Wednesday, March 9, 2011

Sekretet e 'rënda plumb' të kontrabandës shqiptaro-serbe të armëve

EKSKLUZIVE -
EMRA DHE DOKUMENTE: Qeveria e Tiranës, e zhytur në kontrabandë armësh.

Partnerët kryesorë, serbët. Mes tyre, edhe ish-militarë të dekoruar nga Milosheviçi për "trimëri në Kosovë". Në listën e partnerëve, edhe iranianët, islamikët etj. Deri edhe transportet e armëve shqiptare kryhen me shoferë serbë. Ja shkresat e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë që kërkon pajisjen e tyre me viza në Rinas e Han të Hotit
Nga goja e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë mësuam se Salehu (30 vjet në pushtet) i Jemenit na qënka aleat në luftën anti-terror (!).

Një xhevahir të tillë mund ta dëgjonim vetëm nga goja e deputetit të "Vela Lukës" së vitit 1992.
Për këdo që ka dëgjuar dje debatet për armët në Kuvendin e Shqipërisë, po japim disa përgjigje mbi "këta partnerë dhe aleatë".
Këta partnerë ndahen në tre grupe: Së pari serbët, së dyti përfaqësues të asaj që quhet "boshti i së keqes", (iranianë dhe koreanoveriorë), së treti, fondamentalistë islamikë, që i kontrabandojnë armatimet shqiptare dhe ato serbo-sllave të tranzituara nëpër Shqipëri, drejt organizatave terroriste të çertifikuara ndërkombëtarisht.


SERBËT
Një nga aleatët serbë të ministrit aktual të Mbrojtjes, pra të qeverisë së Republikës së Shqipërisë (të trashëguar vite më parë nga paraardhësit e tij) është: Sllobodan Tesiç, (shih dokumentin) njeriu, që ndër të tjera është në listat e zeza të OKB-së për shkeljen e embargos së armëve ndaj Liberisë së kasapit Charles Taylor, në bashkëpunim me famëkeqin "zot të luftës", Viktor Bout.
*****
Dhe jo vetëm. Një tjetër serb (emri dhe dokumentat përkatës ndodhen në redaksinë e Shekullit) ka ardhur në Shqipëri të paktën deri në maj 2009. Ky "aleat dhe partner" i qeverisë së Tiranës është shquar ndër të tjera në veprimet e spastrimit etnik në zonën e Prijedorit të Bosnjës lindore dhe dyshohet se ka marrë pjesë në persekutimin e mjekut të shquar boshnjak Osman Mahmulin. Ai është një ish-paraushtarak që në bashkëpunim me trupat e brigadës së motorizuar 343 ka kryer vrasje civilësh boshnjakë përfshirë gra dhe fëmijë në vendin e quajtur Pyjet e Kurevos në prill-maj 1992.
*****
Një serb i tretë është në këtë listë. Ai është ish-bashkëpunëtor i famëkeqit Diveroli në vitet 2007-2008 dhe në verën e vitit 2010 u vu nën hetimin e doganave amerikane për trafik armësh dhe municionesh luftarake. Firma e tij Pinacle Corporation e inkorporuar në Majami Florida po ashtu po investigohet aktivisht për trafik armësh në drejtim të Grupit terrorist somalez Shabaab Militia (bëhet fjalë për pushkë sulmi të prodhimit jugosllav të Fabrikës Cervena Zastava). Këto armë serbe do të tranzitoheshin nga porti i Durrësit drejt Somalisë. Fatmirësisht ndërhyrja e doganave amerikane njëlloj si në rastin e n/kolonelit në pension Otoole bëri që të dështojë ky trafik. Theksojmë se ky shtetas serb ka vizituar Shqipërinë edhe pas tragjedisë së Gërdecit, për këtë mjafton të kontrollohen të dhënat e pikave të kontroll-kalimit kufitar.
*****
Një ndër partnerët e Ministrisë së Mbrojtjes së qeverisë së Republikës së Shqipërisë (partner i së paku dy ministrave të Mbrojtjes) është edhe ish -komandanti i batalionit të ish-policisë ushtarake të Millosheviçit, i cili në fshatin Gornij Bitesh ka vrarë së paku dy civilë të pafajshëm shqiptarë të Kosovës në prill të vitit 1999.
Bashkëpunimi serbo- shqiptar ka vijuar së paku deri në fundin e vitit 2010, ose direkt ose i maskuar pas firmave private të lincesuara për tregtinë e armatimeve. Edhe ky bashkëpunim serbo-shqiptar është kryer në kuadrin e koalicionit anti-terror apo ndoshta në suazën e "fqinjësisë së mirë"?

*****
Në këtë simbiozë thuajse çdo veprim importi, eksporti apo tranzitimi i armatimeve shqiptare dhe jo vetëm, është kryer duke pasur të përfshirë individë serbë. Madje edhe për banalitete të tilla si eksportim armësh trofe për në Gjermani transporti është bërë me kamionë serbë dhe me shoferë serbë, si në rastin e kamionëve me targa të Nishit NS228-333/43-77NS dhe NS 228-602/58-03NS me shoferë Beljin Jovan dhe Radasonoviç Milan. (shih dokumentin)
Eksporti i barutit shqiptar për Clermont BP në Belgjikë bëhej me shoferë dhe kamionë serbë, jo se nuk ka shoferë dhe kamionë belgë apo shqiptarë por, sepse serbët janë më të besuar për transportin e ngarkesave speciale. Serbët përdorin territorin shqiptar dhe aerodromet shqiptare për tranzitimin e qindra ton armatimeve.
Edhe kur duhet të importohen lëndë plasëse luftarake si psh. C4 nga Irani transporti bëhet me avionë e pilotë serbë si psh avionët e një tjetër personi problematik, i cili veç të tjerash, është dekoruar nga Milosheviçi në janar të vitit 2000 për "trimëri të treguar në luftë kundër shqiptarëve në betejën e Llozhës gusht 1998".


IRAN DHE KORE E VERIUT
Kontaktet me boshtin e së keqes Iran dhe Kore të Veriut përfshinin një gamë të larmishme artikujsh, që nga porositë për parti 100 000 kallashnikovësh e deri tek avionët pa pilot, pajisjet anti GPS apo granatahedhësit modernë RPG 29, të aftë të dëmtojnë dhe tanket më moderne si Challenger, Abrahams etj të pajisur me blind reactive shumështresësh (multi layer reactive armour), që patën një eficencë vdekjeprurëse kundër tankeve izraelite Merkava 3 në gusht të vitit 2006 në jug të Libanit.
Për të furnizuar me bomba aviacioni aeroplanët e mplakur Fantom të Iranit partnerët shqiptarë të ajatollahëve të Teheranit i blenë në Afrikë të Jugut dhe i transportuan nga magazinat doganore hollandeze (si zakonisht nëpërmjet serbëve) deri në Rinas.
Pasojat e këtij bashkëpunimi u panë dhe në verën e vitit të shkuar kur eksplozivi RDX shqiptar i eksportuar në Iran u kap në Xhoja Tauro të Kalabrisë, ndërsa po bënte xhiron e botës për të mos u interceptuar para se të arrinte në duart e Hezbullahut, që me ndëmjetësinë siriane e priste në portin sirian të Tartousit.
Shitja e dështuar e armëve serbe Jemenit dhe eksportimi i suksesshëm i armatimeve shqiptare drejt aleatit Saleh të Jemenit janë disa nga bëmat e epokës pas-Gërdec të trafikantëve shqiptarë të armëve. Natyrisht Ministria jonë e Mbrojtjes nuk mund t'i linte pa i shitur armë edhe aleatit anti terror kolonelit Gadaf, i cili ka dhënë kontribut të veçantë anti-terror duke hedhur në erë diskoteka plot me marinsa amerikanë apo avionë civilë plot me pasagjerë të pafajshëm.


