-”Padrejtësia kudo që ndodhë , është kërcënim i drejtësisë në gjithë botën.” Martin Luther King
Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili, kërkoj ndjesë, që së pakut me
rastin e nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të
realizoj një ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshirue dhe meritue, nuk
munda të mbetem besnik ndaj opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja
lidhur me besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore!
Qysh prej vitit 1054, kur u bë përçarja, ndarja e besimit të
krishterë në dy blloqe dhe në dy qendra, në besimin e krishterë ortodoks
me qendër në Stamboll dhe besimit e krishterë romano-katolik me qendër
në Romë, kundërthënjet në mes tyre kurrë nuk pushuan deri në këto
momente që po i shkruaj këta rreshta dhe nuk pati kurrënjëherë afrim,
apo bashkëpunim në mes tyre.
Sllavo-ortodoksizmi duke pasur si qendër Stambollin, e Stambolli duke
qenë një qytet në ndarjen e Evropës dhe Azisë, duke qenë qytet me
shumicë dërmuese të përkatësisë islame, duke qenë edhe kryeqendër e
perandorisë Osmane, u përdor nga sllavo-ortodoksizmi për projektet
nxitëse kundër përendimit dmth. kundër besimit të krishterë
romano-katolik.
Për fat të keq pozita gjeostrategjike e shqiptarëve ishte në prag të
derës së Stambollit dhe thyerjet, betejat, luftat e para do të fillonin
mu në trevat shqiptare, por edhe qëndresat e para, gjakderdhjet dhe
pasojat do të barteshin në radhë të parë nga vetë shqiptarët.
Të gjitha betejat dhe luftat më të përgjakura u zhvilluan kundër
shqiptarëve dhe impakti kryesor kundër forcave lindore vinte pikërisht
nga shqiptarët .
Me pushtimin e trojeve shqiptare filloi edhe islamizimi i dhunshëm i popullsisë me besim romano-katolik dhe asimilimi i tyre.
Përveç dhunës ndaj gjithë popullsisë së krishterë shqiptare
(ortodokse dhe romano-katolike), zbatohej polotika e taksave dhe gjobave
të rënda si në pasuritë materiale, ashtu edhe në marrjen nizam të
djemve dhe tretjen e tyre me dymbëdhjetë vjet e më vonë shtatë vjet
shërbim ushtarak. Por për familjet autoritare që nuk bindeshin dhe
pushteti ua kishte frikën përveç vrasjeve, burgosjeve, torturave,
dënimeve zbatohej edhe internimi i familjes, lagjes, i gjithë fshatit,
apo edhe i gjithë popullësisë së një krahine, nëpër ujdhesa të Egjeut,
apo në shkretëtira të Anadollit.
Popullsia shqiptare me besim ortodoks që pranonte autoritetin e
kishës sllavo-ortodokse në trojet dardane, dhe pjesa shqiptare që
pranonte islamizmin si besim të vetin, u trajtua krejt ndryshe nga ajo
krishterë romano-katolike dhe dalëngadalë filloi joshja e tyre nga të
gjitha pushtetet okupuese Kleri ortodoks shkollohej kryesisht në
Stamboll, në Athinë dhe në Moskë. Kisha sllavo-ortodokse kishte arritur
që me lajka të përfitonte lirinë e ushtrimit të riteve fetare në gjirin e
perandorisë osmane.
Pasi klerikët ordodoks predikonin në greqishte, ose në
sllavishte, një pjesë e madhe e shqiptarëve të këtij besimi u asimiluan
në grekë respektivisht në sllavë. Eshtë tipik rasti i shkijëve (jo i
kolonistëve serbë), në territoret e Dardanisë antike, apo i vilajetit të
Kosovës që edhe sot e kësaj dite ADN-ja e tyre është iliro-shqiptare.
Në shekullin e kaluar i gjithë vilajeti i Kosovës u robërua nga
sllavët serbo-bullgarë, të cilët vazhduan të njejtën politikë sikur
perandoria osmane, bile në mënyrë edhe më të egër. Në të gjitha
periudhat zona të tëra të trevave shqiptare, për të mbijetuar, mbanin
nga dy emëra. Një emër e kishin të besimit islam që përdorej në
administratë, në rrugë, në punë dhe në të gjitha formalitetet zyrtare,
kurse emërin tjetër e mbanin të besimit të krishterë romano-kotolik dhe e
përdornin vetëm brenda familjes, ku edhe mbanin të gjitha ritet fetare
të krishtera, sdo mendë në mënyrë ilegale. Familje të tilla kemi edhe
sot në disa treva të Kosovës. Në të gjitha kohët familjet e krishtera
përbuzeshin dhe nënçmoheshin nga pushteti dhe në anën tjetër, pjesa e
islamizuar e popullsisë cytej që mos t'i pranonte në mesin e tyre, ti
leçiste dhe në shumë raste edhe ti ndjekte duke i gjuajtur me gurë,
pjesëtarët e besimit të krishterë romano-katolik (këtë e tregonte edhe
nëna Emine (Marie), nga rrethi i Kumanovës, në vitet ’90-ta në Duisburg
të Gjermanisë, kur shkoja për vizitë në familjen e tyre). Pra familjet e
krishtera në shumë anë nuk guxonin të deklaroheshin, por edhe sot e
gjithë ditën nuk kanë guxim të deklarohen haptas që i takonin dhe i
takojnë besimit të krishterë katoliko-romak. Për fat të keq edhe sot e
kësaj dite shumë familje të tilla, nga përzierja e martesave me familje
të besimit islam, nga frika se nuk do të mirëpritet deklarimi i tyre si
të krishterë, heshtin dhe ngurrojnë të deklarojnë opinionin e tyre që e
ruajnë thellë në zemër dhe në shpirtin e tyre .
Sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi në bashkërendim dhe
bashkëpunim të ngushtë sistematik për asimilimin dhe zhdukjen e
shqiptarëve
Në kohën e perandorisë osmane sllavët kishin një trajtim të
privilegjuar në krahasim me shqiptarët. Ata kishin të drejtën e besimit
dhe praktikimit të riteve fetare ortodokse, të drejtën për shkollim në
gjuhën e tyre, kurse shqiptarët nuk i gëzonin këto të drejta.
Me shpartallimin e perandorisë osmane trojet shqiptare u nxorën në
pazar nga vetë perandoria për t'i joshur apetitet sllavo-ortodokse të
Moskës, Beogradit e Athinës.
Prej më shumë se 100 mijë km²,
Shqipëria londineze ngeli vetëm me rreth 28 mijë km², sepse të tjerat u
aneksuan nga serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me ndihmën e Rusisë dhe me
pamundësinë e mbrojtjes nga shtetet perëndimore. Edhe kjo pak
Shqipëri, përveç përpjekjeve dhe gjakut të derdhur është një dhuratë e
bërë për popullin shqiptar nga ana e disa shteteve mike evro-përendimore
dhe SHBA-ve.
Shkëmbimi i popullsive Greqi-Turqi dhe shpërnguljet e shqiptarëvenga vilajeti i Kosovës
(si turqë, sepse atyre u ndrroheshin emërat, mbiemërat, shtetësia dhe
përkatësia kombëtare në Shkup, para se t’i dërgonin për Turqi),
në Turqi flasin qartë për bashkërendimin dhe bashkëpunimin në fjalë .
Le të më falin imamët e ndershëm , të cilët kurrë nuk mohuan
që para se të ishin hoxhë ishin shqiptarë, të cilët kanë hangër ma shumë
dajak, sesa bukë gjatë gjithë jetës së tyre nga OZN-a , ose UDB-ja!
Hoxhollarët në kohën e Perandorisë Otomane ishin pushteti vetë, por i
padeklaruar, kurse në kohën e Serbisë së parë ishin kthyer në
misionarët më të rrezikshëm në shërbim të pushtetit okupues për
asimilimin e popullsisë shqiptare Ata ishin bërë “
dërrzhavni imami” që do të thotë
imam shtetëror,
të cilët paguheshin drejtëpërdrejtë nga Beogradi. Rrogat e tyre ishin
në rangun e ministrave dhe me një rrogë mujore të cilën e merrte imami i
tillë, mund të blente dy penë qe (kije), që për kohën ishte vlera e një
hektari tokë pune. Porosia e tyre ishte që, imamët çdo të dytën fjalë
ti predikonin popullit se ishin turk, në vend të fjalës musliman, kurse
emërtimi shqiptar të çrrënjosej nga fjalori ynë i përditshëm dhe nga
zhargoni i ngjarjeve historike. Efekti predikues i kësajë maskarade
antishqiptare arriti deri aty, sa që një pjesë dërmuese e pleqëve, që
edhe vetë i mbaj mend, betimin kryesor e kishin “-
Pasha turqninë!,
Në kofsha turk i biri turkut! …”etj. Kurse pohimi “
jemi turqë, jam turk,…” kishte zëvendësuar atë shqiptar. Ky lloj imamësh shkonin deri aty sa që popullsisë e besimit islam i predikonin që
“…serbin
ortodoks e kemi më të afërt se shqiptarin katolik.” , “…e dini sa afër e
kami serbin ortodoks, sa trashësia e mazës së qepës, kurse katolikun
shqiptar sa trashësia e pjesës tjetër të qepës!…”, “…katoliku shqiptar,
për tu konvertue në fenë islame, së pari duhet të shkojë të konvertohet
në kishën ortodokse serbe, për ta zbutur fenë katolike dhe të praktikojë
ate së pakut tre vjet, e tek pastaj të vij të konvertohet në fenë
islame.”, por jo vetëm kaq, sepse “këshillonin”edhe se
“…nëqoftëse je i shoqëruar me gruan dhe takohesh me një serb dhe një
shqiptar të krishterë, gruaja e besimtarit islam duhet të fshihet pas
serbit që mos ta shoh katoliku,…”, që ,”…mos e dërgo djalin në shkollë
se bëhet shkja !, …mos e dërgo vajzën në shkollë se bëhet shkinë!
,…djali që i lëshon flokët bëhet shkja ! ,…vajza që nuk mbulohet me
ferexhe bëhet shkinë ! “ , “…varri i muslimanit sa më shpejt të zhduket
është aq më sevap!, …është haram të rregullohet varri i muslimanit,
sepse shkijet i rregullojnë varret !”, “…kjo botë është e kaurrëve,
kurse bota tjetër është e muslimanëve !” e shumë prapështi të këtij lloji që vetëm hoxhollarët me gjak të prishur dinin ti bënin.
Pasojat e predikimeve të tilla për popullin shqiptar janë të
pariparueshme, sepse kanë bërë efektin e tyre direkt. Po ju jap vetëm
një shembull, – në fshatin tim të lindjes Bllacë, komuna e Therandës ,
sipër lagjes Guraziu është një lendinë e shkretëruar në të cilën deri
para njëzetë e pesë vitesh janë varrosur bashkëfshatarë të një pjese të
fshatit tonë, unë mbaj mend mirë raste varrimi me emër e mbiemër dhe sot
nuk dihet asnjë gjurmë varresh. Si pasojë, sot një pjesë madhe e
bashkëfshatarëve të mij nuk dijnë as varret e prindërve të tyre, e leje
më varret e gjyshërve që nuk vjen as në shprehje. Këtë “meritë” të
imamëve antishqiptar, gjithësecili nga ju lexues të nderuar, mund ta
verifikojë vetë pa më të voglin mundim. Mjafton të bëni një vizitë në
kodrinën sipër lagjes Guraziu të fshatit Bllacë.
