Friday, January 24, 2014

Gjuha më e lashtë në botë

1. Forma më e lashtë e shkrimit
Shumë njerëz bazojnë përgjigjen e tyre tek gjuha e cila është shkruar e para. Nëse po kërkoni më të lashtën absolute, mundësisht gjuha e sumerëve dhe e egjiptianëve fitojnë si gjuhët më të lashta (të dyja u shfaqën rreth 3200 vjet p.e.s).
Nëse po kërkoni mbi gjuhën e vjetër të mbijetuar deri në ditët e sotme, kinezçja është e cituar shpesh më shpesh, por edhe greqishtja ka shumë mundësi, pasi është shkruar me një linear B po rreth vitit 1500 p.e.s.



Por të gjitha këto janë të parëndësishme, pasi gjuha e shkruar nuk është e barabartë me gjuhën e folur.
Në vitin 3200 p.e.s kishte shumë gjuhë të folura përveçs gjuhës sumere dhe asaj egjiptiane, por ato nuk kishin fatin të kishin një sistem shkrimi. Këto gjuhë, janë po aq të vjetra.
Të marrim këtu një shembull shumë interesant, gjuha shqipe (e folur në veriun e Greqisë) nuk u shkrua deri në shek. XV-të të e.s, por Ptolemeu i përmend këta njerëz që në shekullin e I-të p.e.s.
Provat gjuhësore dhe arkeologjike dëshmojnë se shqiptarët ishin një komunitet njerëzish që kanë ekzistuar edhe shumë më parë se kaq. Kështu shqipja ekziston prej disa mijëvjeçarësh, por është shkruar vetëm prej 500 vjetësh më parë.
Për ironi të fatit, shqipja mund të konsiderohet shumë "e lashtë" dhe greqishtja shumë "e re".

8 Korrik 2013 https://linguistlist.org/ask-ling/oldest.cfm

Autorja Elizabeth Pyatt është Pedagoge e shquar e Gjuhësisë në Universitetin e Pensilvanisë, e diplomuar në Havard dhe ka kryer një sërë studimesh shkencore. Njeh 9 gjuhë të huaja, por jo shqipen. http://www.personal.psu.edu/ejp10/pyattcv.html

Ligji dhe qytetari

Mediat oshëtijnë se më në fund afro 20 deputetë, apo edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, gjyqtarja Fatmira Hajdari, automjetet e Gjykatës së Lartë, madje edhe Presidenti janë gjobitur nga Policia Rrugore për kundravajtje.

- Në stadin ku ndodhemi, padyshim që përbën një lajm shumë të mirë tentativa për ti trajtuar të gjithë qytetarët, të barabartë përpara ligjit.
- Në një fazë të dytë zhvillimi të shoqërisë tonë, do fillojmë që të kërkojmë që këto gjoba edhe të vilen prej policisë së shtetit, për të mos mbetur thjesht në letra,derisa të anullohen nga sistemi.
- Ndërsa në atë fazën ku do duhej të ishim, lajmi se e gjithë klika shtetërore ka shkelur me të dyja këmbët ligjin, do mjaftonte që këtu të niste brenda ditës një revolucion.

Ne qytetarët që marrim e paguajmë gjoba, ose jemi budallenj, ose duan të na bëjnë të tillë.
Shkroi: Stop Injorancës
Për kuriozitet, ja emrat e të gjobiturve bashkë me gjobat e tyre:

2,000. BEN KRISTAQ BLUSHI
1,000. DITMIR SULEJMAN BUSHATI
1,000. MONIKA RAMAZAN KRYEMADHI
3,000. NIKO ALEKS PELESHI
2,000. BLENDI PULLUMB KLOSI
1,000. ARMANDO NDUE PRENGA
1,000. EDI TONIN PALOKA
2,000. PAULIN NIKOLLE STERKAJ
2,000. ADMIR GJOVALIN KADELI
2,000. GJYKATA E LARTE
1,000. ARBEN AHMET PRRENJASI
2,000. ARMANDO NIKOLLA SUBASHI
3,000. TRITAN SHEHU
3,000. LUAN MERSIN RAMA
2,000. OLTA ANXHELO XHAÇKA
1,000. SHPETIM HYSNI IDRIZI
1,000. FATMIRA IBRAHIM HAJDARAJ
1,000. BAJRAM IMER IBRAJ
2,000. PRESIDENCA E REPUBLIKES

Pasojat e indoktrinimit fetar tek fëmijët

Ndërkohë një hartim në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë, rreth temës së festave të fundvitit...

Unë personalisht nuk i festoj këto festa, sepse NUK m'i lejon feja ime.

P.s Ritheksojmë që gjimnazi quhet "Skënderbeu"...

Shkroi: Stop Injorancës

Vendosni diçiturën

Nëse nuk do ta dija se kjo foto është shkrepur gjatë kremtimeve në një Institucion të Shenjtë, direkt do të mendoja se fotoja i takon një spitali psikiatrik!
Vetëm atje të rriturit luajnë me kukulla, apo mbështillen e lidhen me çarçafë.

