë atë që më së shumti i bezdis dhe i mërzit patricët tanë të kohëve të reja. Nuk duhet të heshtim! Duhet të flasim dhe të vazhdojmë të flasim për gjërat e njëjta, ato që në realitet edhe na zënë frymën, derisa t'i shurdhojmë aq shumë saqë do të detyrohen të na marrin seriozisht.

Ky shkrim është dedikim për vendosmërinë dhe syçeltësinë e të gjithë atyre grupeve qytetare që nuk heqin dorë nga qëllimi për t'i vetëdijesuar të përgjumurit. Një heqje e kapelës për "Thirrjet e nënave", që me vendosmërinë e tyre në Gjakovë i treguan botës se krimet nuk guxojnë të harrohen; për të rinjtë nga REAGO dhe të tjerë përreth tyre, që, me vendosmërinë e tyre, e bashkuan Shqipërinë përtej dallimeve partiake; për gratë e guximshme nga "Në dobi të gruas shqiptare", që vazhdimisht na përkujtojnë për qyqarllëkun e disa prej burrave shqiptarë, për vizionarët e MJAFT dhe shumë të tjerë të ngjashëm, që vazhdimisht i përsëritin të njëjtat gjëra. Një himn për ta, në mënyrë që mos të heqin dorë dhe të vazhdojnë të na shurdhojnë.
Fjalët tona nuk guxon t'i merr era.
Nga: Albatros Rexhaj

Kalendarët sot, vazhdues të atyre pellazgë

Dihet që njeriut prej kohësh i është dashur të orientohet me ditët e caktuara të vitit a të motmoteve, apo me fillimin e hënëzës së plotë e atë të mangët, deri në atë të ndikimeve të planetëve. Ndaj dhe më parë se të ndërtonte marrëveshjet njerëzore me motet, kohën, muajt, javën, ditën etj., ai studioi për mijëvjeçarë sistemin tonë diellor dhe jo vetëm për ata që besojnë në evoluimin shkencor, por ndoshta dhe i erdhi për pak vite, i gatshëm nga njerëz jotokësorë për ata që besojnë te UFO-t.Rezultantja ishte se njeriu qysh në vitet 6000-5000 para Krishtit kishte një sistem matës të kohës tepër të saktë, i quajtur ndryshe kalendar (me anë të shqipes shpjegohet edhe etimologjia e saj, si kohë e lindur), ku viti ndahej në 12 muaj, muaji në javë me 7 ditë 24-orëshe, ku gjithçka përcaktohej perfekt në kohë e në hapësirë dhe në emërtime, sikundër pothuaj ashtu si thirren edhe sot. Kësisoj, u përcaktuan planetët dhe jo pak, 11 prej tyre, dhe të 12-tin e kanë lënë të nënkuptohej (ylli Sirius), ku shkenca po rreket aq shumë sot.

Pse 12 planetë shëtitës rreth diellit ose anëtarë të sistemit tonë diellor, pse 12 muaj, pse 12 orë, pse 12 shenja të zodiakut, pse 12 anëtarë të familjes magjike të Krishtit, pse 12 dishepuj të Muhamedit, pse duzinë kompletesh, pse ky numër 12 magjik dhe 13-ta numër ters?
Kjo kërkon shpjegimin e saj sa mistik, sa shkencor, sa fetar, por, mbi të gjitha, kërkon një nge tjetër. Sikundër dhe shtata, që përbën një numër tjetër magjik, si shtatë mrekulli, çerek cikli hënor, 7 ditë jave, ku njeriu i atëhershëm iu gjeti edhe emrat përkatës për nder të planetëve, që ndikonin në jetën e përditshme, si dhe në shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor. Si për çudi, ky dokumentim i parë, na vjen sot sipas dy mënyrave. Ose nga ndërtimi i shkallëve dhe hieroglifëve nëpër piramida, ose sipas shkrimeve të tipit kuiniform nëpër gurët e lënë si testament nga S(h)umerët e Babilonisë, ose sipas gjuhës së kënduar e të përcjellë në mijëvjeçarë të shqipes.
Dihet se ditët e javës kanë pas filluar me atë të më të madhit të të mëdhenjve, pra ati i tyre, ose Shën ati – Saturni – e shtuna, për të kaluar te mishërimi i planetit qendër, i Diellit – e diela, (që lidhet me shqipen dije, dritë, djalë, ditë, del), kollaj fare i lihet vendi planetit satelit që ndikon më shumë në jetën në Tokë, kuptohet Hana-e han, e hëna (që lidhet me shqipen si diçka që hahet), për të vajtur te planeti pas saj Mars-e marta (që lidhet me shqipen si një planet me shtrëngata, si i marrë), për të kaluar te planeti tjetër Mërkuri–e mërkurë. Deri këtu kalendarët pellazgë, ilir apo shqiptarë ranë dakord ose dhanë e morën me kalendarët e shoqërive të civilizuara, duke mbajtur emra të përbashkët për pesë ditët e sipërpërmendura të javës. Ndërkohë, si mësuesi me nxënësin spurdhjak që pas disa mësimeve i duket vetja i ditur, mbajti për vete, me emrat e parahistorisë njerëzore dy ditë të javës, si ditën e zjarrit, e anjit-e entur, e enjte, dhe ditën e premte, venera për vendra (e bukur si venera, shën e vertë) më vonë e premta. Pra, është i vetmi popull që i thërret ata, një pas një, si 6500 vjet më parë, kur kombet e tjera përreth e anembanë i thërrasin ditët e javës sipas numrave rreshtorë. 
Por jo vetëm kaq. Edhe muajt ky popull i ka pas thirr me emër, sikundër edhe sot, si p.sh. mars, me të cilin fillonte viti i pellazgëve, ilirëve apo shqiptarëve për të uruar mbarësi (të qoftë udha e m(b)ar-mar); prill – që viti të prij-ë me ushure, sepse hapet dita; maj – sepse është muaj i madh ditë dritë; qershor – sepse lidhet me vjeljen e qershisë ose kur bie shi; korrik – sepse korr drithëra; gusht – zagushi, gunë, ngushtohet dita-ngusht; shtator, tetor – vjeshta e parë, e dytë ose vjelja e parë, e dytë; nëntori – thirrej brumeri për shkak të brymës, brumës që është fjalë tipike shqipe; dhjetori – quhesh dimën-ditë të mënuara, ditë të zemëruara, të ngrysura; janari thirrej kalnue nga të qenit kalkan; dhe shkurti thirrej farori sepse hidhej fara e të lashtave, vonë kur Perandori August i mori një ditë për gushtin, u quajt prapë me emërtim shqip ngaqë ngeli i shkurtër.
Pra, kjo na bën të mendojmë se ky popull ka pas qenë i orientuar me kalendar qysh në kohët e para lashtësisë. Ndërkohë që popujt e tjerë, si sumerët, babilonasit, asirët, egjiptianët, më vonë grekët, e më vonë latinët, kujtonin se secili nga ata, mbasi e “vidhte” kalendarin nga gojëdhënat dhe nga ato shkrime të mbijetuara, e bënin si të tyren. P.sh., sumerët e matnin me daljen mbretit të parë në skenën e historisë së tyre (me nfilimet), egjiptianet e matnin me kohën e ndërtimeve të mumieve për personifikimin e përjetshëm të faraonëve (kujdes – fara jonë), grekët e matnin me lojërat e para olimpike të tyre të kryera në Spartë më 780 para Krishtit, romakët i matnin datat me pushtimet e Cezarit, por të gjithë së bashku, në kalkulimet e tyre kishin në mendje ato të pellazgëve, që janë ruajtur në pllakat sumere, etruske, mot a mot, në malet Pindus, në zemrën e maleve të Labërisë, Çamërisë dhe në bjeshkët e Veriut-Gegënisë (popuj mbetës të pellazgëve të rrudhur apo të shtrydhur).
Gjithsesi, kalendari i parë zyrtar mbahet ai i kohës së Jul Cezarit, ku një mesap kalabrez (fis prej ilirësh, prapë racë shqiptare), avokat për nga zanati, Lilius e thërrisnin, i propozon Perandorit kalendarin e vet, me bazë egjiptiane, më saktë me bazë shumeriane, i ndërtuar si kalendar i pastër diellor, pothuajse ai që kemi sot, por me gabime (një ditë në 128 vjet), që u korrigjuan me dekret të Papës Gregoriani XIII, më 1582. Vetë Perandori Cezar hoqi emërtimin e muajit korrik të mbërritur deri në kohë të vet prej perandorëve etruskë (që sunduan Romën nga vitet 770 deri në ato 350 para Krishtit), dhe e quajti Jul, ndërsa pas tij qe Perandori tjetër, i nipi, Oktavian Augusti, që pasoi me ambicien e të ungjit, duke hequr emrin e gushtit dhe e quajti augusto, madje guxoi më tepër se i pari, duke marrë dhe një ditë nga shkurti dhe e vendosi te ky muaj, ndaj dhe kemi qysh atëherë korrikun e gushtin me 31 ditë.
Ky kalendar ndoqi shekujt e mëpastajmë, ku kombet, një nga një, fillimisht ata katolikë pastaj ata protestantë, pasuan dakordësinë e tyre me këtë tip, derisa edhe ortodoksët grekë e rusë në fillim të shekullit 20 arritën dhe e morën për kohëtregues. Prandaj dhe Revolucioni i Tetorit i Leninit, i ndodhur më 17 tetor sipas kalendarit rus, sot quhet si i 7 tetorit, sepse kalendari gregorian hoqi 10 ditë nga ai i Cezarit për të përputhur saktësisht kohën diellore me atë kalendarike.
Veç kalendarit diellor ekzistojnë edhe kalendarë tipikisht të pastër hënorë, me të cilët përputhen llogaritjet e kalendarit mysliman për të kryer ritet e festave të Ramazanit, e Kurbanit të Madh apo të Kurbanit të Vogël. Pastaj kemi dhe kalendar diellor hënor, si ai shumerian, dhe hënor diellor si ai kinez e izraelit, dhe/ose kalendar si ai i fiseve Maya, që përshtat ciklet e diellit me ato të hënës. Por, klasifikimet e kalendarëve nuk kanë të sosur. P.sh., një tip është ai që bazohet në rregulla (si ai i Maya-ve apo ai gregorian dhe ai cezarian). Ka kalendarë që bazohen në observime astronomike, si ai mysliman, që llogarit saktë momentin e sekondave të para të shfaqjes së draprit të hënës, që iu duhet për festimet, siç shpjeguam më lart. Por, ka edhe nga ata kalendarë që bazohen në llogaritje astronomike, si ai kinez dhe izraelit.
Gjithsesi, kalendari bazë mbetet ai i hartuar nga pellazgët nëpër pllaka shumere, por i ruajtur nga shqiptarët, që bazohet tipikisht në fillimin e një viti të ri, sipas ciklit diellor, që përmbushet pikërisht më 25 dhjetor dhe konvecionalisht apo me marrëveshje dëftehet më 1 janar.
Pse më 25 dhjetor? Dihet se data 22 dhjetor përfaqëson solsticin dimëror, ku nata pushon së rrituri dhe/ose dita pushon së ngrëni. Dita e parë dhe e dytë pas kësaj, pra, 23 dhe 24 dhjetori, përfaqësojnë pushimin (stillstand), ose ekuilibrin, ose marrjen e forcave të ditës, ose gjenerimin, ose lindjen e ditës, që realisht fillon të marrë e të mund t’i maten sekondat e para pikërisht më datë 25 dhjetor. Pra, këto sekonda përbëjnë realisht sekondat e para të një dite të re, të një jave të re, të një muaji të ri apo të një viti të ri, por jo vetëm ditë, por edhe dritë më shumë, por edhe fotosintezë më shumë, por edhe oksigjen më shumë. Pikërisht në këtë moment, uji fillon të pjellë ujë, ose të gjenerojë vetveten, që në kuadrin e dy javëve apo gjysmë cikli hënor, duke i hedhur dhe kryqin më 6 janar me nitrat argjendi si katalizator, ai arrin të shpërndahet në gjithë ujërat e botës dhe kushdo mund të marrë nga ky ujë në çdo pikë të globit dhe të të mos i prishet, prandaj dhe ai në këtë ditë quhet ujë i bekuar. Po në këtë moment fillon zgjimi, avash-avash, i kafshëve, shkundja nga letargjia, përgatitja për një jete të re e botës së gjallë, çelja e sythave të shumë bimëve, si mimozat etj.
Pra, jeta, gjithandej lind, por mbi të gjitha njeriu.
Dhe pikërisht këto ditë, duke filluar qysh nga data 17 dhjetor deri më 24 dhjetor, festoheshin saturnalet, ditët e at-it të planetëve, me hare e gëzim të madh, me të pira e të ngrëna, me dhurata për një vit të mirë e të ri për të hedhur dertet pas, dhe më 25, njerëzia i kthehej punës nga e para. Këto festa, që ndryshe quheshin pagane, festa të mirëfillta natyrore, po aq shkencore sa as sumerët, as babilonasit e as asirët, as egjiptianët e as grekët më vonë, e as romakët më vonë akoma, nuk mundën t’i përçudnonin, përkundrazi, i zhvillonin po aq, e mos më tepër, vetëm me ndryshimin se gjoja i kishin shpikur vetë për nder të perëndeshës së bujqësisë me emrat e vet, por që vetëm ky komb i ruajti si në fillimet apo origjinalin e vet.
Vonë-vonë, më 385 të erës sonë, ky rit u zyrtarizua për të krishterët, se në këtë datë paskësh lindur edhe i madhi Krisht, që në fakt, sipas Biblës, ishte lindur pa zbritur barinj nga mali që i bie diku nga ditët e shën Mitrit ose fundi i tetorit, por me që festa pagane (lindja e vitit sipas kalendarit pellazg) ishte më e fortë në memorien e njerëzve, e çuan lindjen e Krishtit më 25 dhjetor. 
Pra, festat, datat, muajt, ritet, javët e kalendarët ishin shpikur njëherë, ku një popull si shumerët i ruajti në gur dhe një popull si pellazgët, më vonë shqiptarët, i ruajtën në lahutë. Prandaj dhe ne shqiptarët nuk kemi asnjë lidhje me festën e Vitit të Ri më 01 janar, përveç asaj kohe të diktaturës ose kur të tjerët na e kanë detyruar, dhe ne si popull i vogël, për të ruajtur fjalën e parë të dhënë Zotit ose natyrës për ata që nuk besojnë, gjoja i kemi respektuar, por jo besuar. Kësisoj, festa për t’u festuar ndër ne shqiptarët, sot është ajo e të parëve tanë – 25 dhjetori, që as përhapja e kulturës greke, as pushtimi romak, as sundimi bizantin, as dyndja turke e as ateizmi i kuq nuk mundën të prishnin këtë datë, si në fillimet e veta.  
Sazan Guri - G. Mapo