Nuk do mend të gjitha këto bëheshin në bashkëpunim të ngushtë dhe me
direktiva të dhëna nga OZN-a dhe më vonë nga UDB-ja. Bashkërendimi dhe
bashkëpunimi në mes sllavo-ortodoksizmit dhe islamizmit kishte shkuar
deri aty sa që një numër i madh rusësh e sllavësh të tjerë ishin
shkolluar në mejtepet e medresetë e Stambollit dhe ishin trajnuar në
Moskë e Beograd e pastaj ishin dërguar si imamë nëpër vendbanimet
shqiptare për t’i spiunuar dhe për t’i asimiluar shqiptarët. Edhe Kurani
që përdorej në territoret shqiptare ishte i modifikuar dhe i përshtatur
për dezorientimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve.
Për fat të keq edhe në Jugosllavinë e Titos një pjesë dërmuese e
imamëve ishin anëtarë të LKJ-së dhe ishin dora e djathtë e pushtetit në
spiunimin e popullsisë shqiptare tek organet e sigurimit shtetëror.
Shihni sot gjendjen e Sanxhakut të Bislim Boshnjakut, bashkëluftarit
të Isa Boletinit, shihni sot gjendjen e Plavës dhe Gucisë së Ali Pashë
Gucisë si janë katandisur dhe kanë humbur identitetin e tyre, gjuhën e
tyre dhe e quajnë veten e tyre sanxhaçki muslimani, (muslimanë të
Sanxhakut) , respektivisht cernogorski muslimani, (muslimanë të Malit
të Zi), kur fare mirë e dimë që ata deri para pak dekadash ishin
shqiptarë, çka tregojnë qartë edhe mbiemërat e tyre shqiptar , si
Laiç=Lajçi , Gashiç=Gashi , Shaliç=Shala , Shkreliç=Shkrreli , etj. Po
për boshnjakët kur do të dijmë se në ç’kohë janë asimiluar! Iu mbetet
historianëve të punojnë për të ndriçuar këtë tragjedi
pellazgo-iliro-shqiptare.
Në kohën e kriminelit të radhës Millosheviç, prapë imamët u bënë
“dërrzhavni imami” , sepse Beogradi iu lidhi paga të majme dhe iu bëri
privilegje nga më të ndryshmet. Një pjesë e madhe e spiunimit të
popullit shqiptar bëhej pikërisht nga vetë imamët shqipfolës. Në vitet
’90-ta, sidomos pas largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna dhe
vendosjes së masave të dhunëshme dhe segregacionit të plotë në Kosovë
dhe viset tjera shqiptare, filloi me të madhe propagandimi i imamëve që i
paguante Beogradi për mbledhjen rreth veti edhe të asaj pjese të
popullit shqiptar të cilët kurrë nuk kishin vënë këmbën as në Kishë e
as në xhami. Pra rifilloi islamizimi i popullsisë shqiptare. Kulmi i
tradhëtisë dhe vetëdenoncimit të imamëve ishte organizimi dhe mbajtja e
zgjedhjeve të serbisë, në veçanti të partisë së kriminelit
Millosheviç, SPS në xhamitë tona.
Në ditët tona pjesa dërmuese e
xhematit në xhamitë tona janë ata njerëz të cilët ishin dikur anëtarë
të devotshëm të LKJ-së, nëpunës shtetror, policë e spiujë të UDB-së
dhe të cilët përjashtonin mësuesit tanë që shiheshin te dera e oborrit
të xhamisë ditën e bajramit, edhepse këta të fundit nuk luteshin, por
vetëm ishin spektatorë të faljes së namazit të festës së Bajramit .
Çfarë të drejte morale, njerëzore e kombëtare kanë imamët e tillë të qëndrojnë ende në ato xhami ?!…
-Kur njeriut i zihet bishti me derë !
Pas luftës së shenjët të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës nga çizmja
serbe, në vendin tonë dolën në shesh fenomene të reja . Përveç ndërtimit
të xhamive jasht traditës dhe motiveve ekzistuese edhe në ato fshatra
të thella që kurrë më parë nuk kishte xhamijë , u krijuanë edhe qendra e
sekte të reja fetare ekstremiste që kurrë më parë nuk i kishte parë dhe
njohur populli ynë . Po të analizojm dhe të studiojm mirë të kaluarën e
misionarëve të këtyre sekteve ekstremiste, (lexo: terroriste), pjesa
dërmuese e përfaqësuesve të tyre janë nga ata individë të cilët i
takojnë grupit të cilët kanë qenë nga“shqiptarët e ndershëm” në bazë të
propagandës së Beogradit . Ndër individët që drejtojnë dhe ata më
aktivët në këto veprime antishqiptare janë pjesa dërmuese e imamëve,
hoxhollarëve, por kanë afruar rreth veti edhe shumë këngëtarë e artistë ,
të cilët deri më 1999 merreshin me këngë të përthyera nga gjuhët
sllave, arabe, rome, turke, induse etj, degjeneronin muzikën popullore
shqiptare, sepse ato këngë prezentoheshin si muzikë shqiptare, në anën
tjetër këta këngëtarë e artistë frekuentonin klubet e natës ku edhe
promovoheshin dhe merreshin me përdorimin e drogës dhe shitjen e
shpërndarjen e sajë, kurse alkooli ishte një rutinë për ta . Kjo
kategori njerëzish tani kanë ndërruar pamjen dhe sjelljen e tyre, sepse
meshkujt përveç që kanë lëshuar mjekrra, veshin pantollona të shkurta ,
por tani kanë ndryshuar edhe repertoaret e këngëve të tyre dhe gjithë
repertoarin e këngëve i kanë zëvendësuar me këngë e uluritje arabe dhe
me derse, (ligjërata fetare), nëpër xhamitë dhe në disa nga shkollat
private e publike ku kanë ndikim, kurse femrat që sot i shohim të
mbuluara me ferexhe dhe me shami me ngjyra fetare dhe na paraqiten sikur
engjuj dhe nuk pranojnë as ti japin dorën njeriut me të cilin
përshëndeten , pjesa dërmuese e tyre dikur ishin nga femrat më të
përdalura dhe merreshin me prostitucion, me konsumim e shpërndarje
drogash nëpër klubet e natës që sillnin përfitime të majme materiale
pronarëve të tyre dhe ndonjë shefi të lartë të policisë serbo-çetnike,
pse jo edhe ndonjë zyrtari të niveleve komunale , të cilët ishin mburojë
e tragëtarëve dhe tregëtive të pista . Në këtë kategori janë kyçur edhe
shumë intelektualë me bisht të zënë me derë nga UDB-ja, për të bërat
kundër kolegëve të tyre të dikurshëm dhe rinisë studentore, të cilëve iu
jepet bukur shumë vënd dhe hapsirë në mediat tona të shkruara dhe
elektronike dhe në institucionet më të larta shtetrore të shtetit tonë
të brisht laik.