ISLAMIKËT
Përsa i përket marëdhënies së trafikantëve shqiptarë të armëve dhe ekstremistëve islamikë mund të themi, që rezultojnë të përzjerë personazhe të errët dhe shumë problematikë, mes të cilëve njeriu që preu në besë myslymanët e mjerë të Serbrenicës. Nëse kampionëve në mashtrim të qeverisë shqiptare u duhen emrat, i kemi dhe ato.
Si konkluzion mund të themi, që nëse shqiptarët nuk do t'ua ndalojnë dorën këtyre trafikantëve dhe qeveritarëve të papërgjegjshëm, atëhere zoti i ruajtë shqiptarët!  
Opozita e luleve dhe qirinjve duhet ta kuptojë se ndalja e dorës së kontrabandistëve të armëve nuk është thjesht luftë politike, por akt patriotik, në të kundërtën, kur djajtë dalin nga shishja ndodhin Gërdecë!



Gjergj Thanasi, Shekulli

Injorimi i qeverisë dhe 100-vjetori i kryengritjes

Tё gjitha kombet e qytetёruara i nderojnё pёrvjetorёt e kryengritjeve pёr liri dhe pavarёsi. Bile pёrvjetorёt jubilarё i nderojnё edhe mё shumё. Kёtё muaj pikёrisht me 24 Mars ёshtё 100-vjetori i fillimit tё Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Kjo ёshtё njё datё e shёnuar nё historinё e popullit shqiptar. Shqipёria ishte bastioni i fundit otoman nё Ballkan.
S’ka dyshim se pёr rёnien e kёsaj Perandorie kontribuan shumё shtetet e mёdha evropiane. Nё atё kohё tё gjitha vendet ballkanike pёrveç Shqipёrisё kishin fituar pavarёsinё. Fuqitё perёndimore kёrkonin mundёsinё e fillimit tё njё lufte pёr pavarёsinё e Shqipёrisё.
Diplomatёt dhe politikanёt e huaj kёrkonin krahinёn rajonet shqiptare mё anti-osmane.
Natyrisht se Malёsia e Madhe i plotёsonte kushtet mё mirё se asnjё krahinё tjetёr e Shqipёrisё. Malёsia e Madhe ishte e lidhur ngushtё me Shkodrёn dhe intelektualёt e saj. Ky qytet iliro-shqiptar kishte traditё tё madhe kulturore dhe revolucionare. Nё Shkodёr dhe nё malёsitё e saj ishin pjekur kushtet pёr kryengritje. Prijёsit malёsorё tё Kryengritjes kishin lidhje me intelektualёt e Shkodrёs dhe qyteteve tё tjera shqiptare deri nё Vlorё, Korçё e Gjirokastёr. Ata kishin bashkёpunuar ngushtё edhe me prijёsit e kryengritjeve tё Kosovёs.  
Kryengritja e Malёsisё sё Madhe pёr pavarёsi kishte karakter gjithkombёtar.
Nuk ishte luftё krahinore. Bile Memorandumi i Grecёs ёshtё dokumenti mё i fuqishёm pёr karakterin gjithkombёtar tё kёsaj Kryengritjeje.Pёr prijёsin e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe Dedё Gjo’Lulin kisha dёgjuar shumё nё vendlindjen time. Atje flitej mё shumё pёr Dedё Gjo’Lulin se pёr asnjё prijёs tjetёr shqiptar.
Rapsodёt, gjamtarёt dhe trimat e shquar tё Mbishkodrёs kёndonin,gjёmonin dhe flisnin me zё tё lartё pёr kryetrimin e Shqipёrisё Dedё Gjo’Lulin. Nё Jugosllavi ishte i ndaluar emri i Dedё Gjo’Lulit,por populli nuk çante kokёn pёr cenzurёn.
Edhe nё Kosovё kёndonin me dashuri e respekt pёr trimin tonё legjendar. Dy bijat e Dedё Gjo’Lulit-Meria dhe Narja—kanё qenё tё martuara nё vendlindjen time. Ato kanё qenё tё martuara nё dy prej familjeve mё fisnike tё vendlindjes sime. Meria ishte e martuar nё shtёpinё bujare tё Mirash Gjokёs,ndёrsa Narja ishte e martuar pёr Gala Smajlin shumё i pёrmendur pёr trimёri dhe urti.Meri Dedёn e kisha afёr me shtёpi. Ajo fliste gjithmonё pёr babain e saj Dedё Gjo’Lulin dhe vёllazёrit Gjergjin e Kolёn. Meri Dedja ishte njё plakё shumё e qetё. E kam dёgjuar shumё herё duke vajtuar babain e saj Dedё Gjo’Lulin dhe vёllazёrit e saj. Ndёrsa motra e saj Nare Dedja ishte gojtare dhe vajtore e pёrmendur. Mirash Gjoka dhe Gala Smajli kanё qenё miqtё mё besnikё tё Dedё Gjo’Lulit dhe atje nё shtёpinё e tyre u strehua me bashkёluftёtarёt e tij. Nё Triesh gjeti mbёshtetje tё madhe.
Nё shkollat tona shqipe nё Mal tё Zi, emri i Dedё Gjo’Lulit ishte i ndaluar.
Pёr jetёn dhe veprimtarinё e tij dёgjonim vetёm Radio-Tiranёn. Ky radiostacion i fuqishёm shqiptar transmetonte kёngё shumё tё bukura dhe melodike pёr heroin tonё kombёtar. Disa tё moshuar recitonin kёngёn “Dedё Gjo’Luli” tё Gjergj Fishtёs botuar nё “Lahutёn e Malёsisё”.

Nё janar tё vitit 1970 u vendosa nё Itali nё rrugё e sipёr pёr Shtetet e Bashkuara. Nё Romё gjeta njё plejadё intelektualёsh shqiptarё qё ishin larguar nga Shqipёria pas Luftёs sё Dytё Botёrore. Nё takimet shqiptare nё Romё, Lin Delia kёndonte pёr Dedё Gjo’Lulin. Ernest Koliqi shkruante e fliste me respekt tё madh,bile shkrimet e tij pёr Dedё Gjo’Lulin janё botuar nё revistёn “Shejzat”. Kёshtu vepronin Karl Gurakuqi e Martin Camaj.
Pas disa muajsh imigruam nё Shtetet e Bashkuara. Kёtu gjetёm Koloninё Shqiptare tё Amerikёs tё Nolit dhe Konicёs. Shumica e mёrgimtarёve shqiptarё tё pas Luftёs sё Dytё Botёrore ishin vendosur nё Amerikё. Midis tyre kishte intelektualё, profesionistё dhe patriotё tё shquar qё kishin bёrё shumё pёr Shqipёrinё. Nё takimet e ndryshme kombёtare ata flisnin me respekt pёr trimat shqiptarё tё Shqipёrisё dhe tё Kosovёs. Para Luftёs sё Dytё Botёrore kishin mёsuar historinё e vёrtetё tё Shqipёrisё. Ishin objektiv.  
Nuk e di pse por shqiptarёt e Jugut i nderonin mё shumё Dedё Gjo’Lulin dhe Isa Boletinin. Ata ishin mё objektiv se shqiptarёt e Veriut. Flisnin e kёndonin me pasion pёr Dedё Gjo’Lulin. Kam takuar dhjetra tё tillё. Ata zgjuan edhe mё shumё kurajon time pёr Dedё Gjo’Lulin dhe Kryengritjen e Malёsisё.Ata nuk ishin fisnor. Shumica nga ata kishin mbaruar studimet universitare nё Evropё dhe nё Amerikё.
Kishin lexuar shkrimet e intelektualёve tё Bostonit pёr Kryengritjen e Malёsisё sё Madhe. Kolonia Shqiptare e Amerikёs kishte dhёnё mbёshtetje tё madhe morale dhe materiale pёr Kryengritjen e Malёsisё. Fan Noli dhe shumё patriotё e publiçistё tё tjerё tё Bostonit u angazhuan fuqishёm nё mbёshtje tё kёsaj lufte pёr liri. Ata e bёnё tё njohur kёtё luftё nё Amerikё. Fan Noli nё shkrimet dhe fjalimet e tij e krahasonte Kryengritjen e Malёsisё pёr pavarёsinё e Shqipёrisё me Luftёn e George Washington-it pёr pavarёsinё e Amerikёs. Nё malёsorёt shqiptarё tё Malёsisё sё Madhe gjetёm terrenin e pёrgatitur pёr tё nderuar Kryetrimin tonё shqiptar Dedё Gjo’Lulin.