Shkroi: Stop Injorancës

Na u bëfsh 100 vjeç o Jezus Krishti

Sot është nata më e gjatë e vitit për ne pjesën më të madhe të njerëzve që jetojmë në Hemisferën veriore të Tokës.

Sonte dielli ka perënduar në orën 16.05, ndërsa nesër lind në orën 07.03, minuta. Nata e sonte pra zgjat rreth 15 orë.

Dielli ndodhet në lartësinë minimale në qiell dhe rënia e rrezeve të tij në tokë në këndin më të ulët të mundshëm.
Do të vazhdojë kështu (me prirjen për ta shkurtuar natën) për 3 ditë rrjesht deri në datën 25 dhjetor, dattën kur dita do nisë të fitojë terren ndaj natës.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse në Paganizëm 25 dhjetori festohej si Rilindja e Perëndisë së Diellit, i cili do të ritkhente begatinë dhe shpresën mes njerëzve, pas dimrit e errësirës së gjatë.
Në termat e sotëm shkencor njihet si diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).

Po nga e mori Krishtërimi 25 dhjetorin si Lindjen e Krishtit?
Sipas teologëve, 25 dhjetori është një simbolikë e nxitur nga perandori romak me origjinë shqiptare, Kostandini. Është interesante të vihet re se festimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor ka shumë mundësi të lidhet me veprimtarinë e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandinit, i cili, si shumë perandorë të tjerë romakë, njihej si “inkarnimi” apo “trupëzimi” i Diellit, që në atë kohë adhurohej nga romakët si perëndi.
Pas konvertimit në Krishterim, ky perandor me gjak shqiptar udhëhoqi Konçilin e Niçeas (viti 325 e.s.), në të cilin Krishterimi njohu për herë të parë në mënyrë zyrtare doktrinën e “trinisë së shenjtë”. Kostandini e orientoi besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elementë ekzistues në besimet e mëparshme romake.

Krishtlindja është pagane, dhe rreth kësaj nuk ka kurrfarë dyshimi.

E megjithatë, edhe këtë vit ju bëftë 100 vjeç Jezusi, miliarda të krishterëve anembanë botës!

Shkroi: Stop Injorancës

Mizerja, apo nënë e saj

Në një kohë kur mizerja po ulet në çdo sofër të zakonshme shqiptare, ish Ministri i Financave Ridvan Bode fotografohet në Parlament me një “Benz Mercedes S-Class” mbi 90 mijë USD, për më tepër me targa false

Pritet që Z. Bode të deklarojë që gjithë shqiptarët e dinë fare mirë, se S-Class-i i 2012-ës nuk kushton më tepër se 7500 euro...

Shkroi: Stop Injorancës

Metropoli kundra Provincës (Përparësitë dhe disavantazhet )


Në Metropol, shancet e punësimit janë më të madhe.
Gjithashtu mundësitë për të marrë një pagë më të lartë dhe për të patur një karrierë më të suksesshme.
Në Metropol je pranë me qendrat kultorore artistike.
Padyshim edhe jeta artistiko-kultore është më e ngjeshur.
Në Metropol janë përqëndruar shërbimet e specializuara mjekësore.
Në Metropol cilësia e mësimdhënies është më e lartë dhe gjithashtu aty ndodhen Universitetet më të kërkuara prej studentëve.

Po çfarë humbasim nga jeta jonë metropolitane?


- E para që humbasim është koha.
Dita shkurtohet prej mbetjes në trafik. Zgjatet orari i punës duke qenë se punën mund ta kesh larg dhe kështu humbet nga dita edhe orë për vajtjen dhe kthimin për në shtëpi.
Kohë që ia rrëmbejmë çdo ditë me pahir angazhimeve të tjera, kohës së lirë, apo argëtimit. Do gjesh gjithmonë e më pak kohë për shokët apo njerëzit e tu.

- E dyta që humbasim është qetësia.
Metropolet janë gjithmonë të zhurmshme. Mjafton të kujtoni se nëse celularin tuaj gjatë rrugës nuk e mbani në vibrim, ju nuk mund ta dëgjoni zilen e tij. Në terma të tjerë, zhurma trajtohet si ndotje me emrin ndotje akustike, pikërisht duke u nisur prej pasojave që ajo shkakton në shëndetin tonë. Dhe qetësia nuk është një detaj për t'u neglizhuar.

- I treti që humbasim është shëndeti.
Në zonat metropolitane gjithashtu përqëndrohet edhe ndotja më e madhe e ajrit, e cila nis me smogun e mëngjesit, vazhdon me pluhurin gjatë gjithë ditës dhe përmbyllet me zhurmat e natës. Si rezultat pakësohet cilësia e jetës dhe bëhesh gjithmonë e më lehtësisht i prekur prej sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

- E katra që humbasim është paraja.
Në Metropol është pothuajse e pamundur të udhëtosh në këmbë si pasojë e distancave të gjata. Kjo do të fusë një tjetër shërbim jo pak të kushtueshëm, atë të lëvizjes me automjet, i cili më pas do të shkaktojë edhe stres. Padyshim që Metropoli ashtu si të jep paga më të larta, ashtu ka edhe më të shtrenjta shërbimet, duke nisur nga ushqimet e shportës e deri tek pasuritë e patundshme.