Ky kor i organizuar me dhunë shantazhuese nga
ana e Beogradit janë dora e djathtë e sllavo-ortodoksizmit dhe
islamizmit në shërbim të asimilimit, tjetërsimit, zhdukjes dhe
shfarosjes së popullit shqiptar duke cenuar në rend të parë gjuhën,
kulturën, traditën, historinë, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Kjo dihet mirëfilli, por pse vallë kurrë nuk reagoj Bashkësia Islame e
Kosovës,(BIK-u), për këto degjenerime të radhës ! Erdhi një ditë që më
11 shtator 2001 , kur ndodhi sulmi terrorist ndaj kullave binjake në
qendër të Nju Jorkut , një imam në Prizren nxorri besnikët dhe
shërbëtorët e tij në rrugë, që me tabaka të shpërndajnë llokume në
shenjë solidarizimi me terroristët e organizatës Al Kaida . Erdhi një
ditë që këta misionarë të dalin dhe të rrahin disa nga ata imam të
vërtetë , që kurrë nuk harruanë që para se të ishin hoxhë ishin dhe janë
shqiptar. Erdhi një ditë që këta misionarë shanë Gjergj Kastriotin,
Nënë Terezën e Pjeter Bogdanin, sepse i pengon vlera që bartin këto
personalitete të historisë sonë kombëtare dhe respekti që gëzojnë në
popull . Erdhi një ditë që këta misionarë të dalin në rrugët e
Prishtinës , por edhe në kalanë e Prizrenit , të ulurisin në arabisht me
flamur të organizatës terroriste Hamas dhe të kërkojnë ndërtimin e një
xhamie në trojet e univerzitetit, por edhe në kalanë e Prizrenit A thua
se nuk paska xhamijë në Prishtinë e Prizren ?!… Altoparlantët e
vendosur në minaret e xhamive të Prishtinës, Prizrenit dhe gjithandej
trojeve shqiptare, na e prishin gjumin në ora pesë të mëngjesit me
ulurimën lemeritëse e rrënqethëse dhe atë jo në shqip, por në arabisht
edhepse 90% e popullsisë nuk janë praktikues.
Po pse kërkohet të ndërtohet xhami mu në trojet e universitetit ?!… Pse kërkohet të ndërtohet xhamijë në kalanë e Prizrenit ?!…
Nuk do mend, sepse në trojet universitare gjindet kisha
sllavo-ortodokse, e cila në bazë të pohimeve të imamëve është motra e
madhe e xhamisë, pra aty është kisha ortodokse serbe e ndërtuar nga
autoritetet okupuese serbo-çetnike te Millosheviqit në kohën e okupimit
të Kosovës në të gjitha lëmitë e jetës, që ende nuk është bërë meremet.
Me ndërtimin e xhamisë, pretendohet të përgatitet terreni që, të fillojë
proçedura për legalizimin dhe meremetimin e kishës ortodokse serbe në
zemër të Prishtinës dhe atë, në trojet e ndërgjegjjes dhe të krenarisë
kombëtare, pra në trojet e universitetit të Kosovës dhe me fondet e
qeverisë së Kosovës, që janë ndjersa dhe të hollat e taksapaguesve të
qytetarëve të republikës së Kosovës.
Le të më falin njerëzit hallexhinjë dhe të mashtruarit qoftë
nga fukarallëku, qoftë nga rënja viktimë nga këta misionarë maskarenjë!
Këta mjeranë, pra këta misionarët, janë njerëzit më të mjerë që
thithin ajrin, pijnë ujin dhe hajnë bukën e Kosovës me hile dhe me zemër
të zezë. Këta mjeranë kanë bërë aq shumë mëkate ndaj familjes së tyre,
fqinjëve, shokëve e miqëve të tyre, ndaj gjithë popullit shqiptar,
sa
që sot detyrohen të luajnë vallen ashtu si iu thotë, pra ashtu si i
urdhëron Beogradi, sepse të tillët janë të shantazhueshëm dhe prandaj
zhantazhohen nga UDB-ja . Në fillim të shekullit XXI, kundër
dëshirës së tyre lëshojnë mjekrra, veshin pantollona të shkurta mbi
zogun e këmbës, i detyrojnë gratë, motrat, kunatat, vajzat e tyre të
vishen në ferexhe dhe shamija fetare dhe të dallohen prej popullit të
tyre, sepse Beogradi ashtu kërkon që shqiptarët të paraqiten para botës
si islamistë ekstremistë dhe mundësisht
të largojë përkrahjen e
shteteve të Evropës dhe SHBA-ve për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët
në përgjithësi. Edhe rasti i tentimit të sulmit ndaj bazës së ushtrisë
amerikane në Nju Xherzi dhe rasti i vrasjes së ushtarëve amerikanë në
aeroportin e Frankfutit në Gjermani janë bashkërendim dhe bashkëpunim i
ngushtë ndërmjet atyre që unë i quaj sllavo-ortodokso-islamistë.
Duke i analizuar këto të bëra,
po e përsëris që këtyre mjeranëve iu është zënë bishti me derë nga UDB-ja dhe nuk pritet asgjë e mirë prej tyre !
