91.Libri është i mirë në rast se autori thotë vetëm atë që duhet dhe ashtu si duhet.
Aristoteli
92.Libri në përgjithësi është rrugë nga e keqja kah e mira, nga padrejtësia kah e drejta, nga pavërteta kah e vërteta, nga nata kah dita.
Hygo
93.Libri i mirë është pikërisht një lloj bisede me një të mençur. Lexuesi mëson nga ai shumë gjëra të dishme, aftësohet për të njohur realitetin dhe për të kuptuar jetën.
Tolstoi
94.Me libër bëhesh më i mirë.
Gonçarovi
95.Të mos kesh libra është shkalla më e lartë e mjerimit. Mos e sjell veten në këtë pozitë.
Raskini
96.Libri me porosi e shpëton njeriun nga padituria, kurse libri i bukur e shpëton njeriun nga vrazhdësia dhe banaliteti.
Çernishevski
97.Disa libra janë harruar pa e merituar këtë, asnjë libër nuk është mbajtur në mend pa meritë.
Audeni
98.Sa më tepër që njihemi me libra, aq më i vogël bëhet rrethi i njerëzve me të cilët dëshirojmë të rrimë.
Fojerbahu
99.I kam inat librat! Na mësojnë të flasim për gjërat që s'i kemi ditur.
Ruso
100.Në jetë pata vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë: librin.
Volteri
101.Çdo gjë të mirë në jetë e mësova nga librat.
Gorki
102.Libri është më i vlefshëm se përmendorja e stolisur me piktura, reliev apo gravura, meqë ai ngre përmendore në zemrën e atij që e lexon.
Mbishkrim i lashtë egjiptian
103.Disa libra duhet të shijohen, disa të tjerë të gëlliten, kurse disa vetëm të përtypen dhe të treten.
Bekoni
104.Eshtë e pamundur të shkruash libër të mirë pa shkruar më parë ca më të dobët.
Shoi
105.Librat e mi janë ujë, librat e gjenive të mëdhenj janë verë. Të gjithë pinë ujë.
Tueni
106.Librat janë ushqim i djalërisë, zbavitje e pleqërisë, stoli e përparimit, mburojë dhe prehje në mundime, dritë në shtëpinë e errët, shokë ditën, natën, në ndjenja dhe në udhëtim.
Ciceroni
107.Dikur janë shkruar libra, ndërsa tani vetëm fragmente librash. Kur u hëngër buka, mbetën vetëm thërmitë.
Dosi
108.Më shumë dua librat se fronin mbretëror.
Shekspiri
109.Autori krijon librin, shoqëria e aksepton ose e refuzon atë. Krijuesi i librit është autori, krijuesi i fatit të tij është shoqëria.
Hygo
110.Librat e mirë janë si ato vasha bujare dhe të zgjuara, të cilat s'ia dhurojnë zemrën secilit.
Fojerbahu.
111.Libri është gjë e madhe nëse njeriu di ta shfrytëzojë.
Bloku
112.Nuk ka libër që është aq i keq sa të mos na hynte sadopak në punë.
Pliniu i Ri
113.Nëse një libër vlen të lexohet, atëher vlen edhe të blihet Raskini
114.Librat janë pasuri e grumbulluar e botës, trashëgimi dinjitoze e brezave dhe e popujve.
Toro
115.Nuk ka libra të moralshëm dhe të pamoralshëm. Librat janë shkruar mirë ose të shkruar keq. Kjo është e tëra.
Vilde
116.Muzika është e vetmja gjuhë universale.
Rogjersi
117.Muzika është art i zemrës dhe, si e tillë, ajo i drejtohet direkt zemrës.
Hegeli
118.Muzikën e konsideroj rrënjë të të gjitha arteve.
Klajsti
119.Gjithmonë e kam ndjekur muzikën dhe nuk e kuptoj sesi dikush mund të mirret për njeri të arsimuar po qe se nuk e njeh muzikën.
Markezi
120.Në natyrë nuk mund të hasim asgjë më të bukur dhe më të përkryer se muzika. Ajo futet thellë në zemrën e njeriut.
Kogoji
121.Muzika çdoherë ka qenë ushqim i dashurisë, kurse dashuria ushqim për muzikën.
Moxarti
122.Muzika është gjuhë botërore që s'duhet përkthyer.
Auerbahu
123.Atje ku ndërprehet biseda, atje fillon muzika.
Hofinan
124.Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh për secilin varg, për secilën fjalë.
A.Shkreli
125.Poetët fillojnë të jetojnë vetëm atëhere kur vdesin.
Petrarka
126.Më mirë është poet pa publik, sesa publik pa poet.
Zilahi
127.Poeti nuk mund t'u sjellë porosi të tjerëve, në qoftë se nuk është vetë më tepër njeri se ata.
Karlajli
128.Poetët janë shqisat, kurse filozofët intelekti i gjinisë njerëzore.
Viko
129.Njeriu bëhet poet atëhere, kur është në gjendje ta thotë atë që do dhe që duhet ta thotë.
Stendali
130.Poezia është gjuha amnore e racës njerëzore.
Helderi
131.Të merresh me poezi është punë e kotë, po qe se si poet i shmangesh punës.
Pushkini
132.Poezia ka më tepër karakter rinor, kurse filozofia pleqëror.
Shopenhaueri
133.Shpirti i një populli pasqyrohet në poezinë e tij më mirë se në çdo formë tjetër të artit.
Boske
134.Shkenca është forcë.
Bekoni
135.Çdo përparim i madh në shkencë rrjedh nga imagjinata e re, e guximshme.