Provinca ua garanton të plota të katra pikat e mësipërme.
Në Provincë punën, shkollën, çerdhet e kopshtet i ke pranë. Gjen gjithmonë kohë të lirë për libra, udhëtime, gjyeti apo për çfarëdo pasioni që të keni. Shokët e miqtë i ke në pallat, ose i takon rrugës apo në kafen e preferuar.
Në Provinca dëgjohet ende shushurima e gjetheve dhe mundet të mbash ende kontakt me natyrën. Nëse komshiu më sipër ju shkakton zhurmë, të nesërmen vjen dhe ju kërkon ndjesë.
Cilësia e ajrit është e mirë dhe nëpër provinca mund të jetosh fare mirë edhe pa shpenzuar para dhe energji për një automjet, apo për parkimin e tij. Në Provinca ti njihesh e përshëndetesh me pjesën më të madhe të njerëzve dhe kjo sjell rrjedhimisht edhe qetësi publike në komunitet. Ka qindra e qindra arsye pse jeta në Provinca është më e shëndetshme.

Akoma këmbëngulni për të jetuar në Metropol?!

Shkroi: Stop Injorancës

Europë, kthema borxhin, jo mbytmë në borxhe!

“Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë. Nuk mund të rregullosh shtratin, kur shtëpia juaj ndodhet ende në flakë”
(Mark Verheijen, Deputeti i VVD-së, partisë në pushtet në Hollandë)

Holanda, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Danimarka janë shprehur kundra dhënies së Statusit të Vendit Kandidat për Shqipërinë, pavarësisht se kushte të tjera shtesë nuk kanë kërkuar.



Megjithatë, duhet kuptuar se ky vend është në Europën që me gjasa i dha edhe emrin, por nuk duhet rregulluar shtëpia që të na e pëlqejë Bashkimi Europian, por sepse aty jetojmë ne.

Njëkohësisht Statusin e Vendit Kandidat e ka fituar Serbia ku para pak ditësh poshtë një parkimi u zbulua një varr masivë me trupat e disa shqiptarëve, prej mijërave të tjerëve që ende janë të humbur.

Në këtë rast vetvetiu të vijnë ndërmend fjalët e të madhit Gjergj Fishta:

Uh! Europë, ti kurva e motit,
qi i rae mohit besës e Zotit,
po a ky â shêji i gytetnís'
me dá tokën e Shqypnís
për me mbajtë klysht e Rusís?


http://youtu.be/ch3JNUtZ2NU
Shkroi: Stop Injorancës

"Dhis iz, ë mirakëll of fridëm"

Një akt tjetër i papërgjegjshëm është zëvendësimi i ministrit Panda me ministrin Imami, që përfaqëson së pari një fyerje të rëndë për të gjithë shqiptarët, vendosja në krye të drejtësisë e një xhahili si Arben Imami.
Akte të tilla në të vërtetë kanë bërë vetëm diktaturat, ose kanë bërë ata, të cilët kanë dashur me çdo kusht të politizojnë drejtësinë, pra të vendosin atë në kontrrollin e plotë politik. Kam pasur rast të vizitoj kurora absolute, ish-koloni të Mbretërisë Britanike, por edhe në këto vende kam gjetur ministrër Drejtësie një jurist, trashëgimi kjo e ligjit britanik të mbetur në këto vende.




Kurse këtu vendoset në krye të drejtësisë një i pavetëdijshëm, një njeri që është shquar gjithë jetën e tij për aventurizëm dhe për mediokritet, ndërkohë që drejtësia përbën dhe problemin më të madh të shtetit dhe shoqërisë shqiptare.

Pa një drejtësi të pavarur, nuk mund të ketë liri njerëzore dhe shtet ligjor në Shqipëri/ Në krye të drejtësisë erdhi njeriu që veshi rrobat e kolonelëve grekë për të djegur Gjirokastrën dhe Sarandën, njeriu që ka borxhe të mëdha ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe çfarëdo që të emërohet dhe kudo që të shkojë, do përgjigjet për atë që ka bërë.
(Sali Berisha - Gazeta Rilindja Demokratike, 2000)

Dhe në fakt Z. Berisha me të marrë pushtetin e ndëshkoi Z. Imami duke e bërë Shef të Kabinetit të tij në 2005-2009 dhe më pas 2009-2013 duke e veshur Ministër të Mbrojtjes...

Momentalisht A. Imami është kallëzuar penalisht për korrupsion.

Zbulim marramendës


Në rrugicat e metropolit shqiptar zbulohet fare rastësisht një shkrim shqip edhe më i lashtë se Fjalori i Fon Harfit!

Zbulimi pritet të kthejë për rishikim tezat mbi lashtësinë e shqipes në Akadaminë tonë të Shkencave.

Shkroi: Stop Injorancës