Për fat të mirë evropianët dhe amerikanët i dinë mirë këto lojëra dhe
nuk pijnë ujë më, sepse sot nuk është koha kur shqiptarët nuk mund të
flasin për veten e tyre dhe në mos sot nuk do të vonojë dhe vetë
ineligjenca shqiptare do të ngritet kundër këtyre maskarenjëve servilë.
Imponimi i ceremonive arabo-xhihadiste dhe mungesa e kurajos së shqiptarëve për t'i kundërshtuar imamët
Me rastin e ndonjë varrimi si në atdhe, ashtu edhe në diasporë ,
imamët kanë ndryshaur ritet e ceremonialet e mortjes dhe të varrimit nga
ato që ne i njihnim para vitit 1981, sepse përveç faljes së xhenazës
dhe thirrjes së tallkinit, pjesa dërmuese e imamëve, tashti arkivolit po
i hudhin një leckë të gjelbër me ca shkresurina arabe gjatë gjithë
kohës, prej shtëpisë deri te varri, pastaj me të mbuluar kufomën e të
ndjerit në varr , imamë, hoxhollarë e haxhinjë po organizohen në kor dhe
po fillojnë këndimin e këngëve arabe që kurrë më parë nuk i kemi parë
dhe ndëgjuar, po i detyrojnë të gjithë pjesëmarrësit të ulen
galuç(kacul) derisa ata po i mbarojnë uluritjet e tyre në një arabishte
që mund ti ngjajë çdo uluritje tjetër përveç origjinalit ! Këndime të
tilla organizohen edhe me rastin e varrimit të ndonjë komandanti e
ushtari shumë të nderuar të UÇK-së , edhe me rastin e varrimit të ndonjë
intelektuali e veprimtari të çështjes kombëtare, edhe me rastin e
varrimit të ndonjë prindi të dëshmorëve e të cilitdo të ndjerë ku imamët
e tillë kanë mundësinë të imponojnë mënyrën e ceremonialit mortor
arabo-xhihadist .
Nga frika se “mos po e prishin ” ceremoninë
mortore pothuaj pjesa dërmuese e pjesëmarrësve përulen para autoritetit
tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtetin e të gjithë
okupatorëve të popullit tonë që nga otomanët e deri te sllavo-ortodoksët
.
Pjesa tjetër e pjesëmarrësve të cilët nuk i përfillin këto
ceremoniale të huaja për popullin dhe traditën tonë qëndrojnë në këmbë
dhe nuk i ngrisin lartë as durtë e a këmbët, por me qëndrimin e tyre
stoik nderojnë të ndjerin, të afërmit e të ndjerit dhe injorojnë imamët e
tillë arabo-xhihadistë dhe misionarë të sllavo-ortodoksizmit dhe
islamizmit.
Për fat të keq, imamët, edhe sot e gjithë ditën janë imponues ,
përbuzës, poshtrues, denigrues, asimilues e çka jo tjetër ndaj vlerave
të mirëfillta kombëtare shqiptaro-iliro-pellazge .
Varrimi i fundit ku isha prezent ndodhi në fshatin Karvasari të
komunës së Malishevës të njohur si fshat me dy besime fetare. Banorët e
fshatrave të kësaj ane, jo vetëm qytetarët e Karvasarisë, por edhe nipat
e tyre i quajnë romano-katolik, sepse këta të fundit janë nipa të
Karvasarisë . Më 28 shkurt 2012 ndrroi jetë Zeqir O. Gërdalla ,(Mhill
Gërdalla, sipas atyre që dinë për pakëzimin e tij), një prej pleqëve më
me zë të asaj treve, për nga zgjuarsia dhe njohja e traditës së vjetër
iliro-shqiptare . Zeqir Gërdalla ishte personi , i zgjedhuri parë , i
cili pranoi që të hedh gurthemelin e kishës romano-katolike në fshatin e
tij , ishte gjithashtu personi që preu shritin përurues të hapjes së
kishës . Për hirë të mirëkuptimit dhe harmonisë ndërfetare Zeqir
Gërdalla pranoi të vejë edhe gurthemelin e xhamisë së fshatit . Ai ishte
njeri me bindje plotësisht të besimit të krishterë , por nga rrethanat ,
pothuaj gjithë miqësinë i kishte të besimit islam, por familja e tyre
nuk ishte praktikuese e riteve fetare. Aty pritej dhe flitej vetëm
bujarisht, miqësisht dhe shqiptarisht, sepse izmat nuk kishin vend . Më
28 shkurt në darkë filluam bisedën rreth mënyrës së rrjedhes së
ceremonisë mortore , temë që e hapa unë duke dashur të jemi besnik ndaj
opinioneve dhe dëshirave të të ndjerit . Si gjithëherë aty u fol shumë ,
por nuk u vendos asgjë konkrete, përveç pastrimit të trupit të të
ndjerit që ishte bërë nga familja. Pra kjo dihej mirë, se nuk do të
kishte hoxhë që do të prekte kufomën e tij . Pyetjet se ; -çka do të
thojnë miqët?, çka do të mendojnë kojshitë?,
çka do të thojnë bashfshatarët?,
e një mori pyetjesh të tilla të kota, sikur mos të njihej dhe sikur mos
të diheshin paraprakisht idetë dhe opinionet e të ndjerit rreth besimit
fetar , nuk kishin të ndalur . Për habinë më të madhe në mesin e të
pranishëmve kishte edhe individë që heqen si intelektualë dhe ngulmoonin
në bërjen e ceremonialit mortor islam , kishte edhe burra që e kishin
shoqërue të ndjerin me rastin e prerjes së shiritit për hapjen e kishës
në fshat, kishin pirë verë bashkë dhe kishin marrë pjesë edhe lutjet
fetare në atë rast , por ishin indiferent dhe nuk bëzanin fare . Këta të
fundit kishin ngrënë edhe dreka e darka në restorante të ndryshme
bashkë me Zeqir Gërdallën dhe priftin e fshatit . Ndonjë rast më kishin
telefonuar edhe nua, por pasiqë unë ndodhesha në Prishtinë, ose jasht
vëndit nuk kisha pasur rast t’iu bashkangjitem në një ndejë të tillë .