Deveji
136.Jeta i cakton qëllimet shkencës, kurse shkenca ndriçon rrugët e jetës.
Mihalovski
137.Shkenca ka për detyrë t'i sigurojë njeriut sundimin mbi natyrën.
Bekoni
138.Shkenca nuk ka dimensione morale, ajo është si thika: nëse i pret kirurgut dhe vrasësit, atëhere secili prej tyre do ta përdorë në mënyrën e vet.
Brauni
139.Detyrë morale e shkrimtarit nuk është që të flasë siç i pëlqen dikujt, por siç është e vërteta.
Qosja
140.Sa më të mirë që të jenë shkrimtarët aq më pak flasin për veprat e tyre.
Hemingfuei
141.Shkrimtari ka vetëm një mësues: lexuesit.
Gogoli
142.Shkrimtari nuk shkruan më tepër se ç'flet goja e njeriut.
Bokaçio
143.Shkrimtarët më të mëdhenj shfaqen pikërisht në kohën e krizave më të ashpra shoqërore.
Lunaçarski
144.Shkrimtarët e mëdhenj vdesin dy herë: një herë si njerëz e së dyti si shkrimtarë të mëdhenj.
Valeti
145.Në qoftë se lexuesi nuk e njeh shkrimtarin, fajtor për të është shkrimtari, e jo lexuesi.
Ilfi
146.Çdo qyqarësi, çdo turpërim për shkrimtarin është mëkat. Guximi i tij qëndron në shprehjen. Edhe po qe se për të do të bartë përgjegjësi, ai patjetër duhet të flasë.
Kaneti
147.Shkrimtarët farkëtohen në padrejtësi, njëlloj siç farkëtohet një shpatë.
Heminguei
148.Shkrimtari duhet të ketë më pak perspektivë precize dhe të caktuar sesa politikani, ai duhet të jetë më pak "sektar".
Gramsh
149.Para se të mësoni të shkruani, mësoni të mendoni.
Boalo
150.Shkrimtari i talentuar mund të shkruajë atë që mendon e të mos e fyejë shtetin.
Borhesi
151.Shkrimtari patjetër duhet të evitojë gazetarinë për shkak të punës krijuese dhe jetësore.
Heminguei
152.Nëse përpiqet, shkrimtari mund të edukojë shumë lexues.
Heminguei
153.Vepra, e jo fjalë.
Latine
154.Secilën vepër tënde kryeje si të ishte fjala për veprën e fundit jetësore.
Marko
155.Veprat njerëzore i vlerësojmë sipas asaj se sa na ofrojnë kënaqësi, apo sa na shkaktojnë dhembje.
Fransi
156.Si do të njohësh vetveten? Duke e shikuar asesi, por duke vepruar. Orvatu të kryesh detyrën, obligimin tënd, dhe menjëherë do të shohësh sa vlen.
Gëte
157.Që të kryejmë vepra të mëdha duhet të jetojmë si të mos vdisnim kurrë.
Vavennafgu
158.Besimi dëshmohet me vepër e jo me fjalë.
Dekarti
159.Shpirti i njeriut ka net të gjata që t'i rrënojë veprat e ditës.
Verneri
160.Njeriu fotografon vetveten me veprat e veta.
Shileri
161.Shumica e përpiluesve të vargjeve dhe aforizmave u ngjajnë njerëzve që hanë qershi: njëherë i zgjedhin më të mirat, kurse në fund i hanë të gjitha.
Shamfori
162.Aforizmi i vërtetë është gjithësia në një pikë ujë.
Keseli
163.Grumbullimi i anekdotave dhe maksimave për një njeri me famë është pasuria më e madhe, nëse ato të parat di t'i fusë në bisedë në vend të duhur dhe nëse të dytat i kujtohen në momentin e duhur.
Gëte
164.Aforizmi shkëlqen dhe shquhet me shkurtësi.
Irzkikovski
165.Aforizëm është mendimi i koncentruar. Në botën e mendimeve është si poezia në letërsi.
Vidmari
166.Aforizmi nuk duhet të jetë i vërtetë, por duhet t'i japë krahë të vërtetës.
Kmusi
167.Fjala e ëmbël thërret miq, ajo zbut, pajton armiq.
Shqife
168.Telegrami është i vetmi rast ku numërohen fjalët në vend të veprave.
Likoku
169.Po ta lejoni cilindo njeri të flasë së tepërmi, edhe ai do të fitonte besimtarë.
Stivensoni
170.Nuk ka gjë më të vështirë në botë se mjeshtëria e fjalëve.
Gorki
171.Kur njeriu flet shumë, thotë edhe diç që nuk është dashur ta thoshte.
Konjuçi
172.Ata që dinë të flasin, flasin shkurt.
Dostojevski
173.Sikur të bliheshin fjalët, më pak do të flitnin.
Tomaseo
174.Sado i mençur të jetë njeriu kur flet shumë, në fund, nuk e ie pa e thënë ndonjë marri.
Dyma
175.Ka njerëz që flasin, flasin e flasin, derisa arrijnë më në fund edhe të thonë diç.
Gitri
176.Pusho së foluri mu atëherë kur sheh se ke filluar të nxehesh vetë, ose ai me të cilin bisedon. Fjala e pathënë është flori.
Tolstoi
177.Fjala e thënë në kohën e duhur është mollë në gotën e argjendtë.
Solomoni
178.Vlerëso fjalët! Çdonjera prej tyre mund të bëhet e fundit për ty.
Leci
179.Më mirë është t'u besojmë syve tanë, se fjalëve të huaja.
Tajmuri
180.Kush flet shumë, ose di shumë, ose gënjen shumë.
Heltaji
No comments:
Post a Comment