Friday, January 24, 2014

Itali: Tashmë prostitutat janë edhe meshkuj me taka

Policia në Rimini të Italisë ka shoqëruar 33 meshkuj, mes të cilëve edhe djem të rinj të veshur me taka e geta, që dilnin në rrugë për të ofruar marrëdhënie homoseksuale në këmbim të parave.

Sipas mediave italiane, prej gati një viti, nga rruga “Fantoni” deri në parkimin e Gjykatës në Rimini, djem të rinj kryesisht rumunë, prostituohen për pak para.



Tarifat që ata u vendosin klientëve i përshtaten kohës së krizës, nga 20 deri në 30 euro maksimumi dhe pranojnë të kryejnë gjithçka në makinë, madje edhe në rrugë.

Sipas policisë, të rinjtë që dalin në rrugë për tu ofruar meshkujve raporte seksuale janë kryesisht rumunë të pastrehë, ose të dënuar më parë për vjedhje. Nëse i pyet përse shesin veten për 20 euro, ata shprehen: “Nuk gjejmë dot punë dhe nuk kemi me çfarë të ushqehemi”. (er.nu/BalkanWeb)

Burimi: http://www.ilrestodelcarlino.it/rimini/cronaca/2013/11/11/980130-prostituzione-gay-clienti-tacchi.shtml

Coca e Colls, anti-islamike

O Zot i madh, o Allahu ynë i madhërishëm!
Tmeeeeeeerrrrr!
Ç'tmerr më kanë lexuar sytë.
Sa fort na paskan mashtruar amerikanët, ata pisat e pisave me iluminati me shokë.
Ne shqiptarëve, ne që jemi shumicë muslimane paskemi rënë në grackën e tyre. Jemi gënjyer.
Ne që për Nevruz e për Bajram mbushim sheshet që pa gdhirë, na kanë mashtruar. Oiiiiii, oiiiiiiiiiii...
Ajo Coca e Colls që mbush çdo natë tryezat tona qenka vepër e satanait dhe jo një biznes si e mendonim.
Kthejeni shkrimin e Coca Colls mbrapsh dhe meqenëse jemi muslimanë dhe të gjithë e njohim gjuhën më të bukur në botë, që ushton papushim përmes mijërave minareve në vendin tonë, gjuhën e mrekullueshme arabe, krahasojeni me fjalët arabe "Muhamed" dhe "Mekë". Janë identike.

Coca Colls do të thotë "S'ka Muhamed" dhe "S'ka Mekë"

Ne muslimanët që e kemi detyrim gjatë jetës të shkojmë për turizëm në Mekë, si mund ta pijmë këtë pije xhehile? Muhamedi është heroi ynë.
Ne nuk jemi qafira!

Ndaje këtë informacion me të gjithë motrat e vëllezërit sa më parë.
http://youtu.be/bSFarKaLsJE
Selam!

Shkroi: Stop Injorancës

Një URRA për Shoqërinë Civile shqiptare

Në një kohë kur edhe pse përballë një presioni të madh ndërkombëtar, Qeveria nuk është shprehur në asnjë rast PRO shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, shoqëria civile është ngritur e ndërgjegjësuar duke u angazhuar në rrjetet socialet e në grupe të cilat po bashkohen dhe po bashkërendojnë veprimet e tyre të protestës qytetare, madje edhe duke kërcënuar Qeverinë, me të ardhmen e saj.

Eshtë vërtetë një kthesë e paimagjinueshme po të mendosh se jo më larg se para 2 vitesh, Kryeministri i Shqipërisë i cilësoi si Aleanca e Plehut, (AKIP) ambjentalistët dhe qytetarët që u ngritën Kundër Importit të Plehrave dhe madje u nëpërkëmb peticioni i tyre duke bërë që importi e përpunimi i plehrave të sjella nga jashtë, të fillonte aktivitetin e tij, normalisht.
Mirë kjo, po nëpër ekrane u shfaqën ministra të qeverisë dhe anal-istë të Pavarur, të cilët deklaronin me forcë se Importi i Plehrave nga jashtë ishte një shanc për të mos u humbur, për përfitimet ekonomike që do të sillte. Madje u tha edhe se ishte kusht për t'u pranuar në BE. Pas kësaj edhe njerëzit u ndanë në dy kampe, në qytetarë Pro dhe Kundra plehrave.

Prandaj është për t'u duartrokitur, madje edhe duke ngritur supet lart, i gjithë ky reagim qytetar sot, kur Qeveria ende nuk ka shprehur Gadishmëri për Importin e Shkatërrimit të këtyre armëve Kimike në Shqipëri.