A do të ndryshojë historia në Butrint?

Një zbulim që po të rezultonte i vërtetë, jo vetëm do të vinte në diskutim origjinën e lojës së shahut, duke e shtyrë për një shekull e gjysëm lashtësinë e tij, por që do të ndryshonte edhe shumë nga teoritë e historianëve të sotëm për lidhjet mes perandorisë Romake dhe viseve të largëta të Indisë.

Kur një prej punetoreve që pastronte dheun në rrënojat e të ashtuquajturit Pallati Bizantin në buzë të Kanalit të Vivarit në Butrint, gjeti një objekt prej fildishi në sitën e tij paksa të çarë, askujt nuk i shkonte mendja se ky objekt i vogël do të ishte epiqendra e një prej debateve më të nxehta të kohëve të fundit në qarqet shkencore europiane.

I pastruar me kujdes nga nje specialiste e Muzeut Britanik qe punonte per ekspediten anglo-shqiptare ne Projektin e Butrintit, objekti ne fjale u vezhgua nga dy Profesore Britanike te cilet brenda disa ditesh konkluduan se kishin ne dore nje nga zbulimet me te rendesishme deri me sot ne historine e lojes se shahut. Nje gur shahu, dhe jo vetem nje gur i ardhur nga thellesite e shekujve, por nje gur shahu i shek te 5 pas krishtit. Ky lajm i cili i'u shpernda rrufeshem te gjitha agjensive te lajmeve ne bote, habiti jo pak shqiptaret te cilet papritmas mesuan nga shtypi i huaj se ne njerin prej Qyteteve te tyre Antike, aristrokratet vendas luanin shah qe ne antikitet.

Ky lajm mbi zbulimin e papritur ne Butrint solli jo pak habi ne qarqet e arkeologjise nderkombetare, por edhe nje kuriozitet te madh per te pare ne se objekti ne fjale ishte me te vertete nje gur fildishi i perdorur per lojen me te njohur ne bote. Deri me sot hipoteza me e pranueshme eshte se shahu ka ardhur rreth shek te 11-12 ne Europe nepermjet penetrimit arab kryesisht ne Sicili dhe Spanjen jugore. Ashtu sic dihet fare mire rilindia europiane i detyrohet mjaft kultures arabe e cila solli te reja mjaft te vlefshme ne mjeksi, astrologji, matematike etj por gjithashtu solli edhe nje numur veprash te humbura te autoreve te antikitetit. Nepermjet kesaj kulture mendohet se edhe loja e shahut u soll ne Europe duke u bere ne pak kohe nje nga zbavitjet me te pelqyera te aristokracise europiane.

Nje gur shahu i shek te 5 pas krishtit do te thote gjithashtu se te gjitha teorite e ngritura deri me sot per origjinen e ardhjes se kesaj loje ne Europe duhen rishikuar. Por sigurisht nje zbulim i tille nuk mund te kaloje lehte nga vemendia a nje sere ekspertesh te kesaj fushe te cilet ishin cuditur per shpejtesine me te cilen dy Profesoret britanike kishin arritur ne kete perfundim.

"Le Figaro" gazeta e njohur franceze botoi e para nje artikull ku shprehte dyshimin per kete zbulim te madh ne fushen e shahut. Gjithashtu nje numer ekspertesh nderkombetare komentuan gjate per vertetesine apo jo te ketij zbulimi, duke shprehur mosbesimin e tyre per mundesine e egzistences se nje guri shahu te shek te V pas krishtit ne Butrint. Por megjithe debatet e shumta ne gazeta dhe revista te ndryshme, Butrinti dhe zbulimi i objektit te cuditshem ishte ne epiqender te veres se kaluar, duke ngjallur me shume kersherine vizitoreve per kete Qytet qe fsheh kaq te papritura.


Zbulimi i "gurit te shahut" ne Butrint ka ngritur edhe nje here pyetjen per te cilen nje numer Profesoresh mendonin se i kishin dhene pergjigjie me kohe. A luhej shah ne shtepite aristokratike te Metropoleve antike te Romes, Konstandinopojes apo Aleksandrise?

Deri me sot nuk ka asnje te dhene se aristokratet romane apo edhe ata provinciale kalonin kohen pas darkave dhe debateve filozofike me ushtrime te komplikuara shahu. Ne se guri i gjetur ne Pallatin Bizantin te Butrintit vertetohet nga ekspertet se eshte me te vertete nje gur shahu i shek te peste atehere do te kemi te paren prove bindese qe aristokratet romane dinin se si luhej shahu.

Megjithate per historianet skeptike nuk ka askund deri me sot burime te shkruara te autoreve antike ku te flitet mbi egzistencen e kesaj loje ne periudhen e Perandorise Romake. Askush nga Perandoret ne kujtimet e tyre nuk thote se perpara betejave te ashpra me fiset barbare qe kercenonin kufijte e Perandorise, zhvillonte taktikat ushtarake mbi fushen e shahut. Asnje nga eterit e famshem te Kishes nuk shkruan mbi egzistencen e kesaj loje ne shek e peste, nje loje e cila ne Mesjete do te behej ndoshta loja e vetme qe kleriket do te luanin me deshiren me te madhe.

Mos ndoshta historia duhet ri shkruar? Apo nxitimi i Profesoreve Britanike ishte nje menyre per te terhequr vemendje dhe objekti i gjetur eshte thjesht nje objekt qe s'ka te beje fare me shahun? Pyetje te cilat ne menyra te ndryshme jane bere gjate gjithe ketij debati te zjarrte.

Eshte i njohur fakti se arkeologjia ka kontribuar ne jo pak raste per te hedhur drite mbi tema te cilat jane konsideruar si ceshtje te zgjidhura. Shume mite dhe legjenda te debatuara per vertetesine e tyre, jane bere te besueshme si rezultat i zbulimeve arkeologjike. Mos ndoshta edhe kesaj rradhe arkeologjia do te ndryshoje historine?

Po kur eshte shpikur loja e shahut? Deri me sot eshte e mundur qe nga te gjitha kulturat qe kane lidhje me shahun, vetem ne kulturen Islame te gjejme nje literature e cila na tregon ne detaje rreth rregullave te lojes. Nga burimet Arabe eshte e mundur qe te njihesh me traktate te shkruara qe ne vitin 850 pas krishtit, si dhe me librin e vetem te njohur deri me sot qe trajton lojen e shahut. Perpara kesaj date vetem referenca te rastesishme njihen per lojen e shahut ne Arabisht, Persisht, Sanskrisht dhe literaturen Kineze, por te mjaftueshme per te na lejuar te dime se loja e shahut egzistonte.

Keto tekste muud te datojne rreth viteve 600 pas krishtit. Perpara kesaj date deri me sot eshte mjaft e veshtire qe te ndricohet ndonje gje e sakte rreth shahut. Arkeologjia dhe referencat e ndryshme nga tekset antike rreth lojrave te perdorura nga ushtaret romake nuk na saktesojne asgje ne lidhje me origjinen e shahut apo periudhen e sakte se kur njihej kjo loje. Kerkimet per origjinen e shahut jane pak a shume si kerkimet per gjetjen e etapave te periudhes se evoluimit te njeriut.

Per kete arsye vertetesia e "gurit te Butrintit" merr nje rendesi te jashtezakonshme per te kuptuar mbritjen e kesaj loje ne Europe si dhe maredheniet kulturore te nderlikuara midis Lindjes Islame dhe Perendimit te Krishtere.

Traktatet e para per shahun vine nga bota Islame dhe pikerisht nga Oborri i Kalifatit te Abasideve qe qeverisnin ne Bagdat ne shek e 9 dhe te 10 pas krishtit. Disa eksperte ne historine e shahut mendojne se kjo loje mund te ishte e njohur edhe ne oborrin bizantin, por ne nje forme shume te limituar. Deri me sot nuk ka asnje prove bindese se shahu njihej ne oborret e princerve europiane ne shekujt e mesiperm megjithe egzistencen e 16 gureve te gdhendur ne oborrin e Perandorit Charlemagne te cilat thuhen se jane nje dhurate nga Kalifi Harun al Rashid.

Zbulimi i nje fushe sebashku me te gjithe guret e lojes, datuar ne shek e 12, gjetur nga ekipi i Prof. George Bass ne Turqi, eshte prova e pare qe shahu luhej ne periudhen Bizantine te vone.

Objekte te cilat mund te jene lidhur me kete loje nuk egzistojne perpara kesaj date dhe gjetja e nje "Guri shahu" te shek V eshte nje zbulim i cili ve ne pikpyetje bindjen ne se Princerit Europiane kishin trasheguar jo vetem kulturen Romane, por edhe shahun.

Nga tekstet e njohura deri me sot te krijohet bindja se loja e shahut ne Lindje kishte arritur caqe sofistikimi. Keto traktate nuk flasin vetem per rregullat e lojes, por per probleme te komplikuara strategji dhe analiza te lojes. Nje pjese e madhe e ketyre dokumenteve qe jane ende te ruajtura deri me sot dhe tregojne se shahu eshte praktikuar ne Oborrin e Abbasideve gjate gjysmes se pare te shek te 9.

Eshte e veshtire te thuhet me siguri se shahu njihej ne boten Islame me perpara se kjo periudhe. Nje fakt interesant ne mbeshtetje te kesaj ideje eshte edhe mosperfshirja apo mos komentimi i kesaj loje ne Ligjet Islame apo ne Kuran. Kjo duhet te kete ardhur si pasoje e mosnjohjes se lojes se shahut nga Profeti Muhamet. Pozicioni i shahut ne kete sistem te sofistikuar rregullash dhe ligjesh sic eshte Kurani eshte shume i dyshimte pasi nuk permendet agjekundi si loje.

Nje numer burimesh te autoreve Islame mundohen ta atribuojne njohjen e shahut Kalifit Omar (634-644) vjerri i Profetit, por deri me sot nuk ka asnje fakt real per ta mbeshtetur kete supozim. Ndoshta keta autore kane kerkuan nje fare legjitimiteti per lojen e shahut e cila mund te kete qene ne rrezik per tu ndaluar nga interpretuesit e Ligjeve te shenjta.

Deri me sot mund te thuhet me siguri nga historianet se nuk ka asnje fakt real per te vertetuar se shahu njihej ne boten Islame perpara vitit 800.

Megjithate disa historiane mendojne se shahu njihej mjaft mire edhe me perpara se Dinastia e Abbasideve te vinte ne pushtet (750). Keta historiane i referohen disa fakteve te cilat nuk mund te konfirmojne egzistencen e ketij mendimi, por megjithate jane interesante per tu diskutuar. Poeti arab al-Farazdaq i cili vdiq me 728 ne nje nga poezite e tij perdor shprehje qe i referohen mjaft qarte lojes se shahut. Megjithate eshte mjaft e veshtire qe te mos pranohet fakti se te gjithe autoret arabe te shek 9-10 kane qene te mendimit se shahu erdhi ne kulturen Islame nga Persia te cilet e kishin marre kete loje nga India. Fatkeqsisht per te provuar kete fakt nuk ka asnje gjurme arkeologjike pasi deri me sot nuk eshte gjetur asnje gur shahu i kesaj periudhe. Megjithate linguistika ka vertetuar se fjala arabe per shahun "shatranj", vjen nga persishtia "chatrang" e cila vet vjen nga Sanskrishtja "chaturanga". Gjithashtu nje pjese e madhe e fjaleve te lidhura me shahun ne arabisht vine nga persishtja.

Perpara se Perandoria Persiane te pushtohej nga ushtrite arabe me 640, Persia ishte udhehequr nga Dinastia Sasanide qe ne shek e 3. Persia kishte gjuhen e saj, shkrimet si dhe fene Zoroastran. Pasi Persia u pushtua nga fiset Beduine, kultura persiane kaloi ne disa periudha transformimesh, por nje pjese e madhe e literatures dhe historise persiane u perkthyen ne arabisht. Arabet me mjaft lehtesi duhen te kene marre edhe lojen e shahut si pjese e kultures persiane sebashku me letersine dhe artet e tjera. Megjithate historia e shahut ne kulturen Persiane eshte mjaft e lexueshme ne nje nga kryeveprat e letersise persiane Shahnama e kompozuar nga poeti i famshem persian Firdusi rreth vitit 1011. Ne kete veper e cila eshte bazuar ne dokumentat e shek te 6 mbi Dinastine Sasanide, flet per shahun ne menyre mjaft te qarte ne historite e Vezirit te Mbretit Khusray Nushirwan (531 579) i cili ne bisedimet me delegacionin e derguar nga Maharaxhi i Indise arrin te zgjidhe ushtrime te komplikuara te shahut te cilat ishin derguar nga Mbreti i Indise.

Nje tjeter veper letrare e ardhur deri ne ditet tona nga letersia perse e quajtur Chatrang-namak flet me ne detaje per lojen e shahut duke u bere ndoshta vepra me e rendesishme per kete loje. Kjo veper e shkruar perpara vitit 800 pas krishtit, eshte vepra e pare para Islame qe jep detaje te rendesishme per shahun ku per here te pare thuhet se shahu luhej nga dy vete ne nje fushe me 64 kuti.

Nje tjeter reference per kete loje vjen nga vepra Karnamak i Artakhsher i Papak nje liber i shkruar ndoshta rreth shek te 6. ne nje pjese te librit theksohet se themeluesi i Dinastise Sasanide, Ardashir ishte shume i zoti ne "lojen me top, ne kalerim si dhe ne chatrang" ne kete veper nuk kemi detaje te tjera pervec se emrin e lojes se shahut, por megjithate ne nxjerrim si perfundim se te pakten qe nga shek i 6 pas krishtit, loja e shahut konsiderohej si nje nga vlerat e aristokracise persiane. Vetem dy referenca te ardhura nga literatura persiane nuk jane te mjaftueshme per te krijuar nje ide te saktee per lojen e shahut, por megjithate duhet te kemi parasysh se vetem 5 vepra te letersise persiane te asaj kohe kane arritur te mbi jetojne deri me sot.

Sigurisht eshte veshtire qe per te gjitha keto mite dhe legjenda te gjenden prova historike, por nje gje eshte mjaft e qarte se te gjitha hipotezat qe ekzistojne te drejtojne drejt Persise dhe Indise. Historianet ne pergjithesi kane pranuar faktin se shahu eshte sjelle nga India ne Persi ne kohen e sundimit te Khusrau Nushirwan 531-579.

Origjina e lojes se shahut nga India eshte debatuar dhe pranuar ne nje fare menyre nga historianet, por fatkeqesisht ne shkrimet e hershme Sanskrite nuk ka referenca te qarta per kete loje perpara viteve 600. I vetmi burim qe mund te kenaqi sadopak historianet qe hulumtojne kete ceshtje eshte Harshacharita apo "Jeta e Harshas" e shkruar ne 625 nga Bana i cili pershkruan ushtrine e Maharaxhit Gupta e "cila ishte rreshtuar si ne nje loje chaturanga"

Te gjitha shkrimet e shenjta Indiane qe japin referenca per lojen e shahut jane shkruar pas kesaj date duke e bere te pamundur depertimin ne misterin e dates se lindjes se kesaj loje, por gjithsesi duke e pranuar faktin se origjina e shahut eshte India.

Hipoteza se Guri i gjetur ne Butrint eshte nje gur shahu i datuar ne shek e peste, do te jete prova e pare se kjo loje ka mundur te vije ne territoret romane gati 150 vjet perpara teksteve Sanskrite te njohura deri me tani. Ne se ky fakt do te pranohej nga historianet atehere objekti i vogel prej fildishi do te rishkruante historine duke sjelle pyetje te reja per marrdheniet midis Romes dhe viseve te largeta te Indise. Sigurisht do te duhen zbulime dhe studime te reja per te provuar dicka te tille por debatet e hapura gjate veres se kaluar do te vazhdojne duke pasur si epiqender pyetjen ne se aristokrati butrintas qe banonte ne Pallatin Bizantin ne buze te kanalit te Vivarit, luante shah apo jo 600 vjet me pare se shahu te njihej ne Europe?
http://abcnews.go.com/Technology/story?id=97926

Truproja i A. Hajdarit: Berisha, Jago-ja i vrasjes së Hajdarit. Kam 4 filmime

Sot është 16 vjetori i “8 Dhjetorit”, një ditë simbol që PD e përkujton pa simbolin e saj, Azem Hajdarin. Ai u vra në portën e PD, i nxjerrë në pritë, pasi u thirr për një “mbledhje të kryesisë së PD”, organizuar befasisht prej Sali Berishës, ndërkohë që në oborrin e PD ndodheshin një grup i armatosur burrash.

Për aq vite sa ishte gjallë Azemi jetoi brenda PD i denigruar prej Berishës, i etiketuar si “hajdut e spiun”. U përjashtua prej kupolës së PD, u përballë “me gjyqe” e akuza në parlament prej grupit parlamentar të PD. U përjashtua edhe prej këtij grupi dhe u tentua të arrestohej e të burgosej me prapaskena e urdhër të Berishës. Iu hoq imuniteti u provokua dhe iu rrezikua jeta, në disa atentate. Çuditërisht, pikërisht ata që nuk e donin Azemin, pas vrasjes së Azemit, Saliu i riktheu në PD si udhëheqës të lartë e i bëri miq të afërt.
Marjan Gryka
Marjan Gryka, është ish-truprojë, njeriu më i afërt i Azemit deri në fund të jetës, mik i familjes Hajdari dhe kreu i Shoqatës Nacionaliste Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”. Sipas zotit Gryka ajo që ndodhi në 12 shtator 1998, kishte nisur qysh prej kongresit të parë të PD në 12 Dhjetor 1990, kur Berisha e spostoi Azemin nga kryesimi i PD me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit. Marjani beson me forcë se Berisha e dëshiroi dhe e ideoi eleminimin e Azemit, liderit të Dhjetorit 1990. Më poshtë, biseda e zhvilluar me të për këtë 8 dhjetor që përkujtohet sot:

Marjan, PD përkujton dhe feston “8 Dhjetorin”, pa Azem Hajdarin. Po të ishte gjallë ai, a do të ishte sot pjesë e PD?
Nëse Azemi do të ishte lënë gjallë, ua them me siguri, që historia e PD-së do ishte krejt ndryshe dhe ndoshta Sali Berisha nuk do të ishte sot ky që është. Azemi ishte rival potencial i Saliut dhe kishte mbështetjen totale të demokratëve. Po ju them vetëm një fakt: Sa herë që dilte fillimisht në mitingje Sali Berisha, demokratët i sillte vetëm thirrja e Azemit, madje ia kërkonte vetë Saliu, që të mblidhte njerëz në sheshe, të cilët i vinin Azemit vetëm me një kushtrim.
Por Saliu u soll si Jago me Azemin. Nuk e ka dashur kurrë Azemin, ka bërë gjithçka të ndyrë, për ta spostuar e larguar prej kësaj partie.  E kam thënë dhe e përsëris me bindje që ai inskenoi skenarin e eleminimit fizik të Azemit, pas 7 vitesh lufte morale, politike e fizike kundër tij.

- Disa herë kohët e fundit ju, një njeri i afërt me Azem Hajdarin kini akuzuar publikisht Sali Berishën për vrasjen e tij. A ka prova të tjera veç atyre që janë thënë?
Po, kam! Sa për dijeni të drejtësisë dhe opinionit publik do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmike ku ka biseda e fakte që tregojnë kush ka patur interes, në lidhje me vrasjen e Azemit. Në këto video, tregohet qartë, që Sali Berisha është personi që ka “dorë” si i interesuar dhe skenarist në këtë krim politik. Opinioni publik do kuptojë pse Berisha nuk ka dashur, nuk ka lejuar e madje ka luftuar ekstremisht, që të mos zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit. Zbardhja e të vërtetës do të çonte në zbardhjen e implikimit të vetë udhëheqjes së atëhershme të PD në atë vrasje.

Pse nuk e donte Berisha, Azemin sipas jush?
Azemi ishte i panënshtrueshëm, i papërpunueshëm dhe i paspostueshëm politikisht. Ajo që Azemi ka deklaruar atë kohë tashmë është vërtetuar. PD është uzurpuar dhunshëm e me intriga.
Janë vërtetuar plotësisht, ato që ka  parashikuar, analizuar dhe deklaruar Azemi, Aktualisht është fakt, që PD me Berishën në krye është tjetërsuar në parti kupolë mafioze, pa moral dhe tradhëtare e idealeve demokratike të “Dhjetorit ‘90”. Shikoni se në ç’gjendje është katandisur kjo PD, në pronë private, pronë e trashëguar formalisht nga familja mafioze “Berisha”, në duart e Lulzim Bashës, një anonim në historinë e Partisë Demokratike që nuk ka ditur ku binte selia e PD veç kur e solli vajza e Sali Berishës, nga zyrat e bizneseve serbe të Kosovës.

Sa afër dhe sa larg idealeve të 8 dhjetorit 90 është PD e sotme në analizën tuaj?
Sot PD nuk është as parti e idealeve demokratike të Dhjetorit 1990, as e simbolit të saj Azem Hajdari, as e programit të mbështetjes së pronarëve, as e respektimit dhe velrësimit të ish-të përndjekurve politikë, as e rrugës së integrimit europian.
Ajo është parti e interesave private të familjes “Berisha”. Vitet e fundit në pushtet dhe këto pak muaj në opozitë, e treguan plotësisht këtë “profil” të PD.  Fatkeqësisht, PD nuk më është më një parti, por një bandë e strukturuar qartë e cila sposton dhe eleminon politikisht e fizikisht, cilindo që rrezikon interesat e saj.

* * *
 “Kishin ardhur për Berishën, po të donin Azemin e vrisnin që kur hyri…”
Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë vrasjes së Azemit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë debatet e grupit të armatosur me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Varrezat e
Deshmoreve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat “Deshmoret e Kombit”.
Marjan Gryka është ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite.  Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit. Në një intervistë para disa muajsh (në mars) për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës” ai ka dhënë një dëshmi të fortë për natën e vrasjes së Hajdarit.
Gryka thekson se në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike”.. Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.
Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së  telefonuan Azem Hajdarin  me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë…”, sjell në vëmendje Gryka.
Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budalla këtu”.
“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë…”
Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë konfliktit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?

Përleshje në kufi, vriten 2 vëllezër shqiptarë dhe një polic grek


Një ngjarje e rëndë ndodhi natën e kaluar pas mesnate në kufirin shqiptaro-grek, në fshatin Vrontero pranë Follorinës, kur një grup prej tre oficerësh të Policisë greke janë përleshur me 2 persona të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur në piramidën 1920, pranë liqenit të Prespës, në orën 00:45, kur patrulla e policisë që merrej me kontrollin e peshkimit të paligjshëm, ushtroi një patrullim, pasi kishte informacion se ishin vjedhur rrjetat e peshkatarëve në liqen.

Patrulla e la automjetin në rrugë dhe përshkoi në këmbë për rreth 30 minuta, derisa vuri re një kasolle rreth 2 km larg liqenit të Prespës, kasolle që shpesh sipas policisë, përdoret nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm apo trafikantët e drogës.

Dy nga policët shkuan për të kontrolluar kasollen, ndërsa i treti qëndroi më pas, për t’iu mbuluar atyre krahët.

Kur u afruan, policët kanë bërtitur në gjuhën shqipe “Policia, policia!”, ndërsa një nga shqiptarët ka hapur zjarr me kallashnikov.

Plumbat kanë plagosur policin 43 vjecar Ilia Kosteni dhe pas kësaj polici tretë që ndodhej jashtë kasolles hapi zjarr mbi njërin nga shqiptarët duke e plagosur per vdekje. Tjetri mori armën e të vëllait dhe vijoi të qëllojë mbi policinë, por nga shkëmbimi i zjarrit edhe ai mbeti i vdekur.

Sipas mediave greke që i referohen informacioneve të policisë, gjithcka ndodhi në rreth 2 minuta, ndërkohë që temperatura në zonë ishte -15 gradë celcius.

Polici i plagosur nuk iu mbijetoi dot plagëve dhe vdiq rrugës për tek makina e patrullës së policisë, e cila ishte larg zonës ku ndodhi ngjarja.

