*Jashtë bie shi i verbër, ndërsa mjegulla u përvidhet ngeshëm dritareve dykanatëshe, por s’ka ujqër; ata gjenden brenda.
Nen trullosjen e kendshme mbasi ka kthyer kater gota Chantreuve, zoterise ne krye te tryezes fillon t’i lexohet nje tis perversiteti melankolik ne fytyre. Eshte cinike t’ia mohosh elegancen dhe pjekurine e te arsyetuarit ne castin e duhur ndonese hunden e kruan shpesh. Nje zot e di c’siklet fshehin bulezat e ftohta te djerseve ne djerrinen e majte te hundes se tij; pasojat, kushedi se kujt demoni i faturohen.
Asnjera prej bisedave te ketyre masoneve me ideale te humbura s’ka per synim arritjen e ndonje kompromisi abstrakt, apo zgjidhjeje ne kuptimin klasik te fjales, eshte, si te thuash, nje loje me letra te hapura ku theksi vihet dhe shtjellohet vetem mbi tarotet qe mungojne.
Te folmen e kane lakonike, te njelmet dhe qe zakonisht, per garniture, shoqerohet me nje heshtje metafizike.
Ai qe sapo u zhburgos nga kravata njengjyreshe jep argumenta se perse ka ardhur koha qe ne krye te botes se lire te zgjidhet nje udheheqes zezak. Tjeter mendim por jo te kundert ka zoteria qe vegjeton mejtueshem ne qoshe te dhomes, madje, ai, as mendim nuk ka, thjesht kapet pas nje te dhene: Duke iu referuar nje interpretimi mbi Testamentin e Vjeter, ai shprehet me gjestikulacione te c'rregullta se, mbas debimit nga parajsa, Satani, na paskesh rene mu aty ku sot shtrihet territori i Republikes se Kenias.
''Dallimin mes njeriut te mire dhe te lig e ben aftesia natyrore per te goditur ne piken me te dobet…Nderkohe qe i ligu e sulmon tjetrin, pra, ne piken me te dobet, i miri e kerkon ate fillimisht tek vetja, qofte edhe ne menyre te pavetedijshme''. Kujdes: kur zoteria elegant citon aksioma, parakupton ose mbylljen e bisedes per te situr ceshtje me thelbesore, ose ato me praktike, qe shpesh, ne kete dhome, jane e njejta gje.
Tash, heshtjen metafizike e carmatos orgazma shurdhuese dhe e tejzgjatur e cajnikut ne zjarr.
Zoteria i mejtueshem ngrihet, ngul veshtrimin vagullt, diku, ne thellesi te boshllekut dhe mbasi gjen edhe aty qoshen e radhes, me zhdervjelltesi prostitute e heq cajnikun nga soba. Virrma ndalet; atmosfera i perngjet duhmes se nje armepushimi te padeshiruar.
''Demokracia na e ka blere prej kohesh cilesine e te qenet ndryshe'',- degjohet nje ze basi i ngjirur.
Behet fjale per moden. Me c'kuptoj, jane te shqetesuar ndaj permasave shkaramendese qe ka marre zhvillimi i sotem ekonomik, per rrjedhoje edhe ai kulturor. Flitet per tjetersim dhe tehuajesim te ''intimes'' dhe ''individuales''. Fakti qe ata, sot, veshin rroba qe mbajne te stampuara emrin e prodhuesit, perfshire edhe mbathjet, eshte i padurueshem, gati-gati i neveritshem.
Gjithekeshtu trajtohet perciptazi edhe karakteri masiv i perdorimit te tyre por ne krahasim me shqetesimin e pare mbetet e rreh ne caqet e perligjjes njerezore.
Caji sherbehet me perkujdesjen më viktoriane te mundshme por vetem llumi perfund shisheve te veres percakton volumin e ngarkeses emocionale te kesaj nate. Tri ore e gjysme kaluan.
Zoterise se vetem qe sonte ka veshur kravate flutur iu bene pothuajse dhjete minuta qyshkur nxorri portofolin dhe akoma vazhdon te cmallet me fotografine e familjes.
‘Parajsa eshte per shpirtrat e bukur, jo per ata te mire’,- kaq thote zoteria duke mbyllur portofolin dhe me nje pistolete te vogel mulliri ngjeshur per temth ia kercet vetes.
Te gjithe tremben, askush nuk cuditet. Menjehere ia beh Paskali, sherbetori gjashtedhjeteetrevjecar i shtepise, i cili, i familjarizuar tashme me traditen e shtremberuar te vellazerise, sjell me vete edhe nje mushamà te erret. Teksa ai e rras brenda te vdekurin, dikush aty prane nuk ngurron ta pyese rreth shendetit. Paskali i pergjigjet me nje miresjellje qe zakonisht e gjejme tek sekseret e purgatorit se po ndjek kuren e Tibetit per shqetesimin e zemres dhe pa e cuar fjalen gjer ne fund e terheq zharg mushamane e rende.