Prej të pranishmëve në mbrëmjen e 28 shkurtit vetëm një nip i Zeqir
Gërdallës , Ganiu i tha gjerat shkurt dhe trup para të gjithëve .
“-Burra ! – tha ai, -Qamili po thotë që nëse ne i respektojm
opinionet, idetë , besimin dhe dëshirat e dajes Zeqir, ceremonia e
varrimit duhet të behet ashtu si ka dashur i ndjeri, ose tek e fundit
mos thirrni as hoxhë e as prift, për ceremoninë mortore , se nuk bëhet
nami ! Nëqoftëse duanë të vijnë i ftoni thjeshtë, vetëm si pjesëmarrës
në varrim !”
Mirëpo nuk patëm përkrahje dhe fundi mbet pezull , me hoxhë po, por
pa i përcaktuar kufijtë as në vija të trasha . Pra kishte vend për
manipulime të shumta . Me sa e di unë, prifti i fshatit nuk ishte ftuar
dhe nuk ishte lajmërua fare, edhepse ishte mik shumë i mirë i të ndjerit
!!!… Më 29 shkurt do të bëhej varrimi . U grumbulluanë shumë miqë e
dashamirës erdhi edhe imami i fshatit, një i ri me të kaluar shumë të
dyshimt, por që tani mbante çallmën e imamit të fshatit . Si gjithë
imamët edhe hoxha në fjalë, megjithëse më i ri në moshë se pjesa
dërmuese e miqëve, pa pyetur askend iu drejtua vendit të nderit në odën e
Gërdallëve . Askush nuk kundërshtoi . Unë si nip i Gërdallëve u ngrita
dola jasht dhe takova kryetarin e fshatit me qëllim që të ndaloja
uluritjet në arabisht para trupit të të ndjerit . Në fund me pikë të
zorit arrita që të siguroj që së pakut te varri mos të këndohej dhe mos
të bëhej asnjë lutje në gjuhën arabe, përndryshe për gjerat tjera ,
nëqoftëse këmbëngulja, isha i bindur që do të lindnin probleme ndërmjet
meje dhe ndonjërit prej anëtarëve të familjes Gërdalla. Ora 13 e 30
minuta dalin tre a katër veta që “kishin abdes” , thanë se diku pranë
shtëpisë bënë një lutje arabe pranë arkivolit të të ndjerit, pastaj u
bart arkivoli deri në afërsi të verrezave të familjes Gërdalla, e vunë
arkivolin mbi dy trejë dhe bënë edhe një lutje arabe që për fat nuk
zgjati shumë, u soll arkivoli afër varrit, un ia lexova një biografi të
shkurtër që më mori kohë rreth katër minuta , u vendos arkivoli në varr,
u mbulua dhe unë ndjeva një lirim shpirtëror që së pakut para varrit
nuk u këndua arabisht . Por tamam kur mendova se çdo gjë mbaroi, mu
afrua djali i të ndjerit dhe mu drejtua me fjalët ; “- Hoxha po pyet a
ban me e bërë një lutje në gjuhën shqipe ?” , e pashë në sy djalin e të
ndjerit dhe e pashë se nuk kisha mundësi të mohoj, kur ai vetë ishte
detyrue të intervenonte nga presioni i hoxhës dhe një pjese të të
pranishëmve, ndër ta edhe nga ndonjë anëtarë i familjes Gërdalla . Hoxha
u ul pranë varrit të të ndjerit Zeqir Gërdalla dhe kërkoi nga të
pranishmit që të ulen derisa ai të bënte lutjen e tij . Një pjesë ,
pothuaj gjysma e të pranishëmve u ulën galuç dhe përcollën lutjen e
imamit, kurse pjesa tjetër qëndruanë në këmbë . Megjithëse lutja u bë në
shqip, nuk kishte asgjë shqiptare dhe asgjë nga ajo se si do të
dëshironte i ndjeri, por autoriteti i trashëguar i imamëve nga pushtetet
okupatore , shkeli edhe njëherë mbi vlerat tona kombëtare, shkeli mbi
traditën e familjes Gërdalla, shkeli mbi opinionin, bindjet, dhe besimin
fetar e kombëtar të të ndjerit Zeqir Gërdalla , lutja e përherëshme e
të cilit ishte : ”
-O i madhi Zot, mbushjua mendjen shqiptarëve
me dashtë gjuhën e vetë, me u lutë në gjuhën e vetë,me dashtë kombin e
vetë, me dashtë vendin e vetë, me dashtë kulturën e vetë,me dashtë
historinë e vetë,me dashtë traditën e vetë dhe mos me i harrue dhimbjet
dhe krenaritë e veta, mos me e harrue gjakun e derdhur për liri qe 2000
vjetë,sepse Harresa është mallkimi më i madh për një popull dhe populli
që i harron këto gjëra të shenjëta, nuk mund ta gëzojë të tashmen dhe
nuk mund të ket ardhmëri të sigurt. Amen !”
Daja Zeqir, unë nipi yt Qamili, kërkoj ndjesë, që së pakut me rastin e
nderimeve të fundit për në jetën e amshueshme, nuk munda të realizoj
një ceremoni mortore, ashtu si e keni dëshirue dhe meritue, nuk munda të
mbetem besnik ndaj opinionit, qëndrimeve dhe bindjeve tuaja lidhur me
besimin dhe dëshirën tënde për ceremoninë mortore !
