Të gjithë pushtetarët shqiptarë me në krye Presidentin e Republikës, Topi, dhe kryeministrin Berisha do të përdorin skafe gjatë verës.
Ardhja e sezonit të pushimeve dhe shtimi i "presionit" që ushtrohet nga pushtetarët, kanë bërë që kryeministri të ndryshojë dje moratoriumin e skafeve. Ky ndryshim ligji bëhet në një kohë kur asnjë nga operatorët turistikë apo përdoruesit privatë nuk kanë mundësi që të lëvizin me mjete lundruese në brigjet shqiptare për qëllime turizmi. Që sot e tutje edhe skafet do të kenë "targa Z".
Ligji i propaganduar me aq forcë nga mazhoranca, tashmë ka një kategori jo të vogël që bën përjashtim. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, përjashtim bëjnë:
Presidenti i Republikës;
Kryeministria;
Ministria e Mbrojtjes;
Ministria e Brendshme;
Ministria e Financave;
Ministritë e tjera dhe institucioneve në varësi të tyre.
Ndërkohë, në vendim i krijohen lehtësi të mëdha edhe mjeteve lundruese, të cilat janë në pronësi të shtetasve të huaj.
"Këshilli i Ministrave vendosi lejimin e mjeteve motorike lundruese me flamur të huaj dhe/ose në pronësi të personave a të subjekteve të huaja, si dhe të mjeteve motorike lundruese shqiptare, të përfshira në kategoritë e mëposhtme, të qarkullojnë në ujërat territoriale dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë", - thuhet në VKM-në e djeshme.
Ndërkohë, përjashtim nga moratoriumi i skafeve do të bëjnë edhe mjetet motorike lundruese të destinuara për peshkim, ku bëjnë pjesë mjetet motorike lundruese, të cilat kanë fituar klasin si mjete peshkimi, nëpërmjet Regjistrit Detar Shqiptar, dhe që janë të regjistruara si të tilla në regjistrin e mjeteve të peshkimit. Përjashtohen mjetet motorike lundruese që shërbejnë për transport mallrash, ku bëjnë pjesë mjetet që kanë fituar klasin për transport detar mallrash, nëpërmjet Regjistrit Detar Shqiptar, dhe që janë pajisur me leje nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, si dhe mjetet motorike lundruese që shërbejnë për transport pasagjerësh, të klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar për transport pasagjerësh dhe të licencuara për këtë veprimtari nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
Një tjetër lëshim është bërë edhe për motorët e ujit. Për të lejuar këtë kategori, qeveria, ka gjetur një interpretim tepër interesant, duke i ndryshuar edhe emrin ose qëllimin motorëve të ujit. "Motorët e ujit janë mjete rekreative (çlodhëse), të cilat vihen në lëvizje me anë të një motori turbo, i përshtatshëm për të lëvizur me shpejtësi të madhe", - thuhet në VKM.
Të gjithë personat që duan të përdorin motorë uji duhet të regjistrohen në Kapitanerinë e Porteve dhe në policinë lokale. Mbikëqyrja e tyre do të kryhet nga struktura e policisë në bashkëpunim me pushtetin vendor.
"Njësitë e qeverisjes vendore nxjerrin urdhëresa të posaçme për kriteret e përdorimit të motorëve të ujit, të cilat duhet të trajtojnë çështje specifike për këta motorë", - thuhet në VKM.
Shekulli
Sipas një ankete të kryer në faqen tonë, të cilën mund ta gjeni këtu: http://apps.facebook.com/o pinionpolls/index.php?admi n=1&pid=1264594790, 63% e votuesve janë kundra këtij moratoriumi dhe mendojnë se ai dëmton turizmin dhe diskriminon shqiptarët. (S.I)

Sipas një ankete të kryer në faqen tonë, të cilën mund ta gjeni këtu: http://apps.facebook.com/o
No comments:
Post a Comment