Në foto polici grek i vrarë, Ilia Kosteni

Nga kontrolli në kasolle nuk u gjet drogë apo armë dhe hetimet përqëndrohen në faktin që shqiptarët kishin hyrë në tokën greke për peshkim të paligjshëm në liqenin e Prespës.

Presidenti i Federatës Panhelenike të rojeve kufitare tha për gazetën “To Vima”, se përgjegjësia per këtë ngjarje të rëndë është e drejtimit politik të policisë greke. Sipas tij, prej dy vjetësh është kërkuar përforcimi i shërbimeve kufitare. Ai shtoi se në qoftë se do të kishte patur staf në operacionin e kërkimit të trafikantëve duhet të ishin 10 dhe jo tre policë, gjë që mund të shmangte humbjet e jetëve.

Vetëm pak orë pas ngjarjes policia e Korcës, bëri të ditur se viktimat janë vëllezërit Melsi dhe Elvis Çollaku nga fshati Shuec i Devollit, ndërkohë që viktimat nuk kishin asnjë mjet identifikimi me vete. 

(a.n/Balkanweb)

A është gati Shqipëria për të hapur kutinë e Pandorës?

E njoh mentalitetin e Ballkanit. Korrupsioni është mënyra për të gjetur rrugën tënde në shoqëri. Për të çarë e për të arritur sukses në jetë, përmes korrupsionit. Tani, ky klikim i mentalitetit se kjo gjë është e keqe, është një çështje vendimtare.

Kjo është pika për të arrestuar një ministër, një Prokuror të Përgjithshëm, një Kryeministër. Nikola Vuljaniç - raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian

Ky është mesazhi i qartë dhe pa dorashka i Brukselit për qeverinë “Rama”, e cila duhet të japë prova në luftën kundër korrupsionit, në këmbim të statusit të vendit kandidat. 
Një kusht të tillë Brukseli ia vendosi edhe Kroacisë. Dyert e BE u hapën për Kroacinë vetëm kur u arrestua ish-kryeministri Sanader për korrupsion.

Po pse do mund të hetohej ish kryeministri shqiptar?

21 Janari
Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

Gërdeci
Gërdeci është krimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli, drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Shitja e detit Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
  • Neni 210 i Kodit Penal
  • Marrëveshja për Dorëzim Territori
  • Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar intgritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”

Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u  akuzua. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.

52 hidrocentrale në duart e klanit të familjes
Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshme. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.

9 vendime për Samir Manen
Qeveria e Sali Berishës mund të konsiderohet si një satelit i biznesmenit të njohur Samir Mane.
Kjo qeveri ka marrë të paktën 9 vendime për interesa të Samir Manes. Ky njeri shfaqet kudo; te minierat, plazhet, borxhet, elktroshtëpiaket, supermaketet, qendrat tregtare, ndërtimi i pallateve, tenderat e autobusëve, ngjyrosja e naftës, pullat fiskale etj., thua se nuk ka mbetur tjetër për t’i ofruar shërbime shtetit shqiptar.

20 ligje klienteliste
Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noterie të qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.

Skandali me ngjyrosjen e karburanteve
Kompania koncesionare e Samir Manes "Global Fluids”, fitoi monopolin e ngjyrosjes së karburanteve, me një investim total vetëm 4 milionë euro. Nga ky koncesion, kjo kompani do të përfitojë 200 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

Shitja e Albtelekomit
1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.

Dritan BerishaQershor 2006: Nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha, i punësuar në Ministrinë e Brendshme shkakton një incident me armë zjarri përpara hotel “Dajtit” në qendër të Tiranës, në qershor të vitit 2006. Por edhe pse ish ministri Olldashi e zhveshi nga policia, me ndërhyrjen e kryeministrit, nipi i Berishës emërohet në sektorin e kurrikulave në Akademinë e Rendit vetëm një vit më vonë. Më pas emërohet në diplomaci.

Shpërblimi i Jean Paul CarteronNëntor 2006. Berisha shpërblen 250 mijë euro Jean Paul Carteron. Qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje të fshehtë me forumin e Crans Montanës dhe në marrëveshje specifikohej organizimi i dy seminareve. Carteron, është miku personal i kryeministrit Sali Berisha. Qeveria shqiptare kërkoi që termat e kontratës të mos publikohen.

Fshesa në administratë
Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.

Fahri Balliu15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.

Ligji i gjobave
Maj 2007: Qeveria ndërmerr nismën për miratimin e ligjit “për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” ose atë që u konsiderua si “Ligji i gjobave”. Sipas projektit, parashikohej vënia e gjobave nga tatimet në masën 15% edhe pse nuk kishte për këtë një vendim gjykate. Ligjin e kundërshtoi biznesi dhe opozita dhe përfundoi në gjykatë kushtetuese.

Skandali me shkollën e KorçësQershor 2007: Del skandali i shkollës “Omiros” në Korçë. Ministria e Arsimit që miraton kurrikulat e shkollës, miratoi edhe një tekst historie në këtë shkollë greke në Korçë, duke deformuar historinë e Shqipërisë. Çështja hapi debate të shumta në parlament, opozita kërkoi shkarkimin e ministrit Genc Pollo.

Gjobat ndaj mediave15 Korrik 2007- Qeveria vendos një gjobë marramendëse ndaj televizionit Top Channel. Bëhet fjalë për gjobën e 13 milionë eurove, nën arsyetimin evazion fiskal. Një rast i paprecedent në vendosjen e gjobave nga organi tatimor. Gjoba nuk u zbatua asnjëherë, ndërkohë që është ende e vlefshme.

Trafiku i armëve18 Korrik 2007: Bllokohen nga Turqia 60 kontenierë me armë të nisura nga Shqipëria, në drejtim të Armenisë. Tregtia e armëve shkaktoi një superskandal diplomatik kur Azerbajxhani menjëherë i dërgoi letër Konferencës Islamike për penalizmin e Tiranës zyrtare. Armenia në këtë kohë ishte në konflikt të hapur me Azerbajxhanin. Baku e konsideroi aktin e Shqipërisë si një akt kundër Azerbajxhanit. Tregtia u krye nga ndërmarrja Meico.


Tenderat e rrugëve
 18 Shtator 2007: Korrupsioni me tenderat e rrugëve, arrestohet zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka, ish drejtori i rrugëve Ilir Berzani si dhe 7 zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Kërkonin ryshfet për fitimin e tenderave nga firmat private. Aktualisht janë jashtë dyerve të burgut të gjithë të akuzuarit për ryshfet gjatë kësaj kohe.

Lobimet28 Shtator 2007: Zbulohet kontrata sekrete e Berishës me amerikanin Tom Ridge. Kontrata prej 500 mijë dollarësh. Kompania e Ridge premtoi 2 seminare një ditore dhe kërkoi që kontrata të ishte sekret. KLSH akuzoi kryeministrin se shkeli ligjet për Tom Ridge.

Shkarkimi i Sollakut21. 6 Nëntor 2007. Kuvendi voton shkarkimin, Sollaku në dorën e Bamir Topit. Dëshira e fundit e Sollakut: “Zoti e shpëtoftë Shqipërinë”. Shkarkimi u bë me anë të votimit me 77 vota pro, 36 kundër dhe 3 abstenime.

Vëllai i Ilir Rusmalit14 Nëntor 2007: Largohet ish drejtori i burgjeve, Saimir Shehri. Akuzoi vëllain e ish ministrit të Drejtësisë Ilir Rusmali, se donte ta korruptonte për një tender te Drejtoria e Burgjeve. Vetëm një ditë më vonë, në 15 nëntor, jep dorëheqjen Ilir Rusmali, i cili akuzoi Berishën se kishte mbrojtur Saimir Shehrin.

Dosja e “Argita Berishës”Hapet dosja e “Argita Berishës”, vajzës së kryeministrit Sali Berisha. Studio ligjore e saj fshihet nga Regjistri Kombëtar, ndërkohë që vajza e kryeministrit vërtetohet se kishte evazion fiskal. Vajza e kryeministrit nuk deklaron llojin e aktivitetit të saj tregtar. Pas presionit të medias, Argita Berisha bën ndryshimin e deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve: në datën 4 shkurt 2008 figuronte si “shërbim konsulence dhe avokatie”, ndërsa në 8 shkurt u shndërrua në aktivitet të përgjithshëm.

Skandali i MEICO-s28 Mars 2008: Publikohet artikulli i New York Times, për armë të skaduara nga Shqipëria drejt Afganistanit. MEICO e përfshirë në trafik. Ylli Pinari, drejtor i MEICO kontaktoi me Efraim Diverolin, pronar i AEY i cili kishte fituar kontratë nga Pentagoni për të pajisur me armë ushtrinë afgane, nëpërmjet një prej njerëzve të listës së zezë së SHBA, Henry Tomei, nëpërmjet firmës Evdin.

Presioni ndaj Financial Times2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times, që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.

Spotet turistike8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.

Arben Sefgjini5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.

Lufta me Topin16 qershor 2008: Mazhoranca e PD rrëzon kandidaturat e Bamir Topit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Rrëzimi i këtyre kandidaturave ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar, SHBA, OSBE, dhe Këshilli i Evropës kundër praktikave të ndërhyrjes së qeverisë në institucionet e pavarura.

Zhdukja e Kosta Trebickës13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti, ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan, nxorën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.

Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve të 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.

Skandali me bujqësinë1 Shtator 2008: Një tjetër skandal në fushën e bujqësisë. Shfaqet për herë të parë misri pa kokrra. Sabotohen të gjithë fermerët shqiptarë. Farën e misrit pa kokrra e solli në Shqipëri Fiqiri Ismaili. Pas më shumë se një jave ankese nga të gjitha fshatrat, firma e Ismailit premtoi kompensimin e gjithë fermerëve. Ndërkohë, dështimi i prodhimit të misrit në Shqipëri, favorizoi Serbinë.