Shkroi: Stop Injorancës


Shenjti: Seks dhe para në këmbim të shërimit

Për rreth dy vite rrjesht 46-vjeçari i vetëshpallur "Shenjt", ka mashtruar qindra gra italiane duke i bindur ato se kishte fuqi të mbinatyrshme dhe kuruese, të cilat funksionon kur "viktimat" bënin seks me të.
Për ta bërë të besueshme mrekullinë, ai mbante me vete edhe dy prej viktimave të tij, të cilat ishin plotësisht të bindura për fuqitë e tij të mbinatyrshme.

Njëra prej viktimave e cila që e denoncoi, vuante nga një sëmundje gjenetike dhe Ulrik B. Andersen i ka premtuar shërimin në këmbim të seksit, duke e siguruar që kështu do ti transmetonte dashurinë e Zotit. Marrëdhëniet e tij seksuale i kryente pa mbrojtje kontraceptive, pasi ëngjëjt e kishin urdhëruar kështu. Në raste gjakderdhjeje gjatë aktit seksual të dhunshëm, ai i ndalonte viktimat të shkonin për vizita mjekësore, duke iu treguar se gjaku ishte e keqja që largohej prej tyre.
Gjatë proçeseve të tij magjike kuruese, ai shpesh deklaronte se vepronte në emër të Shën Françeskut, Papa Piut, Jezusit dhe Papa Gjon Pali II-të.
Për ti shpëtuar fundit të botës, mblidhte ushqime dhe organizonte orgji me viktimat, në Komunën Ishulli i Fondrës.
Në çastin kur shenjti i ka kërkuar viktimës një femër të virgjër për të dhënë efekt magjia, viktima ka lajmëruar motrën e saj dhe kështu ato kanë bërë denoncimin.

Pas arrestimit, në shtëpinë e Andersenit është gjetur një bllok me emrin e 100 grave italiane që ai i kishte shëruar.

http://milano.corriere.it/milano/notizie/cronaca/13_novembre_06/si-presenta-come-santone-soggioga-due-donne-arrestato-violenza-sessuale-33949140-46c7-11e3-a177-8913f7fc280b.shtml

Stop Injorancës !

Fuad Ramiqi, ai që shtyn axhendat islamike në Kosovë, i dërguari i shërbimeve serbe

“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90-ta...personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.

“Besohet që edhe sot Ramiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA.... Ramiq është imazhi i Partisë Islamike Kosovare, LISBA Partia e tij po përgatitet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme partare. Inteligjenca kosovare beson se Ramiq vazhdon që të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët.

G. Ekspres

ZOTI është mërzitur me muslimanët

Nuk ka si shpjegohet ndryshe një goditje e fortë rrufeje mbi Xhaminë E Detarëve në Ulqin, e cila ka dëmtuar pjesën e sipërme të minares.
Dëmet mund të ishin më të mëdha nëse nuk do të kishte qenë i instaluar sistemi rrufepritës.


Po them vetëm që një kishë/xhami me rrufepritës mbi çatinë e saj, tregon një mungesë të madhe besimi. (Doug McLeod)