Malёsorёt shqiptarё tё Amerikёs pёr 40 vjet me radhё e pёrkutojnё 24 Marsin e vitit 1911.
Qysh atёherё e sot janё ftuar personalitete tё shquara nga tokat shqiptare pёr fjalime e ligjёrata. Nё Amerikё janё themeluar fondacione e shoqata me emrin e kryetrimit tё Malёsisё dhe gjithё Shqipёrisё. Kёtu nё Shtetet E Bashkuara kёndojnё pёr kёtё periudhё historike njёsoj siç kёndonin arbёreshёt e Italisё pёr Skёnderbeun dhe Morenё e tyre tё dashur.
Kryengritja e Malёsisё sё Madhe filloi me 24 Mars tё vitit 1911.
Njё ditё mё vonё domethёnё 25 Mars tё vitit 1911 nё Qepurr tё Hotit u vranё 9 hoten nga ushtria turke. U plagosёn rёndё disa tё tjerё. Nё atё betejё u vra prijёsi legjendar Kolё Marash Vata. Atё ditё u vranё djemtё dhe burrat mё nё zё tё Hotit. Rёnia e tyre e tmerroi Malёsinё e Madhe dhe gjithё Shqipёrinё. Pёr Dedё Gjo’Lulin dhe trimat e Malёsisё sё Madhe ka shkruar shtypi mё serioz i botёs. Kjo luftё i vuri nё lёvizje kancelaritё evropiane. U aktivizuan tё gjitha kolonitё shqiptare nё botё. Nё kёtё Luftё u hartua dhe nёnshkrua Memorandumi i Grecёs, qё padyshim ёshtё dokumenti mё i rёndёsishёm pёr çёshtjen shqiptare para Deklaratёs pёr Shpalljen sё Pavarёsisё sё Shqipёrisё nё Vlorё.

Kryengritja e Malёsisё sё Madhe ishte gjithёshqiptare, ishte evropiane dhe amerikane, ashtu siç ishte Kryengritja e Kosovёs e vitit 1998. Kёto dy kryengritje sollёn pavarёsinё e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs. Nuk e kuptojmё politikёn shqiptare pse nuk e nderon kёtё datё historike.
Pas rёnies sё diktaturёs ёshtё bёrё edhe mё pak pёr nderin dhe lavdinё e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe. Pёr mё shumё se 20 vjet nuk kam dёgjuar njё udhёheqёs tё lartё shqiptar qё tё pёrmend emrin e Dedё Gjo’Lulit nё asnjё ceremoni tё pavarёsisё kombёtare. Asnjё president, asnjё kryeministёr dhe asnjё politikan tjetёr nuk i ka thёnё dy fjalё pёr trimin tonё legjendar. Nuk ekziston asnjё portret i Dedё Gjo’Lulit nё zyrat me rёndёsi tё Shqipёrisё.
Asnjё monument dhe asnjё shesh ose bulevard. Vitin e kaluar Kryeministri i Shqipёrisё Sali Berisha paralajmёroi zyrtarisht parapёrgatitjet pёr 100-vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё,por nuk e tha asnjё fjalё pёr.100-vjetorin e Kryengritjes sё Malёsisё sё Madhe.
Bile edhe kryetarja shkodrane e Parlamentit tё Shqipёrisё Josefina Topalli po e injoron kёtё periudhё tё lavdishme historike. Si bijё e kёtij qyteti historik tё njё familjeje tё pёrmendur ajo duhej tё bёnte diçka pёr kёtё çёshtje.

Intelektualёt patriotё tё Shkodrёs qё janё nderi i Shqipёrisё bashkёpunuan sinqerisht me Dedё Gjo’Lulin dhe trimat e tjerё shqiptarё. Pёr Kryetrimin e Malёsisё sё Madhe kanё shkruar poetёt dhe shkrimtarёt mё tё njohur shqiptarё duke filluar nga Gjergj Fishta, Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.

Pasardhёsit e Dedё Gjo’Lulit nё Amerikё kanё bёrё shumё pёr demokratizimin e Shqipёrisё dhe pavarёsinё e Kosovёs. Njё dyzinё malsorёsh shqiptarё tё Amerikёs shkuan nё luftё pёr lirinё e Kosovёs. Tё gjithё politikanёt, intelektualёt dhe klerikёt e Shqipёrisё dhe tё Kosovёs e mё gjerё u pritёn me nderime nё mjediset e malёsorёve nё Amerikё.  

Bёhet pyetje, pse politika nё pushtet e qiti nё harresё kёtё periudhё historike?

Nё ceremoninё e rivarrimit tё eshtrave tё Dom Nikollё Kaçorrit Sali Berisha tha se Shqipёrinё e çliruan luftёtarёt e Kosovёs nё krye me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinёn. Kontributi i tyre pёr çlirimin e Shqipёrisё nuk diskutohet, por bёhet pyejte pse injorohet Kryengritja e Malёsisё sё Madhe nё krye me Dedё Gjo’Lulin?




Pёr Epopenё e Malёsisё sё Madhe dhe Dedё Gjo’Lulin kanё shkruar mё shumё se 100 autorё shqiptarё dhe tё huaj. Shqiptarёt malёsorё tё Amerikёs, bёjnё pyetje pse kёshtu?

Winston Churchill-i ka thёnё: “Mё shumё kam frikё ata qё mё injorojnё se ata qё mё kundёrshtojnё”.

Nilo Katalani dhe shkollat e hershme shqipe të Himarës.

Të dhënat historike tregojne se per tre shekuj ne fshatrat e Himares kishte shkolla shqipe. Keto shkolla qene te njekoheshme me ato, qe u hapen ne Shqiperine Veriore nga Bogdani dhe Budi dhe misionare te tjere katolike. Që pas vdekjes se Skenderbeut dy kane qene qendrat koncentrike, ku mesohej gjuha shqipe ne formen e nje institucioni arsimor: Veriu i Shqiperise dhe Himara, shume shekuj me pare se sa te celej shkolla shqipe ne Korce. 

Nil Katalani (Nilo Catalano)ka qene dijetar italian. Ka lindur me 1637 ne fshatin e Sicilise, te quajtur Terra Di Massa. Ne moshen 22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te Grotaferrates afer Romes. Ne kete manastir ne shekuj meshonin arbereshe. Me vone Katalani u derguar ne manastirin bazilian te fshatit Munxifci, ku jetonin arbereshe si lektor dhe mesues i rishtarise, por dhe vikar i abatit. Ketu ky italian i Sicilise u natyralizua mrekullisht me gjuhen shqipe. Librat e Bogdanit, Budit dhe te Bardhit, krijuan nje magji te pashtershme mbi personalitetin e tij.