Largimi i FMN23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.

Lejet e ndërtimit26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.

Ligji i dosjeve16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.

Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
29 Janar 2009: Skandali me pronat, për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

Vjedhja e pronaveShkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë, nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.

Lidhjet me Fazlliç12 Maj 2009. Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje ka qenë vetë vajza e kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj.

Manipulimi i zgjedhjeve28 Qershor 2009. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët. Po hapjen e kutive, që e kërkoi opozita për dy vite, qeveria do ta bënte pas 8 Majit, kur u hapën kutitë për të shpallur fitues Bashën në Tiranë.

Kërcënimi i Ramës27 Nëntor të 2009. Kryeministri Berisha del jashtë kontrollit. Hedh akuza të ulëta ndaj Edi Ramës me karakter personal dhe familjar. Berisha theksoi se Edi Rama është mjekuar 10 vite për skizofreni dhe është homoseksual. Po ashtu Berisha akuzoi Ramës se i është futur në shtrat Dash Pezës. Berisha e ka kërcënua Ramën me jetë.

Përplasja me SHBA për SHISHKorrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.

Sulmi ndaj Ina Ramës28 Janar 2011. Kryeministri Berisha e quan kryeprokuroren Ina Rama lavire bulevardi dhe puçiste pa të ardhme. Po ashtu, Berisha thekson se Bamir Topi është puçist, ndërsa kreu i SHISH organizator i grushtit të shtetit. “Ju garantoj se ata që flasin për ngjarje bulevardi nuk janë gjë tjetër më falni për shprehjen veçse horra e lavire bulevardi”, u shpreh Berisha.

Shkarkimi i kreut të SHISHDuke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq. 

Shkarkimi i Ina RamësSali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.

Spastrimet në UshtriPas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.

Masakra në drejtësiPas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.

Anëtari i KQZ
Sali Berisha orkestroi shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ pa asnjë bazë ligjore. Vendimi i Kuvendit u kritikua rëndë nga faktori ndërkombëtar si i pabazuar në ligj.

Regjistrimi i popullsisë
Regjistrimi i popullsisë është një ndër skandalet më të rënda të qeverisë Berisha. Në zbatim të rekomandimeve të Athinës për të rrudhur numrin e shqiptarëve, Berisha dhe Pollo zhdukën 1.5 milionë shqiptarë.

Zhdukja e 1.3 miliard USD
1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity”, deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se ishte krenar për këtë shifër.

Përgjimet
Për 27 muaj me radhë, Sali Berisha urdhëroi përgjimin e ambasadorëve të huaj në Tiranë dhe të opozitës. Përgjimet u realizuan nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Kuvendi sabotoi çdo nismë të opozitës për kontrollin e SHIU.

Pasuritë e fshehuraPasuria e familjes kryeministrore shtrohet çdo vit me dhjetëra llogari të reja bankare. Ndërkaq, dy fëmijët e kryeministrit deklarojnë qindra mijëra euro çdo vit, shuma të cila nuk justifikohen me punën që ata bëjnë.

Zonja 3 milionë euro
Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha, i kërkoi biznesmenit pakistanez, Zafar Ansar 3 milionë euro ryshfet për një investim në Shqipëri prej 100 milionë eurosh. Skandali u denoncua nga vetë biznesmeni, por Berisha nuk dha asnjëherë përgjigje për këtë çështje.

Klubi Partizani
Dhëndri i kryeministrit, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, përvetësoi ish-klubin Partizani, edhe pse gjyshi i tij e kishte shitur një herë pronën në kohën e pushtimit të Italisë. Në këtë skandal u përfshi edhe Arben Imami. 
                                                                                                                    Nga Fatos Klosi
Pyetjet që shtrohen janë:
"A ka këllqe Sistemi ynë Gjyqësor dhe nëse po, a jemi të gatshëm për t'u përballur me të gjitha forcat e errësirës që mund të dalin prej kutisë së Pandorës?" (S.I)

Janullatos valëvit flamurin e Vorio-Epirit, aktivitet për aneksimin e Shqipërisë

Zbardhen fakte që kompromentojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare në territorin tonë, me qëllim aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Historiani Arben Lalla, dëshmon me fotografi praninë e Anastas Janullatosit në aktivitete antishqiptare, ku është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, ndërsa janë bërë plane për Vorio-Epirin.

“Kur ofrova për lexuesit të dhëna rreth origjinës nga Çamëria të kryepeshkopit të Shqipërisë, z. Anastas Janullatosit, kisha parasysh rrënjët e tij të gjakut shqiptar, por jo ndërgjegjen e tij kombëtare. Sot do të sjellim fotografitë ku shihen qartë ngritja e flamurit për aneksimin e Jugut të Shqipërisë
(Autonomisë së Vorio Epriti) në Derviçan më 15 Gusht 2013, në festën e Zonjës së Madhe (Panagias) ku i pranishëm ishte edhe kryepeshkopi i Shqipërisë, z. Anastasios.

Besoj se hirësia e tij Anastasios nuk do të mohojë pjesëmarrjen e tij gjatë shpalosjeve të simboleve antishqiptare që provokojnë ndjenjat kombëtare të shqiptarëve dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë.  Më 15 gusht 2013 në sheshin e fshatit Derviçan gjatë festës fetare dhjetëra të rinj kishin veshur bluze me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitin 1914 dhe shpallën shkëputjen e Jugut të Shqipërisë duke krijuar një qeveri fantazmë me ministra të ardhur nga Athina”, shkruan Arben Llalla. Tolerimi i shtetit shqiptar ka bërë që në fshatrat ku jeton minoriteti grek të zhvillohen aktivitete antishqiptare që bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe nëse ne reagojmë, grekët do na  ngrenë akuza pa argumenta si nacionalistë. Kjo është metodë klasike për t’u kyçur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën. Siç duket, afrimi i 100 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit (17 Shkurt 19142014), ka ndezur zemrat dhe shpirtrat e disa minoritarëve grekë që nuk duan fqinjësinë e dy vendeve, por acarimin e tyre duke zhvilluar aktivitete të ndryshme antishqiptare në territorin e Shqipërisë. Nuk është hera e parë që grekët e sotëm i çojnë të vdekurit e mëdhenj prej varrit që t’i shfrytëzojnë për nevojat e veta, duke i treguar kështu në versione në të cilat nuk kanë qenë kurrë. Sëmundja greke për një aneksim të Jugut të Shqipërisë, për një autonomi politike, nuk janë ndjenjat anë të jashtme të tyre. Ato i kanë rrënjët në vetëdije dhe në nënvetëdije, në mentalitet, në dëshira e pasione, ku të shprehura, ku të pashprehura, të realizueshme e të parealizueshme, ato vijnë prej thellësive të historisë njerëzore për të dalë në sipërfaqe në momente të caktuara.
Arben Llalla
Historiani Arben Llalla, ka komentuar edhe reagimin e shtypit grek pas publikimit të studimit për origjinën e Janullatosit. “Pas botimeve të dy studimeve të mia në lidhje për origjinën shqiptare të kryetarit të Greqisë, z. Karlos Papulia dhe të kryepeshkopit të Shqipërisë, z.Anastas Janullatosit, ka patur disa reagime të publicistëve grekë në gazetat e printuara dhe elektronike, por unë do t’i këshilloja që të reagonin me kundër argumenta dy personalitetet me ndërgjegje kombëtare greke, z.Papulia dhe z.Janullatos, për origjinat e tyre shqiptare, pra atë të gjakut dhe jo të reagojnë disa papagaj që vetëm çirren me akuza politike”, shkruan Llalla.
Aktivitetet antishqiptare
Në një kohë kur Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, artikulonte mesazhe për fqinjësinë e mirë në Tiranë, kisha greke organizonte aktivitete për fantazmën e Vorio-Epirit. Më tre nëntor, kisha greke ka organizuar në Lamia një aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, për ta bërë pjesë të Greqisë, siç bënë trojet shqiptare deri në Prevezë pas konferencës famëkeqe të Londrës në vitin 1913. Duke se të gjitha deklaratat dhe përpjekjet e Athinës për fqinjësi të mirë, janë thjeshtë një maskë, pas të cilit fshihen qëllimet e artikuluara qartë nga neonazistët e Agimit të Artë. Aktiviteti është fotografuar dhe në foto duket qartë të rinj grekë, për tundin simbolet greke dhe bëjnë plane për Vorio Epirin. Ky aktivitet është organizuar nga kisha greke, e cila shpeshherë ka ndërhyrë në punët politike. Gjithçka ka ndodhur kur në Shqipëri kishte zbarkuar presidenti grek, për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit të krijuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, për probleme të kaluara, por edhe për probleme të reja, të krijuara kryesisht nga shteti grek. Ndërkaq, aktivitete të tilla për ankesimin e Shqipërisë së Jugut janë bërë të zakonshme në Greqi. Aktivitete të tilla janë zhvilluar edhe në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë krerët e minoritetit grek si dhe përfaqësues të lartë të shovinizmit grek.
Përmendoret e ushtarëve grekë
Historiani dhe njohësi i mirë i çështjeve greko-shqiptare, Arben Llalla, ka reaguar edhe për vendosjen e disa përmendoreve të andartëve grekë në territoret shqiptare, të cilët kanë luftuar dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Po përmendore të tilla ka në çdo fshat ku banon minoriteti grek dhe strukturat shtetërore shqiptare nuk kanë fare qasje në këto fshatra, bile gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe anashkalohet. “Është e vërtetë se më 15 Gusht 2013 sheshi qendror i  fshati Sopik në Gjirokastër u pagëzua me emrin e Mihal Zerva. Mihal Zerva ka lindur në Janinë, ai është njëri nga aktivistët e flaktë të lobit grek në SHBA që promovojnë greqizmin e jugut të Shqipërisë. Ai ka qenë disa vite kryetar i Federatës së Epiriotasve në SHBA dhe sot është kryetar i Fondacionit grek në SHBA. Është financuesi i aktiviteteve të ndryshme në aspektin propagandistik për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose siç i thonë grekët Autonomisë së Vorio Epirit. Por nuk është vetëm sheshi i Sopikut me përmendore të grekëve që punojnë dhe luftojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë”, ka deklaruar Lalla. Ai ka shtuar se në shumë fshatra shqiptare, ku jeton minoriteti grek, janë ngritur përmendore për figurat kombëtare greke, të cilët kanë masakruar popullsinë shqiptare. Adriatik Doçi

http://sot.com.al/politike/anastas-janullatos-val%C3%ABvit-flamurin-e-vorio-epirit-aktivitet-p%C3%ABr-aneksimin-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-s%C3%AB#sthash.IneDTDvm.dpuf

Cilët janë akademikët grekë me origjinë shqiptarë?

Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë.


Arvanitet ishin profesoret e pare qe themeluan Akademine e Athines. Dhe investuesi i nderteses se Akademise se Athines ishte shqiptar.
Qe ne vitet e para te Revolucionit te 1821, luftetaret e lirise kishin deshire te themelonin Akademine, sepse besonin se arma me e fuqishme nder te gjitha ishte ndricimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjale arsimimi.
U bene shume perpjekje per te hapur Akademine, por deshtuan. Vetem ne vitin 1926 ministri i atehershem i arsimit Dhimiter Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botuan Urdheresat Kryesore me 18 mars 1925 ku behej realitet Akademia e Athines me pamjen e brendeshme dhe misionin e sotem.

Ndertesa ku strehohet Akademia ka nje histori interesante sepse u financua nga nje shqiptar prej Voskopoje.
Me 1856 tregtari teper i pasur nga Voskopoja e Korces ne Vjene te Austrise, Simon Sina, deshironte t/i bente nje dhurate te madhe Greqise, brenda ne Athine. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sines, ish-Konsull i Pergjithshem ne vitin 1834 i qeverise greke ne Austri. Familja Sina ishte me origjine nga Vithkuqi (sot Vithkuq) i Korces, por qe andej ishin ngulur ne Voskopoje dhe me vone u vendosen ne Vjene. Sinajt u moren ne fillim me zhvillimin e tregtise midis Austrise dhe Perandorise Otomane. Me vone themeluan fabriken e penjeve dhe te stofrave te pambukta.

Themeluan Banken Kombetare te Austrise. Familja Sina bene shume dhurata bamirese, midis se cilave uren e varur te Budapestit e cila kushtoi atehere 500 mije sterlina angleze. Gjergj Sina ishte nenpresident i Bankes Austriake, president i shoqerise se hekurudhave ne Austri, pronar tokash ne Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt jane dekoruar nga qeverite Ruse, Turke, Greke per bamiresite e tyre ne keto vende. Gjergj Sina vdiq me 18 maj 1856.

Djali tij, Simon Sina, ndoqi gjurmet e te atit, duke bere edhe ky dhurata te medha bamirese. Sinajt nuk harruan kurre atdheun e tyre, Shqiperine. Ata derguan shume bije shqiptaresh me bursa ne Universitetet e Europes.
Me 1859 filluan punimet e para. Me 15 prill 1876 Simon Sina vdes, duke lene trashegimtar vetem dy vajza dhe, ne baze te testamentit te tij, e vazhdoi dhe e mbaroi vepren gruaja e tij Ifigjenia Sina, me 1885.

Keshtu hapja e Akademise se Athines u dedikohet, pra, dy arvanitasve te vertete, Teodor Pangallo, qe ishte atehere ne brendesi te punimeve, dhe arvanitasi tjeter Dhimitri Egjiniti, qe ishte atehere minister i Arsimit.
Disa nga akademiket me origjine aravanitase  jane: Dhimiter Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksander Diomidhi, Maksim Micopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.


Kontributi i arvanitasve ne kulturen artistike greke

Menyra e jeteses dhe veshja arvanitase ka terhequr vemendjen e shume studiuesve te huaj, qe kane vizituar ballkanin ne shekujt e mepareshem.
Shume piktore te huaj, te frymezuar nga lloji i menyres se jeteses dhe veshjes arvanitase ose shqiptare, mbushen tablote e tyre me keto tema.
Shume tablo me portretin e luftetarit arvanit gjenden neper muzete e medha te Europes dhe kane terhequr vemendjes e vizitoreve te shumte.

Por nuk ishin vetem piktoret e huaj qe u frymezuan nga menyra e jeteses, veshja dhe figura e luftetarit arvanitas ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolen shume piktore dhe disa prej tyre u bene me fame boterore. Temat frymezuese te ketyre piktoreve te medhenj arvanitas ishin betejat fitimtare te princit te Arberise dhe Epirit, Skenderbeut, i njohur nga Papa Piu i 2-te, mbret i Albanise dhe Maqedonise me 1458. Lufta shekullore e kombit te Arberit per liri, shpernguljet me dhune nga trojet tona shekullore etj.

Disa nga keta piktore me fame boterore jane: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuci, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Cinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Te gjithe keta piktore te medhenj me fame boterore jane me prejardhje shqiptare, kane deklaruar vete qe jane arvanitas nga zonat e banuara me shumice derrmuese me arvanite, si ishulli i Hidres, Eubea, Atikia, etj. qe jane zemra e Greqise se lashte, dhe jane banuar dhe banohen edhe sot nga kjo race.

Arvanitasit kane ndertuar dhe teatrin e pare prej guri te Greqise. Pas revolucionit te 1821, arvanitasi Jani Bukura ndertoi teatrin e pare prej guri te Greqise se Re ne Athine. Jani Bukura ishte nje detar, luftetar i zoti, por mbi te gjitha  kishte nje shpirt te pasur prej artisti.
Jani Bukura eshte babai i piktores se madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut te fundit te ishullit te Specas, Gjergj Bukura.

Detari Jani Bukura, nje luftetar i guximshem, kishte edhe nje dashuri te vecante per artin, per arsimin. Vdiq me 1861, ne krahet e vajzes se tij Eleni Bukura, piktores se pare femer ne Greqi, e cila krijoi parakushtet per emancipimin e gruas.


Zhdukja e gjuhes, kultures dhe elementit arvanitas ne Greqi

Me kalimin e dhjetravjecareve arvanitasit u ‘’binden’’ ose u detyruan te binden se duhet te braktisin gjuhen e tyre, nese deshiroheshin te beheshin qytetare te denje te shtetit te ri grek.
Numri i sakte i arvanitasve ose shqiptareve ne Greqi nuk dihet, por nga biseda fundit qe kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, qe vdiq ne vitin 2000, kam mesuar se ‘’Ne Greqi pak njeres nuk e kane gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.

Sot burimet historike, gjuhesore, muzikore jane shume te kufizuara, ose mungojne plotesisht, ne drejtim te arvanitasve te Greqise.

Ne vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve te Greqise’’. Por ne kete vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, qe me punen e tij madhore, mund te quhet me te drejte, “De Rada” i arvanitasve te Greqise.

“Lidhja e Arvanitasve te Greqise”, me ne krye Aristidhin dhe pasuesit e tij, Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru, do te ngrinte ne nje fare menyre larte figuren e arvanitit qe luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja do te botonte revisten “Besa” dhe broshura te ndryshme per historine shqiptare. Ne vitin 1986, do te behej koncerti i pare me kenge dhe valle arvanitase.
Kenga arvanitase ka terhequr vemendjen e shume studiuesve dhe muzikologeve greke dhe te te huajve te tjere.

Kenget arvanite i perkasin teksteve te kengeve dhe poezise te lirikave te vjetra arvanitase. Kenge per lirine, dashurine dhe te tipit kacak, pra te njeriut te lire prej nje shpirti te pathyeshem dhe te ndjenjes popullore. Kenget arberore jane ruajtur me fanatizem nga populli arvanit deri me sot dhe kendohen shpesh neper dasma.

Menyra se si eshte ruajtur kenga arvanitase eshte interesante, per faktin se gjuha arvanitase, ose shqipe, nuk shkruhej me pare, nuk e lane te tjeret qe te shkruhej!
Keshtu populli arvanit zgjodhi rrugen e te kenduarit per te ruajtur gjuhen e tij arvanitase. Menyre tjeter nuk kishte, kur osmanet turq te pritnin koken po te flisje shqip, ndersa injorantet prifterinj te helmonin edhe me buke po te degjonin te kuvendoje ne gjuhen e memes shqipe.

Nje deshmi qe kemi nga P.Joti, i cili shkruajti ”Historine e Shtate Ishujve” te vitit 1866, na verteton se “Suljotet qe ishin ne Korfuz, kur pastronin armet e tyre, kendonin kenget arvanitase te heronjve te tyre.
Ne kenget arvanitase te Suljoteve nuk kishte asnje fjale greke.
Dy kenge qe kendoheshin nga arvanitet Suljote, gjenden ne librin me titull “Bleta Shqiptare“, me autor Thimi Mitko, botuar ne vitin 1878 ne Aleksandri.

Ne vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, ne vepren e tij me titull “Attika und seine Heutigen”, nder te tjera shkruan.
“Nga c’di une, kenget popullore greke, i jane pershtatur kengeve te vjetra arvanite te dashurise, lirise dhe kacake”.

Pergjegjesia e institucioneve mbareshqiptare

Shume kenge arvanite jane shkruajtur ne gjuhen greke, keshtu kane humbur indentitetin e tyre te vertete shqiptar.
Keto 15 vjetet e fundit, fale vullnetit dhe ambicjes te studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe kengetarit Thanasi Moraiti, u be e mundur qe te prodhohen dy CD me kenget arvanitase, me titull “Kenget Arvanitase” dhe “Trendafilat e Shkembit”, qe kane permbledhjen e disa kengeve arbereshe te Italise se jugut dhe te arvanitasve te Greqise. Keto dy CD jane te vetmit qe jane prodhuar ne historine mbareshqiptare ne gjuhen tone arbereshe.

