Showing posts with label Muzika. Show all posts
Showing posts with label Muzika. Show all posts

Thursday, December 9, 2010

Jozefina emëron të fejuarin e vajzës në ambasadë në Paris

Një i ri pak vjet mbi 20 vjeç, i fejuari i vajzës së Jozefina Topallit, është emëruar në ambasadën shqiptare në Parisë, në sektorin e Kulturës.
 Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris.

Emërimi duket se është nxitur nga fakti që vajza e zonjës Topalli është studente në Francë dhe më këtë rast bashkëjetesa me një djalë që punon në ambasadën shqiptare lehtëson infrastrukturën e jetës së tyre në Paris.

Ministria e Jashtme në Tiranë e konfirmon normalisht emërimin, ndërsa nuk ka asnjë zyrtar të konfirmojë nëse Luiz Ejlli ka bërë ndonjë konkurs, apo ka konkurruar sipas rregullave të Komisionit të Shërbimit Civil. I ri, i papërvojë në diplomaci, edhe CV-në e vetme të tij si këngëtar e ka të sfumuar tani si dhëndër i kryetares së parlamentit.

Reagimet rreth emërimit të tij janë të shumta, bile thuhet se dhe në Ministrinë e Jashtme ka pasur një farë hezitimi, por Ilir Meta ka vendosur gjithçka dhe i ka lënë vetëm formalitetet ministrit aktual.

Emërimi bie në sy në një kohë kur pushteti po akuzohet përditë e më shumë për lidhje nepotike dhe qeverisje familjare.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është zëri më i ashpër në parlament kundër opozitarëve që kritikojnë korrupsionin apo lidhjet nepotike, dhe ndoshta do t’i duhet të shkëputet paksa nga avokatia për Berishën për t’i bërë tashmë avokatin emërimit të dhëndrit të saj si diplomat pa përvojë në Paris, në një kryeqytet shumë delikat sa i përket cilësisë dhe përvojës që duhet të ketë trupi diplomatik.


G. Tema

Tuesday, November 30, 2010

Muzikë, Maestro!

"Muzika nuk tradhëton, muzika është pikëmbërritja e udhëtimit. Muzika, është vetë udhëtimi." shkruan Giorgio Faletti tek "Io Uccido". Një DJ vrasës që lë indicie muzikore para vrasjeve të veta.

Mund t'i shpëtosh ata njerëz, po arrite ta zbërthesh muzikën.
Po tek ne, a prodhohet muzikë nga ajo që lë gjurmë, si tek "Io Uccido" të mund të përdoret qoftë edhe nga delikatesa e një vrasësi? Kam frikë se jo.

Testi i vërtetë për muzikën janë klubet ku këndohet live.
Dhe në live, këndohen këngët shqipe që vijnë deri në 98-n. Pas 98's, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë, ka vetëm black out. Dhe live-in e mbizotëron "Margherita", himni ynë kombëtar! Vitet 1998-2010, vitet kur kemi prodhuar muzikë sa 300 vjet bashkë, janë vitet që nuk po lënë pas asgjë.
Kjo, sepse muzika vidhet, dhe sepse muzika ka nisur të shërbejë më tepër si një vitrinë prostitucioni artistik.
Edhe kantautori im i preferuar, me sa duket vjedh. Më afrohet para disa ditësh një mik dhe sikur të më jepte një lajm vakie, më tha pikërisht këtë. Kantautori im i parapëlqyer, vidhka muzikë. A ka ndonjë shans për të që të shpëtojë shpirtin?

ARTI VIDHET MË KOLLAJ SE SUFLAQET
Një hajdut banke që largohet me 4 milionë të vjetra, është super-lajm. Rri në faqet e para të gazetave me ditë e javë.
Një kompozitor që vjedh?! Për t'u gajasur! Ç'të keqe ka këtu? Vidhka muzikë? Po punë e madhe, sikur vodhi ndonjë bankë! Le që ky nuk është as i pari dhe nuk ka për të qenë as i fundit. E dimë të gjithë, dhe nuk na bëhet vonë.

Unë nuk e kam hallin edhe aq te hajdutët, sesa tek ata që vidhen.
Vjedhja e muzikës na pengon që të admirojmë autorët e vërtetë, qofshin këta bullgarë, turq, algjerianë apo francezë. Dhe më e keqja, vjedhja e muzikës nga disa e bën të pamundur mbijetesën për ca të tjerë. Fakti që disa hanë bukë duke vjedhur e bën të pamundur që kushdo të hajë bukë me djersë (për aq sa mund të djersisë një artist në Shqipëri).
Artistët e vërtetë, po pati mbetur akoma ndonjë, nuk mund të mbijetojnë përballë ritmit "kreativ" të hajdutëve. Ti bën një këngë të mirë në muaj, ata "krijojnë" 10 të vjedhura në ditë!
Hajdutët, në fakt, vjedhin jetën e të tjerëve.
Prandaj, edhe më i ndershmi do vijë një ditë që do detyrohet të mbijetojë duke vjedhur. Po atëherë, si është e mundur që askujt nuk i bëhet vonë kur merr vesh që një kompozitor/këngëtar vjedh në mënyrë të pacipë?
Si është e mundur që media e konsideron akoma të suksesshëm? Si është e mundur që ka njerëz që "vdesin" akoma për të? Si është e mundur që shoqata për mbrojtjen e të drejtave të autorit nuk bën një denoncim? Sepse, vjedhja është nder!

NJË SINGLE, CA SINGLE, SHUMË SINGLE...
Vjedhja është nder. Ja, shikoni më të suksesshmit në treg. Janë ata që vjedhin më shumë! Dhe vjedhja ka prodhuar një fenomen sa qesharak aq edhe të mjerë, fenomenin: "single". Single - dmth një këngë teke.
Kushton lirë, dhe garanton famë të menjëhershme. Një artist i vërtetë normalisht shkon te fansat e vet me një album, një produkt integral për të cilin punohet me muaj e jo rrallë edhe 1 vit ose më shumë. Artistët tanë të futur në furrë brenda natës, të pagjykuar nga institucionet apo morali i shoqërisë vjedhin një këngë në 3 ditë dhe ja ku janë, të famshëm për një javë.
Tërë ditën në TV, në gazeta, gjithandej. Në majë të famës. Shpesh, me një "single" të vjedhur.

EMIGRANTËT DHE YJET PREJ MËMËDHEUT
E gjithë loja e "famës" dhe "single"-ve pa fund, nuk është gjë tjetër vetëm lufta e pandershme për të marrë me çdo kusht tregun e vetëm që ekziston. Atë të diasporës.
Këngëtarë apo këngëtare që nuk janë në gjendje të këndojnë pa playback as në dush, që skena e live-it e Tiranës i ka spost'uar me mëshirë, janë "yjet" e koncerteve në diasporë, koncerte shumica e të cilëve bëhen në salla kafenesh apo bilardosh. Problemi nuk është te sallat (muzika e mirë fundja, më shpesh luhet në metro) por tek abuzimi këtë rradhë me mallin e disa njerëzve.
Ajo që u ofrohet emigrantëve (në shumë raste) është abuzim i pastër me dëshirën e tyre për të parë një copë Shqipërie, për të shlyer mallin apo pengjet që kanë ndaj vendit ku kanë lindur.
Prandaj ia vlen të investosh në një këngë, në një video, në një single dhe aq. Sa të të shohin në youtube në diasporë. Eurot e dollarët fluturojnë mbi skena si në dasëm! Dhe askujt nuk i vjen ndoht t'i mbledhë përdhe.

1000 FANS
Shqetësimi im i vërtetë sot nuk është as shija e keqe që është ndërt'uar në muzikën shqiptare këto 10-12 vitet e fundit, e as "përfaqësuesit" e saj.
Shqetësimi im është si mund të mbijetojë një artist i vërtetë, pa qenë nevoja të vjedhë muzikë.
Por ne këngetarët tanë i kemi burgosur në bare-pube ku këndohet live. Ne shpenzojmë minimalisht 2000 lek në natë në një pub që këngëtari ynë i preferuar (në shumicën e rasteve) të mos këndojë këngët e tij, por repertore të huaja, shtampë, duke e shndërruar atë në marionetë të shijeve masovike. "Po s'këndove Kalinkën ikin klientët". O burra, Kalinkën! Pa harruar Margheritën e shkretë, që e këndojmë në Shqipëri më shumë se në Itali.

Atëherë çfarë duhet të bëjë ky artist për të mbijet'uar në Tiranë?
Kam përshtypjen se nëse një kantautor do të kishte 1000 fansë të cilët janë gati të shpenzojnë 5000 lek të reja për të në vit, ky artist do mund të mbijetonte.
Sikur, të hiqnim dorë nga 2 fundjava në vit të kaluara në pub/club, dhe t'i shpenzonim për të blerë CD-në e re të artistit jo me çmimin e një palë çorapesh, por me një çmim më të denjë; sikur të pranonim të paguanim një biletë koncerti makar dhe në një pub, për të suport'uar artistin që të luajë muzikën e vet; sikur të blinim objekte të tjera me logon e albumit a të artistit, qofshin bluza, mbajtëse çelësash apo tasa çaji... Sikur... atëherë, artisti nuk do të vdesë.
Por, ne na vjen turp të veshim bluza me logon "Djemtë e Detit", se mos na tallin, ndërkohë që ka djem e vajza në bllok që u duket tendencë të veshin bluza me Megan Fox. Ne presim që albumi të dalë pirat në tezga apo në Internet që ta marrim falas, se nuk jemi budallenj ta blejmë.
Ne na duket krim kur na vënë biletë për të hyrë në një pub për bendin që luan live, ndërsa paguajmë bileta të kripura për të parë një DJ anonim nga Polonia që luan 90 minuta në një pishinë, sepse kjo është trendy.
Meqë ra fjala, Djemtë e Detit kanë nxjerrë album, "Epos". Sa nga fansat e tyre apo të asaj rryme e dinë këtë, le më që ta kanë blerë albumin?!
Ama, që filan këngëtare ka bërë gjoksin dhe një këngë të re... këtë e dimë të gjithë! Kjo e fundit nuk na kërkon ta sponsorizojmë. Kjo e ka gjetur tregun dhe sponsorët e saj me investimin e vet.
Unë nuk pres, e as nuk dua që Djemtë e Detit të bëhen "mainstream" - grupi a muzika e pëlqyer nga të gjithë - e as të spostojnë turbo-folkun nga moda.
Unë thjesht dua që ata dhe arti i tyre, sikurse dhe i shumë artistëve të tjerë pa gjoks të bërë, të mbijetojnë. Dhe për këtë, duhen vetëm 1000 fans! 1000!
1000 vetë që të duan dhe që janë gati të shpenzojnë për ty, duke blerë CD-të e t'ua apo bileta për në koncertet e shfaqjet e t'ua. Me kaq, shpirti i kantautorit shpëtohet, ai nuk detyrohet të vjedhë.
Kaq i mjaftojnë të punojë i qetë që ata 1000 t'i bëjë 5000 apo 30000 fansë.