Ne moshen 48 vjec Katalani u rikthye perseri ne manastirin e rinise. Ai nisi te shkruaje gjuhen shqipe me alfabetin tone te vjeter te Veriut, alfabet i tipit latin, i ftillezuar qe nga Gjon Buzuku me 1555. Para vitit 1677 ai dergohet nga Propoganda Fide ne brigjet e Shqiperise dhe konkretisht ne Himare. Aftesite e tij te medha gjuhesore, karakteri i tij erudit e bene Katalanin drejtuesin e misionit bazilian ne Himare. Ai i dashuroi si askush shqiptaret dhe gjuhen shqipe. Qe vetë Papa i Romes, që mori vendimin për ta çuar Katalanin në Shqipëri dhe madje e emëroi si Kryepeshkop të Durrësit më 4 janar 1693 në Kolegjin e Propagandës në Romë.

Kishte me vehte nje shqiptar, te quajtur Filothe Zasi, 16 vjet me te ri se veten. U nisen me anije nga Lece ne Himare. Katalani u vendos ne Dhermi "vend i shendetshem dhe plot ujera" sic shkruhet ne relacion. Pervec Zasit shqiptar ate e shoqeronte dhe nje italian nga Friuli afer Venedikut, i quajtur Lorenc Mariotti. Qe te tre nisen te predikonin ne fshatrat e bregdetit, pastaj ne Dukat, ne Shen Vasil, ne Nivice, ne Terbac, ne Kuc, ne Zhulat, qe benin pjese ne krahinen e quajtur te Himares, e cila ne kete lak kohor permblidhte tere Laberine, me gjithsej 40 qendra te banuara, sic del ne dokumentet e shkruara te shekujve XI - XVII. Predikimi i ketij misioni te cuditshem behej ne gjuhen shqipe. Ai shkroi libra dhe manuale ne shqip. Ai sa zbriti ne Dhermi krijoi shkollen e te rinjve dhe te femijeve duke i mesuar te gjitheve ne shqip Doktrinen e Krishtere, e cila deri atëherë ishte bërë në greqisht, pasi shqipja ishte e ndaluar nga Patriarkana e Stambollit,si gjuhë e vdekur qe nuk ekzistonte, ndërkohë që popullata shqiptare vazhdonte ta fliste.

Shkolla shqip e Katalanit kishte 80 nxenes, gje shume e madhe per kohen. Shkolla e Dhermiut kish nxenes nga Dukati dhe Terbaci, madje kishin ardhur nxenes per te mesuar shqipen edhe nga Vithkuqi, prane Korces, 5 dite udhe larg.Pervec shkrimeve biblike, nxenesit mesonin edhe arithmetiken dhe disa shkenca te tjera. Shkolle u ngrit ne Himare, drejtuar nga shqiptari Filothe Zasi, por turqit e demtuan egersisht ne nentor 1694.Himara ne ate kohe kishte 1430 fryme. Katalani predikoi shqip edhe ne fshatin e Pilurit me 500 banore dhe ne fshatin Vuno me 600 banore.

Kalaja e Himarës
Paria shqiptare e Himares e mbronte Katalanin nga sulmet e peshkopeve greke te Janines. Kjo pari kish interes te ruante miqesine me italianet e viseve te Pulias pertej detit dhe donte ta kishte mire me Vatikanin. Eshte per tu habitur por edhe shqiptaret myslimane te kesaj krahine ishin te afruar ngushte rreth misionareve të krishterë.


Ne Vuno Katalani u semur per vdekje. Nil Katalanin e semure vendosen ta dergonin ne Korfuz per mjekim. I hipen varkes ne Porto Palermo, por jo larg, i semuri vdiq. Më 3 qershor 1694, ai u preh ne kishen e Shen Thanasit. Mesuesi, sic e quanin pleqte e Himares u varros me tere veshjet peshkopale dhe u bene tere shpenzimet per pershpirtjen d.m.th me grure te zier dhe vere, qe u shpernda si dhe ne mosha te tjera sipas zakonit te vendit, ashtu sic i perkiste nje bariu te tille shpirteror. Letra dergohet nga Dhermiu. Midis atyre qe kane nenkruar eshte dhe protonoteri apostolik Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopape i Dhermiut si dhe Kristofor Nina po nga Dhermiu, i dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut. Dokumenti ruhet ne Arkivin e Propogandes dhe eshte botuar per te paren here nga Nil Borgia.

Nil Katalani eshte nje figure e madhe e kultures. Ai ka lene vepra gjuhesore te nje rendesie te vecante. Me 1831 ish-Kryeministri arbëresh i Italisë, Krispi shkruan se ne Biblioteken e Seminarit Shqiptar te Palermos gjenden ne doreshkrim, Fjalori shqip-italisht si dhe italisht-shqip si dhe nje sprove gramatikore me autor Nil Katalanin. Këto dorëshkrime, nuk jnë bërë kurrë publike, por egzistojnë citime si ky i Krispit që vërtetojnë ekzistencën e tyre. Ne doreshkrimet e Katalanit, Zef Skiroi me 1918 permend edhe doreshkrimin e dy poezive me 8 vargje nga italishtja dhe doreshkrimin e kenges popullore shqiptare mbi Pal Golemin. Sipas tij, Katalani eshte i pari nga folkloristet, qe ka mbledhur kengen e Pal Golemit, nga me te famshmet ne folklorin shqiptar.
Studjuesi arberesh Nil Borgia ka thene se Katalani i hartonte vete librat ne shqip, i botonte dhe i shperndante falas. Nje nxenes i njohur i Katalanit, qe dhe Dhimiter Gjileku nga Dhermiu, qe sipas Neofit Radines, e shkruante ne menyre elegante gjuhen shqipe sepse ishte shqiptar. Ky Dhimiter e perktheu ne shqip Katekizmin. Ne shkollat shqipe te Himares ka punuar dhe nje Kostandin Onufri, i cili dergoi ne Palase Dr.Krisafidin, qe celi shkollen shqipe ne shtepine e Kapedan Lekes. Ne Dhermi kjo shkolle mbrohej nga ana e Kavalier Ninos. Me vone permendet ne Dhermi Kamil Xhovani, i cili dha mesim ne Dhermi, Himare etj.

Por shkollat shqipe jane perndjekur egersisht dhe mallkuar, qofte nga Patriarkana e Stambollit, qofte nga dhespoti i Janines. Nje histori e nxjerre nga dokumentet e jep akademiku Dhimiter Shuteriqi "kur erdhi dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga prifti Kostandin Onufri, ju versul dhe e kapi nga mjekra brenda ne kishe te Dhermiut".



Shkroi: Moikom Zeqo.




Gjatë rrugës nacionale Vlorë-Sarandë

Kjo është Amerika

“Po kalon pa shumë jehonë në media-n shqiptare ngjarja ndoshta më e rëndësishme politike në SHBA këto ditë. Në shtetin e Wisconsin-it, protestues të shumtë që kundërshtojnë masat e guvernatorit të sapo zgjedhur me votë popullore të shtetit (pra, presidentit/kryeministrit) kanë zaptuar Capitol-in (pra parlamentin e shtetit).

Jo vetëm që askush nuk i qëlloi me armë, por askush nuk përdori forcë ndaj tyre edhe pse kanë zaptuar një institucion shtetëror. Madje policia vendosi që nuk do të bëjë asnjë përpjekje për nxjerrjen e tyre forcërisht nga, të themi, “tempulli i demokracisë”, “institucioni më i rëndësishëm” etj. etj., i Shtetit te Wisconsin-it.

Mbas dy javësh “pushtimi” të institucionit, protestuesit kanë filluar sot ta braktisin godinën për shkak të nevojave personale.

Kështu i trajton Amerika qytetarët e saj protestues. Çdo krahasim, kontrast apo koment tjetër do të ishte i tepërt. Çdo kush mund ta kuptojë vetë ndryshimin midis demokracisë, pra pushtetit të popullit, dhe autokracisë, pushtetit të një individi.” Sa më sipër më ka ardhur nga adresa rigerslako@ ……com. Është një vëzhgim, të cilin e miratoj 100%.  