Imamët dhe hoxhët vetëm në safin e parë ! Pse ?!…
Duke e shfrytëzuar traditën e imponimit dhe të autoritetit
tradicional të imamëve të mbështjellur me pushtet, cilido imam apo
hoxhë, me të hyrë në ndonjë vend ndeje, për gëzim apo hidhërim , pa i
thënë dhe pa i dhënë leje askush i drejtohet vendit të nderit , te
oxhaku i odave tona, ose rendit të parë të karrigave të rezervuara për
musafirët më të nderuar , pra safit të parë siç e përdorin imamët dhe
një pjesë e popullit. Edhe në këto raste të pranishmit e sidomos
organizatorët ngelen pa fjalë nga mungesa e kurajos e guximit dhe nga
frika se “mos po e prishin” ndejen në kuvendin , në gëzimin apo në
hidhërimin e rastit .
Në rrethana normale dhe në rast të ekzistimit të vetëdijes së lartë
njerëzore në rend të parë e pastaj edhe të asaj kombëtare, njeriu me tu
liruar nga imponuesi okupator e hudh poshtë barrën e ngarkuar nga
robëria, por në të kundërtën do ta mbajë atë përgjithëmonë mbi kurrizin e
tij dhe kurrë nuk do të mund ti çelë sytë dhe të shoh dritën e vërtetë
të lirisë .
Sjellja e masave të popullit tonë karshi imamëve e
hoxhollarëve më kujtoi një tregim të një të moshuari çam në Durrës në
vitin 1993 .
Ishim unë dhe Rizahu, njëri nga vëllezërit e mi duke shetitur në
Durrës . U ndalëm në një dyqan të vogël për të blerë ca gjera . Aty
shërbente plaku çam, xha Nakipi . Me të kuptuar që ne vinim nga Kosova,
plaku doli jasht banakut dhe na mori ngryk të dyve. Me lot në sy ai
filloi bisedën me ne…., ai donte të dinte çdo gjë rreth asaj që ndodhte
në dhe me popullin e Kosovës. Pyetjeve të xha Nakipit më tepër iu
përgjigjej vllau, pasi ai vinte drejtë nga Kosova dhe i njihte gjerat
dhe rrethanat më mirë . Në një moment xha Nakipi na u drejtua të dyve me
fjalët e zjarrta që i dilnin nga thellësia e shpirtit : “-
E
dini ju si janë kosovarët ! Kosovarët janë sikur ai bualli të cilin e
kanë lidhur me zingjirë të trash për dyreku në ahur . Bualli mbasi
provon të këpus zingjirët dhe nuk ia del, sepse zingjiri ishte i trash
dhe trau gjithashtu i trash dhe i vendosur mirë, fillon ti besoj forcës
së zingjirit… E keni pa , kur bualli është i lidhur me zingjirë, apo me
litar, e tërheç për dore një fëmijë i vogël, sepse bualli është provuar
me zingjirin, apo me litarin dhe nuk mendon në forcën e kufizuar të
fëmiut. Po të kishte vetëdije bualli për forcën e fëmiut, me një
lëkundje koke do ta hudhte fëmiun për tokë dhe vetë do të lirohej !
Kështu janë edhe kosovarët ! Po ti rrokin armët në dorë dhe tua tregojnë
vendin çetnikëve serbë do të lirohen shumë shpejt nga ajo barrë e rëndë
e robërisë !…” . Kështu mbyll tregimin xha Nakipi duke na
përqafuar dhe duke na dhënë zemër që mos të dorëzohemi, por të
revoltohemi deri në çlirimin e vendit dhe popullit tonë nga zgjedha
serbo-çetnike.
Rrefeva këtë tregim të plakut çam për të shpjeguar mungesën e guximit
dhe kurajos gjithashtu edhe frikën e mbjellur ndër shekuj me radhë nga
pushtetet okupatore , fatkeqësisht të trashëguar deri në ditët tona ,
por edhe nëpërmjet autoritetit tradicional të imamëve të mbështjellur me
pushtetin e arëmiqëve tanë, sepse po të kundërshtoje hoxhën dikur
internoheshe me gjithë familje në ndonjë ujdhesë të mesdheut, ose në
shkretëtirat e anadollit , ose më vonë treteshe kazamateve të
jugosllavisë , duke mos e harruar se imamët dhe hoxhët e tillë kishin
duartë e gjata deri në majat e pushteteve okupuese dhe shumë shpejt
fillonin torturat më të tmerrëshme ndaj atyre që guxonin të ngriteshin
kundër pushtetit dhe autoritetit të tyre. Kur e dijnë mirë që, më shumë
se nëntëdhjetë përqind të popullit tonë , nuk janë praktikues të
asnjërit besim , heshtja para këtyre çoroditjeve që po i bëhen popullit
tonë e sidomos rinisë sonë aqë të pastër e aq të shenjët, ka qenë, është
dhe do të jetë si një kancer me pasoja të drejtëpërdrejta pikërisht nga
hyrja e frikës deri në palcë , ndoshta edhe në gjenet e popullit tonë
si pasojë e egërsisë së robërisë shekullore nga pushtetet okupuese dhe
veglat e tyre të veshur me uniformën e hoxhës dhe imamit . Mua shpesh më
ka rastisur të revoltohem kundër këtyre fenomeneve të shëmtuara , të
cilat popullit shqiptar po i kushtojnë shumë dhe do ti kushtojnë e do ti
lëjnë pasoja afatgjata, nëqoftëse nuk ndërmerret diçka konkrete nga
inteligjenca jonë , nga vetë vetë populli ynë dhe nga vetë shteti ynë,
pra nga Tirana dhe Prishtina zyrtare . Të punojmë dhe të shpresojmë !
Dy të kundërta që ndihmojnë njëra tjetrën
Kur e dijm mirë që të krishterët lindorë sllavo-ortodoks dhe ata
përendimorë romano-katolik, janë të përçarë që nga mesi i shekullit
XI-të dhe ende nuk kanë asnjë bashkëpunim ndërfetar, kur e dijm mirë që
gadi gjatë gjithë mileniumit të dytë të erës sonë pushtetin e kishte ai
që kishte besimin, kur e dijm mirë që edhe sot e gjithë ditën ekzistojnë
dy pole të forta interesash geostrategjike , Rusia me aleatët e vetë në
njëren anë dhe NATO-ja me anëtarët dhe përkrahësit e vetë në anën
tjetër, del fare lehtë konkluzioni që besimi i krishterë sllavo-ortodoks
dhe islamizmi kishin të njejtin kundërshtarë (lexo:armik) sidomos në
trevat e Ballkanit në përgjithësi e në trojet shqiptare në veçanti .