MUZIKË FUGONI 
Çuditërisht, ata që e mbështesin më pastërtisht muzikën janë shoferët e kamionëve e fugonëve të rrugëve të largëta. Ata e blejnë pa u menduar gjatë kasetën me artistin që u pëlqen, ndryshe nga neve, njerëzit e Internetit e të Bllokut, që kemi zbuluar parajsën e shkarkimit pirat të këngëve në mp3. Prandaj këngëtarët e fugonave do të mbijetojnë në treg. Sepse, ata që i duan, i duan me të vërtetë e janë gati të shpenzojnë për ta.
Ky është turpi ynë para atyre shoferëve të Kukësit. I yni, që ankohemi për "këngëtarët e fugonit", por nuk u japim shans artistëve që ne pëlqejmë që të mbijetojnë. Përndryshe ata e kanë një zgjidhje alternative. Të vjedhin.

Koloreto Cukali, G. Shekulli

Monday, November 1, 2010

Të vdesësh si "fans i Stresit" (!)

Denisi i mbushi 19 vjeç në shtratin e spitalit. Prej 6 muajsh ai nuk është as i gjallë, as i vdekur.
 E vetmja shenjë jete është një .. klithmë e lehtë, e rrallë e shoqëruar me një ngërç të fytyrës në pjesën e syve, si fillimi i një lotimi.. As zë nuk është tamam. Mjekët janë habitur fillimisht por më pas prindërit e kuptuan. Denisi as flet, as ha, as lëviz.. Por ai ndjen vetminë. "Nëse njëri nga ne nuk i lëviz këmbën vazhdimisht ose ta prekë në faqe, ai lëshon atë klithmën. Ndaj i rrimë gjithnjë te koka. Djali nuk do të rrijë vetëm.. Dhe unë nuk do ta lë kurrë vetëm..". Nënës së tij, Xhevit, i dridhet zëri.. Denisi është në vdekje klinike.

*** Në 28 prill të këtij viti, Denis Dollapi u sulmua nga bashkëmoshatarë të tij. Denisi ishte fans i Stresit, kurse agresorët fansa të Noizy OTR.
Të dy këta këngëtarë kanë mjaft ndikim te fansat e tyre. Të dy shkëmbejnë kërcënime njëri me tjetrin. I fundit prej këtyre kërcënimeve, kaloi gjithë barrierat e etikës dhe u dha në transmetim direkt në televizion dy net më parë në "Zonën e Lirë" të Arjan Çanit. Dhe fansat jashtë studios, janë gjithë sy e veshë. Rastet e dhunës mes të rinjve adoleshentë, ndjekës të këtyre dy këngëtarëve, janë shtuar frikshëm. Denisi është njëri nga viktimat. "Ishte gjithnjë i qetë, i pëlqente të pikturonte, të shkruante tekste këngësh dhe të vishej bukur,- thonë shokët. Por djali me origjinë nga Tropoja, që ëndërronte të bëhej muzikant tashmë dergjet në koma në shtëpinë e tij, pasi kaloi disa muaj në spital, pa mundur të rikthehet në jetë pas sulmit. Ai u qëllua 14 herë me thikë. Sulmuesit, "rivalët" e grupit të fansave, e arritën në një lokal të rinjsh, dhe e qëlluan në fillim në këmbë, pastaj në trup e më pas, në zemër.. Babai i tij, Kujtim Dollapi, nuk e mban dot dhimbjen as sot: "Më treguan shokët.. Ashtu i plagosur djali ka kërkuar ndihmë ta sjellin në spital. Ka shkuar i gjakosur me lekë në dorë tek dy taksi, më pas tek një makinë dhe askush nuk ka dashur ta marrë.. Deri sa është rrëzuar përdhe. Nëse do të shkonte pak më herët në spital nuk do të ishte në këtë gjendje"..


Kujtim Dollapi kërkon drejtësi. Bashkë me gruan, Xhevin, dhe vajzën ata i rrinë mbi kokë Denisit, me shpresën se do të rikthehet sërish mes tyre si më parë. Nuk largohen asnjë minutë. Një prej tyre duhet të jetë patjetër aty. Ndryshe Denisi nxjerr atë klithmën që ia shtrëngon zemrën nënës së tij, Xhevit: "Im bir u bë 19 vjeç dhe nuk më ka trokitur askush në derë për ndonjë problem me të. Nuk e kuptoj se pse duhet të ma bënin djalin kështu për një këngë.. pa asnjë arsye". Ajo gjen forca të tregojë për "Shekullin", tmerrin e ditës kur morën vesh ngjarjen "Shkuam menjëherë në spital dhe e pashë që trupi i djalit ishte bërë shoshë. Ai ende mbahej dhe më shikonte në sy, diçka donte të më thoshte. Infermierja më tha të bëhem e fortë dhe të mos reagoja në sy të tij, ndryshe ai do të vdiste menjëherë. Ashtu bëra, durova.. Por zemra ime e di..",- ofshan Xhevi. Por ajo ka besim: "Zoti nuk do ma marrë djalin..."


Prindërit dhe motra e Denisit thonë se do luftojnë deri në fund dhe me të gjitha mundësitë që Denisi të jetë sërish mes tyre. "Im bir meriton të jetojë. Edhe shteti mund të na ndihmojë, së paku të mund ta çojmë djalin jashtë sepse këtu nuk ka një qendër rehabilitimi për ta trajtuar", - thotë Kujtim Dollapi.



Liridona: Nuk dua të ndahem nga vëllai, Zoti do bëjë mrekullinë
"Interesoheni për Denin vëllain tim?!" Liridona është paksa e habitur që një gazetare pyet për Denisin. Motra e vetme e Denisit del të na presë afër shtëpisë së saj dhe na shoqëron me shumë mirësjellje brenda. Ajo ka një fytyrë të trishtuar, shumë të trishtuar. "Unë nuk e di nëse ju keni parë ndonjë njeri në gjendjen e vëllait tim. Është e rëndë. Megjithatë unë prapë rri me të. I tregoj kujtimet që kemi kaluar.. Mami nuk më beson po ai më buzëqesh mua ndonjëherë. Unë e dua, mjafton të jetë mes nesh, është drita e shtëpisë tonë, është gjithçka për ne..".


Liridona na tregon edhe besimin që ka Denisi, ajo dhe familja e saj tek një vend i shenjtë që quhet Tyrbe në Tropojë. Beson se atje mund të ndodhë mrekullia dhe Denisi të jetë sërish si më parë. "E di që Zoti dhe Tyrbja do bëjnë mrekulli për vëllain tim të mirë. Ai nuk ka bërë kurrë keq në këtë botë, është vëllai më i mirë në botë. Jo, Zoti nuk do na e marrë.." Tek shtrati i Denisit vijnë shpesh edhe shokët e tij. I bëjnë muhabet edhe pse nuk janë të bindur se Denisi po i dëgjon. "Denisi nuk ishte nga ata të sherreve. Kurrë nuk bënte sherre me askënd. Adhuron muzikën, shkruan bukur tekste edhe bën vizatime vërtet interesante. S'e kuptojmë pse duhej t'i ndodhte pikërisht Denit kjo",- thotë Ermali që e gjejmë pranë shtratit, gjatë vizitës zonë në familjen Dollapi. Ai dëshiron ta quajë Denisin vëlla sepse ka pirë gjakun e gishtit me të dhe për të gjithnjë kështu do të jetë.


Mjekët: Është rast i rrallë..
Për mjekët Denisi është një rast i rrallë. Më saktë, është ngjarje e rrallë, që ai vazhdon e jeton. "Është rast i rrallë që thika të godasë zemrën në ato përmasa dhe pacienti të mos vdesë. Por tashmë problemi është se nga kjo goditje i ka ardhur si pasojë dëmtimi i trurit.. Nga mungesa e qarkullimit të gjakut truri është dëmtuar",- pohon kirurgu që e ka pritur adoleshentin, Skënder Buci. Mjeku shton se 19-vjecari me kalimin e kohës mund të përmirësohet dhe të reagojë.


Nga Facebook te Zonë e Lirë, një valë mesazhesh dhune që duhen ndalur

Mesazhet e dhunës në TV dhe në 'Facebook'
A mund të arrihet "sukses" nëpërmjet dhunës?
Kjo është rruga që kanë zgjedhur dy nga të rinjtë e hip-hopit shqiptar Stresi (Arkimed Lusha) dhe Noizy (Rigels Rjaku). Sikur të mos mjaftonin fyerjet në tekstet e këngëve, këngëtarët e kanë çuar konfliktin e tyre në një tjetër nivel: në një luftë bandash që të kujtojnë përleshjet e fund-viteve '80 mes bandave amerikane të rrepit East Coast-Ëest Coast. Konfliktet e atjeshme u pasuan me disa vrasje. Nëpër këtë rrugë po ecin me shpejtësi edhe mbështetësit e dy këngëtarëve, ndaj kjo duhet ndalur sa pa pasur viktima të tjera si Denisi.


Në emisionin e fundit "Zonë e Lirë" këngëtari Stresi tha se dëshira e tij ishte që konflikti i disa muajve me parë mes mbështetësve të tij dhe atyre të këngëtarit Noizy "të kishte përfunduar ndryshe". Gjatë një evenimenti muzikor, të rinjtë u përplasën me njëri-tjetrin, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk pësoi gjë. Por për Stresin ky happy end, nuk ishte fundi i duhur. "Do të doja një fund ndryshe u shpreh ai", duke dhënë një mesazh që fansat e tij ndoshta do ta lexojnë në një tjetër mënyrë. "...S'ka mëshirë për bandën tjetër". Madje në bisedë e sipër me drejtuesin e emisionit Stresi jep edhe një tjetër mesazh me nënkuptim. Duke përshkruar armën të cilën kishin adhuruesit e tij, "jo shot gun por sharrs" - saktëson ai moderatorin kurioz.