Dhe shtoj: kjo është Amerika; nuk është as Arvizu-ja, as Countryman-i, as Clinton-i, as Obama.

M. Nano, G. Tema

Gjuha shqipe ka gjetur sekretin e mbijetesës

Intervistë me Moikom Zeqon
1-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Ç’është ekzistenca? Nëse zoti e krijoi botën, po zotin kush e krijoi? A ka një paraekzistencë? Miti i shkakut të parë është teologjik. Idea shkencore e infinitit e përjashton idenë e zotit.
2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?
Potencialisht e mrekullueshme. E vetmuar, pa një familje gjuhësh, e rrezikuar, por edhe me sekretin e mbijetesës.
3. Njerëzit janë esencialisht të mirë, apo janë esencialisht të këqij?
Doktrina manikeiste, e grafikiste, puriste, bardhë e zi, të mirë ose të këqinj, është dogmë e dështuar për njerëzit, një formë e “paracaktimit”, “predisponimit” mekanik, kalvinist etj.
4. Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive “Big Brother”?
George Orwell-i do të vriste vehten po të shihte një spektakël të tillë me nocionin e Big Brother-it të shpikur prej tij, por të tjetërsuar. Jam me Orwell-in.
5. Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?
Është legjenda historike e një realiteti plural, që nuk u ngrit asnjëherë mbi realitetin e njësuar etno-kulturor, po nuk është përjetësisht status-quo, nëse politizohen fetë, ose fetarizohen politikat.
6. Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?
Një unitet në diversitet, që është e njëjta gjë si diversiteti në unitet. Padyshim i njëjti komb, e njëjta gjuhë, e njëjta kulturë. Është marrëzi ta konceptosh ndryshe.
7. Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?
Djali im, Epidamni.
8. Mendoni se në botën e sotme demokratike (mund të) bëhen vrasje për arsye shtetërore?
Nuk ka patur kurrë vrasje për arësye shtetërore, por për arësye të pushtetarëve, që vetindentifikohen me shtetin. Meqenëse edhe shteti demokratik është formë e shtetit, në përgjithësi mund ta manipulojë prej pushtetarëve togfjalëshin antijuridik me ndryshimin leksikor si “për arësye demokratike “.
9. Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?
Projektin mendor, emancipues të një revolucioni demokratik, shumë më të rëndësishëm dhe modern se sa duket në vështrim të parë dhe ndoshta edhe një profilaksi dhe shmangie elegante të komunizmit shtetëror. Një realitet demokratik në 1924 do të qe më i gjallë, më manovrues, më rezistues, më i sukseshëm, për të shmangur strukturën totalitare 20 vjet më pas.
10. Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush edhe luftë civile?
Antifashizmi botëror është një shpikje dhe kulturë e re moderne e shekullit XX. Shqiptarët qenë pjesëmarës dinjitozë në këtë antifashizëm, krahas aleatëve të mëdhenj, përherë të parë në histori. Ky është thelbi i thelbeve. Matrica e këtij antifashizmi shërbeu konceptualisht edhe në çlirimin e Kosovës në 1999.
11. Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?
Zhdukja e analfabetizmit, arësimi në të gjitha nivelet, kultura e shkencave ekzakte politeknike, institucionalizimi i bujqësisë, industrisë, minierave, transportit hekurudhor, detar, i naftës, i hidrocentraleve, shëndetësia etj
12. Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, apo do të qëndronit asnjanës?
Babai im, luftëtar antifashist, vdiq 40 vjeç nga dy plagë të luftës. Do të isha padyshim me partizanët.
13. Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?
Është fundi i turpshëm dhe i kuptueshëm i një fillimi, jo një fragment i rastësishëm, por konceptimi personalist i një të tëre, i deformimit të republikanizmit në monarkizëm jashtë kohe, i klientelizmit politik dhe ekonomik, ndonëse ka kronologjinë e tij në historinë e shtetit shqiptar.
14. Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?
Pse? Për kuriozitet? E kam lexuar para shumë vitesh. Kush dëshiron nuk e ndalon askush ta lexojë në të gjitha gjuhët e përkthyera, ndoshta edhe në shqip. Është doktrina më mediokre dhe social-raciste, një ligjërim patologjik dhe mesianik, që i kushtoi frikshëm historisë botërore.
15. Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?
Është nobelisti amerikan Elia Wizel, prej tij ruaj dhe një letër autograf me dorën e tij. Kam fotografi edhe me shkrimtarë botërorë si Iv Bonfua, Tomas Trantremer, Sanguinetin, Jashar Kemalin etj. Po Wizel është për mua më i veçantë, i mbijetuari nga holokausti i Aushvicit, autor i shumë librave tronditës dhe përkrahës i madh i lirisë së Kosovës në 1999. E kam takuar në Stokholm në 2002.
16. Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?
Reaksioni rebelues popullor ndaj një (para)politike antipopullore, që nuk duhet të përsëritet. Natyrisht që është diçka më e ndërlikuar.
17. Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?
Di që jeta ime nuk do të më dhimbsej fare po të kërcënohej jeta e të dashurve të mi. Nuk do të kursehesha. Pa patetikë, por seriozisht dhe pa asnjë mëdyshje.
18. Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?
Cili nga popujt e Europës është europian me titull të plotë?
Të jesh europian është një titull konvencional, ose më saktë subjekt i një qytetërimi sinkretik i disa qytetërimeve të mëdha të historisë. Edhe shqiptarët janë një subjekt i tillë padyshim, pavarësisht disa kuotave. Konceptualisht.
19. Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do donit të kishit qënë protagonist?
Atë të zbritjes së njeriut të parë me raketë kozmike në sipërfaqen e Hënës, me kushtin surreal që të udhëtoja së bashku me një kozmonaut të vjetër, që quhet Homer, kuptohet kozmonaut i fjalës.
20. Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?
Me Onufrin, nëse do të ishte në një tryezë duke pirë verë me Jan Husin, Gjergj Kastriotin, Buzukun, Pjetër Bodganin, Jonathan Swiftin, De Radën, Ezra Paund-in dhe Migjenin.
21: Cili është libri që po lexoni?
Janë disa libra njëherësh, më saktë romane të Jonathan Franzen, Roberto Bolanos, Paschal Quinard dhe Florian Zeller, etj etj etj.
22. Cili komb europian ju ndjell më shumë me historinë e me kulturën e vet?
Spanja, gjuha e saj, e Servantesit, e romanit më të madh të të gjitha kohërave “Don Kishotit“, që është edhe gjuha e Jorge Luis Borgesit, e piktorëve kozmogonikë të metaforave, e pasioneve titanike mesdhetare, e shpirtit të përbotshëm të dashurisë tragjike, e filozofëve kinse të harruar andaluzianë të mrekullueshëm që iluminuan mesjetën europiane.
23. Si do reagonit, sikur të merrnit vesh se djali/vajza juaj është homeseksual(e)?
As nuk dua ta mendoj këtë gjë.
24. Keni frikë nga vdekja?
E pashmangëshmja nuk të frikëson, të qetëson, të bën të vetëdijshëm për kuptimshmërinë e jetës, të mëncuron, pra vdekja është një Magister Vitae.
25. Ç’është Atdheu?
Jo thjesht një postulat gjeografik dhe biologjik. Është gjithçka, nëse tek matrica e tij koncentron mikrokozmosin dhe makrokozmosin, pra për të mos limituar asnjëherë universalen.