Diçka për Papuliasin

Zoti Papulias: është bashkëkombësi ynë, çam ortodoks, dhe vetëm ai s’duhet të tregonte frikë prej nesh, sipas kompleksit të Makbethit që tregoi. Ai është dëshmitar i gjallë i gjenocidit që është bërë mbi vëllezërit e tij të një gjaku. Ai e di mirë se ne nuk kemi bashkëpunuar si komunitet me pushtuesit.
Ai e di, sepse ka luftuar krah për krah me batalionin “Çamëria”. Ai e di, sepse ka pasur mes komunitetit tonë miq dhe shokë të fëmijërisë, që janë vrarë, ose janë detyruar të ikin.
Vallë, pse miku i tij i fëmijërisë, Fuat Boçi, do të kishte ardhur në Shqipëri nëse në Greqi nuk do të kishte gjenocid? Pse ne çamët do të largoheshim nga tokat tona, nga vatrat tona, nga pasuritë tona, nga varret e të parëve tanë? Pse fshati i tij do ndërronte emrin nga Voshtina në Pogonian, nëse Greqia s’do të përpiqej të fshinte gjurmët e ekzistencës sonë në ato vise? Pse emri i tij është pak i ndryshëm nga emrat grekë? Po a mund të fshihen gjurmët tona në ato vise? A mund të fshihet lufta jonë kundër pushtuese, kundër gjenocidit?
A mund të shkulen rrënjët e një populli? A mund të mohohet një popull thjesht dhe vetëm duke i vjedhur këngët e vallet?
Zoti Papulias u deklarua si një mik për të hapur një epokë të re! Po pyetja ime është se deri tani çfarë epoke kishim? Çfarë është ky mik që vjen në shtëpinë tonë dhe i tregon të zotit të shtëpisë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë?
Zoti Papulias ka premtuar 20 vjet më parë se çështja çame do trajtohej kur të mbylleshin plagët e së kaluarës. Por cilat plagë? Ne nuk dimë që komuniteti ynë të ketë krijuar plagë. E kundërta është e vërtetë: 5000 të vrarë, gra dhe fëmijë, 20 për qind e popullsisë e shfarosur, 35 mijë të zhdukur, miliarda pasuri e grabitur, objekte kulti të shkatërruara. Për më tepër donim t’i thoshim z. Papulias se mbi shqiptarët e Çamërisë po vazhdon diskriminimi edhe sot dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin, me bllokimet në kufi etj. Nuk mund të jetë më kështu, nuk mund të vazhdojë më kështu.
Ne donim që z. Papulias ta mbante fjalën e dhënë para 20 vjetësh. Që ai të bëhej autor i një zgjidhjeje historike. Ajo do ta qetësonte ndërgjegjen e vrarë të popullit grek dhe të Presidentit Papulias që ndihet grek. Nuk duhet të kalonte ylberin. Zgjidhja për çështjen çame është shumë e thjeshtë në pikëpamje ligjore. Duhet të shfuqizohet Ligji i Luftës sepse ne nuk kemi bërë luftë me askënd. Do duhej që ligji grek i vitit 1981 për refugjatët e luftës të zbatohej pa dallim, edhe për ata shtetas grekë me origjinë jo greke. Kjo do të na jepte mundësinë të ktheheshim në tokat tona, të rifitonim shtetësinë, të drejtat e mohuara njëlloj si refugjatët e tjerë të luftës, të majtë apo të djathtë qofshin.
Zoti Papulias duhet të ketë frikë nga këlyshët e Agimit të Artë që vendi i tij mbajti në Parlament. Janë ata këlyshët e Zervës ndaj të cilit zoti Papulias luftoi në Luftën e Dytë Botërore, këlyshët që politika greke i mbajti shumë gjatë në gji, megjithëse sot do t’i këpusë kokën. Komuniteti çam ka përqafuar vlerat e demokracisë europiane dhe jo nazizmin dhe fashizmin, si pasardhësit gjenetikë dhe politikë të kasapit Zervas. Nga sheshi ku ne u mblodhëm, nga të gjitha sheshet e Shqipërisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, ne i bëmë një thirrje zotit Papulias:
Luaj rolin e pajtuesit midis dy kombeve, për shkak të gjakut tënd. Bëj një vepër drejtësie për moshën që ke dhe historinë personale që përfaqëson. Mos u bëj bartës i kërkesave anakronike të segmenteve ekstremiste të shoqërisë ku sot je prijës, për të na marrë detin, për të rishikuar kufijtë tokësorë, për gjoja të drejta të pronësisë së minoritetit grek, për varre ushtarësh.
Si mund ta pranosh këtë detyrë dhe në këtë moshë, zoti Papulias, kur bashkëmoshatarët e tu çamë, që nuk hoqën dorë nga kombësia e tyre, sot dergjen pa varr në tokën ku ti linde?
Nuk ka për ata as monumente, as banesë të fundit, as kujtesë kolektive të shtetit grek.

Zoti Papulias, keni rastin historik t’u bëni shërbimin më të madh dy kombeve të cilave i përkisni. Duhet të bëni pajtimin e tyre që kalon nga zgjidhja e çështjes çame. Njeriu në moshën tuaj afrohet me Zotin. I kthehet së vërtetës dhe nuk i shmanget asaj. Ne nuk të kërkojmë më shumë, z. President. Kujto Zotin e vërtetë dhe ktheju së vërtetës. Kujto fëmijërinë tënde, vrite mendjen: a e meritojnë bashkëkombësit e tu çamë fatin që i rezervoi armiku yt politik Zerva? A është europiane të mohohet gjenocidi, masakra, feja, kombësia, pasuria, nderi i bashkëkombësve të tu?
Nuk e dimë nëse do të vish prapë, zoti Papulias. Por mendo për këtë që ne po të kërkojmë, mendo për gjyqin e historisë. Mendo për Gjykimin e Zotit. Mos ki frikë nga ne! Ne do të lutemi për ty: Zoti të mëshiroftë!
Çështja çame ekziston në varret tona, në kishat dhe xhamitë tona, në pasuritë tona, në këngët dhe vallet tona, në miqësinë tuaj me Fuatin dhe bashkëfshatarët e tjerë të Voshtinës, në luftën tuaj të përbashkët me batalionin “Çamëria”.
Ndaj mos u bëni i padrejtë në moshën tuaj, zoti President. Mos i ktheni shpinën Zotit dhe së vërtetës! Zoti është një për shqiptarë dhe grekë, për myslimanë dhe të krishterë!
Ne i bëjmë thirrje Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të opozitës që të kuptojnë se në ofiqet që kanë me sa duket nuk mund t’u ofrojnë shqiptarëve shumë gjëra.