"Një ditë o ai o unë" - vijon më tej në transmetim direkt. Ky ultimatum i drejtohej vetëm Noizyit. Moderatori i "Zonë e Lirë" e zhvendos bisedën te familja, duke e pyetur 24 vjeçarin se si reagonte babai i tij kur dëgjonte këtë vendim të të birit. "ai e di se si jam", përgjigjet këngëtari, duke buzëqeshur. Biseda përfundoi me një tjetër deklaratë. "I love geto, I ëill day for geto" (e dua geton do vdes në geto). Po në cilën geto?
Në vendin tonë, në rast se nuk ekziston një etikë transmetimi, të paktën në letër ekziston një ligj për transmetimet televizive. Ky ligj ndalon transmetimin e mesazheve apo pamjeve të dhunës, të cilat ndikojnë tek fëmijët dhe adoleshentët. Por kur Stresi bënte këto thirrje, mbi ekran nuk kishte asnjë shenjë. Çuditërisht logoja u vu pas bisedës me Stresin. Vetë moderatori i emisionit Arjan Çani i pyetur dje nga Shekulli, lidhur me këto mesazhe dhune, nuk donte të komentonte duke dhënë vetëm disa lëvdata për "emisionin e tij ndryshe".
Në polici është e pamundur të marrësh një prononcim zyrtar për gjëra të tilla. I pyetur nëse duhej të arrestohej dikush që jep mesazhe dhune në TV, një zyrtar policie (edhe ky duke kërkuar të ruajë anonimatin) u përgjigj me një kundër-pyetje: "Po pse nuk e dini ju, djali i kujt është ai tipi..?!"


FACEBOOK Armë dhe poza kërcënuese të imituara. Këto janë ajo çka gjen në profilin në Facebook të njërit prej "rivalëve" muzikorë të Hip-Hopit, Stresit. Në profilin që ka mijëra fansa është e vështirë të hysh për shkak të masivitetit, por pasi hyn ajo që sheh janë këto foto. Y.Lezo


Kolegët e Noizyt dhe Stresit i shmangen komenteve për dhunën *
Një nga këngëtarët e tjerë të njohur të rrymës Hip-Hop është edhe Fugaa. Në një intervistë të cilën mund ta lexoni të plotë në faqen 16 në SH2-shin e sotëm, këngëtari kosovar është pyetur edhe për Noizyn dhe Stresin. Ja përgjigjet e tij, për ata që duan të kuptojnë diçka më shumë, nga kjo histori:


Fugaa, po Noizy si ju duket? Shumë i kërkuar është në Shqipëri... I mirë është ai.. Ka stil unik që s'e ka tjetërkush. Ajo lypet në hip-hop. Shumë MC, më shumë stile, shumë ngjyra të zonit, shumë lloje t'floë-it. Q'ajo pengon të 2 milion MC-të e ri që "krijohen", sepse s'kanë gjo autentike por kapin për bazë ndoj' rreper të hershëm edhe "bëhen" sikur ata. Kap kopjo prej Amerikës se ka 2 milionë MC e jo prej shqiptarëve se janë vetëm 20 që ia vlen. Ky është mendimi im. Unë personalisht kam ndëgjuar shumë, jam bazuar në Methodman sa i përket liricizmit, ndërsa tek Redman sa i përket flokit. Vite më vite, deri sa dikur e "gjen" veten edhe s'ke nevojë për asgjë tjetër po vetëm "ecën" vetë.


Po në lidhje me grindjet dhe sherret midis Noizy dhe Stresit çfarë mendoni? Dua të them, gjithmonë ka pas grindje midis rreperave, por ata e kanë çuar disi në ekstrem sepse ka pasur goditje reale me armë, sherre midis fansave etj.... Besomë që e di si fjalë që "nuk e qojnë mirë ata t'dy" po ma shumë info s'kam n'lidhje me kit' punë.
*Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në faqet e SH2
Eglantina Bardhi, Shekulli

Friday, June 18, 2010

E fejuara e Erion Korinit: “Më rrahu se i hapa adresën e Facebook-ut”.

“ S`e kam dhunuar, po ajo iku nga shtëpia”


Këngëtari që dhunonte të fejuarën është lënë i lirë nga Gjykata e Tiranës.

Erion Korini ka treguar mosmarrëveshjet me vajzën që desh të vetëvritej.

Pas ndalimit me shumë bujë, 34 vjeçari Erion Korini është lënë i lirë ndërsa ka shpjeguar para trupit gjykues se nuk e ka rrahur vajzën që është i fejuar me të, por ajo ka ikur vetë disa herë prej shtëpie.

Ndërsa historia e mosmarrëveshjeve mes çiftit të të fejuarve tashmë është thuajse ngjarje, gjykata e Tiranës ka vendosur ta lërë të lirë 34 vjeçarin, edhe pse tri ditë më parë ai u akuzua se kishte shtyrë në vetëvrasje vajzën me të cilën ishte fejuar. Korini është lënë me detyrim paraqitje ndërkohë që pritet të sqarohet saktë pozicioni i tij në aktin “kriminal” që në të vërtet tronditi policinë e Tiranës, aq sa në vendin e ngjarjes do të mbërrinin përveç bluve edhe forcat speciale RENEA. 24 vjeçarja kishte marrë përsipër vetëflijimin pasi sipas saj ishte dhunuar tmerrësisht nga i fejuari i saj, ndërsa nuk ka mundur më të durojë dhunën e tij. Dje i riu u la i lirë, ndërsa ende nuk dihet se çdo të bëhet me vazhdimësinë e tyre, pas gjithë asaj ngjarjeje që frikësoi policinë kryeqytetase.

Ngjarja sipas palëve
Këngëtari Erion Korini që doli dje para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij pasi mbi të rëndonte akuza e “shkaktimit të vetëvrasjes, mbetur në tentativë” ndaj të fejuarës së tij Marvina Stefa, 24 vjeç, lihet i lirë, pasi 48 orësh mbajtjeje në qeli. Këngëtari i ka thënë policisë dhe më pas edhe gjykatës se kishte më se një muaj që nuk shkonte mirë me vajzën por ka mohuar kategorikisht të kishte ushtruar dhunë mbi të. “Më ka ikur dy herë nga shtëpia”, është shprehur këngëtari. Ai ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj 24-vjeçares duke thënë se edhe pse kishte ikur dy herë, ajo ishte kthyer sërish në banesën e tyre tek rruga “Babë Rexha” në kryeqytet. Këngëtari ka pranuar vetëm kontradiktat me vajzën por ka mohuar në mënyrë të përsëritur ushtrimin e dhunës. Ndërkohë e fejuara e tij, ka thënë se Erion Korini ka ushtruar ndaj saj dhune sistematike ç`ka është bërë shkak edhe për tentativën e vetëvrasjes duke u hedhur nga kati i katërt i ballkonit të shtëpisë.

Tentativa e vetëvrasjes
Vazhdohet të flitet edhe pse tashmë Korini ka lënë qelinë për ngjarjen që desh tronditi kryeqytetin. E ndërsa policia e Tiranës u lajmërua se në katin e katërt të një pallati gjendej një femër që donte të hidhej, shkoi atje dhe më pas nisen edhe negociatat që binden vajzën të mos vetëhidhej. Ndërkohë që pas marrjes në pyetje u mësua se personi që deshi ti merrte jetën vetes me vetëvrasje ishte 24 vjeçare dhe se shkak për këtë ishte dhuna që ushtronte sistematikisht i fejuari i saj mbi të. Pas rrëfimit të saj mësohet se dhunuesi ishte këngëtar dhe policia e arreston duke e akuzuar për shtyrje në vetëvrasje të një perosni.

Korini mohoi të kishte ushtruar dhunë ndërsa tjetër gjë dëshmone vajza e cila ka thënë se: “Më rrahu se i hapa adresën e Facce Book”. Megjithatë gjykata e ka lënë të lirë djalin ditën e djeshme, derisa të sqarohen rrethanat e ngjarjes.


Nikoleta Kovaçi, T. Observer

Monday, May 31, 2010

Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

Lena Meyer-Landrut quhet fituesja e Eurovisionit 2010. Ajo eshte 19-vjeçarja nga Gjermania, qe beri per vete evropianët me këngën e saj "Satellite", e cila u vleresua me 246 pikë.

Eshtë hera e dytë në historinë e këtij festivali tradicional evropian, që Gjermania fiton vendin e parë.


Kënga "Satellite" ishte që përpara festivalit të Eurovision-it një hit në Gjermani. "Jam shumë e lumtur që arritëm vendin e parë", tha Lena pas shpalljes së votave."Ju falenderoj, kjo është absolutisht një mrekulli, nuk mund të jetë reale."

http://www.youtube.com/watch?v=VJB7snHld3k
Në fakt Lena duhet të përgatitej për provimet e maturës. Por ajo e shtyu përkohësisht mësimin, sepse donte të këndonte patjetër. Suksesi dëshmoi se 19-vjeçarja morri vendimin e duhur. Sidoqoftë tani, menjëherë pasi të kthehet në Gjermani, ajo do t'u rikthehet librave të shkollës.


125 milionë teleshikues nga mbarë Evropa

Kostume ekstravagante si edhe drita e efekte pafund e kthyen festivalin e Eurovizionit në Arenën Telenor pranë Oslos, në një spektakël të vërtetë. 25 vende nga Evropa morrën pjesë në të. Turqia morri vendin e dytë, e ndjekur nga Rumania. Në vendin e katërt u rradhit Danimarka, në të pestin Azerbajxhani.



Shqipëria në vendin e 16-të

Shqipëria morri pjesë me Juliana Pashën dhe këngën "It's all about you" (Nuk mundem pa ty). Megjithëse arriti të marrë vetëm vendin e 16-të, Pasha dëshmoi me zërin e saj kumbues dhe paraqitjen sovrane në skenë, se Shqipëria është ndërkohë një vend pjesëmarrës i denjë për spektakle të tilla si Eurovisioni.


Fill pas kualifikimit ne finale, kengetarja shqiptare Juliana Pasha deklaroi se ky ishte momenti më i bukur i jetës. "Ndjej se Europa u bë një familje sot në skenë", ky është komenti që këngëtarja shqiptare Juliana Pasha ka bërë për gazetarët në konferencën për shtyp të organizuar menjëherë pas përfundimit të natës së parë gjysmë finale të festivalit Europian. "

Shekulli

Monday, May 24, 2010

OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Dy grupe rivale që mendohet të jenë edhe grupe muzikore janë përfshirë mbrëmë në një përplasje me armë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet pranë Pallatit të Kongreseve, përpara nisjes së një festivali të organizuar nga një kompani private. Ata kanë shkëmbyer plumba mes tyre duke mos hezituar që t'i drejtohen edhe policisë.

Pas pushimit të zjarrit, policia mundi të arrestonte në flagrancë njërin prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn, 24 vjeç, nga Tirana, ndërsa bllokoi një armë automatike të një modeli të vjetër. U shoqëruan në komisariat rreth 10 persona, mes të cilëve 5 pjesëtarë të grupit OTR dhe 5 të tjerë të grupit TBA. Policia e Tiranës ende nuk ka dalë me një version zyrtar për ngjarjen, ku pritet të mësohen edhe shkaqet e këtij incidenti në mes të kryeqytetit.