*respublica.al

Gjermani, kosovari nga Mitrovica vret 2 ushtarë amerikanë

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për medie rreth rastit tragjik të ndodhur të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë, është shprehur jashtëzakonisht e prekur dhe ka dënuar ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova.
“Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave”, thuhet në reagim.
Ky rast makabër, sipas Qeverisë së Kosovës, është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, “që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës”.
***
Një kosovar 21 vjeçar ka sulmuar një autobus ushtarak amerikan në Frankfurt të Gjermanisë duke lënë dy persona të vdekur.
Mediat kanë cituar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi të thotë se kosovari quhej Arif Uka dhe ishte nga Mitrovica. Ndërkohë dy nga personat e sulmuar janë të plagosur në gjendje të rëndë. Mediat gjermane raportojnë se djaloshi ka hyrë në autobus duke bërtitur parulla islamike dhe ka hapur zjarr. Nga plumbat e tij ka gjetur vdekjen shoferi i autobusit dhe një ushtar.  
Kosovari ka dalë nga autobusi, por është arrestuar disa minuta më vonë nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.20 minuta. Mediat gjermane thonë se deri më tani mendohet se ai ka vepruar i vetëm.

G. Tema

Shqiptari padit Facebook, kërkon 500 mijë dollarë

Nju Jork- Shqiptari hedh ne gjyq rrjetin social më të frekuentuar nga e gjithë popullsia e botës, Facebook. Mustafa Fteja, prej 17 vitesh jeton ne Nju Jork te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, se bashku me familjen.
Sot eshte 30 vjec dhe i eshte drejtuar gjykates vendore me nje padi civile ku kerkon 500 mije dollare nga Facebook. Arsyeja, sepse i kane mbyllur llogarine e hapur ne kete rrjet social.

Madje shkon dhe më tej duke pretenduar dhe diskriminimin për shkak të përkatësisë fetare, Mustafai është mysliman, ndërsa citon se rrjeti nuk i ka kthyer përgjigje, edhe pse ka dërguar disa ankesa e kërkesa.
Mustafai shkruan ne padine e tij, se ka pasur 340 miq ne adresen e hapur ne rrjetin social Facebook, ndersa cuditerisht pak muaj me pare i eshte mbyllur faqja ne internet pa iu dhene asnje shpjegim.
"Kerkoj demshperblim 500 mije dollare, pasi nuk me eshte kthyer pergjigje per mbylljen e faqes ne internet nga rrjeti edhe pse u kam shkruar disa here", i ka thene medieve amerikane 30-vjecari.
"E kisha Facebook per nje qellim, per te mbajtur kontakte me familjen time", vijon Fteja, qe ka shkuar ne SHBA kur ka qene vetem 13 vjec. Lajmin se faqja i ishte mbyllur e ka mesuar ne muajin shtator, kur nuk ka hyre dot me aty per arsye qe ende nuk i di. "Di vetem nje gje, nuk kam bere asgje. Nuk kam dhunuar asnje rregull apo ligj dhe nuk e di arsyen e caktivizimit te llogarise", argumenton shqiptari.

Padia eshte depozituar ne Gjykaten Supreme te Manhatanit, rajoni "State Island". "U kam shkruar disa here, po s'me kane kthyer pergjigje",-thote ai. Fteja, mysliman, gjithashtu akuzon kompanine per diskriminim fetar. "Facebook nuk i eshte pergjigjur kerkesave te mediave amerikane per nje koment", shkruajne agjencite e lajmeve.
Kurse demshperblimi qe duhet te paguaje Facebook nese gjykata vendos, do te jete 500 mije dollare. Fteja tha se kishte hapur faqen prej 3 vitesh, ndersa fliste me miqte dhe familjen ne Shqiperi, Mal te Zi, Austri dhe Gjermani.

Koha Jonë

Wednesday, March 2, 2011

Hakersat shqiptarë sulmojnë Facebook, vjedhin fjalëkalimet

Hakersat shqiptarë sulmojnë faqen e rrjetit më të madh social në botë, Facebook.
Lajmi është përhapur menjëherë nëpërmjet një njoftimi nga mediat e ndryshme, ndërsa drejtuesit e rrjetit janë vënë në lëvizje për të marrë masat urgjente për parandalimin e shkatërrimit të faqes nga piratët kompjuterik dhe krimi kibernetik. “Kemi marrë informacione dhe kapur përpjekje ku hakersa që dyshohet se janë shqiptarë, po sulmojnë Facebook”, shkruhet ndër të tjera në “Release-News”.
Ditën e sotme klientët e rrjetit kanë raportuar sulme të hakersave, ku në faqen e tyre kanë gjetur fjalë si “LIKE this page, because tomorrow,http://www.facebook.com/rks.kosova. Ndër të tjera thuhej se ky nuk është postim i një klienti të rrjetit social të Facebook, por një sulm i hakersave nga Kosova. Madje teknikët dhe inxhinierët janë duke punuar për të
parandaluar tentativa të tjera të hakersave dhe siguruar anëtarët e tyre.

“Anëtarët e Facebook po bëhen të preferuarit e hakersave, një prej kompanive më të mira të themeluara nga Mark Zuckerberg dhe viktimë e sulmit është bërë gjithashtu dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy”, thuhet në njoftim. Aktualisht mijëra, për të mos thënë miliona anëtarë të rrjetit, mund të jenë sulmuar nga hakersat. Hakersat sqarohet se kanë gjetur kode duke dërguar mesazhe infektive dhe të çrregullta duke u hequr si “miq”. Por si funksionon infektimi i krimit kibernetik të Facebook. Një prej miqve tuaj ju nis një video, ose mesazh, apo foto dhe ju e hapni nëpërmjet klikimit.

Kaq mjafton që kompjuteri juaj t’ju njoftojë se duhet ta bëni sërish logimin, për të parë këtë video, apo foto. Por pikërisht në këtë moment, ju bini viktimë e hakersave, të cilët në logimin tuaj ju marrin informacionin, emrin apo pasuordin dhe në këtë mënyrë ju shkatërrohet faqja personale. Një nga format e njohura të këtij krimi kibernetik njihet dhe si “phishing”, e njohur ndryshe në shqipërim si “peshkimi”. Të paktën 1,5 milionë adresa janë identifikuar me probleme të ndryshme, apo që janë nxjerrë në shitje në uebsite të ndryshme.
Çmimi për një të tillë është 45 dollarë dhe ju mund ta përdorni lirshëm me tjetër pasuord dhe të shihni materialet e anëtarit të vërtetë të cilit i është sulmuar faqja nga hakersat. Në këtë çmim përfshihen adresa me të paktën 10 miq në faqe acounti dhe pazari vjen në rritje. Për të zgjidhur problemin në kohë të shpejtë duhet vënë në dijeni Facebook, për të siguruar një pasuord tjetër, sa pa e bllokuar hakersat përfundimisht. Madje ka dhe mesazhe interesante nëpër faqe apo të anëtarëve që njoftojnë se “Facebok-u im pas 2 vitesh aktivizim u mbyll, u fshi sot”.  
Për më tepër që kjo çështje ka mbërritur deri tek autoritetet e Byrosë Federale të Investigimit, FBI, policitë dhe të tjerë autoritete, që ende nuk e kanë gjetur një përgjigje. Më tej dhe një këshillë për përdoruesit; Jini të kujdesshëm kur klikoni në Facebook, faqja juaj mund të jetë e një tjetri.

AMA News

PRAVDA: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës

Gazeta ruse analizon situatën e fundit politike në Maqedoni
Gazeta ruse “Pravda” në një koment të saj të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.

Shkrimi

Pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse “Pravda”, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz. “Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet.
Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luaj Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi, nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin. Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.
Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërsa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.

Konfliktet
Gazeta ruse “Pravda” shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas. “Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase.
Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.
Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe ku shqiptarët janë mbi 20 për qind të jetë zyrtare. Politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë. Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare.
Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, shkruan në fund gazeta ruse “Pravda”. (INA)

T. Observer

“Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi”

Kam bërë një gabim, që nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizisë, Ben Alinë, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun.
E ndiej se, duke bërë këtë krahasim, u kam hyrë në hak edhe kryetarit tunizian, edhe kryetarit egjiptian.

