Vjedhjen e kësaj kënge e ka bërë të ditur vetë Arta Bajrami për mediat kosovare. Ajo ka thënë se para disa javësh ka mësuar se një grup serb, i quajtur "Funky G", ka vjedhur një këngë nga albumi i saj i fundit.
Qe muzika shqiptare ka vlera te mirefillta, kete e deshmon edhe rasti i fundit i vjedhjes se kenges "E para" te Arta Bajramit nga nje grup muzikor serb. Kjo deshmon po ashtu se jo vetem kengetaret tane kopjojne kenget e kengetareve te huaj, por edhe e anasjella. "Behet fjale per kengen "E para", e cila eshte vjedhur nga ky grup serb. Do te doja qe mediat t'i kushtonin pak me shume rendesi ketij fakti, pasi ky eshte nje grup mjaft i popullarizuar ne gjithe Ballkanin", ka thene vete Arta, e pyetur me kete precedent.
Sipas saj, vjedhja e kesaj kenge eshte dicka pozitive per muziken shqiptare, pasi kjo deshmon se muzika jone pelqehet edhe jashte trevave shqiptare. "Vjedhja e kenges sime nga ky grup tregon se muzika e kultivuar ne "ArbaSound Studio" pelqehet edhe ne shtetet fqinje, fakt qe na ben te ndihemi krenare dhe te kemi ambicie per te vazhduar me punen tone cilesore, e pse jo edhe te pushtojme tregun ballkanik", eshte shprehur Arta Bajrami ne fund te fjales se saj.
Kengetarja, e cila vitin e kaluar kurorezoi ne martese lidhjen e saj me Xhimin, ka thene se fundmi se deshiron me ngulm te behet nene.
Koha Jonë
Ndiqni videon e këngës, të përpunuar nga grupi serb :
http://www.youtube.com/wat
No comments:
Post a Comment