Të martën e shkuar Razia, një pensioniste nga “Ali Demi” mbeti pa para për të paguar biletën e autobusit, pasi pikërisht në momentin që ajo e nxori kuletën nga çanta, një i ri rreth 20 vjeç ja rrëmbeu nga duart.
“Kishte mjaft kohë që një djalë rreth 20-25 vjeç, rreth 1.80 m, flokë kafe po më shikonte dhe nuk po m’i ndante sytë. Sapo nxora portofolin, personi që po më shikonte në mënyrë të befasishme më rrëmbeu portofolin dhe zbriti me vrap nga dera e autobusit e hapur që të zbrisnin pasagjerët e tjerë”, - rrëfen gruaja e moshuar. Në pak sekonda njeriu që i vodhi çantë ku kishte librezën e pensionit dhe pak të holla u zhduk në rrugë, ndërsa dera kryesore e autobusit u mbyll dhe gruaja nuk mundi të kërkonte as ndihmë.
Raste të tilla në autobusët urbanë të kryeqytetit që vuajnë nga tejmbushja, ndodhin mjaft dhe fatkeqësisht të dëmtuar janë kryesisht pensionistë apo persona në moshë të thyer që humbasin aty edhe ato pak para që kanë. Një grua që banon te “Medreseja” tregoi se një rast vjedhjeje që i kishte ndodhur edhe asaj. Selvija rreth të 60-tave tha se një vit më parë ndërsa udhëtonte me linjën e unazës deri tek tregu i Medresesë e kishin grabitur. “Isha në këmbë afër shoferit, kur pas një kohe të shkurtër pashë se më kishin hapur çantën dhe më kishin vjedhur kuletën me 20 mijë lekë që kisha brenda. Nuk e pashë se kush më vodhi pasi kishte shumë njerëz në urban”, - tregoi ajo. Policia, edhe pse pranon që raste të tilla ndodhin, thotë se ato nuk janë masive, ndërsa vetëm një javë më parë 4 të rinj u arrestuan për vjedhje të kësaj natyre, që përfshinin kryesisht çanta grash të rrëmbyera me dhunë në vende të mbipopulluara.
Drejtuesit e mjeteve të transportit urban dhe faturinot që shërbejnë në të pranojnë se vjedhjet në autobusët ku ata shërbejnë janë masive, por shoferët thonë se ata nuk mund të kontrollojnë një gjë të tillë, ndërsa faturinot ua faturojnë fajin pasagjerëve që shpesh nuk janë të kujdesshëm. Policia prej kohësh ka publikuar një listë me këshilla, ku kryesorja është të mos mbajnë gjëra me vlerë në xhepat e pasmë, por kjo duket se nuk mjafton për të ndryshuar situatën.
Një faturino autobusi i linjës Qendër-Sharrë me targa TR 6846, thotë se raste ka pothuajse çdo ditë. “Njerëzit që vidhen më shumë janë persona të moshave nga 50 deri 65 vjeç, vajzat dhe gratë e të gjitha moshave si dhe pensionistët”, - tregon ai.
Sipas tij, njerëzit që humbin më shpesh paratë apo gjërat me vlerë janë ata që vijnë nga rrethet. “Ne i paralajmërojmë njerëzit që të mos rrinë afër dyerve, dhe të kenë vëmendjen pasi xhepistët e kanë më të lehtë që të kryejnë vjedhjen kur janë dyert e hapura që ta kenë më të lehtë për t’u larguar. Por disa njerëz si jabanxhinjtë nuk e dinë problemin dhe neglizhojnë, duke u bërë pre e xhepistëve”, - thotë ai.
Grabitësit që ai i etiketon, si narkomanë dhe parazitë, përdorin mënyra të ndryshme për të vjedhur. “Ata veprojnë në grupe ku materiali i vjedhur (lekë, varëse, mjete personale identifikimi) kalohen dorë mbas dore që nga ai që i grabit deri tek personi i fundit”, - tregon ai skemat që ka parë të realizohen edhe në autobusin e tij. Viktimat e vjedhjeve dhe punonjësit e urbanëve thonë se vendet e preferuara për xhepistët janë pikat e ndalimit të urbanëve, ku vjedhësit grabisin portofolet dhe zbresin me vrap për t’u larguar nga vendi grabitjes. Por në mjaft raste ata që vidhen as arrijnë ta kuptojnë që i kanë vjedhur. “Para disa kohësh më vodhën kuletën me lekë bashkë me dokumentet që kisha me vete”, - rrëfehet Xhevahire Meta. “Në urban nuk kishte vend ku të rrije dhe kur arrita në shtëpi hapa çantën për të parë lekët, pashë që kuletën nuk e kisha”. Rastet janë të shumta në të gjitha linjat e urbanëve në kryeqytet, por policia identifikon si më problematike linjat Uzinë-Qendër, Qendër-Sauk, Kombinat-Kinostudio. Loja e preferuar e xhepistëve është ajo e shtyrjes. Por policia paralajmëron se nuk është ai që po ju shtyn që do të kryejë vjedhjen. Në listën e këshillave për udhëtarët, policia thotë se ndërsa ortaku ju shtyn, një person tjetër do t’iu nxjerrë kuletën nga çanta apo xhepi.
Një banorë i Saukut tha për gazetën se i kishin vjedhur portofolin më lekë dhe pasaportën brenda. “Disa djem po shtyheshin në urban dhe njëri prej tyre u përplas me mua. Më kërkoi falje dhe vazhduam rrugën. Pas një farë rruge futa dorën në xhep për të parë për portofolin po nuk e kisha më. Atë djalin nuk e pashë më pas kësaj”, - thotë ai.
As Razia nuk do të ketë mundësi të shohë djalin që i rrëmbeu çantën, por këtë herë ajo duhet të kthehet në shtëpi, pa mundur të paguajë faturat dhe me disa para minus në bilancin e saj prej pensionisteje.

Si të mos vidhesh, këshilla nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë
1. Në mjetet e mbushura plot me njerëz, përgjithësisht, nuk e kryen vjedhjen ai që shtyn, por shoku i tij, sidoqoftë malli i vjedhur kalon dorë më dorë.
2. Mos e mbani kurrë portofolin në xhepat e pasmë.
3. Keqbërësit përdorin teknika të ndryshme të bazuara gjithmonë tek shkathtësia: që nga aksioni me dorën e lirë, në përdorimin e mbështetëseve si bastunë, çadra, çanta, përdorimi i brisqeve për të prerë xhepat: kujdes nga përplasjet me këto objekte.
4. Nevojitet të bëhet kujdes në stacionet ku ndalojnë këto mjete; me mbërritjen e mjetit shtyrjet dhe presioni i krijuar mund t’ju duken natyrale, por ato mbulojnë veprimet e vjedhësit.
5. Është mirë që lekët dhe dokumentet të mbahen të ndara në xhepat e brendshëm.
6. Është mirë që të shikoni përreth për të identifikuar njerëzit dhe në qoftë se është e mundur ndonjë hajdut.
7. Në rast nevoje drejtojuni personelit të shërbimit. Kujdes, ndonjëherë ai që mund t’iu ofrojë ndihmë mund të jetë pjesëmarrës në vjedhje.
LIGOR TOLA, G.Standart
No comments:
Post a Comment