Them kështu, sepse, si i pari, Ben Alia, ashtu edhe i dyti, Hosni Mubaraku, doli se ishin shtetarë me përgjegjshmëri politike dhe shtetërore të cilën kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka dëshmuar ndonjëherë.
Kur e vërejtën se sundimi i tyre nuk i përgjigjet më njëmendësisë së vendeve të tyre, kur e kuptuan se popujt e tyre nuk i donin më, si kryetari i Tunizisë, Ben Alia, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, edhe pse në zgjedhje kishin fituar me shumë më tepër vota se kryeministri shqiptar, u tërhoqën prej pushtetit. Dhe, pikërisht për këtë arsye, për arsye se u tërhoqën prej pushtetit pa pritur zhvillime tragjike siç i priti kryeministri shqiptar në vitin 1997 dhe siç tregoi se ishte i gatshëm të priste pas 21 janarit, krahasimi i tij me ata është cenimi i dinjitetit politik dhe shtetar të Ben Alisë dhe të Hosni Mubarakut. Shumë më tepër se këtyre dy shtetarëve arabë, kryeministri i Shqipërisë, me mendësinë politike dhe, në përgjithësi, me natyrën e tij, i shëmbëllen një sundimtari tjetër arab: i shëmbëllen kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf. Dhe, këtë shëmbëllesë e shfaqi qartë, vetë, edhe këto ditë.
Kjo shëmbëllesë e natyrës politike dhe e asaj pushtetore e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, me diktatorin e Libisë, Moamer el - Gadafi, duhet ta shqetësojë shumë Shqipërinë.
Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me të njëjtën gjuhë politike me të cilën flet edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, për popullin që proteston.

E dëgjuat fjalimin e Moamer el-Gadafit të mërkurën, më 23 shkurt 2011?
E dhanë disa televizione të huaja. U dha edhe në ndonjë televizion të Tiranës. Nuk u dha në tërësi - se Moamer el-Gadafi flet gjatë, sado tani, i janë shkurtuar fjalët: ia shkurtoi populli i Libisë.
E keni dëgjuar edhe fjalimin e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, menjëherë pas protestave të 21 janarit 2011?
Keni pasur rastin ta dëgjoni shumë e shumë herë. E kanë dhënë të gjitha televizionet. Në mënyrë të veçantë e kanë përsëritur shumë herë televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh, sa më shpesh, kryeministrin, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit, mori pjesë në garat kombëtare të notit krol në Detin Adriatik, qoftë edhe kur, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, mori pjesë në garat e ngjitjes në Murin kinez, në të cilat merrnin pjesë kryetarët dhe kryeministrat e shumë shteteve!
Ç'është e vërteta, tani, as televizionet që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, qoftë edhe në garat e notit në Adriatik, qoftë edhe në garat e ngjitjes në Murin kinez, nuk po e japin më fjalimin e tij të mbajtur menjëherë pas protestës së 21 janarit.
Disa ditë kam menduar: nuk po e japin sepse kryeministri i Shqipërisë mban shumë fjalime, nga disa fjalime në ditë, prandaj po të jepej edhe ai i 21 janarit prapë e prapë nuk do të dihej se cili është i sotmi, më i fundit! Dhe më i rëndësishmi! Por, sot, kur e dëgjova fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, sikur e kuptova pse televizionet tona, sidomos ato që kanë qejf dhe detyrë, detyrë demokratike, ta kallëzojnë aq shpesh kryeministrin e Shqipërisë, nuk po e japin më fjalimin e tij të 21 janarit.

E pse nuk po e japin më atë fjalim historik e revolucionar?
Nuk po e japin më sepse është shumë i ngjashëm, diku-diku plotësisht i njëjtë, me fjalimin e diktatorit të Libisë, Moamer el-Gadafit, dhe frikësohen mos ky fjalim do t'i frymëzojë shikuesit e tyre të mendojnë e të thonë: diktatorët, tiranët, despotët kanë një gjuhë - gjuhën e kërcënimeve, të frikësimeve, të dhunës, të vrasjeve.
E televizionet tona, sidomos televizionet tona që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë kryeministrin e Shqipërisë jo vetëm si noton dhe si ngjitet në Murin kinez, madje, edhe në Malin e Dajtit, por edhe si flet dhe çka flet, ndoshta nuk janë të lumtura pse ai, domethënë kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Libisë flasin gjuhë shumë të ngjashme politike, diku-diku gjuhë plotësisht të njëjtë politike. Revolucionare! Të pakohtë! Parake!