Vokalist dhe drejtues i grupi OTR, është Noyzi, apo siç quhet ndryshe Rigels Rajku, ndërsa i grupit TBA, është Arkimed Lusha, i cili në emrin e artit thirret Stresi.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes, policia ka bllokuar veç armës së Jetnis Dollapajt edhe sende të tjera të forta, si shkopa bejzbolli, armë të ftohta. Burimet e policisë pohuan se zyra e hetimit të vrasjeve, mund të arrestonte së paku deri në katër persona gjatë mbrëmjes së djeshme, ndonëse hetimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

Shekulli


Kujt i duket si film i parë? http://www.youtube.com/watch?v=PFHXjUMwmgk

Friday, May 7, 2010

Mbi mediokritetin e muzikës shqiptare!

Të gjithë ata që si mua janë lindur në vitet 80 apo pak më vonë, janë rritur me një farë muzikë që udhëtonte n që dy binare të ndryshëm, ndoshta në tre. Kishim muzikën para lindjes tonë, ate që quanin “muzikë e lehtë” dhe vetëm një emër kaq i tmerrshëm të jep idenë se çfarë muzikë ...ishte dhe se çfare tekstesh kishte.

Një emër i tillë mund të dilte vetëm nga zyra të errëta ku mblidheshin udhëheqesit e partisë. Bazohej në një tastierë të thjeshtë dhe në zërin e këngëtarit. Natyrisht që bëme gjënë e vetme që mund të bënim: e snobuam. U kishte ikur koha, thamë, Vace Zelës e Kozma Dushit. Videot e tyre mund të na bënin pak për të qeshur, mund të kishin një melodi të lezetshme që mbahej mend lehte ( Eja o shoku ynë…Dhe shiu pik pik pik…apo pajk pajk pajk siç këndohej para Vaçe Zeles ).

Por, t’a marre dreqi, erdhën vitet 90.
Rrëzuam bustin, u rritëm dhe përpara çdo festivali rrinim me sy hapur duke pritur grupin tjeter. Nga një anë dëgjonim G’n’R, Scorpions, Metallica, Pet Shop Boys, Duran Duran, nga ana tjetër festivali na shërbente ca gjëra qesharake. E megjithatë kishim një besim të patundshëm, unë personalisht isha i bindur që nga një moment në tjetrin do dilte një grup që do ndryshonte gjithçka. Vonë e kam kuptuar që ishte një festival për prindërit tanë dhe jo për ne.
Pak a shumë ne çdo festival pranonin dy apo tre grupe tanët, pjesa tjetër ishin përsëri të ricikluarit. Ne kishim Ritfolk, Arb dhe Djemtë e detit. Më para Aleksander Gjoka.
Mendoja që mund të bëhej simboli jone por mjaftoi që të fitonte një festival që të mos ndjente më stimujt e duhur për të vazhduar rrugën e tij. Djemtë e detit kishin histori tjeter, dhe kishim shpresa edhe tek ta. Besoja që DED nuk ishin akoma një grup i madh, por nga viti ne vit do rriteshin. Ishte e qartë që frymëzoheshin nga e njëjta muzikë nga e cila frymëzoheshim ne, që ishin rritur edhe ata me Guns’n’Roses, dhe që festivalin tjetër do fitonin sepse do dilnin me një këngë të jashtëzakonshme. DED kishin, në vitet e para 90, mundësitë për t’u bërë vërtet grupi me i madh shqiptar. Për fat të keq edhe ata nga viti ne vit nuk mësuan se si bëheshin gjërat më të komplikuara në kitarë dhe s’arritën të bënin dot të paktën një album. Ishin një grup që jetonte në funksion të festivalit. E megjithatë, DED ishin mëkati jone i pare.
Ndryshe Arb e Ritflok. Të paret më kanë lënë gjithmonë përshtypjen që ngjiteshin në skenë thjesht për të mos lënë Redonin vetëm, dhe edhe pse arritën një sukses të konsiderushem i detyroheshin vetëm tij. Ndoshta kjo gjë i bllokoi, ndoshta figura karizmatike e Redonit nuk i lejonte të përshkonin rrugë të reja, dhe si shumë grupe të tjerë edhe ata u dogjen shumë shpejt, jo aq shumë për probleme se sa për suksesin që arriten dhe që i bllokoi.
Pastaj ishte Elton Deda. Deda ishte tamam bir 90-ës shqiptare. Ndoshta edhe më shumë. Në festival propozonte ca gjëra, pak sipër mediokritetit ndërsa nga ana tjetër kishte një projekt shumë interesant: Thunder Way. Jam i bindur që sikur Thunder Way të kishin kënduar shqip do e kishin influencuar shumë muzikë tonë. Për atë moment ama, një projekt si Thunder Way ishte teper, ishte shumë larg, ishte shumë para për ne.

Qe më interesante dhe më e ndershme rruga e ndërmarre nga Ritfolk. Me një emer kështu në Shqipëri të pështyjnë në fytyrë, po dy çunat nga Tirana nuk donin t’ja dinin shumë. Sot pyes veten nëse e dinin që nuk bënin folk, por atëhere s’kishte rëndësi.
Ritfolk ishin dy djem që nuk kopjonin në mënyrë te dukshmë askënd, që arrinin të ndërthurnin Shqipërinë e askohe me modernitetin që afrohej, dhe kishin edhe tekste të pranueshme, në mos të bukura. Kjo ishte diçka që në ate kohë s’kishte asnjeri, e …në dreq, edhe tani s’është se e ka njeri.
Jam i bindur që Ritfolk ngelen grupi më i mirë shqiptar.
Të pëlqenin, edhe nëse ti nuk e dije që po të pëlqenin. Kushdo që interesohet për muzikë mund të dijë përmendsh një apo dy këngë te Arb, Akullthyesve apo E.Dedes, por di të paktën katër apo pesë të Ritfolk. Natyrisht që edhe këta nuk fituan asnjë festival, por kjo ishte thjesht një shenjë tjetër që tregonte që ishin vërtet në rregull, që ishin çuna njish. Ndër të tjera, ishin të parët që arritën te futeshin në studio e të rregjistronin një album tamam. Shpeshherë pyes veten se çfarë rruge do kishin marrë çunat sikur të mos ishin ndarë. Më pelqen ti imagjinoj tek vazhdojnë të patrembur, tek shtojnë album mbas albumi duke gjetur rrugë të reja në folk-country-soft rock pa tradhëtuar asgjë e askënd. Por nga ana tjeter frika e madhe që s’do mund të duroja dot është t’i shikoja tek bëjnë ndonjë përpunim të “ Të duket vajza porsi bananja, oh yeah…”

Kur Ritfolk u ndane, kur Redon Makashi u mbyll akoma më tepër në vete dhe në dashuritë e humbura, kur Elton Deda nuk gjente rrugën, kur Aleksander Gjoka filloi të bënte muzikë të lehtë mendova që kishte mbaruar një periudhë positive për muziken shqiptare, dhe që ajo që do vinte do na çonte akoma më përpara. Tashmë djemtë ishin rritur, tashmë 20 vjeçaret kishin dëgjuar shumë gjëra, do kishin blerë kitare e do kishin krijuar grupe, do këndonin e do na habisnin. Por për fat të keq do vinin dhjetë vjet tmerrësisht mediokër, dhjetë vjet masakrimi muzikes popullore dhe tekste të tipit

“…gjermania…rakia…italia…greqia…dashuria…”

Ajo që më indinjon më shumë është fakti që shpesherë mjafton një album, një këngëtar, një këngë për të nisur një periudhë të artë. E gjithë muzika amerikane ka ndryshuar thjesht për Highway 61 te Dylan e The Velvet underground. Vetëm një album j’u desh italianit De Andre për te shkatërruar e për të rithemeluar muzikën e vendit të tij. Muzika botërore është e mbushur plot me shembuj të tillë. Nga Beatles te Stones, te Velvet, Te Sex Pistols, te Jethro Tull, te Joy Division, te Nirvana e te Clash. Dhe talenti nuk ka të bëjë aq shumë në fund të fundit, nëse është e vërtetë që Sex Pistols nuk dinin ti binin kitarës kur bënë albumin e parë dhe, sinqerisht, nuk kanë mësuar kurrë.

Ajo që duhet nuk është aq shumë një grup perfekt, por thjesht një grup që te krijojë diçka të re. Derisa ky a këta të vijnë…Gjermania…rakia…

Tirana Calling

Wednesday, February 3, 2010

Grupi serb vjedh këngën "E para" të Arta Bajramit

Vjedhjen e kësaj kënge e ka bërë të ditur vetë Arta Bajrami për mediat kosovare. Ajo ka thënë se para disa javësh ka mësuar se një grup serb, i quajtur "Funky G", ka vjedhur një këngë nga albumi i saj i fundit.

Qe muzika shqiptare ka vlera te mirefillta, kete e deshmon edhe rasti i fundit i vjedhjes se kenges "E para" te Arta Bajramit nga nje grup muzikor serb. Kjo deshmon po ashtu se jo vetem kengetaret tane kopjojne kenget e kengetareve te huaj, por edhe e anasjella. "Behet fjale per kengen "E para", e cila eshte vjedhur nga ky grup serb. Do te doja qe mediat t'i kushtonin pak me shume rendesi ketij fakti, pasi ky eshte nje grup mjaft i popullarizuar ne gjithe Ballkanin", ka thene vete Arta, e pyetur me kete precedent.

Sipas saj, vjedhja e kesaj kenge eshte dicka pozitive per muziken shqiptare, pasi kjo deshmon se muzika jone pelqehet edhe jashte trevave shqiptare. "Vjedhja e kenges sime nga ky grup tregon se muzika e kultivuar ne "ArbaSound Studio" pelqehet edhe ne shtetet fqinje, fakt qe na ben te ndihemi krenare dhe te kemi ambicie per te vazhduar me punen tone cilesore, e pse jo edhe te pushtojme tregun ballkanik", eshte shprehur Arta Bajrami ne fund te fjales se saj.

Kengetarja, e cila vitin e kaluar kurorezoi ne martese lidhjen e saj me Xhimin, ka thene se fundmi se deshiron me ngulm te behet nene.

Koha Jonë

Ndiqni videon e këngës, të përpunuar nga grupi serb :
http://www.youtube.com/watch?v=Udf3RflT-6Y

Thursday, January 28, 2010

Turbo-folku po zhduk traditën shqiptare

Këngëtari i Ansamblit Kombëtar flet mbi dëmtimin e krijimtarisë popullore.