Duke e ditur që qendra e krishterizmit sllavo-ortodoks është në Stamboll
dhe gjithëherë ka qenë e lirë të ushtrojë ritet dhe besimet
sllavo-ortodokse, në mënyrë të natyrshme vjen në shprehje bashkëpunimi
në mes të besimit sllavo-ortodoks dhe besimit islam në dëm të besimit të
krishterë romano-katolik.
Pasi që shqiptarët ishin dhe janë në
luftë të përherëshme me sllavët, e gjithë makina propaganduese e
shtypëse sllavo-ortodokse e shekullit të kaluar , që për fat të keq
vazhdon edhe sot e gjithë ditën, në bashkërenditje me islamizmin janë
përqëndruar në konvertimin e shqiptarëve në një islam të degjeneruar ,
në çoroditjen e kulturës, traditës , dokeve e zakoneve shqiptare dhe në
krijimin e një lëmshi që askund nuk mund ti gjindet filli, në mënyrë të
tillë që ne shqiptarët të mos kemi mundësi të luftojm kundër prezencës
së armiqëve të popullit tonë, por të merremi me vetëveten tonë, të
përçahemi në mes nesh dhe të shpërbëhet qënja jonë kombëtare.
Kur i analizojm të gjitha kohërat , gjithëherë në rast krizash
politike të popullit shqiptar, sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi janë
aktivizuar me të madhe , që para botës përendimore, kombit shqiptar ti
japin një imazh të islamizmit ekstrem , në mënyrë që ne të humbim
përkrahjen e përendimit , kështu që sllavo-ortodoksizmi të ketë duartë e
lira në asimilimin , dëbimin dhe shfarosjen e qënjes shqiptare nga
faqja e dheut . Kushdo që ka dy fije mend mund të vërejë sesa xhamijë
janë ndërtuar vetëm pas mbarimit të luftës së armatosur 1998/1999 për
çlirimin dhe bashkimin e trojeve dhe popullit shqiptar edhe në ato
fshatra të thella që kurrë nuk ka pasur as kishë e as xhami, në ato
fshatra ku nuk ka as ambullantë, as shkollë, as çerdhe fëmijësh, kurse
për habinë më të madhe përparësi ndërtimi iu është dhënë xhamive dhe ate
gjithëkund në vënde të ekspozuara mirë për ti parë dhe për të rënë në
sy të secilit kalimtar vendor apo të huaj . Fondet për ndërtimin e
këtyre xhamive janë shumë të dyshimta ! …
Kur analizojm dhe shohim përfundimin e luftës, ndihmën e NATO-s me në
krye SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme përendimore, pastaj edhe
njohjen e shtetit të Kosovës nga këto shtete dhe miqët e tyre në njërën
anë , kurse në anën tjetër refuzimin, injorimin , denigrimin e
Republikës së Kosovës nga sllavo-ortodoksizmi dhe Lidhja islamike,
vërtetë del i vërtetë pohimi i imamëve se : “-
Feja islame është më e afërt me besimin e krishterë sllavo-ortodoks sesa me atë romano-katolik . ”
Kjo thënje ishte gjithënjë një aksiomë e imamëve tanë, sidomos kur
është puna për ti larguar shqiptarët sa më shumë nga gjuha, tradita,
kultura dhe të gjitha vlerat e tyre shekullore të trashëguara nga të
parët e tyre iliro-pellazgë, për ti larguar nga lutjet në gjuhën e tyre
të ëmbël që vetë natyra nënë, që vetë Zoti iu ka dhuruar , vetëm e vetëm
për ti larguar nga rrënjët dhe vlerat e tyre evro-përendimore dhe për
ti bërë shqiptarët që të sillen sikur popull i droguar, hipnotizuar ,
degjeneruar , tjetërsuar e asimiluar, në mënyrë që kurrë mos të mund të
organizohen e të mbrohen nga rreziku sllavo-ortodoks, islamist dhe
komunist .
Fajtorë për lejimin e këtyre imponimeve, fajtor për këtë gjendje të
nderë në të cilën është katandisur kombi shqiptar, jemi vetë ne
shqiptarët që nuk reagojm, ose së pakut që nuk distancohemi nga këto të
bëma antikombëtare, por me heshtjen tonë , sikur pajtohemi dhe jua lëjm
duartë e lira armiqëve dhe misionarëve të tyre të punojnë me besnikërinë
e qenit për interesat e padronëve të tyre e në dëm të popullit shqiptar
.
Si pasojë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit të sllavo-ortodoksëve ,
islamizmit dhe komunizmit kundër popullit tonë, ne jemi katandisur
gjithandej rrugëve të botës, njëlloj sikur çifutët dhe nuk besoj të ket
vend në botë ku nuk mund të hasësh në emigrantë shqiptarë dhe çifutë .
Po e përmbyll me thënjen e njohur filozofike :
- Në fund, ne nuk do të kujtojmë fjalët e armiqëve , por heshtjen e miqëve !
Kurse mua personalisht nuk më habit sulmi i armiqëve dhe
veglave të tyre qorre ndaj çdo vlere shqiptare, por heshtja e më shumë
se 90% të popullsisë shqiptare jopraktikuese e cilitdo besim fetar në
përgjithësi dhe heshtja e intelektualëve, e Akademisë së Shkencave në
Prishtinë dhe në Tiranë dhe heshtja e qeverive shqiptare në të dy
shtetet tona të brishta laike në veçanti! Nga
Qamil Zekolli