Por ata duhet të paktën t’u japin dinjitet kombëtar përballë kujtdo!
Sh. Idrizi

Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!

Politikanët e partive tjera shikojnë shikimin e ndërkombëtarëve. Ne dëgjojmë zërin e qytetarëve.

Ata bëjnë pazare. Ne bëjmë demonstrata.
Ata kanë klientë. Ne jemi qytetarë.
Ata janë pronarë. Ne jemi prodhues.
Ata janë zaptues. Ne jemi çlirues.
Ata janë imitues. Ne jemi krijues.
Ata kanë lojëra fati. Ne jemi fati që nuk luan.
Ata duan feude. Ne duam Komunë.
Ata duan principatë. Ne duam Republikë.
Ata duan ndarje. Ne duam bashkim.
Ata duan më shumë prona. Ne duam më shumë vende pune.
Ata duan privaten. Ne duam publiken.
Ata janë materialistë. Ne jemi idealistë.
Ata janë të korruptuar. Ne jemi të pakorruptueshëm.
Ata duan të sundojnë. Ne duam të qeverisim.
Ata janë sundimi pa alternativë. Ne kemi alternativë qeverisëse.
Ata e keqpërdorin buxhetin. Ne do ta rrisim buxhetin.
Ata duan ta ndajnë buxhetin. Ne duam ta ndajmë mirëqenien.
Ata shpenzojnë. Ne do të investojmë.
Ata janë përfaqësimi formal me vendimmarrje informale. Ne jemi pjesëmarrja përmbajtësore me vendimmarrje demokratike.
Ata kanë xhipa. Ne duam trotuare.
Ata kanë vëllezër e kushërinj. Ne kemi shoqe dhe shokë.
Ata kanë gurthyes. Ne kemi libra.
Ata duan heshtje. Ne jemi zëri.
Ata kanë parti që ngecin. Ne jemi lëvizja që ecën.
Ata duan të frikësojnë. Ne gjithmonë guxojmë.

Ata do të humbin. Ne do të fitojmë!

Albin Kurti
1 Nëntor 2013 - Lëvizja VETËVENDOSJE!

Roma fa schifo


Italiani di merda, che vogliono distruggere la nostra Roma


Roma fa schifo
Qenka një faqe në Facebook me emrin "Roma fa schifo", që gjasme do të thotë se "Roma ta shpif" dhe ku postohen papushim foto të paimagjinueshme nga Roma, të cilat të japin më tepër idenë se janë shkrepur në Bathore, Babrru apo Kamëz, para se Bashkinë e Tiranës ta merrte në dorë Luli.
Ju lutemi të gjithë emigrantëve shqiptarë në Itali e gjetkë, ta raportojnë masivisht këtë faqe me qëllime dashakeqase. Roma është kryeqendra e Botës, Roma është një qytet i magjishëm që nuk ka lidhje me ato fotot e tmerrshme që postohen aty. Ne jo vetëm duam ta bëjmë Tiranën si Roma, por madje kur kthehemi nga Italia duke shfryrë uf-puf, me zor shtyjmë ditët në mëmëdheun tonë të pistë.
Në emër të të gjithë shqiptarëve që gjysmat e fjalëve i kanë italisht, raportojeni këtë faqe që padrejtësisht kërkon të na prishë imazhin hyjnor që kemi për Romën dhe Italinë në përgjithësi.
Nuk mund të jetë kurrsesi e vërtetë që Roma të jetë kaq e ndyrë dhe nëse gjen ndonjë pisllëk, atë padyshim e kemi hedhur ne shqiptarët.

Në foto një çast i shkëputur nga metroja e Romës, asaj Rome që e ëndërruam aq shumë para dy dekadash dhe me aq forcë duam ti ngjajmë sot .

Shkroi: Stop Injorancës

"Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Fare rastësisht një ditë më kapin sytë një makinë që në xhamin e përparmë kishte një tabelë ku shkruante:

"Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Më bëri përshtypje, duke u nisur nga fakti i thjesht që të burgosurit dhe fetarët duhet t'i ndajë në mes një hendek i madh.
Një kristian nuk do mundej të përfundonte kurrë pas hekurave.
Por me një lundrim të thjeshtë në Internet, informohesh se kjo organizatë OJQ që punon me fonde dhe donacione, ka si qëllim arritjen e Ungjillin të Krishtit, tek të dënuarit.

Jezusi u flijua për mëkatet tona!
Pra, të përfitojmë nga situata e rënduar psiqike e të burgosurve dhe ti pagëzojmë në kristianë.

Mirëpo edhe në burg konkurenca është e fortë mes feve për të shtuar numrin e besimtarëve të tyre.

Shkroi: Stop Injorancës