Turbo-folku sot është një fenomen që ka prekur shumë këngëtarë shqiptarë, edhe nga ata që kanë qenë të njohur për skenën, si këngëtarë të muzikës së lehtë, por edhe asaj popullore të tabanit kombëtar. Turbo-folku ka qenë një fenomen i prekur nga vende të tjera shumë më parë sesa të mbërrinte Shqipërinë, por duket se ndikimi i saj tek këngëtarët tanë, kryesisht ata të rinjtë dhe anonimë, është më i fuqishëm dhe i përhapur si fenomen.

Ky problem sot ka shqetësuar shumë këngëtarë popullorë profesionistë, që kanë vite që me zërin e tyre këndojnë krijimtarinë e pastër popullore jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe në atë botërore. Një prej tyre është dhe këngëtari i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Bardhyl Xhafka, i cili ka nisur aktivitetin e tij në ansambël që në vitin 1985. Dekada të tëra me krijimtarinë e pastër popullore shqiptare, sot për këngëtarin Xhafka rryma turbo- folk po zhduk me ndikimin e saj traditën shqiptare. Në një intervistë dhënë për gazetën ai flet mbi tendencat e reja muzikore dhe rrymën turbo-folk, të cilat janë të pranishme në tregun muzikor shqiptar. Sipas tij edhe pse është folur dhe debatuar, në tregun shqiptar vazhdon të jetë po e njëjta situatë, ku asgjë nuk ka ndryshuar.

-Keni vite që jeni më Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore që nga viti 1985, ndërkohë si e shikoni sot zhvillimin e krijimtarisë popullore?
Kryesisht AKKVP është marrë me ruajtjen dhe ngritjen në një stad më të lartë të folklorit shqiptar. Në festivalet e Gjirokastrës që janë bërë para viteve ‘90 ne merrnin perlat e këtij folklorit dhe i sillnim në ansambël me një vokal tjetër ose dhe vallet me një temperament më të lartë artistik, duke ruajtur gjithmonë fizionominë e valles së mirëfilltë popullore ose këngës së mirëfilltë. Kënga polifonike është ruajtur identik veç hyrjes së vokalit që ka hyrë nga një vokal amator në një vokal të kultivuar, ashtu si ka këngëtarë ansambli dhe këto të gjitha janë bërë të dashura jo vetëm për zonën, por për të gjithë Shqipërinë. Meqenëse po të flisnim për këngë, që janë me çifteli që janë punuar nga i ndjeri Xhemal Laçi artist i merituar ish pedagogu jonë. Ai i qëndronte strikt melodisë, bënte një harmonizim të thjeshtë dhe herë-herë ne kemi kënduar dhe me çifteli dhe gjithë grupi vokal ka pas kënduar dhe me instrumente të çiftelisë dhe të sharkisë. Rrjedhimisht duke pasur gjithmonë shkurtime, ne arritëm në një grup me pak veta, por që sërish i rrinë besnik traditës. Kishte këngë që mbanin dhe disa përpunime dhe ato ishin të bukura. Në atë kohë ka pasur disa të tilla dhe i pëlqente populli, ato qëndronin. Disa këngë p.sh të Xhemal Laçit që janë perla të krijimtarisë popullore, të përpunuar e kënduar arritën që të pëlqeheshin nga publiku. Një pjesë e mirë e artistëve të Ansamblit në vitet ’90 u larguan dhe ne me dhimbje e mbajtëm këtë ansambël, pasi dhe kompozitorët u larguan. Një kompozitor sot nuk ka leverdi që të kompozojë në Ansambël, pasi ai thotë më mirë shkoj ti bëj një këngëtari këngë, ndoshta dhe të panjohur dhe të fitoj më shumë, se sa të bëj diçka për ansamblin dhe nuk paguhet. Ne jemi ansambël buxhetor dhe jemi njëlloj me folklorin shqiptar, unë p.sh këndoj trevën e veriut, polifoninë, këngë të Vlorës ose të Himarës si:Vajza e valëve, këngë të Tepelenës etj, pra kjo është e veçanta e artistëve të Ansamblit, që këndojnë këngë të disa trevave shqiptare.

-Si një njohës i mirë i rrymës popullore, çfarë mendoni sot për rrymën turbo-folk që ka pushtuar krijimtarinë popullore?
Kënga polifonike nuk ngacmohet, ajo është e virgjër. Kolosët e muzikës shqiptare si Çesk Zadeja, Tisha Daija nuk guxonin që ti preknin këto këngë. Po ti dëgjoje këto këngë polifonike shqeto si i thotë populli ato kanë ndryshim nga njëra-tjetra. Kur i dëgjon këto këngë turbo-folk ato janë një. Është bërë sikur i shkruan një dorë, një lloj ritmi, por dhe nuk dua të paragjykoj dhe këngëtarët që dalin dhe këndojnë këngët të tilla, pasi ata nuk duhet të dalin me këtë lloj muzike. Nëse do të vazhdohet me turbo-folkun kështu si ka nisur, ku del një këngëtar që nuk ka kënduar në skenë, por që bën në studio një rrymë turbo-folk, atëherë nëse do të vijojë kështu do të harrohet dhe do të zhduket tradita shqiptare dhe nuk do të ketë më as këngë polifonike. Kjo rrymë do ta zhduki traditën dhe ne me këtë lloj muzike i bëjmë keq publikut, pasi ai si të edukohet dëgjon. Edhe kjo kënga polifonike që vjen e vjetër, ashtu është edukuar publiku. Ajo mund të përmbajë shumë përpunime të vogla, por jo çdo këngëtar mund të këndojë si Janina, dhe për mua ato e shkatërrojnë mënyrën e të kënduarit. Pavarësisht se atje thotë populli si autor, por edhe kjo këngën e ka një autor që do të jetë ai që ka bërë tekstin, muzikën etj.

-Sipas jush, sa zbatim gjen e drejta e autorit në vendin tonë?
Këtu ka një problem shumë të madh dhe me të drejtën e autorit dhe duhet patjetër që të ndryshojnë gjërat. Kënga duhet të ketë autorësinë e saj. Kjo varet nga studiot muzikore që nuk duhet të pranojnë asnjë lloj këngëtari, asnjë lloj kompozitori pa autorësi. Ne ishim në Sanremo më Ana Oxën në vitin 2006 dhe nuk guxonte njeri të dëgjonte këngën e saj. Na bëri përshtypje kur ne bëmë prova ajo i nxori jashtë të gjithë la vetëm orkestrën dhe ne që e shoqëronim. Kënga do të dëgjohet nesër kur unë ta këndoj live, tha ajo. Ne ndoshta ato rregulla nuk i vëmë dot, por të paktën çerekun e tyre ta vëmë. Pra e drejta e autorit duhet të jetë e zbatuar. Ministria e Kulturës duhet të ketë një drejtori të veçantë për të kontrolluar muzikën shqiptare, jo ta censurojë, por ta kontrollojë. Ne po themi se janë futur dhe rryma që nuk i ka parë ndonjëherë Shqipëria dhe ato po hiqen si shqiptare. Pra vjen nga Turqia një këngë dhe themi që kjo është këngë shqiptare, sepse e kemi dëgjuar diku në Kosovë apo Maqedoni dhe e mendojmë shqiptare. Por kjo nuk është e drejtë, pasi shqiptari ka pasur muzikën e vet, këngën e vet. Ne me një territor kaq të vogël kemi një shpërndarje të jashtëzakonshme të folklorit. Dhe ne këtë duhet ta ruajmë, po më duket se po bëhemi të gjithë njësoj. Edhe në zonën e jugut, ku është kënduar polifoni brez pas brezi të gjithë këngëtarët merren me turbo-folkun dhe është njësoj. Nuk dëgjoj një këngë polifonike. Isha në Korçë në një dasmë dhe atje kishte vetëm muzikë greke, filloi dhe po mbaronte dasma vetëm muzikë greke? Një miku im italian më pyeti se ç’është kjo muzikë, vetëm greqisht këndohet këtu? Në atë kohë shkova tek orkestra dhe fillova të këndoj serenata të qytetit të Korçës, aq sa dhe vetë orkestrantët u kënaqën dhe thanë edhe ne paskemi muzikë të bukur. Ne kemi muzikë dhe folklor të shkëlqyer dhe nëse shteti do të vërë dorë për ta kontrolluar, muzika do të bëjë përpara dhe do të ruhet dhe tradita. Nëse ne kemi një Muze Kombëtar për të ruajtur traditën edhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore është një ruajtës i traditë shqiptare kombëtare. Është polifonia që ne na bën të njohur në të gjithë botën, sa dëgjojnë këngën polifonike shtangen dhe prej sa vitesh vjen. Mbrojtja që i bën UNECSO polifonisë, tregon që është vlerë. Është një fondacion në Marsejë të Francës (EKYME), ata merren me traditën dhe kanë futur dhe polifoninë tonë. Ne kemi disa vite që bashkëpunojmë me ta dhe na thonë mos mungoni, sidomos kënga “Vajzë e valëve” që është këngë e Bregut të Detit mbetet perlë. Drejtoresha e këtij fondacioni është muzikologe dhe ajo pa ditur asnjë fjalë shqip, kur mbaroi kënga po qante, dhe kur e pyetëm na tha se që nga melodia e kishte ndier këngën. Pra muzika e vjetër e jona është komunikuese, ndërsa turbo-folku vetëm xhamba-xhumba nuk tregon asgjë tjetër.

-Mesazhi juaj për këngëtarët e rinj që këndojnë këtë rrymë?
Neve para pak ditësh bëmë një koncert me kontingjentin e ri që kanë mbaruar Akademinë e Arteve dhe nga këta të rinj ne patëm 10 këngëtarë djem dhe vajza që punuan dhe nxorën një koncert të shkëlqyer, ku aty spikatën 2-3 elementë më mirë se të tjerët. Këngët të gjitha ishin folk të bukura, të traditës dhe tabanit shqiptar. Ne kemi talente të rinj dhe ata duhet ti largohen turbo-folkut, mendoj se fondi për të rinjtë që jep Ministria e Kulturës, duhet ta shumojë më shumë.

-Tregu muzikor sot në vendin tonë?
Unë nuk marr guximin të bëj një disk, sepse ai nuk do më shitet pasi që nga viti ’90 e këtej publiku shqiptar është edukuar me një rrymë shumë të gabuar. Qoftë me këngët e huazuar nga Ballkani apo bota të përkthyera në shqip, qoftë dhe nga rryma turbo-folk, që sot ka marrë përmasa të trembshme. Për mua është e dhimbshme që nesër rrezik ti largohen të gjithë folklorit të pastër. (Bardhyl Xhafka)
Julia Vrapi, G. Sot

Tuesday, October 6, 2009

Historia e një kënge Shqiptare, 600-vjeçare.