Orkestra qe shoqeron Thanasi Moraitin mbeshtetet tek instrumentet e tradites se lashte arbereshe, qe krijon nje bote interesante dhe te kendeshme muzikale. Veglat kryesore qe perdorin muzikantet arvanitas jane, pipeza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet kalojne, gjuha shqipe qe flasin arvanitasit e Greqise, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.

Ndoshta, brezi i fundit qe flet gjuhen dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Eshte, pra, pergjegjesi e madhe qe institucionet kulturore mbareshqiptare, te ruajne dhe te regjistrojne te dhenat kulturore te arberesheve, kudo qe ndodhen ata sot, larg zemres te memes Shqipni.

Ne menyre qe brezat qe vijne te njohin qytetrimin e gjere dhe kontributin e races shqiptare per formimin dhe zhvillimin e shteteve te popujve te tjere ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashke me ta.

Te gjithe, dashamire dhe dashakeqinje, duhet ta kuptojne se asnje e keqe nuk vjen ndokujt nga vetenjohja dhe krenaria e ligjeshme per ruajtjen e vlerave tradicionale te kultures dhe gjuhes shqipe te arvaniteve.

Pa arvanitet Greqia mbetet pa histori

Shteti grek duhet te kujdeset me shume per ruajtjen e gjuhes dhe kultures te arvaniteve ne Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk munde te kete histori te re. Arvanitasit ne Greqi jane nje baze e forte dhe e patundme, qe tregon per lidhjen e ngushte qe ka ekzistuar, ekziston dhe duhet te ekzistoje midis Greqise dhe Shqiperise. Ata jane nje tregues i vlerave te larta dhe te pasterta qe ka shqiptari te ruajtur me fanatizem ndershekuj.

Shqiptaret dhe greket i lidhin shume gjera te perbashketa, traditat dhe zakonet, i nderlidhin ngushte dy popujt me te lashte te Europes, prandaj sot nuk duhet te mendojme se si mund te ngreme pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund te ndihmojme njeri-tjetrin per kapercimin e veshtiresive qe sjellin vitet.

Per kete studim jane shfrytezuar revista “Besa” dhe arkivi i shoqates “Lidhja e Arvanitasve te Greqise”. Revista “Arvanon” dhe librat “Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve”, “Gjuha e Zotit”, te autorit Aristidh Kolia. Librat “Fjalori dy gjuhesh i Marko Bocarit” dhe “Arvaniti dhe arvanitica e ishullit te Andros”, te autorit Tito Johala.

Libri “Enigma” i autorit francez Robert D’Angly. Libri “Shqiptaret” i autorit Edwin E. Jacquen. Libri “Arvanitet”, i autorit Irakli Kocollari. Libri “Revolucioni grek 1821 dhe kontributi shqiptar“, i autorit Koli Xoxi. Biblioteka dhe revista greko-italiane-shqiptare “Lidhja”, e priftit arberesh Antonio Bellushi. “Problemi i ndergjegjies se arvanatisve”, i Tolke Xhillari.


http://www.kombetare.al
http://www.albanians.gr/lajme/sociale/7827-cilet-jane-akademiket-greke-me-origjine-shqiptare-.html

Femrat me një partner për gjithë jetën, më të lumturat?

Si është të kesh vetëm një partner për të gjithë jetën? Femrat që e kanë përjetuar rrëfejnë për dobinë e martesave të virgjëra


Rastet 
Xhulia dhe Kreg
Kur të sapomartuarit Xhulia dhe Kreg Habërd u larguan nga dasma më herët për t’u nisur në muajin e mjaltit, 200 të ftuarit e tyre e kuptonin dëshirën që i shtynte. Atëherë 24 vjeçe, Xhulia ishte e virgjër në natën e parë të martesës, 13 vjet më vonë, bashkëshorti i saj është i vetmi burrë me të cilin ajo ka shkuar.
Unë po e ruaja veten për ‘Të Duhurin’”, tregon Xhulia, tani 37 vjeçe. “Mund të mos jetë e modës, por për mua seksi është diçka speciale që nuk doja ta ndaja me këdo. Mendoj se martesa jonë është më e lumtur dhe më e fuqishme prej pritjes së fillimit. Kur e ruan veten për dikë, do ta shijosh atë marrëdhënie. Gjithashtu, fakti që Kreg priti derisa u martuam, nënkupton se ai më donte dhe më respektonte. Ne i besojmë shumë njëri-tjetrit”, tregon ajo.
Megjithatë, statistikat e fundit britanike tregojnë se gra si Xhulia, janë tepër të rralla tani, duke qenë se femrat, mesatarisht kanë katër të dashur gjatë gjithë jetës. Vetëm 24 për qind e tyre kanë fjetur vetëm me burrin dhe shumica përbëhet prej moshës pensioniste.
Ndërkohë, një anketë e bërë online ka zbuluar se dhjetë është numri që gjerësisht i referohen si ideali për të pasur partnerë seksual, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Kalimi i këtij numri i bën njerëzi të duken si imoralë, ndërsa më pak se kaq tregon për mungesë eksperience.
Por a mund të jetë çelësi i një martese të lumtur dhurimi i plotë i vetes te një person tjetër për të gjithë jetën? Xhulia mendon se po. “Shumë prej miqve të mi të martuar po divorcohen, ndër ata që janë akoma bashkë, ne jemi më të lumturit. Mendoj se ky fakt vjen prej vendimit tim për të pasur marrëdhënie vetëm me një burrë”, rrëfen ajo.
Megjithatë, 40 për qind e femrave britanike nën të 30-at pranojnë të kenë pasur marrëdhënie vetëm për një natë me dikë. Psikiatria Paula Hall tregon se fiksimi i njerëzve për të pasur sa më shumë partnerë është i gabuar. Ajo shpjegon se sasia nuk nënkupton cilësi. Në fakt, ata që kanë marrëdhënie afatgjata kanë gjasa të jenë më eksperimentues, sepse duan ta mbajnë jetën seksuale të gjallëruar.
Ebi dhe Kris
Ndryshe nga Xhulia, Ebi Smith nuk e mendonte kurrë se do të kishte vetëm një partner në jetë. Megjithatë kanë kaluar 14 vjet që kur ajo dhe i dashuri i saj, Kris (Chris) Smith filluan të dilnin bashkë dhe Ebi nuk ka ndërruar më partner. Ajo është tepër e lumtur që Kris është personi i vetëm me të cilin ajo ka bërë dashuri. “E njoha tepër e re dhe atëherë nuk e mendoja se Krisi do të ishte mashkulli i vetëm me të cilin do flija, me të cilin do martohesha dhe të kaloja të gjithë jetën, por gjërat ndodhën, tregon Ebi, tashmë nënë e dy fëmijëve.
Mes miqve të familjes Smith, gjendet edhe një çift tjetër, që sikurse ata filluan të dilnin bashkë në moshën 16-vjeçare kur ishin të dy të virgjër. Ata i kanë qëndruar njëri-tjetrit besnikë që atëherë. “Nuk mund të them se jeta seksuale që po përjetojmë tani është më e mira, por lidhja jonë po thellohet çdo ditë e më shumë”, tregon Ebi, që është shumë e lumtur me jetën e saj. Ideja se një ditë mund të shkojë me një burrë tjetër, e tmerron bashkëshorten e denjë britanike.
Enxhi dhe Edson
Dy bashkëshortët Enxhi (Angie) dhe Edson Çejs (Chase) kanë 46 vjet të martuar. Kur Enxhi u martua me Edsonin në vitin 1967, tri javë pasi mbushi 18 vjeçe, atëherë ishte normë që çiftet të ishin të virgjra deri në ditën e martesës. “Kurrë nuk kemi menduar se po humbim ndonjë gjë të madhe duke pasur vetëm një partner. Ishte hera e parë për të dy ne dhe kjo më ndihmoi, pasi nuk m’u desh të mendoja se ai di më shumë se unë për seksin. Duhet të them, se hera e parë ishte e dhimbshme për mua, por ashtu sikurse vera e vjetër, edhe jeta jonë seksuale u përmirësua shumë më pas”, tregon Enxhi.
“Ne kemi pasur gjatë gjithë kohës një jetë seksuale të rregullt dhe kjo mund të jetë arsyeja përse i kemi qëndruar besnikë njëri-tjetrit. Nuk arrij t’i kuptoj çiftet që e lënë seksin t’i zhduket nga lidhja e tyre, ne të dy mendojmë se ai është shumë i rëndësishëm”, argumenton zonja Çejs.
Por pas pothuajse gjysmëshekulli me të njëjtin burrë, a nuk e ndien ajo veten sikur po humbet diçka? “Kur parukieri im më pyeti se nga e dija që burri im ishte i mirë për atë punë, iu përgjigja se po të mos ishte kështu, atëherë nuk do të rrija me të për kaq vite, rrëfen Enxhi.
Edhe Edson ndihet me fat nga ana e tij. “Nuk e kam menduar kurrë sesi do të ishte me dikë tjetër, sepse marrëdhënia me Enxhin më ka kënaqur aq sa nuk e kam pasur të nevojshme të jem me dikë tjetër”, tregon Edson.
Sot, është shumë e vështirë të gjesh çifte që kanë një jetë seksuale kaq të thjeshtë. Shumicës nuk i pëlqen të jetë në një lidhje monogame për një kohë të gjatë. Megjithatë, duket qartë se secili duhet të marrë shembull nga e shkuara, për të pasur një jetë më të lumtur.

Burimi: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/11/09/femrat-nje-partner-per-gjithe-jeten-te-lumturat/