Por, në qoftë se televizionet, që kanë qejf dhe detyrë ta kallëzojnë shpesh kryeministrin, nuk kanë qejf të dëgjohet më fjalimi i tij i 21 janarit, domethënë nuk kanë qejf ta bëjnë popullin të vetëdijshëm se kryeministri i tyre flet me gjuhë politike shumë të ngjashme, diku-diku plotësisht të njëjtë me gjuhën politike të kryetarit të Libisë, populli e ka shënuar në kujtesë atë fjalim dhe nuk e harron lehtë.  
Ata që e kanë kujtesën e jashtëzakonshme si Gjergj Fishta, si Fan Noli, si Faik Konica, si ish kryetari i Shqipërisë, Rexhep Mejdani, si ish kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Ylli Popa, si unë e si një numër tjetër i mjekëve, i fizikanëve, i shkrimtarëve të Shqipërisë shtetërore dhe të Kosovës, nuk do ta harrojnë kurrë, kurrën e kurrës, atë fjalim. Dhe, nuk do ta harrojnë kurrë, sepse ishte fjalim antologjik revolucionar, si edhe fjalimi i kryetarit të Libisë i mbajtur më 23 shkurt.
Ç'është e vërteta numri më i madh i qytetarëve të Shqipërisë, në mënyrë të veçantë intelektualët e sipërpërmendur, e dinë fare mirë se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, gjatë shumë e shumë vjetëve të tij në pushtet, qoftë si kryetar i Shqipërisë, qoftë si kryeministër i Shqipërisë, qoftë si kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qoftë, më herët, si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës në Universitetin Shtetëror të Shqipërisë në Tiranë ndonjëherë ishin edhe më revolucionare se fjalimi i 21 janarit apo se fjalimi i Moamer el-Gadafit i 23 shkurtit.
Krahasojini fjalimet e kryeministrit tonë, që ka mbajtur si sekretar i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në mbledhjet e kësaj organizate në Universitetin Shtetëror të Tiranës; fjalimet që ka mbajtur si kryetar i Shqipërisë, mbasi u shpërbë organizata themelore e Partisë së Punës në të cilën ishte sekretar; fjalimet që ka mbajtur si kryeministër i Shqipërisë; fjalimet që ka mbajtur, oh sa shumë fjalime, si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, qe njëzet e sa vjet - krahasojini të gjitha këto fjalime të tij me fjalimet e kryetarit të Libisë dhe do të shihni, do të shihni e do të bindeni, se fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, në vazhdimësi ishin fjalime revolucionare sa fjalimet e kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadaf.
Ngjashmëria, kur e kur njëjtësimi i plotë i fjalimeve të fundit të këtyre dy shtetarëve, u bë më i dukshëm se i fjalimeve të tyre të mëparshme, sepse ishin fjalime kur edhe njëri edhe tjetri e ndien veten pisk, u gjetën në, si e quan filozofi Karl Jaspers, situatë skajore, të rrezikuar në fronin në të cilin ishin venduar. Fjalime më të mira gjithmonë mbahen kur gojëtari është i tronditur. Ishin ato dy fjalime antologjike revolucionare të dy politikanëve të tronditur shumë emblematikë të popujve të tyre, që jetojnë në dy kontinente: njëri në kontinentin afrikan, kurse tjetri në kontinentin evropian, që jetojnë larg njëri-tjetrit, por që shumë i përngjasojnë njëri - tjetrit pikë së pari sepse e duan pushtetin si t'i kishte bërë një nënë! Dy fjalime shëmbëllyese. Revolucionare historike!
Çka i bënë të ngjashme, jo, më falni, çka në thelb i bënë identike këto dy fjalime të të dy shtetarëve prej të cilëve njëri sundon dyzet vjet, kurse tjetri njëzet vjet? Ngjashmërinë, kur e kur njëjtësinë e këtyre dy fjalimeve të parët e kanë vërejtur dhe paraqitur matur, kujdesshëm, më mirë se unë, në tv, Filip Çakuli, Saimiri dhe Doktori - tre artistët, që për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, për shëndetin e tyre politik e moral, për demokracinë, po bëjnë më shumë se shumë institucione dhe se shumë intelektualë bashkarisht. Unë, ndërkaq, po merrem edhe me shkaqet që i bëjnë të ngjashme këto dy fjalime.
Përmbajtja e shëmbëllesës
-Të dy fjalimet i drejtohen popullit, në tërësi. Natyrisht. Tiranët, despotët dhe diktatorët kanë qejf t'u drejtohen të gjithëve, por të qërojnë hesape me të veçantit.
-Në të dy fjalimet bëhet dallimi midis atyre nënshtetasve që rrinë urtë, qetë, që janë besnikë, ndaj sundimtarit të tyre dhe atyre që janë ngritur në protestë kundër atij sundimtari.
-Në të dy fjalimet thuhet, shumë vendosmërisht, se pavarësisht prej numrit të protestuesve, as kryeministri, as kryetari, nuk do të tërhiqen. Jo! Kurrën e kurrës. Pavarësisht sa do të zgjasin aty protestat.
-Në të dy fjalimet ftohen anëtarët e partisë së kryeministrit Sali Berisha dhe besnikët e kryetarit Moamer el-Gadaf që të jenë në gatishmëri kur t'u thuhet të dalin në protestë, të cilën i pari e quan miting, kurse i dyti e quan popull, për të treguar përkrahjen ndaj sundimtarit.
-Në të dy fjalimet, protestuesit, herë të gjithë e herë disa grupe të tyre, quhen kriminelë, jo, më falni, banditë.
-Në të dy fjalimet, protestuesit zhvlerësohen si përdorues të drogës dhe të alkoolit, që i bëjnë të sillen pakontrollueshëm e të ushtrojnë dhunë kundër forcave të rendit!
-Në të dy fjalimet, protestuesit quhen të paguar, më së shumti prej armikut të brendshëm - opozitës, por nuk përjashtohen as paratë e armikut të jashtëm, të vjetër a të ri.
-Në të dy fjalimet arsyetohen vrasjet e protestuesve me "argumentet" e gjithmonshme të tiranëve, despotëve e diktatorëve - janë vrarë duke u përpjekur të pushtojnë institucionet dhe të marrin pushtetin!
Në të dy fjalimet akuzohen protestuesit se kanë plagosur e kanë vrarë njëri-tjetrin me qëllim që për vrasjen e plagosjen e tyre të akuzohen forcat e rendit, domethënë mbrojtësit e kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryetarit të Libisë.
Në të dy fjalimet, të dy sundimtarët, ky i Shqipërisë gojavetë dhe me gojën e ministrit të ushtrisë, kurse ai i Libisë, me gojën e të birit, i përkujtojnë protestuesit se, po e deshi puna, protestuesit do t'i paqesojë ushtria!
-Në të dy fjalimet autorët e tyre tregojnë se e duan shumë krahasimin si figurë të shprehjes politiko-poetike: edhe kryeministri shqiptar, edhe kryetari i Libisë, i krahasojnë organizuesit e protestës, domethënë armiqtë politikë, me miun që lyp vrimën për t'u fshehur kur hidhërohen ata!
-Në të dy fjalimet, siç shihet, mbizotërojnë dy trajta të ligjërimit: akuza dhe kërcënimi.
Pikat e takimit, në të vërtetë pikat e njëjtësimit të fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe të kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, janë më të shumta, por edhe këto të theksuarat janë të mjafta për të dëshmuar se koncepti pushtetor i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe i kryetarit të Libisë, Moamer el-Gadafi, është në mos plotësisht i njëjtë, së paku tepër i ngjashëm.
Si të mos jetë, o Zot!

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe kryetari i Libisë, Moamer el-Gadafi, e njëjtësojnë qeverisjen me sundimin, kontratën shoqërore midis popullit dhe përfaqësuesit të zgjedhur me sundimin e pakufizuar.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë, e dëshirojnë sundimin e tyre si sundim të pafund, derisa të jenë gjallë. Për arsye pse e dëshirojnë dhe e kuptojnë kështu sundimin, kryeministri shqiptar u drejtohet qytetarëve të Shqipërisë kështu: do të jem në politikë, e kjo për të do të thotë në pushtet, edhe tridhjetë vjet, derisa të bëhet 110 vjeç, kurse kryetari i Libisë i drejtohet popullit kështu: nuk do të largohem prej vendit. Kurrë!
Edhe kryeministri i Shqipërisë, edhe kryetari i Libisë nuk e fshehin fare se janë të gatshëm të vdesin për të mbetur aty ku janë: në pushtet.
Për këtë arsye kryeministri i Shqipërisë, u drejtohet protestuesve, opozitës, të gjithë atyre që shprehin dëshirën që të largohet prej pushtetit: ata që do të provojnë edhe një herë t'i afrohen ndërtesës së kryeministrisë do të marrin përgjigjen që nuk e kanë imagjinuar kurrë!
Për këtë arsye kryetarit i Libisë i drejtohet popullit: do të vdes si martir. Natyrisht: në fron.


Të përsëris: Shqipëria duhet të jetë shumë e shqetësuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me gjuhën politike me të cilën flet edhe diktatori i Libisë, Moamer el-Gadafi. Dhe, duhet të jetë shumë e shqetësuar Shqipëria sepse gjuha politike e të parit si edhe gjuha politike e të dytit burojnë prej mendësisë pushtetore në thelb të njëjtë, që është mendësi e kërcënimit, e frikësimit, e shtypjesh, e vrasjes.
Në qoftë se do që të jetë shtet i qytetëruar, me rend politik-shoqëror demokratik, në të cilin demokracia do të jetë marrëdhënie midis njerëzve, shtet i së drejtës, shtet me qëndrueshmëri, me shëndet moral, me nderim e autoritet në botë dhe, më në fund, shtet i pranuar në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të lirohet prej konceptit pushtetor berishian - gadafian. Kur të lirohet prej këtij koncepti të tejskajshëm për pushtetin, Shqipëria do të lirohet edhe prej asaj gjuhe revolucionare, shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, që e dëgjon nga goja e kryeministrit dhe e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë a - më saktë e thënë - nga goja e kryetares së Kuvendit të tij. E vë peng veprën dhe etikën time mendore dhe them: Shqipëria do të lirohet prej atij koncepti vrastar pushtetor dhe, më në fund, prej asaj gjuhe shtypëse, kërcënuese dhe frikësuese, gadafiane, vetëm në qoftë se lirohet prej kryeministrit të sotëm të saj, Sali Berisha.
Nga Rexhep Qosja, G. Shqiptare,
Për të gjithë ju që ndoshta e keni harruar fjalimin e kryeministrit Berisha më 21 janar, pak orë pas përfundimit të demostratës,ku deklaronte se viktimat ishim goditur me plumb pistolete nga afër dhe nga vetë protestuesit, iu risjellim videon me deklarimet e tij, në një kohë që e gjithë bota sytë i kishte kthyer nga Shqipëria
http://www.youtube.com/watch?v=6xIekov-aLY

Stop Injorancës - Ndal Paditurisë