“O E BUKURA MORE”

HISTORIA E NJË KËNGE SHQIPTARE 600-VJEÇARE !



Kjo këngë mërgimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetëm për Arbëreshët, por edhe për Avanitët e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave, përmban në vetvete pothuajse gjithë sekretin historik të krijimit të fshatrave të arbërëreshëve të Italisë.

Por shumë pak e dinë se kujt i kushtohet... !

MORE ! – është nji pasthirmë... ?, është nji vajzë e bukur... ? .

- JO!

MORE, - është Peloponezi i sotëm i Greqisë! Nji trevë e madhe të cilës grekët i kanë ndryshuar emrin nga MORE në PELOPONEZ, dhe kënga “O E BUKURA MORE” , memorizon kujtesën dhe mallin e një atdheu të humbur, është nji toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

Kjo është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare që mbetet e gjallë akoma edhe në ditët tona e që vjen të na rrëfej nostalgjin e madhe por dhe sekretin historik të krijimit të komunitetit arbëresh të Italisë.

Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.


“O E BUKURA MORE”



‘O e bukura More

çë kur të lje (lasçë)

më nigjë të pe

atje kam unë zotin-tatë

atje kam u mëmëm time

atje kam u tim vëlla

‘O e bukura More

çë kur të lje (lasçë)

më nigjë të pe.


Ky tekst burimor-popullor me ritëm tresh, është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O E BUKURA MORE”, por nuk dihet se kush arbëresh i këndoi për herë të parë këto vargje kaq të thjeshta por që mbeten gjallë dhe këndohen po me të njëjtën dhimbje edhe sot.



Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”përgatitur me shumë kujdes nga filologu Arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).

Përgatitur nga: Lirio Nushi

Video ne YT, të kësaj perle shqiptare : http://www.youtube.com/watch?v=e-Om6EuTJiE http://www.youtube.com/watch?v=InWwhdH0rDo

Por si dhe pse u larguan arbëreshët e sotëm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbëria, (Shqipëria sot) ,si u krijuan katundet arbëreshe në Italinë e Jugut?





Me rënien dhe pushtimin e Koronit (1453), kala që ndodhet edhe sot e kësaj dite në More (Peloponezi i sotëm në Greqi), perandori Karli i tretë, i dha urdhër Kapitenit Andrea Doria të marri Grekë dhe Arvanit-Arbëror nga Moreja, dhe ti çojë ata në Italinë e Jugut. Kjo përbën në të vërtetë fillimin e krijimit e fshatrave arbëreshe por edhe grekëfols të Italisë së Jugut. Në këto momente të shpërnguljes së tyre arbëreshët kënduan ndoshta për herë të parë këngën “O E BUKURA MORE” me mall dhe vajtim.



Shqiptarët e parë që vinin nga Arbëria-Shqipëria sot, u vendosën në Kalabri dhe në Siçili, mbas ftesës së mbretit Alfonso i tretë të Aragonës, bëhet fjalë për luftëtarë shqiptarë të cilët u vendosën përfundimisht dhe me familjet e tyre në Kalabri dhe Siçili për të ndihmuar përforcimin luftarak të Mbretit Alfonso në përpjekjen e tij për të mbytur revoltat dhe lëvizjet e Andegavnonit kundra tij. Pra krijimi i këtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.



Në vitin 1461 vetë Gjergj Kastriot Skënderbeu Kryezot dhe i plotëfuqishm i Arbërisë (Shqipëria sot), me një trupërojë të madhe dhe të fortë luftëtarësh shqiptarë, do të luftonte në përkrahje të Ferdinandit, djalit të mbretit Alfonso kundër Andegavnonit të Italisë së jugut dhe princit të Tarontos, dhe për këtë ndihmë dhe përkrahje ushtarake si shpërblim atij ju dhuruan dy feude në Pulia të Italisë.



Kjo popullatë e pasuroi dhe populloi pjesën e shkretuar të kësaj zone dhe njëkohësisht e rrethoi ate ushtarakisht duke krijuar kështu një pjesë territoriale të mbrojtur.



Pak para vdekjes së Skënderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes së tij (1468) dhe rënies e pushtimit të Krujës nga Turqit (1478), një turmë e madhe shqiptarësh dhe në kushte dramatike do të largoheshin për në Itali dhe do të vendoseshin në fshatrat tashmë të ngritur shqiptarë duke krijuar njëkohësisht dhe fshatra të reja.



Të tjerë shqiptarë u vendosën në Italinë e Jugut me urdhërin dhe bekimin e Skënderbeut si dhe djalit të Joanit në dy feudet e Pulias që i pat dhuruar Ferdinando në Galatina (1845).



Një pjesë tjetër shqiptarësh ndoqën nga pas Irini Kastriotin e cila u martua me princin Bisingano në Kalabri.



Numri i kësaj popullate duhet të ketë qenë shumë i madh pasi krijoji një zonë përfundimtare me një fizionomi të vetën gjuhësore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kështu fshatrat e sotëm arbëresh të Italis.



Shqiptarët Katolik të ardhur nga Shqipëria e Veriut që u vendosën në Italinë e Jugut, u përshtatën shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vendasve italjanë, ndërsa shqiptarët që kishin shkuar nga Shqipëria e Jugut dhe Arvanitët-Arbërorë të Moresë që nuk ishin katolik por ortodoks, pavarësisht nga kundërshtimet dhe imponimet e peshkopëve vendas italjan, ruajtën të veçantat e kulturës dhe të zakoneve të tyre dhe fenë e riatualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kësaj dite. Duke bërë që besimi fetar ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vendasit.



Gjuha e shumicës së Arbëreshëve të Italisë ka shumë ngjyrime dialektike por si baz ka dialektin tosk që flitet në Shqipërinë e Jugut dhe me të njëjtën ngjashmëri të gjuhës që flasin Arvanitët-Arbërorë të Greqisë. Prezenca e fjalëve greke është e pranishme dhe kjo ndodh për kohën e madhe të bashkjetesës së tyre me grekët gjat perandorisë bizantine. Shumë prej këngëve arbëreshe përputhen me Moren, dhe shumë toponime të tjera në këto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.



Sot koha dhe ndryshimet kanë bërë të vetat dhe në mënyrë të pashmangshme hapa të mëdhenj, por nuk kanë mundur të zhdukin apo pluhurosin këtë të veçantë që ka ky minoritet shqiptarësh arbëresh, me gjuhën, traditat, kulturën, zakonet, legjendat e tyre, duke përbërë kështu tashmë një pasuri dhe turizëm laografik për këto zona.



Mbi 52 fshatra janë të regjistruara dhe të njohura institucionalisht nga shteti italjan si minoritet shqiptar dhe dy gjuhësh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes janë: Firmoza në Kalabri, Dandalli në Kalabri, Barilli në Baszilikat, Këmbarini në Molise, Garrafa në Kalabri, Karfici në Kalabri, Kazallveqi në Pulja, Kastërnexhi në Kalabri, Kejverici në Kalabri, Qana në Kalabri, Qefti në Pulja, Çivëti në Kalabri, Kuntisa në Siçili, Purçilli në Kalabri, Fallkunara në Kalabri, Farneta në Kalabri, Ferma në Kalabri, Frasnita në Kalabri (katundi arbëresh ku jeton studjuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi), Zhura në Bazilikat, Katundi në Kampanja, Ungra në Kalabri, Maqi (katundi i De Radës) në Kalabri, Marçidhza në Kalabri, Allimarri në Kalabri, Mashqiti në Bazilikat, Munxhufuni në Molis, Puheriu në Kalabri, Hora e Arbëreshëvet në Siçili, Pllatëni në Kalabri, Porkanuni në Molis, Shën Vasili në Kalabri, Shën Benëdhiti në Kalabri, Strigari (fshati i poetit të madh Arbëresh Zef Serembe) në Kalabri, Shën Konstandini në Bazilikat, Shën Mitri (qendra më e madhe kulturore e Arbëreshëve ku zhvillohet çdo vit festivali i këngës Arbëreshe) në Kalabri, Sënd Japku në Kalabri, Mbuzati në Kalabri, Shën Mërtiri në Kalabri, Shën Marcani në Pulja, Shën Kolli në Kalabri, Shën Pali në Bazilikat, Picilia në Kalabri, Sëndastina në Siçili, Shën Sofia në Kalabri, Spixana në Kalabri, Ruri në Moliz, Vakarici në Kalabri, Vina në Kalabri, Badhesa në Abruzo, Xingarona në Kalabri... etj.

Problematika që ngrihet në ditët e sotme është nëse arbëreshët duhet të ruajnë të folmen e tyre të vjetër apo nji përshtatje me rikodimin e shqipes së sotme?

Si, dhe kush mund të ndihmoj për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe këtij thesari të pazëvëndësueshëm me origjinë dhe rrënje shqiptare. Pasi këto zona edhe pse gjenden në bashkjetesën e një vendi që ndodhet brenda komunitetit europjan sikurse është Italia, vazhdojnë të mbeten zonat më të varfra të Italisë dhe investimet për mbrojtjen e ketij thesari laografik nga shteti italjan janë të papërfillshme

.

Monday, September 28, 2009

Çoroditje e ç'orientime muzikore-kulturore !

“Askush si duket nuk është marrë më thellë me analizën e shkaqeve të moralitetit, jo vetëm te fëmijët, por edhe në popullsinë e rritur. Të mos flasim për një lloj stuhie, ose ndoshta indolence në fushën e kulturës e të krijimtarisë, ku, këtë e shohim të gjithë, të thuash pa ngjyrë pa ashtuquajtura “kulturë masive” të thuash pa ngjyrë, pa asnjë porosi, pa asnjë kualitet. Po ta shohim në mënyrë analitike serioze gjendjen në muzikën tonë, po t’i shikojmë disa kaseta dhe shirita me “këngë popullore” dhe me humor “të ri”, patjetër do të konkludojmë se kemi arsye për brengosje, se manipulohet shumë me patriotizëm, me ndjenjat e njerëzve, me demokracinë, me shijen (pa shije) sa për të bërë biznes dhe për të fituar sa më shumë para me bejte të llojllojshme, të zbrazta, këtu e në diasporë. Dhe, kjo s’vlen vetëm për hapësirën tonë kosovare. Është problem i përgjithshëm, pa dyshim i madh. Duhet të brengosemi dhe të na kap droja të themi si dhe pse veprojnë disa njerëz me melosin tonë dhe çka na ofrojnë si këngë të ashtuquajtura popullore, ose edhe argëtuese, këtu te ne. Shpesh ndodh që të dëgjojmë këngë me melodi që s’kanë asgjë të përbashkët me melosin autentik shqiptar, të dëgjojmë ndonjë “mikst” melodish, madje edhe fjalësh, (ndonëse ato janë shqip) të këngëve turke, greke, sllave, jevge, madje edhe arabe dhe kushedi se çfarë, por që në vend të haresë e të përjetimit artistik, shkaktojnë në shpirtin tonë zemërim, hidhërim.

