Monday, May 31, 2010

Gjermania fiton Festivalin Europian, Shqipëria renditet në vendin e 16

Lena Meyer-Landrut quhet fituesja e Eurovisionit 2010. Ajo eshte 19-vjeçarja nga Gjermania, qe beri per vete evropianët me këngën e saj "Satellite", e cila u vleresua me 246 pikë.

Eshtë hera e dytë në historinë e këtij festivali tradicional evropian, që Gjermania fiton vendin e parë.


Kënga "Satellite" ishte që përpara festivalit të Eurovision-it një hit në Gjermani. "Jam shumë e lumtur që arritëm vendin e parë", tha Lena pas shpalljes së votave."Ju falenderoj, kjo është absolutisht një mrekulli, nuk mund të jetë reale."

http://www.youtube.com/watch?v=VJB7snHld3k
Në fakt Lena duhet të përgatitej për provimet e maturës. Por ajo e shtyu përkohësisht mësimin, sepse donte të këndonte patjetër. Suksesi dëshmoi se 19-vjeçarja morri vendimin e duhur. Sidoqoftë tani, menjëherë pasi të kthehet në Gjermani, ajo do t'u rikthehet librave të shkollës.


125 milionë teleshikues nga mbarë Evropa

Kostume ekstravagante si edhe drita e efekte pafund e kthyen festivalin e Eurovizionit në Arenën Telenor pranë Oslos, në një spektakël të vërtetë. 25 vende nga Evropa morrën pjesë në të. Turqia morri vendin e dytë, e ndjekur nga Rumania. Në vendin e katërt u rradhit Danimarka, në të pestin Azerbajxhani.



Shqipëria në vendin e 16-të

Shqipëria morri pjesë me Juliana Pashën dhe këngën "It's all about you" (Nuk mundem pa ty). Megjithëse arriti të marrë vetëm vendin e 16-të, Pasha dëshmoi me zërin e saj kumbues dhe paraqitjen sovrane në skenë, se Shqipëria është ndërkohë një vend pjesëmarrës i denjë për spektakle të tilla si Eurovisioni.


Fill pas kualifikimit ne finale, kengetarja shqiptare Juliana Pasha deklaroi se ky ishte momenti më i bukur i jetës. "Ndjej se Europa u bë një familje sot në skenë", ky është komenti që këngëtarja shqiptare Juliana Pasha ka bërë për gazetarët në konferencën për shtyp të organizuar menjëherë pas përfundimit të natës së parë gjysmë finale të festivalit Europian. "

Shekulli

No comments: