SHKUP-Policia e Maqedonisë bëri të ditur se katër vetë janë vrarë nga shkëmbim zjarri ndërmjet policisë dhe një grupi të armatosur në afërsi të kufirit me Kosovën. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se janë vrarë katër persona, që dyshohet se jane pjestarë të një grupi trafikantesh te armeve, të cilët nuk i janë përgjigjur urdhërit për ndalim të policisë. Ngjarja nodhi rreth ores 2:00 pas masnate në fshatin Sllivare e Epërme në rajonin e Radushës.
Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, tha se katër personat janë vrarë në rrethinën e fshatit Radushë, kur policia i pengoi gjatë përpjekjes për të trafikuar armë përtej kufirit me Kosovën. Kotevski tha se katër personat e armatosur ishin duke udhëtuar me një furgon, në të cilin është gjetur sasi e madhe armatimi dhe eksplozivi.
“Ne u zumë pusinë, njerëzit brenda makinës hapën zjarr dhe policia u përgjigj me zjarr, duke vrarë katër prej tyre”, tha Kotevski.
Pak ore pas njoftimit per ngjarjen, Ministria e Brendshme ka bërë të ditur gjtihashtu se ka identifikuar personat e vrarë në pritën e organizuar në afërsi të fshatit Radushë. Siç bëhet e ditur nga zëdhënësi i MPB-së, bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë, njëri nga fshati Gërçec dhe tjetëri nga fshati Merovë, një shtetas të Kosovës nga Prishtina. Identiteti i personit të katër ende nuk është vërtetuar, por jozyrtarisht bëhet fjalë serisht për një shtetas kosovar.
Në Prishtinë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, njofton se nuk kanë asnjë informacion se mund të ketë pasur incidente në pjesën kosovare të kufirit me Maqedoninë.
Ndërkohë Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se në radhët e saj nuk ka të vdekur dhe të plagosur. Në fshatin Radushë deri për rreth nje orë sot paradite të gjitha rrugët e fshatit kanë qenë të bllokuara nga policia, ndërsa më pas ato janë zhbllokuar.
Në zonën ku ka ndodhur përleshja janë përqëndruar sot forca të mëdha policore të shoqëruara me helikopterë. Ky incident pasoi pas atij para dy javëve në rajonin e Studenës, tre kilometra në afërsi të fshatit kufitar Bllacë, ku u gjetën katër bunkerë me armë, ndërsa pati edhe të plagosur nga ana e grupit të armatosur.
Rajoni ku ka ndodhur incidenti i mbrëmshëm është një prej zonave malorë në veri të Shkupit e populluar kryesisht me shqiptarë. Kjo zonë më shumë se njëherë është kthyer vend përplasjesh, kujtojmë konfliktet e armatosura mes forcave maqedonase dhe shqiptarëve në vitin 2001, por kjo e mbrëmshja shënon incidentin më të rëndë qe pas ketij konflikti.
Maqedonia numron si etni shqiptare, rreth 2 milionë banorë.
(d.b/BalkanWeb)

No comments:
Post a Comment