Pse vallë? Pse kështu? A ekziston në ndonjë kënd të vetëdijes tonë kolektive, shtetërore, institucionale apo edhe indiduale përgjegjësia për këto dukuri? A mund të ndikojmë më kështu që t’ua premë rrugën sadopak bastardëve të kulturës sonë?A mund të na kushtojë kjo shtrenjtë si lëndim dhe krijim shprehish? Sido që të jetë, ka mundësi të veprojmë, ta shtrojmë rrugën më ndryshe, me kritere më serioze, me përgjegjësi kombëtare, që doemos duhet ta kemi, qoftë si opozitë, qoftë si opozitë, si pushtet (përkundër preokupimit me shumë probleme të rënda), por edhe si popull i zgjuar, si komb me perspektivë, që ndërlidhet dhe prore është në korrelacion me lashtësinë tonë, me veçoritë më cilësore dhe autentike të kulturës sonë. Dikush mund të thotë “ka kohë për këto punë”, sepse tani për tani jemi të ballafaquar me disa bëma të tjera, më me rëndësi. Megjithatë, është dhe duhet të jetë detyrim i dorës së parë, imperativ, pikërisht kujdesi për arsimin e kulturën, për shkencën dhe shëndetësinë, për krijimin dhe ngritjen e kuadrove të afta, do të thotë për një politikë më rigoroze kur është fjala për lëmenj, ku unë shoh boshtin e të gjitha çështjeve, madje kushtëzimin e perspektivës për një jetë më të mbarë”
(Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Prishtinë, 1977, f. 36-38)



“TALLAVA”
Haj, medet, medet-e
Po bëjnë djem e çika –
N’ duar t’ kujt ka mbet-e
Kënga dhe muzika?!
N’ duar t’ matrapazëve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën popullore!
Që s’ njohin traditën,
Toskërishte, gegërishte;
Por na e ndalin rritën
Me këngë magjupishte?!
Humben këngët tona
Me atë bukuri-e!
Himn në dasmat tona –
“Çaje Shukarije!?”
Shih çka m’ tha një dit-e
Producent Maskari –
Këngët e traditës
Nuk po i han pazari!
-Po deshe albumi
T’ shkojë si bakllava,
Këndo këngë magjupishte
N’ stilin “Tallava!”

Demir Krasniqi, Gjilan, më 04.07.2008.




BOMBARDIMI I KANGËS SHQIPTARE

nga Agim Gashi

Producentët n´kamë janë çu
T´gjitha forcat i kanë bashku,
Me kangëtarë e me këngëtare
Me i shpallë luftë kangës shqiptare

Nga çdo anë ndihmë kanë kërku
Armë të randa me ju çu:
Ju çoj sinta Japonia,
Tarabuka vetë India,
Çon ezane Arabia,
Shumë gazela u çon Turqia,
Erdh buzuku nga Greqia,
E Llambada nga Brazilia!

Satelitët i kanë shterngu,
Për hava tuj fluturu,
Shpi për ship me ateru
Kangën shqipe me bombardu;
Tatlisesi ai komandant,
N´Kumanovë ka ba desant,
Luftë e madhe ashtë zhvillu
Kanga shqipe ashtë plagu!

Pllasin lopë, blegërojnë kallusha,
Plot kaseta na u mbush fusha,
Na u mbush fusha, na u mbush mali
Prej dashnisë po digjet djali,
Armatosen kërriçe e mushka;
Zinxhir n´vesh, kumona n´gusha,
S´mund po i nxjerrin topat prej lloçit
Dul Shehidja prej kallamoqit!

Kanë hap´ gojë bretkana e zhaba,
Këndojnë himnin „ Shiki-shiki-aba“!
Ja Muhamede jarabi,
Bane llugë si n´Arabi!

Shkyn gabzherrat, fryhen n´gusha,
Me Dadusha e me Salusha,
Me Nazusha, me Fatusha,
Me Zemrusha, me Takatlusha,
Fryhen n´studio me bedena,
E knojnë shqip si Lepa Brena!
Therrin vashat n´mes t´Prishtinës
Tu´ jau hangër rruzën e shpinës!

Marrë nga : Marre nga Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2008

Saturday, September 26, 2009

Islamikët ndalojnë Beyonce


Duket se do të përsëritet historia e dy viteve më parë për këngëtaren Beyonce Knowles, për sa i përket koncertit që ajo ka lajmëruar se do të zhvillojë në Malajzi. Edhe arsyeja është e njëjta:Beyonce vishet shumë seksi, është paraqitje imorale për myslimanët. Më 25 tetor, Beyonce ka parashikuar të mbajë koncertin e saj të radhës në Kuala Lumpur të Malajzisë. Që atje kanë ardhur reagimet se do të ndërmerren aksione për të mos lejuar zhvillimin e koncertit të saj. Ekstremistët e Partisë Pan Islamike pretendojnë se paraqitja e kësaj këngëtareje në skenë është e rrezikshme për të rinjtë dhe imorale. Gazetavogel.al

Koncertet e Madonës, fyerje për Krishtërimin

Koncertët e Madonës janë një fyerje për fenë e krishterë.


Kështu pretendojnë një grup nacionalistësh polakë, të cilët kanë protestuar kundër mbajtjes së koncertit të yllit të popit në Varshavë. Shkak për këtë është data e mbajtjes së koncertit më 15 gusht, pasi në këtë ditë, të krishterët në Poloni përkujtojnë dërgimin në Parajsë të Virgjëreshës Mari. Jo pak herë këngëtarja ka qenë në qendër të kritikave. Një veprim që ngjalli shumë debat është kënga “Like a prayer” në të cilën puth një djalë që luante rolin e Krishtit.

Nuk dëgjoj muzikë shqip, në vendin tim

Kompozitori i njohur “Mjeshtri i Madh” tregon për projektet e tij në fushën e muzikës, por denoncon dhe dhunimin që i bëhet sot muzikës shqiptare.

Njeriu që ka bërë epokë në muzikën shqiptare, shpreh shqetësimet e tij për muzikën sot në Shqipëri. Huazimet e pakontrolluara, moskujdesi i shtetit për institucionet kulturore, indiferenca ndaj artit të vërtetë janë problemet më të rënda për kompozitorin Agim Krajka, që sipas tij po e bastardojnë muzikën dhe artin shqiptar në përgjithësi. Ndërkohë, krijuesi i “Lemzës”apo “Djaloshi dhe shiu”, dhe i dhjetëra këngëve të suksesshme shqiptare, flet për eksperiencën e tij në Amerikë, ku jetoi rreth17 vjet, periudhën e rikthimit dhe si e pa ai muzikën shqiptare pas kaq vitesh mungesë. Më tej gjatë kësaj interviste personaliteti i njohur i muzikës shqiptare tregon se i vjen keq, që sot sipas tij ai nuk po dëgjon më muzikë shqip.

-Keni jetuar për shumë kohë në emigrim, si e gjetët pas kaq vitesh muzikën shqiptare?

Duke qenë se kishin kaluar shumë vite natyrisht që pashë dhe ndryshime. Por me kaq sa unë pashë, di të them se më vjen keq që çdo gjë është dhunuar dhe jo në emër të dijes dhe progresit, por është dhunuar nga të paditurit, nga ato që mendojnë se kanë blerë një orkestër, ka dhe nga ata të cilët përpiqen që të jenë në minoritet. Por njerëz si unë dhe njerëz të shkolluar në atë kohë jo nga shkolla dhe pseudoshkolla, por me shkolla përsëmbari siç ishte Konservatori Çajkovski në Moskë, ato krijuan këtë gjeneratë për të cilën u shkruan me vite të tëra muzikë popullore dhe muzikë të lehtë. Nuk mundej të ishte jashtë kontrollit moral, është gjë tjetër që të flas më pas për politikën se çfarë ndikimi kishte ajo në art.
Në radhë të parë ishte një ndërgjegje e ngulitur tek ne nga profesorët dhe nga të gjithë, ku ne shkruanim aq sa mendonim se kishim dije dhe ne kishim mësuar. Por në atë kohë kishte një fat të madh, që nuk e kishin kompozitorë të tjerë në botë, ne kishim folklorin tonë të mrekullueshëm. Dhe tani në këto kohë ose nuk e dëgjoj fare muzikën dhe e kam thënë dhe herë të tjera kur unë nuk e dëgjoj muzikën shqipe në Shqipëri ku duhet që ta dëgjoj. Për këtë mua më vjen kaq keq, saqë unë nuk mund ta shpreh dot.

-Meqë po flasim për muzikën popullore, sa e ka dëmtuar rryma turbo-folk tabanin popullor?

Ç’është ky turbo-folk, sepse unë nuk e kuptoj. Kjo është një terminologji injorantësh dhe pseudomuzikantësh, që nuk janë në gjendej të marrin një vlerë apo një motiv nga muzika popullore dhe të kenë mundësi që ta përpunojnë. Pikërisht këta shprehen se gjoja po e sjellin në kohë këngën dhe marrin një temë siç është në popull, kësaj i shtojnë dhe një bateri apo kitarë, që e përdorin vende e pa vend me harmoni e pa harmoni, dhe i bëhet një pseudo e kënduar dhe gjoja kjo është turbo-folku? Po ku e gjet shqiptari turbo-folkun, madje unë do të thosha se ku e gjet shqiptari zhanrin shumë të largët akoma dhe për shumë popuj të tjerë të Evropës si rrep etj, që këtu e bëjnë si majmunët.
Mos vallë u mbaruan zhanret e tjera, ku ne mund të shprehemi me të vërtetë atë synim që i kemi vënë vetes si artistë, por që t i bësh këto duhet të dish që të seleksionosh, të dish se çfarë të marrësh nga bota. Pasi të gjithë shkruajnë a dhe b, por e përdorin në mënyrën e tyre, ndërsa ne vetëm në emër të globalizmit bëjmë budallallëqe, aq sa po e kthejmë edhe rininë në një turmë, e cila nuk di se nga ka ardhur dhe ku do të shkojë. Një nga arsyet kryesore është dhe muzika që transmetohet në televizionet shqiptare. Sot çfarë nuk dëgjoj, por vetëm shqip nuk dëgjon. Edhe muzika e lehtë për mua është një pseudomuzikë, ajo mund të jetë muzikë për një periudhë 2 apo 3 vjeçare, sa që të zhvatin lekët.

-Mendimi juaj për krijuesit shqiptarë sot?

Krijuesit që thonë se jemi me kohën, për mua janë pseudo me kohën. Ke shumë nga këto krijues dhe shumë shtëpi diskografike që për mua nuk njohin as notat, jo më të kenë studiuar muzikë dhe të kenë bërë shkollë, të dinë për orkestrimin, kompozimin etj. Ka dhe amatorë që kanë një pasion të madh dhe ia dorëzon punën e tij ndonjë profesionisti dhe në emër të së mirës ai del, por këtu çdo njeri që ka mundësi financiare ble një studio dhe krijon këngë, dhe thotë se e kemi sjellë në kohë këngën? Po kush je ti që e bën këtë kur ti je vetë jashtë kohe, sepse je injorant klasik në kohën moderne. Duke përjashtuar disa emra që janë profesionistë, të tjerët janë pseudo profesionistë dhe duhet të ketë një njeri që duhet ta mbajë përgjegjësinë për këtë. Me sa jam këtu në Tiranë unë e shikoj thellësisht të dhunuar muzikën e Tiranës dhe të Shqipërisë së mesme. Mirë e dhunuar si melos, por dhe luajtur tamam romçe, është tallave.
Është një modë muzikore që disa mbase nuk e dinë se kjo gjë i ka interesuar shumë serbit, që gjoja të krijojë një melos për pakicat nacionale që kishte jo rom, jo shqiptarë që kishte në trojet e pushtuara prej tyre dhe bam kërciti tallavaja, e cila është tmerrësisht me afërt me notat tona muzikore. Çdo këngë Tiranase është e romanizuar dhe masakruar sa të vjen të llahtarisesh. Ku është ajo muzika e vjetër e Tiranës, e Hafsa Zyberit, etj që ishte tërë fisnikëri. Nuk arrin dot tallavaja të shkojë në Labëri, pasi i merr të keqen polifonisë së jugut, po kështu edhe në Shkodër, që nuk të lenë të dhunosh arien e saj, apo tiranasit këngën e Cakes etj. Po këto kohë kjo ka ndodhur sepse nuk ka kontroll dhe as interes. Nuk i intereson kurrkujt sot ajo që po ndodh në muzikë. Në kohën tonë një tril të bëje serb, në atë mënyrën që e bënte ai vend nga i cili prodhohej muzika do ta paguaje, ndërsa tani unë nuk dëgjoj fare muzikë popullore.

-Edhe këngët e jugut vijnë të përpunuara sot?

Po vijnë, por ato në melos qëndrojnë. Përpunimi nuk ka se ç’ti bëjë melosit. Në bastardimin e muzikës shqiptare është vetëm paaftësia e tërë njerëzve të pashkolluar, që gjejnë dhe krijojnë dhe
mund të ketë ndonjë CD të mirë, por ku bien në sy këto? Ne në Evropë nuk mund të hymë dot pa kulturën tonë. Italiani nuk e ka dhunuar muzikën e tij, po ashtu dhe francezi etj, vetëm ne po e dhunojmë në emër të hyrjes në Evropë?
-U bënë dy dekada dhe ju thoni se po humbet tabani popullor?

Nuk është vetëm tabani popullor, por dhe një pjesë e madhe e zhanreve muzikore sot po mbahen me vështirësi. Por keqpërdorimi i muzikës popullore i intereson dikujt që ne të shkojmë si nj turmë në Evropë. Kush e dallon turmën nga populli, i cili është një masë e ndërgjeshme i cili ka kulturën e tij, ndërsa turma është turmë dhe nuk e di se nga ka ardhur dhe ku do të shkojë. Ndërsa këta që sot unë i them pseudo nuk duan t’ia dinë, atyre i intereson vetëm të shitet CD dhe nuk duan t’ia dinë për kulturën. Ne kemi kulturën më të veçantë në Ballkan. Këtu po dhunohet dhe veçoria jonë si popull, që ka të bëjë me kulturën dhe folklorin tonë.

-Folëm për krijimtarinë popullore, por si shikoni sot muzikën e lehtë shqiptare?

Shiko nëpër televizione dhe duke përjashtuar këngët që janë para viteve ’90 që kanë origjinalitetin e tyre dhe kanë vlerat e tyre, megjithëse fjalën e politizoi Partia e Punës, por melosin jo, prandaj kanë emocione populli. Ndërsa sot unë shikoj 20 këngë që i quajnë shqiptare, hiqja fjalët dhe njerëzit nuk do të arrijnë që ti marrin vesh që janë shqiptarë, asnjë nuk do ti kuptojë. Sepse këto janë mbeturina që kanë hedhur Amerika në Evropë, dhe Evropa në Shqipëri.

-Pse nuk krijohen akoma hite, si në atë kohë kur u krijua dhe “Lemza”?

Në atë kohë çdo krijues kishte një detyrim moral. Duke filluar që nga baza e shoqërisë që është familja, tek rrethi shoqëror, shkolla dhe në fund kishte një kontroll të rreptë para shtetit. Kjo jo se na bënte ne që të mos krijojmë, por ne duhet të mbanim përgjegjësi për atë këngë. Tërë gjenerata ime kishte dhe këngë të Kujtim Laros, Agim Prodanit, Limoz Dizdarit etj, ne merrnim nga eksperienca e njëri-tjetrit dhe ishim origjinal. Prandaj çdo këngë e jona kishte të veçantën e saj, por në atë kohë kishte dhe kërkesë llogarie. Ndërsa tani unë nuk po i kuptoj se çfarë ndodh për të nxjerrë një këngë në televizion, apo të bësh një CD. Më tha një ditë një miku im, që Agim po pate para bëhesh artist, po nuk pate para nuk bëhesh artist, pale po të jesh një vajzë me vithe dhe këmbë të bukura, dihet që u bëre këngëtare. Ne nuk dimë gjuhën greke apo turqisht, por e merr vesh menjëherë që është këngë e tillë, pra ata kanë vulën vet dhe nuk të falin. Por sot këngën shqipe nuk e merr vesh se çfarë është.

-Po për tekstet e këngëve çfarë mendoni sot?

Të njëjtën gjë që kishte muzika në atë kohë po ashtu kishin dhe tekstet. Sot nuk ka asnjë kontroll. Por në atë kohë teksti do të përkonte me kërkesat që kishte partia, shoqëria, patriotizmi etj. Të gjithë këto kalonin në një kontroll, pavarësisht se ato ishin dhe partiake. Unë nuk them që duhet të jenë këto kontrolle, por dhe një liri e tillë ku në emër të hyrjes në Evropë të dhunosh një kulturë që të bën të jesh krenar, kjo më duket e habitshme.

-Ç’mund të na tregoni për projektet tuaja muzikore?

Unë po bëj një album me një vajzë të re, e cila është vetëm 14 vjeç. Me këtë album muzikor Agim Krajka do të vijë ai që është. Albumi do të jetë me muzikë të lehtë, por këtu do të jenë dhe tërë ato vite pune dhe eksperiencë në Amerikë, që mua m’u desh për të mbajtur veten time, pra m’u desh që të njihja shumë zhanre muzikore.

-Si mendoni për vlerat e Festivalit të Këngës në RTSH?

RTSH investon më shumë se televizionet e tjerë dhe për mua ai vazhdon të mbetet. E di që ai nuk ka shumë para, por unë me shumë kënaqësi e shikoj, sepse ai vazhdon të mbetet akoma shumë i pranueshëm për çdo lloj shtrese të popullsisë shqiptare. Me eksperiencën që ka RTSH ai e bën festivalin shumë herë më mirë se çdo ta bënte televizion tjetër. Nuk kam vërejtje për organizmin, por kur fillon dhe flet për çmimet e këngëve aty pastaj fillon dhe problemi me festivalin, që nuk e ka në dorë më televizionin. Nëse në një festival ka 20 këngë, 5 apo 6 prej tyre qëndrojnë që janë të bëra nga profesionistë, ndërsa të tjerat nuk janë me një nivel të mirë.

-Sipas mendimit tuaj a ka sot në Shqipëri këngëtarë, që ju i krahasoni me emra të talentuar të muzikës si Vaçe Zela?

Me ç’kam dëgjuar edhe mund të ketë, por unë vetë nuk po i dëgjoj ato këngëtarë për të cilët unë nuk mund të krahasoj asnjë këngëtar sot, me atë që unë shikoj në televizion, në ato koncerte apo pseudo koncerte. Irma Libohova p.sh e ka treguar veten se kush është. Ajo ka pasur hitet e veta dhe mund të ketë sërish, por unë nuk e dëgjoj sepse ajo aq del në televizion. Ndërsa po të them se Vaçe Zela është një ikonë po ashtu dhe Parashqevi Simaku një mrekulli e vokalit shqiptar, po ashtu dua të përmend dhe Sherif Merdanin, Myfarete Laze etj, të cilët unë nuk po shoh se po i bien pas Shqipërisë. Të këndosh nuk do të thotë të kesh vithe dhe gjoks të bukur, sepse na ngopën me vithe dhe me shalë dhe kur vjen puna vetëm në fund e merr vesh dhe thua pse këngë ishte kjo? Dhe këtë gjë e kam konstatuar, duke dëgjuar dhe parë këngëtarët në vendin tonë.

-Kujt i dedikohej kënga “Lemza”?

Kjo këngë i dedikohej asaj rinie, që në mënyrë të fshehtë mund t’i lejohej apo të dashurohej me ndonjë djalë, sepse tregoheshe me gisht në atë kohë dhe çfarë hiqte ajo vajza e shkretë. Ishte një primitivizëm i familjes dhe i shoqërisë, por jo se nuk bëhej dashuri në atë kohë. Në atë kohë kishte një romantiçizëm shumë të madh, unë mund të shkoja deri në Mal të Dajtit nëse një femër që më pëlqente me lejonte të marr erë tek flokët, në këmbë mund të shkoja dhe të kthehesha por më bënte të jetoja një javë rresht me atë kënaqësi (qesh). Kënga ishte si një frymëzim, pak romane janë shkruar për vajzat, pak poezi dhe piktura janë bërë? Pra gjithmonë femra ka qenë burim frymëzimi. Ajo të frymëzonte me atë që ajo dinte të mbulonte dhe si të sillej. Unë nuk e di se ku e gjejnë frymëzimin sot?

********************************

Të dhëna mbi kompozitorin

Agim Krajka lindi në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë babai i tij. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist e më pas si kompozitor e drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pas viteve ‘90.
Që nga kënga e famshme “Lemza”, e kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961, ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. Për kontributin e tij në artin shqiptar është nderuar me 2 urdhra “Naim Frashëri”, 2 medalje dhe titullin “Artist i Merituar”, ndërsa ish presidenti Moisiu e dekoroi edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.


Intervistoi: Julia Vrapi Gazeta Sot.