Dera mbyllet. Biseda vazhdon ne rrjedhen e vet, ne fund te fundit s’ka ndodhur gje; edhe nese ka ndodhur, eshte ne perputhje fatalisht te parashikuar me normalitetin e rivendosur.
Njeri sish, i cili me ka pare venger nja dy-tri here me c'mbaj mend, duke perfituar nga klima e re ''nje me pak'', merr pluhur engjelli nepermjet kartmonedhes cilindrike te Abraham Linkolnit. Efekti justifikon formen, kuptohet. Dhe ja ku u poqen kushtet per te hedhur poshte edhe teorite shkencore me ne mode.
''Ç'është relative është edhe absolute njëherësh...dhe anasjelltas''.
Mua, te pakten mua, s'do me shkonte mendja kurre, se dikush, te cilit pak me pare sa s'po i cahej hunda per kokaine, do shfaqej dishepull i te vertetes shkencore. Situate paradoksale; po aq sa fjalet e tij.
''Perderisa absolutja si koncept, nocion apo dimension eshte e lidhur pazgjidhshmerisht dhe vetem me Krijuesin, nderkohe qe vete Krijuesi eshte ne gjithcka dhe kurdohere - Ai eshte gjithcka ne kohe-, (send, dukuri e ide), te cilat, edhe ne gjykimin me te kulluar njerezor perceptohen si relative; atehere me thoni te dashur vellezer, a kam te drejte?!''
Logjika e argumentit te tij eshte e thjeshte dhe bindese, megjithekete, ka nga ata qe e kundershtojme me gjysmezeri dhe qe e shkepusin shpesh veshtrimin nga ai. Une mendoj se keta, me teper kane ndonje mëri te lene pezull ne kohe, a smire ndaj tij si individ sesa ligeshti per te shijuar frutin e mencurise.
Fisnikeria e zoterise elegant ne krye te tryezes i paraprin konfliktit te mundshem: ai e zhvendos vemendjen duke rrefyer se c'ngjau me Syrin e Kalter para disa vjetesh kur nje kompani italiane donte ta privatizonte ate.
Edhe kesaj radhe parimi ''virtyti mbi mencurine'' e zgjidhi paq brishtesine e situates.
Une, historine e Syrit te Kalter e di, megjithate e degjoj me kureshtje, mu sikur ta kem per here te pare. S'ka c'bej, flitet per vendin tim. Perbrenda ndjehem i ngazellyer, fort i ngazellyer, po, edhe krenar, por nuk e shfaq kete dobesi. Jam i ... jo, nuk eshte kjo arsyeja; ne fakt e kam te pamundur te cmpleksem nga ndrydhjet e mija. Sa i pafuqishem... Faj per kete, besoj, ka edhe toka ku me ka rene koka, e cila na paskesh edhe nje Sy te Kalter qe zoteria i huaj po e vlereson si oazin me mistik ne bote.
Po te kesaj natyre jane edhe bisedat qe pasojne: argetuese, gjithe laryshi dhe te barasvlershme ne thelb persa i perket domosdoshmerise intelektuale per t'u trajtuar. Ja disa: ushqimi i shendetshem; Tabula Smaragdina; dinamika e nenkulturave perendimore; marredhenia e kimerave te shekullit XX me sfinksat e mijevjecarit te ri; kibernetika; lindjet cezariane; zbulimi i menyres se pashoq se si u ndertuan piramidat e Egjyptit; recitim poezish te pabotuara; neomarksizmi; shiu acid; mbrapshtnumerimi i fiseve Maya.., puna shkon deri aty sa permenden edhe shtatembedhjete shenja te ''Fundit te Diteve'' - edhe pse per njeren nga to une nuk pajtohem kurrsesi-.
Keshtu kalojne edhe tri ore e gjysme te tjera...
Prej qilarit vijne perzishem kuisja e thate e ndonje zagari me eren e sheqerit te perzhitur. Te dyja thyhen ne nje spirale mendimi jashtekohor dhe platiten ne syprinen e cajit.
Elipset thellohen. Shiu ka pushuar. Mjegulla eshte sprapsur; me thene te drejten, sonte s'ka pat fare mjegull. Ujqerit dalin jashte. Nje e nga nje edhe Paskali shuan shandanet.
Çajit, askush nuk ia provoi shijen.
Shkroi: Arti A. Lushi
No comments:
Post a Comment