Shqipëria renditet e 30-ta në botë për borxhin më të madh publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, sipas një raporti të fundit të CIA-s amerikane. Ky raport u referohet shifrave të vitit 2009, kur, sikurse është pranuar tashmë zyrtarisht, niveli i borxhit të përgjithshëm të shtetit shqiptar ndodhet në kuotën e 60 përqindëve.
Viti 2009 u mbyll me një nivel borxhi total publik prej 680 miliardë lekësh (rreth 60% e PBB-së), ndërkohë që edhe në 2010-n do të kemi sërish rritje, që Financat e parashikojnë në 744 miliardë lekë, ose 59.91 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, në rast se ky PBB do të shënojë rritjen e planifikuar.
Shërbimet për borxhin kanë ardhur duke u rritur, sidomos në dy vitet e fundit, ku në 2009-n kemi paguar rreth 42 miliardë lekë për interesa dhe kredi.
Për borxhin e brendshëm, vitin e kaluar kemi paguar rreth 31.4 miliardë lekë, kurse për të huajin, afro 5 miliardë lekë.
Shërbimet e borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto kanë qenë mesatarisht 3.3 për qind, ndërsa në 2009-n pësuan rritje në 3.6 për qind. Borxhi i jashtëm në fund të vitit 2009 krahasuar me 2008-n, vlerësohet në rritje, nga 32 për qind në 39 për qind (37.5 për qind pa ndikimin e kursit të këmbimit) në raport ndaj totalit, duke qenë kështu në përputhje me parashikimet e strategjisë 2009-2011. Huamarrja e brendshme realizohet nëpërmjet emetimit të letrave me vlerë të qeverisë; bono thesari me maturim 3, 6 dhe 12-mujor, si dhe obligacione me maturim 2, 3, 5 dhe 7-vjeçar. Në fund të vitit 2009 ka rritje të portofolit të borxhit të brendshëm afatgjatë në përqindje ndaj totalit, nga 36.6 për qind për vitin 2008, në 37.4 për qind në vitin 2009.
Borxhi i brendshëm afatshkurtër (deri në bono 12-mujore) ka ardhur në vite duke u reduktuar, nga 273 miliardë lekë që ishte në vitin 2006, në 256 miliardë lekë, ndërsa afatgjati, nga 75 miliardë lekë në 2006, në 153 miliardë lekë në vitin 2009, duke ndryshuar raportin (78-22 në vitin 2006, 62-38 në vitin 2009).
Genc Kondi, G. Shqiptare

1 comment:
Duhet ta ulim borxhin publik eshte skandal qe Shqipria ka nje borxh aq te larte eshte faji i keqeverisjes te politikanve tane qe vetem flasin po shum dhe per lum se gje nuk zgjidhin nje kontroll i kesaj situate dhe nje qeverisje e mire jane zgjidhja e ketij problemi se per ndryshe do mbytemi si Shtet ne borxhe
Post a Comment